VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 18 janar 1935 lindi Pjetër Arbnori, Mandela i Ballkanit

By | January 18, 2017

Komentet

Nga arratia e dështuar, te zvarritja me zinxhirë nëpër qytet. Takimi pas 32 viteve, i dy burrave që humbën rininë në Qafë-Bari

Altin Gjuzi dhe Gjergj Hani ishin të dënuarit më të vegjël të kampit të riedukimit në Qafë Bari, ku futeshin të dënuarit politikë nga regjimi komunist.
Takimi pas 32 vitesh i djemve që ndanë kotheren e fundit të bukës bashkë…

Dy burra rreth të 50-ave, njëri nga Durrësi, tjetri nga Tirana, takohen në vendin e vuajtjes së tyre në rini, në kampin e riedukimit për të burgosurit politikë të regjimit komunist në Qafë Bari.

Është data 22 maj 2019 dhe ata kanë 32 vite pa u parë. Me imazhin e njëri-tjetrit të veshur me rrobat e minierës, me kokën të ulur në kraharor nga frika e ndonjë goditjeje që u vinte paprit pas qafe nga policët e kampit, të pangrënë dhe të mërdhihur në 1 metër dëborë, ata takohen sot të veshur me kostum me një jetë të tërë mbi supe, por me të njëjtat kujtime të rinisë së hershme.

Altin Gjuzi ishte vetëm 15 vjeç kur mbërriti për herë të parë në vendin e quajtuar Qafë Bari, disa orë larg Tiranës, në mes të maleve në Pukë. Ishte më i vogli nga të dënuarit e një prej kampeve më të reja, por më i egri i regjimit komunist.

Po atje nuk do të ishte i vetmi i mitur i dënuar me burg për arsye politike, pasi kishte shumë djem të rinj pak më të mëdhenj se ai, nga 16-20 vjeç, që vuanin dënimin në këtë kamp riedukimi. Ai ishte kapur nga policia kufitare shqiptare në tentativë për të kaluar kufirin pranë fshatit Lin, Pogradec.

Kur mbërriti në kamp në vitin 1986, dëgjoi historinë e ngjashme me të tijën të një tjetër djali kurajoz, 16-vjeçarit Gjergj Hani, që po ashtu, ishte kapur një vit më parë, në po atë pikë të kufirit, duke tentuar të arratisej.

Hanin e kishin nxjerrë pasi përfitoi nga një amnisti për të miturit në vitin 1986, por e rikthyen përsëri një vit më vonë, në të njëjtin kamp, ku u takua me Altinin, me të cilin pa u njohur kurrë, kishin pasur të njëjtën ëndërr fëmijënore dhe kishin shkelur të njëjtën rrugë lirie, pa mundur ta preknin atë.

Miqësia e tyre nuk mund të ishte një miqësi normale sepse nuk lindi në kushte normale, lindi aty ku shpirti njerëzor tjetërsohej përjetësisht.

“Ëndrra ime ishte të bëhesha notar. Bëja not çdo ditë në liqenin e Farkës, me shokët e mi. Ishim një grup që diskutonim si të largoheshim nga Shqipëria”. Në Liqenin e Farkës, një nga të dënuarit politikë që sapo kishte dalë nga burgu dhe punonte në ndërtimin e digës, i thotë se ai s’do të kishte të ardhme si notar, ndaj duhej të arratisej. Me guximin e rinisë, bashkë me një mikun e tij pak më të madh në moshë, nisen për në Pogradec dhe natën vonë, kalojnë klonin e kufirit, por patrulla i kap 200 metra brenda kufirit jugosllav. Më pas, 2 javë rrjesht të lidhur me zinxhirë, duke e tërhequr policët, e nxjerrin në mes të qytetit të Pogradecit.

Ishte viti 1996, 5 vite para rënies së komunizmit, kur një fëmijë i rrahur dhe i lidhur u tregohej njerëzve si fytyra e “armikut të atdheut”.

“Kur erdha këtu sot, kisha shumë emocione të përzjera. E shoh këtë vend dhe ndjej gëzim sepse kam fituar, kam dalë gjallë prej këtej. Ky vend, ato vuajtje që kam kaluar këtu 5 vite, kanë qenë me mua gjatë gjithë kësaj kohe, çdo ditë”, thotë ai dhe mbytet nga lotët.

Gjergji ka vetëm kujtime të mira për shokun e tij të vuajtjes.

“Kur mbërrita këtu, është e çuditshme, por ndjeva një nostalgji, çuditërisht në ato momente, nuk kujtoja më vuajtjen, dhimbjen fizike, sesa fatin e madh që kam njohur njerëz të veçantë, njerëz që në jetën normale nuk do t’i kisha njohur dot. Kam njohur njerëz që kanë vënë veten në rrezik për një kothere bukë, që t’ua jepte bashkëvuajtësve të tij. Altini është fisnik dhe nuk e tregon, por në kohë kur ai ishte ngarkuar nga komanda që të merrte furnizimin me bukë për kampin, sillte shpesh fshehurazi ushqim për të dënuarit e tjerë, ata më të vjetrit. Njëri prej tyre e denoncoi dhe druri që ka ngrënë nga policët, ishte i tmerrshëm. Dhe për çfarë? Për një gjest human, se u tregua njeri, një djalë me guxim, me zemër të madhe”.

“Po, mbaj mend. Merrja ndonjë konservë me mish për Hamdiun, ishte plak, më vinte keq”- ia pret Altini.

Pasi dolën nga ai vend, që ata e quajnë rrethi i 10 i ferrit, secili vrapoi të jetonte jetën e tij. Nuk patën asnjë kontakt dhe ndoshta asnjë dëshirë të vërtetë për t’u ritakuar, sikur ai takim do t’i kthente pas në kohën më të keqe të jetës së tyre. Në emigracion, duke u munduar të ndërtojnë jetën e re në liri, bënë sikur harruan çmimin e rëndë që kishte pasur për ta kjo liri.

“Na mori rutina, po në asnjë moment nuk harruam ato që kaluam në atë vend. Si mund ti harrojmë? Nuk ka ditë që në një fraksion të saj nuk na përsëritet qoftë dhe një kujtim i asaj kohe. Është e pamundur ta largojmë nga vetja”, thotë Gjergji.

Ai e njohu i pari Altinin, në takimin ku ishin dhjetëra ish të dënuar të tjerë të Qafë Barit, ata që ritakohen dhe ritregojnë dhimbjen, në pelegrinazhin e përvitshëm të 22 majit.

Të dy ndihen keq që ky vend është lënë në harresë nga shteti dhe po rrënohet.

“Ajo është një pjesë e historisë së krimit që kanë bërë kundër nesh. Rrënimi i kampit na dhemb, se e dimë që është lënë kastile për të lënë në harresë këto krime”, thotë Altini.

Mosha kur i kanë dënuar, duket se ka qenë në favor të tyre, kanë pasur më shumë kohë për ta rinisur jetën. Ata e kuptojnë këtë kur shohin ish të dënuar të tjerë që janë po aq të rrënuar dhe të vuajtur sa ç’ishin në kamp. Nuk e kanë rigjetur më veten pasi kanë kaluar nëpër ferr. Janë të lodhur, të rraskapitur nga puna e rëndë dhe torturat që kanë kaluar këtu. Janë të varfër, të frikësuar sikur diktatura të vijonte ende.

Fjalët e tyre që kërkojnë dënimin e kriminelëve i merr era që frynë në këto male, ku dhe pse është maj, era është e ftohtë dhe nata bie gjithmonë më shpejt.

Kriminelët që ua kanë shkaktuar këto vuajtje, janë të lirë dhe ashtu si në atë kohë, bëjnë një jetë më të mirë se ata. Komandanti i kampit Edmond Caja, që të gjithë ata e quajnë xhelat, është sot një qytetar gjerman dhe polici Ludovik Cali, emër që u fut edhe sot të dridhurat, është qytetar kanadez.

Dy miqtë e vjetër që shkonin kokëulur në galerinë e minierës, për të mbushur vagonët me mineral, aq sa ishte norma, asnjë gur më pak, se ndryshe futeshin në izolim, që ndanin bukën bashkë e flisnin me pëshpërima nga frika… sot janë ulur dhe diskutojnë bashkë, se si mund ta hedhin në gjygj Cajën dhe Calin. Si mund të venë pak drejtësi në ferr.

Për fat të keq, kjo duket më e vështirë se ëndrrat e tyre për t’u arratisur, në një natë të errët, nga Shqipëria komuniste./kujto.al

Më 25 maj të vitit 229 para erës së re romakët pushtojnë për herë të parë Ilirinë

Më 25 maj të vitit 229 para erës së re romakët pushtojnë për here të parë Ilirinë, kur dy konsuj, Fulvus dhe Postimius, me ushtritë e tyre (njëri nga deti e tjetri nga toka) u dërguan për të ndëshkuar mbretëreshën Teuta – Ajo kishte vrarë ambasadorin romak, pasi ky i ishte përgjigjur pa respekt. Historiani Polybius (203 pes – 120 pes) tregon se Roma dërgoi në oborrin e mbretëreshës Teuta dy ambasadorë për ta paralajmëruar që ilirët duhej të ndërprisnin piraterinë ndaj anijeve dhe brigjeve italiane. Teuta iu përgjigj se ilirët ishin njerëz të lirë dhe nuk kishin nevojë për urdhërat e saj se si të silleshin. Një nga ambasadorët, ai më i riu në moshë, ia ktheu: ‘Mbretëreshë Teuta, romakët kanë një traditë të shkëlqyer se është shteti që merret me dënimin e atyre që kryejnë gabime, dhe me ndihmën e atyre që vuajnë gabime. Me ndihmë të Zotit, ne do të bëjmë sa më shpejt ç’është e mundur që mbretëresha ilire të ndryshojë mënyrën se si qeveris nështetasit e saj’. Ishin këto fjalë, në oborrin e saj, nga një i huaj, që e zemëruan Teutën, e cila dërgoi njerëz dhe e vranë ndërsa ambasadori po i hypte anijes për t’u kthyer në vendin e tij. Kur lajmi mbërriti në Romë, romakët u zemëruan së tepërmi dhe autoritetet menjëherë filluan mbledhjen e legjioneve, përgatitën flotën, dhe u nisën për herë të parë drejt brigjeve të Ilirisë dhe asaj pjese të Evropës.

Teuta e Ilirisë mëkëmbësoi të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.

Lidhjet familjare

Teuta si gruaja e parë tutore (kujdestare), njerka e Pinit, birit të rritur të Agronit (që e kishte me gruan e parë), ajo u vu në krye të shtetit ilir e të ushtrisë, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s.

Teuta qe një personalitet i rëndësishëm i historisë Ilire. Sundoi vetëm për 3 vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.

Ajo hipi në pushtet në një moment të vështirë për popujt ilirë, të cilët përballeshin me ambiciet për zgjerim të Republikës Romake, paçka se gjendja ekonomike e zotërimeve të saj ishte e mirë. Vijoi me planet dhe synimet e Agronit, përforcoi me tej rendin shtetëror, duke i dhënë përparësi pushtetit qendror, u dha impuls të ri zhvillimit ekonomiko-kulturor të qyteteve, si bazë themelore për një stabilitet dhe fuqizim në fushën ushtarake. U bë kujdes që të mos cenoheshin kufijtë e mëparshëm të mbretërisë (që shtriheshin nga Vjosa në Naron, përveç Durrësit, Apollonisë dhe Lezhës, që ende mbaheshin si koloni nga romakët).

Vëmendjen kryesore ia kushtoi ushtrisë dhe sidomos flotës se fuqishme detare, jo më të vogël sesa ajo para saj. Dhe për ketë Teuta urdhëroi : “Prijësit ta konsiderojnë armik gjithë bregdetin”. Kështu, liburnët e flotës ilire bënin ligjin në Adriatik. Një shtet i përqendruar dhe me pretendimet e veta në të drejtë, me një fuqi detare që sfidonte deri në hyrje të Mesdheut, nuk mund të pranohej, qoftë edhe në heshtje, nga shtetet që e kufizonin Ilirinë.

Mbreteria e Teutes (229 – 228 p.e.s)

Teuta, si një grua e zgjuar dhe largpamëse, nuk pëlqehej nga shtetet fqinje. Duke parandjerë rrezikun e një pushtimi, ndërmori dhe realizoi një veprimtari të gjithanshme politike, ushtarake e diplomatike. Ajo u përpoq për të afruar aleate (siç ishte formimi i marrëdhënieve me Maqedoninë) për të përballuar opozitën e brendshme dhe kërcënimet e jashtme. Ndërkohe edhe strategjikisht, ajo punoi për të zbutur armiqësitë e mbretërve të veçuar dhe, përgjithësisht, për të shuar rivalitetet e grupeve shoqërore të armatosura brenda mbretërisë. Me këtë vije dinamike dhe elastike, mbretëresha-stratege e rriti prestigjin, shëndoshi pozitat në gadishull e Adriatik dhe përgatiti terrenin e opinionin për hapa dhe aksione të reja.

Për të ndaluar marrjen e territoreve të Ilirisë dhe tkurrjen e shtetit ilir në një hapësire të cunguar, Teuta e shkallëzoi fushatën ushtarake. Me shpinë të sigurt dhe krahun lindor aleat, ajo u vu në krye të ekspeditës se dytë ushtarake ilire (230 p.e.s.) kundër Lidhjes Epirote në jug si rreziku më urgjent. Ajo frymëzoi dhe komandoi me sukses ushtrinë e flotën. Kryeqyteti epirot, Foinika (Finiqi i sotëm, afër Sarandës), që dallohej si më i pasuri midis qyteteve të Epirit, ra në duart e ushtrisë ilire.

Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht, sepse nga pikëpamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkëputur nga Maqedonia. Epiri, më pas, braktisi aleatet, etolët dhe u lidh me mbretërinë e Teutës. Pasi theu frontin kryesor, mbretëresha i shpërnguli forcat dhe zmbrapsi mësymjen e ushtrisë dardane nga Lindja, aleatit të dytë të Epirit, të cilët llogarisnin me egoizëm se mund të mashtronin “gruan-stratege”, duke e futur në goditje në dy fronte. Mirëpo, Teuta u tregua më e shkathët. Ajo përfundoi armëpushimin me epirotet, ku siguroi njëherësh një aleance më ta kundër akejve dhe etolëve, duke zbutur rrezikun dardan. Me këto fitore ushtarake të rëndësishme dhe disa aleanca ushtarake të njëkohshme, si p.sh. edhe me Lidhjen Arkanane, ajo e shtriu sundimin në trojet etnike, duke vendosur një kufi të drejtpërdrejt të shtetit të saj me atë të botës greke.

Duke mos qenë të mësuar në atë epoke me praninë e grave si mbretëruese dhe në rolin e strategut (siç ishte rasti me Teutës e Ilirisë), atë e portretizojnë një sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet, por me dobësi (frike dhe paqëndrueshmëri) posa merrte vesh kërcënimet romake për luftë. Por shtojnë se po ajo grua, porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar, i përbuzte dhe dërgonte ushtri atje ku donte. Atëherë del se kjo mbretëreshë-stratege ilire qëndronte në lartësinë e strategëve të kohës, të cilët dinë të çmojnë situatat e të shfrytëzojnë rrethanat.

Teuta ktheu vëmendjen dhe fuqitë në Perëndim, drejt qyteteve bregdetare që të largonte kërcënimin më të madh (praninë romake). Kështu, në pranverën e vitit 229 ndërtoi anije të tjera dhe i dërgoi në viset e Heladës (Greqisë). Pjesa më e madhe u nisen për në Korkyre, kurse të tjerat qëndruan në limanin e Epidamnit, gjoja për furnizim, në të vërtetë për ta marrë atë më dredhi. Banorët e besuan, veçse kur panë kapjen e mureve të qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i dëbuan detaret e Teutës. Atëherë, kjo priti derisa erdhi në ndihme flota e Etolisë dhe e Akaisë, të cilat, se bashku, i dolën përpara flotës ilire. Beteja u zhvillua në afërsi të ishullit Paksos. Këtu detaret ilire u vërsulen me anijet e tyre të lidhura nga katër dhe u përleshen me armiqtë. Kundërshtaret, të futur në mes të sqepave të anijeve të lidhura bashkë mezi lëviznin, derisa në saje të shpejtësisë në të lundruar dhe të një ere të favorshme, u larguan. Pra, grupimi detar grek u shpartallua. Ishulli, me rendësi strategjike në detin Jon (që mbyllte hyrje-daljet në Adriatik), ra në zotërimin e Teutës se Ilirisë. Në planin diplomatik e në fushën ushtarake, Teuta u bë shpejt objekt interesimi dhe diskutimi në shtetet përreth, veçanërisht në Romë, ku ndërkohë kishin lindur ambicie drejt lindjes.

Që të thyente epërsinë e flotës ilire, të fuste në kontroll Adriatikun dhe të dobësonte mbretërinë Ilire, senati romak nisi një aksion të bashkërenduar politiko-diplomatik, të shoqëruar me provokime ushtarake. Kështu, kur disa anije romake u sulmuan në Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u prekën nga ilirët në Foinike, Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) në Shkodër, për t’i kërkuar Teutës të ndërpriste sulmet në det. Si diplomate, ajo premtoi se do të kujdesej që romakët të mos pësonin ndonjë padrejtësi në detin e përbashkët, por nuk mund të ndalonte lundrimin privat. Delegati më i ri, që s’i përshtatej kohës, guxoi: “Romakët, o Teutë, kanë një zakon shumë të mirë. Padrejtësitë private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojnë atyre që dëmtohen padrejtësisht. Do të përpiqemi që së shpejti të të detyrojmë të ndreqesh zakonet mbretërore të ilireve”. Teuta u fye aq shumë, sa urdhëroi ta vrisnin delegatin kërcënues.

Romës i duhej një pretekst për ta nisur fushatën drejt lindjes. Ky u gjet shpejt të “pirateria”, e posaçërisht të “vrasja” nga Teuta e ambasadorit romak. Teuta përdori mjaft taktika kundërvënie dhe njëherësh toleruese për ta “përkëdhelur” senatin e Romës, që të mënjanonte një konflikt të armatosur me të. Ajo paralelisht mori masa të rëndësishme për t’i paraprirë çdo mundësie, duke angazhuar ushtrinë dhe flotën për mbrojtjen e vijës bregdetare e duke bllokuar bregdetin.

