VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 27 tetor 1943 lindi Roza Anagnosti, aktore e shquar e teatrit dhe kinematografisë

By | October 27, 2019

Komentet

Billie Eilish fiton çmimet kryesore Grammy

Këngëtarja Billie Eilish, 18-vjeçare ka fituar pesë çmime Grammy, në ceremoninë vjetore të mbajtur këtë vit në Los Angelos.

Albumi, Kur na zë gjumi, ku shkojmë? (When We All Fall Asleep, Where Do We Go? ), i ka ndihmuar këngëtares të fitojë çmimet për albumin e vitit, këngën më të mirë, për incizimin dhe realizimin më të mirë të këngës, pa harrur edhe shpërblimin për artisten më të mirë.

Ajo tani është personi i parë që ka fituar këto çmime, prej kur Christopher Cross kishte shënuar sukses të ngjashëm më 1981.

Vëllai më i madh i këngëtares, Finneas O’Connell, i cili i ka ndihmuar Eilish të shkruajë këngët, si dhe në realizim të albumit, ka përfunduar duke fituar gjashtë çmime këtë natë.

Në mesin e fituesve të tjerë kanë qenë, Lil Nas X dhe Lizzo.

Përgjatë ceremonisë, pjesëmarrësit kanë përmendur me pikëllim lajmin për vdekjen e legjendës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant.

Ai ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit në Kaliforni.

Tetë persona tjerë në bord, përfshirë vajzën 13-vjeçe të basketbollistit kanë vdekur po ashtu. rel

“Mjeshtër i Madh” për aktorin Petrit Malaj, Meta: Kontributi i tij është real dhe i prekshëm

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Universitetit të Arteve dhe personalitete të artit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi aktorin e shquar Petrit Malaj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike si në ekranin e kinemasë, ashtu dhe në skenën e teatrit; për kontributin e dhënë në organizimin dhe drejtimin e strukturave akademike të artit skenik”.

Duke i dorëzuar zotit Malaj vlerësimin e lartë, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë e veçantë të nderimit të një personaliteti të artit skenik e filmit shqiptar, dhe një pedagog me 35 vite eksperiencë pedagogjike në Universitetin e Arteve.

“Kontributi i tij është real dhe i prekshëm, si në krijimtarinë e tij aktoriale ashtu edhe në fushën pedagogjike. Me krijimtarinë e tij, Petrit Malaj është një personalitet i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve.
Ai ka interpretuar në mbi 20 filma artistik, në shumë pjesë teatrale dhe përherë ka transmetuar plot talent te publiku jetën e personazheve të tij. Zoti Petrit Malaj i përket një brezi të artë të artistëve shqiptarë.

Nuk mund të lë pa veçuar rolet e tij në filmat si , “Besa e Kuqe”, “Nëntori i Dytë”, “Militanti”, “Balada e Kurbinit”, “Kolonel Bunker”, e në veçanti në filmin “Kur hapen dyert e jetës”, që është aq i dashur për publikun shqiptar edhe sot. Së fundmi ai është rikthyer me shumë sukses në teatër në shfaqjen “Vizita e Inspektorit” me regji të regjisorit Altin Basha.”

Z.Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit të cilët janë krenaria e artit shqiptar, si Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar.
Interpretimi pranë këtyre figurave të skenës dhe filmit shqiptar, fillimisht si student i disave prej tyre, e më pas si profesionist, bëri që, me eksperiencën e tij, të krijonte një profil të spikatur si aktor.” – nënvizoi Presidenti i Republikës.

“E larmishme sigurisht, është edhe karriera e tij pranë institucionit të vetëm publik të arsimit të lartë artistik në Shqipëri, si udhëheqës artistik i teatrit të Akademisë së Arteve, Dekan i Fakultetit të Artit Skenik dhe Rektor i Universitetit të Arteve.

Me krijimtarinë e tij, punën pedagogjike dhe drejtuese në Universitetin e Arteve, Petrit Malaj është pjesë e kontributit shumëvjeçar të brezave të shumtë të aktorëve, pedagogëve e studentëve për artin shqiptar.
Shkolla e artit shqiptar ka patur dhe ka personalitete të spikatura e të shquara, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer për ta çuar atë në nivele të larta. Petrit Malaj është njëri prej tyre.
Nisur nga ajo çfarë Petrit Malaj na ka afruar, me figurat e interpretuara në skenë dhe ekran, si dhe me punën e tij pedagogjike, ai ka krijuar një portret tejet të vecantë dhe interesant, i cili përherë ka ardhur tek ne duke promovuar energji pozitive e duke na dhënë sidomos në ekran, figura plot emocion.
I uroj zotit Malaj suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike, i bindur se ai dhe brezi i artistëve të cilit i përket, janë shembull për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë ekranin dhe skenat shqiptare e ndërkombëtare” – u shpreh Presidenti i Republikës.

Pëllumb Kulla: “Si ia përmenda Enver Hoxhës gjyshin e pushkatuar”, regjisori rrëfen takimin me ish-diktatorin (video)

Regjisori Pëllumb Kulla foli për marrëdhëniet e tij me politikanët, në emisionin “Kjo Javë”, në News24. Kulla tha se me ish-kryeministrin Sali Berisha ka pasur marrëdhënie të mira e të sinqerta.

Por, sipas tij, me kalimin e kohës disa gjëra nuk shkuan mirë dhe marrëdhëniet u ndanë. Më tej, ai zbuloi dhe emrat e disa politikanëve, që e kanë uruar për 8o-vjetorin.

Pëllumb Kulla si bashkëshort, sa e ke ndjerë mbështetjen e bashkëshortes?
Shumë. Kur nisa të përmend motivin përshkues të kësaj bisede, quajta fatin. Një nga pjesë e fatit është edhe njohja me time shoqe, që u bë për mua një shoqe jete me të tëra hallet, problemet, gëzimet, sukseset, që i kapërcyem. Ka qenë gjithmonë redaktorja ime e pare, spektatorja ime e parë, lexuesi im i parë. Në saj të këtyre gjërave, kërkesat tona herë përziheshin, herë përplaseshin, ajo ka qenë një referim shumë i bukur për gjithë krijimtarinë time letrare. Ka qenë mbështetje shumë e madhe. Duke qenë e talentuar, ajo ka bërë nga gjërat e mia më të bukura.

Një mjeshtër humori, sa iu shoqëron në humori brenda në shtëpi?
Mjaft, unë e kam pas ndjenjën e humorit që nga babai, xhaxhai. Fëmijët e mi dallohen për humorin dhe më kënaqin. Ata nuk thonin fjalë, por batutë, janë rritur me humor. Psh. djali im mendonte se mustaqet nuk rriten, por ngjiten. Humori i tyre u zhvillua dhe ata më krijojnë një ambient shumë të këndshëm.

Flasim për kinokomeditë, kë do të veçonit?
Kanë qenë të bukura dy filma që kam bërë me Bujar Kapexhiun “Tela për violinë” dhe “Stola në park”, por unë do të veçoja “Syrin”, që është një komedi një aktëshe, e luajtur nga Agron Llakaj deh Agim Bajko. Për mua ajo është një komedi e mrekullueshme dhe jam shumë krenar me të, habitem si nuk shfaqet kaq shpesh, sepse është ende shumë e këndshme. Mendoj se është roli më i bukur i Agron Llakaj.

Si është historia e skeqit “Doni më për belulin”?
Kam bërë disa spektakle me emrin e autorëve, për Dritëro Agollin, Shefqet Musarain. Kam tentuar edhe për Qamil Urgjelin, që e realizova në Sarandë. Unë lexova, siç lexoja për tërë krijimtarinë, dhe u mundova të kap motive, dhe motivi ishte “Doni më për belulin”. Bëra këtë material për estradën e Sarandës, që nuk e realizoi asnjëherë. Nuk e realizoi as një aktor nga Durrësi, që ja dhashë. Por e realizoi më së miri Vladimir Uzha dhe Fuat Boci, Vladimi e dha premierën, por e filmoi Fuati. E nderoi atë material, nderoi veten, por edhe mua, dhe u bë një referencë për shumë e shumë në jetën sociale.

