VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 29 shkurt 1792 lindi kompozitori i madh Gioacchino Rossini (Xhoakino Rosini)

By | February 29, 2020

Komentet

Kujtim Spahivogli, jeta tragjike e gjigandit të madh të skenës shqiptare shembur nga diktatura – Bisedë me Luljeta Minarolli Hana Nga Elida Buçpapaj

Portret i gjigandit të skenës shqiptare dhe tek fotoja bashkëngjitur Luli, Ani dhe Timi tek obelisku i Muntaz Dhramit kushtuar Kujtim Spahivoglit

 

E dashur Luli, ti je mbesa e Kujtim Spahivoglit, vajza e motrës, pra je një njeri shumë i afērt.

Luljeta Minarolli: Po, është e vërtetë, kam qenë shumë e afërt dhe shumë e lidhur me dajën tim. Fillimisht ne jetonim në të njëjtën shtëpi, pasi prindërit e mi, kur u martuan, nuk ishin sistemuar ende me banesë dhe u strehuan tek gjyshja. Daja ishte me studime në Moskë, por natyrisht, kur vinte me pushime në shtëpi kimia me mbesën e vogël ishte shumë e madhe dhe e tillë mbeti deri kur ai u largua nga kjo jetë. Ka qenë shumë i pranishëm në jetën time, kurdoherë. Shumë koncepte për jetën, për mënyrën e sjelljes, për përballimin e vështirësive , madje edhe shumë vendime që kam marrë në jetë ia dedikoj këshillave të tij.

Pra ke pasur një lidhje shumë të veçantë me dajën, që në vetvete kishte një emër të madh, ishte Kujtim Spahivogli.

Luljeta Minarolli:  Unë kam qenë mbesa e parë, dhe thonë që i pari ka privilegjet e gjyshërve, dajave, xhajave, hallave e tezeve. Fatmirësisht i kam pasur këto privilegje sepse kam qenë e para edhe nga ana e mamit, edhe nga e babit. Por Tani ishte djali i parë dhe ai gjithashtu ishte i privilegjuari. Nga ana e mamit ai mbeti i vetmi nip, pra kishte dy herë privilegj. Për gjyshen ishte i veçanti.

Tek familja e mamit ishin gjyshja dhe tre fëmijët e saj. Daja i madh, u martua shpejt, u bë me familjen e tij dhe me fëmije, por edhe jetoi edhe shumë kohë në Sazan. Ishte inxhinier nëndetëseje. Natyrisht dashuria ishte e madhe, por lidhja shpirtërore ishte jo si me Kujtimin edhe për faktin se e zgjati shumë beqarinë. Unë kam qenë 19 vjeç kur daja u bë me vajzë, me Anin.

Për rrethanat e jetës, ai e vazhdoi lidhjen e ngushtë me familjen tonë deri në fund.. Si i thonë: “Në të mirë dhe në të keq, dera e motrës është e hapur” dhe Kujtimi gjente gjithmonë dashuri, jo vetëm tek mami unë edhe Tani, që kishim lidhje gjaku, por edhe tek babi dhe farefisi i tij.

Në shtëpinë tonë kishte gjithmonë njerëz, shoqëri, farefis dhe Kujtimi e ndjente veten të rrethuar me dashuri, Atij i pëlqente zhurma njerëzore, e përfshinte brenda dhe e vinte në qendër të saj për aftësitë komunikuese që kishte.

Le ta fillojme këtë nga fëmijëria e Kujtimit, familja ku lindi dhe u rrit Kujtimi si dhe diçka edhe për rrethin familjar.

Luljeta Minarolli: Prindërit e mamasë sime, pra edhe të Kujtimit e Skënderit vinin nga një familje qytetare prej Elbasani. Gjyshi u rrit jetim, kurse gjyshja ishte një bijë nga familja Narazani, shumë e njohur në Elbasan.. Gjyshi ka punuar në administratën financiare dhe megjithëse shumë ri, ngjiti shkallët e hierarkisë financiare me shpejtësi. Në qershor 1934, transferohet me punë në ministrinë e financave dhe vendoset përfundimisht me familjen në Tiranë ku ble një shtëpi në rrugën Hoxha Tasin.

Kujtimi e ka vendlindjen në Lushnjë pasi ishin i transferuar familjarisht atje ku i ati punonte si n/drejtor i financave të qarkut.

Gjyshi vdiq në moshë te re, 40 vjeç dhe gjyshes iu desh të përballonte e vetme rritjen dhe edukimin e tre fëmijëve që mbetën jetimë të mitur. Ajo ishte një grua e fortë, autoritare, shumë e zgjuar dhe arriti t’i shkollojë të tre fëmijët e saj. Edhe kur ishin të rritur fjala e “momës” ishte ligj për ta.

Një herë e pyeta dajë Kujtimin që kishte natyrë rebele: “Si ka mundësi, që fjala e nanës ( kështu e quaja unë) është ligj për ju? Mirë mami dhe dajë Skënderi që janë të butë, po ti që je zjarr?” “Na ka mbetur që në vogëli- u përgjigj ai- që të na mbante lidhur me njeri-tjetrin , të kujdesshëm, sepse i duhej të punonte. Nga një herë dilte nga shtëpia dhe na thoshte se do të kthehej kur të bëheshim të mirë dhe të mos grindeshim me njeri tjetrin. Ne – tregonte daja- e mendonim se e ajo e kishte me tërë mend dhe betoheshim të tre se do ta dëgjonim momën, do të bëheshim të mirë dhe nuk do grindemi me njeri-tjetrin. Kjo na edukoi dhe na shoqëroi gjithë jetën”.

Familja e Kujtim Spahivoglit, Nëna, Babai, dhe tre fëmijët, Dhurata, Kujtimi dhe Skënderi

Kam lexuar se shtëpia e familjes të Kujtimit ishte bazë e luftës ?

Luljeta Minarolli: Që kur filluan të depërtonin idetë komuniste, gjyshja i pëlqente ato. Si një grua e ve, me tre fëmijë të vegjël dhe me shumë vështirësi për rritjen e tyre, i dukej se do të vinte një epokë e re që do të zgjidhte dhe hallet e saj. Propaganda dehu edhe njerëz që jetonin më mirë se gjyshja ime me tre jetimë.

Me fillimin e luftës, në shtëpinë e gjyshes mblidheshin të rinj dhe ilegalë dhe zhvillonin mbledhje. Idealizmi i saj, pa qenë kurrë anëtare partie, ndikoi erdhe tek Skënderi dhe Kujtimi. Ata filluan që në moshën 10-12 vjeçare të merreshin me pune të vogla të lëvizjes. Në 1944 dolën partizanë dhe mbanin armë, daja i madh 14 vjeç, Kujtimi, i vogli 12.

Pas çlirimit në shtëpinë gjyshes u vendos një pllakë ku shkruhej se kjo shtëpi kishte qenë bazë e Luftës.

Çlirimi e gjen Kujtimin 12 vjeçar. Fillon faza e shkollimit të tij. Vokacionin për teatrin kur kishte filluar ta shfaqte. A mund të na e tregosh me hollësi?

Luljeta Minarolli:  Pas Çlirimit, Kujtimi ndoqi shkollën fillore Hasan Prishtina, sot Kongresi i Lushnjës.  Në 1945, ai u regjistrua në shkollën teknike, por mendjen e kishte tek teatri. Fshehurazi bënte plastikë përpara pasqyrës në dhomën e tij dhe mbyllej me çelës. Gjyshja e tij nga nena, që shpesh vinte të banonte tek e bija, u bë kurioze, vë syrin në vrimën e çelësit dhe sheh se ç’bënte. Vrapon duke bërtitur nëpër shtëpi: “Qyqja m’u çmend çuni, flet me vete dhe shtrembëron fytyrën!!!  Por nuk e pranuan në Teatër, sepse nuk kishte përvojën e duhur. Ai e la shkollën teknike në vitin e dytë dhe u regjistrua ne Liceun Artistik “Jordan Misja”, që çel për herë të parë në 1946. Atje jepnin mësim profesionistë të atëhershëm të artit skenik. Si i pasionuar pas teatrit dhe regjisë që në rininë e hershme, ai filloi të bëjë shfaqje në oborrin e shtëpisë, nëpër fshatra, së bashku me djemtë e lagjes. Në 1951 niset për studime në Moskë.

Kujtimi adoleshent

Më 1958 Kujtim Spahivogli diplomohet ne Institutin e Lartë të Artit ne Moskë, cili është angazhimi i tij kur kthehet ne atdhe?

Luljeta Minarolli:  Në 1956, punoi për Diplomën në Institutin Teatror të Moskës “GITIS”  me temë vënien në skenë të pjesës “I çuditshmi”, të dramaturgut turk Nazim Hikmet, të cilën e realizoi në Teatrin e Tiranës, me aktorët Sandër Prosi, Ndrek Shkiezi, Drita Pelingu, etj. Kjo shfaqje, ku spikati regjia ndryshe, u cilësua si risi regjisoriale dhe bëri bujë në Tiranën e asaj kohe.  Këtë punë diplome, pedagogët e tij rusë e vlerësuan shkëlqyeshëm. Një vit më vonë luan rolin e Xherxhinskit tek ‘orët e Kremlinit”, edhe ky një sukses tjetër, për plastikën aktoriale.

Por ky sukses i tij nuk u prit mirë nga partia. Kur Kujtimi u paraqit tek Ministri i Arsimit dhe Kulturës së asaj kohe, Ramiz Alia, për të marrë emërimin e punës, ky i komunikoi se duhej të shkonte në Korçë sepse ishte caktuar atje. Kujtimi refuzoi, sepse vuante nga një azëm e vjetër kronike, kishte nënën vetëm, dhe të vëllanë që shërbente si inxhinier nëndetëseje në Sazan. Ramiz Alia nuk i përfilli arsyet. Kujtimi nuk shkoi në Korçë. Drejtori i Teatrit asaj kohe Xhemal Broja e përkrahu shumë, edhe aktorët e atëhershëm gjithashtu, i ndenjën afër dhe ai u aktivizua me role të ndryshme dhe regji të pjesëve, duke u paguar me honorarë, jashtë borderosë.

Kujtim Spahivogli pati një sukses të jashtëzakonshem si aktor, autor, regjisor dhe pedagog. Kush ka parë rolet e interpretuara prej tij ka mbetur i mahnitur, po ashtu edhe regjite, per te mos lene pa nēnvizuar rolin si pedagog, krijues i Teatrit të Rinisë. Ishte poet dhe deklamonte poezi mrekullisht. Ishte nje talent dhe potencial i madh. Perse partia e futi menjëherë ne rreth te zi. Ai nuk merrej me politike veç me art?

Luljeta Minarolli: E sigurt që armik nuk ishte, por duke iu kthyer së shkuarës mendoj se ishte një xhelozi profesionale, e mbështetur nga persona politikë me pushtet të fuqishëm, e përforcuar edhe nga qëndrimi krenar dhe i patjetërsueshëm i Kujtimit. E ç’ishte jeta e një njeriu në atë sistem, ta merrnin i dhe nuk i dridhej dora askujt! Sa raste njohim, sa shembuj boton edhe ti. Daja gjithmonë thoshte se në të gjithë këtë kishte dorë Ramiz Alia. Dikur kishin qenë fqinjë, në një rrugicë.