Romakët, me rreth 20 mijë veta dhe 200 anije, lundruan në dy drejtime dhe zbarkuan në tre rajone: në Korfuz, në Apoloni dhe në Durrës. Flota ilire u ndesh me kundërshtarin epërsor, realizoi beteja të vogla dhe u shkaktoi humbje të cilat romakët nuk i prisnin. Por fati i luftës se parë iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u përcaktua nga veprimet luftarake, por nga shkaqe të prejardhura. Tre qytetet bregdetare ilire të përmendura me sundimtare romakë ishin thikë në shpinë për të. Komandanti i saj në Korfuz, Dhimitër Fari, mtonjës i fronit të Teutës, ua dorëzoi vetë flotën ilire dhe ishullin romakëve. Ushtria romake ndeshi rezistencë kryesisht në viset e ardianëve, sidomos në qytetin Nutria (qytet ilir në Dalmaci), ku pësoi humbje të rënda. Kjo ndeshje e pjesshme nuk mund ta përmbyste situatën e përgjithshme luftarake, që po anonte nga romakët. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrinë në luftë për afro 6 muaj, por duke qenë e vetëdijshme se ishte dobësuar nga tradhtitë e brendshme, e mbetur pa fuqinë ushtarako-detare dhe pa përkrahje nga fqinji lindor, u tërhoq me forcat e pakta në qytetin e fortifikuar të Ruzonit (sot Risan).

Ne pranverën e vitit 228, mbretëresha ilire dërgoi përfaqësuesit e saj në Romë. Gjatë bisedimeve u manovrua me disa lëshime, por në fund nuk iu shmang shtrëngatës se nënshtrimit me senatin, të një paqeje me kushte shumë të rënda. Sipas saj “Mbretëria e Ilirisë u detyrua të hiqte dorë nga viset jugore, të mos prekte më tre qytetet bregdetare (Lezhën, Durrësin, Apoloninë), t’i paguante Romës një tribut vjetor, të njihte sundimtar në viset veriore Dhimitër Farin dhe të mos lejonte të lundronin në Adriatikun e poshtëm (në jug të Lezhës) më shumë se dy anije të armatosura së bashku”. Në historinë e marrëdhënieve shtetërore-ushtarake iliro-romake, këto ishin të parat marrëveshje dhe traktate. Por këto kufizime, me përmbajtjen e një bllokade detare, e dobësuan më tej Mbretërinë Ilire, sidomos ushtarakisht, nga fuqia e madhe tokësore e detare që kishte qenë. Roma fitoi epërsinë mbi Adriatik. Iliria u kthye e tëra në province romake. Pas kësaj paqeje, ushtritë romake u larguan. Teuta hoqi dorë nga pushteti mbretëror dhe atë e mori Dhimitër Fari. Në këtë kohë del nga skena politiko-ushtarake. Përderisa mbretëroi e komandoi, ajo luajti një rol të rëndësishëm historik në bashkimin dhe konsolidimin politiko-shtetëror, në përparimin ekonomiko-kulturor dhe në fuqizimin ushtarak të Ilirisë.Teuta mekembesoi te shoqin,Agronin, ne vitin 231 p.e.s. Duke qene gruaja e pare dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit te rritur te Agronit (qe e kishte me gruan e dyte-Triteuten),ajo u vu ne krye te shtetit ilir e te ushtrise,duke mbreteruar e komanduar ne vitet 230-228 p.e.s.Teuta ishte nje personalitet me ze ne historine e Ilirise,pas Bardhylit e Glaukias,Klitit e Agronit.Jane vetem tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kesaj gruaje ka triumfuar ne shekuj.Per kohen qe udhehoqi ajo rivalizoiperandorine dhe perandoret e medhenj romake. Vertete Teuta e mori drejtimin e shtetit ne nje periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim. Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes,qe ende mbaheshin si koloni nga romaket). Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe,sidomos,flotes se fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi : “Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen”.Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine. Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c’ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht, per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja. Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe tkurrjen e shtetit ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta e shkallezoi fushaten ushtarake.Me shpine te sigurte dhe krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder Lidhjes Epirote ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i sotem),qe dallohej si me i pasuri midis qyteteve te Epirit,ra ne duart e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh me mbreterine e Teutes. Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i shpernguli forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga Lindja,aleatit te dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me egoizem se mund te mashtronin “gruan-stratege”,duke e futur ne gogtije ne dy fronte.Mirepo,Teuta u tregua me e shkathet.Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku siguroi njeheresh nje aleance me ta kunder ahejve dhe etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto fitore ushtarake te rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si psh. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike, duke vendosur nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me ate te botes greke.

I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve bregdetare qe te largonte kercenimin me te madh (pranine romake).Keshtu,ne pranveren e vitit 229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades (Greqise).Pjesa me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja per furnizim,por ne fakt,per ta marre ate me dredhi. Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne ndihme flota e Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara flotes ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.Ketu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te lidhura nga kater dhe u perleshen me armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te anijeve te lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te lundruar dhe te nje ere te favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes se Ilirise. Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet perreth,posacerisht ne Rome,ambicia e se ciles tashme ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se nje gruaje?Kjo do te ishte nje fyerje per superfuqine e asaj kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne kontroll Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine Ilire,senati romak nisi nje aksion te bashkerenduar politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime ushtarake.Keshtu,kur disa anije romake u sulmuan ne Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u preken nga iliret ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkoder, te cilet i kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s’i pershtatej kohes,guxoi: “Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve”.Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi qe ta vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte rasti me Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per lufte.Por,ta,shtojne se po ajo grua,porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte ushtri atje ku donte.Atehere del se kjo mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e strategeve te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te shfrytezojne rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje shkak.Ky u “gjet” shpejt te “pirateria”,e posacerisht te “vrasja” nga Teuta e ambasadorit romak,qe kthehej ne Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh toleruese per ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte nje konflikt te armatosur me te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per t’i paraprire cdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten per mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar bregdetin.

Romaket,me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durres. Flota ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u shkaktoi humbje te cilat romaket nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet luftarake,sic ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura..Tre qytetet bregdetare ilire te permendura me sundimtare romake ishin thike ne shpine per te.Komandanti i saj ne Korfuz,Dhimiter Fari,i predispozuar per t’i zene frontin Teutes,ua dorezoi vete floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e Dalmatise),ku pesoi humbje te renda.Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta permbyste situaten e pergjithshme luftarake,qe po anonte nga romaket. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte per afro 6 muaj,por duke qene objektive se ishte dobesuar nga tradhetite e brendshme,e mbetur pa fuqine ushtarako-detare dhe pa perkrahje nga fqinji lindor,u terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit. Ne pranveren e vitit 228,mbreteresha ilire dergoi perfaqesuesit e saj ne Rome.Gjate bisedimeve u manovrua me disa leshime,por ne fund nuk iu shmang shtrengates se nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte shume te renda.Sipas saj “Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dore nga viset jugore,te mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhen,Durresin,Apolonine),t’i paguante Romes nje tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me teper se dy anije te armatosura se bashku”.Ne historine e marredhenieve shteterore-ushtarake iliro-romake keto ishin ta parat marreveshje dhe traktate. Por keto kufizime,me permbajtjen e nje bllokade detare,e dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si nje fuqi e madhe tokesore dhe detare qe kishte qene.Roma fitoi epersine mbi Adriatik.Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kesaj paqe,ushtrite romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror dhe ate e mori Dh.Fari.Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake.Per sa kohe qe mbreteroi e komandoi,ajo luajti nje rol te rendesishem historik ne bashkimin dhe konsolidimin politiko-shteteror,ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne fuqishmerine ushtarake te Ilirise.

ESAT PASHЁ TOPTANI – Nga MUSTAFA KRUJA

Nji nga personalitetet shqiptare qi gjatë nji perjode tetë vjetsh (1913-1921), ka luejtun rolin mâ fatkeqin t’asaj kohe për kombin e vet. E qi, sikur mos t’i kishte pasë armatosun fat’i Shqipnisë dorën nji djaloshi të rrëmbyem prej patrijotizmit për me ia shkurtuem jetën, ndoshta do të kishte qênë thjesht fatal.

Por un due me e vûmë kënduesin qyshë tash në beft për sa i përket vlerës historike të gjykimit t’em mbi këtë njeri. Pikë së pari, un s’jam tue shkruem këtu nji biografí. Janë tepër të shumta elementet qi më mungojnë për me ia hŷmë nji vepre t’atillë. E historija e kohës së tij lyp afat ende qi të shkruhet. Gjyq’i historisë do të pështetet mbi dëshmí të drejta e dokumente autentike. Un, kso dokumentesh s’kam në dorë asnji, e si dëshmitar do t’i besoj vetëm kujtesës s’eme, të cilën s’kam asnji mjet për t’a kontrolluem. Për mâ tepër, me Esat Pashën kam pasun lidhní të ngushta familjare e kam qênë edhe vetë nji farë aktori në skenën politike shqiptare ku ai ka luejtun rolin e protagonistit. Me gjithë këtê, për historinë kam nji koncept tepër të naltë për me qênë, në dëshmit’e mija, i rrëmbyem prej çdo farë ndjenje e çdo farë interese personale jashta së vërtetës.

Im ungj Xhiu ( a Xhija) i Fajës (Haxhi Mustafa Gega) e im atë u kanë shërbyem dy vllaznëvet Esat e Gani, të bijve t’Ali Be Toptanit, me mish e me shpirt, me kokë e me gisht, dhe me gjithë kuptimin qi ka fjala n d e r në shqipet: si djelm përmbrapa kur ishin ende shumë të rij të dý palët ; në luftën greko-otomane (1897) krahpërkrah me ta ; im atë vetëm si djalë e qehajë konaku i Esatit ase qehajë çifliqesh ; deri qi, në 1915, për shkak t’em, hŷni ndërmjet anmiqsija për gjithmonë, sikur qi do t’a shohim mâ vonë.

Un vetë e njoha Esatin për herë të parë në 1902 në Janinë. Ai ishte atje komandar i gjindarmërisë së vilajetit qi kishte për kryeqêndër administrative atë qytet dhe përfshinte bregun e detit nga Preveza deri te gryka e Shkumbînit, gjithë Çamërinë, distriktet e Meçovës, Konicës, Leskovikut, Gjirokastrës, Delvinës, Pogonit, Përmetit, Tepelenës, Kurveleshit, Himarës, Vlorës, Beratit, Skraparit, Mallakastrës, Fierit e Lushnjes. Gradën e kishte feriik (gjeneral divisjonar ase gjeneral major), pa pasë bâmë asnji ditë shërbim ushtarak e pa pasë qênë asnji ditë në shkollë, ndonse me kënduem e shkruem turqisht disi e kishte pasë mësuem i ati me mësues privat në shtëpí. Nji zakon i politikës së mbretnëvet otomanë me Shqiptarët ka qênë edhe ky : kur ndokush nga krenët e vêndit bâhej i mërzitshëm për pushtetet lokale a politikisht i dyshimtë për Stambollin, mâ të shumtën e mërgojshin në ndonji trevë tjetër të mbretnisë me nji zyrë a gradë ushtarake e rrogë të kënaqëshme, e rrallë ndonji edhe e internojshin pa tjetër. Të pashkollët e kishin vêndin në gjindarmërí, si Esat’i ynë, Mehmet Pashë Deralla, Riza Beg Kryeziu, Bajram Curri, e tjerë; ndose i bânte sulltani ajutanta të vet, si Gani Benë, të vëllanë mâ të vogël t’Esatit. Nuk hŷjnë në këtë kategorí familjet e mëdhá feudale të shpërnguluna në të XIX qv. e nuk âsht këtu rasa me folë për to. Desha vetëm të dëftej se si u gjindte Esat Pashë Toptani në Janinë me nji gradë ushtarake aqë të naltë pa qênë i pajosun me ato merita personale qi lypte rasa.

Isha 15 vjetsh atëherë, kur im atë gjindej vetë në shërbim të pashës e më kishte thërritun edhe mue për me më shtimë në gjymnaz të Janinës. Ai banonte në konak të zotnisë së vet e atje m’a kishte përgatitun vêndin edhe mue për deri ditën qi t’u mbarojshin formalitetet për me hŷmë në konvikt. Kisha mbërrîmë në mbrâme e pasha kishte pasë hypun n’apartamentin e vet. Im atë më shtiu te shokët e vet, personeli qi flênte në konak. Këta më pritën e më përshëndetën përzêmërsisht. Por mue më bâhej sikur s’kishte për të më zânë gjumi pa pamë pashën. Më thonte kureshta ashtu, por s’qe e vërtetë : dý dit rrugë, Sarandë-Kalibaq e Kalibaq-Janinë me karrocë, më kishte dërmuem e më muer gjumi porsa vûna kret me flêjtun. Nesret mëngjes, kur pasha ishte tue dalë, im atë më qiti para tij për t’i puthun dorën. Kishte kohë qi un rrijsha tue e pikturuem në fantazinë t’eme sa herë qi më vente mêndja tek ai, e tash po e shihsha me të dy sŷt’e ballit se, siç gjanë gati gjithmonë, figura e vërtetë e tij më duel krejt ndryshe nga ajo qi un kisha vizatuem me mênd. M’u duk burrë i pashëm e i dashun, dhe kontaktet e shumta të mâvonshme me tê më patën siguruem se s’më kishin pasë rrêjtun sŷtë. Më pyeti për shëndet e si e kisha bâmë rrugën, më kshilloi me studjuem mir’e me zell edhe i dha urdhën sekretarit privat të tij me më rregulluem regjistrimin në shkollë e në konvikt.

Pasksha pasë votun në Janinë me kâmbë të mbarë për pashën. Ky s’kishte pasë lânë gur pa luejtun për t’a bindun sulltanin qi t’a shpërngulte nga Janina në vilajet të Shkodrës. Por ai e kishte bâmë pashë e dërguem në Janinë mû për me e larguem prej qarkut të Durrësit qi e përfshinte Shkodra. Me gjithë këtê, aso kohe në mbretninë othomane s’kishte gjâ qi s’u bânte me mitë e me miq. Prandej edhe pasha i ynë kishte arsye me tënduem e shpresuem, mbasi as paret as miqt s’i mungojshin. Por ksaj here fatin ia prûni ke dera nji incident krejt banal e i papritun : nji grindje qi i gjau me valinë, Tatar Osman Pashën. Ky ishte nji oficer shtatmadhorije i shquem, me gradë feriik-u të Parë. Kishte mbi vete edhe komandën e gjithë forcavet ushtarake me shërbim n’atë vilajet e gjatë kufinit me Greqinë. Ishte pra, në Janinë, mâ i nalti pushtet civil e ushtarak i mbretnisë, ndërsa Esat’i ynë s’ishte veçse komandar i gjindarmërisë nën urdhnat e atij e me nji gradë ushtarake mâ t’ulët se ai. Grindja ndërmjet tyne leu prej nji ceremonije ushtarake ditën e kryevjetorit të thronzimit të sulltanit. Gjithça âsht gati n’orën e caktueme për zhvillimin e ceremonisë. Valiu mbërrînë në minutën e përpikët kur do të fillonte ceremonija n’uniformë ushtarake me parzëm mbuluem me dekorata. Me habí të madhe vên re se Esat Pasha nuk ishte atje. E me pritun nuk i përmetojshin as rasa, as karakter’i tij, karakter’i nji ushtari të përsosun siç ishte. Ep urdhën me filluem. Banda muzikore nis me i ramë hymnit mbretnuer. Esat Pasha mbërrînë pesë minuta mâ vonë dhe hŷnë në radhë ku kishte vêndin i përvnerun prej krenijet të prekun pse s’qe pritun, në vênt qi t’i kërkonte ndjesë të parit të vet. Si bâhet me u nisun ceremonija pa qênë ai aty! Nuk e bân të madhe veçse përbehet me u shpaguem mirë nji ditë me Tatarin.

Tatar Osmani kishte nji mikeshë greke, të cilën e vizitonte herë mbas here kur i tekej e i gjente rasën. Ndër ato vizita, shumë delikate për nji pushtetar të naltë si ai e në nji qytet të vogël si Janina, sa të mundej përpiqej me shkuem i panjohun dhe merrte me vete nji djalë borshjot qi i shërbente në shtëpí, nji nga ata typa Shqiptarësh qi ku t’a kenë dhânë fjalën, sŷ veshë e gojë ̶ mana kur âsht nevoja edhe jetën ̶ s’i kanë mâ për vete! E quejshin Maliq.

Qe, mû në këtë shtek të ngushtë dau dhelpna e Tiranës me ia vûmë pritën vali pashës. S’kishte ndër mênd me i bâmë tjetër dhunë veçse me e turpnuem. Spiunët ia kishte lëshuem ndër gjurmat atij dhe Maliqit, pa harruem as shtëpín’e Grekes. E nuk iu desh me pritun gjatë : nji ditë u lajmue ia mbërrîni lajmi se Osman Pasha kishte votun e ishte atje, te bukuroshja e vet. S’humb minutën : merr katër djelm e turret atje. Por Maliqi ishte tue pritun përjashta ke dera. “Kapni-e!” u urdhnon djelmve të vet pa ngurruem. Mirpo Maliqi kishte në brezt alltijen e tij e po mos t’a shkrepte në këtë rasë as jeta s’i duhej gjâ mâ. E nxuer e qe tue e shkrepun, pra, njimênd, dhe drejt e mbë pashën anmik ; porse djelmt e këtij qenë mâ të shkathtë e i këcyen të katër përnjiherë mbë shpinë si rrufeja. Aty e mbrapa, për Esatin qe mâ e lehtë puna. Maliqi i çarmatosun, Grekja kapet e internohet në Prevezë si spiune e Athinës dhe dashunori i madh i saj mbet atje me Maliqin si nji kushdo, pa pikë gjaku në fytyrë e me nji “ Jazëkllar ollsun sana!” (paç faqen e zezë) prej gojës së kundrështarit ngadhnjyes.

