VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 3 prill 1991 u nda nga jeta Graham Green, shkrimtar i shquar anglez

By | April 3, 2019

Komentet

LEXIMI ME SYZE TË ZEZA I DOSJEVE TË SIGURIMIT TË SHTETIT… NGA PERSONAZHI KONTRAVERS TARE – Nga MEXHIT PRENÇI

  • “Mediokri dhe cmirziu alibion të vërtetën

 që vret të vërtetën e vertetë” Moisi Korabi –

1.

Gërmimi  nëpër dosjet me erë të keqe te sigurimit të shtetit nga Auron Tare për  te hedhur balte mbi shkrimtarët   e shquar Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, secili me kontribute te çmuara në rrafshin e poezisë, prozës dhe dramaturgjisë – veprat e të cilëve kane vlera të larta  – është një qasje e gabuar  prej mediokri,… Balta bie mbi fytyën e tij. Martin Camaj dhe Ernest Koliqi janë shkrimtarë realist-modern, dy personaltete të shquara të kombit shqiptar.

2

Tare si idhtar i kohës pa liri të socializmit akoma nuk është divorcuar nga mendësitë komuniste, ku  personalitetet  e shquara   shiheshin me syrin e njerkës. Këtë po bën   edhe ky personazh, që  dikujt i shërben për te çmitizuar  Mitet  e Vërteta, me materialet e arkivave te sigurimit  qe sajonin, mistifikonin e shtremberonin te verteten, duke krijuar dosje  me formulimet e tyre alibiste si t’ua kërkonin shefat e medhenj.

3

Po ç’pati Tare gërrmihësi, mbrojtësi i trashëgimisë së arkitektures  qe  iu vërsul Camajt  dhe Koliqit t’i njollos, kur për  ata, flasin veprat e tyre që s’i ka lexuar?! Për akuzat alibiste që bën , nuk jep asnjë fakt konkret me foto, citime, deklarata e shenja te tjera që të vërtetojnë se shkrimtaret e lartësisë  kanë punuar në dëm të Shqipërisë. I refuzoj me neveri akuzat  e tij.

4

Në këtë shkrim të shkurtër, nga nje optike tjeter  do ta lexoj Tare Torroveshin. Përse mjerani Tare i ka hyrë këtij deti që e pershkojne kanalet e zeza. Urtaku do të thoshte: “Do mbys vetveten në këto kanale…  Hedh  një i marrë një gur në det e njeqind të mençcur se nxjerrin dot”. Cili ështe qëllimi i tij që përpiqet me “devotshmërine  e një sigurimsi, të  “njollos”  keto dy figura të lartësisë?  Kush e ka  ndërsyer të leh? Çfarë kumti do të përcjell në  shoqërinë tonë sot? …Kujt I shërben ky personazh që për mua është personulitet? ?!…

5

Një hall të madh ka Auron Tare. Meshirojeni o njerëz të ditur e të mirë, sepse nuk ka arritur të realizojë vetveten sipas ëndrrës së tij budallaqe për të promovuar se është dikushi, i rëndësishëm, madje shumë i rëndësishëm, – ndaj  me pisqollë të ndryshkur qëllon figurat  e mëdha, Koliçin dhe Camajn,  që vetë të mbetet në histori… O për mirë, o për keq, nuk do t’ia dijë… Vetëm të flitet për  të, si  trimi mbi trimat. Frymëzimin e ka marrë nga disa delirantë medikoër pushtuar mga marrëzia e madhështisë, që jane sulur si çakej  Figurave  Historike  më të Mëdha të Kombit që nga Skederbeu, Isamil Qemali, Nënë Tereza, Isa Boletini  e dhejtra te tjerë.  I çmenduri për pushtet absolut, Njeriu i gjatë nuk i mbron me ligj personalitetet më të shquara të kombit, se si i çmendur që ështe, ka probleme  me vdekjen se do të mbetet ai në histori, siç ka deklaruar vetë

7

Sipas meje  Auron Tare, bashke me qumshtin e nënës ka pirë edhe   ideologji  komuniste. Kjo është  një nga arsyet kryesore pse ai është i paaftë të bëjë katarsin, të monologojë  e  vetdialogojë ( Ai & Tjetri  brenda tij)  .  Kështu mund të arratisej nga politizimi, e të merrej me punën e tij në rrafshin e shkencës  që të luftojë për mbrojtjen e trashëgimisë  së monumenteve të kulturës, ku thonë se është specialist i zoti, e zëri i tij  mund ë dëgjohet nga pushtetarët  me dy para mend në kokë, por jo  nga vandalët e barbarët që sulmuan natën në ora 4 e 30 minuta  Godinen Historike te Teatrit  Kombëtar dhe e kthyen në në  gërmadhë.

8

Martin Camaj dhe Koliqi me vepat e tyre, qëndrojnë lart

në pallatin e  personaliteve më të shquara të kombit. Lavdia e tyre nuk zvjordhet, nuk venitet, nuk shuhet. Ajo ndriçon e do të ndriçojë ne veprat e tyre  duke përcjellë kumte atdhedadhurie, krenarie kombëtare, kumte lirie, drejtësie dhe dashurie njerëzore. Ja disa nga vepat e  poetit, novelistit, romacierit & dramaturgut Martin Camaj:

 

P o e z i: “Një fyell ndër male” 1953. Poezi të zgjedhura 1953-1947. Lirika me dy motive” 1967. Novela:  “Rrugajat e marsit” dhe “Pishtarët e natës” Romane: “Djella botuar ne Rome  1958,  “Rrathë” botuar në Munih të Gjermanisë 1978. Drama:  “Kandili i argjendët”, botuar në Kozence të Italise, kur ishte ne shtratin e vdekjes. Drama “Loja e mbasdrekes” ështe nje tragjedi tronditëse gjakmarrjeje: Një katundar pa familje ftoj për të festuar ditelindjen  njerëzit e katundit,  edhe ata që ishin në hasmëri. Pasi pinë raki e hengren mish të pjekur në hell, u dehen, pothuajse të gjithë. Në një moment, dikush provokoi… Për pesë minuta u vrane dhjetra vetë. Drama trajton raportin e gjyqit  me vetëgjyqesine. Kumti eshte:  Kur vepron ligji  nuk vepron kanuni, kur vepron kanuni nuk vepron ligji, kur të dy veprojnë pernjeheresh sjellin katastrofën. Kjo vepër  është satirë edhe për realitetin tonë sot kur kryeministri  shkel mbi ligjet që vet krren, si mbi shkapa të thata. “Vete Zot e vetë shkop”

9

Ernest Koliqi  shquhet si shkrimtar dhe estet i klasit të parë dhe si ministër arsimi me kontribue për kultivimin e gjuhes shqipe.Me veprat  letrare lartësohet figura e tij si personalitet i shquar. Është autori i parë që promovon tregimin modern. Proza e tij është  klasike, realiste dhe moderne, stili  është  unik, shijet janë  të holla dhe të kultivuara: Unik është edhe në shestimin e veprave dhe  strukturimin e tyre – vlera specifike këto që e bëjnë Koliqin të jetë Koliq, vetvetja –  siç do të thoshin   dy teoricienët amerikane të letërsise Velek dhe Uoren.

Ernest Koliqi ëshë  shquar edhe si mentar, mendjemprehte  dhe estet klasi.  Po evidentoj ne kete shkrim të shkurtër edhe vlerat e tij  si pesonalitet në rrafshin e estetikes. Stefan Capaliku proofesor i estetikës dhe dramaturg  artikulon: “Koliqi në aplikimin e metodave, kalon nga metoda pozitiviste  e Hipolit Tenit dhe ato historiko-gjenetiste, deri te metodat simbolike e formaliste. Aty ketu Koliqi nis të perdor edhe metoda psikanalitike”.

11.

Lexuesit  po i paraqes disa prej mendimeve të vyera të Ernest Koliqit: a). Dante, Shekspiri, Gëte, Tolstoj, na përshkruajnë  secili ngjarjet e rrethit  ku u zhvillohej jeta: ngjarje qe në vetvete s’kanë randsi ma t’ madhe se ato, nëpër të cilat përshkohemi edhe na në jetën e përditshme. Magjia e artit të tyne, ato ngjarje  i përshkon nëpër shndrita ( transfiguation) të dritës shpirtnore, të përvojës, të drejtpeshimit meduem, të fantazisë krijuese, të shijes së hollë dhe i pajis me vulën e gjenisë.”  b). Ushtrimi i zejës së shkrimtarit me vetëdije te ndritun e me qëllim ndërtues, lyp dituni e përvoje te shkrime  bashkë. c). Arti i shkrimit, atij që e ushtron me ndërgjegje, i jep kenaqësi të veçantë, por edhe i shkakton trazime e idhnime të mëdhaja”. d). Vendosja në një vend tjetër e nji lufte historike për lirinë politike dhe kundër diskriminimit shoqnor  asht nji shej prudence  përballë censorit  politik” dh). Shumkush kujton se, kur ka xanë alfabetin e Manastirit, asht  në gjendje me shkrue ne fletore  e në të përkofshme edhe me qit libra. Disave u hyn në krye  se mjafton të shkarravisi si me mereqep, shka  zakonisht  flitet marë e prapsh në kafehane e mejhane, për m’u  ba shkrimtar. Proza të neveritshme qarkullojnë, ku gramatika e syntaksa nepërkamben, gjuha shqipe pëson përdhunimim më të llahtarshëm….Mos qitët  Zoti me u takue ma to, sepse pingul, u asht  mbush mendja, q’i vetëm nji hap pas,  jesin mrapa At Gjergj  Fishtës, në stil…. Fol me to e rruej voe e, prit të shesin me fjalë palloi”.  f). “Nji lis pa rraje nuk qendron m’kamë; një komb që përbuz traditat e veta, vendos vetvrasjen e vet”

12

Njerzimi do të përpiqet të  arrijë në nji harmonizim të prirjeve të ndryshe qi cilësojnë cdo fis e komb, por jo  tue  hup  vetitë dalluese të gjakut, që çdo njanit i dhuroi lindja. Duhet gjet menyra qi, trashgimi etnik i çdo kombi të hyje në punë për dobi  të përgjithshme, tue zanë vedin e përshtatshëm në nji rendim shoqnor të përbotshem ku secili të jet tingulli, qi jep shije e hije njaj symfonie universale. Jo. Tulla të njajta si tjetra si njana , por thyeza me ngjyra vezulluese, qi përbajnë një mozaik plot vesk e bukuri. Kur  secili thyezë mban bukurinë e vet mozaiku ka vlerë”

 

KONKLUZË:

Dy kolosët e letrave shqipe  Martin Camaj dhe Ernest Koliqi janë shkrimtarë  klasik, realisto-modern dhe shqiptarë me gen arian. Atdhetar  që kurrë nuk punuan në dëm të Shqipërisë.  Ne veprat e tyre, me gjuhën e bukur shqipe  i kanë folur  të shkuarës dhe të sotmes, nëpërmjet artistikes, estetikes dhe mesazhores. Brezat e ardhshëm do t’i lexojnë veprat e tyre, do t’i rivlerësojnë duke sfiduar cdo sharlatan e shagllaban “rilindas” apo të tjerë. Sipas meje  është armik i popullit të vet, CILIDO  QË MOHON &  ÇMITIZON MITET E VËRTETË TË KOMBIT.

Ernest Koliqi dhe Martin Camaj dy shërbestarë të jashtëzakonshëm të Kombit – Nga Keze Kozeta Zylo

Të arratisesh nga Shqipëria në çdo kohë do të thotë që nuk je dakord me sistemin që sundon politikisht.  Kjo tragjedi sidomos e trurit të Kombit ka ndodhur përherë dhe nuk ka ndërmend të ndalet.  Ikjet sa më larg sistemeve makabre i ndjen ai ajo që ka ikur në mënyra nga më të ndryshmet, më të çuditshmet, qoftë dhe më komodet apo dhe më të dhimbshmet.

Kurrë nuk mund t’i ndjejë një njeri që s’e ka parë me sy emigracionin, për më teper të jetë ndjerë i rehatuar dhe i privilegjuar nga sistemi që sundon dhe ku bashkëpunon.  I sjellë këto përvoja pasi si çdo emigrant i ka ndjerë në kurriz plagët e gjakta të fillimit të viteve të emigrimit, të stropacitjeve të dokumenteve, të përbuzjeve si shqiptarë sidomos nëpër Europë, sepse të gjitha këto tortura e kanë të vetmin burim dhe të vetmen fillesë në qeverisjet që e kanë lënë Mëmëdheun tonë të shtrijë dorën udhëve të çakërdisura të botës pa pikë autoriteti dhe dinjiteti ndërkohë vetë qeveritarët dhe sahanlëpirësit e tyre notojnë në lluks të shfrenuar.

 

Sidoqotë këto përjetime i solla për parantezë sepse po lexoj në media që këto kohë po zhurmojnë dhe është ndezur zjarri bubulak për dy korifejtë e kulturës kombëtare, prof.Ernest Koliqin dhe prof.Martin Camaj.  Z.Auron Tare ka sjellë zellshëm disa tip thashethemesh spiunësh të pacipë nga agjensi të ndryshme të dëgjuara në botë si me CIA-n, shërbimet sekrete të Republikës Demokratike Gjermane, KGB-ja sovjetike, angleze, ndërsa për UDB-në famëkeqe do t’i shohë më  vonë sa te happen arkivat sipas z.Tare, ndezësi i këtij fitili që më së shumti duken si shashkat tymuese.

S’dua të ndalem fare dhe as që më bëjnë përshtypje këto lloj dokumentesh sjellë nga agjentë  të  ndryshëm, që shpesh dhe vetë historianët thonë që shumë prej këtyre agjentëve nuk merren për bazë, sidomos kur kanë survejuar vetëm, pa grup.  Por edhe sikur t’i besojmë këta sorollopë të paguar asgjë nuk del që ata po luftonin kundër trojeve shqiptare, kishin tradhtuar Kombin, por thjesht luftonin për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës prej të cilit ata u dënuan pa mëshirë po aq dhe familjet e tyre që jetuan brenda rrethit vicioz të diktaturës komuniste.

Në këtë mori debatesh feisbukjane gëlojnë shkrues dhe shkara shkrues duke përfituar nga inkompetenca e historianëve me pagesë që nuk sjellin mendimin shkencor dhe historik jo vetëm per Ernest Koliqin, Camaj, por dhe për shumë figura të tjera të ndritura të Kombit në Diasporë të cilët duan me çdo kusht t’ baltosin ose t’i hedhin pa mëshirë në koshin e plehrave.  Në këtë luftë me mullinjte e erës i vetmi që përfiton është prurësi i këtij debati Auron Tare që i hipën avionit sa herë t’i hipi ne tru të kokës sa në Washington, Angli, Gjermani, shumë shpejt dhe në Beograd… Më të lumtë Z.Tare, ne të ikurit nga sistemet që ju jeni i punësuar me poste prej tyre mendohemi 1000 herë pa të vimë në Atdhe… Aferim Z.Tare!

Kam takuar dhe intervistuar dhjetra të burgosur, të internuar, fëmijë me prindër të pushkatuar dhe ajo që më ka bërë përshtypje dhe që e kanë emërues të përbashkët nuk kerkojnë hakmarrje personale, por vetëm drejtësi nga organet kompetente që mjerisht në Atdheun tonë të përbashkët drejtësia është e zhytur në llucën e korrupsionit.  Me këtë korrupsion të fëlliqët që kullon qelb nga trupi i Shqipërisë  duhet të merreni ju z.Tare ngase i shikoni direkt vuajtjet dhe varfërinë e tejskajshme ku ka rënë shumica e popullit shqiptar.

“Who cares” z.Tare se çfarë sillni ju për Martin Camaj dhe Ernest Koliqin!

Ata e shkruan historinë me mund dhe me sakrifica nga më të dhimbshmet, ata janë frymëzues për mua dhe shumë shqiptarë të tjerë që përgjërohen për Kombin dhe pse të arratisur nga sistemet.  Nga përvoja ime personale këtu në Diasporë në USA unë po sjellë vetem një rast dhe të rekomandoj të shikoni dokumentarin realizuar nga TVSh-ja nën titullin: “Martin Camaj” Një dokumentar nga Tefta Radi.  Sinqerisht s’mund t’i harrojë lotët e bashkëshortit tim kur flitej për ndarjen e Camaj, arratisja e tij, dashuria për nënën, familjen që u persekutua në mënyrë makabre…  Nga ana tjetër ndiheshim tejet krenar se si një bashkatdhetari ynë me kaq mund dhe sakrifica, arriti të integrohet në botën marramendëse perëndimore dhe të hapë për herë të parë Katedrën e Albanologjisë në Munih të Gjermanisë që askush deri më sot nuk e ka bërë.

Martin Camaj do të ftohej nga Universiteti “Ludëig Maximilian” të Munihut si lektor.  Dhe vetëm këto do të mjaftonin për një intelektual klasi siç është Martin Camaj që të vihej në panteonin e kulturës kombëtare, por ai ka lënë pas vepra të tjera që moria e analfabetëve po aq dhe e lexuesve që e kanë shpirtin vetëm për ligësira e anatamojnë si skuadrat famëkeqe të pushkatimit.

