VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 30 korrik 1939 lindi poeti i shquar shqiptar Gjok Beci

By | July 30, 2020
blank

Komentet

blank

EMRI – Poezi nga VEHBI SKËNDERI (18 maj 1927 – 13 qershor 2011)

Tek po kaloja vetëm nëpër park,
Fillova që të mbledh, s’di pse as vetë,
Mimozat flakur kot, bistak – bistak.
Dhe, pa e vënë re, sajova një buqetë.

Kjo më dha hov e ngasje përsëri:
Mbledh lulet, njëmënjë, në tubë.
Ato vrenin nga dheu, gjith mirësi…
Dhe, pa u vënë re, sajova një kaçubë.

Por ndodh, sakaq, çudia e paparë:
Sa e ngrija që përdhé, çelte në çast
Dhe ai bistaku i fishkur dhe i tharë
E më shikonte mua tërë gaz!

Po pse i mblidhja rrugëve lulet, pse,
Si një koprac që mbedh ar e argjend?
Më vjen keq për ato, se i shkelin kot përdhé
Apo pse mbajnë lulet emrin tënd?

Tiranë, 2 mars 1987

(Nga libri “Bëjmë sikur” 1995)

 

blank

Ndahet nga jeta poeti arbëresh Pietro Napoletano, Meta: Vepra dhe aktiviteti i tij letrar bashkëkohor ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë të përbashkët

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të poetit arbëresh, profesor Pietro Napoletano.

Në një mesazh në “Facebook”, President Meta shkruan se vepra dhe aktiviteti i tij letrar bashkëkohor ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë të përbashkët dhe gjuhën arbërore.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të profesor Pietro Napoletano, poet arbëresh nga komuna Firmo e rajonit të Kalabrisë.
Vepra dhe aktiviteti i tij letrar bashkëkohor ka lënë gjurmë të thella në kuturën tonë të përbashkët dhe gjuhën arbërore.
Poezitë e Napoletanos në arbërisht “Ka kroi i Pirukes” dhe “Brinj mullirit” nuk janë vetëm një dëshmi e talentit të tij të rrallë letrar, por dhe të dashurisë së jashtëzakonshme për gjuhës arbëreshe.
I bashkohem dhembjes së familjes dhe ngushëllimeve të të gjithë arbëreshëve të dashur dhe miqve të tij. 🇦🇱🇮🇹”, shkruan Kreu i Shtetit.

blank

HAIKU – Nga Konstandin Dhamo

                Fluturuan farat me flatra / Nga Japonia,mrekullisht/ Haiku çeli në Shqipëri …

 

1.

Pirueta e lulediellit ,

Homazh

Van Gogut !

 

2.

Sa rrëqethës

Vaji në pyll

I zogut të vetmuar…

 

3.

E krisi qiellin

Hiperbola

E vetëtimës…

 

4.

Dielli pas resh,

Buzëqeshje

Xhokonde…

 

5.

Pemët pasqyrohen n’ujë;

Zogjtë dhe peshqit

Lozin bashkë…

 

6.

Lot të stilizuar

Fijet e shelgut

Që shkrehen e derdhen.

 

7.

Kokrra t’arta bëri

Molla , kur bilbili

Ndër degë i këndoi…

 

8.

Çfarë sensualiteti !

Lule ,zogj dhe, diell

Që shqyhet gazit…

 

9.

Kur mjellma këndon ,

Liqeni

Bëhet lot!

 

10.

Dordolecat n’ara,

Aktorë të trishtë

Tragjikomedish .

 

11.

Qull pylli nga shiu;

Kërpudhat dolën,

Por s’bënë pranverë…

 

12.

Dielli djeg;

Nga pemët

Bien fosile gjinkallash…

 

13.

Çeli pranvera!

Sa e bukur jeta,

Sa i vërtetë amshimi…

 

14.

Zogu fle në fole,

Te lulja flutura;

Ah,të më pranonin mua !

 

15,

Si u thur

Ylberi

N’avlëmendin e shiut!

 

16.

Diellin që u zhyt në det,

Rrekem ta kap

Si Peshkun e Artë !

 

17.

I kuqi i buzëve

Te tehu i gotës;

Si ike e s’u puthëm ?

 

18.

I mallëngjyer

Dielli

Në perëndim !

 

19.

Ylberet mbi ujëvara

Zogj ekzotikë

Që s’kapen…

 

20.

Krahu i fluturës

Tavaloca n’erë

E piktorit…

 

21.

Mjellmën mes ujërash

Rri dhe shoh

Si t’ish femër nudo.

 

22.

Ato plepat, po atje

Presin e presin

Ndanë udhëve…

 

23.

Lepuri n’agim

Mes shkurresh shijon

Luleshtrydhen e diellit…

 

24.

Gjarpri u zhvesh;

Lëkura e ftohtë

Dhuratë mistike për mozaikun.

 

25.

Sa shumë polen

Shkundi sonte

Gonxhja e hënës !

 

26.

Miq , vetëm fëmijët

Ndrisin sa dielli,

Kur qeshin…

 

27.

Bie një gjethe,

Bie një pendë;

Pema dhe zogu pikëllohen !

 

28.

Shend e verë

Bajamja

E nusëruar !

 

 

29.

Gjelit të egër ngjyrat

Ia mbuloi bora;

Pula iu largua…

 

30.

Ajo po më çmend, ajo

Reja që bëhet ëngjëll

E më pas djall…

 

31.

Kjo fole përtokë

Më shqetëson

Sa shtëpia e shembur…

 

32.

Zot, mbeta këtu,

Në provincën

Tokë !

 

 

33.

Zabelin flu era

Shih, kur ta shprishë

Si push lulesh…

 

 

34.

Pas pyllit dielli

I kuq dhe i madh

Si zjarr…

 

 

35.

Ujëvara e ngrirë

Endërr vere

E ndërprerë…

 

 

36.

U rebeluan lulet;

Flutura u bënë

Dhe, fluturuan !

 

 

37.

Yjësi e zbritur

Hurmat ndër degë

N’oborrin me mjegull

 

38.

U vjeshtëzua pylli…

Si ta përballoj

Herbariumin mallëngjyes?

 

39.

Herbariumi im

Me gjethen e hënës

Në mes…

 

40.

Lulja që shtriu shiu,

Si femra pas dashurisë

M’e bukur u çua…

 

41.