Çfarë do të vlerësonit më shumë si gjetje nga krijimtaria juaj?
Sa i përket përvojës skenike ka disa që kanë mbetur. Unë kam punuar gjatë dhe të tëra më kanë dhënë kënaqësi, madje edhe librat që kam bërë. “Rrufeja nga Amerika” është nga librat më të mrekullueshëm që më ka sjellë kënaqësi. Por, edhe “Lejlekët nuk vijnë më”, që e kam trajtuar në anën groteske. “Rrufeja nga Amerika” trajton temën e emigracionit, që është aktuale edhe sot. Ka një humor të hidhur të përshtatjes së shqiptarëve në Amerikë.

Si ishte periudha dhe marrëdhënia me studentët, kur ishit pedagog?
Ishte shumë e mirë. Mendoj se ata ruajnë kujtime shumë të mira. Por, atëherë ishte koha e trazuar, direkt pas rënies së komunizmit dhe studentët ishin shumë të atrakuar për të lëvizur, për të dalë në botën jashtë. Por, prapë ajo përvojë pati kujtime shumë të bukura.

Po periudha e diplomacisë?
Rrëzimi i komunizmit solli atë që dhe strukturat e ndryshme të shtetit dhe administrata shtetërore u ndërruan. Pra, u ndërrua totalisht marrëdhënia e Shqipërisë me shtetet e huaja, ku deri në ato çaste kishte vetëm armiqësi. Pra, ne ishim armiq me Rusinë, Gjermaninë, Kanadanë, Evropën në përgjithësi. Dhe me ne ndryshuan totalisht marrëdhëniet, pasi të bësh miqësi është një lloj ngrohtësie që gjen. Unë pata vetëm përkushtimin, dedikimin ndaj çështjeve të Shqipërisë, që më ndihmuan të jem një patriot i mirë. Kishim problemin e Kosovës, që në OKB ishte një ndër prioritetet tona.

Ju ishit një djalë që guxuat të takonit ish diktatorin Enver Hoxha dhe t’i thonit se po ju mohohej e drejta për të studiuar dhe se ju kishit dëshirën shumë të madhe për të vijuar përpara. Si arritët deri te ai, si ishte ky takim. ..
Në fakt, erdhi Enver Hoxha te unë. Qëlloi që bëri një vizitë shumë të bukur në kohën që isha atje, e sapo kisha dhënë prova për shkollën e lartë për aktor, që më tërhiqte shumë. Kishte ardhur një pedagoge ruse, dhe atëherë ishin më të mirët, po unë për biografi nuk pranohesha, dhe ma thanë hapur. Kur Enver Hoxha po kalonte pranë makinës, unë ngrita dorën dhe punë sekondash, mund të mos e shihte dorën time, por për fat të mirë e pa. Pra, kam qenë gjithmonë njeri me fat. E pa dhe ndaloi, në një repart shumë të gjerë te Uzina Enver, unë isha në një prej makinave ku punohej. Ishte i rrethuar nga i tëri enturazhi si rrethohej atëherë, dhe unë i fola dhe i shpreha gjithë pakënaqësinë që nuk më lejonin.

Si ju priti?
Më priti shumë mirë, më pyeti se kush isha i kujt isha dhe pse i kisha këto telashe. Dhe vura re që përmenda gjyshin tim të pushkatuar, dhe atij nuk i kujtohej gjë. Fola mirë, pa emocione, fola ngrohtësisht. E më tha së unë isha rritur në kohën e pushtetit popullor, nuk kisha të bëja me to dhe do të shkoja në shkollë.

Pra, ta premtoi që aty?
Ma premtoi dhe e mbajti fjalën. Më pas ata që ishin në enturazh u përpoqën dhe unë nisa shkollën. Nuk më dhanë bursë dhe më duhej të kompensoja, të punoja jashtë orarit, dhe të gjitha pushimet e shkollës unë i kam bërë punë.

Çfarë punonit në atë kohë?
Punoja montator, në Bistricë, Kurbnesh, Rruga. Do kompensoja pak familjen time të vuajtur dhe që ishte financiarisht dobët. Kështu shkolla u krye.

4 vitet e shkollës si ishin?
Shumë të bukur, kemi qenë në një kurs me kolektiv nga më të shquarit që ka sjell historia. Kisha Robert Ndrenikën, Viktor Zhustin, Antoneta Papapavlin, Bukuroshe Kokalarin, Kadri Pirron, Ali Begën, besoj mos kem harruar shumë se do ta kem pisk punën pastaj. Ishte një jetë e bukur, plot fantazi, pedagogët ishin të mrekullueshëm.

Si e priti familja qe e fituat shkollën, duke takuar Enver Hoxhën?
E pritën me gëzim, por edhe me një lloj shqetësimi, sepse duke mos më dhënë bursa lindi problemi që mirë ti e ke me qejf të bësh këtë shkollë, por edhe ne e kemi të vështirë. Edhe unë i premtova se do e kompensoja dhe ia dola mbanë.

Po periudha e riedukimit?
Unë u emërova në Vlorë, isha mes shokësh të mirë, por në mënyrë të pashpjeguar, në një konflikt me një nga sekretarët e komitetit të partisë, që më bëri disa vërejtje për një dramë dhe unë nuk isha dakord me to, unë shkova në guroren e Kaninës në Shashicë në mal, për të thyer gurë e për të ndenjur në hotel. Dukesha si inxhinier i lartë, specialist i gurëve që merrja 166 lekë të vjetra në ditë që s’më dilnin. Pastaj punova në një ndërmarrje ndërtimi si mekanik. Pas martese, time shoqe e pranuan aktore në Teatrin e Vlorës, edhe mua më lanë të punoja më amatorët në atë ndërmarrjen ku isha.

Dua mendimin tuaj mbi disa figura që janë në politikën shqiptare. Çfarë marrëdhënie keni pasur me ish-kryeministrin Berisha?
Kam patur marrëdhënie të mira, e të sinqerta. Ai nuk më ka dhënë asnjëherë ndonjë porosi, që të ishte në kundërshtim me dëshirën tim. Ishin marrëdhënie shumë të ngrohta. Me kalimin e kohës, pamë që disa gjëra nuk shkonin mirë, ndaj dhe qëndrimet e marrëdhëniet tona u ndanë. Unë nuk e kam problemin vetëm ndaj Berishës, për gjithë klasën politike jam shprehur shumë. Është një temë shumë e rëndë për të treguar se aty Shqipëria ka nevojë të ketë një kapërcim cilësor shumë të mirë.

Po me kryeministrin Rama, pse nuk erdhi në 80-vjetorin tuaj?
Më uroi për 80-vjetorin, edhe Veliaj, Bamir Topi, e politikanë të tjerë, Luan Rama, etj. Kryeministri nuk ishte për arsye, që, unë nuk e pranoj, që atij mund t’i dalin punë të rëndësishme. Por, ai nuk ishte për fat të keq, por do takohemi dhe do ta shprehim edhe ‘pse-në’.

Si u ndjetë në atë mbrëmje të organizuar për 80-vjetorin tuaj?

U ndjeva mjaft mirë. Isha në qendër të vëmendjes dhe njeriut i vjen mirë kur është në qendër të vëmendjes në një lloj shoë, dhe i ndërtuar bukur me kujdes e dashuri, nga dy artistë të mëdhenj të skenës, e të televizionit si Leonard Bombaj dhe Petrit Ruka.