Esat Pashë Toptani e kishte shfrŷmë krenin’e vet kundra nji pashe tjetër mâ të naltë se ai. Por ç’do të bânte tash Sulltan Hamidi? Cilit nga të dy do t’i epte arsye e ç’ndëshkim tjetrit? Osman Pasha ishte i çmuem fort prej atij vetë sidhe ndër qarqet e nalta ushtarake; por mb’anë tjetër, nëse Esati s’kishte kurrgjâ për t’u çmuem, ishte i fortë për miqt qi e përkrahshin e i drashun prej Oborrit mbretnuer qyshë se qe marrë gjaku i Gani Beut n’urë të Gallatës tue u vramë mun i biri i sadrazemit vetë. E Abdyl Hamiti kishte famë si nji mbret dinak e i zoti me pajtuem deri gjânat mâ të papajtueshmet. Valiu i Janinës ishte ndrŷmë në shtëpí e s’u shihte me askênd veçë zyrtarëvet mâ t’afërm qi shkojshin e merrshin urdhnat e tij atje. Pallatin e kishte lajmuem premas qi ndërmjet tij e Toptanit çdo mënyrë e mundsí bashkpunimi kishte mbaruem. Dy muej ngjati kjo situátë. Tekembramja mbreti e dha vendimin e vet : Esat Pasha kishte kërkuem mâ se nji herë qi të shpërngulej në vilajetin e vet, në Shkodër, e pra le të shpërngulej atje dhe le të merrte fund kjo ngatërresë e shëmtuetë!

E pat! Esat Be Toptani ishte bâmë pashë e larguem prej vêndit të vet për me e lânë këtê të qetë e me u harruem, tue hŷmë në rendin e shumë pashallarëve tjerë, edhe asish qi s’e bâjshin nji ovull të kuqe, të mbretnisë otomane. Tashti po kthehej atje me nji gradë të naltë ushtarake e nji pushtet zyrtar të rândsishëm qi përpara s’i kishte pasun. Vështirë âsht me u thânë se deri ku kanë mundun këto rrethana me i influéncuem aventurat e mâvonshme të jetës së tij qi kanë pasun për skenë shi vilajetin e Shkodrës, kryesisht sanxhakun e Durrësit e atê të Dibrës.

23 korrik 1908. Turqit e Rij shpallin në Manastir regjimin kushtetuer. Nesret shtrëngohet Sulltan Hamidi me e pranuem e me urdhnuem qi t’u shpallte zyrtarisht, me dekret mbretnuer, në kryeqytet e në gjithë mbretninë anembanë. Kërsitën kështu gjithkund topa gzimi përcjellë me manifestime brohorimtare e ceremoní të posaçme civile, ushtarake e fetare. Vetëm tre muej mbasi kishte hypun në thront (1876), i kshilluem kâmbëngultas prej disa personaliteteve me mênde të ndritun e të frymzueme prej regjimevet parlamentare të Francës e t’Anglisë, Abdyl-Hamidi II e kishte pasë pranuem e shpallë edhe nji herë tjetër nji regjim të këtillë, për herë të parë në jetën gjashtshekullore të mbretnisë otomane; por lufta ruso-turke qi pat plasun mbas dý vjetsh i pat dhânë rasë me e pezulluem. Ishte pra e dyta herë qi po e bâjshin Turqit këtë provë nën të njimêndin mbret e me të njimêndën kushtetutë, pa i ndërruem asnji fjalë.

Në të vërtetë, qe nji provë e guximshme për nji komb qi 600 vjet ishte mësuem me njohun vetëm pushtetin e nji mbreti absolut, me ndëgjuem për gjithë ditë të prende prej goje të hoxhëvet tue u falë në xhamí se mbreti ishte mbëkâmbës i profetit të mâ se treqind miljon myslimanëve në botë dhe “Hija e Perëndisë mbi Dhe”! Se ky vetëm kishte të drejtë me sunduem simbas urdhnimeve të sherjatit për nji komb qi nuk ishte nji popull homogjen, por i përbâmë prej nja dhetë popujsh me origjinë të ndryshme, me historí, me tradita, me gjuhë e me zakone të ndryshme. Por atypraty, të tânë këta popuj u dejën prej asaj gjâje të re qi as emnin s’ia kishin ndiem kurrë, u magjepsën nga fjalët e bukura propagandistike. Dhe kështu, nja gjashtë muej mbetën si të habitun, tue pritun mrekullitë qi do të bânte regjimi i ri.
Ndërkaqë, mâ i forti grup i Turqve të Rij, ai qi i kishte dhânë organizatës së vet emnin “Bashkim e Përparim” e qi kishte marrë pushtetin e regjimit të ri në dorë, pat mundsí me u organizuem mâ mirë e me u forcuem. Themeloi nji partí politike me të njâjtin emën, por nji partí politike qi s’ishte tjetër veçse maska e organizatës së vjetër revolucjonare e terroriste, e cila drejtohej prej nji komiteti qêndruer të fshehët, qi dihej vetëm se e kishte selinë në Selanik. Ishte ky komitet tashti qi vrânte e kthiellte në të katër anët e mbretnisë n’emën të lirisë, barazisë e vllaznisë si mâ parë sulltani n’emën të Perëndisë. Kush mbërrînte, e gati gjithkush mund të mbërrînte po t’a kishte ndopak xhepin të ngrohët, me marrë bekimin e nji komiteti, qoftë edhe krahinuer, të Bashkim-e-Përparimit, ai ishte i lamë prej çdo mëkati qi mund të kishte bâmë nën regjimin e vjetër.

Shi nën kët’ajrí politike e morale qe, qi pashës s’onë po i çilej tash shteku drejt horizontesh mâ të gjâna për ambicjet e tija sesa kishte qênë der atëherë komanda e disa bataljonave gjindarmësh të shpërdamë nëpër gjithë tokën e nji vilajeti. Po u afrojshin zgjedhjet parlamentare. Ai paraqet dorhjeken prej zyrës qi kishte ̶ grada ushtarake e titulli natyrisht i rrijshin ̶ dhe vên kandidaturën për deputet në sanxhakun e Durrësit, qi përfshinte edhe distriktet Kavajë, Shijak, Tiranë e Krujë. Ishte qind për qind i sigurtë se do të fitonte, e ndoshta me të gjitha votat, pa asnji kundrështim. Un isha atëherë student në të dytën klasë të Mylkijes në Stamboll. E atje, në kontakt e miqsí mjaft të ngushtë me mue, gjindej edhe Murat Be Toptani, i liruem nga internimi në Konjë t’Anadollit nën regjimin e përparshëm për arsye politike shqiptare. Murati ishte vllai i parë i Refikut e i biri i Said Beut, i cili kishte pasë qênë 30 vjet parandej piknisht deputet i prefekturës së Durrësit në Parlamentin e parë otoman. Murat Beu kishte bâmë edhe studime në Galata-Saraj të Stambollit dhe e flitte shumë mirë frëngjishten. Ishte poét dhe kishte shkruem do vjersha patriotike mjaft të bukura. Ishte shum’i ndershëm e populluer. I kishte, pra, të gjitha cillsitë për me u zgjedhun ai, deputet i Durrësit, jo Esati. E nji ditë po më lutet me shkruem letra në Krujë qi të votojshin për tê. Hap sŷtë e e shikoj me habí. Isha djalosh gjithsej 21 vjetsh e t’im atë e kisha me shërbim në derë t’Esat Pashës. Ndër këto kushte, cili Krutan kishte për t’a ndëgjuem fjalën t’eme me votuem për Murat Benë kundra pashës? “Njeriu, tha Murati, ka borxh me bâmë atê qi i thotë ndërgjegja e qi i vjen për dore; a bân a s’bân dobí âsht tjetër gjâ, ndoshta edhe bân”. Sa për ndërgjegje, un po e ndîesha mirë fort se Murati meritonte çdo përkrahje e, mbasi nguli kâmbë, edhe tue e dijtun se ishte punë e kotë, i shkrova nji letër Jahe Gjelit qi t’ia këndonte parsisë së Vêndit. Por efekt’i saj duel krejt ashtu sikur e kisha parapamë : të gjitha votat i shkuen pashës.

Qi Esat Pashë Toptani t’ishte nji deputet kâmb’e krye i Bashkim-e-Përparimit gjithsa kohë qi ky të qëndronte në fuqí e i fortë dhe ai t’a ndiente veten shum’a pak të komprometuem me regjimin despotik të Sulltan Hamidit, mund të quhej nji gjâ normale ndër ato rrethana e për tipin moral të tij. Por un nuk do t’a kisha besuem se nji burrë kryenaltë si ai, të cillin e kemi pamë të kapërthyem për vdekë me syprorin e vet Tatar Osmanin për nji pikë sedri pavênd, nuk do t’a kisha besuem, po them, qi ky njeri aqë kryenaltë t’a lênte veten me shkuem deri në paresën e spiunit t’asaj fuqije, të cilën me zêmër e përbuzte dhe e urrente. Mbase ky gjykim i im âsht tepër i rândë për nji fakt të vetëm qi kam për provë. Por mâ mirë po dëftej faktin qi dij e le t’a pleqnojë kënduesi vetë.

Nji ditë të prende pata votun me i bâmë nji vizitë, natyrisht vizitë nderimi e, eventuálisht, shërbimi po të më vinte për dore. Shkojsha shpesh me e pamë, gati për javë, qyshse kishte ardhun në Stamboll ku un bâjsha atëherë mësimet e nalta. Atë ditë m’u bâ sikur e gjeta të zhytun ndër mendime e porsa më pa u gzue e më tha: “Sa mirë u bâ qi erdhe, se kam nji punë me tý”. Banonte në Péra Palace, nji hotel luksuer, mâ luksori në lagjen evropjane, se nuk i kishte ardhun ende familja. E gjeta tue ndêjtun në hall-t. Nuk m’uli atje fare, por më prîni e më çoi në salonin privat të tij pranë odës ku flênte. Më tha se do t’i shkruente nji letër Rahmi Beut, qi ishte nji nga leader-t mâ të shquemit të Bashkim-e-Përparimit në Selanik. Do t’i thonte se disa Shqiptarë, ndër të cilët përmêndi të kushrînin, gjeneral Fadil Pashë Toptanin, e Haxhi Vildan Efendinë nga Dibra, ishin marrë vesht me bâmë së bashku nji vallim nëpër qytetet e Shqipnisë, hajsmi për të ndritun atë popull mbi regjimin e ri me takime private e konferenca ; kurse në të vërtetë ata po shkojshin, simbas kallzimit të pashës s’onë, me shtimë keq për regjimin e me nxitun Shqiptarët qi të kërkojshin nji administratë autonome. “Këto janë fjalët qi due me shkruem në letrët: ti tashti merre në kalem si duhet dhe eja e m’a këndo”, konkludoi pasha e u tërhoq n’odë. M’u duk nji gjâ e mëndershme ky kallzim, por nuk pata guxim me ia mohuem shërbimin. Jo se letra do t’itte pa shkruem, edhe sikur mos t’a shkruejsha un; jo se ajo bâni ndonji dâm, sepse ata qi po u përgatitshin me shkuem në Shqipní shkuen se shkuen pa u hŷmë gjêmb në kâmbë : sado-kudo, regjim’i ri nuk ishte ai i Sulltan Hamidit. Me gjithë këtê, vepra në vetvete qe e keqe.
Me 12 prill 1909 plasi në garnizonin e Stambollit nji lëvizje reakcjonare me armë e me gjak kundra regjimit të ri, e frymzueme thjesht prej fanatizmet fetare. Por u fashit shpejt prej armatës së tretë të Rumelisë nën komandën e Mahmud-Shefqet Pashës, dhe Turqit e Rij të Bashkim-e-Përparimit përfituen prej ksaj rase për me shthronzuem Abdyl-Hamitin II, ndonse personalisht qe krejt i pafajshëm n’atë lëvizje, e me vûmë në vênd të tij të vllanë, Reshatin, qi ishte trashigimtar’i thronit. Ky akt revolucjonar formalisht u vendos prej parlamentit, të mbledhun n’Ajastefanos, sod Jeshilqoej, n’afërsinat e kryeqytetit ; por frymzuesi ishte Bashkim-e-Përparimi e imponuesja ushtrija e Mahmud Shefqetit. Me kët’akt, gjêndja bâhej shumë mâ delikate seç ishte në vetvete. Stambolli ishte ende praktikisht i paokupuem e garnizoni rebel i paçarmatosun. Hamidi e kishte prestigjin të madh, si në kryeqytet ashtu edhe përjashta. Garda mbretnore, nën komandën e Tahir Pashë Krajës nga Kraja e Shkodrës, s’ishte tue lypun nderë mâ të madhe se me dekun për mbretin e vet. Kjo gjêndje i kshillonte Turqit e Rij qi të veprojshin me urtí të madhe në zbatimin e vendimit për shthronzimin e Abdyl-Hamidit. E kështu bânë. Parlamenti zgjodh nji komisjon në gjí të vet të përbâmë prej burrash mâ përfaqsimtarë qi besonte se ka dhe e dërgoi këtê në Yilldiz për t’i kumtuem atij mbreti se… popujt e mbretnisë nuk e dojshin mâ e se prandej duhej t’abdikonte. Gjithë arsyeja qi më shtŷni me e përshkruem e diskutuem këtë ndodhí këtu, tue shkruem mbi jetën e Esat Pashë Toptanit, âsht piknisht për me vûmë në dukje rolin qi pat ramë këtij vetë për pjesë me luejtun n’atë rasë. Jo vetëm qi Esat’i ynë u zgjodh si mis i komisjonit për të cillin fola, por u ngarkue veçanë ky qi t’ia thonte sulltanit n’emën të komisjonit fjalët qi ishin caktuem me i thânë. E nga i vinte gjithë kjo rândsí e posaçme nji Esat Pashe qi dihej se ishte gati nji analfabet? E pse me dalë shi prej gojës së tij fjalët qi ishin për t’iu thânë mbretit, kurse turqishtja e tij ishte ajo qi ishte, dmth. e nji Shqiptari të pashkollë ? Un, qi kam qênë vetë në Stamboll ndër ato çase kritike e qi i ndiej si të vulosuna në shpirt të gjitha rrethanat e asaj kohe, kështu mundem me i tfilluem arsyet e rândsisë qi iu dha Esatit në shthronzimin e Abdyl-Hamidit II :

A) Se Shqiptarët e Pallatit, tue filluem prej Tahirit, kishin për tê, si Toptan, si i vllai Gani Beut e si mik personal, nji konsideratë të veçanët ; njiu ndër ta, Halil Be Krajës qi për rândsí e influencë në Pallat shkonte rrafsh me Tahir Pashën, i kishte dhânë nji vajzë për të birin, Veli Benë qi ishte ajutant i mbretit; me vênd pra ishte për t’u menduem se këta kurtizanë të fortë së paku nuk do t’a trimnojshin sulltanin për qëndresë tue pamë Esat Toptanin kundra tij.

B) Shqipnija, sidomos ajo e Veriut, njihej me të drejtë si nji fortesë për t’iu ruejtun e Sulltan Hamidit, dhe Esat Pasha besohej quhej si përfaqsuesi mâ ndëkues i atij vêndi.

Këto, besoj un, kanë qênë arsyet për të cillat iu ngarkue ajo barrë delikate pashës s’onë e jo tjetër. Edhe misjon’i tij përnjimênd pat sukces të plotë : Abdyl-Hamidi II iu shtrue vullnetit “të popullit” pa qëndresë, ashtu siç iu kërkue, edhe u internue në nji vilë, Vila Alatini, të Selanikut për nja tri vjet e gjymsë, deri në luftën ndërmjet Turqisë e pushtetevet ballkanike në 1912.

Esat Pashë Toptani u ndêjt besnik Turqve të Rij qi ishin në fuqí aqë kohë sa ata qenë të fortë, siç e kam thânë edhe mâ nalt. Por mbrapa, kur e pau se ata muerën teposhten, se gati gjithë përfaqsuesit e popujvet allogjenë të mbretnisë në parlamentin njâni mbas tjetrit duelën e po dilshin n’opozitë dhe kritikojshin qeverinë sa mundshin për paudhësitë qi gjajshin nëpër vêndet e tyne, kur edhe Shqipnija përditë mâ keq po kredhej n’anarqí e zâni i nacjonalistave shqiptarë po bâhej përditë mâ i fortë për të drejtat kombëtare, atëherë edhe Esat Pasha, qi, ndonse i pashkollë, ishte fort i hollë për mênd, u trimnue e haptazi filloi me ndjekun gjurmat e deputetve patriotën e guximtarë si Ismail-Kemal Vlora, Mufid Libohova e Hasan Prishtina. Në luftën ndërmjet partizanëve të dý abecevet arabe e latine për gjuhën shqipe, e para e lypun kryesisht prej hoxhëvet fanatikë dhe e dëshirueme e e përkrahun prej Turqve të rij dhe e dyta e përdorun qysh shumë vjet parandej prej patrijotëvet shqiptarë, pasha i ynë nuk u përzie kurrë ; nuk foli asnji herë ndër mbledhjet parlamentare e nuk muer pjesë ndër komisjone të kshillit: ai s’ishte i zoti për kso punësh. Karrjera e tij nën mbretninë otomane mbaron me komandën e divizjonit të reservistavet shqiptarë në Shkodër gjatë luftës turko-ballkanike; por ky rol i tij përzihet i pandashëm me atê mâ të madhin qi ka luejtun si Shqiptar mbasi qe shpallë pamvarsija e jonë kombëtare.

KARAKTERET NATYRORE E HISTORIKE TË SHQIPËRISË SË MADHE – Nga MUSTAFA KRUJA

Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,

Duhet të filloj me një falënderim të thellë e të përzemërt Shkëlqesisë Federzoni për nderimin që më bëri, duke më ftuar të mbaj këtë Konferencë të shkurtër nën patronazhin e Akademisë Mbretërore t’Italisë, që ai denjësisht kryeson.

Do t’u flas për karakteret natyrore e historike të Shqipërisë së Madhe, temë kjo që një shqiptar nuk mund t’a trajtojë pa një emocion të thellë e të justifikuar. Por kur flitet në një vend si ky, që përfaqëson artin dhe shkencën, të bukurën e të vërtetën, duhet bërë gjithshka për të përmbajtur të gjitha pasionet, edhe më të ligjëshmet, për të qënë të paanshëm në shkallën më të lartë njerëzisht të mundëshme.

Pra, më së fundi është e lejueshme të flitet publikisht e solemnisht për Shqipërinë e madhe. E….për Shqipërinë e madhe të gjallë, të gjallë në realitetin e saj më të shkëlqyer. Sepse për një Shqipëri të madhe t’ëndërruar thjesht nga poetët tanë, të dëshiruar nga atdhetarët e dëshmorët, të kënduar nga rinia jonë e zjarrtë është folur prej kohësh.

Cili ishte synimi i Lidhjes Kombëtare të Prizrenit veçse Shqipëria e madhe? I qartë e pa mëdyshje ishte programi i saj: të shpëtohej mbi të gjitha Atdheu nga gjymtimet e vendosura në Kongresin e Berlinit në dobi të fqinjëve të saj. Së dyti të detyronte qeverinë otomane të njihte autonominë e Shqipërisë brënda kufijve administrativë të katër vilajeteve ose guvernatorateve të Janinës, Monastirit, Shkupit dhe Shkodrës me Ohrin kryeqytet. Së fundi të pregatiste Kombin për luftën supreme për pavarësinë e plotë.

Nga shumë anë u kërkua të shihej në Lidhjen e Prizrenit një manevër turke për dështimin e vendimeve që Fuqitë e Mëdha kishin marrë në dëm të trevave të Perandorisë. Ndërsa ne pohojmë, me dokumenta në dorë, se lëvizja shqiptare e shpërthyer në Lidhjen e Prizrenit ka qenë krejtësisht spontane e me karakter kombëtar. Që Turqit fillimisht t’a kenë parë me sy të mirë dhe të kenë dashur të përfitojnë për qëllimet e tyre, s’ka asgjë për t’u mrekulluar; por nuk ka as dyshimin më të vogël se ideja, për të organizuar Kombin për qëndresën me armë ndaj çdo përpjekjeje ndarjeje apo cungimi të tokës shqiptare, lindi vetvetiu tek të gjithë krerët e Jugut e të Veriut të Shqipërisë, fill mbas nënshkrimit të traktatit ruso-turk të Shën Stefanit dhe gjeti një terren tepër të favorshëm në ndjenjën e gjithë popullit, pa dallim krahine e besimi fetar.
Në një raport, të dërguar n’atë kohë Foreing Office-it nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Stamboll, lexojmë, mes të tjerash, pjesët e mëposhtëme:
“ Gjëndja është ndërlikuar nga një lëshim i parë i tokave shqiptare Malit të Zi dhe, nga ana tjetër, nga dëshpërimi që ka shkaktuar ndërmjet shqiptarëve propozimi që t’i jepet Greqisë një pjesë e guvernatoratit të Janinës dhe të tjera vise të Shqipërisë”. “ Megjithëse thuhet se kjo lëvizje është nxitur nga Autoritetet Turke, është e sigurtë se zjarri , sido që të jetë ndezur, është i një lloji që djeg, pa dëshirën e tyre, vetë turqit.”. “ Nuk mund të mohohet se kjo lëvizje është krejtësisht e natyrshme. Racë e lashtë e më e shquar se ato që e rrethojnë, Shqiptarët kanë parë kombet fqinje të mbrojtura nga fuqitë evropjane dhe aspiratat e tyre për një gjëndje më të mirë kombëtare drejt pavarësisë, të mbështetura po prej tyre. Shqiptarët kanë parë Bullgarët krejtësisht të çliruar në Bullgari e zotër të Rumelisë Lindore. Shqiptarët kanë parë dëshirën e zjarrtë t’Evropës të çlirojë nga zgjedha turke tokat e banuara nga Grekët, kanë parë sllavët e Malit të Zi të mbrojtur me entuziazëm nga perandoria e madhe sllave e Veriut. Tani shohin se çështja e Lindjes vihet në rrugën e zgjidhjes simbas parimit të kombësive e gjysishulli ballkanik i sistemuar gradualisht, gjithmonë mbi atë bazë, simbas racave të ndryshme që banojnë aty. Nga ana tjetër shohin se çdo herë ata përjashtohen nga ky parim. Kombësia e tyre nuk njihet dhe tokat e banuara krejtësisht prej Shqiptarësh i janë dhënë Malit të Zi për t’i bërë qejfin mbrojtësit rus dhe Greqisë, nga ana e saj, e mbrojtur nga Anglia dhe Franca.”. “Pra qëndresa e Shqiptarëve kundra vullnetit t’Evropës nuk më duket as e krijuar, as e qortueshme.”

Deri këtu diplomati anglez. Më tutje ai mbështet haptas formimin e një Shqipërie të madhe autonome n’emër të së drejtës, të drejtësisë dhe t’interesit të përgjithshëm evropian.

Lidhja e Prizrenit, edhe se në fillim nuk i u duk keq Qeverisë Turke për qëllimet e saj karshi Evropës, është e njohur në mënyrë të pakundërshtueshme, se më vonë u luftua prej saj e të gjithë krerët e saj u përndoqën. Nëse qeveria Turke ishte e kënaqur që Shqiptarët të vriteshin për të shpëtuar tërësinë tokësore të Perandorisë Osmane, së paku aty ku ishin drejtpërdrejt t’interesuar, sigurisht u zhgënjye, kur kuptoi se populli shqiptar shqetësohej vetëm për fatin e lirinë e tij.

Thashë se pjesa e parë e programit të Lidhjes dhe qëllimi i saj i menjëhershëm qëndronte n’organizimin e Kombit për një kundërshtim t’armatosur ndaj cungimeve të trevave shqiptare. Për këtë mjaftoi një kushtrim i thjeshtë, pra alarm i hedhur gjithë burrave t’aftë për luftë, që nga të gjitha anët e Vendit të vraponin mijra vullnetarë e të viheshin në gatishmëri të vetë Lidhjes. Betejat e ashpra, të zhvilluara ndërmjet vullnetarëve të Lidhjes dhe ushtrisë malazeze për Plavën e Gucinë, krahinën katolike të Hotit, Grudën e Triepshin në malësit e Mbishkodrës, janë përjetësuar nga poezia m’e bukur epike fishtjane dhe nga rapsodia popullore.

Një nga shumë këngë popullore të frymëzuara nga ato bëma tingëllon kështu: ”Evropa dhe Sulltani kanë vendosur t’i japin Malit të Zi malet tona. Por nuk ka ndërmjet nesh njerëz të poshtër që të lenë të përdhosen varret e të parëvet nga i huaji.. Hoti e Gruda kanë dhënë besën të mos braktisin malet pa derdhur gjithë gjakun e tyre. Do t’i tregojmë botës vendosmërinë tonë të patundur. Ajo do të kuptojë se ne jemi të gjithë të bashkuar si një njeri i vetëm.”

Në fakt Kombi shqiptar asnjëherë nuk i u paraqit botës më i njëzëshëm në qëllimet e tij e më i bashkuar në veprimet e tij. Mjafton të kujtojmë emrat e qyteteve dhe krahinave, të përfaqësuara zyrtarisht në Lidhjen e Prizrenit. Ato janë: e gjithë krahina e Shkodrës, Plava, Gucija, Gjakova, Peja, Senica, Novipazari, Mitrovica, Vuçiterni, Prishtina, Gjilani, Shkupi, Prizreni, Dibra, Tetova, Gostivari, Ohri, Monastiri, Veles, Korça, Kolonja, Frashëri, Leskoviku dhe të tjera vënde të Jugut.

Lidhja e Prizrenit kishte hartuar aktin e saj formues në tre pika të shkurtëra themelore. Po i citoj ato nga libri i Vico Mantegazza-s me titull “Albania”:
Lidhja Shqiptare është formuar për mbrojtjen dhe rivendikimin e territorit kombëtar.
Çdo Shqiptar mund të bëjë pjesë në Lidhje duke u betuar, në çastin e pranimit, se do të mbrojë, me të gjitha mjetet, autonominë e plotë t’Atdheut.
Cilido antar i Lidhjes që, duke mos kryer detyrën, do të bëhet fajtor për tradhëti ndaj Atdheut, do të vritet pa mëshirë.
Tani mund të përfytyrohet se si një organizatë e tillë mund t’ishte rrezatim i vullnetit turk.
Jo! Lidhja e Prizrenit ka qenë shfaqja më e qartë e ndërgjegjes së pjekur kombëtare shqiptare. Ajo vërteton se Shqiptarët, megjithëse në dukje të përçarë nga ndryshime fetare e krahinore, përballë armikut e rrezikut ndjehen vetëm shqiptarë, të gjithë të bashkuar nga zëri i gjakut dhe gjuhës së përbashkët.
Por mendimin dhe aspiratën e Shqiptarëve për Shqipërinë e madhe e të lirë ne nuk e gjejmë të shprehur vetëm nga Lidhja e Prizrenit. Atëherë çfarë, në mos Shqipërinë e Madhe, të lirë e të pavarur, kishin ndërmend 500 krerët e parisë shqiptare, të thirrur e të masakruar tradhëtisht në qytetin e Monastirit nga Veziri i Madh Reshit Pasha më 3 korrik 1830?
Cila mund t’ishte arsyeja e vërtetë e 54 kryengritjeve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë së Madhe, gjatë katër shekujve e gjysëm kundër kolosit turk, veçse mos durimi i zinxhirëve dhe vullneti për t’i thyer?
Historia nuk mund të mos i njohë Ali Pashë Tepelenës, guvernator pothuaj i pavarur i Janinës, dhe dinastisë së Bushatlinjve të Shkodrës, qëllimin e fshehtë të formonin Shqipërinë e madhe, të lirë nën sovranitetin e saj.

Poeti dhe shtetari Vaso Pasha prej Shkodre ka shkruar kështu:
“Qyshë prej Tivarit deri në Prevezë
Gjithkund lshon dielli vapë e rrezë
Ấsht toka e jonë; t’Parët na kanë lanë;
Kush mos t’përkasë se desim t’tânë.”
Po! Populli shqiptar ka derdhur përrenj gjaku gjatë shekujve, herë për t’a mbrojtur lirinë e herë për t’a rifituar atë. Betejat e tij fillojnë në histori që nga kohët e lashta, kur quhej ilir. Ai humbi ndeshjet me Romakët, si me Pirron, si me mbretërit e Veriut, ishte diçka e pashmangëshme. U bë pjesë e pandashme e Perandorisë së cilës, nëpër shekujt e gjatë, i dha legjione të pathyeshme, gjeneralë me shumë vlera e, madje, një sërë perandorësh të mëdhenj.

Mbas rënies së Perandorisë së Romës, të parët tanë ilirë qenë të detyruar të përballonin hordhitë barbare, të ardhura nga veriu e Veri Lindja. Disa orteqe kalojnë e largohen mbas dhjetëvjeçarësh, herë herë nbas ndonjë shekulli masakrash e shkatërrimi, duke lënë mbrapa zbrazësirën, gërmadhat, terrorin. Ata janë pasuar nga dallga sllave që gjeti një terren të përgatitur për një hyrje të lehtë. Populli ilir, shumë i pakësuar në numur, ishte i mbaruar, i raskapitur. Damari i tij luftarak, aftësia e tij e qëndresës ishin mpakur.. Mundet dhe nënshtrohet. Sllavët vendosen përfundimisht në viset tona të bukura.

Ishte pushtimi më i zymtë, më i rëndi për nga pasojat për racën tonë. Një pjesë e madhe popullsish ilire u thith nga fuqia asimiluese e jashtzakonshme sllave. Ende sot, të shqyrtuara në dritën e shkencës antropologjike dhe etnologjike, shumë sllavë duken qartë se janë nga racë ilire. Asimilimi sllav i elementëve shqiptarë mund të thuhet se ka vazhduar deri në ditët tona. Do t’u jap pak shembuj: fisi i Kuçit në Mal të Zi, që deri para pak qindvjetësh fliste vetëm shqip dhe ushtronte besimin katolik roman, sot nuk flet veçse sllavisht dhe i përket Kishës së ndarë. Krahinat e Plavës dhe Gucisë, në Veri Lindje të Malit të Zi, që gjysëm shekulli më parë nuk njihnin asnjë fjalë sllave, sot janë dygjuhëshe dhe do të mjaftonte një tjetër pesëdhjetëvjeçar, që të sllavizoheshin krejtësisht nëse do të mbeteshin nën një zotërim jo shqiptar. Së fundi një tjetër shëmbull që i takon një familjeje të shkëlqyer : simbas rrëfimit të vetë Mbretit të vdekur Aleksandër dhe Princit të gjallë e të shëndetshëm, Pavel, dinastia e Karagjorgjeviçëve i përket fisit të njohur shqiptar të Kelmendit.

Shkurt, mund të themi pa frikë se gabojmë, se nëse mbas kaqë peripecish mijravjeçare, ka ende sot një popull shqiptar, që rrjedh nga fiset ilire, kjo i detyrohet kryesisht forcës së brëndëshme të racës sonë e, më pas, një faktori historik e gjeografik, duke qënë bregdet Adriatik, sot i banuar nga shqiptarët, relativisht më pak i arritshëm nga mvatjet barbare e, në të njëjtën kohë, në kontakt të vazhdueshëm, nëpërmjet detit me botën italike.

Thotë Pouqueville: “ Ky popull herojsh që shpesh herë, gjatë shekujve, u desh të mbrohej në malet e tij të paarritëshme për të ruajtur lirinë e tij, shikonte nga lart perandoritë që lindnin dhe vdisnin, për të rizbritur e rifituar tokat e braktisura.” Mund edhe të shtohet se pushtimi dhe zotërimi pasues turk i rrëmbyen popullit shqiptar lirinë po, nga ana tjetër, e ndihmuan të ruante individualitetin e tij kombëtar nga rreziku i asimilimit sllav.

Në Mesjetë Kombi Shqiptar, mbasi kishte pësuar për një kohë të gjatë zotërimin bullgar e sërb, me vdekjen e Dushanit dhe shpërbërjen e perandorisë së tij, mundi të organizohet në principata të ndryshme të pavarura dhe nën dinastinë Balsha të Shkodrës shohim Shtetin më të fuqishëm shqiptar që kujton historia : kufijt e tij arrinin deri në zemrën e Bosnjës nga njëra anë dhe përtej Gjirokastrës dhe Kosturit, nga ana tjetër. Historianët sërbë të pretendojnë sa të duan se Balshajt ishin me origjinë sllave. Ata kishin në dej gjakun më të pastër shqiptar. Aq sa Balsha I, për të theksuar më mirë shkëputjen dhe pavarësinë e tij nga bota sllave e lindore, madje do të thosha zvjerdhjen dhe kundërshtinë ndaj tyre, u kthye shpejt në katoliçizëm, pra në besimin që ushtronte atëherë Populli Shqiptar, në shumicën dërmuese të tij, në besimin që e çonte drejt Romës e drejt Perëndimit. Të tjerë princa shqiptarë si Shpatajt e Loshajt zgjeruan zotërimin e tyre në jugë mbi gjithë Epirin, Akarnaninë dhe Etolinë.

Por një tjetër stuhi do të vinte nga Lindja për të shkallmuar gjithshka që gjente në këmbë në Ballkanet. Një popull aziatik plot fuqi dhe entuziazëm fetar kërcënonte gjithë qytetërimin e krishterë. Perandoria e Lindjes, tashmë pa gjak dhe e ligështuar nga luftërat e gjata nga të gjitha anët gjatë një mijëvjeçari, merr goditjen vdekjeprurëse nga turku. Gjysëmhëna përparon fuqishëm drejt perëndimit. Bullgaria është tashmë për tokë mbas pak vitesh që turqit kanë vënë këmbë n’Evropë. Bizanti i drejtohet Papës. Evropa mallëngjehet por nuk lëviz! Thirrjes së Urbanit V i përgjigjet bujarisht Amedeo VI i Savojës dhe Venediku që trasporton me det ushtrinë e Princit Sabaud. Luigji i Madh i Hungarisë, ziliqar për Venedikun, ndihmon, por pak e pa bindje. “Duka i Savojës pushton Galipolin, dhe nëse nuk arrin gjë tjetër për mungesë forcash, kaq larg bazave të tij e i pa përkrahur prej popullit mosmirënjohës grek, – janë fjalët e një autori italian – bën sa mjafton për të treguar rezultatin e madh që mund të kishte korrur nëse me të do të bashkoheshin populli sërb o, së paku, Luigji i Hungarisë.”

Por Sërbët kanë tjetër gjë në dorë, kanë grindjet e brëndëshme, dhe nuk kuptojnë se vërshimi aziatik po hapet në mënyrë të pandalëshme e shpejt do të arrijë në shtëpinë e tyre. Në fakt më 1389 vjen ndeshja fatale në fushën e Kosovës ndërmjet gjysëmhënës dhe një besëlidhjeje të krishterë nën komandën eprore të një mbreti sërb. Gjatë kësaj beteje të famshme bie në luftim mbreti Lazër të cilit, mbas përfundimit të betejës, i merret haku nga një bujar sërb që me tradhëti vret sulltanin Murat I.

Shumë kanë folur Sërbët për këtë betejë të humbur, duke përvehtësuar gjithë sakrificat, mbasi për merita nuk është rasti të flitet. Është e nevojshme të sqarohet se ndeshja në Kosovë nuk është përballuar vetëm nga sërbët, por nga e gjithë besëlidhja e krishterë, e përbërë nga Sërbët, Boshnjakët, Dalmatët, Hungarezët dhe Shqiptarët, këta të fundit të komanduar nga princi Gjergj Kastrioti, gjyshi i heroit tonë, Skënderbeut. Nëse komanda eprore i u besua nga aleatët mbretit sërb, kjo ndodhi për arsyen e thjeshtë se asnjë tjetër ushtri beslidhëse nuk kishte në krye një mbret dhe se ushtria sërbe ishte më e shumtë se ato të aleatëve.
Për ne gjëja më e rëndësishme është fakti se nëse mbretëria sërbe u shëmb përballë kolosit turk në një të vetme betejë sado madhështore, Populli shqiptar u a mbylli turqve rrugët e Perëndimit edhe për 76 vite të tjera. Nëse populli sërb mund të mëtojë një të drejtë historike përballë Evropës thjesht për vdekjen e një mbreti të tij në një betejë kundra turqve, aqë më tepër duhet t’i jepet popullit Shqiptar e drejta për mirënjohje nga qytetërimi i krishterë perëndimor, që për tre të katërta qindvjeti, ka patur në të një gardh të pakapërcyeshëm kundra barbarisë aziatike.

Por këtë borxh mirënjohjeje Evropa e harroi për një kohë të gjatë. Populli shqiptar, i nënështruar peshës së stërmadhe të forcës turke, mbas një qëndrese të gjatë e heroike, në shumicën e madhe të tij, ka kryer përballë Krishterimit krimin e mohimit të fesë të cilën më parë e kishte mbrojtur me aq zell e heroizëm. Nuk do të flasim këtu për këtë dukuri shumë të rëndësishme shoqërore e për faktorët e saj përcaktues, as për të gjitha pasojat e saj. Themi vetëm se dënimi i dhënë Popullit shqiptar nga Evropa e krishterë për këtë faj të tij ka qënë me të vërtetë i ashpër, i papërshtatëshëm, i padrejtë. Ai u braktis në fatin e tij të dhimshëm, pothuajse i mallkuar, i përjashtuar nga bashkësia evropiane. Gjithë përpjekjet e tij për t’u çliruar nga zgjedha otomane kanë mbetur pa jehonë n’Evropë, janë quajtur një çështje e brëndëshme, shkurt një grindje në familje.

Ç’rëndësi ka, mendohej, nëse të pafetë mbysin njëri tjetrin? E kur Shqiptarët ortodoksë të Sulit japin ndihmesën e tyre vendimtare për lirinë greke, vetë Greqia e me të, një pjesë e madhe e Perëndimit, gjejnë rast nga kjo vepër bujare të pohojnë se ortodoksët shqiptarë ndjehen Grekë, madje janë Grekë. Kur malsorët heroikë katolikë të Mirditës, të Hotit e të Grudës rrëmbejnë armët për të luftuar bri vëllezërvet myslimanë të Plavës e Gucisë, për të përzënë së bashku trupat malazeze që donin të merrnin në zotërim tokat shqiptare të caktuara nga Kongresi i Berlinit Shtetit fqinjë, Evropa do të çonte një flotë të fuqishme ndërkombëtare, për të frikësuar mbrojtësit e Ulqinit e për të shtrënguar Sulltanin të çonte një ekspeditë ndëshkuese kundra kryengritësve shqiptarë që duan të vdesin dhe vdesin më parë se të lëshojnë edhe një pëllëmbë të Atdheut të tyre.

Ja sepse, ndërsa popujt e tjerë ballkanikë të përkrahur, të ndihmuar, të mbështetur me të gjitha mjetet nga fuqitë e krishtera, kanë fituar lirinë e tyre një shekull para shqiptarëve, këta të fundit kanë duruar zotërimin e huaj deri më 1912, kur Roma e Vjena u kujtuan se në bregun lindor t’Adriatikut kishte interesa jetësore për t’u mbrojtur kundër rrezikut sllav e grek dhe që mënyra m’e mirë për të pajtuar këta me drejtësinë ishte mbështetja e aspiratave të shenjta të popullit shqiptar për pavarësinë e tij. Kështu, në sajë të mbështetjes së fuqishme të dhënë nga dy fuqitë mike, Italia dhe Austro-Hungaria, ne mundëm që më 28 nëndor 1912, mbas katër shekujsh e gjysëm skllavërie, të ngremë në Vlorë flamurin tonë kombëtar, flamurin e Skënderbeut, mbrojtësit të qytetërimit perëndimor.

Lejomëni të shmangem pak nga biseda, mbasi nuk dua të largohem nga periudha e zotërimit turk mbi Shqipërinë pa thënë asnjë fjalë mbi rolin pozitiv të shqiptarëve në këtë Shtet. Kemi jetuar më shumë se katër qindvjetorë nën Turqinë. Jemi mundur e kemi kaluar nën zotërimin e saj. Kemi humbur lirinë tonë kombëtare.

Jemi trajtuar, në kohët e para, si popull i mundur e si të pafé, si gjithë popujt e tjerë të krishterë të Perandorisë otomane, pa asnjë të drejtë politike, shkurt si rajá, siç na quanin pushtuesit në gjuhën e tyre, si njerëz pa asnjë pjesëmarrje në strukturat civile e ushtarake të Shtetit. Turqit, deri në shekullin XIX e ndanin gjithë Kombin në dy kategori: quanin popull sovran pjesën myslimane dhe popull të nënështruar masën e të pafeve që nuk gëzonin asnjë të drejtë politike, madje nuk kryenin as shërbimin ushtarak. Për gjithshka tjetër Turqit kanë treguar tolerancën më të gjërë karshi nënshtetasve të krishterë, simbas mësimeve të Kuranit.

Me sa duket, këtë gjëndje përulësie dhe tolerance të thjeshtë, pjesa m’e madhe e shqiptarëve nuk ka mundur t’a durojë gjatë. Prandaj janë shndërruar në myslimanë. Që nga ai çast kanë hyrë menjëherë në kategorinë e popullit sovran, politikisht të barabartë në gjithshka me Turqit vetë, si popujt e tjerë myslimanë të Perandorisë : Arabët, Kurdët, etj. Duke përshkuar historinë politike, administrative e ushtarake të Turqisë së vjetër, shihet se ndërmjet burrave të mëdhenj të Shtetit e gjeneralëve të saj me vlerë, numuri i Shqiptarëve, në përpjestim me popullsinë, i kalon të gjithë popujt e tjerë, përfshirë edhe atë Turk.
Është kjo një dukuri që, ndoshta, mund të studiohet edhe nga pikëpamja racore, duke vërejtur që, ndërmjet popujve otomanë pjesëmarrës në pushtetet shtetërore, vetëm Shqiptarët i përkisnin racës ariane, nëse përjashtojmë Kurdët, të pakët në numur e më pak të arsimuar se të tjerët. Sidoqoftë perandoria otomane, ashtu si në lashtësi ajo romake, i ka shërbyer shqiptarëve si fushë sprove për të treguar dhuntitë e mëndjes në të gjitha fushat, megjithë numurin relativisht të pakët. Nga ana tjetër njerëz të mëdhenj, që i përkasin racës sonë, gjejmë gjithkund nëpër botë ku ka vendosje shqiptarësh.: mjaft të kujtojmë Tuajin e tonin Krispin e madh, emri i familjes së të cilit është një fjalë shqiptare që do të thotë kryetar shtëpie.

Tani të kthehemi tek shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Nëse Italia dhe Austro-Hungaria, të mbështetura nga Gjermania, arritën të merrnin edhe nga armiqt e Shqipërisë njohjen e një Shteti shqiptar të pavarur, kufijtë e njohura këtij Shteti nuk i përgjigjeshin asnjë kriteri të drejtë, as etnik, as historik, as gjeografik. Nga dy milion shqiptarë të pastër, që banonin së bashku në siujdhesën ballkanike, që dikur mbante emrin e gjyshërve të tyre e quhej siujdhesa ilirike, gjysma u lanë jashtë nën sundimin sërb e grek. Një milion njerëz, që flasin të njëjtën gjuhë, që kanë të njëjtat doke e mënyra jetese, të njëjtat zakone në të gjitha shfaqjet e jetës, të njëjtat ndjenja, nga Çamët tek Kosovarët, nga Suliotët heroj të pavarësisë greke, tek fatosat e Hotit e të Grudës, janë detyruar të njohin tridhjetë vite skllavëri që i bënë të kujtojnë me mall katërqind vitet e zotërimit të Sulltanëve. E tokat më të mira, më pjelloret e më të shëndoshat e Kombit shqiptar, i u dhuruan Sërbvet me një arbitraritet të padëgjuar.

Ishte epoka kur sundonte diplomacia e Parisit dhe Londrës, e frymëzuar jo nga kritere drejtësie, por nga interesa të ngushta egoiste që arritën kulmin në traktatin e mallkuar të Versajës, mishërim i përbindshëm i të gjitha poshtërsive. (………………..)

Në rendin e ri që do të dalë nga lufta Populli shqiptar, më së fundi, do të ketë bashkimin kombëtar në kufijtë e Shqipërisë më të madhe të pavarur. Ky është fruti më madhështor që Kombi shqiptar korr sot nga bashkimi me Italinë.

Me bujtë në Abacinë e Oroshit, projekti rivitalizues

Fatmira Nikolli – S’është nevoja t’ju flas për kishën e tij, të projektuar prej atij vetë, më e madhja në të gjithë malësinë, as për shtëpinë e tij të madhe, e mobiluar e gjitha sipas shijeve europiane, e as për mikpritjen e tij princërore. Këto i dinë të gjithë ata që vizitojnë Shkodrën e pastaj bëjnë një udhëtim lart nëpër male. Kur vajta unë aty, ai vetë s’qe në shtëpi, por e motra, që më përshëndeti me përzemërsi si të ishim të njohura të vjetra, dhe prifti i Oroshit, më bënë nderet e shtëpisë. Po Oroshi pa abatin (Preng Doçi) është si ‘Hamleti’ pa Hamletin…”. (Edit Durham, “Shqipëria e Epërme”, Botimet IDK, Tiranë)

Dikur ajo ishte një nga komplekset kishtare më me emër në Ballkan. Atje ndalonte edhe Edit Durhami, atje ndalonin udhëtarë në zë e baronë që kalon andejpari, në Shqipërinë e varfër që ende nuk kish dalë nga ndikimi i Perandorisë Osmane. Sot, kur kompleksit të dikurshëm i kanë ngelur vetëm rrënojat, një projekt rivitalizues do e rikthejë në strehë arti, kulture e në një bujtinë të madhe që pret turistë e miq.
Eshtë natyrisht e dukshme rëndësia e madhe që Abacia e Oroshit ka jo vetëm për krahinën e Mirditës, por edhe për rikonstruktimin e historisë së Shqipërisë. Historia e kësaj abacie nuk është zbardhur akoma tërësisht, por në bazë të të dhënave që Abati i famshëm Preng Doçi jep në gazetat gjermane në vitet 1888-1896, rezulton se abatët e Oroshit fillojnë që nga viti 1636, vit në të cilin Stefano de Gapseri u emërua Abat i Oroshit.

Prej pak ditësh është bërë me dije miratimi i një projekti të rikualifikimit të Abacisë së Oroshit.
Projektuesi, arkitekti Gjon Radovani thotë se nisma rikualifikimit të kompleksit të Abacisë së Oroshit është ndërmarrë nga Monsinjor Gjergj Meta, ipeshkëv i Mirditës.
“Oroshi është futur tashmë edhe në programin qeveritar të 100 fshatrave, kështu që një koordimin i punës ndërmjet masave infrastrukturore shtetërore dhe atyre të Ipeshkëvisë më rikonceptimin e kompleksit të abacisë do të sillte një përmirësim të madh të situatës në zonë”, thotë Radovani për ‘GSh’.
Ai vëren se gjendja aktuale e Abacisë, që për momentin ka vetëm kishën në nevojë urgjente restaurimi dhe varrezat pranë saj, të cilat janë edhe sot aktive, dedukton nevojën imediate për ndërhyrje.
“Koncepti urbanistik dhe arkitekturor parashikon ndërhyrjen në pesë elemente të rëndësishme të kompleksit, për ta kthyer këtë abaci në një pol të rëndësishëm fetar, social, kulturor dhe turistik.

Si ndërhyrje e parë imediate është ai i restaurimit të kishës, restaurim i cili do t’i nënshtrohet të gjithë normave moderne të restaurimit si në brendësi të saj ashtu edhe nga ana e jashtme. Një analizë e saktë e dëmeve dhe nevojave jetike për ndërhyrje po bëhet ndërkohë dhe pas mbarimit të kësaj ekspertize, një plan pune i qartë dhe i kuotuar si nga ana teknike ashtu edhe nga ajo financiare do vihet në shërbim të realizimit të punës”,-thekson arkitekti.

 

 

 

Sipas Radovanit, komponenti e dytë, tepër e rëndësishëm është ndërtimi i kuvendit mbi rrënojat e kuvendit të vjetër me një destinacion të ri dhe me një logjistikë moderne. “Rrënojat e kuvendit të vjetër po zbulohen nëpërmjet gërmimeve të kujdesshme arkeologjike që po bëhen në in situ. Çdo gur i ndërtesës së vjetër po ruhet me shumë rigorozitet për t’u vënë në dispozicion për ndërtimin e kuvendit të ri. Kuvendi nuk do të ketë vetëm funksion kishtar, por do të sigurojë vend fjetjeje edhe për turistë apo studiues, që dëshirojnë të kalojnë ndonjë ditë në një ambient tepër komod dhe të mbushur me histori në mesin e maleve spektakolare të Mirditës. Edhe një muze i vogël me informacion mbi rajonin dhe abacinë do zërë vend në këtë kuvend”. Gjuha arkitektonike që përdor Radovani në rindërtimin e kuvendit është një miksturë delikate e historikes që është në themelet e rrënojave të kuvendit të vjetër, me modernen që lind nga tradita dhe që përdor një gjuhë shumë të qartë dhe komunikative.

“Koncepti im vazhdon me një ndërhyrje të fuqishme për sistemimin e varrezave pranë Abacisë. Këto varreza janë aktive, por për t’i shpëtuar nga kaotizimi, duhet t’i nënshtrohen një projektimi për parcelat e reja dhe një sistemimi të atyre aktuale. Rrethimi i tyre dhe gjelbërimi maksimal i mundshëm do krijojë një ambient të paqtë dhe dinjitoz për stacionin e fundit të jetës së njeriut”, thotë arkitekti Radovani. Njëherësh, ai apelon edhe për respektimin rigoroz të Normativave të projektimit dhe të ndërtimit të varrezave, të përpiluara nga vetë ai në vitin 2014 kur ai ishte zv.min i Zhvillimit Urban dhe të miratuara me Vendimin e Këshillit të Ministrave më 2014.
Si element krejtësisht i ri i kompleksit ai veçon komponentin e katërt, që i kushtohet shërbimeve. Paralel me kishën në anën veriore të saj, dy struktura të lehta që dalin edhe ato nga toka për arsye të relievit dhe që hapen nga ana e sheshit të kishës, ofrojnë mundësinë e të gjitha shërbimeve të nevojshme. Bar, restorant, sallë mbledhjesh dhe konferencash, por edhe transformimi i tyre në një skenë të hapur për aktivitete më të mëdha të komunitetit, si koncerte, teatër, etj. është e mundur falë fleksibilitetit dhe qualitetit të projektimit të tyre. Këto struktura do jenë të ashtuquajturat ‘struktura smart’, që në sajë të teknikës dhe teknologjisë do plotësojnë çdo nevojë të organizatorëve të eventeve.
Komponent i pestë dhe i fundit që ka menduar arkitekti është sistemi i qarkullimit të motorizuar dhe këmbësor si dhe parkimi, i cili është i ndarë në dy kategori, privat dhe publik duke siguruar aksesushmëri në të gjithë kompleksin edhe për persona me aftësi ndryshe.
Në tërësi të projektit spikat vëmendja e madhe për kualifikimin e mjedisit, për uljen e impaktit ndaj tij dhe mbajtjen e një raporti të shëndoshë mes historikes dhe modernes. Me realizimin e kompleksit të Abacisë së Oroshit, turizmi historik, malor dhe rural me siguri do të ketë një magnet tepër të rëndësishëm dhe shumë të vizitueshëm, mendon Radovani.
NDËRTIMI I KOMPLEKSIT NGA ABATI
Me përkrahjen financiare të Austro-Hungarisë dhe të Propaganda Fides ishte mundësuar rindërtimi i kishës si dhe rezidenca e abatit të bëhej prapë e banueshme. Për nevoja të tij Doçi kishte mbjellë edhe një vresht rrushi dhe një kopsht me pemë dhe sipas deklarimeve të tij ishte përherë në lëvizje. Me 12 maj 1889 kur shënohet festa e pajtorit Shën Aleksandri Doçi lexon dekretin “Supra montem Miriditarrum” sikurse edhe fermanin e Sulltanit. Kajmekani, pleqtë dhe kleri përpilojnë një falënderim për sulltanin, të cilin abati ia kishte dhënë pashës së Shkodrës me 6 qershor për ta bartur më tutje. Doçi gëzonte mbrojtje të lartë në Romë dhe kishte përkrahjen e qeverisë turke. Abbacia nullius ishte ngritur në koston e dioqezës së tij.
Në tetor 1888, pra, pak para emërimit të tij, Doçi i dërgon Propagandës Fides `Notizie sull`Abbazia dei Miriditi. Ai e thotë si të sigurt se, në Orosh dikur ka qenë një manastir i benediktinëve. Pohimet se mund të jetë bërë fjalë për një abaci baziliane, ai e hedh poshtë kategorikisht. Pas pushtimit turk benediktinët e kanë lëshuar Oroshin dhe në fillim të shek. XVI manastiri është shekullarizuar. Mungesën e dokumentacionit nga kjo kohë Doçi e argumenton me gojëdhënat se, rezidenca e abatit njëherë është djegur. Po ashtu se turqit e kanë grabitur disa herë manastirin e me këtë kanë plaçkitur edhe reliken e Shën Aleksandrit. Papa Klementi VIII ose Sixtus V, pastaj u ka dhënë Abacinë e Oroshit françeskanëve, por që janë dëshmuar si të paaftë për ta mirëmbajtur objektin. Kështu që në viteve 30-të të shek. XVII, Propaganda Fide kishte emëruar përsëri meshtarë shekullarë apo dioqezan (clerici saeculares) si abatë. Kishte kohë të gjata që posti mbetej i zbrazët si dhe përpjekje të ipeshkvijve të Lezhës për ta shuar manastirin dhe për ta përvetësuar si pronë të tyre.
Kësaj përmbledhjeje historike të Doçit, si duket në Romë, duhet t`i kenë besuar, sepse në dekretin e 25 tetorit 1888 me anë të së cilit Abacia e Oroshit ngrihet në `Abbatia nullius` bëhet fjalë prapë për një ish-manastir të benediktinëve: “Abbatia S. Alexandri, quae olim a Patribus Benedictinis regebatur.”

19-vjeçarja e rritur jetime që u burgos nga komunistët, në vitin 1947

“Aktivitetin tim kundër pushtetit popullor, e kam nisur në gusht të vitit 1946. Arsyeja ka qenë pse unë nuk kam marrë triskën e rinisë dhe të frontit…”



Marika Dhima ishte një vajzë 19-vjeçare nga Korça, nxënëse në lice. Ishte jetime, pa mbështetje e pa asnjë përkrahje. I vetmi njeri i afërm që ajo kishte, ishte një xhaxha i saj që jetonte në SHBA. Në pranverën e vitit 1946, kur nisi klasifikimi i popullsisë në “armiq të popullit” dhe mbështetës të pushtetit popullor, një pjesë e të rinjve shqiptarë, ata që vinin nga familje patriotike me background antikomunist, nuk e morën të drejtën e marrjes së triskës së frontit dhe, në rastin kur ishin të rinj, edhe teserën e rinisë. Marika Dhima ishte një prej këtyre të rinjve që u përjashtua nga organizata, duke u klasifikuar automatikisht si “armike e popullit”.  E gjendur në këtë situatë, e kërcënuar nga regjimi, pa asnjë mbrojtje e pa asnjë shpresë, ajo nisi të shkruante letra në SHBA, drejtuar xhaxhait të saj, por edhe personaliteteve amerikane që kishin lidhje me Shqipërinë. Marika nisi kontaktet me misionin amerikan që vepronte ende në Shqipërinë e asaj kohe. Ajo u bë pjesë e të rinjve shqiptarë që nuk e pranuan diktaturën dhe nisën një farë aktiviteti kundër pushtetit komunist. Më poshtë, botohet një pjesë nga letra që ajo i drejtonte zyrtarëve amerikanë, për t’i shpjeguar se në Shqipëri po instalohej diktatura dhe se në popull kishe pakënaqësi.

Letra

“Jam një vajzë jetime pa asnjë njeri, pa prindër, pa përkrahje dhe pa ndonjë burim të ardhurash. Jam studente e vitit të tretë të liceut dhe jam një nxënëse e mirë, me shumë dëshira për të vazhduar studimet. Fatkeqësisht, rrethanat e sotme nuk më lejojnë të vazhdoj shkollën. Në këto kushte, pikësëpari, më duhet të mendoj se si të fitoj jetesën, pa u përkulur aspak e duke sakrifikuar. Studioj natën në një korridor të ftohtë pa zjarr, sepse më duhet të mësoj për të dhënë provimet e fundit. Këto janë kushtet në të cilat i ka lënë pushteti i sotëm studentët, si mua që nuk bëjnë pjesë në radhët e Partisë Komuniste…”, shkruante ndër të tjera Marika Dhima, në letrën e saj.

Në takim me një prej pjesëtarëve të misionit anglez, Marika ishte shprehur se nëpër dyqanet e qytetit e të fshatit, nuk kishte ushqime. Ajo kishte folur për problemet që kishte nisur të shihte në funksionimin e shtetit komunist, ku një pjesë e vogël e popullsisë, njerëzit kryesorë të pushtetit jetonin shumë mirë, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë ishte zhytur në varfëri. Marika kishte dhënë opinionin e saj se populli kishte shumë pakënaqësi me pushtetin e ri komunist. Një prej raportimeve të saj, ku gjen detaje mjaft interesante, është edhe vjedhja e mallrave që vinin si ndihma humanitare të UNRA-së për Shqipërinë. Marika kishte njoftuar pjesëtarët e misionit britanik se mallrat që vinin si ndihmë për popullsinë, shiteshin shumë shtrenjtë në tregun e zi. Një prej anëtarëve të misionit britanik, i quajtur “Grastone”, kishte marrë informatën për abuzimin e pushtetit me ndihmat e UNRA-s.

Një detaj me shumë rëndësi në dosjen e Marika Dhimës, është fakti se ajo ka pranuar bashkëpunimin e saj me misionin anglo-amerikan, por ka refuzuar kategorikisht të pranojë se të tjerë të rinj në Tiranë, kishin qenë bashkëpunëtore të misionit angloamerikan. Marika nuk ka pranuar të tregojë asnjë prej miqve të saj të rinj, të angazhuar në aktivitetin e tyre antikomunist, në vitet e para të diktaturës.

Dëshmi

“Aktivitetin tim kundër pushtetit popullor, e kam nisur në gusht të vitit 1946. Arsyeja ka qenë pse unë nuk kam marrë triskën e rinisë dhe të frontit… Letrat që kam dërguar në Amerikë, i kam shkruar duke treguar mbi gjendjen time personale, vështirësitë e mia, por edhe për gjendjen e popullit shqiptar në përgjithësi… Është e vërtetë që kam bashkëpunuar me misionin amerikan, por nuk është e vërtetë që të kem bërë mbledhje me shoqe të tjera…” dëshmoi ndër të tjera Marika Dhima, para hetuesisë.

 Akuza

Marika Dhima ka folur e propaganduar kundër pushtetit popullor dhe gjendjes së krijuar në vendin tonë pas lufte.

Ka marrë iniciativën e shtyrë nga urrejtja për pushtetin e sotshëm dhe u ka shkruar letra disa njerëzve në Amerikë, ku ekspozon gjendjen në vendin tonë tepër kritike edhe regjimin tonë shtypës dhe terrorist.

Ka pasur kontakte me Anton Stivens, pjesëtar i misionit amerikan në Shqipëri, të cilit i ka dhënë ionformata për gjendjen në vendin tonë.

Pas largimit të Stivens, Marika Dhima ka mbajtur lidhje me përfaqësuesin e UNRA-s, i quajtur Kraston, të cilit i ka paraqitur situatë të keqe në vendin tonë.”

Akuza është ngritur nga prokurori Faik Minarolli dhe prokurori ushtarak Petrit Hakani.

Dënimi

Pas një procesi të gjatë hetimor, Marika Dhima u dënua me katër vite heqje lirie dhe heqje e të drejtave elektorale. Bashkë me tri vajza të tjera nga qyteti i Korçës, ajo u dënua dhe vuajti dënimin në burgun e  Tiranës, për t’u kategorizuar një herë e përgjithmonë si “armike e popullit”./kujto.al

Shënim: Materiali është marrë nga AIDSSH, në dosjen e Marika Dhimës, me numër 4894

“Si e pashë ish-deputetin gjysmë të vdekur në burgun e ri të Tiranës. U tmerrova…”, dëshmia rrënqethëse e Dr.Konomit

Historia e panjohur e disidentit komunist, ish-deputetit të Kuvendit Popullor, Xhavit Qesja, i cili në vitin 1956 kur ishte student i Filozofisë në Moskë, përkrahu politikën e Hrushovit duke iu kundërvënë udhëheqjes komuniste të Tiranës. Përse nuk pranoi ai t’i kërkonte falje Enver Hoxhës, dhe internimi e ishullin e Zvërnecit dhe më pas në burgun e Burrelit ku bëri 70 ditë grevë urie….?!

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Po të ishte gjallë Karl Marksi dhe të merrte vesh se komunistët shqiptarë torturohen deri në djegien e trupit me hekur të skuqur në zjarr dhe me heqien e thojve të këmbëve me pinca, siç është rasti i Kristo Budos, ay, pra Marksi, do të shkulte flokët e kokës dhe do të dënonte me ashpërsinë më të madhe këto akte dhunë e antinjerzore”. Kështu shprehej në një nga 40-të letrat që i dërgonte Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Punës së Shqipërisë në mesin e viteve ‘60-të, Xhavit Qesja, që ndodhej i internuar në Kampin e Zvërnecit, i cili kishte qenë një nga komunistët e parë të rrethit të Krujës, Komisar i Brigadës së 23-të partizane gjatë Luftës, Komisar i Komandës së Qarkut të Tiranës në vitin 1945, antar i Komitetit Qëndror, deputet dhe Sekretar Politik i Qarkut të Shkodrës e Beratit, si edhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Elbasanit deri në vitin 1958 kur u arrestua i akuzuar si armik i popullit. Po cila ishte e kaluara e Xhavit Qeses, ku kishte studjuar ai dhe përse e arrestuan atë në vitin 1958?
xhavit

Përse e mbajtën Xhavitin të izoluar në ishullin e Zvërnecit, cilat ishin pikpamjet e tij lidhur me vijën politike që po ndiqte Nikita Hrushovi dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik në atë kohë dhe përse ai iu kundërvu vijës politike të Enver Hoxhës? Çfarë qëndrimi mbajti Xhaviti në ishullin e Zvërnecit ku asokohe vuanin dënimin disa nga ish-funksionarët e lartë të Shtetit e PPSH-së, të cilët Enver Hoxha i kishte shpallur armiq e i kishte damkosur si revizionistë dhe çfarë kërkonte ai në letrat që i dërgonte Byrosë Politike?

Kush ishte Xhavit Qesja?

Xhavit Qesja u lind në vitin 1923 në qytetin e Krujës prej nga është dhe origjina e familjes së tij tepër të njohur dhe të pasur në atë qytet.. Pasi mbaroi shkollën unike në vëndlindjen e tij, familja e dërgoi Xhavitin në gjimnazin e Tiranës të cilin ai e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1941. Që kur ishte në bankat e atij gjimnazi, Xhaviti ra për herë të parë në kontakt me idetë komuniste dhe së bashku me disa nga shokët e e tij të shkollës u aktivizua në grupet edukative apo të simpatizantëve të Partisë Komuniste siç quheshin ata në atë kohë. Pas mbarimit të gjimnazit ai punoi për pak kohë në administratën e Drejtorisë së Postës së Tiranës dhe më pas u largua nga ajo punë për arsye se Qarkori Komunist i Tiranës i drejtuar nga Gogo Nushi e dërgoi atë për të punuar në organizimin e Partisë në rrethin e Krujës.

Në atë kohë që Xhaviti shkoi në Krujë, falë rrethit të gjerë miqësor që kishte, ai menjëherë krijoi dhe celëulën e parë komuniste të atij qyteti duke qenë vetë drejtuesi kryesor i saj. Xhaviti e udhëhoqi Qarkorin Komunist të Krujës për disa kohë dhe më pas ai u muar dhe me formimin e çetës partizane Krujë-Ishëm së bashku me Rexh Deliun që u caktua Komandant i saj. Në vitin 1944 kur u krijua Brigada e 23-partizane, Xhavit Qesja u caktua Komisar i saj dhe në atë detyrë ai mori pjesë në të gjitha betejat që zhvilloi ai formacion partizan deri në mbarimin e Luftës.

Gjatë periudhës së Luftës, Xhaviti u dërgua nga krerët e PKSH-së në Qarkun e Dibrës me qëllim që të merrte kontakt me familjen e madhe të Kaloshëve dhe bashkarisht të organizonin rezistencën e mëtejshme kundër forcave gjermane. Që në vitet e para të Luftës kur Xhaviti ishte në Qarkorin Komunist të Tiranës, ai u njoh me një vajzë të re të quajtur Meriban Najdeni, e cila do të bëhej dhe bashkëshortja e ardhshme e tij. Meribani ishte me origjinë nga rrethi i Dibrës dhe familja e saj kishte ardhur në Tiranë aty nga viti 1930-të.

Në atë kohë që Xhaviti u njoh me Meribanin, ajo ishte një ndër komunistet e pakta të Qarkorit të Tiranës dhe për kontributin e madh që dha gjatë Luftës, në 28 nëntorin e vitit 1944 kur u zhvillua parada e madhe para Hotel “Dajtit”, ku parakaluan brigadat partizane, ajo ishte një nga dy partizanet e vetme që ishin në atë tribunë fare pranë Enver Hoxhës dhe personaliteteve të lartë të udhëheqjes së PKSH-së e Frontit Demokratik.

Xhaviti deputet dhe antar i Komitetit Qendror të PPSH-së

Menjëherë pas mbarimit të Luftës që në ditët e para të dhjetorit të vitit 1944, Xhaviti u caktua me detyrën e Komisarit pranë Komandës së Qarkut të Tiranës me gradën e majorit. Pasi qëndroi disa muaj në atë detyrë, aty nga fillimi i vitit 1945 ai filloi punë në aparatin e Komitetit Qëndror të PKSH-së, ku përveç leksioneve që jepte në Shkollën e Dakos (Kursi i Partisë) ai dha një kontribut të madh në organizimin dhe funksionimin e organizatave bazë të Partisë Komuniste shqiptare në rrethet e ndryshme të vëndit.

Aty nga viti 1947 Xhaviti u caktua si Sekretar Politik i Qarkorit të Partisë në rrethet e Shkodrës dhe më pas në atë të Beratit ku punoi deri aty nga viti 1955. Në atë vit Xhaviti u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik në degën e Filozofisë pranë Shkollës së Lartë të Partisë në Moskë, ku ai ishte një ndër studentët më të përgatitur pasi njihte e zotëronte në mënyrë perfekte gjuhët frënge, italiane, angleze dhe ruse. Në atë shkollë Xhaviti studjoi deri në atë kohë që u mbajt Kongresi i XX-të i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe ai ishte një nga studentët shqiptarë që përkrahu pa asnjë rezervë vendimet liberale të atij kongresi dhe frymën hrushoviane që dominoi aty.

Duke qenë se ajo vijë politike që po ndiqte Nikita Hrushovi në atë kohë binte ndesh me qëndrimin e Enver Hoxhës dhe PPSH-së, organizata bazë e studentë shqiptarë që studjonin në atë shkollë e kritikuan ashpër atë për shkelje të vijës së partisë. Po kështu në atë kohë u thirrën në ambasadën shqiptare disa nga shokët e Xhavitit, si Iljaz Spahiu e Thoma Deljana të cilat studjonin në të njëjtën shkollë me të dhe ata u kritikuan ashpër në organzatën e Partisë të Ambasadës për qëndrimin liberal që ata kishin mbajtur ndaj pikpamjeve të shokut të tyre, Xhavit Qeses, dhe përse nuk e kishin kritikuar atë. Pas asaj mbledhje Xhavitit i’u komunikua urdhëri i ardhur nga Tirana, në të cilin thuhej se ai duhej t’i ndërpriste studimet dhe të kthehej urgjent në Shqipëri.

Në atë kohë që ai u kthye në Tiranë, vazhdonte të ishte deputet i Kuvendit Popullor dhe gjatë pushimit të një seance, vetë Enver Hoxha i futi krahun dhe e këshilloi që të hiqte dorë nga pikpamjet e tija. Por edhe pas atij takimi me Enver Hoxhën, Xhavit Qesja jo vetëm që nuk i ndërroi mendimet e pikpamjet që kishte, por përkundrazi i qëndroi me besnikëri asaj çka kishte thënë që në Bashkimin Sovjetik.

Izolimi 10-vjet në Kampin e Zvërnecit

Nisur nga ai qëndrim që po mbante Xhavit Qesja i cili binte krejt në kundërshtim me vijën politike që po ndiqte asokohe Enver Hoxha dhe PPSH-ja, atë e hoqën nga Tirana dhe e dërguan në detyrën e nënkryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Elbasanit. Edhe gjatë asaj kohe që ishte në atë detyrë, Xhaviti nuk i ndryshoi pikpamjet e tij lidhur me vijën politike të PPSH-së dhe si rezultat i atij qëndrimi aty nga viti 1958 atë e arrestuan dhe e dërguan në internim në ishullin e Zvërnecit (pranë Vlorës) ku asokohe mbaheshin të izoluar disa nga ish-funksionarët e lartë të PPSH-së të cilët Enver Hoxha i kishte shpallur armiq.

Pak kohë pasi Xhavitin e çuan në atë kamp, bashkëshorten e tij Meribanin e hoqën nga puna (aparati i Kryeministrisë) dhe nuk e lejonin që të shkonte për ta takuar Xhavitin në Zvërnec. Gjatë periudhës që Xhaviti qëndroi i izoluar në kampin e Zvërnecit, ai u dallua si një nga më konsekuentët nga të gjithë ish-funksionarët e lartë komunistë që ishin të internuar aty me urdhërin e Enver Hoxhës, si Tuk e Filip Jakova, Gjin Marku, Agron Çorati, Mark Ndoja, Zef Mala, Tahir e Muhedin Kadare, Pllumb Dishnica, Kadri Hoxha, Iljaz Ahmeti, Maqo Çomo, Kristo Budo, Vaso Marku, Qamil Disha etj. Gjatë asaj kohe edhe pse Xhaviti ndodhej në kushte shumë të vështira jetese, ai zbatonte me përpikmëri dhe rigorozitet një program dhe regjim ditor shumë strikt.

Falë gjuhëve të huaja që zotëronte në mënyrë perfekte, ai studjonte vazhdimisht, mbante shënime për çështje të ndryshme ekonomike, shfrytëzonte një revistë në gjuhën angleze për problemet ndërkombëtare dhe kishte dy fletore të trasha në të cilat mbante shënime për letërsinë botërore. Po kështu gjatë atyre viteve që qëndroi në atë kamp internimi, Xhaviti merrej me përkthimin e “Kapitalit” të Marksit, libër të cilin e botoi në shqip Instituti i Studimeve marksiste -leniniste, pa i vënë emrin e përkthyesit.

Xhaviti ishte shumë i ndjeshëm ndaj padrejtësive e vuajtjeve që kishin hequr shokët e tij që ndodheshin në atë kamp dhe duke mos i duarur dot ato, ai i shkruante vazhdimisht letra Byrosë Politike. Në një nga ato letra, ku ai denonconte dhunën e torturat çnjerzore që u ishin bërë shokëve të tij, ndërmjet të tjerash shkruante: “Po të ishte gjallë Marksi dhe të merrte vesh se komunistët shqiptarë torturohen deri në djegien e trupit me hekur të skuqur në zjarr dhe heqjen me pinca të thonjëve të këmbëve siç është rasti i Kristo Budos, ai (Marksi) do të shkulte flokët e kokës dhe do të dënonte me ashpërsinë më të madhe këto akte dhunë e antinjerzore”.

Në një letër tjetër që Xhaviti i dërgoi Byrosë Politike në atë kohë që PPSH-ja dha orientimin (urdhërin) për prishjen e shkatërrimin e kishave, xhamiave dhe objekteve të tjera të kultit, midis të tjerash ai shkruante: “Ju muarrtë një vendim shumë të gabuar, ju mund të shkatërroni xhamitë, kishat dhe objektet e tjera fetare të kultit, por kurrë nuk do të arrini të ndaloni me dekrete e detyrim, ndjenjat njerzore, koshiencën, ndërgjegjen e besimet e tyre të trashëguara në shekuj”. Gjatë asaj kohe që Xhaviti qëndroi i internuar në Zvërnec, ai ishte ndër të vetmit që nuk pranoi asnjëherë që të merrte pjesë në votime.

