VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

1990 – Letra që i dënuari Haxhi Baçinozi i dërgoi Nexhmije Hoxhës: Krimet tuaja s’ka sociolog dhe shkrimtar në botë që t’i përshkruajë

By | March 18, 2019

Komentet

Blerim Reka fitoi në komunat shqiptare

Kandidati shqiptar për president, Blerim Reka, thuaj se në shumicën e vendbanimeve shqiptare kryeson kundrejt kundër kandidatëve të tij, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska.

Përveç vendbanimeve më të vegjël të pastra me popullsi shqiptare, Reka kryeson edhe në komunat më të mëdha shqiptare, Tetovë (7.000), Gostivarë (9 mijë), Dibër (3.200), Likovë (3.000), Strugë (6200), etj.

Pas kandidaturës së profesor Rekës, u rreshtuan edhe dy partitë opozitare shqiptare ASH dhe Lëvizja BESA./GazetaExpress/

Blerim Reka flet pas daljes së rezultateve të para të zgjedhjeve

Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka mbajtur një konferencë për medie.

“Ne jemi shumë të kënaqur, bile kjo i ka tejkaluar pritshmëritë tona, kemi një rezultat të shkëlqyeshëm, në komunat shqiptare udhëheqim 3:1”.

Kështu ka deklaruar kandidati i opozitës shqiptare Blerim Reka në konferencën për shtyp.

“Në të gjitha komunat maqedonase kemi vota. Kjo është për tu shënuar, sepse koncepti ynë është koncept për të cilën do të votojnë gjithë qytetarët. Në komunat e Maqedonisë ku kemi marrë vota, ne nuk kemi degë. Kjo më jep shpresë se Maqedoni do të jetë shtet i të gjithëve. Ne menduam se në një shtet, të cilin ne e quajtëm të kapur. Menduam se do të promovojmë një filozofi të re. Ne nuk menduam se kemi edhe elektorat të kapur. Në këto momente ne kemi mbi 60 mijë vota për momentin, ndërsa deri në fund presim 80 mijë vota. Këto vota deligjitimuan politikat e partive shqiptare në pushtet. Ky korpus i votave paralajmëron një pranverë të re politike”, tha Reka, raporton SHENJA.

Ai tha se ata janë skeptik se do të arrihet censusi në rrethinë e dytë.

Blerim Reka nuk arriti të kandidohet në rrethin e dytë zgjedhor, kundër tij u zhvillua fushatë e ashpër politike nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që mbështeste kandidatin e LSDM-së për president, Stevo Pendarovskin.

Reka gjeti mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët, BESË-s së Bilall Kasamit dhe vetë simpatizantët e tij.

Mësohet sa vota i ka fituar Blerim Reka në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Kandidati i pavarur për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Blerim Reka. sipas të dhënave jozyrtare të shtabit analitik të tij ka fituar mbi 80 mijë vota.

Kjo është bërë e ditur për INA nga përfaqësues të partive opozitare ASH dhe BESA, që përkrahin kandidatin Blerim Reka.

Sipas të dhënave të KSHZ, deri në ora 18.30 në komunat me shumicë shqiptare kanë votuar mbi 160 mijë votues.

EMRAT – Lista me 265 drejtues të Luftës që akuzohen për krime nga Instituti i Agron Tufës

UDHEHEQESIT E LUFTES PARTIZANE ME 28 NENTOR, NE TIRANE

Janë 265 emra në listën e “personave përgjegjës për krimet e Luftës”, publikuar në librin “Krimet e komunistëve”, të studiuesit Çelo Hoxha, botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Janë komandantë e komisarë çetash, kompanish, batalionesh, Brigadash, që, sipas Hoxhës, janë përgjegjës për krimet e Luftës. Ka qenë pikërisht ky libër që ka ngjallur edhe zemërimin e deputetit të PSsë, Spartak Braho, i cili ka kërkuar shkarkimin e kreut të ISKK-së, Agron Tufa, ndërsa i ka quajtur “të paligjshme” botimet e këtij Instituti, që, sipas tij, është kthyer në një “seksion të Ballit Kombëtar”.

Në këtë libër, Hoxha bën përgjegjës të gjithë drejtuesit e formacioneve partizane për krimet që janë kryer gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Anëtarët e KQ të PKSH-së dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ata kanë qenë duke iu referuar ligjit nr.41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake ‘që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar (forcat partizane) në vepra kriminale’. Drejtuesit e qarkorëve të PKSH-së dhe formacioneve të ndryshme partizane kanë përgjegjësinë e tyre, sipas hierarkisë dhe në varësi të rolit të luajtur në ngjarje të caktuara. Përgjegjësia është individuale, por si bashkëpunëtorë në krim, persona që kanë pasur dijeni për një krim ose për moskallëzim krimi, mund të fajësohen të gjithë partizanët pjesëmarrës në ngjarje”, shkruhet ndër të tjera në këtë libër.

Përveç emrave të udhëheqësve kryesorë të Luftës dhe diktaturës, si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Fiqiret Shehu, Koçi Xoxe, Gogo Nushi, Haxhi Lleshi, Misto Treska etj., në këtë listë numërohen edhe emra dëshmorësh, emrat e të cilëve i gjejmë nëpër rrugë e shkolla të Shqipërisë, që nga Raqi Qirinxhi te Myslym Shyri.