Çfarë mund të thuhet për Ernest Koliqin këtë soj intelektuali që vetëm i bën nder Kombit tonë për kultuën, shërbimin dhe çka i solli historisë dhe letërsisë kombëtare.  Ky burr i ndritur i Kombit i këndoi gjuhës shqipe me aq mall dhe krenari si: “O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash/ Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku/ Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande…”

Shkollat Shqipe që Ernest Koliqi ngriti në Kosovë, si dhe në territoret etnike nga Rozhaja deri në Peshterë e Pazar të Ri, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Dibër e nderojnë dhe e sjellin në syrin tim si nje Rilindas të vërtetë.  Të ngrije shkollat Shqipe në atë kohë ka qenë shumë e vështirë, ka qenë sakrificë për jetën, ka qenë dashuri për Kombin, ka qenë sfidë me penë dhe kulturë kundër UDB-së dhe regjimit armiqësor jugosllav që ju e keni ëndërr dhe pasion për të gërmuar në arkivat e UDB-së për të gjetur ndonjë perçarjte të ndonjë spiuni serb të cilët e kanë të mëkuar me qumështin e nënës për ta zhdukur Kombin tonë.

Këta korifej bashkëthemeluan revistën “Shejzat” ne Itali.  Këto materiale na sillni ju z.Tare meqënse e ke mundësinë e madhe financiare që ta shetisësh botën me aviona sa herë të hipën në tru të kokës.

Dr. Lazer Radi një tjetër korife i letrave shqipe, i burgosur dhe internuar për 50 vjet me të cilin pata fatin të kem miqësi pas përmbysjes së diktaturës prej disa vitesh deri sa u arratisëm në   vitin e mbrapshtë të 97-ës e kujtonte me një adhurim të veçantë Prof.Ernest Koliqin dhe ja si dëshmote: “Gjuhën shqipe që e mësova aq pastër dhe bukur ja përkushtoj prof.Ernest Koliqit sidomos kur lexova “Hija e Maleve”.  Aty mësova parurinë e gjuhës amtare, mësova artin e magjishëm, mënyrën se si shkruante Koliqi.  Unë erdha nga Prizreni dhe nuk e kishja aq të zhvilluar artistikisht të folurin shqip, por leximi i veprës së tij më mahniti dhe pasuroi botën time për të shkruar libra…”

I vëllai i Ernest Koliqit, Mikel Koliqi, Kardinali i emëruar nga Papa Gjon Pali i dytë është denuar me 40 vjet hejqje lirie nga regjimi diktatorial komunist.

A kështu shpërbleheshin ata qe i shërbenin partisë dhe Enverit duke i vuajtur gjithë familja, vrarë e varur çengelave të zinj?

Kardinali Mikel Koliqi është udhë drite shpirtërore dhe kombëtare vulosur nga udhëheqësi shpirtëror dhe njeriu më karzimatik i botës katolike Shën Gjon Pali i dytë, që të paudhët duhet të marrin pak dritëz dhe t’i largohen verbërisë ekstreme që të çon vetëm në humnerë rrethuar nga korba të zinj.

Në “Vatican News” në përvjetorin e vdekjes së Kardinal Ernest Koliqit shkruhet si:

“E jeta dhe veprimtaria e kardinalit Mikel Koliqi është për të gjithë shqiptarët shembull e testament shpirtëror e kombëtar, pra mbetët një udhërrëfyes për të gjithë ne, se si duhet punuar të bashkuar e në mirëkuptim për një të ardhme më të mirë për popullin e vendin, me një përkushtim e përvujtëri, duke kërkuar e përvetësuar gjithmonë vlerat e vërteta e të shëndosha, njerëzore, shoqërore e shpirtërore e, kulturore e kombëtare.”

Ju drejtohem ju z.Tare per te reflektuar, për ta parë të vërtetën në sy, ju drejtohem të gjithë bashkatdhetareve të mi që e duam kulturën, shërbimin qytetar, qe dinë të vlerësojnë sakrificat e atdhetarëve të vërtetë, që të krenohemi dhe të frymëzohemi nga këta korifej të Kombit.  Ne i kemi këta korifej, por dikush me ligësi ose injorancë hedh baltë ndaj shqetësimi i Faik Konicës është tejet aktual dhe në ditët e sotme kur shkruan se:

“Ne duhet të udhëhiqemi nga dishepujt e kulturës kombëtare ndryshe do te ndodh si:  “Ne vetëm duhet të shikojmë në shpirtin tonë dhe t’i shohim mendjendriturit lartë në qiellin tonë, që në mejtime mbase ende nuk thonë diç, por veç sa s’e kanë humbur durimin të na marrin për veshit si çilimiun e të na ngërmohen: “Kjo është rruga jonë…”

Ernest Koliqi dhe Martin Camaj me veprën e tyre e dënuan dhunën e gjuhës së mashtrimit sepse vetë Camaj do të thoshte: “Dhuna s’asht trmni, por shej ligshtie.”

Për veprën kombëtare që ata lanë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj ngelen dy shërbestarë të jashtëzakonshëm të Kombit.

 

12 korrik, 2020

New York

NË VEND TË POLEMIKËS ME z. AURON TARE – Nga Thanas L. Gjika

Botimi i shkrimit të z. Auron Tare në “Peizazhe të fjalës”, New York dhe mendimet e tij shprehur në TV në Tiranë lidhur me “gjynahet agjenturore” të krijuesve brilantë shqiptarë Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, më shtynë ta rishikoj e plotësoj esenë “Dy kulturat e shoqërisë shqiptare nuk mund të bashkëjetojnë përgjithmonë”. E rishikova dhe e plotësova këtë shkrim duke theksuar se gjatë viteve të diktaturës, e në vijim pas kapitullimit të diktaturës komuniste, për gjallimin e kulturës demokratike shqiptare dhanë ndihmesën kryesore jo njerëzit që krijonin brenda vendit, por pikërisht shkrimtarët dhe artistët që krijuan nëpër burgjet e Shqipërisë dhe ata që mundën të arratiseshin jashtë atdheut. Kjo ndodhi dhe vijon të ndodhë sepse brenda vendit në vitet 1945-1991 nuk kishte kushte reale për krijim veprash plotësisht realiste e demokratike dhe se edhe pas vitit 1992 në Shqipëri klani Hoxha luftoi me anën e klasës politike dhe të medias që të krijohej një frymë mbytëse për kulturën e vërtetë demokratike, një nënvlerësim për kulturën e burgut dhe kulturën që u krijua në arrati. Studiuesi Auron Tare jeton e punon brenda Shqipërisë ku studiuesit dhe krijuesit e kanë vështirë t’i shpëtojnë përpunimit ideologjik prokomunist dhe vijojnë të mendojnë keq ndaj të dënuarve të ndërgjegjes dhe të arratisurve dhe në vend që të merren me studimin serioz të vlerave të veprave të tyre, përpiqen të kapen pas gjëra anësore të qena e të paqena në biografitë e tyre.

* * *

Gjatë viteve të diktaturës nuk u fol kurrë dhe nuk dihej se shumë prej të dënuarve të ndërgjegjes kishin krijuar në fshehtësi vepra letrare e artistike edhe në kushtet e rënda të burgjeve dhe të kampeve të internimit. Për këtë krijimtari partia shtet nuk nuk pranoi se ekzistonte një kulturë e tillë demokratike krejt e pastër, kultura e burgut, që përfaqësohej prej krijimeve të të dënuarve të ndërgjegjes. Për nderin e kulturës demokratike shqiptare të atyre viteve të vështira, u shquan disa nga shkrimtarët e piktorët e burgosur, ose të internuar në kampe pune si piktori e rapsodi Lek Pervizi, poetët Frederik Reshpja, Pano Taçi, Trifon Xhagjika, Visar Zhiti, Pano Tasi, piktori Maks Velo, prozatorët Kasëm Trebeshina, Pjetër Arbnori, Lazër e Jozef Radi, Gulielm Deda (përkthyes), Mid’hat Aranitasi (përkthyes), Pashko Gjeçi (përkthyes), Eugjen Merlika, etj. Këta krijuan ose përkthyen me rrezik koke vepra realiste me përmbajtje kundër shtypjes brenda mureve të burgjeve ferr e të kampeve të internimit. Krijimtaria e këtyre njerëzve përbën aspektin heroik të kulturës sonë demokratike që u zhvillua në vitet e vështira të diktaturës.

Këtyre veprave të shëndosha duhet t’u shtojmë edhe veprat e shkrimtarëve, poetëve dhe studiuesve që krijuan në diasporë pas arratisjes së tyre nga Shqipëria diktatoriale. Të tillë janë shkodranët e shquar Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa, Lec Shllaku dhe Sami Repishti, vlonjati Isuf Luzaj, gjirokastriti Xhevat Kallajxhi, çami Bilal Xhaferri, korçarët Dhimitr Berati, Stavro Skendi e Vasil Germenji, krutanët Musatafa Merlika e Idriz Lamaj, beratasi Namik Resuli, dibrani Isa Elez Ndreu, lumjani Essad Bilali, lushnjari Zoi Shyti, etj.
Ndërrimi i regjimit dhe botimi i veprave letrare dhe artistike realiste të krijuara në burgje, në kampe internimi dhe në arrati treguan se letërsia e realizmit socialist ishte një mish i huaj në procesin historiko letrar e artistik shqiptar. Pikërisht veprat letrare dhe artistike që u krijuan në burgje bashkë me veprat realiste që përmendëm më lart përbënë kulturën demokratike shqiptare në vitet e sundimit të diktaturës komuniste. Kjo krijimtari përbën hallkën lidhëse midis letërsisë dhe artit shqiptar demokratik të Rilindjes e të kohës së pavarësisë me letërsinë dhe artin shqiptar demokratik të ditëve tona e të së ardhmes.

Veprat letrare artistike që u krijuan gjatë kohës së diktaturës sipas normave të realizmit socialist, mbas ndërrimit të regjimit diktatorial ndjehen të vjetëruara dhe askush nuk krijon më sipas atyre modeleve. Sot, të dënuarit e ndërgjegjes dhe shumë njerëz të mirëformuar si Agron Tufa, Çelo Hoxha, Kastriot Dervishi etj kërkojnë që veprat artistike letrare ku është shtrembëruar e vërteta historik të mos pranohen si vepra të vlefshme arti, sidomos filmat socrealistë të mos trasmetohen në gjithë stacionet televizivë, por vetëm në një stacion dhe të shoqëruar me komente prej specialistëve.
Në Shqipëri pas ndërrimit të regjimit diktatorial duhej të arrihej krijimi i një kulture të vetme demokratike, por fatkeqësisht vijuan të gjallojnë ende dy kultura. Njëra demokratike dhe tjetra kultura servile e pushtetit, kultura jo demokratike. Kjo ndodhi sepse para ndërrimit të regjimit, udhëheqja e PKSh-së hartoi variantin shqiptar të planit Katovica që sajoi Mikail Gorbaçovi për sabotimin e procesit të ecurisë demokratike përmes pluralizmit partiak. Pas nërrimit të regjimit u futën me urdhër të klanit Hoxha në partitë e reja politike shqiptare ish-komunistë, ish-sigurimsa dhe shërbëtorë të tjerë të regjimit diktatorial, për të degjeneruar proceset demokratike.
Zbarimi i planit Katovica në Shqipëri solli si pasojë krijimin e një klase politike me njerëz të korruptuar që shkelin lirinë e fjalës dhe kanë krijuar një shtyp e media që i shërben kryesisht interesave të saj. Tek ne pushtetin politik dhe pasuritë e vendit vijuan t’i gëzojnë edhe pas ndërrimit të regjimit besnikët e klanit Hoxha. Kjo situatë ka lejuar që në publicistikë, letërsi, arte dhe shkencat shoqërore propagandohet politika e kastës sunduese të shpërndarë në partitë e mëdha politike si Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Lidhja Socialiste për Integrim, etj.

Ish-krijues të veprave letrare e artistike të realizmit socialist, duke mos dashur të kërkojnë falje për veprat që krijuan gjatë regjimit diktatorial, vijojnë t’i mbrojnë ato vepra, si vepra me vlera edukative, duke mos kuptuar se ky justifikim është një krim i ri, sepse ndihmon në ruajtjen e nostalgjisë ndaj diktaturës dhe enverizmit. Sot në krijimtarinë e tyre letrare dhe artistike këta krijues janë larguar nga kriteret e socrealizmit dhe përpiqen të krijojnë vepra të reja në përputhje me normat e realizmit botëror. Përpiqen t’u ngjajnë shkrimtarëve përparimtarë botërorë, duke i cituar e përmendur. Merren me trajtim temash filozofike, erotike, sociologjike, por gjithnjë duke mos i trajtuar, ose duke i trajtuar sipërfaqshëm plagëve që shkaktoi regjimi komunist. Për t’u dukur modernë trajtojnë tema dashurie e filozofike, por nuk dënojnë krimet e kohës së komunizmit dhe përpiqen të minimizojnë vlerat e letërsisë së shëndoshë demokratike që u krijua në burgjet shqiptare, në diasporë dhe brenda Shqipërisë diktatoriale prej krijuesve të guximshëm që krijuan e vijojnë të krijojnë edhe sot bashkë me krijues të rinj që i dënojnë krimet e komunizmit. Krijuesit e sotëm të kulturës jo demokratike që vijnë nga koha e diktaturës, ose bijtë e kuadrove të përkëdhelur të diktaturës, nga njëra anë përpiqen të nënvlerësojnë krijuesit e kulturës demokratike që krijuan në ato vite të vështira duke sjellë të dhëna biografike që ua njollosin karakterin e moralin këtyre krijuesve, kurse nga ana tjetër përpiqen të dëshmojnë se ata vetë kanë qenë përndjekur (ata ose prindërit e tyre) nga diktatura sepse u ishte kritikuar a hequr ndonjë poezi a tregim nga një vëllim poetik, ose përmbledhje me tregime.
Në rrugë edhe më të gabuar kanë ecur dhe ecin historianët që shkruan Historinë e Shqipërisë të shekullit të XX. Këta e ripunuan “Historinë e popullit shqiptar” të viteve 1912-1939 dhe të 1939-1991 dhe e botuan në vëllimet III dhe IV, botim i Akademisë së Shkencave, si dhe “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” edhe ky botim akademik i vitit 2008-2009. Në këto vepra për hartimin e të cilave morën rrogën dhjetra kuadro akademikë më shumë se dhjetë vjet, shumë dukuri, ngjarje dhe figura historike i interpretuan dhe i vlerësuan si më parë. Në këto vepra krimet e komunizmit nuk janë dënuar, madje nuk përmenden. Kjo tregon se klani Hoxha ka ende fuqi për të komanduar kuadrin shkencor të Akademisë së Shkencave të RSh-së, si dhe shumë krijues të artit e letrarsisë së sotme.
E thënë ndryshe, edhe sot në jetën shqiptare gjallon dykulturësia. Nga njëra anë gjallon kultura jo demokratike, e cila justifikon klasën politike dhe nuk i dënon krimet e komunizmit. Nga ana tjetët gjallon kultura demokratike që krijohet prej ish-të përndjekurve të ndërgjegjes dhe krijuesve të vjetër e të rinj, që kanë kurojo qytetare dhe i dënojnë krimet e komunizmit. Këta trajtojnë në veprat e tyre letrare, publicistike, artistike dhe shkencore probleme thelbësore të jetës shoqërore përmes realizmit si metodë krijuese, kurse në veprat shkencore zbatojnë me objektivitet parimet e historizmit shkencor. Për fat të keq kjo kulturë sot lëvrohet shumë pak brenda vendit për shkak se aty autorët e vërtetë demokratë nuk gëzojnë liri të plotë. Këta mund të botojnë libra në shtëpi botuese dhe shtypshkronja, por librat e tyre nuk popullarizohen dhe nuk vlerësohen si e meritojnë. Media aty është kryesisht në shërbim të klasës politike që i shërbën klanit Hoxha, prandaj kultura e vërtetë demokratike lëvrohet kryesisht në diasporë prej shkrimtarësh e gazetarësh të talentuar si Vehbi Bajrami, Dalip Greca, Ruben Avxhiu, Lek Pervizi, Jozef Radi Radi, Beqir Sina, Elida dhe Skender Buçpapaj, Fatmir Topçiu, Frank Shkreli, Astrit Lulushi, Roland Gjoza, Visar Zhiti, Anton Cefa, Ramiz Gjini, Andon Dede, Fritz Radovali, Ilir Lëvonja, Eshref Ymeri, Pëllumb Lamaj, etj të cilët botojnë kryesisht në gaztat “Dielli” e Illyria” ( Nju Jork) dhe në website “Kuq e Zi” (Bruksel), “Radiandradi.com” (Itali), “VOAL.Ch” (Zvicër), “Fjala e Lirë” (Londër), “Zemra Shqiptare” e Mark Markut, “Albemigrant” e Ajet Nuros dhe Paul Tedeskinit, etj. Kurse Adem Belliu, Këze Kozeta Zylo, etj kanë hapur stacione televizive në ShBA, etj.  Disa të tjerë publikojnë shkrimet e veta në face-book personal dhe në libra me shpenzimet e veta, si politologët Shinasi Rama e Grid Rroi, pelazgologu Mathieu Aref, eruditi Klodi Stralla, shkrimtarë e poetë si Rudolf Marku, Ylli Demneri, Kristaq Turtulli, Petro Dhimitri, Petraq Risto, Gëzim Basha, Luan Rama, Arben Kallamata, Vangjush Ziko, Perparim Kapllani, Klajd Kapinova, etj.
Kësaj kulture demokratike i përket e ardhmja, kurse kulturës servile proqeveritare do t’i vijë fundi shumë shpejt mbas krijimit të shtetit ligjor, kur Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian. Në këtë bashkësi popujsh nuk do të jetë më i nevojshëm dhe as do të pranohet lëvrimi i kulturës servile ndaj pushtetit. Pushteti do të jetë pushtet demokratik i vërtetë dhe si i tillë do të stimulojë jo servilizmin dhe propagandën proqeveritare në media, art, letërsi, shkenca shoqërore e tekste shkollore, por lulëzimin e kulturës demokratike si kulturë e vetme në shërbim të mbarë shoqërisë shqiptare dhe europiane.