Sa herët shtroi bora!

Si të shkel fushës;

Nën prask ka lule…

 

42.

Tundeni tundeni plepin !

S’e shihni që ka ngecur

Ndër degë hëna ?

 

43.

Hëna mbi mal

Shih, kur të shkasë

Si ortek i bardhë !

 

44.

Ndrikullat bletë

Nguten të lidhin

Lulemollën me luleftoin…

 

 

45.

Ah, asonanca

E rrjedhës së lumit

Me psherëtimën e pyllit!

 

46.

Fluturoi

Orkestra

E zogjve…

 

47.

Bien gjthet,

Rrokjet

E vjeshtës…

blank

SHQIPËRIA IME – Cikël poetik nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU

 

SHQIPËRIA IME

 

Shqipëria ime më është e dashur

më është e shtrenjtë

më është nënë.

Më është ilaç për plagët

më mjekon shpirtin e sfilitur

të goditur.

Më jep emër

më bën shqiponjë të fluturoj…

 

Tani kam vetëm një emër mërgimtare

shtegtare

ëndërrimtare…

Psherëtimën kam në mërgim

ku jam larg atdheut tim.

Plagët e atdheut nuk thahen

nën ofshama sfiliten

në mijëra copëza ndahen.

E s’i përballoj dot

mbi to, pikon një lot.

 

Eh, jeta ime, o jetë!

Rrëkeve shkove tatëpjetë

askush s’të zgjati dorën

askujt nuk iu dhimbse

askujt, hej medet!

Eh, si qenka kjo jetë e shkretë!

T’i jeta ime mos u mërzit

mjaftueshëm i ke dhënë atdheut.

I ke dhënë bukurinë, rininë, dashurinë.

I thave kënetën, ushqeve qytetet

me djersën tënde

me ëndrrën tënde.

 

Ti jeta ime, heroinë!

Ballëlarta ime

krenaria ime

furtunave s’u theve.

Po qëndrove e hekurt,

sypatrembur.

Qëndrove majash të larta

kreshnikja jetë!

 

OH, Ç’VITE TË VRARA!

 

Nuk e di

nëse u dashuruam

njëherë

e një kohë

apo ishte ëndërr.

Apo ishte gënjeshtër,

ato, nuk ishin vite

ishin dekada.

Ishin

ca vite

ca vite…

Oh, ç’ vite të vrara!

ndërsa ne, pafajësia!

 

NEW YORK!

 

Ja, tek mbërrita

dhe po të shoh madhështinë që nga lart.

Në çdo çati e rrugë dukesh i pa përgjumur,

dukesh sikur ti, nuk fle këtë natë

që erdha unë.

Por ti, di të zgjohesh më fuqishëm,

mëngjeseve kur zgjohen urat,

autostradat, njerëzit,

kur zgjohesh i tëri New York.

Lartësohesh aty ku krenohesh,

I bukur, i mençur, i lirë.

Dhe unë vizitorja e Evropës,

të përshëndes sot ty.

Të përshëndes nga korrespondenca ime e largët,

nga ëndrra e madhe për ty,

që na ndoqi kudo,

E kurdoherë.

Nga ëndrrat,

nga një shpresë e lindjes së një njeriu të ri,

Nga një vuajtje e gjatë,

nga dashuria për lirinë,

Të përshëndes New York!

Nga valët e një jete të turbullt të përshëndes,

Unë, banorja e Evropës së Madhe,

e Evropës lindore,

qe po të vizitoj tani.

Dhe pse një pikë loti më duket,

Është solide.

Më zbret si një mesazhier i lirisë,

se me dhemb liria e humbur.

Vite- vite nëpër kampet e përqendrimit,

Nëpër ato skëterra të ngritura për të pafajshmit,

Të ëndërrova ty, New York!

Tani, Dëgjoje pra!

Zërin e një vizitoreje

që të çmoi

që në rritjen e saj.

Që u dënua se të deshi ty,

që u diskriminua se të deshi ty,

që humbi lirinë se të deshi ty.

Oh,

Ëndërr e parealizuar ishe,

Brenda në kraharorin tim!

Ti rrije shtrënguar në grushtin tim të vogël,

O ëndërr e madhe!

Ti, o liri e përjetshme!

New York!

 

 

BUZAGAZI YT

 

Sikur të më errësohej terri natës

e dita të shkëlqente në dritë,

unë s’do të isha gjë tjetër,

Veç buzagazi yt.

 

E vetëtimtë trandja e papritur,

e ndjen epshëm veç një poet.

Është ai buzagaz yt i ndritur,

që me hojëza mjalti më nget.

 

Të gjitha çastet e mia ndër vite,

buruar nga valë e syve të tu!

Më dukej e ëmbla burbuqe,

kish çelur veç në sytë e tu.

 

Zotit s’do t’i lutesha për gjë tjetër,

pranverë të kthehesha një ditë!

Unë s’do të isha gjë tjetër,

veç buzagazi yt!

 

 

TRONDITJE

 

Duke kërkuar Hygoin në raft,

ngriva kur hapa një libër.

Qe shkruar kohë më parë,

një autograf përsipër.

 

E hapa qe fletore,

Dikur hedhur në raft.

Në faqen e parë

qe mbushur,

me kujtime e mall.

 

Lexova një, lexova dy

Dhe ngriva mbi një mbishkrim,

E njoha, më gërvishti në sy

Më shtrëngoi në fyt

Më ngau në gji.

 

U futa thellë fjalëve,

që i lexova dhjetëra herë!

Vallë ke harruar?

Që ke lënë një mbishkrim

kaq të thellë?

 

Dhe lexoj me dhjetëra kujtime,

të rinj e të vjetër,

Mes tyre ah sa shkrime,

Por ky s’ngjan me asnjë tjetër!

 

Lexoj e rilexoj këto fjalë të nxehta,

dhe kthej kryet më një anë.

Se s’dua as vetja

t’më shoh lotin e vrarë!

Ti je këtu mes rreshtave,

dhe mes shkrimit më shikon mua!

Ky shkrim po mi thotë të tëra,

ato që s’ke mundur t’mi thuash.

 

U preka këtë mëngjes pranvere,

më ngeci mendimi në fyt!

Dhe lotin gëlltis.

