VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 26 mars 1980 u nda nga jeta Roland Barthes, semiolog i shquar letrar francez

By | March 26, 2019

Komentet

Libri më i rëndësishëm – Poezi nga ALPHONSE DE LAMARTINE – Përktheu MOIKOM ZEQO

Libri më i rëndësishëm
është libri i jetës së vet,
që s’mbyllet dot e s’çelet kur
qejfi do ta ketë.
Pasazhi interesant aty
dy herë s’lexohet,
Që fleta e pashmangshme
vetiu rrotullohet:
Të ktheheshim do deshëm
te faqja që na kënda,
Dhe ja ku na zë gishti faqen
me vdekjen brenda.

ALPHONSE DE LAMARTIN DHE DE RADA – Esé nga MOIKOM ZEQO

Alphonse de Lamartine, poet romantik dhe burrë shteti. Figurë komplekse dhe e shumanshme. Ka një karakterizim të Marksit për Alphonse de Lamartine-in: “Ai ishte mishërimi i vetë Revolucionit të shkurtit 1848, i kryengritjes së përgjithshme me iluzionet e saj, me poezinë e saj, me përmbajtjen e saj imagjinare, me frazat e saj. Nga gjendja e vet dhe nga pikëpamjet e veta, ky përfaqësues i revolucionit të shkurtit i përkiste borgjezisë”. Kemi të bëjmë me një status, pak të thjeshtëzuar.

Figura e Alphonse de Lamartine-it është e paharrueshme.

Gjatë sundimit të Francës nga mbreti Lui Filipi situata ishte shpërthyese.

Më 28 shkurt 1848, Alphonse de Lamartine-i mbajti në një restorant të Madlenës një diskutim grishës, ku protestonte ashpër dhe me një stil elegant (siç i kishte hije Alphonse de Lamartine-it) kundër veprimeve të qeverisë mbretërore. Ai bëri thirrje “për një revoltë të ligjshme”.

Ai tha: “Nëse duket se bajonetat shkatërrojnë ligjin, unë e di zotërinj se ne do ta mbrojmë lirinë dhe të ardhmen e popullit, në fillim me fjalët tona, pastaj me jetët tona”.
Mbrëmjen e 21 shkurtit 1848, ministrat e Lui Filipit as nuk e kishin idenë se mund të ekzistonte rreziku i një revolucioni. Më 22 shkurt, studentët dhe punëtorët, duke kënduar “Marsejezën” e kryen revolucionin.

Emri i Lamartine-it në këtë rast kishte shkëlqimin e një steme.

Lui Filipi, ky mbret kokëfortë abdikoi.

Më 3 mars 1848, në muzg, dy persona hipën në portën e Havrit, në një anije të vogël me avull të marrë me qira nga konsulli i Britanisë së Madhe. Pasaportat e tyre ishin britanike, – bëhej fjalë për zonjën dhe zotin Smith. Zoti Smith mbante syze të mëdha, të errëta. Zonjusha Smith shpërtheu në lot, duke u futur me ngut në kabinën e saj.

Ky çift i maskuar nuk ishte gjë tjetër veçse mbreti i francezëve Lui Filipi me të shoqen. Njëzet minuta më vonë anija lëvizi mes mjegullës detare.

Mbi mbretin e rrëzuar figura e poetit u ngrit!

Ndërkohë, Lamartine-i ishte në krye të triumfit. Ky njeri ende ishte deri atëherë në dilemën e zgjedhjes së rolit mes letërsisë dhe revolucionit. Lamartine-i e ndjeu shijen e athët të madhështisë së revolucionit.

Sa hap e mbyll sytë, fjalët e Alphonse de Lamartine-it krijuan rizgjimin e popullit, në fakt hapjen e një porte të re të historisë. Në Qeverinë e Përkohshme republikane Alphonse de Lamartine-i ishte një ministër që nuk i përkiste në të vërtetë asnjë partie, por që ndihej mbi të gjitha partitë. Ai ishte një idealist kalorësiak, aristokrat në gjak dhe në shpirt, por edhe një politikan radikal.

Alphonse de Lamartine-i adhuronte Rusonë, parimin e sovranitet popullor dhe republikanizmin, por urrente socializmin.

Revolucioni i shkurtit kishte megjithatë diçka kaotike. Lamartine-i u përpoq të shmangte një terror të ushtruar në rrugë, por përpjekjet e tij ishin shpesh kërcime në boshllëk. Pjesa tjetër e Lamartine-it ka një karakter më pak epik. Ai kishte qenë dikur burri i shtetit për të krijuar një yll në kujtesë, por në tërësi ishte Lamartine-i, poeti i madh francez.
Ky karakter i dyzuar midis politikës dhe artit e ka skalitur individualitetin e tij. Historia do të thandrojë shumë imtësira dhe motive të imagjinatës së këtij poeti.

Romantizmi i tij ishte i përzierë me politikë aq sa të mos satanizohej nga politika.

Kryevepra e tij poetike “Liqeni” (Le lac) është meditimi i një udhëtimi nëpër ujëra. Ai flet për kohën e kaluar, për përjetësitë plot hije, për një qetësi të shqetësuar të sendeve dhe të universit. Alphonse de Lamartine-i pyet: “Ju sende të pashpirta, mos keni një shpirt vallë,që lidhet fort me timin dhe e lidh të dashurojë?”.

Një poezi e shkurtër e Lamartine-it ka një simbolikë domethënëse:

***

Libri më i rëndësishëm
është libri i jetës së vet,
që s’mbyllet dot e s’çelet kur
qejfi do ta ketë.
Pasazhi interesant aty
dy herë s’lexohet,
Që fleta e pashmangshme
vetiu rrotullohet:
Të ktheheshim do deshëm
te faqja që na kënda,
Dhe ja ku na zë gishti faqen
me vdekjen brenda.

***

Lamartine-i ka pasur lidhje me dy poetë shqiptarë:

një lidhje të drejtpërdrejtë (një takim historik) me De Radën dhe një lidhje shpirtërore (pa asnjë takim fizik) me Naim Frashërin.

Më 1895, Naim Frashëri boton librin e tij poetik në greqisht “O Eros” (Dashuria). Në një nga poezitë e librit është edhe kjo strofë katërvargëshe.

S’kërkoja ato të Homerit
derisa s’ka mundësi,
o Lamartin shumë i dashur,
i kërkoj hiret nga ty!

A është esklamative dhe e sinqertë kjo gjë te Naimi?

Në 1896, Naim Frashëri përkthen këngën e parë të “Iliadës”, që e shoqëron me një shënim eseistik të shkurtër. Naimi përmend si poetë të mëdhenj të njerëzimit Homerin, Pindarin, Euripidin, Sofokliun. Virgjilin e quan Homeri II, lartëson Danten, pas Dantes flet për Torkuato Tason që “shkroi luftërat e Jerusalemit”.

Gjithashtu Naimi përmend për Europën John Miltonin, që shkroi “Parajsa e humbur”.
Dhe nënvizon (pra, jo në mënyrë të rastësishme) se në mesin e poetëve të Europës “gjatë të mbajë kryet përpjetë Lamartini”.

Naimi nuk e ka ditur, se nuk kish se si ta dinte, adhurimin e De Radës për Lamartine-in. Ata ishin dy shqiptarë që i bashkonte një francez i madh.

Nuk kemi të bëjmë me një trill, por as me një rastësi.

Ndërkaq, historia e lidhjeve të De Radës me Lamartine-in ka diçka memoriale. Ka një theks deri diku patetik, por në substancë të vërtetë. Gati një gjest kalorësiak, ndër ato që ndodhin rrallë nëpërmjet shkrimtarëve të letërsisë së ndryshme të Europës.

Është vetë De Rada që shkruan për takimin me Lamartine-in.

Po çfarë shkruan De Rada? De Rada kishte një vetëdije për famën. Ai ka shkruar me një sinqeritet çarmatosës se “dëshira për famë u bë për mua një makth i vërtetë”.

Në shtator të vitit 1844, (pra, 4 vjet më përpara sesa Lamartine-i të arrinte në apoteozën e burrit të shtetit të Revolucionit të shkurtit 1848) poeti francez vjen nga Franca për një udhëtim dhe për pushime në banjat e Iskias.

De Rada shënon: “Ai ishte në kulm të karrierës së vet të shkëlqyer e të brohoritur. I shtyrë nga padurimi për të ditur (për të kuptuar) se nëse ndjenja krenare që kisha për veten ngrihej mbi ndonjë bazë të shëndoshë, kur Ai (Lamartine-i) kaloi nga Iskia, i dërgova, me anë të një marinari, një kopje të ‘Milosaos’ me ‘Këngët e Serafinës’.

U fol, në rrethin e miqve të mi, për këtë guxim (thuhej se kishte pritur letrarët e Napolit me mirësjelljen e një njeriu që nuk i njeh) dhe shumë nga familjarët e mi pritnin që mendjemadhësia ime të merrte dënimin e merituar.

Unë kisha zënë shtratin nga dhimbjet e shpirtit, kur pas pesë ditësh, marinari u kthye me këtë letër:

‘Zotni,
Jam i lumtur për këtë shenjë vëllazërie politike mes jush dhe meje.
Poezia ka ardhur nga brigjet tuaja dhe aty duhet të kthehet.
Unë nuk kam pasur asnjë meritë tjetër veçse e kam parandjerë dhe që kam shprehur dëshirat e para për rilindjen dhe ringjalljen e Shqipërisë.
Ju më shpërblyet së tepërmi.
Më vjen keq për shkakun që më pengon t’ju shoh, dhe ju lutem që të pranoni falënderimet dhe përgëzimet e mia.’
Lamartine-i,
Iskia, 8 shtator 1844.

Kur u kthye nga Iskia, i bëra një vizitë në Hotelin e të Huajve në bregdetin e Kiarias. Më tha fjalë që do të ngjallnin një farë krenarie në zemrën e cilitdo.

Pastaj, disa ditë më vonë, ndërsa po largohesha nga vila bashkë me dy miq të mi, na kaloi pranë me familjen e Kontit Lë Fevrë, në karrocë.

Hoqa kapelën dhe e përshëndeta.

Ndërsa karroca ngjitej në të përpjetën e rrugës, vura re se zonjushat Lë Fevrë u ngritën në karrocë, kthyen kokat nga unë e më shikuan, duke m’i ngulur sytë.
Gëzimi i madh ma dehte shpirtin.”

Dëshmi lakonike, me disa detaje pikante.

Teksti i letrës së Lamartine-it ka koncizitetin e një njeriu që është në lëvizje. Por idetë i ka të qarta.

Letra e Lamartine-it nënkupton se vetë De Rada i ka shoqëruar dy librat e tij me një letër, tekstin e së cilës ne nuk e njohim. Kjo nënkuptohet te fraza “Unë nuk kam pasur asnjë meritë tjetër veçse e kam parandjerë dhe kam shprehur dëshirat e para për rilindjen dhe ringjalljen e Shqipërisë”.

Kjo frazë parakupton shumë.

Në veprën e Lamartine-it ka disa shkrime për Shqipërinë. Lamartine-i e vishte shpesh petkun e historianit, – kërkonte dhe analizonte epokat. Ai flet për kombin shqiptar dhe Skënderbeun. Ai njeh burime historike dhe kronika. Pra, emri i Shqipërisë është gati si një parafjalë për të shpjeguar atë që vjen më pas. Ai nuk e njihte De Radën, këtë poet të provincës letrare evropiane.

De Rada dukej si një plebe i letërsisë, ndërkohë që Lamartine-i ishte një aristokrat sqimatar dhe njëkohësisht një rebel revolucionar.

Lamartine-i e zotëronte famën, madje pa pasur nevojë për ta kërkuar. De Rada ishte në mospraninë e famës. Kërkimi i famës për të ishte vetëdija e një intimiteti. Një intimitet naiv, por edhe ngulmues.

De Rada besonte se ekziston një marrëdhënie e ndërsjellë dhe aspak rutinore midis pjesëtarëve të vëllazërisë universale të shkrimtarëve në botë. Ai e ndjente se si vëlla i vogël mund t’i drejtohej një vëllai më të madh.

Përtej rregullit hierarkik, marrëdhëniet dhe kontaktet midis shkrimtarëve ngjajnë më të çlirshme, përtej titujve dhe emrave. De Rada ishte i ndrojtur, nuk kishte se si të ishte i ndrojtur. Ai ka mësuar nga gazetat e kohës ardhjen e Lamartine-it në Itali. Lamartine-i ishte në një mënyrë jo totemike, idhulli i tij i shpirtit.

Takimi i De Radës me Lamartine-in duket gati i pamundur. Po ja, që edhe përtej pamundësisë së kohës së lirë – vetë Lamartine-i në letër shënon: “Më vjen keq për shkakun që më pengon t’ju shoh”, prapë se prapë takimi më në fund ndodhi në një ditë ku poetët, – i Famshmi dhe i Panjohuri, – takuan duart dhe biseduan.

