VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 25 gusht 1984 u nda nga jeta shkrimtari i shquar amerikan Truman Capote

By | August 25, 2019

Komentet

KUNDËR VËSHTRIMIT ME SYRIN E NJERKËS TË DRAMATURGJISË SONË KOMBËTRARE – Nga MEXHIT PRENÇI

 

1
Në realitetin e sotëm teatror dramaturgjia kombëtare nga disa shihet me syrin e njerkës, nga ca të tjerë përbuzet, nga regjisorët delirantët refuzohet. Filozofia e kombëtares në teatër sfidohet nga moskuptimi se pa dramën, komedinë dhe tagjedinë, me përmbajtje nga realiteti ynë, rrezikohet ekzistenca e teatrit kombëtar. Kjo është e vëtetë si 2 + 2 = 4. Vetëm kur teksti i vepave & regjisura e aktrimi të flasin shqip, teatri kombëtar mund të perparojë, të zhvillohet dhe konkurojë në teatrin europian me siglën Teatri “MADE IN ALBANIA”,
2
Sipas kësaj kuptimësie teatri ynë është e domosdoshme të kultivoje dhe zhhillojë dramaturgjine dhe regjisurën kombëtare me veçoritë specifike, me fizionominë, psikologjinë dhe karakterin kombëtar çka perkushtimi duhet të jetë maksimal për rritjen e profesionalizmit me synim nivelin e lartë të dramave. komedive e tragjedive dhe të regjsurës, aktrimit, skenografise dhe muzikës nga kompozitorët tonë.
3
Në realitetin e sotëm teatror veprat dhe kryeveprat e dramaturgjisë botërore dhe spektaklet e tyre me autorë dhe regjisorë të mëdhenj kanë “pushtuar” skenat e teatrove tona. Urtaku do të thoshte: “ E huaja sado të jetë më e mirë, nuk mund të zërë kryet e vendit në atdheun tonë”. Kjo do të thotë që me dramaturgjiinë dhe regjisurën europiane dhe boterore, të ndërtohet një raport që nuk e dëmton dramaturgjinë tonë, perkundrazi ajo të shërbejë si një shkollë për dramatrurgët dhe regjisorët tanë, për të mësuar dhe rritur e përsosur profesionalizmin e tyre. Dretuejsit e teatrove dhe regjisoret, për arye që do t’i them më poshtë, kanë krijuar një raport jo të drejtë të vënies në skenë të dramës shqipe me dramat e huaja. Ky raport akktualisht ëshë pesë më një, në favor të veprave të dramaturgjisë botërore !!!…
4
Lind pyetjja pse ndodh kjo? Sipas meje janë disa shkaqe; S ë p a r i, drejtorët e teatrit të emëruar nga kryministri i tanishëm dhe ish-kryeministrat janë nga ata pakurrizorët që lozin rolin e shërbëtorit. Kjo përzgjedhje është bërë për arsye se Njëshat e fronit të lartë nuk e duan tetarin dramatik i cili është artileri e rëndë në kritikat ndaj çdo pushtett abslolut. Së d y t i, nga deliromania e disa regjisorëve të cilët nuk njohin vetveten dhe përzgjedhin kryeveprat e dramaturgjisë botërore vënë në skenë nga regjisorë të medhenj që të bëhën të famshëm, duke kopjuar e vënë në skenën e teatrit tonë sipas platformave të tyre çka janë hije e tyre. Së t r e t i, vartësia e teatrove nga ministrat e ministreshat e kulturës sipas modelitt te kohës pa liri të socializmit.
5
Për të siguruar repertorin e teatrove me vepra te dramaturisë sonë kombëtare, kjo nuk është e pamundur nëse vetëdijësohen regjisorët se pa dramë, komedi dhe tragjedi kombëtrare nuk ka teatër kombëtar. Kjo do të sillte bashkëpunimin me dramaturgët e komediografët që është çelsi i suksest për kultivimin dhe zhvillimin e dramaturgjisë sonë kombëtare. Ministria e Kulturës mban përgjegjësinë kryesore për mosprogramimin e strategjiseë të filozofisë së kombëtares në teatër dhe të përcatimit të raporti 5 me 3 drame e huaj me drame shqipe dhe jo 5 me 1, siç praktikohet aktualisht nga teatrot tona..
6
Mendoj se për siguriin e repertorit të teatrit me vepra kombëtare janë të rëndësishne: a) Krijimi i shoqatës së dramaturgëve. b) Funksionimi i Sektoriit të Repertorit me një dramaturg dhe një kritik, si qendër për të hulumtuar, studjuar dhe gjykuar veprat e autorëve dhe më të mirat t’ua rekomandojnë regjisorëve. c) Bashkëpunimi regjisor- dramaturg për ripunimin dhe inskenimin e veprës. ç) Mbështetja në tradite te modeli i sukseshshëm i bashkëpunimit të regjisorit Pirro Mani me Loni Papën, Mihal Luarasi me Shpëtim Ginën, Serafin Fanko me Fadil Krajën, Gëzim Kame me Ruzhdi Pulahën. d) Dramatizimi i veprave në prozë, të cilat prestojnë për t’u shndërruar në vepra skenike. dh) Rivënia në skenë e veprave të dramaturgjisë së realizmit socialist, me një optikë të re regjisoriale duke mënjanuar faktorët jashtëletrarë: politizimin, ideologjizimin dhe sociologjizmin vulgar, ku elementet groteskë, komikë dhe satrikë të përshkojnë të gjithë përbërësit e spektaklit
7
Aplikimi i filozofisë së kombëtares në teatrër, siç theksova më sipër, bën të fryjë erë e re, atmosferë e ngrohtë dhe besim te njeri-tjetri regjisor-dramaturg. Sipas meje organizimi i konkurseve një herë në tre vjet me vepra të dramaturgjisë sonë: dramë, komendi, tragjedi, pjese teatrore ne një akt, monodrama e të tjera forma të teatrit total, është një qasje që do të sillte vepra me vlera, që autorët e talentuar do bënin diferencën dhe regjisorët me kënaqësi do të bashkëpunoinin e t’i inskenonin veprat e tyre.
8
Theksoj se për kultivimin dhe zhvillimin e veprave të dramatugjisë sonë Teatri Kombëtar mban barrën e përgjegjësisë: për krijimin e nje atmsfere dhe klime të ngrohte ku dramaturgët, regjisorët, kritikët studjuesit dhe specialistët më të mirë, t’u krijoeshin kushte që në teatër ta ndjenin veten si në shtëpinë e tyre… Kjo do nxiste e inkurajonte dramaturgët të shkruajnë komedi, dama e tragjedi, pa kompeksin nga veprat e kryeveprat dramaturgjisë botërore. Urtaku do të thoshte: “Gjunjët shtrihen sa ke joganin.” Bukë gruri do të gatuajmë nëse kemi miell gruri, po kur nuk kemi miell gruri do të gatuejmë miellim e misrit; pa ngrënë nuk mund të rrimë”. Thënë figurativisht ne do të krijojmë atë që është e jona: dramën dhe komedinë shqiptare, regjisurën, skenografinë dhe aktrimin shqiptar, çka do të thotë të jemi ata që jemi: origjinal, dhe me identitet kombëtar të spikatur. Dhe kurrë hije e të tjerëve.
10
Publiku artdashës kënaqet jo vetëm me me veprat e huaja, por edhe me veprat tona ku në fokus kritik ëshë pasqyrimi i realitetit sbqiptar me të mirat dhe të këqijat e tij. të cilat i prek dhe perjeton. Ai don të shoh në skenë personazhe të ndryshme me psikologjinë, karakterin kombëtar dhe me gjuhën e bukur shqipe që paraqesin problemet, konfliktet, dramat dhe hallet që bartin njerëzit dhe kënaqen me mënyrën si stigmatizohen e fshikkullohen dukuritë negative të jetës me humor e satirë, ku ai merr kënaqesi artistike dhe estetike dhe në të njejtën kohë mesazhet e refuzimit të së keqes….
***
Regjisorët që vënë në skenë veprat e dramaturgjisë sonë, promovojnë talentin e tyre dhe sfidojnë vetjen regjisoriale nga plagjiatura e spektakleve të regjisorëve te huaj ku ishin hije e tyre.
11
Vështrimi kritik ndaj dramaturgjisë sonë që shihet me syrin e njerkëss siç e artikulova më sipër, nuk më errëson që të mos shoh edhe vlerat e veprave të dramaturgëve dhe regjisoreve tanë. Ndër dramatugët më aktiv e prodhimtar gjatë këtyre dy dekadave vendin e parë e zen Stefan Capaliku dhe Bashkim Hoxha me drama e komedi realisto-modene. Shquhen edhe Ruzhdi Pulaha, Ekrem Kryeziu, Mihal Luarasi, Fadil Kraja, Ferdinad Hysi, Orion Kame etj. 12
Në rafshin e regjisurës shquhen Altin Basha për inskenimin realisto-modren të dramsës “Allegretto Albania” të Stefan Capalikut që mori çcimim e parë ne Festivalin “Dramat e reja” nga Europa. Ndërsa Mehmet Xhelil për vënien në skënë skenë të tri pjesëve me një akt të Kristo Foqit duke krijuar një spektakël unik, nëpërmjet vështrimit regjisorial, përpunimit të tekstit dhe shprehjes tropologjike të mendimeve dhe kumteve për t’i folur edhe kohës sonë. Shpresoj të rivëje në skenë edhe ndonje vepër të realizmit socialist me një optikë të re rivlerësuese duke e zhveshur nga faktorët ideologjik, politik dhe të socrealzimt ulgar, për të thënë me gjuhën mizanskenike atë që s’është thënë, siç bëri Ervin Culi me dramen “Hijet e Natës” Te Vedat Kokonës – që çmitizoi mitin e lirsë alibiste. Ndërsa regjsori i shquar Gëzimi Kame ka një kontribut, të veçantë, unik do të thosha, me venien në skenën e Teatrit Kombëtar dramat e Ruzhdi Pulahës “Mësuesi i letërsisë” dhe “Shkallët” që soli me guxim RISI, si në regjsurë dhe në qëndrimin kirtik ndaj realitetit socialist.

KONKLUZË

Filozofia e kombëtarës në teatër është domosdoshmërinpër zhvillimin e dramatrugjisë dhe regjisurë kombëtare, që të rrisë cilësinë artistike. për të konkuruar ne teatrin europian me veprat e dramaturgjisë sonë kombëtare, ku të spikasë origjinaliteti, veçoritë specifike, psikologjia, zëri unik individualiteti dhe karekterit kombëtar.
FTOJ regjisoret dhe regjisoret e të gjitha moshave, sidomos ata me magjistraturë dhe doktoraturë që të organizohen e të krijjonë një Lëvizje të Re, të fuqishme duke sfiduar skeptiket, nihilistët, delirantët dhe drejtorët e politizuar që kjo Lëvizje te shpërndajë dritë edhe në errësirë, që drama dhe komedia shqiptare të gjejë vendin e merituar në teatrin tonë. Shpresoj dhe besoj te aftësitë e tyre profesionale, tek maturia, pjekuria dhe dituria që është çelsi që mund të ndërgjegjësojë edhe ata që janë arratisur nga nga filozofia e kombëtares në teatër .

ZËRI I NËNËS… – Tregim nga KRISTAQ TURTULLI

Era u fashit por, çuditërisht dega e kumbullës së vjetër vazhdonte të trokiste ritmikisht në dritare. Atë e bir vështronin hutueshëm degën që trokëllinte në xham. Djalit sy kaltër i bëhej të besonte se, qenë gishtat e nënës Vera në atë degë kumbulle, afroheshin preknin xhamin dhe tërhiqeshin me dhembje. Ndoshta zemra e saj, ndehur në erë i qe njësuar degës, e shtynte me ngul në dritare, si tu thoshte: ‘ Ndjemëni, o bijtë e nënës, pranë jush jam orë dhe minutë.’

Mirili i gëzohej trokëllimës në xham mbasi thyente heshtjen e rëndë dhe gërryese. I bëhej pas çdo trokitje xhami, ambienti përshkënditej, vishej me mjegull të purpurte. Por goditjet s’kishin të pushuar, dega e kumbullës në dritare shndërrohej në hije të përdredhur dhe, sa vinte bëhej e lodhshme, acaruese, sunduese. Bam, i vinte trokëllima në veshë, trupi i gërmuqej, i varej kokën poshtë e më poshtë. Gjuha iu tha dhe iu lidh dhe, një moment mendoi t’i thoshte të birit të sharronin kumbullën edhe pse ishte prodhimtare me kumbulla gjatore të plota dhe gjithë lëng. Në ditë të ngrohta me diell, nën freskinë e kumbullës Vera ulej, punonte me grep dhe këndonte këngën e ‘Vajzës së valëve’. Nën kumbull puthi për herë të parë buzët e plota të Verës dhe ajo u drodh në gji si fëmijë. Ndjeu në hundë erën e mrekullueshme të trupit  të saj. O Zot ç’ kohë e artë! Por vajza e brishtë, gjoks vogël, trup imët, mbeti me barrë, syrin e kaltër i dhuroi të birit  dhe, shumë  shpejt u bë grua. Në rrjedhën e viteve, përpara topolakes grua i ngjante vetja fëmijë.

Sakaq ndjeu pendesë që mendoi prerjen e kumbullës. Së paku të sharronin degën që e bezdiste orë e minutë. Përnjëmend pandehu sikur dega u tërhoq e lënduar nga dritarja. Hija u tret dhe përnjëherësh dhoma u ftoh, u shurdhua. Iu bë sikur qe ngujuar në një ambient të huaj. Kafshoi buzën dhe rënkoi i penduar.

I biri, la librin mbi kanape dhe vështroi hutueshëm të atin. S’mbante mend që kur i mbeti në duar pa shfletuar.  I ati vazhdonte të qëndronte në qoshe të divanit sy ngulur te dritarja. Sigurisht ikja e parakohshme e nënës Verë ishte goditje e rëndë për të dy. Atë e tronditi, të atin e drobiti.

Mirilin e bezdisi shikimi i hutuar i të birit me refleks kaltëror, por tashmë kapërceu pragun e adoleshencës, kishte filluar të burrërohej dhe, s’duhej të hutohej.

‘Më mirë thuaja vetes’, iu bë sikur dëgjoi një zë pranë veshit. ‘Vetes! Hëm! Si mund t’ ia them vetes kur jam pesëdhjetë vjeç burrë?! Kush qe ai zë që më fryu në vesh?!’ Vështroi me mëri nga dritarja.

Brofi me inat në këmbë dhe, ndehu duart mbi syzet prej gize të stufës së madhe. Në stufë zjarri ishte i shuar qyshkur. Në dhomë endej një ciknë e lehtë. Asnjëri nga të dy s’kujtohej të fuste dru, të ngrohte dhomën.

Kur i biri ishte në shkollë, Mirilin e gërryente vetmia, muret dhe orenditë e shtëpisë sikur e shtypnin. Kishte nevojë për zëra e zhurma, por s’ia lejonte vetes për shkak të zisë të hapte radion ose televizorin. Ngrihej hapte dritaret e shtëpisë, kat më kat të dëgjonte zhurmën e erës. Ngulte sytë degës së kumbullës që tundej, kërciste me ankim, gjethet që binin në tokë, por e kjo  pamje e acaronte. Atëherë niste hungërinte, vërtitej në dhomë, si i ndërkryer pa kurrfarë qëllimi. Era fërshëllente, hynte vrulltas, së bashku me gjethet dhe pluhurin e rrugës. Mirili përgjonte fërshëllimën e erës, përplasjen e kanatave të dritareve, thatësia e pluhurit të dhomës i mbante frymën. Nxitimthi rrëmbente pardesynë bojë qumështi, e vishte në ecje e sipër. Shkallët i zbriste me zhurmë, duke u mëshuar me nervozizëm thembrave në dërrasat e vjetra. Dy rrugicat e para i përshkonte me hap të shpejtë, qafë mbledhur, buzë shtrënguar dhe shikim përhumbur. Në rrugicën e tretë ngadalësonte hapin, qetësonte veten, rregullonte jakën e pardesysë, çmpinte trupin dhe hidhte hapin si të tjerët. Por i bëhej sikur era e shtynte me inat.

I biri fërkoi duart, ndjente të ftohtë. Mori dy copa pishë të ndezte zjarrin. Pisha dhe drutë e lagura mbushën dhomën me tym.

– Lëre dreqin, na mbyti, – murmuriti Mirili dhe fërkoi sytë: – Bëjmë dhe pa zjarr.

Vironi u tërhoq prej stufës në heshtje. Nënë Vera e mbante dhomën e ngrohtë, të pastër, plot dritë. Iu duk sikur trupi i mbante erë tym, ndërsa duart rrëshirë pishe. I bëhej të qante, gjithçka ndryshoi pas vdekjes së nënës Vera.

Në dritare u dëgjuan trokëllimat e shiut të vrullshëm.

 

Vera kishte qenë strumbullari i familjes, truri i mençur, dora e kujdesshme, por iku, u bë erë. Mirili kishte qenë gjithnjë, ku rrafsha, mos u vrafsha. Asnjëherë s’çau kryet për problemet e rëndomta të familjes. Të rëndësishme për të ishin kënga dhe gjilpëra. Kohë mbas kohe merakosej e trishtohej për grykën kur i ftohej dhe zëri kur i hollohej. Çdo mëngjes Vera i jepte të pinte vezë të freskët të pazierë dhe një kupë me qumësht të ngrohtë. Nuk e vriste mendjen për hallet, problemet e shumta të familjes, pazarin, nevojat e tjera si fjala vjen, rregullimin e të ardhurave, vështirësitë e gjetjes së vezës së freskët në pazarin e pakët të fshatarëve, qumështin, radhët e gjata ngaqë arkat me shishe me qumësht ishin të pakta e plot gjepura si këto.

Mirili shkujdesej fill në momentin kur lëshonte rrogën në duar topolake të gruas, dhe, fshinte duart si të thoshte;

‘Grua, ja, të gjitha paratë që mora ti dhashë’.

Pastaj luante kokën i çliruar, duke buzëqeshur tërhiqte me delikatesë një njëqind lekëshe dhe shtonte:

‘Ja, po e marr këtë të pi ndonjë gotë birrë me miqtë e grupit’.

Mirili s’kishte të tjera pretendime. Grupi ku këndonte herë mbas herë ndërmerrte udhëtime në qytete, ndërmarrje dhe fshatra, japin koncerte. Këngët i pëlqeheshin, këndoheshin dhe ai mbushej me kënaqësi.

Vera pranoi pa mëdyshje sakrificat familjare për hir të këngës, zërit të bukur të burrit. Punë e madhe, le të ishte i shkujdesur, moskokëçarës si çilimi. Situatat e vështira ekonomike, i kalonte heshtazi pa bërë zhurmë dhe rrëmujë, pa i rënë në sy burrit të saj të brishtë si çilimi që, trishtohej për hiç mos gjë dhe, fillonte kollitej duke mbajtur fytin me dorë. Gruaja lodhej, stërmundohej, harronte veten dhe lumturohej kur dëgjonte suksesin e merituar të Mirilit. Përlotej, i merrte kokën e bukur dhe ia shtrëngonte në gji.

Shëndeti i gruas, shtyllës kryesore të familjes, po binte dhe askush s’e vinte re. Vera edhe pse e kapitur e ligështuar, vazhdonte të gjendej në krye të punëve dhe problemeve të familjes. Kur mbetej vetëm, vinte dorën në mes, shtrëngonte barkun dhe ulej me vështirësi në stol. Ç’ ndodhte që s’mbushej me frymë?

Një mbas dite u gjend me dhembje të forta dhe s’kishte fuqi të ngrihej. Merrte frymë me vështirësi. I dukej sikur labirinti i fytit qe ngushtuar, fryma i pengohej. Sa herë kërkonte të pastronte fytin i buçiste e vjella dhe lukthi i fërshëllente. Hodhi kuvertën krahëve, ndjente të ftohtë. Fërkonte barkun që i priste dhe, mërmëriste me vete: Nga u gjendën këto këputje dhe dhembje të bezdisshme. Mbështeti kokën në jastëk dhe mbylli sytë. Ndoshta një dremkë e shkurtër do ta qetësonte.

Mirili hyri me nxitim në dhomë dhe, gjeti të shoqen shtrirë, sy mbyllur:

-O grua, çka bërë vaki, në mes të ditës fle! – në zërin e tij dallohej habia e turbullt.

Vera hapi sytë ngadalë:

– Jo, s’ fle, – mërmëriti me apati.

Mirili fërkoi ballin. Hëm, erdhi me  vrap në shtëpi ti shfaqte gruas shqetësim e madh, hatanë e madhe:

– Grua, jam në hall të madh, më djeg fyti.

– Fyti?!

– Ëhë! Dreq o punë nga mora të ftohurin. Ja e dëgjoje, o, o, h, aah, oooaaahhh! Ngjan zëri im si gajde e shfryrë? Ku e gjeti dhe sot.

-Hë , ku e gjeti sot,- mërmëriti Vera.

-Uf! Ah moj grua, grua, ç’më gjeti mua të ziun, në orën gjashtë kam koncert. Në shfaqje janë ftuar drejtuesit kryesorë të partisë dhe pushtetit në rreth, si ti a bëj?

Në vend të përgjigjes, dëgjoi rënkimin të thellë. Mirili mbajti këmbët, vështroi të shoqen me dyshim dhe trishtim njëherësh. Besoi, i bënë veshët, sepse qe krejtësisht e pamundur të sëmurej, të zinte shtratin gruaja.

-Hë!?

Vera rënkoi përsëri. Mirili vështroi përreth i topitur. S’ dinte ç’të bënte. Krahët i ndjente të mpira U vërtit rreth shtratit të së shoqes,.

– Grua, – i foli zë ulët dhe e preku lehtë në sup: – Të lutem thuaj je mirë?

Gruaja pa nga i shoqi, i cili qëndronte në këmbë, si i kapur në faj dhe, bënte shuk kapelën e shfaqjes. Ajo duke u përdredhur nga dhembjet bërbëliti:

– Do të them; jam mirë?!- Gruan në çast e mbërtheu nervozizmi, të bërtiste: ‘Ç’më ri shush, lëviz, bëj diçka. Po dridhem dhe shkundem nga dhembjet!’

Burri i saj shikim përgjëruar, kokë anuar, priste gjysmë fjale, ndëshkimin më të madh, vetëm mos humbiste koncertin. Verës menjëherë iu fashit marazi. Vetë e kish mësuar burrin e saj me lule e pekule. Të merrte gjërat pa kokëçarje, pa ngjarje të lodhshme, tronditëse.