E parë në plan tipologjik (përsëritja e tipareve të një dukurie) dykulrutësia shqiptare mund të themi se paraqitet nga njëra anë si rrjedhë e një lumi me ujra të kulluar që rrjedhin drejt detit dhe nga ana tjetër si një tërësi moçalesh me ujra të ndenjur që nuk rrjedhin e qëndrojnë në vend ku qelben. Kultura demokratike shqiptare, që u ka shërbyer interesave të popullit / kombit, përbën ujin e kulluar të lumit që shkon drejt detit. Kjo kulturë ka vijimësi gjatë shekujve XVI-XXI. Ajo është përpjekur të zhvillohet në harmoni me përparimin shoqëror me aspiratat e popullit dhe të interesit mbarëkombëtar shqiptar. Kjo pasuri vlerash kulturore ka për t’u derdhur në thesarin e kulturës së përbashkët europiane.

Kurse kultura jo demokratike, kultura proqeveritare që u ka shërbyer klasave / kastave në fuqi, që ka kërkuar të ruajë statukuonë e të sundojë si hegjemoni kulturore e nomenklaturave politike, përbën ujrat moçalore, që nuk kanë pasur e nuk kanë rrjedhje e vijimësi nga një kohë në tjetrën. Kjo lloj kulture është tharë e zhdukur gjithnjë. Kështu u tha e u zhduk kultura që mbështeti pushtetin perandorak turk, kultura që mbështeti shovinizmin fqinj, monarkinë Zogiste, fashizmin dhe diktaturën komuniste. Kështu do të thahet si ujrat e moçalit edhe kultura e sotme jo demokratike që i shëben kastës në fuqi për ruajtjen e statukuosë. Kjo kulturë nuk ka të ardhme, nuk mund të bashkohet në thesarin e përbashkët të kulturës europiane.

Ecuria e sotme e kulturës demokratike shqiptare në diasporë dhe brenda Shqipërisë e në mbarë Ballkanin Perëndoimor tregon se populli ynë është popull krijues i shëndetshëm dhe pas formimit të shtetit kombëtar do të shpërthejnë edhe më fuqishëm energjitë e tij krijuese.

DOSJE E HAPUR Nga Eglantina Mandia

Kemi afro 50 vjet që jetojmë me makthin e dosjeve. Nuk shpëtojmë dot nga dënimi i ynë. Sapo zuri një farë cipe sëmundja e llahtarisur e përgjimit, na zunë ethet e dosjeve: të hapen, apo të mos hapen, u hapën, s’u hapën, do të hapen apo nuk do të hapen.

Përse këto dilema?

Të gjithë e dimë se cilët ishin persekutorët e spiunët e vegjël (fatkeqët e mjerë) të rrethit familjar a shoqëror ku jetonim. Kjo sillte tjetërsimin, makthin, fjalën e shtirur, mashtrimin, vdekjen e ngadaltë shpirtërore.

I shohim edhe sot fytyrat e tyre me sytë e stërzgjatur, lakmitarë me komplekset e gjuhën gjarpërore që hedh helm e jargë mbi çdo shpirt të pastër. Ndoshta, ky është dhe ngushëllimi i fundit. Pështy e helmo gjithçka.

Dosje të hapura. Dosje të mbyllura. Furtuna në gota uji.

E megjithatë ka dosje gjysmëshekullore, që kanë sfiduar sytë tanë, siç është një vrasje e pashpjeguar e dy vetëvrasje të tre tragjikëve, tejet të njohur të L. N. Çl.

Dosja 1RAMIZE GJEBREA, bijë e një familje me disa breza patriotësh, me nënën nga Kaçaniku. Babai, luftëtar i lirisë, sjell nusen kosovare në shtëpi që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë. Viti 1913, (vit i mbrapshtë i fatit tonë) e ndan nusen nga trojet e veta. A thua prapësia do t’i ndjekë denbabaden?Ramizeja, e bukur, e kulturuar, e talentuar, heroinë e aksioneve më të guximshme kundër fashistëve në kryeqytet, një nga firmat më të njohura të shtypit të L. N. Çl.Me pseudonimin “Zala”, u vra nga shokët e saj pa i mbushur të 21 vjetët.

E kudogjendshmja, e palodhura, fjalëzjarrta Ramize, i dha bukurinë, rininë, dashurinë dhe jetën, idealit të saj, LIRISË.

E megjithatë, u arrestua në Ramicë nga shokët e saj të luftës me disa denoncime absurd të spiunëve vrasës.

Dënimi me procesverbale të humbura (Sa shumë i kam kërkuar nëpër arkiva, krejtësisht kot, për shumë vite).

Të dy fajtorët, Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka në arrest.

Gjyq me dënim të pashpallur. Korrierë që vrapojnë e nuk arrijnë kurrë në destinacion.

Ramizeja e gdhin natën me një pallto ushtarake të hedhur krahëve. Lexon librin “Ditët e fundit të një të dënuari me vdekje”, por nuk e merr dot kurrë me mend, se kjo e dënuar është ajo vetë.Batalioni i rreshtuar në formë rrethi. Heshtje. Ankth. Mars i ngrirë i vitit 1944. Në një cep çelet rrethimi dhe sjellin Ramizenë. Askush nuk e di se ç’po ndodh.Ramizeja ecën e menduar, me pardesynë që ja merr era. Kurrë, kurrë zemra e saj e dëlirë s’e afron pabesinë e vrasjes pas shpine, pa paralajmërim. Po vendimi tashmë, ishte marrë. Moralistët (terroristët më të pamoralshëm) në emër të moralit, urdhërojnë skuadrën e pushkatimit të vajzave të shtien mbi shoqen e tyre.

Një partizane e kësaj skuadre, me duar të dridhura, shtie mbi veten nga tronditja. Plumbi që i ka shënjuar fytyrën, është dëshmitar i asaj dite tragjike edhe sot e kësaj dite.

Ramizeja krejt e befasuar nga plumbat në trupin e saj, ktheu kokën e klithi: “Përse kështu o shokë?!!”Përse? Përse? Përse?…Klithma rrufe u ngjit drejt qiellit të ngrirë të atij marsi. Breshëria rrëzoi të bukurën e dheut, Ramize, mbi tokën që ajo e deshi aq shumë.

Iu dha dhe plumbi i fundit… LAMTUMIRË!

Partizanët mbetën të ngrirë, me shpirt të gjymtuar, gjysmë të varrosur nga ankthi i pyetjes:

“PËRSE? PËRSE KËSHTU O SHOKË?!”

***Dosje të hapura. Dosje të mbyllura.

Sa herë kam dhënë një mendim për këtë çështje, ka filluar përndjekja e Ramizesë dhe shumë e shumë vite, pas vrasjes.

Cerberët e kryeqytetit e heqin shkrimin nga shtypshkronja. Gazetarucët me sy të zbardhur nga tmerri i trimërisë së tyre, klithin: “Kush të ka dhënë ty të drejtën ta rehabilitosh?”KRIMI përplaset me sinqeritetin e lotëve të shokëve të luftës.

Ramizeja zgjon revoltën e shpirtrave të bukur, që pyesin: “Deri kur? Deri kur? Cerberët do të vrasin e rivrasin idealin njerëzor, ëndrrën e aq e aq brezave për liri e drejtësi?

Dosja 2ZAHO KOKA, heroi popullor i Bregut, i tronditur, tre muaj pas vrasjes së Ramizesë e kërkoi vdekjen vetë.

Zaho nuk e dëgjoi pyetjen e Ramizesë. Ai mbahej i burgosur dhe nuk e pa poshtërimin e saj. Po “ligji i luftës” veproi vetëm për Ramizenë. A nuk ishin që të dy “fajtorë pa faj?” Kush pra, e kish të drejtën të shpersonifikonte njeriun dhe për ndjenjën më fluide, për atë që quhet LIRIA e gjithsecilit?

Zahoja e parandjeu të vërtetën e hidhur në burgun e tij, në Ramicë. LIRI të madhe nuk do të ketë më në këtë tokë, derisa të vritet qenërisht LIRIA e secilit.Zaho Koka shkoi vetë në mes të ditës me diell, drejt një mitralozi, që e bëri shoshë e për këtë i dhanë “bujarisht” titullin HERO.

Po populli? Ai mori një plagë për dhimbjen e pashprehur për birin e tij, të vetëvrarin, të bukurin, të pastrin, të thjeshtin, personazhin e tragjedisë që në prologun e saj. Kështu iku djali i fyer. Shkoi vullnetarisht drejt mitralozit, në qershor të po atij viti, dy muaj pas vrasjes së Ramizesë. As “mjeshtrit e mëdhenj” as “qatipët e vegjël”, s’krijuan dot alibi tjetër veç titullit: HERO.

Dikush thotë që në Ramicë Ramizenë e veshën nuse dhe e qanë me ligje. Është e vërtetë, apo legjendë? S’ka rëndësi. Rëndësi ka që populli, (të cilin kujtojnë se e kanë në dorë mendjeshkurtrit), nuk u pajtua me këto VRASJE.KJO ISHTE DISIDENCA E SHPIRTIT TË TIJ, AJO SHQISË E GJASHTË QË MAT TË VËRTETËN E GËNJESHTRËN E FJALËS, KUR KA DHIMBJE TË THELLA. POPULLI HESHT, POR NUK HARRON KURRË…

Zaho Koka vrau veten para dhjetëra dëshmitarëve.

“PËRSE? PËRSE KËSHTU O SHOKË?!!”

Dosja 3NAKO SPIRU, i fejuari i së bukurës Ramize Gjebrea. Braktis klasën e tij të pasur si idealist i kulluar dhe vë veten në ballë të luftës për liri e përparim shoqëror. Kur moralistët perversë i vranë të fejuarën si “shkelëse të besës”, Nakoja e tha burrërisht se i takonte atij ta gjykonte të fejuarën, për jetën e saj intime.

(Alibia e moralit të shkelur s’ishte gjë tjetër veçse një gur që do të vriste zogjtë, një e nga një.FAJI I NAKOS: inteligjenca e jashtëzakonshme dhe intuita për të parë, si po rrëshqisnin në LIMERIN E PAZARLLËQEVE TË BEOGRADIT.

I llahtarisur guxon e thotë se “Po e shesim Shqipërinë”.

Kështu, i paracaktoi fatin vetes. I varrosur si tradhtar. I zhvarrosur si HERO.

Gjithnjë në pritje të një gjëme të re mbi varrin, bustin, emrin. Gjithnjë në lojën e persekutimit të hijeve, kockave e familjeve.

Një makth i pafundE kam njohur nënën dhe motrën e Nako Spirut, të vetësakrifikuarën Leonorë. Kam qënë fëmijë dhe nuk e dija se ç’ndjente e ç’mendonte ajo zonjë e zbehtë, me vështrim të thellë, nën sharpin e zisë së përjetshme.

Nuk e di se përse fytyra e saj dhe e së bijës, më sjellin ndër mend vargjet: “Në një prag e në një derë / plasën si dy qelqe me verë!”Nako Spiru shkruan një karakteristikë (në italisht) për Enver Hoxhën, në vitin 1944:“Me ndihmën e Miladinit e të Dushanit, u fut në formacionet e partisë U bë anëtar i K Q Provizor, duke ndjekur symbyllur, Miladinin Kështu, krijoi pak e nga pak mundësinë, për ta mbajtur me duart e veta Në Konferencën e Partisë zgjidhet sekretar i rekomanduar, si njeri i shquar në luftën kundër fraksioneve Në fakt, është një parti gratis e një kompensim për këto punë Nuk ka bërë asgjë, pa pyetur ekzekutorët e vet e pa ia hapur Miladini, perspektivën Me një inteligjencë mediokre edhe në shkollë edhe jashtë shtetit edhe gjatë punës si profesor, krejt mediokër Gjatë gjithë kësaj kohe, (para krijimit të partisë), me një jetë private aspak të rregullt U ngjit kështu në parti dhe tani dëshiron të jetë i adhuruar, dëshiron t’i ketë të gjithë nën vete e t’i marrë të gjithë nën thundër, dëshiron t’i shohë të tjerët të veckël, të veckël Është i shquar për kompleksin e inferioritetit S’ka asnjë cilësi udhëheqësi Të gjithëve ua frenon iniciativën Në popull, nuk është fare i njohur Edhe aty ku është i njohur, nuk gëzon respekt Në parti po popullarizohet me të gjitha forcat E për këtë ka filluar të njihet, por populli nuk është shumë i sigurt, për kapacitetin e tij”

Kjo karakteristikë e shkruar që në vitin 1944 ishte “krimi “ i Nakos. Pra ishte i destinuar të vritej e të rivritej pambarimisht, së bashku me ekipin e tij tragjik (Ramize e Zaho).Dosje të hapura. Dosje të mbyllura. Lojtare e dëshmitare të tragjedisë së jetës sonë.Le t’i lëmë shpirtrat e dënuar të ferrit, të enden e të përplasen të terrin e tyre, derisa të gjejnë sadopak paqe e qetësi, derisa gjuha gjarpërore (dikur e paguar aq lirë), të mbarojë helmin e vet, derisa puset e qelbit shpirtëror, të shterin, derisa kufomat e gjalla, të marrin më në fund fytyrën e njeriut.Të gjithë e dimë fare mirë, se cilët janë ata. Dosjet s’janë thjesht ca letra të fëlliqura, të varrosura nëpër limere e katakombe.Fatkeqësisht, janë krejt të gjalla, para syve tanë…

Botuar në gazetën “Rilindja Demokratike”, më 14 maj 1994

Adrian Klosi: Një talk-show i Televizionit Austriak, në Mars 1991 ku Camaj ndodhej përballë një ambasadori që mbronte vijën e PPSH-së

Martin Camaj përherë me ne

Nga Ardian Klosi

Sot, shkrimtari dhe linguisti Martin Camaj do të kishte mbushur 85 vjeç. Në dy vjetët që do të kalonin deri sa vdiq, Camaj luajti një rol të jashtëzakonshëm në jetën tonë. Ai ishte shembulli i gjallë i qëndresës në fushën e kulturës.


Botojmë sot për herë të parë bisedën në një talk-show të Televizionit Austriak, në Mars 1991 ku Camaj ndodhej përballë një ambasadori që mbronte vijën e PPSH-së 

Sot, shkrimtari dhe linguisti Martin Camaj do të kishte mbushur 85 vjeç. Një moshë e zakonshme mund të thuash për malësorët e tij të Dukagjinit, sidomos për një njeri aq të përkorë si profesori i Mynihut. Por sëmundja e rëndë që i qe shfaqur që para se të mbushte të 65-at i rrëmbeu jetën më 12 mars 1992.

Ai e dinte shumë mirë që do të vdiste, edhe kur jemi takuar për herë të parë në Innsbruck në shkurt të vitit 1990, mandej shumë herë e ka tematizuar vdekjen në poezinë e tij (Kur të vdes më mbështillni me tesha të leshta/sikurse ishte dokja ndër të parët e mi) ndërsa vitet e fundit ndërtoi me të një parabolë të tërë në formën e një cikli poetik, për mendimit tim nga më të mirët në gjithë veprën e tij: „Palimpsest”.

Takimin e parë me Camajn e kam përshkruar edhe në raste të tjera. Ai erdhi në Innsbruck me shpresën që një poete lokale e atyshme të lëmonte do përkthime të dobëta nga shqipja të poezive të tij.

Unë isha duke mbyllur studimet e mia në atë qytet. Na e ndërmjetësoi takimin albanologu i Innsbrukut Hermann Oelberg, njeri që kishte mbledhur në bibliotekën e Institutit të tij shumë literaturë subversive për Shqipërinë e që kërkonte me të herë pas here të më thyente frikën.

Subversive në pikëpamje letrare ishte vepra e Camajt, e plotë në vëllime të mëdhenj të bukur me ngjyra të thekshme nën motivet e Gjelosh Gjokajt, e vështirë për t’u depërtuar me skemat që kishim ne në kokë aso kohe lidhur me vlerat dhe hierarkitë në letërsinë shqipe. Por një herë që të kishte pushtuar magjia e gegnishtes dhe poezisë së tij, ajo nuk të lëshonte më.

Misteri që fshihej në shumë nga ato poezi, abstragimi i tyre i lartë, të bënte t’i ktheheshe e riktheheshe si ndonjë gote magjike me verë që mbushet vetiu. Ishte një botë gjithë ngjyra që nuk pranonte emërtime të caktuara, si mëngjese të largëta fëminie ku gjithë sendet dhe njerëzit përreth kanë kuptim të thellë e të vërtetë.

Vetë Camaj ishte tejet i përzemërt, me një mirësi të kultivuar, kur bashkohej malësori bujar me europianin erudit. Zëri ishte tejet melodioz, dukej nganjëherë sikur fliste me kantilenë, e nuk e di si këndonte por do çuditesha sikur të mos këndonte bukur me atë zë dhe nuancat e holla që shqiptonte. Sidomos gjermanishten e kishte të kulluar, fjalët të nyjëtuara saktë me një tingëllim Shkodre për të cilin më duket ishte krenar.

Ashtu sikurse Bogdani erdhi në Shkodër për të lëmuar kosovarishten e vet (“m’anshtë dashunë me djersë të mëdha shumë fjalë me ndërequnë ndë dhee të Shkodërsë”) edhe Camaj kishte marrë tingëllimet më të bukura të qytetit të tij, ku pat zbritur dikur fëmijë nga Temali i Dukagjinit për t’u shkolluar në kolegjet e jezuitëve.