Xhaviti deklaroi përpara Komandës së Kampit të Zvërnecit, se ai nuk merrte pjesë në votime për arsye se nuk ishte dakort me programin e Frontit Demokratik dhe vijën e Partisë që e udhëhiqte atë. Duke parë qëndrimin e Xhavitit, në vitin 1966 atë e arrestuan dhe e nxorrën në gjyq ku ai nuk pranoi që të fliste dhe t’ju përgjigjej pyetjeve që i bëheshin. Përgjigjia e tij e vetme ishte: “Nuk kam punë me gjyqin. Çështjet e mia ia kam thënë Partisë dhe vetëm ajo mund t’i shqyrtojë e jo gjyqi”. Pas asaj Xhavitin e dënuan me dhjetë vjet burg politik dhe nga Zvërneci e çuan në burgun e Burrelit.

70 ditë në grevat e urisë në burgun e Burrelit

Gjatë periudhës afro 30-të vjeçare që Xhaviti qëndroi si në ishullin e Zvërnecit, ashtu dhe në burgun e Burrelit, ai herë pas here hyri në greva urie duke i’u kërkuar autoriteteve të burgjeve që ata të zbatonin ato rregulla që kishin hartuar vetë. Aty nga fillimi i viteve ’60-të, kur Xhaviti ishte në Zvërnec, ai mësoi se i kishte ardhur një pako me libra nga Italia, (“Komedia Hyjnore” e Dantes etj) të cilat i’a kishte dërguar kushëriri i tij Xhemal Ferra, apo siç njihej ndryshe Konti Ferra. Njerzit e Sigurimit nuk donin t’ia jepnin librat, ndonëse “Komedia Hyjnore” nuk ishte e ndaluar dhe shitej lirëshëm nëpër librari. Xhaviti reagoi menjëherë ndaj asaj padrejtësie që po i bëhej dhe njoftoi komandën se në rast se nuk i jepeshin librat brenda pesë ditëve, ai do të shpallte grevën e urisë.

Pas pesë ditëve librat nuk i’a dhanë dhe Xhaviti shpalli grevën e urisë e nuk pranonte të merrte ushqimin që i jepej nga Komanda e Kampit. Ajo grevë vazhdoi për tetë ditë me rradhë dhe Xhaviti nuk futi asgjë në gojë. Të gjithë shokët e tij i qëndruan pranë dhe mundoheshin që t’i lagnin buzët me ujë pasi nga çasti në çast prisnin vdekjen e tij. Ditën e tetë kur Sigurimi e pa se ai po vdiste, nga frika se mund të mbanin përgjegjësi u detyruan dhe i’a dhanë librat, pasi e panë se nuk mund ta gjunjëzonin dot atë.

Gjatë 30-vjetëve që Xhaviti qëndroi në burgje dhe internime, bëri 70 ditë greva urie duke u kërkuar autoriteteve të komandës që të zabtonin ato ligje që regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte hartuar vetë. Nisur nga ai qëndrim konsekuent që mbante Xhaviti gjatë kohës që vuante dënimet, shpesh herë ai u bë objekt i torturave më çnjerzore. Lidhur me këtë, Dr. Miço Konomi ka dëshmuar: “Një ditë më thërritën në birucat e Burgut të Ri të Tiranës për të vizituar një të sëmurë. Kur hyra në qelinë e tij e pashë të shtrirë përdhe gjysëm të vdekur dhe nuk lëvizte asnjë nga gjymtyrën e trupit.

Kur e pyeta se si quhej, ai m’u përgjigj me një zë të shuar: Jam Xhavit Qesja. Kur e pashë se në ç’gjendje ishte katandisur u thashë atyre të komandës se nuk kisha ç’ ti bëja, pasi atij i ishte qelbëzuar gjysma e kokës dhe duhej dërguar urgjent në spital.”

Lirohet në 1991-in, pas 30-vjetësh burg e internim

Pasi kishte kalur plot 30-vjetë në burgje dhe internime, aty nga viti 1990-të kur pritej që në Shqipëri të vinte për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Perez de Kuelar, Xhavit Qesen e nxorrën nga burgu kur ai ishte në moshën 67-vjeçare. Në atë kohë ai u bashkua me bashkëshorten e tij, Meribanin, e cila e detyryar nga lufta e klasave kishte bërë një ndarje formale me të, me qëllim që të shkollonte fëmijët.

Ndonëse me një shëndet të keqësuar nga vuajtjet, torturat dhe grevat e urisë që Xhaviti kishte zhvilluar gjatë viteve të burgut, përsëri ai gjente forca dhe shkonte vazhdimisht në Bibliotekën Kombëtare ku studjonte për orë të tëra. Disa nga miqtë e tij të burgjeve që e dinin se ç’kishte hequr ai, i sugjeronin shpesh që të shkruante kujtimet, por ai u përgjigjej:

“Unë nuk luftoj me të vdekurit, pikpamjet e mia ia kam parashtruar Byrosë Politike me letra dhe vetë Enver Hoxhës që kur ishte gjallë”. Xhaviti u nda nga jeta në vitin 1994, pasi kishte plotësuar pengun e vetëm: takimin me të birin, Shpëtimin, pas 30-vjetësh. Në kujtesën e të gjithë miqve të tij, ish-të dënuar etj, Xhavit Qesja ka mbetur si një nga disidentët komunistë më konsekuent në pikpamjet e tij dhe që nuk u gjunjëzua asnjëherë përpara presioneve e torturave çnjerzore që iu bënë për 30-vjet me radhë.

Habib Zogaj publikon fotografi të tmerrshme të krimeve serbe në Kosovë

Habib Zogaj nga komuna e Malishevës, ka prezantuar një album fotografish nga krimet e serbëve të kryera mbi popullatën civile shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, Zogaj ka treguar sesi i ka realizuar këtë fotografi.

“Kam qenë reporter i Radios Kosova e Lirë gjatë luftës. Duke qenë se profesioni im është gazetaria jam përpjekur që të zë shumë skena lufte dhe momente të tmerrshme që përjetoi popullata civile gjatë luftës në vitin 1998-1999. Fotografitë që përfshihen të përgatitura për botim janë nga masakra e Burimit ish Javiqi i Malishevës dhe nga maskra Turjakës. Albumi si tërësi ka tematika të ndryshme duke filluar që nga maskarat e vitit 1919 e deri në kohën e luftës”, ka treguar Zogaj.

Ai ka shtuar se fotografitë nga masakra e Burimit dhe Turjakës i ka realizuar nga vendi i ngjarjes

“Masakra e Burimit që ka 40 të masakruar që përfshihen pleq, gra, fëmijë dhe masakra e Turjakës ku përfshihen të tjerë qytetarë, janë vende të cilat i kam vizituar në vendin e ngjarjes. Këtë e kamë bërë së bashku me dy policisë ushtarak Fehmi e Bashkim Berisha”, shtoi Zogaj.

Ish-reporteri i luftës, ka treguar se pjesë e albumit të tij me fotografi të krimeve serbe, janë edhe disa fotografi të cilat i kishin realizuar vetë ushtarët serb.

“Pjesë e albumit tim ku përshkruhen në detaje krimet serbe janë 8 apo 10 fotografi që i kanë fotografuar vetë ata të cilat i kanë lanë në një film në shtëpinë ku e kanë pas bazën. Në fund të luftës qytetari nga Turjaka, Hysni Zogaj kur ka hy në shtëpinë e tij e ka gjet atë film dhe ma ka dorëzuar mua dhe unë i kam zhvilluar ato fotografi..”ka vazhduar rrëfimin e tij, Hebib Zogaj.

Në albumin e tij të mbushur me fotografi shihen gratë të dhunuara të cilat janë masakruar dhe pastaj i kanë djegur trupat e tyre, fëmijë të masakruar pa asnjë faj, nxënës të klasës së tetë, babë e djalë të masakruar.

Po ashtu shihen edhe mjete të dhunës të cilat janë përdorur nga ushtarët serb për të kryer krimet siç janë sëpata e sharra.

Zogaj ka treguar se pavarësisht hapjes së ekspozitave me këto fotografi ai nuk është ftuar asnjëherë nga askush as që të dëshmoi e as që t;i ofroi si dëshmi këto fotografi.

Si humbën jetën 2 ushtarë në Berat, gjatë xhirimeve të filmit ‘Skënderbeu’

 

Në pranverë të vitit 1952, kur trupa sovjetiko-shqiptare që po xhironte në vendin tonë pjesë nga filmi “Skënderbeu, luftëtar i madh i Shqipërisë”, shkoi edhe në Berat, afro katër javët e qëndrimit atje u shndërruan në një festë të madhe për qytetin. Ndërkohë përveç faktit të gëzueshëm që edhe Gjergj Kastrioti i vogël si edhe tre vëllezërit e tij në film janë femijë beratas, po ashtu beratase masa e madhe e fëmijëve të marrë peng nga turqit apo të keqtrajtuar prej tyre, gjithashtu të tillë gjithë pjesëmarrësit e rritur në dasmën masive të Skënderbeut (e cila u xhirua në fshatin panoramik Drobonik), nga ky qytet u bë edhe një zgjedhje tjetër.

Për të luajtur rolet e jeniçerëve turq në sulm për të marrë kështjellën, u caktuan ushtarë të repartit që ndodhej në Uznovë, tek ku historikisht ka qenë rregull stacionimi që nga vitet tridhjetë të shekullit të shkuar, të garnizonit qytetës.Këta ushtarë në moshë të re duheshin në skenën kur mbrojtësit shqiptarë nga muret e kalasë do të hidhnin mbi pushtuesit sulmues zift të nxehtë. Sipas skenarit dhe këmbëngulësisht prej regjisorit të talentuar rus Sergej Jutkeviç këto veprime do të ishin reale, jo të prodhuara në studio apo laborator.

U vendos që në rolet e ushtarëve sulmues turq, mbi supet e të cilëve do të derdhej me të vërtetë lëngu i zi përvëlues i serës, nuk do të ishin nga punonjësit e administratës së Beratit, të cilëve kryesisht u qe rezervuar muzika dhe tavolina plot për plot e dasmës, as do të vinin prej ndonjë sektori tjetër civil, si për shëmbull mësues apo zanatçi, por njëqind për qind ushtarë të repartit me rekrutë.

U tha se ata janë jo vetëm më të stërvitur me vështirësi lufte, por edhe plot intuitë për t’iu shmangur rrezikut fizik nga zifti djegës.

Kush e risheh sot filmin “Skënderbeu, luftëtari i madh i Shqipërisë”, tek sheh ato pak sekonda veprimi të luftëtarëve mbrojtës që u hedhin turqve nga lart zift të nxehtë, duhet të jetë i bindur se ata janë ushtarë të thjeshtë të garnizonit të Beratit, ka të ngjarë shumica edhe nga fshatrat apo qytete fqinj. Në repart qenë të vetëdijshëm se loja filmike me ziftin përvëlues ishte me rrezik të sigurtë, prandaj ata në një farë mënyre qenë të vetëdijshëm se mund të sakrifikonin fizikisht.Kanë shkuar me të vërtetë në luftë dhe jo në një xhirim filmi.

Gjithsesi për jetën e të caktuarve të qenë ushtarë turq të goditur nga lënda e zjarrtë u morën masa. Ata u veshën drejtpërsëdrejti në trup me një këmishë të plotë e të trashë gomine antidjegie, pastaj mbi të vunë rrobat e trupit, në këtë rast uniformën e ushtarit osman.

Kineasti Skënder Jaçe, i cili jo më shumë se dy-tre muaj më parë do të na tregonte të fshehtën e mëpasshme, vetë lindur dhe formuar me përvojë filmike në qytetin e Kuçovës afër Beratit, ngul këmbë se në skenën e caktuar të “Skënderbeu, luftëtar i madh i Shqipërisë”, e dallon me sy se si, ndryshe nga masa e madhe e ushtarëve turq, pra në fakt ushtarëve shqiptarë, dy prej tyre, kur u ra mbi shpinë sera e nxehtë, shprehin një dhimbje shumë të madhe, dukshëm të vërtetë.

Kuptohet qartë që djegia u ka ndodhur realisht.

Pas vitit nëntëdhjetë, kur tashmë qe e lehtë të prishje çdo lloj sekreti të së shkuarës, një mik i Skënder Jaçes, oficeri me emrin e thirrur miqësisht Guçe, në momentet që të dy po shihnin filmin për Skënderbeun, i thotë se dy ushtarë nga reparti i tij, figurantë, qenë djegur vërtetë, madje në një shkallë të rëndë.

Këtë po ja thoshte për herë të parë vetëm Skënderit.

Zifti përvëlues, shpjegoi oficeri i garnizonit të Beratzit, dreqi e di si kish mundur, u pati hyrë në qafë nga lart, zbritur pastaj nga poshtëkoka e mbrojtur, duke rrëshqitur si gjarpër vrastar dhe depërtuar deri edhe poshtë gominës. Hyrja në atë hapësirë milimetrike, ku goditi sera e nxehtë, praktikisht një gjë e tillë nuk mund të ndodhte edhe sikur me shenjë të merrej.

Pas xhirimit të dy ushtarët e djegur në qafë, në pjesën e sipërme të shtyllë kurrizore, u shtruan menjëherë në spital dhe u bë gjithçka për tua neutralizuar plagën e shpëtuar jetën. Për fat të keq dëmi qe i pariparueshëm. Trupat e pajetë, të mbyllur në arkivole, iu dorëzuan familjeve me shpjegimin se ata ishin vrarë gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Po të thoshin të vërtetën e asaj ngjarjeje tragjike gjithçka akuzuese, mendonin krerët e Shqipërisë së atyre çasteve, do të binte, të paktën në opinionin e brendshëm por edhe në atë të huaj, mbi rusët dhe Bashkimin Sovjetik. Kështu do të kompromentonte miqësinë e fortë ideologjike të Kampit Socialist, do të përbënte pikë të pëlqyer goditjeje nga rivalët e Perëndimit. Në motin 1952, filluar që në 1949, ende qe në vijim operacioni i madh i SHBA dhe aleatëve të saj për ta goditur dhe shkatërruar Kampin Socialist duke përdorur si “thembër Akili” Shqipërinë.

Vdekja e dy të rinjve, arsyetohej, do të njolloste edhe biografinë e filmit, do ta ndiqte atë nga pas në çdo sallë kinemaje ku do të shfaqej, në çdo vend të botës të ndodhte kjo. Nuk do të kursente edhe Kanën, ku fitoi çmim.

Kështu, nën këtë logjikë mendjembyllur, pse jo edhe shumë pak humane, ky sekret për shkaqe politike mund të funksiononte apo justifikohej deri në fund të vitit 1990. Më pas çdo mbyllje tjetër do të kryente të njëjtin faj.

Në fund të fundit, duke e bërë sot publike këtë ngjarje të trishtë do të nxiten bashkëkombës këmbëngulës e të stërvitur për hetime, të cilët mund t’i shkojnë deri në fund verifikimit të saj. Po ashtu edhe zbulimit me emër dhe mbiemër të dy ushtarëve martirë.

Ata ranë për filmin e madh e të famshëm kushtuar Skënderbeut dhe kjo mjafton për t’u konsideruar se e dhanë jetën për Shqipërinë.

MAJI 1942 … DR. NORBERT JOKLI – Përgatiti Fritz RADOVANI

 

 

DR. Norbert Jokli ishte Albanolog Austriak me prejardhje Hebre…

Ai ka shkrue per At Gjergj Fishten:

■ “… Lahuta e Malsisë e At Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarve: me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t’ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e Shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç’prej kohve të largëta të iliro – thrakëve.”

 

■”Shqipnia pat nji fat t’ madh e t’ jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjerë, veçse mbas qinda vjetësh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t’gjith, atë, qi u pshtet në popull t’vetin e n’ gjuhen e tij e qi me vjersha t’veta ndezi flak zemrat n’popull, pat zhenin poetike t’At Gjergj Fishtes.

I rranjosur krejtësisht në popullin e vet, At Fishta ka dashtë të përgjonte si flasin burrat e gratë e maleve. Ka marrë prej tyre mënyrat e namëve, të mallkimeve e të urimeve dhe çdo gja e ka shkrij me mjeshtri në poezitë e veta”.

 

■”Koha e ardhshme ka me dijtë me çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij të jenë përkthye ndër gjuhe ma të përhapuna.”

***

Leter e At Gjergj Fishtës OFM:

Shkelqesisë së Tij, Françesko Jakomoni  Luogotenente

 

■Shkodër, 23 shtator 1939

 

Shkelqësi,

 

Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë, asht profesor Norbert Jokli,

me kombësi çifute qi, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës e Profesor gjuhësie në të njajtin universitet.

Tashti, më shkruejnë nga Vjena, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem të largohet, mbrenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut.

Ai, tashma, asht i ndrymë, beqar, me një fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet të rropatet me gjetë ndonjë vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue në Amerikë.

Shkelqësi, pa dyshim, do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombtare shqipe,

në qoftëse ky shkencëtar, me famë europiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij

të padiskutueshëm, ka mbajtë gjatë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtrënguem me braktisë Europën.

Kombi shqiptar, i tani, do t’ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqësia e Juej të mund të gjejë mundësinë t’a bajë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty nji vend, edhe pse jo aq fitimprues, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhtar i shquem.

Jam i sigurtë se do t’a merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin, që unë e paraqes në emen të të gjithë intelektualve shqiptarë.

Përfitoj nga rasti, për t’Ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe, me mirënjohje të thellë.

 

I Shkëlqesisë Suej

i devoçëm e mirënjohës

  1. Gjergj Fishta OFM

 

***

■Shenim nga F.Radovani: Letra e At Gj. Fishtës per F.Jakomoni botue nga z.Kolec Çefa,

asht një letër e panjohun dhe e pabotueme e At Fishtës, drejtue Françesko Jakomonit, më 23 shtator 1939, shkrue në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë, me të cilën, mbasi shpreh vlerësimin ma të naltë për Dr. Joklin, shfaqë dëshirën që të gjindet mundësia me ardhë Jokli në Shqipni, në ndonjë nëpunësi, të përshtatshme me famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.

Ja pra, Ky ishte At Gjergj Fishta i Besës, Bujarisë e Burrnisë së “Lahutës së Malcisë”..!

            Melbourne, 23 Maji 2019.

Si u vranë dy ushtarakët shqiptarë, Fredi Bejleri nën hetim për Masakrën e Peshkëpisë

Prokuroria për Krime të Rënda mori në pyetje Fredi Belerin, i cili është vënë nën hetim për akte terroriste.