 

Ti ke mbërritur që dikur,

thjesht në shtëpinë time.

Pse qe fshehur kaq vite

raftit e s’më dilje?

 

Ti je këtu me mua,

më flet në fletën e shkruar!

Zërin të dëgjoj tek thua:

Jam këtu ndër librat e tua.

 

Lexoj e lexoj mes lotit,

shkrimin e njoh, je ti!

Pse ma ke lënë kaq fshehur,

E unë e gjeta tani:

 

“Me shumë dashuri Kur ta hapësh

Do t’kujtosh takimin e parë…

Besoj se jemi të lumtur

këto çaste që u pamë!”

 

E lexova dhe ulem e goditur,

ku të të mbaj, më thuaj!

në zemër a në duar?

 

 

 

AH QË AH!

 

Kur isha atëherë nën diktaturë e internuar,

dhe ti në punë mbuluar nga pluhuri.

buzëqeshjen ma merrte një çast i helmuar,

por ti qe gazmendi, i ëmbli, i duhuri!

 

Ishim po, nën sundimin e egër të një katili,

dhe ti në punë mbuluar me djersë.

E gjithë buzëqeshja si një gjelbërim prilli,

zhdukej, gëzimi na pritej në mes!

 

Ah, psherëtij, kujtoj si asnjëherë kohën!

Kur pinim ujë nëpër gjurmët e kalit.

Rininë, të bukurën na i vranë, na i morën…

Gan, veç ti, mbete zambaku i majit!

blank

PËRKTHYESI – Nga Muç Xhepa

“Dimër. Qelia ishte e ftohtë deri në kockë. Më kishin marrë këpucët. Çorapet ngjisnin në çimenton e lagësht. Akull. Hyri hetuesi.
– Hë, më thuaj përse e projektove pallatin ashtu, modern? Kubizëm? Në qendrën e Tiranës?
Zëri më bëhej i largët. Sikur nuk më drejtohej mua, por banorit që i pata rregulluar hyrjen. Bashkova dy në një. Edhe oxhak. Prej vërteti ia bëra.
– Të na shpërnderoje?
Unë apo banori? E kam mik. Shkruan libra. Për ustanë tuaj. Më buçiste koka.
– Jo me qëllim të keq, – m’u muar goja. – Jam familje si … e juaja, e klasës …
Më goditi në fytyrë, si me pëllëmbë … grusht … m’u errësuan sytë.
Ish mësuesja kujdestare po më tregonte në mesinxher rreth përkthyesit të talentuar … ndërsa unë humba në ato që kishte hequr në hetuesi inxhinier Velo.
– Nuk po më ndjek! – tha mësuesja.
– Më fal! Pra, erdhi e të takoi vetë. Kishte mbetur …
– Po, i papunë. Pensioni … Nga përkthimet asgjë.
Mësuese Kati kishte në prehër një qenushe të bukur. Mbuluar me qime të gjata, kafe të ndritshme. Ngriti veshët të dëgjonte edhe ajo.
– E mora në OJQ-n të ngritur vetë. Anëtar bordi, një vlerësim shumë i merituar që nuk ia pati ofruar askush. Na nderonte. Punoi disa vite. Kur u rëndua prej moshës, më thirri mënjanë. “Kozarë dua të të qeras me një kafe. Kam dhe diçka që nuk dua ta marr me vete”. Ç’më thua Isuf? Do të jetosh edhe shumë e shumë vite të tjera, i thashë. Por, sikur ta kishte parandjerë i ngrati, nuk jetoi gjatë pasi u largua.
– Përkthyes i madh. I shkoi jeta në hije.
– Pikërisht këtë dua të të tregoj sot. U ulëm te “Postiqja”. Ishte ditë me diell, qëndruam jashtë. Kostumi kafe i rrinte i gjerë dhe kishte filluar të zbehej. Më krijoi një lëmsh në grykë. Po shihja babanë kur doli nga burgu. I rrëgjuar, vrarë nga jeta në ferr.
Mësuese Kozarës iu lagën fjalët. Ndaloi. Ledhatoi miken e ngushtë që iu ngjit lart dhe filloi t’ia fshijë lotët me gjuhë.
– Folëm për punën që ai vlerësonte, të drejtat e njeriut. Me elegancë më pyeti, “Kozarë, çfarë mendimi ke për punën e përkthyesit”? Isuf Vrioni më hodhi sytë e trishtë. Ishte e qartë, donte të hapte një bisedë të vështirë për të, por që e vuante përbrenda. Nga cilësia e punës së përkthyesit hapet ose mbyllet suksesi i një vepre, i thashë e prekur. “Ke të drejtë. E bën të njohur shkrimtarin”. Po, i jep veprës jetë ose e varros atë. Shembull ideal jeni ju … i keni dhënë famë … shkrimtarit. Dora filloi t’i dridhej. La filxhanin në tryezë dhe u afrua nga unë. “Mirë kur ishim brenda burgut të madh, sepse kishte frikë të më vlerësonte, por pas kaq vitesh …”. Ula kokën, fjalët m’u thanë. Dhimbja më rëndoi zemrën. Qëndruam në heshtje. Gjatë.
– “Një ditë dimri, punuam tërë mëngjesin. Në drekë më tha se kishte një takim. U kthye pas një ore i ngrënë. Energjik. Më pyeti edhe sa shumë më duhej të këshillohesha me të. Po më binte të fikët. Nuk kisha vënë gjë në gojë. Në mbrëmje mbaruam vonë”.
Mësuesja largoi me kujdes qenushen. U ngrit nga vendi dhe mori një shishe uji. Lagu buzët që i dridheshin.
– “Pasi mbaruam punë, dolëm bashkë. Frynte erë e ftohtë. Rrugës pranë ‘Pallatit të Kulturës’, i thashë i ndrojtur se në atë orë ishte e vështirë të gjendej shtrat në hotel me ngrohje. Ky në qendër është për të huaj. Ato në periferi … Pa mbaruar fjalën më uroi natën e mirë dhe mori drejtimin për te pallati i tij”.
Mësuese Kozara Kati vuri dorën mbi buzë, i dridhej, më puthi dhe mbylli mësinxherin.
blank

