VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 2 gusht 1923 lindi Shimon Peres, politikan i shquar i Izraelit

By | August 2, 2019

Komentet

ERMONELA JAHO – MË KËRCËNUAN ME LETRA ANONIME NË TIRANË Intervistoi: ENKEL DEMI

Rrëfime për fëmijërinë, këngët e para kur admironte Vaçe Zelën, ngritjen në karrierë dhe rikthimet e herëpashershme në Shqipëri.

Një prej ngjarjeve ku ajo ndalet gjatë është një kërcënim me një letër anonime, në të cilën ishin ngjitur shkronja gazetash…

Mbrëmë ajo u shfaq në TVSH tek emisioni i Enkel Demit, “Shih programin” ku dha edhe këtë rrëfim.

Si ia bën që je kaq e dobët? Nëse nuk do të të njihja, do mendoja se je balerinë klasike?
Eh, është një stërvitje e përditshme. Ashtu siç praktikoj zërin përditë, ashtu praktikoj edhe trupin. Nuk e kam nga natyra. Se zakonisht ne femrat kur duam të dukemi themi se nuk ha shumë, ha sa të dua, i bëj të gjitha gjërat normalisht, nuk mbaj dietë. Jo, jo për mua nuk është kështu. Është një punë aq e madhe, aq e lodhshme, që më kushton shumë.

Kam përshtypjen Ermonelë se ti je një krijim i vetvetes?
Ajo e të bërit vetë është e vërtetë. Ne të gjithë lindim me një potencial, për të zbuluar dhe për të shprehur veten tonë në fusha të ndryshme, por ai potencial që kemi varet nga kushtet ekonomike, shoqërore, nga familja, nga ambienti që mund të të ndihmojnë, por siç mund edhe të të pengojnë. Duhet ta marrësh me një lloj idealizmi, pasion të jashtëzakonshëm, paksa patologjik do të thosha, që i bie edhe murit me kokë, rrëzohesh, ngrihesh, bën çdo gjë për të gjetur më të mirën tende, të paktën si e kam gjetur unë në muzikë. Vetëm kjo të bën të kapërcesh çdo lloj vështirësie. Në të njëjtën kohë duhet të jesh edhe shumë mendjehapur. Dhe kjo puna kolosale, me rëniet e ringritjet më ka bërë që t’i shoh gjërat, t’i prek me duart e mia. I kam marrë të gjitha si një lloj eksperience njerëzore dhe për fat të mirë mund të them kam gjetur këtë kanalizim ndjenjash dhe eksperiencash. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme.
Unë kam kërkuar në një farë mënyre të gjeja një “tutor” tëndin, siç ka zakonisht në fushën tuaj, dikë që të jep një dorë, që të referon dhe i referohesh. Nuk gjeta askënd që të mund të thoja Ermonela Jahon e ndihmoi X apo Y për të mbërritur deri këtu…
Ashtu është Keli, prandaj unë të thashë më sipër se ndonjëherë njerëzit që ke rrotull mund t’i kesh mbështetje ose pengesë. Mua përveç familjes që më ka dhënë këtë shtytje, nuk kam patur njeri tjetër. Kanë qenë edhe pedagogët. Të gjithë i kam vënë si copëzat e vogla të një mozaiku për të ndërtuar figurën e madhe, po që të them se ky “tutor”, apo ai, jo. Secili më ka dhënë diçka, por unë nuk mund të them se ka qenë një “kujdestar”.

Nëse unë të kthej në fëmijëri, cila është gjëja e parë që kujton?
Në fëmijëri mbaj mend kur kam qenë 4-5 vjeçe më pëlqente muzika e lehtë. Dëgjoja shumë këngët e Vaçe Zelës, kisha flokë të gjata dhe prindërit e të afërmit më thonin të gjithë: “E ke gojën e madhe si Vaçe Zela”. Ndonjëherë më vinte e keq dhe kundërshtoja, thoja nuk e kam gojën e madhe, por kur mahnitesha nga Vaçja, iu kthehesha, atëherë do të bëhem edhe unë këngëtare. Në atë kohë më kujtohet që bëja shfaqjen time në shtëpi. Skena e parë ka qenë aneksi, dilja nga pas perdes dhe lajmëroja: “Tani do të këndojë Ermonela Jaho!” dhe këndoja këngën e Vaçes “Nënën moj do pres gërshetin”, që as arrija ta shqiptoja saktë, por e këndoja ‘nënë moj do preth gërshetin”. Ky është kujtimi i parë me këtë pasion. Më tej si çdo fëmijë, doja të bëhesha si vajzat e bukura të asaj kohe, doja të bëhesha si Parashqevi Simaku, Nertila Koka. Mbase është instiktive, doja më shumë vëmendje. Babai e vuri re këtë gjë, sepse kam qenë fëmijë i turpshëm dhe ndjehesha mirë vetëm kur këndoja.

Ju nuk e keni muzikën traditë familjare apo jo? Babai ka qenë ushtarak apo jo?
Po, është e vërtetë. Nuk kemi pasur një traditë të mirëfilltë që dikush të ishte marrë me muzikë, gjyshi i binte violinës në Pallatin e Kulturës së Vlorës, por jo dikush që të jetë marrë mirëfilltasi me muzikë në familjen time nuk ka patur.

Je larguar nga Shqipëria në ‘93 dhe rikthehesh pas 11 vitesh në 2004, për të vendosur ne skenë “Elisir d’amour”, por kjo shfaqje iku pa bërë shumë zhurmë. Por pas saj, ty, një divë tashmë e skenës botërore, të çojnë për të festuar në një lokal popullor, me babën tënd në krye…
E vërtetë. Pas asaj shfaqjeje e gjeta veten në një darkë të organizuar me shumë dashuri dhe aty unë nuk doja të isha unë qendra e vëmendjes, por im atë. Në atë moment, kishte rëndësi që të gëzonte ai, sepse ai më ka shtyrë sa herë kisha nevojë, por nga ana tjetër sot edhe atë darkë e shikoj ndryshe. Tim atë e kam patur pranë në çdo hap, sa herë fitoja ndonjë konkurs, sa herë mediat e huaja shkruanin për mua gëzonte dhe i sillte gazetat këtu që të përcillte në shtyp ndonjë informacion, por ia mbyllnin dyert. E vuante jashtë mase. Pyeste “po përse nuk flasin për ty? Pse kështu pse ashtu?” Dhe të them të drejtën nuk pata kohë të mendoja për vete, por doja vetëm ta shikoja atë të lumtur, me mua në krahë dhe përballë miqve të tij.
Pastaj atë natë, para se të mendoja se po festoja në një lokal me muzikë popullore, e kisha mendjen gjetkë, pasi mora një letër anonime. Unë isha e ftuar tek “Elisir d’amour” dhe kam kënduar vetëm natën e tretë, sepse ndoshta dikush mund të kishte frikë se mund t’i zija vendin. Ne shqiptarët jemi pak të çuditshëm në këtë pikë. Kemi ndjenjë të lartë xhelozie me njëri-tjetrin edhe pse flasim të njëjtën gjuhë. Ti mund të kesh arritur diçka, të jesh bërë dikushi edhe jashtë kufijve të vendit tënd, por kur kthehesh këtu e kemi shumë, shumë të vështirë që ta pranojmë zotësinë e tjetrit. E njëjta gjë ndodhi edhe për “Elisir d’amour”, nga nata e parë kalova në natën e tretë, unë doja të këndoja, sapo e kisha kënduar në Itali, pastaj është në mes edhe egoja e artistit. Megjithëse ndodhën gjërat kështu, vendosa ta këndoja. E bëra edhe për tim atë. Kështu shkova në Teatrin e Operas dy orë përpara shfaqjes dhe supozohej që të kishe kostumet, do të visheshe nën petkun e dikujt tjetër. Nuk gjej kostumet, nuk gjej këpucët. Por prapë thashë do ta bëjë këtë për tim atë, do të dalë në skenë. Dhe u rregullova si munda e dola. Nuk mjaftoi kjo, por në skenën gjatë shfaqjes, kjo është një opera komike dhe sipas libretit në skenë mua më vjen një letër me tekstin e një kënge ku tallej një personazh, por mua më erdhi një letër anonime, e bërë me shkrime gazetash, të marra dy rrokje këtu, një fjalë atje, ishin ngjitur me merak si nëpër filma. Lexoj letrën që ishte e gjitha një xhelozi e plotë, ku më kërkohej që të ikja. E lexova dhe nuk po i besoja vetës. Pashë rreth e rrotull, jam në skenë apo ishte ëndërr dhe sinqerisht instikti im i parë pas asaj letre ishte i thjeshtë. Thashë me vete personin që e ka dërguar duhet ta kem në publik, ndaj e mora letrën e bëra copa-copa të vogla dhe e hodha në ajër si dëborë dhe qeshja mesa kisha në kokë. Lëvizja nëpër skenë, këndoja, qeshja.
E për t’u rikthyer pak tek darka që më kujtuar ju, mund t’ju them se u ndjeva pakëz si jetime në vendin tim. Nuk dua të jem negative, por ne na mungon vlerësimi për njëri-tjetrin. Luftën më të madhe për të njohur punën time dhe mua e kam patur me vendin tim.

Në cilën opera të ka qëlluar të zëvendësosh një soprano ruse që ka qenë e sëmurë …
Ka qenë në Londër ky rast. Unë isha në Nju Jork, sepse jetoj aty me familjen aty. Në Londër ishte kolegia ruse, jashtëzakonisht e njohur në media, me shumë famë si këngëtare. Dihet që rusët në përgjithësi janë adhurues të muzikës klasike, por masonët rus në veçanti janë të përqendruar në Londër dhe natyrisht që ndjekin me fanatizëm çdo koncert të bashkëpatriotëve të tyre në Teatrin Mbretëror të Londrës, i cili konsiderohet si pikë arritje për të gjithë këngëtarët. Të gjithë kemi folur për Callas, Pavarotin, Del Monaco që kanë qenë gjithmonë në këto ambiente. Unë sapo kisha mbërritur, kisha qenë në një produksion tjetër, kur më merr menaxheri im dhe më thotë nesër është premiera në Londër, janë shitur të gjitha biletat, mediat janë aty, por këngëtarja ruse është e sëmurë dhe nuk e di nëse këndon dot apo jo. Do të vish për të qenë aty që të jemi të sigurtë në çdo rast. Joshja ishte e madhe, por pata dhe një farë ngurrimi, flitej për “Royal Theater House” dhe mendimi i parë që më ka ardhur kishte lidhje me ëndrrën time për t’u bërë këngëtare operistike me operan “Traviata”. E kisha kënduar para Londrës disa herë në produksione të tjera. Muzikën natyrisht e dija, por regjia duhej të ishte krejt ndryshe, nuk ia kisha idenë se nga duhej të hyja dhe të dilja. Kisha vetëm pesë minuta kohë të mendohesha për të thënë po ose jo. Në atë periudhë kisha patur edhe një fatkeqësi, pata humbur mamanë krejt befas dhe në një farë mënyrë me ikjen e saj kishte marrë fund dhe një lloj ankthi, padurimi që zakonisht kanë të rinjtë. I thashë vetës: “Ky është një rast fantastik, provo sa e zonja je të bësh, provoje me gjigantët, lëri fjalët!” I thashë vetës: “Çfarë do humb?! Nënën time nuk ma kthen më njeri, kjo derë nuk dihet nëse do të hapet një herë tjetër apo do të të mbyllet përgjithmonë”. Dhe u nisa. Kam udhëtuar gjithë natën nga Nju Jorku në Londër. Thashë e pranoj këtë sfidë. Kur mbërrita shikoj telefonin, asnjë thirrje. Nisa të mendoj do Zoti këndon sonte këngëtarja ruse që të shoh edhe shfaqjen, të kuptoj më shumë se për çfarë bëhet fjalë. Por, sapo mbërrita në hotel më morën në telefon dhe më thonë “eja se këngëtarja e ka anuluar shfaqjen, janë shitur të gjitha biletat dhe nuk e anulojmë dot”, flasim për një shfaqje ku një biletë kushtonte 700 deri në 800 paund se bëhej fjalë për premierën dhe flasim për një teatër me 4 mijë vende, plot me media. Kisha vetëm katër orë për t’u bërë gati. Regjinë nuk e dija, kostumet m’i bënë në atë çast dhe më thonin, do hysh këtej, do të dalësh andej, por gjithçka po më thuhej në një studio të vogël, jo në skenë, atë nuk e kisha parë akoma. Unë isha aq e përqendruar, po mundohesha të thithja sa më shumë, mos ta humbisja këtë mundësi. Afrohet ora e shfaqjes, salla plot, ishte skenografia e tillë që unë hyja në skenë dy-tri minuta para shfaqjes dhe duhej të qëndroja pas një tyli. Aty pashë për herë të parë skenën dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kishin harruar të më prezantonin kolegët dhe rolet e tyre, përveç tenorit. Por nuk mjaftoi as kjo. Para së të fillonte shfaqja del drejtori artistik, se nuk ia kishte komunikuar publikut më përpara dhe iu thotë: “Na falni, këngëtarja filan nuk këndon sonte për arsye shëndetësore, por ne kemi marrë një artiste tjetër, ju nuk e njihni, por nuk do të ngeleni të zhgënjyer. Quhet Ermonela Jaho. Nëse do të mbeteni të zhgënjyer, do t’ju rimbursojmë biletat”. Mua as drejtori nuk më kishte dëgjuar “live” asnjëherë. Dhe dëgjoj publikun të irrituar dhe më dukej sikur kishte marrë edhe pozicionin trego se çfarë di të bësh tani. Unë dridhesha. Nuk mjaftoi edhe kjo. Drejtori doli duke i thënë publikut dëgjojmë aktin e parë dhe nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, e ndërpresim. Ky del duke thënë “Zoti qoftë më ne dhe me këtë bashkë”. Fillova shfaqjen. Shoh dirigjentin, por kurrë nuk më ishte dukur më larg. Salla m’u duk gjigante në atë moment dhe pastaj thashë me vete: “Mjaft ke thënë pasioni im kështu, pasioni im ashtu, tani është momenti ta tregosh veten para këtij publiku”. Dhe filloi një logjikë e ftohtë në kokë. Nisa të këndoj, derisa u thye akulli dhe çdo gjë shkoi mirë. Erdhi fundi i aktit të parë, është skena më e vështirë për një këngëtare lirike për ta kënduar. Qetësi varri. Fillova ta këndoj dhe pas tij njerëzit ishin tepër-tepër entuziastë. Aty fillova të marrë sërish frymë.