Këto 8 dekada u shpalosën përmes këtij spektakli me grimca të krijimtarisë tuaj, u ndjetë nostalgjikë në ato momente?
Të them të drejtën, si përfundim që nxjerr njeriu nga një përvojë e gjatë si kjo, i uroj kujtdo që të punojë në një vend që e dashuron punën. Puna e dashuruar nuk të lodh kurrë. Të gjithë detyrat që kam kryer kanë pasur dashurinë time, punoja me kënaqësi dhe nuk lodhesha. Kështu që, edhe vetë kënaqesha edhe kur dilnin rezultatet e mira, ishte korrja më e mirë.

Dua ta nisim nga ai djali i lindur në Zëmblak të Korçës..
Kujtesa ime është shumë potente në atë pikë. Mendoj se në fëmijëri, shtresimi i gjërave për t’u kujtuar bëhet më me kujdes. Tani si një tabaku e mbushur, shumë gjëra më bien po ato që kanë zënë vend kanë zënë dhe e kujtoj me shumë nostalgji dhe shumë mall periudhën e fëmijërisë, paçka se jo fort e bukur dhe jo fort e qetë, por mendoj se ishte një vend i bukur, me ujë të kthjellët dhe ishte një fëmijëri e shëndetshme. Kam jetuar në fshat deri në 10 vjeç, kam ndërmend hyrjen në klasën e parë, nga mësuesja e parë Thomaidha Gjika, e cila banonte në shtëpinë tonë. Ajo më mori që 5 vjeç e gjysmë, tha ‘ky mund të fillojë që tani’ edhe unë fillova cik para kohe shkollën por shkoi mirë. Kam patur të tjerë pedagogë të mrekullueshëm, që i jam mirënjohës për formimin tim. Nuk bëra gjimnaz, bëra një shkollë teknike ka qenë ‘Politeknikumi 7 nëntor’ sot është shkolla ‘Harry Fultz’, në degën mekanike. Dola mirë, po nuk vijova dot për shkak të elementeve jo të përshtatshëm në jetëshkrimin e njeriut siç e kisha unë.

Është ajo periudhë e errët për ju, që e kujtoni me fund të lumtur.. pse me ‘njollë në biografi’?
Unë kam botuar një libër me titull ‘ Jo gjithë të vdekurit prehen në paqe’, ishte një detyrim ndaj fisit tim, familjes së madhe Kulla. Dhe duke e ditur sa të rrezikshme janë jetëshkrimet familjare, mu desh të studioja shumë edhe ata elementë që i zuri ingrazhi i ndëshkimeve, nga pushkatimet, dhe janë rreth 5 të pushkatuar dhe një i varur që ishin po nga fisi jonë dhe mu desh që të shikoj dhe pata rast të ve re, se asnjë nuk akuzohet për vrasje apo për vjedhje, akuzohej vetëm se ka qenë kundër komunizmit. Të jesh kundër komunizmit në demokraci është gjë normale, por jo në Shqipërinë e asaj kohe. Kështu që fakti që atë shtëpi, ndaloi për 4 orë mbreti Zog, kjo u pagua shtrenjtë dhe kjo shkaktoi më pas shumë të burgosur, shumë të internuar. Por jeta shkoi nëpër disa trase jo tipike. Nëse të tjerët vuajtën, unë nuk vuajta, pasi pata një fat të madh.

Më 18 janar 1892 lindi komiku i jashtëzakonshëm Oliver Hardy

VOAL – Lindur në Gjeorgji më 18 Janar 1892, Oliver Norvell Hardy, Illie ose Babe për miq, është djali i fundit i një familje plotësisht të huaj për botën e argëtimit. Babai i tij, një avokat, vdiq shumë shpejt dhe nuk arriti të ishte në ndihmë të familjes së tij të madhe (tre djem dhe dy vajza) dhe mbi të gjitha për djalin e tij të vogël. Nëna, Emily Norvell, një grua energjike, vendosi të transferohej nga Harlemi në Madison, ku, duke punuar si menaxhere e një hoteli mjaft elegant, ajo mundi të mbante familjen.

Prindërit e tij së pari e regjistruan atë në akademinë ushtarake të Xhorxhisë, pas konservatorit të Atlantës ku arriti rezultate të mira. Por vështirësitë financiare të familjes së tij e pengojnë atë të ndjekë një karrierë si këngëtar.

Pas moshës 18 vjeç ai u tërhoq në mënyrë të pashpjegueshme drejt kinemasë dhe shfaqjeve, duke iu përshtatur vetes për të bërë ndonjë gjë për të qëndruar në atë botë që ai e do. Më 1913 Oliver Hardy u paraqit në Lubin Motion Picture dhe mori një kontratë si aktor në Jacksonville. Ai do ta bëjë të ligun për pesë dollarë në javë.

Më 1915 Oliver luan filmin e tij të parë komedi si protagonist, me titull “Ndihmësi sulmues”. Në Kaliforni, ku po përqendrohet prodhimi i filmit, Oliver Hardy është punësuar nga kompania e prodhimit Vitgment. Pikërisht në Kaliforni ai takohet për herë të parë Stan Laurel (i cili më vonë do të bëhet Stanlio i famshëm), por është një bashkëpunim i ngathët, për një film të vetëm: “Qen me fat”. Stan është protagonist dhe Oliver luan pjesën e një vjedhësi që nuk mund të jetë mjaft bindës, sepse vena komike tashmë mbizotëron tek ai.

Jemi në vitin 1926, viti i takimit të shkëlqyeshëm me Hal Roach, një prodhues filmi që në atë kohë i kishte besuar, rastësisht Stan Laurelit, drejtimin e filmit “Love’em and weep” (“Duaje dhe qaj”). Për pjesën komike Oliver Hardy është në fakt i fejuar. Sidoqoftë, një të diel, ndërsa Oliver po binte në kuzhinë për të përgatitur diçka për miqtë e tij, ai djeg seriozisht krahun, aq sa nuk mund ta gjejë veten në grup ditën tjetër. Në këtë pikë pjesa ndryshuar për t’ia dhënë Stanit mundësinë për të zëvendësuar Oliverin për ditët e para. Në fund të dy e gjejnë veten përsëri rastësisht. Prandaj partneriteti gradualisht konsolidohet derisa të arrijë sukses të madh.

Në “vitet e arta”, ato të Hal Roach’s Studios, nga viti 1926 deri në 1940, Stan Laurel dhe Oliver Hardy prodhuan 89 filma, nga të cilët 30 filma të shkurtër të heshtur dhe 43 filma të shkurtër me zë.

Rënia e karrierës në këtë pikë duket se është e afërt. Pas kaq shumë suksese është e pashmangshme që të shfaqet parabola e zbritjes. Stan u sëmur gjatë bërjes së filmit të tyre të fundit “Atoll K”, i vetmi film i xhiruar në Evropë, larg studios së Hollivudit, ku ata konsumuan tërë përvojën e tyre kinematike.

Shëndeti i Oliver është gjithashtu i keqësuar: në këtë rrethanë ai ndihmohet nga gruaja e tij e tretë Lucille, e njohur në serinë e “The flying deuces”  – Djajtë fluturues  (1939) dhe që i ka qëndruar besnik tij për shtatëmbëdhjetë vjet rresht. Më 7 gusht 1957 Oliver Hardy vdiq përfundimisht.

Laurel i mbijeton atij tetë vjet, duke vdekur më 23 shkurt 1965. Atë ditë vdekja e Laurel i jep fund dy historive paralele të filluara shtatëdhjetë vjet më parë në anët ekstreme të oqeanit dhe pastaj afroheshin derisa ato përkojnë në mënyrë të përkryer duke i dhënë jetë njërit nga çiftet më të jashtëzakonshëm komikë të të gjitha kohërave./Elida Buçpapaj

Më 18 janar 1940 lindi këngëtarja e shquar italiane Iva Zanicchi

VOAL – Iva Zanicchi (Iva Xaniki ) lindi në Vaglie di Ligonchio në provincën e Reggio Emilia më 18 janar 1940. Milva, “pantera” e ardhshme të cilën Iva do ta gjejë kur debuton në Festivalin e Sanremos në 1965, e preferon atë për një audicion të parë në fund të viteve 1950. Mësimet e kantos, pjesëmarrja e saj si konkurruese në transmetimin televiziv “Sera Campanile”, realizuar nga Mike Bongiorno, një turne në sallat e vallëzimit Romagna. Të gjitha në pak vite.