SUNSET – By Muç Xhepa

Matildi made us a simple but tasty lunch with her own golden hands. We ate every bit of it. An aristocrat, she came from the heart of cultured society. Her hands embellished the clothes for clients with taste in the city of Durrës. One of the few friends she still had, the teacher Naxhie Kala, spoke with great pride of her embroidery.
“Make no mistake, Matildi is the art itself.”
She said to my mother once when I was still a teenager, so my mother gave her a sweater to embroider. She stitched the Ralph Loren, Polo player logo on it. Even to this day, I treasure it as something precious from the hands of my friend Vlash Dovana’s mother. Matildi did embroidery work as a means of making an honest living. Even though in deep poverty, the heroic mother raised two marvelous children, Vlash and Nirvana. They were prevented from higher education, but they excelled in their studies in the time they were allowed to attend school.
The Dovanas were thrown out of their house and left in the street. The Communists took everything from them and then, to slake their beastly thirst, they sent Vlash’s father, the poet Alfons Dovana, to prison. The anti-men who came as “liberators” were decimating the aristocracy in one of the most enlightened cities of Illyria. In the “New Society”, brigandry and crime were no longer being prosecuted nor punished. To the contrary, songs were being sung of such “heroic” deeds. Great Communist poets, today become self-identified dissidents, wrote verse about the thieving criminal “heroes”. Eh, and go say history doesn’t repeat itself! That’s what their progenitors, the Bolsheviks, did before them. Firing a blank shot from the cannon of the “Aurora”, they set upon the Winter Palace and plundered it.
Didn’t the “First Man”, the architect of the “New Society”, say to the highland peasant who went to visit him at the confiscated house in the “block”:
“Don’t remove your muddy moccasins! Step freely on the thick carpet, it belongs to Vërlaci.”
When the highlander returned to his home deep in the mountains of Elbasan, in a voice filled with disgust, he said to his mother:
“We gave refuge to nothing more than an ordinary thief.”
The man, who once shared his pear with Nero, never again set foot in Tirana. His story got told and retold from village to village when they robed the country folk of their animals and left them not even a single chicken per household. The man told me and Anastas Paparisto that story himself when he invited us for lunch at his home. Anastas signaled me not to show joy at hearing the story as his father had already been sentenced twice to long prison terms. We were working as teachers high up in the mountains where the “Liberators” had taken refuge once. Now they were sending us persecuted people there.
In the dungeon, inhuman methods of torture were being employed on Alfons. They wanted to rob him of the little money he had left. And, it wasn’t all his. It belonged to him and his three sisters equally. The beasts turned the interrogation into a Stalinist inquisition. They bound him and threw him into a barrel of water full of leeches. Starved, the leaches attacked his already emaciated body sucking out the little blood still left in him. When they brought his sisters to his cell, to convince him to tell where the money was, Elsa fainted on the spot. With tears streaming down their faces, the sisters begged him to surrender the money. Alfonse acquiesced, and then spent the rest of his life at hard physical labor.
We left Matildi home and took the city bus to the beach. At “Apollonia”, there were only a few people strolling at the sandy shore. The warm breeze wafting off the surface of the water was such a contrast to temperature further ashore. We sat down at the far end of the “Apollonia” pier. Italy, the land of dreams, stretched out on the horizon. So near and yet so far … The scent on the wind was intoxicating. Along with the breeze we breathed in the freedom wafting from the distance.
“That’s where free people live. We were connected for centuries. We have wealth and possessions there. A friend of the family is taking care of it all,” Vlash spoke with a voice from somewhere deep within as his gaze was drifting into the distance. After a while he added:
“Yesterday I got some bitter news. My childhood friend ended his own life. His mother and sister went to ask for the body. They won’t let us burry him …”
Deeply touched, I asked Vlash to tell me what had made the young man go as far as suicide.
“We knew each other from childhood. He was just like us,” Vlash turned pale as he started speaking.
“They suffered so much. With the death of his father, he started working in the loading docks at the train station. He was in the third year of High School, so he went to school during the day and worked during the night. His mother was working as a cleaning woman and, through great effort, a job was found for his sister at the “NISH Goma” plant,” Vlash’s eyes filled with tears.
“Lasted just a while though. The supervisor, a Party member, started sexually harassing her. He’d schedule her on the third shift … call her to his office … She refused him. He started denying her work, letting her work one week but not the next. She was beautiful, the most beautiful girl in the neighborhood, respectable. Everyone admired her. She kept her honor, the only precious thing she possessed. Humble, genuine, as pure as the driven snow, she went to work with trepidation but hid it from her brother. He was a brave man.” Vlash swallowed hard. A lump had formed in his throat.
“One day she told her mother, who advised her to leave that job. But, finding the job she had was hard enough, where could she find another?”
Vlash struggled to say the words. He … feared them.
“One shift, uncomfortable, tired, sleepy she found herself alone in the early hours of the morning. Her workmate happened to be outside attending to personal needs. The monster grabbed her from behind. He wrestled her down to the dirty floor forcing one paw over her mouth while with the other, he sought to take her honor. Gentle Ophelia resisted. She broke free of his clutches. Terrified she ran home.”
Vlash grew quiet. The waves were subsiding. The Sun slid down into the sea, bleeding into the water.
“The good brother heard his sister crying in their mother’s arms. He ran into the street and caught the beast as he was leaving work. At the same corner where he waited for his sister every morning, he grabbed the monster by the throat with one hand and by the belt with the other and lifted him high into the air. The creature screamed in terror. People watched the brave young man with admiration. He whirled the beast and threw him under the wheels of the approaching ‘NISH-Gomes’ truck as it was making the turn. The driver stepped on the gas pedal.”
Vlash took a deep breath …
“Yesterday my friend climbed onto the flat roof of the prison building and then from there he cried, LIBERTY! Bellow, armed soldiers surrounded the rest of the prisoners. When Special Forces commandos climbed up to grab him, he flew like an eagle, towards freedom.”
As the bloody sunset left the land in darkness, tears wouldn’t let Vlash say more. The sound of Don Backy’s song, “Sognando” drifted in from the shore. Our emotions and the line “There is no future, there is no past”, melted together.
Translated from the Albanian by Dita Gjuraj
blank

Më 8 maj 1880 u nda nga jeta shkrimtari i shquar francez Gustave Flaubert

VOAL – Djali i dytë i tre fëmijëve, Gustave Flaubert (Gustav Flober) lindi në Rouen më 12 dhjetor 1821. Babai i tij është kry kirurgu i qytetit, nëna e tij është një pronare e pasur e tokës.