Dialogu, biseda do të ketë qenë intime dhe shumë e ngrohtë. Jo aq sqimë e mirësjelljes nga ana e të parit, sesa një frymëzim rilindës për të dytin.

Vetë Lamartine-i flet për një “vëllazëri poetike”. Ndërkohë nuk duhet harruar se togfjalëshi është akoma më i plotë “vëllazëri poetike dhe politike mes jush dhe meje”. Ç’do të thotë vëllazëri politike mes Lamartine-it dhe De Radës?

Pse Lamartine-i e nënvizon këtë gjë? Pse i ka bërë përshtypje Lamartine-it ajo që i ka shprehur, kuptohet entuziazëm dhe adhurim De Rada? Kemi këtu një nyje konceptuale për të parë një ndërlidhje ose dhe një paritet pikëpamjesh. De Rada pa dyshim i ka folur për idetë revolucionare që gëlonin, tronditnin Francën dhe Europën, kështu që, theksimi i rrafshit politik përbën një tipar.

Ne nuk mund ta dimë se çfarë konkretisht kanë diskutuar të dy, por dimë aprovimin e Lamartine-it. Dhe kjo është tejet e veçantë dhe historike.

Ndërkohë, nuk duhet harruar se Lamartine-i thotë në mënyrën më sinkretike dhe të hatashme një ide të papritur, por edhe qendrore.

Pasi ka lexuar poezitë e De Radës, ndoshta edhe kalimthi, në një gjuhë të dytë, jo në origjinalin e arbërishtes (dihet që përkthimet përherë i zbehin vargjet origjinale), Lamartine-i përjeton një ndjesi gjenuine.

Dhe ai shkruan: “Poezia ka ardhur nga brigjet dhe aty duhet të kthehet”.

Një pasazh që duket sikur ka esencën e mijëra librave. Lindja e poezisë e konceptualizuar në brigjet ballkanike të këtij gadishulli nistor dhe parak të epikës dhe të lirikës antike.

Lamartine-i në shkrimet e tij e di në mënyrë të mirëfilltë se shqiptarët dhe grekët janë popuj të ndryshëm.

Prandaj, në sintagmën “brigjet tuaja” ai nuk mund të mos kishte parasysh trojet e shqiptarëve.

Pjesa tjetër e frazës ka një karakter dëshiror dhe të sigurt, d.m.th. poezia “aty duhet të kthehet”.

Po si të kthehet? Nuk mund të themi me plot gojën as me luksin e rremë të një mburracakërie se gjoja Lamartine-i e ka njohur traditën poetike shqiptare të shekujve. Informacioni ka qenë fatalisht i mangët.

Ndoshta, atë ditë ose ato ditë kur Lamartine-i ka shfletuar librat e De Radës, ka parandjerë, ashtu siç dinë të perceptojnë shpirtrat e mëdhenj të njerëzve pa paragjykime, më tepër të ardhmen e një poezie të shqiptarëve të përshkënditur në imagjinatë, qoftë edhe nga disa vargje të “Milosaos” dhe të “Serafinës”. Poezia e De Radës ishte e panjohur për Lamartine-in, por ai nuk kishte nevojë të lexonte gjithçka. Ai e dinte se fjalët e mira krijojnë shpresë. Ai e dinte se shpresa rindërton njeriun. Ai e dinte se vetë kombi në vetvete është projeksioni i një Shprese të Përjetshme. Europa po ndryshonte. Liria e kombeve buronte nga individualiteti i tyre. Qytetërimi evropian plurarizohej fuqishëm nga kulturat kombëtare.

Një ringjallje poetike do të ishte për shqiptarët, para së gjithash, edhe një ringjallje politike.

Do të mbetet një enigmë se çfarë i ka thënë Lamartine-i në karrocë dy zonjushave elegante Lë Fevrë. Pse ato u bënë kurioze, u ngritën dhe kthyen kokat për të parë De Radën?

Ç’ishin këto zonjusha të bukura dhe delikate? Vërtet tashmë ato janë hije njerëzore të humbura, të tretura dhe të tejdukshme në kronikën e kohës? Apo ndoshta ato ishin dy rimishërime plot hire vajzërore të muzave të mitizuara që frymëzonin, ose kinse frymëzonin poetët që nga burimësia dhe ftillëzimi i kohërave të lashta?

Takimi i papërsëritshëm i Lamartine-it me De Radën mbetet edhe sot një rast i rrallë.
Dita e takimit ishte pafundësisht një ditë e vetme, pa një të dytë.

Është tjetër gjë takimi i shumëfishtë i poetëve që s’janë takuar kurrë, që reflektohet dhe pulson nga vargjet dhe thagma e veprave të tyre artistike, autonome në vetvete, por që gjithashtu janë përbërje e detyrueshme e një universi vlerash.

Më 28 shkurt 1869 u nda nga jeta Alphonse de Lamartine, poet, romancier, dramaturg dhe personalitet politik francez

Alphonse de Lamartine, me emrin e tij të plotë Alphonse Marie Louis nga Prat de Lamartine, e lindur në Mâcon më 21 tetor 1790 dhe vdiq në Paris, më 28 shkurt 1869, është një poet, romancier, dramaturg francez, si dhe një personalitet politik që mori pjesë në Revolucioni i shkurtit 1848 dhe shpalli Republikën e Dytë. Ai është një nga figurat e shkëlqyera të Romantizmit në Francë.

Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Burgundy jugore, veçanërisht Milly2, i cili ushqeu frymëzimin e tij poetik, dhe u formua në kolegj në Lyon dhe Belley para se të kthehej në Mâconnais ku ai drejton një jetë të re të papunë dhe joshëse. Ai udhëton për në Itali dhe zë një funksion ushtarak epemeral me Louis XVIII. Në tetor 1816, në një kurë në Aix-les-Bains, takimi me një grua të re të martuar, Julie Charles, shënon një pikë kthese vendimtare në jetën e poetit, por historia e tyre pasionante e dashurisë kthehet në tragjedi kur Julie, mbeti në Paris , vdiq në dhjetor 1817. Atëherë Alphonse de Lamartine shkroi poezitë e Meditimeve, koleksioni i të cilave u botua në 1820 dhe arriti një sukses të mrekullueshëm. Ai u martua në të njëjtin vit Mary Ann Elisa Birch, një angleze e re dhe mbajti pozicionin e sekretarit të ambasadës në Itali përpara se të jepte dorëheqjen më 1830. Ai botoi gjatë kësaj periudhe vepra të tjera poetike si, në 1823, Meditimet e reja poetike dhe Vdekja e Sokratit, ose përsëri, në Qershor 1830, Harmonitë Poetike dhe Fetare pasi u zgjodhën në Akademinë Franceze në 1823.Në 1830, ai vendosi të hynte në politikë duke u sulmuar në monarkinë e Korrikut, por dështoi deputacionin. Ai më pas udhëton në Orient, ku viziton Greqinë, Libanin dhe vendet e shenjta të Krishterimit, të lidhur në Voyage en Orient dhe të shënuar nga drama e vdekjes së vajzës së tij Julia. Në 1833, Lamartine u zgjodh deputet, dhe pjesa tjetër deri në vitin 1851: ai kaloi nga mbretërizmi në republikanizëm dhe fjalime të shqiptuara të vërejtura. Ai luajti një rol të rëndësishëm në kohën e Revolucionit të 1848, duke e shpallur Republikën, dhe siguroi për tre muaj një post në Qeverinë e Përkohshme. Ai u tërhoq nga politika pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të 1848, ku fitoi vetëm 0.28%, ndërsa Louis Napoleon Bonaparte fitoi.

Detyruar shumë, ai shiti pasurinë e Milly në 1860 dhe shkroi vepra ushqimore të tilla si përmbledhje të shumta historike, Kursin e tij familjar të letërsisë (1856-1869), dhe vepra të tjera më pak të nënvlerësuara, por ende të vogla, siç janë “The Stone Tailor” Saint-Point në 18514. Poema e tij e fundit e shkëlqyer, Vreshta dhe Shtëpia është shkruar në 1857. Alphonse de Lamartine vdes në 1869, pothuajse oktogenarian, dhe prehet në kasafortën familjare në varrezat komunale5, përgjatë murit të parkut të kalasë së Shën -Point që ka jetuar dhe shndërruar që nga viti 1820.

Lirika e tij e kombinuar me një shprehje harmonike është cilësia e poezive të Lamartine, pjesa më befasuese e veprës së tij janë poezitë plot ndjeshmëri të frymëzuar nga Julie Charles, të gërshetuara me temat romantike të natyrës, vdekjes, etj. dashuri (p.sh. në Liqen, Izolim, Vjeshtë, etj.) 6. I admiruar dhe i përshëndetur nga i gjithë brezi romantik (Victor Hugo, Nodier, Sainte-Beuve), Lamartine ndonjëherë gjykohet më ashpër nga gjeneratat e mëposhtme: Flaubert flet për “lirizëm të dukshëm” 7 dhe Rimbaud shkruan në Letrën e shikuesit për Paul Demeny se “Lamartine ndonjëherë është duke parë, por mbytur nga forma e vjetër”. Ai mbetet, megjithatë, i admiruar gjerësisht për fuqinë e gjenialitetit të tij poetik dhe pa dyshim numëron ndër poetët më të mëdhenj francezë të shekullit XIX.

Biografia

Lindur në Mâcon më 21 tetor 1790, babai i tij Pierre de Lamartine (21 shtator 1752-Mâcon 1840) është zot, kalorës i Prat dhe, kapiten i regjimentit Dauphin-kalorësi, dhe nëna e tij Alix des Roys, “vajza e gjeneralit intendant të Dukës së Orleans “. Dhjetë vitet e para të jetës së tij, të kaluara në fshat në Milly, janë të ndikuar nga natyra, motrat e tij, nëna e tij dhe veçanërisht nga Abbot Dumont9, prifti i Bussières, i cili ngulmon një zjarr të madh fetar, të përforcuar nga vitet e kaluara në Kolegjin Belley, gjatë të cilave ai lexon Chateaubriand, Virgil dhe Horace.

Mbrapa në Milly, ai filloi të shkruaj poezi të frymëzuar nga poezitë oshiane të përkthyera në frëngjisht nga Pierre Baour-Lormian. Pastaj, pas një aventure sentimentale që shqetëson prindërit e tij, ai fillon një udhëtim në Itali (1811-1812) gjatë së cilës takohet një napolitane e re, e cila do të jetë modeli i Graziella-s së tij. Ai pastaj provon tragjedinë (me Medejën) dhe shkruan elegancat e tij të para. Ai u emërua Kryetar i Komunës së Milly në 1812.

Në 1814, ai u bë truproja i Louis XVIII, pasi ai ishte rënë në besë: ai u arratis në Zvicër dhe bëri një qëndrim në Bissy, në Savoie, në familjen e Xavier de Maistre, në kohën e qindra ditëve. Ai më në fund dha dorëheqjen në 1815. Ai pastaj u kthye në Milly, dhe drejtoi një jetë të zotit të vendit. Djali i vetëm në familjen e tij, ai duhet të trashëgojë pronat e prindërve të tij, por, pa qenë i detyruar ta bëjë këtë, ai merr përsipër të dëmshpërblejë motrat e tij me anuitet.

Më 1816, viktimë e gjuhëve, ai shkoi në Aix-les-Bains në Savoy. Poeti takohet me Julie Charles, e lindur Bouchaud des Hérettes, një grua e martuar, grua e fizikantit dhe aeronautit Zhak Charles, gjashtë vjet më i madh, që vuante nga “phthisis”, siç quhej në atë kohë tuberkulozi galopant. Të dy të rinjtë fillojnë një idil që do të zgjasë deri në vdekjen e Julie në Dhjetor 1817, në moshën 33 vjeç. Poeti është i impresionuar thellësisht nga kjo humbje tragjike që e frymëzoi, pjesërisht, koleksionin Méditations Poetic (1820). Kjo e fundit merr një ndikim të madh dhe e shtyn atë shoqërisht: ai mund të martohet me Mary-Ann Birch dhe të bëhet atashe i ambasadës në Napoli. Couplenote 1 udhëton për në Itali, Angli, Paris. Në të njëjtën kohë, poeti boton Meditimet e reja poetike, Vdekjen e Sokratit, Këngën e fundit të pelegrinazhit të Haroldit.

Në 1822, lindi vajza e tij Julia. Në 1824, ai humbi motrën e tij Césarine, gruan e Count Xavier de Vignet në shkurt, pastaj motrën tjetër të tij Suzanne de Montherotnote 2 në gusht, pas së cilës ai dështoi në française Académie, për të cilën u zgjodh përfundimisht në 1829.