Në vitin 1963 ajo interpretoi si konkurrente në Festivalin Castrocaro me këngën “6 ore”. Arrin të hyjë në finale. Por një laringjit i shëmtuar nuk i lejon asaj të nxjerrë zërin e shkëlqyeshëm “të zi”: fiton vendin e tretë.

Falë vendosmërisë së saj të jashtëzakonshme interpretuese, Iva Zanicchi pushton kompanitë e regjistrimit të etiketës së re të Ri-fi Records në Milano që e bëjnë atë të nënshkruajë një kontratë. Albumi i saj i parë u botua në maj 1963 dhe përmban këngët “Zero in amore” dhe “Come un tramonto”, shkruar për të dhe orekstruar nga Maestro Gorni Kramer.

Suksesi i parë i madh erdhi me këngën “Come ti vorrei”, versioni italian i “Cry to me” (“Qaj me mua” – nga Bert Russel). Falë kësaj kënge ai bëri debutimin e saj në Sanremo në vitin 1965 me “Non pensare a me” “Vitet tuaja më të bukura”. Por dy vjet më vonë, në vitin 1967, Iva Zanicchi arrin fitoren e saj të parë në Festivalin e Sanremo me këngën “Non pensare a me”-  “Mos mendo për mua”.

Falë zërit të saj të bukur, me një ton të pakuptueshëm, në vitin 1969 ajo fitoi qartë Festivalin me një këngë që ende konsiderohet simbol i saj, “Zingara” e famshme, të cilin Iva prezanton së bashku me Bobby Solo.

Pas pjesëmarrjes së saj në Eurofestival në Madrid në Mars të po këtij viti, me këngën “Due grosse lacrime bianche” – “Dy lot të mëdhenj të bardhë”, në Paris ajo është protagoniste e  një shfaqje në Olimpiadë, e cila pasohet nga një turne intensiv i cili e sheh Iva Zanicchin në shumë koncerte midis Amerikës së Jugut, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në Hotelin Plaza në New York ajo u takua me Frank Sinatran.

Midis viteve 1970 dhe 1971, pika e kthesës: ajo vendosi t’iu kushtohej këngëve të kompozitorit Grek Mikis Theodorakis. Gdhendja e një prej rekordeve të tij më të bukura “Caro Theodorakis … Iva”, e cila shet më shumë se një milion e gjysmë kopje. Por viti 1970 është gjithashtu viti i pjesëmarrjes së tij të tretë në një nga konkurset më të rëndësishme të këndimit italian, “Canzonissima”. Rrathët e saj të mëdhenj të qafës (para, mbrapa dhe anët) shkaktojnë një ndjesi. Një nga këngët e prezantuara prej saj është “Un fiume amaro” – “Një lum i hidhur” (kënga e lartë e LP “I dashur Theodorakis … Iva”). Suksesi është i pashembullt.

Sidoqoftë, gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç duhet. Në Torino, gjatë një ekspozite në vendin e quajtur “Le Roi”, një admirues fillon ta ngacmojë atë, deri në atë pikë sa të dalë në skenë dhe të shqyejë cepin e veshjes së saj. Shërbimi i sigurisë ndërhyn duke e bërë njeriun të padëmshëm, të armatosur me një thikë të gjatë dhe në një gjendje të dukshme të konfuzionit mendor.

Midis 1972 dhe 1973 dy hite të tjera të mëdha, “Coraggio e paura”  – “Guximi dhe frika” dhe “Mi ha stregato il viso tuo”- “Unë u mahnita nga fytyra jote”. Ai rikthehet të interpretojë në “Un disco per l’estate” – “Një disk për verën”, por, gjatë provave të mbrëmjes finale, ajo dëgjon se nuk ka më kohë për të provuar këngën e saj  “I mulini della mente-  “Mullarët e mendjes”. Nga tensioni i tepëruar, Iva vuan nga një sëmundje dhe është dërguar në hotel. Provimet shtyhen për pasdite por ajo prapë vendos të heqë dorë nga finalja e televizionit.

Më 1974, falë fitores së saj të tretë me këngën “Ciao cara Come stai?”, Iva pushton një rekord të jashtëzakonshëm në panoramën e muzikës italiane: ajo është gruaja e vetme që ka fituar tri herë Festivalin e Sanremos. Menjëherë pas kësaj, një tjetër sukses i madh: kënga “Testarda io” është futur nga regjisori Luchino Visconti në filmin e tij “Gruppo di famiglia in un interno” – “Grupi i familjes në një të brendshme”.

Më 1976 ajo u nda nga burri i saj Tonino Ansoldi (djali i Giobatta Ansoldi, pronar i kompanisë së regjistrimeve Ri-fi). Iva do të deklarojë “Kam pasur një mosmarrëveshje në fund të martesës sime dhe kam trdhtuar burrin tim. Unë ende uroj veten time. Ishte hera e parë që u dashurova”.

Në vitin 1983 ajo u paraqit në Mostra del Canzone në Riva del Garda me “Aria di luna” dhe vitin tjetër u kthye në skenën e Sanremo me këngën “Chi (mi darà)” – “Kush (do të më jap)”. Nga ky moment, Iva Zanicchi do të ndërmarrë një aventurë të re profesionale: në vitin 1985 ajo bëri debutimin e saj televiziv si prezantuese me programin “Facciamo un affare” – “Le të bëjmë një marrëveshje”. Vetëm një vit më vonë ajo fitoi drejtimin e një prej programeve televizive më me fat dhe jetëgjatë në historinë e televizionit italian, “Ok, il prezzo è giusto!” – “Ok, çmimi është i saktë!”.

Pas viteve të pasivitetit në vitin 2001,  doli singoli “Ho bisogno di te” “Unë kam nevojë për ty”, botuar nga Sugar. Në të njëjtin vit ajo botoi edhe një libër; quhet “Polenta di castagne” – “Miell gështenje” në të cilën ai tregon historinë e familjes së tij në një çelës ironik.

Në 2002 MBO publikoi koleksionin “Testardo io… e altri successi” – “Unë kryeneçja… dhe suksese të tjera” i cili përmban të gjitha pjesët historike.

2003 shënon kthimin e Iva Zanicchit në dashurinë e saj të madhe, muzikën. Ajo rishfaqet me Sugar në edicionin e 53-të të Festivalit Sanremo me me këngën e sofistikuar “Fossi un tango”, prodhuar nga Mario Lavezzi. Iva deklaron “Dikush në të kaluarën kishte provuar të më bindte të kthehesha në Sanremo, por ishin të gjitha përpjekjet për hir të vetes së tyre. Këtë herë është ndryshe, sepse ka një projekt rreth kësaj pjesëmarrjeje: një album dhe një turne teatri. Unë jam shumë e lumtur për këtë dhe më pas, siç thotë Lavezzi, gjëja e rëndësishme është që ne po argëtohemi ”.

Në zgjedhjet e vitit 2004, ajo u paraqit si kandidate për Parlamentin Evropian në listat e Forza Italia, por përvoja dhe rezultatet nuk janë më të lumturat.

Në fillim të vitit 2005 Iva Zanicchi kthehet në TV në Canale 5 me programin “Il Piattoforte”.

Në të njëjtin vit ajo ishte në mesin e konkurrentëve, protagonistë të shkëlqyeshëm të shfaqjes së realitetit televiziv RaiDue “Music Farm”.