Gazetat të nesërmen kanë shkruar gjëra të jashtëzakonshme…
Kjo është e vërtetë.

Historia e 2004 është shumë e sikletshme. Çfarë ka publiku shqiptar që të bën ty të të marrë malli?
Nuk e di pse. Ndoshta është si në ato terapitë, ku ti shikon dhe analizon boshllëqet e jetës tënde që nga fëmijëria e më pas dhe ti mundohesh t’i plotësosh. Kështu është edhe me vendin tënd. Mund të pushtosh botën, por nëse nuk ke vendin tënd, të duket sikur nuk ke asgjë. Ka qenë më pas një periudhë gati shtatë vjet që unë nuk erdha. Jam rikthyer më tepër për të dhënë eksperiencën time, për të dhënë gjithmonë mesazhin pozitiv se mund t’ia dilet.

Ti vjen e merr identitet këtu. Ke nevojë për të?
Ekzakt. Doja të bëja paqe me të kaluarën, ndaj jam lidhur më fort me brezin e ri këtu.

E ke ndjerë veten ndonjëherë emigrante? Ose ku e ke kuptuar që je emigrante?
E kam ndjerë që ç’ke me të! E kam ndjerë veten emigrante, kur shkoja në ‘93-‘94 konkurrova për në konservatorin “Santa Cecila”, fitova konkursin dhe më duhej edhe një dokument shtetëror. Fillimisht, kisha shkuar në Itali me Katia Riçarelin, ajo merrte këngëtarë të rinj nga e gjithë bota dhe ishte një tip master-class. Aty pata kontaktin me madhështinë e operas klasike në Itali. Thashë me vete se kjo është ajo që dua, ndaj doja të rrija më shumë. Për të zgjatur këtë leje qëndrimi duhej të shkoja në shkollë. Fitova konkursin dhe më duhej një dokument nga ambasada shqiptare ku të vërtetonte që Ermonela ka fituar shkollën dhe është qytetare shqiptare. Shkova të marr këtë vërtetim dhe jam përcjellë duke më thënë: “Po ik moj vajzë tani, duhet të kthehesh në Shqipëri, shko në Ministrinë e Jashtme, ku duhet të marrësh një letër”. U thashë: “Më falni, më jepni këtë vërtetim, sepse më duhet patjetër”. Asaj kohe unë nuk kisha ende një bursë studimi dhe punoja si babysiter për të mbijetuar, vërtetë për të mbijetuar. Dhe për mua fakti që isha futur në atë shkollë pa asnjë përkrahje m’u duk më e lehtë se sa të një copë letër me dy rreshta. Kjo më dukej absurde. Atë letër nuk e mora dot.
Kam vajtur në sekretarinë e shkollës dhe i thashë sekretarit, një burrë i moshuar ky, nuk ma dhanë letrën dhe e shikoja në sy ndërsa qaja. Kam qarë aq shumë aty, u ula në karrige dhe qaja. I thoja se nuk doja ta humbisja shkollën, por nuk kisha çfarë të bëja. Ai më pa dhe mbylli derën. Më tha vetëm se unë do të doja shumë të kisha një vajzë që të kishte këtë pasion. Më tha që unë ta shkruaja në shqip, ta përkthenim në italisht dhe ta fusnim në dosje. Një dokument fals me një fjalë, se më vjen edhe turp ta kujtoj dhe ta them këtë gjë. Ky ka qenë një rast, kur jam ndjerë emigrante, se në raste të tjera kur duhet të bindësh një publik, t’i japësh atë markën tënde si artiste nga vjen e kush je, ajo është një luftë që ne e bëjmë përditë. Nuk e kam ndjerë veten emigrante si artiste, por për çështjen e dokumenteve e kam ndjerë, sepse më janë djegur edhe dy-tri raste të tjera.

Kur ishe Ermonela që punoje për të paguar studimet, që bëje audicionet për të gjetur rrugën tënde, çfarë ëndërroje të kishe…
Ëndrrën e kam kapur mund të them, sepse kam dashur të këndoj një sërë rolesh në karrierën time dhe ato tashmë i kam bërë.

Diçka vanitoze? Fjala vjen, kur të jem e pasur do të kem këtë makinë, do të kem një shtëpi të madhe…
Jo, jo, asnjëherë nuk mendoj për këto gjëra dhe e di pse?! Sepse pikërisht është ajo vuajtja e fillimit që më kanë shënjuar aq shumë, sa nuk e di, por ndoshta është bërë një lloj traume dhe unë nuk e imagjinoj dot veten vanitoze, ajo më mban me këmbë në tokë. Një ëndërr që unë e kam patur me kohë është për të bërë një shkollë kantoje që të dalin sa më shumë këngëtarë lirikë.

Ta bësh në Shqipëri?
Po, ta bëj këtu.

Prapë në Shqipëri! Këtë nuk do ta kuptoj deri në fund të bisedës… Dëgjon muzikë rock?
Dëgjoj, sidomos kur shkoj në palestër. I dëgjoj të gjitha llojet e muzikës aty, sepse kam shumë nevojë që të shkarkoj energji. I dëgjoj të gjithë nga Rita Ora tek Fredy Mercury…

A e di kush ka qenë roker i shkëlqyer? Josif Gjipali.
Ai ka qenë vërtetë i tillë dhe tani është një tenor i shkëlqyer.

Ti ke vese? Duhan, alkool?

Vese? Duhan, alkool? Absolutisht jo. Asnjëherë.

Ëmbëlsira?
Jo, vetëm specin djegës. E dua pafund dhe në lokalet ku më njohin ma sjellin vetë tashmë.

Cili është një gatim shqiptar që të merr malli?

Gjellët e mamit tim. Mbaj mend bënte një çomlek fantastik, më pëlqenin shumë sardelet në tenxhere me presion, kulaçi me përshesh, me mishin e gjelit.

Ke interesa të tjera veç muzikës?
Po, më pëlqen shumë psikologjia, filozofia, mësimdhënia. Lexoj shumë. Unë kam studiuar dhe për mjekësinë e kordave të zërit, këtë e kam bërë jo vetëm për veten, por sepse teknika e kantos është aq delikate dhe një këshillë nuk është kurrë e tepërt. Sepse çfarë ndodh?! Shumë shpesh janë vetë profesorët e kantos që nuk e dinë sesi janë të formuara kordat e zërit, e nëse nuk e dinë këtë, atëherë sa siguri kemi që mund t’i dijë si prodhohet zëri, çfarë mund të bëjë mund të arrijë.

Ti ke ndopak kohë të lirë? Qëndis?

Më përpara po. Kam ditur të qëndis shumë mirë, bëja punime me grep, madje dija dhe të qepja qilima.

A e di sesi qëndrojnë çentrot e ngrira fare?
Niseshte.

Ti e dije, kurse unë, kur e kam mësuar jam shokuar…

Nuk kam më shumë kohë të lirë, as për t’iu dedikuar njerëzve të mi të dashur, familjes sime. E di, qëllon ndonjëherë që dua shumë të jem në shtëpi me tuta e çorape. Qëllon ndonjëherë që jam në pritjen e koktejlit pas shfaqjes, atë që unë e quaj gjithmonë, akti i fundit dhe e vetmja gjë që dua në ato momente është që të isha rehat në shtëpi. Sapo mbërrij, vesh teshat e shtëpisë, ulem përdhe duke parë televizor.

(Botuar për herë të parë më 24.02.2014)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA Nga Elida Buçpapaj

Sot kryelajmi që do të pushtonte titujt kryesorë të gazetave dhe TVve të Shqipërisë do të duhej të ishte performanca e Ermonela Jahos në Royal Opera të Londrës, në rolin e Violetës tek Traviata e Verdit.

Por gazetat e Shqipërisë sot nuk dalin ngaqë vazhdojnë pushimet e Vitit të Ri, ndërsa TVtë e shumta të Tiranë merren me bilancin e kryelajmeve që kanë tronditur botën për të mirë apo për të keq më 2011 dhe heshtin përpara shqiptares Ermonela Jaho, ylli botëror i Bellcantos e cila ka pushtuar metropolet më të famshme të botës, siç është Royal Opera në Londër, skenë ku ajo sonte do të ngjitet për të disatën herë e çmuar nga kritika këtu si një yll dhe si „eksporti më i mirë” që vjen nga Shqipëria!

Hyrja e Ermonelës si Violeta në Royal opera ka një lloj fataliteti pozitiv, prej të cilit përfitojnë yjet e formatit të saj botëror. Në janarin e vitit 2008 Anna Yuryevna Netrebko, sopranoja e njohur ruso-austriake – pas suksesit të natës të parë të Violetës – sëmuret nga një bronkitis duke e vënë në një hall të madh Royal Opera, e cila në momentin e fundit, fton sopranon shqiptare Ermonela Jaho ta zëvendësojë Netrebkon . Natyrisht nuk bëhet fjalë për një zëvendësim sido kudo, pasi një teatër si Royal Opera ka një staf të veçantë që merret me zgjedhjen e yjeve më të famshëm të botës. Kritika angleze në momentin e parë kur Ermonela nuk kishte performuar ende, e priti ftohtë këtë ndryshim. Por, kur u ballafaqua në mbrëmje me performancën e Ermonela Jahos, iu dorëzua menjëherë magjisë dhe mrekullisë së interpretimit të saj dhe të nesërmen në gazetat londineze botohej lajmi „Brava Ermonela Jaho (Netrebko u can go home now) „ – Bravo Ermonela Jaho -Netrebko ju mund të shkoni në shtëpi tani !”

Ti thuash Anna Netrebkos shko në shtëpi nuk është shaka, sepse sot ajo është një nga ikonat e bellcantos – por Ermonela Jaho me zërin e saj, me mjeshtërinë e saj profesionale, ku dallohet qartë shpirti i një artisteje të formatit botëror, e bën këtë mrekulli. Edhe po të ishte sëmurur Maria Callas nga bronkitis si Netrebko, Ermonela Jaho do të kishte bërë që kritika britanike, e cila nuk çan krye për partitë që zukatin si grerëzat në Shqipëri në një zënie banale tash njëzet vjet pa marrë kurrë fund, të shkruante „Brava Ermonela Jaho – Callas u can go home now” – Bravo Ermonela – Kallas ti mund të shkosh në shtëpi tani !

Por çfarë ndodh kështu në Shqipëri ? Kur gazetat dhe TV-të e Tiranës mbushen me mall skarco, ndërsa kultura dhe vlerat e vërteta me të cilat përfaqësohet kombi shqiptar shpallen non grata përmes mënyrave shumë perfide siç është indiferenca ? Klanet në Shqipëri krijojnë yje të paqenë, që degradojnë menjëherë duke kënduar muzikë tallava, ndërsa vlerat e kulturës me traditë nga shkolla dhe kultura shqiptare ekskomunikohen nga skenat, ekranet dhe gazetat e Shqipërisë, të cilat u japin faqe të tëra vend dhe orë të gjata të pafundme Nexhmije Hoxhës apo antikulturës dhe antivlerave.

Ermonela Jaho përfaqëson sot figurën më të famshme shqiptare në botë, është ikonë e bellcantos që ka pushtuar skenat më të famshme botërore duke filluar nga Royal Opera në Londër, Britaninë e Madhe, atdheun e Beatles dhe Amy Winehouse, Metropolitan Opera në New York, Opera Shtetërore e Berlinit, Paris Champs-Elysees, Teatro San Carlo e Napolit, Opera Company e Piladelfisë, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Tatri Verdi i Triestes, Teatri La Fenice, Teatri Capitoul i Tuluzës etj. etj. me një repertor të jashtëzakonshëm të rangut të Violetës, Mari Stuart, Manon, Mireille, Amina, Mimi, Michaela, Guilietta, Anna Bolena etj., me një audiencë të jashtëzakonshme duke rrëmbyer zemrat e publikut më prestigjioz në skenat më prestigjioze në metropolet më prestigjioze të botës dhe Perëndimit, ndërsa në Shqipëri për të nuk do t’ia dijë kush. Turp i madh !

Turp për institucionet e kulturës dhe për mediat e Shqipërisë që kërkojnë t’i imponojnë opinionit publik një mall skarco, ndërsa bëjnë gjithçka që t’ia fshehin publikut shqiptar një yll të dimensioneve të tilla, të dimensioneve botërore, si Ermonela Jaho, e cila sonte ngjitet në skenën e Royal Opera si Violeta e Traviatës të Verdit. Merrni me mend, nga zëri i saj magjepsen Metropole që njihen si simbole të skenave ku promovohen trashëgimia e vlerave të kulturës botërore, ndërsa në Shqipëri heshtet për Ermonela Jahon, e cila në botën e qytetëruar, në Europën e vlerave, të Perëndimit të civilizuar sot përfaqëson Shqipërinë dhe e përfaqëson në mënyrën më të mrekullushme të mundëshme. Sot që Nënë Tereza nuk jeton më, me kë do të përfaqësohen shqiptarët. Me Ismail Kadarenë ? Me Inva Mulën ? OK ! OK ! Po sot emri që bën jehonë dhe trondit skenat botërore është Ermonela Jaho ! Ylli që shtang, që mrekullon, që magjeps, që e bën kritikën botërore t’i përulet me nderim një artisteje shqiptare, që i imponon skenat më të famshme të botës ta ftojnë si soliste, si yll, si ikonë të bellcantos, kjo është Ermonela Jaho !