Pas 25 vitesh nga ngjarja, disa muaj më parë, Prokuroria hapi dosjen, që njihet ndryshe si “Masakra e Peshkëpisë”, ku mbeti i vrarë roja dhe komandanti i këtij reparti dhe u plagosën katër ushtarakë të tjerë. Hetimet po drejtohen nga prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, dhe gjatë ditës së djeshme, në praninë e tij dhe dy oficerëve të Policisë Gjyqësore, Beleri është marrë tri orë në pyetje, nga ora 12:00-15:00. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, atij iu komunikua dhe akuza e ngritur, “Kryerje e aktiviteteve dhe veprimtarive terroriste”.

Në dyert e Prokurorisë, Bejleri, në një reagim për median, tha se ishte paraqitur për të pastruar baltosjen që po i bëhej. “Erdha në Prokurori që të mbarojë baltosja dhe poshtërimi ndaj figurës sime për një çështje që nuk kam asnjë lidhje. Në ditën dhe në muajin që është bërë veprimi, unë kam qenë në Qipro. Edhe autoritet greke, edhe ato shqiptare, kanë prova që të ndalojnë poshtërimin e figurës sime për veprimet e mia politike”, tha ai.

Të arrestuarit për masakrën e Peshkëpisë që më pas u liruan nga Gjykata e Athinës (me shigjete) Fredi Beleri

Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i Parë, Fatmir Shehu, plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër. Ndërkohë, pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kandidimin e Alfred Belerit si kandidat i pavarur për zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Himarës.

PRETENDIMI

Autoritete greke ndalojnë, më 18 mars të vitit 1995, 7 të dyshuar si autorë të masakrës së Peshkëpisë. Ata sapo kishin dështuar në një tjetër sulm terrorist ndaj kufirit shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar te të ndaluarit, u gjetën edhe armët e municionet e rrëmbyera në Postën Kufitare të Peshkëpisë.

Të ndaluarit e komandës së ashtuquajtur “Pirro i Parë”, ishin: Jorgos Anastasulis, 34 vjeç, shtetas grek, oficer, Apostolos Karvelas, 26 vjeç, shtetas grek (ish-polic rrugor), Marios Kutula, 25 vjeç, qytetar shqiptar, Fredi Bejleri, qytetar shqiptar, 23 vjeç, (i cili përdor disa emra si Dionisios dhe Foti), Jorgo Kristo, 26 vjeç, Jorgo Papa, 30 vjeç, të gjithë këta janë nga Himara, Harallamb Papa, 21 vjeç, nga Krioneri i GjirokastrëS. Edhe pse armët e gjetura ishin ato të vjedhura në Peshkëpi, Gjykata në Athinë vendosi se këto nuk ishin prova të mjaftueshme dhe të gjithë u liruan.

Duke qenë se emri i tij ishte përmendur nga mediat si i përfshirë në këtë ngjarje, emisioni “Gjurmë shqiptare” i kërkoi Fredi Belerit, kandidat për Bashkinë e Himarës, në zgjedhjet e vitit 2015, një reagim për këtë çështje. Ai nuk pranoi të realizonte një intervistë, por përmes mesazheve dha qëndrimin e tij për këtë çështje.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen e Peshkëpisë. Është një mit që e kanë kultivuar gjithë këto vite mediat. Ju falënderoj për ftesën, por nuk kam asgjë të re për të thënë për çështjen. Nga janari i vitit 1994 deri në korrik nuk kam qenë as në Greqi, as në Shqipëri. Fakt që është vërtetuar nga autoritetet shqiptare dhe ato greke”, ishte përgjigjja e Belerit për emisionin.

Masakra e Peshkëpisë, si u vranë dy ushtarakët shqiptarë para 25 vitesh

Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 10 prill 1994. Organizata terroriste greke “Mavi” (Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit), kaloi kufirin e gjelbër nga Greqia dhe hyri në territorin shqiptar, duke iu drejtuar Postës Kufitare të Peshkëpisë, duke vrarë komandantin e postës, Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe duke plagosur ushtarët e tjerë: Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi.

Gjatë sulmit, ata morën peng edhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar, Qemal Strokën, i cili më pas u la i lirë në kufi. Anëtarët e këtij grupi terrorist rrëmbyen edhe armët luftarake që ishin në depon e repartit. Pasi u ngjitën në qafën sipër repartit dhe kaluan shpatin e malit Bureto, autorët e sulmit e liruan nënoficerin shqiptar dhe e lanë atë të kthehet. Brenda pak minutash, grupimi me emrin e koduar të mbretit të lavdishëm të Epirit, “Pirro i Parë”, u rikthye serish në territorin grek.

Ndërsa rekrutët e rinj të repartit të Peshkëpisë nxituan që t’u jepnin ndihmën e parë Arsen Gjinit e Fatmir Shehut, por ata nuk kishin më shenja jete. Autorët e këtij sulmi të ndodhur 25 vite më parë, pasi kaluan kufiri, qëndruan në një kodër përballë postës që kishin planifikuar të sulmonin, nga ku mund të mbanin nën kontroll çdo lëvizje. Pasi u siguruan për numrin e rojeve dhe vendndodhjen e saktë të tyre, ata u vunë në lëvizje.

Sulmi nisi në mesnatë, në një kohë që 130 rekrutët e rinj, të moshave 18-20 vjeç, ishin në gjumë. Dëshmori i Atdheut, 20-vjeçari Arsen Gjini, nga fshati Seman i Fierit, i ndjeu lëvizjet e autorëve që vinin nga përtej kufirit, por arma tip “Kallashnikov” që ai mbante në duar ishte pa fishekë. Paralajmërimi i ushtarit shqiptar nuk i trembi autorët e sulmit, pasi sipas të dhënave ata mund të kishin siguruar informacion nga brenda dhe e dinin që roja nuk kishte municion.

Arsen Gjini u qëllua i pari gjatë këtij sulmi, duke mbetur i vrarë. Më pas, autorët mësynë brenda godinës dykatëshe duke hyrë në fjetinën ku ndodheshin rekrutët dhe në depon ku ruhej armatimi për të parandaluar çdo kundërpërgjigje. Brenda dy minutash, i gjithë reparti, me mbi 130 ushtarë dhe oficerë, gjendej i çarmatosur dhe i nxjerrë jashtë luftimit.

Oficeri i stërvitjes, kapiteni Fatmir Shehu, që natën e ngjarjes ishte oficeri më i rëndësishëm i repartit në detyrë, gjendej në katin e dytë të godinës. Sapo dëgjoi të shtënat dhe rrëmujën në godinë, zbriti poshtë me një pistoletë tip “Tokarev”. Por tentativa e tij për të rezistuar ishte e kotë, pasi babai i dy fëmijëve u qëllua me breshëri në sheshpushimin mes shkallëve, duke mbetur i vdekur.

PANORAMA

Masat pas Revoltës së Qafë Barit: Bomba me gazlotsjellës, kundragazë, helmeta e ushqim për ushtarët dhe zvogëlimi i qelive në Burrel e uniforma të verdha për të dënuarit

Nga Dashnor Kaloçi  – Plot 35 vjet më parë në 22 majin e vitit 1984, në kampin-burg të Qafë Barit në rrethin e Pukës ky vuanin dënimet një numër i madh të dënuarish politikë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme që tashmë është e njohur si “Revolta e Qafë Barit”, ku diktatura komuniste në shenjë hakmarrje, më pas ekzekutoi me pushkatim dy të dënuar, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Si dhe ridënoi me burgime të rënda një numër të madh të dënuarish të tjerë, të cilët u etiketuan dhe u akuzuan si përgjegjësit kryesorë të asaj ngjarje. Po kështu nga torturat çnjerëzore dhe keqtrajtimi brutal që iu bë një numri të madh të dënuarish (që u konstatuan apo u akuzuan si përgjegjësit dhe organizatorët kryesorë të asaj revolte), nga ana e forcave ushtarako-policore dhe efektivat e tjera të repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë (rep.326) që erdhën në përforcim nga Tirana, mbeti i vdekur edhe i dënuari politik, Sandër Sokoli, ish-kuadër i lartë ushtarak, që ishte diplomuar në Bashkimin Sovjetik. Ndërsa tashmë prej kohësh këto dhe të tjera detaje nga ajo ngjarje janë të njohura si prej dokumenteve arkivore të bëra publike pas viteve ’90-të, ashtu dhe prej dëshmive të ish-protagonistëve të asaj revolte, ekskluzivisht për ‘Gazeta Shqiptare’”, po publikojmë për herë të parë një dokument krejt të panjohur, me siglen “sekret”, i cili hedh dritë mbi masat që do ndërmerrte regjimi komunist me anë të autoriteteve përkatëse në mënyrë që “të mos ndodhnin më ngjarje të asaj natyre”, ku ato masa përshkruhen me detaje, si dhe njerëzit e ngarkuar për zbatimin dhe kontrollin e tyre. Ajo që bie në sy në këtë dokument të rrallë që është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme prej dosjes tepër voluminoze të asaj ngjarje që duhet thënë se tronditi jashtë mase udhëheqjen komuniste të Tiranës, është kërkesa për furnizimin me bomba me gazlotësjellës, helmeta, kundragaze dhe ushqim të lartë për ushtarët dhe efektivët, si dhe zvogëlimi i qelive në burgun e Burrelit e pajisja me uniforma njëngjyrëshe (të verdhë) e të dënuarve politikë që vuanin dënimet në të gjitha kampet e burgjet e atij regjimi. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti të cilin po e publikojmë të plotë bashkë me faksimilet përkatëse.



MIRATOHET S e k r e t
MINISTRI I PUNEVE TE BRENDESHME Ekzemplar. Nr 1
HEKURAN ISAI Tiranë…….1984
PLAN – MASASH
PER ZBATIMIN E DETYRAVE QE DOLEN NGA KONTRILLI
NE REPARTET E RIEDUKIMIT DHE DETYRAT E DALA NGA ANALIZA QE I BERI KOLEGJUMI NGJARJES SE QAFE BARIT TE DATES 22.v.1984

Me qëllim që në repartet e riedukimit dhe burgjet të parandalohen ngjarjet e jashtëzakonshme, të forcohet vigjilenca në regjimin e të dënuarave dhe masat parandaluese operative-ushtarake për sigurimin e plotë të dënuarave në ruajtje, si në regjimin e fronteve të punës, veç detyrave që u janë lënë komandave të reparteve nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale, në zbatim me drejtorinë e I-rë të Sigurimit të Shtetit dhe drejtorinë Ekonomike, të merren edhe këto masa dhe detyra konkrete.

1. Të bëhet mbledhje me gjithë kryetarët e degëve të punëve të brendshme, komandat e reparteve dhe punëtorët operativë të reparteve të riedukimit dhe të punohen konkluzionet e ngjarjes së datës 22.V.1984 të Qafë Barit, duke vënë theksin në mangësitë dhe dobësitë në regjimin e brendshëm.

Koha e kryerjes deri në 20.5.1984. Ngarkohet: Dh. Krisafi. F. Haxhiu. Kontrollon: A. Tafa.

2. Të bëhet një përshkrim për mangësitë që janë vërtetuar në rregullin e brendshëm në repartet e riedukimit, duke vënë shëmbulla konkrete, shkaqet e këtyre mangësive dhe masat që duhen marrë.
Koha e kryerjes, deri më 18.6.1984. Ngarkohet Dh. Krisafi A. Tafa
3. Për të stabilizuar regjimin e brendshëm të dënuarëve në disa reparte riedukimi ku vazhdimisht kemi pasur shqetësime, si në Sarandë, Batër, Lezhë dhe Spaç, të bëhen kontrolle të befasishëme nga Drejtoria e Kontrollit të Zbatimit Vendimeve Penale me forca të batalionit 326 të policisë, deri 1 togë.

Koha e kryerjes, Qershor – Korrik 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi A. Tafa
4. Për të meta dhe dobësi të theksuara që janë gjetur në repartet e sigurimit të të dënuarave dhe metodën e punës së komandave të reparteve, të thirren në raport tek zëvëndësministri, komanda e repartit 305 Sarandë dhe 301 Batër dhe të paralajmërohen dhe t’u vihen detyra për përmirësimin e gjëndjes.
Koha e kryerjes, Qershor 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi A. Tafa
5. Drejtoria e I-rë e Sigurimit të Shtetit të bëjë një studim të thellë të veprimtarisë armiqësore në repartet e riedukimit dhe në burgjet dhe të përcaktohen masa konkrete për sektorin operativ ashtu dhe ushtarak në bashkëpunim me Drejtorinë e Zbatim Vendimeve Penale, për të parandaluar çdo të papritur e veçanërisht të goditen e shpartallohen format e organizuara të kësaj veprimtarie.

Koha e kryerjes, Qershor-Korrik 1984. Ngarkohet F. Haxhiu Dh. Krisafi. E kontrollon Z. Ramizi A. Tafa
6. Drejtoria e I-rë e Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kuadrit të studjojë dhe të marrin masa për zëvëndësimin e kuadrit punëtor operativ në repartet e riedukimit e burgje që janë të paaftë dhe me dobësi, me kuadro të aftë.
Deri në shtator 1984. Ngarkohet F. Haxhiu. E kontrollon Z. Ramizi
7. Drejtoria e Zbatim Vendimeve penale në bashkëpunim me Drejtorinë e Kuadrit të marrin masa urgjente për plotësimin me kuadro të aftë disa kuadro kryesorë të reparteve të riedukimit, si:

-Të emërohet komandanti i Repartit 303 Leshë që mungon.
-Të emërohet komisari i Repartit 311 Qafë Bari.

-Të transferohet shefi i stërvitjes të Repartit Qafë Bari
për të meta dhe të caktohet një kuadër i aftë.

-Të shkarkohet komandanti i Repartit 301 Batër si i paaftë nga ana shëndetësore dhe për dobësi në punë dhe të emërohet një kuadër i aftë.

-Të shkarkohet komandanti i togës së policisë në repartin 302 në Lezhë si i paaftë dhe të emërohet oficer pune në një repart tjetër.

8. Drejtoria e Zbatim Vendimeve e Penale me Degën e Organizimit dhe Degët e Punëve të Brendëshme Pukë, të transferojë nga reparti 311 në Pukë policët që kanë lidhje gjinie dhe krushqi ndërmjet tyre, me policë të rinj ose nga repartet e tjera.

Koha e kryerjes deri në dhjetor 1984. Ngarkohen Dh. Krisafi. L. Lena. Kontrollon A. Tafa F. Zeneli

9. Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale në bashkëpunim me Drejtorinë Ekonomike të marrin masa për sigurimin e të dënuarave dhe plotësimin e kushteve siç janë:
-Të sigurojë tel me xhëmba për rrethimin e pavionit 7 në spitalin e burgut, të burgut të Burrelit dhe rrjetë teli për pavionin e sanatoriumit
-Të bëhet prevendtivi dhe të bëhen disa adaptime në Burgun e Burrelit për zvogëlimin e dhomave dhe rritjen e kapacitetit të tijë.
-Të kompletohen repartet be riedukimit dhe burgjet me kundragaz, helmeta, bomba gazëlotësjellës, bilbila dhe elektrik dore sipas nevojave për të rritur gatishmërinë.
-Të studjohen mundësitë që norma e ushqimit të repartit 321 Burrel, 302 Lezhë, 301 Sarandë, 313 e 325 Tiranë, për vështirësitë e shërbimit, t’u jepet norma, Dy.
-Të merren masa që të bëhet më mirë furnizimi i reparteve të riedukimit me veshjet për të dënuarëve të një ngjyre (të verdhë) me batanije, çar?5afë dhe mjete të tjera të nevojëshme.
-Në repartin 303 Spaç të zgjidhet problem i depos së ushqimeve e furrës së bukës të efektivit brenda vitit 1985 duke bashkëpunuar me ndërrmarjen e minierës si dhe problemi i furnizimi me ujë të togës së II-të
Koha e kryerjes, gjatë vitit 1984. Ngarkohet M. Sako Dh. Krisafi. Kontrollon A. Tafa H. Shahu

10. Për të rritur aftësitë profesionale të efektivit kuadër dhe policë në kuadër të zbatimin e kërkesave të rregulloreve të reparteve të riedukimit, me të gjithë të organizohet ripunimi i rregulloreve dhe të mbahen seminare të drejtuara nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale për të parë më mirë shkallën e njohjes dhe mënyrën e zbatimit të tij në praktikë.

Koha e kryerjes, brenda muajit tetor 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi. Kontrollon A. Tafa

11. Të gjithë komandat e reparteve të riedukimit dhe burgjet në bashkëpunim me D.Z.V.P. me çetat që janë planëzuar për sigurimin e reparteve për kohë paqe dhe lufte, të organizojnë stërvitje të veçanta për njohjen më mirë të rajoneve të mbrojtjes e bllokimit.
Koha e kryerjes, brenda muajit shtator 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi. Kontrollon A. Tafa

12. Të organizohet një seminar një ditor me komandantët e togave të policisë ku të trajtohet me ta problemet e forcimit të rregullit të brendshëm, të forcimit të kontrollit kur të dënuarit futen në regjim, mbi aftësimin e efektivit të policisë për këto probleme etj.
Koha e kryerjes, korrik 1984. Ngarkohen Dh. Krisafi, N. Hasani, L. Imeri. Kontrollon A. Tafa

13. Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale të dendësojë ndihmën e kontrollin në bazë, kryesisht problemet e forcimit të regjimit, zbatimin të rregulloreve në tërë veprimtarinë e efektivit duke ndihmuar për përmirësimin e gjëndjes në repartet ku ka më tepër probleme.

Koha e kryerjes, gjatë vitit 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi. E Kontrollon A. Tafa.

14. Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale me Drejtorinë e Ndërlidhjes të studjojnë dhe të marrin masa për riparimin e linjës Qafë Bari – Fushë Arrëz dhe ndërlidhjen me rradio të tipit “Sterrno”, repartin 305 Sarandë, të cilët kanë një numër të madh të dënuarish që punojnë në sipërfaqe të pyllëzuar.
Koha e kryerjes, brenda vitit 1984. Ngarkohet Dh. Krisafi, Kontrollon Q. Jaçellari.
ZEVENDESMINISTRI I PUNEVE TË BRENDESHME
AGRON TAFA