– Lajmëro ambulancën, – i tha zë shuar.

– Hë, të lajmëroj ambulancën! Për ku? – mërmëriti Mirili.

– Të më çojë në spital.

Mirili u mbështet te koka e shtratit dhe kundroi fytyrën e zbehtë të gruas pastaj e pyeti: -Grua, vërtet do të shkosh në spital?

Gruaja palosi jastëkun më dysh, donte të mbështetej në bërryl, s’mundi.

– Po, – ia ktheu zë lodhur: – Më ngjan se kam të keqe në bark. Më pret, më ther sikur kam një mace grifshë.

Mirili s’foli. Sa e tmerrshme qenka kur sëmuret gruaja. Në dhomë hyri i biri, Vironi porsa kthye nga shkolla, i cili sa mori vesh gjendjen e nënës, doli me nxitim në rrugë, të gjente taksi ose ndonjë makinë të rastit. Mirili qëndronte i humbur, ulur në cep të shtratit të gruas. Dëgjonte pa fjalë rënkimet e ulëta të Gruas. Djali po vonohej, në qytetin e tyre juglindor taksitë ishin të pakta, numëroheshin me gishta dhe zakonisht qëndronin në qendër, përballë kinoteatrit.

Vera rënkonte, kërkoi ujë, Mirili u ngrit si me sustë dhe shpejtoi drejt çezmës. I dridheshin duart, gota me ujë i shpëtoi, u thye:

– Hutaq i dreqit, – shau veten dhe mbushi një gotë tjetër.

Gruaja piu disa gllënjka të vogla dhe lëvizi qafën me vështirësi.  Mirili vështroi orën, më pas të shoqen. I dukej e pamundur të sëmurej gruaja. Të zinte shtratin, të mos ngrihej të pinte një gotë ujë!

Vironi erdhi mbas gjysmë ore. Çuan Verën në spital. Ndërkohë dhembjet iu shtuan. Mjeku i rojës e vizitoi dhe e futi menjëherë në serum. Vera mbante sytë e mbyllur dhe shtrëngonte dhembët.

– Miril, – foli mes rënkimeve: – Miril.

– Hë! – Ia bëri i shoqi dhe u ndeh drejt gruas.

– Shko jep koncert, – i pëshpëriti.

Burri ngriti vetullat përpjetë. Vështroi i habitur fytyrën e zbehtë të gruas. U përkul në gjunjë, i mori dorën e puthi.

– Grua me gjithë mend thua, të jap koncert? – e pyeti.

– Shko Miril, shko, – mërmëriti.

– Të premtoj grua, do vij sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë shërohu. Mirë, do këndoj për ty: ‘Këngën e mullirit’, – Mirili u bë me flatra, sytë i shkëlqenin. Puthi të shoqen në ballë dhe me hapa të shpejta eci drejt daljes.

Gruaja nuk hapi sytë, mori frymë me vështirësi dhe mbajti vesh hapat e të shoqit që zhurmonin në korridor. Një sumbull loti rrodhi nga cepi i syrit të majtë. Zhurmërimi i hapave të burrit po treteshin dhe korridorin e përfshiu heshtja. Donte ta ndjente baritjen e ngutur, të paduruar, por koka nisi ti buçiste. Jastëku i dukej tmerrësisht i nxehtë, i bëri shenjë ta birit ta kthente nga ana tjetër. Edhe nga të ecurit ia njehte brengat dhe gëzimet burrit. Jastëku u nxeh shpejt. I tha djalit të gjente jastëk tjetër. Më mirë pa jastëk, do vinte kokën direkt në çarçaf…

Mjeku kirurg s’po vinte dhe gruaja nuk mund të duronte dhembjet. Një infermiere trupvogël, me gishta të hollë, kontrollonte serumin dhe temperaturën. U shqetësua, shpatullat e dobëta i dridheshin, lajmëroi mjekun e rojës, i cili erdhi e vizitoi. U larguan të dy. Verës i duket sikur derdhej në trup një llavë e nxehtë, rënkonte thellë, zë ulët. Nuk donte të trembte të birin që qëndronte i nemitur te koka.  I bëhet sikur vdekja i vinte rrotull, me ngulm, ta gllabëronte. Gruaja donte të flakte tutje dhembjet së bashku me mendimin e vdekjes, mbasi është shtylla kryesore shtëpisë, ka përgjegjësi për të gjitha dhe merakosej edhe për gjënë më elementare për njerëzit e dashur të saj. Trupi i mbushej me djersë të nxehta e, herë me rrëke të ftohta, mbërthyer me vargonj të përflakur. Sa gjatë do vazhdojnë dhembjet dhe kur do vijë ky mjek?

Nëpër mjegull dëgjoi zërin e Mirilit që i fliste për suksesin e shfaqjes, këngën e mullirit dhe, përgëzimet që mori nga shokët e partisë dhe të pushtetit në rreth. Më pas si nëpër mjegull dëgjoi një zë të huaj të rëndë.

– Vera, është kirurgu,- Mirili i foli në vesh.

Iu drodhën qepallat, s’ishte në gjendje të bënte lëvizjen më të vogël, jo të fliste. Trupi i përvëlonte. Mjeku e vizitoi shpejt dhe urdhëroi të çonin të sëmurën në sallën e operacionit. Babë e bir shoqëruan Verën deri te dera e sallës së operacionit. E sëmura rënkonte dhe dridhej. Karroca u fut brenda, dera u mbyll me shpejtësi dhe gruaja s’ u kthye më…

-.-

Vironi fshiu flokët e qullura dhe vështroi të atin, i cili kishte lëshuar trupin në dysheme pa hequr kostumin e lagur dhe ngjante krejt i humbur. Ata u kthyen të qullur prej shiut të vrullshëm nga varri i Nënës. I ndanë të Nëntat. Kishin mbetur dy burra të vetmuar në një shtëpi të ftohtë.

Para disa vitesh dëgjoi një thashethemnajë të lodhshme për një anëtare të grupit të këngës. Sipas pëshpëritjeve, femra e grupit i binte violinës dhe Mirilin e panë dy tre herë të dilte hap nxituar nga shtëpia e saj. Nënë Vera u mërzit, i mbajti mëri të shoqit. Mirili lutej, betohej, ta falte, mos u besonte fjalëve dashakeqe të botës:

– Njerëzit e njohur bëhen gjithnjë objekti e fjalëve dhe keqdashjes. Bëjmë prova vokali me udhëzimin e drejtuesit të grupit. Miqësitë e sinqerta s’duhet të interpretohen me marrëzi. Shkoni pyesni Ligorin në doni.

Vera e dëgjonte dhe e vështronte me dyshim, por s’mund të kapte femrën e botës ta pyeste për burrin. Aq më tepër s’mund ti binte pas, ta përgjonte. Përgjatë shfaqjes nëna e pa ngulazi violinisten, e cila qëndronte si zakonisht në radhën e parë, në krahun e majtë të skenës. Vinte truphollë, flokëverdhë, në kokë mbante një bereçkë ngjyrë vjollce dhe, kur ecte, sikur shkelte mbi susta. Dikush i pëshpëriti; violinistes flokët iu zbardhën në moshë shumë të re dhe, i lyen me bojë të verdhë. Ja, vëreje me kujdes, flokët kanë filluar ti rrallohen nga përdorimi pa kriter i bojërave të skaduar.

Vera s’kishte dhënë asnjë shenjë kënaqësie. Shprehja e fytyrës i qëndroi e pa ndryshuar. Ajo ishte Grua, Nënë.

-Jetova njëzet vjet me atë grua dhe s’e njoha sa duhet,- mërmëriti Mirili.

I biri s’i ktheu përgjigje.

Dega e kumbullës vazhdonte të trokiste me potere në dritare dhe xhamat ishin veshur nga rrëketë, si lot të mëdhenj prej shiut të vrullshëm. Shiu qullte trupin e pajetë të nënës, futur në dhe, por shikimi i dhembshur i saj qëndronte pezull në qiell, i ndiqte pas ngado që shkonin. Mbase një copë re pupëlore, ngrihet lart kur ka mot të ftohtë, shira të vrullshëm dhe zbret poshtë, pranë tokës në mot të mirë e qiell të kthjellët. Ndoshta shpirti i Nënës, Gruas është ajër, avull, erë e lehtë.

KRISTAQ TURTULLI

MUSTAFA MERLIKA KRUJA: “KUJTIME VOGJLIJE E RINIJE” – SHTËPIJ’ E IME

 

Mera i Likës u kishte lânë dy djelmet të tij nji “kullë” dý kthinash. Të mëdha nja 30-35 metra katrore secila. Tavan s’dihej aso kohe në Krujë se kuj i thonë. Të shtrueme me dërrasa e me burg nën to për bagtín e për kafshët. Burgjet kishin edhe nga nji strehë pulash në nji qoshe. Trenët e hatullavet vyjshin për me vjerrë në ta mish për pastërma, vargj qepësh e hudhrash e vedene për dimën. Pullazi i mbuluem me tjegulla, nëpër të cilat aty-këtu ndonji rreze dielli depërtonte, por shiu jo. Dritore të vogla në nji “qoshk” pa xhama. Në kohën e stërgjyshit t’em njâna prej dy kthinash ishte “shpí punësh” ase shtëpija e gravet ku gatuhej, e tjetra kulla e miqvet ase e burravet. Kullë në Krujë i thonë nji ode të madhe qi ka nji burg ase nji përdhesë nën tê.

Kur u danë Faja e Aliu kishin pra vetëm nga nji kullë për shoq, për vete e për miq e për të gjitha nevojat familjare. Faja, gjithmonë rrugash e në gurbet, s’kishte pasë kohë me e zmadhue pjesën e vet. Por kur vdiq ai e djal’i parë i tij ra edhe në gjak, rreth’i miqvet zû me u zgjânue e ky s’i pa gjasë me banue mâ vetëm në nji kullë. I shtoi ksaj edhe nji tjetër, ngjitun me tê, por me burg e me shkallë mbë vete, tue u çelë të dy kthinavet nji derickë në mest. Edhe kjo krejt si e vjetra e e madhe sa ajo. Këtu në këtë kullën e re leva un. Zakonisht kur të dy vëllazënvet, t’im ungj e t’im atë, u tokonte me u gjindun e me flêjtun të dy në shtëpí, i pari flênte në kullën e re, si i parë shtëpije qi ishte, e i dyti në të vjetrën qi ishte edhe shtëpí punësh. Kur kishim miq të dy burrat flêjshin me ta dhe gra e fëmijë përtej. Por për lehonën ishte pamë më udhë me i shkëmbye, mbasi të dyja kishin votra e gjithça mbë vete.

Në këto dý kulla të vetme e kemi shkue jetën burra, gra e fëmijë e miq edhe 22 vjet si leva un, posë nji perjode të shkurtën qi kemi banue në Durrës.Im ungj ishte bâmë vet i shtatëti deri para se të shkonte në Stamboll, ku i ra mos me qênë në shtëpí për nândë vjet rresht: vetë me të shoqen e pesë fëmijë; im atë deri atëherë vet’i katërti. Shto mandej dhe nji nip jetím, djalin e Tanës qi kam përmêndun në tjetër vênd, e nji rrogtar. Me gjithë këtê dy burrat fort rrallë vijshin në shtëpí, edhe kur vijshin herë vinte njâni e herë tjetri e rrijshin nji kohë të shkurtën. Gra e fëmijë bâjshin si bâjshin q’ashtu si fishekët në qeset, por u rregullojshin. Miq edhe, pa burra në shtëpí, vijshin mâ rrallë: katundarë të largët për të diell mbrâma qi vijshin për me gdhimë ditën e tregut në qytet, ndonji farefis e gjiní, ndonji gjakës.

 

***

 

Në 1908 im ungj ishte lirue prej burgut, kishte kthye në shtëpí mbas nandë vjeç si i lemë për së dyti me mâ të madhin gzim të vetin, të familjes, të gjithë dashamirvet e, mund të them, të vêndit mbarë. Mbas nja motmoti lypi me u damë me t’im atë. Kishte të drejtë. Kishte qênë me pesë fëmijë e ishte tue u shtue tash prap. Edhe im atë ishte shtue. Shtëpija e vogël për gjithë këtë gjind e dikur po do t’u dajshin. Sido qi t’ishte kishte ardhun koha edhe me ndërtue. Ishte e drejtë qi secili vëlla, secili bark të mendonte për vete. Im atë, ndërsa i vëllai ishte në burg dhe pa shpresë se do të dilte ndonji herë, kishte pasë fillue edhe me u bâmë gati për nji ndërtesë të re, por për të dý familjet bashkë, ashtu si ishin e si i përkitte, dhe kishte pasë blemë nji ndër trojet ma të bukurat të qytetit. Kur i a përmênd tash im ungj të damen i vjen keq, por e kupton edhe se s’kishte as arsye as të drejtë me kundrështue. Për mâ tepër, shumë mâ i ri se ai, s’ishte mësue kurrë me i a bâmë fjalën dyshë. E nderonte ashtu si mâ i urti djalë t’anë nji herë moti. E mbaj mênd un, pra ishte babë me fëmijë, kur e ka shtrëngue nevoja me i a pimë duhanin për faqe. Ishte në shtrat i plaguem e axha i rinte pranë gjithnji. Nji mik i tha këtij qi t’i epte vetë nji cingare për t’i hjekun mërzín. E tashti qi im ungj s’ishte tue kërkue prej tij veçse nji gjâ të drejtë e t’arsyeshme, i përgjigjet:

– Mirë , or Xhi, mbasi ti kështu po e sheh t’arsyeshme, kur të duesh thirr nja dy miq e të na dajnë.

Zakonisht të damet ndërmjet vëllaznish ndër ne bâhen me pleq, Por t’im ungj s’i paska pëlqye me grishun kênd, paska dashun t’a dajë vetë pasunín qi kishin. Por mjerisht edhe t’a dajë edhe mbas ândës së tij. Paska vûmë në hesáp gjithë shpenzimet e bâme per mue nder shkolla prej t’im et, ashtu siç âsht zakon me bâmë në kso rasash ndërmjet vëllaznish për pajën e vajzave të martueme para së dames. Ndërsa ai vetë kishte qênë në burg familja e tij kishte jetue jo veç prej pasunís së përbashkut, por edhe me mundin e këtij vëllai qi donte t’i llogaritte ç’kishte shpenzue për të birin, ndoshta për nji të thyeme zêmre qi mund t’i kishin shkaktue djelmt e vet të gjetun vetëm me shkollat e Krujës. Por këtu im atë ishte krejt i pafajshëm, mbasi atyne vetë s’u kishte pëlqye me dalë jashtë për studime. Edhe trollin për ndërtimin e nji shtëpije të re qi kishte blemë im atë Axha e kishte vûmë në pjesën e vet, si edhe copat tjera mâ të mirat. Im atë ankohet e ngul kâmbë për pleq, simbas zakonit. Thirren dy pleq, të cilët shohin e pohojnë padrejtsín e t’im ungj edhe proponojnë nji plan të ri. Por Axha s’e pranon, ngul kâmbë në të damen e vet. Pleqt thonë lâmtumirë e shkojnë. Im atë kthehet e i thotë të vëllait qi të thirren pleq tjerë ase të dajë njâni e të zgjedhë tjetri, siç âsht zakon edhe kjo mënyrë. Im ungj s’han kurmji arsye. Don qi të bâhet e vetja. Im atë i lut dekën vetes, por nji padrejtsí aqë të madhe e flagrante s’i epet me e pranue. Puna ngec e ashprohet. Çuditen miqt, çuditet Kruja e ndokuj i kujtohet fjala qi nji katundar filosof i kishte thânë t’im ungj para nji vjete tue i pimë kafen e gzimit për shpëtimin e tij nga burgu: ” E due kafen t’idhët, or Xhi, kam dashun qi ti mos t’a bijshe mâ kryet në kët’anë, se drue mos t’a fëlliqsh at’emën qi ke fitue, atë pushkë qi ka nderue gjithë Shqipnín.”

Nji shoq më shkruen atëherë nji letër e m’a çon në Stamboll, ku ishem tue studjue. M’a përshkruen gjêndjen fije për fije. Ishem tashmâ burrë atëherë. E kuptoj gjithë randsín e punës, e shoh se do të mbarojë me dâm ase me turp. Ç’të bâj? E dij qi baba më ndëgjon, ka me më ndëgjue. Pranoj dâmin njimijë herë mâ mirë se turpën, marr e i shkruej t’im et: ” Bâ gjithsi t’a shohë me udhë Axha vetë, edhe në qoftë se të qet pa kurrgjâ, pa tokë e pa shtëpí, me cerga në Kulmrá.” ( asht kjo nji fushë në krastë). ” Un mbas nji vjete dal prej shkolle me punë e jam i zoti me mbajtun familjen.”

Njimênd e mbarova shkollën mbas nji vjete. Nji mëngjesi korrikut zbres në Durrës, i telegrafoj babës, zâ nji kalë qiraxhijsh dhe nisem për Krujë me të zotin e këtij, ky kâmbë e un kaluer. Dojshem me fluturue, por s’kishim asnji mënyrë me mbërrîmë në Krujë pa u shtue gjashtë ditve të vaporit edhe nji me kalë. Dyzet kilometra rrugë kualsh me barrë, të përsjellë prej të zotve kambë, ishte tepër e gjatë për t’u marrë flak. Stacjoni i zakonshëm ku bunjshin qiraxhijt e Krujës ishte Pikëza, pak pa mbërrîmë nga Durrsi në Vorën e soçme. Atje ishte nji kasolle si punë hani për dimën, por verës konak ishte fusha, mbuluem prej kupës së zezë të qiellit dhe ndriçuem prej hânës e yjvet. Atje shkarkoheshin barrët, kualt lëshoheshin me hekura nder dý kambët e para për me kullotun në barë të njomë qiraxhij e udhtarë, si un, shtroheshin mbi mutafat e kualvet, nxirshin nga duqet copën e bukës, djathin e qepën qi kishin blemë në Durrës, pa mungue kurrë as faqorja e rakís, pijshin, hajshin e pështetshin kryet mbë diça veshun e mbathun siç ishin, flêjshin deri afër agimit. Pa u zhdukun ende të tanë yjet, porsa të kishin fillue tekëz me ndritun majet e maleve, u çojshin qiraxhijt me kërkue kafshët e urta, të shpërlodhuna e të nginjuna me barin e fushës, i ngarkojshin e karvani merrte rishtas rrugën.

Kur mbërrîmë në Krujë vapa kishte fillue bukur si mirë. Në Deredé shuejmë, njerëz e kafshë, eten me at’ujë të kulluet të pesë krojvet qi janë mâ i madhi bekim i Zotit për atë qytet gurësh e ullîjsh e qiraxhiu i im dahet karvanit për të më përsjellë mue në shtëpí me kalin e tij. Mbas nji çerek sahati kâmbët e kalit lajmojnë të mijt e fqinjët, qi ishin tue më pritun me veshë hapët e gati pa frymë prej gulçimit të zêmrës. Të gjithë shêmben përjashta. Përqafime e lot gzimi. Por asnji rob i gjallë nga familja e t’im ungj! Nuk munda me durue. Qava me dënesmë, krejt si kalamâ, pa i a thânë kurrkuj shkakun, qi ishte idhnim e jo gzim.

Baba e Axha ishin damë ashtu si kishte deshirue ky vetë, i kishte lânë babës shtëpín e vjetër e për vete kishte mbajtun trollin e blemë prej këtij tue zânë nji shtëpí me qira në lagjen e Dallakvet. Dy vëllaznit i kishin thânë shoshoqit lamtumirë për jetë, për të mirë e për të ligë, s’flitshin, s’u piqshin, s’hyjshin e s’dilshin mâ njâni ke tjetri. Kështu edhe të dý familjet mbarë.

Nesret qi mbërrîna, mbas dreke, i thashë s’im âmë qi s’ishte nevoja me gatue gjâ për darkë, se do të shkojshim të tânë bashkë ke Axha. Ajo më muer ngrykë e më puthi, i u mbushën sŷt me lot. Më pyeti: “A je marrë vesht me t’ët atë?” I u përgjegja: “Babës kam me i kallzue ma vonë, jam i sigurtë qi s’ka për të m’a prishun mue, i a njoh mirë zêmrën.”Aty kah akshami i afrohem t’im et e i them: “ Sonde , babë, po shkojmë ke Axha të gjithë. Sakrifica qi kemi bâmë s’u bâ për me ndêjtun idhnueshëm ndërmjet nesh, por mos me prishun vëllaznín, apo jo?” Baba ndêjt nji copë herë pa zâ, me krye ulët, me sŷ përdhe si në mendim. Kishte frikë mos t’a tradhtonte ndonji pikë lot edhe atê. I dukej ndoshta atij se burri shqiptar s’duhet t’a shfaqë emocjonin e tij me lot, as për gzim as për idhnim. N’ato çase heshtije iu përshkuen sigurisht nëpër mênd të tâna të mirat e të ligat e kalueme bashkë me vëllanë e madh qi kishte nderue si babë e qi ai e kishte rritun e bâmë burrë; qi e kishte martue e pruejtun së këqijash; qi ky vetë ishte përpjekun me mish e me shpirt me i a shpërblye, sidomos gjatë nândë vjetve të burgimit të tij atje larg në Stamboll tue i a shikue grue e kalamâj mâ mirë se të vett e tue u plasun buza të dyve për shoqi-shoqin. Sigurisht nji copë tokë mâ shumë a mâ pak, mâ e mirë a mâ e keqe s’vlente as nji ças t’ambëlsís s’asaj jete të gjatë vëllaznore. Çoi kryet e më tha:

–    Të paça baba, ke të drejtë ti, po shkojmë.

Për buzë akshami im atë para, im’âmë mbas tij, mandej un e rresht mbas meje Qazimi, Zâja me Asllanin për dore jemi ke dera e shtëpís së t’im ungj. Dikush na pa prej dritorje e gjithsa qenë mbrênda vrapuen me na dalë para. Qe nji shqenë fort e mallëngjyeshme e ajo natë ka qênë për mue nji ndër gzimet mâ t’âmbla të jetës. Kujtoj kështu edhe për gjithë tjerët.