Për çudi atë ditë të ftohtë dimri një numër fjalish në shqip i linte të pambaruara, kalonte prej një teme te tjetra, a thua se e nguste diçka ose pse e ndjente pamundësinë që në kohën e mbetur të kumtonte të gjitha sa donte (midis nesh 45 vjet mungesë komunikimi).

Erika e shoqja, ndërhynte herë pas here për ta sjellë te tema për të cilën kishin ardhur. Unë në fillim, nën ndikimin e sa e sa romaneve si Armiqtë ose Mërgata e korbave e kushedi sa filmave të Kinostudios Shqipëria e Re, e ndjeja që kisha përballë armikun klasik (aq më shumë që Camaj shtatlartë kishte veshur një pardësy të çelët dhe e kishte ngritur jakën mbi qafë ngaqë në luginën e Innit frynte erë e fortë).

Por tundimi për ta njohur ishte shumë më i madh se frika, e pastaj kur sheh se ky njeri merret me kulturë dhe poezi të rafinuar dhe jo me diversion, skemat e Kinostudios kthehen në libra për fëmijë të prapë.

Në dy vjetët që do të kalonin deri sa vdiq, Camaj luajti një rol të jashtëzakonshëm në jetën tonë.

Ai ishte shembulli i gjallë i qëndresës në fushën e kulturës, vijuesi i një tradite të pandërprerë në poezinë shqipe të variantit geg që megjithatë kishte hyrë në terrene të pashkelura më parë nga krejt poezia jonë, duke u afruar me motrat më avangarde në kontinent, pa e humbur karakterin e saj shqiptar, përkundrazi me rrënjë shumë të forta në mitologjinë dhe mënyrat shprehëse të Veriut. Camaj ishte shembulli i gjallë edhe i qëndresës në gjuhë.

Ndërsa të tjerët luftonin me pamflete ose teorizime që nuk i dëgjonte njeri, ai e tregoi me vepra të shumta në poezi, në prozë ose dramaturgji se një traditë aq e gjatë letrare nuk mund të vdesë brenda një brezi, edhe pse për këtë qe vendosur më 1972, në kushtet e diktatit nga lart, prej shumicës së përfaqësuesve të asaj që ishte kultura zyrtare e kohës.

Këtë qëndresë ai e zhvilloi edhe në shinat e dijes, me monografi e gramatika të ndryshme, sikurse në Albanian Grammar të tij ku e analizon gjuhën shqipe në tri koinetë kryesore të saj: gegënisht, toskërisht e arbëresh.

Pak për t’u habitur sot, kur Camaj pranohet nga gjithë përfaqësuesit me peshë e me poste të gjuhë-letërsisë shqiptare, kjo anë e personalitetit të tij lihet në heshtje, madje Camaj ngrihet lart më fort nga të gjithë pikërisht prej atyre që nuk duan as t’i dëgjojnë termat gegënishte ose variant letrar geg.

Camaj pati për ne një rol të veçantë edhe si frymëzues për njohjen dhe përhapjen e kulturës së panjohur ose deri më aty të ndaluar shqiptare në Shqipëri.

Në qershor 1991 krijuam Lidhjen e shkrimtarëve e intelektualëve të pavarur “Albania” që e pati pikërisht këtë si synim kryesor të saj: në disa botime të atyre viteve si “Shqipëria zgjim i dhimbshëm”, “Libertas”, “Quo vadis Shqipëri” etj.

Martin Camaj dhe Arshi Pipa ishin nga kontribuesit kryesorë. Pak ditë para se të vdiste i dërgoi me telefon lidhjes sonë këtë mesazh që u bë më pas i famshëm për fjalinë e tij të fundit:

“Të dashun miq e vllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë popull shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron.

Bâtë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt. Martin Camaj.”

Në ditët që pasuan rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë jemi takuar me Camajn në studion e Klub 2, një nga talk-show kryesorë të Televizionit Austriak. Ishin ftuar këtu gjithashtu historiani M. Schmidt-Neke, gazetaria Ch. von Kohl, ambasadori i atëhershëm i Shqipërisë në Vjenë, zëdhënësi i Partisë Demokratike Genc Pollo.

Camaj u tregua edhe këtu i qetë e i matur, megjithë ndërhyrjet e vrazhda e provokuese të ambasadorit që mbronte natyrisht vijën e PPSH e që arriti deri aty sa t’i thoshte tërthorazi Camajt se i paskej duart e lara me gjakun e popullit.

Apo ndoshta Camaj u tregua i përmbajtur se mendonte që mund të hakmerreshin ndaj familjes së tij në Temal, ndaj të vëllezërve Gjergj e Zef që jo pak kishin vuajtur qysh prej arratisjes së tij më 1948? Midis Camajt dhe ambasadorit botë kulture.

Mjaft të vëreje gjermanishten e latuar me kantilenë Shkodre të profesorit dhe fjalitë e rrëmujshme të tjetrit për të bërë dallimin. Sidoqoftë nxora nga kaseta e emisionit të atëhershëm ato fragmente ku ka folur Martin Camaj dhe dialogun që është zhvilluar mes të dyve:

Nga emisioni për Shqipërinë në Klub 2 të Televizionit Austriak, më 2 mars 1991:

Moderatori: Cili është versioni juaj, zoti ambasador [për rrëzimin e monumentit]?

Ambasadori: Unë përfaqësoj këtu si ambasador një shtet dhe një qeveri. Dëgjova këtu çfarë thanë dy zotërinjtë, zoti Klosi dhe zoti Pollo, për mua nuk është asgjë e re.

Studentët ishin futur në grevë urie, kishin kërkesa të tjera të cilat pjesërisht u përmbushën. Duhet të theksoj se nuk ishin aty të gjithë studentët, nuk është nevoja të përgjithësohet kështu.

Në grevë urie ishin rreth 700 studentë. Pastaj, thonë, se u bashkuan me ta edhe punëtorë. Por për mendimin tonë fjala nuk është thjesht për një ose dy monumente. Ekzistojnë forca në Shqipëri që duan të pengojnë zhvillimet demokratike, janë forca regresive, rebele, nëse mund të shprehem kështu, janë forca të errëta që provokuan direkt.

Moderatori: Ju thatë forca të errëta, regresive, cilët keni parasysh me këto?

Ambasadori: Janë forca të errëta. Siç tha dhe zoti Pollo, po të kishte ndërhyrë policia, do të ndodhte gjakderdhje. Këtë dëshironin forcat e errëta. Ka ligje në Shqipëri, ka një ligj greve, që u shkel, ka një ligj për demonstratat, për të cilin kanë rënë dakord të gjitha partitë, që deri në zgjedhje nuk do të ketë demonstrata.

Të gjitha këto u shkelën. Ka një ligj për mbrojtjen e monumenteve, edhe për mbrojtjen e emrit të Enver Hoxhës. Unë nuk do të flas këtu për arritjet dhe meritat e Enver Hoxhës, nuk është ky qëllimi im. Dua të them vetëm se me aktin që u krye aty, u luajt me ndjenjat e popullit. Dhe pikërisht këtë donin të arrinin.

Christine von Kohl: Po kush ishin këto forca?

Ambasadori: Sikur ta dija unë… Por ka të ngjarë të dalë, me siguri.

Moderatori: Siç e kuptoj unë, gjatë vitit të kaluar qeveria e Ramiz Alisë ka bërë përpjekje që me hapa të vegjël të shkohet drejt demokracisë.

Këto forca tani duan të shkaktohet gjakderdhje dhe të pengohen reformat, apo jo?

Ambasadori: Më lini ta mbaroj mendimin. Pas këtij incidenti të gjitha partitë politike, edhe Partia Demokratike, i dënuan këto akte kriminale, që janë penguese për procesin e demokratizimit në Shqipëri dhe duan të çojnë në luftë civile.

Këtu ka një kundërthënie. Zotërinjtë këtu, si përfaqësues të Partisë Demokratike e përshëndetën këtë akt, nga ana tjetër zyrtarisht ka një deklaratë të kësaj partie që i dënon këto akte.

Martin Camaj: Shtjellimet tuaja zoti ambasador, më tingëllojnë shumë të errëta, kurse këto forcat e errëta më tingëllojnë mistike, mistifikim i fakteve.

Edhe diçka që më ka bërë shumë përshtypje, sidomos me rrëzimin e Enver Hoxhës, si letrar: figura e Enver Hoxhës – për ne jashtë Shqipërisë, e unë përfaqësoj në njëfarë mënyre këtu diasporën – është paraqitur si një njeri i dashur, të cilin e adhuron gjithë populli. Kështu nga një person real u krijua një person fiktiv, i cili gjeti pasqyrimin e vet pastaj edhe në letërsi.

Sipas ndjesisë sime ky rrëzim është diçka simbolike, diçka që e ka pritur i gjithë populli shqiptar prej 45 vjetësh. Shtjellimet tuaja (i drejtohet ambasadorit) për demokracinë më duken mjaft të dyshimta, që një bartës, një flamurtar i diktaturës të udhëheqë demokratizimin.

Kjo është një contradictio in termines, që një diktaturë, me policinë, me të gjitha strukturat e saj, të qenkej në gjendje të realizojë demokratizimin në Shqipëri ose ta ndihmojë atë.

Unë jam një emigrant i vjetër, ju natyrisht mund të thoni që unë paraprakisht jam një armik, emri im deri më sot ishte krejt i ndaluar në Shqipëri, po të më kishit parë para e zëmë tetë muajsh, ju me siguri nuk do të ma kishit dhënë dorën, sikurse ka ndodhur shpesh.

Por dua të jem me të vërtetë objektiv. Pra, unë nuk besoj që Partia e Punës së Shqipërisë të jetë në gjendje të udhëheqë proceset e demokratizimit në Shqipëri. Jam shumë i gëzuar që sonte kemi këtu këta dy zotërinj, përfaqësues të brezit të ri dhe unë besoj se brezi i ri sot, që quhen demokratë, se vetëm këta janë në gjendje të realizojnë një demokratizim të vërtetë në Shqipëri.

…Moderatori: Duket e pamundur që dikush në vendet e Lindjes që udhëheq një parti, që është i rrethuar nga shokët e partisë të jetë në gjendje të realizojë me shkathtësi reforma. Shembulli më i mirë është Gorbaçovi që filloi perestrojkën dhe që sot sheh para vetes gërmadhat e perestrojkës.

Martin Camaj: E vërteta është që qysh prej 1945-s e deri më sot në Shqipëri nuk janë realizuar reforma.

Ky është ndryshimi nga partitë e tjera komuniste të Lindjes. Edhe Jugosllavia, madje edhe Rumania, kanë njohur shkallë-shkallë disa reforma. Në qoftë se kuptohen me reforma grindjet në majat e partisë, kjo është diçka tjetër.

Kurse reforma të vërteta, të natyrës ekonomike, pse jo edhe në arte… Realizmi socialist është gjithmonë konstant – kemi një vijë të drejtë nëpër kongreset e partisë, të themi që nga 1948 e deri më sot është gjithmonë po një vijë e drejtë, e patrazuar, pa reforma.

Ambasadori: Në qoftë se ju thoni vetëm një vijë e drejtë, pse jo, ju i keni kthyer kurrizin Shqipërisë, por edhe jeni shumë larg që ta ndiqni Shqipërinë nga Mynihu. Reforma ka patur edhe te ne. Kur flitet për procesin e demokratizimit te ne duhet bërë dallimi me vendet e tjera.

Procesi i demokratizimit te ne ka filluar para një viti, atë e ka nisur presidenti Ramiz Alia duke patur mbështetjen e partisë, ku është sekretar i parë, por edhe të masave të popullit. Ndryshimi është që ka disa që kërkojnë që ky proces demokratizimi të zhvillohet shumë shpejt. Por brenda një kohe të shkurtër u arrit edhe liberalizimi i mendimit edhe pluralizmi i partive. Edhe në të drejtat e njeriut ka arritje. Edhe në ekonomi.

Moderatori: Domethënë ka përpjekje për demokratizim që prej një viti. Por fjala është për më përpara, që nuk ka patur diçka të tillë, këtë po thonit ju apo jo (i drejtohet Camajt)

Martin Camaj: Kjo është e vërteta.

Dhe nuk është e vërtetë që flasim me përafërsi. Dihet që në Gjermani, sidomos në universitete, si për shembull në Mynih, ka specialistë të mirë që janë marrë me problemet shqiptare. Mynihu është qendër për studimet e Europës Juglindore, kështu ka specialistë për ekonominë nga Instituti i Ekonomisë, politologë etj.

Natyrisht të dhënat janë marrë nga „Zëri i Popullit” dhe literatura juaj. Studiuesit kanë qenë përgjithësisht të rinj që e njihnin mirë gjuhën shqipe. Natyrisht e pranoj që ka munguar atmosfera, hollësitë, por konturet e krejt zhvillimit, këto janë regjistruar dhe hulumtuar.

Kështu janë nxjerrë përfundime, janë botuar monografi…
(Pas disa shpjegimeve nga A. Klosi për fetë tradicionale të shqiptarëve, kanunin, periudhën ateiste, zbrazëtinë morale dhe dëshpërimin që shprehet me eksodin, Camaj ndërhyn:)

Martin Camaj: Përsa i takon etikës, moralit, kodeksit, jetës që ka bërë më parë populli shqiptar, dua të ngre një çështje. Meqë ambasadori thotë se unë kam një kohë të gjatë larg…

Moderatori: Më falni, a do të ktheheshit tani?

Martin Camaj: Natyrisht.

Moderatori: Dua të them, a ju lejojnë?

Martin Camaj: Nuk e di…

Ambasadori: Po ju e njihni Shqipërinë, ju e ndiqni zhvillimin në Shqipëri, ligjet, ju i njihni ligjet.

Martin Camaj: Unë desha të ngre një çështje…

Moderatori: Më falni, zoti ambasador, mund t’ju ndërpres sepse po tregoheni shumë misterioz. Ju i njihni ligjet…

Ambasadori: Ata që nuk i kanë ndyer duart me gjakun e popullit, që nuk kanë luftuar kundër popullit, me përjashtim të tyre të gjithë të tjerët lejohen

Moderatori: Ndiheni i prekur ju nga kjo, zoti Camaj?

Martin Camaj: Jo.

Moderatori: Domethënë mund ta bëjë kërkesën në Bonn.

Ambasadori: Sigurisht.

Martin Camaj: Më mirë po pres edhe pak derisa këta të dy (tregon nga Klosi dhe Pollo) të vijnë në pushtet. Unë jam një tjetër gjeneratë, por identifikohem me gjeneratën më të re. Këto janë çështje personale dhe jo fort të rëndësishme.

E rëndësishme është ajo që kam vënë re, që familja shqiptare, struktura e familjes shqiptare është e tronditur. Kjo është shumë keq për një shoqëri që nuk është shkëputur ende nga patriarkati.

Ka edhe probleme të tjera, p.sh. ajo çka më bën shumë përshtypje dhe më brengos, sidomos kur hyj në bisedë me emigrantët e rinj, mësoj se në një shoqëri të ashtuquajtur, teorikisht, pa klasa, ka të privilegjuar, më pak të privilegjuar, pastaj është masa, masa që mban ekonominë, pra makineria prodhuese, dhe edhe sot, në vitin 1991, ka të deklasuar.

Ambasadori: Ç’do të thotë të deklasuar?

Martin Camaj: Të deklasuar? Domethënë që nuk kanë të drejta, nuk kanë prestigj… ju e kuptoni mirë ç’do të thotë të deklasuar.

Ambasadori: Po kë keni ju parasysh me këtë?

Martin Camaj: Për shembull çdokënd që ka qenë një herë në burg. Ose priftërinjtë, hoxhat, e gjithë kategoria e tyre, me aq sa jam i informuar, këta përbëjnë një klasë të deklasuarish…

Më dt. 6.3.1991 Camaj i shkruante një letër Gjon Sinishtës në universitetin e San Franciskos, botuesit të Buletinit Katolik Shqiptar. Ndër të tjera i tregonte për emisionin „Më 2 marc, javën që shkoi isha në Vjenë ku u mbajtë në televizionin ustriak një talk-show mbi Shqipërinë… Klosi e Pollo mbajtën anën time në diskusion: ambasatorin e bâmë pupletë derisa iu muer goja, si belbacakut. Ashtë e para herë që dal e diskutoj në një talk-show dhe e kalova provimin.”

 

XXIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Profesor Rasim Bebo: Patër Gjergj Fishta kundër errësirës – Përgatiti Fritz RADOVANI

XXIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Profesor Rasim Bebo: Patër Gjergj Fishta kundër errësirës – Përgatiti Fritz RADOVANI

Patër Gjergj Fishta kundër errësirës

(Botue 2013)

Fishta është autor i gjithësejt 37 botimeve letrare, emri i tij është i lidhur në mënyrë të pashlyeshme me një vepër të vetme, madje me një nga krjimet më mahnitëse në mbarë historinë e letërsisë shqiptare, që Norbet Jokli në Enciklopedinë e Madhe Gjermane e ka quajtur “Kënga e këngës së Ballkanit Lahuta e Malcis Shkodër 1937.