Flaubert fillon të shkruajë që në adoleshencë. Më 1836 në plazhin e Trouville takon Elise Foucault, një vajzë e martuar e cila do të jetë objekt i pasionit të madh dhe kurrë të kënaqur të jetës së shkrimtarit; nga kjo përvojë ai do të marrë frymëzim për veprën e tij “Edukimi sentimental” (1843-45).

Më 1840 u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë në Paris. Ai ndjek kurse me pak përkushtim: preferon të marrë pjesë në qarqet letrare dhe artistike. Më 1844 Gustave Flaubert u godit nga sulmi i tij i parë i epilepsisë; ai lë studimet dhe kthehet në Rouen.

Më 1846, pas vdekjes së babait dhe motrës së tij, ai u vendos me nënën dhe mbesën e tij në shtëpinë e fshatit Croisset, në Sen, ku ai qëndroi, me përjashtim të qëndrimeve të shkurtra dimërore në Paris dhe për disa udhëtime jashtë vendit. Në shtëpinë e Croisset, Flaubert do të shkruajë të gjitha kryeveprat e tij më të rëndësishme.

Në të njëjtin vit ai takon shkrimtaren Louise Colet me të cilën fillon një marrëdhënie sentimentale që do të zgjasë deri më 1855 dhe për të cilën kemi një korrespondencë intensive. Më 1848 Flaubert ishte në Paris. Ai është dëshmitar i revolucionit që i jep fund mbretërimit të Louis Philippe; pas hyrjes në fronin e Napoleonit III, Flaubert fitoi përshtypjen e një dështimi total të borgjezisë dhe të triumfit të shoqërisë masive. Në vitet në vijim (1849-1851) ai udhëtoi në Lindjen e Mesme, Greqi dhe Itali së bashku me mikun e tij Maxime Du Camp.

Disa vjet më vonë Flaubert nxori frymëzimin nga përvoja e tij e udhëtimit për veprën fantastike dhe ekzotike “Salammbo” (1862), vendosur në Kartagjenën antike. Vepra e parë pas kthimit të tij, megjithatë, është “Madame Bovary”, e shkruar midis 1851 dhe 1856, romani që konsiderohet kryevepra e tij mbi të gjitha. Zonja Bovary është botuar me këste në revistën “Revue de Paris” dhe shënon një pikë kthese të vërtetë në letërsinë evropiane: horizonti i idealeve dhe modeleve romantike kapërcehet përmes çmitizimit të ideve moraliste tipike të shoqërisë borgjeze të fillimit të shekullit XIX; përshkrimi objektiv i fakteve e vendos Flaubert midis shkollave romantike dhe natyraliste. Përmbajtja e veprës skandalizon mendimin e duhur.

Më 1857, një vit pas botimit, “Madame Bovary” u vendos në indeks dhe Flaubert u akuzua për fyerje të moralit dhe fesë: për fat të mirë ai u shfajësua sepse gjykatësit nuk e konsideruan të demonstrueshëm qëllimin e autorit për të ofenduar moralin. Në vitet midis 1863 dhe 1869 Flaubert iu përkushtua rishkrimit të “Edukimit sentimental”, një nga romanet më të rëndësishëm të autorit francez. Lufta Franko-Prusiane e detyroi atë të largohej menjëherë nga Croisset: pasojat për sistemin e tij nervor tashmë të brishtë janë të konsiderueshme. Më 1872 nëna e tij vdiq. Më 1875, për të shpëtuar burrin e mbesës së tij nga falimentimi, ai shet të gjitha pronat dhe mjaftohet për të jetuar me të ardhura të pakta nga puna e tij si shkrimtar.

Në periudhën e fundit të jetës së tij, Flaubert pranoi, jo pa ngurrim, një pension modest qeveritar. Për shkak të një krize epilepsie, Gustave Flaubert vdiq në Croisset më 8 maj 1880. Vepra të tjera më pak domethënëse nga Flaubert janë “Tundimi i Shën Antonit” (1874), “Tri përralla: Legjenda e spitalit të Shën Julianit, Një zemër e thjeshtë dhe Herodia” (1877), “Bouvard and Pecuchet”, moment historik i humorit të zi, doli pas vdekjes dhe i papërfunduar në 1881./Elida Buçpapaj

blank

DIKU – Poezi nga VEHBI SKËNDERI (18 maj 1927 – 13 qershor 2011)

 

Kur nuk m’i hidhte sytë askush, sikur baba të kisha dreqin,
aq sa dhe gratë llafazane, sa më vështronin mua heshtnin,
Kur farefis, vëllezër ç’kisha: “s’të kemi gjë”! më thanë e ikën:
I vetmi te kjo virane tokë; i vetmi që s’ma kishte frikën,
Ish qeni Dik.

Më ndiqte pas kudo që veja! Putrën më zgjaste e me tokte.
Sa herë që unë turnin lija, përqafe njerëzisht më rrokte.
Hidhej si klloun të më dëfrente, më hante gjoja kominoshet
(Dhe jo ndonjë mik mjeran që më shikon pot tmerr nga qoshet)!

Më shtrihej gjithë gaz në prehër, llastohej shpesh si kalama
Mes njerëzve, midis kalecave – pa çarë kryet hiç për ta.
E ndonëse une e lutja shpesh: Ki mendjen, Dik! Ruaju pak!
Se e dija që, për shaka, njerëzit të tundin kot në lak, –

Ai besnik, po rebel, s’më ndahet kurrsesi.
Me mua tok ngarkon kamionët, ma lehtëson si pupël barrën.

E ja, për këtë “krim”, s’di si…
I miri Dik, tinëzisht, të varën!

Unë u shkriva krejt në vaj, siç shkrihet në zheg ançari:
Tek e mbuloja, si vëlla, në terr, me popla dheu te varri.

Tiranë, 3 shtator 1991

(Nga libri “Bëjmë sikur” 1995)

 

blank

VERIU – Poezi nga VEHBI SKËNDERI (18 maj 1927 – 13 qershor 2011)

Pse qenka dehur kaq! Ç’raki ka pirë veriu,
Që turret si gangster e mbjell ngado rrëmujë.
Tund pemët gjithandej, shtyn retë si balonat,
Të ngjishet nëpër trup, thua të gdhend statujë;
Ku flasin mrekullisht, në ças, të gjitha format.