 

***

 

Shtëpín e kishim në nji kurriz kodre saragjate e shumë të ngushtë, poshtë ndërmjet krastës e qêndrës së qytetit ku ishte pazari, por mâ afër krastës se pazarit. Ata t’eprit, banorët e periferís së poshtër si na, i quejshin “poshtali” e u tallshin me ta tue u thânë qi kishin nji fije zorrë mêtë. Kush e di se si ka pasë mbetun kjo “fija e zorrës mangut”! Kur na shihshin në pazar na përshëndetshin si katundarë tue na pyetun në gaz: ” A paske dalë Krú sod?”

Mbas shtëpije kishim nji patalog të vogël me nji man në medist e mâ përtej rrugën e lagjes për kufí. Përpara ishte oborri, në të mângjëtën e këtij tue hŷmë në shtëpí koteci i misrit, gjymsa e oborrit kah e djathta verës thurej e bahej vathë për dhít. Shtëpija vetë n’anën e mângjët ngjitej me atê të barkut t’Aliut nëpër nji urë harasani e me derë ndërmjet. Mbas shtëpije, në rrânxë të murit, ndizej përnatë nji kandil me voj të mirë si ndër teqet. Dikur im atë paska pasë shkadhitun e hudhun poshtë nji krah të thamë të manit e atë natë ime gjyshe na paka nji ândërr. Shihka të birin, Metën, pa kâmbë e tue ecun gjunjas. I a niska me qamë e me i u lutun e lëvyrë Perëndís për tê e atças i u shfaqka nji foshnje veshun si dervish, qi i thotë: “Un jam Dervish Sulejmani e jam un qi i kam premë kâmbët t’at bir, se më ka hudhun mbë shpinë degën e manit.” Nânë Gonxhja i u lutka dervishit me i a falë djalin e me i a vûmë kâmbët prap në vênt. Edhe ky i a falka, por me nji kusht, qi t’i ndizet përnatë nji kandil, edhe i dëftyeka vëndin se ku. Kjo historia e atij kandili. Por ka edhe dervishi të veten. Gjyshja rrëfente se motit n’ato troje paska pasë banue nji i parë i ynë, Molla Isuf Gjebeshi. Këtij i paska pasë falë Zoti nji djalë, të cilit i ati i a paska ngjitun emnin Sulejman. Por ky paska lemë me nji të mêtë tepër të rândsishme në trup, zorra e trashë s’i mbaronte si gjithkuj qi të mundej me dalë jashtë, por mbyllë. U thirrka atbotë nji xherrah për t’i bâmë operacjonin e nevojshëm, por kot. Djali vdiska në krye të nja tri a katër ditve. ” Pa dyshim”, thonte Nânë Gonxhja, “s’mundet me qênë tjetër veçse ky”, për Dervish Sulejmanin e vogël qi kishte pamë n’ândërr.

Fqinjë, veç kushrîjvet t’anë, kishim vetëm edhe dý familje të vorfna, Vathajt. Njâna prej sosh qe shue e nbetun në nji gocë, Gjyzen, qi e muer për grue nip’i ynë Merë Kacane-ja qi kishim rritun e martue na vetë. Tjetra kishte vetëm nji djalë, Demën e Shabanit.

Sod atje s’ka mbetun ma kurrkush, posë gërmadhash, trojesh, ullishtash e arash. Kodra e jonë ishte e veshun krejt me ullîj, aty-këtu me ndonji man, me ndonji shegë, me ndonji fik e ndonji jargavane. Poshtë në të dý luginat shtroheshin ara: disa t’onat, do të kushrîjvet e tjerat të huejat. Arat tjera në qytet na i kishim përjashta asaj lugine, qi vinte nën shtëpín t’onë, nja pesë minuta mâ larg në nji vênd qi e quejshin Allamane. Nji copë tokë të luginës e mbillshin bastan e rreth e rrotull kishte nji kunorë pemësh. Prandej asaj i thojshin bastanore. Mû nën shtëpí kam pasë mbjellë un vetë nji rrânjë kumbullore, faret shumë të mirë, qi e pata bajtun mbë krah qyshë prej Larushku ke “ Babë Islam” Corka, i ungji i s’im’âmë, qi e kishte rritun e martuem, mbasi i ati, Abazi, e kishte pasë lânë të vogël. Por kumbullores s’eme, me gjithë qi u rrit mirë, pemët i a prishte gjithmonë krymbi e i a hidhte për tokë pa pjekun.

Në fund të baçës, porsa bijshim në rrafsh të luginës, ishte pusi i të katër familjevet nga të cilat përbâhej lagja e jonë. Pus i cekët, gjthsej nja dy pash.Natyrisht…pa mbulesë. Shtegu, i ndërtuem me nji farë kalldrami, qi të çonte ke pusi shkonte thikë teposhtë. Atje vejshin grát t’ona të gjitha, edhe Caja e ime sa ka qëndrue n’atë shtëpí, me mbushun ujë për familjen me nga dy gjyma ase dý shtama mbë shpinë. Kur u ngjitshin asaj brinje përpjetë në shtëpí, të ngarkueme n’atë mënyrë, mezi mbusheshin me frymë. Na kishim edhe gomarin. Por asaj përpjetje me atë kalldrâm gomari s’ishte i zoti t’i ngjitej i ngarkuem ase grát t’ona drojshin se mos t’i rrëshqitte kund kâmba me bâmë bërsí shtamat e me ftënue gjymat. Deri ku mbërrîn vetmohimi i grues shqiptare për familjen!

Në këtë shtëpí më ka lemë kryet mue, në këtë shtëpí jam rritun e bâmë 15 vjeç, deri qi u nisa për gjymnaz të Janinës, në këtë shtëpí ka jetue familja e ime, deri qi në dimën të vjetit 1922 i vû zjarmin qeverija për fajet e mija politike e e bâni hî mbrênda pak orve me gjithë ç’kishte mbetun mbrênda mbas nji afati nji gjymsë oret.

LETËR E VEHBI SKËNDERIT NGA PARAJSA PËR 20 SHKURTIN Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ

do të kisha arritur
nga fundi i botës
sot më 20 shkurt
kur kanë rrjedhur dekada
prej asaj dite

kur Zoti kishte zbritur në
Tiranë për të mbjellë
tek rinia
trimërinë dhe
shpresën
e jetës
tonë të vrarë
për së gjalli
në mënyrat
më të përbindshme
të tokës tonë
që pikon
në vend të shiut
lot

do të kisha marrë
avionin
trenat
do ta kisha kaluar
Adriatikun dhe Jonin
me not
do të kisha zbritur
rendshëm
shkallëve të qiellit
nga fryma
do të isha bërë
rishtas

do të kisha ecur
pa u ndalur
me ditë e muaj
natën e ditën
do t’u kisha hypur
kuajve të stuhisë

do të isha bërë 20 vjeç
si ata djemtë e vajzat
më 20 shkurtin 1991
që sot janë dyzetë
e ca vjeç
të gjithë të zhgënjyer
si unë

do të kisha ardhur
edhe i vdekur
nëse nuk do të më
kishin vrarë
të gjallë
dalë e ngadalë
pronarët e lirisë
sikur liria të ishte
jo shenjtore
por prostitutë

do të isha aty
i pari
me mish e kocka
me kocka e shpirt
nëse
nuk do të më
kishte rivrarë
prapë për së gjalli
diktatura e tranzicionit
duke i zëvendësuar
torturat reale
me plumbat
abstraktë
të indiferencës
shurdh-memece
nën breshëritë
e kryetitujve
ku shfaqej
Mesia
ndërsa mëkatonte
si satanai
pa vrarje ndërgjegjeje

ishte një vrasje e ngadaltë
e pabesë
heshtas
për njëzetë e sa vite rresht
pa plumba
me këngët e sorrave
duke i nxjerrë të tepërt
poetët
nga dheu që i lindi
nga qielli e dielli
që i mbuloi
e u dha frymëzimin
edhe në kohën e kolerës

ju u bëtë shpirti binjak
me persekutorët
që i mbajtët rreth vetes

ju ishit artileria e rëndë
e antilirisë
me skuadrën e pushkatarëve
që i shkrepin karikatoret
e të vrasin me heshtjen
kriminale

unë do të isha aty
i gjallë apo i vdekur
nëse Tirana
do të merrte frymën
që Zoti i dha rinisë
atë 20 shkurt
të 1991
kur unë u futa mes atij oqeani
shpresash njëzetëvjeçare
i gatshëm të vdisja
nga plumbat
që mezi prisnin urdhërat të shtinin
nga tarracat
tek muzeumi
tek 15 katëshi
tek pallati i kultures

ju e mashtruat rininë
e mashtruat Tiranën
i mashtruat poetët
që besojnë të parët
por që e ndjejnë
po të parët tërmetin e
zhgënjimit
andaj rebelohen
të parët

ju ishit falls
ju shitës
ambulant sloganësh
ju ishit falls
si paret falls
me të cilat nuk blihet asgjë
aq më pak liria

ishit një iluzion
që shkrumboi
miliona ditë
shqiptarësh

tani je i pafuqishëm
të ripërsërisësh skenarin
e dramës që luhet
për mbi dy dekada
dhe unë që prehem
diku në Zvicër
jam shumë më i fuqishëm se ti

sepse duke i patur të gjitha çelësat
në duar
me to u hapën
zgafellat e urrejtjes
sikur nuk na mjaftoi koha
kur na detyruan
të urreheshim
pa asnjë tjetër
rrugëzgjedhje

rrugët tona tashmë
janë të ndara
një herë
e përgjithmonë
unë do të vazhdoj të rend
si shpirt i lirë
pas rinisë
që nuk njeh kurrë plakje
që nuk njeh kurrë vdekje
që rilind
20 vjeçarë
çdo 20 shkurt

ti s’je ndalur
duke i zvarritur shqiptarët
sa herë ka ardhur 20 shkurti
nëpër tranzicionin
makabër

shumëzoji
këto mbi dy dekada me 5 milionë shqiptarë
sa milenarë jete bëjnë

tashmë një kapitull
i historisë
është mbyllur
si dështim i përkryer
i poetëve dhe popullit

tani asnjë dhe askush
nuk do të të mundë
të imitojë më
këto miliona ditë tërheqjezvarrë
të gjithë
dishepujt e tranzicionit
majtas apo djathtas
tash e mbas janë
buratinë letre
përpara oqeanit
të rinisë

sa për mua
nëse do të rilindja
nga universi i hirit
apo do të ngrihesha nga varri
i baladave
bashkë me të gjithë
shpirtrat e poetët
që i dhanë shpirtin
këtij vendi
për ta bërë më të mirë
s’do bënim gjë tjetër
veç do t’i bashkoheshim
rinisë
për të përsëritur
20 shkurtin…

(E shkruar më 20 shkurt 2014. Kjo poemë është përfshirë në librin poetik të Elida Buçpapajt “Anticirkland”, Onufri,2014)

PËRKËDHELJET LIRIKE – Vehbi Skënderi, “BËJMË SIKUR…“ Nga Shefqet Dibrani

Vehbi Skënderi, “BËJMË SIKUR…“, poezi, botoi Shtëpia Botuese „ELENA GJIKA“, Tiranë 1995, faqe 98.

Libri poetik „BËJMË SIKUR…“ i Vehbi Skënderit, kap çështje më të shqetësuara që mund t’i përkasin individualitetit krijues e artistik të një poeti. Ndonëse përmbajtja e këtij libri është e përbërë kryesisht nga lirikat, ai arrin me sukses të ofrojë një botë të tërë ndjenjash e shqetësimesh, por duke mos lënduar shpirtin e askujt. Bile, arrin ta përvetësojë lexuesin duke e futur edhe atë në botën e lezetshme të meditimit lirik.

Poezia lirike është një zhanër specifik i krijimtarisë letrare, andaj, poezia e Vehbi Skënderit, që përfshihet në këtë libër mund të trajtohet si poezi e ekzistencializmit lirik, si poezi e mirëfilltë dhe e angazhuar. Format e kësaj poezie janë të gërshetuara brenda këtij libri të lidhura mes veti me një konfiguracion idesh e mendimesh prej më të bukurave dhe me mesazhe të qarta ku vë në spikamë fatin e individit si pjesë kolektivitetit në përditshmërinë tonë, ose ndryshe, përshkruan me emocione ndryshimet e mëdha që ndodhën në shoqërinë shqiptare gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Në poezitë e ekzistencializmit lirik janë poezitë e fillimit të këtij libri të përmbledhura kryesisht në ciklin „Mos ik“, ku prirjet krijuese sikur bien viktimë e idealizmit të një shpirti i cili është i ngjeshur me dashuri. Shpirt ky i cili jo rrallë është shkëputur nga realiteti duke u bërë viktimë e botës së imagjinuar duke ushqyer ndjenjën e dobësisë së individit, e cila shpjegon pafuqinë para gjinisë tjetër të quajtur femër. Në këtë cikël ka idealizëm lirik, por, për fat të mirë, nuk kalon në ekzotizëm të ardhur nga mentalitete të tjera. Këtu çdo gjë, çdo varg është autokton, që shpreh botën emocionale e artistike me atë pushtetin autonom brenda provincës poetike: „Ti më zbulove një të fshehtë/ Dhe unë të besova plot sekrete./ E pas një ore s’na kishte mbetur asnjë sekret për vete“. Kjo e drejt kaq elementare është një figuracion gjithsesi lirik, me konotacione të theksuara erotike dhe mjaft i stërholluar që përjetohet gati çdo ditë nga secili, por që kësaj radhe është thënë publikisht nga autori i këtij libri.

Këtë cikël e përforcojnë sidomos poezitë: „Mos i përbuzni gratë“, që është njëra nga poezitë më të mira, shkruar për gratë. Poezi e cila paraqet tërë atë dramacitetin laik e patriarkal në raport me gjininë tjetër – gruan. Poezi e realizuar mirë edhe poezia „Perla“. Poezi të tjera të realizuara me një sensibilitet të caktuar janë edhe: „Unë kam shkruar një bibël për vetullat e qerpikët“, „I marrë“ etj.

TANI

Tani ti je posi një “Zonë e pushtuar”.
Ku nuk ka ngelur kodër pa u marrë
Po pse të dua dhe të dua pa pushuar
Një mijë herë më shumë se më parë?

Faqe 22.

Poezia e Vehbi Skënderit, merr tjetër përfytyrim, ka të tjera emocione dhe një trajtim të posaçëm te ciklet: „Poezitë e shiut“, „Në krahët e çasteve“, „Lulet e detit“, „Gjethe hëne“ e „Vdekja vjen gjithmonë herët“, ku vargjet kanë kuptim dhe trajtim tjetër në krahasim me ciklin e parë. Këtu, autori me sukses të prezanton botën reale, kurse në anën tjetër subjektin lirik e bënë edhe më të çiltër, më të dukshëm, më të ngritur e më të avancuar. Bota poetike e V. Skënderit është arti dhe profili krijues, është ligjërimi i pastër për t’i rrahur problemet ashtu siç janë.

Të lexohen këto cikle e mos të venerohen poezitë e „shiut“, „Vrasësi i ujkut“, „Në disa sekonda“, „Tregim për qenin tim të vogël“, „Epitaf i nipit për gjyshin e vet veteran vrarë si armik i partisë“, „Dy lirika për mimozat“, apo poezitë për detin të radhitura në ciklin „Lulet e detit“ si dhe ndonjë poezi tjetër, paraqesin botën emocionale, të shoqëruar me të gjitha ndodhitë e përditshmërisë sonë të hallakatur.

Aty ku dominojnë poezitë lirike, prej më të bukurave, autori ka futur ciklin e poezive „Në këtë vend“, të përbërë nga dy arterie qendrore të emëruara me emra gjeografik si Kosova dhe Dibra.

Derisa, Kosova për autorin është një plagë që kullon dhembje shoqërore e kolektive, Dibra mund të kuptohet si zona provinciale nga na vjen autori, ashtu siç mund të mendohet se autori vjen pikërisht nga Kosova.

Me të kuptuar se autori është korçar, pra një zonë krejt tjetër e atdheut, portretizimi që i bëhet Dibrës e sidomos Kosovës merr eveniment krejt tjetër duke lënë përshtypjen e saktë se ai i takon pëllëmbë për pëllëmbë hapësirës shqiptare ku mbi këto dhembje e ka ngritur artin e tij, preventivë e parë për t’ia shëruar plagët Atdheut. Këndimi me këtë afsh poetik po aq edhe frymëzues për hapësirën shqiptare, e bënë Vehbi Skënderin poet dhe intelektual të veçuar.

Poezia që i kushtohet „Kosovës“, është njëra nga poezitë më të bukura, sikurse që është edhe poezia „Flijimi“, kushtuar poetit Jusuf Gërvalla, vëllait të tij, Bardhoshit dhe Kadri Zekës, paraqesin sentencat e një krijuesi të rrallë me një kredo artistike mjaftë të pasur, i cili nuk shkruan ashtu kot së koti sa për ta mbushur një hapësirë, por për të dëshmuar talentin e vet dhe mundësinë kreative për t’u marrë edhe me poezinë e angazhuar. Vehbi Skënderi gjithnjë ka dëshmuar atë dashurin për pjesën tjetër të atdheut, për njerëzit e kësaj ane, prandaj edhe poezia e tij është e dashur, e mirëpritur.

Poezia e realizuar mirë artistikisht dhe me përmbajtje e mesazh të çart e shumëdimensional është poezia „Në këtë vend…“ e cila mund të llogaritet poezi kapitale e shkruar për tokat ku „Ndalohet rreptësishtë: Mësimi i gjuhës shqipe!“.

Ligjërimi kaq i veçantë me qëndrime të rralla e bëjnë autorin edhe më fisnik në trajtimin e çështjeve delikate duke i dhënë poezisë vlerë artistike.

St.Gallen, 11 maj 1997.

SHËNIME PËR AUTORIN:

Vehbi Skënderi, (1929). Lindi në fshatin Strelcë të Korçës. Shkollën fillore e mbaroi në fshat, kurse medresenë në Tiranë. Më 1951 fillon një kurs estetik dyvjeçar ku japin leksione Jakov Xoxa, Bedri Dedja, Mark Gurakuqi etj. Në vitet 1953-1956 kryen shkollën e mesme profesionale (dega rusisht). Në vitet 1956-1961 kryen Fakultetin Histori-Filologji me rezultate të shkëlqyera.

Veprat letrare: „Këngët e para” 1953, “Vjersha” 1958, “Fletë nga ditari im” 1963, “Vjershat dhe poemat e Drinit” 1970, “Vrasja e Ofelisë” 1971, “Shqiponja e Vermoshit” 1972, “Vazhdim i një bisede” 1972, “Poezia shqipe“ 1973, “Përsëri mëngjes” 1974, “Kumbojnë vitet” 1984, “Nxitoj” 1988. “Bëjmë sikur…” 1995; “Hënë e vjedhur”, 1996; “Zvicra, Shqipëria ime, 2003; “Mirëmëngjes Shqipëri, Lirikat e një tetëdhjetë vjeçari, 2012, Postum

26 Shk 2011 · Publik · në “LIBRA DHE MBRESA” – kritikë letrare – St. Gallen 2005

Kartolinё Rizeldёs Nga Romelda Bozhani

Vendosa tё tё shkruaj mё nё fund, Rizelda. Mund ta kesh pritur gjatё kёtё kartolinё. Ndoshta me mendje ke bluar shpeshherё edhe pёrgjigjen. Sepse plot fjalё dashurie mё nanurisin si tё mё vinin prej teje.

Tё pёrfytyroj, teksa lёkundesh nё karrigen tёrё dredha mjeshtrie, atje te kopshti i brendshёm i shtёpisё tёnde koloniale, duke pritur kёto kartolina qё s’tё mbёrrijnё kurrё. Mё del parasysh trupi yt i stёrmadh qё rreh ajkёn e kafesё, art qё ta la trashёgim njё bujtёs i largёt.

Dhe ti mburreshe me artin tёnd europian. Ti e ulur sёrish nё zhezllong. Nga televizori i vjetёr dёgjon me ngulm lajmet e ditёs dhe qan vdekjen e diktatorit. Dhe mua qё mё zё koka e s’mё lё tё shoh bukuritё e vendit tёnd.

Se mё ndёrmendet e njёjta hata e madhe qё zuri vendin tim, kohё tё tjera. Po ti s’je gati tё hapёsh shqisat e tё shohёsh botёn e unё s’tё shkund dot, sepse ti je shkёmbi qё sodit nga bregu oqeanin e tёrbuar. Ti qan diktatorin e vdekur, me rite, ndёrsa bota qan varfёrinё tёnde, me indiferencё.

Do tё doja tё tё shkruaja mё parё, e dashur. Do tё tё doja tё dёrgoja njё kartolinё çdo vit e tё tё uroja. Shumё prej fёmije ishte lumturia jote atёherё kur numёruam bashkё çastet nё shkёmbim tё viteve.

Po ne nuk gjejmё dot fjalёt kur duhet, Rizelda. Vrapojmё ditёn nё kёrkim tё dritёs, lёvizjes, ngjyrave, ritmit rock. Ndёrsa natёn ngushёllohemi me adaxhion tёnde. Errёsira ka marrё shijen e lёngut tё mangos qё ti e pёrgatisje çdo mёngjes si njё magjistare e vёrtetё. Dhe unё tё flas nё heshtje. Flas me ty dhe dua tё kuptoj Kubёn tёnde.

Hemingueji (Hemingway) e deshi shumё Kubёn, mё the atёherё. U pёrpoqa ta pёrfytyroja shkrimtarin nё atё plazh tё bardhё teksa drejtonte palmat nga frynte era, si marinar i vjetёr.

E pёrfytyroja teksa meditonte çdo ditё para oqeanit. Ai rrinte nё kёmbё, atje, me orё tё tёra e nxirrte idetё nga bluja. Ulej e peshkonte me orё tё tёra e nё vend tё peshkut, nxirrte fjalёt. Derisa nata e mbulonte me njё tis vetmie e shkrimtari endej nga njё klub nё tjetrin e nё Havanёn ekzotike shpiknin kokteje pijesh pёr nder tё tij.

S’e di sepse e kam menduar gjithmonё si lehtёsim vdekjen e Heminguejit. Dhembja e shkrimtarit, mbush.

Sipёr shtratit tonё qёndronte portreti i Che Guevarёs. Dhe dhoma ishte e ngrohtё. I njёjti portret ngado. Edhe nё bankё ku radha e njerёzve pёr tё ndёrruar valutёn e bёn tё duket si dyqan qumёshti.

Pёrpiqem ta fotografoj po dukem si e lёnё mendsh mes njerёzish qё mё tregojnё se ёshtё e ndaluar. Edhe nё shtёpinё e thjeshtё tё Che-sё, atje nё majё tё kodrёs, shoh njё burrё tё bukur sa njё faqe muri qё vёshtron herё majtas, herё djathtas, herё lart, herё poshtё.