Por gjithë ky vlerësim që i bëhet në botë, në Shqipëri kalon në heshtje nga institucionet e verbëra dhe të shurdhëra të kulturës që promovojnë artin trash, që harxhojnë miliona për të promovuar antivlerën, për të promovuar artistë militantë të partive, ndërsa injorojnë vlerat kombëtare të cilat sot janë pjesë e kulturës botëore si Ermonela Jaho !

Në këtë shkrim përmendëm Anna Yuryevna Netrebkon. Ermonela Jaho me formatin e saj e ka tejkaluar Netrebkon, e cila padyshim është yll i përmasave botërore. Por ndërsa në Rusi Anna Netrebko është një emër që meriton krenarinë kombëtare dhe e nderuar me titullin Artiste e Popullit të Rusisë, në Shqipëri për Ermonela Jahon dhe për artistë me perspektivë të qartë të formatit botëror, vazhdon një shurdhmemecëri e pajustifikushme, sikur të jetohej në epokën e izolimit dhe jo të IT – Information technology – të epokës së revolucionit që ka shkaktuar teknologjia e informacionit dhe telekomunikacionit dhe kur në Shqipëri fatmirësisht kemi mediume që janë fjala e fundit e shkencës. Po përse heshin atëherë, përse flenë gjumë, përse janë në letargji, përse flenë si arinjtë polarë, kur Shqipëria ndodhet në zemër të Europës dhe kur Shqipëria ka një zë të tillë kaq melodioz, që pushton miliona e miliona zemra të Perëndimit, botës së civilizuar dhe globit mbarë si zërin e Ermonela Jahos, e cila sonte do të performojë për të satën herë në Royal Opera, një rol brilant të kulturës italiane, që ka hyrë në thesarin e kulturës botërore, siç është Violeta e Traviatës ! Nuk e kuptoj çfarë presin institucionet e kulturës në Shqipëri dhe massmediumet që krenohen për fjalën e fundit të teknikës, që nuk i ringjall zëri magjik i Ermonela Jahos ? Royal Opera e ka përzgjedhur sopranon shqiptare midis yjeve të formatit botëror, që me Ermonela Jahon të inaugurojë vitin e Ri 2012, për të demonstruar seiozitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni të kulturës britanike dhe botërore me moshë rreth 300 vjeçare. Po institucionet e kulturës në Shqipëri çfarë po bëjnë ? Po vazhdojnë të jenë në gjumë ! Po çfarë i duhen Shqipërisë institucione të tilla, të cilat kur duhet të merren me promovimin e vlerave të kulturës të kombit, me të cilat kombi identifikohet, lancojnë anonimatin, duke u kthyer në anonimat !

(Kjo esse është përfshirë në librin me publicistikë të Elida Buçpapajt “Tirania e Tranzicionit”, Onufri 2013)

Konstelacionet Shqiptare, diktatori Edi Rama dhe Liria! Nga Elida Buçpapaj

Më 23 shkurt 1965 u nda nga jeta komiku i jashtëzakonshëm Stan Laurel

VOAL – Arthur Stanley Jefferson, i njohur më mirë si Stan Laurel, lindi në Ulverston, Lancashire (Britani e Madhe) më 16 qershor 1890. Babai, producenti, aktori dhe dramaturgu, Arthur J. Jefferson ishte pronari i Jefferson Theater Group dhe një nga aktoret e saj ishte e bukura Madge Metcalfe (e cila më vonë u bë gruaja e tij).

Kur grupi i teatrit u fut në telashe, çifti shkoi të jetojë me prindërit e Madge në Ulverstone, Lancashire veriore në veri të Gjirit Morecambe, ku Arthur Stanley Jefferson lindi më 16 qershor 1890, pesë vjet pas vëllait të tij Gordon. Më vonë, prindërit e Stanit i dhanë një motër të quajtur Beatrice të lindur, megjithatë, në Shield North, ku, ndërkohë, familja ishte shpërngulur.

Këtu, babai i Stan u emërua drejtor i Teatrit Mbretëror.

Jefferson së shpejti u bë një nga impresaret më të famshëm në veri të Anglisë, si dhe pronar i një zinxhiri të teatrove dhe drejtorit administrativ të Kompanisë Britanike të Vëzhguar me Anije.

Stan i ri ishte veçanërisht i magjepsur nga mjedisi teatral, ku ai kaloi pjesën më të madhe të kohës së lirë.

Kur u dërgua për të studiuar në një kolegj që e urrente, ai shfrytëzoi çdo mundësi për të vizituar teatrin e të atit në North Shields, rreth tridhjetë milje larg nga kolegji. Rezultatet negative, për sa i përket studimit, nuk kishin mbërritur, por babai i komikut të ardhshëm nuk bëri asgjë për të dekurajuar dashurinë e tij për teatrin, me shpresën sekrete se një ditë do ta zëvendësonte në fushën e menaxhimit dhe administrimit të teatrit.

Pasi prindi humbi një pjesë të madhe të pasurive të tij në një investim të pafrytshëm në New Theater Royal në Blythe, ai shiti të gjitha teatrot e tij për të shkuar dhe drejtuar, më 1905, Teatrin e famshëm të Glasgow Metropole. Stan, atëherë gjashtëmbëdhjetë vjeç, la shkollën për të punuar me kohë të plotë në sportelin e teatrit, por ambicia e tij e vërtetë ishte të punonte në skenë, e cila, pas insistimeve të panumërta, menjëherë ndodhi, edhe nëse me rezultate shumë të paqarta. Por kokëfortësia e Laurelit ishte legjendare dhe, megjithë reagimet e dobëta, vazhdoi rrugën e saj.

Pas shumë kohësh, ai filloi një turne në Angli me Levy dhe Cardwell’s Pantomimes, në shfaqjen Sleeping Beauty. Me pagën e një sterlinë në javë, ai punoi si menaxher në skenë dhe luajti pjesën e një “Golliwog”, një kukull groteske negre. Pas këtyre fillesave, “goditja” e parë e madhe ndodhi kur atij iu ofrua mundësia të punojë me kompaninë më të famshme teatrore në vend, atë të Fred Karno, ylli i të cilit së shpejti do të bëhej Charlie Spencer Chaplin. Me shoqërinë e Karno ai bëri disa shfaqje dhe nuk ishte e lehtë të shfaqesh në një mjedis kaq të ngopur me talent. Sidoqoftë, Laurel tregoi cilësi të jashtëzakonshme imituese, të njohura edhe nga i madhi Marcel Marceau, i cili vite më vonë pati arsye të shkruante: “Stan Laurel ishte një nga imituesit më të mëdhenj të kohës sonë”. Ai e kishte gjetur rrugën e tij.

Më 1912 kontrata e tij me Karno përfundoi, si një zëvendësues për Chaplinin, Stan vendosi të provojë fatin e tij në SHBA. Më 1916 u martua dhe në të njëjtën periudhë ndryshoi mbiemrin nga Jefferson në Laurel (arsyeja e vetme ishte bestytni: Stan Jefferson është saktësisht me trembëdhjetë shkronja!). Në vitin 1917 ai u vu re nga një prodhues i vogël i cili e lejoi atë të xhironte filmin e parë “Arra në maj”.

Gjithashtu në vitin 1917 Laurel e gjeti veten duke filmuar “Qen të lumtur” në të cilën takoi të riun Hardy.

Më 1926 Stan Laurel, në rolin e regjisorit, filmoi “Get’em Young” ku Oliver është një nga aktorët. Filmi nuk fillon shumë mirë, pasi Oliver digjet dhe zëvendësohet, me urdhër të Roach, nga vetë Stan që në këtë mënyrë humbet drejtimin e tij. Në vitin 1927, megjithatë, lindën veprat e para të çiftit Laurel & Hardy, megjithëse ata janë akoma larg nga të qenurit protagonistë të filmit.

Filmi i parë zyrtar i çiftit është “T’ia veshësh pantollonat Filipit” – “Putting Pants on Philip”, megjithëse në këtë film nuk gjejmë karakterizimet e personazheve të njohura për ne. Nga ky moment fillon partneriteti i hekurt me Hardy.

Vitet e arta mbarojnë rreth vitit 1940, kur marrëdhëniet me studiot Roach dhe Laurel & Hardy mbarojnë, ata kthehen në Metro dhe Fox; shtëpi të mëdha filmash që nuk i japin çiftit shumë kontroll mbi filmat.

Suksesi në Amerikë fillon të bjerë dhe kështu Stan dhe Ollie udhëtojnë në Evropë, ku fama e tyre është akoma shumë e madhe; suksesi është i menjëhershëm.

Vetëm në Evropë ata xhirojnë filmin e fundit “Atollo K”, një bashkëprodhim italo-francez që për fat të keq dëshmon se është një fiasko (ndër të tjera, gjatë xhirimit Stan kapet nga një sëmundje e rëndë).

Në vitin 1955 djali i Hal Roach kishte idenë të propozonte çiftin në një seri komedish për TV … por shëndeti i dy aktorëve është i keq. Më 1957 më 7 gusht, në moshën 65 vjeç Oliver Hardy vdes dhe me të një çift i papërsëritshëm; Stan është i shokuar.

Në vitet e fundit të jetës së tij Stan është i kënaqur me Oskarin, por i vjen keq që Ollie i varfër nuk mund ta shohë atë njohje madhështore. Më 23 shkurt 1965 në moshën shtatëdhjetë e pesë Stan Laurel dhe bashkë me të maska e tij të papërsëritshme, vdiq./Elida Buçpapaj

“Kur vuri operan ‘Mrika’, Enveri e përgëzoi Prenkën dhe i kërkoi të bënte edhe për Skënderbeun, por…”, dëshmia e vëllait të kollosit të muzikës shqiptare

Publikohet historia e panjohur të Prenk Jakovës me origjinë nga Gjakova por i lindur dhe i rritur në qytetin e Shkodrës në moshën shtatë vjeçare, i nxitur nga i jati, ai u aktivizua në disa shfaqje teatrale me Shoqëritë artistike “Bogdani” e “Vllaznia”, dhe kur nuk ishte më shumë se 18-vjeç, ai u bë drejtuesi artistik i bandës muzikore të Liceut “Illyricum” dhe nxënësit e tij të parë ishin: Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Zef Gruda etj.

Në shtatorin e vitit 1942, Prenka shkoi për studime në Itali, ku u regjistrua në Konservatorin e Muzikës “Santa Cecilia” të Romës, në degën e klarinetës, të cilin e përfundoi me rezultate të larta” dhe kur u kthye në Shqipëri, pak pas mbarimit të Luftës, ai u arrestua dhe u mbajt disa kohë në burg, pasi një vëlla i tij, ishte vrarë duke luftuar kundra forcave komuniste.

Suksesi i madh i Prenkës me vënien në skenë të operas së parë shqiptare, “Mrika” ku asistoi vetë Enver Hoxha në shfaqjen që u dha në Tiranë në Institutin e Lartë të Arteve, ku doli në skenë ministri i Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu dhe kur Enveri e përgëzoi për atë punë kolosale që kishte bërë dhe i kërkoi të bënte dhe një opera tjetër për Skënderbeun, Prenka iu përgjigj: “Shoku Enver, operat nuk janë si bukët që i fut në furrë…”?!

Por edhe pse i dha atë përgjigjie, Enver Hoxhës, Prenka iu vu punës dhe e shkroi operan “Skënderbeu”, por kur e solli në Tiranë për t’ja miratuar, i sollën shumë pengesa duke i kërkuar të hiqte disa pjesë prej saj, gjë të cilën ai nuk e pranoi, kjo i solli shumë shqetësime, saqë më datën 9 shtator 1969, ai i dha fund jetës në mënyrë tragjike…?!

Ka qenë data 9 shtator e vitit 1969, kur në të gjithë qytetin e Shkodrës, u hap lajmi i hidhur se kishte vdekur në mënyrë tragjike, Prenk Jakova, një nga mjeshtrat e muzikës shqiptare, i cili kishte shkruar dhe vënë në skenë operan e parë shqiptare “Mrika”. Kush ishte Prenk Jakova, nga ç’familje rridhte, ku kishte studjuar dhe si arriti ai që të bëhej një nga kollosët më të mëdhenj të muzikës në Shqipëri?

 

Familja dhe mësuesit e parë
Prenk Jakova u lind në 27 qershor të vitit 1917 në qytetin e Shkodrës dhe origjina e familjes së tij është nga Gjakova. Gjyshi i Prenkës quhej Dedë Jakova dhe që në rininë e tij ai ishte i dhënë pas muzikës, duke luajtur me klarinetë në Kolegjin Saverian të qytetit të Shkodrës. Deda vdiq në moshë fare të re dhe ai la një djalë të quajtur Kolë, i cili nga kushtet e vështira ekonomike të familjes, u fut në punë si shegert në Pazarin e Shkodrës. Prenka ishte fëmija i parë i Kolë Jakovës, i cili në atë kohë punonte në një dyqan argjendarie dhe njëkohësisht njihte e këndonte mjaft mirë këngën popullore të ahengut shkodran, gjë e cila ndikoi shumë dhe në formimin e mëvonshëm të djalit të tij, Prenkës. Përveç Prenkës, Kola kishte dhe djemtë tjerë më të vegjël se ai në moshë, ku dy prej tyre: Deda e Çesku, punuan si fotografë e muzikantë. Që në moshën shtatë-vjeçare, i nxitur nga babai i tij, Prenka u aktivizua në role të ndryshme që viheshin në skenë nga Shoqëritë Teatrore të asaj kohe “Bogdani” dhe “Vllaznia”.