Ngre pluhurat në qiell, fshin gjethe e fije bari,
Tall zogjtë krahëshpejtë; tall trenat, kuajt, breshkat.
E rend sa mund! Vrapon, pa ditur pse qyqari.
Dhe ta çon fundin lart, sa të kaltërojnë breçkat!

Por shtanget në sekondë! pendohet gjithë turp,
Sa çdo ind e gjymtyrë nga zori nis i dhëmb.
Don të dremitë pak (që të harrojë ç’ngjau)! kokën
ta mbështet mbi sup…
Po kush është ai zjarr, që fle mbi supin tënd!

 

blank

RA,PO YLLI NUK JU SHUA Poezi nga Rita Saliu

-Prof.Dr.Fehmi Aganit

 

Ishte nate e vone ate nate korb e zeze
Dielli pati perenduar me heret
Ne Rhode Island
Treni fishkellonte frikshem
Donte kohen e veshtire ta tejkaloje
Mjaft me kelthita ne kupe te qiellit
Nuk di u friksuan apo u tremben bashkudhetaret
Po treni u ndal
Ne kuverta qante nata
Apo faqeve te mia binte shiu i dhimbjes
Nga plaga qe ndjeva se me qelloi
Nje ze nga radioja si rrufeja shkrepi
Si plumbi atlarin e shpirtit me qelloi
Aganin e qelluan qente qe qe lehnin ne drite
U vra Kosova medet kelthita
Dhe pyeta heshtur nga trishtimi
Kush do ta drejtoj trenin
Per ne maje te alpeve shqiptare
Vetem besimi ne fitore
M’u be shpirt per te qendruar
Deri ne diten e lirise qe u shkrua
Me djersen dhe gjakun e ti
Tash kudo mburrem qe e pata vella
Dhe ndjehem me e delire
Qe mund te ulem nen hijen e rrapit
Qe mbolli ai

 

(Marrë nga permledhja ime “ECJE VERTIKALISHT NEPER OQEAN”
Rita Saliu/SHBA/

blank

SHBA mbështesin pezullimin e patentave të vaksinave kundër koronavirusit

Marrë nga Reuters

Presidenti Joe Biden të mërkurën shprehu mbështetjen e tij për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke reaguar ndaj presionit në rritje nga ligjvënës demokratë dhe më shumë se 100 vende të tjera, por duke zemëruar kompanitë farmaceutike.

Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij për një pezullim të përkohshëm – një përmbysje e dukshme e qëndrimit të mëparshëm amerikan- pas një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, pasuar menjëherë nga një deklaratë zyrtare nga negociatorja e tij kryesore e tregtisë, Katherine Tai.

“Kemi të bëjmë me një krizë globale shëndetësore dhe rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 kërkojnë masa të jashtëzakonshme”, tha zonja Tai në një deklaratë, disa orë pasi tha në një aktivitet të organizuar nga gazeta Financial Times: “Koha është thelbësore”.

Aksionet e një numër kompanish farmaceutike që prodhojnë vaksina kundër COVID-19 ranë pas njoftimit. Dy nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave janë kompanitë amerikane, Moderna Inc dhe Pfizer Inc.

Masa e zotit Biden u pasua me vlerësime pozitive nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili e quajti atë një “MOMENT MONUMENTAL NË LUFTËN KUNDËR COVID-19” në Twitter.

Por grupi më i madh lobist i industrisë farmaceutike paralajmëroi se hapi i pashmenbullt i zotit Biden do të minonte përgjigjen e kompanive ndaj pandemisë dhe do të kompromentonte sigurinë e vaksinave.

Presidenti Biden, i cili mbështeti pezullimin e patentave gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020, e ka bërë betejën me koronavirusin një përparësi kryesore të administratës së tij. Përshpejtimi i vaksinimeve në Shtetet e Bashkuara ka çuar në një rënie të numrit të infektimeve dhe vdekjeve.

Presidenti demokrat, i cili bëri fushatë me premtimin për t’u ri-angazhuar me botën pas katër vjet marrëdhëniesh të tensionuara mes ish-Presidentit Donald Trump dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara, ka qenë nën presion në rritje për të ndarë vaksinat dhe teknologjinë e prodhimit të tyre me botën.

Vendimi i presidentit pason krizën që po kalon prej ditësh India, e cila përfaqëson 46% të rasteve të reja me COVID-19 të regjistruara në të gjithë botën javën e kaluar. Ka gjithashtu shenja se vatra të infektimit akut po përhapen në Nepal, Sri Lanka dhe vende të tjera fqinje.

Negociatat Kërkojnë Kohë

Deklarata e së mërkurës hapi rrugën për negociatat që mund të zgjasin për muaj me radhë për të hartuar një plan specifik të pezullimit të patentave. Vendimet e OBT-së kërkojnë një konsensus të të gjithë 164 vendeve anëtare.

Zonja Tai tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në negociata të bazuara në rregulloret e OBT-së për të realizuar pezullimin e mbrojtjeve ligjore që ofron e drejta e autorit. Ajo paralajmëroi që këto diskutime do të merrnin kohë.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera bllokuan më parë negociatat në OBT rreth një propozimi për pezullimin e patentave të propozuar nga India dhe Afrika e Jugut që synonte të ndihmonte vendet në zhvillim të prodhonin vaksina kundër COVID-19 duke përdorur pronën intelektuale të kompanive farmaceutike.

Zonja Tai tha: “Administrata beson fuqimisht në mbrojtjen e pronësisë intelektuale por, me qëllim që t’i japim fund kësaj pandemie, mbështes pezullimin e patentave për vaksinat kundër COVID-19”.

Një person me dijeni mbi konsultimet amerikane për këtë çështje tha se vendimi i së mërkurës i jep mundësi Uashingtonit të veprojë në përgjigje të kërkesave të elementëve të majtë dhe presionit të vendeve në zhvillim, ndërsa përdor negociatat e OBT-së për të ngushtuar përmasat e masës së pezullimit. Meqenëse negociatat do të marrin kohë, vendimi i ofron administratës kohë për të rritur rezervat me vaksina përmes metodave ekzistuese.