Pas rezultateve zhgënjyese të zgjedhjeve të zgjedhjeve evropiane të vitit 2014, ajo vendosi të braktisë përfundimisht veprimtarinë politike.

Projektet e ardhshme do ta shohin atë të angazhuar në disa fusha: teatër, muzikë dhe letërsi.. /Elida Buçpapaj

Shuhet në moshën 59-vjeçare Xhevdet Ferri, aktori i interpretimeve brilante në “Përrallë nga e kaluara” dhe dhjetëra filma të tjerë

Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ka ndërruar jetë sot nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si ‘’Dhe vjen një ditë’’,’’ Vitet e pritjes,Gjoleka’’ djali i Abazit,etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Më pas ai zhvilloi një karrierë të gjatë artistike.

1980 — Skëterre 43 – Arjani
1980 — Vëllezër dhe shokë. – Marko
1981 — Gjurmë në kaltërsi – Astriti
1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV). – Arben Bano
1982– Besa e kuqe. – Pali
1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti
1984 – Vendimi – Sadriu
1985 — Hije që mbeten pas – Agroni
1986 — Dhe vjen një ditë – Gori
1987 — Përrallë nga e kaluara – Trimi
1988 — Treni niset më shtatë pa pesë – Martini
1990 — Vitet e pritjes – Gjon Kodri
1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares – Emigranti
1998 — Dasma e Sakos – ..Sako
2004 – Saimir – Edmondi, babai i Saimirit
2006 — Gjoleka,djali i Abazit – Shferi i autobuzit
2007 — Koha e kometës – Bashkëshorti i Agnes
2009 – Gjallë – Alive! – .Zefi
2009 – Në kërkim të kujt – Prokurori

Regjisor
2006 — Gjoleka,djali i Abazit (as/regjisor)
2000 — Tradhëti bashkëshortore

Çmime e Tituj
18 Prill 1987
Medaljonin e Festivalit
për interpretimin e rolit të Gorit në filmin “Dhe vjen një ditë”
në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill 1987.

Ani, këngëtari 22-vjeçar i Hip-Hop-it: Jam në Amerikë, dëshiroj që këngët e mia të jenë një surprizë – Nga Vepror Hasani

 

Ani Hasanas, këngëtari i mirënjohur i Hip-Hopit, nga Tirana, mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tetor të vitit 2018. Që prej asaj dite vijon të jetë në këtë shtet të madh, ku gjenden shumë shqiptarë. Udhëtimin e tij drejt këtij vendi e nxitën dy arsye: gjetja e një pune si gjithë emigrantët shqiptarë dhe pasioni për muzikën. Në një vend  si Amerika jo çdo gjë është e lehtë, por nëse je i talentuar mund të bjesh në kontakt me mundësitë e dëshiruara. Ani vijon t’i përkushtohet këngës së tij, me të njëjtin pasion ashtu si ditën e parë, kur kuptoi se kënga do të ishte jeta e tij. Ai është pjesëmarrësh në shumë evenimente muzikore kombëtare, ka marrë pjesë në festival dhe konkurse, dhe është fitues i disa çmimeve të para. Tashmë gjendet para një parpërgatitjeje të kujdesshme për t’u prezantuar me muzikën dhe këngën e tij.

Prej dy vitesh jeni në Amerikë, mendoni se do të kini sukses?

 

Shpresoj shumë. Këtej ka shumë e më shumë gjona që mund të bosh, por çdo ditë duhet të punosh ama, sepse, normalisht, të duhen lekët për gjithçka që  bësn. Faleminderit Zotit që më dha mundësin të jem këtej, të punoj dhe të investoj më shumë në muzikën time, dhe gjithashtu, të ndihmoj edhe familjen time. Tashme besoj se jam gati.

 

Shpresoni të shënoni arritje të tjera?

 

Sigurisht që po. Sepse pika ime më e fortë është muzika dhe pasioni për të çuar gjithçka deri në fund. Sado e lodhshme, e komplikuar dhe vështirë që mund  të bëhet ajo gjatë rrugës, për mua nuk ka dorëzim para vështirësive, në fund gjithçka duhet të jetë e përkryer, dhe kjo ndodh vetëm atëherë kur muzika dhe kënga realizohen ashtu siç i kam patur të ideuara në mendjen time. Natyrisht, edhe unë kam anët e mia të dobëta, siç është menaxhimi i orareve, por e vërteta është se gjithnjë jam në përpjekje për të bërë më të mirën në funksion të muzikës dhe ëndërrave të mia. Mund t’ju them se pjesën më të madhe të kohës jam në punë ose në studio. Ndaj shpesh mendoj se nuk po kaloj aq kohë sa duhet me familjen, ndërsa kur jam me familjen mendoj se nuk po rri sa duhet në studio ose në punë. Për këtë arsye vazhdimisht përpiqem ta përpjestoj kohën në mënyrën më të mirë të mundshme sepse secila prej tyre ka ndikim të madh në jetën time. Tashmë kohën time do t’ua dhuroj ndjekësve të mi dhe kjo do të jetë kënaqësia ime më e madhe.

Si kanë qenë fillesat tuaja?

 

Mund t’ju them pa asnjë droje se munda të spikat që në fillim me talentin tim. Madje pjesëmarrja ime në evenimentet muzikore kombëtare ka qenë mjaft e mirë, dhe jam krenar për këtë. Kam marrë pjesë tek “Një këngë për ty” që u organizua nga “Top Channel” në 2009 ku mbërrita deri në finale. Ndërsa në “Hip-Hop Fest”, konkurs i organizuar nga Radical Records, fitova çmimin e parë, me sa mbaj mend ka qenë viti 2012. Me pas mora pjesë te “Freestyle Shoë”,  ku fitova sërish çmimin e parë. Gjithashtu kam marrë pjesë në shumë e shumë konkurse dhe festivale, shumica e tyre kanë qenë në kohën që unë këndoja më tepër këngë të lehta, dhe jo Hip-Hop.

 

Çfarë tekste këngësh parapëlqeni?

 

Çdo tekst që ka një mesazh e vlersoj, çdo tekst që është i fortë e vlerësoj, çdo tekst që të bën të thuash, “e ka djeg”, e vlerësoj; gjithçka tjetër përtej kësaj nuk i kushtoj vëmendje.

 

Kur keni kënduar për herë të parë dhe a ishit i vetëdijshëm për talentin tuaj?

 

Kam nisur të këndoj në moshë të vogël, atëherë nuk e dija çfarë po bëja. Më kujtohet që parapëlqeja të shihja Anime dhe gjithë kohës këndoja. Përpiqesha të këndoja edhe këngët hapse të emisioneve dhe episodeve të ndryshme. Në atë kohë nuk e kisha idenë çfarë ishtë një këngëtar. I pari që e vuri re këtë gjë ishte vëllai, pastaj nisën të bëhen kureshtarë edhe prindërit. Për shumë kohë u vendosa në qendër të vëmendjes së familjes. Për këtë arye prindërit më çuan në një kompani që merrej me talentet e rinj. Kur dëgjova prej njerëzve të kompanisë qe thane se  kisha një zë të veçantë u mrekullova edhe vetë. Që nga ajo kohë  nuk jam ndarë për asnjë çast prej muzikës dhe këngës. Më pëlqejnë edhe çastet kur jam vetëm, sepse ulem shkruaj tekste dhe  punoj shumë me muzikën. Sërish bashkëpunëtori im më i mirë mbetet vëllai. Ai ka qenë i pranishëm që nga fillimet e mia; flas për kohën që unë nisa të merresha me Hip-Hop. Madje edhe kujtimet e mia më të bukura i kam me vëllanë. Vera e vitit 2017, ishte nga më të bukurat.

 

Kush janë bashkëpunëtorët e tu?

 

Bashkëpunoj më të gjithë, këngëtarë apo muzikantë qofshin, për të cilët kam respekt dhe  që i përshtaten këngës time.