1. Asllan Gurra, komandant i batalionit të Oparit, Korçë
2. Abdyl Këllezi, komisar i Brigadës XVI
3. Adil Çarçani, zv.komisar i Brigadës VII
4. Adil Prishta, zv/komandant batalioni, Brigada VII
5. Adnan Qatipi, zv.komandant batalioni, Brigada III
6. Ali Vinçani, komandant i Batalionit “Kelmendi-Gërmenj”, Korçë
7. Agush Gjergjevica, anëtar i shtabit të Qarkut Korçë
8. Amdi Babani, komandant batalioni, Brigada XV
9. Andon Xoxa, komisar, kompania II, batalioni II, Brigada I
10. Anton Bulaqi, zv.komandant batalioni, partizan vullnetar i Shkodrës
11. Ardi Rakipi, zv.komandant batalioni, Brigada V
12. Asaf Dragoti, komandant i Brigadës VIII
13. Asaf Tahiraj, Komandanti i Brigadës VIII
14. Astrit Nishani, zv.komandant batalioni, Brigada VI
15. Baba Fejzo, anëtar u Shtabit të Zonës I Operative
16. Bahri Zaimi, komandant artilerie i Brigadës VII
17. Bajt Asllani, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
18. Balili Peçi, zv.komandant batalioni, Brigada VI
19. Baki Starja, komandant batalioni territorial, Qarku Korçë
20. Bako Dervishi, komandant batalioni, Brigada V
21. Bajram Vula, zv.komandant batalioni, Brigada III
22. Bajram Sinojmeri, zv.komisar i Brigadës VIII
23. Bedri Spahiu, komisar i Zonës I Operative, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i
kryesisë së KANÇ
24. Bejto Bultica, komandant batalioni
25. Beqir Balluku, komandant i Brigadës II
26. Bido Sejko, zv.komandant batalioni, Brigada VI
27. Bilbil Klosi, anëtar u sektorit politik, Brigada V
28. Burhan Beqari, komandant batalioni II, Brigada V
29. Cute Selenica, komandant çete, qarku Korçë
30. Çelo Arrëza, komandant batalioni II, Brigada V
31. Dali Ndreu, anëtar i Shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i Divizionit I
32. Dane Mehmeti, komandant batalioni, Brigada V
33. Dul Rioli, komisar i rrethit Lezhë
34. Dushan Mugosha, themelues i PKSH, zv.komisar i Brigadës I
35. Hetim Haxhiu, zv.komandant i batalionit “Reshit Çollaku”
36. Enver Hoxha, anëtar i KQ të PKSH, komisar i Shtabit të përgjithshëm; komandant i UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
37. Enver Liçaj, komisar i çetës së Sopotit
38. Ernest Jakova, zv.komandant Batalioni, Brigada III
39. Esat Dishnica
40. Esat Ndreu, komandant i grupit territorial të Dibrës
41. Estref Sihati, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
42. Fadil Çeçi, zv.komandant i Brigadës V
43. Faik Cakuni, komandant i batalionit “Fuat Babani”, Korçë
44. Faslli Jaho, anëtar i shtabit të zonës I operative
45. Fatmir Gjata, zv.komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë
46. Fejzo Bino, komisar, kompania III, batalioni I, Brigada I
47. Fejzo Ismaili, në dispozicion të shtabit të zonës I operative
48. Ferik Hado, në dispozicion të shtabit të zonës I operative
49. Ferit Radovicka, komisar, kompania I, batalioni II, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të spastrimit në Koplik, 1945
50. Fetah Selcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
51. Feti Bubësi, komandant batalioni IV, Brigada VI
52. Feti Smokthina, komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I; komandant
batalioni, Brigada I
53. Fiqirete Shehu
54. Flamur Nishani, anëtar i sektorit politik për çështjet e rinisë në Brigadën VIII
55. Foto Stamo, komisar çete, Qarku Korçë
56. Gafurr Çuçi, anëtar i sektorit politik të Brigadës VIII, komisar i Divizionit V
57. Gani Nivica, komandant batalioni, Brigada VIII
58. Gogo Nushi, anëtar i KQ të PKSH-së
59. Gaqo Peristeri, komisar batalioni, Qarku Korçë
60. Gaqo bashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
61. Gjergj Kokoshi, anëtar kryesisë së KANÇ
62. Gjin Marku, anëtar i KQ të PKSH, komandant i Brigadës VII
63. Gjon Banushi, komandant i Brigadës IV
64. Gjon Gjonaj, zv.komandant i Brigadës XVI
65. Gjon Marashi, komandant i çetës së Dukagjinit
66. Hajdar Dushi, zv.komisar i batalionit partizan, vullnetar të Shkodrës
67. Haki Bejko, komisar, kompania III, batalioni II, Brigada I
68. Haki Toska
69. Halim Xhelo, komandant batalioni, Brigada V
70. Hamdi Lemo, komandant Batalioni, Brigada III
71. Hamit Keçi, zv.komandant i Brigadës III
72. Hariz Velo, anëtar i shtabit të zonës I Operative
73. Hasan Moglica, komandant çete, Qarku Korçë
74. Hasan Mëhilli, komisar i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
75. Hasan Pulo, zv.komandant i zonës I operative, anëtar i kryesisë së KANÇ
76. Hasan Selenica, zv.komisar i batalionit “Hakmarrja”, Korçë
77. Haxhi Lleshi, anëtar i shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së
78. Haxhi Seseri, komandant i batalionit territorial të Dajtit
79. Hito Çako, zv.komandant i Brigadës V
80. Hulusi Spahiu, komandant i Brigadës III
81. Hysen Blloshmi, komandant i çetës së Sopotit
82. Hysen Çino, komandant batalioni, Brigada V
83. Hysen Zenelaj, zv.komandant, kompania II, Batalioni II, Brigada I
84. Hysni Kapo, zv.komisar i zonës I operative, komisar i Brigadës V; anëtar i
Shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i shtabit të divizionit I
85. Hysni Manushi, komandant batalioni, Brigada III
86. Hysni Selcka, komandant batalioni, Qarku Korçë
87. Ibrahim Stafa, zv.komisar i batalionit Vërçë-Sulovë
88. Idris Seiti, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I; zv.komandant batalioni, Brigada I
89. Idriz Tahiri, komisar i qarkut Shkodër
90. Irakli Bozo, komandant batalioni, Brigada II
91. Irfan Peshtafi, oficer i seksionit operativ të Brigadës VII
92. Islam Radovicka, komandant i zonës I operative, anëtar i shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së
93. Istref Sehati, zv.komandant batalioni, Brigada V
94. Izet Kallarati, në dispozicion të shtabit të zonës I operative
95. Jaho Gjoliku, anëtar i shtabit të zonës I operative, zv.komandant Brigada V I
96. Jorgji Zëra, komandant batalioni, Brigada II
97. Josif Prifti, komisar i batalionit “Hakmarrja”, Korçë
98. Kadri Hazbiut, komandant i batalionit, Brigada V
99. Kadri Hoxha, komandant i batalionit të Çermenikës; komandant i grupit të
Qarkut të Elbasanit; anëtar i KQ të PKSH, komisar i Brigada VII
100. Kadri Musaj, komisar i batalionit Vërçë-Sulovë
101. Kahreman Ylli, komisar i Brigadës IV
102. Kapo Lena, komandanti i batalionit Vërçë-Sulovë
103. Kiço Ngjela
104. Koçi Xoxe, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
105. Koço Prifti
106. Koço Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
107. Komandanti i çetës së Shën Gjergjit (i paidentifikuar)
108. Kristo Themelko, themelues i PKSH, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i
çetës së Pezës
109. Kudret Fratari, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
110. Lako Polena, komisar i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit
111. Laver Sulçe, zv.komandant batalioni, Brigada I
112. Lefter Kolonja, zv.komandant batalioni, grupi i Pezës
113. Liri Gega, anëtare e KQ të PKSH-së
114. Lan Qafëzezi, zv.komandant batalioni, Brigada VII
115. Lutfi Leka, komandant i batalionit të Bëzhetës
116. Llambi Gostivishti, zv.komisar i batalionit “Reshit Çollaku”
117. Maman Saliu, komisar i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër
118. Manol Konomi, anëtar i kryesisë së KANÇ
119. Manush Myftiu, zv.komisar i Brigadës V
120. Maqo Çomo, zv.komisar i batalionit “Fuat Babani”
121. Mark Uli, komisar i çetës së Dukagjinit
122. Marko Billa , komandant i RPV Palasë
123. Maze Jaupi, zv. komandant batalioni, Brigada VIII
124. Medar Shtylla, anëtar i KANÇ
125. Medat Poloska, zv.komisar i batalionit të Oparit, Korçë
126. Mehmet Jaho, zv. Komandant i Brigadës XII, pseudonimi Luftar Bolena
127. Mehmet shehu, kandidat i PK të PKSH-së, komandant i Brigadës I, zv.
Komandant i divizionit I; komandant i operacioneve në Shkodër, pas lufte
128. Meshit Çela, zv.komisar, batalioni II, Brigada I
129. Mestan Ujaniku, komandant i shtabit të qarkut të Beratit
130. Mellan dervishaj, komandant i Brigadës XI
131. Mihal Prifti, komisar i Divizionit II
132. Mihallaq Ziçishti, komandant i Qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër
133. Miladin Popoviç, themelues i PKSH, drejtues de facto i saj
134. Minella Koleka, komandant i komandës së vendit, Himarë
135. Misto Treska, komisar batalioni territorial, Korçë, komisar i Brigadës XX
136. Muhamet Prodani, komandant i kompanisë III, batalioni I, brigada I; komandant i Brigadës I
137. Muharrem Kokomani, zv.komandant batalioni, grupi i Pezës
138. Muharrem Butka, komandant i komandës së Qarkut të Korçës
139. Musa Daci, zv.komandant batalioni, Brigada VI
140. Mustafa Matohiti, komisar i brigadës VI
141. Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, të UNÇ-së
142. Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), komandant i batalionit të Martaneshit,
anëtar i shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së
143. Myslym Peza, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i
partizanëve të Pezës
144. Myslym Shyri, komisar batalioni II, Brigada I
145. Myzafer Spaho, komisar i Brigadës III
146. Myzafer Trebeshina, komisar i divizionit IV
147. Nako Spiru, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
148. Nasi Vithkuqi, komandant batalioni, Brigada IV
149. Naum Kristo, zv.komandnt batalioni, Brigada IV
150. Naxhije Dumi, kandidate e KQ të PKSH-së
151. Ndreko Rino, zv.komandant, kompania III, batalioni I, Brigada I, komandant
batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të Dukagjinit pas lufte
152. Neim Kuçi, komandant batalioni, Brigada VII
153. Neki Pirgu, komandant Çete, Qarku Korçë
154. Nesti Titani, komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë
155. Neshat Hysi, zv. Komandant i Brigadës VII
156. Nexhip Vinçani, komandant i grupit partizan të Korçës, komandant i Brigadës
IV
157. Ngjeli Argjiri, komandant, kompania II dhe zv.komandant, batalioni II, Brigada I; zv.komandant, Brigada VIII
158. Niazi Çepani, anëtar i Shtabit të Qarkut të Beratit