Në 1825, ai u emërua sekretar i ambasadës në Firence, por iu refuzua posti i ministrit të Francës: çfarë rëndësie ka, ai kërkon leje, kthehet në krahinë dhe boton Harmonitë poetike dhe fetare.

Lamartine u mblodh në monarkinë e korrikut, por ishte një kandidat fatkeq për deputim (ai dështoi në tre departamente, Bergues, Toulon dhe Macon). Ai shkruan për politikën racionale, fillon Jocelyn dhe bën një udhëtim në Lindje në 1832: ai viziton Greqinë, Libanin, shkon te Varri i Shenjtë për të forcuar bindjet e tij fetare, por ky udhëtim do të shënohet fuqimisht nga vdekja e tij Julia, e cila e frymëzoi atë me poezinë Gethsemane ose Vdekjen e Julia, një tekst që ai më vonë e përfshiu në rrëfimin e tij të Voyage en Orient.

Më 1833, ai u zgjodh anëtar i Parlamentit dhe do të vazhdojë të zgjidhet deri në vitin 1851.Në dhjetor 1834, ai ishte një nga themeluesit e Shoqatës Franceze për Shfuqizimin e Skllavërisë. Ishte në këtë kohë që ai la kështjellën e Saint-Point për t’u vendosur në kështjellën fqinje të Monceau (Prissé).

Më 1838, me Honoré de Balzac dhe Paul Gavarni, ai shkoi në Bourg-en-Bresse për të dëshmuar në favor të një ish-aksionari të gazetës Le Voleur, Sébastien-Benoît Peytel, i akuzuar për vrasje. Qasja e tij është e pasuksesshme pasi i akuzuari është guillotined në Bourg-en-Bresse më 28 tetor 1839.

Pas udhëtimeve të tij në Lindje, ai u bë me Victor Hugo një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të kauzës së popullit serb, në luftën e tij kundër Perandorisë Osmane16. Në korrik 1833, gjatë vizitës së tij në Niç (në Serbi), Lamartine, përpara kullës së kafkës, bërtiti: “Le ta lënë këtë monument! Ai do t’i mësojë fëmijët e tyre se çfarë ia vlen pavarësia e një populli, duke u treguar atyre sa paguan etërit e tyre për këtë. ”

Nga viti 1843, ai shkon shpesh në kështjellën e Cormatin, në pronësi të një prej të afërmve të tij, Henri de Lacretelle. Gjatë atyre viteve kur ai njeh probleme serioze të parave, Lamartine planifikon të braktisë politikën dhe fillon të shkruajë Historinë e Girondins. Në 1847, ai u mblodh në Cormatin gjithë mbështetjen e tij politike dhe hartoi programin e tij “republikan dhe socialist”. Ai lëviz ngadalë majtas me kalimin e viteve, duke shkuar për aq sa bëhet udhëheqësi i revolucionarëve të 1848. Udhëtimi i Tij në Orient, Historia e tij e Girondins, e cila i jep atij një popullaritet, si dhe fjalimet e tij në Shtëpi tregojnë një ndikim të caktuar në mendimin e tij politik.

Në 1848, me rastin e rënies së Louis-Philippe dhe shpalljes së Republikës së Dytë, Lamartine ishte pjesë e Komisionit të Qeverisë së Përkohshme. Ai është kështu Ministër i Punëve të Jashtme nga shkurti deri në maj 1848.

Partizan i një revolucioni politik, ai është më afër liberalëve sesa me ata që janë në favor të reformës politike dhe shoqërore (Louis Blanc, Albert, etj.). Më 24 shkurt 1848, ai kundërshtoi miratimin e flamurit të kuq.

Në koncert me François Arago, ai drejton një politikë të moderuar. Shtë ai që nënshkruan dekretin e heqjes së skllavërisë së 27 Prillit 1848. Më 10 maj 1848, qeveria e përkohshme zëvendësohet nga një komision ekzekutiv, nga i cili u përjashtuan më të majtët (Louis Blanc, etj.) . Lamartine më pas ulet me François Arago (gjithashtu president i Komisionit), Louis-Antoine Garnier-Pages, Alexandre Ledru-Rollin dhe Pierre Marie de Saint-Georges.

Pas mbylljes së punëtorive kombëtare, të vendosura nga Komisioni Ekzekutiv, dhe Ditët e Qershorit, të shtypur në gjak nga Gjeneral Cavaignac, Komisioni dha dorëheqjen. Më 28 qershor 1848, Cavaignac bëhet kryetar i detyrës i Këshillit të Ministrave.

Në gjysmën e dytë të 1848, ai mbajti kryetarin e së drejtës ndërkombëtare në historinë e traktateve të Shkollës ephemerale të Administrimit20.

Në dhjetor, Lamartine merr vetëm 0.26% në zgjedhjet presidenciale që sjell Louis-Napoleon Bonaparte në pushtet. Në prill-qershor 1850, gjatë debateve parlamentare mbi ligjin e dëbimit politik, Lamartine kundërshtoi zgjedhjen e Ishujve Marquesas, megjithëse ai nuk ishte kundër vetë parimit të dëbimit.

Inspirimi politik dhe shoqëror

Nga viti 1830, mendimi politik dhe shoqëror i Lamartinit u bë një aspekt thelbësor i punës së tij. Legjitimist më 1820, gradualisht evoluon në të majtë, por sheh një rrezik në zhdukjen e pronave: kjo pozitë e paqartë, e cila frymëzon krijimin e një “Partie Sociale” në 1834, është e paparueshme.

Më 1831, ai u sulmua në revistën Nemesis: ai u akuzua se degradoi muzën e tij duke e bërë atë shërbëtorin e ideve të tij politike. Lamartine përgjigjet, dhe nga kjo periudhë vepra e tij shënohet gjithnjë e më shumë nga idetë e tij.

Lamartine beson në përparim: historia është në lëvizje dhe revolucionet janë një mënyrë hyjnore për të arritur një qëllim. Demokracia është përkthimi politik i idealit ungjillor. Jocelyn, Rënia e një Engjëlli, dëshmojnë për shqetësimet shoqërore të autorit të tyre, i cili gjithashtu punon për paqen.

Mendimi fetar i Lamartine

Jocelyn, Rënia e një Engjëlli, Udhëtimi në Lindje zbulojnë mendimin fetar të Lamartine. Deizmi i tij është mjaft i paqartë, por poeti dëshiron të shuajë fenë e besimit në mrekulli, atë të ferrit, etj. Sidoqoftë, disa nga veprat e tij do të futen në listë të zezë. Besimi i tij në Providencë varet nga peripecitë e jetës së tij, por dëshira për t’i shërbyer Zotit është çdo herë më e fortë. Prania e figurave romantike dhe fetare, siç është Abati Dumont, duke kaluar punën e tij, merr pjesë në këtë vizion ungjillor.

Jo i dhunshëm, ai predikon edhe për vegjetarianizmin. I rritur nga nëna e tij me respekt për jetën e kafshëve, ai do të ketë dëshirë të hajë mish gjatë gjithë jetës së tij. Ai madje do ta shkruajë atë në vargje në Rënia e një Engjëlli (1838) dhe më qartë në The Confidences (1849) dhe argumentet e tij do të merren nga mbrojtësit e vegjetarianizmit në shekullin XX.

Vepra

Mjeshtër i lirikës romantike dhe kampion i dashurisë, natyrës dhe vdekjes, Alphonse de Lamartine shënon një moment historik në historinë e poezisë franceze me muzikën e tij. Në të vërtetë “Revolucioni Francez i Poezisë mund të datohet në Meditimet Poetike të Lamartinës: kjo pllakë e hollë […] pati një efekt edhe duke shpërthyer dhe themeluar në ripërcaktimin e ngadaltë të poezisë që shekulli XIX” 25. Lamartine, i admiruar nga Hugo, Nodier ose Sainte-Beuve, thoshte për poezi se ishte “nga arsyeja e kënduar” 26 dhe gjeti marrëveshjet e një gjuhe entuziaste, domethënë për një bashkim të mundshëm me zot. Poezia është kënga e shpirtit. Nëse elegancat e tij mbeten në përputhje me ato të Chénier, Bertin ose Parny, meditimet dhe poemat e tij metafizike (veçanërisht “Vdekja e Sokratit” dhe “Shkretëtira”) janë rezultat i një përvoje të re, e cila mund të ishte thënë te Rimbaud se “Lamartine ndonjëherë është duke parë, por mbytur nga forma e vjetër. (Letra e shikuesit.)

Puna e madhe – 127 vëllime – ndonjëherë ofron tekste më pak të njohura (poema rrethanash për shembull ose shumë tekste nga Kursi i njohur i letërsisë) 27, por ne shpesh njohim shprehjen e një artisti, për të cilin Poezia është “mishërimi i asaj që njeriu ka më intimin në zemër dhe më hyjnor në mendime”. Ai do të mbetet si restauruesi i shkëlqyeshëm i frymëzimit lirik. Bukuria e kësaj poezie, pra, presupozon simpatinë e thellë të lexuesit të tij intim: “Fjalia fshehtas të bën të dëgjosh atë që shikon dhe ndjen me diskrete. Kushdo që murmuritet e zëvendëson atë që e shpiku dhe fillon të ngatërrojë autumet e shpirtit të tij me ato të natyrës, sepse ato janë shenja të vajtimit që ekziston në Zot. Kjo do të ketë qenë vizita e Lamartine

Udhëtimi i tij në Lindje është me atë të Nerval, pas Itinerari i Chateaubriand në Paris drejt Jeruzalemit, një nga kryeveprat e librit të udhëtimit. Titulli i tij i plotë, Suvenire, Përshtypje, Mendime dhe Peizazhe gjatë një Udhëtimi në Lindje (1832-1833), ose Shënime të një Udhëtari, nxjerr në pah mjaft mirë ambicien letrare të Lamartine, një poet me natyrë të pakufizuar, vizioni i pakufishëm i të cilit hapet një hapësirë ​​e jashtëzakonshme me reverie, me një meditim të thellë. “Poezia është ëndërruar më shpesh në Lamartine si një rrjedhë e butë, rend pothuajse erotik, i ngarkuar në të njëjtën kohë për të çliruar vetveten dhe për të zënë para tij, thuaj thuajse të josh, hapësirën e një peizazh.”

Shqyrtimet

Në vitet 1840, ekonomisti Frédéric Bastiat, i cili kishte një marrëdhënie të mirë me Lamartine dhe e admironte shkrimtarin, e qortoi atë me mos kuptimin e tij të ekonomisë dhe pozicionet paradoksale apo të paqartë, të cilat, sipas tij, rezultuan.

Në një letër drejtuar Bastiat Lamartine shkruan: “Doktrina juaj është vetëm gjysma e programit tim; ti ke ngelur në liri, unë jam në vëllazëri. Bastiat u përgjigj: “Gjysma e dytë e programit tuaj do të shkatërrojë të parën. Dhe zhvilloi argumentet e tij në pamfletin e tij La Loi

Në një letër të vitit 1853 drejtuar Louise Colet, Gustave Flaubert shkruan: “Lamartina prishet, thuhet. Unë nuk qaj Jo, nuk kam simpati për këtë shkrimtar pa ritëm, për këtë burrë shteti pa iniciativë. Isshtë për të që i detyrohemi gjithë mërzisë së kaltër të lirikës së dukshme, dhe atij që i detyrohemi falë Perandorisë: një njeri që shkon në mediokër dhe që i do ata. […] Nuk do të ketë Lamartine të mjaftueshme për të bërë gjysmë vëllimi të pjesëve rezervë. Ashtë një shpirt eunuk, penisi mungon, ai kurrë nuk ka pëshpëritur vetëm ujë të pastër. Një vit më parë, në 1852, ai komentoi Graziella të Lamartine: “ishte një punë mediokre, megjithëse gjëja më e mirë që bëri Lamartine në prozë. Ka disa detaje mjaft të bukura … Dy ose tre krahasime të bukura të natyrës : kjo ka të bëjë me të gjitha. Dhe së pari, për të folur qartë, a e puth atë, apo jo e puth? Ata nuk janë qenie njerëzore, por modele. Sa të bukura janë këto histori dashurie, ku gjëja kryesore është aq misterioze sa nuk dimë çfarë të themi! bashkimi seksual ngjitet në mënyrë sistematike në hije, të tilla si pirja, ngrënia, peeing, etj. ! Kjo paragjykim më shqetëson. Këtu është një shok i cili jeton vazhdimisht me një grua që e do atë, dhe të cilin e do, dhe kurrë një dëshirë! Jo një re e papastër errëson këtë liqen të kaltërosh! O hipokrit! Nëse ai do të kishte treguar historinë e vërtetë, do të kishte qenë më e bukur! Por e vërteta kërkon më shumë meshkuj me flokë se M. de Lamartine. Shtë më e lehtë të vizatosh një engjëll sesa një grua. Por jo, ne duhet ta bëjmë të pajtuar, të gabuar. Zonjat duhet të ju lexojnë. Oh gënjeshtër! gënjeshtër! sa budalla je! ”

Alexis de Tocqueville ishte shumë kritik ndaj politikanit: “Unë nuk e di nëse jam takuar, në këtë botë të ambicieve egoiste, në mesin e së cilës kam jetuar, një mendje më boshe e mendimit të të mirës publike që tij. Kam parë një turmë burrash që e shqetësojnë vendin të rritet: është çoroditja e çoroditur; por ai është i vetmi, mendoj, i cili më duket gjithmonë i gatshëm të shqetësojë botën për të argëtuar veten e tij. Unë kurrë nuk kam njohur as një mendje më pak të sinqertë, as një përbuzje më të plotë për të vërtetën. Kur them se ai e përçmoi, gaboj; ai nuk e nderoi sa duhet për t’u kujdesur për të në asnjë mënyrë. Kur flet ose shkruan, ai del nga e vërteta dhe kthehet prapa pa qenë i vetëdijshëm për të ”.