 

Është e vështirë të jesh këngëtar?

 

Nuk dua të them është e vështirë, por më shumë është e lodhshme. Unë jam një artist i pavarur, dhe gjithçka duhet ta bëj vetë, nuk kam menaxher ose dikë që bën oraret për mua apo marketingun. Çdo investim, çdo kontakt, çdo gjë bëhet nga unë. Faleminderit Zotit që me ka dhënë talentin dhe  maturinë për të patur gjithcka vetë në dorë, ta kontrolloj dhe kuptoj atë.

 

Si e organizoje diten ne Tirane?

 

Në Tiraë unë kam patur një market të vogël në lagjen ku banoja dhe shumicën e kohës isha atje, por sa herë  kisha kohë të lirë shkoja në studio.

 

Me cilët këngëtarë keni patur bashkëpunimet me të mira?

 

Me të gjithë! Çdo këngë që unë kam bërë me bashkpunim ka dalë super dhe jam krenar me çdo gjë çfarë unë dhe bashkpunëtori mund të kemi krijuar, por eksperienca më e mirë është me D Slim sepse nuk është asgjë me plan, por gjithçka organike, dhe punojmë shumë mirë në studio, ku japim ide dhe mendime si mund ta bëjmë këngën 10 herë më të mirë.

 

Çfarë është skena dhe publiku për ju?

 

Kam gati 3 vite që nuk jam ngjitur në skenë. Për mua skena është vendi ku shikon saktësisht sa njerëz ke prekur me muziken tënde, ose sa janë ata që ke inspiruar. Unë që fëmijë i vogël kam qenë shumë i fiksuar me koncertet Rock n Roll sepse shikoja lidhjen e artistit me suportuesin dhe ishte gjëja më e bukur që mund të kem parë. Edhe tani po pres të  vijë më moment, që të shoh nese do kem atë lloj lidhje me suportuesit e mi.

 

Si e shihni te ardhmen tuaj si këngëtar?

 

Punë, punë, punë dhe kujdesje për familjen. Tashmë jam 22 vjeç, gjithë jeta ime gjendet te muzika ime, në vargjet e mia që unë shkruaj, dhe kështu do të vazhdoj. Jam i sigurtë që së shpëjti do të më shihikoni lart.

Ndahet nga jeta Fehmi Hoshafi, regjisor i kinokomedive “Kapedani”, “Ëndërr për një karrige”, “Zëvendësi i grave” e tjerë

Është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare, regjisori i mirënjohur, Fehmi Hoshafi. Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh ngushëllimet familjes. Fehmi Hoshafi lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë.Ai filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, 1964; Vitet e para, 1965; Oshëtimë në bregdet, 1967; Gjurma, 1970.



Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin “Estrada në ekran”, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur “Kapedani”, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, 1984 dhe Zëvendësi i grave, 1987.

Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi Shoku ynë Tili.

“Isha si magnet për meshkujt. Televizioni ka qenë dhe Ferri dhe Parajsa”, çfarë rrëfente disa vite më parë spikerja e ndjerë Stoli Beli

Spikerja e parë e ekranit në Radio Televizionin Shqiptar Stoli Beli, e cila ndërroi jetë jetë në moshën 91-vjeçare një ditë më parë, në një intervistë për Gazetën Panorama në vitin 2011 rrëfente se si televizioni kishte qenë për të edhe Ferr, edhe Parajsë.

Ajo u shfaq për herë të parë në studion e RTSH-së në datën 29 prill të 1960, suke prezantuar me fjalët: Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri.

INTERVISTA E PLOTE E SPIKERES STOLI BELI PER PANORAMA, NE VITIN 2011:

Është një jetë në ekran që nis me rroba borxh, për t’u bërë më pas VIP, atëherë kur VIP-i nuk dihej ende se ç’ishte. Publiku e adhuronte, kolegët e përgëzonin, personalitetet e respektonin, ndërsa meshkujt… e ngacmonin. Edhe vetë Stolia e pranon se ka qenë si magnet për meshkujt, të cilët e prisnin në radhë teksa dilte nga puna dhe i kërkonin për ta shoqëruar. Megjithatë, ajo nuk zgjodhi asnjë nga ata, por Xhevdetin, një djalosh nga larg, mësuesin e Beratit që për ta transferuar më pas në Tiranë, u desh të ndërhynte drejtori i Televizionit, Thanas Nano. Por prisni, ta marrim rrëfimin nga fillimi, sepse para Thanasit, në vitin 1960, ishte një tjetër drejtor, Petro Kita. Ai e thirri në zyrë Stolinë dhe i tha diçka të rëndësishme …

Çfarë ju tha?

Hyra në zyrën e drejtorit Petro Kita dhe një parandjenjë më thoshte se do të dëgjoja diçka lidhur me risinë e fundit, televizionin. Petro Kita më priti me dashamirësinë e tij karakteristike dhe hyri drejt e në temë. Më tha që duhet të rregullohesha dhe të bëhesha më e bukur se kurrë, pasi isha zgjedhur për të hapur programin e natës së parë të qendrës televizive.

E prisnit këtë ofertë?

Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që jeta do të më kishte ofruar privilegjin e madh që të isha folësja e parë e ekranit të vetëm televiziv në Shqipëri. Dhe jo vetëm, për shkak të rrethanave, u bëra gazetarja dhe redaktorja e parë e televizionit. U hutova. Zemra më rrihte fort nga emocionet, më kishin zgjedhur mua. Dhe e merrja me mend që nuk bëhej fjalë vetëm për pamjen.

Për çfarë tjetër?

E rëndësishme ishte që të flisje bukur. Të ndaje fjalët, t’u jepje tonin e duhur, të dije t’u drejtoheshe njerëzve. Falë mikrofonit të Radio Tiranës, këto cilësi nuk më mungonin. Nuk arrija dot të flija. Ishte një sfidë e madhe, të cilën duhet ta fitoja si për veten, ashtu edhe për ata që besonin te unë. Ndërkaq, më lindi edhe një problem…

Çfarë problemi?

Veshja. Inxhinierët gjermanë më sugjeruan që patjetër të vishja diçka të verdhë, si më e përshtatshmja ngjyrë për transmetimin bardhë e zi. Unë nuk kisha dhe fillova të mendohem se ku mund të gjeja. U nisa me vrap te hotel “Dajti”, ku në lokal gjeta disa gra. Para se të arrija aty, kisha rregulluar flokët si mundja më mirë dhe kisha blerë një buzëkuq të lehtë, të cilin e kisha vënë. Kështu që, sa arrita te lokali, njëra nga gratë u çudit dhe më pyeti nëse kisha ndonjë dasmë, që isha krehur dhe lyer buzët. Si e zënë në faj, i thashë që jam zgjedhur për të hapur programin në televizion. Në atë moment, gratë u kthyen të gjitha menjëherë dhe të çuditura përsëritën: “Televizioniiit”???. Tunda kokën në shenjë pohimi. Atëherë njëra prej tyre më komplimentoi: “Pikës i kanë rënë, se je edhe e bukura e dheut”. Unë u skuqa dhe duke e falenderuar, mërmërita gjithë emocion: “Më kanë thënë që mund të jesh e bukur, por ekrani nuk të nxjerr gjë”. Por gratë më dhanë kurajo, duke më thënë që “do dilja yll, e mos ta vrisja mendjen”, dhe ndërkohë më gjetën edhe një bluzë të verdhë. Kur po kthehesha sërish për në punë, me dhjetëra punonjës të radios më prisnin jashtë ndërtesës dhe më uronin gjithë dashamirësi, a thua se po shkoja në ndonjë betejë. Apo ishte vërtet e tillë?

stoli beli 2

Ma thoni ju këtë…

Ishte, sepse me atë çfarë do të bëja atë natë, do të hyja në histori.

