VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 17 tetor 1917 lindi poeti i shquar boshnjak Mak Dizdar

By | October 17, 2019

Komentet

Këshilla për të mos u bërë idiot – Nga Umberto Eco

I dashur nipi im

Nuk do të doja që kjo letër e Krishtlindjes të tingëllojë si e shkruar nga Deamici, dhe të të jepte këshilla dashurie për të singjashmit tanë, për vendin, për botën dhe gjëra si këto. As nuk do ia vije veshin dhe, kur të vinte çasti për t’i vënë në zbatim (ti i rritur dhe unë i ikur nga kjo botë), sistemi i vlerave do të ketë ndryshuar kaq shumë, saqë rekomandimet e mia ndoshta do të kenë dalë mode.

Kështu që dua të ndalem në një rekomandim, të cilin do të jesh në gjendje ta vësh në zbatim edhe tani, ndërkohë që lundron me iPad-in tënd. Nuk do të bëj as gabimin të të këshilloj që të mos e përdorësh, jo aq shumë se do të dukesha si një gjysh që ka mbetur me të vjetrën, por sepse e bëj edhe vetë.

Më e shumta që mund të të rekomandoj, nëse rastësisht ndesh në qindra faqet pornografike që tregojnë në një mijë mënyra, marrëdhënien mes dy qenieve njerëzore, apo mes një qenieje njerëzore dhe një kafshe, përpiqu që të mos besosh se seksi është ai që sheh aty, veç të tjerave tejet monoton, sepse bëhet fjalë për një aktrim, qëllimi i të cilit është të të mbajë mbyllur në shtëpi, e të mos dalësh të shohësh dhe takosh vajzat e vërteta.

Po nisem nga parimi që ti je heteroseksual, përndryshe përshtati rekomandimet e mia me rastin tënd: por shiko vajzat, në shkollë apo atje ku shkon të luash, sepse janë më të mira ato të vërtetat, se sa ato televizivet, dhe një ditë do të të japin kënaqësi më të mëdha, se sa ato online. Besoji kujt ka më shumë përvojë se sa ti (nëse unë do të kisha parë vetëm seks në kompjuter, yt atë nuk do të kishte lindur, dhe ti kushedi ku do të ishe, madje nuk do të ishe fare).

Gjithësesi nuk doja të të flisja për këtë, por për një sëmundje që ka goditur brezin tënd, dhe atë të të rinjve më të mëdhenj se ti, që ndoshta janë në shkollë të lartë: humbja e kujtesës.

Eshtë e vërtetë se, nëse të lind dëshira për të mësuar se kush ishte Karli i Madh apo ku ndodhet Kuala Lumpuri, mjafton të shtypësh një tastë në kompjuter dhe Interneti ta thotë menjëherë. Bëje kur duhet, por pasi ta kesh bërë, përpiqu të kujtosh atë që ke lexuar, që të mos jesh i detyruar ta kërkosh për së dyti, nëse do të të lindë nevoja, mbase për një detyrë shkollore.

Rreziku është që, duke qenë se mendon se kompjuteri yt mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen për ta ngulitur në kokë. Do të ishte pak a shumë njësoj sikur, pasi ke mësuar që për të shkuar nga Rruga Filan në rrugën Fistek, ka autobusë apo metro që të mundësojnë të lëvizësh pa u lodhur (gjë që është shumë komode dhe bëje kur e ke me nxitim), ti mendon se kështu nuk ke më nevojë të ecësh. Por nëse nuk ecën mjaftueshëm, ti bëhesh person “me aftësi ndryshe”, siç thuhet sot për të treguar ata që ecin në karrocë me rrota.

Dakord, e di që merresh me sport dhe di ta lëvizësh trupin, por le të kthehemi tek truri yt. Kujtesa është një muskul njësoj si muskujt e këmbëve, po nuk e ushtrove dobësohet dhe ti bëhesh (nga pikëpamja mendore) me aftësi ndryshe, domethënë (le ta themi qartë) një idiot.

Dhe veç kësaj, duke qenë se për të gjithë ekziston rreziku që kur të plakemi na vjen Alzheimeri, një prej mënyrave për të shmangur këtë incident të papëlqyeshëm, është të ushtrosh gjithmonë kujtesën.

Dhe vijmë tek dieta ime. Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër, ose siç na bënin ne të mësonim “La Cavallina Storna” apo “Il sabato del villaggio”. Dhe ndoshta bëj garë me miqtë, për të parë se kush e kujton më mirë. Nëse nuk të pëlqen poezia, bëje me formacionet e futbollistëve, por kujdes sepse nuk duhet të dish vetëm cilët janë futbollistët e Romës sot, por edhe ata të skuadrave të tjera, dhe ndoshta të skuadrave të së kaluarës (mendo që unë mbaj mend futbollistët e Torinos, skuadrës avioni i të cilës u rrëzua në Superga me të gjithë futbollistët në bord: Bacigalupo, Ballarin, Maroso etj.)

Bëj gara kujtese, ndoshta me librat që ke lexuar (kush ishte në bordin e Hispaniolas në kërkim të ishullit të thesarit? Lord Trelauney, kapiteni Smollet, doktor Livesey, Long John Silver, Jim…) Shiko nëse miqtë e tu mbajnë mend se cilët ishin shërbëtorët e tre moskëtierëve dhe të D’Artagnanit (Grimaud, Bazin, Mousqueton e Planchet)… Dhe nëse nuk do të duash të lexosh “Tre moskëtierët” (dhe ti nuk di se çfarë do të humbasësh), bëje me një prej historive që ke lexuar.

Duket si një lojë (dhe është një lojë), por do të shohësh se si mendja jote do të popullohet me personazhe, histori, kujtime të gjithfarëlloji. Ndoshta ke pyetur veten, përse një herë e një kohë kompjuterat quheshin tru elektronikë: është sepse ata janë projektuar sipas modelit të trurit tënd (dhe tonit), por truri ynë ka më shumë lidhje se sa një kompjuter, është një lloj kompjuteri që ti e mban gjithmonë me vete dhe që rritet dhe fuqizohet duke e ushtruar, ndërkohë që kompjuteri që ti ke mbi tryezë, sa më shumë e përdor aq më shumë humbet shpejtësi, dhe pas disa vitesh duhet ta ndërrosh.

Ndërsa truri yt sot mund të zgjasë deri nëntëdhjetë vite dhe në moshën nëntëdhjetë vjeç (nëse e ke ushtruar), do të kujtojë më shumë gjëra se sa kujton ti sot. Eshtë dhe falas.

Pastaj është kujtesa historike, ajo që nuk ka të bëjë me faktet e jetës tënde apo gjërat që ke lexuar, por ka të bëjë me ato që kanë ndodhur, para se të lindje ti.

Sot nëse shkon në kinema, duhet të hysh në një orë të caktuar kur fillon filmi, dhe sapo fillon, dikush të merr – si të thuash – për dore dhe të thotë se çfarë ndodh. Në kohën time mund të hyje në kinema në çdo moment, dua të them edhe në mes të filmit, mbërrihej teksa po ndodhnin disa gjëra dhe ne përpiqeshim të kuptonim se çfarë kishte ndodhur më herët (pastaj kur filmi rifillonte kuptonim nëse kishim hamendësuar si duhej – përveç faktit që, nëse filmi na kish pëlqyer, rrinim të shihnim edhe atë pjesë që e kishim parë tashmë).

Ja pra, jeta është si një film i kohëve të mia. Ne vijmë në jetë kur shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, prej qindra e mijëra vitesh, dhe është e rëndësishme të kuptosh atë që ka ndodhur para se të lindnim; vlen për të kuptuar përse ndodhin shumë gjëra sot.

Sot shkolla (përveç shënimeve të tua personale) duhet të të mësojë që të memorizosh atë që ka ndodhur para se të lindje, por duket që nuk po e bën mirë, sepse shumë studime na thonë që të rinjtë e sotëm, edhe ata më të rriturit që janë në universitet tashmë, nëse kanë lindur rastësisht në vitin 1990 nuk e dinë (dhe ndoshta nuk duan ta dinë) se çfarë kishte ndodhur në 1980 (dhe nuk po flasim për atë që ka ndodhur pesëdhjetë vjet më parë).

Statistikat na thonë se, nëse pyet dikë se kush ishte Aldo Moro, të përgjigjet që ishte kreu i Brigadave të Kuqe – ndërkohë që ai u vra prej Brigadave të Kuqe.

Nuk flasim për Brigadat e Kuqe, ato mbeten ende një mister për shumëkënd, e megjithatë ato ishin e tashmja vetëm 30 vjet më parë. Unë kam lindur në vitin 1932, dhjetë vjet pas ardhjes në pushtet të fashizmit, por dija se kush kish qenë kryeministër edhe në kohën e marshimit drejt Romës (çfarë është ky?). Ndoshta shkolla fashiste ma kishte mësuar për të më treguar se sa budalla dhe i lig ishte ai ministër, që fashistët e kishin zëvendësuar. Dakord, po të paktën e dija.

Dhe pastaj, duke lënë mënjanë shkollën, një i ri i kohëve të sotme nuk di kush ishin aktoret e kinemasë të njëzetë viteve më parë, ndërsa unë dija se cila ishte Francesca Bertini, e cila luante në filma pa zë, 20 vite para se të lindja unë. Ndoshta sepse shfletoja revista të vjetra të grumbulluara në depon e shtëpisë sonë, por po të ftoj pikërisht të shfletosh edhe revista të vjetra, sepse është një mënyrë për të mësuar se çfarë ndodhte para se të lindje ti.

Po pse është kaq e rëndësishme të dish se çfarë ka ndodhur më parë? Sepse shumë herë, ajo që ka ndodhur më parë të shpjegon se pse disa gjëra ndodhin sot dhe, në çdo rast, ashtu si me formacionet e futbollistëve, është një mënyrë për të pasuruar kujtesën tonë.

Dakord, kjo nuk mund të bëhet vetëm me libra dhe revista, bëhet fare mirë edhe në Internet. I cili duhet përdorur jo vetëm për të bashkëbiseduar me miqtë, por edhe për të biseduar (fjala bie) me historinë e botës. Cilët ishin hititët? Kamisardët? Dhe si quheshin tre anijet e Kolombit? Kur u zhdukën dinosaurët? A mund të ketë patur një timon Arka e Noes? Si quhej paraardhësi i demit? Kishte më shumë tigra 100 vjet më parë, apo sot? Çfarë ishte Perandoria e Malit? Dhe kush ishte personi që fliste për Perandorinë e të Keqes? Cili ka qenë Papa i dytë i historisë? Kur u shfaq Mickey Mouse?

Mund të vazhdoj në pafundësi, dhe do të ishin të gjitha aventura të bukura kërkimi. Dhe të gjitha për t’u kujtuar. Do të vijë dita kur do të jesh bërë plak dhe do të ndihesh sikur të kesh jetuar një mijë jetë, sepse do të jetë sikur ke qenë i pranishëm në Betejën e Vaterlosë, sikur ke qenë aty kur vritej Jul Çezari, dhe ndoshta vetëm pak metra larg vendit ku Bertoldi i Zi, duke përzierë substancat në përpjekje për të prodhuar flori, zbuloi gabimisht barutin, dhe hodhi veten në erë (e mbase mirë iu bë).

Miqtë e tu që nuk do ta kenë kultivuar kujtesën, do të kenë jetuar vetëm një jetë, të tyren, e cila do të ketë qenë e mbushur me melankoli dhe e varfër në emocione të mëdha.

Kultivoje kujtesën pra, dhe nesër lexo përmendësh “La Vispa Tesera” (poezi e Luigi Salierit).

 

*****

Burimi: “Espresso” – Në shqip nga bota.al

Më 19 shkurt 1951 lindi shkrimtari nobelist francez André Gide

André Paul Guillaume Gide’ (Paris, 22 nëntor 1869 – Paris, 19 shkurt 1951[1].) , ishte shkrimtar francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, për vitin 1947.

Fillimet letrare

André Gide u lind në Paris në vitin 1869. Babai i tij ishte profesor universitar, i drejtësisë, i cili i vdiq më 1880. Gide u rritë në Normandi, më shumë si i vetëmuar. Pas vdekjes së nënës në vitin 1895, martohet me një të afërme , por kjo martesë ishte vetëm formale.

Më 1891 Gide e botoi romanin e parë, Shënimet e Andrea Walterit (në origjinal: Les Cahiers d’André Walter). Nga 1893 deri më 1894 udhëton për në Afrikën e Veriut. Në Algjeri shoqërohet me Oscara Wilden dhe e pranon orijentimin e vetë homoseksual.

Koha e pjekurisë

Gide ishte pjesëmarës në formimin e revistës letrare Revista e Re franceze , më 1908 (Nouvelle Revue française).

Romani Bodrumet e Vatikanit (Les caves du Vatican) e boton më 1914. Kjo është një satirë për gënjeshtrat dhe mashtrimet e burokracisë.

Në vitet njëzet të shekullit 20, Gide ishte inspirues për shkrimtarët Albert Kamynë dhe Jean-Paul Sartrin. E boton librin për Fjodor Dostojevskin, më 1923. E mbrojti orientimin e vet seksual në përmbledhjen me ese Koridon më (1924) e cila zgjoi një kritikë të madhe në publik. Gide këtë e konsideron si veprën më të rendësishme krijuese të tij.

Kishte një vajzë, Catherinen e lindur më 1923, nga lidhja jashtëmartesore.

Autobiografinë e vet, Gide e publikon më 1926, me titullin Nëse një kokërr nuk vdes (Si le grain ne meurt). Më vonë udhëton nëpër Afrikën qendrore si në Kongo dhe Çad. Ishte kritik për metodat eksploatuese koloniale francezeBio.

Gjatë viteve të tridhjeta, një kohë të shkurtër ishte i lidhur me idetë e Komunizmit, por u zhgënjye pas vizitës në Bashkimin Sovjetik.

Gide përsëri shkon në Afrikë, më 1942 dhe atje jeton gjatë kohës së Luftës së dytë botërore.

Tingëllime të vona Nga Lek Pervizi

 

 

 

Poem kushtue familjës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DORIAN

 Familjës

gjyshës e nanës

babés e vllazënve

grues e fëmijëve

t’afërme të dashtun

që përjetuen

tmerrin e terrorin

e një diktature të egër

viktima të pafajshme

të   flijijueme

idhullit gjakatar

të komunizmit

 

 

 

 

 

 

 

Hyrje

 

 

         Në kushtet e lirisë  së fitueme në një vend ku mbrenon liria e demokracia, si Mbretnia e Belgjikës,  na jepej mundësia të shprehnim fjalën e mendimin, dhe të merremi me krijimtari letrare, artistike e studimore,  qe na ishin mohue nën diktaturën komuniste në Atdheun tonë. Kështu gjithçka që na ishte ndalue me dhunë e terror, me burgje e kampe internimi, patjeter se gjenin mundësinë që të kkrijohëshin, botohëshin e të bahëshin të njohuna shoqnisë shqiptare dhe të huej. Me ketë rast patëm mundësi të shkruenim e botonim vepra që i kushtohëshin asaj periudhe fatkeqe që përjetuen shqiptarët e ku ne, disa të venë në shënjestrën e diktaturës u nepërkambëm e persektuem me masa drastike kriminale, siç ishin pushkatimet e intelektualëve dhe patriotëve, që ishin formue në Universitetet ma të mira të Europës. Ata që i shpëruen plumbit u mbyllen  në burgje e kampe përqendrim, ku shumë prej tyne humbën jetën, dhe s’u gjendën as varret.  Theksoj se i shpëtuem gjalëë nga ai tmerr, lashë mbrapa, shokë të mi moshatarë, të pushkatuem e te vdekun në burgjet e kampet e internimit. Në këtë valë të një terrori mizor e gjakatar, u përfshi dhe familja jonë, jo vetëm trungi i familjës sonë, babë, gjyshe nanë e ne femijët, por dhe kushërij e farë e fisi.  Në këto kushte të pa konceptueshme e të pa besueshme për një mendje te shëndoshë të shoqnisë europiane, mue m’u dhaa që të baj disa vizatimle te kampit të Tepelenës e te tjerë,  dhe po asht të krijoj poezi që pasqyronin atë gjendje terrori që mbretnonte në atë kamp, dhe në përgjithës në gjithe Shqipninë, te mbushun me burgje e kampe internimi. Pa përjashstue gjendjën e popullit të varfën të fshatarsisë, që vuenin për copën e bukës.  Mrekullish i shpëtuem atyne kushtëëve mizore, që patjetër se do të bahësha dëshmitar i përveçëm, i tmerrëve që e katandisën Shqipninë në një burg apo varr të madh.  Kështu arrita të shkruej e të botoj disa libra me poezi të shpëtueme nga burgjet e kampet, bashkë me disa vizatime që kishin shpëtue mrekullisht. Siç dihet në sajë të këtyne vizaatimëve, doli në shesh dhe u ba i njohun kampi i Tepelenës, si ishte ndërtue e si funksiononte, që tronditën shoqninë shqiptare por dhe  autoritetet shtetnore. Jo vetëm kaq, por edhe të huejt mbetën të befasuem, si gjermanët italianët, francezët, belgët, autriakët, hungarezët etjerë vende. Kjo që treguem sa me marrë vesh se si tmerret e komunizmit shqiptar u banë të njohun brenda dhe jashtë Shqipërisë.  Tashti vijmë te ky libër me poezi në formë tingëllimesh, që unë e nisa thjesht me nja dhjetë tingëllime kushtue gjyshës sime, që e pësoj nga ky terror, ku vdiq në kampin e Tepelenës, në moshën 90 vjeçe, pas 5 vjet internim.  A e mendon lexuesi, se si internohet nje plakë 85 vjeçe, e mbyllet ne nje kamp në kushte mizore ?  Apo dhe varri i saj asht zhdukë si  të gjithë varret e tjerë të kampit të Tepelenës.ë  e të tjerë.  Kjo u ba shkak që unë të krijoj një poemë në tingëllime kushtue gjithë pjestarëve të familjës, që mori titulli, Tingëllime të Vona, sepse u krijuen pas 30 vjet që dolëm në Belgjikë., ku vetëm unë jetoj,  se ata tashmë pushojnë në paqën e përjetshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

GJYSHËS

 

I

Të trishta janë kto vargje që rreshtohen,

të trishta historitë që aty fliten,

të trishta po janë kohnat që kujtohen,

kur trupi bashkë me shpirtin u sfiliten.

 

Gjyshja më del para porsi vegim,

ajo qe « nanë vogla » thirrnim të tanë.

Ma pushton zemrën fort një mallengjim,

përjetoi mundime n’ moshë të randë.

 

Fisnike dhe krenare kurdoherë,

vocrrake me trup, dive për qëndresë,

n’at mjerim nuk u ligshtue asnjëherë,

 

E urtë e dashun, shum e dhanë pas fesë,

« Zoti e ban mirë » përsëriste përherë :

në mendje t’internuemve mbet kujtesë.

 

II

Grue me cilësi t’rralla dhe me vlerë,

u përfshi në ngjarjet e historisë

përkrah trimave qëndroi ma se ‘i herë,

n’ato lufta për fitorën e Lirisë.