159. Niko Çeta, komisar i batalionit Kelmendi-gërmenji, Korçë
160. Nuredin Aliu, anëtr i Shtabit të Zonës I Operative
161. Nuri Huta, komandant i Kompanisë I, batalioni I, Brigada II
162. Ollga Plumbi, anëtare e kryesisë së KANÇ
163. Omer Nishani, kryetar i KANÇ
164. Osman Sinani, komandant batalioni, Brigada III
165. Pajtim Shyti
166. Panajot Plaku, komisar i batalionit I, Brigada I
167. Pandi Kristo, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i grupit partizan të Korçës
168. Pano Xhambolla, zv.komandant i Brigadës IV
169. Pertef Therepeli, komandant batalioi, Shtabi i Beratit
170. Petraq Lalaj, zv.komisar i grupit partizan të Korçës
171. Petraq Titani, komisar i batalionit të Oprait, Korçë
172. Petrit Dume, komandant i Batalionit “hakmarrje”, komandant batalioni,
Brigada IV
173. Petrit Hakani, komandant i batalionit të Dumresë
174. Petro Bullati, komandant i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit
175. Pilo Peristeri, themelues i PKSH-së; komisar i batalionit “reshit Çollaku”;
komisar i Komandës së Qarkut të Korçës
176. Pilo Shanto, ndihmës i komandës së vendit, Himarë
177. Prenk Zhupa, komandant i Rrethit Lezhë
178. Puna, pseudonim i një personi të paidentifikuar
179. Puçe Meçani, komandant çete, Qarku Korçë
180. Qazim Kondi, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, komisar i Brigadës
VIII
181. Qemal Zybo, zv.komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I
182. Qiriako Harito, anëtar i kryesisë së KANÇ
183. Rahman Uruçi, komandant i batalionit territorial të Myzeqesë; komandant
i Brigadës XVI
184. Rako Gërmenji, zv.komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
185. Ramadan Çitaku, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar
i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
186. Ramiz Alia, komisr i Divizionit V
187. Raqi Qirinxhi, intendent i grupit partizan të Korçës
188. Refat Bajrami, komandant i Brigadës XII
189. Rexhep Haka, komandant i batalionit vullnetar të Shkodrës
190. Rexhep Çami
191. Rexhep Kolli, zv.komandant batalioni, Brigada III
192. Rexhep Plaku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
193. Rexhë Deliu, komandant i batalionit territorial Ishëm-Krujë
194. Riza Kodheli, komandant i batalionit territorial, Korçë
195. Riza Vehipi, komandant batalioni I, Brigada VI
196. Rrahman Parllaku, komandant i Divizionit V
197. Sabri Sevrani, komandant i Qarkut Shkodër
198. Sadik Bekteshi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës; komandant i grupit territorial të Shkodrës
199. Sadik Bocaj, përgjegjës organizativ në sektorin politik të Brigadës I
200. Sali Ormani, komandant batalioni, Brigada V
201. Saliko Sulo, zv.komandant batalioni, Brigada V
202. Sami Ahmeti, komandant batalioni, brigada VIII
203. Sami Baholli
204. Sami Bineri, komandant batalioni IV, Brigada XII
205. Sami Gjebero, anëtar i sektorit politik të Brigadës VII
206. Sefedin Arëza, komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
207. Sefedin Meçe, komandant batalioni II, Brigada VI
208. Seit Pojani, komisar çete, Qarku Korçë
209. Sejfulla malëshova, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i
kryesisë së KANÇ
210. Selami Vinçani, zv.komandant batalioni, Brigada IV
211. Selman Brahim, zv.komandant bataloni, Brigada I
212. Sinan Mazi, zv.komandant batalioni, Brigada V
213. Siri Shapllo, anëtar i kryesisë së KANÇ
214. Skënder Ali, komandant batalioni, Brigada VIII
215. Skënder Çaçi, komisar çete, Qarku Korçë
216. Sotir Mero, komandant batalioni, Brigada VIII
217. Spiro Koleka, anëtar i kryesisë së KANÇ
218. Spiro Moisiu, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, anëtar i
kryesisë së KANÇ
219. Spiro Shalsi, komandant batalioni, Brigada IV
220. Spito Llazo, atashe ushtarak pranë grupit partizan të Korçës
221. Stefan Dh. Grabocka
222. Suat Leskoviku, komandant i batalionit “Reshit Çollaku”; në dispozicion të
Shtabit të Përgjithshëm
223. Sulo Kodheli, zv/komandant batalioni, Brigada I
224. Sulo Rexhepi, zv.komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
225. Shaban Idrizi, komandant batalioni III, Brigada VI
226. Shaban Rexha, komandant batalioni, Grupi i Pezës
227. Shaban Zereci, komandant i batalionit “Çlirimi”, Korçë
228. Shahin Ruka, komisar i Brigadës VV
229. Shefit Fetih, komandant batalioni III, Brigada XII
230. Shefqet Brinja, intendent i batalionit I, Brigada I
231. Shefqet Melcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
232. Shefqet peçi, komandant i Brigadës V, Komandant i Korparmatës I
233. Shemsi Totozani
234. Shuaip Panariti, komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
235. Shuqri Shabani, komandant i batalionit I, Brigada XII
236. Tahir Kadareja, zv.komandant i Brigadës I dhe komandant i batalionit I të
saj; komandant i Brigadës VI; komandant i divizionit II
237. Tefik Cangoj, komandant i batalionit territorial, Qarku Korçë
238. Teki Kolaneci, zv.komandant i Shtabit të Qarkut të Korçës, komandant
u Brigadës XV
239. Todi Naço, komandant i artilerisë, Brigada I
240. Tomorr Spahiu, zv.komandant i kompanisë I, batalioni I, Brigada I
241. Tuk Jakova, themelues i PKSH-së, komisari i Brigadës I
242. Theodhor Masteni, zv. Komandant batalioni, Brigada VIII
243. Vasil Konomi, komisar i Brigadës II
244. Vasil Nathanaili, zv.komisar i Brigadës XII
245. Vasil Treska, zv.komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Qarku Korçë
246. Vaskë Koleci, zv.komisar i Brigadës XV
247. Ymer Dishnica, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
248. Xue Protopapa, komandant çete, Qarku Korçë
249. Xhaferr Cenko, zv.komisar i batalionit “Kelmendi-Gërmenji”, Korçë
250. Xhako Merko, komandant batalioni, Brigada VIII
251. Xhamal Hosecka, komisar çete, Qarku Korçë
252. Xheladin Beqiri, zv.komandant batalioni I dhe komandant i kompanisë
I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I
253. Xhelal Staravecka, komandant, batalioni II, Brigada I
254. Xhelo Fazlli, komandant batalioni, Brigada I
255. Xhelo Mato, komisar i kompanisë I, batalioni I, Brigada I; komandant
batalioni, Brigada IV
256. Xhevair Spatara; komandant batalioni, Shtabi i Beratit
257. Xhevdet Petrela, komandant i Brigadës XXIV
258. Xhezar Serishti, komandant çete, Qarku Korçë
259. Z. Bojdani, zv.komisar batalioni territorial, Korçë
260. Zalo Zvarishti, komandant çete, Qarku Korçë
261. Zenel Hamiti, komisari i Brigadës XXIV
262. Zeqiri Babani, komisar çete, Qarku Korçë
263. Zija Kambo, komandant batalioni, Brigada IV
264. Zyko Kalivaçi, komandant batalioni territorial, Qarku Korçë
265. Zylyftar Veleshnja, zv.komandant i Shtabit të Qarkut të Beratit