Arsimin fillor Prenka e mbaroi në vitet 1924-‘29 në shkollën “Skanderbeg” dhe më pas ai u regjistrua e vazhdoi mësimet në Liceun “Illyricum”, po në qytetin e Shkodrës. Nga dega klasike që Prenka studjoi në atë Lice, ai kaloi në degën e përgjithshme të gjimnazit të shtetit po në Shkodër, ku u diplomua në vitin 1935. Kur fillloi Liceun “Illyricum”, ai mori pjesë në bandën muzikore të shkollës, e cila më vonë u bë dhe banda e qytetit të Shkodrës, duke qenë klaniretist i saj. Në këtë periudhë Prenka u formua si muzikant dhe filloi të drejtojë disa grupe korale e formacione të vogla orkestrale, me anë të cilave nisi të stilizonte e përpunonte këngën e re popullore, si p.sh.: “Delja rudë”, “Hajredini”, “Besa e një trimi”, “Shkoj e vi flutrim si zogu”, etj. Dy nga mësuesit e parë të Prenkës prej të cilëve ai mori dhe mësimet e para në muzikë, ishin Martin Gjoka dhe Zef Kurti. Kur nuk ishte më shumë se 18-vjeç, Prenk Jakova u bë drejtuesi artistik i bandës muzikore të Liceut “Illyricum” dhe nxënësit e tij të parë ishin: Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Zef Gruda etj. Në atë kohë që Prenka mori drejtimin e bandës së qytetit të Shkodrës, shkroi partiturat e para duke kompozuar marshe për bandë dhe potpuri këngësh popullore shkodrane.

Mësues në Bërdicë e Orosh
Në 2 janar të vitit 1936, Prenka u emërua mësues në fshatin Bërdicë të Prefekturës së Shkodrës. Lidhur me këtë, në kujtimet e vëllait të tij, Çeskut, midis të tjerash shkruhet: “Në atë fshat Prenka kreu jo vetëm detyrën e arsimtarit, por ai u kujdes dhe u mësoi këngën pothuaj të gjithë nxënësve të shkollës. Gjatë asaj kohe Prenka mësoi vetë pa pasur asnjë metodë dhe kitarrën, e kur i erdhën metodat nga jashtë, ai pa se aty nuk kishte asgjë të re nga ato që ai kishte mësuar nga nevoja. Në pushimet verore të vitit 1939, Prenka me kursimet e tij bleu një fizarmonikë të markës “Settimio Sopreni”, e cila kishte 80 base dhe metodën e saj. Brenda një kohe shumë të shkurtër Prenka e mësoi në mënyrë të përsosur atë instrument, në atë kohë njihej vetëm me veshë dhe jo me metoda. Pasi kishte mësuar të luante në mënyrë virtuoze me klarinetë, kitarrë dhe fizarmonikë, Prenka fitoi njohuri të mjaftueshme edhe në instrumentat e tunxhit e të drurit, mësimin e të cilave e kishte filluar që në gjimnazin e Shkodrës.

Në vitin 1939 Prenka u shkëput për herë të parë nga familja e tij, pasi u emërua mësues në fshatin Orosh të Mirditës. Në atë fshat, ai shkroi një pjesë për fizarmonikë të titulluar “Mall” dhe më pas edhe këngën “Fyelli i Bariut”, teksti i së cilës edhe sot ka ngelur i panjohur. Kjo shënoi provën e parë të Prenkës për të shkruar fjalët edhe melodinë së bashku, ashtu ishte koncepti i këngës popullore të ahengut shkodran. Pasi qëndroi për më shumë se një vit në Orosh, në 1940-ën, Prenka u transferua në qytetin e lindjes në Shkodër dhe në atë kohë ai shkroi një cikël këngësh për fëmijë dhe operetën me dy akte të titulluar “Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve”. Në vitin shkollor 1941-‘42, Prenka u transferua në Katër-kollë të Ulqinit dhe Oshos të Krajës, ku për të mos humbur aktivitetet artistike në qytetin e Shkodrës, ai e bënte çdo ditë me biçikletë vajtje-ardhje atë rrugë, duke përshkuar 50 km. Në Katër-kollë Prenka nuk qëndroi shumë, pasi në shtatorin e vitit 1942, ai shkoi për studime në Itali, ku u regjistrua në Konservatorin e Muzikës “Santa Cecilia” të Romës, në degën e klarinetës, të cilin e përfundoi me rezultate të larta”, thuhet në kujtimet e vëllait të tij Çeskut

Përgjegjës i Shtëpisë Kulturës
Fundi i vitit 1944, e gjeti Prenk Jakovën si mësues në qytetin e Shkodrës, ku atë e morën për të ndihmuar në aktivitetet që zhvillonte në atë kohë kori i Brigadës së Parë partizane në Shtëpinë e Rinisë, ku ai u emërua përgjegjës i saj. Në atë kohë Prenka u arrestua nga komunistët dhe u mbajt për disa muaj në hetuesi, pasi vëlla i tij u vra duke luftuar kundra forcave partizane të ndjekjes, në një fshat të Shkodrës. Ish nxënësit e tij Çesk Zadeja e Tonin Harapi, të cilët më pas u bënë kollosët e muzikës shqiptare, në kujtimet për mësuesin e tyre Prenk Jakova, dëshmojnë se gjatë asaj periudhe Prenka shkonte në punë në orën shtatë të mëgjesit dhe punonte pa pushim deri në orët e vona të natës, me korin, solistët dhe instrumentistët e shumtë që kishte në patronazh. Aq i prerë, strikt dhe konsekuent ishte Prenka në punën e tij me amatorët, saqë për të justifikuar mungesat e tyre në prova, ai u kërkonte vërtetim nga drejtoria e ndërrmarjes ose e shkollës, apo nga Komiteti Profesional. Në atë kohë me grupet që përgatiste, Prenka dha shfaqje të ndryshme, jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por edhe në Ulqin, Cetinjë, Titograd etj.

Në vitin 1947, Prenka përgatiti dhe përpunoi një cikël këngësh të titulluar “Dasma Shkodrane”, me të cilat përveç shfaqjeve të suksesëshme që dha në Shkodër, u paraqit dhe në Festivalin Kombëtar që u zhvillua në Tiranë. Përveç asaj pune raskapitëse, Prenka gjente kohë dhe punonte përsëri edhe në shtëpinë e tij, duke u marë me përpunime këngësh popullore. Ajo periudhë shënon dhe formimin e plotë të Prenkës si muzikant në mënyrë autodidakte. Në vitet 1948-1951, Prenka punoi si mësues i muzikës pranë shkollave “11 janari” dhe “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës dhe nuk u shkëput për asnjë ditë nga provat e korit dhe orkestrës të Shtëpisë së Kulturës. Në atë kohë ai kompozoi këngën “Gruri i ri” me tekst të Dhimitër Shuteriqit, e cila u inskenua nga aktori Pjetër Gjoka bashkë me disa këngë të tjera që u paraqitën në Festivalin e vitit 1950 në Tiranë.

Shkruan operën e parë
Një nga kulmet e krijimtarisë së kompozitorit të famshëm Prenk Jakova, është konsideruar opera e parë shqiptare “Mrika”, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1958. Po si e ka zanafillën kjo opera dhe si arriti Prenka ta shkruante atë? Për këtë ngjarje të madhe të kulturës shqiptare, i vëllai i tij, Çesku, në kujtimet e tij midis të tjerash ka shkruar: “Në prag të çeljes së Festivalit të vitit 1952, ishin formuar kushtet që në muzikën shqiptare të hidheshin hapa të mëtejshëm, të cilat duhet ta kalonin pragun e këngës. Kjo gjë vinte pasi ishin krijuar rrethanat me solistë të aftë dhe të përgatitur dhe me orkestër me formacion simfonik. Kështu në qershorin e vitit 1952, u thirr poeti Llazar Siliqi që të shkruante diçka mbi Hidrocentralin që po ndërtohej mbi lumin Mat. Në fillim ajo nisi si këngë dhe më pas mori formën e një veprimi me dy tablo të titulluar “Dritë mbi Shqipëri”, e cila u shfaq në korrikun e vitit 1952 në Tiranë.

Kjo ishte dhe embrioni i operës së parë shqiptare “Mrika”, që i filloi përgatitjet që nga data 2 maj e vitit 1958, ndërsa vënia në skenë filloi 12 nëntor të vitit 1958. Provat për atë shfaqje bëheshin paralelisht në Shtëpinë e Kulturës, në Teatrin e vjetër dhe në Teatrin e ri “Migjeni”, pas orës 15.00, të cilat vazhduan deri në datën 27 nëntor që u dha prova e përgjithshme. Pas kësaj pune të lodhshme, më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e saj në Teatrin “Migjeni” dhe pas disa shfaqjesh në atë qytet, më 27 e 28 dhjetor ajo u dha në sallën e Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë. Në atë shfaqje asistoi dhe Enver Hoxha së bashku me pjesën më të madhe të udhëheqjes e trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në fund të shfaqjes doli në skenë Kadri Hazbiu, i cili pasi falenderoi të gjithë artistët e saj, ngriti një dolli të veçantë për Prenk Jakovën. Vënia në skenë e operas “Mrika”, pati një jehonë të madhe edhe jashtë Shqipërisë, si në Itali, Suedi, Çekosllavaki etj, gjë e cila u mësua prej letrave e telegrameve të shumta që i erdhën Prenkës nga këto shtete. Një personalitet i artit nga Praga që merrej me historinë e operas botërore, me anë të një letre e përgëzoi Prenkën për suksesin e arritur me amatorët shkodranë dhe i kërkoi atij t’i dërgonte pamfletin, afishet, fotografitë e reklamat e shfaqjes”, ka shkruar në kujtimet e tij për suksesin e operas “Mrika”, i vëllai i Prenkës, Çesku.

Shokët e pasionet e Prenkës
Ish-nxënësit e Prenkës, Zadeja, Harapi, Gruda, Rrota, Daija etj., që më vonë u bënë mjeshtrit më të mëdhej të muzikës shqiptare, në kujtimet për mësuesin e tyre, kanë treguar se Prenka ka qenë një njeri shumë i thjeshtë dhe në vitet 1945-‘49 ai pati disa oferta për të shkuar në Tiranë, por i refuzoi ato sepse nuk ndahej dot nga Shkodra dhe Shtëpia Kulturës e atij qyteti. Po kështu ai e refuzoi edhe ofertën që iu bë në vitin 1953 për të ardhur si dirigjent në Tiranë. Disa vite më vonë Prenka refuzoi edhe disa oferta për të vazhduar studimet e larta në Pragë apo në Moskë. Sa herë që ai kthehej nga ndonjë turne i zhvilluar jashtë shtetit, në valixhen e tij gjeje vetëm albume muzikore dhe partitura, si dhe grepa peshku për shokët e tij amatorë të gjuetisë me të cilët ai shkonte shpesh në Bunë dhe Liqenin e Shkodrës. Prenk Jakova gjithashti ishte i pasionuar pas futbollit shkodran dhe kur u ndërtua stadiumi “Vojo Kushi”, ai shkroi marshin e Sport-Klub “Vllaznisë”, të cilin e këndonin shpesh tifozeria e zjarrtë shkodrane. Ndonëse në mosha të ndryshme, shokët e miqtë më të ngushtë të muzikës për Prenkën, ishin: Kolë Jakova, (klarinetist e mësues), Loro Kovaçi, (ish-klarinetist) Gjon Karma, (ish-flautist) Pjetër Gjoka, (tenor dhe aktor) Ndoc Shllaku, (violinist) dhe Pjetër Gjergji, kitarrist e këngëtar. Më pas shokë dhe bashkëpuntorë të ngushtë të Prenkës u bënë dhe dirigjenti Mustafa Krantja, kompozitori Tonin Harapi dhe sidomos poeti Llazar Siliqi.

Kërkesa e Enver Hoxhës ndaj Prenkës
Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare “Mrika”, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkës me Enver Hoxhën, dëshmon: “Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: ‘mor shoku Enver, puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë’. Pas përgjigjies së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t’i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën “Skënderbeu”, kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën. Pas atij takimi, Prenka filloi duke punuar nga mëngjezi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha. Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas “Skënderbeu” dhe për disa muaj me rradhë u mor vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorrën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për vlersimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenka refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit. Ndonëse opera “Skënderbeu” u shaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjëndjen shpirtrore të tij. Kjo gjë ndodhte në një kohë, kur Prenka kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, e cila ia rëndoi së tepërmi gjëndjen e tij shpirtërore.

Vdekja tragjike e Prenk Jakovës
Nga këto strese që iu krijuan, më 9 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Në ceremoninë e varrimit të tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që ai të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën ai e kishte krijuar vetë katër dekada më parë. Krijimtaria muzikore që la Prenk Jakova, është shumë e pasur e konsiston në dhjetra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzkë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga viuortiziteti i tij dhe krijimtaria e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kollosët më të mëdhej të muzikës shqiptare për të gjitha kohrat./Memorie.al/

Më 22 shkurt 1788 lindi filozofi i madh gjerman Arthur Schopenhauer

Arthur Schopenhauer – Artur Shopenhauer (22 shkurt, 1788 – 21 shtator, 1860) ishte një filozof gjerman i njohur për pesimizmin e tij atheist dhe qartësinë filozofike. Në moshën 25 vjeçare, ai botoi disertacionin e doktoraturës, On the Fourfold Root of the Principle of Sufficient Reason, e cila ekzaminoi pyetjen themelore: A mundet arsyeja, e vetme, të japë përgjigjje mbi botën. Punimi më me ndikim nga Schopenhauer, The World as Will and Representation (Bota si Vullnet dhe Përfaqësim), theksoi rolin e motivimit themelor të njeriut, që Schopenhaueri e quan vullnet. Analiza e Schopenhauerit mbi vullnetin e çoi atë në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale nuk mund të përmbushem kurrë. Si pasojë, Schopenhauer favorizoi një jetesë duke mohuar dëshirat njerzore, ngjashëm me mësimet e Budizmit dhe Vedantas.

Duke vijuar nga idealizmi i Immanuel Kant, Shopenhauer refuzoi filozofitë bashkëkohore post-Kantiane të idealizmit gjerman.[1] Instead, he developed an atheistic metaphysical and ethical system that has been described as an exemplary manifestation of philosophical pessimism.[2][3][4][5]

Shopenhauer ishte ndër mendimtarët e parë të filozofisë perëndimore që ndau dhe afirmoi parimet e rëndësishme të filozofisë lindore (p.sh asketizmi, bota si aparencë), pasi kishte arritur në konkluzione të ngjashme si rezultat i punës së tij filozofike.[6][7] Edhe pse puna e tij nuk pati vëmendjen e merituar gjatë jetës së tij, impakti pas vdekjes së Shopenhauer preku disiplina të ndryshme, duke përfshirë filozofinë, letërsinë dhe shkencën.