Dr. Amesh Adalja, studiues në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore në Universitetin Johns Hopkins thotë se pezullimi i patentës faktikisht është “shpronësim i kompanive farmaceutike pasi po u merret një shpikje që e realizuan përmes kërkimeve shkencore e investimeve, gjë që në fakt bëri të mundur zhvillimin e vaksinës”.

Por ata që mbështesin pezullimin e patentave thonë se kompanitë farmaceutike pësojnë humbje të vogla sepse kjo është një masë e përkohshme dhe se kompanitë do të vazhdojnë të shesin shpikjen e tyre në vitet në vazhdim kur të prodhohen dozat pasuese kundër COVID-19.

blank

KËPUCËT DHE GAZETA L’UNITA – Tregim i vërtetë nga Agim Xh. Dëshnica

Vjeshtë e tretë.  Në Grykën e Tujanit, e ngarkuar me re, shkrepnin vetëtimat e gjëmonte. Era shfrynte, këpuste  gjethet e verdha, i hidhte përtokë, pastaj i ngrinte lart, i shtillte rreth e qark e së fundi  i shtynte tej me vrull.  Pas  rrufeve nisi shiu i  hollë, befas  shpërtheu rrebeshi mbi pullaze e drurë, rrugëve, trotuareve e mureve,  me pankartat e ushtarit  të sertë, me pushkë, bajonetë, me një sy e një vesh, me parullën: „Vigjilencë!“ Fortafolësit si gryka ullukësh gri,  të kapur në shtylla  e nën strehët e ndërtesave zyrtare, kullonin ujë çurk dhe dridheshin si në ethe nga zërat e recituesve  të Radio Tiranës, që shqyhenin  me poema, deri në mbrëmje vonë maskën e revizionizmit modern, ndërsa borgjezisë i kanoseshim me britmën sus! Zërat e disa fortafolësve  në qendër jehonin, në sheshe  e bulevarde. Nga përplasja e tyre në disa zona nuk merrej vesh se ç‘thuhej. Qytetarët në kafe, nën strehë dyqanesh, apo  të lagur kokë e këmbë në ecje e sipër dhe shumë të tjerë në shtëpi, dëgjonin të habitur, se duhej të punonin me nerva të tendosur! Nerva? Punë me nerva? Të punonin si të xhindosur? Të qetë ndiheshin vetëm shurdhët dhe ata, që s’kishin radio në shtëpi. Ndërkaq në sheshin Skënderbej, nga kapela ushtarake, supet  e krahët e shtatores  në bronx të Stalinit, binin rrëke ujrash të turbulluar.

Agroni tek rrinte në dritare e vështronte jashtë  pyeste veten, se a mund të shkohej nëpër ato rrugë si lumenj, për të blerë një palë këpucë të reja? Ato që mbante në këmbë, pa u vjetëruar mirë, fusnin ujë sa, kur binte shi pandehte se ecte zbathur, pa le në pellgjet gracka! As ngjitjet, as qepjet, as gozhdët nuk bënë derman. Ndaj, kur rrebeshi pushoi, u nis për te dyqani më i madh i kryeqytetit, me emrin Magazina Popullore, shkurt MAPO, në rrugën e Dibrës, ku shiteshin këpucë të Fabrikës së Këpucëve.

MAPO, për nga madhësia, ia kalonte dyqanit tjetër shtetëror, të cilin, sipas forcës së zakonit, sidomos  gratë, vijonin ta quanin “Xingoni” si në vitet, kur  pronarët italianë botonin në gazeta e revista reklamën: “Zzingone veste tutta la Roma!”. Nëse, ndokush atje blinte kostum e pallto e një palë këpucë, i dhuronin një kravatë, një çadër apo bastun. Pastaj me pakon e lidhur me fjongo e përcillnin gjer në prag të portës me “tante grazie e arivederla!” Në MAPO  pamja qe ndryshe. Në disa ditë të çdo jave, ajo mbetej me kopsa, kordele e basme kombinati me  lajle  e lule që  s’i prekte kush me dorë .  E kështu shitëset e kalonin kohën  e lirë me  histori familjesh  me thirrje nga banaku në banak. Por kur papritur dilnin mallra importi, pa asnjë reklamë. lajmi merrte dhenë. Aty për aty dyqani i madh mbushej përplotë me burra e gra. E ç’të shihje pastaj? Ca majtas e ca djathtas suleshin drejt banakëve, duke u shtyrë me duar, bryle e supe. Një ditë për pardesy, që ua kishin ngjitur emrin “fësh-fëshe”, të holla,  saqë, kur frynte veriu ua hiqte nga supet. ’’Fësh-fëshet” ”  shiteshin    herë të blerta, herë të kaltra.  Dhe pastaj  shetitoret  u ngjanin herë livadheve,  herë  lumenjve. Në Mapo dilnin edhe këpucë çeke grash, ose radio hungareze “Orion”, që kapnin vetëm Tiranën, për habi dhe…Budapestin! Gojët e liga pëshpërisnin, se ua kishin rregulluar frekuencat vetëm për këto dy radio-stacione. Por, disa teknikë të shkathët kundrejt një pagese, thuajse falas, shtonin llampen F-2. Dhe në radion e vogël ngjyrë gështenjë, në trajtë kubi, dëgjoheshin qartë lajmet nga  radiot  e huaja në disa gjuhë, si: “Burasi Ankara!”- “Vi parla Roma!”-“Ju flet Zëri i Amerikës!”-“Bum, bum! Ju flet Londra!…”

MAPO qe edhe një vend i këndshëm edhe për takime e biseda në këmbë, si te Qafa e Pazarit në Gjirokastër. Shërbente për bukuri, edhe si strehë  e ngrohtë për t’u mbrojtur nga moti me shi, vetëtimat, breshëri e thëllimi. Nëpër sallë endeshin, edhe kureshtarë, pa një dysh në xhep. Të gjitha këto u hapnin punë punonjësve të dyqanit të madh, pasi mbyllnin portat për pastrimin e dyshemesë nga letrat, paketat e bishtat e cigareve, llumi i baltës e për largimin e ujrave.

Agroni hyri e shkoi në banakun e këpucëve. Teksa pyeste shitësen për numrat, mbante në duar pas shpine, një gazetë, për ambalazh, sepse këpucët shiteshin pa kuti. Ndjeu se dikush e preku lehtë në sup.  U kthye të shihte  ndoshta ndonjë mik a shok, por u befasua, kur  përpërballë pa  vetullziun  e  njohur  të trotuareve të rrugës së Durrësit  e të Dibrës.