Kёsaj radhe nё shtёpinё tёnde, me vёshtrim tё papёrcaktuar, tё ngritur lart andej nga qielli, njeriu. Ёshtё idealisti qё nuk shiti dot idealin e tij.

Dhe t’i numёroj njё pёr njё ato muzetё retro qё pashё nё Havanё, tё mbushur me merimanga dhe me portrete revolucionarёsh me kapele, me mjekrra e me mustaqe, me mjekrra e me puro, me kapele e me puro.

Nё mes tё dhomёs, reforma agrare e mbyllur nё njё fuçi, te muri pёrballё, ishte gdhendur parrulla “Hasta la victoria siempre, Fidel”. E pёr Fidelin tёnd qё ju çoi “nga fitorja nё fitore”, njё tjetёr muze i stёrmadh me korniza e dysheme tё brejtura nga mola.
Santiago qё na shoqёroi me taksinё e tij deri nё Trinidad, na rrёfente.

Ishte veshur, rruar e qethur, si mos mё mirё. Kishte tё bёnte me turistё. Si valё rakie spanjishtja e tij. Muzika e pandashme pёr gjatё gjithё rrugёs. Unё shoh nga dritarja e makinёs e Santiagoja i shpjegon artin e joshjes A-sё .

Shoh plantacione tё tёra me sheqer dhe kafe dhe nё atё paqe tё nxehtё mё vijnё nё vesh fjalё tё njё bote tjetёr si: “parfum”, “femra”, “livando flokёsh” e “vёshtrim prej burri tё vёrtetё”. Santiagoja e ka marrё seriozisht rrёfimin dhe ngulmon si i panjohuri nё njё ballo me maska.

Shtёpi tё mёdha, me oborre me lule e pemё tё harlisura ndryshe, shfaqen nё tё dyja anёt e rrugёs. Oh, ato oborret mbushur me lule sa i desha! Secila lule ishte njё fron pёr zogj e ёndrra tё rralla.

Nё oborrin e brendshёm tё shtёpisё tёnde, Rizelda, ne ndjemё zemrёn e Kubёs sё vёrtetё, asaj Kube tё painfektuar nga ideologjia e masave. Pamё Kubёn e qeshur ku njerёzit gatuajnё me merak pёr ditё festash, pavarёsisht vulёs sё varfёrisё.

Ai oborr i brendshёm mbushur me lule, me karrige dhe tryezё tё bardha prej hekuri, ai oborr i brendshёm nё formё katrore, i rrethuar nga dhomat e shtёpisё me dritare tё mёdha, mё ndezi mё nё fund njё shkёndijё pёr Kubёn e vertetё, atё Kubё dekadente qё unё s’e njihja, por qё mezi e prisja.

I kishim lёnё pas nё Havanё ato ndёrtesa gёrmadha tё mbetura si rrёnoja komunizmi. Tё njёjta pallate parafabrikate tё zymta e tё ngushta e me dritare tё vogla qё gёrricnin ndjenjёn time estetike qysh nga atdheu im.

Tё njёjtat fabrika e uzina e muzera e shkolla e kopshte e çerdhe qё tё kujtonin pronёn e pёrbashkёt e qё pёrfundonin si pronё e askujt. Rrugёve tё Havanёs, fasada tё rёna ngrehinash dhe gra me puro tё pandezura. Ishin poza tё thjeshta.

Dhe nё tё njёjtёn pikё ku ishte xhiruar filmi i bukur dikur, era t’i merrte flokёt. Nё Malecónin buzё detit, shёtitorja mё e njohur e Havanёs, njё Chevrolet e kuqe, plotёsonte peizazhin.

Nё Kubёn e pararevolucionit, rrugёt ishin tё gjёra e shtёpitё e mёdha. Shtёpitё e mёdha e dritaret sa njё faqe muri. Nuk m’u nda Markezi (Marquez) dhe njё tregim i tij. Nё njё fshat tё humbur, deti solli kufomёn e njё njeriu tё stёrmadh.

Fshatarёt donin tё bёnin adetin e ta merrnin nё shtёpitё e tyre njeriun gjigand. Por trupin nuk e nxinte asnjё shtёpi, asnjё derё, asnjё dritare. Edhe rrugёt pёr dreq, ngatёrronin mё shumё.

Dhe qё atёherё, vendosёn tё zgjeronin rrugёt. Shtёpitё i ndёrtuan mё tё mёdha e dyert i bёnё nё pёrmasёn e njeriut tё detit. Dritaret i hapёn sa njё faqe muri pёr tё hyrё drita. Dhe drita hyri e s’doli mё.

T’i them tё gjitha kёto, ndёrkohё qё ti je aty, me dorё tё ngritur, nё prag tё derёs dhe na uron tashmё e pёrmallshme: “Feliz Navidad”.

Unё drejtohem drejt rrugicave tёrё diell e histori tё fshehta tё Trinidadit tёnd shumёngjyrёsh, ku njerёzit sajonin festa e vallёzime nё netёt e nxehta tё dhjetorit. Kthehem. “Feliz Navidad, Gёzuar, Rizelda”.

Nё kalldrёmin e zhurmshёm, njё artist bohemian bёnte instalacion me Krishtin njёngjyrёsh.

*****

Autorja jeton në Romë.

ETËHEM HAXHIADEMI- Nis botimi i veprës së plotë të shkrimtarit që vdiq në burgun e Burrelit

Natë Dimri… 25 Janar 1947, natë e martë dimri. Ishim mbledhur të gjithë rreth votrës në dhomën e zjarrit, veç Xhaxhait, që nuk di pse atë natë, ra me fjetë më herët se zakonisht. Moma po mundohej të bindtte për gjumë tre më të vegjlit, ndërsa motra ime e madhe dhe unë po merreshim me punët e tona, përgatiteshim për të nesërmen. Baba po korrigjonte hartimet e një klase së Normales së Elbasanit, me temë: “Fëmija pa Nënë, si nata pa hënë”. Duke përfituar nga muri i shembur i avllisë, njerëz të armatosur, nuk e di për sa orë na kishin vu nën hetim. Në orën 12 të asaj nate, unë si fëmijë s’po kuptoja seç po ndodhte në familjen tonë, veçse në sytë e motrës pashë shumë lotë dhe më vonë Babën duke zbritur nga shkallët me duar të lidhura…
I biri i shkrimtarit Etëhem Haxhiademi e kujtonte kështu arrestimin e të atit. Nuk doli më i gjallë prej burgut. Për më se 7 dekada, tekstet e tija u “zhdukën”, u strukën, humbën, nuk u lexuan, nuk u shkrua për to, nuk u përmendën. Të botuara në Kosovë, sot ka nisur botimi i veprës së tij të plotë edhe në Shqipëri.


SERIA E BOTIMIT
Botimi i VEPRËS SË PLOTË poetike, dramaturgjike e përkthimore të Etëhem Haxhiademit (8 mars 1902 / 17 mars 1965) është projekti letrar më i bukur dhe më domethënës i “Botime POETEKA” gjatë vitit 2020. Ky vit shënon gjithashtu 55 vjetorin e ndarjes nga jeta e Etëhem Haxhiademit, i cili, siç shkruan Vargjo Nirvana (Vangjel Koça) në shënimet e tij kritike ‘Viti mendor 1936’, “është një zotësì mendore për të vënë re dhe një vlerë morale e rrallë, cilësira këto që e bëjnë të përshtatëshme për degën që ay punon dhe në të cilën është sot punëtori më i mirë dhe më i çmuar.”
Gjerdani i botimeve u përgatit nga Dr. Silvana Leka, në bashkëpunim të ngushtë me Hortensia Haxhiademin dhe Arian Lekën.
Veprat e para që lexuesi do ketë në duar gjatë këtyre ditëve janë: Vëllimi poetik “LYRA”; Tragjedia “ABELI”- më e fundmja vepër e autorit; Tragjedia “PIRRUA”- vepra e tij më e dashur. Më tej projekti botues vijon me tragjeditë “Skënderbeu”, “Aleksandri”, “Diomedi”, “Akili”, “Uliksi”. Një botim i veçantë do të jetë edhe përkthimi i parë i “Bukolikeve” të Virgjilit si edhe tekste të tjera.

Në nderim të krijimtarisë së autorit, ky botim i paraqet veprat e Etëhem Haxhiademit sipas publikimit të tyre të parë, duke e ruajtur të paprekur elementet e veçantë të gjuhës, stilemat, format dhe mjetet e të shprehurit të tij dramaturgjik, anën grafike në paraqitjen e tekstit, faqosjen sipas origjinalit dhe mjaft hollësi të tjera filologjike.
Ky paraqitje e “Veprave të Plota” të ETËHEM HAXHIADEMIT sjell pasurim gjithashtu edhe në dëshmi, pasi botimet qëmtojnë dhe ndjekin kronologjikisht vlerësimet kritike ndaj krijimtarisë së këtij autori në shtypin letrar mes viteve ‘30-’40 dhe pas viteve ’90.
Përtej karakterit dokumentar, kjo pjesë e botimit i pajis “Veprat e Plota” të Etëhem Haxhiademit edhe me elemente të “antikuariatit të bibliofilisë”. Përveç publikimit të artikujve kritikë kushtuar krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit, lexuesi do ketë në duar edhe një galeri të pasur me dokumente, foto e faksimile nga revistat dhe gazetat, ku u botuan këto shënime kritike.
Falë këtyre përpjekjeve, herë i plotë dhe herë në formë fragmentesh të zgjedhura, vjen një koleksion i pasur i artikujve të Vangjo Nirvanës (Valgjel Koça), Jup Kastratit, Elvira Taros, Gjon Zaverit (Sterjo Spasse), Muhamet Balës e shumë emrave të tjerë të zëshëm të asaj kohe, përfshi këtu edhe polemikat që ka ngjallur aso kohe krijimtaria e Etëhem Haxhiademit.
Pjesë e tyre do të jenë edhe revistat ku Haxhiademi botoi artikuj e krijimtari publicistike.
Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve botohen për herë të parë. Mes tyre, vend të veçantë zënë faksimilet e letrës së Etëhem Haxhiademit drejtuar Mithat Frashërit, në shtator të vitit 1927, faksimilja e “Kopështi Letrar”, ku Etëhem Haxhiademi botoi artikullin “Aviseni Ibni Sina-i”, dokumenti nga revista letrare “Leka”, në të cilën gjendet njoftimi mbi përkthimin të Bukolikeve nga P. Vergil Maronit nga Etëhem Haxhiademi. Bashkë me to paraqiten edhe fotografi, dokumente e kopje nga revista “Përpjekja Shqiptare”, ku është botuar një polemikë ndaj krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit apo dokumente nga revista “Rilindja”, në të cilën është publikuar një kritikë letrare mbi një poemth të Etëhem Haxhiademit etj.
Në kuptim simbolik, por edhe krejt të drejtpërdrejtë të aktit, botimi i “Veprave të Plota” të Etëhem Haxhiademit përbën gjithashtu një kthim e ringjallje letrare të tij përballë lexuesit, kritikës letrare, historianëve të letërsisë dhe profesionistëve të skenës teatrore.

Këshilla për të mos u bërë idiot – Nga Umberto Eco

I dashur nipi im

Nuk do të doja që kjo letër e Krishtlindjes të tingëllojë si e shkruar nga Deamici, dhe të të jepte këshilla dashurie për të singjashmit tanë, për vendin, për botën dhe gjëra si këto. As nuk do ia vije veshin dhe, kur të vinte çasti për t’i vënë në zbatim (ti i rritur dhe unë i ikur nga kjo botë), sistemi i vlerave do të ketë ndryshuar kaq shumë, saqë rekomandimet e mia ndoshta do të kenë dalë mode.

Kështu që dua të ndalem në një rekomandim, të cilin do të jesh në gjendje ta vësh në zbatim edhe tani, ndërkohë që lundron me iPad-in tënd. Nuk do të bëj as gabimin të të këshilloj që të mos e përdorësh, jo aq shumë se do të dukesha si një gjysh që ka mbetur me të vjetrën, por sepse e bëj edhe vetë.

Më e shumta që mund të të rekomandoj, nëse rastësisht ndesh në qindra faqet pornografike që tregojnë në një mijë mënyra, marrëdhënien mes dy qenieve njerëzore, apo mes një qenieje njerëzore dhe një kafshe, përpiqu që të mos besosh se seksi është ai që sheh aty, veç të tjerave tejet monoton, sepse bëhet fjalë për një aktrim, qëllimi i të cilit është të të mbajë mbyllur në shtëpi, e të mos dalësh të shohësh dhe takosh vajzat e vërteta.

Po nisem nga parimi që ti je heteroseksual, përndryshe përshtati rekomandimet e mia me rastin tënd: por shiko vajzat, në shkollë apo atje ku shkon të luash, sepse janë më të mira ato të vërtetat, se sa ato televizivet, dhe një ditë do të të japin kënaqësi më të mëdha, se sa ato online. Besoji kujt ka më shumë përvojë se sa ti (nëse unë do të kisha parë vetëm seks në kompjuter, yt atë nuk do të kishte lindur, dhe ti kushedi ku do të ishe, madje nuk do të ishe fare).

Gjithësesi nuk doja të të flisja për këtë, por për një sëmundje që ka goditur brezin tënd, dhe atë të të rinjve më të mëdhenj se ti, që ndoshta janë në shkollë të lartë: humbja e kujtesës.

Eshtë e vërtetë se, nëse të lind dëshira për të mësuar se kush ishte Karli i Madh apo ku ndodhet Kuala Lumpuri, mjafton të shtypësh një tastë në kompjuter dhe Interneti ta thotë menjëherë. Bëje kur duhet, por pasi ta kesh bërë, përpiqu të kujtosh atë që ke lexuar, që të mos jesh i detyruar ta kërkosh për së dyti, nëse do të të lindë nevoja, mbase për një detyrë shkollore.

Rreziku është që, duke qenë se mendon se kompjuteri yt mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen për ta ngulitur në kokë. Do të ishte pak a shumë njësoj sikur, pasi ke mësuar që për të shkuar nga Rruga Filan në rrugën Fistek, ka autobusë apo metro që të mundësojnë të lëvizësh pa u lodhur (gjë që është shumë komode dhe bëje kur e ke me nxitim), ti mendon se kështu nuk ke më nevojë të ecësh. Por nëse nuk ecën mjaftueshëm, ti bëhesh person “me aftësi ndryshe”, siç thuhet sot për të treguar ata që ecin në karrocë me rrota.

Dakord, e di që merresh me sport dhe di ta lëvizësh trupin, por le të kthehemi tek truri yt. Kujtesa është një muskul njësoj si muskujt e këmbëve, po nuk e ushtrove dobësohet dhe ti bëhesh (nga pikëpamja mendore) me aftësi ndryshe, domethënë (le ta themi qartë) një idiot.

Dhe veç kësaj, duke qenë se për të gjithë ekziston rreziku që kur të plakemi na vjen Alzheimeri, një prej mënyrave për të shmangur këtë incident të papëlqyeshëm, është të ushtrosh gjithmonë kujtesën.

Dhe vijmë tek dieta ime. Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër, ose siç na bënin ne të mësonim “La Cavallina Storna” apo “Il sabato del villaggio”. Dhe ndoshta bëj garë me miqtë, për të parë se kush e kujton më mirë. Nëse nuk të pëlqen poezia, bëje me formacionet e futbollistëve, por kujdes sepse nuk duhet të dish vetëm cilët janë futbollistët e Romës sot, por edhe ata të skuadrave të tjera, dhe ndoshta të skuadrave të së kaluarës (mendo që unë mbaj mend futbollistët e Torinos, skuadrës avioni i të cilës u rrëzua në Superga me të gjithë futbollistët në bord: Bacigalupo, Ballarin, Maroso etj.)

Bëj gara kujtese, ndoshta me librat që ke lexuar (kush ishte në bordin e Hispaniolas në kërkim të ishullit të thesarit? Lord Trelauney, kapiteni Smollet, doktor Livesey, Long John Silver, Jim…) Shiko nëse miqtë e tu mbajnë mend se cilët ishin shërbëtorët e tre moskëtierëve dhe të D’Artagnanit (Grimaud, Bazin, Mousqueton e Planchet)… Dhe nëse nuk do të duash të lexosh “Tre moskëtierët” (dhe ti nuk di se çfarë do të humbasësh), bëje me një prej historive që ke lexuar.

Duket si një lojë (dhe është një lojë), por do të shohësh se si mendja jote do të popullohet me personazhe, histori, kujtime të gjithfarëlloji. Ndoshta ke pyetur veten, përse një herë e një kohë kompjuterat quheshin tru elektronikë: është sepse ata janë projektuar sipas modelit të trurit tënd (dhe tonit), por truri ynë ka më shumë lidhje se sa një kompjuter, është një lloj kompjuteri që ti e mban gjithmonë me vete dhe që rritet dhe fuqizohet duke e ushtruar, ndërkohë që kompjuteri që ti ke mbi tryezë, sa më shumë e përdor aq më shumë humbet shpejtësi, dhe pas disa vitesh duhet ta ndërrosh.

Ndërsa truri yt sot mund të zgjasë deri nëntëdhjetë vite dhe në moshën nëntëdhjetë vjeç (nëse e ke ushtruar), do të kujtojë më shumë gjëra se sa kujton ti sot. Eshtë dhe falas.

Pastaj është kujtesa historike, ajo që nuk ka të bëjë me faktet e jetës tënde apo gjërat që ke lexuar, por ka të bëjë me ato që kanë ndodhur, para se të lindje ti.

Sot nëse shkon në kinema, duhet të hysh në një orë të caktuar kur fillon filmi, dhe sapo fillon, dikush të merr – si të thuash – për dore dhe të thotë se çfarë ndodh. Në kohën time mund të hyje në kinema në çdo moment, dua të them edhe në mes të filmit, mbërrihej teksa po ndodhnin disa gjëra dhe ne përpiqeshim të kuptonim se çfarë kishte ndodhur më herët (pastaj kur filmi rifillonte kuptonim nëse kishim hamendësuar si duhej – përveç faktit që, nëse filmi na kish pëlqyer, rrinim të shihnim edhe atë pjesë që e kishim parë tashmë).

Ja pra, jeta është si një film i kohëve të mia. Ne vijmë në jetë kur shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, prej qindra e mijëra vitesh, dhe është e rëndësishme të kuptosh atë që ka ndodhur para se të lindnim; vlen për të kuptuar përse ndodhin shumë gjëra sot.

Sot shkolla (përveç shënimeve të tua personale) duhet të të mësojë që të memorizosh atë që ka ndodhur para se të lindje, por duket që nuk po e bën mirë, sepse shumë studime na thonë që të rinjtë e sotëm, edhe ata më të rriturit që janë në universitet tashmë, nëse kanë lindur rastësisht në vitin 1990 nuk e dinë (dhe ndoshta nuk duan ta dinë) se çfarë kishte ndodhur në 1980 (dhe nuk po flasim për atë që ka ndodhur pesëdhjetë vjet më parë).

Statistikat na thonë se, nëse pyet dikë se kush ishte Aldo Moro, të përgjigjet që ishte kreu i Brigadave të Kuqe – ndërkohë që ai u vra prej Brigadave të Kuqe.

Nuk flasim për Brigadat e Kuqe, ato mbeten ende një mister për shumëkënd, e megjithatë ato ishin e tashmja vetëm 30 vjet më parë. Unë kam lindur në vitin 1932, dhjetë vjet pas ardhjes në pushtet të fashizmit, por dija se kush kish qenë kryeministër edhe në kohën e marshimit drejt Romës (çfarë është ky?). Ndoshta shkolla fashiste ma kishte mësuar për të më treguar se sa budalla dhe i lig ishte ai ministër, që fashistët e kishin zëvendësuar. Dakord, po të paktën e dija.

Dhe pastaj, duke lënë mënjanë shkollën, një i ri i kohëve të sotme nuk di kush ishin aktoret e kinemasë të njëzetë viteve më parë, ndërsa unë dija se cila ishte Francesca Bertini, e cila luante në filma pa zë, 20 vite para se të lindja unë. Ndoshta sepse shfletoja revista të vjetra të grumbulluara në depon e shtëpisë sonë, por po të ftoj pikërisht të shfletosh edhe revista të vjetra, sepse është një mënyrë për të mësuar se çfarë ndodhte para se të lindje ti.

Po pse është kaq e rëndësishme të dish se çfarë ka ndodhur më parë? Sepse shumë herë, ajo që ka ndodhur më parë të shpjegon se pse disa gjëra ndodhin sot dhe, në çdo rast, ashtu si me formacionet e futbollistëve, është një mënyrë për të pasuruar kujtesën tonë.

Dakord, kjo nuk mund të bëhet vetëm me libra dhe revista, bëhet fare mirë edhe në Internet. I cili duhet përdorur jo vetëm për të bashkëbiseduar me miqtë, por edhe për të biseduar (fjala bie) me historinë e botës. Cilët ishin hititët? Kamisardët? Dhe si quheshin tre anijet e Kolombit? Kur u zhdukën dinosaurët? A mund të ketë patur një timon Arka e Noes? Si quhej paraardhësi i demit? Kishte më shumë tigra 100 vjet më parë, apo sot? Çfarë ishte Perandoria e Malit? Dhe kush ishte personi që fliste për Perandorinë e të Keqes? Cili ka qenë Papa i dytë i historisë? Kur u shfaq Mickey Mouse?

Mund të vazhdoj në pafundësi, dhe do të ishin të gjitha aventura të bukura kërkimi. Dhe të gjitha për t’u kujtuar. Do të vijë dita kur do të jesh bërë plak dhe do të ndihesh sikur të kesh jetuar një mijë jetë, sepse do të jetë sikur ke qenë i pranishëm në Betejën e Vaterlosë, sikur ke qenë aty kur vritej Jul Çezari, dhe ndoshta vetëm pak metra larg vendit ku Bertoldi i Zi, duke përzierë substancat në përpjekje për të prodhuar flori, zbuloi gabimisht barutin, dhe hodhi veten në erë (e mbase mirë iu bë).

Miqtë e tu që nuk do ta kenë kultivuar kujtesën, do të kenë jetuar vetëm një jetë, të tyren, e cila do të ketë qenë e mbushur me melankoli dhe e varfër në emocione të mëdha.

Kultivoje kujtesën pra, dhe nesër lexo përmendësh “La Vispa Tesera” (poezi e Luigi Salierit).

 

*****

Burimi: “Espresso” – Në shqip nga bota.al

Më 19 shkurt 1951 lindi shkrimtari nobelist francez André Gide

André Paul Guillaume Gide’ (Paris, 22 nëntor 1869 – Paris, 19 shkurt 1951[1].) , ishte shkrimtar francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, për vitin 1947.

Fillimet letrare

André Gide u lind në Paris në vitin 1869. Babai i tij ishte profesor universitar, i drejtësisë, i cili i vdiq më 1880. Gide u rritë në Normandi, më shumë si i vetëmuar. Pas vdekjes së nënës në vitin 1895, martohet me një të afërme , por kjo martesë ishte vetëm formale.

Më 1891 Gide e botoi romanin e parë, Shënimet e Andrea Walterit (në origjinal: Les Cahiers d’André Walter). Nga 1893 deri më 1894 udhëton për në Afrikën e Veriut. Në Algjeri shoqërohet me Oscara Wilden dhe e pranon orijentimin e vetë homoseksual.

Koha e pjekurisë

Gide ishte pjesëmarës në formimin e revistës letrare Revista e Re franceze , më 1908 (Nouvelle Revue française).

Romani Bodrumet e Vatikanit (Les caves du Vatican) e boton më 1914. Kjo është një satirë për gënjeshtrat dhe mashtrimet e burokracisë.

Në vitet njëzet të shekullit 20, Gide ishte inspirues për shkrimtarët Albert Kamynë dhe Jean-Paul Sartrin. E boton librin për Fjodor Dostojevskin, më 1923. E mbrojti orientimin e vet seksual në përmbledhjen me ese Koridon më (1924) e cila zgjoi një kritikë të madhe në publik. Gide këtë e konsideron si veprën më të rendësishme krijuese të tij.

Kishte një vajzë, Catherinen e lindur më 1923, nga lidhja jashtëmartesore.

Autobiografinë e vet, Gide e publikon më 1926, me titullin Nëse një kokërr nuk vdes (Si le grain ne meurt). Më vonë udhëton nëpër Afrikën qendrore si në Kongo dhe Çad. Ishte kritik për metodat eksploatuese koloniale francezeBio.

Gjatë viteve të tridhjeta, një kohë të shkurtër ishte i lidhur me idetë e Komunizmit, por u zhgënjye pas vizitës në Bashkimin Sovjetik.

Gide përsëri shkon në Afrikë, më 1942 dhe atje jeton gjatë kohës së Luftës së dytë botërore.

Tingëllime të vona Nga Lek Pervizi

 

 

 

Poem kushtue familjës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DORIAN

 Familjës

gjyshës e nanës

babés e vllazënve

grues e fëmijëve

t’afërme të dashtun

që përjetuen

tmerrin e terrorin

e një diktature të egër

viktima të pafajshme

të   flijijueme

idhullit gjakatar

të komunizmit

 

 

 

 

 

 

 

Hyrje

 

 

         Në kushtet e lirisë  së fitueme në një vend ku mbrenon liria e demokracia, si Mbretnia e Belgjikës,  na jepej mundësia të shprehnim fjalën e mendimin, dhe të merremi me krijimtari letrare, artistike e studimore,  qe na ishin mohue nën diktaturën komuniste në Atdheun tonë. Kështu gjithçka që na ishte ndalue me dhunë e terror, me burgje e kampe internimi, patjeter se gjenin mundësinë që të kkrijohëshin, botohëshin e të bahëshin të njohuna shoqnisë shqiptare dhe të huej. Me ketë rast patëm mundësi të shkruenim e botonim vepra që i kushtohëshin asaj periudhe fatkeqe që përjetuen shqiptarët e ku ne, disa të venë në shënjestrën e diktaturës u nepërkambëm e persektuem me masa drastike kriminale, siç ishin pushkatimet e intelektualëve dhe patriotëve, që ishin formue në Universitetet ma të mira të Europës. Ata që i shpëruen plumbit u mbyllen  në burgje e kampe përqendrim, ku shumë prej tyne humbën jetën, dhe s’u gjendën as varret.  Theksoj se i shpëtuem gjalëë nga ai tmerr, lashë mbrapa, shokë të mi moshatarë, të pushkatuem e te vdekun në burgjet e kampet e internimit. Në këtë valë të një terrori mizor e gjakatar, u përfshi dhe familja jonë, jo vetëm trungi i familjës sonë, babë, gjyshe nanë e ne femijët, por dhe kushërij e farë e fisi.  Në këto kushte të pa konceptueshme e të pa besueshme për një mendje te shëndoshë të shoqnisë europiane, mue m’u dhaa që të baj disa vizatimle te kampit të Tepelenës e te tjerë,  dhe po asht të krijoj poezi që pasqyronin atë gjendje terrori që mbretnonte në atë kamp, dhe në përgjithës në gjithe Shqipninë, te mbushun me burgje e kampe internimi. Pa përjashstue gjendjën e popullit të varfën të fshatarsisë, që vuenin për copën e bukës.  Mrekullish i shpëtuem atyne kushtëëve mizore, që patjetër se do të bahësha dëshmitar i përveçëm, i tmerrëve që e katandisën Shqipninë në një burg apo varr të madh.  Kështu arrita të shkruej e të botoj disa libra me poezi të shpëtueme nga burgjet e kampet, bashkë me disa vizatime që kishin shpëtue mrekullisht. Siç dihet në sajë të këtyne vizaatimëve, doli në shesh dhe u ba i njohun kampi i Tepelenës, si ishte ndërtue e si funksiononte, që tronditën shoqninë shqiptare por dhe  autoritetet shtetnore. Jo vetëm kaq, por edhe të huejt mbetën të befasuem, si gjermanët italianët, francezët, belgët, autriakët, hungarezët etjerë vende. Kjo që treguem sa me marrë vesh se si tmerret e komunizmit shqiptar u banë të njohun brenda dhe jashtë Shqipërisë.  Tashti vijmë te ky libër me poezi në formë tingëllimesh, që unë e nisa thjesht me nja dhjetë tingëllime kushtue gjyshës sime, që e pësoj nga ky terror, ku vdiq në kampin e Tepelenës, në moshën 90 vjeçe, pas 5 vjet internim.  A e mendon lexuesi, se si internohet nje plakë 85 vjeçe, e mbyllet ne nje kamp në kushte mizore ?  Apo dhe varri i saj asht zhdukë si  të gjithë varret e tjerë të kampit të Tepelenës.ë  e të tjerë.  Kjo u ba shkak që unë të krijoj një poemë në tingëllime kushtue gjithë pjestarëve të familjës, që mori titulli, Tingëllime të Vona, sepse u krijuen pas 30 vjet që dolëm në Belgjikë., ku vetëm unë jetoj,  se ata tashmë pushojnë në paqën e përjetshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

GJYSHËS

 

I

Të trishta janë kto vargje që rreshtohen,

të trishta historitë që aty fliten,

të trishta po janë kohnat që kujtohen,

kur trupi bashkë me shpirtin u sfiliten.

 

Gjyshja më del para porsi vegim,

ajo qe « nanë vogla » thirrnim të tanë.

Ma pushton zemrën fort një mallengjim,

përjetoi mundime n’ moshë të randë.

 

Fisnike dhe krenare kurdoherë,

vocrrake me trup, dive për qëndresë,

n’at mjerim nuk u ligshtue asnjëherë,

 

E urtë e dashun, shum e dhanë pas fesë,

« Zoti e ban mirë » përsëriste përherë :

në mendje t’internuemve mbet kujtesë.

 

II

Grue me cilësi t’rralla dhe me vlerë,

u përfshi në ngjarjet e historisë

përkrah trimave qëndroi ma se ‘i herë,

n’ato lufta për fitorën e Lirisë.

 

Kur në Milot u grit flamuri kombtar,

pranë Gjin Pjetrit rrinte një djal’ i ri,

ishte bir’ i saj ai që fort krenar,

po përjetonte t’dishruemen pavar’si.

 

Nuk u mburr kurr për këto përjetime,

gjithmonë qëndroi si një femën zojnore.

Edhe në kushte t’mjerueshme e internime,

 

tregoi një forcë të madhe shpirtnore.

Jetën e humbi ndër ato mundime

emni saj ka me u përmend përore

 

 

 

 

 

Gjyshja, Mrika  Pervizi

Lindë në Bulgër më 1860 –  e vdekë në Tepelenë më 1950.

Psa 5 vjet internim, në moshën  90 vjeçe.

(Vizatim i autorit)

 

 

 

 

 

III

Mbas viteve të para të stuhishme,

në luftë kundër turkut dhe Serbisë,

përjetoi Atdheu kohna t’lavdishme,

me shpalljen e vendosjen e mbretnisë.

 

Djali yt ish ndër ata burrat e dheut,

që i dolën zot kombit me t’madh guxim,

ishin ata ndërtimtarë t’Atdheut,

katër trima të lidhun në bashkim.

 

Kuadriumvirat prej tyne u krijue,

Ahmet Zogu në krye sundonte vendin:

Ish bir’ i yt n’atë kohë që shum u shque,

 

Në tanë Shqipninë ata vendosen rendin,

prej tyne dhe mbretnia shum u forcue,

n’faqet e historisë do t’i përmendi.

 

IV

Ishe ti nje tregimtare e madhe

ngjarjesh të kalueme t’historisë

bashkë me legjenda t’lashta me radhë:

një thesar i vërtetë i mençurisë.

 

Flisje për Gjin Pjetrin e për Kurbinin,

për Lidhjen e Prizrenit, për burrat e dheut,

për Abdyl Frashërin, Isa Buletinin,Z

 

ogun Mbret prite sa herë,

me burrat që po ndërtonin Shqipninë

Gjergj Fishtën e madh, poetin Homer,

 

që me lahutën perjetësoi trimininë,

e Shqiptarve , që luftonin me nder,

për trojet e tyne, atdheun e lirinë

 

 

 

 

V

Re të zeza qiejt e botës mbuluen,

për Shqipninë e mjerë një kob i ri ;

hordhitë fashiste vendin e sulmuen :

ishte dita e atij shtat prilli të zi.

 

Re pas reshë dhe shpërthejti stuhia,

rruzulli u përfshi n’përleshje viganash,

shkatërrime pësoi mbar njerëzia,

n’ lufta t’përgjakshme mbetën sa djem nanash.

 

E kur dita e lirisë agoi mbi botën,

e popujt po shpresonin për shpëtim,

mbi vendin tonë djalli lëshoi shqotën,

 

ra mbi shqiptarët një ma i madh mallkim

Historia mbrapa po e kthente rrotën,

Pesonte Atdheu ma t’egërin pushtim.

 

 

VI

U vërsulen t’egra brigatat partizane,

zjarrin duke u kallë kullave kreshnike,

që kishin pas djegun hordhitë osmane:

ti dëshmitare ngjarjesh historike

 

Cilësitë e tuja aq të shqueme

për të cilat të njihnin krahinat mbarë

e gjithë vendi, si një grue t’nderueme

nuk i përfillte hiç regjimi barbar.

 

Në Laç e në Skuarj, u ngrit flaka,

mbi ato kulla kala, çerdhe shqiptarizmi

bashkë me to t’u pre dhe ty nafaka,

 

re n’kthetrat e pushtetit të sadizmit,

që burgoste e internonte pleq e plaka,

dhe i pllakoste n’kampet e komunizmit.

 

 

 

VII

Vendin, sllavo – komunizmi e zaptoi,

me hekur e zjarr e krime mizore,

mbi kullat heroike flakën lëshoi,

e mbushi trojet me burgje e me vorre.

 

Ku ishin burrat ma të mirë të Shqipnisë,

i lidhi n’hekra, i çoi në pushkatim,

të përfshiu edhe ty vala e barbarisë,

të moren, larg të tretën n’internim.

 

Atje t’ përplasën n’Tepelen’n gurore :

me mija ndër kapanone u stivosën,

ku sillej vërdallë veç vdekja mizore,

 

mbi t’pafajshmet viktima sillte kosën,

s’kurseu as pleqërinë as moshën fëmijore

Aty, gjyshe e dashun, vitet t’u sosën !

 

VIII

Lot kan me u derdhë për ata që s’janë,

për atë gjak të pafajshmish që rodhi gurrë

Mos u përsëristë ma ajo kasaphanë,

ajo kohë mizore mos u ktheftë kurrë.

 

Një vend aq i bukur, parajzë toksore,

krejt u shndrrue në burgje e kampe t’ punës,

që për shum kënd u kthyen n’të zeza vorre:

vdisnin njerëzit prej mundimi e dhunës

 

E atdheut të tanë elita e mençurisë,

u zhduk nga faqja e dheu e u shue fare:

mbaroi pafajsija n’kthetrat t’lemërisë,

 

nuk u kursyen as mosha ma mitare:

nanat u veshën me rrobat e zisë,

i humbën foshnjet e tyne ndër llahtare

 

 

IX

Hije lugetnish xhelatët vinin vërdallë,

viktima tuj kërkue n’fshatna e qytete

tmerrin përjetonin njerëzit për s’gjallë:

shpëtuen ata që u ndan prej kësaj jete.

 

Vdekje mbillnin çdo çast armët vrastare,

brigjeve tëlumejve t’llahtarisun:

kositëshin veç jetat djaloshare,

ndër gropa të përbashkëta gremisun.

 

N’prehnin e nanës përpëlitej fëmija,

për një pikë qumësht i etun i sëmurë:

kërthiqet e gjora i zinte veç uria

 

gjini i nanës ishte kthye në murë.

Kënaqëshin sadizmi e ligësia, :

shpirt katilët, xhelatët zemër gurë !

 

X

N’se vdekja të shpetoi nga ato mjerime,

ku viktimat vuenin për një kotherë,

pushteti gjakatar sajonte krime,

mos me t’lan me pushue n’vorr asnjëherë.

 

Eshtnat e tua, tri herë ndërruen vend

bashkë me qindra t’ tjerë të çvarrosun,

diktatura barbare veç ish çmend,

tmerret e saja nuk kishin të sosun.

 

Edhe sot nuk dihet vorri yt ku gjëndet,

A thue vjen një kohë që ka me u zbulue ?

emni yt përsëri do të përmendet,

 

në pllaka të mermerta ka me u shkrue,

dhe përjetësisht aty do të gdhendet,

Heroinë të pafajsisë me të nderue

 

 

 

XI

Tani që vjetët mbi supet randohen,

e flokët e zbardhun flasin për pleqni,

çastet e fëminisë më kujtohen,

kur ti më llastoje me plot dashni.

 

Aq shum pas nipave jepëshe me shpirt,

e mbi të gjithë mua fort ti me doje,

e kishe zemrën të bardhë aq të dlirtë,

s’ta bante kur zemra të na qortoje

 

.E urtë, e përvujtun e grue zojnore,

të gjithë të nderonin të vjetër e të ri,

ishe me t’vërtetë një grue arbnore,

 

stolisë me virtyte e jo me flori,

nga jeta na ndau humnera mizore,

për me u takue vetëm n’përjetësi

 

 

NANËS

 

I

Ç’të them për ty fort e dashuna nanë,

kur koha që kaloi ishte krejt mundime,

që në kujtesën tmerre na ka lanë,

plot me tortura, vuejtje dhe mundime ?

 

Qëndrove n’ato rrethana sokoleshë,

porsi shembull mbete ti e krenarisë,

me njerëz katilë çdo ditë t’u ndeshë,

që donin t’mposhtnin nderin e Shqipnisë.

 

Zonjë ishe dikur, një zonjë fort e randë,

bashkshorte e një oficeri shtatmadhor,

që gjurmë në histori po kishte lanë,

 

kur po formohej shteti i ri arbnor :

prandaj t’denuen ty aq egërsisht, nanë,

e t’pllakosën përsgjalli si në vorrë

 

II

Që në foshnjëri mbete ti jetime,

prindin ta kishin vra në pabesi,

pate asokohë të pakta gëzime,

të përjetueme e vetmueme në vogli.

 

Në Rrëshen ti linde n’shtëpi fisnore,

e u rrite me një nanë vërtet burrneshë,

ishe fejue që në moshë mitore,

me trimin tand ti kurr nuk ishe ndeshë.

 

Në Vien t’Austrisë në shkolla të larta,

oficer u kthye n’Atdhe per me punue,

i pari n’mësime me dekorata t’artaë

 

Lufta e Madhe Botnore sa ishte mbarue,

vlonin n’shpirtin e tij hove të zjarrta,

për kombin shqiptar vepra me ndërtue.               

 

 

 

 

 

 III

Dasme e madhe u ba n’at shpi kreshnike,

që kishte njoh beteja dhe lavdi,

shpesh u dogjën ato kulla historike,

prej hordhive t’pushtuesit osmanlli.

 

Grueja e një ushtaraku shum të lavdishëm,

që mënjëherë iu imponue kombit shqiptar,

jetove midis njerëzve të dijshëm,

qytetnimin njohe t’Evropës mbar.

 

Kur erdhi koha të lindësh fëmijë,

atje në mal të Skurajt burri të nisi,

tradita duhej t’ruhej n’at shtëpi,

 

ku lind kishin stërgjyshët e atij fisi,

duhet të lindnin edhe djemt e tij,

si degë t’forta n’trungun e një lisi

 

IV

Atdheu po kalonte vështirësi,

çakej të tërbuem sulëshin nga çdo anë,

anmiqt shekullor në Jug e Veri,

e përtej detit italianët breshkamanë.

 

Kërkonte Sllavi që të zgjaste dorën,

për me gllabërue trojet e Shqipnisë,

hesapet pa hanxhinë ata ndermorën,

shqiptarët i dolën zot historisë.

 

Heroin e Kombit, Bajram Currin trim,

bashkë me Prenk Jakun, dhe miq të tjerë,

prite e përcolle me të madh nderim.

 

Planet ata duke hartue përherë,

serbët me i përzanë me forcë e luftim,

trojet tona mos me shkel kurrnjëherë.

 

 

V

Ishte një kohë heroizmi e burrnie,

kur vinte shpesh Muharrem Bajraktari,

me miq të tjerë, fort u kishte hije,

si Fiqri Dinja dh’Hysni Demë luftari.

 

Të tillë burra nderonte shum Shqipnia,

patriote të shquem, kapidana me namë,

për ata do të shkruente historia,

shtetin e ri me forcë kishin rimkambë.

 

Ahmet Zogun prite n’at banesë ti vetë,

kur Preng Pervizin vinte me takue,

rrethanave t’randa zgjidhje me u gjetë,

 

anmiqt e kombit për me përballue.

Me Nanë Mbretneshën shpesh kish bisedue,

se si me ua hequn grave ferexhetë.

 

VI

Përparonte Shqipnia plot mbarësi,

tue ça detin e historise krenare,

e njohun në gjithë botën si mbretni,

me në fron Mbretin Zog të parë.

 

Nga politika u ba lamsh njerëzimi,

shtetet e vogla viktima të para ranë :

plane demoniake po thurte Mussolini,

për me gllabërue Ballkanin të tanë.

 

Me krijue donte madhshti përandorake

si në kohë t’romakve e sulmoi nga deti,

si baloz i zi, me forcat ushtarake

 

,në Durrës u duk se kishte ra tërmeti.

N’at shtat prillin e zi të pa nafakë,

Për Shqipninë e mjerë ndodhi kjameti.

 

 

 

VII

Gjëmoi deti dhe qielli i krejt Shqipnisë,

nxi me luftanije dhe plot balona,

kishte sulmue fashizmi i Italisë :

prej radiove ushëtiu n’ botë jehona.

 

Tre dit ma përpara vlonte hareja,

lindun na kishte princi trashgimtar ;

lajmi i pushtimit ra porsi rrufeja,

u largue mbreti me disa oborrtarë.

 

Mbeti vendi pa udhëheqje e ushtri,

dy orë zgjati në Durrësin qëndresa,

luftoi si luani një kapter i ri,

 

dhe ra si deshmor prej armve të pabesa :

Mujo Ulqinaku mbeti n’histori,

E lartë ishte trimnija e tij edhe besa.

 

VIII

Përjetove nanë këtë tragjedi,

me gjithë popullin patriot korçar,

mbi ballkon valoi flamuri kuq e zi,

dy muej mbeti aty një simbol krenar !

 

« Autoritetet » erdhen me të thanë :

« Zonjë e nderueme, duhet heq flamuri ! »

« Hiqnje po t’guxoni » – u gjegje nanë,

« me dorë të vet e ka vendosun burri ! »

 

Nuk ja mbajti kujt flamurin me prekë,

deri sa u kthye komandanti trim,

përciell kishte Mbretin n’shtetin grek :

 

urdhën kishte marrë prej tij për kthim :

Ora e Shqipnisë tashma kishte vdekë !

Atdheu nën fashizmin ra në pushtim.

 

 

 

 

IX

Agoi dita e lirisë u çuen shqiptarët,

Bashkimin Kombtar n’Mukje me vendos.

N’shtëpinë tande mblidheshin atdhetarët,

për ktë çeshtje të shenjtë me ba çmos :

 

At Anton Harapi, Mehdi Frashër Beu,

Fiqri Dine dhe Gjeneral Permeti,

me Hysni Demën dhe Cen Elez Ndreu,

Muharrem Bajraktari etjerë pas veti.

 

Aty Lef Nosi, e frati Pater Leka,

dh’oficera tjerë të gjithë madhorë,

për ta duke shtrue si darka dhe dreka,

 

tregove grue burrneshë e zojnore.

Por Shqinisë besa i kishte ardhun deka :

kurdiseshin për të plane tradhtore !

 

X

U tradhtue Shqipnia n’Teheran e Jaltë,

« Aleatët » të pabesë si gjithmonë,

e braktisën krejt e lanë në baltë,

komunistët përkrahen për t’keqen tonë.

 

Nuk mjaftonin bombardimet gjermane,

mbi shtëpit’ tona sa gjyle u lëshuen ;

barbare veç erdhen forcat partizane,

kullat i grabiten, dogjën e shkrumuen.

 

N’malet e Kurbinit gjete strehim,

bashkë me vjehrrën e dy djemt e ri,

prej bishës komuniste me pasë shpëtim :

 

Populli ju mbrojti me besnik’ni.

Ma vonë ju deshti me kërkue dorzim :

ne burg ju pllakosen, në kamp të zi

 

 

 

XI

Me radhë i more kampet e Shqipnisë

prej Lezhe në Berat der n’Tepelenë

me vjehrrën tande në moshën e pleqnisë,

me shumë familje tjera mbyllun mbrendë.

 

Gjomarkaj, Bajraktari, Dema, Dine,

Marashi, Sokoli, Kolaj dhe Ndreu,

prej çdo vendi verior prej çdo krahine :

një krim të tillë nuk e kisht pa dheu !

 

Uria, sëmundjet, t’ftohtit dhe mundimet,

ju katandisë në viktima t’shkreta,

vit mbas viti pllakosën internimet,

 

vdiqen n’ato kampe mija veta.

Mbi ty ranë vazhdimisht shqetsimet,

në të randa vuejtje t’kaloi jeta.

 

XII

N’ Portopalermo t’ mbyllen në kala,

n’atë shpellë e sketerrë ty të pllakosën,

me shumë viktima, pleq fëmijë e gra.

Një ditë disa oficera të llafosën :

 

« Zonjë e gjeneralit, burrin vall pret,

t’ vij me nëndetse ? Do t’turrëshe si era,

që t’ikje me atë anije nëpër det… ! »

« Gaboheni fort, zotnij oficera ! »

 

« Nuk i braktis askurr unë djem e mij,

n’dorë tuej me i lanë me u torturue :

nuk mund t’ketë për mue tjetër lumtuni ! »

 

Mbetën ushtarakët krejt të hutue :

« Hak na dha pergjigjeë Se ka n’ Shqipni,

grue si kjo krenare, s’kemi besue ! »

 

 

 

XIII

Në kampet të thrrisnin, zojë e gjeneralit,

dikush të drejtojej edhe zoja Prenë,

Të thrrisnin t’internuemit n’emën t’djalit,

Nanë e Valentinit, n’Berat e Tepelenë,

 

Valentinin e kishe fëmijën e parë

me të ti kalove atë jetë të mjerë :

akademik edhe oficer krenar,

burgjet dhe kampet përballoi me nderë

 

Nanë e Gencit të kan quejtë ma vonë,

tridhjetvjet burgje e kampe Genci i mjerë,

për aviator kishte mbarue në Rome.

 

Pastaj, nanë e Lekës, t’thirrnin ngaherë,

ky ma i vogli, me ty pat mbetun gjithmonë,

me pikturë e shkrime merrej përherë.

 

XIV

Tridhjetëtre vjet kalove n’internim,

bashkshorte e Gjeneralit e fajsueme :

njohe vetëm vuejtje e të madh mjerim,

urdhën kishte dhanë partia e mallkueme !

 

Gratë edhe vajzat e nuset e reja,

tek ti gjenin një mbrojtje veç nga dhuna,

shumë prej tyne kishin mbetun të veja,

shumë pa fëmijë, të mjera e kërcuna !

 

Ishte një ditë prilli, e një prilli të zi,

kur prej nesh u ndave ti për përherë,

erdhën t’internuemit të gjithë për ty,

 

për të përciellun plot respekt e nderë

Simbol ishe për qëndresë në Shqipni,

do t’kujtojnë bashkvuejtësit kurdoherë.

 

 

 

XV

Tani pas kaq vitësh larg në mërgim,

mendimi shkon tek ti, moj nanë e shtrenjtë,

si një andërr e bukur, si një vëgim,

për gjithë jetën time mbetesh ti e shenjtë.

 

N’ato kohna të kobshme të dënimit,

ishe ti kurajo e forca shpirtnore :

gjithmonë e pamposhtun, një grue e guximit,

që s’përfillje fare shtypjen mizore.

 

Para teje xhelatët ulnin sytë,

t’mposhtun prej asaj sjellje fort krenare :

e ndienin veten keq edhe të ndytë,

 

aq spikastey krenaria shqiptare,

që rrezatonte porsi një rreze e yjtë

n’ato të mynxyrta kampe llahtare.

 

XVI

Me pluhun mbulon koha gjithë kujtimet,

fytyren tande asgja s’mund ta mbulojë,

ripërtërihen në mendje gjithë mundimet,

që me vite të tana përballoje.

 

Ditët e f’minisë çfaqen tash e parë,

kur lumtunia n’mesin tonë qëndronte ;

ishin dit të bukura, kur e pandarë,

mirëdashsia amore veç me llastonte.

 

Peshoi randë mbi ne padrejtësia,

jetën na mohuen, na mohuen lirinë,

u dënue nga terrori pafajsia,

 

dashnia jote e përballoi lemërinë,

u thyen prangat mizore, u mposh flliqësia

e ruejte t’ pa cenueme krenarinë.

 

 

 

 

XVII

Atje në një vorr të vetmuem po pushon,

larg atij bashkëshortit aq të vyeshëm,

në gishtin tand një unazë arit ndriçon,

simbol i atij bashkimi të pathyeshëm.

 

Do t’ vij një kohë t’bashkohi përsëri,

atje në ato vorreza ku pushojnë t’ parët,

do mblidhen eshtnat anëmbanë n’Shqipni,

tretun qëllimisht nga xhelat barbarët.

 

Gjyshja e degdisun larg në Tepelenë,

ndoshta vorri saj humbi e nuk u gjet ;

eshtnat e djemve t’tu kanë marrë dhenë,

 

njëni n’Myzeqe, tjetri në kurbet :

miset e burrit ne Belgjikë po flenë,

presin që të kthehen n’ Atdhe të vet.

 

 

 

 

XVIII

Paska qenë shkrue për ne një fat mizor,

me fije të padukshme duke u tjerrë,

përjetuem llahtar, përjetuem terror,

përdhunisht na pllakosën në skëterrë.

 

Ishe shpresë n’at ferr, ishe shpëtim,

guximtare, e pamposhtun shum fisnike,

me shpirt sakrifice e me durim,

s’u trembe kurr, s’u ligshtove prej frike.

 

Na jepshe ti kurajo për me qëndrue,

n’at vend ku qëndresa kishte humb fare :

« Do t’vijë dita, që kemi me shpëtue,

drejtsia – thoje – do dali ngadhnjimtare,

mbi t’keqen e mira ka me fitue,

ka me triumfue për’sri mbi botën mbarë

 

XIX

Shkelqeu dita e fitorës të së mirës,

lumenj njerëzish me pishtarë t’lirisë,

shemben ato muret e prapështirës,

rivendosën themelet qytetnisë.

 

Nuk je e pranishme në mjedisin tonë,

për me shijue simfoninë e ngadhnjimit,

që madhërisht mbi botën ban jehonë,

n’zemrat dhe në mendjet e njerëzimit.

 

Nuk je ma krijesë ti, thjesht tokësore :

shpirt n’hapësinën e pafundësisë,

na veshtron e na ruen nga lart, qiellore,

 

me dashuninë e nanës ndaj fëmisë.

Je ma e madhja mirësi njerëzore,

je veç shprehja e përkryeme e dashunisë !

 

 

BEBA

 

I

Nga mendja nuk më hiqet ajo ditë

kur m’dole para porsi një zanë mali,

engjëll ngjaje ti prej qiellit zbritë,

aq krijesë të bukur Zoti t’ fali.

 

Ishte një dit’ maji, qeshte pranvera,

m’erdhe pranë e hirëshme si përri,

flokët e zi valëzues t’i shprishte era ;

shtangun kisha mbetun dhe gjuha mpi.

 

T’vezullonin sytë si yjet e qiellit,

e mahnitun dukej vetë natyra :

anderr ishe ti a thjeshtë një vëgimë

 

Aq të ndriste e bukur ajo fytyra

sa venitej fare dhe drita e diellit :

e zemra ime shkrihej në mallëngjim.

 

II

Nga shkumba e detit thonë se kishte dalë,

Afërdita, perëndesha e dashunisë,

bija e Zeusit n’Olimpin zot i parë,

në kohnat legjendare të njerëzisë.

 

Ti nga ajo shkumbë nuk u përftove

veç bukuria jote shqelqeu si rreze dielli,

dhe nëse jetë të trishtë ti përjetove,

ngjaje sikur ishe pikë prej qiellitë

 

Ndrite si ylli i mëngjesit në jetën time,

porsi Afërdita, që në shqipen thuhej,

ose Venusi në atë gjuhën latine,

 

që e skalitun nga Praksiteli n’shekuj ruhej.

N’se jeten kalove n’vuejtje e mjerime,

bukuria jote askurrë s’do shuhej.

 

 

 

 

 

Gjuliana Pervizi (Beba)

Vërmosh, 1948

Ajo mori emrin Beba ne Kampin e Tepelenës

si fëmijë që i shpëtoi vdekjës

42 vjet internim – dëbim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

III

Kur më kishte pllakos fati mizor,

Në mes asaj të tmerrëshme skëterrë,

M’u shfaqe para si vëgim hyjnorë

Në zemër time ai çast mbetët përherë.

Cilido njeri ty rrugën ta lëshonte,

 

Kur si engjëll kaloje plot hijëshi,

Kush të shihte, i mahnitun t’admironte,

Për ato sy t’ ndritun, e bukur, perri.

 

I heshtun rrija aty fare pranë teje :

Fort me rrihte mue zemra pa pushim,

As një fjalë nuk mundja për me thanë,

 

Thue më kishte godit shkrepje rrufeje.

Aq fort në ty dashnia më kishte zanë,

Nuk dija n’se i çuet isha apo n’andrrim.

 

IV

Do kalonin vitet por jo dashunia,

që per ty ushqeva gjithë një jetë,

bota mund të shuhej dhe njerëzia,

por jo kurrë ajo ndjenjë e vërtetë.

 

N’zemër time mbetësh ti përore,

si n’at’ ditë maji kur per her’ të parë

ti u duke aty porsi krijesë hyjnore :

prej atij çasti mbetëm të pandarë.

 

Jeta të përplasi ndër mundime,

njohe ti ç’ishte ajo sketërra,

ku kërthiqe e njom’ kapun pas gjinitë

 

përfundove ti ndër gjemba e ferra,

e u rrite nëpër kampe dhe mjerime,

ku veç endëshin pëlhurat e qëfinit

 

 

 

V

U nxi qielli i botës dhe i Historisë

nder lufta t’kobshme popujt kacafytë.

U nxi dhe qielli i të gjithë Shqipnisë

kob e mizori na panë veç sytë.

 

Të llahtarshme u sulën diktaturat,

mbi të pafajshmit duke ba kërdi.

Çfarosën popujt, gratë, fëmijët e burrat,

thëror tuj ua flijue idhujve te rij.

 

Idhuj gjakatar, Stalina, Hitlera,

diktatura t’egra plot me parime,

naziste, komuniste, krejt antinjerëzore.

 

Dolen Pot Pota, Çausheska edhe Envera,

mbi popujt e shkretë duke ba krime,

tepër të përbindshme dhe mizore.

 

VI

U rrite ndër kto kobe, vajzë heroinë,

krenare, e pamposhtun, guximtare,

e ruejte t’pa cenueme bukurinë,

prej bishave me huqe grabitqare.

 

Si trëndafil që mbin n’gëmush të ferrës,

dhe nëpër gjembat rritet, del në dritë,

ashtu veç dole ti përmes skëterrës,

me hijëshinë tande njerëzit tue habitë.

 

Me dhimbje thurën këto vargje t’vona,

pas kaq vitësh heshtje, frike e tmerri ;

ty të kushtohën moj vajzë lëgjendare,

 

Ka me u përhapë e tyne veç jehona.

Si engjëll shpëtove prej atij ferri,

tue ruejtë hyjnore të bukurat tipare.

 

 

 

 

VII

Me ankth, me brengë, me dert e lot,

mbushën mbresat tona ndër kujtimet,

për një jetë të humbun që shkoi kot,

kur na u grabitën përdhunisht gëzimet.

 

Ish një kosë katile, kosë mortore,

ajo që me bar t’thatë kosiste lulet :

sa e sa lulet t’bukura, lule bore !

Një kujtim i trishtë që kurr nuk shkulet.

 

Moshatarët e tu, si kerubina,

ndër kthetrat mizore mortja rrëmbeu ;

kumboi e sa nan’zezave lemëria !

 

U rënqethën male dhe lugina,

vorre, vorre u gërmue mbar dheu :

përpëlitej n’ bark të nanës fëmia !

 

VIII

Prej stuhive t’prap’sive njerëzore,

ishe përfshi në moshën e pafajsisë ;

të rrembyen ato kthetra mizore,

që nuk kursenin as jetën e fëminisë.

 

Telat të rrethonin, ferra çeliku,

varun për pas gjinit t’nanës s’re,

t’ quenin edhe ty këlyshe anmiku,

fajtore se prej ’i babe kishe le.

 

U rrite tue mos njohun ç’asht liria,

bashkë me pafajsisnë ajo vorrosë ;

fort e llahtarshme ra mbi ty egërsia,

 

moshatarët t’ tu, tuj pre me kosë.

Ndër këto tmerre u denue pafajsia,

diktatura kështu kishte vendosë.

 

 

IX

Një skllave ishe mes skllavëve mizëri,

në fushat balturina tue punue :

në një grop ‘ me gjarpnin ujin tue pi,

flaka e diellit l’kurën tuj të përcllue.

 

Qysh kur lindte dita dhe binte nata

kërrusun për mbi bel tue hap hëndeqe,

rrije n’ato lluca me gra të ngrata :

urdhën kishte dhanë partia përdreqe.

 

Nanë u bane shpejt, një nanë krenare :

djemt i rrite ti, të fortë si azgana,

edh’ e pamposhtun kurrë, nuk pyete fare,

 

se mbërthye të kishte si ndër dana,

diktaturë mizoreë Fort guximtare,

ball i bane asaj për vite të tana.

 

X

Bukuria jote kishte marrë dhenë,

rrotull të vinin disa lakmitare,

xhelatët ty mir ta kishin ba benë,

për qëllimin e tyne grabitqare.

 

Porsi Zanë e malit fort inatosun,

këto katila t’ eger i shitove,

mbeten ata veç si te perdhosun :

me qendrimin krenar krejt i dermove.

 

Me zemër fisnike, besë e nder,

grue ti burrneshë; si shpatë vringlluese,

Fjala jote ra si rrufé përherë

 

Tue përmbysun ato jena gllabruese.

Nuse e re shkue kishe ti n’atë derë,

Që s’kishte njohun kurr sjellje poshtruese.

 

 

 

 

XI

Mes një dimni të madh, kallkan mbërthye,

qëndronte krejt pa shpresë jeta shqiptare:

si nje shpatë vrastare për mbi krye,

regjimi kish vendos ligje barbare.

 

Të drejtat e njeriut, universale,

ishin mohue krejt, shkelun mizorisht.

O Zot, këta përbidsha pse s’i ndale,

që i mundonin t’pafajshmit porsi Krisht !

 

Në k’të skëterrë që mbillte lemerinë,

me pranga na kish lidhun diktatura.

Jetën na rrëmbeu, na rrëmbeu rininë :

 

kockat kishin mbetun edhe lëkura.

Terrori i kuq po bante batërdinë,

tue mos kursye as gra, as fëmijë, as burra.

 

XII

Porsi ajo anije mes detit tallazor,

me ato vela të shkyeme shkon, përplaset,

por drejtimin e mban ajo peror

shkrepave u largohet e nuk u qaset,

 

ashtu dhe ne u shkapetem nëpër motët,

timonin tue mos e lëshgue kurr prej dore,

ç’ka se gjaku rridhte, rridhnin lotët:

veç për me i shpëtue dhunës mizore !

 

dh’erdhi koha që t’agonte liria:

u shëmben idhujt, përbindëshat mizorë!

Prej tyne qe e denueme pafajsia,

 

t’mallkuem në historië mbetën peror.

Llahtarue prej sish ishte njerëzia,

Për një gjysmë shekulli t’gjat’ kohor.

 

 

 

XIII

Vitet e llahtarit lanë plot mbresa,

n’zemër e në mendje t’çdo njeriu,

por mbi t’gjitha fitoi nderi e besa,

dhe per ata që vdekja na i perfshiu.

 

Me bukurinë tande fort krenare,

moj trimneshë e re kurr nuk u ligshtove,

gjithmon’ mbete e vendosme, luftetare,

stuhitë e njëpasnjëshme perballove.

 

Dhe kur mbi ty kanosej egërsia,

për me të gllabrue me kthetrat mizore,

e patundshme rrinte vendosmënia,

 

nuk pyesje ti per bishat aq gjaksore :

e pa prekëshme mbetej bukuria,

që Zoti vet’ kishte qëndis’ me dorë.

 

XIV

Emni yt « Beba » do t’mbetet lëgjendar,

me u përmend gjithmon sa të jetë jeta,

qysh n’ Tepelen’, ku f’mijët moshatarë,

si miza vdiqen e lan’ nanat e shkreta.

 

Me at’ emën përmblidhej nje histori,

që përjetëson t’rënqethshme mendime

, do t’kalonte koha dh’ emni përsëri,

do t’ përmendej për me ringjall kujtime.

 

I bukur tingëllonte kur shqiptohej,

sepse përmblidhte mosh’n e pafajsisë,

ashtu do t’mbetej, kurr nuk do t’harrohej.

 

Dhe kur jeta t’merrte rrug’n e pleqnisë,

emni do të jehonte plot me shpresë,

si mbresë e paharrueme e fëminis

 

 

 

XV

Atje në Tepelenë, n’at kamp tmerri,

pa dal drita mirë, çanga kërciste,

« Apeli ! » si lugat Selfo kapteri,

emnat duke lexue, çirrej, bertiste.

 

« Beba » ty të thrriste një kamp i tanë,

por n’ listen e zezë ndryshe ishte shkrue,

aty emni i vertetë dilte « Julianë » :

e egra diktaturë nuk t’kish harrue !

 

N’krah të nanës gjorë strukun përherë,

duhej paraqit te kapter xhelati

« këtu ! » përgjigjej nana, « këtu ! » dy herë,

 

sepse e denueme dhe ti ishe nga fati,

e degdisun keq n’at kamp skëterrë,

ku të kishte pllakos shtet malukati.

 

XVI

Si kafshë grabitqare rrinte partia,

mbi çdo përson gati me sulmue :

trishtohej burri, grueja dhe fêmija,

kush radhën e kishte me u denue.

 

Në një natë të kobshme ty të thirren

« Beba, para popullit ti me dalë,

llogari me dhan’ ! » të shanë, t’u çirren,

« ai emën Julianë, prej nga doli vallë ? »

 

Anmike ty të quejtë,n t’demaskuen,

bij e një far tradhtari n’arrati,

me shpifje e gënjeshtra të mbuluen,

 

fer s’ta bani syni, gjithë krenari,

shpifjet i hodhe posht’ që kin kurdisun,

me guxim të madh, plot fisnikëri

 

 

 

XVII

Mbetën njerëzit krejt të lemerisun,

ç’ishte ky lloj teatri, kjo komedi,

Beba me mendjen krejt të çakërdisun,

kishte friken mos kthehej n’ tragjedi.

 

Emni i ri « Juliana » ish në çdo gojë,

populli nuk po merrte vesh asgja,

ah ! moj Beba e shkretë, me ty u ba lojë,

që t’ulish kryet e të mos bajsh me za.

 

Por qe besa si femën vërtet trime,

s’deshte të ia dish për demaskim,

dhe me kokën lart s’ pyete për mashtrime,

 

kurdoherë trimnisht mbajte qendrim,

djemt e burrin pranë në kto shqetsime,

ti jetën përballove me guxim.

 

XVIII

Nuk merrte fund jo kurr përsekutimi,

që si shpatë mizore varej mbi krye,

i tërbuem vërdallë vjen sigurimi,

çdo qëndresë t’vendosun për me thye.

 

Femijën nandëvjeçar ta torturojnë

me mjete ma mizore tue e mundue,

familjen mir po duen të shkatërrojnë,

për çdo ditë e natë duke e kërcnue.

 

Sikur shqipe mali që çerdhen mbron,

ashtu Beba e kampëve mbron shtëpinë,

me ia prek fëmijët kush nuk guxon,

 

si një shqiponjë ajo e shpreh trimninë,

fjala e saj e flakët të përvëlon,

s’pyet për Sigurimin as për partinë.

 

 

 

XIX

Përse u krijuen kto kampe kaq mizore,

e kush ishte ai me mendje aq sadiste,

si bagëti me ndry qenie njer’zore ?

Bota kishte marrë të tatëpjetën,

 

qysh në Teheran dhe n’ Jaltë ma vonë,

ku « Përenditë e Luftës » ujdinë gjetën,

me e nda rruzullin mbarë në dy zonë.

Stalini mustakosh dhe i madh xhelat

Zeus atje në Kremlin – Olimp i ri –

mirë e kish mashtrue Rusveltin sakat,

Evropës për me i vu n’Berlin kuii’

 

Mesdheun donte Stalini e s’pati fat:

Çurçilli nuk e la me prek Greqinë,

Ku menjëherë çoi anglezën  ushtri.

 

XX

Nuk pyeti kush për t’bukuren Shqipni !

Si skllave n’treg e qitën për ta shitë :

komunizmi mizor erdhi në fuqi,

errësinën mbolli aty ku kish dritë.

 

Krime u kryen të rënqethshme gjakatare,

kosa e partisë nuk kursej dhe lule,

pamëshirë, njerëzit qiti fare,

e ktheu vendi në vorr, n’kufomë kërbule.

 

Porsi lubi t’mbërtheu dhe ty kërthiqe,

të përplasi në kamp, n’at ferr te zi :

shpëtove kot nga gjith’ ato rrëziqe,

 

viktima le mbrapa, qindra fëmi,

mrekulli ishte ajo q’aty nuk vdiqe :

në qiell për ty mendonte ‘i Përendi.

 

 

 

XXI

Sot, mbas kaq vite, atje ku mbretnon liria,

Madamë Gjuliana t’thrasin me nderë,

akoma nuk asht zhdukun lëmeria

që n’zemër t’kish hy qysh fëmijë aherë.

 

Emnin e bukur Beba kudo ndigjon,

i përket ai një femne fort krenare,

gjithkund ku paraqitesh të nderon,

dhe n’rrethet ma të mira qytetare.

 

Mbas kaq vjet, të vona kto tingëllime,

në medje bluejtun, tani veç gjejnë shkrimë

të pa ndamë ne ishim ndër sa mjerime,

 

për me u kuptue mjaftonte një shikim :

dashunia na shoqnoi, patëm gëzime,

Zoti, tre djem na fali, si dhurim.

 

XXII

Një dhuratë, unazë a gjerdan florinit,

dhuratë të çmueshme, s’munda me t’dhanë,

një varëse arit, me t’zbukurue gjinin,

nuk t’bleva gjatë një jete të tanë !

 

Një lule, gonxhe trendafili të kuqe,

nuk t’solla njëherë në jetën time,

sikur të vogël fare, një burbuqe,

që të buzëqeshje ti me plot gëzime.

 

Si nji tufë lulesh, t’kushtoj kto poezi,

mes tyne ndonje varg me shum shkelqim,

i mblodha gjat’ kohës me dashuni,

 

qe t’mbeten n’zemrën tande si kujtim,

si një dhuratë e çmuar, ma se flori :

me ato të kam dhurue gjith shpirtin tim.

 

 

GJENERALI

 

I

Atje ndër ato malet e Kurbinit,

ku ende jehon kushtrimi i Skënderbeut,

ku luftonin çetat e njatij Gjinit,

kundër pushtuesve, për liri t’Atdheut,

 

n’at’ Skuraj të lavdishëm plot legjenda,

mes zjarrit të kryengritjes patriotike,

linde n’ato kulla krenare, brenda,

ku farkëtoheshin ngjarje historike.

 

Orët e zanat të qëndronin pranë,

me ty mor vogëlush duke lodrue,

fatin të caktonin, jetën të tanë,

 

që ndër vite do t’shkonte tue u zhvillue ;

fort emni yt do t’shquhej anëmbanë :

Atdheut jetën do i kishe përkushtue.

 

II

Akoma në shpërgaj, foshnje kërthiqe,

n’kurriz t’nanës more shtigjet e malit,

mes pyjeve e shkrepave plot rreziqe,

për me i shpëtue anadollak vandalit.

 

Dh’erdhi dita kur vet Gjin Pjetri u çue,

Synin ta vuni mes f’mijëve të tjerë :

« Frrok – i tha prindit tand – kam mendue,

n’shkollë m’e nis Prenkën menjëherë ! »

 

I rrebt ishte prindi yt e trim drague :

« Mos me pyet or Gjin ti tjetërherë,

n’daç hidhe n’zjarr, n’daç n’ujë m’e lshue,

 

Zot je i shtëpisë, ti vendos n’ktë derë ! »

N’shkollë Gjin Pjetri vetë të ka shoqnue :

për ty një vogëlush ishte i madh nder !

 

 

 

 

 

 

Gjeneral Prenk Pervizi

Skuraj 1897- Jolimont 1977

(Foto, Tiranë,  1943)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

III

Fort po gjimonin malet e Kurbinit,

thue një stuhi e madhe kishte shpërthye,

s’ishte e motit gjama, veç çetat e Gjinit,

fyt për fyt me turkun duke u mbërthye.

 

Gryk’s Urdhazës topi idhshëm po kriste,

e frikshme hapej malevet ushtima,

krejt i tmerruem pashaj turkisë bërtiste :

« Topa vallë do të jenë a bubullima ? »

 

Shkreptinin armët shqiptare si rrufeja,

rridhte uj’ Urdhazës kuq me gjak nizami,

gjak nizami rridhte poshtë rrekëja.

 

Mbi hordhitë osmane po bahej nami,

aq e zezë për ta ish kthye beteja :

s’u kish mbetun as nam e as nishani !

 

IV

Kur agoi madhshtore dita e lirisë,

burrat e Kurbinit, luftarë të shquem,

mbas Gjin Pjetrit lshue, si vrull’ i stuhisë,

në Milot flamurin kuq e zi naltsuen.

 

Shpërthej fjala e kryetrimit porsi flakë,

ndezi zemrat e Kurbin’sve patriotë :

« Burra t’Arbënisë, në Vlonën plakë,

shpallet Pavarësia jonë në botë !

 

« Rroftë Shqipnia ! » – thirri – dhe gjashtë herë

qiti me rëvol’, ty t’kish për bri,

Treqind pushkë kan krisun pernjëherë :

 

pesëmbëdhjet’ vjeçar ishe, krejt i ri.

Ma i madh dukej Gjini se kurdoherë,

bashkë me të ti hyne n’ histori

 

 

 

V

Në Shkodrën krenare shkollën vazhdove,

n’mësime duke u shque si kurrnjëtjetër,

me Gjergj Fishten dhe Mjeden ti mësove,

Gurakuqin, Kamsin, Mosin e vjetër.

 

Por një kob i zi ra mbi tan Kurbinin,

Gjin Pjetri luftëtar e plak i parë,

ndërroi jetë, shumë ia nderuen kujtimin,

i madh dhe i vogël mbetën duke qarë.

 

Aty u gjende ti dy lot me lshue,

për axhën që t’pat nis në rruge t’arsimit.

Atdhetarët rreth tij ishin tubue,

 

përshendetjen e fundit me i ba Gjinit.

Vajtoret ma të mira duke e vajtue,

lavditë duke përmendun të kryetrimit.

 

VI

E kobshme n’Sarajevo revolja krisi,

flakën ia dha barotit të Ballkanit :

lufta e madhe botnore shpejt ia nisi,

tmerr duke i kallun, të madh, evropianit.

 

Kufijt krejt u mbyllen, mbaroi dhe shkolla,

n’pritje atje në Skuraj ti po qëndroje.

Fati i tirrte fijet tepër të holla,

Atij, për me i shpëtue nuk mund t’guxoje.

 

N’kasapane u hodhën ushtritë anmike,

në t’pergjakshme beteja kacafytë,

faqe t’zeza shkruheshin historike,

 

me miliona njerëzit duke u mbytë,

popujt t’llahtarisun krejt prej frike :

vazhdoi për katër vjet kjo luftë e ndytë

 

 

VII

Trimni tregove shpejt të pakundshoqe,

për në Vienë t’Austrisë për m’u nisë :

shum u rrezikove e shum veç hoqe,

për me mbajtun besën e miqsisë.

 

Tre të huej, austriakë, t’kerkuen shpëtim,

n’dorën tande ranë, tue t’njoftë fisnik,

për n’Austri me u kthye me shumë nxitim,

në një rrugë t’veshtirë e plot rrezik.

 

Fatit para i dole shum guximtar,

dhe të shoqnuem me burra t’armatosun,

kaluet t’gjitha pëngesat ju për mbarë,

 

ne vend te dëshiruem duke sosun :

për tre miqt austriakë, ti shpetimtarë

N’Vienë ata të çuen siç ish vendosun.

 

VIII

Në kryeqytet t’madhes përandori,

n’Akademinë ushtarake u pranove :

ndoqe studimet me vëndosmëni,

medalje e lavdërime aty fitove.

 

Lidhe miqsi edhe me shumë shqiptarë,

studentë dhe burra shteti t’pranishëm :

Ahmet Zogun zune mik të pandarë,

ndër gjithë të tjerët ai ma i lavdishëmë

 

Një miqsi që rritej e do t’forcohej

e shum e vlefshme do ishte për Shqipninë.

Atdheu për këta njerëz do t’krenohej,

 

e do t’u a shkruente të bukur historinë.

Përandoria austro – hungare asgjesohej

në at’ vit kur ti mbarove Akademinë.

 

 

 

IX

U ktheve në Shqipni plot hove t’reja,

me Ahmet Zogun n’ Durrës u përshëndete.

Në Skuraj u ndez dasma dhe hareja,

nusja po të priste pas katër vjete.

 

Prena, quhej ajo një vajzë e re vendi:

në Rrëshen t’kishte fejue prindi trim,

besnik i kishe ndej atij kuvendi,

martesë  në Vienë s’pranove propozim.

 

Nanë Mrika nuk e përmbante gzimin,

Djali saj tashti ishte burrnue e rritun :

n’Austri kishte mbarue të naltë shkollimin.

 

Në Skuraj ai qëndronte duke pritun,

vëndimin që do t’i vinte për emnimin,

rreth komandant në Krujë e kishin qitun

 

X

Ora e Shqipnisë po zgjohej përsëri,

nga koma e pesëqinvjetëve osmanë,

ku lëngoi e pafuqishme nën robni :

shqiptarët u çuen të bashkuem të tanë.

 

Në Vlonë së pari shpallën Pavarësinë :

valoi flamuri kuq e zi krenar !

në Lushnje patriotët krijuen Shqipninë,

u nisën shqiptarët n’rrugën e mbar.

 

Ishe n’atë kohë një oficer i ri,

gati me i shërbye Kombit tand arbnor,

atje ku të thirrën u gjete me ushtri,

 

me mbrojt vendin nga çdo sulm anmiqsor.

Me çetat shqiptare luftove në veri,

me i dëbue serbët prej truellit atnor

 

 

 

XI

Legjendare mbetën ato beteja,

me Prenk Jakun dhe Bajram Curr luftarin,

binit ju mbi serbët porsi rrufeja,

duke e dëbue prej trojëve barbarin.

 

Me bataljon shetitës nëpër male,

vëndoset ju rregullin e qet’sinë,

i zhduket gjithë bandat kriminale,

q’egërsisht plaçkitnin popullsinë.

 

E kur sulmuen rebelat në Tiranë,

me pushtue qytet’n, me rr’xue qeverinë,

te një pus i vjetër pritën kish zanë,

 

me do mitroloza u a preve fuqinë,

me trima që çelik brenin me dhambë.

Guximtar ! e shpëtove ti Shqipninë.

 

XII

E kur me pabesi sulmojti opozita,

me të bukura fjalë e punë të këqija,

dolët ju në mal porsi komita,

n’Beligrad ju pranoi Jugosllavia.

 

Ish viti njëzetekatër muej qërshor,

mbas Ahmet Zogut shkuet n’arrati,

ti ndër oficerët, shtatmadhor –

shkelqeje mbi tjerët si nj’yll i ri.

 

Erdhe në mal të Skurajt me pak veta,

lëshove ti kushtrim, ish muej dhjetor,

u mblodhën rreth tejet kurbinas veleta,

 

drejt Tiranës marshimi u ndermor,

ia mbathën kundërshtar’t – kambët e lehta –

u rivendos përsëri shteti ligjor

 

 

 

XIII

Katër burra aher kish pasë Shqipnia,

që kurr ma nana nuk përkund në djep,

Ahmet Zogu i çmonte nga zotsia,

detyra të randsishme shpejt u jep.

 

N’katër zona krejt vendi ishte caktue,

katër kapidana formuen kuadrumvirat,

guvernatorë ushtarakë ishin emnue :

për Shqipninë ishte shum i madh fat.

 

Prenk Pervizi me qendër në Tiranë,

për përgatitje e rrjedhë të lartë fisnore :

Presidentit Zog veç i rrinte pranë.

 

Krizat i zgjidhi ai tepër vendimtare,

që të rrezikshme mbi vendin tonë ranë,

me veprime të shpejta fitimtare.

 

XIV

Katër komandantët e Shqipnisë

vendosën rend kudo, shtetin forcuen,

po përgatitnin ardhjen e mbretnisë :

Ahmet Zogun ata në fron e çuenë

 

Muharrem Bajraktari n’Lumë i parë,

me Fiqri Dinen edhe Hysni Demen,

miq të tu të ngushtë me fis krenar,

së bashku ju të katër fituet emen.

 

Kapidana të shquem, trima me fletë,

n’dorë Shqipninë e patët për do vite,

Ahmet Zogu ua dha ktë detyrë vetë,

 

Shtetin e ri për me qitun në dritë :

s’ishte kjo një punë aq fort e lehtë ;

me shokët e pandamë në krye ia mbrritë

 

 

 

XV

Befasisht në malet e Dukagjinit,

kryengritje e madhe plasi me tradhti,

(rob e zun’ komandën e Fiqri Dinit)

me u bashkue Malsia me Malin e Zi !

 

Kurthën kishte ngrehun mirë Serbia,

me njerëz të pabesë edhe tradhtarë,

me u coptue përfarët gjithë Shqipnia,

 

krejtas për me u zhduk kombi Shqiptar !

Presidenti Zog, n’mesnatë dimnore,

Po thrret me telefon Prenk kapidanin,

 

« Ja sot ja kurr ! Vendi po del dore :

patjetër me shpëtue na sot vatanin ! »

Fjalën ia ke dhanë, me krenari burrmore.

 

 

XVI

Si një trup i vetëm Kurbini u çue,

te Shtegu i Dhenve arritën vullnetarët,

burrat ti ma trima kishe bashkue,

shkambit përpjetë u ngjitën me litarët.

 

Krejt armatimet atje lart arritën,

ku kalue nuk kish kurr një malësor,

kryengritesit të rrethuem u topitën,

kur krisma e mitrolozit gjmoi kobnor.

 

U dorëzue pa luftë e krejt paria,

krenët e rebelimit, para asaj mrekullie :

« Si kish dalë nga ajo humnerë ushtria,

 

ku nuk guxon të shkeli thundër dhie ? »

Në pallat shkoj përgjigja me pak vija :

« Prenk Pervizi në krye t’asaj ushtrie !

 

 

 

XVII

Ceno Beg Kryeziu fort revoltue,

midis parlamentit fjalën ka thanë :

« Pren Pervizin n’krye t’ushtrisë me vu

dhe gradën e gjeneralit me ia dhanë ! »

 

T’tronditun intrigantët nga këto fjalë :

« I ri asht, President, mendja mos i rritet,

gradat le t’ia japim ma ngadalë,

kur të piqet koha e të kalojnë vitet ! »

 

U mjaftue Zogu me disa levdata,

me falenderime e fjalë të mira,

i dha disa medalje e dekorata,

 

aq ishin të forta zilia edhe smira,

q’ushqenin oborrtarët tru sakata.

Ti nuk i perfillje ato fundërrina !

 

XVIII

Kur me bujë u shpall Mbretnia Shqiptare,

dh’anëmbanë botës shkruen shumë gazeta,

katër kapidanat zon’komandarë,

u shkarkuen prej detyrave të veta.

 

Tashma Mbreti kishte fuqinë në dorë,

lypëshin servile t’i vinin rrotull,

largojti oficerët shtatmadhorë,

për të bredh pas qejfit e ndonni kotull.

 

Kur Ahmet Zogu i preu kështu në fjalë,

komandantët trima kërkuen takim :

« Që besa Ahmet ti fjalës na i ke dalë,

 

për reformat që patëm marrë vendim.

Dakord nuk jemi, ti veç me na falë,

që po të shprehim haptas këtë mendim ! »

 

 

 

XIX

U tërbuen oborrtarët intriganta,

dhe n’vesh i frynin Mbretit për komplot :

« Kujdes, Madhni, se mbajn’ në brez naganta,

e për trima çerpiku nuk u lot ! »

 

Arratinë morën burrat në dhe t’huej,

për me u largue sherreve oborrtare,

atje ku besa gjaku bahet ujë,

prej mallëngjimit të trojeve amtare.

 

Nana Mbretneshë fort e mençun zojë,

djalit Ahmet dy fjalë t’urta ia thotë :

« Si kish guxue ato trima të largojë

 

që ma besnikë nuk i gjen në botë ?

Ndigjo mor bir se nuk asht jeta lojë,

E mos u beso kurr njerëzve të kotë ! »

 

XX

Prenk Pervizi mori vendim me mend,

shkollën e Luftës në Torino me krye,

me gradën major vazhdojti student,

Atdheut shum ma mirë për me i shërbye.

 

Kolonel ma vonë u kthyen n’Shqipni,

me detyra të randsishme u caktue :

n’Komisionin Nderkombtar n’Abisini,

vëzhgues për atë luftën që u zhvillue.

 

Pranë shtabëve t’Badoljos e t’Gracianit,

qëndroi gjashtë muej e mori njoftime,

të Musolinit mori vesh, hartues i planit,

 

që për Shqipninë kish të kqija qëllime :

do të versulej Duçja kundër Ballkanit,

për të vazhdue ma tej t’reja pushtime.

 

 

 

XXI

Manovra të mëdha mban Italia,

me armatime fort Duçja kërcnohet,

asht e pranishme aty edhe Shqipnia,

e parë ndër delegacionet prezentohet.

 

« Jeni popull trim ! » – thotë Musolini.

« Por i vogël fort ! » – ia pret shqiptari :

« Të madh ne do ta bajm ! Ju mirë ta dini »

« Ne na mjafton siç asht ! » – Gjegj komandari.

 

Dy herë te Mbreti Zog hyn oficeri :

« Ahmet, mbrojtjen ma jep t’Atdheut tonë ! »

Mbreti po e vështron si fort për seri :

 

« Me Italinë miqsi kem përgjithmonë.

Prej italianve nuk na vjen kurr sherri ! »

« Mbret, mendohu mirë sa nuk asht vonë ! »

 

XXII

Me shtatë Prill u nxi qiell’i Shqipnisë,

si prej termetit gjithë vendi u trondit :

fronin braktisi Zogu të Mbretnisë,

në Qafë Thanën me vetura u ngjit.

 

Tre dit Leka i vogël qante për gji,

nanë Gjeraldina pranë tuj e pajtue.

Kaloi familja atje n’Jugosllavi,

Mbet Mbreti vetëm, veç tuj u mendue :

 

« Hakut, Prenk Pervizi, m’paska dalë ;

oborrtarët e mi më kanë tradhtue !

Burrë besik e komandant i rallë :

 

Qysh për ktë punë mos me i besue !

Në Korçë Kolonelit me i çue fjalë,

Veç ai mundet tashti me na ndihmue !

 

 

 

XXIII

Korça peshë ish ngritun, qyteti i tanë,

« Armë ! » duke kërkue, dh’armë nuk ka,

radiot po buçasin t’huejat nga çdo anë,

prej Tirane s’ndigjohet as një za.

 

Komandanti trim fort asht ngushtue,

ushtri s’po ka dhe pa armatime mbetë,

me popullin qëndresë me organizue,

secili me armët e veta e me fishekë.

 

Tre dit pa lajme mbeti Korça e shkretë,

para postës të mbledhun duke pritë,

Prenk Pervizi aty qëndronte vetë,

 

don me fillue qëndresën si komitë.

Po na i vjen lajmi : « Mbreti po të pret ! »

Veç ka mbet pa mend, fort asht dhe çuditë.

 

XXIV

Në Zemblak kish zanun Mbreti vend,

te shpija e Gani Kullës plak i parë,

i njohun për burrni edhe për mend,

një fis fort atdhetar dhe shum bujarë

 

Përball u gjetën të dy miqt e vjetër,

Mbreti e Prenk Pervizi i madh besnik :

u përqafuen aty si asnjëherë tjetër,

gjendja ishte e randë e plot rrezik.

 

« Mbret, sa ma shpejt kushtrimin me lëshue,

luftën lart nëpër malet na me nisë,

ty të kemi kryetar me komandue,

 

në ball për me i qëndrue ti sot Shqipnisë ! »

« Jo ! se një t’keqe vendit ia kam prue,

s’due me i sjellë damtime popullsisë ! »

 

 

 

XXV

Komandanti Prenk fort ish zemrue :

« Oborrtarë t’pabesë dhe intriganta,

a e shihni ju, ku vendin keni çue ?

mbi ju duhet të kriste sot naganta !

 

T’gjithë ktu meritoni me ju varë,

porsi cironkat’thata, si tradhtorë !

Po t’ju pikasi populli korçar,

ka me u versul mbi ju tepër mizor ! »

 

« Ahmet Zog vendos, në luftë me pri,

ja sa ma vrik këndejti me u largue,

se populli i tërbuem vjen me na gri,

 

Ose italianët vijnë me na rrethue ! »

Tronditun foli Mbreti : « Në Greqi !

Komandën merre shpejt me na drejtue ! »

 

XXVI

Me mija e pasuen Mbretin në Greqi,

atje në Folorinën zuni vend,

pa fron e pa kunorë e pa mbretni,

si peshku n’ranë kish mbetun përnjëmendë

 

Shurdhët i bani veshët bota mbarë,

mohit i ra Evropa keqas Shqipnisë :

protestat e Mbret Zogut s’patën farë,

humbisnin sikur zani mes shkretisë.

 

Urdhën ty të dha për m’u kthye n’Atdhe,

dhe gradat mirë t’i njohu gjeneral :

lamtumirë e trishtë, shkon loti rrëke,

 

përmallimin e fundit kush s’e ndalë

Mbaroi kështu Mbretnia porsa kish le,

Prej Duçes Musolinit kokë batall

 

 

 

XXVII

Nën zgjedhë fashiste kishte ra Shqipnia,

Atdheun e kish përfshi, i madh, trishtimi.

Në shesh po dilte e poshtër tradhëtia :

shitun disa shqiptarë të Musolini.

 

Kunorën e Skënderbeut ia çuen Viktorit,

me një turp të madh ata veç u damkosën,

flamurit i vunë shenjat e liktorit :

vetën e tyne përjetsisht përdhosën.

 

Por e papërlyeme mbetej tanë ushtria :

komandantët shqiptarë morën vendim,

kur plasi lufta andejti nga Greqia,

 

bataljonet mos me marrë pjesë n’luftim.

Kur iu kërkue Badoljos llogaria :

« Prej shqiptarve e pësuem këtë deshtim ! »

 

XXVIII

Atje në Berlin u inatos Hitleri :

« Ç’ asht or Duçe kjo disfatë n’ Greqi ? »

Musolini kur foli rrebtë Fyhreri :

« Shqiptarët na tradhtuen : » tha, surrat nxi.

 

Në malet e Pukës t’çuen për denim,

me pjesë t’ushtrisë e bataljonët tjerë,

italianët i kish kap i madh friksim,

mos shkatohej prej jush ndonjë poterë.

 

Parianit ia kishe ba fare t’qartë,

se ushtria shqiptare e pavarun qendronte,

me një krenari t’pashoqe të lartë.

 

Italia me i cenue nuk guxonte,

i kish dalun me shqiptarët fort thartë,

kur në njëzetën n’Vlonë keq e pësonte !

 

 

 

XXIX

Fatet e luftës u rrok’llisën shpejt,

Musolini na e theu qafën nga fiku,

në Mukje Shqiptarët u mblodhën krejt,

për Bashkimin Kombtar n’ktë çast rreziku.

 

Tetë shtatori solli kapitullimin,

në krye t’ushtrisë, gjeneral shqiptar,

Dalmacos ia imponove dorëzimin :

Valoi përsëri flamuri ynë kombtarë

 

Asambleja kushtëtuese na u formue,

me i dalun zot fatëve të Shqipnisë,

prej Kosove n’Cameri atdheu u bashkue,

 

ty të vendosën n’krye të gjithë ushtrisë :

kufijt etnikë kurr ma mos me i lëshue,

me ia pre krejt turrin lakmiqar Serbisë !