 

Kur në Milot u grit flamuri kombtar,

pranë Gjin Pjetrit rrinte një djal’ i ri,

ishte bir’ i saj ai që fort krenar,

po përjetonte t’dishruemen pavar’si.

 

Nuk u mburr kurr për këto përjetime,

gjithmonë qëndroi si një femën zojnore.

Edhe në kushte t’mjerueshme e internime,

 

tregoi një forcë të madhe shpirtnore.

Jetën e humbi ndër ato mundime

emni saj ka me u përmend përore

 

 

 

 

 

Gjyshja, Mrika  Pervizi

Lindë në Bulgër më 1860 –  e vdekë në Tepelenë më 1950.

Psa 5 vjet internim, në moshën  90 vjeçe.

(Vizatim i autorit)

 

 

 

 

 

III

Mbas viteve të para të stuhishme,

në luftë kundër turkut dhe Serbisë,

përjetoi Atdheu kohna t’lavdishme,

me shpalljen e vendosjen e mbretnisë.

 

Djali yt ish ndër ata burrat e dheut,

që i dolën zot kombit me t’madh guxim,

ishin ata ndërtimtarë t’Atdheut,

katër trima të lidhun në bashkim.

 

Kuadriumvirat prej tyne u krijue,

Ahmet Zogu në krye sundonte vendin:

Ish bir’ i yt n’atë kohë që shum u shque,

 

Në tanë Shqipninë ata vendosen rendin,

prej tyne dhe mbretnia shum u forcue,

n’faqet e historisë do t’i përmendi.

 

IV

Ishe ti nje tregimtare e madhe

ngjarjesh të kalueme t’historisë

bashkë me legjenda t’lashta me radhë:

një thesar i vërtetë i mençurisë.

 

Flisje për Gjin Pjetrin e për Kurbinin,

për Lidhjen e Prizrenit, për burrat e dheut,

për Abdyl Frashërin, Isa Buletinin,Z

 

ogun Mbret prite sa herë,

me burrat që po ndërtonin Shqipninë

Gjergj Fishtën e madh, poetin Homer,

 

që me lahutën perjetësoi trimininë,

e Shqiptarve , që luftonin me nder,

për trojet e tyne, atdheun e lirinë

 

 

 

 

V

Re të zeza qiejt e botës mbuluen,

për Shqipninë e mjerë një kob i ri ;

hordhitë fashiste vendin e sulmuen :

ishte dita e atij shtat prilli të zi.

 

Re pas reshë dhe shpërthejti stuhia,

rruzulli u përfshi n’përleshje viganash,

shkatërrime pësoi mbar njerëzia,

n’ lufta t’përgjakshme mbetën sa djem nanash.

 

E kur dita e lirisë agoi mbi botën,

e popujt po shpresonin për shpëtim,

mbi vendin tonë djalli lëshoi shqotën,

 

ra mbi shqiptarët një ma i madh mallkim

Historia mbrapa po e kthente rrotën,

Pesonte Atdheu ma t’egërin pushtim.

 

 

VI

U vërsulen t’egra brigatat partizane,

zjarrin duke u kallë kullave kreshnike,

që kishin pas djegun hordhitë osmane:

ti dëshmitare ngjarjesh historike

 

Cilësitë e tuja aq të shqueme

për të cilat të njihnin krahinat mbarë

e gjithë vendi, si një grue t’nderueme

nuk i përfillte hiç regjimi barbar.

 

Në Laç e në Skuarj, u ngrit flaka,

mbi ato kulla kala, çerdhe shqiptarizmi

bashkë me to t’u pre dhe ty nafaka,

 

re n’kthetrat e pushtetit të sadizmit,

që burgoste e internonte pleq e plaka,

dhe i pllakoste n’kampet e komunizmit.

 

 

 

VII

Vendin, sllavo – komunizmi e zaptoi,

me hekur e zjarr e krime mizore,

mbi kullat heroike flakën lëshoi,

e mbushi trojet me burgje e me vorre.

 

Ku ishin burrat ma të mirë të Shqipnisë,

i lidhi n’hekra, i çoi në pushkatim,

të përfshiu edhe ty vala e barbarisë,

të moren, larg të tretën n’internim.

 

Atje t’ përplasën n’Tepelen’n gurore :

me mija ndër kapanone u stivosën,

ku sillej vërdallë veç vdekja mizore,

 

mbi t’pafajshmet viktima sillte kosën,

s’kurseu as pleqërinë as moshën fëmijore

Aty, gjyshe e dashun, vitet t’u sosën !

 

VIII

Lot kan me u derdhë për ata që s’janë,

për atë gjak të pafajshmish që rodhi gurrë

Mos u përsëristë ma ajo kasaphanë,

ajo kohë mizore mos u ktheftë kurrë.

 

Një vend aq i bukur, parajzë toksore,

krejt u shndrrue në burgje e kampe t’ punës,

që për shum kënd u kthyen n’të zeza vorre:

vdisnin njerëzit prej mundimi e dhunës

 

E atdheut të tanë elita e mençurisë,

u zhduk nga faqja e dheu e u shue fare:

mbaroi pafajsija n’kthetrat t’lemërisë,

 

nuk u kursyen as mosha ma mitare:

nanat u veshën me rrobat e zisë,

i humbën foshnjet e tyne ndër llahtare

 

 

IX

Hije lugetnish xhelatët vinin vërdallë,

viktima tuj kërkue n’fshatna e qytete

tmerrin përjetonin njerëzit për s’gjallë:

shpëtuen ata që u ndan prej kësaj jete.

 

Vdekje mbillnin çdo çast armët vrastare,

brigjeve tëlumejve t’llahtarisun:

kositëshin veç jetat djaloshare,

ndër gropa të përbashkëta gremisun.

 

N’prehnin e nanës përpëlitej fëmija,

për një pikë qumësht i etun i sëmurë:

kërthiqet e gjora i zinte veç uria

 

gjini i nanës ishte kthye në murë.

Kënaqëshin sadizmi e ligësia, :

shpirt katilët, xhelatët zemër gurë !

 

X

N’se vdekja të shpetoi nga ato mjerime,

ku viktimat vuenin për një kotherë,

pushteti gjakatar sajonte krime,

mos me t’lan me pushue n’vorr asnjëherë.

 

Eshtnat e tua, tri herë ndërruen vend

bashkë me qindra t’ tjerë të çvarrosun,

diktatura barbare veç ish çmend,

tmerret e saja nuk kishin të sosun.

 

Edhe sot nuk dihet vorri yt ku gjëndet,

A thue vjen një kohë që ka me u zbulue ?

emni yt përsëri do të përmendet,

 

në pllaka të mermerta ka me u shkrue,

dhe përjetësisht aty do të gdhendet,

Heroinë të pafajsisë me të nderue

 

 

 

XI

Tani që vjetët mbi supet randohen,

e flokët e zbardhun flasin për pleqni,

çastet e fëminisë më kujtohen,

kur ti më llastoje me plot dashni.

 

Aq shum pas nipave jepëshe me shpirt,

e mbi të gjithë mua fort ti me doje,

e kishe zemrën të bardhë aq të dlirtë,

s’ta bante kur zemra të na qortoje

 

.E urtë, e përvujtun e grue zojnore,

të gjithë të nderonin të vjetër e të ri,

ishe me t’vërtetë një grue arbnore,

 

stolisë me virtyte e jo me flori,

nga jeta na ndau humnera mizore,

për me u takue vetëm n’përjetësi

 

 

NANËS

 

I

Ç’të them për ty fort e dashuna nanë,

kur koha që kaloi ishte krejt mundime,

që në kujtesën tmerre na ka lanë,

plot me tortura, vuejtje dhe mundime ?

 

Qëndrove n’ato rrethana sokoleshë,

porsi shembull mbete ti e krenarisë,

me njerëz katilë çdo ditë t’u ndeshë,

që donin t’mposhtnin nderin e Shqipnisë.

 

Zonjë ishe dikur, një zonjë fort e randë,

bashkshorte e një oficeri shtatmadhor,

që gjurmë në histori po kishte lanë,

 

kur po formohej shteti i ri arbnor :

prandaj t’denuen ty aq egërsisht, nanë,

e t’pllakosën përsgjalli si në vorrë

 

II

Që në foshnjëri mbete ti jetime,

prindin ta kishin vra në pabesi,

pate asokohë të pakta gëzime,

të përjetueme e vetmueme në vogli.

 

Në Rrëshen ti linde n’shtëpi fisnore,

e u rrite me një nanë vërtet burrneshë,

ishe fejue që në moshë mitore,

me trimin tand ti kurr nuk ishe ndeshë.

 

Në Vien t’Austrisë në shkolla të larta,

oficer u kthye n’Atdhe per me punue,

i pari n’mësime me dekorata t’artaë

 

Lufta e Madhe Botnore sa ishte mbarue,

vlonin n’shpirtin e tij hove të zjarrta,

për kombin shqiptar vepra me ndërtue.               

 

 

 

 

 

 III

Dasme e madhe u ba n’at shpi kreshnike,

që kishte njoh beteja dhe lavdi,

shpesh u dogjën ato kulla historike,

prej hordhive t’pushtuesit osmanlli.

 

Grueja e një ushtaraku shum të lavdishëm,

që mënjëherë iu imponue kombit shqiptar,

jetove midis njerëzve të dijshëm,

qytetnimin njohe t’Evropës mbar.

 

Kur erdhi koha të lindësh fëmijë,

atje në mal të Skurajt burri të nisi,

tradita duhej t’ruhej n’at shtëpi,

 

ku lind kishin stërgjyshët e atij fisi,

duhet të lindnin edhe djemt e tij,

si degë t’forta n’trungun e një lisi

 

IV

Atdheu po kalonte vështirësi,

çakej të tërbuem sulëshin nga çdo anë,

anmiqt shekullor në Jug e Veri,

e përtej detit italianët breshkamanë.

 

Kërkonte Sllavi që të zgjaste dorën,

për me gllabërue trojet e Shqipnisë,

hesapet pa hanxhinë ata ndermorën,

shqiptarët i dolën zot historisë.

 

Heroin e Kombit, Bajram Currin trim,

bashkë me Prenk Jakun, dhe miq të tjerë,

prite e përcolle me të madh nderim.

 

Planet ata duke hartue përherë,

serbët me i përzanë me forcë e luftim,

trojet tona mos me shkel kurrnjëherë.

 

 

V

Ishte një kohë heroizmi e burrnie,

kur vinte shpesh Muharrem Bajraktari,

me miq të tjerë, fort u kishte hije,

si Fiqri Dinja dh’Hysni Demë luftari.

 

Të tillë burra nderonte shum Shqipnia,

patriote të shquem, kapidana me namë,

për ata do të shkruente historia,

shtetin e ri me forcë kishin rimkambë.

 

Ahmet Zogun prite n’at banesë ti vetë,

kur Preng Pervizin vinte me takue,

rrethanave t’randa zgjidhje me u gjetë,

 

anmiqt e kombit për me përballue.

Me Nanë Mbretneshën shpesh kish bisedue,

se si me ua hequn grave ferexhetë.

 

VI

Përparonte Shqipnia plot mbarësi,

tue ça detin e historise krenare,

e njohun në gjithë botën si mbretni,

me në fron Mbretin Zog të parë.

 

Nga politika u ba lamsh njerëzimi,

shtetet e vogla viktima të para ranë :

plane demoniake po thurte Mussolini,

për me gllabërue Ballkanin të tanë.

 

Me krijue donte madhshti përandorake

si në kohë t’romakve e sulmoi nga deti,

si baloz i zi, me forcat ushtarake

 

,në Durrës u duk se kishte ra tërmeti.

N’at shtat prillin e zi të pa nafakë,

Për Shqipninë e mjerë ndodhi kjameti.

 

 

 

VII

Gjëmoi deti dhe qielli i krejt Shqipnisë,

nxi me luftanije dhe plot balona,

kishte sulmue fashizmi i Italisë :

prej radiove ushëtiu n’ botë jehona.

 

Tre dit ma përpara vlonte hareja,

lindun na kishte princi trashgimtar ;

lajmi i pushtimit ra porsi rrufeja,

u largue mbreti me disa oborrtarë.

 

Mbeti vendi pa udhëheqje e ushtri,

dy orë zgjati në Durrësin qëndresa,

luftoi si luani një kapter i ri,

 

dhe ra si deshmor prej armve të pabesa :

Mujo Ulqinaku mbeti n’histori,

E lartë ishte trimnija e tij edhe besa.

 

VIII

Përjetove nanë këtë tragjedi,

me gjithë popullin patriot korçar,

mbi ballkon valoi flamuri kuq e zi,

dy muej mbeti aty një simbol krenar !

 

« Autoritetet » erdhen me të thanë :

« Zonjë e nderueme, duhet heq flamuri ! »

« Hiqnje po t’guxoni » – u gjegje nanë,

« me dorë të vet e ka vendosun burri ! »

 

Nuk ja mbajti kujt flamurin me prekë,

deri sa u kthye komandanti trim,

përciell kishte Mbretin n’shtetin grek :

 

urdhën kishte marrë prej tij për kthim :

Ora e Shqipnisë tashma kishte vdekë !

Atdheu nën fashizmin ra në pushtim.

 

 

 

 

IX

Agoi dita e lirisë u çuen shqiptarët,

Bashkimin Kombtar n’Mukje me vendos.

N’shtëpinë tande mblidheshin atdhetarët,

për ktë çeshtje të shenjtë me ba çmos :

 

At Anton Harapi, Mehdi Frashër Beu,

Fiqri Dine dhe Gjeneral Permeti,

me Hysni Demën dhe Cen Elez Ndreu,

Muharrem Bajraktari etjerë pas veti.

 

Aty Lef Nosi, e frati Pater Leka,

dh’oficera tjerë të gjithë madhorë,

për ta duke shtrue si darka dhe dreka,

 

tregove grue burrneshë e zojnore.

Por Shqinisë besa i kishte ardhun deka :

kurdiseshin për të plane tradhtore !

 

X

U tradhtue Shqipnia n’Teheran e Jaltë,

« Aleatët » të pabesë si gjithmonë,

e braktisën krejt e lanë në baltë,

komunistët përkrahen për t’keqen tonë.

 

Nuk mjaftonin bombardimet gjermane,

mbi shtëpit’ tona sa gjyle u lëshuen ;

barbare veç erdhen forcat partizane,

kullat i grabiten, dogjën e shkrumuen.

 

N’malet e Kurbinit gjete strehim,

bashkë me vjehrrën e dy djemt e ri,

prej bishës komuniste me pasë shpëtim :

 

Populli ju mbrojti me besnik’ni.

Ma vonë ju deshti me kërkue dorzim :

ne burg ju pllakosen, në kamp të zi

 

 

 

XI

Me radhë i more kampet e Shqipnisë

prej Lezhe në Berat der n’Tepelenë

me vjehrrën tande në moshën e pleqnisë,

me shumë familje tjera mbyllun mbrendë.

 

Gjomarkaj, Bajraktari, Dema, Dine,

Marashi, Sokoli, Kolaj dhe Ndreu,

prej çdo vendi verior prej çdo krahine :

një krim të tillë nuk e kisht pa dheu !

 

Uria, sëmundjet, t’ftohtit dhe mundimet,

ju katandisë në viktima t’shkreta,

vit mbas viti pllakosën internimet,

 

vdiqen n’ato kampe mija veta.

Mbi ty ranë vazhdimisht shqetsimet,

në të randa vuejtje t’kaloi jeta.

 

XII

N’ Portopalermo t’ mbyllen në kala,

n’atë shpellë e sketerrë ty të pllakosën,

me shumë viktima, pleq fëmijë e gra.

Një ditë disa oficera të llafosën :

 

« Zonjë e gjeneralit, burrin vall pret,

t’ vij me nëndetse ? Do t’turrëshe si era,

që t’ikje me atë anije nëpër det… ! »

« Gaboheni fort, zotnij oficera ! »

 

« Nuk i braktis askurr unë djem e mij,

n’dorë tuej me i lanë me u torturue :

nuk mund t’ketë për mue tjetër lumtuni ! »

 

Mbetën ushtarakët krejt të hutue :

« Hak na dha pergjigjeë Se ka n’ Shqipni,

grue si kjo krenare, s’kemi besue ! »

 

 

 

XIII

Në kampet të thrrisnin, zojë e gjeneralit,

dikush të drejtojej edhe zoja Prenë,

Të thrrisnin t’internuemit n’emën t’djalit,

Nanë e Valentinit, n’Berat e Tepelenë,

 

Valentinin e kishe fëmijën e parë

me të ti kalove atë jetë të mjerë :

akademik edhe oficer krenar,

burgjet dhe kampet përballoi me nderë

 

Nanë e Gencit të kan quejtë ma vonë,

tridhjetvjet burgje e kampe Genci i mjerë,

për aviator kishte mbarue në Rome.

 

Pastaj, nanë e Lekës, t’thirrnin ngaherë,

ky ma i vogli, me ty pat mbetun gjithmonë,

me pikturë e shkrime merrej përherë.

 

XIV

Tridhjetëtre vjet kalove n’internim,

bashkshorte e Gjeneralit e fajsueme :

njohe vetëm vuejtje e të madh mjerim,

urdhën kishte dhanë partia e mallkueme !

 

Gratë edhe vajzat e nuset e reja,

tek ti gjenin një mbrojtje veç nga dhuna,

shumë prej tyne kishin mbetun të veja,

shumë pa fëmijë, të mjera e kërcuna !

 

Ishte një ditë prilli, e një prilli të zi,

kur prej nesh u ndave ti për përherë,

erdhën t’internuemit të gjithë për ty,

 

për të përciellun plot respekt e nderë

Simbol ishe për qëndresë në Shqipni,

do t’kujtojnë bashkvuejtësit kurdoherë.

 

 

 

XV

Tani pas kaq vitësh larg në mërgim,

mendimi shkon tek ti, moj nanë e shtrenjtë,

si një andërr e bukur, si një vëgim,

për gjithë jetën time mbetesh ti e shenjtë.

 

N’ato kohna të kobshme të dënimit,

ishe ti kurajo e forca shpirtnore :

gjithmonë e pamposhtun, një grue e guximit,

që s’përfillje fare shtypjen mizore.

 

Para teje xhelatët ulnin sytë,

t’mposhtun prej asaj sjellje fort krenare :

e ndienin veten keq edhe të ndytë,

 

aq spikastey krenaria shqiptare,

që rrezatonte porsi një rreze e yjtë

n’ato të mynxyrta kampe llahtare.

 

XVI

Me pluhun mbulon koha gjithë kujtimet,

fytyren tande asgja s’mund ta mbulojë,

ripërtërihen në mendje gjithë mundimet,

që me vite të tana përballoje.

 

Ditët e f’minisë çfaqen tash e parë,

kur lumtunia n’mesin tonë qëndronte ;

ishin dit të bukura, kur e pandarë,

mirëdashsia amore veç me llastonte.

 

Peshoi randë mbi ne padrejtësia,

jetën na mohuen, na mohuen lirinë,

u dënue nga terrori pafajsia,

 

dashnia jote e përballoi lemërinë,

u thyen prangat mizore, u mposh flliqësia

e ruejte t’ pa cenueme krenarinë.