 

 

Gjama mbi kostum e Martin Camajt ne vitin 1992!… – Nga Gjon NEÇAJ


Martin Camaj, shkrimtari dhe albanologu i shquar shqiptar. që kaloi një pjesë të mirë të jetës në Gjermani me një karrierë të ethshme akademike, ku dhe ndërroi jetë më 1992, është vajtuar me gjamë burrash si qëmoti. Veç kësaj, ai është qarë me lot e kujë prej grash e burrash njëherësh, duke qëndruar i pajetë para tyre në fshatin e lindjes, jo me trup, por me kostum.
Kjo tregohet nga 80-vjeçari nga Palçi i Merturit, Gjon Pjetra, gjamatar i njohur. Ai thotë se duke u qëndruar besnik zakoneve kanunore, të afërmit dhe banorët e fshatit Temal të Dukagjinit, me njoftimin e ikjes nga kjo botë e birit të tyre, Martin Camaj, i cili u kishte munguar prej rinisë së tij, vendosën atë mesmarsi të vitit 1992 që në kullën e Kolë Camajt të hapnin dyert e mortit.
E sipas zakonit, kur mejti (kufoma) nuk është e pranishme, vendosen rrobat e tij e qahet mbi to. Martin Camaj i kishte dërguar para disa kohësh vëllaut të tij një kostum, këpucë e këmishë, të ruajtura në arkën e nuses së tij.
E të afërmit, siç tregon plaku Gjon, me dhjetra burra e kanë vajtuar Martinin me vaje e gjamë sipas zakonit të lashtë, duke ardhur në mort prej krahinave të ndryshme të malësisë, Shala, Shoshi, Pulti, Nikaj Merturi, Malësi e Madhe, Iballë e deri nga Gashi e Krasniqja.
Kështu pra, akademiku i ndjerë, themelues dhe më pas drejtues i Katedrës së Shqipes në Universitetin e Mynihut, është ndoshta i vetmi person me stature intelektuale perëndimore që është vajtuar me gjamë, një ritual i lashtë kanunor i Malësisë së Veriut të Shqipërisë, ku burri jo vetëm qan – ndryshe nga ç`thuhet në një tjetër linjë tradite se burri që është burrë nuk qan – por madje edhe vajton, duke e shoqëruar vakinë e vdekjes me një kujë të pazakontë të dalë prej gjokse e gurmaze burrash.
Përflitet se rituali i rrallë i gjamës së burrave, jo vetëm vjen që nga koha e Skënderbeut, por që dhe mundet të ketë të bëjë direkt me të, në çastin kur ai ka ndërruar jetë.
Sipas gjamatar Gjonit 80-vjeçar, këtë mendim e ka përforcuar edhe një tjetër gjamatar i njohur nga Nikaj Merturi, Zef Prend Pepkolaj, që ka vdekur tashmë. Nga mërzia e vdekjes së Skënderbeut , paska shpjeguar ai,e përhapur kjo gojë më gojë, princi Lekë Dukagjini paska bërtitur me të madhe, duke rrahur gjoksin, shkulur flokët dhe gërvishtur fytyrën e tij, derisa është mbuluar në gjak.
E prej këtij çasti, ka lindur më pas tradita e vajtimit me gjamë të të vdekurve, jo vetëm prej grave por dhe prej burrave.
Sipas rregullave zakonore, gjama nuk mund të nisë nëse të paktën nuk janë 10 burra. Sa më shumë burra që i bashkohen këtij rituali aq më i madh është respekti për të vdekurin. Por kjo vlen vetëm për të vdekurit meshkuj. Sepse për ato femra, vajtojnë gratë.
Pas ndalimit nën komunizëm, rituali i gjamës së burrave ndaj të vdekurve meshkuj u ringjall sërish. Rasti i Martin Camajt e tregon më së miri këtë fakt.

Albanologu Demiraj: Camaj i rekrutuar nga UDB? Tare ka bërë interpretime mbi dokumente, të shohim ç’do të shkarravisë në pjesën të dytë të atij shkrimi

Njohës i mirë i veprimtarisë jetësore të shkrimtarit, si dhe i “fashikullit” të tij, të cilin prej 2 vitesh tregon ta ketë si pjesë të bibliotekës, profesor Demiraj hedh dritë mbi të gjitha fragmentet e dyshimta të shkrimit, që, sipas tij, Tare i ndërton në bazë të interpretimeve individuale.

 

TIRANË- Botimi 37-faqësh i studiuesit Auron Tare, “Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin”, i servirur fillimisht në trajtën e studimit (ndonëse autori e cilëson si një shkrim të tijin), synon që në krye të herës të na paraqesë një anë të panjohur të këtyre dy personaliteteve. Copëza arkivore e, siç studiuesit e konsiderojnë, “shumë hamendësime në të”, të cilat tentojnë çmitizimin e personaliteteve si Camaj, që gjendet me hov e në mënyrë të përsëritur në grackën e zhurmës mediatike.

“Panorama”, për të kuptuar më shumë rreth Camajt “të pazbuluar” që paraqitet në këtë shkrim, ka kontaktuar profesor Bardhyl Demirajn, studiuesin albanolog, i cili ka përgatitur për botim të gjithë veprën e shkrimtarit. I cilësuar si “Biri, trashëgimtar në Mynih”, profesor Demiraj, prej 2 dekadash, drejton Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin elitar “Ludwig-Maximilian”, të cilën e konsideron si pjesë të Camajt.

Njohës i mirë i veprimtarisë jetësore të shkrimtarit, si dhe i “fashikullit” të tij, të cilin prej 2 vitesh tregon ta ketë si pjesë të bibliotekës, profesor Demiraj hedh dritë mbi të gjitha fragmentet e dyshimta të shkrimit, që, sipas tij, Tare i ndërton në bazë të interpretimeve individuale. Studiuesi tregon më tej se si Camajn, ndryshe nga ç’thuhet në botimin e Tares, pas pak ditësh arrest e detyruan të firmoste një dëshmi në dialektin tosk e shumë larg stilit të tij gjuhësor.

Martin Camaj dhe bashkëshortja e tij, Erika
Martin Camaj dhe bashkëshortja e tij, Erika

Ai hedh poshtë mundësinë e një “sponsorizimi” të dyshimtë nga shteti jugosllav (apo UDB) dhe tregon se si Camaj e fitoi bursën universitare, apo sesi nxirrte bukën e gojës me punën e tij si mësues. Hipotezat lidhur me Komitetin e Prizrenit, ai i konsideron si plagjiature të Tares, ndërsa sjell një tjetër version për punësimin e hamendësuar të tij në “Radio Beogradi”. Po ashtu, Demiraj tregon për qëndrimin e tij ndaj komunizmit dhe raportin me Kosovën.

Profesor, pak ditë më parë Auron Tare botoi në “Peizashe të fjalës” një shkrim 37-faqesh lidhur me veprimtarinë e mundshme të Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, si informatorë të agjencive të huaja të spiunazhit. Ç’mendoni për një trajtim të tillë të këtyre dy personaliteteve, duke e shkëputur me ftohtësi veprimtarinë e tyre letrare nga ajo jetësore apo politike, shpesh edhe bazuar në aludime apo të dhëna jo të plota?

Më lejoni fillimisht t’ju falënderoj që më vutë më parë në dijeni lidhur me këtë shkrim, çka më zbriti menjëherë në tekst dhe më orientoi natyrshëm edhe në debatin mediatik që ka nxitur. Si shumëkush që pjesëmerr në mënyrë aktive në këtë diskurs social, as unë nuk e kam të lehtë të sillem aq gjakftohtë, sa të shtrohem këmbëkryq duke shkëputur aktivitetin e pazakontë intelektual dhe angazhimin social të këtyre dy personaliteteve në historinë e kulturës shqiptare. Megjithatë, do të provoj një herë, meqë tash edhe mua gjuha më shkon aty ku po më dhemb dhëmbi, pra, do të përqendrohem thjesht dhe vetëm në klasifikimin e dokumenteve arkivore që janë ndërkohë juridikisht të deklasifikuara, por që autori në fjalë i përcjell si sensacione të ditës.

Në këtë botim, Tare paraqet fragmente të dhënash arkivore dhe hamendëson për një lidhje të mundshme mes Camajt dhe UDB-së, si bashkëpunëtor i kësaj të fundit. Diçka të tillë ai e pohon edhe bazuar në “privilegjet” që, sipas tij, ka gëzuar në shtetin jugosllav; si p.sh. mbështetja financiare gjatë studimeve, punësimi në “Radio Beograd”, anëtarësimi në Komitetin e Prizrenit (që ishte i lidhur me UDB-n) etj. Si i komentoni ju këto interpretime të fakteve që ai sjell?

Janë, në fakt, disa pyetje që ju i përmblidhni në një, qoftë edhe për arsye të hapësirës në gazetë. Po lejohem të përgjigjem sa më shkurt: Së pari, me lejoni të theksoj se në këtë shkrim nuk ekziston ndonjë fragment arkivor, me të cilin autori do të mundë të rëndonte sadopak emrin e Camajt si bashkëpunëtor i UDBsë. Në ato faksimile që z. Tare i vë lexuesit në dispozicion, unë nuk lexoj gjëkundi të shkruhet e zezë mbi të bardhë se Camaj qenka rekrutuar dikur nga UDB-ja. Aty përballemi thjesht dhe vetëm me interpretime individuale të një autori të pastërvitur, që rrëmon në informacione operative të dy shërbimeve sekrete: CIA dhe Sigurimi Shqiptar. Ndër to, atë më pikantin, informacionin që kumton anëtarësimin e ri të Camajt në Komitetin e Prizrenit dhe se si ai punuaka ndërkohë në “Radio Beogradi”, lejohem ta konsideroj më fort si plagjiaturë e z. Tare, meqë ka thuajse tre vjet që ka dalë në mexhlis prej sivëllait të tij Salih Memeti (“Panorama”, 31 korrik 2017), i cili po ashtu përzgjedh e seleksionon mbetje arkivore të njërit apo tjetrit shërbim sekret. Së dyti, edhe “privilegjet” që paska gëzuar Camaj në Jugosllavi janë interpretim individual i z. Tare. Camaj, si shumëkush ndër refugjatët shqiptarë të kohës në ishJugosllavi, mund të ketë qenë vazhdimisht nën survejimin e segmenteve të caktuara të UDB-së. Por që të fitoje atëbotë një bursë studimi universitar, nuk ka qenë aq e vështirë sa të ngjishje patjetër në brez lugën e çorbës së prishur. Janë një numër të rinjsh të shkolluar, refugjatë të kohës e miq të kahershëm të Camajt që e gëzuan një bursë të tillë, si p.sh. Hilë Topalli apo Genc Korça. Gjithsesi, secili e kish mendjen t’i linte pendët një orë e më parë atij vendi më synim Perëndimin dhe Amerikën. Po ashtu, në bazë të të dhënave të arkivave shkencore universitare (LMU, Monacensia Munih/ RFGJ), mund të mëtojmë pa rrudhur vetulla e mbyllur sy se Camaj e fitoi atë bursë me këllqet e veta. Të mos harrojmë se, ja ashtu, edhe me status refugjati, Camaj e nxirrte vetë bukën e gojës si mësues në Tuz dhe mori formim të mirëfilltë pedagogjik në shkollën e njohur të Pejës (1950).

Së treti, Camaj i është përkushtuar në Beograd tërësisht jo vetëm studimit universitar në fushat romanistikë dhe sllavistikë, por edhe punës së mirëfilltë shkencore-filologjike. Në një periudhë për më pak se tre vjet (1951-1953), ai i dha dorën e parë edicionit kritik dhe përkthimit në frëngjisht të fjalorit të Kristoforidhit (Athinë 1903). Nuk di ç’shkollë ka bërë z. Tare e sa ia thek në punë shkencore e sa kohë i kanë marrë. Pra, është e kotë të kalosh në debat me të në nivel shkencor-intelektual e të mësosh prej tij se sa është në gjendje sot një student të marrë përsipër tagrin e rëndë të filologut. Pra, jeta e tij në Beograd nuk ka qenë fushë me lule, siç mëton z. Tare.

Së katërti, t’i biesh me një të rënë lapsi Komitetit të Prizrenit (Lidhja e Emigrantëve Politikë Shqiptarë) sikurse të gjitha organizatave të tjera politike shqiptare në mërgim si antishqiptare dhe pjellë e shërbimeve të huaja sekrete, kjo dëshmon thjesht se nuk jeton ende me realitetin bashkëkohor, por je puthadoras i mentalitetit të dikurshëm hoxhian, kur të gjithë jetonim si në rrethim, ndërtonim bunkerë e rendnim drejt pikave të shpërndarjes sapo dëgjonim akronimet UDB, CIA, BND, KGB etj.

Së fundi dua të shtoj atë pasiguri që mbart në vetvete informacioni (edhe) i z. Tare, se Camaj paska punuar në “Radio Beogradi”.

I sigurt është vetëm punësimi i së shoqes në atë institucion, të cilën gojët e liga vijojnë ta “damkosin” si serbe dhe si e bija e ish-nënkryetarit të Bashkisë së Beogradit. Le ta mësojë edhe z. Tare se nëna e saj ishte me origjinë shqiptare, andaj e njihte dhe e studionte gjuhën e nënës njëlloj si Martini. Për më tepër, ç’të keqe do të kishte xhanëm që një i ri me formim intelektual të patëmetë, të merrej edhe me gazetari për do para xhepi. Mos kanë qenë gjë agjentë me lang e me plang të gjithë punonjësit e “Radio Tiranës” në kohën e Dullës? E mbyllim më mirë këtu këtë mesele, duke i rekomanduar z. Tare që t’u kushtojë vëmendje edhe memuareve e shkrimeve që trashëgojmë prej sojit farëmirë shqiptar të asaj kohe, si Genc Korça, Àt Daniel Gjeçaj, Mustafa Merlika (Kruja), Ton Koka etj.

Profesor, nga botimi i Tares, një lexues mund të krijojë gjithsesi idenë mbi Camajn dhe Koliqin si “antiatdhetarë”. Veçanërisht kur në bazë të firmës që Martin Camaj vendos në dëshminë kundër një grupi jezuitësh në 1948-ën, hamendësohet se ai mund të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Për një të arratisur si Camaj, sa qëndron një interpretim i tillë?

Atë fashikull, me të cilin z. Tare krekoset si kaposhi majë plehut – falja Zot mëkatet! -, unë e kam në bibliotekën time personale prej më shumë se dy vitesh dhe e konsultoj herë pas here e rast pas rasti. Dua të falënderoj me këtë rast Autoritetin e Dosjeve që ma vuri të plotë në dispozicion, madje pa sigël në çdo faqe, meqë pati mirëbesim në personin tim si studiues serioz i Martin Camajt. Sigurisht, duke qenë i tillë, unë nuk kam pasur e hëpërhë as nuk kam ndërmend të prononcohem ndaj fakteve jofatlume në gjithë atë material ogurzi, e jo më t’i botoj dikur si faksimile në publik; qoftë edhe për arsye thjesht etike ndaj personalitetit të papërsëritshëm të Martin Camajt. Sa u përket nënshkrimit të deklaratave dhe formularëve të gatshëm të asaj natyre, le t’i referohemi më mirë poetit dhe shkrimtarit të shumëvuajtur Visar Zhiti në shkrimin e tij në “Peizazhe të Fjalës” (7 korrik). Është ai, si shumë e shumë intelektualë e klerikë të pafajshëm, që ka përjetuar dhe dinë mirë se ç’do të thotë “ferr komunist”. Unë dhe z. Tare nuk kemi të drejtë as morale e as shoqërore të mbledhim buzët e të pështyjmë në supë, se nuk jemi në gjendje as të përfytyrojmë tmerrin dantesk në qelitë e asokohe. Lejohem të shtoj vetëm se kush është në gjendje të lexojë faksimilen e deklaratës së firmosur prej Martin Camajt dhe ka ndopak idenë e gjuhës dhe të stilit të tij, mëson shumë lehtë se Camaj është thjesht personi që pas gjase është detyruar vetëm të firmosë pas pesë ditësh arresti një shkresë të gatshme në dialektin tosk. E theksoj jo vetëm në dialektin tosk, por sidomos pas pesë ditësh, me kuptuar lehtë rrethin “e dhjetë” të ferrit që mund a duhet të ketë përjetuar edhe i riu 22/23-vjeçar Martin Camaj. Siç më kumton gojarisht Visar Zhiti – i cili më përlot, kur më quan mik – dëshmitar okular i atyre ditëve ishte poeti Pano Taçi, i pandehuri i radhës, që ndau atëbotë qelinë me Martin Camajn e pas sa e sa vitesh një tjetër qeli me Visarin. Last but not least, në rast se z.Tare do t’i përmbahej vërtet një detyrimi etik-qytetar ndaj një personi që nuk jeton mes nesh, mund e duhej të kishte botuar së paku paralelisht faksimile të radhës, shi sosh ku hienat e hetuesisë mallkojnë me ofshe e me afshe, se si ua hodhi e u la pendët brezi i kuq [siç! – bregu i kuq: B.D.] e shkoi e na u arratis bashkë me ata, të cilët pritej t’i spiunonte. E kuptoj shumë mirë z. Agron Tufa kur komenton me këtë rast gjithë mllef se Camaj me atë akt u tregoi “gishtin e mes..” Sigurimit Shqiptar dhe sistemit që e polli. E meqë z. Tare aludon shpesh në shkrimin e tij se mos ndoshta Camaj kishte marrë me vete në Jugosllavi edhe lugën e çorbës së prishur të Sigurimit Shqiptar, nuk kemi më asnjë arsye të mos e pandehim z. Tare si manipulues të ndërgjegjshëm të burimeve operative shtetërore të kohës. Të shohim ç’do të shkarravisë në pjesën të dytë të atij shkrimi, bash sipas motos a-machiaveliste “mjetet justifikojnë qëllimin”.

A ka qenë Camaj antikomunist? Nëse po, cilat janë argumentet që ju sillni për këtë?

Më mirë të saktësojmë duke mëtuar se Camaj nuk ka qenë komunist; po ashtu as vepra e tij shkencore e letrare nuk e pranojnë ngjyrën e kuqe. Që Camaj nuk ka dalë atëbotë me pushkë maleve me vrarë e me prerë jetë njerëzish; e që nuk është çjerrë më pas me nëme e me gjëmë ndaj komunizmit aziatik (Gj. Fishta), kjo sjellje e ky qëndrim mund të kenë disa arsye. Ndër to, më e thjeshta, pra, më bindësja, është niveli i tij lartë qytetar-intelektual, por edhe drejtimi redaksional për sa a sa dekada i revistës kulturore-letrare “Shêjzat – le plejadi” e më pas edhe pozicioni i tij si profesor ordinar dhe nëpunës i lartë i Shtetit të Lirë të Bavarisë (RFGJ). Dikush që e ka kaluar nëpër duar atë revistë, e kupton shpejt se si Camaj di të godasë dhe të vrasë me pambuk qoftë komunizmin, qoftë tipiken në letërsinë e realizmit socialit, sikurse edhe heronjtë pozitivë ulokë që solli e polli ideologjia dështake e kohës. Është pikërisht kjo revistë që përfaqësoi denjësisht kulturën qytetare shqiptare në mërgim. Por këto janë gjëra të holla, andaj edhe z. Tare u ka bërë dalje qysh në fillim të shkrimit të vet.tare

Para largimit për në Itali, Camaj u shkruan një letër dy miqve të tij, ku duket se në njëfarë mënyre është i përndjekur nga regjimi jugosllav. Në dijeninë tuaj, sa i vërtetë mund të jetë ky fakt?

Pretendimi i z. Tare se Camaj nuk hoqi dorë ashtu kot nga puna e rehatshme në Radio, madje duke shtuar se jo më kot nuk paska bërë as “martesë zyrtare në kishë” – pra, sipas kësaj logjike i bie të ketë bërë vetëm martesë jozyrtare në zyrat shtetërore të gjendjes civile (?) -, këto lejohemi t’i klasifikojmë lehtë si ëndrra në diell e me sy hapur. Fakt është që Camaj nuk shihte asnjë të ardhme e karrierë profesionale në atë vend. Dhe Camaj, më shumë se përkthyes dhe spiker në radio – edhe sikur të ketë qenë (???), donte të ishte shkrimtar dhe studiues njëherësh. I vetmi studiues albanolog në Jugosllavinë e asaj kohe ishte Henerik Bari? në Universitetin e Sarajevës. Tek ai u paraqit Camaj menjëherë – e nuk e çoi UDB-ja – pas studimeve dhe falë mbështetjes së tij fatlume që pa te Camaj një albanolog me të ardhme të spikatur, Camaj fitoi një vend doktorature në atë universitet. Ja që fati i pafat e solli që Bari?-i të ndërronte jetë po atë vit, kështu që në punë karriere profesionale Camaj mbeti mes katër rrugëve. Këto rrethana i ka sqaruar thukët dhe bindshëm në kujtimet e tij miku fanmirë i Camajt, Ton Koka, një ish-agjent në profesion i CIA-s, por njëherësh shqiptar dashamir në zemër e në shpirt. Këto rrethana nuk i merr se nuk di as t’i marrë në konsideratë z. Tare, edhe pse kujtimet e Kokës janë bërë publike, madje janë botuar pjesërisht edhe në portalin e Peizazhe të Fjalës (Demiraj: Profesori Zeta, 30 mars 2020). Ndryshe qëndron puna në interpretimin që i bën z. Tare korrespondencës private të njërit apo tjetrit refugjat, edhe pse ajo gjendet e arshivuar bash aty ku s’duhej të ishte. Kjo është një ndërhyrje e dhunshme në sferën private të një qenieje humane. Mendoni sikur z. Tare të kishte në dispozicion e të botonte me radhë deponimet në zyrat e refugjatëve të atyre qindra-mijëra familjeve, të rinjve e të rejave shqiptare që lanë vendin e shumë lanë edhe kokën në vitet 90-të e deri sot e gjithë ditën për një jetë më të mirë në Perëndim. E në këtë rast nuk bëhet fjalë më për lapsus a lajthitje të pavullnetshme, por për mëkat mortor e dhunim të vetëdijshëm të të drejtave elementare, që gëzon çdo qenie njerëzore e kësaj bote. Këtë akt barbar z. Tare nuk ia lan dot as Joni e as liqeni i Butrintit, ku numëron pushtetarët që pjekin qengja në hell.

Bazuar edhe në veprimtarinë e tij letrare e kulturore, ç’mund të na thoni për raportin e Camajt me Kosovën?

Raporti i Camajt me Kosovën është pasqyruar qartë në botimin e veprës së plotë të atdhetarit dhe eruditit Mustafa Merlika; po ashtu është përsëritur në disa revista serioze si “Hylli i Dritës” (3-4 [2014] 176-183). Nuk flas këtu për interpretime dhe komente alla-tarçe, por gjykime të mirëfillta që na ka lënë trashëgim penda e artë e Martin Camajt. Por ja, kështu e solli jeta, për veprën e tij letrare, shkencore dhe qytetare na duhet të mbyllim gojën, meqë z. Tare nuk shfaq interes konkret.

Sa përket veprës letrare të Martin Camaj, a ka pasur ajo elementë antikomunistë?

Po për sa u përket vlerave atdhetare të kësaj vepre, ç’mund të na thoni? Dalim këtu jashtë qëllimit të kësaj interviste, andaj ju lutem vetëm të citoni fjalët e shkrimtarit të madh: “Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj së madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha”. (Kadare: Camaj. Vepra I. Onufri, Tiranë 2010, 14)

A keni mundur ta njihni nga afër Camajn. Nëse po, çfarë do veçonit nga këto takime?

Camajn nuk kam pasur fatin ta njoh personalisht, edhe pse e takoj shpesh, shumë shpesh, veçse në mënyrë virtuale. Njoh mirë trashëgiminë e tij letrare, shkencore e arkivore dhe angazhimin e tij social. Pjesë e tij është edhe Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin tashmë elitar Ludwig-Maximilian të Mynihut (RFGJ) e që unë kam fatin e madh ta drejtoj prej vitit 2000. Fryt i këtyre takimeve është përgatitja për shtyp e gjithë veprës së tij letrare në dhjetë vëllime (Onufri, Tiranë 2010), një vëllim përkujtimor në gjuhë të huaj, ku ka pjesëmarrë me artikuj të cemtë ajka e albanologjisë ndërkombëtare në kohën tonë: “Wir sind die Deinen” (= Ne jemi të tutë. Harrassowitz. Wiesbaden 2010, 600 f.). Mund të përmend edhe realizimin e dy simpoziumeve shkencore (2005; 2015), të filmit dokumentar “Martin Camaj i papërsëritshëm” (Radi – Demiraj – Kuri 2012), si edhe diku te 15 artikuj shkencorë e shkrime të natyrës divulgative në revista shkencore, periodikë e gazeta shqiptare. E kuptoni tani besoj se çfarë shije të hidhur më ka lënë shkrimi i mjerë i z. Auron Tare.

(Marrë nga Panorama)

Ndreca: Dalja e dosjes 456 të Camajt në mënyrë të Paligjshme. Gentiana Sula firmos urdhër hetimi

Pas intervistës në News24 e “Gazeta Shqiptare” të studiuesit Ardian Ndreca që denoncoi publikisht daljen e dosjes së Martin Camajt në mënyrë të paligjshme, Kryetarja e Autoritetit për Informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Gentiana Sula ka firmosur një urdhër hetimi.



Në një postim në “Facebook”, Sula bën të ditur se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

“Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij. Ndërkohë AIDSSH do te vazhdoje te zbatoje me rigorozitet ligjin, duke garantuar qasjen ne dokumentet e Sigurimit, edhe për figurat historike.

Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi”, deklaron Sula.

Tri ditë më parë, studiuesi Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbaniana në Romë u tregua shumë i ashpër, ndaj studimit të Auron Tares për Ernest Koliqin e Martin Camajn. Ai hodhi akuza se dosja nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Për të, studimi është pa metodë shkencore, pa rend logjik. “Përpiqet të denigrojë figurën e Camajt. Tare e mori dosjen në mënyrë të paligjshme.” Ai i jep një tjetër lexim situatës, duke hedhur hije dyshimi mbi arsyet e përdorimit të disa dokumenteve, ndaj ka një thirrje për Autoritetin e Dosjeve.  “Ka përpjekje për të hedhur baltë mbi klerin katolik. Baltë mbi shkrimtarë e artistë të asaj kohe. Nëse Autoriteti e lejon, humb misionin e tij”.

“Patër Anton Harapi që gjykohet n’kët sallë ku ngjan se çdo za njerziet s’ka ma vend, është një shqiptar i kulluar…”- Zbulohet mbrojtja në “Gjyqin e Regjencës” në ’46-ën

Memorie.al publikon dokumentin e plotë të mbrojtjes që i bëri Patër Anton Harapit në “Gjyqin e Regjencës” në marsin e vitit 1946, avokati i tij, Dr. Spiro Stringa, i cili që në atë kohë dhe më pas, nga kolegët e tij avokatë e jurist të njohur që ishin diplomuar në universitetet më të prestigjoze të Perëndimit, është cilësuar si një nga mbrojtjet më brilante që mund të jenë bërë në të gjithë gjyqet e vëndeve komuniste të Europës Lindore, ku u gjykuan dhe u dënuan “kolaboracionistët dhe armiq e popullit”.

E gjithë fjala e mbrojtjes së avokat Stringës, i cili pasi i bëri një “pasqyrë” të plotë të gjithë jetës dhe veprimtarisë fetare, atdhetare e politike të Patër Antonit, publikoi aty edhe disa deklarata dhe dëshmi që ai u’a kishte marrë disa emrave të njohur, si profesor Gabriel Meksit, Age Grudës, etj., të cilët hidhnin dritë mbi të kaluarën atdhetare e patriotike të Harapit, si dhe ndihmën e madhe që ai u kishte dhënë komunistëve në periudhën e pushtimit gjerman të vëndit, duke nxjerrë nga burgu apo u falur jetën shumë prej tyre.

“Patër Anton Harapi, nji emën i njoftun në këtë Shqipëri të vogël, dhe pra nuk ka nevojë me ju a paraqitë, sepse ay njihet si nji Shqiptar i kulluar dhe idealist. Kush ka pasë mundësinë me kuvendue me Patër Anton Harapin, asht largue me kujtimet ma të mira se ka pasë përpara syvet nji burrë në plotkuptimin e fjalës, siç e përfytyron katundari, malsori dhe qytetari. Kush nuk asht prekun, Zotrinj Gjyqtarë, nga zëri i Patër Anton Harapit, kur ky, pa droje, ka ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave Shqiptare, atëhere kur Shqipnija ishte një utopi, një andërr, nji meteora. E, mirë Zotrinj Gjyqtarë, këtë andërr, këtë utopi, këtë meteora, e brumosi Patër Anton Harapi së bashku me atdhetarët e tjerë në kohna ma të vështira, dhe e bani realitet të dukshëm dhe të prekshëm, dhe bani që emni SHQIPNI të ndigjohet an’ e mb’anë. Kjo Shqipni, e përbuzur, e lanun mbas dore, mjet tregtimi e fuqive të hueja, të bahet objekt bisedimi, dhe ma së fundit të ndigjohet zëri arbnuer. Nuk mund të gjykohet, Zotrinj Gjyqtarë, askush pa u dijtur e kaluemja e tij, këtë e lyp ekiteti i së Drejtës naturale dhe pozitive. Nuk mund t’a marrim Patër Anton Harapin, ashtu siç e paraqit akuza, sepse do t’ishte mëkatë, do t’ishte nji përdhuni ndaj së kaluemes së tij. Patër Anton Harapi, nuk ka për emblem ‘divide et impera’, nuk asht nga ata që kanë ardhun me valiçe në krah, dhe me rastin ma të volitshëm, me hik nji ditë”.

Kështu shprehej në mes të tjerash avokat Dr. Spiro Stringa, në mbrojtjen që i bënte klientit të tij, Patër Anton Harapit në “Gjyqin e Regjencës” në marsin e vitit 1946, ku ai po gjykohej si “armik i popullit”. Po kush ishte avokat Dr. Spiro Stringa dhe si e mbrojti ai Patër Anton Harapin? Lidhur me këtë na njohin dokumentet origjinale që na i ka dhuruar familja e avokat Stringës dhe Memorie.al publikon të plota duke filluar nga ky shkrim.

Kush ishte Padër Anton Harapi?

Padër Anton Harapi u lind në fshatin Shirokë të Shkodrës në vitin 1888. Mësimet e para i mori në qytetin e Shkodrës dhe më pas vazhdoi studimet e larta në Vienë për Teologji e Filozofi. Pas shugurimit si meshtar ai shërbeu si famullitar në fshatin Grudë që asokohe përfshihej nën Principatën e Malit të Zi. Më pas Padër Antoni u kthye në qytetin e tij të Shkodrës, ku shërbeu për disa vjet si drejtor i Kolegjit Françeskan. Pas kësaj, Padër Antoni punoi dhe si drejtor i gjimnazit “Illyricum” ku jepte lëndën e Filozofisë. Gjatë viteve 1941-‘43 Padër Antoni u emërua si Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të vitit 1944, në mbarimin e luftës. Pak ditë pas pushtimit gjerman të Shqipërisë, Padër Antoni u thirr dhe pranoi postin e regjentit në Këshillin e Lartë të Shtetit, ku përveç tij, bënin pjesë dhe Lef Nosi, Mehdi Frashëri dhe Fuat Dibra. Pas mbarimit të Luftës dhe me ardhjen e komunistëve në fuqi në nëntorin e 1944, Padër Antoni nuk u largua nga Shqipëria, por u fsheh në malësitë e Shkodrës për t’ ju shpëtuar ndjekjeve të komunistëve. Nga fillimi i vitit 1946, ai u arrestua në shtëpinë ku fshihej dhe doli në gjyq para Gjykatës Speciale në Tiranë, e cila me vendimin nr. 9 të dt. 19 shkurt të vitit 1946, e dënoi atë me vdekje me pushkatim, duke e cilësuar si kriminel lufte. Po cila ishte e kaluara e Patër Anton Harapit dhe ku konsistonte aktiviteti i tij, fetar, publicistik, politik etj., që komunistët e dënuan me vdekje. Lidhur me këtë aktivitet të tij, bënë fjalë mbrojtja e famëshme dhe briliante që i bëri avokati i tij, Dr. Spiro Stringa, në atë gjyq që filloi më 11 shkurt të vitit 1946 në sallën e Kinema “Kosova” në Tiranë, (dokumentin origjinal të mbrojtjes na e ka dhuruar i biri i tij. Z. Pandi Stringa) dhe atë mbrojtje po e botojmë të plotë në shkrimin e mëposhtëm, duke e publikuar në versionin origjinal, ashtu siç është shkruar prej tij, ku vetëm nëntituj janë redaksional të Memorie.al, të nxjerra integralisht nga teksti i saj.

Fjala e mbrojtjes e avokat Dr. Spiro Stringës, në gjyqin ndaj Padër Anton Harapit

Gjykoeni, Zotrinj Gjyqtarë, një emën i së kaluemes shqiptare. Gjykoheni Zotërinj Patër Anton Harapin, për atë që asht dhe jo për atë që mund të supozohet. Asht me komocion të math, Zotrinj Gjyqtarë, që unë marr fjalën në mbrojtjen e të pandehunit Patër Anton Harapi; asht nji trishtim që sundon shpirtin t’em, trishtim njerzuer dhe jo i avokatit, i qytetarit dhe jo i mbrojtësit, i mejtueshëm mbi çka jeni thirrur. Zotrinj Gjyqtarë, me i’u përgjegj akuzës Publike. Asht nji trepidacion i thellë për fuqitë e mija modeste profesionale, përpara akuzave të randa dhe të tmerrshëme që i vërtiten Patër Anton Harapit, dhe sidomos për hijen e randë që sundojë këtë sallë gjatë zhvillimit të gjykimit, ku ngjante se çdo za njerzie s’kishte ma vend.

Zoti Kryetar, më lejoni me Ju drejtue përshëndetjen t’ime të stimës që, me aq mjeshtri dhe pa-ansi, drejtuet këtë proçes të randë dhe të vështirë, përshëndetje që njikohësisht i shtrihet edhe përfaqësuesit të së Drejtës Botnore. Detyra e mbrojtësit asht nevojë shoqnore, dhe konditë ‘sine quanon’ e mirë-vajtjes së çdo Kombi, dhe prandaj unë sot së bashku me kolegët e mijë, ndodhemi këtu për me prue fjalën skjaruese rreth çështjes për të cilën gjykohen të pandehunit, në këtë sallë që, siç theksonja dhe në Gjyqin Special, ka marr në këto çaste, solemnitetin e nji faltoreje, në të cilën nuk janë drejtue vetëm sytë vëzhgonjës të familjarëve të të pandehurve, por asht e gjithë Shqipnija pa dallim, dhe sidomos bota e jashtme, e cila ka me çmue pjekmeninë t’onë politike, njerzinë t’onë, vllazërimin t’onë, lirinë e opinionit dhe sidomos mëshirën kundrejt të mundunit.

Avokat Stringa: Pse e mbroj Padër Antonin?

Në çdo gjykim, duhet të mbretnojë Drejtësija, dhe kësajë t’i leri vendin çdo ndjenjë tjetër njerzore. Gjykoni, Zotrinj Gjyqtarë, pa prekoncepte, keni për princip ‘fiat justitia pereat mundus’, emblem për çdo Gjyqtar t’urtë dhe të xhveshun nga çdo animozitet, virtut kryenaltësie që nderon çdo Shtet. Gjyqtari ka për detyrë të respektojë ligjën, por edhe t’a zbatojë me butësinë ma të madhe, dhe kur i mbrrihet këtij qëllimi, çdo qytetar me kënaqsi mburret për institucionin e Drejtësis që aplikohet në vendin e tij. Dhe në këto principe, u bazova dhe sidomos ma tepër në ndjenjat njerzore të pa-shterrueshme e të mëshirës së Popullit Shqiptar, kur mora përsipër mbrojtjen e Patër Anton Harapit.

Patër Anton Harapi, nji emën i njoftun në këtë Shqipëri të vogël, dhe pra nuk ka nevojë me Ju a paraqitë, sepse ay njihet si nji Shqiptar i kulluar dhe idealist. Kush ka pasë mundësinë me kuvendue me Patër Anton Harapin, asht largue me kujtimet ma të mira se ka pasë përpara syvet nji burrë në plotkuptimin e fjalës, siç e përfytyron katundari, malsori dhe qytetari. Kush nuk asht prekun, Zotrinj Gjyqtarë, nga zëri i Patër Anton Harapit, kur ky, pa droje, ka ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave Shqiptare, atëhere kur Shqipnija ishte një utopi, një andërr, nji meteora. E, mirë Zotrinj Gjyqtarë, këtë andërr, këtë utopi, këtë meteora, e brumosi Patër Anton Harapi së bashku me atdhetarët e tjerë në kohna ma të vështira, dhe e bani realitet të dukshëm dhe të prekshëm, dhe bani që emni SHQIPNI të ndigjohet an’ e mb’anë.

Kjo Shqipni, e përbuzur, e lanun mbas dore, mjet tregtimi e fuqive të hueja, të bahet objekt bisedimi, dhe ma së fundit të ndigjohet zëri arbnuer. Nuk mund të gjykohet, Zotrinj Gjyqtarë, askush pa u dijtur e kaluemja e tij, këtë e lyp ekiteti i së Drejtës naturale dhe pozitive. Nuk mund t’a marrim Patër Anton Harapin, ashtu siç e paraqit akuza, sepse do t’ishte mëkatë, do t’ishte nji përdhuni ndaj së kaluemes së tij. Patër Anton Harapi, nuk ka për emblem ‘divide et impera’, nuk asht nga ata që kanë ardhun me valiçe në krah, dhe me rastin ma të volitshëm, me hik nji ditë.

Në Patër Anton Harapin, Zotrinj Gjyqtarë, nuk ka folur egoizmi meskin, por se në personin e tij ka gjetë vend altruizmi. Patër Anton Harapi, akuzohet randë, Zotrinj Gjyqtarë, dhe pra meriton të ndigjohet, të gjykohet me gjak-ftohtësi, me dinjitet, ashtu siç e lyp Drejtësia, piedestali i çdo Kombi. Patër Anton Harapi, lindi, u rritë dhe u zhvillue në këtë Shqipni, pasioni i tij. Nuk bani akrobacina, për të fitue metelikë, tituj, por u lodhë për me kontribue në të mirën e përgjithëshme, mbasi në dejt e tij lëviz gjak Shqiptari; nuk pasurohet, nuk përfiton nga pozita e tij, por qindron me ato sandale të fjeshta, me litar në brez: pasuni e vetme e tij.

E tash, të vështrojmë për çka akuzohet Patër Anton Harapi, gjatë okupacioneve të hueja. Përças i elementave fetare, anti-Shqiptar, pregatitës i datës 7 Prillit, bashk-puntor i ngushtë i okupatorit, propagandist në favor të tezës s’armikut; ja akuzat q’i vërtiten Patër Anton Harapit në radhë të parë. Patër Anton Harapi, nuk ka mbjellun grindje midis elementave të ndryshëm këtu në Shqipni, asht përpjekun si nji Bari i mirë me i bashkue në të mirën e përgjithëshme, e ka shfaqun opinionin e tij me kjartësinë ma të madhe në Hyllin e Dritës. Ja çfar thekson Patër Anton Harapi në Rivistën Hylli i Dritës, në Nr.5 vjeti i VI-të Maj 1930, në artikullin: “Tri zanamare ose armonia ndër elementat e ndryshëm në Shqipni”, në faqen 262, midis të tjerave:”… Pra nuk asht nji utopi me kujtue, se elementat fetare në Shqipni, munden me rrnue në pagje shoq me shoq; pengimet njimend janë të forta, por nuk janë të pamuejtuna, e m’at mëndyrë sikurse Germanët, Inglizët, Amerikajt, me gjithse kanë ndryshim të fortë besimi, rrnojnë në pagje, nji për nji besimet t’ona nuk na pengojnë të rrnojmë si shokë e vllezën, mjaft që na të duem”.

Ja, kështu predikon Patër Anton Harapi mbi vllaznimin e elementave, dhe nuk mbjellë ferra dhe gjemba nëpër kambë të Shqiptarit. Dhe nuk mund t’ishte ndryshe, sepse do të çnderonte vehten e tij, kulturën, pra akuza në këtë drejtim mbetet pa vend, dhe zhduket. Por, ka dhe ma, Zotrinj Gjyqtarë, nga ku rezulton se Patër Anton Harapi nuk ka qenë kurr pengues i bashkimit t’elementave këtu në shqipëri, përkundrazi ay e ka dashtë këtë bashkim, dhe ka theksue:”A e duem nji Shqipni me të gjithë Shqiptarët? të marrin fund nji herë e përgjithmonë fjalët dhe frazat: Muhamedanët refraktarë! Katolikët anti-Shqiptarë! Orthodoksët grekomanë! Kemi pasë, po, mjerisht Muhamedanë, Orthodoksë e Katolikë të dobët, dhe kemi pasë e kemi Muhamedanë, Orthodoksë e Katolikë vërte Shqiptarë; të vlertë e të mëdhej, por as Muhamedani nuk ka arsye të rrij sherbes, as Kristiani nuk do t’a kujtojë vehten të marrun nëpër kambë. Me gjak të vet e sigurojë lirinë e Atdheut Katoliku, Orthodhoksi e Muhamedani: Gjeçovi e Gurakuqi, Çerçiz Topulli e Bajram Curri, Gërmenji e Negovani nuk kanë ndryshim, por janë nji në mendim e në vendim, në vepër e në vdekje.

Ata e kryen detyrën e vet, tue vulosun me gjak ata çka qen; ne na mbetet t’a vulosim me bashkim ata çka jemi: vllezën njij gjaku”. Dhe këtë besim të pa-tundun në bashkimin e elementave e ka theksue ma tepër e ma mirë, në fjalimin që ka mbajtun mbi eshtrat e dëshmorve të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, Ja çka shprehun ai në këtë rast: “Ndaluni! ku veni burra? Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me Jue Shkodra Kreshnike këtu në logë të Kuvendit, para se të ndaheni. Doni t’a leni Shkodrën, e të shkoni atje ku së parit patë t’amblat rrezet e Diellit, ku si filiza të shëndoshtë gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqipnija u çiti dhe u ndriti. Le të lavdohen, po për Jue Gjinokastra e Leskoviku, vendet ku Ju u lindët por grimë ma pak s’do të gëzohet me Jue Shkodra, vendi ju Ju nuk vdiqet por u lindët për Atdhe. Nuk po Ju pyes kush jeni as kah po veni. Kudo shkojshi të bardhë qofshi; ku ndejshit, flori ndritshit. Ideali i Juej më tregon se kush jeni. Nuk marr parasysh se ç’krahinë kjet e ç’besim patët, mjafton të dijë se besuet në nji Zot e si kristal i kulluet rrodh ndër dejt t’Uej gjaku i Shqiptarit. Zotrinj të Ndritshëm. Por, para se të niseni eni këtu e mbi këta eshtna, symbol ideali, force e bashkimi, t’ia shtrimë dorën shoqi-shoqit, toskë e gegë, Muhamedanë e Kristianë, e me besën e burrave, me besën Shqiptare, të lidhemi për t’ia mbajtë Shqiptarit të pa-prekun nji Zot të vërtetë, nji atdhe të lumtun për të ba Shqipninë e re të fortë e të dejt për Skënderben. T’i diftojmë po botës, se Shqiptarët janë nji-mend burra, se mund të jenë toskë e gegë, Muhamedanë e Kristian, e njiherit Shqyptarë të vërtetë”.

Patër Anton Harapi, punon në heshtje për këtë Shqipni, për të cilën sot akuzohet se e ka trathtue, se i ka ba varrin, duke pregatitun ditën e zezë të 7 Prillit. Asht nji akuzë e randë që në vet-vehte të shtyp, për atë që ka pak cipë, për atë që ka nji dinjitet, për atë që ka shkri çka ka pasë në dorë, çka ka mundun, në dobi të çështjes Shqiptare. Asht fakt i pa-kontestueshëm dhe i pa-mohueshëm se e din jo vetëm populli kreshnik i Shkodrës por se e gjithë Shqipnija, që më 1918 Patër Anton Harapi çon në kambë Hot, Grudë dhe Triepsh, dhe me ta bie në Shkodër ku bajnë demostrata Kombtare me gjithë kundërshtimet e autoritetve franceze t’asaj kohe. Ngren së bashku me Franceskanët e tjerë më 12 Qershuer 1913, Flamurin Kombëtarë në Kumbanoren e tyne; proteston së bashku me të tjerët pse Evropa don të mbajë Shkodrën të shkëputun prej Shqipnis. Ja, ky asht anti-patriotizmi i Patër Anton Harapit; ja, si nuk e don Shqipninë Patër Anton Harapi.

Harapi, shok i Gurakuqit e Nolit

Asht Patër Anton Harapi ay që ban të dali në shesh trathtija e madhe e marrveshjes “Titoni-Venizellos” me hollsitë e saja, n’opinionin publik Shqyptar, i cili mëson me detajet ma të mëdha se si e qysh dërgata e jonë e asaj kohe e luftojë atë marrveshje. Këndoni, Zotrinj Gjyqtarë, Hyllin e Dritës Nr.5 të muejit Maj të vjetit 1934, faqe 219. Pra, po t’ishte se Patër Anton Harapi, t’ishte nji nga pjestarët e pregatitjes së terrenit për 7 Prillin, nuk ka se si kuptohet demaskimi që i bahet traktatit në fjalë nga an’ e Patër Anton Harapit. Ky demaskim prodhojë nji protestë energjike të Konsullatës së Shkodrës, por pa dobi, për arsye se Patër Anton Harapi ishte i pathyeshëm dhe nuk lypinte ç’ka villte. Pra akuza q’i bahet në këtë drejtim, zhduket dhe nuk len asnji gjurmë. Përkundrazi, Patër Anton Harapi, Zotrinj Gjyqtarë, ka luftue me mish e me shpirtë regjimin zogollian dhe korrupsionin e sistemet e vjetra dhe të ndryshkura, dhe bahet anti-sinjan i nji koheje ma njerzore dhe ma të drejtë, ashtu siç ishte i brumosun që nga voglija me ndjenjat altruiste.

Asht lidhun ngushtë me Luigj Gurakuqin, nji nga Pionerët e parë të Rilindjes Kombtare, nji nga bashk-puntorët ma të ngushtë t’Imzot Fan Nolit, dhe së bashku vërsulen kundra regjimit anti-Popullor të Zogut, me anën e Fletores “Ora e Maleve”; pra ku asht shpirti antipopullor i Patër Anton Harapit? ku asht shpirti diabolik dhe gënjeshtar i Patër Anton Harapit? Po, akuzë e Nderuar, asht e vërtetë se në vjetin 1935, djelmnia Korçare ngrinte zërin dhe bante grevën e bukës; i thonte Tiranës së kuqe se mjaft ma me zgjedhjen arbitrare, se populli ka nevojë të lëvizë, ka nevojë për ndihma, të shprehi mejtiin e tij të lirë, dhe neve shohim në Hyllin e Dritës në Nr.11, mueji Nandor, artikullin “BUKE”, dhe ja ç’thuhet: “28 Nandor. Ballkohet e Bashkive t’ona janë plot me njerz. Fjalimet me fjalë të zbrazta, të detyrueshme me u përmend, jehojnë prej zaneve, që nuk njohin unë.

Patër Antoni s’ka pas dijeni për 7 Prillin ‘39

Patër Anton Harapi, vërtetohet se nuk ka pasë dijeni rreth pregatitjes së 7 Prillit, me deklaratat që ka ba i pandehuni tjetër Maliq Bushati, për arsye se ky pohon se, mbasi pati takim me Giron, shkon në Itali dhe i telefonon Bahri Omarit, dhe i nep instruksione që të mirret vesht me Mustafa Krujën, i cili, në bisedimet që ka zhvillue me të pandehunin Maliq Bushatin, i ka treguar hollsisht emnat e personave të jashtëm e të mbrendshëm që ishin implikue në pregatitjen e datës fatale të 7 Prillit, por emrin e Patër Anton Harapit, nuk e zen në gojë. Fakti ma i mirë, Zotrinj Gjyqtarë, se Patër Harapi s’kishte dijeni për 7 Prillin.

Anton Harapi nuk ka pasë gisht në pregatitjen e 7 Prillit, asht edhe se emri i tij nuk figuron në listën e botueme që përmban emrat e atyne që kishin punuar qysh ma parë për datën fatale të nalt-përmendun. Kur ordhitë fashiste t’Italis imperialiste të Mussolinit, vunë kambë në tokën arbnore, zëri i Patër Anton Harapit çau orizonte dhe e kundërshtojë zgjedhën fashiste. Konte Çiano vetë pohon në ditarin e tij çka përmenda ma nalt; dhe ja çka thekson në këtë ditar, midis të tjerave:”Ideja e bashkimit personal, gjenë shumë kundërshtime. Të gjithë janë d’akord për nji princ të Shtëpis Savoia, ose ma mirë, më preferojnë mua. Kam bisedime të gjata me shumë krenë, kokë fortë, prej të cilëve duken ata të Shkodrës, të nxitun nga Kleri Katolik.”Në këtë drejtim, shifni Fletoren Bashkimi Nr.185, dt.2/Gusht/945.

Po të mirrni mundimin, Zotrinj të Gjykatores, me hetue se kush asht ky Kler, keni me gjetë Patër Anton Harapin. Patër Anton Harapi, me kambëngulje e mbrojti përpara Gjyqit të z. s’Uaj këtë aserim, dhe Ju përmendi nji emër që ishte pjestarë në dërgatën e Shkodrës, Z. Zejnel Brojen, të cilin mund t’a pyetni përsa thekson i pandehuni. Po, pse vallë nuk doli ndonji person që bante pjesë nëpër dërgatat e ndryshme e të vinte përpara Gjyqit të Popullit dhe t’akuzonte Patër Anton Harapin për trathtinë që kishte ba kundra Atdheut, sepse shtrembërimi që i bahet qindrimit të fortë të Patër Anton Harapit, nuk asht i vërtetë. Ky fakt, duhet të mjaftojë, Zotrinj Gjyqtarë, me Ju bindë se Patër Anton Harapi protestojë okupimin e Shqipëris. Po, pse vallë nuk e shofim Patër Anton Harapin të bahet Ministër ose Kryeministër gjatë okupacionit italjan? N’atë kohë kur Ministrat u këmbenin simbas dëshirës së Luogotenencës, që vinte vetëm personat që ishin lidhun ngushtë me politikën italjane. Po, pse Patër Anton Harapi, gjatë okupacionit italian, nuk dekorohet, nuk merr ndonji titull, por qindron në heshtje në punën e tij?

Po, pse nuk e shofim Patër Anton Harapin të mbajë ndonji konferencë gjatë okupacionit italian, duke propaganduar për imperon fashiste, ose duke lavdëruar politikën e zaptuesit? Po, pse Patër Anton Harapi nuk mbush xhepat e tija, në kohë që imperoja fashiste zbraste djathtas e majtas të holla, ashtu siç vepruan disa krerë, fatkeqësisht Shqiptarë? Karakteri, edukata, e kaluemja atdhe-dashnia, dhe çka u theksue ma nalt, përgënjeshtrojnë për që Patër Anton Harapi të ketë qenë në marrveshje me Italinë fashiste, para datës 7 Prill 1939, për okupimin e Shqipëris. Okupimin e Shqipëris nuk e pregatiti Patër Anton Harapi; disa pa skrupull, disa në të cilën ndjenja popullore kishte humbur krejtësisht, disa që harruan tradicionin Shqiptar, disa që mohuar sisën e nanës, tue u bashkue me megallomaninë dhe kryeneçësinë e Mussolinit, toleranca e fuqive të mëdha, indiferenca e fqinjve, shkaktuan okupimin e Shqipnis.

Deklarata e prof. Gabriel Meksi: Patër Antoni më ka rezultue patriot i madh

Nuk asht bindja e jeme, Zotrinj Gjyqtarë, për që Patër Anton Harapi ka qenë anti-italjan, por na e vërteton Z. Prof. Gabriel Meksi, nji nga arsimtarët me vlerë që din dhe peshon dishminë, dhe nuk mundet të supozohet se ay ka trumbetue çka dishronte Patër Anton Harapi. Z. Meksi thekson në mënyrë të kjartë në deklaratën e tij të paraqitun se: “Kam pasë gjatë kësaj kohe që prej vjetit 1928 e deri në vjetin 1944, bashk-fjalime të ndryshme dhe shkëmbim mejtimesh me Patër Anton Harapin, nga të cilat më ka rezultue si patriot Shqiptar dhe me ndjenja anti-italjane, dhe gjithnji theksonte nevojën e doemosdoshme të bashkimit të të gjithë elementave, për mirvajtjen e popullit Shqiptar”. Përsa theksova ma nalt, Zotrinj Gjyqtarë, rezulton edhe fakti ma i mirë se Patër Anton Harapi nuk ka ba ndonji herë politikë anti-shqiptare pro Italis, sepse italjanët këtë fakt do t’a kishin spekulue me çdo mënyrë duke e trumbetue me anën e radios, me anën e shtypit për qëllimet e tyne, ashtu siç banë edhe për ngjarje të tjera që u interesonin.