Analiza metafizike e Schopenhauerit mbi vullnetin, pikëpamjet e tij mbi motivimin dhe dëshirat njerëzore, dhe stili i shkrimit aforistik ndikoi te shumë mendimtarë të njohur, përfshirë Friedrich Nietzsche[8], Richard Wagner, Ludwig Wittgenstein, Erwin Schrödinger, Albert Einstein[9], Sigmund Freud, dhe Karl Kraus.

Bibliografi e zgjedhur

  • Of Women (Über die Weiber)
  • The Art Of Controversy (Die Kunst, Recht zu behalten). (bilingual)
  • Studies in Pessimism – audiobook from LibriVox.
  • The World as Will and Idea at Internet Archive:
    • Volume I;
    • Volume II;
    • Volume III.
  • On the fourfold root of the principle of sufficient reason and On the will in nature. Two essays:
    • Internet Archive. Translated by Mrs. Karl Hillebrand (1903).
    • Cornell University Library Historical Monographs Collection. Reprinted by Cornell University Library Digital Collections
  • Facsimile edition of Schopenhauer’s manuscripts in SchopenhauerSource

Referencat

  1. ^Arthur Schopenhauer, The World as Will and Representation, Vol. 1, trans. E. Payne, (New York: Dover Publishing Inc., 1969), Vol. 2, Ch. 50.
  2. ^ Arthur Schopenhauer (2004). Essays and Aphorisms. Penguin Classics. pp. 22–36. ISBN 978-0-14-044227-4. …but there has been none who tried with so great a show of learning to demonstrate that the pessimistic outlook is justified, that life itself is really bad. It is to this end that Schopenhauer’s metaphysic of will and idea exists.
  3. ^ Studies in Pessimism – audiobook from LibriVox.
  4. ^ David A. Leeming, Kathryn Madden, Stanton Marlan, ed. (2009). Encyclopedia of Psychology and Religion, Volume 2. Springer. p. 824. ISBN 978-0-387-71801-9. A more accurate statement might be that for a German – rather than a French or British writer of that time – Schopenhauer was an honest and open atheist.
  5. ^ Dale Jacquette, ed. (2007). Schopenhauer, Philosophy and the Arts. Cambridge University Press. p. 22. ISBN 978-0-521-04406-6. For Kant, the mathematical sublime, as seen for example in the starry heavens, suggests to imagination the infinite, which in turn leads by subtle turns of contemplation to the concept of God. Schopenhauer’s atheism will have none of this, and he rightly observes that despite adopting Kant’s distinction between the dynamical and mathematical sublime, his theory of the sublime, making reference to the struggles and sufferings of struggles and sufferings of Will, is unlike Kant’s.
  6. ^ See the book-length study about oriental influences on the genesis of Schopenhauer’s philosophy by Urs App: Schopenhauer’s Compass. An Introduction to Schopenhauer’s Philosophy and its Origins. Wil: UniversityMedia, 2014 (ISBN 978-3-906000-03-9)
  7. ^ B. R. Hergenhahn (2009). An Introduction to the History of Psychology (6th ed.). Cengage Learning. p. 216. ISBN 978-0-495-50621-8. Although Schopenhauer was an atheist, he realized that his philosophy of denial had been part of several great religions; for example, Christianity, Hinduism, and Buddhism.
  8. ^Addressed in: Cate, Curtis. Friedrich Nietzsche. Chapter 7.
  9. ^Albert Einstein in Mein Glaubensbekenntnis (August 1932): “I do not believe in freedom of will. Schopenhauer’s words, ‘Man can indeed do what he wants, but he cannot want what he wants’, accompany me in all life situations and console me in my dealings with people, even those that are really painful to me. This recognition of the unfreedom of the will protects me from taking myself and my fellow men too seriously as acting and judging individuals and losing good humour.”

Zoti Ruben Diaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx nderon shqiptaro-amerikanin Z.Esad A. Rizai për merita të veçanta Nga Elida Buçpapaj

Voal.ch – Me rastin e një bashkëpunimi mbi dhjetë vjeçar, Kryetari i Bashkisë të Bronx në shtetin e New Yorkut të SHBA,

Zoti Ruben Diaz Jr., i zgjedhur në tre mandate, 2009, 2013, 2017,

një figurë shumë e respektuar dhe e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton këtu, ka vlerësuar si aleat të suksesit të tij

dhe bashkëpunëtor për merita të veçanta kryetarin e Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Zotin Esad A. Rizai,

i cili po ashtu është një personalitet i shkëlqyer i diasporës tonë në SHBA, nga ata që kontribuojnë sipas modelit të John F.Kennedy.

Z.Esad A.Rizai, me shoqatën e tij ka ndërtuar ura të mrekullueshme bashkëpunimi jo vetëm me kryetarin e bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz Jr., por edhe me  kryetarët e Bashkisë dhe guvernatorin e New Yorkut, përkatësisht zotërinjtë Rudy Giuliani, Michael Bloomberg dhe Andrew Cuomo.

Më poshtë po sjellim motivacionin që ka bërë Z.Ruben Diaz Jr., në emrin e Tij dhe të 1.4 milion banorëve të Bashkisë të Bronx për Z.Esad A. Rizai në anglisht dhe shqip:

Unë, Ruben Diaz, Jr.

Kryetari i Bashkisë të Bronx

Paraqes këtë

Vlerësim për Merita

për

Esad A. Rizai

Kryetar i Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Motivin e Meritësa

Sot, ndërsa hedhim një sy për një dekadë suksesi të Bronx dhe transformimin e vazhdueshëm pozitiv që bashkia jonë ka parë gjatë dhjetë viteve të shkuara, ne reflektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se këtë rrugë suksesi ne nuk mund ta bënim vetëm.

Mbështetja juaj ka qenë shumë e çmueshme për zyrën time gjatë dhjetë viteve të fundit.

Stafi im dhe unë jemi krenar që ju quajmë aleat dhe mik.

Në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve të The Bronx, unë, Ruben Diaz Jr., ju përshëndes duke vlerësuar ndikimin tuaj pozitiv në bashkinë tonë.

 

 

Botuesit e voal.ch, kanë nderin që ta njohin personalisht Z.Esad A. Rizai, si një figurë e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe me këtë rast e urojnë për vlerësimin shumë të merituar marrë nga Kryetari i bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz. Jr.

Z.Esad A. Rizai me Z.Ruben Diaz Jr., kryetarin e bashkisë të Bronx prej tre madatesh

Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut dhe avokatin e Presidentit Trump Rudy Giuliani

Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut Z. Mike Bloomberg

 

Z.Esad A. Rizai me Z. Andrew Cuomo, guvernatorin aktual prej tre mandatesh të New York-ut

 

INTERVISTA EKSKLUZIVE 1970, Bekim Fehmiu: Kam një grua dhe një të dashur

“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 7 shkurtit 1970, në faqen n°20, intervistën ekskluzive të aktorit të talentuar shqiptar, Bekim Fehmiut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Djali i Uliksit (18 muajsh) quhet Uliks, në kujtim të serialit “Odiseja”

Është e vështirë të njohësh në Uliksin me mjekër, heroin e “Odisesë”, serialin që transmetohet dy herë në muaj në kanalin e 2-të që do të shihni sonte, Bekim Fehmiun, yllin e “Kam takuar madje ciganë të lumtur”, një film që fitoi çmimin special të jurisë në 1967 në Kanë.

Belmondo jugosllav (krahasim me aktorin e famshëm francez Jean-Paul Belmondo)

 

 

Megjithatë së shpejti Bekim Fehmiu, 33 vjeç, nuk do të kalojë më pa u vënë re në rrugë: filmi i tij i parë ndërkombëtar, “Meshkujt”, i frymëzuar nga jeta e diplomatit-playboy të famshëm latino-amerikan Porfirio Rubirosa, ku ai luan rolin e tij, del në mars në Shtetet e Bashkuara, në prill në Britaninë e Madhe, dhe në shtator në Francë. Ndërkohë, ai ka luajtur një western, “Shtylla kurrizore e Djallit”, dhe në shkurt të 1966 u martua me Branka Petriç, një aktore jugosllave.

“ Djali ynë, 18 muajsh, quhet Uliks për shkak të rolit tim në serial. Në fakt, unë kam një grua dhe një të dashur. Po, po, shkruajeni: është e njëjta. Unë vazhdoj ta konsideroj gruan time si të dashurën time, sepse ne të dy jemi kundër martesës. Ne nënshkruam një kontratë për shkak të së ardhmes së djalit tonë, dhe pastaj, këtë kontratë, e harruam. Oh! po, dashuria ime për të (Branka Petric) nuk ka kufi!”

Kur ai erdhi për të prezantuar tri vite më parë në Kanë “Ciganët e lumtur”, Bekim Fehmiun e quajtën unanimisht “Belmondo jugosllav”.

“— Duhet të jetë sepse ne ndodhemi në Francë, thotë ai. Belmondo është marrë me boks dhe unë gjithashtu. Këtë e dëshmon hunda e tij dhe e imja.”

Bekim Fehmiu është një nga tetë fëmijët e një familje shqiptare, shumë e bashkuar, dhe asnjëherë nuk është marrë me ndonjë punë tjetër përveç komedisë.

“— Kur mbusha 16 vjeç, thotë ai, pashë një film në anglisht. Ishte ky moment kur unë vendosa të bëhem aktor. Pas shkollës së mesme, shkova në Akademinë e Arteve, por më duhej të prisja një vit për të hyrë aty: Unë flisja vetëm shqip dhe frëngjisht dhe në akademi, tekstet thuheshin (lexoheshin) në serbisht.”

Ai dëshiron të ketë dymbëdhjetë fëmijë

 

 

Ai ka luajtur gjithçka, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e dy trupave të vendit të tij, të Teatrit Kombëtar që ngjason me Komedinë-Franceze, dhe të një teatri avangard. Ndër autorët (personazhet) e shumtë që ka interpretuar bëjnë pjesë: Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Molieri, Racine, Sartrë, Vojnesko, Pinteri dhe Dostojevski.

Padyshim, dhe kjo e bën atë të qeshë shumë, ai u zgjodh çdo vit aktori më i mirë i ri në Jugosllavi, vend të cilin e përfaqësoi në Teatrin e Kombeve në Sarah-Bernhardt në 1964.

Problemi i tij i vetëm, aktualisht: ai ka vendosur të ketë dymbëdhjetë fëmijë. Gruaja e tij preferon të ndalet tek i gjashti.

 

Të jesh Artiste në Skenë dhe në Jetë – Me këngëtaren Ermira Babaliu – Nga NADIRE BUZO, Bibliografe-studiuese arti

Në  jetë, shpesh fjalen Art dhe Artist, e përdorim në shumë aspekte edhe kur nuk kemi të bëjmë me artet e bukura. Po, ndodh që të kemi pranë një artist shumëdimensional, atëherë kjo fjalë zë vend shumfish. Arti si prodhim i së bukurës, edhe kur të shëmtuarën e jetës na e paraqet bukur.  Ajo është artiste, tashmë e shpalosur në shumë dimensione. Prej fillemeve të saj është një artiste unike dhe fort e dashur për publikun e të gjitha moshave. Nuk është kopje e askujt në çdo sjellje arti. Në genet e saj vlon një gjak i pastër i atdhetarisë dhe humanizmit të pashoq.

Dhimbjen e një fëmije, të tronditur nga tërmeti, që fle në një garazh bagëtish, apo të moshuar që gdhinë e ngrysin ditët në çadra mbi një tokë të ngrirë. Këtë dhimbje dhe shëmtim të natyrës ta kthesh në një gëzim, nëpërmjet guximit, humanizmit dhe shijes estetike të një artisteje.

 

Ajo të befason, është e paparashikueshme. Ti e merr në tel, të takoheni të çmallesh pasi ka ardhur prej largësive mijra kilometrike. Ajo të thotë se po shkoj në fshatin Bubq, me pas në Nikël, e kështu ditë të tëra. E ndjej veten pak ngushtë që nuk jam me të në këto nisma. Është një vajzë delikate, me një trup mesatar, me një zë të ëmbël. Ku e gjen këtë forcë, të vjen në mëndje menjeherë pyetja.

Arti është skllavëri thotë filozofia. Eshtë “Anti Fat.” Dhe të fitosh mbi këtë skllavëri, e të ngrihesh mbi këtë  antifat, do forcë të madhe shpirtërore. Dhe ajo Ermira Babaliu e bën këtë, me një forcë dhe dashuri të madhe.  Të ardhurat që i siguron kjo pjesë antifat, e cila do aq shumë mund e sakrifica kudo, jo vetëm në vendin e saj ku të bësh art kushton shtrenjtë sa vetë jeta.