Dhe çfarë bëtë?

29 prill 1960, ora 18.10 minuta. Në ekran doli një tekst i vogël katror, që shoqërohej me muzikë. Më kishin ulur në një karrige modeste. Para meje kishin vënë kamerën e vetme dhe dy prozhektorë të mëdhenj, drita e të cilëve më binte mbi fytyrë dhe më bezdiste, aq sa më shkaktonte përpëlitje sysh pa fund dhe mezi u mësova. Rreth meje qëndronin si të ngrirë dhe në ankth ata pak njerëz që punonin aty. Krejt natyrale, përveç një buzëkuqi, po shihja kamerën me pak buzëqeshja dhe ndërkohë dridhesha nga brenda prej emocioneve. Pas pak, dëgjova urdhrin: “Fillo!”. Dhe unë fillova…

Si filluat?

Të dashur telespektatorë, mirëmbrëma! Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar, fillon sonte për herë të parë programin e saj. Së pari, filmi për fëmijë: “Cirku i arinjve”, një koncert nga kompleksi i ushtrisë, një dokumentar mbi artistin e madh shqiptar, Aleksandër Moisiun dhe filmi artistik “Vollga, Vollga”. Ja pra, këto ishin fjalët e fillimit, ndërsa në ekran u shfaq më pas filmi për fëmijë. Nga ky moment nisi vrapimi im sa në Radio e sa në Televizion, deri në çastin që më thirrën në zyrën e drejtorit të ri.

Që ishte?

Thanas Nano. Ai zëvendësoi Petro Kitën. Thanas Nano nuk kishte shumë që kishte ardhur, por shquhej për zotësi, kulturë të gjerë dhe korrektësi.

Për çfarë ju thirri në zyrë?

Ai ma tha me shumë delikatesë që të kaloja me kohë të plotë në televizion: “Stoli, ti e kupton vetë që, “foshnja” që erdhi në jetë më 29 prill, ka nevojë të rritet e të forcohet. Kjo kërkon që t’i përkushtohemi shumë. Për këtë, kemi menduar që të kalosh në televizion, si punonjëse me kohë të plotë”. Ai tha “kemi menduar”, por unë e kuptova që kjo gjë tashmë ishte vendosur. Isha caktuar që të punoja me kohë të plotë jo vetëm si spikere e ekranit, por edhe si gazetarja dhe redaktorja e parë e Televizionit Shqiptar, po ashtu edhe si krijuese e emisioneve.

Sa drejtorë keni ndërruar gjatë 40 viteve punë në TVSH?

E ku numërohen ata, iknin e vinin, por unë kam qenë aty…

A ju kontrollonin tekstet apo programet para transmetimit?

Sigurisht. Kontroll i rreptë. Në televizion u krijua dhoma e kontrollit. Aty shiheshin të gjitha. Për shembull, në emisionin e fundit timin, “Muzikë për të gjithë”, duhej teksti, gjeografia e muzikës, këngët etj. Mirëpo, në dhomën e kontrollit më thoshin, duhet të heqësh atë që ka vath, që ka rruaza të mëdha, që ka manikyr shumë, që ka tualet shumë… Pra, në këto ekzagjerohej kërkesa, ndaj kur futesha në montazh, e kisha tmerr.

Duke qenë se fillimisht nuk kishit përvojë në ekran, kush ju mësonte?

Asnjeri. Çdo gjë më duhej ta bëja për herë të parë. Ta krijoja vetë. Të provoja dhe guxoja vetë. Pra, nxënësja dhe mësuesja mbanin emrin tim, Stoli Beli. Ndaj, kur shfaqesha përnatë në ekran, ishte sikur kisha çdo mbrëmje provim. Edhe pse punoja pa fund me shumë pak njerëz dhe teknologji të vjetruar, sërish dilnin të papritura nga më të çuditshmet, sado e organizuar të isha.

stoli beli 3

Për shembull, një episod të këtij tipi?

Po kujtoj një episode me një personazh që është aktual. Vendosëm të organizonim konkursin e historisë, me pjesëmarrjen e gjimnazistëve të Tiranës. Pyetjet u përpiluan nga historian Selim Islami dhe konkursi u drejtua nga Kiço Fotiadhi. Ndër të tjerë, ishte parashikuar që të vinte edhe aktori Timo Flloko për të recituar poezinë “Për Skënderbeun”. Minutat kalonin, por ai nuk po dukej gjëkundi. Nuk po më mbante vendi. Mendoja më të keqen, që mbase ai nuk do të vinte dhe me çfarë ta zëvendësoja, por ç’mund të bëja në një rast të tillë ku transmetimi ishte direkt… Më kujtohet si sot, sa shumë shi binte jashtë dhe ishte një mbrëmje krejt e zymtë. Nuk kisha luksin të mendohesha gjatë. Rrëmbeva një çadër gjysmë të prishur dhe u nisa drejt Institutit të Arteve. E lagur komplet, hyra në sallën ku regjisorja Drita Agolli po zhvillonte provat dhe pa e përshëndetur, direkt u përkula duke e parë me sy lutës: “Ju lutem shumë, më jepni Timo Fllokon, se po i vjen radha. Nuk kam më kohë…!”. Sytë habitës në sallë ishin të gjithë mbi mua dhe atëherë e kuptova se duhej të sqaroja situatën. Në pak minuta, dolëm që të dy me Timon dhe ia futëm vrapit për në televizion, ku arritëm të kapnim transmetimin në kohë rekord. Këto lloj episodesh janë ferri televiziv i transmetimit televiziv dhe unë kam qenë në Ferr.

Po në Parajsë, ke qenë?

Hahahaha. Televizioni ka qenë dhe Ferri dhe Parajsa për mua. Më ka lodhur shumë, por edhe më ka lumturuar.

A kishte rreth e rrotull kësaj “ferr-parajse” meshkuj që të vinin vërdallë?

Drejt të them, kam qenë si magnet për meshkujt. Isha shumë e lakmuar, si për pamjen, punën, por edhe për edukatën time. Pra, normalisht, në skedarin e fansave, sigurisht kishte edhe djem të rinj, të cilët prisnin me durim para televizionit që unë të mbaroja punë dhe të dilja. Natyrisht, ata nuk kishin kërshërinë që të dinin se si ndodhte mrekullia e transmetimit televiziv. Ata nuk përtonin të më bënin komplimentet e rastit dhe ndonjë më guximtar kërkonte të më shoqëronte, duke më ofruar miqësinë e tij. Djemtë atëherë ishin të sjellshëm, të matur, por ajo çfarë mund të bëja unë për ta, ishte vetëm që t’i përshëndesja me mirësjellje e të nxitoja më pas për në shtëpi. Koha dhe gjithçka e imja i përkiste televizionit.

Megjithatë, ju zgjodhët ndonjërin prej tyre?

Jo, unë zgjodha dikë që nuk ishte asnjëri prej tyre. Një kolegia ime i kishte folur shumë një gjitoneje të saj për mua. Dhe kjo gjitone, kishte një kushëri në Berat që këmbënguli të ma prezantonte. Kështu, djali nga Berati, i cili ishte mësues i rusishtes atje, pas 4 takimesh, u bë i fejuari im.

Dhe ju u transferuat më pas te ai, në Berat?

Lëre, lërë, se kjo është histori më vete, kam kaluar shumë stres në atë periudhë.

Problemi është se nuk e lëmë dot…

Dakord, problemi ishte se Tirana ishte e stërmbushur me kërkesa për të punuar si mësues. Të gjithë lakmonin kryeqytetin. Edhe i fejuari im, bëri kërkesën, por nuk ia miratonin. Me qindra mësues zinin radhën para Komitetit Ekzekutiv dhe teksa i shihja ashtu, po më iknin shpresat. Kështu, një ditë, teksa po hyja në punë, më thërret sekretarja e Thanas Nanos dhe më jep lajmin që ai i kishte bërë një shkresë zyrtare Beratit dhe Komitetit Ekzekutiv, kështu që Xhevdeti do të transferohej në Tiranë. Ky ishte një lajm shumë i madh për të dy dhe pas kësaj historie, bëmë dhe dasmën.