 

XXX

Në Shqipni gjermanët kishin qëndrue,

vendin tonë neutral veç duke e shpallë,

rrugë kërkonin vetëm për me kalue,

në Gjermani tashma po kthenin dalëë

 

Konferenca ish mbajtun në Teheran,

mes Curçillit, Rusveltit dhe Stalinit,

botës këta të tre me i gjet derman,

mbas dorzimit pa kushte të Berlinit.

 

U tradhtue gjithë çeshtja e Shqipnisë,

Aleatët, shqiptarët, i lanë në baltë,

veç shpetuen territoret e Greqisë,

 

për Evropën lindore u tha në Jaltë,

t’invadohej prej ushtrive t’Rusisë.

« Zoti ato tradhtarë kurr mos i faltë ! »

 

 

XXXI

Shpresa të medha lindën për shqiptarët,

me u bashkue në një shtet t’vetëm etnik,

por t’asaj mendje nuk ishin sllav – barbarët,

që politikën n’Shqipni sillnin vërtik !

 

Partinë komuniste ata kishin formue,

Gjoja në luftë kundër okupatorit !

Komunistët shqiptarë kishin gabue,

Duke u lidhun pas qerres sllav mizorit.

 

Qeveria kombëtare nga ana tjetër,

me një Këshill të Naltë në krye të shtetit,

prej katër burrash t’urtë patriotë të vjetër,

 

Kosovën kërkonte të mbante pas vetit,

me fakte konkrete e jo me fjalë në letër.

Shqiptarët po gjendëshin mes sikletit.

 

XXXII

Prenk Pervizi, në krye të gjithë ushtrisë,

Gjermanëve u doli në kundërshtim :

Trupat SS ata donin me kurdisë,

« Jo , kjo s’bahet ! » tha komandanti trim.

 

T’ zemruem teuton’t u prishën me shqiptarët.

Kta në mal shpejt dolën me qeveri,

atje të bashkuem të gjithë atdhetarët,

kërkonin me shpëtue t’mjerën Shqipni.

 

Hesapët po i banin kta pa hanxhinë,

sepse aleatët me anglezët diplomatë,

i mashtruen ma së miri dhe i përzinë,

 

vendosmëninë e tyne tue luhatë.

Anglez’t donin me shpërblye Jugosllavinë,

Me ia rikthye Kosovën si një dhuratë

 

 

 

 

XXXIII

Krenar qëndrove n’malet e Kurbinit,

bashkë me anglezët n’orvatje për shpëtim,

i propozove gjeneral Mek Linit,

planin ushtarak për organizim.

 

Nga ai vesh anglezët fare nuk ndigjonin,

e ma tepër mendonin për kuzhinën,

si ma mirë me ngranje ta kalonin :

shqiptarëve tashma ua kishin kthye shpinën.

 

I shoqnove n’Skuraj e t’Velës male,

duke i mbrojtun nga sulme e pabësi,

n’kala të Lezhës me ta ti u përfale,

 

kur vendosën t’largohën n’Itali.

Fisnik burrë njaty hapin e ndale,

edhe u ktheve trimnisht n’tandin Kurbi.

 

XXXIV

Mbetën atdhetarët si peshqit n’ zallë,

t’braktisun nga aleatët n’mëshirë të fatit ;

dikush me ta sikur deshi me u tallë,

duke i lanun në dorë të malukatit.

 

Ishte ky malukat veç komunizmi,

që duke mohue atdheun dhe Shqipninë,

po çfaqej si regjim kanibalizmi,

mbi vllaznit e vet duke ba kërdinëë

 

Njëni pas tjetrit u vranë gjithë patriotët,

duke luftue në mal me pushkë në dorë,

rrëke kullonte gjaku, kullonin lotët,

 

krime po kryheshin nga ma mizore.

Do t’rridhnin ditët, do t’kalonin motët,

E s’ do t’pushonin vajtimet mortore.

 

 

 

XXXV

Vriste dhe priste ky shteti xhelat,

Llesh Marashin, Prek Calin, Marka Gjonin

E pësonin të tjerë të njejtin fat :

Jup Kazazi, Lef Nosi me At Antonin.

 

Nga Gjyqet Speciale pat fillue kërdia,

denime me vdekje, batare ekzekutime,

në vorre po kthehej e tanë Shqipnia,

në burgje mizore, kampe, internime.

 

Diktatori katil quhej Enver,

sikur e kish krijue djalli vetë,

i denjë për me sundue atje në ferr,

 

e jo përmbi Shqipni në këtë jetë.

Populli po ia shihte mirë atë sherr :

Shëndrrohej gjaku i krimeve në detë !

 

XXXVI

Të Skurajve ju male lavdiplotë,

në shekujt kala e pamposhtun qëndrese,

e treguet dhe njëherë ju në botë,

se ruenit tradita burrnie dhe bese.

 

Ndër juve u strehue gjenerali komit,

me forcat e ndjekjes ai duke u tallë,

që orvatëshin m’e rrethue natë e ditë :

si kuajt në lamë veçse vinin vërdallë.

 

Hoqën njerëzit tortura e mundime,

pati t’pushkatuem etjerë t’burgosun,

edhe kalamajt pësuen kërcnime,

 

besnikë qëndruen të gjithë e të vendosun.

Shefat e mbrojtjes pësonin deshtime,

të zhgënjyem, të mposhtun e të dreqosun !

 

 

 

XXXVII

Skuraj një fshat malor fshat historik,

që në shekujt përmendet për lavdi,

Gjergj Kastrioti e zgjodhi vend strategjik,

për me sulmue t’anadollakut ushtri.

 

Vend i Kok Malçit, plakut shum mentar,

që u miqsue me njat Skenderbeg kruetanin :

aty luftoi Pervizi Skura, k’shtjellar,

kur u rrethue prej hordhive të Sulltanit.

 

Te kisha e Shna Prenës u grit shkolla,

shqip për me lëxue e për me shkrue,

kur Turkia na kish lidhun porsi bolla,

 

s’donte me lanë Shqipninë me përparue.

Nxore ti Gjin Pjetrin me ato sokola,

që në Milot flamurin patën çue.

 

XXXVIII

Në pyjet e Skurajt gjete strehimin,

te fisi i N’koll Llesh Gjokës ke zatet,

vërdallë e solle ti gjithë Sigurimin,

kurr n’e kurrës nuk mundën me të gjet.

 

Nipat e tu trima mbajte veç pranë,

njat Nikoll Pal Gjinin, trimin velet,

trim drague me brejt hekur me dhambë,

njeri pa fjalë por pushka mirë po i flet.

 

Vellain e tij Ndue Palin burrë besnik,

dhe Ndue Gjergjin të parin ndër luftarë,

që i këndon pushka dhe zani si poet,

 

me nip Preng Lleshin t’fortin nishantar,

që s’ pyet për Sigurim as për anmik :

në kangët do t’këndohën legjendar.

 

 

 

XXXIX

Ndër ato malet e Shqipnisë veriore,

kishin mbetun veç katër komandarë,

oficerët ma t’shquem t’ushtrisë arbnore,

burra t’jashtzakonshëm, trima e luftarë.

 

Në Lumë gjithmonë Muharrem Bajraktari,

n’Dibër Fiqriu e Hysni Dema qëndrojnë,

n’malet e Kurbinit rrin gjenerali,

njena pas tjetrës brigatat vërshojnë.

 

Vërshojnë brigatat veçse tuj ba krime,

tuj kërcnue njerzit e tuj pushkatue,

ti qëndroje i sigurt n’ato strehime :

 

vërdallë komunistët si qen t’tërbue,

koha kishte ardhun me marrun vendime,

miqve u çove fjalë n’Greqi me shkue.

 

XL

Me veprime guximtare e me çeta,

tre shok’t e tu kaluen n’Maqedoni,

Në luftime t’ashpra humbën sa veta,

deri sa dolën n’kufi në Greqië

 

Ti një ushtarak me të madhe përvojë,

me krye vendose aksion me befasi,

ia punove shtetit një taralojë,

Sigurimin të tanë e ke përzi.

 

Fillikat e vetëm zbrite n’ Tiranë,

mes qytetit tuj shkue nëpër pazar,

u takove me disa miq Toptanë,

 

Dhe me djemt e tu trima dhe shkollarë.

Ndue dhe Llesh Gziqin miq i kishe zanë,

burra besnikë e Mirditor bujar

 

 

XLI

Dhjet dit ndejte aty si një mik i rrallë,

kafe, duhan, raki tuj pi me Lleshin.

Në Skuraj komunistët vijnë vërdallë,

ndërsa të dy miqt bisedojnë e qeshinë .

 

Ishte Genci djali yt fort guximtar,

Llazi Sterjon, shoferin, vrik ta gjeti,

Llazi Sterjo, një trim e besnik korçar :

me makinën atje n’kufi t’zateti.

 

Pak dit kaluen, flet radioja e Greqisë,

Prenk Pervizi shqiptarët përshendet,

Enver Hoxha me grusht bie skrivanisë,

 

Prej marazit zen çirret dhe bërtet

Koçi Xoxës edhe gjithë Ministrisë,

llogari u kërkon, shum keq u flet.

 

XLII

Fillojti jeta jote n’arrati,

me Bajraktar, Fiqri, Hysni bashkue ,

plane duke thur me u kthye n’Shqipni,

regjimin komunist për me rrëxue.

 

 

Tani me anglezët miqt e juej të vjetër,

Gjeneral Meklin dh’Amery Julianin,

Përsëri ia niset edhe një herë tjetër,

Si me shpëtue Shqipninë e tanë Ballkanin.

 

Por politika lozte role t’kqija,

Dh’Aleatët vetë e sabotuen atë plan,

Nuk e lanë Zogun t’vinte nga Greqia :

 

Organizimi mbeti pa taban.

Me spiun Filbin na u sajue tradhëtia,

Resitenca n’Shqipni shkoi fare dam

 

 

XLIII

Disa vjet i kalove në Greqi,

një mik të ngushtë atje kishe pas zanë,

i ndodhi atij ma e madhja fatkeq’si,

prandaj t’u desht atë vend veç për me lanë. 

 

Belgjikën zgjodhe për me kalue jetën,

ku Muharremi e Fiqriu kishin shkue.

Por n’Italinë oferta ty të gjetën,

Gjeneral italian ti me vazhdue…

 

S’pranove kurr të tilla propozime !

Ndërkaq ti, John Kenedit President,

I drejtove mesazh me t’shumta shkrime,

 

Me Shqiptarë me formue një detashment,

me shqiptarët me krijue një ushtri trime,

Në luftën e Vietnamit për me u gjend.

 

XLIV

Me mbretin Zog dhe patriotët e tjerë,

u takuet n’biseda zgjidhje me gjet,

por hasët n’kundërshtime ma se ‘i herë,

e nuk u arrit marrëveshje e t’vërtetë.

 

Shqiptarët i kishte zanë amullia,

përçarjet nuk i linin kurr rehat,

u krijuen organizata e partia,

bashkimi i shqiptarve aq e pat !

 

Me Bajraktarin e me miq tuej besnikë

me biseda kalon koha e mërgimit.

Fjalime mbajte n’ festat në Belgjikë,

 

Që të mblidhën shqiptarët rreth bashkmit,

t’mos coptohën n’shoqatat e partitë

veç në bashkim gjendët rruga e shpëtimit.

 

 

 

 

XLV

Prind i dashun, mes stuhive të jetës,

kalove si një shqipe fort krenareë

Me flakën e pishtarit të s’vërtetës,

veprat e tua ndriçojnë si lëgjendare,

 

të shkrueme n’histori me gërma t’arta,

se Zot i dole Atdheut n’ koh t’vështirë,

i pajisun me dije e ideale t’larta,

për Shqipninë ti punove gjithmonë mirë.

 

Atje pushon i vetëm në Belgjikë,

në një vorr të thjeshtë herojsh, përkohor

Patjetër ka me ardhun ajo ditë,

 

që të ngrihet një i bukur përmerndor,

për ty, nanën e gruen edhe fëmijtë,

burrat e fisit, heroj dhe dëshmorë !

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TRE VLLAZNIT

I

U shtjellue historia e tanë njerëzimit,

me qytetnime t’lashta shekullore,

me popuj ndërtues, pëhapës zhvillimi,

siç ishin Pellasgët e rracës arbnore.

 

Por mbi të gjitha luftat shkatrrimtare,

përmbysen miradinat e krijueme

e korrnin vdekjen nëpër botën mbarë,

me krime të hatashme e të shemtueme.

 

Zhdukëshin popujt si t’ishin bubrreca,

më kasaphane, të përbindshme, llahtare :

hordhitë barbare si re me karkaleca,

 

kudo që shkelnin, s’binte bari fare.

Përpëlitej njerëzimi në ngatrresa,

N’genocide e holokauste gjakatare.

 

II

Faraonë, tiranë, mbretën e diktatorë :

njeni kalue tjetrit, katil e xhelat,

q’e shkruenin historinë me gjak njerzor,

duke zhdukun n’hiç viktimat pa fat.

 

Ma i tmerrëshmi nder ta veç ish Neroni,

që Koloseun e kthej në një skëterrë,

kërdinë mbi t’krishtenë ban i patënzoni ;

ushqim egërsinash hidhte ato të mjerë !

 

i mbeti emni atij, simbol gjakatari :

histeria vazhdonte me Neronë tjerë

që u ngritën mbi botë me huqe barbari,

 

t’pafajshëm tuj vra, tuj djeg e tuj therë.

Ndër do te shquhej një pjellë shqiptari,

kalue Neronit e nazistit Hitler

 

 

 

 

Tre vllaznit

Lek, Valentin e Genc Pervizi,

40-47-42, vjet  burgje e kampe internimi.

(foto, Gradishtë, 1970.)

 

.

 

 

 

 

 

 

III

Gjëmimi i luftës jehonte mbi botën,

përfshinte mbarë rruzullin tonë toksor :

diktatorët u ngritën porsi Zotën,

duke mbjellun veç mizori e terror.

 

Kombet u sulën n’ lufta viganore,

u kacafytën për vdekje ushtritë anmike,

duke i harrue t’gjitha lidhjet vllaznore :

përjetonte njeriu çaste kritike.

 

Teutonët gjermanikë për rreth Hitlerit,

kërkonin për me sundue botën mbarë,

prej Afrike deri ne skaj të verit,

 

prej Aglisë dhe përtej maleve Urale.

Dridhëshin popujt e mjeruem prej tmerrit,

Me miliona viktima mbetën t’vrarë.

 

IV

Nga ana tjetër njaj Stalini, muzhiku,

duke i dredhun musteqet me sadizëm,

orvatej me parime karabediku,

botën për me përmbyt me komunizëm.

 

Duçe Musolini mendje flureci,

për me krijue romakën perandori

andrronte, deri sa në Ballkan ngeci,

n’Shqipni së pari e mandej në Greqi,

 

i varun për kambësh përfundoi i shkreti.

Ashtu dhe miku i tij, Hitler gjemani,

veten ky vrau dhe në bunkerin treti.

 

Përfundimisht u mposht allamani,

Por Evropën rrezik tjetër e gjeti,

U nda në dyshë nga Jalta e Teherani

 

 

 

 

V

N’ Teheran u kry s’pari tradhtia,

nga Stalini, Rusvelti dhe Curcilli.

Rusvelti i semunë nga psikopatia,

ra në kurthën e një Stalin bandilli.

 

Fati i Evropës u përcaktue në Jaltë,

Ku ndër viktimat ishte dhe Shqipnia,

Aleatët e dashun e lanë në baltë,

Gjithë Evropën lindore e përpiu Rusia.

 

N’ vorbullën e k’tyne ngjarjeve t’vështira,

u gjetëm ne tre vllaznit të pllakosun,

e morën fund për ne kohnat e mira :

 

filluen stërmundimet e pa të sosun,

gjithë jetesën tonë e patëm të nxirë,

gjithë kohën ndër kampet e të burgosun.

 

VI

Tre vllazen ishim, si deget e nje lisit,

lindun atje n’ato kulla kreshnike,

nen hijen e rande te kalase Pervizit

te Skurajve, komandar me veti fisnike.

 

Ndoqem ne shkollat qe ne moshe foshnjore,

n’Itali : Torino, Modena e Roma,

per me i sherbye tokes sone arbnore,

me t’nalta dije dhe t’arta diploma.

 

Valentini e Genci, vllaznit ma t’moshuem,

moren drejtim ne shkollat ushtarake,

me detyra te ndryshme u caktuen.,

 

i madhi ne kalorsi, tjetri n’armen flutrurake,

perjashtim une bana, krejt i frymezuem,

nga arti e poezia, te dyja dege binjake.

 

 

 

VII

Ne krye te vendit na kish hyp Enveri,

nje shpirt katil edhe xhelat mizor,

e katandisi vendin ne shpell’ ferri

me krime te llahtarshme e me terror.

 

Zakon e kish pasun qe n’femini,

zogjt e klloçkes ne muret me i pllakose,

mbi shqiptaret e vet bani kerdi,

i mbylli ne burgje, i korri me kose.

 

Ato masa ekstreme nuk na kursyen,

dhe ne tre vllaznit, bashke me te tjere,

si jeten dhe lirine na i rrembyen,

 

na katandisen ne nje gjendje t’ mjere,

na ulen dinjitetit edhe na fyen,

edhe donin te na zhduknin çdo vlerë.

 

VIII

Nder burgje e internime na shkoi jeta,

thelle t’izoluem ne skutat malore,

ne kampe çfarosje, moçale e keneta,

keshtu ia kish qejfi qeverise mizore.

 

Valentini, ma i madhi, e pesoi i pari,

ne dhjetor dyzetekater ne burg u pllakos,

nga grueja e ndau Mehmet Sheh barbari,

dyzeteshtatevjet n’denime u rropos.

 

Krye shkollat e nalta ushtarake,

ish kthye n’atdhe me i sherbye Shqipnise,

po ashtu s’mendonte partia zhabulake,

 

u arrestue me urdhen te qeverise

me disa akuza absurde teper qesharake:

kryhej vertet denimi i pafajsise.

 

 

 

IX

Kur u gremis statuja e diktatorit,

dhe flladi i lirise po fryente mbi Shqipni,

ai mori udhetimin n’ate muej te frorit,

per ne qytetin Bologna n’Itali,

 

ku, prej dyzeteshtate vjet e shoqja e priste,

kjo Penelope e shekullit njezet,

keshtu e deshi partia komuniste,

duke e nda dhunisht prej burrit t’vet.

 

Valentini, Uliks i kaluem Uliksit,

pas i gjysme shekulli me gruen bashkohet,

njeni tjetrin s’e njohen, aq kishin ndryshue,

 

kur mendon njeriu, shpirti trishtohet,

si kto gjendje absurde me u krijue !

Aq ma teper diktatura denohet.

 

X

I dyti, Genci, po ashtu e kish pesue,

me burgje, tortura te tmerrshme, çnjerezore,

krenar e i pamposhtun, kurre s’u dorezue,

i qendroi sypatrembun dhunes mizore.

 

Perjetoi terrorin e t’hatashme tmerre,

si mbyteshin njerezit me t’egra tortura:

shkrumoheshin ne zjarrin e asaj sketerre,

intelektuale te nalte e patriote burra.

 

Me vite te tana, kanale tuj germue,

ne fushat moçalore te bujqesise.

Ne ato kushte te randa u martue,

 

me nje vajze kampi, te shoqnise.

Me femi Zoti e kishte gezue,

por jeta iu pre ne pragun e liris

 

 

 

XI

Pishtaret e lirise mbi boten u ngriten,

duke u versulun si lumej te perflakun,

diktatoret mbeten te lebetitun,

mbi qafen e tyne e ndienin lakun.

 

Trupi yt nga torturat i dermuem,

nuk mundi me durue, keq u degdis:

prej shoqnise u ndave, shum i nderuem,

nuk e shijove fitoren e lirise.

 

Atje ne nje koder te fshatit Spalat,

pushon dhe ti ne nje vorr vetmitar,

pret pa durim qe te vije ai fat,

 

me u bashkue me te tjeret familjar,

atje ne Skuraj, n’at mal e n’at shpat,

ku kshtjelli i Pervizit ngrihet krenar.

 

XII

I treti, jam une, qe vargjet po shkruej,

tmerret kalova me shume te tjere,

tash gjendem larg ne vend te huej,

ato kohna te trishta kujtoj perhere.

 

N’se artin ushtarak vllaznit pervetsuen,

une, i perveçem, tjeter drejtim mora,

me artin e piktures e te poezise i dashnuem,

mendja me punojti per to edhe dora.

 

Nuk vlenin kto aftesi per diktaturen,

nder kampe mizore ne u groposem,

xhelatet kriminele kishin zanat torturen,

 

egersisht na persekutuen e na rroposen,

na dermuen trupin, ne ropen lekuren,

persegjalli ne burgjet na vorrosen.

   

Takim prezantues për romanin e ri “TRIPTIKU I MAGJISTARËVE” të Bashkim Shehut

F T E S Ë

Të nderuar miq të Librit dhe të Botimeve Toena
Ju ftoj të merrni pjesë
në takimin prezantues për romanin e ri me titull
“TRIPTIKU I MAGJISTARËVE”
të shkrimtarit Bashkim Shehu.

Të premten, më 21 shkurt, ora 12:00,
në sallën “Akademikët” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Me respekt për ju,

Irena Toçi
Drejtore e përgjithshme
Botimet Toena

Pas përpjekjeve për shumë vite – Poezi nga Michelangelo Buonarotti – Shqipëroi Astrit Lulushi

Michelangelo Buonarotti, piktor italian, skulptor, arkitekt, poet. Poezitë e Mikelanxhelos karakterizohen nga një platonizëm; adhurim për femrën që e cilësonte superiore dhe nuk guxonte t’i afrohej.

“Pas përpjekjeve për shumë vite”, nga Mikelanxhelo
(shqipërim)

Pas përpjekjeve shumë vjeçare,
njeriu i aftë, tani, pranë vdekjes,
është në gjendje ta kuptojë
imazhin brenda gurit.
Madhështia vjen ngadalë,
por për ne nuk zgjat shumë.
Njësoj vepron Natyra;
përpiqet të krijojë
bukuri të rrallë
dhe me ty e arrin.
Tani asaj po i ikën koha
siç ndodh me fundin e karrierës.
Frika, qëndron pranë bukurisë,
dhe ushqen dëshira të çuditshme.
Kështu, mendja në heshje bie, s’thotë dot
kush është më i madh; gëzimi apo dhimbja,
megjithëse pamja jote lajmëron Fundin e Ditëve,
ajo përmban imazhin e  herëshëm
dhe mua më jep kënaqësi të madhe.