Victor Hugo, të cilin Lamartine e emëroi kryetar të arondissementit të 8-të të Parisit dhe të cilit i propozoi postin e Ministrit të Arsimit, e paraqet nga ana tjetër si dikush “fisnik, i qetë, bujar, i tërë vendi, duke shtyrë patriotizmin deri në pikën e përkushtimit dhe përkushtimit ndaj abnegacionit . ” (Wikipedia)

Sabiha Kasimati: Shkencëtarja e parë e racës shqiptare, e bukur fizikisht dhe e bukur mendërisht – Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

 

 Ajo e donte atdheun, të cilit  i kushtoi  aftësitë e saj profesionale dhe intelektuale si studiuese, por fatkeqësisht bishat e Sigurimit të Shtetit i vodhën më parë jetën, pastaj veprën.

Sabiha Kasimati, shkencëtarja elitare, që vrau Enver Hoxha, i cili jo vetëm i vodhi jetën por edhe identitetin si shkencëtare.Ajo ishte një intelektuale perëndimore që ecte kundër rrymës.

Bukuroshja,“Sabiha Kasimati, sot mbushen 69 vjet nga vrasja tragjike e intelektuales perëndimore”- kështu do ta quante cilido që ka njohur studimin e saj, një dorëshkrim shkencor i një pune shumëvjeçare për jetën e nën’ujit ose mbi gjallesat e ujit që ia vodhën paturpësisht, dhe bashkë me të edhe identitetin.

Mirënjohje intelektuales që shkëlqeu në çdo etapë të edukimit të saj arsimor dhe shkencor, së cilës ia vodhën studimin në dorëshkrim gati për botim.

*vo:gezetaexpress-15 shtator-2015 :Ajo ishte beqare,39 vjeçe, kur një togë pushkatimi qëlloi mbi të pa pasur asnjë dënim me vdekje dhe asnjë vendim gjykate që e njihte fajtore. Plumbat nuk e kapën, por ushtarët e vranë pa mëshirë duke e goditur me kondakët e pushkëve, derisa dha shpirt.

Shkencëtarja Sabiha Kasimati që pamëshirshëm dhe paturpësisht i vodhën studimin…u mohua dhe u la në harresë.

*voTelegrafi, 28-2-2016, intervistë me Viktor Kasimati, nipi i Sabihasë:

*-Halla juaj është një prej 22 personave që u pushkatuan në mesnatën e 26 -2-1951-, pas“hedhjes së bombës” në ambasadën ruse në Tiranë. Si e mbani mend Sabihanë, pasi ju keni qenë 16 vjeç?

*ViktorKasimati:  -Ishte një nga 22 personat që u pushkatuan për atë që njihet si bomba e Ambasadës sovjetike. Asnjë nuk kishte faj. Sabiha Kasimati ishte shkencëtare, kishte studiuar në Itali. Pasi mbrojti doktoraturën, miqtë e saj me të cilët kishte studiuar në Torino, i kishin ofruar një vend pune në Amerikë. Gjatë bisedave me babanë, i tregonte që e kishte refuzuar punën në Amerikë, se dëshironte të punonte në vendin e saj, në Shqipëri. Sa u kthye në atdhe, u emërua në Institutin e Shkencave, si institucioni më i lartë shkencor dhe i vetmi i kohës me drejtor Selaudin Toton. Aty punoi me emrat më të njohur të shkencës së atyre viteve si: Suad Asllani, profesorin polak Zuber, që jetonte dhe punonte në Shqipëri etj.

Në Shqipërinë e viteve 1945-46 u duk sikur punët shkonin mirë, por në fillim të viteve 1947-48, lufta e klasave ndaj fisnikërisë nisi të ashpërsohej, një qëndrim armiqësor, me të cilin Sabihaja nuk u pajtua kurrë dhe nuk pranoi kurrë as idetë komuniste. Gjendja politike në Shqipëri u rëndua shumë, pasi nisi të goditej, të dënohej e të vritej pa asnjë faj fisnikëria me elitën intelektuale, që ishin palca dhe truri i kombit, disa prej të cilëve ishin shokë të saj.

*Sabiha Kasimati-shkencëtarja e parë shqiptare:

-Oh, sa pak shqiptarë e njohin emrin e saj. Shumë-shumë mund të kujtojnë fundin e trishtë e tragjik të saj, por thuajse askush nuk e njeh atë si shkencëtare ose e thënë ashiqare, Sabiha Kasimati, gruaja e parë shkencëtare e racës shqiptare.

Historia e saj, e parë në aspekte apo këndvështrime të ndryshme, është interesante, ndaj vlen të quhet pa asnjë ngurim:“Sabiha Kasimati, një intelektuale perëndimore”, gjë e pazakontë për Shqipërinë e fillimshekullit të XX- të. Nëse historia s’do të shkruhej e lexohej nën ndikimin politik, Sabihaja nuk do të ishte e panjohur siç është deri tani.

Tradita shumëshekullore mesjetare, pushtimet e njëpasnjëshme, me gjithfarë kulturash, ndikuan te shoqëria shqiptare që ishte shumë e egër dhe e mbyllur ndaj grave. Diktatura komuniste ishte e kundërta e kulturës ilire, krahasuar me të, ku gruaja merrte pjesë në kuvende burrash. Ndaj roli i tyre aktiv në shoqëri ishte i papranueshëm. Sipas mendësive të imponuara, vajzat i martonin që në rini për të lindur dhe edukuar fëmijë, si dhe të mbanin shtëpinë.

Përballë kësaj shoqërie të mbyllur, të përndjekur, të shpërfillur e të mohuar nga shteti, shoqëria dhe familja, qëndronte figura e Sabiha Kasimatit, si grua e arsimuar, intelektuale e mirfilltë me një këndvështrim tjetër për botën. Më pas si shkencëtare, ajo sfidoi shoqërinë shqiptare me paragjykimet që mbartëte nga mentaliteti shekullor, ajo e ngriti veten në piedestalin e kombit. Porse të tilla elita, aq më tepër femra të civilizuara, ishin të paragjykuara nga politikat e kohës së mbrapshtë. Sidomos në diktaturën e proletariatit, duhej të zbatoje vijën e masave dhe asnjëherë nuk duhej të vije në jetë dijet shkencore, inteligjencën, vullnetin, pa të dhënë lejë diktatori dhe PKSh-ja.

*Le të njohim shkencëtaren Sabiha Kasimati:

Sabiha Kasimati lindi në Edirne më 1912, ishte e bija e një mjeku, nga Libohova e Gjirokastrës, që ushtronte profesionin e mjekut në Turqi. Familja Kasimati i rriti fëmijët me ndjenjën e atdhetarizmit me dashurinë për kulturën shqiptare, si dhe atë evropiane, edhe pse larg atdheut.
Kasimatët u kthyen në Shqipëri, u vendosën tek i vëllai në Korçë, qytet i njohur për ndikimin e kulturës franceze. Njëra nga dy motrat, Sabihaja ishte vajza e parë që ndoqi Liceun Francez të Korçës, që më pas shërbeu si shembull për shumë vajza të tjera. Ky lice ishte shumë i vlerësuar në të gjithë Shqipërinë e asaj kohe. Qysh në moshë të re, fati i saj bëri që të dallohej dhe të ishte e vetmja femër që po arsimohej në një klasë me djemë.

Ishte shoqe klase me Enver Hoxhën, diktatorin e ardhshëm, njohje më pas i kushtoi shumë shtrenjtë! Ajo ra në sy për inteligjencë dhe zell të madh në studime. Qysh në lice ajo zotëronte shumë mirë disa gjuhë të huaja, madje tërhoqi vëmendjen e profesorëve francez të liceut për theksin perfekt në frëngjisht. Si mbaroi liceun, punoi pak kohë si mësuese në lëndët edukatë morale dhe frëngjisht në Institutin femëror të Korçës. Më pas dha biologji në shkollën “Harry Fultz”në Kavajë.

Në vitin 1936 realizoi ëndrrën e saj më të madhe, nisi studimet universitare, në Fakultetin e Shkencave Biologjike -Torino, me një bursë studimi nga shteti. Universiteti, ishte një privilegj i pak fatlumëve, kurse për një femër ishte rast i rrallë. U diplomua me maksimumin e pikëve, duke fituar 30 pikë nga 30 të mundshmet. Madje më 1941 mbrojti edhe doktoraturën.

Në Itali, fal inteligjencës së saj dhe rezultateve  në shkencë, i ofruan të punojë si asistente në Katedrën e Ihtiologjisë në Universitetin e Torinos. Dëshira për t’u kthyer në atdhe dhe për t’i shërbyer vendit të saj, refuzoi ofertën dhe u kthye.

Në Tiranë punoi në Insitutin e Shkencave, që ishte bërthama e parë e studimeve shkencore në vend, me drejtor Prof. Selahudin Toto, intelektual i njohur. Këtu realizoi një kërkim shkencor me rëndësi në fushën e ihtiologjisë (disiplina që merret me studimin e peshqve). Kjo fushë kishte më tepër rëndësi, pasi Sabiha ishte dhe ihtiologja e parë shqiptare, në një kohë kur ende nuk egzistonte një përmbledhje e faunës dhe florës egzistuese në vend.

Në dhjetë vite të gjata kërkimi dhe pune plot entuziazëm dhe angazhim, Sabihaja eksploroi dhe studioi gjithë faunën ihtiologjike fluviale dhe detare në ujërat e Shqipërisë. Ishte e bindur se studimet mbi peshqit do të kishin një rëndësi të madhe dhe një vlerë ekonomike të çmuar për vendin tonë që ka ujëra mjaft të pasura. Bëri klasifikimin në bazë të taksonomisë, në klasa, lloje e nënlloje, duke përcaktuar zonat ku përhapeshin llojet kryesore të peshqeve me vlerë ekonomike dhe studime të shumta rreth riprodhimit e cikleve të tyre biologjike.

Pas një pune të madhe e të stërlodhshme në përmbushjen e mijëra skedave, koleksione të ekspozitave të mbedhura në dhjetëra ekspedita. Eksploroi nga liqeni i Butrintit deri në liqenet e Lurës, nga liqeni i Prespës deri në detin Jon e Adriatik, si dhe në lumenjtë më të rëndësishëm, duke regjistruar dhe përpunuar ndërkohë mijëra referenca bibliografike e fotografike, që do të kishin qenë një ndihmë e madhe jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjitha vendet ballkanike kufitare.

Sabihaja ishte gati të publikonte veprën e saj voluminoze “Peshqit e Shqipërisë”, por ja që fati i saj ishte i njëjtë me atë të shkencëtares Rosalind Franklin, e para shkencëtare femër që zbuloi ADN-ën te qeniet e gjalla. Si ajo dhe vepra e saj nuk u publikua kurrë në emrin e autores së vërtetë, Sabiha Kasimati, por në emrin e një shkencëtari rus Anatoli Poliakov, dhe të dy sudiuesve fillestarë Ndoc Filipi e Ndoc Rakaj.

Sabiha Kasimati, krenare për idealet e saj iluministe, zgjodhi të ndiqte një shembull perëndimor edhe në jetën e saj. Ajo nuk u martua kurrë dhe jetonte vetëm në një apartament në Tiranë. Vizitohej shpesh nga miqtë e mikeshat e saj intelektuale, ku diskutonte dhe ballafaqohej me elitarë. Me një personalitet dhe individualitet të tillë përbënte një mënyrë diskutimi dhe ballafaqimi mes personazheve apo intelektualëve kryesorë të vendit. Sigurisht nuk ishin të zakonta gratë shqiptare që jetonin të vetme (dhe nuk janë as sot), pa rënë në sy në një vend me mentalitet të mbyllur dhe të prapambetur si shoqëria jonë. Përsëri ajo sfidoi kohën, zakonet dhe traditat e shoqërisë se atëhershme.

E njohur për karakterin e drejpërdrejtë dhe guximtar, ajo i kërkoi një takim Enverit, ku pasi e qortoi si përgjegjësin kryesor për vrasjet e intelektualëve, miqtë e tyre, duke iu drejtuar:“Ti po vret të gjithë intelektualët! Në ç’mënyrë e me cilët intelektualë e specialistë ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me këpucarët dhe teneqexhinjtë?!”

Ishte viti 1951 kur një bombë ose më mirë pak dinamit shpërtheu në oborrin e ambasadës ruse në Tiranë, por nuk shkaktoi asnjë dëm, përvec thyerjes së disa xhamave. Regjimi, në bazë të planeve dhe listave të parapërgatitura më parë, urdhëroi arrestimin e rreth njëqind qytetarëve, të akuzuar për bashkëpunim në plasjen e bombës, prej të cilëve rreth njëzet duheshin pushkatuar që të shërbenin si shembull për këdo të guxonte akte të tilla revolucionare.

Sabiha u trondit nga pushkatimi i drejtorit të saj, shkencëtarit Selaudin Toto, si edhe i intelektualëve opozitarë Gjergj Kokoshi, Suad Asllani, Sulo Klosi, Shefqet Beja, prof. Stanislav Zuberit etj, veçanërisht nga dënimi i shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari. Për eliminimin e tyre pësoi një zhgënjim të madh dhe mbajti qëndrim antikomunist. Në bisedat me të vëllanë, shprehej se të gjitha këto që bënte PKSh-ja ishin të padrejta. Thoshte se shteti demokratik nuk mund të ndërtohet mbi vrasje dhe dhunë. “Kurrë nuk i kam besuar doktrinës komuniste dhe Enverit, pasi kam qenë në një klasë me të në Liceun e Korçës. E njihja mirë kapacitetin e tij intelektual dhe shumë nga veset e rinisë së tij të hershme.”-Një arsye më shumë ishte njohja e Enverit nga Sabihaja, si dhe qëndrimi i saj, që e fajësonte hapur ish-shokun e klasës për krimet që po kryheshin në vend. Kjo i krijoi diktatorit Hoxha mundësinë që të gjente shkak për eliminimin e saj.

Kur mësuam se Sabihanë e kishin arrestuar, besuam se ishte gabim. Atëherë e ëma vendosi të shkonte dhe të takohej me Omer Nishanin, me të cilin njihej personalisht. Po përgjigja e tij e prerë: “Nuk kam ç’të bëj. Ajo fliste shumë për komandantin!”- ia zbehu shpresat nënës dhe mendimin e familjes se arrestimi i saj ka qenë një gabim. Dhe ky vendim i dëshpërueshëm, disa muaj më vonë u pasua nga fjala e Enver Hoxhës: “Reaksioni i brendshëm që  është strukur si miu dhe po lëviz, e piu e zeza”…

Veçse një gjë është e vërtetë se ajo nuk e pranoi akuzën për akte terroriste, për pjesëmarrje në organizata terroriste, për vënie në shërbim të agjenturave të huaja, por pranoi me burrëri se, si intelektuale, ishte kundër pushtetit totalitar dhe ideologjisë së tij komuniste: “Kam qenë kundër pushtetit popullor, sepse nuk pajtohet me ideologjinë time. Unë nuk kam qenë kurrë e mendimit se me akte revolucionare të arrihej në socializëm. Jam lidhur me një grup shokësh, të cilët kanë qenë armiq të Partisë Komuniste”.

Mendimet e saj tregojnë se Sabihaja ishte një demokrate e vërtetë evropiane. Në mesnatën e datës 26 shkurt 1951, të lidhur me tela me gjemba, bashkë me 21 burra nga e gjithë Shqipëria, i pushkatuan dhe i hodhën në një gropë të përbashkët, pranë Urës së Beshirit. Sabiha Kasimati qe e vetmja grua e pushkatuar mes 22 burrave, dhe duke qenë pushkatuar e fundit, atë nuk e kapi plumbi direkt, por e goditën pamëshirë me kondakët e pushkëve dhe e mbytën me duar në fyt, deri sa dha frymën e fundit.

Fshatarët kanë dëgjuar britmat e saj derisa dha shpirt. Eshtrat e saj sot prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në një varr të përbashkët me 22 martirët e pushkatuar atë natë të përgjakshme

Ky ishte fundi i trishtë, tragjik i një gruaje që ia kushtoi jetën dijes dhe shkencës, por tashmë e braktisurd he e lënë  në harresë…

MUSTAFA MERLIKA – KRUJA: “KUJTIME VOGJLIJE E RINIJE” – QYTET’I IM- Pazari i Krujës

Kush i afrohet Durrsit me vapor nji mëngjesi të kthiellët e hŷn n’atë liman po të hjedhë sŷt atje larg kah veriu e veri-lindja, do të shohë nji varg malesh qi në majën mâ të naltën, s’i kapërcejnë 1200 metra. Ndër këto dallohet mâ së  bukuri Mal’i Krujës, qi ka mû në krye, rrafsh me faqen e tij, nji ndërtesë banimi për vizitorët e Shênjtit Sarisalltik, a Sallsataik, si thonë Krutanët. Duket madhështuer e i egër; krejt shkâmb i thatë e thikë përpjetë. Tue i ulë sŷt pak mâ poshtë kah rrânxa e këtij mali, shtegtari shquen qartas ndërtesa të bardha si bora. Janë kullat e qytetit të Krujës nja 600 metra nalt prej rrafshit të detit.

Atje pa mbërrîmë ende deri në fund, veç sa mbaron shkâmbi dhe ka mundsí kazma me gërmue pak dhé, rânë e zhur bashkë për me bâmë themela, fillon Kruja e Kastrijotit, Akça Hisar’i (Qyteza e Bardhë) e Osmanllijvet. Deri sod s’janë bâmë gërmime arkeologjike, prandej nuk dihet se kur e prej kuj ka qênë themelue. Atje afër tij kah ana e Tiranës gjinden gërmadhat e nji qyteti të vjetër, qi Gjon Gjergj von Hahn-i ka mendue se do të jenë ato të Albanopolis-it të përmêndun prej Ptolemeut në të dytin shekull mbas Krishtit. Ka vallë ndonji lidhje Kruja e gjallë me këtë qytet të vdekun veç afërsís?

Topografikisht Kruja ndëhet ndërmjet malit të vet e Krastës qi mund të quhet nji vazhdim i tij deri në fushë. Âsht nji qytet pesmijë frymësh gjithsej, me nji sipërfaqe të përbâme gati krejt prej brinjash, kodrash e luginash, qi për me dalë prej nji skânji në tjetër kâmbsorit i duhet me ecun, me hapa të zakonshme,  gjymsë ore e deri në nji orë. Banesat fillojnë me u shtrimë prej lagjes së Varoshit, në rrânxën mâ t’eprën të malit, kah të dy krahët, n’atê të veri- perëndimit deri afër Dro’-s, përroit qi shënon kufînin e malit e të qytetit me lagjen e Abázaje, dhe në juglindje deri në Xaharí afër Zgurdheshit, të parit katund të Rrânsís, qi të çon ke përroi e gryka e Cudhînit në krah tjetër të malit. Prej Varoshit vêndi shkon tue u përvjerrë pak nga pak në të djathtë e të mângjët e lagjet tue u voglue. Teposhtë shtrihet po n’atë mënyrë deri ke rrânxat e Krastës. Qêndra nën Varosht disi sheshohet me dý fushat e Tallajbés ( të Allaj-Beut: alláj tyrq. regjiment; Allaj-Bej=komandant regjimenti) e Kumllukut (rânishtës) dhe deri në pazar, ke dyqanet, qi vijnë pak mâ poshtë.

Tallajbeja âsht nji emën vêndi i vjetër, tyrqisht, sikurse u shënue e si shumë të tjerë të qytetit t’onë. Nuk âsht nji fushë e madhe; bashkë me Kumllukun, aty ngjitun me tê e pak mâ i ulët, dý fushore qi nuk dij a përbâjnë aqë metra katrore sa nji nga sheshet e mëdhaja të qytetit të Romës. Por mbrênda qytetit, hiq namazgjahun ku falet bajrami, s’gjen tjetër rrafshore veçse larg në periferí. Kur kishte nevojë Shteti tyrk me mbajtun ushtarë atje, ushtrimet ushtarake n’at shesh u bâjshin e n’atê u ngrihshin çadrat. Kjo ka edhe nji historí të vogël qi i a kam mbërrîmë un. Në 1906 atje qe derdhun do gjak njeriu kotnasikot. Gjatë luftës së dytë botore Italjanët e kanë mbushun me ndërtesa ushtarake.

Kazaja (nënprefektura) e Krujës dikur shkonte jo me sanxhakun (prefekturën) e Durrsit, por drejtpërdrejt me atê të Shkodrës e ishte e përjashtueme, si ajo me malet e veta, prej çdo detyrimi kundrejt Shtetit. Po mbandej, mbas tanzimatit, reforma centralistike të Sulltan Mexhidit ( 1839- 1861 ) desh Stambolli me i shtrîmë ligjët modeme pak nga pak kudo qi s’i haste sharra në gozhdë me popullsít e vêndit  të cilat bidatin, dmth. nji rregull jete të re, e shihshin si nji herezí e prandej e urrejshin. Aso kohe Pushteti qëndruer e kishte damë Krujën nga Shkodra e lidhun me Durrsin. Ndonse edhe vetë Durrsi varej prej vilajetit ( guvernoratit ) të Shkodrës, nënprefekturat e tija: Kavajë, Shjak, Tiranë, i kishte të shtrueme. Kështu dojshin me e bâmë Tyrqit edhe Krujën. Nji herë i ndërrojnë qarkun, mandej shkallë-shkallë kërkojnë me shtrîmë reformat e vêndeve tjera edhe atje. Në 1906 qe rend’i xhelebit të gjâs së trashë. Qytet e katunde kundrështojnë, s’duen kurrsesi qi t’u numrohen gjedhet e të paguejnë xheleb për to. Në Kurbî populli çon krye me armë në dorë. Vriten gjind, digjen shtëpija. Nji ditë prej ditsh edhe katundarët tjerë rrâjnë në qytet për të protestue ke Mirallaji (Allaj-Beu i mâhershëm qi gjêjmë ke emn’i sheshit të Varoshit), komandant’i fuqís së mbledhun në Krujë për t’i bâmë ballë nji kryengritjeje mâ të gjânë se ajo e Kurbînit. Të tânë janë t’armatosun. Se kurrë, deri ke Durgut Pasha në 1910, s’kishte mendue e provue ndonji herë qeverija tyrke me u a hjekun armët Shqiptarvet. Koloneli tyrk merr pozicjon për projë. Në Tallajbé ishte fuqija e tij ndër çadra e ai e qet jashtë me armë në dorë e të radhueme në beft. T’anët ishin grumbullue në Kumlluk e aspak s’e kishin mendue me bâmë shamatë me ushtrín. Ata kishin shkue atje vetëm për me protestue, me qamë hall, me u lutun. Parija e tyne kthehet prej Kolonelit ke turma e i rrëfen se s’kishte pasun vullëndim prej tij. Koloneli i kishte thanë parís se urdhni i Mbretit duhej të vente në vênt. Ç’ me bâmë atbotë? Parija kshillon me u shpërdamë nji herë e mâ vonë me u mbledhun në kuvênd me qetsí. Por âsht e dijtun se ndër turmat e nxeme kush i bie thumbit e kush potkoit dhe në rasa t’atilla shpirtnat janë gati me shpërthye ndër akte të papeshueme. Ushtrí e popull i armatosun gjinden kundruell. Nji djalosh qi nxirte shkëndija sŷsh s’i a ban nji e dý, mbërthen hutën e i ep zjarm kundra ushtarvet. Kaqë u desh. Ushtarët, të komanduem e të radhosun rregullisht, fillojnë zjarmin batare kundra turmës qi s’kishte marrë asnji masë. Atëherë po, shpërdahet gjindja, por me tëmerë e panik, mbasi lên të vramë në fushë të Kumllukut 22 burra. Ky gjak, veç, nuk shkoi krejt kot për qëllimin qi kishte ai popull atëherë. Qeveria tyrke s’nguli kâmbë mâ për xhelebin e gjedheve të Krujës.