Edhe fëmijët më pas?

Fatkeqësisht, kam qenë me probleme me shëndetin dhe nuk kemi pasur dot fëmijë. Megjithatë, ky nuk ka qenë problemi ynë më i madh. Unë dhe Xhevdeti mendojmë të dy që njeriu lind në radhë të parë për veten, pastaj për riprodhim. Një mik i mirë dhe një punë e mirë, janë të mjaftueshme për jetën.

A ishin këto probleme shëndetësore, prej të cilave ju filluat ngadalë që të “braktisnit” ekranin?

Jo shëndeti, por ngarkesa e punës më pengonte të dilja si spikere në televizion dhe nisi nevoja të përgatisja folëse të reja. Më kujtohet Katerina Gashi, Heroina Deliu, Valdete Aliaj, Zerina Kuke, Afërdita Haveri, Luiza Papavangjeli, Fatbardha Kraja, Rajmonda Beli Gjençaj, Luljeta Laçi, Silvana Braçe etj. Pastaj, mosha po bënte të vetën. Dalëngadalë karrierës sime të gjatë po i vinte fundi. Drejtori i televizionit, një djalosh i ri, me kulturë më thotë një ditë, që kur të dalësh në pension, do të mbledh kolektivin, do të festojmë dhe do të mbajmë një fjalim shumë të bukur… Dola në pension, dola shumë shpejt, por dola pa asnjë lloj ceremonie, sikur aty të kisha qenë një punonjëse e thjeshtë, e mbërritur aty part-time, që nuk dihet se nga ku…

Ky është zhgënjimi yt më i madh?

Ndoshta nuk do ta besoni dot këtë që do të them, por zhgënjimi i gjithë jetës sime është mospasja e një shtëpie për të qenë, pasi po jetoj në mes lagështirës në këtë gjysmë bodrumi. Ndërkaq, më sëmbon në zemër, mosdhënia e titullit të premtuar “Mjeshtre e Madhe e Punës”, në 50-vjetorin e krijimit të TVSH-së. Mund të them që drejtues të RTSH-së më kishin përgatitur që do ta merrja këtë titull. S’di pse më gënjyen. Jam shumë e ofenduar. Kurrë nuk kam parë rrogën që kam marrë, kurrë nuk kam parë akrepat e orës… Unë e doja tani atë titull. Nuk e dua pas vdekjes. Pas vdekjes nuk ka kush e gëzon, pasi unë nuk kam lënë fëmijë, trashëgimtarë… Por, pas gjithë kësaj, dua të bëj atë që bëjnë zakonisht njerëzit optimist. Ta mbyll këtë intervistë me gëzimin e asaj dite që shënonte lindjen e Televizionit Shqiptar, kur një llambushkë e kuqe u ndez dhe unë, tek dëgjova një pëshpërimë “fillo”, artikulova fjalët “Mirëmbrëma të dashur telespektatorë”, që shënuan fillimin e një historie të re për Shqipërinë, protagoniste e së cilës do të isha dhe unë. Ndërsa tani, pas kaq e kaq vitesh, do t’ju drejtohesha me fjalët: “Të dashur telespektatorë, ju jam mirënjohëse për dashurinë dhe vlerësimin që më dhatë”.

Emisionet kryesore

“Trupi dhe shëndeti”

“Si t’i rrisim fëmijët e vegjël”

“Shkolla, familja, shoqëria”

“Muzikë për të gjithë”

“Autorë e regjisorë filmash për fëmijë”

“Autorë e regjisorë emisionesh për fëmijë” etj.

 “Xhemi Shehu, mbesa ku shoh veten”

Lidhja e Stoli Belit me prezantuesen e njohur Xhemi Shehu, shkon përtej gjakut. Sa herë që show-girl-i shfaqet në ekran, Stolisë i duket sikur sheh veten. “Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato. E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”, rrëfen Stolia, ndërsa në shtëpi ka ruajtur çdo copë artikulli për Xhemin, si dhe ka një album me foto të saj, letra dhe kartolina.

Interviste e botuar ne Panorama ne vitin 2011

“Joker” kryeson nominimet për Çmimin e filmit të Akademisë Britanike

Londër

Pasi Globi i Artë hapi sezonin e çmimeve të tyre të filmit këtë fundjavë, Akademia Britanike e Artit Filmik dhe Televiziv (BAFTA) njoftoi nominimet për çmimet prestigjioze që jep muajin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Filmi “Joker” kryeson me 11 nominime, përfshirë ato për filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe aktorin kryesorë më të mirë për Joaquin Phoenix.

Më poshtë janë “The Irishman” i Martin Scorsese dhe “Once Upon a Time in Hollywood” i Quentin Tarantino me 10 nominime secila.

Filmi i luftës i Sam Mendes “1917” u nominua në kategorinë më të mirë të dramës pasi fitoi çmimin Globi i Artë. Filmi korean “Parasite” është gjithashtu midis kandidatëve në këtë kategori.

Përveç Phoenix, në kategorinë e aktorit më të mirë janë dhe Leonardo DiCaprio, Adam Driver, Taron Egerton dhe Jonathan Pryce.

Aktorja më e mirë do të zgjidhet midis Scarlett Johansson, Saoirse Ronan, Charlize Theron, Renee Zellweger dhe Margot Robbie.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 2 shkurt dhe drejtues do të jetë prezantuesi i njohur britanik Graham Norton.

‘Të gjitha rolet i merr gruaja e tij’, Olta Gixhari sulmon ashpër Hervin Çulin

Aktorja durraske Olta Gixhari,është ankuar për mënyrën sesi po e drejton “Teatrin Kombëtar” drejtori Hervin Çuli, i cili sipas saj, duke përdorur influencën e tij, ka bërë që rolet t`i marrë më shumti e shoqja, Adelina Muça.



“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë, por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk kanë për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar, që është Hervin Çuli.

Nuk kanë për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet.

Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur.

Në Teatrin Kombëtar që kur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje.

Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi.

Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë…

Kam jetuar me televizion, me reklamë, me filma”, ka thënë ajo.

Gixhari ndërkohë, ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje.

“Mund ta etikojmë vitin 2020 si vitin e dashurisë? A ke kap ndonjë është ideja?”, është pyetur aktorja e ftuar në emisionin “Siluetë”, pyetje së cilës i është përgjigjur: “Po! Kam rënë në një gjendje të rehatshme. Në një lumturi.”

Më tej e pyetur nëse partneri është me flokë apo tullac (për të kuptuar sa lekë ka), Olta është shprehur se lekët nuk janë të rëndësishme dhe se për të më me rëndësi është dashuria.

“Për mua ka rëndësi që të bie në dashuri. Po jetoj me një djalë me ekonomi mesatare dhe përpiqemi t’ia dalim të dy. Unë kam biznes timin, kam një jetë që punoj”, ka treguar ajo.

FOTOT-VIDEO: I jepet lamtumira e fundit aktores së madhe Eva Pëllumbi

I është dhënë sot lamtumira e fundit aktores së madhe të kinematografisë shqiptare, Eva Pëllumbi. Aktorja u shua në moshën 66-vjeçare, në Gjermani, në ditët e fundit të dhjetorit, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit, por edhe shqiptarët që e kanë parë në shumë role.

Aktorja e njohur për filmat “Vajzat me kordele të kuqe”, “Kapedani” apo “Ëndërr për karrige”, si dhe për rolet e saj të shumta të Teatrin e Kukullave, jetonte në Gjermani që në fillim të viteve ’90, aty ku i është dhënë edhe lamtumira e fundit.