Ajo i merr këto të ardhura të fituara me mund dhe kërkon ti kthejë në një tjetër art, në ndihmë të atyre që fati i rezervoi  një fatkeqësi natyrore. Ato, nuk i bën këngë të kënaq egon e saj estetike, por i kthen në fatin e dikujt tjetër dhe kjo i sjell gëzim. Artistja ka treguar shpesh talentin e saj në organizimin e eventeve  festive. Ndaj di të organizojë mjaft mirë gjithçka, ashtu e vetme duke vënë në lëvizje miqtë e saj, bisnesmenë shqiptarë që kanë ecur me mundin dhe talentin e tyre, në ato shtete ku nuk ecet përpara e ndërtohet me korrupsion.  Mbledh fonde, vjen per një muaj në atdhe, dhe bëhet e pakapshme për miqtë dhe shoqërinë. Porosit kontinjerët aty ky është më të mirë dhe më lirë, më një hapsirë të mjaftueshme. Siguron transportin  dhe nuk trembet nga vështirësitë  e terenit ku shkon.  Merr informacione se ku është më e domosdoshme ndihma e saj. Dhe shkon. Inkurajon dhe ndihmon drejtuesit e makinave të mëdha të ecin në rrugë të vështira  malesh dhe mbrin atje ku kanë dalë t’a presin. Ajo përlotet. Ata e kthejne në heroinë, e falenderojnë, i dhurojnë lule, përpiqen ta gostisin me çfar munden dhe Ermira, është shumë e lënduar.  Nuk do të duket, ndaj ka shumë emocione kur flet, ajo që nuk e njeh emocionin as në skena  të mëdha. Këtu përpara dhimbjes së kthyer në art, i mbahet goja, nuk mund të përzgjedhë fjalët e duhura. I ka lumturuar njerzit me zërin dhe këngët e saj. Me fjalë e paska të vështirë. Udhëton të ndihmojë në zonat e vështira. Në Bubq, në Kepin  e Rodonit. Në ndihmë i vinë gazetaret e terenit të cilët e njohin vendin në çdo pëllëmbë. Mahnitet nga peisazhet, mëson historinë e secilit vend. Tek Kepi i Rodonit ngrihet Kalaja madhështore e Skëndërbeut. Pak më tej, Kisha e vjetër e Shën Na Ndoit.  Në Nikël ka kaluar Skëndërbeu, aty në male u bënte pritë armiqve. Po pse luftoi kryeheroi. Pse këta njerëz të varfër këtu majë malesh.? Përgjigjia i vjen vetvetiu. “Jemi brenda një loti të madh…Mbetëm dhimbje!” – Këtë mesazh e merr me vete  larg.  Kërkon ta kthejë në këngë. Ky mendim i vjen këtu në mes malesh.

Ermira beson në Zot. “Se njeriu nuk e ka krijuar vetë egzistencën e tij. Ai evoluon mes forcash të cilat janë përtej tij.” Ajo i njeh mirë forcat brenda saj. Sepse përpos artit, ka mbaruar  studimet për filozofi. Kjo e ndihmon të gjejë arsyen e kulluar në çdo rast. Nëse e pyet si ja del prej 25 vitesh, shkon e vjen aq shpesh nga larg, dhe punon aq shumë duke u kujdesur për njerzit e afërmëm dhe ata të largët, në të dyja vendet  ku jeton dhe i ndajnë oqeanet. Po sepse ajo e di : “Puna është vetë morali në veprim. Është mëshirimi i vlerave në realitet”

Një nga detyrat e larta të individëve përballë shtetit është të jenë pjestarë të shtetit, të marrin pjesë në qeverisje. Dhë këtë të drejtë duhet tjua sigurojë vetë shteti. Thotë Hegel. Përsërit shpesh ajo.

Duke e  parë dhe dëgjuar mendon se ku e gjen kjo artiste gjithë këtë vullnet. Kujtojmë se Vullneti, është dëshirë absolute, por jo gjithmonë e arrijmë atë që dëshërojmë. Ermira  ja mbrin dëshirës me vullnetin e mirë.  Dhe keto veprime të vullnetëshme, shprehin përsonalitetin e saj të plotë. Të cilin e ka të trashëguar nga gjaku i prejardhjes së saj. Kishte shumë dëshirë të rrinte pranë gjyshes së saj zëmërbardhë që gjithë jetën ishte në shërbim të njerëzve. Mbante shtëpinë,  priste e përcillte njerës, duke u shtruar bukën me gatimet e rralla të guzhinës së Çollakëve. Mysafirë të mëdhenj e të vegjël. Të rriste fëmijë të shumtë të familjes, të bënte gjithçka që i duhej shtëpisë. Të kënaqte dhe gëzonte nipërit dhe mbesat, të priste shokët e shoqet e tyre e ti përcillte me duart plot gjithmonë. E mbi gjithçka, ledhatimet dhe buzëqeshja e saj ëngjëllore. Edhe përpara një realiteti të hidhur. Kur dy djemtë  e mëdhenj, Reshit Çollaku i studiuar në akademitë e perëndimit, dhe i vëllai Muharremi mësues në krahinat e vendit dhe Kosovës, do të jepnin jetën për lirinë e atdheut të tyre. Ndërkohë biri tjetër Qaniu, do të vuante tmerrësisht mungesën e kësaj lirie për të cilët luftuan dy vëllezërit e tij. Ai një erudit i veçantë, do tu spjegonte nxënësve, Çehovin, Bodlerin, Dostojevskin, Lasgush Poradecin, Mitrush Kutelin dhe letërsinë e epërme  botërore, do kërkonte lirinë e merituar të cilën nuk e gjeti në atë sitem të mallkuar, ndaj u largua kësaj bote shumë i ri.

Vetitë humane të familjes së saj, i trashëgoi edhe nëna e saj Verka, po në një tjetër kohë krizash ekonomike, kur shteti  kish konfiskuar  gjithçka. Po bujaria dhe mirësia e trashëguar ishte më e madhe se pasuria. Ato pak gjera që ndodheshin në shtëpi, ishin për miqtë e njerzit në nevojë. Mbi gjithçka ishin këshillat dhe mendimet pozitive për njerzit, dashamirësia dhe humanizmi pa skaj. Ermira nuk mund të mos kujtoj ngjarjet dhe tregimet për gjyshin Babaliu, mjek i studiuar në botën perëndimore për një kohë të gjatë, u kthye në vendin e tij, në situate të vështira për jetën dhe popullin e rrobëtuar. Ku gjyshi me humanizmin dhe zotësinë e tij, mbuloi mjeksinë në shumë krahina të Korçës e Pogradecit, jo vetëm në qytet. E plot histori e kujtime të familjes së saj. Ajo ishte e vogël atëherë kur Myzejen Kokoshi, e dashura e dajos së saj, Reshit Çollakut, i cili u vra nga gjermanët në Luftën e Pojskës, si komandant i Çetës së Mokrës. Prindërit e Myzejenit dhe familja e saj e nderuar Kokoshi, ishin atdhetarë të flaktë që kontribuan në krijimin e shtetit Shqiptar, ishin burgosur dhe interneuar nëpër kampet famëkeqe të komunizmit. Ajo erdhi nga Vlora dhe  jetoi  deri në fund të jetës, midis vëllezër e motrash me dashuri e përkujdesje të veçantë  nga  Çollakët.

Këto ngjarje tashmë në moshën e pjekurisë Ermirës, i vijnë si kujtime, dhe kthehen në forcë për të ecur përpara me vullnetin dhe dëshirën e saj për të kontribuar shpirtërisht dhe materialisht. Zëri dhe gjaku i të parëve  e thëret  në misionin  human, në vendin e saj dhe njerzit kudo ndodhen. Këto kujtime e ndërgjegjësojnë më tepër se ky humanizëm nuk është as për mburrje dhe as për interesa. Është një diçka modeste që  burron nga shpirti i saj prej artisteje. Dhe shpërblimi vjen nga lart, nga qielli. Vjen nga urimet e përlotura dhe buzëqeshjet e ngrohta të njerzve të mirë. Të lumtë Ermira!

Nadire Buzo

Tiranë me 20.02.20202

Foto Arkiv: Shpirti i Arbërit rron: me Anton Belushin

Padre Anton Belushi,  ia ka kushtuar jetën shqiptarisë, që shpirti i Arbërit të vijojë e të rrojë pa shtershëm.

Anton Belushi është autor i 12 vëllimeve me problematika të trashëgimisë kulturore dhe themelues e ruajtës i bibliotekës të famshme me 6000 tituj në gjuhën shqipe në Frashineto, në Kozenca të Italisë.

Padre Belushi i ka kushtuar jetën mbijetesës të identitetit të Arbëreshëve që nga koha e Skënderbeut.

“Unë kam lindur në Itali, – tregon padre Belushi, doktor i shkencave dhe studiuesi i trashëgimisë kulturore shqiptare – por kur ktheheshim në shtëpi nga shkolla dhe flisnim italisht nëna na qortonte dhe na thoshte se në shtëpi flitet gjuha e shtëpisë dhe ajo është gjuha shqipe”.

At Belushi i referohet gjithmonë me pathos figurës të Skënderbeut, duke e quajtur atë Shqiptarin e parë që diti të bashkonte shqiptarët.

Ai porosit gjithmonë rininë, që ta duan njëri-tjetrin, dhe të mos e harrojnë e të duan vendin e tyre dhe mbi të gjitha të mos ndjejnë ndroje për të thënë me mburrje se “jemi shqipëtarë”.

Kjo foto në arkivin e familjes qendron prej gati tre dekadash dhe unë e ruaj me shumë kujdes!

Një takim i paharruar!

Skënder Buçpapaj

 

 

Kurrë s’do të ketë një Bob Shuman tjetër! Studiues i shquar dhe mik i madh i shqiptarëve Nga Pirro Dollani

Sa për njëzet veta!

Prof. Dr. Robert Baird Shuman (1929-2013), i cili ndërroi jetë para pak kohësh, ishte një studiues jashtëzakonisht pjellor. Shkrimtari i shquar amerikan, Richard Powers, autori i romanit “Jehona e Kujtesës” që ka qenë njëkohësisht edhe student i tij, shkruan kështu: “R. Baird Shuman botonte sa për dhjetë a njëzet veta të marrë së bashku.” Ai ka botuar mbi 60 vepra: libra studimorë, enciklopedi të letërsisë, pa përmendur mijëra artikuj studimorë.
Shumë nga librat e tij janë ribotuar shpesh herë. P. sh. libri i tij studimor “William Inge” kushtuar dramaturgut W. Inge, fitues i Çmimit Pulitzer, është ribotuar 23 herë. Po kështu libri me të njëjtin titull mbi dramaturgun tjetër Robert E. Sherwood, katër herë fitues i Çmimit Pulitzer, është ribotuar 10 herë. E lista do të zgjatej e zgjatej me librin mbi një tjetër dramaturg “Cliford Odets”, 14 ribotime, me vëllimin “Nëntë Poetë Zezakë” 3 ribotime, me “Georgia O’Keeffe” e deri te botimet e viteve të fundit, si enciklopedia në 13 volume “Shkrimtarët e mëdhenj Amerikanë” botuar në 2002 e ribotuar 14 herë; R. Baird Shuman ishte jo vetëm kryeredaktor i enciklopedisë, por shkroi vetë me dhjetëra zëra të kësaj vepre. Po kështu, “Enciklopedia e Viseve Letrare”, në tre vëllime, botuar në 2003 është ribotuar 3 herë. Këtu nuk po përmendim se ndërkohë që shkruante e botonte kaq shumë, ai punonte me normë të plotë si profesor në universitetet e famshme Duke University dhe Chicago University dhe ishte njëkohësisht edhe kryeredaktor i revistës “Clearing House”.
Ishte gati e pabesueshme shpejtësia me të cilën ai lexonte. Më kujtohet një episod kur sapo isha njohur me Bobin, siç i “detyronte” të gjithë ta thërrisnin. Bie telefoni dhe dëgjoj zërin e tij.
“Pirro, dua t’më bësh një nder. Nesër në mëngjes do të çoj makinën për ta riparuar. A ka mundësi që të vish t’më marrësh te ofiçina, të shkojmë te zyra jote, pastaj ta mbaj unë makinën dhe të vij të marr mbas pune?”
Të nesërmen, u drejtova për te ofiçina. Ishin një numër makinash që prisnin radhën. Parkova dhe u drejtova te makina e Bobit. I ulur pranë timonit po lexonte një libër të trashë. Në dorë mbante lapsin.
U ula në ndenjësen dhe e pyeta: Interesant? Ai ktheu kokën e u përgjigj: “Më duhet që brenda orës pesë ta kem nisur me faks artikullin për librin.”
Zgurdullova sytë drejt librit afro 500 faqesh dhe shikimi më mbeti te faqja që Bobi po lexonte. Ishte pothuajse në fillim të librit. E dija që njeriu mesatarisht lexon 30-40 faqe në orë dhe, si rezultat, atij do t’i duheshin të paktën 12-14 orë që ta lexonte. Shto këtu edhe 2-3 orë për të shkruar artikullin. Jo vetëm i mendova, por edhe e shpreha mendimin tim, madje me atë tonin shqiptar, sikur i thosha: mos kujton se jam injorant? Bobi me qetësi më tha: duhet patjetër t’ia nis redaksisë para orës 5PM. Erdhi radha të dorëzonte makinën e u nisëm në drejtim të universitetit. Ndërkohë që po zbrisja, më tha se do të vinte në orën pesë për të më marrë. Kur erdhi ora, mbylla zyrën, hyra në ashensor e kur dola jashtë ndërtesës, ai po priste aty. Hapa derën e pasagjerit dhe, para se të ulem, më zyri syri disa faqe të daktilografuara në ndenjësen. I mora në dorë që të mos ulesha mbi to, dhe kur po i vendosja në ndenjësen mbrapa, dëgjova që tha: “Mos i largo, janë për ty.” Ishte artikulli që kishte shkruar për librin. Sapo ia kishte faksuar botuesit.
Kur doli në pension, Bob Shumani çdo vit botonte mesatarisht rreth 200 artikuj në revista e botime shkencore e bibliografike.

Rrëfimtar si pak kush
“Një nga mjeshtërit e rrallë të rrëfimit që kam ndeshur ndonjëherë në jetë. Kujtimet dhe rrëfimet e tij shpesh më bënin të qaja duke qeshur për marrëzitë e njerëzimit që Bobi ishte kaq i dhënë pas tyre. Rrëfimet e tij gjenden në të gjitha romanet e mia dhe mendoj se ai ishte i gëzuar që vodha kaq shumë prej tij,” – shkruan për të Richard Powers.
Unë e familja ime kemi pasur fatin që Bob Shumani të ishte jo thjesht një miku ynë, por pothuajse anëtar i familjes për afro dy dekada. E jo vetëm yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, si në familjen e ish-gazetarit të radios Vladimir e Shanka Cicanit, në atë të poetit Avni e Teuta Mulaj, veterinerin Aleksandër Gogo, etj. E thënë shkurt, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve. Gjatë drekave dhe darkave çasti më i bukur ishte kur Bobi fillonte nga historitë e tij. Ishte një interpretues i shkëlqyer dhe fundet e rrëfimeve ishin befasuese. Mbas një viti që ishim njohur së bashku, ai shkon në Londër për të dhënë një leksion. Hyn në një dyqan që shiste kaseta e CD dhe pyet nëse kanë ndonjë kasetë me këngë shqiptare. Kur shitësi i zgjati një CD me muzikën e kërkuar, (Ishte një CD me këngë të vjetra të quajtura majëkrahu, të mbledhura nga muzikologë për arsye studimore) pagoi dhe u drejtua nxitimthi për në hotel. “Hyra në dhomë dhe as pallton nuk e hoqa, por drejt e te magnetofoni. Vura pllakën e pas një pauze, u dëgjua një klithmë çjerrëse Oh hej dhe pas saj një klithmë tjetër. Nuk po kuptoja ç’po ndodhte. Dëgjova për disa çaste dhe pastaj e mbylla. Ishte e pamundur ta dëgjoja. Nuk po kuptoja ç’po ndodhte,” – më shkruante në një email që më dërgoi nga Londra. Kur u kthye në Las Vegas, na ftoi për darkë së bashku me dy familje të tjera shqiptare dhe gjatë mbrëmjes e ritregoi historinë e CD-së me atë muzikë të çuditshme dhe e mbylli bisedën me një ton të prerë e seriozitet që e bëri shakanë më të kripur: “Hëëë, thashë me vete, ndërsa dëgjoja ato klithma; ky duhet të jetë shkaku që Pirro është larguar nga Shqipëria!”

Kishte pothuajse neveri për titujt e gradat.
Muajin e fundit përpara se të shuhej përfundimisht, shkoja çdo ditë në spital për t’i qëndruar pranë. Ishte mjaft i heshtur. Nuk nxirrte asnjë ofshamë ankimi ose dhëmbjeje. Kishte vetëm një dëshirë, të largohej sa më shpejt nga kjo botë. Gjëja e vetme që e bënte të humbte durimin ishte shprehja “Do të bëhesh më mirë.” Kur në nja dy raste pashë që infermieret ngaqë e shihnin ashtu të sfilitur, me atë uniformë depersonalizuese të spitalit, i folën sikur të ishte askushi, i revoltuar u thashë. “Do të ishte më mirë që t’i drejtoheni me më respekt, pasi nuk keni të bëni me ndonjë njeri dosido. Ai s’është thjesht Bob, por është Profesor Nderi (Professor Emeritus) i Universitetit të Çikagos. Dr. Shumani ka botuar aq libra sa s’kini vite ju të dyja së bashku.” Ndërsa të dyja infermieret zgurdulluan sytë të habitura, ai ktheu kokën nga unë dhe me një zë të mekur tha: “Jo, emri im është Bob. . . Do të kishte qenë më mirë që disa nga librat të mos ishin botuar fare.”
Kur vazhdoja studimet për letërsi angleze në universitetin e Las Vegasit, shpesh diskutoja me mikeshën tonë të përbashkët (të Bobit dhe timen) Dr. Casey Diana, një tjetër ish-studente e tij, rreth leksioneve, pedagogëve dhe autorëve të ndryshme që studionim në universitet. Dhe kur lëvdoja ndonjë profesor, ajo menjëherë ndërhynte: “Ti nuk e di se si është në të vërtetë një profesor anglishte, derisa nuk ke pasur fatin të ketë dhënë mësim Bob Shumani.” Në korpusin e veprave të tij, një vend të konsiderueshme zënë edhe botimet që kanë të bëjnë me pedagogjinë e dhënies së leksioneve. Dr. Joseph Trahern tregon se “arritja kryesore në ato vite që isha Shef i Katedrës së Anglishtes në Universitetin e Illinoit, ishte fakti që munda të bindja Bobin që të vinte në universitetin tonë si Drejtor i Programit të Anglishtes.” Ai ishte jo vetëm një studiues i shkëlqyer i letërsisë, por edhe një pedagog si pak kush. Dhe, paçka se ç’lartësi arriti në jetë, ai ishte i thjeshtë si edhe një sfidues i çdo lloj hierarkie njerëzore. Ja pse nuk pranonte njeri t’i drejtohej Dr. apo Prof. Shuman.

Atje ku mëngjesi dhe mbrëmja nuk do t’më shqetësojnë më
Shtëpia e tij ishte e mbushur me vepra arti, veçanërisht piktura. Por mua më tërhiqte vëmendjen një kornizë e vockël që kishte një poezi pesë vargjesh, e pabotuar ndonjëherë, me titull “Kërkesë” të Langston Hughes. Në krye të titullit, me një kaligrafi të shkëlqyer, autori kishte shkruar “Për Robert E. Shuman, me sinqeritet”. (Paçka se Langston Hughes ishte afro 30 vjeç më i madh, miqësia e tyre kishte filluar qysh kur Bob Shumani ishte gjimnazist. Në letërkëmbimin e tyre, Langston Hughes disa herë i ka kushtuar atij poezi e Bob Shumani i ka ruajtur me fanatizëm dhe, deri më sot, ato janë të “panjohura”.) Çdo herë që hyja në shtëpinë tij, ndalesha para poezisë dhe përpiqesha të përfytyroja raportet miqësore e krijuese ndërmjet tyre. Ja poezia në një përkthim të lirë:
Kërkesë
Më dërgo 20 dollarë
E disa qindarka.
Do të shkoj atje ku
Mëngjesi dhe mbrëmja
Nuk do t’më shqetësojnë.

Ditët, javët, muajt që R. Baird Shumani ishte i sëmurë, këto vargje nuk më shqiteshin nga mendja. Në mënyrë të pavetëdijshme, dëshira e tij për t’u larguar nga kjo botë, ndoshta lidhej me semantikën e këtyre vargjeve. Më 12 gusht 2013, ai u nis përfundimisht atje ku mëngjeset dhe mbrëmjet nuk do ta shqetësonin më. Iku! U shua! Kurrë s’do të ketë më një Bob Shuman tjetër! Ishte kaq njerëzor e i përkryer saqë të dukej sikur kishte dalë jo nga barku i nënës, por nga fletët e librave. . . dhe atje u kthye përsëri. Pikërisht nga librat e tij, ai do të vazhdojë të shërbejë si model për gjeneratat e reja. Prof. Dr. Donald E. Hall, ish-student i tij dhe tani Dekani i Fakultetit të Arteve dhe të Shkencës në Universitetin e Lehigh-it, shkruan: “Ai më mësoi të mos lodhem së punuari, të shkruaj çdo ditë e të botoj si të jem një gjenerator.” Dhe nuk është për t’u habitur që Dr. Donald E. Hall është vetë një autor shumë pjellor. Dhe jo vetëm ai. Këtë fat kanë pasur shumë e shumë studentë të Prof. Shumanit. Mesiguri, pa Bob Shumanin vështirë se do të ishin ngjitur kaq lart./2013

Nga Durrësi në Las Vegas: Sfidat e pafund në 70 vitet e Pirro Dollanit Nga Gëzim Kabashi

Nuk njoh njeri që të ketë lindur më 15 shkurt, në ditën e Vetmisë, dhe të ketë më shumë shokë e miq se sa ka Pirro Dollani. Bashkëqytetarë, ish-nxënës, kolegë

mësues apo krijues, e respektojnë njëlloj, pavarësisht se prej 26 vitesh ai ka zgjedhur të jetojë në SHBA.

Së bashku me familjen , Pirro është kthyer në një mbështetje të rëndësishme për bashkëatdhëtarët që mbërrijnë rishtas në “tokën e premtuar”. Ndërsa çdo vit ai sjell rregullisht në gjuhën shqipe një përkthim të ri nga autorë të njohur e më pak të njohur, kryesisht amerikanë, nga një letërsi pak e lëçitur në vendin tonë.

“Beti-tregime të zgjedhura” (2018), “Kokoro” nga Natsume Soseki (2017), “Ura e Mbretit Shën Luigj” nga Thornton Wilder (2016); “Piktorja që sfidoi kohën” nga

Robert Baird Shuman (2015), dhe më parë “Hoteli I bardhë” nga D. M. Thomas (2014), “Bel canto” nga Anne Patchet; “Jehona e kujtesës” nga Richard Power;

“Lamtumirë fjalë” nga Hart Wegner; “Virgjëresha shqiptare” nga Alice Munro; “Pragu i ferrit” nga Michel Hugo; “Duke lexuar Turgenievin” nga William Trevor;

“E vërteta dhe trillimi në librin Kodi da Vinçi”, janë disa nga librat e përkthyer nga Pirro Dollani.

Pirro Dollani do të festojë sot 70-vjetorin e lindjes mes familjarëve dhe të afërmëve në Las Vegas, mijra km larg prej këtu. Do ti pëlqente të ishte mes shokësh dhe miqsh në Durrës, ashtu siç bën prej vitesh në çdo sezon veror.

Verën që kaloi munguan përkthimet e përvitshme, përmes të cilave ai i ka dhënë në dorë lexuesit emra më të shquar të letërsisë së kontinentit amerikan. Kohët e fundit miku ynë Pirro Dollani është përballur me një sfidë shumë më të vështirë se sa përkthimi. Përballë tij këtë herë është sëmundja, por Pirro do tia dalë përsëri, falë kujdesit mjekësor dhe vullnetit të pakufi, por edhe të dashurisë së ndërsjellë, me të cilën e duan dhe i do njerëzit.

Gjithnjë përballë sfidave

Ai e ka zgjedhur shumë herët modelin e tij të preferuar: babain Dudë, njeriun që pas burgimit të padrejtë komunist për shkak të shkollimit dhe njohjes së gjuhës

angleze, punoi gjithë jetën si llustraxhi për të mbajtur familjen. Njëlloj si i jati, Pirro ende nxënës, nuk është dorëzuar edhe kur e përjashtuan nga liceu artistik në Tiranë, ku kishte mbërritur në sajë të pasionit për violinën; edhe kur punoi si punëtor në disa ndërmarrje të qytetit, pa hequr dorë nga shkollimi ne filialin universitar të Durrësit; kur në të njejtën kohë falë dashurisë për muzikën bëhej instrumentist në Orkestrën sinfonike dhe në varietenë e Durrësit; nuk dorëzohet edhe kur pasi martohet e venë të jetojë në një nga banesat e çuditshme të qytetit, përkundrazi, e bën familjen e tij të vogël, bashkëshorten Frida dhe fëmijët, Gjergj dhe Arba, mbështetjen më të sigurtë për ta përballuar jetën.

Pirro Dollani shfaq anën e tij më të mirë, kur si mësues në shkollat 8-vjeçare apo në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” ku arrin pas ndërhyrjeve të njerëzve që e duan, ai

dallon dhe nxit djemtë e vajzat e talentuar në muzikë, art apo letërsi. I vlerëson ata dhe i drejton në fushat ku do të japin aq shumë në të ardhmen. Me të njejtin seriozitet kryen detyrat e para në tranzicionin postkomunist, si shef i Kulturës në bashki, si dhe atë të drejtorit të Bibliotekës së Durrësit. Shumë kohë më vonë edhe në Universitetin e Nevadës, në Institutin e Filmit, ai do të njohë dhe do të fitojë miqësinë e figurave të shquara të kulturës botërore dhe do të punojë intensivisht deri kur del në pension. Pasioni për përkthimin si lidhje me Atdheun.

Në një intervistë të disa viteve më parë Pirro Dollani ka treguar se hyri në botën e përkthimit “kur Katedra, në të cilën studioja më kërkoi të sjell në gjuhën angleze

novelën “Ditë Kafenesh”; (në anglisht “Coffeehouse Days”;) të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Ai kujton vitin 2004, kur ky përkthim u publikua në Las Vegas si botim mjaft luksoz me letër të prodhuar enkas për të, me kopertinë metalike. Për më tepër, të gjitha kopjet janë me autografin e autorit Ismail Kadare.

Pirro tregon se Instituti Ndërkombëtar i Letrave në SHBA prodhoi vetëm 125 kopje dhe çmimi për një libër ishte … 780 USD. Që nga viti 2004 kur në Durrës ushtoi për herë të parë sirena e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka”; Pirro Dollani ka sjellë në Shqipëri disa nga emrat më të njohur të letrave amerikane si, shkrimtari Hart Wegner i cili në 2007 referoi mbi “Yjet e zinj të Paul Celanit”; poetesha Claudia Keelan që në Poetekën 2008 mbajti kumtesën; Kujtojmë “Wallace Stevens” apo Tom Sleigh në 2009 që referoi “Surealizmi përballë klasicizmit ose përse bëj vrima te toga ime”. Bashkë me organizimin Pirro Dollani ka përkthyer edhe kumtesat e tyre nga anglishtja në shqip.

Një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm ai me Teatrin Kombëtar në vitin 2010, kur Dollani bëri bashkë; regjisorin dhe aktorin hollivudian Clarence Gilliard dhe aktorin e njohur shqiptar Mirush Kabashi, bashkëregjisorë dhe intepretë kryesorë në dramën”; Koleksioni i përhershëm; të Tomas Gibson, përkthyer mjeshtërisht nga durrsaku i mirë.

“E kuqja” nga Xhon Llogan, kushtuar jetës së piktorit Mark Rothko, është drama tjetër që Pirro përkthen si pjesë repertori e ardhshme, por realizimi i saj mbeti gjithnjë një projekt. “Nuk ka lidhje më të fuqishme me Shqipërinë dhe Durrësin, vendlindjen time, sesa lidhja gjuhësore, që realizohet nëpërmjet përkthimeve”-thotë i sigurtë ai.

Pirro Dollani është me siguri nga ata burra që ka lënë në vendin nga ku largohen një boshllëk intelektual, krijues dhe njerëzor. Njëkohësisht është nga ata shqiptarë që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë më të mirë Amerikën, duke i dhënë edhe asaj frymën e Shqipërisë së vërtetë.

 

PASIONI DHE DASHURIA KRIJOJNË PORTRETIN INTELEKTUAL DHE PROFESIONAL TË NJERIUT – Profil nga Fran GJOKA

KUSHTUAR FARMACISTES SË NJOHUR  REGJINA ZEFAJ NË 65 VJETORIN E LINDJES

 

Rrjedha e kohës sjell për çdo individ një përvojë shumë të këndshme, e shënuar nga një ndjenjë pafundësie dhe angazhimi të përgjithshëm, por dhe të veçantë.  Proçesi kryesor i veprimtarisë së arsyeshme është një pranim i vetëdijshëm i asaj që bën dhe i mënyrës se si duhet ta bësh. Kjo do të na ndihmojë të aktivizojmë brenda vetes tonë aspektet që dëshirojmë në lidhje me të gjitha çështjet dhe, kur ta arrijmë këtë, thelbi i gjërave që duam, duhet të vijë nga eksperiencat tona shkencore dhe profesionale.

Njerëz të tillë, që punojnë me pasion dhe krijojnë portretin e tyre intelektual, janë të përkushtuar, por kur gjithë vëmendjen dhe përkushtimin tënd e vendos në shërbim të njeriut, rriten vlerat dhe cilësitë personale të gjithanshme njerëzore e profesionale. Dhe të shkruash për njerëz të tillë është përgjegjësi, por dhe një detyrim i madh intelektual dhe qytetar.

Aty rreth viteve ’30-të të shekullit të kaluar, babai i Regjinës ,Prekë Berisha, ardhë nga fisi i Berishajve të Grudës ,fis patriotësh dhe arsimdashës si shumë shqiptarë të Hotit,Grudës e Gucisë shkuan dhe u arsimuan në konviktin e “Maleve tona” Shkoder. I përkiste fisit të njohur të Berishajve, dera e të cilëve pati nxjerrë intelektualë të shquar, si: Profesor  Kolë Berisha,  Nol Berisha, Mark Berisha etj. Regjina ishte mbesë e këtyre intelektualëve të njohur,ku shquhej Kolë Berisha, si studiues i traditës kombëtare shqiptare, autor i disa botimeve mbi traditat tona popullore.

Ishte viti 1973, kur në një nga farmacitë e pakta të qytetit të Lezhës u shfaq një vajzë e re entuziaste, e sjellshme dhe energjike. Më thanë që quhet Regjina Berisha dhe vjen nga Gruda e Malit të Zi, së bashku me familjen e saj.

Regjina Zefajn – Berisha, farmacisten e njohur, njëherit të talentuar, e cila ka bërë emër në fushën e shërbimit farmacuetik në Lezhë dhe në fshatrat përrreth, e kanë njohur të gjithë, sepse ajo ka një jetë të tërë në shërbim të njerëzve, në shërbim të jetë së tyre.

Kujtimet e mia për Regjinën, këtë farmaciste model, janë të shumta. Për 40 vjet me radhë ajo ka punuar pa u lodhur, me intensitet dhe përkushtim të lartë në punë, duke dhënë modelin e një farmacisteje dhe njeriut të vërtetë. Dallohej gjithnjë Regjina për thjeshtësi, vlera njerëzore, botë të madhe shpirtërore, sidomos për njerëzit në nevojë, duke përsosur vazhdimisht shërbimin ndaj njerëzve dhe duke rritur personalitetin e  saj intelektual dhe fisnikërinë njerëzore.

Kjo vajzë lezhjane dhe më vonë grua e njohur, që rridhte nga një familje me tradita të shquara patriotike, kreu gjimnazin “Hydajet Lezha” në Lezhë, pastaj vijoi studimet në Fakultetin e Mjeksisë në Tiranë, dega Farmaci. Ëndrra e saj ishte të bëhej një farmaciste e zonja, e mirë profesionalisht dhe e dashur me njerëzit, të cilëve do t’u shërbente.

Në vitet e para të punës u dallua për veprimtari të palodhur, punë plot përkushtim dhe komunikim perfekt me njerëzit, të cilët i donte dhe i respektonte. Për 20 vjet me radhë punoi në profesionin e nderuar të përgjegjëses dhe më pas të drejtueses së farmacisë të Spitalit të Lezhës.

Duke parë vizionin intelektual dhe emancipues të saj, përgatitjen profesionale, vlerat njerëzore, Regjinën e emërojnë në Drejtorinë Rajonale ISKSH-së për Qarkun e Lezhës, në cilësinë e Drejtores së Përgjithshme të këtij Institucioni.

Gjithnjë e dalluar për organizimin dhe drejtimin e punëve, e kualifikuar dhe e njohur si një nga drejtueset më në zë në Ministrinë e Shëndetësisë, puna e saj ishte gjithnjë produktive dhe angazhimi i saj ishte gjithnjë maksimal. Gjatë punës si drejtuese e këtij institucioni jetik për rajonin, ka ndjekur programet e përmirësimit të nivelit të punës së ISKSH-së dhe shpesh herë është dërguar për shkëmbim eksperience në disa vende të Europës, si: Finlandë, Turqi etj.

Në vitin 2007, Regjina pati dhënë dorëheqjen nga drejtuese e DRSKSH-së dhe pati filluar aktivitetin e saj privat në Sh.P.K “Regina”, në qytetin e Lezhës, ku punon edhe sot, duke iu përkushtuar profesionit të nderuar të farmacistes dhe në këtë periudhë dallohet për disiplinë, rregull dhe humanizëm në shërbimin ndaj njerëzve. Edhe në këtë periudhë vazhdon të ndjekë aktivitetet shkencore dhe kualifikuese të organizuara nga UFSH dhe MSH, brenda dhe jashtë vendit, duke e ngritur në shkallën më të lartë nivelin e njohjes dhe të shërbimit farmaceutik.

Në punën e saj, shpesh kujtoj thënien “Jeta i jepet njeriut vetëm një herë dhe ajo duhet jetuar me dinjitet“. Këtë devizë personale dhe profesionale, Regjina e ka pasur parasyshë, madje e zbatonte me seriozitet qëkur ishte farmaciste e thjeshtë, por edhe gjatë gjithë aktivtetit të saj, në çdo çast të jetës.

Kjo vajzë dhe grua lezhjane e emancipuar, e ndjente përherë se njeriu, si qenie njerëzore dhe shoqërore, nuk mund të mendojë vetëm për veten e tij, por lumturinë duhet ta gjejë edhe tek ajo se çfarë bën për të tjerët, për shoqërinë në pergjithësi dhe për fëmijët në veçanti.

Në punën vetmohuese dhe veprimtarinë e saj kërkuese e novatore dhe plot vitalitet, Regjina Zefaj fisnikëroi më tej veten, por njëkohësisht vlerësoi integritetin dhe inteligjencën e saj, vlerësoi dhe ndihmoi njerëzit në nevojë. Me këtë bindje, jeta e Regjinës ka marrë sot vlera të shumanëshme, ajo mbetet një njeri i respektuar vazhdimisht nga shoqëria.

Të gjithë dëshirojmë të jemi të suksesshëm, por nuk është e lehtë të ndjekësh gjithnjë shtigjet që të çojnë në këtë udhë. Ti do që “të arrish” dhe për të arritur, duhet të mendohesh mirë se ku do të arrish. Dhe për këtë duhet kurajo, veçanërisht kur nisesh për një qëllim afatgjatë. Por Regjina i kishte parashikuar të gjitha dhe ia arriti me sukses, me durim, me dashuri profesionale dhe humanizëm që të mbetej një grua model dhe e respektuar.

Ajo nuk ka kërkuar asnjëherë pushtet, por masa e njerëzve e ka përzgjedhur, sepse ajo meritonte të ishte perfaqësuesja e tyre. Këtu qëndron edhe respekti i jashtëzakonshëm që kishte shoqëria, njerëzit për të, por këtu e ka burimin edhe gëzimi e kënaqësia e saj më e madhe, sadisfaksioni moral që provonte shpesh. Nuk është e rëndësishme të jesh, por e rëndësishme është se çfarë je dhe çfarë bën në jetë për shoqërinë njerëzore.

Pyetjes, në se ndryshimi i saj ka ardhur thjeshtë nga dëshira apo mundësitë që i janë ofruar, Regjina do t`i  përgjigjej sinqerisht se është një kombinim midis formimit të saj për të kontribuar, por edhe mundësive që i janë ofruar në punë dhe në jetë nga shteti dhe shoqëria që ka përfaqësuar.

Kur po shkruaja këto radhë, më vjen në mendje një fjalë e urtë popullore, që thotë se në botë kanë kaluar në heshtje dhe pa u ndjerë miliona njerëz…, po në fakt njeriu ka të veten dhe të padiskutueshmen aftësitë dhe intelektin e tij, dëshirat dhe kërkesat, vullnetin dhe këmbënguljen, të cilat, siç mund të kuptohen, mbeten personale dhe janë atribut i vetë individit. Pastaj, është shoqëria që bën vlerësimin, diferencën, që  afirmon dhe e ngre individin në piedestalin e lartë njerëzor.

Është e bukur dhe në interes të shoqërisë që, kur këto dy anë pozitive të personalitetit të njeriut kombinohen, atëherë arrihet ajo që është më e mira dhe për këtë Regjina punoi dhe luftoi çdo ditë për të bërë më të mirën për njerëzit. Nuk ka kufi për intelektin njerëzor që i shërben me devotshmëri kombit të vet,sepse njeriu ka personalitetin e tij, që është formuar në punë e sipër, në fisnikërinë ndaj njerëzve, në veprimtaritë jetësore, në mes shoqeve e kolegëve, me të cilët, të gjithë bashkë bëjnë punë të ndershme e të përkushtuar, në shërbim të detyrave shtetërore ose shoqërore qofshin.

Mendimet, kujtimet dhe nderimet për Regjinën nuk kanë shterrim. Tërë jetën e saj 40 vjeçare ka punuar dhe punon me përkushtim, përpiqet të mësojë nga të tjerët, duke shfrytëzuar eksperiencën dhe dituritë dhe duke u dhënë diçka nga vetja, nga ajo përvoja e saj në jetë si drejtuese dhe farmaciste e zonja, duke treguar vazhdimisht shpirtin e saj të dhembshur dhe human, sidomos për shtresat në nevojë.

Ajo është vlerësuar edhe për komunikimin perfekt dhe të përhershëm me kolegët, si dhe për korrektësinë në marrëdhëniet e saja me institucionet shtetërore. Kjo është Regjina Zefaj, një grua model, promotor i cilësisë dhe dashurisë njerëzore, një grua me zemër të gjerë, që rrezaton kurdoherë mirësi, kulturë, dashuri njerëzore dhe përkushtim jo vetëm në profesionin e nderuar të farmacistes, por edhe në jetën familjare, si nënë e devotshme me fëmijët dhe bashkëshorte shembullore.

Fëmijëria dhe adoleshenca e saj nuk kanë qenë të lehta për të. Ndoshta, ky është shkaku i një miredukimi e shkollimi me sakrificë, të cilët ajo ka ditur t’i realizojë mjaft mirë. Shkollimi ka qenë  pika më e ndjeshme e Regjinës, sepse shkolla hapi tek ajo rrugë dhe horizonte të reja, ngriti emancipimin e saj dhe e bëri që të njohë më mirë jetën, vështirësitë, sakrificat, punën dhe njerëzit.

Që në rininë e hershme, Regjina veçohej si një grua fjalëpakët, por punëshumë. Shërbeu pa zhurmë dhe me energji të pashtershme si punëtore e palodhur, gjithnjë e gatshme për t`u  shërbyer njerëzve. Prandaj, shumë shpejt, kjo grua u shndërrua në një ndër figurat më të dashura publike për Lezhën dhe fshatrat përrreth, duke krijuar marrëdhënie korrekte, frutdhënëse dhe paqësore me të gjithë.

Pas shkollimit, u njoh me kolegun e saj, i cili u bë edhe bashkëshorti i saj i ardhshëm, i mirënjohuri Doktor Zefi, gjinekologu duarartë jo vetëm në Lezhë, por edhe në mbarë vendin, një profesionist që bën pjesë në plejadën e mjekëve, që tërë jetën e ka lidhur me shërbimin dhe mbrotjen e shëndetit të nënës e fëmijës.

E në këto vite të vështira, Regjina investoi shumë nga vetja, duke rritur, edukuar dhe shkolluar dy djem të mrekullueshëm. Me mësimin dhe edukimin e prindërve, ata u rritën dhe u shkolluan në universitetet më në zë të Londrës dhe të Bolonjës. Djali i madh, Rezari, tani është arkitekt, kurse Arbëri, ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, duke ndjekur rrugën e prindërve. Këta dy pasardhës shikojnë tek prindërit e tyre modelin e prindit të devotshëm, një baba shembullor dhe një nënë që personifikon   modelin njerëzor,  figurën e  një nëne të dhembshur, të dashur dhe edukatore e përsosur, me cilësi të spikatura individuale. Një nënë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, që rrezaton veçse dashuri dhe mirësi, një nënë dhe qytetare me emancipim bashkëkohor.Çelësi i suksesit, shprehet Regjina në një shoqëri të mirë dhe të pastër është femra .Arma më e fortë e femrës në jetë konsideroi këmbënguljen dhe durimin.Si për ta vazhduar më tej bisedën ,kemi trashëguar shumë vese të traditës vjetër,që sot nuk i përkasin më shoqërisë së emancipuar.Po ndodh që femrat ndiehen të shtypura jo vetëm fizikisht,por edhe psikologjikisht. Kjo e dyta dheëmb më shumë për femrat e sotme shqiptare. Ka ardhur koha për më shumë liri mendimi dhe veprimi si në të gjitha vendet e emancipuara,e mbyll bisedën Regjina.

Për Regjinën e heshtur dhe punëtore, mendoj se do t’i shkonte shumë mirë shprehja se janë ca medalje që varen në shpirt, jo në xhaketë. Dhe doktoreshë Regjina tashmë i ka vënë me kohë “medaljet” në shpirtin e saj për kulturën që ka transmetuar, për korrektesën në marrëdhëniet me njerëzit, për aftësitë profesionale dhe për etiken njerëzore.