Nji tjetër kujtim kam prej Kumllukut. I bukur, i gzueshëm, intim ky. Ishim në vjetën 1920, 27 qershuer. E turbull aso kohe gjêndja e mbrêndshme e vêndit t’onë të ngratë qi s’pa ndonji herë dit me të vërtetë të qeta e të lume. Rrethanat më kishin bâmë me u tërhjekun në qytetin t’em e me gjithë grue e fëmijë banojshem atje poshtë në shtëpín e vjetër atnore. Atë ditë ishem thërritun për darkë ke nji mik e ishem ngjitun përpjetë kah qêndra qyshë heret me disa shokë. Shtëpija ku ishem i ftuem ishte në Varosh. Bashkë me shokët qi më shoqnojshin ishim ulë në buzë të Kumllukut tue pritun kohën për me shkue ke miku e me soditun nji falje dielli të mrekullueshme, si ato qi veç nji vênd si Kruja mund t’i ketë. Po ligjirojshim në qetsí me sŷ atje larg kah fusha e deti. Sinija e rrëgjyeshme e diellit po i u avitte dalkadalë e madhnisht rrethit të horizondit t’onë mbi faqen e qetë t’ujit të ngjelbët t’Adriatikut tue na përshëndetun me rrezet e arta të saja edhe për nji natë të jetës s’onë. Kur qe! Pa prit’e pa kujtue disa pushkë njâna mbas tjetrës po e shklyejnë at’atmosferë pushimi shpirtnuer në prêhnin përkëdhelës të nânës natyrë. Ku ranë ato pushkë? Disi larg ishin prej nesh. Zân’i tyne kishte të tânë gjasën e nji drejtimi të frikshëm, andej kah lagja e ime. Por ç’mund t’ishte? Nji pritë? Më vrau kush babën? Më vrau kush vëllán? Jo, ata personalisht s’kishin anmiq. ” Mos t’ishe ti vetë këtu me ne”, po më thonte njâni prej shokvet, na s’do të kishim humbun kohë deri tashti me këto hamêndje qi bâjmë, por do të kishim vrullue pa tjetër andej kah shtëpija e jote; por për njerzit e tuj s’na merr mêndja ndonji rrezik.”Kështu filluem me u qetsue, por me gjithë këtê un s’ndêjta pa e nisun nji vrap teposhtë për me marrë vesht. Pa shkue nji gjymsë ore i a mbërrîni lajmsi; e pamë nja pesdhetë metra larg ke po u ngjitte tërmal kah na me hapa të shpejta tue i u marrë fryma, por gjâ të keqe s’i thonte fytyra. a Sihariq! Sihariq!” bërtiti, ” i ka lemë djalë Mustafës!” Kishte lemë Fatosi im. Shokët deshën me shtimë, edhe ata, për gzim; por i ndala me të shpejtë S’ishte rasa me trêmbun botën edhe na siç u trêmbëm vetë.

Zakon shqiptar! Gzimet e mëdhá, e të lemët e nji djali i tilë quhet ndër ne do të festohen me pushkë. E mbasandej kush e paska fillue pushkën për Fatosin? Nji grue e fisit t’onë, s’më bie ndër mênd tash se për cilën më kanë pasë thânë. Edhe grát dijnë t’a përdorin pushkën në Shqipní, dhe ka rasa në të cilat kanë dijtun t’a përdorin me shumë mjeshtrí e trimní. Flas për Shqiptaret e hershme këtu, se me luftare moderne âsht mbushun bota plot tashmâ!

Pak nën Tallajbé vjen pazar’i Krujës. Ky përbâhej aso kohe, siç besoj se do të jetë edhe sod, prej dy rreshtash të gjatë dyqanesh, nja 200 gjithsej, qi fillojshin me hanin e Picorrit. Populli, për me diftue fillimin e pazarit thonte “ke hani”. Ndërmjet dy rreshtavet ishte rruga qi i dante, e shtrueme me gurë, kalldrâm me nji ulluk në medist për me mbledhun e marrë ujët e shiut qi rridhhin me qingla strehë mbë strehë të dý anvet të dyqanevet për me ndalue diellin e kështu me bâmë mërriz në freskt të hijes. Se me të vërtetë mërriz bâjshin tregtarët e shkretë të Krujës, si bagtija, e jo veç në vapët, por gati gjithë ditën e javën, përveç së hânës qi ishte ditë pazari e gulojshin katundarët për me shitun e blemë. Për të hânë po, kishte lëvizje; katundsija qitte me shitun drithnat e miellin, bagtín e prodhimet e saja: bulmetin, leshin, lëkurën; mbandej lândën e pishën e kështënjët. Burrat qi s’mund të dilshin vetë për shkak gjaqesh e ngalsash tjera a pse nuk i lëshonte puna, nxirshin grát, të tâna zbuluet, myslimane e katolike, lidhun kryet me nji faculetë të bardhë vêndit, të vêjtun në vegël, ase nji rubë të zezë a bojnash, simbas moshës, secila veshun me kostumin e krahinës së vet, fusha me mângore pëlhure të vêndit, përmbi tê gupen ase mitanin, me çitjane e këpucë qyteti; malsija me linjë të gjatë, xhubletë e “apênga”. Të rejat e malsís të tâna me flokë të zez si pênda e korbit e kush s’i kishte kështu vetiu do t’i lyente me mazi, siç bâjshin edhe grát e qytetit. Të mrekullueshme balluket e nuseve malsore lëshuem mbi nji ballë të bardhë si bora.

Këta, burra e grá, mblidheshin në gurishtën e ullishtës “përmbi dyqanet”. Kështu e cilsonte populli atë vênd. Atje e shtrojshin mallin qi kishin për të shitun. Vêndit i thojshin edhe “Pazar i gravet”, sepse ndërsa katundaret, nji për nji si burrat, shkojshin edhe nëpër dyqanet, Krutanet e qytetit s’e kishin këtë guxim, por u ndalshin përmbi dyqanet, ku edhe dyqanxhijt ngrihshin nga nji tândë dhe qitshin nji pjesë të mallit atje për çdo ditë pazari. Drithna e kështenjë kishte herë herë edhe në bark të javës e atbotë u shitshin në Lamë. Ky ishte nji shesh i vogël në mest të pazarit, atje ku dy rreshtat e dyqanevet bâjshin nji kthim të vogël në të djathtë për me mbërrîmë kështu deri në Derexhik. Asnji Krutan nuk e dinte se ky emni Derexhik ishte nji fjalë tyrqishte qi don me thânë përrueth. Me të vërtetë atje e çán pazarin kryq nji rrëké shinash dimnorë me shtrat kalldrâmi qi kalonte nën sallën shkollore të Hasan Çitozit, nji shkollë fillore private ku edhe un kam pasë këndue për nji kohë të shkurtën para se me u ulë mbë gjunj përpara Molla Hysen Topçiut.

Pazar’i Krujës edhe atje merr nji kthim të lehtë kah e djathta për me mbarue nja 100 metra mâ përtej. Krutanët thonë: ” Rrêjti ke hani, e besoi edhe vetë në Derexhik”.

Nga proza tregimtare e shkrimtarit Sotir Athanasi – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

Duke lexuar çdo vepër artistike, lexuesi i vëmendshën rri e përsiat në heshtjen e vet. Dhe është e pamundur që lexuesi të mos bjerë në përsiatje kur lexon diçka nga krijimtaria artistike e shkrimtarit aq origjinal Sotir Athanasi. Krijimtaria e tij, sidomos në gjininë e tregimit, është fort mbresëlënëse.

Para do kohësh lexova përmbledhjen e tij me tregime, me titull Romancë nën Harkun e Triumfit”.

Fati i shkrimtarit Sotir Athanasi dhe i vetë veprës së tij artistike, janë çelësi për zbërthimin e idesë së saj. Vepra e tij është gjithmonë unikale dhe origjinale: në të është ngjizur personaliteti i papërsëritshëm i autorit të saj. Pikërisht mbi këtë veçori të krijimtarisë së tij artistike mbështetet këndvështrimi i veçantë i interpretimit të saj, që shërben si mënyrë e leximit të kësaj përmbledhjeje me tregime përmes personalitetit të autorit.

Kur e mbarova së lexuari përmbledhjen në fjalë, më erdhi ndër mend një shprehje e bukur e Viktor Hugoit (Victor Marie Hugo 1802-1885), i cili thoshte:

“… shkrimtarët duhen gjykuar… në përputhje me disa ligje të pandryshueshme… të artit dhe me disa ligje të veçanta që lidhen me personalitetin e secilit prej tyre”.

Dhe me të vërtetë: shkrimtari Sotir Athanasi e tërheq lexuesin si me magji me natyrshmërinë e rrëfimit. Ai mund të ndodhet në një kafene me miq apo të njohur, mund të gjendet duke shëtitur me ta diku jashtë qytetit, mund të jetë duke udhëtuar me makinë, me tren apo me avion dhe aty për aty, në vetëdijen e tij vjen e merr formë një subjekt tregimi me përmbajtje mjaft emocionuese.

Tema e çdo tregimi të tij është objekt i fantazisë krijuese të autori, çka e bën lexuesin të mos e lëshojë librin nga dora, deri në faqen e fundit. Tema të tilla, si ajo e dashurisë me ecuri fatlume apo me fat plot trishtim, tema e marrëdhënieve prindër-fëmijë, tema e ballafaqimit të së mirës me të keqen, tema e miqësisë, tema e tradhtisë, tema e kristalizimit të karakterit të njeriut, tema e mirënjohjes dhe e mosmirënjohjes, tema e luftës së klasave në kushtet e diktaturës komuniste, tema e dhimbshme e braktisjes së vendit pas vendosjes së pluralizmit, tema e vlerësimit të talenteve, tema e indiferentizmit të shqiptarëve, e mishëruar aq bukur në tregimin “Kompleksi Gjenoveze”, janë me të vërtetë mallëngjyese dhe herë-herë marrin nota prekëse, deri edhe ngashëruese.

Shkrimtari Sotir Athanasi, me mjeshtërinë e magjisë së fjalës artistike, e përcjell lexuesin nga njëri tregim te tjetri, duke ia mbajtur pezull kërshërinë për fundin e secilit prej tyre. Ai ka një talent të veçantë për ta bërë lexuesin përjetues të emocioneve të veta. Një dhunti të tillë e zotërojnë vetëm shkrimtarët e talentuar.

Tregimet e këtij shkrimtari bin në sy për teknikën e hollë letrare, për analizën e thellë të gjendjeve emocionale të personazheve, në bashkërendim me një subjekt  befasues. Ai e njeh mirë botën e brendshme dhe shijen e lexuesve dhe di se si t’i ndezë emocionet e tyre. Prandaj me përmbajtjen e tregimeve të veta ai e trondit fantazinë e tyre.

Mjaft oigjinal është stili i tregimeve të shkrimtarit. Ai përdor dy mënyra për shtjellimin e idesë së tyre. Të parën ia përcjell lexuesit me mjete artistike, duke i krijuar përshtypjen, sikur shkrimtari “e ka arratisur veten” nga përmbajtja e tyre. Mënyrën e dytë, në vetëdijen e lexuesit, ai e rrezaton me gjuhën e personazheve ose me përsiatjet e veta fort tërheqëse. Pra, në tregimet e tij ai është herë “i  arratisur”, herë i pranishëm.

Ky lloj stili në rrëfimtarinë e shkrimtarit Sotir Athanasi më kujton një thënie fort kuptimplote të shkrimtarit realist francez Gustav Flober (Gustave Flaubert 1821-1880),  cili theksonte:

“Ashtu si puna e Hyjnisë, shkrimtari në librin e vet duhet të jetë kudo dhe askund, i padukshm dhe i kudondodhur’.

Këtë ide të shkrimtarit francez e çon më tej shkrimtari rusoamerikan Vladimir Nabokov (1899-1977):

“… në veprat, në të cilat autori është i padukshëm në një mënyrë ideale, prapëseprapë ai është i pranishëm në të gjithë librin dhe mungesa e tij vjen e shndërrohet në një prani plot shkëlqim”.

Në prozën tregimtare të shkrimtarit Sotir Athanasi të lë  mbresa të fuqishme strukturimi i saj, thënë ndryshe, kompozicioni, pra, ndërtimi i tërë elementeve të përmbajtjes së saj. Përshtypje të veçantë i bën lexuesit kompozicioni i brendshëm i tregimeve të tij, i mishëruar mjeshtërisht në vizatimin e portreteve të personazheve apo në përshkrimet e mjedisit.

Tregimi me titull “Mbi një diskutim në kohën… e Konicës” të zhyt në vramendje të thella. Heroinë kryesore e atij tregimi është ajo fshatarja angleze dyzeteshtatëvjeçare, Susan Boyle,  që ishte paraqitur para jurisë për të konkurruar me këngën e një këngëtareje të madhe amerikane. Paçka se jurisë ajo ju duk një profane hesapi, kur filloi ekzekutimin e këngës, atë dhe sallën i ngriti peshë nga entuziazmi. Dhe shkrimtari Sotir Athanasi, i cili Shqipërinë e do si jetën e tij, e vazhdon rrëfimtarinë me nota tejet emocionuese:

“Ishte hera e parë që atë sallë e atë juri ne e pamë, jo vetëm për të mbushur kohën me një program që përfundoi në diçka, lidhja, e cila, ndonëse me dhimbje, trokiste në atë “institucion” me emrin MENDËSI.

Sa shekuj larg qëndrojmë ne?

Domethënë shoqëria jonë shqiptare nga gjëra të tilla, të cilat jemi mësuar t’i gjejmë vetëm nëpër përralla…

Skepticizmi im këtu duhet ta ketë, mbase, me shumë të drejtë, origjinën. Tatëpjeta për një popull aty duhet të ketë konturuar zanafillën dhe mbrapshtësia, kjo fqinjë e rrezikshme, sigurisht që aty banon, edhe pse s’kuptohet që troket bindshëm në prag…”.

Me përmbajtjen e këtij tregimi, shkrimtari ka hyrë thellë në pasqyrimin e disa dukurive sociale në vendin tone. Përmes një të vërtete konkrete, të shpalosur në rrëfimin për atë fshataren angleze që doli për të kënduar para jurisë, ai ka zbuluar dy të vërteta artistike:

Së pari, ai, tërthorazi, e vë theksin te roli i punës dhe rëndësia e saj në formimin e personalitetit të njeriut, çka duhet të gjejë vlerësimin e duhur nga ana e shtetit dhe e strukturave përkatëse të shoqërisë. Mos vallë ajo fshatarja angleze pati vendosur të paraqitej në konkurs për të kënduar para jurisë pa një përgatitje paraprake? Kurrsesi. Nuk mund të mos imagjinohet se sa kohë e gjatë i është dashur asaj të punojë me vetveten për mënyrën e ekzekutimit të këngës së asaj këngtares amerikane, për të arritur deri në atë nivel kur u prezantua para jurisë. Puna e gjatë dhe e palodhur e asaj fshatareje të thjeshtë angleze, e cila e la pa mend jurinë dhe publikun në sallë me mjeshtërinë e ekzekutimit, më sollën në kujtesë një vlerësim të jashtëzakonshëm të shkrimtarit, publicistit dhe personalitetit politik francez Emil Zola (Émile Zola 1840-1902).  Pikërisht për punën. Ai thotë:

“Unë kam pasur të vetmin besim, të vetmen forcë: punën… punën! Kini parasysh, zotërinj, se puna është i vetmi ligj që drejton botën. Jeta nuk ka tjetër qëllim, ekzistenca nuk ka tjetër kuptim dhe të gjithë ne vimë në  këtë botë vetëm për të marrë pjesë në punën e përbashkët dhe mandej të zhdukemi”.

Së dyti, shkrimtari nxjerr në pah rolin e talenteve në zhvillimin e shoqërisë. Duke mos i vlerësuar talentet, qoftë shteti, qoftë shoqëria, atëherë, siç e nënvizon shkrimtari me shumë të drejtë, “fillon tatëpjeta e një populli”. Por në mjediset e shqiptarëve harrohet një fakt mjaft interesant: njerëzit e talentuar janë edhe më të guximshmit në jetën e shoqërisë, prandaj edhe fjala e tyre duhet dëgjuar me shumë vëmendje.

Para disa ditësh, Kryeministri Rama u ndal me një fjalim para studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, në ceremoninë e diplomimit në Pallatin e Kongreseve. Gjatë fjalës së kreut të qeverisë, nga të pranishmit u dëgjua një student të flasë me zë të lartë kundër tij, duke theksuar fenomenin shqetësues të largimit të të rinjve jashtë Shqipërisë për të punuar atje si mjekë. Studenti theksoi se diplomat e tyre shërbejnë si bileta për jashtë vendit. Për fatkeqësinë e shqiptarëve,  Kryeministri Rama, në vend që të reagonte krejtësisht me gjakftohtësi, ta ftonte pranë vetes atë student, të mësonte se kush ishte ai student, ç’rezultate kishte pasur në mësime dhe t’i dëgjonte me shumë vëmendje shqetësimet e tij, reagoi në një mënyrë fare të pahijshme, duke iu dejtuar të pranishmëve që të përgatitnin një recetë për kurimin e tij, pra, duke e fyer publikisht. Pak më vonë, në një emision televiziv, u bë e ditur se ai student i përket sërës së ekselencës, prandaj edhe në atë takim iu drejtua Kryeministrit Rama me një guxim qytetar shembullor. Por shokët e tij studentë në sallë, në vend që të shpreheshin njëzëri në përkrahje të tij, duartrokitnin kryeministrin me një servilizëm të pështirë.

Në atë takim, me reagimin ndaj atij studenti shumë të talentuar, Kryeministri Rama zbuloi kompleksin e inferioriteti që e bluan përbrenda në çdo hap të jetës së tij. Prandaj edhe ndaj çdo vërejtjeje që i bëjnë publikisht të rinj dhe qytetarë të guximshëm të vendit tonë, ai reagon sikur ta kishte pickuar grenza.

Pra, ja ku shfaqet në mënyrë të shëmtuar indiferentizmi i shqiptarëve, të cilin shkrimtari Sotir Athanasi e stigmatizon artistikisht në këtë përmbledhje me tregime.

Proza tregimtare e këtij shkrimtari ta ngroh shpirtin. Kjo për faktin se të vërtetën jetësore ai e ka idhull të krijimtarisë artistike, paçka se e vërteta ngjall edhe qëndrime kundërvënëse në jetën e njerëzve. Dhe kjo është e shpjegueshme, sepse jeta nuk karakterizohet nga gjëra vetëm ideale dhe këtu qëndron edhe bukuria e saj.

Santa Barbara, Kaliforni

25 shkurt 2020

VETËM NJË HERË – Poezi nga ANNE SEXTON – Përktheu FASLLI HALITI

Sapo kuptova qëllimin e jetës.

Kjo ndodhi në Boston, papritur.

Ecja  përgjatë Çarlsit

dhe pashë dritat të dyfishoheshin,

të gjitha me zemrën neon vibruese,

duke hapur gojën si këngëtarë opere;

numërova yjet, veteranët e mi të vegjël,

me vrama të lulëzuara, e kuptova se po mbante dashurinë time në bregun

e gjelbër të natës, dhe në lot

u hapa zemrën makinave drejt lindjes

e perëndimit

dhe kalova një urë për të vërtetën time

e dërgova me vrap në shtëpi me bukurinë e saj

e deri në mëngjes i grumbullova këto konstante

për të zbuluar pastaj se ato kishin ikur.

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Minitregime për të qeshur – Nga Përparim Hysi


1. Kur HASAN “AGAN” e “vrau mushka”!!!

Kjo ngjarje ka ndodhur,kur ky,HASANI,qe aty nja dyzet e pesë vjeç. Aga nuk qe, por nga anët tona kish mbetur një zakon: që burrave mbi 30-vjeç,veç emrit  duhet t’i shtoje këtë titullin “AGA”. Nëse nuk ia shtoje këtë”ndajshtim”,kur e përshëndesje, tjetri të zemërohej dhe shkoi e vajti. Ky”model” ruhej sidomos nga graria. Epo ç’ta zgjas? HASAN “AGAI” , një ditë prej ditësh. vendosi të martojë djalin. Bëri dasmë të madhe dhe,për të thënë të drejtën, kish zgjedhur një nuse për djalin aq  të bukur, sa  t’i merrje kokën. Për të qenë më i përafërt me lexuesin,nusja qe aq e bukur, sa, po të paraqitej për konkurs bukurie, do të shpallej MISS. Të gjithë dasmorëve dhe, sidomos, grarisë u mbetën sytë tek nusja e HASAN”AGAIT”.
-Ka fat, i ligu,- paskej thënë një nga gratë e fshatit.
-Po ti  ç’ke që e përflet?- tha tjetra.
Po ti e di,- vazhdoi e para,- se ç’pis burrë është HASAN “AGAI”. Është pusht dhe mjerë ajo, thëllëzë. në dorë të kujt ka rënë.
Dhe fjalët rrihnin  gojë më gojë, sa lëkurën ia bën si def HASAN “AGAIT”.
*     *    *
Për nuset,nga anët tona, kishte mbetur një zakon i vjetër. Që të nesërmen e dasmës, gratë e afërta në gjininë e  burrit, e merrnin nusen, i jepnin një sopatë dhe çonin në pyll për të prerë dru. Me vete, nusja mbante prej dore një mushkë.
Ndërsa gratë tirrnin  mbi furkat me lesh, nusja brenda në pyll priste dru për t’u ngrohur. Nusja qe punëtore dhe iu fut punës me  zell.  Ndërsa  priste dru, sheh që drejt saj me çapa shqarthi po vinte i vjehrri,HASAN “AGAI”. Po ky,- u çudit nusja,- ç’kërkon? Por HASAN “AGAI” qe keq nga mideja. U afrua dhe, pa fjalë,zgjati dorën që të zinte nusen e djalit. Nusja nuk qe veç e bukur,por dhe e ndershme. Kur pa qëllimin e ligë të vjehrrit, i ra me myk të sëpatës dhe, kur e pa që ra për tokë, lëshoi kujen:- Moj hankoni, hajde se HASAN”AGANË” e “vrau mushka”!!! Graria vrapuan dhe, kur e gjetën  shakull, mezi e vunë mbi mushkë dhe e çuan në shtëpi. Lajmi mori dhenë dhe”qafiri”, ashtu mbytur-mbytur sikur jepte shpirt, kur e pyesnin ç’e kish gjetur,përgjgijej:- Më vrau mushka! Oda mbushur plot dhe,tek i thoshin të shkuara, merrnin të njëjtën përgjigje:- Më vrau mushka!
Kur ja tek i vjen radha dhe nuses.
Ajo:- Ç’ të gjeti “AGA”?
– Më” vrau” mushka,- tha pushti.
– Po kur nuk i dije “zanan”, pse iu qase pranë?!!!

                                             *     *    *
2. Nusja e KAMBER AGAIT
Kamber AGAI qe pasanik  i madh, por me martesën nuk i kish shkuar mbarë. Thoshin për të që nuk qe për t’u sharë
dhe, nëse kish ndarë dy gra, me faj nuk bënin atë,por nënën e tij: HANKON. Kjo grua e sertë dhe ,siç tregonin  ata, HANKOJA qe aq e sertë sa ia kalonte nga rreptësia dhe HANKOS së ALI PASHË TEPELENËS. Thoshin dhe në krahë ta mbaje, kollitej. Pse qe e tillë, nami kish zënë qiellin. Askush nuk afrohej që të bëhej nuse e KAMBER AGAIT. Eh, thoshin, u mbyll ajo derë. Veç nga HANKOJA.
Mirëpo, kur tak doli një çupë kokëmushkë që vullnetarisht u paraqit si kandidate për nuse. FIZE quhej  kandidatja dhe i dhanë e  i morën graria që t’i mbushnin mendjen,por FIZJA i dha dumë:- Unë do marrë KAMBERIN dhe vjehrra ka gjetur dhe ka bërë. Shkurt:FIZJA u bë nusja e KAMBER AGAIT. Nja dy-tri  ditë mirë i shkuan punët me  vjehrrën, po  ku bëhej e mira për HANKON. Filloi avazin dhe mallko nusen mbarë e prapë dhe FIZJA veç dëgjo.
Qe vapë e madhe dhe mend pëllcite gjinkalla. Nusja i tha të vjehrrës:-Hanko nëne,e ke nga vapa.Pa më hip këtu tek lëkundësi që të bëj pak veri. Hankoja qe mësuar me këto pekule dhe hipi në lëkundës.Nusja i dha para-mbrapa dhe shkoi duke i shpejtuar lëkundjet dhe, në një moment,një i dha dhe e vërviti mbi një copë shkëmb duke e bërë copa.Tek e hodhi mbi shkëmb, bërtiti:-HANKO Nëne,kokë karroqe, nuk kishe parë Fize me koqe!!!
                                                   *     *   *
3. Syzet e MInait.
Qe plakur Minai,plaku i shtëpisë. Xheku i vinte vërdall skleroza. Qemë  të tërë në shtëpi dhe,papritur, Minai bërtiti:- Ku i kam syzat? U lëshuam të tërë që t’ia gjenim dhe nëna,ngaqë ishte e shkurtër, hipi mbi një stol dhe po kontrollonte në buhari,në oxhak. Befas,ktheu kokën dhe sheh se Minai (i shoqi) syzet i kish mbi hundë. Zbriti nga stoli dhe i tha:-Mina, po ti syzet i ke të vëna mbi hundë.
– Po  ty të kanë plasur sytë që nuk i sheh,-shpërtheu Minai dhe ia bëri kokën shoshë me qoka të shoqes.
 