Blerim Reka me bashkëshorten i drejtohet kutive të votimit, bën thirrje për zgjedhje demokratike

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet presidenciale, e në votime ka dalë edhe kandidati shqiptar për president Blerim Reka, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.Reka ka bërë thirrje për zgjedhje demokratike.

Blerim Reka ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, vite më parë, ndërsa ka qenë edhe ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, ai është profesor i rregullt në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Prishtinës.

Papa Françesku i shtrirë në altar (fotot)

Papa Françesku, edhe pse në moshën 82 vjeçare, e sfidon veten për të kryer ritualin e lutjes ashtu siç e kërkon rasti. Këtë herë Ati i Shenjtë është shtirë në dysheme në shenjë përuljeje për të përkujtuar kryqëzimin e Krishtit.

 

I ndihmuar nga priftërinjtë e kishës, Papa Françesku u përul në altar për të përkujtuar kryqëzimin e Krishtit.

I shtrirë në qilim, me fytyrë nga toka dhe me duart poshtë kokës Ati i Shenjtë udhëhoqi lutjet e të Premtes së Madhe para qindra adhuruesve në Vatikan.

Mesha e të premtes është ndjekur nga mijëra pelegrinë dhe turistë të ardhur në Bazilikën e Shën Pjetrit nga e gjithë bota.

Mark Gjonaj bën thirrje: Shqiptarët në mbarë botën të bojkotojnë produktet serbe

Asamblisti i New Yorkut, Mark Gjonaj, u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve në mbarë botën të bojkotojnë produktet serbe. Ka thënë se lufta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ende nuk ka përfunduar pasi ende nuk janë dënuar kriminelët serbë që kanë vrarë mbi 10 mijë shqiptarë, kanë dëbuar 1 milion banorë nga Kosova dhe kanë dhunuar mbi 20 mijë persona.

Në një bisedë për Express, Gjonaj ka thënë se shqiptarët duhet të vazhdojnë lobimin për Kosovën dhe Shqipërinë dhe të mos mendojnë se kanë përfunduar ndihmën për atdhe.

“Më së paku që mund të bëjmë është që gjithë shqiptarët të bojkotojnë produktet serbe. Duhet të rigrupohemi dhe të bëhemi bashkë kundër Serbisë. Ne po përkujtojmë 20 vjetorin e luftës, të masakrave që kanë kryer serbët në Kosovë”, ka thënë Gjonaj, për Express.

Mark Gjonaj është në një vizitë bashkë me anëtarët e Batalionit Atlantiku, ku disa shqiptarë ishin ardhur nga Amerika dhe ishin bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se produktet serbë duhet të bojkotohen edhe për shkak se ende më shumë se 1600 shqiptarë vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe nuk u janë gjetur eshtrat.

“T’i bojkotojmë produktet e Serbisë, në emër të viktimave dhe të të zhdukurve. Serbët duhet të dalin para drejtësisë për krimet e bëra në luftë, kurse në botën tjetër do të dënohen nga Zoti”, ka shtuar ai.

Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. Më shumë se pesë muaj kanë kaluar kur një pjesë e madhe e produkteve të Serbisë dhe Bosnjës janë bllokuar të hyjnë në shtetin kosovar.

Mark Gjonaj u ka bërë thirrje edhe shqiptarëve tjerë në rajon të bojkotojnë produktet serbe.

VOAL ju uron nga zemra: PËR SHUMË MOT GËZUAR E ME SHËNDET PASHKËT!

VOAL– Dita e Pashkëve, Dita e Ringjalljes së Krishtit.  Në një ditë të tillë, pothuaj dymijë vjet më parë, ka themelet e veta Krishterimi.

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Kryqëzimi për mëkatet tona e Ringjallja për shpresat tona – për paqë e dashuri mbi Tokë, – janë për besimtarët rruga e vetme udhërrëfyese në jetën mbitokësore.

Pashkët janë festë kryesore e Krishterimit, sepse tek Ringjallja mbështetet e gjithë doktrina e tyre.

Jezusi u ringjall ditën e tretë mbas Kryqzimit. Shembulll i tij është thirrje për t’u ringjallur shpirtërisht sa e sa herë mbas “vdekjeve” tona shpirtërore. Të ringjallemi prej vdekjes shpirtnore që na sjell urrejtja, smira, shpifja, dëshprimi, pabesia, veçanarisht në këto kohë kur kemi pushtuar qiejt si zogjtë, por po harrojmë të ecim pranë njeri tjetrit mbi tokë si vëllezër, siç ka thënë Martin Luther King.

Në Shkrimet e Shenjta Pashkët janë simboli i flijimit të Jezusit për njeriun, që vinte prej natyrës sonë të korruptuar. Në lashtësi koncepti “i korruptuar” shprehte grryerjen e mbrendëshme, shpirtërore, nga vese, mëkate, tej atij koncepti që mbart fjala sot. Me këte flijim i hapej rruga njerëzimit të kalonte nga vesi në virtyt. Me ringjalljen shprehet fitorja mbi vdekjen vetë e mbi botën e përçudnuar.

Për ne shqiptarët Pashkët kanë një domethënie edhe më të veçantë: Ringjallja jonë shpirtnore vazhon; ajo nuk u përsos asnjëherë në kaq shekuj, pse ndëshkime të rënda na ranë mbi krye: prej pushtimeve barbare, tek ideologji poaq barbare. Prej tyre kemi dalë me shumë gjymtime, mbi të gjitha shpirtërore.

Pashkët na ftojnë me gjetë paqë në radhë të parë në vetvete. Pa ekuiliber shpirtëror e moral nga secili në vetvete, nuk mund të gjendet paqja as në familje, në shoqëri e në mbarë Atdheun tonë.

Me shëndet e prap më me zemër të mirë Pashkët, motra e vëllezër Shqiptarë, të cilitdo besimi qofshi, pse në ditë feste e gëzimi na bashkë kemi udhëtuar e bashkë do të udhëtojmë në shekuj. Për shumë mot!

Scott ligjëron me harta të Serbisë pa Kosovën, tensione në një shkollë fillore

Një vizitë e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, në shkollën fillore ‘Zarko Zrenjanin’, ka nxitur reagime të shumta të prindërve dhe qytetarëve, pasi në ligjëratën që e kishte mbajtur Scott aty kishte prezantuar tri harta të Serbisë të cilat nuk e përfshijnë edhe Kosovën.

Siç shkruan mediumi serb ‘Srbija Danas’, nxënësit kur e kanë parë një gjë të tillë janë ngritur dhe kanë thirrur ‘Kosova është Serbi”, ndërkohë ambasadori Scott thuhet se ka ndërruar faqen e ligjëratës, dhe ka vazhduar ligjërimin sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Përveç nxënësve kjo ligjëratë ishte ndjekur edhe nga drejtori i shkollës dhe disa mësues.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur Nebojsha Mediç, njëri prej prindërve. Sipas tij një ngjarje e tillë është një turp, transmeton Gazeta Express.

“Unë u zemërova kur djali im më tha se gjatë ligjëratës, Ambasadori amerikan kishte paraqitur tre harta të Serbisë, dhe në asnjërën nuk ishte Kosova. Vetëm kur fëmijët filluar të bërtasin ‘Kosova është Serbi, ai hoqi atë slide të ligjëratës dhe vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nuk mund ta besoj se kjo po ndodhte në mesin e Serbisë, në mes të shkollës, para drejtorit dhe se do të kalonte pa reagimin dhe protestën e tyre”, ka thënë Mediç i cili ka marrë pjesë në ligjëratë.

Gazeta serbe shkruan se qëndrimi i këtij prindi u mbështet nga qytetarë të tjerë por edhe disa mësuese të cilët protestuan për shkak të hartave të Serbisë pa Kosovë.

Ndërkohë nuk kanë komentuar rreth kësaj çështje nga shkolla fillore “Zharko Zrenjanin”.

Greqia i kërkon Gjermanisë 300 miliardë euro dëmshpërblim lufte

Athinë

Parlamenti i Greqisë mbrëmë miratoi rekomandimin e qeverisë sipas të cilit kërkon nga Gjermania pagesën e dëmshpërblimeve të luftës për periudhën e pushtimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky është një rekomandim që kërkon nga qeveria greke të paraqesë kërkesë zyrtare për pagesën e dëmeve të luftës, viktimat njerëzore dhe shkatërrimin e pronës gjatë pushtimit nazist.

Partia radikale e krahut të djathtë, Agimi i Artë, votoi kundër rekomandimeve.

Deputetëve para votimit iu drejtua kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili tha se Greqia ka të drejtë për pagesën e dëmeve të luftës nga Gjermania dhe njoftoi se nga Berlini zyrtar këtë do t’ia kërkojë edhe në formë të shkruar.

“Kërkesën për pagesën e dëmeve të luftës nuk e konsiderojmë si një lloj pandemie të kredive që aleatët evropianë na dhanë gjatë krizës ekonomike. Ky është detyrimi ynë historik dhe moral”, tha Tsipras.

Parlamenti grek hartoi një raport të dëmtimit gjatë pushtimit nazist të Luftës së Dytë Botërore tre vjet më parë. Greqia do të kërkojë rreth 300 miliardë euro për të paguar dëmet ndaj familjeve të viktimave dhe dëmeve materiale. Në të njëjtën kohë, Greqia do të kërkojë gjithashtu kthimin e veprave të artit që u vodhën nga vendi gjatë luftës.

Pala gjermane hedh poshtë kërkesën për kompensim për dëmet e luftës që përfundoi më shumë se shtatë dekada më parë. Berlini thotë se në vitin 1960, Gjermania pagoi 115 milionë marka gjermane (DM) dëme lufte dhe se kjo temë nga këndvështrimi ligjor është mbyllur.

Reporterët pa Kufij: Shqipëria e 82-ta për lirinë e shtypit, rënie me 7 vende

“Reporterët pa Kufij” kanë publikuar Indeksin botëror të lirisë së medias, në të cilën  Shqipëria ka një rënie me 7 vende, duke u renditur në vendin e 82-të.

Në seksionin për Shqipërinë, ‘Reporterët pa kufij’ theksojnë së sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

“Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.

Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia r mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznemenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.” – thuhet në raport.

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.Sipas kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme, si pasojë përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik.

Mungesa e transparencës së qeverisë për çështjet e raporteve me Evropën ka ngjallur reagime të fuqishme nga opinioni dhe gazetarët, thuhet në raport.

Më tej aty theksohet se media të caktuara kanë kritikuar politikat nacionaliste të presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria në anën tjetër, thekson raporti, ka akuzuar gazetarët se janë “tradhëtarë” ose “simpatizantë të serbëve”.

Sa i përket gazetarëve të komuniteteve tjera, raporti thekson se ndarjet etnike në Kosovë janë burim shumë shqetësues për gazetarët e komunitetit serb. Mediat ne gjuhën serbe, sipas raportit, janë shpesh objektiva të sulmeve verbale, ngacmimeve kibernetike dhe fushatave nga mediat pro-qeveritare.

Indeksi botëror i Lirisë së Shtypit 2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si në nivel botëror urrejtja ndaj gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Sipas raportit numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media.

Norvegjia renditet e para në Indeksin 2019 për të tretin vit, ndërsa  Finlanda ka marrë vendin e dytë, të Holandës,  ku dy reporterë që mbulojnë krimin e organizuar u është dashur të jetojnë nën mbrojtje të përhershme policore. Një rritje në ngacmimet kibernetike bëri që Suedia,  të humbiste një vend. Renditja e Etiopisë dhe Gambia janë përmirësuar ndjeshëm nga Indeksi i vitit të kaluar.

Si rezultat i një klime gjithnjë e më armiqësore që shkon përtej komenteve të Donald Trump, Shtetet e Bashkuara (48) kanë rënë tre vende në Indeksin e këtij viti dhe klima e medias tani është klasifikuar si “problematike” .

Debati për Luftën, Agron Tufa hedh në gjyq Brahon për krime ndaj njerëzimit

Pas ditësh të tëra akuzash e kundërakuzash me tone të forta, kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ka hedhur në gjyq deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho, me akuzën: “Për krime ndaj njerëzimit”.

 

Pasi kishte postuar një intervistë të dhënë disa ditë më parë mbi këtë çështje, Agron Tufa shkruan se: “Kjo është e fundit që i përgjigjem ‘Çantës së zezë’. Nga ky moment, unë ‘i flak dorezat’…”.

I pyetur nga gazeta “Panorama”, Tufa nuk ka dashur të shprehet më për këtë çështje, por mësohet se ai i është drejtuar një studioje ligjore, për ta kaluar këtë debat në distancë me Brahon, në kanale ligjore. Dhe nuk bëhet fjalë për “shpifje” apo “prishje të imazhit publik”, por për një akuzë shumë më të rëndë, “për krime kundër njerëzimit”. Debati ka nisur kur Spartak Braho, ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kërkoi në Kuvend shkarkimin e Tufës.

Braho akuzoi Tufën dhe institucionin që ai drejton se po nxijnë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe se janë kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar. Por ky reagim i tij me sa duket ka ardhur për shkak të një botimi të ISKK, i cili në të vërtetë ka dalë në qarkullim 5 vjet më parë. Bëhet fjalë për librin e Çelo Hoxhës, “Krimet e komunistëve”.

Në këtë libër, Hoxha bën përgjegjës të gjithë drejtuesit e formacioneve partizane për krimet e luftës. “Anëtarët e KQ të PKSH-së dhe anëtarët e Shtabit të përgjithshëm kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ata kanë qenë duke iu referuar ligjit nr.41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar (forcat partizane) në vepra kriminale”.

Drejtuesit e qarkorëve të PKSHsë dhe formacioneve të ndryshme partizane kanë përgjegjësinë e tyre, sipas hierarkisë dhe në varësi të rolit të luajtur në ngjarje të caktuara. Përgjegjësia është individuale, por si bashkëpunëtorë në krim, persona që kanë pasur dijeni për një krim ose për moskallëzim krimi, mund të fajësohen të gjithë partizanët pjesëmarrës në ngjarje”, shkruhet ndër të tjera në këtë libër.

DEBATI

“Ka shumë helm brenda në tërë veprimtarinë e këtij institucioni. Në këto kushte, unë mendoj që nuk do ta votoj pozitivisht këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes e të jetë më i ekuilibruar në veprimtarinë e tij. Ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar, duke marrë përsipër të nxijë çdo gjë, duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët dhe nuk ka asgjë shkencore në tërë analizat që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, nuk ka pse ngatërrohet me politikën, nuk ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni është i ndaluar me ligjin që kemi miratuar”, u shpreh deputeti i PS-së, Spartak Braho, gjatë një seance në Kuvendin e Shqipërisë.

Nuk ka vonuar përgjigja e kreut të ISKK, sipas së cilit Braho “ka në dorë vetëm të kërcënojë e shantazhojë, të derdhë vrer dhe, pikërisht, për këtë është i rrezikshëm, paraqet rrezikshmëri të lartë sociale. Ndihemi të pambrojtur, ndaj ftoj organet e drejtësisë të merren seriozisht me të, para se të ndodhë, mos e dhëntë Zoti, ndonjë tragjedi”.

Debati arriti pikën kulmore, kur Tufa publikon dokumentin për vendimet e dhëna nga Braho gjatë periudhës së komunizmit: “Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist për prerje kokash, ka dhënë dhe dënime kapitale me vdekje. Në dokumentin e mëposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhënë deputeti Braho kur ushtronte drejtësinë enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i dënimit (jopolitik) me vdekje”, shkruan Tufa bashkangjitur këtij dokumenti.

Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos: a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshëm; b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar që ka ‘strehuar kriminelë’ me 1948 dhe ka te dënuar politikë, d.m.th., familje antikomuniste”.

Nga ana tjetër, Braho ka vazhduar replikën duke e quajtur “vrasës me pagesë” atë dhe Gazmend Kapllanin. “Vrasës me pagesë janë. Pa thonjëza. Pavarësisht se ata nuk e përdorin koburen, pasi u është lagur baruti me kohë e me vakt. Po ata luajnë rolin e vrasësve me pagesë, falë kësaj lirie që kanë fituar. Dhe ky është një abuzivizëm me brirë…”, është shprehur ai.

Periudha e studimit, ligji: Përpara 1944-ës

I gjithë meraku i deputetit Braho duket se është Lufta Antifashiste dhe libri i Çelo Hoxhës, “Krimet e komunistëve”. “Kjo boja e zezë e Tufës kundër historisë sonë antifashiste, është si ajo boja e zezë që hodhën pardje banditët e Saliut në muret e Kryeministrisë. Ka një paralele të frikshme midis të dy gjesteve. Ca shkruajnë me bojë të zezë, ca që s’dinë të shkruajnë e hedhin nëpër mure. Të dyja palët i bashkon një nyje: shpirti fashist.Braho i ka quajtur botimet e ISKK “antiligjore”. “Emërtimi i këtij instituti me ligj është: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Pra, ka një veprimtari të përcaktuar qartë në kohë: 1945-1990. Ndërsa titulli i librit të botuar nga ky institut, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, nga i cili botuam pardje 265 emra si ‘kriminelë’ është ky ‘Krimet e komunistëve gjatë Luftës 1941-1945’. Ç’do ky institut me Luftën? A nuk është kjo antiligjore dhe e dënueshme?”, është shprehur ai në një intervistë për gazetën “Dita”.

Por në ligjin që përmend Braho, në nenin 3/a) ‘përkufizime’ shprehet qarqe që periudha e komunizmit llogaritet përpara datës së çlirimit. “’Periudha e komunizmit’ është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë”, shkruhet në ligj. Pra, përkundër asaj që pretendon Braho, ISKK e ka të përcaktuar në ligj periudhën studimore, e cila shtrihet edhe përpara 29 nëntorit 1944.