Pa e përshëndetur  ai e pyeti:

-Nga e ke gjetur  ti këtë gazetë?

Djaloshi i hodhi një sy gazetës. U trondit e u habit, kur lexoi titullin, “L‘Unita- La Gazzeta di Partito Comunista Italiano”. Ç’t’i thoshte i zënë ngushtë, kur i ra ndër mend se ishim prishur keqas me partitë komuniste të drejtuara nga Hrushovi apo Moska. Mblodhi buzët e ngriti supet i shqetësuar.

-As vetë  s’e di!  E kam marrë për të mbështjellë ndonjë send….Do ta ketë gjetur nëna, mbase në ndonjë autobus. -U shqetësua dhe më, kur përmendi nënën, që punonte në PTT.

Vetullziu për një imtë e pa në sy  e tha:

-Kot  të pyeta- dhe u largua.

Por, Agroni e vuri re tek u mbështet në një banak, pak më tej, me njerin sy drejt tij. Si mumd t‘i fshihej  atij  vëzhgim dinak? E kapi edhe një si e qeshur e hidhur, kur mendoi se po i kanosej një rrezik i papritur, meqë ata lart na qenkan grindur me partitë, dikur motra. Po ai ç’hynte në këtë mes? Kush qe fajtor? Tani nga blerës  e ndiente veten si një i arratisur i çuditshëm, që kërkon shtegun për të dalë, jo matanè kufirit, por …jashtë mureve të dyqanit shtetëror. Ah! Sa zili u kishte atyre që hynin e dilnin nga u vinte më për mbarë. Këpucët i harroi. Gazetën e flamosur e bëri shuk dhe e rrasi në xhep. Ecte e ndalonte para banakëve e pyeste kot më kot shitëset për fustanet, basmet,  çorapet e grave, kopsat dhe kordelet. Shihte vetrinat e MAPO-s me dy porta, ku për një pardesy apo këpucë çeke, nga burrat e gratë thyeshin xhama e pasqyra. Veçse ato pasqyra të bekuara tani po e ndihmonin të pikaste ndjekësin që s‘i ndahej. Tek sillej i mërzitur veshi i kapi, edhe një këngë dashurie burrash e kënduar nga një artiste: “Te desha, të desha, si i marrë…“ Në pasqyra, herë këtu, herë atje, vinte re, se vetullziu i ishte qepuar e s’i ndahej,  si zagar i heshtur. Por atij i bëhej se ai lehte egër: “të kapa, të kapa agjent i poshtër, s’ke nga ia mban!“  Pra, ai po përpiqej të zbulonte folezën e tij,  portën e numrin  e shtëpinë! Ç’drejtim do të merrte „agjenti?“ Ndërkohë djaloshi e hetonte ndjeksin nga ç’krah lëvizte përmes blerësve. Për një hop  Agroni u shtir sikur po shkonte drejt portës së majtë. Në atë çast pa, se „vetullziu“ mori djathtas, mesa kuptohej, për ta pritur jashtë e të shihte se nga do t’ia mbante, tatëpjetë rrugës së Dibrësit për në Bulevard, a përpjetë për nga Spitali?  Atëherë Agroni mori  djathtas dhe e ndoqi zagarin gjer afër portës. Atje ndaloi e pa me kujdes. Kaleci në mëdyshje, priste në trotuar. Meqë s‘po e shihte „agjentin“ ndërmjet njerëzve, që hynin e dilnin, mendoi se i shpëtoi nga duart. Pasi hodhi syte poshtë e lartë, nxitoi tatëpjetë. Djaloshi lëvizi ngadalë e doli jashtë dyqanit.Vuri re se vetullziu kishte humbur  në turmën mizë lisi  në Bulevard, Gjithsesi po e brente dyshimi nga çdo e papritur. U hodh me ndrojtje në trotuarin  përballë MAPO-s, kaloi para dyqanit Flora e u fut tutje labirintit me dyqane të zdrukthëtarëve,  kovaçëve e saldatorëve. U soll rrotull kolonave të kinemasë, dikur “Rex”, më pas “Nacional”, së fundi “17 Nëntori”. Ndaloi në sportelin e biletave e hodhi sytë poshtë e lartë. Për dreq një zë i njohur i thirri në emër. Bëri sikur nuk dëgjoi gjë. Shpejtoi hapat dhe doli te Fusha e Druve, prapa Maternitetit. U kthye nga e majta, preu Bulevardin e hyri  në rrugën Fortuzi me vila doktorësh e profesorësh e me shelgje në dy krahët. Atje eci më qetë  dhe ndaloi te çezma e hekurt, ku nga e djathta zgjatej rruga e Burgut të Vjetër. Matanë rrugës së Durrësit dukej në muzg Ambasada Sovjetike, që përgjohej ditë e natë nga shërbimi sekret. Uli kokën, sikur do të pinte ujë në çesmë. ndërkohë hodhi vështrimin drejt rrugës, që la pas. Ishte e shkretë…

Në shtëpi përballë çezmës e buzë rrugës së Burgut të Vjetër, i fshehur prapa perdeve vështroi më kot. Qeshi me vetullziun e zemëruar diku në Bulevard… Por befas  nga fqinji burg, dëgjoi  dbritmën e rreptë të  rojës: „Ndal!“ Në krahun tjetër të shtëpisë, në hije civilët e sigurimit me shpatulla në mur, vëzhgonin ambasadën.

Iu kujtuan filmat me spiunazh, ndjekës, të ndjekur, pranga, hetues, tortura, prokurore e gjykatës pushkatime e burg. Pra, i kishte të gjithë aty tok! Veçse tani për disa muaj duhej të bënte kujdes: të nisej e të kthej nga puna  vetëm në muzg, ndërsa tek miqtë e vet të shkonte  e të vinte më rrallë  në mot me shi dhe erë, kur fortafolësit  njoftonin me zhurmë e bujë, se ishim çliruar nga terrori i pushtuesve të huaj….

Shfreu i lehtësuar, por me një farë dridhme, se për pak do të binte në duart e sigurimit komunist për shkak të një gazete komuniste,  për deq, edhe revizioniste…


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend