VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

200 vjetori i turizmit zviceran – festivali ‘Weltformat’ shpalos evolucionin e publicitetit

By | August 8, 2015

Komentet

Zyrihu – qyteti më i madh i Zvicrës

VOAL – Zyrihu, në italisht Zurigo shqiptuar (/ʣuˈrigo/; në gjermanisht Zürich, shqiptuar [ˈʦʏʀɪç]; në dialektin vendas Züri shqiptuar  (‘tsyri) ; në frëngjisht Zurich, shqiptuar [zyˈʁik]; në romanço Turitgnë latinisht in Turicum, me 434 436 banorë, është qyteti më i madh në Zvicër dhe kryeqyteti i kantonit me të njëjtin emër. Ndahet në 12 lagje. Zona urbane arrin 1.3 milion banorë dhe rajoni i tij metropolitan në 1.83 milionë.

Në vitin 2019, Zyrihu u rendit nga Mercer, së bashku me Gjenevën dhe Bazelin, në mesin e dhjetë qyteteve më të jetueshëm në botë.

Gjeografia fizike

Zyrihu ndodhet në bregun verior të liqenit me të njëjtin emër, ku buron lumi Limmat. Pak më larg në veri, në parkun më të madh në Zyrih, Platzspitz, lumi Sihl derdhet nga jug-perëndimi në Limmat.

Në perëndim qyteti shtrihet përgjatë luginës së Limmatit. Në veri, Zyrihu shtrihet përtej maleve Zürichberg (631m) dhe Käferberg (581m) deri në luginën Glatt. Ndërkaq, kufiri lindor përcaktohet nga malet Adlisberg (701 m) dhe Öschbrig (696 m), ndërsa ai jug-perëndimor nga mali Uetliberg (873 m).

Zona e komunës është 91.9 km². Pika më e lartë është Uto Kulm (873m), pika më e ulët është Lumi Limmat, në kufi me komunën e Schlieren (402m).

Komunat kufitare

Komunat kufitare (duke filluar nga jugperendimi, në drejtimin e akrepave të orës): Kilchberg, Adliswil, Stallikon, Birmensdorf, Uitikon, Schlieren, Oberengstringen, Regensdorf, Rümlang, Opfikon, Wallisellen, Dübendorf, Fällanden, Maur e Zollikon. Wikipedia/eb

Zvicra kremton 1 Gushtin, Ditën Kombëtare

Flamuri                                                              Stema

 

Zvicra (gjermanisht Schweiz; frëngjisht Suisse; italisht Svizzera; romançe Svizra), zyrtarisht Konfederata Zvicerane (gjer. Schweizerische Eidgenossenschaft: frëngj. Confédération suisse; ital. Confederazione Svizzera; rom. Confederaziun svizra) është një shtet pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ajo kufizohet në veri me Gjermaninë, në lindje me Austrinë dhe Lihtenshtajnin, në jug me Italinë dhe në perëndim me Francën. Zvicra është e ndarë gjeografikisht midis Alpeve, Pllajës Zvicerane dhe Xhurës, që përfshin një sipërfaqe prej 41 285 km2. Ndërsa Alpet zënë pjesën më të madhe të territorit, popullsia zvicerane prej rreth 8 milionë banorësh është e përqendruar kryesisht në Pllajë, ku ndodhen qytetet më të mëdha. Midis tyre janë dy qendrat globale dhe ekonomike, Zyrihu dhe Gjeneva.

Konfederata Zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291, që festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Zvicrës. Vendi ka një histori të gjatë të neutralitetit ndaj luftrave. Zvicra nuk ka qenë në gjendje lufte ndërkombëtarisht që nga viti 1815 dhe nuk iu bashkua Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Megjithatë ajo ndjek një politikë të jashtme aktive dhe është e përfshirë shpesh në proceset për vendosjet e paqes nëpër botë. Zvicra është vendlindja e Kryqit të Kuq, dhe në të kanë selitë organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë edhe zyrën e dytë më të madhe të OKB-së. Në nivelin evropian, Zvicra është një anëtar themelues i Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë dhe është pjesë e zonës Shengen, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe Zonës Ekonomike Europiane.

Zvicra ndodhet në kryqëzimin e Europës gjermanike dhe romane dhe përbëhet nga katër rajone kryesore gjuhësore dhe kulturore: gjermane, franceze, italiane dhe romanshe. Prandaj zviceranët, edhe pse mbizotërojnë gjermanisht-folësit, nuk formojnë një komb në kuptimin e një etnie të përbashkët apo gjuhës. Ndjenja e fortë e Zvicrës e identitetit dhe komunitetit është krijuar mbi një sfond të përbashkët historik, vlera të përbashkëta të tilla si, federalizmi dhe demokracia e drejtpërdrejtë dhe simbolizmi alpin.

Zvicra renditet lart në disa parametra të performancës kombëtare, duke përfshirë transparencën e qeverisë, liritë civile, konkurrencën ekonomike dhe zhvillimin njerëzor. Ajo ka pasurinë nominale për të rritur më të lartë në botë (pronësinë financiare dhe jo-financiare) sipas Crédit Suisse dhe është e teta për PBB për frymë në listën e FMN-së. Qytetarët zviceranë kanë jetëgjatësinë e dytë më të lartë në botë. Zyrihu dhe Gjeneva renditen ndër qytetet me cilësi më të lartë të jetës në botë.

 

 

Etimologjia

Emri Switzer (shqip: Zvicër) vjen nga dialekti gjerman alemanik Schwiizer, në origjinë një banor i Schwyz-it dhe territori i lidhur me të, një nga kantonet Waldstätten që formuan bërthamën e Konfederatës së Vjetër Zvicerane. Emri rrjedh si një eksonym, i aplikuar për trupat e Konfederatës. Zviceranët filluan ta përshtatin emrin për veten e tyre pas Luftës Svabiane të vitit 1499, e përdorur së bashku me termin për “Konfedratën”, Eidgenossen (fjalë për fjalë: shokë të betuar), e përdorur që nga shekulli i 14-të.

Emri latin Confoederatio Helvetica u neologjizua dhe u fut gradualisht pas formimit të shtetit federal në 1848, duke u paraqitur në monedha që prej 1879, i gdhendur në Pallatin Federal në 1902 dhe pas 1948 u përdorur në vulën zyrtare. Ky rrjedh nga emri i Helvetive, një fis gal që jetonte në pllajën zvicerane para epokës romake. Helvetia shfaqet si një personifikim kombëtar i Konfederatës Zvicerane në shekullin e 17, me një dramë të vitit 1672 nga Johann Caspar Weissenbach.

Historia

Lashtësia

Zviceranët nuk janë një popull etnik apo një popull me një fe, gjuhë apo diçka të ngjashme që është karakteristike për kombet, por zviceranët janë një popull që si element të përbashkët kanë rregullimin politik në favor të tri shumicave. Zvicra është një konfederatë kantonesh disa prej të cilëve kanë histori 700-vjeçare.

Në vitin 58 p. e. s. fisi keltik i helvetikëve u sundua nga Jul Çezari në pjesën qendrore dhe perëndimore të Zvicrës dhe iu bashkangjit Perandorisë Romake, në vitin 15 p. e. s. u përhap perandoria edhe në pjesët lindore dhe alpine të fisit të retëve. Pas ikjes së romakëve në fillim të shekullit V, Zvicra mund të ndahej në katër rajone:

pjesët anësore jugore alpine, që nga viti 568 i përkisnin hapësirës lombarde;
hapësira rete (identike me ipeshkvinë e Churit);
rajoni i pllajës nga liqeni i Bodenit deri në rrethin e lumit Aare si pjesë e Dukatit së Alemanisë;
pjesa perëndimore që i perkiste Mbretërisë së Burgundit.

Mesjeta

Në vitin 497 u sundua Alemania, në vitin 534 Burgundi, në vitin 539 Retia dhe në vitet 773/774 Lombardia nga Mbretëria Franke.

Dukati i Schwabenit u bë në shekujt XII/XIII në Perandorinë e Shenjtë Romake nga dinastia e Stauferve (1138 deri 1250) e rrëndësishme. Kështu në mesjetë, Zvicra i përkiste një kohë të gjatë kësaj perandorie. Por pushteti i perandorit nuk ndiheje fortë në këtë pjesë të perandorisë dhe kështu mund të formohejn vende të mëdha dhe të vegjël që mund të quheshin autonome.

Dhe kështu këto vënde, më saktë përfaqësuesit e tre kantoneve të Uri, Schwyz, Unterwalden, në vitin 1291 nënshkruan konfederatën, kështu që këto tre njësi administrative janë themelet e Zvicrës.

Në betejën në Morgarten në 15 nëntor të vitit 1315, Zvicra mundi armatën e Habsburgut dhe siguroi pavarësinë si Konfederata Zvicerane. Habsburgët i humbën deri në shekullin XV posedimet e tyre në Zvicër.

Në vitin 1353, tre kantonëve të para iu bashkangjitën kantoni i Glarusit dhe Zugit dhe qytetet shtete Lucerni, Zyrihu dhe Berna duke formuar “Tetë Vendet e Vjetra”. Dhe më vonë në vitin 1481, Frajburgu dhe Solloturni u bënë pjesë të konfederatës. Me anëtarësimin e Shafhauzenit, Baselit dhe Appenzellit u riemërua Konfederata në “Trembëdhjetë Vendet e Vjetra”.

Flamuri aktual i Zvicrës në mesjetë qe në përdorim afërsisht që nga viti 1500. Dhe poashtu në atë kohë banorët të asaj konfederate u quajtën për herë të parë Zvicerian – një emër që fillimisht u përdor vetëm për banuesit të Schwyzit në Zvicrën qendrore.

Reformimi dhe zgjerimi i shtetit

Reformimi protestant në shekullin XVI e ndau Zvicrën në aspektion fetar. Një pjesë e kantonëve me udhëheqjen e Zyrihut dhe me priftin e tij Huldrych Zwingli e kryej përtëritjen kishe, ndërsa kantonet në qendër të Zvicrës mbetën katolike.

Poashtu në atë shekull Kantoni Bern e sundoi vendin në brigjet e liqenit të Gjenevës. Por ky qe zgjerimi i fundit i madh i Zvicrës. Deri në vitin 1798, kufijtë e vendit nuk ndryshuan shumë.

Pas Luftës Tridhjetëvjeçare dhe Paqes Vestfale në vitin 1648, Zvicra mund të shkëputej përfundimisht dhe faktikisht nga Perandoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman dhe u bë konfederatë e pavarur brenda botës shtetërore të Evropës.

Në vitin 1712 e fitojnë luftën protestantët kundër katolikëve dhe epërsia e kantonëve katolike mori fund përnjëherë.

Në shekullin XIX Zvicra është një nga vendet evropiane që përjeton zhvillimin industrial në ekonominë e saj dhe bëhet një nga shtetet më të industrializuara në kontinent. Absolutizmi epërson në shoqërinë zviceriane në atë kohë. Nga Gjeneva, Neuchâtel-i, Baseli dhe Zyrihu vijnë idetë të Iluminizmit.

Republika Helvetike dhe Kushtetuta Federale Zvicerane

Nga viti 1798 deri 1814 Zvicra është e zënë nga francezët në krye me Napoleon Bonaparte, që e prishi konfederatën e vjetër dhe e shpalli Republikën Helvetike. Por e cila nuk mbijetoi gjatë dhe pas humbjes së Napoleonit në luftën e tij kundër despotizmit evropian u shkatërrua përfundimisht. Pas 1814 Zvicra pushtohet njësoj si para 1798: despotizmi dhe absolutizmi i disa fisëve e përcaktoi politikën e brendshme.

Nga viti 1815 deri 1830 Zvicra zhvillohet ekonomikisht shumë shpejt, por kufijtë, doganat dhe monedhat e kantonëve i pengojnë shtetit shumë në zhvillimin e tij. Poashtu në vitin 1815 në Kongresin e Vjenës, Zvicrës i njohet “neutraliteti i përjetshëm”.

Në vitin 1847, luftohen kantonet katolike dhe liberale njëra-tjetrën për mosmarrveshjen e tyre në aspektin e pushtetit dhe sistemit politik. Liberalët kërkojnë një shtet me kushtetutë demokratike, por katolikët nuk e ndryshojnë mendimin e tyre dhe kërkojnë mbajtjen e sistemit e vjetër despotist. Fitoren e marrin liberalët dhe në vitin 1848 Kushtetuta Federale Zvicerane ngrihet në këmbë. Lufta si pasojë ka 130 persona të vdekur dhe 400 të plagosur. Është një nga luftat më të mëdha të Zvicrës. Zvicra për herë të parë është shtet federal me një demokraci përfaqësuese. Shteti i ri përbëhet nga 25 kantone dhe tre gjysmë-kantone dhe. Në vitin 1874, kushtetuta bën një revizion totale: e drejta e referendumit dhe elemente nga demokracia direkte hynë në fuqi. Në vitin 1891, i shtohet kushtetutës poashtu e drejta e iniciativës.

Në luftërat botërore Zvicra nuk merr pjesë, por organizata e Kryqit të Kuq (ide zviceriane) i ndihmon të plagosurit të luftës dhe e bën Zvicrën anëtare të luftës vetëm në aspektin human.

Gjeografia

Zvicra është e vendosur në sistemin e maleve të larta të alpeve. Shpesh në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin. Zvicra për një kohë të gjatë ka qenë e izoluar, larg rrugëve kryesore dhe bënte kufirin natyror ndërmjet shteteve të Evropës Qendrore dhe atyre të detit Mesdhe. Pozita ndërmjetësuese ka imponuar nevojën e një lidhjeje më të mirë me shtete fqinje. Parakushtet e mira të luginave të tërthorta dhe të qafave malore kanë qenë elemente të rëndësishme të vendosjes së një rrjeti të rrugëve përmes së cilave Zvicra hapet ndaj shteteve të zhvilluara të Evropës. Roli tranzit i saj shprehet në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën kur kushtet teknike të komunikacionit ndërrohen në saje të revolucionit industrial. Rrugët bashkëkohore e bëjnë Zvicrën prej një shteti të izoluar dhe të varfër të jetë nyje e shumë rrugëve që lidhin Evropën Mesdhetare me atë Atlantike dhe Evropën e Mesme.

Pozita qendrore e Zvicrës, e vendosur në rrugët e rëndësishme ndërkombëtare, periudha e gjatë e neutralitetit të saj, peizazhet e natyrës së Alpeve, luginat e thella të lumenjve, zona e përshtatshme e pllajës e kanë bërë që ajo të jetë atraktive dhe shumë tërheqëse në suaza botërore. Nuk është e rastësishme vendosja e shumë organizatave ndërkombëtare pikërisht në Zvicër. Organizata Ndërkombëtare E Kryqit të Kuq në Lozanë, Unioni Botërorë i Postave në Bernë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe e Punës në Gjenevë, bankat ndërkombëtare në Basel etj. janë vetëm disa nga funksionet që ajo kryen në suaza botërore.

Gjeografia e Zvicrës përfshin një larmi të madhe peizazhes dhe klimash në një zonë të kufizuar prej 41,285 kilometra katrorë, e cila shtrihet në të gjithë anën veriore dhe jugore të alpeve. Popullsia është rreth 8.1 milionë, gjë e cila rezulton në një dendësi popullsie mesatare rreth 195 njerëz për kilometër katror. Pjesa malore jugore e vendit është shumë më pak e populluar se gjysma veriore. Zvicra përmban tri zona kryesore topografike: alpet në jug, mesfushën qëndrore dhe malet Jura në veri. Alpet janë male të cilat shtrihen përgjatë pjesës jug-qëndrore të vendit, që përbën rreth 60% të sipërfaqes totale të vendit. Ndër luginat e larta të alpeve zvicerane gjenden shumë akullnaja, që arrijnë një sipërfaqe prej 1063 kilometra katrorë. Nga këto burojnë burimet e disa lumenjve të mëdhenj, të tilla si Rhein, Aare, Reuss, Inn, Ticino dhe Rhone, të cilat rrjedhin në katër drejtimet kryesore në të gjithë Evropën. Rrjeti hidrografik përfshin disa nga liqenet më të mëdha të ujërave të ëmbla në Evropën Perëndimore, ndër të cilat janë të përfshira liqeni i Gjenevës, liqeni i Bodenit dhe Liqeni Magjore. Zvicra ka më shumë se 1500 liqene, dhe përmban 6% të Evropës në ujë të freskët. Liqenet dhe akullnajat mbulojnë rreth 6% e territorit kombëtar.

Demografia

Numri i popullsisë së tashme është 8.1 milionë banorë nga të cilët 24% janë të huaj. Një pjesë e madhe të “të huajve” e përbëjnë edhe shqiptarët. Jeta mesetare e njeriut është 84.7 vjet për femra dhe 80.3 vjet për meshkuj (viti 2011). Gjuhët zyrtare janë gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja dhe gjuha romançe. Katolikët e përbëjnë 38.2% të popullsisë, protestantët 26.9% dhe 21.4% janë jo-fetarë (viti 2012).

Politika

Sipas legjendës Zvicr është krijuar më 1 gusht 1291. Për këtë shkak 1 gushti është ditë kombëtare (dita e pavarësisë) e Zvicrës.

Në politikën e jashtme Zvicra ndjekë rrugën e politikës neutrale dhe për këtë merret edhe si shtet “neutral”. Në Kongresin e Vjenës më 1815, i garantohet neutraliteti i përhershëm. Është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Këshillit Evropian, EFTA-së, WTO-së, por jo edhe anëtare e Bashkësisë së Evropës (BE).

Inicialet e shtetit janë: “CH”, që nënkuptojnë shkronjat e para të emrit latinisht Confœderatio Helvetica.

Njësitë territoriale

Konfederata zvicerane përbëhet nga 20 kantone dhe 6 gjysmë-kantone:

*Këto kantone njihen si gjysmë-kantone dhe përfaqësohen vetëm me një këshilltar (jo dy këshilltarë) në Këshillin e Shteteve Zvicerane.

Kantonet kanë një status të përhershëm kushtetues dhe në krahasim me situatën në vendet e tjera, një shkallë të lartë pavarësie. Sipas Kushtetutës Federative, të gjitha 26 kantonet janë të barabartë në status. Secili kanton ka Kushtetutën e tij dhe parlamentin, qeverinë dhe gjykatat e tij. Megjithatë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme midis kantoneve të veçanta, veçanërisht në aspektin e popullsisë dhe zonës gjeografike. Popullsitë e tyre ndryshojnë midis 15.000 (Appenzell Innerrhoden) dhe 1.253.500 (Zyrih), dhe sipërfaqet e tyre midis 37 km² (Basel-Stadt) dhe 7.105 km² (Graubünden). Kantonet përfshijnë një total prej 2485 komunat. Brenda Zvicrës ka dy enklava: Büsingen që i takon Gjermanisë, Campione d’Italia që i takon Italisë.
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zvicra ballafaqohet me shumë probleme, në radhë të parë me mungesën e lëndëve të para për industri, me kushte jo të favorshme natyrore në të cilin relievi malor përfshin 2/3 e sipërfaqes së shtetit me klimë të ashpër dhe me dendësi të vogël të popullsisë, sidomos në kompleksin malor të Alpeve. Edhe pse Zvicra ka kushte të kufizuara të zhvillimit ekonomik, ajo për të ardhurat nacionale të përgjithshme për kokë të banorit, me 44.350 dollarë, është pas Luksemburgut në vendin e dytë në botë. Është befasuese fakti se si ka arritur një zhvillim të tillë në një ambient jo aq të volitshëm. Pa dyshim, faktorët shoqërorë janë ata më esencialë të cilët kanë ndikuar në transformimin e rrethit gjeografik. Nëpërmjet kuadrit kualifikues të punëtorëve Zvicra ka mundur të zhvilloi industrinë precize që nuk ka pretendime të mëdha në lëndët e para. Me ndërtimin e rrugëve, tuneleve, urave, hoteleve, vendet për pushime rekreacion, çdo pjesë e saj, pa marrë parasysh lartësinë, mund të vizitohet.

Turizmi dhe roli transit i saj janë dy shtylla të rëndësishme të ekonomisë. Intensifikimi i ka gjetur mbështetje në potencialin energjetik të shfrytëzuar prej lumenjve. Mirëpo, për një zhvillim kontinuel të ekonomisë pa dyshim ka influencuar statusi i saj neutral prej vitit 1815. E kursyer prej shkatërrimeve të dy luftërave botërore, papasur për pasojë fuqinë tërheqëse të kapitalit të jashtëm, i cili ka kërkuar siguri në investimet e veta.

Bazën ekonomike e bën industria e cila karakterizohet për konceptimin e kapitalit sipas degëve. Kështu, në industrinë e aluminit është monopoli Alusisse, në industrinë e makinave – Orlikon, në industrinë ë orëve – Longine dhe Omega, etj. Vlera e prodhimtarisë industriale është dyfishuar në periudhën e fundit, sidomos zhvillim më intensiv kanë shënuar industria kimike, e makinerisë, e orëve dhe elektronika. (Wikipedia)

Prej kësaj koke, ku vendosën mollën – Fragment nga FRIEDRICH SCHILLER – Shqipëroi SKËNDER LUARASI

“Prej kësaj koke, ku vendosën mollën,

Liri e re më e mirë do blerojë.
E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë,
Një jetë e re po lulëzon gërmadhash.”

”Atdheut besnik shiko t’i rrish më pranë
E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde;
Këtu ësht’ e forta rrënjë e forcës sate;
Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm,
Si i dobëti kallam q’e thyen shqota”

”Jo, dhunë e tiranisë ka cak e gardh;
I shtypuri, kur s’gjen askund të drejtë
Dhe e padurueshme bëhet barra, – shpejt,
Zgjat dorën kundrejt qiellit me guxim
Dhe merr të drejtat e përjetshme,
Q’atje lart varen të pa shitura
Dhe të patundshme si vetë yjtë.”

(Shiler, “Vilhelm Teli”. Shqipëroi Skënder Luarasi)

Vendet më të shtrenjta në botë – Ku jetohet më mirë

Zvicra është në krye të listës si vendi me jetesën më të shtrenjtë në të gjithë botën.

Zhvendosja në një vend tjetër të botës nuk është një vendim i lehtë, por duhet peshuar mirë.

Një proverb Latin thotë : ‘ bari është gjithnjë më i gjelbër në anën tjetër’.

Kjo mund të jetë padyshim e vërtetë, por kur vjen puna tek zhvendosja duhen marrë parasysh shumë gjëra.

Një nga aspektet më të rëndësishme që duhet marrë parasysh përpara marrjes së një vendimi të tillë madhor është zbulimi i kostove të jetesës në vendin tjetër.

Revista Forbes ka nxjerrë së fundmi listën e vendeve ku jetesa kushton më shumë.

Lista e qyteteve

Sipas kësaj renditje, Zvicra është në krye të listës si vendi me jetesën më të shtrenjtë në të gjithë botën.

Indeksi i kostos së jetesës në Zvicër është 122.4.

Përveç Zvicrës, vendet më të shtrenjta evropiane janë: Norvegjia (101.43), Islanda (100.48), Danimarka (83), Luksemburgu (81.89), Irlanda (75.91), Franca (74.14), Hollanda (73.75) dhe Belgjika me një indeks prej 71.78.

Poshtë tyre gjejnë vend Austria, Finlanda, Suedia, Malta, Italia dhe Gjermania.

Në përpilimin e këtyre të dhënave, ekspertët e revistës Forbes analizuan çmimet e konsumit, koston e të jetuarit, kostot e transportit, veshmbathjes, strehimit, ushqyerjes dhe shërbimeve bazë të nevojshme.

Në listën prej 20 vendeve më të shtrenjta në botë, nëntë janë në Evropë, pesë në Azi, një në Amerikën e Veriut, një në Afrikë, dy në Karaibe .

Në Azi, vendet më të shtrenjta për të jetuar janë: Japonia, Singapori, Korea e Jugut dhe Hongkongu.

Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu një vend me kosto të lartë jetese ndërsa në Karaibe përmenden Bahamasi dhe Barbadosi.

Ishujt Seychelles në Afrikë, Australia dhe Zelanda e Re në Oqeanin Paqësor kanë gjithashtu një kosto të lartë jetese.

Vendet Me Koston Më Të Ulët Të Jetesës

Sipas revistës Forbes, Portugalia mbetet një nga vendet më miqësore, më të sigurta dhe me një kosto të ulët jetese në Evropë. Kostoja e të jetuarit në Lisbonë për shembull është 2,200 USD në muaj për dy persona.

Spanja është gjithashtu një vend me një jetesë të përballueshme, sipas revistës Forbes.

Jetesa në Madrid kushton 2,000 USD në muaj për një cift.

Rimini dhe dimensioni i tij zviceran

VOAL – Grand Hotel Rimini, i ndërtuar në vitin 1908 sipas projektit të arkitektit uruguaian me origjinë zvicerane Paolo Somazzi, është një nga hotelet më luksoze dhe më të famshëm në të gjithë pellgun mesdhetar.

Simbol i elegancës dhe luksit, shenjë fizike e rëndësishme e qytetit të Romanjas, Grand Hotel u bë i famshëm nga Federico Fellini, biri më i ndritshëm i Riminit. Këtë vit shënon njëqindvjetorin e lindjes. Regjisori riprodhoi mjediset e brendshme në Amarcord dhe filma të tjerë, duke marrë frymëzim gjatë qëndrimeve të tij të shpeshta në hotel. Fellini kaloi orë të tëra në divanin e hollit ose para kabinave telefonike, duke vizatuar, përmbushur botën e tij, duke e populluar atë me karaktere. Këto skica morën formë në filmat e tij.

Në vitin 2007 Grand Hotel Rimini u ble nga Antonio Batani, mbreti i hotelierëve romanjolë. Batani, i cili ndërroi jetë pesë vjet më parë, filloi karrierën e tij në Kantonin zviceran të Graubyndenit, në qendrën e tij Kur, duke qenë larës i enëve në barin e stacionit hekurudhor. /rsi/eb

Brenda shtëpisë luksoze të tenistit Federer, afër liqenit të Zyrihut (FOTOT)

Legjenda e tenisit Roger Federer zotëron një shtëpi luksoze me pamje të mrekullueshme nga liqeni i Zyrihut, në Zvicër

Shtëpia është 3 katëshe, ai ka edhe dy apartamente të veçanta për mysafirët.

Kjo shtëpi ka një vlerë prej 6.5 milionë funtesh.

Breda saj ndodhet edhe një pishinë dhe një palestër e nivelit të parë. bw

Agime pa premtime për të moshuarit Nga Laure Lugon

Atyre u thuhet se është për të mirën e tyre dhe atë të komunitetit. Tani e tutje, të moshuarit e gjejnë veten të vetmuar, të privuar nga takimet thelbësore: të lidhjeve familjare me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre që i japin kuptim jetës, të cilat i ndihmojnë për të mbyllur më paqësisht sytë kur u vjen Camarde (vdekja), ndërsa shoqëritë tona bëjnë projekte për tu fshehur. Për ta, çdo agim i ri vjen pa premtime. Mjafton.

 

Ata ndjekin këshillat

 

Ata mirëkuptojnë, janë të disiplinuar, ndjekin udhëzimet. Të moshuarit autonome dhe të shëndetshëm, të cilët luajnë një rol thelbësor në edukimin e nipërve të tyre, për sa i përket transmetimit dhe butësisë, iu bindën vullnetarisht urdhrit për të hequr dorë dhe për ta kthyer kontributin e tyre në përpjekje kolektive. Por ndërsa javët kalojnë, pikëllimi i tyre shprehet. Ata presin nga buzët e Këshilltarit Federal Alain Berset, të shqiptojë formulimin e skadimit të burgimit të tyre. Disa janë gjithashtu të indinjuar që, në emër të shëndetit të tyre fizik, një krizë e pashembullt ekonomike po rrezikon të ardhmen e pasardhësve të tyre. Për të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e kujdesit është edhe më keq: këtë javë, Këshilli i Shtetit i Gjenevës për shembull ka zgjatur ndalimin e vizitave deri në 8 qershor. Kjo e çon dënimin për këta të moshuar në tre muaj të vetmisë absolute. Për ta, ilaçi rezulton të jetë më i keq se sëmundja. Sepse në moshën 80 vjeç, çdo ditë llogaritet.

Në fillimin e krizës, kufizimet u bënë të dukshme për të gjithë. Duhej të mos lejonim që spitalet të mbingarkoheshin, që mjekët duhet të zgjidhnin midis shpëtimit dhe dënimit. Të gjithë e kuptuan sakrificën e tyre individuale si një shprehje e interesit kolektiv, superior. Vala e tmerrshme epidemike ishte e lartë dhe shkatërruese, por nuk i hoqi gjithçka: sistemi shëndetësor rezistoi, madje nuk pati krizë shtretërish të kujdesit intensiv. Ne duhet të nxjerrim përfundimet dhe t’i japim fund mërgimit emocional të një brezi të tërë. Dhe më e rëndësishmja, t’i japim fund mohimit të vullnetit të lirë.

 

Jetë e mirë

Liria dhe përgjegjshmëria individuale duhet t’i marrin prapë të drejtat e tyre. Nuk është e pranueshme që të moshuarit për një kohë të gjatë të varen nga një urdhër shëndetësor që deklarohet superior ndaj mirëqenies së tyre. Ne duhet t’i lemë që të moshuarit vetë të zgjedhin me rrezikun që ata pajtohen dhe kjo është më e pakta nga shenjat e respektit që u kemi borxh atyre. Asgjë dhe askush nuk duhet t’i privojë ata të vendosin se kush fiton, sëmundja apo vetmia. Të dy mund të çojnë në vdekje. Por një ditë më shumë në dashurinë e të dashurve të tij është më mirë sesa një shpresë për jetëgjatësi: një grimcë shije nga përjetësia./Le Temps/E shqipëroi Elida Buçpapaj/

https://www.letemps.ch/opinions/laube-promesses-aines?fbclid=IwAR3_jy6Q7w31hXbgar_FAuwG8Zjz6qUnS3ERdNYihq-USJbC9byveeMu324

Më 14 prill 1935 lindi shkrimtari bestseller zviceran Erich von Däniken

VOAL – Erich von Däniken (Zofingen, 14 prill 1935) është një shkrimtar zviceran. Ai është i njohur për librat e tij mbi arkeologjinë misterioze dhe është një nga mbështetësit kryesorë të të ashtuquajturës “teori të astronautëve të lashtë”.

Ai ndoqi Kolegjin St-Michel të Fribourg në Zvicër, ku zhvilloi një interes të caktuar për shkrimet antike të një natyre fetare. Në vitin 1960 ai u martua me Elisabeth Skaja dhe në vitin 1963 lindi vajza e tij Cornelia. Pesë vjet më vonë, ndërsa shërbeu në një hotel zviceran, ai përfundoi Zurück zu den Sternen, (1969), një libër që u bë një bestseller ndërkombëtar i përkthyer në gjuhë të shumta. Vepra në fjalë pretendon se krijesat e huaja nga një sistem tjetër diellor vizituan planetin tonë rreth dhjetë mijë vjet më parë dhe krijuan burra inteligjentë në përngjasimin e tyre duke ndryshuar gjenomin e majmunëve. Ata do të adhuroheshin si perëndi nga njerëzimi për njohuritë e tyre të mëdha teknike, nga të cilat mbetet një traditë e mjegulluar në mite.

Më pas ai shkroi dhe botoi libra të tjerë, gati tridhjetë, jo gjithmonë të përkthyera nga gjermanishtja, në të cilat ndërthuren vazhdimisht fe, arkeologji dhe trillime shkencore. Në fakt, në “Perënditë ishin astronautë” (2003), shkrimtari zviceran përsërit konceptin se hyjnitë dhe engjëjt për të cilët flasin Bibla, Kurani dhe tekste të shumta të lashta të shenjta ishin të huaj që vizitonin Tokën dikur. Edhe disa shfaqje magjike, përfshirë ato të famshme të Fátima, mund të shpjegohen për von Däniken në një çelës ufologjik.

Erich von Däniken shpesh pretendon se nuk është kompetent për hulumtime të UFO-s. Interesimi i tij përqendrohet kryesisht në gjetjet arkeologjike dhe librat fetarë të së kaluarës. Sidoqoftë, ai i tha programit Alien Riddles se ai ishte një katolik praktikues dhe lutet çdo mbrëmje.

Ai jeton në Beatenberg në Kantonin e Bernës./Elida Buçpapaj

“Të gjithë duan aparatet tona të frymëmarrjes” – Firma zvicerane La Hamilton Bonaduz AG është lider botëror në prodhimin e aparateve të frymëmarrjes


voal.ch – Aparatet e frymëmarrjes jo vetëm që mund të shpëtojnë jetë, por gjithashtu ndihmojnë në uljen e dhimbjes.”
(Hamilton, Bonaduz)
Intervistoi Peter Siegenthaler

Andreas Wieland, CEO i Hamilton Bonaduz AG

(Keystone / Gian Ehrenzeller)


Pajisjet e frymëmarrjes janë ndër produktet që mund të rezultojnë vendimtare për mbijetesën e mijëra njerëzve. Prodhues global në këtë sektor është ndërmarrja zvicerane Hamilton. Kompania bën gjithçka që mundet për t’iu përgjigjur urgjencave, thotë CEO e saj.
Hamilton Bonaduz AG, një kompani mjekësore me qendër në kantonin e Graubünden, prodhon makina të frymëmarrjes të përdorura në repartet e kujdesit intensiv të spitaleve. Modeli i fundit i respiratorëve kërkohej në të gjithë botën edhe para fillimit të pandemisë koronavirus. Tani kërkesat kanë arritur kufijtë më të lartë.  Edhe pse kompania në Graubünden bën gjithçka për të rritur kapacitetin e prodhimit, ajo nuk mund të mbulojë nevojat e të gjithëve, thotë drejtori menaxhues Andreas Wieland në një intervistë me swissinfo.ch.swissinfo.ch: Sa është rritur kërkesa pas pandemisë të koronavirus-it?Andrea Wieland: Edhe para pandemisë, kompania jonë kishte shumë kërkesa. Vitin e kaluar rreth 20% më shumë se një vit më parë, një vit para 30%. E gjithë bota na i kërkon këto pajisje.swissinfo.ch: Sa pajisje keni prodhuar para fillimit të pandemisë dhe sa mund të shisni tani?

A. W .: Tani, në një muaj, ne mund të shesim atë që kemi shitur gjatë gjithë vitit të kaluar, pra midis 1500 dhe 2000 pajisje.

swissinfo.ch: Cilat janë karakteristikat e veçanta të pajisjeve tuaja?

A. W .: Modeli i ri ka një të ashtuquajtur ventilim të lakut të mbyllur. Kjo do të thotë që gjithçka mund të kufizohet në vendosjen e maskës ose intubimin e pacientit. Pastaj pajisja kryen automatikisht të gjitha funksionet e nevojshme, bazuar në presionin, vëllimin, mekanikën e mushkërive dhe parametrave të tjerë që lidhen me funksionimin e zemrës dhe mushkërive.

Në këtë mënyrë mjeku çlirohet nga detyra që të kontrollojë vazhdimisht nëse pajisja është rregulluar saktë apo nëse duhet të vendoset. Dhe është siguri shtesë në vendet ku aftësitë e personelit mjekësor nuk janë në nivele të krahasueshme me tonat.

swissinfo.ch: Vdes nga një infeksion koronavirus është shumë i dhimbshëm. Pacientët nuk bien thjesht në gjumë nëse nuk ndihmohen nga një aparat që ndihmon frymëmarrjen.

A. W .: Jo, virusi shkakton prodhimin e një sasie të tillë të mukusit në mushkëri, saqë pacienti mbytet ngadalë prej tij. Nëse pacientët janë intubuar dhe ndihmohen në frymëmarrje, në shumë raste – megjithëse jo të gjitha – ata mund të shpëtohen.

“Para pandemisë, ne llogaritëm një rritje prej 20% të shitjeve. Por tani do të rrisim prodhimin me 50% të tjera.”

swissinfo.ch: Si e pranoni faktin se njerëzit vdesin sepse nuk jeni në gjendje të prodhoni pajisje të mjaftueshme?

A. W .: Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe punojmë ditë e natë, madje edhe të shtunave dhe të djelave. Unë i kërkova kantonit që një autorizim të punonim edhe të djelën.

swissinfo.ch: A mund të punësoni shpejt një staf shtesë?

A. W .: Ne po përpiqemi të trajnojmë staf të përshtatshëm  për shkak të koronavirusit.

swissinfo.ch: Sa mund të rrisni prodhimin afatshkurtër?

A. W .: Para pandemisë, kemi llogaritur një rritje prej 20% të shitjeve. Por tani do të rrisim prodhimin me 50% të tjerë.

swissinfo.ch: Po për furnizuesit?

A. W .: Gjërat po vështirësohen. Nëse secili vend mendon vetëm për veten e tij, kjo gjithashtu ndikon në furnizimin e pjesëve që na duhen.

Për shembull, autoritetet rumune kanë përcaktuar një përbërës të pajisjeve tona si një “pajisje mjekësore”. Ne jemi përpjekur t’i sqarojmë atyre se vetëm me atë pjesë ata nuk mund t’i ndihmojnë askujt të marrë frymë.

swissinfo.ch: A vazhdon eksporti Hamilton Bonaduz AG?

A. W .: Ne furnizojmë klientë në Zvicër dhe jashtë saj. Në Zvicër ne aktualisht po diskutojmë me disa spitale, spitale universitare, me shumë zyra të shëndetit publik, me ushtrinë, për të mbuluar sa më shumë nevojat e tyre.

swissinfo.ch: Por kush kërkon që të blejë pajisjet tuaja dhe cilat kërkes ju i refuzoni?

A. W .: Ne përpiqemi t’ju përgigjemi situatave më urgjente.

swissinfo.ch: Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

A. W .: Një shembull: Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka porositur një sasi të madhe. Por ne nuk do t’u sigurojmë atyre të gjitha pajisjet që ata kërkuan. Italia ka probleme më serioze. Ne vendosëm përparësitë tona në përputhje me rrethanat.

swissinfo.ch: A mund t’ju thoni jo spitaleve zvicerane që urgjentisht kanë nevojë për pajisje të reja?


A. W .: Jo. Disa janë të zhgënjyer, por jo sepse ata ishin në urgjencë. Një shembull: nëse një spital i vogël rajonal urdhëron dhjetë pajisje, por ne e dimë se ai ka vetëm tre vende për kujdes intensiv, ai do të marrë vetëm tre pajisje. Sepse këto pajisje kërkojnë personel të trajnuar dhe infrastrukturën e nevojshme.
swissinfo.ch: A mendoni se situata këtu është e destinuar të përkeqësohet deri në atë pikë sepse aparati i frymëmarrjes i disponueshëm nuk do të jetë më i mjaftueshëm?A. W .: Në Zvicër aktualisht ekzistojnë 1000-1200 pajisje të frymëmarrjes të asistuar. Unë mendoj se nuk është e mjaftueshme nëse pandemia duhet të marrë dimensione të barabarta me ato që jemi dëshmitarë në Itali.“Ne gjithashtu kujdesemi për t’i trajnuar njerëzit në Itali, kështu që bëjmë gjithçka për t’i furnizuar ata.”swissinfo.ch: Çfarë mund të na tregoni për furnizimet tuaja në Itali? A keni pajisje të mjaftueshme për pacientët italianë që kanë nevojë për të?

A. W .: Një nga konkurrentët tanë, kompania Draeger në Gjermani, nuk eksporton më produktet e saj, por vetëm furnizon tregun e brendshëm. Ne nuk e bëjmë këtë. Ne gjithashtu kujdesemi për t’i trajnuar njerëzit në Itali, kështu që bëjmë gjithçka për t’i furnizuar ata.

swissinfo.ch: A kanë vdekur tashmë pacientët në Itali që mund të ishin shpëtuar me pajisjet tuaja?

A. W .: Ne nuk kemi mundësinë për të mbuluar nevojat e mëdha të Italisë. E di që shumë njerëz vdesin, sidomos të moshuarit, të cilët nuk mund të trajtohen më. Një pjesë e stafit të spitalit nuk ka më maska.

swissinfo.ch: Gjermania ka nxjerrë dispozita që ndalojnë prodhuesit gjermanë të eksportojnë pajisje mbrojtëse jashtë vendit. Si do të reagonit nëse Zvicra do të vendoste të njëjtën gjë?

A. W .: Këshilli Federal mund të ndalojë eksportet bazuar në legjislacionin e urgjencës. Por atëherë do të gjendeshim përpara barrikadave. Nëse ata na lënë të bëjmë punën tonë dhe të na mbështesin, ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që Zvicra të ketë materiale të mjaftueshme.

Hamilton Bonaduz AG është kompani e fuqshme në Zvicër në fushën e teknologjisë mjekësore. Është një lider botëror në zhvillimin dhe prodhimin e aparateve të frymëmarrjes. Kompania zhvvillon aktivitetin në kantonin e Graubündenit. Kompania ka punësuar rreth 1400 njerëz. Vetëm 500 njerëz punojnë për prodhimin e aparateve të frymëmarrjes. Pajisjet e gjeneratës më të fundit kushtojnë rreth 60,000 franga./Përktheu Elida Buçpapaj/ Burimi. swissinfo.ch

 

Patjetër maska dhe stop që Migros, Coop, Denner, Aldi etj. të ngjajnë si bomba me sahat! Nga Elida Buçpapaj

Në kulmin e emergjencës prej rrezikut nga coronavirus, kur e gjithë Zvicra është e prekur prej Covid 19 dhe pritet që rastet të shtohen, vemendja fokusohet tek mbajtja e situatës nën kontroll për të mos lejuar shtimin drastik të personave të infektuar që sistemi shëndetësor të ruhet solid e të mos shkojë në kolaps.

Vetizolimi është zgjidhje, por lind pyetja a mund të mbyllet gjithë komuniteti në shtëpi?

Ku ta gjenim sikur të mbyllej! Do të ishte shpëtim karantina, vetëdijësimi se qëndrimi në shtëpi është masa më e mirë e sigurisë.

Shkollat dhe universitetet janë mbyllur në rrang shteti, shumë shërbime jo të domosdoshme po ashtu, rinia dhe gjithë shoqëria duhet të adoptojë një stil të ri jete, por megjithatë e ka të pamundur të jetojë pa ngrënë.

Në Itali kemi parë se në supermerkato blerjet bëhen me rregull, nën kontrollin e një personeli, duke u ruajtur distanca dhe duke u bërë dezinfektimet.

Të njējtat masa duhet të merren me urgjencë edhe në Zvicër. Tashmë disa kantone kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. E para e shpalli Tiçino dhe kështu me rradhë.

Në masat brenda kuadrit të gjendjes të jashtëzakonshme janë edhe maskat. Pra, kur njerëzit të lëvizin në rrugë për arsye madhore, sepse u duhet të blenë ushqimet e përditëshme, ata duhet të jenë të pajisur me maska. Maskat janë mbrojtje dhe vetëmbrojtje e komunitetit.

Por në farmacitë e Zvicrës nuk ka maska. Problemi i maskave është edhe në Itali. Si është e mundur! U lidha me telefon me disa farmaci brenda komunës dhe nëpër kantone të ndryshme. Më thanë të njëjtën përgjigje se nuk kanë maska. Sepse ishte një produkt i blerë nga Kina! Po si do të vazhdohet? Pa maska nuk mund të lëvizet. Lëvizja pa maska rrit rrezikun e infektimit masiv.

Tani shtetet brenda BE-së po mbyllin kufijtë midis tyre si masë mbrojtje. Sapo e kanë bërë me dije Gjermania dhe Austria, por kufijtë për emergjencat humanitare apo katastrofat pandemike duhet të mbeten hapur dhe secili shtet duhet të ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka.

Pajisja e popullsisë me maska është emergjencë e emergjencave.

Një tjetër emergjencë janë supermerkatot që frekuentohen nga komuniteti si në ditë të zakonshme kur nuk kishte plasur pandemia e koronavirusit Covid 19. Bile frekuentimi është rritur dhe për herë të parë kemi parë supermerkato me rafte bosh, se njerëzit i kap paniku se mund të mbeten pa ushqime. Dyndja e madhe, pa rregull, pa distancë, si fundjavën që shkoi, rrit rrezikun e infektimeve masive. Sepse çdo blerës mund të jetë një potencial infektimi, pasi periudha e inkubacionit të virusit zgjat 2 deri në 14 ditë, pra një i infektuar me Covid 19 gjatë periudhës së inkubacionit mund të mos shfaqë asnjë simptomë. Supermerkatot Migros, Coop, Denner, Aldi etj, të stërmbushur me njerëz, iu ngjajnë bombave me sahat sepse në situata të tilla mjafton një i infektuar që të infektojë disa e pastaj infektimi shkon zinxhir me dhjetra, qindra e mijëra.

Në konferencën për shtyp të së premtes që shkoi, katër keshilltare federalë: Presidentja e Konfederatës Simonetta Sommaruga, Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin, ai i Shëndetësisë Alain Berset dhe Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter nënvizuan disa herë se qeveritë lokale, kantonale dhe komunale kanë të gjitha mundësitë ligjore të ndërmarrin masa vetë me qëllim mbrojtjen e komunitetit nga infektimi me Covid-19.

Deri fundjavën që shkoi komunat nuk kishin ndërmarrë asgjë. Njerëzit, që mbushnin supermerkatot në rradha ku ndodhte shpesh të shërbehej vetëm në një kasë, ngjanin si turma vulnerabël sepse popullsia e ka të edukuar si kulturë të jetesës respektimin e rregullave, por jo t’i vendosin vetë rregullat, Zvicra ka shtet të së drejtës në shërbim të qytetarëve.

Te djelën u lajmërua edhe ndërprerja para kohe e sesionit pranveror të Parlamentit të Konfederatës. Pra gjendja e jashtezakonshme në rrang konfederate është e vendosur, por popullsia ka nevojë 1. të ketë maska 2.të jetë e mbrojtur kur bën blerje nëpër supermerkato dhe 3. të marrë info nga mediumet e indormimit masiv të publikut për të shmangur stresin dhe zbutur traumën. Për ushqime kanë nevojë edhe të infektuarit. Pra komuniteti pret organizim.

Zvicra, një shtet që rreshtohet gjithmonë në vijë të parë për të ndihmuar vendet e goditura nga konfliktet apo katastrofat natyrore, do të dëshmojë gjithë potencialin për të përballuar këtë dramë të përmasave globale me sa më pak humbje në njerëz. Konfederata Helvetike me një sistem unik demokratik do të ishte mirë që të përfitonte prej tiparit dallues të identitetit të saj, që është neutraliteti, i cili e ka shpëtuar pa u përfshirë në dy luftërat botërore të shekullit të shkuar, por që, helas, nuk e shpëtoi pa u përfshirë në pandeminë e koronavirusit.

Rrëfimi i një 96 vjeçari, të mbijetuari të Shoah – Fishel Rabinowicz: “Unë u bëra një numër, 19037”

Voal.ch – Fishel Rabinowicz sot 96 vjeçar tregon se si 31 vetë nga familja e tij u shfarosën në kampet e përqendrimit dhe mbijetuan ai me dy vëllezër dhe një kushëri. Ai ishte i dyti nga 10 vëllezërit, u arrestua më 26 maj 1941 gjatë një mësymje në qytetin e tij të lindjes Sosnowiec. Pasi kaloi katër vjet në kampet e përqendrimit, ai arriti në Zvicër në vitin 1947. Ai është një nga ata pak të mbijetuarit e Shoah që jetojnë ende në Konfederatë.

Ne takohemi me Fishel Rabinowicz, i lindur më 1924 në Poloni nga një familje hebreje, në shtëpinë e tij në qendër të Locarno, ku jeton me të birin.

Tvsvizzera.it: Ju kujtohet momenti kur u arrestuat?
Fishel Rabinowicz: Unë u kapa gjatë një mësymje në qytetin tim Sosnowiec: në atë kohë një qytet me më pak se 130,000 banorë, përfshirë 27,000 hebrenj jo vetëm tregtarë por edhe artizanë, industrialistë të vegjël dhe punëtorë të punësuar në industri dhe minatorë në minierat e qymyrit dhe çelikut.

SS mbërritën me mitralozë, mbyllën rrugën dhe na arrestuan së bashku me një vëlla më të vogël se unë, na futën në një autobus dhe na çuan në një kamp tranzicioni. Mua më dërguan të parin në një kamp pune  për katër vjet.

Si kishit jetuar deri në atë moment?
Ne ishim një familje e lumtur me 10 fëmijë plus prindërit. Lufta nisi në fillim të shtatorit 1939 dhe, disa ditë më vonë, gjermanët ishin tashmë në portë. Terrori filloi menjëherë me një pogrom: në rrugën kryesore, ku kishte shumë dyqane në pronësi të hebrenjve, gjermanët sulmuan, u prenë mjekrat në rrugë atyre që i kishin, konfiskuan dyqanet. Dhe pastaj, nga muaji nëntor, ata filluan të mbyllnin rrugët dhe t’i mbyllnin të gjithë hebrejtë në një lloj geto, duke na detyruar të mbanim në krah yllin e Davidit.

Shfarosja e familjes Rabinowicz

Cili është imazhi i fundit që ju kujtohet për qytetin tuaj?
Unë isha në atë zonë tranziti ku na morën pasi u arrestuam dhe ku kalova një natë para se të transferohesha në kampin e punës të detyruar. Më kujtohen tela me gjemba gjithandej dhe vizita e nënës sime që, përmes telave me gjemba, më puthi. Nga ai moment nuk e kam parë kurrë.

Unë isha 16 vjeç e disa muaj. Punonim shumë për të ndërtuar një autostradë. Pastaj shkova edhe në Rogau dhe kampe të tjera të punës. Nga Bunzlau arrita në një kamp përqendrimi. Deri atëherë kisha veshur rrobat e mia civile, megjithëse gjithnjë me yllin e Davidit në gjoks, në shpinë dhe në pantallonat e mia dhe gjithmonë isha thirrur me emrin dhe mbiemrin tim. Por prej këtu jo më: u bëra një numër, 19037, nuk isha më person: të prezantoja veten ose t’i përgjigjesha apelit SS, më duhej të thosha se isha nëntëmbëdhjetë mijë e tridhjetë e shtatë.

 


“Në apelin e SS më duhej të thosha se isha nëntëmbëdhjetë mijë e tridhjetë e shtatë”.

Si i mbijetuat kampeve të punës e të shfarosjes?
Kur jeni i ri dhe kur doni të jetoni, mund të rezistoni e të rezistoni. Unë kam qenë gjithmonë i bindur që herët a vonë kjo duhet të merrte fund. Nuk mund të vazhdonte ashtu përgjithmonë. Ne mbijetuam. Ata që ishin më të mëdhenj se unë, ndoshta baballarë me fëmijë, ata e humbën këtë dëshirë për të jetuar. Dhe kështu u sëmurën. Ne vuajtëm nga uria por edhe nga i ftohti dhe sëmundjet. Kishte morra, trajtimi nuk ishte njerëzor dhe ne poshtëroheshim vazhdimisht. Poshtërimi i të qenurit një numër dhe të mos kesh të drejtën për të jetuar.

Senatorja italiane Liliana Segre, e cila i mbijetoi Aushvicit, shpesh ka deklaruar se kurrë nuk do t’i falë torturuesit e saj, por nuk i urren ata: a është kjo gjithashtu e vërtetë për ju?
Unë nuk mund t’i urrej brezat e gjermanëve që erdhën pas dhe nuk mund ta fajësoj ata për gjithçka ndodhi. Fëmijët nuk kanë pse të paguajnë për tmerret e bëra nga baballarët e tyre. As nuk është detyra ime të fal mizoritë por të kujtoj dhe ta ruaj atë kujtim. Unë nuk e urrej popullin gjerman: brutalitetet me të cilat morën, poshtëruan, torturuan dhe vranë miliona qenie njerëzore nuk mund të falen sepse shumica e viktimave të tyre ishin fëmijë, gra dhe të moshuar.

Ju mbërrini në kampin e përqendrimit në Buchenwald më 4 Prill 1945 një javë para se të çlirohej: çfarë kujtimi keni për atë moment?
Kampi u çlirua nga armata e tretë amerikane më 11 prill 1945. Një orë më vonë ne më në fund morëm ushqim. Patate, mish, sallatë, perime. Për katër vjet nuk kisha parë kurrë ndonjë ushqim të tillë. Gjatë një dite të tërë unë haja ndoshta dy feta bukë dhe një gotë supë. Dhe isha bërë skelet që peshoja 28 kilogramë.

Si arritët në Zvicër?
Në Buchenwald u ndjeva keq dhe ata më çuan në infermierin e kampit ku më mjekuan, pastruan më dezinfektuan me DDT. Pas tre ditësh arrita të ngrihesha duke u zvarritur dhe mbajtur në mur. Më bënë dhe rreze X dhe më pas më çuan në një sanatorium në Blankenheim, ku dikur ndodheshin Trupat e Afrikës. Unë kalova aty gjithë verën dhe arrita peshën 60 kilogramë. Në Gjermani, përfundimisht kalova dy vjet në spitale – i fundit prej tyre në Bavari afër Mynihut – deri në vitin 1947. Pastaj unë u zgjodha së bashku me njëqind të tjerë nga një organizatë hebreje amerikane, sepse ata menduan se kisha një shans për mbijetesë. Dhe kështu mbërrita në Davos në Zvicër, ku qëndrova dy vjet për të vazhduar trajtimin dhe ku u operova katër herë.

“Kur amerikanët arritën në Buchenwald unë peshoja 28 kilogramë.”

Çfarë përfaqësoi dhe përfaqëson Zvicra për ju?
I detyrohem shumë Zvicrës, ku pata mundësinë të më rikthehej shëndeti, ku u ktheva të isha rishtas njeri, mësova një profesion dhe ku gjeta shoqen time të jetës me të cilën jetova 63 vjet, bashkëshortja ime ka 5 vjet që nuk jeton më. Kam jetuar një jetë të mirë, u ktheva të isha përsëri njeri.

A ka akoma urrejtje në ditët tona?
Për sa kohë që komuniteti jeton me dinjitet, ha dhe punon, gjithçka është në rregull. Kur fillojnë vështirësitë ose e gjejmë veten në një krizë ekonomike, ne kërkojmë fajtorin që është gjithmonë tjetri. Deri në vitin 1939 hebrenjtë ishin konsideruar gjithmonë fajtorët e gjithçkaje. Hitleri me idetë e tij nacionalsocialiste donte të shfarosë jo vetëm hebrenjtë që jetuan në Gjermani, por edhe ata që jetuan në vendet e tjera të Evropës. Gjermanët organizuan tërë shfarosjen duke vrarë njerëz në mënyrë industriale. E gjithë Europa e ndihmoi atë ose bëri sikur nuk e shihte. Në vitin 1943, kur hebrenjtë italianë u deportuan nga Roma nën sytë e Vatikanit, askush nuk ndërhyri. Problemi i vërtetë ishte indiferenca.

Ajo që ndodhi mund të mos përsëritet në këto dimensione. Ne hebrenjtë jemi tkurrur në një të tretën. Dy mijë vjet urrejtja ndaj hebrenjve është ngulitur, veçanërisht që nga Mesjeta e tutje. Do të duhen dy ose treqind vjet të tjera që të kalojë e gjithë kjo. Sot fajtorët janë të tjerë. Myslimanët për shembull.

Sa e rëndësishme është të bisedosh me të rinjtë për të kaluarën?
Unë kam shkuar në shkolla që nga 1995 për të treguar historinë time, historinë e Holokaustit. E dini, në shkolla të rinjtë nuk dinë asgjë nga kjo tragjedi, ata nuk dinë asgjë nga shekulli XX. Do guxoja të them që as mësuesit nuk janë të vetëdijshëm ose nuk dinë plotësisht.

Të rinjtë janë të interesuar. Unë gjithmonë them se sa vjet që të jetoj (tani jam pothuajse 96 vjeç) është e drejtë që duhet të jap diçka. Dhe për këtë unë dëshmoj duke shpresuar se të tjerët, në këtë rast të rinjtë, do të mësojnë diçka. Injoranca është një gjë e keqe.

Ju i keni kushtuar 30 viteve të fundit të jetës tuaj pikturës, si një formë tregimi e asaj që keni përjetuar.
Piktura më ndihmoi, u bë si terapi për mua. Nga e gjithë familja kishin mbetur vetëm tre vëllezër: një në Australi, një në Izrael dhe unë. Një ditë gjatë një takimi mes nesh, njëri nga të tre tha se filloi të shkruante një libër me historinë e familjes tonë. Unë nuk jam i mirë për të shkruar. Por si mund të komunikoja me botën jashtë çdo gjë që më mbyste brenda? Mendova se edhe unë duhet të bëja diçka duke përdorur aftësitë dhe përvojat e mia grafike: Kuptova që gjuha e lindur për mua ishte arti grafik dhe se më duhej të gjeja një mënyrë për tu lidhur përsëri me të kaluarën time dhe me botën time, me të cilën u linda dhe u rrita. Unë dola nga Shoah lakuriq dhe zbathur por me një thesar në mendjen time. 22 shkronjat e alfabetit me të cilat mund të shkruaja shumë dhe me to tregoja historinë time, identitetin tim dhe kulturën time.

Një ditë pas daljes në pension kam gjetur një mënyrë për ta treguar kush jam unë përmes pikturave: jo vetëm figurat gjeometrike, por me një strukturë të veçantë me përmbajtje matematike, filozofike dhe historike. Unë kam punuar mbi 50 vepra, nga të cilat vetëm tri mbi Holokaustin, ndërsa veprat e tjera për hebraizmin. Kam bërë ekspozita të ndryshme jo vetëm në Zvicër apo Evropë, por edhe në Australi në një muze hebre./Swissinfo.ch/Përktheu Elida Buçpapaj

https://www.br-klassik.de/video/zeuge-der-zeit-fishel-rabinowicz-100.html

Ermira Lefort: Sindikata duhet të motivojë për një integrim profesional-social, mësimin e gjuhës së kantonit

Në lidhje me tubimin informues të ndryshimeve ligjore në Zvicër, që kanë hyrë në fuqi prej 1 janarit 2019, organizuar nga UNIA në Gjenevë me shqiptarë që banojnë këtu, ku ligji i ri kërkon për integrim kritere të njohjes të gjuhës, dhe ku  u theksua se “duhet ngulur këmbë në të drejtën ligjore dhe bëhet ankesa ndaj një vendimi të tillë”, ka reaguar  artistja dhe veprimtarja e njohur komunitetit shqiptaro-zviceran  Ermira Lefort e cila në faqen e saj në rrjetin social ka shkruar:

“Për tubimin informativ e në gjuhën shqip,përgëzime.

E vetmja pikë ankimimi që nuk duhet të propozohet,

është pika e zotërimit të gjuhës së kantonit,me kriteret e nivelet më bazike që kërkohen.

Ju duhet të nënvizoni si sindikatë e të motivoni për një integrim profesional-social, mësimin e gjuhës së kantonit.

Ka persona dhe në fotot tuaja që dhe pse jetojnë prej 4-6 vitesh në Zvicër, nuk e flasin dhe shkruajnë gjuhën e kantonit.

Kjo ka një kosto financiare për përkthimet e shërbimeve sociale,por dhe për vetë sindikatën tuaj që për të mbrojtur të drejtat e personave që pretendojnë leje qëndrimi,

mos detyroheni të bëni dhe ju, për një kohë shumë të gjatë, përkthyesin vullnetar në këto raste e me dosje personale multi-çështjesh për tu zgjidhur.

Strukturat për mësimin e gjuhës kantonale nuk mungojnë, nga ato falas e deri tek strukturat me kurse e çmime të arsyeshme.

E pra në këtë pikë për gjuhën, gjendet eikulibri mes të drejtave të qytetarit-integrimit-kantonit”, përfundon reagimin e saj Ermira Lefort.

 

Tubimi informues në Gjenevë – Mbi ligjin për të huajt