 

 

 

 

XVII

Atje në një vorr të vetmuem po pushon,

larg atij bashkëshortit aq të vyeshëm,

në gishtin tand një unazë arit ndriçon,

simbol i atij bashkimi të pathyeshëm.

 

Do t’ vij një kohë t’bashkohi përsëri,

atje në ato vorreza ku pushojnë t’ parët,

do mblidhen eshtnat anëmbanë n’Shqipni,

tretun qëllimisht nga xhelat barbarët.

 

Gjyshja e degdisun larg në Tepelenë,

ndoshta vorri saj humbi e nuk u gjet ;

eshtnat e djemve t’tu kanë marrë dhenë,

 

njëni n’Myzeqe, tjetri në kurbet :

miset e burrit ne Belgjikë po flenë,

presin që të kthehen n’ Atdhe të vet.

 

 

 

 

XVIII

Paska qenë shkrue për ne një fat mizor,

me fije të padukshme duke u tjerrë,

përjetuem llahtar, përjetuem terror,

përdhunisht na pllakosën në skëterrë.

 

Ishe shpresë n’at ferr, ishe shpëtim,

guximtare, e pamposhtun shum fisnike,

me shpirt sakrifice e me durim,

s’u trembe kurr, s’u ligshtove prej frike.

 

Na jepshe ti kurajo për me qëndrue,

n’at vend ku qëndresa kishte humb fare :

« Do t’vijë dita, që kemi me shpëtue,

drejtsia – thoje – do dali ngadhnjimtare,

mbi t’keqen e mira ka me fitue,

ka me triumfue për’sri mbi botën mbarë

 

XIX

Shkelqeu dita e fitorës të së mirës,

lumenj njerëzish me pishtarë t’lirisë,

shemben ato muret e prapështirës,

rivendosën themelet qytetnisë.

 

Nuk je e pranishme në mjedisin tonë,

për me shijue simfoninë e ngadhnjimit,

që madhërisht mbi botën ban jehonë,

n’zemrat dhe në mendjet e njerëzimit.

 

Nuk je ma krijesë ti, thjesht tokësore :

shpirt n’hapësinën e pafundësisë,

na veshtron e na ruen nga lart, qiellore,

 

me dashuninë e nanës ndaj fëmisë.

Je ma e madhja mirësi njerëzore,

je veç shprehja e përkryeme e dashunisë !

 

 

BEBA

 

I

Nga mendja nuk më hiqet ajo ditë

kur m’dole para porsi një zanë mali,

engjëll ngjaje ti prej qiellit zbritë,

aq krijesë të bukur Zoti t’ fali.

 

Ishte një dit’ maji, qeshte pranvera,

m’erdhe pranë e hirëshme si përri,

flokët e zi valëzues t’i shprishte era ;

shtangun kisha mbetun dhe gjuha mpi.

 

T’vezullonin sytë si yjet e qiellit,

e mahnitun dukej vetë natyra :

anderr ishe ti a thjeshtë një vëgimë

 

Aq të ndriste e bukur ajo fytyra

sa venitej fare dhe drita e diellit :

e zemra ime shkrihej në mallëngjim.

 

II

Nga shkumba e detit thonë se kishte dalë,

Afërdita, perëndesha e dashunisë,

bija e Zeusit n’Olimpin zot i parë,

në kohnat legjendare të njerëzisë.

 

Ti nga ajo shkumbë nuk u përftove

veç bukuria jote shqelqeu si rreze dielli,

dhe nëse jetë të trishtë ti përjetove,

ngjaje sikur ishe pikë prej qiellitë

 

Ndrite si ylli i mëngjesit në jetën time,

porsi Afërdita, që në shqipen thuhej,

ose Venusi në atë gjuhën latine,

 

që e skalitun nga Praksiteli n’shekuj ruhej.

N’se jeten kalove n’vuejtje e mjerime,

bukuria jote askurrë s’do shuhej.

 

 

 

 

 

Gjuliana Pervizi (Beba)

Vërmosh, 1948

Ajo mori emrin Beba ne Kampin e Tepelenës

si fëmijë që i shpëtoi vdekjës

42 vjet internim – dëbim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

III

Kur më kishte pllakos fati mizor,

Në mes asaj të tmerrëshme skëterrë,

M’u shfaqe para si vëgim hyjnorë

Në zemër time ai çast mbetët përherë.

Cilido njeri ty rrugën ta lëshonte,

 

Kur si engjëll kaloje plot hijëshi,

Kush të shihte, i mahnitun t’admironte,

Për ato sy t’ ndritun, e bukur, perri.

 

I heshtun rrija aty fare pranë teje :

Fort me rrihte mue zemra pa pushim,

As një fjalë nuk mundja për me thanë,

 

Thue më kishte godit shkrepje rrufeje.

Aq fort në ty dashnia më kishte zanë,

Nuk dija n’se i çuet isha apo n’andrrim.

 

IV

Do kalonin vitet por jo dashunia,

që per ty ushqeva gjithë një jetë,

bota mund të shuhej dhe njerëzia,

por jo kurrë ajo ndjenjë e vërtetë.

 

N’zemër time mbetësh ti përore,

si n’at’ ditë maji kur per her’ të parë

ti u duke aty porsi krijesë hyjnore :

prej atij çasti mbetëm të pandarë.

 

Jeta të përplasi ndër mundime,

njohe ti ç’ishte ajo sketërra,

ku kërthiqe e njom’ kapun pas gjinitë

 

përfundove ti ndër gjemba e ferra,

e u rrite nëpër kampe dhe mjerime,

ku veç endëshin pëlhurat e qëfinit

 

 

 

V

U nxi qielli i botës dhe i Historisë

nder lufta t’kobshme popujt kacafytë.

U nxi dhe qielli i të gjithë Shqipnisë

kob e mizori na panë veç sytë.

 

Të llahtarshme u sulën diktaturat,

mbi të pafajshmit duke ba kërdi.

Çfarosën popujt, gratë, fëmijët e burrat,

thëror tuj ua flijue idhujve te rij.

 

Idhuj gjakatar, Stalina, Hitlera,

diktatura t’egra plot me parime,

naziste, komuniste, krejt antinjerëzore.

 

Dolen Pot Pota, Çausheska edhe Envera,

mbi popujt e shkretë duke ba krime,

tepër të përbindshme dhe mizore.

 

VI

U rrite ndër kto kobe, vajzë heroinë,

krenare, e pamposhtun, guximtare,

e ruejte t’pa cenueme bukurinë,

prej bishave me huqe grabitqare.

 

Si trëndafil që mbin n’gëmush të ferrës,

dhe nëpër gjembat rritet, del në dritë,

ashtu veç dole ti përmes skëterrës,

me hijëshinë tande njerëzit tue habitë.

 

Me dhimbje thurën këto vargje t’vona,

pas kaq vitësh heshtje, frike e tmerri ;

ty të kushtohën moj vajzë lëgjendare,

 

Ka me u përhapë e tyne veç jehona.

Si engjëll shpëtove prej atij ferri,

tue ruejtë hyjnore të bukurat tipare.

 

 

 

 

VII

Me ankth, me brengë, me dert e lot,

mbushën mbresat tona ndër kujtimet,

për një jetë të humbun që shkoi kot,

kur na u grabitën përdhunisht gëzimet.

 

Ish një kosë katile, kosë mortore,

ajo që me bar t’thatë kosiste lulet :

sa e sa lulet t’bukura, lule bore !

Një kujtim i trishtë që kurr nuk shkulet.

 

Moshatarët e tu, si kerubina,

ndër kthetrat mizore mortja rrëmbeu ;

kumboi e sa nan’zezave lemëria !

 

U rënqethën male dhe lugina,

vorre, vorre u gërmue mbar dheu :

përpëlitej n’ bark të nanës fëmia !

 

VIII

Prej stuhive t’prap’sive njerëzore,

ishe përfshi në moshën e pafajsisë ;

të rrembyen ato kthetra mizore,

që nuk kursenin as jetën e fëminisë.

 

Telat të rrethonin, ferra çeliku,

varun për pas gjinit t’nanës s’re,

t’ quenin edhe ty këlyshe anmiku,

fajtore se prej ’i babe kishe le.

 

U rrite tue mos njohun ç’asht liria,

bashkë me pafajsisnë ajo vorrosë ;

fort e llahtarshme ra mbi ty egërsia,

 

moshatarët t’ tu, tuj pre me kosë.

Ndër këto tmerre u denue pafajsia,

diktatura kështu kishte vendosë.

 

 

IX

Një skllave ishe mes skllavëve mizëri,

në fushat balturina tue punue :

në një grop ‘ me gjarpnin ujin tue pi,

flaka e diellit l’kurën tuj të përcllue.

 

Qysh kur lindte dita dhe binte nata

kërrusun për mbi bel tue hap hëndeqe,

rrije n’ato lluca me gra të ngrata :

urdhën kishte dhanë partia përdreqe.

 

Nanë u bane shpejt, një nanë krenare :

djemt i rrite ti, të fortë si azgana,

edh’ e pamposhtun kurrë, nuk pyete fare,

 

se mbërthye të kishte si ndër dana,

diktaturë mizoreë Fort guximtare,

ball i bane asaj për vite të tana.

 

X

Bukuria jote kishte marrë dhenë,

rrotull të vinin disa lakmitare,

xhelatët ty mir ta kishin ba benë,

për qëllimin e tyne grabitqare.

 

Porsi Zanë e malit fort inatosun,

këto katila t’ eger i shitove,

mbeten ata veç si te perdhosun :

me qendrimin krenar krejt i dermove.

 

Me zemër fisnike, besë e nder,

grue ti burrneshë; si shpatë vringlluese,

Fjala jote ra si rrufé përherë

 

Tue përmbysun ato jena gllabruese.

Nuse e re shkue kishe ti n’atë derë,

Që s’kishte njohun kurr sjellje poshtruese.

 

 

 

 

XI

Mes një dimni të madh, kallkan mbërthye,

qëndronte krejt pa shpresë jeta shqiptare:

si nje shpatë vrastare për mbi krye,

regjimi kish vendos ligje barbare.

 

Të drejtat e njeriut, universale,

ishin mohue krejt, shkelun mizorisht.

O Zot, këta përbidsha pse s’i ndale,

që i mundonin t’pafajshmit porsi Krisht !

 

Në k’të skëterrë që mbillte lemerinë,

me pranga na kish lidhun diktatura.

Jetën na rrëmbeu, na rrëmbeu rininë :

 

kockat kishin mbetun edhe lëkura.

Terrori i kuq po bante batërdinë,

tue mos kursye as gra, as fëmijë, as burra.

 

XII

Porsi ajo anije mes detit tallazor,

me ato vela të shkyeme shkon, përplaset,

por drejtimin e mban ajo peror

shkrepave u largohet e nuk u qaset,

 

ashtu dhe ne u shkapetem nëpër motët,

timonin tue mos e lëshgue kurr prej dore,

ç’ka se gjaku rridhte, rridhnin lotët:

veç për me i shpëtue dhunës mizore !

 

dh’erdhi koha që t’agonte liria:

u shëmben idhujt, përbindëshat mizorë!

Prej tyne qe e denueme pafajsia,

 

t’mallkuem në historië mbetën peror.

Llahtarue prej sish ishte njerëzia,

Për një gjysmë shekulli t’gjat’ kohor.

 

 

 

XIII

Vitet e llahtarit lanë plot mbresa,

n’zemër e në mendje t’çdo njeriu,

por mbi t’gjitha fitoi nderi e besa,

dhe per ata që vdekja na i perfshiu.

 

Me bukurinë tande fort krenare,

moj trimneshë e re kurr nuk u ligshtove,

gjithmon’ mbete e vendosme, luftetare,

stuhitë e njëpasnjëshme perballove.

 

Dhe kur mbi ty kanosej egërsia,

për me të gllabrue me kthetrat mizore,

e patundshme rrinte vendosmënia,

 

nuk pyesje ti per bishat aq gjaksore :

e pa prekëshme mbetej bukuria,

që Zoti vet’ kishte qëndis’ me dorë.

 

XIV

Emni yt « Beba » do t’mbetet lëgjendar,

me u përmend gjithmon sa të jetë jeta,

qysh n’ Tepelen’, ku f’mijët moshatarë,

si miza vdiqen e lan’ nanat e shkreta.

 

Me at’ emën përmblidhej nje histori,

që përjetëson t’rënqethshme mendime

, do t’kalonte koha dh’ emni përsëri,

do t’ përmendej për me ringjall kujtime.

 

I bukur tingëllonte kur shqiptohej,

sepse përmblidhte mosh’n e pafajsisë,

ashtu do t’mbetej, kurr nuk do t’harrohej.

 

Dhe kur jeta t’merrte rrug’n e pleqnisë,

emni do të jehonte plot me shpresë,

si mbresë e paharrueme e fëminis

 

 

 

XV

Atje në Tepelenë, n’at kamp tmerri,

pa dal drita mirë, çanga kërciste,

« Apeli ! » si lugat Selfo kapteri,

emnat duke lexue, çirrej, bertiste.

 

« Beba » ty të thrriste një kamp i tanë,

por n’ listen e zezë ndryshe ishte shkrue,

aty emni i vertetë dilte « Julianë » :

e egra diktaturë nuk t’kish harrue !

 

N’krah të nanës gjorë strukun përherë,

duhej paraqit te kapter xhelati

« këtu ! » përgjigjej nana, « këtu ! » dy herë,

 

sepse e denueme dhe ti ishe nga fati,

e degdisun keq n’at kamp skëterrë,

ku të kishte pllakos shtet malukati.

 

XVI

Si kafshë grabitqare rrinte partia,

mbi çdo përson gati me sulmue :

trishtohej burri, grueja dhe fêmija,

kush radhën e kishte me u denue.

 

Në një natë të kobshme ty të thirren

« Beba, para popullit ti me dalë,

llogari me dhan’ ! » të shanë, t’u çirren,

« ai emën Julianë, prej nga doli vallë ? »

 

Anmike ty të quejtë,n t’demaskuen,

bij e një far tradhtari n’arrati,

me shpifje e gënjeshtra të mbuluen,

 

fer s’ta bani syni, gjithë krenari,

shpifjet i hodhe posht’ që kin kurdisun,

me guxim të madh, plot fisnikëri

 

 

 

XVII

Mbetën njerëzit krejt të lemerisun,

ç’ishte ky lloj teatri, kjo komedi,

Beba me mendjen krejt të çakërdisun,

kishte friken mos kthehej n’ tragjedi.

 

Emni i ri « Juliana » ish në çdo gojë,

populli nuk po merrte vesh asgja,

ah ! moj Beba e shkretë, me ty u ba lojë,

që t’ulish kryet e të mos bajsh me za.

 

Por qe besa si femën vërtet trime,

s’deshte të ia dish për demaskim,

dhe me kokën lart s’ pyete për mashtrime,

 

kurdoherë trimnisht mbajte qendrim,

djemt e burrin pranë në kto shqetsime,

ti jetën përballove me guxim.

 

XVIII

Nuk merrte fund jo kurr përsekutimi,

që si shpatë mizore varej mbi krye,

i tërbuem vërdallë vjen sigurimi,

çdo qëndresë t’vendosun për me thye.

 

Femijën nandëvjeçar ta torturojnë

me mjete ma mizore tue e mundue,

familjen mir po duen të shkatërrojnë,

për çdo ditë e natë duke e kërcnue.

 

Sikur shqipe mali që çerdhen mbron,

ashtu Beba e kampëve mbron shtëpinë,

me ia prek fëmijët kush nuk guxon,

 

si një shqiponjë ajo e shpreh trimninë,

fjala e saj e flakët të përvëlon,

s’pyet për Sigurimin as për partinë.

 

 

 

XIX

Përse u krijuen kto kampe kaq mizore,

e kush ishte ai me mendje aq sadiste,

si bagëti me ndry qenie njer’zore ?

Bota kishte marrë të tatëpjetën,

 

qysh në Teheran dhe n’ Jaltë ma vonë,

ku « Përenditë e Luftës » ujdinë gjetën,

me e nda rruzullin mbarë në dy zonë.

Stalini mustakosh dhe i madh xhelat

Zeus atje në Kremlin – Olimp i ri –

mirë e kish mashtrue Rusveltin sakat,

Evropës për me i vu n’Berlin kuii’

 

Mesdheun donte Stalini e s’pati fat:

Çurçilli nuk e la me prek Greqinë,

Ku menjëherë çoi anglezën  ushtri.

 

XX

Nuk pyeti kush për t’bukuren Shqipni !

Si skllave n’treg e qitën për ta shitë :

komunizmi mizor erdhi në fuqi,

errësinën mbolli aty ku kish dritë.

 

Krime u kryen të rënqethshme gjakatare,

kosa e partisë nuk kursej dhe lule,

pamëshirë, njerëzit qiti fare,

e ktheu vendi në vorr, n’kufomë kërbule.

 

Porsi lubi t’mbërtheu dhe ty kërthiqe,

të përplasi në kamp, n’at ferr te zi :

shpëtove kot nga gjith’ ato rrëziqe,

 

viktima le mbrapa, qindra fëmi,

mrekulli ishte ajo q’aty nuk vdiqe :

në qiell për ty mendonte ‘i Përendi.

 

 

 

XXI

Sot, mbas kaq vite, atje ku mbretnon liria,

Madamë Gjuliana t’thrasin me nderë,

akoma nuk asht zhdukun lëmeria

që n’zemër t’kish hy qysh fëmijë aherë.

 

Emnin e bukur Beba kudo ndigjon,

i përket ai një femne fort krenare,

gjithkund ku paraqitesh të nderon,

dhe n’rrethet ma të mira qytetare.

 

Mbas kaq vjet, të vona kto tingëllime,

në medje bluejtun, tani veç gjejnë shkrimë

të pa ndamë ne ishim ndër sa mjerime,

 

për me u kuptue mjaftonte një shikim :

dashunia na shoqnoi, patëm gëzime,

Zoti, tre djem na fali, si dhurim.

 

XXII

Një dhuratë, unazë a gjerdan florinit,

dhuratë të çmueshme, s’munda me t’dhanë,

një varëse arit, me t’zbukurue gjinin,

nuk t’bleva gjatë një jete të tanë !

 

Një lule, gonxhe trendafili të kuqe,

nuk t’solla njëherë në jetën time,

sikur të vogël fare, një burbuqe,

që të buzëqeshje ti me plot gëzime.

 

Si nji tufë lulesh, t’kushtoj kto poezi,

mes tyne ndonje varg me shum shkelqim,

i mblodha gjat’ kohës me dashuni,

 

qe t’mbeten n’zemrën tande si kujtim,

si një dhuratë e çmuar, ma se flori :

me ato të kam dhurue gjith shpirtin tim.

 

 

GJENERALI

 

I

Atje ndër ato malet e Kurbinit,

ku ende jehon kushtrimi i Skënderbeut,

ku luftonin çetat e njatij Gjinit,

kundër pushtuesve, për liri t’Atdheut,

 

n’at’ Skuraj të lavdishëm plot legjenda,

mes zjarrit të kryengritjes patriotike,

linde n’ato kulla krenare, brenda,

ku farkëtoheshin ngjarje historike.