A i ke ndjekur shfaqet e dajës, që ishte nje aktor dhe regjisor aq i shquar por që ne moshën 40 vjeçare regjimi komunist ia shkaterroi jetën.

Luljeta Minarolli:  Nuk mund te pretendoj se kam ndjekur të gjitha shfaqjet.  Në 1958 u shfaq premiera e pjesës “Majlinda”. Si autor ishte Xhemal Broja dhe regjia nga Zina Andri. Kujtimi kishte rolin kryesor, Agronin,ishte një dramë familjare. Duke banuar në të njëjtën shtëpi, për herë të parë më mori tek kjo shfaqje. Isha rreth 5 vjeç, por më ka mbetur gdhendur rruga kur po shkonim në teatër, daja më shtrëngonte dorën fort dhe e bëmë në këmbë, ndaluam tek fillimi i rrugës dhe morëm edhe Ora Pelingun, vajzën e Drita Pelingut, që ishte një vit më e madhe se unë. Ajo luante rolin e fëmijës në dramë.

Edhe një rast tjetër. Isha gjashte vjeç e gjysmë, përgatitesha për t’u futur në klasën e parë. Përsëri më kishte marë me vete, por përpara se të shkonim në teatër ndaluam tek Dyqani i Pionierit dhe më bleu çantën e klasës së parë.

Në vogëli nuk me kujtohen shfaqjet e tjera, por daja me merrte me vete dhe më vinte në lozhën e projektorëve në katin e trete. Aty ishte edhe sufleri.

Nuk numërohen titujt. Në Teatrin Popullor ai vuri dhe luajti afërsisht 25 pjesë, pa përmendur shfaqjet me studentët. Asnjëra nuk ngjasonte me tjetrën, zgjidhja regjisoriale gjithmonë ishte e ndryshme. Vetëm në vitet ’60-‘70 ai vuri në skenë 19 shfaqje duke luajtur edhe role në to. Ai u lartësua shumë lart si personalitet në fushën e artit skenik

Veç kësaj, me hapjen kursit të parë të artit dramatik 1959 Kujtimit iu shtua ngarkesa, ishte ndër pedagogët kryesorë. Në 1960 arti dramatik kaloi në ndërtesën që është sot dhe krijohet Instituti i Lartë i Arteve Kujtimi u caktua dekan detyrë që e la pas 2 vitesh me pretekstin se kishte shumë burokraci. Ai ishte i lidhur vetëm me skenën. Vetëm në vitet ’60- ‘62 ai vuri në skenë 4 drama.

Luli në ditën e parë të klasës të parë me dajën e saj, të madhin Kujtim Spahivogli

 

 

Cili rol i tij të ka mbetur në mendje?

Nuk mund të veçoj ndonjë rol, pasi kur aktronte unë isha e vogël për të veçuar ndonjë rol, nuk kisha shije artistike, shikoja vetëm dajën. Kur fillova të kuptoj ai merrej kryesisht me regji dhe rrallë luante ndonjë rol episodik. Fillova t’i kuptoj më e rritur, 12- 13 vjeç e lart. Mbaj mend “Ngjarje në fabrikë”, “Drita” e Mimika Lucës e shume të tjera. Kishte përfunduar koha kur viheshin pjesë të huaja. Në mesin e viteve ’60 ishte ndikimi i revolucionit kinez.

Me ka pëlqyer shumë “Karnavalet e Korçës”, vënë me trupën teatrore të Shkupit, 1972. U shfaq edhe në Tiranë. Risi regjisoriale! “Një shok i klasës sonë”, shfaqur ne teatrin e Rinise, në Institutin e Arteve. Luante edhe e madhja Vaçe Zela. ( Shkruar nga vetë Kujtim Spahivogli). Dramën “Banja” e Majakovskit e kam parë në prova gjenerale në Institutin e Larte të Arteve. Kjo shfaqje u ndalua, nuk u shfaq për publik. Kam shijuar shumë rolin e Selimit tek filmi artistik “Familja e peshkatarit”. Edhe tashti kur e shoh me pëlqen loja e tij. Më kujtohet, premiera u shfaq tek kinema Republika. Unë isha me gjyshen, mamin, Tanin. Më kujtohet që gjyshja e përjetoi shumë keq fundin e filmit, kur personazhi i Selimit vritet..

Sipas një shkrimi të botuar me të dhëna nga Dosja e tij del se zanafilla e kalvarit mban datën e gushtit 1972, pra përpara Festivalit të 11-të, me një karakteristikë të nxirë që gjendej në degën e kuadrit të Komitetit të Partise të Tiranës firmosur nga sekretari i partise i organizatës bazë me inicialet S.B. A e keni parasysh se kush e drejtonte atë kohë Komitetin e Partisë të Tiranës, kush eshte S.B., a kujtoni diçka nga viti 1972 që ka lidhje me dajën tuaj, aktorin dhe regjisorin e shquar Kujtim Spahivogli?

Luljeta Minarolli: Ndoshta këto të dhëna kanë dalë tashti, pasi janë hapur dosjet.. Kujtimin mund ta kenë survejuar, por ai në asnjë rast nuk ishe armik. Çdo gjë mund të jetë e vërtetë, por ishte nën rrogoz sepse deri në 1972 nuk ishte ndjerë asgjë. Në prill të 1972 lindi Ani, familja ishte shume e lumtur. Unë shkoja shpesh sepse kishte ardhur një vajzë e vogël ne shtepi. Çdo gjë ecte normalisht.  Në vjeshtën e vonë të 1973 filloi lufta kundër liberalizmit. Që aty nisin edhe mbledhjet në Institutin e Arteve kundër Kujtimit dhe përfundojnë në Plenumin e 4, kur Enver Hoxha e quan mbartës të liberalizmit. Datat nuk i di me saktësi.

Pas Festivalit të 11-të nisi kalvari per Kujtim Spahivoglin, pasi e shohin si bashkëunetor me Todi Lubonjën dhe Fadil Paçramin. Në nje mbledhje te organizatës bazë te partisë të Institutit të Lartë të Arteve të firmosur nga sekretari me inicialet Xh.S., propozohet që Kujtim Spahivogli të shkarkohet nga detyra e shefit të katedrës dhe propozohet t’i jepet vërejtje me shënim në kartën e regjistrimit e të dergohet dy vjet për riedukim në një teatër në rrethe, por Komiteti i Partisë i Tiranës vendosi që ai të shkonte për riedukim si punëtor bonifikimi në Fier. A e kujton atë periudhë, pasi që keni qenë tepër e re. Kush ishte në krye të Komitetit të Partisë asaj kohe?  Kujtim Spahivoglit i ishte përgatitur largimi prej një viti më parë.

Luljeta Minarolli: Të gjitha këto dihen janë të shkruara dhe të rishkruara, në një intervistë një ish-student, thotë se Kujtimi ishte naiv. Jo, kjo nuk është fare e vërtetë. Kujtimi ishte i drejtë, i ndershëm, i njihte të poshtrit, i përbuzte hapur, madje edhe me fjalë, por nuk mendonte se do bëhej pre e tyre. E konsideronte veten te paprekshëm, shumë i talentuar, shumë i përkushtuar profesionalisht, kishte vetëm suksese, ishte anëtar partie, politikisht i përfocuar, pra nuk mund ta ngiste asnjeri.

Gjithmonë besonte se do vinte dita që ai do rikthehej. Besonte në madhështinë e vet. Një herë më tha: “Të gjithë këta, një ditë do të krenohen që më kanë pasur “të njohur”.
Dhe u vërtetua profecia e tij..

Nga një intervistë e bashkëshortes Vllosava Musta mësohet se ajo shkoi nē KQPPSH të kērkonte ndihmë për Kujtimin, por Sevo Tarifa, sekretari i Enver Hoxhes e priti me këmbët e para dhe i tha se Kujtimin e priste arrestimi. Gjyshja juaj që kishte dhënë aq shumë për lëvizjen antifashiste a trokiti në ndonjë derë?

Luljeta Minarolli: Po është e vërtetë. Ky ishte opinion i përgjithshëm se ”Kujtimin do ta burgosin!”. Edhe ndodhte atëherë! Sevo Tarifa e njihte mirë familjen e Kujtimit. Kishte punuar me gjyshen gjatë luftës.
Gjyshja, grua e zgjuar, aktiviste, e fortë, sikur u shastis nga e gjithë kjo, rrinte me një stol ulur tek dera e shtëpisë në rrugën Hoxha Tasin dhe ndoshta me heshtjen e saj bluante atë që kishte ndodhur. Kurrë nuk e kisha dëgjuar të fliste për atë që ndodhi, veç për ankesa ekonomike.

Sa zgjati periudha e riedukimit e Kujtimit, vetëm si punëtor bonifikimi në Fier punoi apo punoi edhe tjetër kund. Gjatë kohës të dënimit a vinte në Tirane të takohej me vajzën, nënën dhe ju?

Luljeta Minarolli:  Kur e dënuan për “liberalizëm”, “faji” i Kujtimit ishte se nuk kishte plotësuar regjistrat. Dënimi ishte të vihej në dispozicion të Teatrit Popullor. Kur vajti të marrë në Komitet fletën e punës, i thanë se nuk ka vend ne Teatrin Popullor, por do të shkosh në dispozicion të Teatrit te Fierit. As atje nuk e pranuan dhe i thanë do shkosh për riedukim, në shkresë shkruhej për pesë vjet

Zakonisht vinte në Tiranë çdo dy javë, por ndonjëherë edhe çdo javë. Vinte tek ne, sillte rrobat që ia lante mami. Mami shkonte merrte edhe Anin e ia çonte në shtëpi. Kur Ani u u bë 7-8 vjeç, daja e merrte vetë.
Pasi kreu “riedukimin” për 5 vjet dhe nuk kishte ndonjë shenjë që do ta rehabilitonin, Kujtimi e kuptoi se do ta linin përgjithmonëë atje, braktisi punën dhe u kthye në Tiranë.. Gjithmonë besonte se do ta rikthenin ne Teatër.

Kam lexuar shumë për Kujtimin, kudo kam vënë re se atë e deshi i madh dhe i vogël. Kolegët, artdashësit, punetoret kur ishte i denuar – si e shpjegon gjithe kete simpati e respekt për të si një “mit”.

Luljeta Minarolli: Kujtimi ishte kolos si artist dhe shumë njerëzor në jetën e përditshme. Atë e gjeje me mekanikë, punëtorë, njerëz të thjeshtë dhe po ta shihje nuk e mendoje që ky është ai njeriu i madh. Kur punonte për “t’u riedukuar”, njerëzit e thjeshtë me të cilët rrinte e pyesnin:”Pse të kane dënuar ty Kujtimo, ti je rob zoti”. Dhe daja merrte shume gëzim nga dashuria e këtyre njerëzve që kanë qenë miqtë e vërtetë të tij.

Në vitin 2014 u përurua një relief me fytyrën e Kujtimit, punuar nga Mumtaz Dhrami, vendosur në afërsi të urës së Mbrostarit, buzë rrugës për Fier. Me këtë rast, një banor i zonës, dikur punëtor me të si hekurkthyes, që kishte hapur një lokal, shtroi një drekë të madhe për të gjithë të pranishmit, duke quajtur Kujtimin mikun e tij të madh.

Prej 1978 deri 1983, Kujtimi u kthye në Tiranë por ishte pa punë. Ku rrinte? Gjyshja jetonte? E kujton atë kohë? Si mund të lihej pa punë një artist sikur ai?
Luljeta Minarolli:  Ajo ishte koha kur ai ishte pranë nesh më shumë se kurrë. Jetonte me gjyshen në shtepinë në rrugën Hoxha Tasin. Kujtimi pati shumë miq e shokë që nuk iu ndanë për asnjë çast. Më i rëndësishmi prej tyre ishte Ferdinand Radi. Aq e madhe ishte dashuria sa edhe vajzës të parë Ferdinandi ia vuri emrin Andeta, sikur e ka emrin edhe vajza e Kujtimit dhe Vllasovës, që unë e kam si motrën time.

Kujtimi gjente qetësi në familjen e tij. Vinte tek ne me dy pasta në dorë, aq kishte mundësi, dhe kur ngrihej për të ikur thoshte se po i çonte tek Nandi. Një gjest mirënjohjeje e një njeriu që jetonte vetëm me pensionin e së ëmës. Sado përpiqej familja ime t’i jepte diçka, por nuk mund të mbahej gjatë. Ai kishte dhe shumë miq që përpiqeshin ta ndihmonin, por ishte shumë krenar, nuk pranonte. Një herë ishim tek një pastiçeri tek Pazari i Ri. Kujtimi kishte marrë diçka për të pirë. Një dashamirës, i thotë banakieres: “Mos i merr lekë Kujtimit, e ka nga unë”, daja u kthye dhe i tha se “Kujtim Spahivogli, nuk i shtrin dorën askuj”. Edhe kur vinte tek ne në kohën e drekës, mami shtonte edhe një pjatë, kurrë nuk pranonte që mund të mos kishte ngrënë: ”Kam ngrënë, por po e marr që mos ta prish qejfin”.

Dy vitet e fundit i kaloi i metodist ne shtëpinë e kulturës në fshatin e Bërzhitës në rrethin e Tiranës. 15 vjet tortura, largimi nga teatri dhe instituti i arteve, denimi si punetor ne fshatrat e Fierit, shkaterrimi i familjes deri sa dha frymën e fundit në moshën 55 vjeçare duke mos pasur asnjë faj. E kujton atë ditë korriku te vitit 1987?

Luljeta Minarolli: Mami im në tetor të vitit 1985 u operua dhe e diagnostikua me kancer. Atë ditë, ndërkohe që prisnim të dilte mami nga salla e operacionit, Kujtimi nuk po dukej. U shqetësuam. Pas operacionit unë vajta në shtëpi, duhej të përgatitesha të rrija natën me mamin. Ndërkohë bije zilja e telefonit dhe një zë më thotë: “Familje e Kujtim Spahivoglit? Flasim nga spitali, Kujtimit i ka renë infarkt.” U nis në spital dhe daja tjetër.

Ditën që ndërroi jetë Kujtimi, unë isha me nxënësit tek liqeni në kamp veror, organizoheshin në atë kohë. Atje vijnë një grup aktorësh dhe më thonë se duhet të vish, Kujtimi eshtë shumë keq. Nuk di si më kishin gjetur, por mbaj mend vetëm Xhemil Taganin. Kur erdhëm tek ish- kinema Partizani, ata më thane se duhej të shkoja të vishesha në shtëpi. E kuptova që nuk jetonte më. Një vit e gjysmë më parë kisha humbur mamin, në moshën 52 vjeçare.

Kur shkuam tek shtëpia e dajës, në fund të Tiranës së Re, sapo ishte larguar mjeku që kishte konstatuar vdekjen. Kujtimi dergjej në toke dhe në dorë mbante ilaçet e zemrës.

E kishte gjetur ashtu Ani, vajza 15- vjeçare. Ai nuk iku, e vrau regjimi. Ishte shumë krenar për të shprehur dhimbjen, por zemra nuk ia duroi. Dhe ishte vetem 55 vjeç.

 

Çfarë u bë me shtëpine e gjyshes, ku lindën dhe u rriten tre fëmijet, Kujtimi me vellain dhe motrën, zysh Dhuratën, mamanë tuaj, që ishte baze e levizjes antifashiste në rrugën Hoxha Tahsin. Kush jeton aty tani?

Luljeta Minarolli:  Në 1982, kur Kujtimi ishte ende i papunë, pa ndonjë vendim Komiteti, pa asnjë copë letër, vjen njëë person që merrej me lagjen dhe lajmëron se shtëpia do të prishej. Ishte një tragjedi e vërtetë. Erdhi kamioni mori gjyshen time dhe e çuan në një apartament të vogël, atje ku u gjet pa jete Kujtimi. Aq i madh ishte hidhërimi i gjyshes sa humbi mendjen dhe ndërroi jetë pak muaj me vonë, në mars 1983.

Kujtimi që nuk e pranonte dot prishjen e shtëpisë, për ditë me rradhë flinte në renojat e saj, tragjedi. Në 1988, në atë truall filloi ndërtimi i një pallati nga punonjës të Uzinës së autotraktorëve. Tre vjet më parë ne morëm një kompensim për truallin,

Kam dëgjuar se aq respekt dhe simpati gëzonte Kujtim Spahivogli sa ditën e varrimit, Teatri anulloi shfaqjen, po keshtu edhe estrada dhe cirku, a mori shumë pengje me vete Artisti i madh?
Luljeta Minarolli:  Ajo ishte një ditë shumë e trishtuar, mbushur me emocion dhe dhimbje dhe une nuk i mbaj mend keto hollësi. Di vetëm qe ishte një varrim madhështor, nuk kisha pare ndonjëherë aq shume njerëz. Gjatë 7 ditve, siç ishte zakoni, aty pashe te vinin njerëz tufa tufa, SI DUKET VDEKJA E KUJTIMIT UA KISHTE VRARË FRIKËN

Kujtimit ia shembën të gjitha karierën, ëndërrrat, familjen dhe në fund jetën. A mund të jenë indiferent shqiptarët me mijëra e mijëra jetë të shkatërruara nga regjimi mizor?

Luljeta Minarolli: Daja u bë tjetër njëri kur u martua. Nga një beqar moskokëçarës, që gjente çdo gje gati, filloi të merrej me probleme që ka njeriu në familje. Një herë gatoi Sova (Vllasova)  byrek dhe ky, që nuk dinte ku ishte furra, e mori tepsinë dhe me shaka bërtiste nëpër lagje se sa e veshtirë ishte të ishe burrë i martuar se duhej të çoje edhe byrekun në furrë.  Kishte shume humor dhe nuk e kuptoje nëse mërzitej ndonjëherë apo jo. Jeta e një artisti të madh, e një fenomeni, e një njeriu të gjitha shkuar dëm, vrarë nga regjimi. Kush i harron bëmat e atij regjimi është njeri pa gjak. Kam përshtypjen se ne shqiptarët kemi memorie të shkurtër.

Sa zgjati periudha e suksesit dhe e lumturisë e Kujtimit, periudhë gjatë së cilës ai krijoi edhe familjen, u martua me Vllosavën dhe lindën vajzën?

Luljeta Minarolli:  Kujtimi ishte një talent i lindur , një punëtor i jashtëzakonshëm për profesionin e tij dhe nga 1956, kur mbrojti diplomën deri kur vuri në skenë dramën e Majakovskit “Banja”, që godiste burokracinë në pushtet që ishte edhe shfaqja e fundit e tij, karriera profesionale pati vetëm ngritje. Një parantezë. “Banja” është vënë në skenë në sallen e Akademise se Arteve  në korrik të vitit 2000 me regji të Altin Bashës në  nder të Kujtim Spahivoglit. – (13 Korrik 2000). Për “Banjën” Kujtimin e akuzuan edhe mbledhjet e Institutit të Lartë të Arteve.

Nga bisedat me aktorë, atë e cilësojnë si fenomen në artin skenik shqiptar.

Megjithëse beqaria i zgjati, daja mbeti deri në fund një djalosh me shpirt rinor. Më kujtohet që erdhi dhe më tha se ishte njohur me një vajzë të talentuar, poeteshë nga Gjirokastra, që studionte në vitin e fundit për gjuhë-letërsi. Unë isha gjimnaziste. E solli per vizitë në shtëpinë tonë dhe ne u miqësuam shumë. Dilnim të dyja, shkonim në kinema, estradë. Daja bëri dasmë të madhe, unë isha krushkë në Gjirokastër, me dajën e madh dhe të shoqen. Pastaj erdhi Andeta, emrin ia vuri Kujtimi, në kujtim të muajit të mjaltit kaluar anes detit, Kujtimi ishte dashnor i detit. Po ta kërkoje në verë e gjeje vetëm buzë detit. Ishe nje çift i sapomartuar, sapo ishin bërë prindër, lundronin në qiellin e shtatë, por tak lumturia e tyre, këputet në mes!  Sova 24 vjeç, me një fëmijë të vogel, me një presion psikologjik të jashtëzakonshëm kudo, shoqet e punës, njerez të afërt…

Kam lexuar se djali i Anit, vajza e Kujtimit, e ka amrin Tim, pra mban emrin dhe i ka sytë e kaltër si të gjyshit, po talentin e tij e ka?

Sytë e kaltër, Kujtimi dhe mamaja ime, i kishin trashëguar nga gjyshja e tyre. Ajo ishte turke nga Stambolli dhe kishte fytyrën ngjyre gruri, me sy te kaltër, si xixa. As fëmijët e saj, nuk i trashëguan ata sy si xixa, por asnjë e nga ne të brezit të tretë. Vetëm daja, mami im dhe Timi i ka bojë qielli, si xixa.

 

Timi, kur ishte i vogël me syçkat si të Gjyshit të tij Kujtim Spahivogli

Qeverisja antikombëtare e Edi Ramës shembi Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental që mbante emrin e Kujtim Spahivoglit. Të dy monumente të kulturës shqiptare qe i kishin rezistuar tërmeteve që u shembën me aq barbari sikur jeta e pafajeshme e artistit te madh e shume e shume kolegëve të tij. Apo jo?

Luljeta Minarolli:  Shembja e teatrit ishte jo vetëm një krim kombëtar kundër kulturës, trashëgimisë, por edhe goditje për nostalgjinë e brezave e gjithë brezave. Për mua, ishte një dhimbje tmerrësisht e madhe tek shikoja makinën shkatërruese që tërhiqte zvarrë suvanë e teatrit Eksperimental që mbante emrin Kujtim Spahivogli.

Por edhe diçka tjetër. Në hapësirën midis dy ndërtesave, në korrik 1992, me rastin e 60-vjetorit te lindjes së Kujtimit dhe 5-vjetorit të vdekjes, me kujdesin e Ferdinand Radit, u mboll një pemë me emrin e Kujtim Spahivoglit dhe nga një pemë për të gjithë aktorët e Teatrit që nuk jetonin më. Me duket se mbjellja e tyre vazhdoi sa herë qe largohej nga kjo jetë një aktor(e). U shkatërrua edhe ky oz përkujtimor i figurave të ndritura të artit skenik.( Por mos mërzitemi se kemi shtëpine me gjethe…).

Kujtim Spahivogli ishte daja e regjisorit aq të talentuar Artan Minarolli, vëllait tënd, i cili u nda papritmas nga jeta duke u gëdhirë 31 dhjetor i vitit 2015. Artani e trashëgonte talentin e Kujtimit, filmi me skenarin e tij “Delegacioni” fitoi Grand Prix ne Festivalin e 34-ert  Ndërkombëtar të Varshavës që u shfaq postum ne 2018. A kishte lidhje te madhe mes dajës artist të madh dhe nipit?

Tani kishte lidhje që i vogël me dajën. Kujtimi vinte enkas, me kujtohet, thërriste mamin nga poshtë (ne banonim në katin e pestë të një pallati tek rruga Durrësit , përballë Kafe Florës), dhe i thoshte ta bënte Tanin gati se do ta merrte në ndeshje futbolli, kur luante Tirona, skuadra e zemrës.

Kur Tani ishte në gjimnaz, tek Sami Frashëri, e aktivizuan në një pjesë teatrale. Si duket, dëshira e fshehur u zgjua dhe filloi të këmbëngulë për të ndjekur Akademinë e Arteve. Filloi të mësonte me Kujtimin. Mami ishte e shqetësuar dhe e pyeti dajën: ”Kujtim vlen për teatër ky djalë, apo jo? Ndërkohë Tani kishte mesatare 9.7 dhe mund të kërkonte degë tjetër, Daja, më kujtohet, iu përgjigj: Si mendon ti Dhurata, do ta linte Kujtim Spahivogli nipin e tij të studionte dramë, nese nuk ishte 100% i sigurt se ky vlen?

Dhe koha tregoi se ai ia vlente, u bë regjisor i suksesshëm, por edhe shkrimtar i talentuar. Tani i ngjante shumë dajës në entuziazmin kur tregonte për projektet e veta, entuziazmin kur shkruante diça, entuziazmin dhe këmbënguljen kur punonte. Të dy tregonin plot patos dhe duhej t’i dëgjoje me vëmendje, sepse mërziteshin, njëlloj fare!

Në përfundim dua të shtoj, unë e falënderoj dajën tim për shumë mësime që më ka dhënë, për praninë e tij në jëtën time, por më e rëndësishmja është se më ka falur një motër të pakrahasueshme. Daja e kishte shume merak që unë ta mbaja afër Anin që ishte dashuria e madhe e jetës së tij. Çdo njeri do të ishte e lumtur te kishte një motër si kjo imja. Por këtë dashuri që na lidh të dyja ia dedikoj edhe Sovesqë  ia ka ushqyer që në fëmijëri për mua dhe për Tanin.

Kujtimi dhe Ani disa muajshe

E dashur Luli, të flam shumë për këtë intervistë me kaq emocione. Unë e kam peng që nuk kam mund ta kem parë në skenë Kujtim Spahivoglin, se padyshim që do të isha edhe unë krenare, por kam patur fat të kem njohur Zysh Dhuratën, motrën e Kujtimit mësuesen time të fiskulturës në Gjimnazin Sami Frashëri, një grua e jashtëzakonshme me zemër të madhe, Artan Minarollin, nipin e tij, talenti i të cilit i mungon sot skenës shqiptare dhe ty, mbesën e Kujtim Spahivoglit, që e mban gjithmonë në zemër dajën tënd dhe nuk i harron kurrë vuajtjet e tij!

Uroj që një ditë të jemi bashkë kur të inagurohet Teatri Eksperimental me emrin e Kujtim Spahivoglit, krahas Teatrit Kombëtar, që duhet të jenë identikë me ata që shembi fatkeqësia e shqiptarëve Edi Rama!

U nda nga jeta Regis Philbin, legjenda e televizionit amerikan – ai ishte me rrënjë arbëreshe që nuk i harronte kurrë!

Ka ndërruar jetë dje Regis Philbin (25 gusht 1931 – 24 korrik 2020), ikëna e Televizionit Amerikan, figurë brilante, personalitet shumë dimensional, aktor, këngëtar, drejtues i talkshow, quiz-show, talentshow. Duke qenë quajtur “njeriu më i zellshëm në biznesin e shfaqjes”, Philbin mban rekordin botëror të Guinness për shumicën e orëve në televizionin amerikan. Kishte krijuar fytyrën e tij me mënyrat e tij plot humor dhe enthusiazëm, theksin e tij njukorkez, inteligjencien e tij. 

E pra në gjakun e tij rridhte edhe ai shqiptar,  pasi nëna e tij ishte arbëreshe nga Greçi dhe Regis Philbin nuk e fshihte kurrë këtë fakt, për kundrazi.

Pasi u diplomua në Universitetin e Notre Dame, ai shërbeu në Marinën e ShBA-së dhe filloi me në herë të shfaqet në The Tonight Show në vitet 1950. Dhe nga eksperienca e parë nuk u ndal deri sa dha frymën e fundit, pas një ataku zemre pak ditë se të mbushte 89 vjeç.

Philbin drejtoi show-n në nivelin mbarëkombëtar me qendër në New York Live bashkë me Kathie Lee nga 1988, e cila u bë Livenga 2001 dhe deri në vitin 2011 kur Regis u tërhoq dhe vendin e tij e zuri ish-futbollisti Michael Strahan.

Philbin drejtoi  Who Wants to Be a Millionaire, Million Dollar Password, American Idos , sezonin e parë të America’s Got Talent etj etj..

Voal.ch shpreh ngushëllimet më të thella legjendën e televizionit amerikan me gjak e rrënjë shqiptare! RIP Regis Philbin

 

Me rastin e vdekjes së të pavdekshmit, Ramadan Zaplluzhës alias Therrë Murrizit – nga Bajram Sefaj

 

Kur mora lajmin…

 

 

Lajmi mortor për ikjen nga kjo jetë të Ramadan Zaplluzhës, përmes fb., e mora nga miku im i shtrenjtë, z. Skënder Zogaj. Humbjen e mikut tonë të përbashkët, mikun e miqve, (Ramadani ishte mik i të gjithëve bashkë!), e përjetova rënd. Kam bindjen, jo vetëm përshtypjen se, lajmet për të tilla raste mortore, peshojnë shumë më rëndë dhe se pikëllimi është shumë herë më i thellë se në kushte normale. Këtë e pohoj me bindje të plotë nga eksperienca shumëvjeçare si i syrgjynosur që jam.

Pasi  i shpreha ngushëllime të sinqerta familjes se të ngushte, farefisit, rrethit të gjerë të miqve, dashamirëve të artit të karikaturës së tij, e ngushëllova edhe kolegun tim, Skënder Zogaj, kur lajmit për ikjen në jetën e përtejme të karikaturistit të mirënjohur, ia kishte bashkangjitur një tekst të shkurt, të ngjeshur e të bukur, kur Skënderi ndriçon enigmën e pseudonimit Therë Murrizi, me të cilin, karikaturisti ynë u bë i njohur në tërë botën. Skënderi, ndër të tjera, thotë se, Ramadan Zaplluzha nuk ishte as Therë, as Murriz. Ishte lule erëmirë ishte Zambak i Prizrenit, për të gjithë adhuruesit e karikaturës së tij, kudo qofshin ata, e, në të njëjtën kohë ishte edhe Therë edhe Murriz baskë, në syrin e përgjaku e të verbër, të armikut tonë shekullor. Përfitova nga rasti të bëhem “xheloz” dhe t’i marr “inat” profesional, mikut Skënder, dhe të ngutëm të hapë portat e arkivit tim e, para publikut lexues të justifikoj,  për atë thash me rastin e ngushëllimi, se kem shkruar  në gazetën kombëtare  Rilindja të datës së tetë (8) të muajt shtator të vitit 1991 dhe, se fill pas saj, nga ana e mikut tim të “panjohur”, Therë Murrizit, kam marrë letër miqësore.

Një paraqitje e mrekullueshme, e… Dy engjëjve e Angjelinit! – nga Bajram Sefaj

Çifti balerin: Jordan Kindell dhe Varity Jacobsen, mahniti publikun

(Në koncertin e madh, për nder të 14 korrikut, Festës kombëtare të Francës, dueti balerin i koreografit me origjinë shqiptare, Angjelin Prelocaj, ishte më shumë së i mrekullueshëm).

                                               —————–

Për nder të ditës së Republikës, pos të tjerave, të martën mbrëma, u mbajt Koncerti i Parisit,  i teti më radhë, që në fakt, është manifestimi qendror kulturor, më i madhi dhe më i miri (i suksesshmi) kushtuar  festë kombëtare franceze, l4 Korrikut. Meqë, ky koncert i muzikës klasike, tashmë tradicional, më hapësirë  e dimensione të mëdha ndërkombëtare që, organizohet dhe mbahet (zhvillohet) në Paris dhe përmbyll sa më hijshëm Festën kombëtare franceze, është i pakapshëm në dimensionet e tij grandioze që, mbledh në një vend, madje gjashtëdhjetë e pesë muzikantë më renome ndërkombëtare, nuk marrim mundin e zbërthimit në imtësi. Ndajmë e veçojmë, atë segment të tij që, supozojmë kap interesimin e  lexueseve shqiptarë. Ai detaj është: paraqitja fort e suksesshme dhe admirueshme e duetit balerinë: Jordan Kindell dhe Verity Jacobsen, anëtarë të Trupës së njohur, në botën mbarë, të baletit të shqiptarit denbabaden, Angjelin Preljocaj, që në Francë, në  shtetin  e natyralizimit të tij, Anzhe Prelzhokazh, emrin ia shqiptojnë!

            Në çastin kur përfundoj “pika” interpretuese e tyre (mbi “le  concerto n°23 të Mozart-it, ekstrat nga  Parku, pjesë  emblematike e Angjelin Preljocajjt, shoqëruar nga pianistja Khatia Buniatishvili dhe Orkestra  nacionale e Francës, Moderatori gjithnjë e më i popullarizuar dhe, më i kërkuar francez, z. Stéphan Berne, i entuziazmuar nga kjo paraqite dhe lojë e e këtij duetit balerinësh, para miliona shikuese televizivë, zëshëm psherëtiu: poezi e jo mahi!

Kështu tha ia e, unë do të shtoja: çfarë mrekullie! Dhe instinktivisht do uroja: të paçim me ymër të gjatë e faqe të o Angjelin, se ia zbardhë faqen shqiptari sa herë e kurdoherë që paraqitësh me vepër të re koreografike.

Të priftë  e mbara!

Gaillard, 15.7.2020 

BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT – Esé nga SKËNDER BUÇPAPAJ (ribotim)

Papriturepakujtuar, u nda nga jeta artisti i shquar tropojan, miku im që nga rinia jonë e hershme, Bashkim Gjyriqi. Saga e tij, saga e një njeriu të realizuar mund të përmblidhet në fjalët: Pati një jetë jo të gjatë, por pati një jetë të përmbushur. Dhe është një shembull më vete se si një njeri me rol vendimtar në zhvillimet lokale, pamohueshëm e gjen veten të projektuar në rrafshet e vlerave kombëtare.

Bashkim Gjyriqi ishte biri i një familjeje intelektuale nga Kolgecaj. Pak më lart kullës madhështore ku lindi dhe u rrit Bashkimi, do të ishin selitë e vjetra të institucioneve kryesore të rrethit të Tropojës, pak më poshtë asaj kulle do të ishin selitë e reja të këtyre institcioneve. Pra, kulla do të ishte në qendër të qendrës së qytetit Bajram Curri, i cili që nga mesi i viteve Pesëdhjetë do të ishte qendra e rrethit të Tropojës. Dhe në qytetin e ri do të vinin zyrtarët e parë të rrethit, shumë prej tyre tropojanë. Në këto rrethana, familja e Bashkimit do të kishte ndikim themelues në mënyrën e re të jetës qytetëse në Bajram Curri.

Fare pak më lart kullës malësore të Bashkimit ndodheshin edhe blirët e Kolgecajve, më vonë blirët e Bajram Currit. Ishin një mrekulli i vërtetë e natyrës, jo vetëm të rrallë, por edhe të papërsëritshëm. Në çdo stinë ata i jepnin hije, hijeshi e madhështi qytetit. Aty liheshin të gjitha takimet me miqtë nga anët e anëve, aty shkrepeshin gati qind për qind të të gjitha fotografive që mbaheshin kujtim për jetë. Aty drejtoheshin së pari e së fundmi kamerat e fotoreporterëve dhe të kineastëve ngado që vinin. Në vitet Shtatëdhjetë, në kohën kur po ndërtohej Hidrocentrali i Fierzës, nga transformimet që ndodhen në qytetin Bajram Curri, të parët që e pësuan, ishin blirët. Pa ata, njëherë e mirë, qyteti do të mbetej pa identitet. Dhe, sado që u rrit, as në kulmin e lulëzimit të tij, qyteti i Bajram Currit asnjëherë nuk arriti të ketë shtrirjen e fshatit Kolgecaj, ku ai zuri vend, asnjëherë nuk arriti të sfidojë bukuritë e këtij fshati në rrëzë të Malit të Hekurave, pranë pyjeve të gështenjave dhe jo larg njërës prej nyjave të rrjedhës së Valbonës. Fatin e blirëve e pati edhe kulla malësore ku u lind dhe u rrit Bashkimi. Me motrën, prindërit, nusen tiranase dhe fëmijët e tij Bashkimi u vendos në një apartament me tri dhoma e një guzhinë, diku pranë hotelit “Ndërtuesi”, tek zona e quajtur Lloçi.

Bashkimi kishte mbaruar Institutin e Lartë të Arteve dhe ishte emëruar shef i muzikës në Shtëpinë e Kulturës të rrethit. Ishte kompozitor, instrumentist – në fizarmonikë dhe piano, ishte orkestrues (aranzhues), ishte drejtues orkestre, organizator i festivaleve dhe veprimtarive të tjera krahinore, ishte mësimdhënës i muzikës në shkollën e qytetit, drejtues i rretheve muzikore jashtëshkollore, pjesëmarrës nëpër juritë e ndryshme etj.. Ishte një talent i njohur dhe i respektuar nga nxënësit, kolegët vendës, por edhe nga profesorët dhe kolegët që vinin nga Tirana apo Shkodra.
Falë rolit të veçantë të Bashkimit do të kishim muzikën e re qytetare, pra këngën, vallen, muzikën orkestrale qytetare tropojane. Mbi sfondin e traditës së përfaqësuar nga artistë të tillë të mëdhenj si Isuf Halili, Murat Alia, Zef Avdia, Riza Zymeri, vëllezërit Bajra etj. etj. do të lartoheshin artistë të mëdhenj të përmasave kombëtare si këngëtarët Fatime Sokoli, Shkëlzen Zalli, Gëzim Nikaj, Fatmira Breçani etj., koreografët e kërcimtarët Skënder Haklaj, Deli Metaliaj etj. Mbi traditën e re të ndërtuar nga Bashkimi, do të vinin kompozitorë si Kolë Susaj dhe Skënder Dozhlani. Ansambli “Valbona” e më vonë ansambli “Dardania” do të kishin famë jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare, duke çuar peshë jo vetëm skenat e Shqipërisë e të Kosovës së asaj kohe, por edhe skenat ndërkombëtare.

Pa zmadhuar gjë, mund të them se më shumë se nëntëdhjetë për qind e repertorit të këtyre ansambleve tropojane do të merrej nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe i Valleve, do të luhej nga artistët më të mëdhenj të Shqipërisë, prej tyre do të frymëzoheshin Panajot Kanaçi, Besim Zekthi, Agron Aliaj etj.. Kostumet tropojane do të zbukuronin trupën profesioniste të këtij ansambli. Pjesët muzikore orekstrale tropojane do të ishin bazë e krijimeve të hatashme të kompozitorëve të mëdhenj shqiptarë, sidomos atyre shkodranë si Tish Daija, Çesk Zadeja, Ramadan Sokoli etj.. Ariet muzikore mbi këngët popullore tropojane do të bëheshin pjesë e repertorit të artistëve tanë të operas. Dhe njeriu i parë me të cilin këshilloheshin në Tropojë krijuesit nga kryeqyteti ishte pikërisht Bashkimi.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre repertorëve kishin në zanafillë sidomos krijimtarinë e Bashkimit dhe të kolegëve të tij më të vonë tropojanë. Nuk do të arinte të kishte këngë në Festivalin e Këngës në Radiotelevizion, por pati në veprimtari të tjera qendrore, lëvroi këngën për fëmijë dhe arriti të marrë edhe çmime në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër, ku madje, siç kujtojnë edhe sot në Tropojë, çmimin e parë e shkëmbeu me një piano për Shtëpinë e Kulturës në Bajram Curri. Bashkimi do të kishte edhe një rol episodik në filmin “Rrugë të bardha” me skenar të Vath Koreshit e regji të Viktor Gjikës, ku një nga rolet kryesore e luante tropojani Sali Doçi, aktor me talent të veçantë, por të ndërprerë nga sëmundja e rëndë dhe pastaj nga vdekja.

Liceu artistik “Jordan Misja” në Tiranë, liceu artistik “Prenk Jakova” në Shkodër, shkollat e tjera muzikore në vend, Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia) do të vërshoheshin sidomos që nga vitet Shtatëdhjetë prej talenteve të reja tropojane. Ata ishin nxënës të Bashkimit, ishin pjesëmarrës të rretheve jashtëshkollore, ishin të zbuluar nga Bashkimi, sepse tek ai paraqiteshin së pari të gjithë ata që mendonin se, po t’iu jepte sigurinë Bashkimi, ata do të kishin sukses në konkurrimet. Duke parë tek Bashkimi njeriun e drejtë dhe plotësisht të besueshëm, prindërit i dërgonin tek ai fëmijët e tyre pa ngurimin më të vogël dhe me kënaqësinë më të madhe. Këta të gjithë sot kanë zënë vend në jetë, jo pak prej tyre duke u shquar në skenat kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

PIKËTAKIMET ME FATIN

Çështja e fatit është e përcaktuar nga pikëtakimet me të: nëse je ti i vonuar apo nëse fati është i vonuar, atëherë fatin tënd e rrëmben tjetërkush. Nëse ti dhe fati jeni të njëkohshëm në pikëtakim, atëherë mund të thuhet me plot gojën se të ka buzëqeshur fati. Kështu do të thoshte në një nga përsiatjet e tij të shumta (ose të ashtuquajturat “Këshilla për lumturinë”) me të cilat stërviste mendjen e tij të madhe Arthur Schopenhauer, i njohur ndryshe si “filozof i pesimizmit”.

Miku im i vjetër, Bashkim Gjyriqi, duket se më së shpeshti nuk ka munguar në pikëtakimet me fatin. Dhe anasjelltas. Do të ishte, pra, i përmbushur si krijues, do të ishte i përmbushur edhe si familjar. Do të përballonte me burrëri, në fillim të viteve Tetëdhjetë, vdekjen e prindërve njëri pas tjetrit brenda dy ditësh, pastaj vdekjen aksidentale të djalit të madh. Dhe do t’iu përkushtohej me sukses të plotë rritjes dhe shkollimit të fëmijëve, sekush prej tyre më i talentuar, kryesisht në muzikë, se tjetri. Pastaj do të përjetonte ardhjen në jetë të nipave dhe të mbesave dhe rolin gjithnjë në rritje të babait e të gjyshit.

Në kushtet kur vajzat do të ndërtonin jetën e tyre e të familjeve të tyre jashtë vendit, kur Shqipëria do të lëkundej me rrënjë e më degë anembanë, Bashkimi prej disa vitesh do të vendosej me shtëpi në kryeqytet. Kështu do të shkëputej nga veprimtaria aktive krijuese dhe do të merrej me mbarëvajtjen e familjes amë e të familjeve të reja. Pa i shkëputur asnjëherë lidhjet me Tropojën dhe me miqtë, të afërmit e kolegët, të shpërndarë tashmë, pikë e pesë, gjithandej rruzullit tokësor. Pastaj do të pajtohej edhe me jetën e pensionistit, të orareve të kafeve me shokët në shtëpi apo nëpër lokalet e kryeqytetit. Dhe do të parapëlqente rolin e ri të të qenit në qendër të gëzimeve të panumërta familjare.

“Lumturia iu përket atyre që i mjaftojnë vetvetes, atyre që kanë botë të pasur vetjake,” thoshte dikur Aristoteli. “…Njeriu i pajisur me botë të pasur shpirtërore, shtonte Schopenhaueri, është i ngjashëm me dhomën e ndritshme, të ngrohtë dhe të gëzuar të përgatitur për Krishtlindje në mes të borës dhe akullit të natës së dhjetorit.” Pa mbetur jashtë atmosferës së xhunglës rrethuese, aq të rrëmujëshme e plot me të papritura shpeshherë nga më rrënqethëset, Bashkimi parapëlqente të jetë larg bujës e zhurmës, larg mediave, larg kronikave.

Me Bashkimin jemi njohur në rininë tonë të hershme, prej atëherë jemi miq, pa i shkëputur asnjëherë komunikimet. Madje, edhe udhëtimin e fundit që e kam bërë në Tropojë, nëpër Grykën e Dragobisë, në verën e vitit 1995, pra plot shtatëmbëdhjetë vjet më parë, deri tek kroi i Fushës së Gjesë, ku edhe kemi drekuar, e kemi bërë bashkë. Ndërsa vitet e fundit i kishim shpeshtuar ato nëpërmjet rrjetit “fb”. Aty edhe kemi sjellë kujtimet tona, kemi diskutuar e kemi debatuar. Nga të gjithë miqtë realë dhe nga të gjithë miqtë virtualë, Bashkimi ishte më i kënaquri ose, të paktën, ndër më të kënaqurit me jetën. Informacione që merrja nga mediat, qoftë edhe ato sociale, i verifikoja më së miri pikërisht në bisedat me Bashkimin. Ndodhte që unë këmbëngulja, në kërkim të argumenteve më bindëse, dhe atëherë Bashkimi më kthehej: “Skënder, jam Bashkimi.” Ose: “Ej, Skënder, po flet me mua.” Ngulmonte të përbetohesha se, sa të shkoj në Tiranë, do të shkoj tek shtëpia e tij. Dhe, shpesh, kur i dilja në bisedë, më përgjigjej: “Skënder, je në Tiranë? Ke ardhur në Tiranë?”

Kënaqësitë e gëzimet i ndante tashmë edhe me miqtë e “fb”. Dhe kur, kohë më parë, njoftonte se ishte bërë gjysh për të satën herë, atij i pëlqente tek i shkruaja: “Bashkim je një patriark i vërtetë, por je një patriark modern. Je gjysh dhe do të bëhesh stërgjysh e katërgjysh.” Dhe gjithnjë e më shumë, Bashkimi do të mësohej e do ta përkryente rolin e tij në pult, duke komunikuar në Skype e në “fb” dhe duke shpërndarë këshillat e babait e të gjyshit, të mikut e të kolegut më me përvojë, të dashamirit të çiltër e të besueshëm e të mirëpritur.

Bashkimi ishte ndër më aktivët në “fb”, postonte pjesë muzikore kryevepra klasike e të modernitetit, i shoqëronte me komente. Bënte komente pa përtuar në postimet e miqve, të gjitha ishin profesionale, të gjitha hapnin horizont tek bashkëbiseduesit në fushën e muzikës. Pa dyshim, largimi i Bashkimit është një humbje edhe për miqtë e “fb”.

Në komunikimet tona në “fb” Bashkimit i pëlqente të sillte kujtimet tona të dikurshme. Kënaqej pa masë kur i flisja për imtësi të atyre kohëve. Sidomos në ekspeditat foklorike që kemi bërë në zona të ndryshme të Tropojës, ne e kalonim rrugën duke luajtur me rima. Gjenim rima sa më të vështira dhe ua kalonim radhën shokëve. Kur gjenim rima befasuese, atëherë i pari që shpërthente në të qeshura të fuqishme, ishte Bashkimi. Kështu bënte edhe kur ia kujtoja pas dhjetëra vitesh.

Një ndër hobet e Bashkimit ishte edhe peshkimi. Grepin e peshkimit e merrte me vete edhe në udhëtime. Kur punoja në Babinë, por sidomos kur punoja në kabinetin pedagogjik më merrte për peshkim në Valbonë, sipër Urës së Kolgecajve. Ai peshkonte trofta dhe unë i bëja rima. Kur nuk kishte sukses, edhe rimat ishin të varfëra. Kur kishte sukses, rimat ishin të larmishme. Të gatuara në një tepsi të madhe për një familje aq të madhe dhe për mikun e shtëpisë, troftat e Valbonës ishin një mrekulli nga më të papërsëritshmet.

I PAHARRUAR NGA MIQTË DHE KOLEGËT

“Nuk ka shok më të keq për njeriun se shpirti. Të lë në baltë kur më së paku e pret,” shkruante në ngushëllimin e vet për Bashkimin një mik.
Pak ditë para largimit nga jeta, Bashkimi shkëmbente në faqen e tij në “fb” me kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve të Tropojës Lulzim Logu këto mesazhe: “Përshëndetje! Sot mora në duar librin me poezi të vajzes, Naida, gëzohem që një tjetër emër femëror i shtohet poezisë tropojane, i uroj asaj rruge të mbarë në këtë pasion të bukur si dhe ju shëndet dhe mbarësi si një suport i madh për fëmijët tuaj. Edhe në emër të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tropojës, të cilin e drejtoj, i uroj mirëseardhje në mesin e krijuesve tropojanë dhe jemi të hapur për një promovim të këtij libri këtu në qytetin e saj të lindjes. Me respekt, Lulzimi Logu,Tropojë.” – “Bashkim Gjyriqi: Flm Lulzim për fjalët e mira dhe të ngrohta. Do vij në B.Curri dhe unë dhe Naida për festën e Tropojës dhe e bisedojmë aty propozimin tënd për promovimin e librit. Me konsideratën më të lartë për ty.Tung.”

Bashkimi nuk e mbajti dot fjalën. Nuk shkoi dot në Festën e Tropojës që mbahej pas pak ditësh në Valbonën piktoreske. Dhe largimi i tij do të përjetohej rëndë edhe nga kjo simbolikë.

“Më gozhdoi e më hidhëroi pamase vdekja e papritur e Bashkim Gjyriqit që e kam njohur tash 50 vjet. Kemi punuar së bashku në Shtëpinë e Kulturës e më vonë në Drejtorinë Kulturore të Tropojës. Ai e njihte mirë kulturën dhe artin. Ishte kompozitor me arritje cilësore. Njeri i çiltër dhe fisnik. Për të është e nevojshme të shkruhet shumë më tepër. Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmëve të Bashkim Gjyriqit,” shkruante ish kolegu e ish shefi i Bashkimit, Marash Mëhilli, në ngushëllimin e tij.

Ndërsa Ramiz Lushaj, Drejtor i Qendrës së Studimeve Amerikano-Britanike, shprehej në mënyrë poetike: “Iku kaq shpejt e papritun Bashkimi i qytetit te Alpeve, i kangës tropojane, i brezave artistë tue na lanë dhimbje e mos-harresë. JETOI ME EMNIN E VET, KRIJOI EMNIN E VET, E LA EMNIN E VET. Si për koincidencë para 23 orësh iu nis një foto me rrugën drejt Qytetit të Alpeve – atje ku lindi, aty ku do i bahen homazhe, te vendi i prehjes së përjetshme. Së fundit një like e bani për Shqipërinë Etnike, një vlerësim mirënjohjeje për Fatime Sokolin, një falmeshendete me Lulzim Logun për të marrë pjesë në “Festa e Tropojës” e promovim të librit të vajzës, Naidës. Në një festival kombëtar të fëmijëve në Shkodër e fitoi çmimin e parë me kangën e tij, po dikush i pushtetshëm iu lut t’ia linte radha-vendin një tjetri… dhe i premtoi t’i bante ndere. Çka lypi i miri Bashkim: një piano për Tropojën… Sot kanga e vallja tropojane janë në piedestal të kohës: aty e ka emrin e vendin e vet edhe Bashkim Gjyriqi, që kurrë nuk kërkoi lavdi veçse qetësi, krenari, miqësi. Po e përcjellim me lotë dhe do të vijë me kangë. Në vendlindje po e ban rrugëtimin e fundit… të qoftë i lehtë dheu i tokës ku u rrite e të rriti, të qofte i përjetshëm kujtimi e vepra, t’u ndrittë emni në breza të gjakut, të pragut, të Malësisë së Mirë, të Veriut Shqiptar, të Shqipërisë Etnike!”

“Ngushëllime të thella familjarëve të mikut tonë të paharruar. Bashkim Gjyriqi ishe një artist dhe një mik i mirë. Kafen e mbrame me të e kam pirë vetëm para pak javësh. Do t’më mungojë,” shkruante poeti Jaho Margjeka.

Ndërsa kolegu i një kohe të gjatë, kompozitori Kol Susaj shprehej: “Më pikëlloi MË PIKËLLOI lajmi i ndarjes nga jeta të kolegut, shokut e mikut tim të paharruar Bashkim Gjyriqi. Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit, shokët e miqtë e shumtë në Shqipëri e jashtë saj, por në veçanti për artistët Tropojanë. EMRI, Jeta dhe kontributi i tij në fushën e artit e muzikës do të jetojnë sot e mot….. ! I PËRJETSHËM KUJTIMI I TIJ !”
Nga komuniteti i fejsbuksave do të sillte ngushëllimet e tij një nga më aktivët e tyre, Ilir Seci: “Sapo mësova një lajm të hidhur, miku ynë në jetë dhe FB Bashkim Gjyriqi qenka ndarë nga jeta! Një humbje e rëndë për familjen dhe të afërmit e tij, një humbje e rëndë për të gjithë ata që e njohën nga afër edhe patën fatin ta keneëmik, një qytetar i denjë i Tropojës që sot la një vend bosh mes nesh! Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmëve! Gjithmonë do kujtohesh miku ynë i përbashkët, gjithmonë do e hapim FB me shpresën se dita jonë do plotësohet me një koment tuajin ashtu si i bënit vetëm ju!”

Tropoja ka nxjerrë plot Artistë të Popullit, Artistë të Merituar, Mjeshtra të Mëdhenj e të tjerë artistë me tituj të lartë. Në mesin e tyre, ndonëse pa asnjë titull apo dekoratë, qëndron shumë lart Bashkimi Gjyriqi, pa rolin e të cilit nuk mund të kuptohet jeta kulturore e Tropojës për disa dhjetëvjeçarë.

Më 13 korrik 1954 u nda nga jeta Frida Kahlo piktore e shquar meksikane

Frida Kahlo de Rivera (Shqiptimi spanjisht: [ˈfɾiða ˈkalo]; 6 korrik, 1907 – 13 korrik, 1954), lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón, ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.

Jeta e Frida Kahlo filloi dhe mbaroi në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si “La Casa Azul,” Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.

Biografia

1907-1924 Familja dhe fëmijëria

Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón u lind më 6 korrik, 1907 në Coyoacán (Meksikë). Prindërit e Kahlos ishin; fotografi Guillermo Kahlo (1871–1941) dhe Matilde Calderón y González (1876–1932). Kahlo fëmijërinë e saj, atmosferën në të cilën ajo u rrit shpesh herë e përshkroi si “shumë, shumë të trishtuar”.[6] Të dy prindërit e saj gjatë kohës më të madhe ishin të sëmurë, dhe martesa e tyre vazhdonte pa dashuri.[7] Kahlo nënën e saj e përshkruante si “zemergjerë, aktive dhe intelegjente, por në të njejtën kohë mizore, dhe si një besimtare të devotshme. Në moshën 6 vjeçare ajo u perball me polio, sëmundje që ndikoi që këmba saj e djathtë të ishte më e shkurtër dhe më e hollë se këmba e majtë. Kjo sëmundje e detyroi atë që të izolohej nga të afërmit e saj për disa muaj, përveç kësaj ajo ishte e tallur nga të tjerët. Për shkak të polios, shkollimi i Kahlos filloi më vonë se moshatarët e saj. Më 1922, Khalo u pranua në Shkollën Përgatitore Nacionale. Institucioni filloi të pranoj gra brenda tij dhe ishin vetëm 35 nga 2000 studentë. Khalo u fokusua në shkencat natyrore me deshirë që të bëhej mjeke. Ajo përformoi mjaft mirë shkollimin e saj akademik, ishte një lexuese e pangopur për dije, dhe u përkushtua në kulturën meksikane, u aktivizua në politikë dhe në çështjet e drejtesisë. Kahlo shijoi artin që në moshë të re. Prej vitit 1925 ajo filloi të punonte për të ndihmuar familjen, ndërkohë që ndiqte edhe shkollën.

1925-1930: Aksident me autobus, pikturat e para, dhe martesa me Diego Rivera

Më 17 shtator, të vitit 1925, Kahlo dhe i dashuri i saj, patën aksident me autobus. Disa njerëz kishin vdekur, ndërsa Kahlo pësoi lëndime të mëdha-një parmak I hekurit ia dëmtoi asaj legenin, duke i thyer kockën. Ajo po ashtu dëmtoi disa brinjë, këmbën e saj, dhe klavikulën e saj. Ajo kaloi një muaj në spital dhe dy muaj në shtëpi duke e rimarrë vetën, para se të rikthehet në punën e saj. Ajo kishte dhimbje të shumta në pjesë të ndryshme të trupit të saj, kaloi tre muaj e shtrirë në shtrat sepse ishte e paaftë pë të ecë. Aksidenti ia shuajti ëndërrën Kahlos për t’u bërë doktoreshë dhe i shkaktoi asaj dhimbje gjatë tërë jetës së saj. Shoku I saj Andres Henestrosa ka thënë se Kahlo”ka jetuar si e vdekur”. Gjatë mjekimit ajo mendoi të filloj karrierën e saj si një ilustratore e mjekësisë, e cila bënë një kombinim në mes të shkencës dhe artit, dhe në këtë mënyrë fillon të pikturojë. Ajo kishte një këmbalec për piktorë, e krijuar enkas për të, që i mundësoi të pikturojë e shtrirë në shtrat, dhe një pasqyrë ishte e vendosur mbi të që të mund të shikonte vetën e saj. Pikturimi për Kahlon u bë një mënyrë për të eksploruar pyetje të identitetit dhe ekzistencës, dhe ajo më vonë ka thënë se aksidenti dhe koha gjatë mjekimit të saj e bëri atë të dëshiroj, të filloj përsëri të pikturojë gjëra sipas këndvështrimit të saj. Shumica e pikturave që Kahlo pikturoi gjatë kësaj kohe ishin portrete të vetës së saj, të motrave të saj, dhe të shokëve të shkollës. Më 1922 Kahlo u takua me Diego Riverën, një prej artistëve më të suksesshëm të Meksikës, pasi që u takuan Kahlo kërkoi nga Diego të gjykoj se a shfaqin talent të mjaftueshëm pikturat e saj për të, që të vazhdoj karrierën e saj si një artiste. Rivera u përgjigj se ishte i impresionuar nga puna e saj. Kahlo pas pak e nisi lidhjen me Diego Riverën, pavarësisht faktit se ai ishte 42 vjeçar. Ai në atë kohë u konsiderua tërheqës për femrat. Kahlo dhe Rivera u martuan në një ceremony të civilizuar te qytetit Coyoacan , më 21 gusht 1929. Nëna e saj ishte kundër martesës së tyre, dhe të dy prindërit iu referuan si “martesa mes elefantit dhe pëllumbit”,duke iu referuar diferencës në përmasat e çiftit: Rivera ishte I gjatë dhe mbipeshë ndërsa Kahlo ishte e imët dhe e brishtë. (Wikipedia)

Albumi i Piktorit – Nazmi Hoxha: Migjeni. (Poet of the Misery)

VOAL po sjell për lexuesit portretin e realizuar nga piktori i shquar Nazmi Hoxha, me titull “Migjeni. (Poet of the Misery)”. Migjeni ka frymëzuar deri sot shumë piktorë të cilët kanë realizuar portrete për poetin e madh shqiptar, të cilësuar “Poet i Mjerimit”, “Poet i Rinisë”.

Portreti i Migjenit i realizuar nga Nazmi Hoxha është më i bukuri, ai të bën që të mos reshtësh së kundruari dhe prapë të ndihesh i etur. Sepse askush më parë nuk ka arritur të zbulojë si Nazmiu botën e brendshme të veçantë shpirtërore të Migjenit, poet i thelluar në mendime me të gjitha tiparet e fytyrës, poet i cili mbeti gjithmonë në moshë të re.

Ky portret të kujton vargjet e fundit të shkruara nga Migjeni: “Përditë shoh kjartë e ma kjartë/ Përditë vuej thellë e ma thellë.”

Maria Cristina Imbrogno, me zë bilbili, një vajzë arbëreshe pret klikimet tuaja!

Të dashur lexues,

Vajza që këndon me zë të magjishëm është sopranoja arbëreshe Maria Cristina Imbrogno.

Maria Cristina Imbrogno, ndonëse 20 vjeç bashkë me prindërit dhe komunitetin arbëresh mbrojnë me dashuri të madhe thesarin e kulturës arbëreshe që daton moshën 600 vjeçare.

Duhet dashuri dhe kujdes i madh për të konservuar kulturën, veshjet, gjuhën, këngët dhe traditat që kalojnë nga brezi në brez.

Maria Cristina Imbrogno vazhdon konservatorin në Milano. –

Me performancën që po ndiqni ajo merr pjesë në konkursin Summer Vocal Competition!

Maria Cristina Imbrogno është një vajzë arbëreshe, me të dhëna të shkëlqyera për t’u bërë një Artiste e madhe!

Maria Cristina Imbrogno nuk e harron as Arbërinë dhe as Shqipërinë!

Le ta  mbështesim Marian me like dhe komente.

Gjithashtu mund ta shpërndani video e saj edhe në profilet tuaja!

 

 

 

https://www.facebook.com/hashtag/summervocalcompetition?__eep__=6&source=feed_text&epa=HASHTAG&__xts__[0]=68.ARA-6wGklABwIOL7M1UExYN7gHyLZYsNQblL4n1BgSJyqGhmTm-iuw-kIEQni8lnNzsCvwG-J4z4eVqAgzFY1azPOlISg_XbFS56Nm8peb0AzYK7C0-oE4fiWZK0ldobCK4GOhmObuL_0gWbfL-QRsEM9uQHfNrMiIgN_F8pNrIsMisABFdGOsYPx8lzUU_Zwim_zbrT2TDDV8TSyDSWpaIOSKgQ7izeEKHnHVfFVfo7RTGmLj_aaWFMUR_PdcHAw9944trj_w41IbpVu0wGmJ5Rr1qvsIA2nTc_N161dKcJMHLjKiURSTsMYh3SZt1mn3FRT9Rry1H_53htEHfVCDyCyXd29XQ&__tn__=*NKH-R

Më 6 korrik 1971 u nda nga jeta Louis Armstrong, një ndër më të mëdhenjtë e xhazit botëror

VOAL – Louis Daniel Armstrong, trombist i xhazit, është një nga eksponentët më të mëdhenj të këtij lloji të muzikës dhe ai që ka dhënë një etapë krejtësisht të re në muzikën afrikano-amerikane. Sa i përket lindjes së tij ka një sfond të vogël që gjithashtu përcakton një hije të vogël. Armstrong ka pohuar gjithmonë të jetë i lindur më 4 korrik (Dita e festës kombëtare të SHBA), por, në fakt, studimet e fundit kanë treguar se trombisti i madh ka lindur 4 gusht, 1901.

Në veçanti, janë për t’u shënuar hulumtimet e tyre ndërmarra nga New Orleans, vendlindja e tij, të kryera nga Tad Jones, i cili duket se ka gjetur certifikatat origjinale të pagëzimit të “Mbretit të Jazzit”. Sipas këtyre akteve, “Satchmo” (pseudonim që do të ngarkuar do të thotë, përafërsisht, “Goja në saksofon”, ai i kishte shtuar moshës një vit e një muaj, ndoshta për të zgjidhur disa probleme që lidhen me fillimet e tij të hershme në Çikago dhe Nju Jork, ku ai nuk donte të dukej më i ri se ishte.

Louis Armstrong kishte një fëmijëri të trazuar. Prindërit janë të ndarë pak para lindjes së tij dhe ai i besohet Josephines, gjyshes nga ana e nënës, ndërsa nëna, me gjasë, u bë prostitutë.

Ditët e tij kalojnë në zgripin në mes përjashtimit social dhe krimit, edhe pse, për fat të mirë, një interes i madh lind brenda tij, një antidot i aftë për ta mbajtur atë larg nga devijimet e rrezikshme dhe në të njëjtën kohë për ta “hedhur” në një të vetmen atmosferë: muzikën.


Ende shumë i ri të luajë në trombë apo të vlerësojë potencialin dhe të metat, u kufizua në këtë kohë për të kënduar në një grup mjaft karakteristik lokal, sepse kjo ishte mundësia e vetme. Kjo e ndihmon
për të zhvilluar një intonacion të shkëlqyer dhe një ndjenjë të shquar të improvizimit, dhe të mos harrojmë se në fakt ky është tipari kryesor që e dallon jazz-in.

Por jeta e rrugës është gjithmonë jetë rruge, me të gjitha rreziqet dhe shqetësimet që ajo sjell. Louis, ndërsa dëshiron, nuk mund të tërhiqet tërësisht nga ky kontekst. Një ditë ai befas e gjen veten me një revole të vjedhur nga një prej bashkëjetuesve të nënës së tij, për të festuar fundin e vitit. Pasoja është se ai u transferua në një qendër riedukimi për rreth dy vjet, pjesërisht për shkak se gjykata e kishte njohur nënën e tij të paaftë për rritje të pasardhësve. Nga kjo vjen ndoshta ankthi i dashurisë që shënon jetën e tij, e cila do të shohë para tij dy gra dhe shumë marrëdhënie.

Gjithashtu në qendrën e riedukimit Louis Armstrong gjen rrugën për të bërë muzikë: ai bashkohet me korin e institutit dhe pastaj me grupin, ku ai fillon të luajë me daulle. Ai gjithashtu merr mësimet e para të kornos. Merita është e gjitha e mësuesit të tij, Peter Davis, i cili i jep atij mundësinë për të studiuar bazat e këtij lloji të “zëvendësimit” të trombës. Grupi i institutit është shumë i dashur nga njerëzit dhe ai shëtit rrugët duke luajtur melodi në modë në atë kohë si e famshmja “”When the Saints Go Marchin’in”, e cila, e përmirësuar disa vite më vonë, do të bëhet një nga pikat e tij të forta.


Pas largimit nga riedukimi ai filloi të frekuentojë klubet me shpresën se ai do të ishte në gjendje të luante në ndonjë orkestër. Në një nga këto mbrëmje, ai takon Joe Oliver, i cili konsiderohet më i miri në New Orleans (tashmë i quajtur “King Oliver”). Mes të dyve ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer, aq shumë sa që Oliver, para se të transferohet, kërkon Kid Ory (një tjetër lojtar i njohur i xhazit të xhazit) që të zëvendësohet nga Louis.

Vetëm në nëntor të vitit 1918, i inkurajuar nga puna në “riverboats” (anijet që lundronin në lumin Misisipi), Armstrong mëson të deshifrojë rezultatet, duke u bërë kështu një muzikant i plotë. Pas disa viteve të këtij regjimi jo vërtet relaksuese (punën në barkë ishte shumë e lodhshme), në vitin 1922 ai u transferua në Çikago, duke lënë një New Orleans që gradualisht “korruptonte” gjithnjë e më shumë shijet e tij muzikore, derisa të ringjallë një folklor të plakur e bajat.

Armstrong në kohën e pjekurisë së tij artistike ndjekur një tjetër rrugë, krejtësisht të ndryshme, bazuar në ashpërsinë e linjave polifonike muzikore dhe në përpjekjne për t’i dhënë solistit një rol hegjemonist dhe të integruar në lëndën muzikore.

Për fat të mirë ai u punësua nga King Oliver në “Creole Jazz Band” tüe tij, ku ka aftësinë për të vepruar si solist dhe të spikasë mjeshtërinë ekstreme të arritur tashmë me instrumentin e tij. Dhe në fakt, mendimi i përbashkët i entuziastëve dhe historianëve është se “Satchmo” kishte imagjinatë pjellore ritmike dhe melodike, kombinuar me një vëllim mbresëlënëse zanor dhe me një vulë të pagabueshme.

Pas një sërë turesh, arrijmë në vitin 1924, një vit veçanërisht i rëndësishëm për “Satchmo”. Ai martohet dhe lë orkestrën Oliver dhe hyn në grupin e adh të Fletcher Henderson, një gjigant i xhazit i cili zotëronte një nga orkestrat më të mira të kohës, plot solistë të zotë. Si dëshmi e hopit cilësor, Armostrong ka mundësinë të regjistrojë këngë me Sidney Bechet, Bassie Smith dhe shumë të tjerë.

Më vonë ai vendos të nisë një karrierë solo. Regjistron “Hot five dhe Hot Sevens” transformuar jazz në një nga shprehjet më të larta të muzikës, me trombë të qartë dhe të shkëlqyer dhe me zëri i tij të vrazhdë që del direkt nga thellësia e grykës.

Që atëherë ai është vetëm një sukses i sukseseve, por në hije, megjithatë, të disa zërave kritikë që denoncojnë kufijtë dhe skadimin e fenomenit Armstrong. Louis akuzohet edhe për të qenë një Xha Tom për shkak të dykuptimësisë ndaj vëllezërve të zinj. Por për shkak të pranisë së tij karizmatike ai ndihmon për të thyer çdo barrierë racore duke u bërë një nga yjet e para të njerëzve me ngjyrë në muzikë. Jeta e tij, përveç për të jetuar koncerte dhe turne, është pasuruar me bashkëpunime (p.sh. me Zilmer Randolph), dhe gjithashtu fillon të hapet ndaj kinemasë, duke u shfaqur në disa filma; ndër këta kujtojmë një, “Shoqëria e lartë” (High Society), 1956, me Charles Walters, Grace Kelly, Bing Crosby dhe Frank Sinatra, në të cilën prezanton dhe përfundon skenat e para dhe të fundit të filmit.

Shndërruar në një ikonë, Louis Armstrong në vitet e fundit sigurisht ishte bërë ambasadori i xhazit në botë, por ai gjithashtu ua huazoi  imazhin e tij një seri të ngjarjeve shumë të diskutueshme në rrafshin artistik.

Në atë fazë të karrierës së tij, Mjeshtri nuk ishte më në gjendje të merrte vendime të pavarura, por “menaxhohej” nga zyrtarët pa shumë skrupuj.

Pas kësaj rënie të trishtuar, mbreti i xhazit vdes më 6 korrik 1971 në shtëpinë e tij në Queens në Nju Jork./Elida Buçpapaj

Arti në zi, ndërron jetë kompozitori i njohur italian, Ennio Morricone

ITALI

Vdes në moshën 92-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës italiane Ennio Morricone. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët të cilët thanë se vdiq në një klinikë në Romë.

Ennio Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016.

Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së tij. Morricone ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Edhe pse vetëm 30 nga këta filma janë të tipit western, janë ata që e bëjnë atë të njohur.

Morricone ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010.

Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit. Funerali i kompozitorit të njohur italian do të zhvillohet në mënyrë private bëjnë me dije familjarët e tij.

Më 6 korrik 1907 lindi Frida Kahlo piktore e shquar meksikane

Kahlo në vitin 1932, e fotografuar nga babai i saj Guillermo Kahlo

Frida Kahlo de Rivera (Shqiptimi spanjisht: [ˈfɾiða ˈkalo]; 6 korrik, 1907 – 13 korrik, 1954), lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón, ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.

Jeta e Frida Kahlo filloi dhe mbaroi në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si “La Casa Azul,” Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.

Biografia

1907-1924 Familja dhe fëmijëria

Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón u lind më 6 korrik, 1907 në Coyoacán (Meksikë). Prindërit e Kahlos ishin; fotografi Guillermo Kahlo (1871–1941) dhe Matilde Calderón y González (1876–1932). Kahlo fëmijërinë e saj, atmosferën në të cilën ajo u rrit shpesh herë e përshkroi si “shumë, shumë të trishtuar”.[6] Të dy prindërit e saj gjatë kohës më të madhe ishin të sëmurë, dhe martesa e tyre vazhdonte pa dashuri.[7] Kahlo nënën e saj e përshkruante si “zemergjerë, aktive dhe intelegjente, por në të njejtën kohë mizore, dhe si një besimtare të devotshme. Në moshën 6 vjeçare ajo u perball me polio, sëmundje që ndikoi që këmba saj e djathtë të ishte më e shkurtër dhe më e hollë se këmba e majtë. Kjo sëmundje e detyroi atë që të izolohej nga të afërmit e saj për disa muaj, përveç kësaj ajo ishte e tallur nga të tjerët. Për shkak të polios, shkollimi i Kahlos filloi më vonë se moshatarët e saj. Më 1922, Khalo u pranua në Shkollën Përgatitore Nacionale. Institucioni filloi të pranoj gra brenda tij dhe ishin vetëm 35 nga 2000 studentë. Khalo u fokusua në shkencat natyrore me deshirë që të bëhej mjeke. Ajo përformoi mjaft mirë shkollimin e saj akademik, ishte një lexuese e pangopur për dije, dhe u përkushtua në kulturën meksikane, u aktivizua në politikë dhe në çështjet e drejtesisë. Kahlo shijoi artin që në moshë të re. Prej vitit 1925 ajo filloi të punonte për të ndihmuar familjen, ndërkohë që ndiqte edhe shkollën.

1925-1930: Aksident me autobus, pikturat e para, dhe martesa me Diego Rivera

Më 17 shtator, të vitit 1925, Kahlo dhe i dashuri i saj, patën aksident me autobus. Disa njerëz kishin vdekur, ndërsa Kahlo pësoi lëndime të mëdha-një parmak I hekurit ia dëmtoi asaj legenin, duke i thyer kockën. Ajo po ashtu dëmtoi disa brinjë, këmbën e saj, dhe klavikulën e saj. Ajo kaloi një muaj në spital dhe dy muaj në shtëpi duke e rimarrë vetën, para se të rikthehet në punën e saj. Ajo kishte dhimbje të shumta në pjesë të ndryshme të trupit të saj, kaloi tre muaj e shtrirë në shtrat sepse ishte e paaftë pë të ecë. Aksidenti ia shuajti ëndërrën Kahlos për t’u bërë doktoreshë dhe i shkaktoi asaj dhimbje gjatë tërë jetës së saj. Shoku I saj Andres Henestrosa ka thënë se Kahlo”ka jetuar si e vdekur”. Gjatë mjekimit ajo mendoi të filloj karrierën e saj si një ilustratore e mjekësisë, e cila bënë një kombinim në mes të shkencës dhe artit, dhe në këtë mënyrë fillon të pikturojë. Ajo kishte një këmbalec për piktorë, e krijuar enkas për të, që i mundësoi të pikturojë e shtrirë në shtrat, dhe një pasqyrë ishte e vendosur mbi të që të mund të shikonte vetën e saj. Pikturimi për Kahlon u bë një mënyrë për të eksploruar pyetje të identitetit dhe ekzistencës, dhe ajo më vonë ka thënë se aksidenti dhe koha gjatë mjekimit të saj e bëri atë të dëshiroj, të filloj përsëri të pikturojë gjëra sipas këndvështrimit të saj. Shumica e pikturave që Kahlo pikturoi gjatë kësaj kohe ishin portrete të vetës së saj, të motrave të saj, dhe të shokëve të shkollës. Më 1922 Kahlo u takua me Diego Riverën, një prej artistëve më të suksesshëm të Meksikës, pasi që u takuan Kahlo kërkoi nga Diego të gjykoj se a shfaqin talent të mjaftueshëm pikturat e saj për të, që të vazhdoj karrierën e saj si një artiste. Rivera u përgjigj se ishte i impresionuar nga puna e saj. Kahlo pas pak e nisi lidhjen me Diego Riverën, pavarësisht faktit se ai ishte 42 vjeçar. Ai në atë kohë u konsiderua tërheqës për femrat. Kahlo dhe Rivera u martuan në një ceremony të civilizuar te qytetit Coyoacan , më 21 gusht 1929. Nëna e saj ishte kundër martesës së tyre, dhe të dy prindërit iu referuan si “martesa mes elefantit dhe pëllumbit”,duke iu referuar diferencës në përmasat e çiftit: Rivera ishte I gjatë dhe mbipeshë ndërsa Kahlo ishte e imët dhe e brishtë. (Wikipedia)

Albumi i Piktorit – Nazmi Hoxha: Bekim Berisha (Abeja). a Dardan’s Hero

VOAL – Po sjellim për lexuesit tanë portretin “Bekim Berisha (Abeja). a Dardan’s Hero’ realizuar me mjeshtëri të rrallë nga piktori i shquar Nazmi Hoxha dhe postuar në faqen e tij në facebook.

Bekim Berisha lindi më 15 qershor të vitit 1966 dhe vdiq më 10 gusht të vitit 1998, i njohur me nofkën e luftës „Abe-ja“ ishte njëri ndër luftëtarët më të dashur jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por në mbarë opinionin liridashës të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Legjenda e luftës së Junikut, Heroi i Dardanisë, Bekim Berisha, e bëri veten të pavdekshëm duke dhënë jetën për lirinë e Kosovës. Peneli i piktorit të shquar Nazmi Hoxha e bën të përjetshëm edhe në art.