                                                                         Tiranë,25 shkurt 2020

LIRIA NË JETIMORE – Poezi nga ATDHE GECI

 

I njoh qiejt e mi të dëshpëruar
i njoh qiejt e mi të zemëruar
i njoh plagët e mia të trazuara,
i njoh betejat e mia për liri.

Bir njeriu, duaje atdheun tënd,
ti që je pjesë e çdo ndryshimi
Çamëria mungon nëpër libra
mungon Molla e kuqe e Ulqini.

Atdheu që mendon, lëviz me
idenë e ndryshimeve të mëdha,
se gurin e hises për historinë
me pika gjaku duhet ta fitojmë.

Midis mendjes dhe mendimit
bezdi e kam harresën, boshin,
krijimin e pamjaftueshëm, dhe
fryrjen e krenarisë së përgjakur.

Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri mbushë të vërtetën,
e shtatëzënë lë lirinë e shkelur.

Atdhe Geci

Tri poezi nga Arthur Rimbaud – Përktheu Faslli Haliti

    (Jean Nicolas Arthur Rimbaud)

                  1854 – 1891

 

 

Jean Nicolas Arthur Rimbaud (Charleville,20 tetor 1854 – Marsejë10 nëntor 1891) ka qenë një poet francez.

 

PËRJETËSIA

 

U gjend!

Çfarë ? përjetësia.

Është deti i shkrirë

Në diell.

Shpirti im i përjetshëm,

Shikon fytyrën tënde sepse

Nata është vetëm

Dhe dita është në flakë.

 

Pra, çlirohesh

Me votim të njerëzve,

Nga shpërthimet e përbashkëta!

Ti fluturon sipas …

 

Kurrë shpresa.

S’ka rritje.

Shkencë dhe durim,

E  sigurt është tortura.

Jo më nesër,

Anëtarë të pashpresë,

Afshi yt

Është detyra.

 

U gjend!

Çfarë? përjetësia.

Është deti i shkrir

Në diell.

 

 

FYTYRA JOTE

fytyra jote…

në hije…

bëhet diell …

që zhytet në mua

… fytyra jote …

sjell pranverë

…sjell shporta me fruta të mira …

…për t’u ngrënë

sjell dhe… buzëqeshje fëmijësh

 

…fytyra jote…

…është një kalë i bardhë në plazh ..

një qiell i bruztë…

fytyra jote…

..është deri atje ku zgjaten gishtat e mi…

deri ku lind një ledhatim,

…një puthje e lehtë

si flokë bore ..

fytyra jote…

është e bukur për t’u parë,

shprehje që nuk di t’i them,

fytyra jote. ..

është buzëqeshje ngjitëse ..

mbi buzën e dizenjuar nga një Zot…

… që e dinte

se sa do të doja unë ty.

 

 

URIA   

 

Nëse kam uri, është vetëm

uri toke dhe gurësh.

Unë ushqehem përherë me ajër,

me shkëmb, hekur, qymyr.

 

Uri të mia, vallëzoni. Kullosni, uri,

në lëndinën e tingujve.

Thithni helmin gazmor

të bukurive mëngjesore.

Hani gurë të cifluar

gurët e lashtë të kishave;

zaje të përmbytjeve të lashta,

bukë të shpërndara në luginat gri.

 

Ujku ulurinte midis gjetheve

duke pështyrë puplat e bukura

të ushqimit të tij prej shpendësh:

si ai dhe unë konsumoj.

 

Sallata, fruta

presin vetëm të këputen;

por merimanga e ferrës

nuk ha veçse viollca.

 

Ah! të fle,  të vloj

mbi altarët e Salomonit.

Supa derdhet mbi ndryshk,

dhe pëziehet me qitrën.

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Më 27 shkurt 1902 lindi shkrimtari nobelist amerikan John Steinbeck

VOAL – John Ernst Steinbeck lindi në 27 shkurt 1902 në Salinas, një qytet bujqësor në Kaliforni, djali i përgjegjësit të thesarit të qarkut Monterey dhe një mësueseje. Duke u rritur me motrat e tij Mary, Elizabeth dhe Esther, gjatë adoleshencës së tij ai filloi të shkruajë poezi dhe tregime të shkurtra: në moshën katërmbëdhjetë vjeç ai vendosi të bëhet shkrimtar. Nga viti 1919 ai ndoqi kurse për shkrim krijues dhe letërsi angleze në Universitetin Stanford, por studimet e tij shpesh ndërpriten nga punë të përkohshme dhe të rastit.

Në pragun e diplomimit, John Steinbeck detyrohet të heqë dorë përfundimisht nga universiteti; përpiqet, sidoqoftë, të bëhet pjesë e botës letrare, duke botuar poema, tregime dhe artikuj në gazeta dhe revista; në vitin 1925 ai përpiqet të transferohet në New York, në kohën kur është bërë qendra e jetës intelektuale në Shtetet e Bashkuara, por përvoja në Big Apple përfundon tashmë vitin e ardhshëm. Pra, pasi për pak kohë ishte gazetar për “New York American”, me t’u kthyer në Kaliforni ai punon si kujdestar i një vendbanimi veror: kjo punë i jep shumë kohë të lirë, gjë që i lejon atij të shkruajë romanin e tij të parë, me titullin”Cup of gold” –  “Kupa prej ari ”, botuar në gusht 1929, disa javë para të enjtes së famshme të Zezë në Wall Street.

Më 1930 u martua me Carol Henning dhe u transferua me të në Pacific Grove; menjëherë pas kësaj, ai u takua me Edward Ricketts, një filozof dhe biolog detar që do të bëhej shoku i tij dhe do të ndikonte në mënyrën e tij të të menduarit. Më 1932 u botua romani i tij i dytë, “The pastures of heaven”-  “Kullotat e parajsës”, në të cilat portretizohen disa familje fshatare: në këtë vepër autori, duke shtuar histori të të dëgjuara nga vendi, sjell ndjenjat dhe pasionet e kësaj bote të vockël, me një afresk të vendosur realisht. Gjithmonë në jetën fshatare është frymëzuar “To a god unknown” “Një zoti të panjohur”, të vitit 1933, i cili nuk ka sukses as nga publiku dhe as nga kritikët.

Një vit më pas, më 1934, ai humbi nënën e tij; menjëherë pas kësaj ai bëhet gjithashtu jetim nga babai. Gjatë kësaj periudhe ai takohet me Pascal Covici, ai që do të botojë librat e tij për pjesën tjetër të jetës, dhe Elizabeth Otis, e cila do të bëhet agjentja letrare dhe kinematografike në partneritet me Mavis McIntosh. Ishte në ato muaj që u botua “Tortilla Flat”, e cila ndryshoi jetën e John Steinbeck: të drejtat e librit, në fakt, u blenë menjëherë nga Hollywoodi për një shumë prej 4 mijë dollarësh, të cilët i japin shkrimtarit njëfarë mirëqenieje.

“Tortilla Flat” është një satirë e ashpër ndaj moralit borgjez: në 1942, filmi i Victor Fleming “Njerëz të gëzuar” do të frymëzohet nga ai. Pas botimit në 1936 “In dubious battle” “Në betejë të dyshimtë”, një roman në lidhje me një grevë punëtorësh sezonalë, John Steinbeck kontaktohet nga “San Francisco News” për të shkruar një seri artikujsh (i cili do të përbëjë të ashtuquajturat “The harvest gipsy”) në lidhje me kushtet e emigrantëve nga Kalifornia nga Oklahoma. Falë materialit të mbledhur, ai i jep jetë romanit “Of mice and men”- “Për minjtë dhe burrat”, nga vjen vepra teatrore homonime e vënë në skenë në New York, disa muaj më vonë.

Në “Për minjtë dhe burrat” flitet për kërkimin e punës, midis çështjeve sociale (shfrytëzimi i të varfërve) dhe çështjeve ekzistenciale; ai do të pasohet nga romani “The grapes of wrath” – “Vilet e zemërimit”, libër i cili, megjithë suksesin e tij, sulmohet dhunshëm në një nivel politik për portretizimin e konflikteve midis pronarëve të tokave dhe punëtorëve sezonalë, por edhe për një gjuhë e konsideruar tepër vulgare dhe për çekuilibrin politik në të majtë. Megjithë kritikat, “Vilet e zemërimit” në vitin 1940 madje fitoi çmimin Pulitzer: në të njëjtin vit, vjen filmi me të njëjtin emër me regji nga John Ford, ku luan roin kryesor Henry Fonda.

Ndërkohë, Steinbeck krijon  “The forgotten village” “Fshati i harruar”, një dokumentar në lidhje me kushtet e jetesës së zonave fshatare të Meksikës, dhe merr pjesë, në bordin e Flyer Western, në një ekspeditë detare në Gjirin e Kalifornisë të organizuar nga Edward Ricketts, i cili më pas do të mbahet mend në librin “The sea of Cortez”- “Deti i Cortez”. Në muajt në vijim, John Steinbeck udhëton dhe shkruan deri në vitin 1942, vit në të cilin ai ndahet nga gruaja e tij dhe largohet nga Kalifornia për t’u vendosur në New York: këtu ai fillon të jetojë me Gwyndolyn Conger, këngëtaren me të cilën martohet vitin e ardhshëm. Ndërkohë ai shkruan “Moon is down” – “Hëna ka perënduar”, e përqëndruar në okupimin nazist të territorit norvegjez; menjëherë pas kësaj ai u dërgua në frontin luftarak nga “New York Herald Tribune” në Evropë: artikujt e shkruar në atë kohë do të mblidhen në vëllimin  “Once there was a war” – “Na ishte njëherë një luftë”, botuar në fund të viteve 1950.

Me t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara, më 1944 John u transferua në Monterrey, ku ai u bë babai i Thom dhe John Iv. Ndërsa dalin në kinema “Lifeboat”, nga Alfred Hitchcock, dhe “Një medalje për Benny”, nga Irving Pichel, marrë nga librat e tij, shkrimtari transferohet në Rusi, gjithnjë në emër të “Herald Tribune”, me fotografin Robert Capa. Nga përvoja vjen “A Russian Journal”, botuar në vitin 1948: në atë vit Ricketts vdiq, dhe Steinbeck u nda nga gruaja e tij Gwyndolyn. I rimartuar, menjëherë pas, me Elaine Anderson Scott, ai boton “Cannery Row” dhe “Sweet Thursday- “E enjte e ëmbël”, të cilat sidoqoftë nuk marrin më shumë sesa reagime të vakëta. Suksesi kthehet në vitin 1952 me “East of Eden” – “Lindja e Edenit”, e cila frymëzon filmin e Elia Kazan me të njëjtin emër, me James Dean protagonist.

Ai u bë korrespodent i “Le Figaro”, gazetë franceze, dhe u kthye për të jetuar në New York, në Long Island. Në vitin 1961 ai shkroi “Dimri i pakënaqësisë sonë”; vitin e ardhshëm, “Travels with Charley”- “Udhëtimet me Karlin”, kushtuar udhëtimit përgjatë Shteteve të Bashkuara në shoqërinë e qenit të tij. Pasi udhëtoi në Evropë, duke ndaluar ndër të tjera në Capri, Dublin, Romë dhe Firence, John Steinbeck mori çmimin Nobel për Letërsi më 1962. Pas rifillimit të rrugëtimit të tij udhëtues midis Moskës, Pragës dhe Varshavës, me skena gjithashtu në Azinë Juglindore, John Ernst Steinbeck vdiq në 20 dhjetor 1968. Hiri i tij është varrosur në Salinas, qytetin e tij të lindjes, në Varrezat e Kopshtit të Kujtimeve./Elida Buçpapaj

Ndalim-qarkullimi – Poezi nga Henry Wadsworth Longfellow – Përktheu Besnik Hamiti

 

I.
Solemnisht, vajtueshëm,
Fatin tue nda,
Kambana e ndalim-qarkullimit
Fillon me ra.
Mbuloje prushin,
Dhe fike dritën;
Rraskapitja vjen me mëngjesin
E pushon me natën.
Të errëta bëhen dritaret,
I shuar është zjarri,
Zhurma venitet në shurdhësí, —
Të gjithë hapat prajnë.
S’ka zë në dhoma,
S’ndihet gjë në holl!
Gjumi dhe harresa
Mbi gjithçka sundojnë!

II.
Libri ka përfunduar,
Dhe është mbyllur, si dita;
Dhe dora që e ka shkruar
Anash e ka lëshuar.
Vagëllehen fantazitë e tij;
Që të harruara rrinë;
Si thëngjijt në hi,
Nxihen dhe vdesin.
Kënga zhytet në heshtje,
Përralla është treguar,
Dritaret janë errësuar,
Guri i vatrës është i ftohtë.
Errët e më errët
Hijet e zeza zgjaten;
Gjumi dhe harresa
Mbi gjithçka sundojnë.