 

Orët e zanat të qëndronin pranë,

me ty mor vogëlush duke lodrue,

fatin të caktonin, jetën të tanë,

 

që ndër vite do t’shkonte tue u zhvillue ;

fort emni yt do t’shquhej anëmbanë :

Atdheut jetën do i kishe përkushtue.

 

II

Akoma në shpërgaj, foshnje kërthiqe,

n’kurriz t’nanës more shtigjet e malit,

mes pyjeve e shkrepave plot rreziqe,

për me i shpëtue anadollak vandalit.

 

Dh’erdhi dita kur vet Gjin Pjetri u çue,

Synin ta vuni mes f’mijëve të tjerë :

« Frrok – i tha prindit tand – kam mendue,

n’shkollë m’e nis Prenkën menjëherë ! »

 

I rrebt ishte prindi yt e trim drague :

« Mos me pyet or Gjin ti tjetërherë,

n’daç hidhe n’zjarr, n’daç n’ujë m’e lshue,

 

Zot je i shtëpisë, ti vendos n’ktë derë ! »

N’shkollë Gjin Pjetri vetë të ka shoqnue :

për ty një vogëlush ishte i madh nder !

 

 

 

 

 

 

Gjeneral Prenk Pervizi

Skuraj 1897- Jolimont 1977

(Foto, Tiranë,  1943)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

III

Fort po gjimonin malet e Kurbinit,

thue një stuhi e madhe kishte shpërthye,

s’ishte e motit gjama, veç çetat e Gjinit,

fyt për fyt me turkun duke u mbërthye.

 

Gryk’s Urdhazës topi idhshëm po kriste,

e frikshme hapej malevet ushtima,

krejt i tmerruem pashaj turkisë bërtiste :

« Topa vallë do të jenë a bubullima ? »

 

Shkreptinin armët shqiptare si rrufeja,

rridhte uj’ Urdhazës kuq me gjak nizami,

gjak nizami rridhte poshtë rrekëja.

 

Mbi hordhitë osmane po bahej nami,

aq e zezë për ta ish kthye beteja :

s’u kish mbetun as nam e as nishani !

 

IV

Kur agoi madhshtore dita e lirisë,

burrat e Kurbinit, luftarë të shquem,

mbas Gjin Pjetrit lshue, si vrull’ i stuhisë,

në Milot flamurin kuq e zi naltsuen.

 

Shpërthej fjala e kryetrimit porsi flakë,

ndezi zemrat e Kurbin’sve patriotë :

« Burra t’Arbënisë, në Vlonën plakë,

shpallet Pavarësia jonë në botë !

 

« Rroftë Shqipnia ! » – thirri – dhe gjashtë herë

qiti me rëvol’, ty t’kish për bri,

Treqind pushkë kan krisun pernjëherë :

 

pesëmbëdhjet’ vjeçar ishe, krejt i ri.

Ma i madh dukej Gjini se kurdoherë,

bashkë me të ti hyne n’ histori

 

 

 

V

Në Shkodrën krenare shkollën vazhdove,

n’mësime duke u shque si kurrnjëtjetër,

me Gjergj Fishten dhe Mjeden ti mësove,

Gurakuqin, Kamsin, Mosin e vjetër.

 

Por një kob i zi ra mbi tan Kurbinin,

Gjin Pjetri luftëtar e plak i parë,

ndërroi jetë, shumë ia nderuen kujtimin,

i madh dhe i vogël mbetën duke qarë.

 

Aty u gjende ti dy lot me lshue,

për axhën që t’pat nis në rruge t’arsimit.

Atdhetarët rreth tij ishin tubue,

 

përshendetjen e fundit me i ba Gjinit.

Vajtoret ma të mira duke e vajtue,

lavditë duke përmendun të kryetrimit.

 

VI

E kobshme n’Sarajevo revolja krisi,

flakën ia dha barotit të Ballkanit :

lufta e madhe botnore shpejt ia nisi,

tmerr duke i kallun, të madh, evropianit.

 

Kufijt krejt u mbyllen, mbaroi dhe shkolla,

n’pritje atje në Skuraj ti po qëndroje.

Fati i tirrte fijet tepër të holla,

Atij, për me i shpëtue nuk mund t’guxoje.

 

N’kasapane u hodhën ushtritë anmike,

në t’pergjakshme beteja kacafytë,

faqe t’zeza shkruheshin historike,

 

me miliona njerëzit duke u mbytë,

popujt t’llahtarisun krejt prej frike :

vazhdoi për katër vjet kjo luftë e ndytë

 

 

VII

Trimni tregove shpejt të pakundshoqe,

për në Vienë t’Austrisë për m’u nisë :

shum u rrezikove e shum veç hoqe,

për me mbajtun besën e miqsisë.

 

Tre të huej, austriakë, t’kerkuen shpëtim,

n’dorën tande ranë, tue t’njoftë fisnik,

për n’Austri me u kthye me shumë nxitim,

në një rrugë t’veshtirë e plot rrezik.

 

Fatit para i dole shum guximtar,

dhe të shoqnuem me burra t’armatosun,

kaluet t’gjitha pëngesat ju për mbarë,

 

ne vend te dëshiruem duke sosun :

për tre miqt austriakë, ti shpetimtarë

N’Vienë ata të çuen siç ish vendosun.

 

VIII

Në kryeqytet t’madhes përandori,

n’Akademinë ushtarake u pranove :

ndoqe studimet me vëndosmëni,

medalje e lavdërime aty fitove.

 

Lidhe miqsi edhe me shumë shqiptarë,

studentë dhe burra shteti t’pranishëm :

Ahmet Zogun zune mik të pandarë,

ndër gjithë të tjerët ai ma i lavdishëmë

 

Një miqsi që rritej e do t’forcohej

e shum e vlefshme do ishte për Shqipninë.

Atdheu për këta njerëz do t’krenohej,

 

e do t’u a shkruente të bukur historinë.

Përandoria austro – hungare asgjesohej

në at’ vit kur ti mbarove Akademinë.

 

 

 

IX

U ktheve në Shqipni plot hove t’reja,

me Ahmet Zogun n’ Durrës u përshëndete.

Në Skuraj u ndez dasma dhe hareja,

nusja po të priste pas katër vjete.

 

Prena, quhej ajo një vajzë e re vendi:

në Rrëshen t’kishte fejue prindi trim,

besnik i kishe ndej atij kuvendi,

martesë  në Vienë s’pranove propozim.

 

Nanë Mrika nuk e përmbante gzimin,

Djali saj tashti ishte burrnue e rritun :

n’Austri kishte mbarue të naltë shkollimin.

 

Në Skuraj ai qëndronte duke pritun,

vëndimin që do t’i vinte për emnimin,

rreth komandant në Krujë e kishin qitun

 

X

Ora e Shqipnisë po zgjohej përsëri,

nga koma e pesëqinvjetëve osmanë,

ku lëngoi e pafuqishme nën robni :

shqiptarët u çuen të bashkuem të tanë.

 

Në Vlonë së pari shpallën Pavarësinë :

valoi flamuri kuq e zi krenar !

në Lushnje patriotët krijuen Shqipninë,

u nisën shqiptarët n’rrugën e mbar.

 

Ishe n’atë kohë një oficer i ri,

gati me i shërbye Kombit tand arbnor,

atje ku të thirrën u gjete me ushtri,

 

me mbrojt vendin nga çdo sulm anmiqsor.

Me çetat shqiptare luftove në veri,

me i dëbue serbët prej truellit atnor

 

 

 

XI

Legjendare mbetën ato beteja,

me Prenk Jakun dhe Bajram Curr luftarin,

binit ju mbi serbët porsi rrufeja,

duke e dëbue prej trojëve barbarin.

 

Me bataljon shetitës nëpër male,

vëndoset ju rregullin e qet’sinë,

i zhduket gjithë bandat kriminale,

q’egërsisht plaçkitnin popullsinë.

 

E kur sulmuen rebelat në Tiranë,

me pushtue qytet’n, me rr’xue qeverinë,

te një pus i vjetër pritën kish zanë,

 

me do mitroloza u a preve fuqinë,

me trima që çelik brenin me dhambë.

Guximtar ! e shpëtove ti Shqipninë.

 

XII

E kur me pabesi sulmojti opozita,

me të bukura fjalë e punë të këqija,

dolët ju në mal porsi komita,

n’Beligrad ju pranoi Jugosllavia.

 

Ish viti njëzetekatër muej qërshor,

mbas Ahmet Zogut shkuet n’arrati,

ti ndër oficerët, shtatmadhor –

shkelqeje mbi tjerët si nj’yll i ri.

 

Erdhe në mal të Skurajt me pak veta,

lëshove ti kushtrim, ish muej dhjetor,

u mblodhën rreth tejet kurbinas veleta,

 

drejt Tiranës marshimi u ndermor,

ia mbathën kundërshtar’t – kambët e lehta –

u rivendos përsëri shteti ligjor

 

 

 

XIII

Katër burra aher kish pasë Shqipnia,

që kurr ma nana nuk përkund në djep,

Ahmet Zogu i çmonte nga zotsia,

detyra të randsishme shpejt u jep.

 

N’katër zona krejt vendi ishte caktue,

katër kapidana formuen kuadrumvirat,

guvernatorë ushtarakë ishin emnue :

për Shqipninë ishte shum i madh fat.

 

Prenk Pervizi me qendër në Tiranë,

për përgatitje e rrjedhë të lartë fisnore :

Presidentit Zog veç i rrinte pranë.

 

Krizat i zgjidhi ai tepër vendimtare,

që të rrezikshme mbi vendin tonë ranë,

me veprime të shpejta fitimtare.

 

XIV

Katër komandantët e Shqipnisë

vendosën rend kudo, shtetin forcuen,

po përgatitnin ardhjen e mbretnisë :

Ahmet Zogun ata në fron e çuenë

 

Muharrem Bajraktari n’Lumë i parë,

me Fiqri Dinen edhe Hysni Demen,

miq të tu të ngushtë me fis krenar,

së bashku ju të katër fituet emen.

 

Kapidana të shquem, trima me fletë,

n’dorë Shqipninë e patët për do vite,

Ahmet Zogu ua dha ktë detyrë vetë,

 

Shtetin e ri për me qitun në dritë :

s’ishte kjo një punë aq fort e lehtë ;

me shokët e pandamë në krye ia mbrritë

 

 

 

XV

Befasisht në malet e Dukagjinit,

kryengritje e madhe plasi me tradhti,

(rob e zun’ komandën e Fiqri Dinit)

me u bashkue Malsia me Malin e Zi !

 

Kurthën kishte ngrehun mirë Serbia,

me njerëz të pabesë edhe tradhtarë,

me u coptue përfarët gjithë Shqipnia,

 

krejtas për me u zhduk kombi Shqiptar !

Presidenti Zog, n’mesnatë dimnore,

Po thrret me telefon Prenk kapidanin,

 

« Ja sot ja kurr ! Vendi po del dore :

patjetër me shpëtue na sot vatanin ! »

Fjalën ia ke dhanë, me krenari burrmore.

 

 

XVI

Si një trup i vetëm Kurbini u çue,

te Shtegu i Dhenve arritën vullnetarët,

burrat ti ma trima kishe bashkue,

shkambit përpjetë u ngjitën me litarët.

 

Krejt armatimet atje lart arritën,

ku kalue nuk kish kurr një malësor,

kryengritesit të rrethuem u topitën,

kur krisma e mitrolozit gjmoi kobnor.

 

U dorëzue pa luftë e krejt paria,

krenët e rebelimit, para asaj mrekullie :

« Si kish dalë nga ajo humnerë ushtria,

 

ku nuk guxon të shkeli thundër dhie ? »

Në pallat shkoj përgjigja me pak vija :

« Prenk Pervizi në krye t’asaj ushtrie !

 

 

 

XVII

Ceno Beg Kryeziu fort revoltue,

midis parlamentit fjalën ka thanë :

« Pren Pervizin n’krye t’ushtrisë me vu

dhe gradën e gjeneralit me ia dhanë ! »

 

T’tronditun intrigantët nga këto fjalë :

« I ri asht, President, mendja mos i rritet,

gradat le t’ia japim ma ngadalë,

kur të piqet koha e të kalojnë vitet ! »

 

U mjaftue Zogu me disa levdata,

me falenderime e fjalë të mira,

i dha disa medalje e dekorata,

 

aq ishin të forta zilia edhe smira,

q’ushqenin oborrtarët tru sakata.

Ti nuk i perfillje ato fundërrina !

 

XVIII

Kur me bujë u shpall Mbretnia Shqiptare,

dh’anëmbanë botës shkruen shumë gazeta,

katër kapidanat zon’komandarë,

u shkarkuen prej detyrave të veta.

 

Tashma Mbreti kishte fuqinë në dorë,

lypëshin servile t’i vinin rrotull,

largojti oficerët shtatmadhorë,

për të bredh pas qejfit e ndonni kotull.

 

Kur Ahmet Zogu i preu kështu në fjalë,

komandantët trima kërkuen takim :

« Që besa Ahmet ti fjalës na i ke dalë,

 

për reformat që patëm marrë vendim.

Dakord nuk jemi, ti veç me na falë,

që po të shprehim haptas këtë mendim ! »

 

 

 

XIX

U tërbuen oborrtarët intriganta,

dhe n’vesh i frynin Mbretit për komplot :

« Kujdes, Madhni, se mbajn’ në brez naganta,

e për trima çerpiku nuk u lot ! »

 

Arratinë morën burrat në dhe t’huej,

për me u largue sherreve oborrtare,

atje ku besa gjaku bahet ujë,

prej mallëngjimit të trojeve amtare.

 

Nana Mbretneshë fort e mençun zojë,

djalit Ahmet dy fjalë t’urta ia thotë :

« Si kish guxue ato trima të largojë

 

që ma besnikë nuk i gjen në botë ?

Ndigjo mor bir se nuk asht jeta lojë,

E mos u beso kurr njerëzve të kotë ! »

 

XX

Prenk Pervizi mori vendim me mend,

shkollën e Luftës në Torino me krye,

me gradën major vazhdojti student,

Atdheut shum ma mirë për me i shërbye.

 

Kolonel ma vonë u kthyen n’Shqipni,

me detyra të randsishme u caktue :

n’Komisionin Nderkombtar n’Abisini,

vëzhgues për atë luftën që u zhvillue.

 

Pranë shtabëve t’Badoljos e t’Gracianit,

qëndroi gjashtë muej e mori njoftime,

të Musolinit mori vesh, hartues i planit,

 

që për Shqipninë kish të kqija qëllime :

do të versulej Duçja kundër Ballkanit,

për të vazhdue ma tej t’reja pushtime.

 

 

 

XXI

Manovra të mëdha mban Italia,

me armatime fort Duçja kërcnohet,

asht e pranishme aty edhe Shqipnia,

e parë ndër delegacionet prezentohet.

 

« Jeni popull trim ! » – thotë Musolini.

« Por i vogël fort ! » – ia pret shqiptari :

« Të madh ne do ta bajm ! Ju mirë ta dini »

« Ne na mjafton siç asht ! » – Gjegj komandari.

 

Dy herë te Mbreti Zog hyn oficeri :

« Ahmet, mbrojtjen ma jep t’Atdheut tonë ! »

Mbreti po e vështron si fort për seri :

 

« Me Italinë miqsi kem përgjithmonë.

Prej italianve nuk na vjen kurr sherri ! »

« Mbret, mendohu mirë sa nuk asht vonë ! »

 

XXII

Me shtatë Prill u nxi qiell’i Shqipnisë,

si prej termetit gjithë vendi u trondit :

fronin braktisi Zogu të Mbretnisë,

në Qafë Thanën me vetura u ngjit.

 

Tre dit Leka i vogël qante për gji,

nanë Gjeraldina pranë tuj e pajtue.

Kaloi familja atje n’Jugosllavi,

Mbet Mbreti vetëm, veç tuj u mendue :

 

« Hakut, Prenk Pervizi, m’paska dalë ;

oborrtarët e mi më kanë tradhtue !

Burrë besik e komandant i rallë :

 

Qysh për ktë punë mos me i besue !

Në Korçë Kolonelit me i çue fjalë,

Veç ai mundet tashti me na ndihmue !

 

 

 

XXIII

Korça peshë ish ngritun, qyteti i tanë,

« Armë ! » duke kërkue, dh’armë nuk ka,

radiot po buçasin t’huejat nga çdo anë,

prej Tirane s’ndigjohet as një za.

 

Komandanti trim fort asht ngushtue,

ushtri s’po ka dhe pa armatime mbetë,

me popullin qëndresë me organizue,

secili me armët e veta e me fishekë.

 

Tre dit pa lajme mbeti Korça e shkretë,

para postës të mbledhun duke pritë,

Prenk Pervizi aty qëndronte vetë,

 

don me fillue qëndresën si komitë.

Po na i vjen lajmi : « Mbreti po të pret ! »

Veç ka mbet pa mend, fort asht dhe çuditë.

 

XXIV

Në Zemblak kish zanun Mbreti vend,

te shpija e Gani Kullës plak i parë,

i njohun për burrni edhe për mend,

një fis fort atdhetar dhe shum bujarë

 

Përball u gjetën të dy miqt e vjetër,

Mbreti e Prenk Pervizi i madh besnik :

u përqafuen aty si asnjëherë tjetër,

gjendja ishte e randë e plot rrezik.

 

« Mbret, sa ma shpejt kushtrimin me lëshue,

luftën lart nëpër malet na me nisë,

ty të kemi kryetar me komandue,

 

në ball për me i qëndrue ti sot Shqipnisë ! »

« Jo ! se një t’keqe vendit ia kam prue,

s’due me i sjellë damtime popullsisë ! »

 

 

 

XXV

Komandanti Prenk fort ish zemrue :

« Oborrtarë t’pabesë dhe intriganta,

a e shihni ju, ku vendin keni çue ?

mbi ju duhet të kriste sot naganta !

 

T’gjithë ktu meritoni me ju varë,

porsi cironkat’thata, si tradhtorë !

Po t’ju pikasi populli korçar,

ka me u versul mbi ju tepër mizor ! »

 

« Ahmet Zog vendos, në luftë me pri,

ja sa ma vrik këndejti me u largue,

se populli i tërbuem vjen me na gri,

 

Ose italianët vijnë me na rrethue ! »

Tronditun foli Mbreti : « Në Greqi !

Komandën merre shpejt me na drejtue ! »

 

XXVI

Me mija e pasuen Mbretin në Greqi,

atje në Folorinën zuni vend,

pa fron e pa kunorë e pa mbretni,

si peshku n’ranë kish mbetun përnjëmendë

 

Shurdhët i bani veshët bota mbarë,

mohit i ra Evropa keqas Shqipnisë :

protestat e Mbret Zogut s’patën farë,

humbisnin sikur zani mes shkretisë.

 

Urdhën ty të dha për m’u kthye n’Atdhe,

dhe gradat mirë t’i njohu gjeneral :

lamtumirë e trishtë, shkon loti rrëke,

 

përmallimin e fundit kush s’e ndalë

Mbaroi kështu Mbretnia porsa kish le,

Prej Duçes Musolinit kokë batall

 

 

 

XXVII

Nën zgjedhë fashiste kishte ra Shqipnia,

Atdheun e kish përfshi, i madh, trishtimi.

Në shesh po dilte e poshtër tradhëtia :

shitun disa shqiptarë të Musolini.

 

Kunorën e Skënderbeut ia çuen Viktorit,

me një turp të madh ata veç u damkosën,

flamurit i vunë shenjat e liktorit :

vetën e tyne përjetsisht përdhosën.

 

Por e papërlyeme mbetej tanë ushtria :

komandantët shqiptarë morën vendim,

kur plasi lufta andejti nga Greqia,

 

bataljonet mos me marrë pjesë n’luftim.

Kur iu kërkue Badoljos llogaria :

« Prej shqiptarve e pësuem këtë deshtim ! »

 

XXVIII

Atje në Berlin u inatos Hitleri :

« Ç’ asht or Duçe kjo disfatë n’ Greqi ? »

Musolini kur foli rrebtë Fyhreri :

« Shqiptarët na tradhtuen : » tha, surrat nxi.

 

Në malet e Pukës t’çuen për denim,

me pjesë t’ushtrisë e bataljonët tjerë,

italianët i kish kap i madh friksim,

mos shkatohej prej jush ndonjë poterë.

 

Parianit ia kishe ba fare t’qartë,

se ushtria shqiptare e pavarun qendronte,

me një krenari t’pashoqe të lartë.

 

Italia me i cenue nuk guxonte,

i kish dalun me shqiptarët fort thartë,

kur në njëzetën n’Vlonë keq e pësonte !

 

 

 

XXIX

Fatet e luftës u rrok’llisën shpejt,

Musolini na e theu qafën nga fiku,

në Mukje Shqiptarët u mblodhën krejt,

për Bashkimin Kombtar n’ktë çast rreziku.

 

Tetë shtatori solli kapitullimin,

në krye t’ushtrisë, gjeneral shqiptar,

Dalmacos ia imponove dorëzimin :

Valoi përsëri flamuri ynë kombtarë

 

Asambleja kushtëtuese na u formue,

me i dalun zot fatëve të Shqipnisë,

prej Kosove n’Cameri atdheu u bashkue,

 

ty të vendosën n’krye të gjithë ushtrisë :

kufijt etnikë kurr ma mos me i lëshue,

me ia pre krejt turrin lakmiqar Serbisë !

 

XXX

Në Shqipni gjermanët kishin qëndrue,

vendin tonë neutral veç duke e shpallë,

rrugë kërkonin vetëm për me kalue,

në Gjermani tashma po kthenin dalëë

 

Konferenca ish mbajtun në Teheran,

mes Curçillit, Rusveltit dhe Stalinit,

botës këta të tre me i gjet derman,

mbas dorzimit pa kushte të Berlinit.

 

U tradhtue gjithë çeshtja e Shqipnisë,

Aleatët, shqiptarët, i lanë në baltë,

veç shpetuen territoret e Greqisë,

 

për Evropën lindore u tha në Jaltë,

t’invadohej prej ushtrive t’Rusisë.

« Zoti ato tradhtarë kurr mos i faltë ! »

 

 

XXXI

Shpresa të medha lindën për shqiptarët,

me u bashkue në një shtet t’vetëm etnik,

por t’asaj mendje nuk ishin sllav – barbarët,

që politikën n’Shqipni sillnin vërtik !

 

Partinë komuniste ata kishin formue,

Gjoja në luftë kundër okupatorit !

Komunistët shqiptarë kishin gabue,

Duke u lidhun pas qerres sllav mizorit.

 

Qeveria kombëtare nga ana tjetër,

me një Këshill të Naltë në krye të shtetit,

prej katër burrash t’urtë patriotë të vjetër,

 

Kosovën kërkonte të mbante pas vetit,

me fakte konkrete e jo me fjalë në letër.

Shqiptarët po gjendëshin mes sikletit.

 

XXXII

Prenk Pervizi, në krye të gjithë ushtrisë,

Gjermanëve u doli në kundërshtim :

Trupat SS ata donin me kurdisë,

« Jo , kjo s’bahet ! » tha komandanti trim.

 

T’ zemruem teuton’t u prishën me shqiptarët.

Kta në mal shpejt dolën me qeveri,

atje të bashkuem të gjithë atdhetarët,

kërkonin me shpëtue t’mjerën Shqipni.

 

Hesapët po i banin kta pa hanxhinë,

sepse aleatët me anglezët diplomatë,

i mashtruen ma së miri dhe i përzinë,

 

vendosmëninë e tyne tue luhatë.

Anglez’t donin me shpërblye Jugosllavinë,

Me ia rikthye Kosovën si një dhuratë

 

 

 

 

XXXIII

Krenar qëndrove n’malet e Kurbinit,

bashkë me anglezët n’orvatje për shpëtim,

i propozove gjeneral Mek Linit,

planin ushtarak për organizim.

 

Nga ai vesh anglezët fare nuk ndigjonin,

e ma tepër mendonin për kuzhinën,

si ma mirë me ngranje ta kalonin :

shqiptarëve tashma ua kishin kthye shpinën.

 

I shoqnove n’Skuraj e t’Velës male,

duke i mbrojtun nga sulme e pabësi,

n’kala të Lezhës me ta ti u përfale,

 

kur vendosën t’largohën n’Itali.

Fisnik burrë njaty hapin e ndale,

edhe u ktheve trimnisht n’tandin Kurbi.

 

XXXIV

Mbetën atdhetarët si peshqit n’ zallë,

t’braktisun nga aleatët n’mëshirë të fatit ;

dikush me ta sikur deshi me u tallë,

duke i lanun në dorë të malukatit.

 

Ishte ky malukat veç komunizmi,

që duke mohue atdheun dhe Shqipninë,

po çfaqej si regjim kanibalizmi,

mbi vllaznit e vet duke ba kërdinëë

 

Njëni pas tjetrit u vranë gjithë patriotët,

duke luftue në mal me pushkë në dorë,

rrëke kullonte gjaku, kullonin lotët,

 

krime po kryheshin nga ma mizore.

Do t’rridhnin ditët, do t’kalonin motët,

E s’ do t’pushonin vajtimet mortore.

 

 

 

XXXV

Vriste dhe priste ky shteti xhelat,

Llesh Marashin, Prek Calin, Marka Gjonin

E pësonin të tjerë të njejtin fat :

Jup Kazazi, Lef Nosi me At Antonin.

 

Nga Gjyqet Speciale pat fillue kërdia,

denime me vdekje, batare ekzekutime,

në vorre po kthehej e tanë Shqipnia,

në burgje mizore, kampe, internime.

 

Diktatori katil quhej Enver,

sikur e kish krijue djalli vetë,

i denjë për me sundue atje në ferr,

 

e jo përmbi Shqipni në këtë jetë.

Populli po ia shihte mirë atë sherr :

Shëndrrohej gjaku i krimeve në detë !

 

XXXVI

Të Skurajve ju male lavdiplotë,

në shekujt kala e pamposhtun qëndrese,

e treguet dhe njëherë ju në botë,

se ruenit tradita burrnie dhe bese.

 

Ndër juve u strehue gjenerali komit,

me forcat e ndjekjes ai duke u tallë,

që orvatëshin m’e rrethue natë e ditë :

si kuajt në lamë veçse vinin vërdallë.

 

Hoqën njerëzit tortura e mundime,

pati t’pushkatuem etjerë t’burgosun,

edhe kalamajt pësuen kërcnime,

 

besnikë qëndruen të gjithë e të vendosun.

Shefat e mbrojtjes pësonin deshtime,

të zhgënjyem, të mposhtun e të dreqosun !

 

 

 

XXXVII

Skuraj një fshat malor fshat historik,

që në shekujt përmendet për lavdi,

Gjergj Kastrioti e zgjodhi vend strategjik,

për me sulmue t’anadollakut ushtri.

 

Vend i Kok Malçit, plakut shum mentar,

që u miqsue me njat Skenderbeg kruetanin :

aty luftoi Pervizi Skura, k’shtjellar,

kur u rrethue prej hordhive të Sulltanit.

 

Te kisha e Shna Prenës u grit shkolla,

shqip për me lëxue e për me shkrue,

kur Turkia na kish lidhun porsi bolla,

 

s’donte me lanë Shqipninë me përparue.

Nxore ti Gjin Pjetrin me ato sokola,

që në Milot flamurin patën çue.

 

XXXVIII

Në pyjet e Skurajt gjete strehimin,

te fisi i N’koll Llesh Gjokës ke zatet,

vërdallë e solle ti gjithë Sigurimin,

kurr n’e kurrës nuk mundën me të gjet.

 

Nipat e tu trima mbajte veç pranë,

njat Nikoll Pal Gjinin, trimin velet,

trim drague me brejt hekur me dhambë,

njeri pa fjalë por pushka mirë po i flet.

 

Vellain e tij Ndue Palin burrë besnik,

dhe Ndue Gjergjin të parin ndër luftarë,

që i këndon pushka dhe zani si poet,

 

me nip Preng Lleshin t’fortin nishantar,

që s’ pyet për Sigurim as për anmik :

në kangët do t’këndohën legjendar.

 

 

 

XXXIX

Ndër ato malet e Shqipnisë veriore,

kishin mbetun veç katër komandarë,

oficerët ma t’shquem t’ushtrisë arbnore,

burra t’jashtzakonshëm, trima e luftarë.

 

Në Lumë gjithmonë Muharrem Bajraktari,

n’Dibër Fiqriu e Hysni Dema qëndrojnë,

n’malet e Kurbinit rrin gjenerali,

njena pas tjetrës brigatat vërshojnë.

 

Vërshojnë brigatat veçse tuj ba krime,

tuj kërcnue njerzit e tuj pushkatue,

ti qëndroje i sigurt n’ato strehime :

 

vërdallë komunistët si qen t’tërbue,

koha kishte ardhun me marrun vendime,

miqve u çove fjalë n’Greqi me shkue.

 

XL

Me veprime guximtare e me çeta,

tre shok’t e tu kaluen n’Maqedoni,

Në luftime t’ashpra humbën sa veta,

deri sa dolën n’kufi në Greqië

 

Ti një ushtarak me të madhe përvojë,

me krye vendose aksion me befasi,

ia punove shtetit një taralojë,

Sigurimin të tanë e ke përzi.

 

Fillikat e vetëm zbrite n’ Tiranë,

mes qytetit tuj shkue nëpër pazar,

u takove me disa miq Toptanë,

 

Dhe me djemt e tu trima dhe shkollarë.

Ndue dhe Llesh Gziqin miq i kishe zanë,

burra besnikë e Mirditor bujar

 

 

XLI

Dhjet dit ndejte aty si një mik i rrallë,

kafe, duhan, raki tuj pi me Lleshin.

Në Skuraj komunistët vijnë vërdallë,

ndërsa të dy miqt bisedojnë e qeshinë .

 

Ishte Genci djali yt fort guximtar,

Llazi Sterjon, shoferin, vrik ta gjeti,

Llazi Sterjo, një trim e besnik korçar :

me makinën atje n’kufi t’zateti.

 

Pak dit kaluen, flet radioja e Greqisë,

Prenk Pervizi shqiptarët përshendet,

Enver Hoxha me grusht bie skrivanisë,

 

Prej marazit zen çirret dhe bërtet

Koçi Xoxës edhe gjithë Ministrisë,

llogari u kërkon, shum keq u flet.

 

XLII

Fillojti jeta jote n’arrati,

me Bajraktar, Fiqri, Hysni bashkue ,

plane duke thur me u kthye n’Shqipni,

regjimin komunist për me rrëxue.

 

 

Tani me anglezët miqt e juej të vjetër,

Gjeneral Meklin dh’Amery Julianin,

Përsëri ia niset edhe një herë tjetër,

Si me shpëtue Shqipninë e tanë Ballkanin.

 

Por politika lozte role t’kqija,

Dh’Aleatët vetë e sabotuen atë plan,

Nuk e lanë Zogun t’vinte nga Greqia :

 

Organizimi mbeti pa taban.

Me spiun Filbin na u sajue tradhëtia,

Resitenca n’Shqipni shkoi fare dam

 

 

XLIII

Disa vjet i kalove në Greqi,

një mik të ngushtë atje kishe pas zanë,

i ndodhi atij ma e madhja fatkeq’si,

prandaj t’u desht atë vend veç për me lanë. 

 

Belgjikën zgjodhe për me kalue jetën,

ku Muharremi e Fiqriu kishin shkue.

Por n’Italinë oferta ty të gjetën,

Gjeneral italian ti me vazhdue…

 

S’pranove kurr të tilla propozime !

Ndërkaq ti, John Kenedit President,

I drejtove mesazh me t’shumta shkrime,

 

Me Shqiptarë me formue një detashment,

me shqiptarët me krijue një ushtri trime,

Në luftën e Vietnamit për me u gjend.

 

XLIV

Me mbretin Zog dhe patriotët e tjerë,

u takuet n’biseda zgjidhje me gjet,

por hasët n’kundërshtime ma se ‘i herë,

e nuk u arrit marrëveshje e t’vërtetë.

 

Shqiptarët i kishte zanë amullia,

përçarjet nuk i linin kurr rehat,

u krijuen organizata e partia,

bashkimi i shqiptarve aq e pat !

 

Me Bajraktarin e me miq tuej besnikë

me biseda kalon koha e mërgimit.

Fjalime mbajte n’ festat në Belgjikë,

 

Që të mblidhën shqiptarët rreth bashkmit,

t’mos coptohën n’shoqatat e partitë

veç në bashkim gjendët rruga e shpëtimit.

 

 

 

 

XLV

Prind i dashun, mes stuhive të jetës,

kalove si një shqipe fort krenareë

Me flakën e pishtarit të s’vërtetës,

veprat e tua ndriçojnë si lëgjendare,

 

të shkrueme n’histori me gërma t’arta,

se Zot i dole Atdheut n’ koh t’vështirë,

i pajisun me dije e ideale t’larta,

për Shqipninë ti punove gjithmonë mirë.

 

Atje pushon i vetëm në Belgjikë,

në një vorr të thjeshtë herojsh, përkohor

Patjetër ka me ardhun ajo ditë,

 

që të ngrihet një i bukur përmerndor,

për ty, nanën e gruen edhe fëmijtë,

burrat e fisit, heroj dhe dëshmorë !

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TRE VLLAZNIT

I

U shtjellue historia e tanë njerëzimit,

me qytetnime t’lashta shekullore,

me popuj ndërtues, pëhapës zhvillimi,

siç ishin Pellasgët e rracës arbnore.

 

Por mbi të gjitha luftat shkatrrimtare,

përmbysen miradinat e krijueme

e korrnin vdekjen nëpër botën mbarë,

me krime të hatashme e të shemtueme.

 

Zhdukëshin popujt si t’ishin bubrreca,

më kasaphane, të përbindshme, llahtare :

hordhitë barbare si re me karkaleca,

 

kudo që shkelnin, s’binte bari fare.

Përpëlitej njerëzimi në ngatrresa,

N’genocide e holokauste gjakatare.

 

II

Faraonë, tiranë, mbretën e diktatorë :

njeni kalue tjetrit, katil e xhelat,

q’e shkruenin historinë me gjak njerzor,

duke zhdukun n’hiç viktimat pa fat.

 

Ma i tmerrëshmi nder ta veç ish Neroni,

që Koloseun e kthej në një skëterrë,

kërdinë mbi t’krishtenë ban i patënzoni ;

ushqim egërsinash hidhte ato të mjerë !

 

i mbeti emni atij, simbol gjakatari :

histeria vazhdonte me Neronë tjerë

që u ngritën mbi botë me huqe barbari,

 

t’pafajshëm tuj vra, tuj djeg e tuj therë.

Ndër do te shquhej një pjellë shqiptari,

kalue Neronit e nazistit Hitler

 

 

 

 

Tre vllaznit

Lek, Valentin e Genc Pervizi,

40-47-42, vjet  burgje e kampe internimi.

(foto, Gradishtë, 1970.)

 

.

 

 

 

 

 

 

III

Gjëmimi i luftës jehonte mbi botën,

përfshinte mbarë rruzullin tonë toksor :

diktatorët u ngritën porsi Zotën,

duke mbjellun veç mizori e terror.

 

Kombet u sulën n’ lufta viganore,

u kacafytën për vdekje ushtritë anmike,

duke i harrue t’gjitha lidhjet vllaznore :

përjetonte njeriu çaste kritike.

 

Teutonët gjermanikë për rreth Hitlerit,

kërkonin për me sundue botën mbarë,

prej Afrike deri ne skaj të verit,

 

prej Aglisë dhe përtej maleve Urale.

Dridhëshin popujt e mjeruem prej tmerrit,

Me miliona viktima mbetën t’vrarë.

 

IV

Nga ana tjetër njaj Stalini, muzhiku,

duke i dredhun musteqet me sadizëm,

orvatej me parime karabediku,

botën për me përmbyt me komunizëm.

 

Duçe Musolini mendje flureci,

për me krijue romakën perandori

andrronte, deri sa në Ballkan ngeci,

n’Shqipni së pari e mandej në Greqi,

 

i varun për kambësh përfundoi i shkreti.

Ashtu dhe miku i tij, Hitler gjemani,

veten ky vrau dhe në bunkerin treti.

 

Përfundimisht u mposht allamani,

Por Evropën rrezik tjetër e gjeti,

U nda në dyshë nga Jalta e Teherani

 

 

 

 

V

N’ Teheran u kry s’pari tradhtia,

nga Stalini, Rusvelti dhe Curcilli.

Rusvelti i semunë nga psikopatia,

ra në kurthën e një Stalin bandilli.

 

Fati i Evropës u përcaktue në Jaltë,

Ku ndër viktimat ishte dhe Shqipnia,

Aleatët e dashun e lanë në baltë,

Gjithë Evropën lindore e përpiu Rusia.

 

N’ vorbullën e k’tyne ngjarjeve t’vështira,

u gjetëm ne tre vllaznit të pllakosun,

e morën fund për ne kohnat e mira :

 

filluen stërmundimet e pa të sosun,

gjithë jetesën tonë e patëm të nxirë,

gjithë kohën ndër kampet e të burgosun.

 

VI

Tre vllazen ishim, si deget e nje lisit,

lindun atje n’ato kulla kreshnike,

nen hijen e rande te kalase Pervizit

te Skurajve, komandar me veti fisnike.

 

Ndoqem ne shkollat qe ne moshe foshnjore,

n’Itali : Torino, Modena e Roma,

per me i sherbye tokes sone arbnore,

me t’nalta dije dhe t’arta diploma.

 

Valentini e Genci, vllaznit ma t’moshuem,

moren drejtim ne shkollat ushtarake,

me detyra te ndryshme u caktuen.,

 

i madhi ne kalorsi, tjetri n’armen flutrurake,

perjashtim une bana, krejt i frymezuem,

nga arti e poezia, te dyja dege binjake.

 

 

 

VII

Ne krye te vendit na kish hyp Enveri,

nje shpirt katil edhe xhelat mizor,

e katandisi vendin ne shpell’ ferri

me krime te llahtarshme e me terror.

 

Zakon e kish pasun qe n’femini,

zogjt e klloçkes ne muret me i pllakose,

mbi shqiptaret e vet bani kerdi,

i mbylli ne burgje, i korri me kose.

 

Ato masa ekstreme nuk na kursyen,

dhe ne tre vllaznit, bashke me te tjere,

si jeten dhe lirine na i rrembyen,

 

na katandisen ne nje gjendje t’ mjere,

na ulen dinjitetit edhe na fyen,

edhe donin te na zhduknin çdo vlerë.

 

VIII

Nder burgje e internime na shkoi jeta,

thelle t’izoluem ne skutat malore,

ne kampe çfarosje, moçale e keneta,

keshtu ia kish qejfi qeverise mizore.

 

Valentini, ma i madhi, e pesoi i pari,

ne dhjetor dyzetekater ne burg u pllakos,

nga grueja e ndau Mehmet Sheh barbari,

dyzeteshtatevjet n’denime u rropos.

 

Krye shkollat e nalta ushtarake,

ish kthye n’atdhe me i sherbye Shqipnise,

po ashtu s’mendonte partia zhabulake,

 

u arrestue me urdhen te qeverise

me disa akuza absurde teper qesharake:

kryhej vertet denimi i pafajsise.

 

 

 

IX

Kur u gremis statuja e diktatorit,

dhe flladi i lirise po fryente mbi Shqipni,

ai mori udhetimin n’ate muej te frorit,

per ne qytetin Bologna n’Itali,

 

ku, prej dyzeteshtate vjet e shoqja e priste,

kjo Penelope e shekullit njezet,

keshtu e deshi partia komuniste,

duke e nda dhunisht prej burrit t’vet.

 

Valentini, Uliks i kaluem Uliksit,

pas i gjysme shekulli me gruen bashkohet,

njeni tjetrin s’e njohen, aq kishin ndryshue,

 

kur mendon njeriu, shpirti trishtohet,

si kto gjendje absurde me u krijue !

Aq ma teper diktatura denohet.

 

X

I dyti, Genci, po ashtu e kish pesue,

me burgje, tortura te tmerrshme, çnjerezore,

krenar e i pamposhtun, kurre s’u dorezue,

i qendroi sypatrembun dhunes mizore.

 

Perjetoi terrorin e t’hatashme tmerre,

si mbyteshin njerezit me t’egra tortura:

shkrumoheshin ne zjarrin e asaj sketerre,

intelektuale te nalte e patriote burra.

 

Me vite te tana, kanale tuj germue,

ne fushat moçalore te bujqesise.

Ne ato kushte te randa u martue,

 

me nje vajze kampi, te shoqnise.

Me femi Zoti e kishte gezue,

por jeta iu pre ne pragun e liris

 

 

 

XI

Pishtaret e lirise mbi boten u ngriten,

duke u versulun si lumej te perflakun,

diktatoret mbeten te lebetitun,

mbi qafen e tyne e ndienin lakun.

 

Trupi yt nga torturat i dermuem,

nuk mundi me durue, keq u degdis:

prej shoqnise u ndave, shum i nderuem,

nuk e shijove fitoren e lirise.

 

Atje ne nje koder te fshatit Spalat,

pushon dhe ti ne nje vorr vetmitar,

pret pa durim qe te vije ai fat,

 

me u bashkue me te tjeret familjar,

atje ne Skuraj, n’at mal e n’at shpat,

ku kshtjelli i Pervizit ngrihet krenar.

 

XII

I treti, jam une, qe vargjet po shkruej,

tmerret kalova me shume te tjere,

tash gjendem larg ne vend te huej,

ato kohna te trishta kujtoj perhere.

 

N’se artin ushtarak vllaznit pervetsuen,

une, i perveçem, tjeter drejtim mora,

me artin e piktures e te poezise i dashnuem,

mendja me punojti per to edhe dora.

 

Nuk vlenin kto aftesi per diktaturen,

nder kampe mizore ne u groposem,

xhelatet kriminele kishin zanat torturen,

 

egersisht na persekutuen e na rroposen,

na dermuen trupin, ne ropen lekuren,

persegjalli ne burgjet na vorrosen.

   

Takim prezantues për romanin e ri “TRIPTIKU I MAGJISTARËVE” të Bashkim Shehut

F T E S Ë

Të nderuar miq të Librit dhe të Botimeve Toena
Ju ftoj të merrni pjesë
në takimin prezantues për romanin e ri me titull
“TRIPTIKU I MAGJISTARËVE”
të shkrimtarit Bashkim Shehu.

Të premten, më 21 shkurt, ora 12:00,
në sallën “Akademikët” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Me respekt për ju,

Irena Toçi
Drejtore e përgjithshme
Botimet Toena

Pas përpjekjeve për shumë vite – Poezi nga Michelangelo Buonarotti – Shqipëroi Astrit Lulushi

Michelangelo Buonarotti, piktor italian, skulptor, arkitekt, poet. Poezitë e Mikelanxhelos karakterizohen nga një platonizëm; adhurim për femrën që e cilësonte superiore dhe nuk guxonte t’i afrohej.

“Pas përpjekjeve për shumë vite”, nga Mikelanxhelo
(shqipërim)

Pas përpjekjeve shumë vjeçare,
njeriu i aftë, tani, pranë vdekjes,
është në gjendje ta kuptojë
imazhin brenda gurit.
Madhështia vjen ngadalë,
por për ne nuk zgjat shumë.
Njësoj vepron Natyra;
përpiqet të krijojë
bukuri të rrallë
dhe me ty e arrin.
Tani asaj po i ikën koha
siç ndodh me fundin e karrierës.
Frika, qëndron pranë bukurisë,
dhe ushqen dëshira të çuditshme.
Kështu, mendja në heshje bie, s’thotë dot
kush është më i madh; gëzimi apo dhimbja,
megjithëse pamja jote lajmëron Fundin e Ditëve,
ajo përmban imazhin e  herëshëm
dhe mua më jep kënaqësi të madhe.

Dimensioni universal i veprës letrare të shkrimtarit grek Nikos Kazantzakis – Nga Stavri J. Dajo

 

Nikos Kazantzakis (1883-1957) është, pa dyshim, një shkrimtar dhe dijetar i madh i shekullit XX. Prozator, poet, publicist, dramaturg, politikan, muzikant, eseist, përkthyes i letërsisë, filozof, studiues, kritik letrar dhe, më së pari, një udhëtar i përjetshëm, la një trashëgimi shpirtërore të vyer dhe një vepër të begatë letrare, poetike dhe përkthimore lexues-ndjellëse. Kualifikohet si shkrimtari bashkëkohor grek më i vlerësuar dhe më i përkthyer, i promovuar në listën e emrave më të shquar të letërsisë botërore.

Kazantzakis ka qenë 14 herë kandidat për fitimin e çmimit letrar Nobel nga viti 1937-1957, me propozime kryesisht nga organizma ndërkombëtarë, personalitete të lartë të letrave si Albert Kamy (Albert Camus, 1913-1960) por dhe nga vet Akademia e Shkencave e Suedisë dhe e Norvegjisë. Fakti që nuk e fitoi këtë çmim lidhet vetëm me faktorë jashtëletrarë, me mëri tinëzake të kolegëve ose me ndërkëmbje të administratës dhe interesa meskine të grupeve të ndryshme politike të kohës. Megjithatë, mosfitimi nuk zbeh kurrsesi prestigjin e lartë ideoestetik të shkrimtarit. Këtë e dëshmon më së miri romani i tij i mirënjohur “Zorba”, i cili rreshtohet në 100 librat më të dalluar letrarë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore, sipas sondazheve të Qendrës Norvegjeze të Librit (2002).

Kazantzakis u takon autorëve të paktë klasikë botërorë që interesi leximor dhe tregtar i veprës së tyre mbetet dhe sot e gjithë ditën i papakësuar, madje me një përshkallëzim rritës (në kundërvënie me Stendalin apo dhe Herman Hesse p.sh.) dhe si i tillë mbetet aktual dhe aktiv.

Kazantzakis përbën rast unik në historinë e letërsisë botërore: u imponua në opinionin letrar dhe të institucionalizuar të vendit të tij përmes karrierës dhe vlerësimit ndërkombëtar(!) Megjithëse u luftua pa mëshirë dhe për motive të dobëta nga ekstremi i majtë dhe i djathtë politik i kohës, Nikos Kazantzakis dhe vepra e tij triumfoi: sot përbën pasuri shpirtërore për miliona lexues kudo në botë.

Kush ishte Nikos Kazantzakis?

U lind në Irakleio të Kretës dhe vdiq në Frajburg (Freiburg) të Gjermanisë, pas një udhëtimi në Kinë. Vepra e tij nistore evidentohet në vitin 1906, kur autori ishte ende në moshë relativisht të re. Në vitin 1919, kryeministri Eleftherios Venizelos e emëron drejtor të përgjithshëm të Ministrisë së Asistencës Sociale me mision të posaçëm riatdhesimin e grekëve të dëbuar nga Kaukazi pas ndjekjeve dhe spastrimeve etnike të qeverisë bolshevike. Ishte një përvojë e hidhur të cilën Kazantzakis e shfrytëzon si lëndë të parë për romanin “Krishti rikryqëzohet” (1954). Për një periudhë të shkurtër u emërua ministër pa Portofol në qeverinë e Sofulisit (nëntor 1945 – janar 1946) dhe më vonë (1947) specialist në UNESCO për gjuhët klasike.

Gjatë gjithë jetës së tij la një numër të madh veprash letrare të të gjitha gjinive dhe zhanreve. Por, megjithatë, kjo pjellori letrare (romane, poezi, studime, përkthime, ese, shënime udhëtimi etj.) nuk cenoi aspak nivelin e lartë cilësor të letërsisë së tij.

Sipas një studimi të detajuar të Qendrës Kombëtare të Librit në Athinë – pa qenë mbarështerues dhe i paaktualizuar, me të dhëna deri në 2007 – vepra letrare e Nikos Kazantzakis rezulton e përkthyer në 41 gjuhë të huaja. Vendin e parë e zotërojnë botimet në gjermanisht: 64 botime titujsh të ndryshëm, në anglisht 57 tituj, në frëngjisht 43, portugalisht 30, turqisht 22, italisht 13, rusisht 12 etj. Është kontradiktore, por statistikisht e saktë: dy fituesit grekë të çmimit letrar “Nobel” Giorgos Seferis (1963) dhe Odiseas Elytis (1979) nuk kanë arritur të kenë këtë dallim ndërkombëtar; i afrohet vetëm poeti Konstantinos Kavafis, i cili është përkthyer në 29 gjuhë ose të folme dialektore. Krahasuar me dy fitues të tjerë të çmimit Nobel nga areali ballkanik, Ivo Andriq (1961), Kazantzakis ka shkallë më të lartë vlerësimi ndërkombëtar dhe numër më të madh përkthimesh, por, ndërkaq, me më pak tirazh se shkrimtari nobelist turk Orhan Pamuk (2006) – me 11 milionë kopje, por i përkthyer vetëm në 20 gjuhë të huaja. Krahasuar me Ismail Kadarenë, i cili ka dhe ai një rrezatim universal (përkthyer në 30-35 gjuhë të huaja ose të folme dialektore). Kazantzakis, rezulton me një epërsi të dukshme statistikore.

Interes të posaçëm paraqet vepra publicistike e Kazantzakis, si korrespondent i medias greke të kohës në vende të ndryshme (në mënyrë të veçantë në Spanjë, 1936) me një prurje gazetareske të bollshme dhe të një niveli të lartë kulturor, e kualifikuar dhe me përgjegjësi të madhe qytetare. Kjo letërsi krahasohet me korrespondencat dhe reportazhet më të mira të Ernest Hemingway (Çmimi Nobel, 1954), si korrespondent i luftës civile po në Spanjë i dërguar nga shtypi amerikan ose për reportazhet gjatë procesit të këmbimit të popullsive të ndërsjella minoritare mes Greqisë dhe Turqisë në Trakë (1922-1924).

Nikos Kazantzakis vijon të klasifikohet në vendin e parë të shkrimtarëve grekë me ndikimin më të madh tek lexuesi, sipas sondazheve të fondacioneve të ndryshme, por edhe studiuesve të huaj, në sajë të universalitetit të veprës së tij dhe predikimeve e ideve të përjetshme që mbart ajo: raporti i njeriut me lirinë (kryemotivi i veprës së tij), i së vërtetës me gënjeshtrën, atdheu dhe njeriu, kombi dhe humanizmi, frika nga vdekja dhe besëtytnitë, etj.

Si temperament (që shpreh dhe brendinë ideore të veprës së tij), Nikos Kazantzakis konsiderohet një nga personalitete më të emancipuara në fushë të letrave në shkallë botërorë, i përplotë dhe i pakompromis në sistemin e tij moral dhe parimor, tolerant dhe i paparagjykuar. Rrjedhimisht, vendi i tij i posaçëm në panteonin e letërsisë botërore është tejet i merituar.

Së fundmi, në Shqipëri Nikos Kazantzakis u botua për herë të parë në vitin 1973, dy vjet pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve (“Kapedan Mihali”, nga frëngjishtja Enver Fico). Në vitin 1978 u botua në Kosovë “Jeta e Zorbës” (përkthyer nga serbokroatishtja nga Nazmi Rrahmani). Sot është përkthyer pjesa më e madhe veprës së Nikos Kazantzakis në gjuhën shqipe, me “Zorbën” në vend të parë (ka tre botime: 1995, 2005, 2017, përkthyer nga origjinali tashmë) i cili ngjalli dhe vijon të ngjallë një interes të lartë dhe të justifikuar ideoestetik.

Nikos Kazantzakis është një shkrimtar i dashur për lexuesin shqiptar.

Më 18 shkurt 1883 lindi Nikos Kazantzakis, shkrimtar, poet, eseist, dramaturg, filozof dhe përkthyes i madh grek i shekullit XX

VOAL – Nikos Kazantzakis – Nikos Kazanzaqis (në Greqisht Νίκος Καζαντζάκης, AFI: [ˈnikos kazanˈd͡zacis]; Megalokastro, 18 shkurt 1883 – Freiburg im Breisgau, 26 tetor 1957) ishte një shkrimtar, poet, eseist, dramaturg, filozof dhe përkthyes i madh grek i shekullit XX.

Kazantzakis lindi në një fshat në provincën e Chania, Kretë, më 1883, në atë kohë nën sundimin turk, në një periudhë të karakterizuar nga trazirat e shpeshta të popullatës Greke që synonin të fitonin pavarësinë nga Perandoria Osmane dhe bashkimin me Greqinë. Babai, një tregtar, merr pjesë në lëvizjen e pavarësisë.

Më 1902 u transferua në Athinë, ku studioi për drejtësi, dhe më vonë, në vitin 1907, në Paris, ku ndoqi disa mësime të Bergsonit dhe ra në kontakt me filozofinë e Niçes, nga e cila u ndikua fuqishëm, siç është motoja në Latinisht Nec spe nec metu ( As me shpresë dhe as me frikë).

Pas kthimit në shtëpi, ai punoi për përkthimin e veprave filozofike dhe, më 1911 u martua me shkrimtarin Galatea Alexiou nga e cila u nda më 1926. Më 1914, ai ra në kontakt me Angelos Sikelianos, poet dhe dramaturg, nga entuziazmi nacionalist i të cilit u infektua dhe me të cilin vizitoi manastiret e malit Athos dhe disa rajone të tjera të Greqisë. Në vitin 1919, si drejtor i përgjithshëm i ministrisë për çështje sociale, ai organizoi transferimin e popullsisë Greke me origjinë nga Pontus, nga Kaukazi në Maqedoni dhe Thrakë pas Revolucionit Ruse të vitit 1917. Nga ky moment, Kazantzakis udhëton vazhdimisht. Ai qëndron në Paris, Berlin, Itali, Bashkimi Sovjetik si korrespodent për një gazetë Athinase, në Spanjë dhe Itali ku interviston Miguel Primo de Rivera dhe Benito Mussolini, në Qipro, Egjipt, në malin Sinai, në Çekosllovaki dhe përsëri në Rusi dhe në Francë. Përshtypjet e këtyre qëndrimeve rrjedhin në një seri vëllimesh që konsiderohen tani klasike të letërsisë greke të udhëtimit.

Gjatë luftës ai jeton në ishullin Aegina. Ai u martua me Elena Samiou në 1945, një shoqëruese për shumë vite. Në të njëjtin vit ai u kthye në jetën politike si ministër i arsimit pa portofol të qeverisë së Sofoulis, pozicion që ai u largua më pas më 1946.

Ai më pas largohet nga Greqia për të mos u kthyer më, gjithashtu për shkak të kushteve të ndryshuara politike dhe vendoset në Francë, në Antibes. Ai është persekutuar nga kisha ortodokse greke për shkak të romaneve Kapiten Michael dhe Tundimi i fundit, ky i fundit gjithashtu u vendos në indeks nga Kisha Katolike Romake.

Në vitin 1957, megjithë leuceminë e diagnostikuar disa vjet më parë, ai filloi një udhëtim të ri për në Kinë dhe Japoni por, për shkak të një infeksioni të kontraktuar pas një vaksine, ai u detyrua të kthehej në Evropë, së pari në Kopenhagë, pastaj në Freiburg im Breisgau ku vdiq më 26 tetor, në moshën shtatëdhjetë e katër vjeç. Ai është varrosur në Heraklion. Epitafi mbi varrin e tij është:

Ոչ ελπίζω τίποτα, δεξιβούμαι τίποτα, είμαι λέφτερος.
Nuk pres asgjë. Nuk kam frikë nga asgjë. Jam i lire.

Vepra e parë narrative daton që nga viti 1906 dhe përbëhet nga romani Όφις και Κρίνο botuar me pseudonimin e Karma Nirvami. Më 1910, pas studimeve të tij në Paris, ai shkroi tragjedinë Ο Πρωτομάστορας [Kryemjeshtri], bazuar në një përrallë popullore greke.

Vepra qendrore në prodhimin e Kazantzakis është vjersha Odyssey në 24 këngë për gjithsej 33.333 vargje, botuar në vitin 1938, por rezultat i shtatë skicave të ndryshme gjatë katërmbëdhjetë viteve të punës.


Pas luftës ai botoi një seri romanesh që mbeten ndër veprat e tij më të famshme. Këto përfshijnë Zorba Grekun (1946), Krishtin përsëri në kryq (1948), Kapiten Michael (1950), Tundimin e fundit (1951), botuar për herë të parë në Gjermani për shkak të vështirësisë për të gjetur një botues në Greqi dhe Njeriu i varfër i Zotit, bazuar në jetën e Françeskut të Asizit.

Transpozicioni i filmit Ai që duhet të vdes, 1957, i marrë nga Krishti në Kryq përsëri i drejtuar nga Jules Dassins por mbi të gjitha Zorba Greke, 1964, nga Michael Cacoyannis sjellin veprën e Kazantzakis në vëmendjen e publikut ndërkombëtar. Filmi “Tundimi i fundit i Krishtit”, me regji nga Martin Scorsese, ende arrin, më 1988, të provokojë skandalin e disa grupeve fetare në Amerikë./Elida Buçpapaj

GËZO KOSOVË PAVARËSINË – Poezi nga Eduard M. Dilo

 

Sot mbare Kosova gezon
Diten e Pavaresise

Vitet nen zgjedhen sllave
Dhe qielli nxinte, pise.

Erdhi dita e shumepritur
17-Shkurt 2008-ta
Lart ne qiell ushtoje zeri
Jemi te lire sa te jete jeta

Te renet n’kemb u çuan
Kete dite pershendeten
Dhe ashtu me plot gezim
Ne perjetesi u mbeshteten.

Gezon gjithe populli shqiptar
Per ket’ dite lumturie
Dite e shtrenjte e Pavaresise
Si lindja e nje femije.

Qeshu ti Kosova jone
E lumtur do jeshe perhere
Ti e lire, e pavarur
Ditet do ti kesh pranvere

Sa me shpejt urojme
Bashkimin me trungun Ame,
Jemi pjese e nje trupi
Kemi nje gjak ne damare

Rrofsh ne jete Kosova ime
Djepi je i shqiptarizmes
Nder shekuj e nder dekada
Ke treguar heroizem

Nena femijes ne gji
I ushqente dashurine
Per Atdheun e bashkuar
Per te Shejten Shqipërine.

Më 17 shkurt 1673 u nda nga jeta komediani francez Molière, një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore

Molieri lindi më 15 janar 1622 e vdiq më 17 shkurt 1673.

Molieri ( Jean-Baptiste Poquelin – Zhan Batist Poklen) është një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin “shekull të artë” të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan “Teatri mbreteror”, pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Temat delikate që trajtonte, i nxirrnin shumë telashe në jetë. Për shembull, vënia në dukje e hipokrizisë së klerit tek Tartufi, e detyroi ta përpunonte tri herë tekstin për ta shpëtuar nga censura, ndërkaq guximin për ta shfaqur me çdo kusht para publikut, e pagoi me shkishërim.

Molieri shprehu nëprmjet teatrit mendimin e vet për shumë nga problemet kryesore të epokës kur jetoi, si për shembull: hipokrizinë klerikale dhe shoqërore, degjenerimin moral e shpirtëror, preciozitetin, kopracinë, tendencën e një pjesë të borgjezisë për të imituar fisnikërinë, martesën borgjeze e despotizmin prindëror etj.

Teatri i Molierit është i veçantë, origjinal dhe krejt i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve të vet, Kornejit e Rasinit. Molierin nuk e shqetësonte shumë ideja e respektimit të rregullave të ngurta të klasiscizmit. Para se gjithash, ai dëshironte “t’i pëlqente publikut” dhe për të “kjo është rregulla e madhe e të gjitha rregullave”. Sipas tij komedia duhet ta bëjë spektatorin të vetëkorrigjohet duke qeshur. Kjo cilësi u quajt katarsis komik. (d.m.th. të pastohesh shpirtërisht nëpërmjet së qeshurës).

Veprimi komik në veprat e tij rrjedh natyrshëm, shpejt dhe me tensionime. Kjo karakterizohet jo vetëm me situatat e freskëta komike, kthesat e papritura dhe kontrastet e ashpra, por edhe me dialogun e gjallë e shumë dinamik. Me mjeshtëri Molieri krijon atmosferë të nxehtë, të shkaktuar nga veprimet dhe pasionet e personazheve sipas mënyrës së të folurit dhe pasioneve të tyre i nënshtrohen plotësisht idesë kryesore: përqeshja dhe demskimi i ashpër i së keqes shoqërore dhe triumfi i drejtësisë. Veprat më të njohura të Molierit mbahen: Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci dhe Borgjezi fisnik.

Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri ishte pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.Por fama e tyre vazhdon të ecë edhe në gjurmët e së ardhmes.

==

Kopraci: Në komedinë Kopraci Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet kopracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Herpagoni koprac e fajdexhi jeton në ethen e parave. Ai ka humbur dinjitetin e ndjenjat prindërore dhe dashurinë e fëmijëve. Këta të fundit, jo vetëm që s’e duan më, por edhe e urrejnë. Herpagoni mbetet një nga figurat më negativë, antipatikë e qesharake njëkohësisht, që ka krijuar pena e Molierit.

Duke i vene titullin Kopraci,Molieri e percakton qysh ne titull pjesen e gij si komedi karakteri,ne te cilen perqeshen personat qe e bartin kete ves te lig e asocial, qe e deformon perçudshem karakterin e tyre.Pikenisjen per Kopracin Molieri e ka marre nga komediografi romak Plauti, i cili ne pjesen me titull Kusia tregon se si Euklioni , qe gjeti nje dite nje kusi plot me monedha te arta , jo vetem qe nuk harxhoi asnje grosh, po edhe humbi rehatine e gjumin nga frika se mos ia merrte kush kusiçken e shtrenjte. Molieri e quan kopracin e vet me emrin Harpagon dhe e paraqet si qenid te roberuar nga vesi i vet,ne ate mase sa te qenit koprac perben thelbin e karakterit te tij.Dhe ishte me i miri i te gjith autorve

SI U BË TOSKËRISHTJA GJUHË STANDARTE – Nga SKIFTER KËLLIÇI

Prolog

Isha student i vitit të dytë të degës gjuhë-letërsi të Institutit të Lartë Pedagogjik,në vitin akademik 1956-57, kur me dëshirën time mora si temë vjetore studimin “Ortografia e Kristoforidhit, gegërisht e toskërisht, krahasuar me ortografinë e sotme”.Në përgjithësi këto lloj  temash gjuhësore, të detyrueshme për ne studentët në vitin e dytë dhe të tretë, nuk parapëlqeheshin nga studentët, sic nuk parapëlqeheshin në përgjithësi lëndë të tilla, si fonetika,morfologjia gramatika historike, e cila cilësohej si matematika e gjuhësisë, sidomos nga ata studentë që ishin të prirur nga krijimtaria letrare dhe, madje, kishin debutuar me krijimet e tyre në poezi e në prozë,duke dëshmuar se do të bëheshin shkrimtarë.

Unë,sidoqë kisha shkruar në vitet e gjimanzit hartime të mira e, madje, kisha botuar edhe shkrime, kryesisht në gazetën “Sporti Popullor”, kuptova se nuk do të jepja në  fushën e lëtërsisië dhe iu vura me pasion lëndëve gjuhësore që përmenda më sipër.

Tema ime studimore m’u duk interesante.

Dija që gjuhëtari atdhetar,Kostandin Kristoforidhi,(1827-1885), ishte përpjekur, vec të tjerash, që të lëvronte sa më shumë gegërishten dhe toskërishen, bile duke shkruar në të dyja këto dialekte.Le të kujtojmë, me këtë rast,krijimin  tij të goditur letrar, “Gjahu i malësorëve”.

Por, që të kisha njohuri sa më të thella, udhëheqësi im  shkencor, pedagogu Engjëll Angoni, më këshilloi të shkoja më Bibliotekën Kombëtare, që asokohe ndodhej në rrugën e Elbasanit, dhe  të njihesha me materiale që  trajtonin cështje të formimit të gjuhës sonë letrare. Dhe unë kështu veprova.

Një nga nëpunësit e biblotekës më ofroi një bibliografi të pasur, që kishte filluar të përgatitej  prej vitesh dhe kësisoj fillova të skedoj fragmente nga artikuj e referate që trajtonin këtë ceshtje të rëndësisshme. Dhe mbeta i habitur sidomos me materialet e botuara në revistën,”Buletini  i Shkencave Shoqërore”,ku anohej  në mënyrë disi  tendencioze që, si bazë e gjuhës letrare shqipe, pë të cilën po bëheshin prej vitesh diskutime të vazhdueshme, të ishte toskërishtja.

Unë vetë, duke pasur babën tiranas e nënën shkodrane, i rritur kryesisht nën ndikimin e shkrimtarëve shkodranë, veprat e të cilëve i kisha trashëguar nga xhaxhai,ish-gazetar në vitet 20-30, madje edhe kryeredaktor për një kohë i gazetës “Bashkimi” të shoqërisë më të njejtin emër, që drejtohej nga Avni Rustemi,anoja nga gegërishtja.Madje, edhe një tregim të gjatë,nga të paktët, të botuar në faqet e “Zërit të Rinisë”,e pata shkruar në gegërisht,ashtu sic  shkrova edhe temën vjetore në fjalë.

Ndaj dhe mbeta i tronditur nga mënyra  se si në këtë revistë ishin shtjelluar problemet që kishin të bënin me krijimin e gjuhes letrare shqipe, që sot quhet gjuhë standarte.I pata ruajtur ato skeda prej vitesh, por, pas largimit tim nga Shqipëria, kur biblioteka ime vetjake levizi dy herë, deri tani kam arritur të gjej  vetëm një pjesë të vogël të tyre.Dhe ja, një mik imi më afroi nëpermjët internetit studimin e gjatë dhe shumë interesant, “Nga historia e standartizimit të shqipes së shkruar”,shkruar nga pr.Bahri Beci.

Me këtë rast duhet  t’u them lexuesve se Bahriu është një shok i vjetër, që mbaroi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik më 1958, i quajtur më pas Universiteti Shtetëror i Tiranë,pra, një vit para meje dhe u emërua punonjës shkencor në Instutin e Gjuhësisë dhe Historisë, ku pati fatin të punojë me gjuhëtarë të tillë të njohur si Eqrem Cabej e Mahir Domi.

Dhe duke lexuar me kërsheri të madhe këtë studim,u habita që shumë nga citimet e përdorua nga pr.Bahri Beci,përkonin me  skeda të miat  deri më 1957, që i kisha vjelë kur  më 1956-57 shkruaja  temën time vjetore”Ortografia e Kristoforidhidhit…”.

Nuk pretendoj që në këtë shkrim të gjatë të them ndonjë gjë më të re se sa ato që ka trajtuar pr.Bahri Beci në studimine tij.Por, sidoqoftë, duke qënë tashmë shkrimtar dhe jo gjuhëtar, sic kisha pasur  dëshirë ato vite, mendoj se do t’i përcjell lexuesit në  një mënyrë disi të ndryshme historinë se si  toskërishtja u bë gjuhë standarte.

Gegërishtja, drejt përcaktimit si gjuhë letrare (1916-1944)

Më 1940, një vit pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, u krijua për herë të parë në historinë e lëvizjes shkencore në Shqipëri, Instituti i Studimeve Shqiptare.Në gjirin e tij bënin pjesë figura të tilla të shquara, si Ernest Koliqi, kryetar, e Aleksandër Xhuvani,Mustafa Merlika, Kruja,Karl Gurakuqi,Eqrem bej Vlora,Anton Paluca,Xhevat Korca,patër Anton Harapi,Vangjel Koca,Dhimitër Berati,Lazër Shantoja,patër Xhuzepe Valentin etj.

Në kuvendin e tij të parë, që u mbajt po atë vit, u konfirmua edhe një herë, ashtu sic  ishte konfirmuar më shumë se dy dhjetëvjecarë më parë se si “dialekt i përbashkët zyrtar për shtetin do të ishte gegërishtja letrare,(B.Beci.” Nga historia e standartizimit të shqipes”, faqe 13, publikim në internet)., tezë  të cilën e mbështeste N.Resuli,(1908-1985), kur shprehej po atë vit se:”Gjuha e përbashkët e ardhme sipas zhvillimit të evolucionit historik të saj e gjer më sot,vecse në mos u vërtetofshin shkaqe të ra që t’i këmbejnë drejtimin që ka marrë, shkon drejt dialektit të Shqipërisë së Mesme”,(po aty).

Po cili ishte Namik Resuli që  bënte një parashikim  kaq guximimshëm për të ardhmen e gjuhës së përbashkët të ardhme të shqiptarëve, qysh në fillim të viteve 40-të të shekullit të kaluar?Ai ishte studiues, gjuhëtar,që për shkak të vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri,ishte  detyruar të emigronte në Itali, ku kishte  vazhduar vepimtarinë tij shkencore të filluar që më 1938, me veprën “Abecea e dorëshkrimit beratas dhe Abecea e Thodër Haxhi Filipit,(Shkodër, 1938),dhe më pas  me botime të tjera si”I piu antichi testi albanesi”,”Tekstet më ta lashta shqipe”,Torino,1978),”Albanian literature”,(“Letërsia shqiptare”,Boston, 1988),”Katërqind vjet letërsi shqipe”,Tiranë 1994), si dhe ishte autor i librit ”Shkrimtarë shqiptarë,(1962-1878,pjesa e parë,Tiranë,1941, redaktuar  nga shkrimtari dhe studiuesi i shquar, Ernest Koliqi),.(Robert Elsie,“Histori e letërsisië shqiptare”,Pejë 1997,faqe  331 dhe 682).

Vec kësaj, nga c’bazë nisej Namik Resuli kur bënte këtë parashikim?Nga dëshira e tij?Jo!Ai nisej  nga përvoja e studiuesve të mëparshëm, atdhetarë, e filluar që nga viti 1916 me  Komisinë Letrare  të Shkordës, që hodhi bazat e standartizimit të gjuhës shqipe me “Parimet e rregullat mbi ortografinë e gjuhës shqipe të shkrueme”.

Ky komision,  duke formuluar këto parime e rregulla, përcaktoi se ortografia e gjuhës shqipe do të jetë fonetike,pra, gjuha do të shkruhet ashtu sic flitet në popull, dhe do të bazohet në të folmen e Elbasanit,(“Posta e Shqinis,nr 953, nëntor 1917.).

Të gjitha këto rregulla të Komisë letrare të Shkodërs u pranuan një zëri  nga anëtarët e saj,  që ishin Luigj Gurakuqi,Gjergj Fishta,Mati Logoreci,Ndre Mjeda,Sotir Peci,Ambors Marlaskaj,Gjergj Pekmezi,Hilë Mosi,Luigj Naraci,Anton Parruca,Aleksandër Xhuvani,Josif Haxhimima,Haviz Ali Korca,Vincenc Prenushi e Sali Nivica, pra, që ishin si nga Shqipëria e Veriut, ashtu edhe e jugut.(B.Beci,”Nga histori e …”,faqe 11-12, publikim në faqet inernetit).

Duke u nisur nga vendimet e Komisë Letrare të Shkodres, “Parime e rregulla mbi ortografinë e e gjuhës shqipe të shkrueme”, organet kompetente  të pushtetit të asaj kohe lëshuan udhëzimin:”Që prej datës së këtij urdhni kjo mënyrë shkrimi e diftueme me anë t’atyne rregullave do të ketë fuqi zyrtare edhe do të shtihet përdorimi i kësaj pa kurrnji jashtë rrëgulli, në të gjitha aktet në të përgjigjunit e në të kryemit e këtyneve, n’urdhënimet, në botimet etj.”(po aty).

Vec kësaj, Namik Resuli, nisej edhe nga vazhdimi i kësaj poërvoje në Kongresin Arsimor të Lushjes ,(1920) që “pranoi si gjuhë zyrtare të teksteve shkollore atë që kishte pranuar Komisia Letrare e Shkodrës, të cilën më 1923 e  e përforcoi edhe dhe kryeministria në një nga urdhëresat e shpallura prej saj, ku thuhej  se si gjuhë shkrimi e administratës shtetërore të përdorej dialekti i Elbasanit “…i cili asht pranue si dialekt i përbashkët zyrtar për shtetin,(po aty).

Por le të vazhdojmë më tutje me këtë përvojë, të cilën duhet ta ketë pasur parasysh studiuesi Namik Resuli, kur bën parashikimin për të ardhmen e gjuhës së përbashkët shqipe të bazuar në dialektin e Shqipërisë së Mesme.Edhe më 1923 Kryeministria vendosi përsëri që si gjuhë shkrimi  do të përdorej dialekti i Elbasanit, “i cili ishte pranuar si dialekt i përbashkët zyrtar për shtetin tonë nga Komisia Letrare.”(“Fletore Zyrtare”,1923/21,3, vendimi 148).

Kurse në  nëntor të vitit 1928 Ministria e Arsimit krijoi një komision tjetër letrar  për të cuar më tutje detyrat që i kishte vënë  vetes Komisia Letrare  që më 1916.Do të kalonin vite dhe më 1935, për nevoja të përmirësimit të mëtejshëm të drejshkrimit të gjuhës shqiqe, u krijua “Komisioni për ceshtje të ortografisë së gjuhës së shkruar”.

Dhe arrijmë këështu më 1940, kur, sic përmendëm,në Tiranë u organizua Kuvendi i parë Albanologjik i Institutit të Studimeve,”në të cilin u konfirmua  përsëri që “dialekti i i përbashkët zyrtar për shtetin do të ishte gegërishtja letrare”.Referatin  kryesor përkëtë cështjet rëndësishme e mbajti Mustafa Kruja,(1887-1958), (revista”Shkëndija”,viti I,nr. 2, faqe 3-8).Eshtë fjala pikërisht për këtë figurë politike antikomuniste, që në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” është trajtuar vetëm  si një nga krerët e reaksionit,ish-kryeministër  gjatë pushtimit fashist italian,(faqe 556), por duke lënë mënjanë  veprimtarinë e tij si studiues.

Pra, duke u nisur nga këto vendime historike për ecurinë e gjuhës shqipe dhe njësimin e saj, studiuesi Namik Resuli nuk kishte asnjë arsye që të vinte në dyshin  që gjuha shqipe do të merrte drejtim nga dialekti i Shqipërisë së Mesme,…vec se në mos u vërtetofshin shkaqe të ra që t’i këmbejnë drejtimin”.

Duket se hamendsimi i tij u bë  profetik se, me të  vërtetë, katër vjet pas kuvendit të parë të Institutit të Studimeve Shqiptare ,ku u mor vendimi i mësipërm, u vërtetuan… “shkaqe të ra”.Kjo ndodhi me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqëipëri, sic do të shohim më poshtë.

Luftë ndaj gëgërishtes, që toskërishtja të jëtë gjuhë standarte

Në referatin tij, mbajtur në sesionin e parë shkencor të Institutit të Shkencave, më 1952, midis të tjerash,Dhimitër Shuteriqi, që dy vjet më parë ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve të Shqipërisë, theksonte me të madhe;”Që në vitin e dytë të pushtimit fashist, më 1940,u shtrua zyrtarisht ceshtja e njësimit të shqipes së shkruar n’Institutin e Studimeve Shqiptare, që fashistët ngritën në Tiranë.Nisën të merren masa për kërtë ceshtje.Po fashizmi nuk do të kishte bërë më shumë se c’bëri feuo-borgjezia në kohë të Zogut.Ai i pati ditët  shkurtra në Shqipëri.(“Buletini i Shkencave”,IV,faqe 15, 1952).

Pra,Shuteriqi pohon se feudo-borgjezia kishte bërë në këtë drejtim.Po më qartë këtë pohim të tij e shpjegon pr.Bahri Beci :”Po, a nuk do të thotë kjo se, sipas Shuteriqit, po të merreshin “masat’,(kupto ato që u morën menjëherë pas Luftës),në kohën e regjimit të Zogut, gegërishtja letrare do të mund të bëhej gjuhë letrare?.”(“Nga historia e standartizimit të shqipëes”, faqe14…).Dh.Shuteriqi në mënyrë indirekte pranon që gegerishtja letrare në prag të Luftës i kishte barabar mundësitë të bëhej gjuhë standarte, por kjo nuk u bë,për shkak të masave të pamjaftueshme nga regjimi feudo-borgjez i Zogut.E kjo bie në kundërshtim me ato që thoshte Shuteriqi më sipër se “kjo cëeshtje e  gjet zgjidhjen nga historia e popullit tonë që nga Rilindja e këndej:toskërishtja , gjatë zhvillimit të popullit tonë në këtë fazë të historisë së tij, u bë dialekti ynë kryesor i shkruar e baza e gjuhës sonë letrare.”(“Nga historia e standartizimit të shqiqes”, faqe 15, internet).