Asht Patër Anton Harapi, Zotrinj Gjyqtarë, ay që, sa do që në vjetin 1941, nuk drejton Hyllin e Dritës, i përgjigjet Cordignanos, me pseudonimin “Criticus”, kështu:… “Mos me u xan besë. E pra ky asht nji fakt që tronditi krej publikun shqiptar. Penda e shkrimtarit të njoftun e qiti shqypnin pa të drejtë eksistence…Nuk kemi nevojë t’a gjykojmë na: Cordignano ka gjykue vedin. Me një cinizëm që të çudit, nuk ka dert se hin dhe prek e prish çka asht vet e ka ma të përzëmërt Shqyptari, e pret të lexohet në publik shkrimi i tij, si me dasht me na thanë: edhe këtë herë mira Ju a bana: na nuk kemi çka thomi tjetër, por bashkohemi me të gjithë Shqyptarët që vërtetë kuptojnë, dijnë, e protestojnë dhe i mbyllin gojën me nji fjalë të vetme artikulli i yt Cordignano, asht nji atentat kundra nji Kombi”.

Këtë vlerë të protestimit, dishmitarët e akuzës publike deshën t’a zvogëlojnë, të mos i apin ndonjë randësi, duke theksue se edhe tradhëtari, bashkëpunëtori i ngushtë dhe i fëlliqur i okupatorit, Ernest Koliqi, ndërhyri me këtë çashtje dhe bani që Cordignano të largohet nga Shqypnia. Po, asht e vërtetë, por se dishmitarët harruen se nuk qe Ernest Koliqi që ndërhyri vullnetarisht në këtë çashtje, por me arsimtarët e Shkodrës, lavdi e nderë Shqypnis, që shtërnguern Ernest Koliqin dhe imponuen vullnetin e tyne për largimin e Cordignanos, kurse Padër Anton Harapi – kaq i lidhur me fashizmin-siç thotë akuza, nuk lau duart, nuk qindrojë spektator indiferent, por e ngriti zërin arbnuer kundra poshtërsis dhe përbuzjes së Cordignanos.

Tash, a mund të sostenohet, Zotrinj Gjyqtarë, me ndërgjegje të plotë dhe me qetësi shpirtnore, se Patër Anton Harapi asht anti-Shqyptar, anti-popullor, trathtar dhe bashk-puntor i fashizmit? Jo, besoj, sepse këtë e kërkon llogjika ma fillestare. E të vazhdojmë tash me akuzën e dytë që i bahet të pandehunit Patër Anton Harapit.

Iniciator për formimin e Komitetit Ekzekutiv t’ashtuquajturës Asamble Kombtare, Antar i regjencës, inspirues, urdhnues, ndihmues i okupatorit ndër vepra kriminale, si vrasje, tortura, shpërngulje të detyrueshme, internime etj., bashkëpunëtor i ngushtë i gjeneralëve gjermanë, inspirues dhe ndihmues i organizatës tradhëtare Balli Kombëtar dhe Legaliteti, formues i Lidhjes së Shkodrës, sabotator i Pushtetit Demokratik, duke ardhun në marrëveshje me Mark Gjon Markaj etj., kryesues i Komisionit për dënimin e Gjysh Gjonit me vdekje, si dhe të 25 militantave të Lëvizjes Nac – Çlirimtare.

Zotërinja Gjyqtarë, çka do të shprehet këtu poshtë, nuk pasqyron, veçse mendësinë e atyne që, mbas kapitullimit t’Italis, morrën ndër duer frenat e Shtetit, kësodore çdo fjalë, espresion, nuk ka të bajë me sisteme ose persona, por i asht drejtue vetëm çashtjes në mënyrë objektive ashtu siç e gjykonin ata në kohën q’i mirrnin barrën e randë t’administratës Shtetnore, dhe kështu, para se me hye e me analizue veprimtarinë e Patër Anton Harapit gjatë kësaj periudhe, e t’i hedhim nji sy gjandjes së mbrendëshme të Shqipnis.

Italia kapitullon, ringjallen shpresat për ni Shqipni të lirë. Të gjithë kërkojnë me ba diçka, pa mejtue se në portat e shqypnis vinte nji armik akoma ma I fuqishëm dhe ma i rrezkishëm se i pari.

Nuk dinin ata që mirrnin përgjegjsina të randa, se nuk do të kishin fuqi me përballue situatën që krijohej, dhe në mirë-besim, ranë në gabim. Mejtuen se do të banin mirë me rrugën që ndiqnin, por se pa-qëllim të keq, e rrënuan Shqipërinë. Kërkonin me pa, duke pasur sytë të mbyllun. /Memorie.al

Martin Camaj vegël e UDB-së? Studiuesi Erald Kapri: Auron Tare nuk ka dokumente, ja pse i nxjerr këto aludime

Studiuesi Erald Kapri, i ftuar në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se është kundër studimit të Auron Tares që i nxjerr dy shkrimtarë të njohur si Ernest Koliqin e Martin Camajn si agjentë të shërbimeve të huaja. Sipas tij, Tare nuk ka dokumente që të faktojë se Martin Camaj ishte vegël e UDB-së.

Dihet që Martin Camajn e kanë rekrutuar shërbimet tona sekrete me dhunë në ‘48. Ai e pranon këtë gjë, njofton ata që do të duhet të spiunonte dhe largohet nga Shqipëria. Ai vuri në rrezik familjen e tij që vuajtën dënime në burgje. Është aludim i Tarës kur thotë se ka qenë person i rëndësishëm në komitetin malazez të themeluar nga jugosllavët. Ai s’ka qënë i pranishëm në atë komitet. Komiteti u miratua në 51, kurse Camaj shkoi të studionte në Jugosllavi në vitet ‘50.

Emri i tij përmendet në disa dokumente operative të CIA-s si anëtar i komitetit ekzekutiv. I atribuohet edhe se ka punuar në radio Beogradi. Por ai nuk ka punuar atje, bashkëshortja e tij po, Nina ishte serbe. Largimi i tij nga Beogradi ndodhi kur u normalizuan marrëdhëniet e Beogradit me Shqipërinë, pjesa më e madhe e tyre ikën nga Beogradi. Kështu ndodhi edhe me Camajn. Pra s’ka asnjë dokument që ai ka qenë agjent i UDB.

Ai ishte si mijëra shqiptarë që vorbulla e jetës i bëri të gjenden atje.
Ne si shoqëri duhet të ndahemi nga modeli i vjetër i komunizmit. Camaj dhe Koliqi në vetvete kanë kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare. Aq kontribut sa kanë pasur ata nuk ka bërë dot Akademia e Shkencave e komunizmit, ndaj atakohen sot ata”,- tha Kapri.

Më 12 korrik 1873 lindi Shtjefën Gjeçovi, frat françeskan, veprimtar kombëtar, etnograf, arkeolog e shkrimtar shqiptar

Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik[1] 1873 – Zym, 14 tetor 1929) qe frat françeskan, veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar.

Jeta

Shtëpia e lindjes së Hilës në Janjevë

Leu i biri i Mat Gjeç-Kryeziut dhe Prendës në Janjevë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane; i pagëzuar me emrin Hilë.[2] Familja e tij ishte me prejardhje nga Kryeziu, një fshat i Pukës. Prindët e dërgojnë më 1884 në kolegjin françeskan të Troshanit, në Vilajetin e Shkodrës, ku mori mësimet e para që e çuan në rrugën e meshtarisë.

Më 1888 përfundoi mësimet dhe u nis më 16 gusht në kuvendin e Fojnicës për vitin e rishtarisë. Vijoi studimet në Derventë dhe Banja Luka, ndiqte mësime edhe në Kreshevë ku njohu epikun kroat P. Grgo Martiq. Ndërmerr punimin për një studim mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, me titullin në latinisht Metropolis Antibarensis[1].

Kryen studimet në korrik të 1896, kur edhe kthehet në atdhe dhe meshon për herë të parë në Troshan, ku ndërron emrin në Shtjefën-Kostandin. Shërben si famullitar në Rubik, dhe verën e 1897 në Pejë dhe emërohet famullitar në Zllakuqan ku në korrik hap shkollën e parë.

Autoritet kishtare e caktojnë në famullinë e Laç-Sebastes nga mesi i 1899 deri më 1905. Rihap shkollën shqipe në Laç, ku shërbeu si mësues dhe i siguronte materialet e para përmes Konicës në gusht të 1901. Më 20 mars të 1902 duhet të ketë qenë në malin e Tomorrit. Largohet më 19 dhjetor 1905 për në bregun kroat ku punësohet mësues në Borgo-Erizzo ku zëvendëson P. Pashk Bardhin dhe po aq shpejt kërkon dorëheqjen[3]. Shpejt kërkon largimin i tij dhe në vjeshtë merr pjesë Kuvendin e Bajrakut të Kurbinit, po atë gusht e gjejmë në Durrës. I ngarkohen kolegjet françeskane në Shkodër në vjeshtë 1906 deri më 1907 kur ka fërkime me Imzot P. Guerinin dhe konsullin austro-hungarez, në maj e emërojnë në Gomsiqe ku çel dhe shkollën më dt. 31. Vazhdojnë përpjekjet me Dom Nikollë Kaçorrin për mbarëvajtjen e kuvendeve të kurbinasve dhe futjen e armëve nga tregjet e huaja[4]. Përshëndet këndellshëm punimet e mbajtura në Manastir. Me ardhjen e fushatave ndëshkuese radhitet me çetat komite.

Merr pjesë me krerët e Mirditës, Pukës, Lezhës, Zadrimës dhe malësorëve te Bregmatës në kuvendin që u mbajt në Lezhë më 7 korrik 1913 prej Abatit në përpjekje për ta shpallur Prenkë pashë Bibdodën regjë, mbret[5]. Më 1915 zbret në Troshan e më pas e emërojnë më 1916 në Thethin e dëmtuar nga kolera e asaj vere, ku i shkruajnë edhe KLSh si anëtar korrespondent për materiale të marra nga goja e popullit[6]. Kalon në Prekal më v. 1917, shtëpia ku vendoset banohej nga komanda lokale austro-hungareze, e cila zaptonte ata pak ushqime të banorëve[7]. Më dt. 17 shtator t’atij viti shërbim në Prekal nis t’u japë mësim fëmijëve në dhomën ku banonte. Për këtë veprim ai njofton edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Arsimit në Shkodër ku edhe tregon ndër tjera se i mbante mësimet dy herë në ditë, paradite kishte 26 djemë ndërsa pasdite 11 vajza. Tentimet e tij për të tërhequr ndihma materiale në fillim iu kushtëzuan me futjen e shkollës në objektin fetar e më vonë u shëndruan në kërcnime për ndalim veprimtarie si mësues.

Dërgohet famullitar në Vlorë më 1920, ku buan shpesh te Dom Mark Vasa, i parë si halë nga autoritetet italiane. Merr pjesë në takimet me patriotët e krahinës në vjeshtën e atij vit, sipas gazetave “Politika” dhe “Mbrojtja kombëtare” i cilësuar si luftëtar i Njëzetës. Interesohej si kudo edhe për traditat e Labërisë[8]. Më 7 qershor të 1923 emrohet sekretar i Provincës Françeskane[9].

Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 ku gjatë verës bashkë me Simon Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit[10].

Më 1926 emrohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliq OFM[11].

Vepra dhe mirënjohje

Ndërmerr qysh në moshë studentore një punim historik mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, duke punuar të paktën gjashtëmbëdhjetë faqet e para[1]. Botimet e para të Gjeçovit janë dymbëdhjetë poezi tek “Albania” e Konicës me emër pende Lkêni i Hasit. Shkruan dramat Dashtunija e atdheut më 1901, Kushtrimi asé Mark Kuli Kryeqitas 1903, Shqiptari ngadhënjyes 1904, Princi i dy Dibrave asé Mojs Golemi 1904; Shqiptari ngadhënjyes, 1904; Katër të lumtun, asé Edipi i Shqipnis, 1926; një pjesë prej të cilave ende në dorëshkrim që gjenden në ASH.

Shqypton dramat Atil Reguli. Dramë me trii pamje të Metastasit më 1905, që e boton më 1912; Vajza e Orleansit asé e Lumja Joana D’Ark përkthye nga A.F. Bergamo dhe botuar më 1915; Shna Ndou i Padues i autorit N. Dal-Gal, 1912.

Shkruan po ashtu edhe novelat, Mnera e Prezës 1902 dhe Rrafgime 1903[12]. La pa botuar përkthime të sentencave të Sokratit, të romanit polak shumë të lexuar Quo vadis (1916) të Shenkieviçit dhe pjesëve nga ‘Scritti su Parga‘ të poetit neoklasik italian Ugo Foskolo. Përveç kësaj, Gjeçovi na ka lënë si trashëgim gjithsej tridhjetë e tetë vepra origjinale ende të pabotuara, ndër to shtatë pjesë teatrore dhe disa tregime[13].

Kanuni

Kryevepra e tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. I kopsitur në 1263 nene, nisi të botohej së pari tek “Albania” e Konicës më 1897-98[13] dhe më pas në organin e shtypit të françeskanëve që nga dalja e Hyllit më 1913 gjer më 1924. Gjatë lëvizjes së shpeshtë ndër famullitë e Veriut prej Kurbinit deri në Rrafshin e Dukagjinit, ai mblodhi normativën e rendit dokësor ndër shtresëzimet më të mbrame të këtij të fundit. Shenjat e këtij punimi dukeshin qysh më 1911 kur ndikoi fort në botimin e “Visaret e Kombit” të sivëllaut V. Prennushi. Pa llogaritur artikujt e shumtë “Përralla popullore”(1903),”Doke e zakone vdekjeje”(1907), “Mënyra e jetesës në Malci” (1908), ”Doke e zakonesh dasmash”(1910-1911), “Vaje “ në raste vdekjesh (1917-1920). Një pjesë e dorëshkrimeve humbën me vdekjen e tij.

Botimi i Kanunit u arrit më 1933, mbas vdekjes së mbledhësit, me një parathënie të P. Fishtës. Vendosja e titullit duket se shoshitet prej Fishtës kur shkruan se iu vendos prejse zbatohej dhe kishte formë gatiligjore dikur ndër Lekë (malësor, sipas kumtit parak, banorët e Malësisë së Madhe) dhe Dukagjin. U përkthye më vonë nga mikesha e shqiptarëve dhe e Eqrem bej Vlorës, baronesha Marie Amelie von Godin pjesë-pjesë, e me ndihmën e etënve françeskan. Punim i cili bëri të mundur që më 1936 Universiteti gjerman i Drezdenit i dha doktoratën postum P. Gjeçovit për vleftën e Kanunit. Në italisht u përkthye nga P. Pal Dodaj në bashkëpunim me Giuseppe Schirò dhe u botua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në Romë më 1941[14].

Shih edhe

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Vitviteja : Hilë Gjeçi

Referimet

  1. ^ a b c Gjini G., Ipeshkvia Shkup-Prizreni nëpër shekuj. Citimi: Vende-vende si datë e lindjes së tij shënohet 12. VII. 1874, ndërsa duhet të jetë: 3.X.1873, shih: AFJ, Status animarum II, 424.
  2. ^ Kurti, P. Donat (2003) [1965]. Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. f. 137.  99927-789-1-1.
  3. ^ Lila O., Letrat e panjohura të Shtjefën Gjeçovit: korrespondenca në dorëshkrim, Gazeta shqiptare (“Milosao”, suplement). – Nr. 4295, 27 korrik, 2007, f. II – III.
  4. ^ Gjeçovi Sh.K., Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t’osmanllive : 1903-1904-1905-1906, [dorëshkrim], Laç-Sebaste, 1922.
  5. ^Letër dërguar P. Gj. Fishtës nga Gomsiqja më dt. 19. IX. 1913.
  6. ^ Mata R., Komisia Letrare Shqipe për lëvrimin e gjuhës shqipe, “Mësuesi”, 28.8.1916.
  7. ^ "Gjeçovi VEPRA 4", RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985, fq.227. Citimi: ... Ka qillue qi kush s'ka pasë shum berre, s'ka pas ç'a me dhanë (por), kta kanë shkue kanë marrë vetë me bajoneta n'pushkë...
  8. ^ Habazaj A., “Hysni Lepenica, monografi”, Naim Frashëri, Tiranë, 1996, f. 23 – 26.
  9. ^ Kurti D., Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj.1906), Cokesë (Skicë historike).Shkodër 1965.
  10. ^ Shuteriqi Dh.S., Shtjefën Gjeçovi dhe kambana e Sopotit shkëputur nga Ditari i Dhimitër Shuteriqit, Belësh 7 maj 1972.
  11. ^ Dorëshkrimet e At Gjeçovit, HD, Vj. XII, 1936, 3, fq. 12-13.
  12. ^ Për këtë radhitje titujsh, zhanresh e vitesh ndihmoi fondi online i Bibliotekës Kombëtare (bksh.al).
  13. ^ a b Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  14. ^ Malaj V., Apostolic and educational work of the Francisacan Order among the Albanian people, Buletini Katolik Shqiptar, red. Gjon Sinishta, San Francisco 1990. fq. 35-37.