Por, sic do të shohim më poshtë,toskërishtja u bë gjuhë standarte edhe nga trysnia që ushtroi regjimi komunist, i cili solli si paojë që në administratë,shkolla, shtyp e botime…Në këtë mënyrë u hodhën poshtë gjitha vendimet  që ishin marrë në kuvende zyrtrare deri më 1940.

Për këtë qëllim,le t’u drejtohemi fakteve:

Më 1952 u mbajt në Tiranë një sesion shkencor mbi problemet e gjuhës shqipe, ku u kumtuan tri referate kryesore:”Mbi gjuhën letrare shqipe “,nga Dhimitër Shuteriqi,”Për dialektet e shqipes”, nga Zihni Sako,dhe “Probleme të gjuhës shqipe, mungesa dhe detyra”, nga Jakov Xoxa.Eshtë për t’u habitur se si në një sesion shkencor për cështje themelore të gjuhës shqipe këto referate nuk u mbajtën  nga gjuhëtarë të njohur si Aleksnder Xhuvani,(1880-1961),Eqrem Cabej,(1908-1980) Kostaq Cipo,(1892-1952), por nga shkrimtarë , të cilët nuk ishin specialistë të gjuhës shqipe.

Ndaj, ka të drejtë pr.Bahri Beci kur shkruan:”Komentet janë të tepërta.Shkenca shqipare po politizohej me ritme të shpejta.(Po aty).Për kërë mjafton vetëm ky fakt:Në diskutimin e tij në sesionin e parë të Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve të Shqipërisë,Shuteriqi,edhe në cilësinë e anëtarit të Institutit të Shkencave, duke zbërthyer problemet gjuhësore në ndritën e… mësimeve të Stalinit,cështjen e gjuhsës sonë nacionale, sic e quante ai, e niste me një sulm që nga lingusiti i njohur gjerman, Gustav Majer,(1850-1900) dhe Eqrem Cabej, veprimtarinë kërkimore të të cilit në fushën e historisë së gjuhës shqipe e quante “antipatriotike”.(Buletini i Shkencave, 1952,nr.1,faqe 18-19.)

Po le të ndjekim se c’thoshte Dh.Shuteriqi në referatin e tij:

“Kleri katolik nuk u përpoq të shkruajë një gjuhë që të kishhe përfituar nga të folmet e ndryshme të gegërishtes, e ca më pak të toskërishtes.Ai shkroi në një të folme t’epërme gege……Ky lloj reakcioni e ka penguar krijimin e një gegërishtjeje të vetme letrare-ai ka penguar edhe afrimin ndërdialektor në shqipen e shkruar.Duke kërkuar që gjuha e tyre e shkruar të bëhet gjuhë kombtëre letrare,Fishta me shokë s’kanë bërë gjë të madhe që të krijojnë një gegërishte letrare të vetme, duke  u afrur nga gegërishtja jugore.(B.Beci,”Nga historia…”,faqe 4, në internet).

Miëpo, më pas, po në këtë referat Dh.Shuteriqi  thotë:”Austria me anë  të Komisisë Letrare të Shkodrës,Zogu me anë të të Ministrisë së tij të Arsimit,Italija me anë të Mustafa Krujës, kush më shumë e kush më pak,i mbështetën disa shkrimtarë e studiozë gegë që të shpallin nëndialektin e Elbasanit gjuhë zyrtare”.(po aty).

Kurse për periudhën 1930-35 ai  nënvizon:”Shohim që shkrimtarët shkodranë të nisin e t’i bëjnë “koncesione” të folmes së Elbasanit, duke u afruar nëpërmjet të kësaj edhe nga toskërishtja, me të cilin Kristoforidhi kishte të paktën gjashtëdhjetë vjet që ish afruar.”(Po aty).

Sic shihet, Dh.Shuteriqi kundërshton veteveten, sepse nga vetë pohimet e tij del se shkrimtarët shkodranë, e këtu në radhë të parë përfshihen shkrimtarët katolikë, kanë qenë të prirur që ato kohë që elbasanishtja të njihej si gjuhë letrare.

Këtu bën pjesë edhe Fishta, i cili më 1916 ka qënë kundër këtij vendimi dhe këtë e ka shprehur në vargjet:”Komisioni i jonë,/ta ka ndërtue kinse “një gjuhë letrare”/, që turce s’asht,-po ashtu po i thonë,/por qi nuk asht , qe besa , as gjuhë shqiptare,/gjymsa gegënisht e gjymsa toskënisht./tamam “gjuhë mushke” me gjithë vesh e bisht”,(Po aty).

Mirëpo,kjo do  të kete qëne një shkarje e castit e Fishtës që  si anëtar i Komisisë Letrare, një vit më pas,  dhe, gjithashtu,si veprimtar edhe në fushën e njësimit të gjuhës shqipe,pranoi  mendimin që gjuha jonë letrare të mbështetej në nëndialektin e Elbasanit.

Të shkojmë më tutje:Duke injoruar gjicka që ishte arritur në përpjekjet për të përcaktur një gjuhë të njësuar mbi bazën e elbasanishtes, sic e kemi parë deri tani,Dh.Shuteriqi në sesionin e parë të Institutit të Shkencave, me temë “Veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë dhe problemet tona gjuhëore nën dritën e këtyre veprave”,(26-29jamar 1952),hynte drejtperdejt në temë, ashtu sic u intresonte qarqeve zyrtare komuniste dhe shprehej se kjo ceshtje ishte  zgjidhur”…nga historia e popullit tonë që nga Rilindja e këndej:toskërishtja gjatë zhvillimit të popullit tonë në këtë fazë të historisë së tij u bë dialekti i ynë kryesor i shkruar e baza e gjuhës sonë letrare”.(“Buletini i Shkencave”, 1952,I,faqe 52.).

Bahri Beci në studimin e tij “Nga historia e standartizimit të shqipes”, jo pa shpoti i përgjigjet me të drejtë:”Pra, për Shuteriqin më 1944 problemi i bazës dialektore të gjuhes së vetme letrare ishte zgjidhur.Pra, ne kishim një gjuhë të vetme letrare, madje që parpara vitit 1944 dhe kjo ishte toskërishtja.(Faqe 7 e veprës së cituar).

Po c’e shtynte Shuteriqin  të në një përfundin kaq të nxituar?

Le të citojmë përsëri një fragment nga referati i tij:”Juga e Shqiërisë ,m’e zhvilluar se Veriu nga pikëpamja ekonomike,shoqërore e kulturore, u bë djepi i lëvizjes sonë kombëtare, se kolonitë shqiptare të mërgimit  në të cilat u lërua shqipja, përbëheshin kryesisht nga të emigruar toskë;se nga juga duall udhëheqësit , ideologët e shkrimtarët që i prinë kësaj lëvizjejeje,Naimi e Samiu me shokë, se shumica   atyre që shkruanin shqip gjatë Rilindjes, qenë nga jugu…”

Duke u shprehur kështu Shuteriqi nuk bënte bënte ndonjë një zbulim, sepse i kishin pasur parasysh  ata burra që më 1916, në përbërjen e Komisisë Letrare të Shkodrës, (e, pra ky qytet me shumë tradita kulturore nuk ndodhej në jug, por në veri të Shqipërië),si: Luigj Gurakuqi,Hilë Mosi,Aleksandër Xhuvani,Sotir Peci,Mati Logoreci,Gjergj Pekmezi,Ndre Mjeda, Gjergj Fishta , Sali Nivica, Ambros Marlaskaj,Luigj Naraci,Anton Parruca, Hafiz Ali Korca, Vincenc Prendushi, Josif Haxhimima,që, sic kam theksuar më sipër,ishin nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, të jugut e veriut.

Një pjesë e mirë e tyre, jo vetëm që e dinin,por kishte nga ata që kishim qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejt të kësaj lëzizjeje me rëndësi të madhe historike si Rilindja dhe për hir të interesave të atdheut, vendosën njëzëri që gjuha  ardhshme shqipe të bazohej të nëndialekti elbasanas ,sepse ai ishte i ndëmjeëtëm midis dy dialekteve, gegërisht e toskërisht.

Por Shuteëriqi, vetë elbasanas,dhe,sic shihet qartë, i detyruar nga trysnia e udhëheqejs komuniste, nuk ndalet me kaq dhe në dukje se “… pas clirimit toskërishtja nisi të bëhej gjuhë zyrtare e gjithë popullit tonë e u afirmua në mënyrë të plotë si dialekt bazë i gjuhës letrare shqipe …se vatra e madhe e Luftës Nac.Cl.qe juga, meqë ajo ishte m’e përparuar nga pikëpmja shoqëore;juga nxori udhëheqësit kryesorë e më të shumtë të lëvizjes ;ajo i dha kuadro më të shumta…(B.Beci”Nga historia e standartizimit  të shqipes”,faqe 7 në internet).

Më shkoqur se kaq, politizimi i këtij problemi nuk ka ku të vejë:toskërishtja duhej të bëhej gjuha bazë e shqipes, sepse atë e flisnin  dhe  e shkruanin Enver Hoxha,Koci Xoxe,Hysni Kapo, Mehmet Shehu…pikërisht ata që e katandisën Shqipërinë në vendin më të shtypur dhe më të varfër të Evropës, duke e izoluar krejtësisht nga bota mbarë. Dhe sikur këta udhëheqës të kishin qenë nga veriu, atëherë,gegërishtja do të bëhej gjuhë e përbashkët e shqiptarëve.(!?)

Sado që në disa nga  argumentet e Shuteriqit ka të vërteta,pra, që toskërishtja u kultivua në periudha të ndryshme të historisë më shumë se gegërishtja e, sic do të trajtohet më pas, në këtë dialekt u shkruan vepra madhore, arsyeja e vërtetë që toskërishtja u bë shqipe standarte shpjegohet  “si rezultat i ndërhyrjes së shtëetit,pra, si rezultat i masave administrative të marra menjëherë nga qeveria komuniste për të zëvendësuar gegërishten me toskërishten letrare si gjuhë zyrtare në shkollë, në administratëtë, në shtyp, në botime etj.,pa ndonjë marrëveshje dhe sigurisht pa përfillur vendimet zyrtare të marra para Luftës lidhur me gegërishten letrare si gjuhë zyrtare.(B.Beci,po aty).

Këtë të vërtetë e plotëson më sëmiri edhe një shprehje e studiuesi  R.Ismajli:”Fitorja e koministëve solli në horizont një mënyrë tjetër trajtimi të cdo gjëje në jetën shoqërore,pra, edhe në fushë të gjuhës.(B,Beci, faqe 13).

Toskërishja zëvendëson kudo gegërishten

Që në vitin shkollor 1945-46, kur isha nxënës i vitit të tretë të shkollës fillore, nisa të vë re se në  tekstet shkollore gegërishtja, që e kisha parë  të përdorej në tekstet e botuara në vitet e periudhës së Mbretësisë e deri më 1944,të cilat i kishin përdorur motra dhe kushurinjtë e mi, filloi të zëvensdësohej nga toskërishtja.Po kështu, më pas,  dhe librat  letërsisë, si dhe të gramatikës së gjuhës shqipe, me të cilat kam studiuar në vitin shkollor 1951-53 në gjimnaz,të hartuara nga K.Cipo, ishin të shkruara në toskërisht..Pra, në ato vite gegërishtja u zhduk krejtësisht në tekstet shkollore,sic ishte zhdukur në shtyp e në radio.Edhe Fjalori i  parë, i botuar më 1954,  gjithashtu bazohej në toskërisht .

Kur, student i kursit të dytë të Institutit të Lartë Pedagogjik, më 1957 shkruaja temën time vjetore, “Ortografia e Kristoforidhit, gegënisht e toskënisht e krahasueme me ortografinë e sotme”, për të cilën kam shkruar në pjesën e parë të këtij shkrimi,studiova si material ndihmës edhe rregullat e e ortogarfisë, të cilat ishin botuar  së pari më 1948 nga një komision i përbërë nga A.Xhuvani,K.Cipo,dhe E.Cabej, pastaj më 1951,dhe, pasi  disa variantesh të tjerë, më 1956 u paraqit varianti  që pata në dorë..E vërteta është se, krahas rregullave, bazuar në toskërishten letrare,atje përfshiheshin edhe disa regulla në gegërisht.

Më 1967 u botua “Projekti i rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe”,(për herë të parë fjala ortografi u zëvensdësua me fjalën shqipe drejtshkrim), që nisi të diskutohej kudo në Shqipëri, sidomos në shkolla.

Më kujtohet se në në pranverë të vitit1967, kur isha mësues në një shkollë 12-vjecare të Beratit, pr.Androlki Kostallari, drejtor i Institutut të Gjuhësisë dhe Historisë, së bashku me një bashkëpunëtor shkencor të këtij instituti, bëri një takim me mësuesit e gjuhës shqipe rreth këtij projekti.

Një mësues nga Kosova,( nga ata që ishin arratisur as viteve 60-të, për të gjetur “parajsën” në Shqipëri), gjatë diskutimit e pyeti Kostallarin se mbi cfarë kriteresh ishte vendosur që toskërishtja të bëhej gjuhë letrrare, dhe se në  Kosovë, në mbledhjet  që ishin  bërë deri atëherë, meqë tërë shqiptarët e atjeshëm dhe të trojeve shqiptare në Malin e Zi dhe Maqedoni, flisnin gegërishte,po merreshin masa që baza gjuhës letrare të ishte një gegërishte e mesme.

Kostallari nuk iu përgjgj drejtrdrejt kësaj pyetjeve disi të vëshrirë për të, por u shpreh  shkurtimisht se gjuhë letrare do të ishte toskërishtja, duke marrë elemente të gegërishtes.Dhe për këtë qëllim solli disa shembuj si fjalët me prapashtesën –ues të gegërishtes, që kishte zevendësuar prapashtesën –onjës të toskërishtes,(mësues për mësonjës, punues,për punonjës),si edhe fjalët e kahershme që ishin futur në toskërishe, huazuar nga gegërishtja, si ranishte e jo rërishte, zanafillë e jo zërafillë, e folme dhe jo e folur,domethënë,pra, me paskajoren e gegërishtes:do+methënë) etj.

Pas një diskutimi, vërtet të gjerë e masiv, më 1976 u botua “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”,(1970), dhe Fjalori drejtshkrimor”,(1977), për të ardhur te “Fjalor i gjuhëes së sotme shqipe,(1981) etj.Të gjitha këto vepra të botuara në variantin e toskërishtes letrare, e cila u bë përfundimisht gjuhë standarte me vendimet e marra në Kongresin e Drejtshkrimit, të mbajtur në shtator të vitit 1972, në Tiranë.

Në këtë kongres morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha rretheët e Shqipërisë, nga shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi,në Kosovë,në Mal të Zi, Maqedoni, si dhe nga viset e  arbëreshëve të Italisë.”Kongresi bëri bilancin e  gjithë punës së mëparshme për njësimin e  drejshkrimit të gjuhës shqipe….ai miratoi njëzëri Rezolutën që pohon për herë të parë  se”populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare shqiqe të njësuar.Kështu Kongresi mbyll pëeriudhën kur gjuha gjuha letrare shqipe funksiononte në dy a më shumë variante dhe hapi një periudhë të re , periudhën e një gjuhe letrare të vetme, të njësuar.”(“Fjalori Enciklopedik Shqiptar,faqe 510).

Kështu, duke mos marrë asnjë nismë për një diskutim mbarëkombëtar,si pasojë e oriemntimeve të shtetit komunist, sic e  kemi analizuar  historikisht,toskërishtja letrare u bë gjuhë stanadarte.

Nga përpjekjet e studiusve të Kosovës për gjuhën standarte

Përmenda pak më lart se c’pyetje i  pati bërë një mësuesi i gjuhës shqipe nga Kosova,Androkli Kostallarit, gjatë diskutimit të rregullave të drejtshkrimit  me mësuesit e Beratit, më 1967, dhe c’përgjgje të përciptë  pati marrë prej tij.Dhe kjo pyetje ishte me vend.Mësuesi kosovar kishte mbaruar shkollën pedagogjike, të mos gaboj në Prishtinë, kishte qenë mësues në fshatra të Kosovës dhe ishte i  dhënë pas gjuhësisë.Vec kësaj,sic më pati folur më pas, ishte në dijeni të diskutimeve që ishin bërë nga studuesit kosovarë se mbi c’baza do të bëhej njësimi i gjuhës shqipe në trevat e Kosovës.

Për këtë problem shumë të rëndësishëm do t’i drejtohem përsëri studimit të pr.Bahri Becit që e kam cituar diaa herë në këtë shkrim.Sipas këtij studimi,në Kosovë  më 1952 qe organizuar një mbledje e pasacme për caktimin e gjuhes së shkruar të shqiptarëve që banonin  në RFP të Jugosllavisë.” Meqenëse pakica kombëtare e RFP të Jugosllavisë flet një dialekt të gegënishtes,gjuha e shkrimit…nuk mund të ishte vecse gegënishtja…një gegënishte në të cilën vijnë me bashkëpunue nëngegënishtet e ndryshëme”(B.Beci,”Nga historia e standartizimit…”faqe 15 në internet).

Gjithashtu, sipas të dhënav të këtij studimi, më 1957 u mbajt një mbledhje e dytë në Prishtinë, me detyrë ,thjeshtimin sa më të madh të drejtshkrimit.Në janar  të vitit 1963 në një takim tjetër u shqyrtua “Projekti i Ortografisë”, hartuar nga një komision, ku bënin pjesë Idriz Ajeti,Hasan Vokshi,Sulejman Drini,Mehdi Barshi e Latif Mulaku, dhe më një vit më pas  u botua “Ortografija e gjuhës shqipe”.

”Studiusesit kosovarë,- nënvizon B.Beci,-kaën vënë në dukje afrimin e dukshëm të kësaj ortografie më atë të Institutit të Shkencave të vitit 1956”tue ruejtë vetëm karakteristikat themelore të gegënihtes letrare, e cila në kohët e vona ka ba nji evolucion të dukshëm drejt njazimit(njësimit) me toskënishten letrare”.(B.Beci,po aty).

Nga sa shihet, edhe studiuesit kosovarë gjatë kësaj periudhe prej disa dekadash u përpoqën të përkryejnë edhe më shumë gegërishten dhe ta afrojnë edhe më shumë me toskërishten letrare.Dhe në fakt, po të marrim parasysh vendimet që ishin marrë deri më 1944 për njësimin e gjuhës mbi bazën e gegërishtes së Elbasanit,studiuesit kosovarë vepronin drejt.Dhe kjo sepse gëegërishtja  zyrtarisht, sic e pamë, ishte shpallur si gjuhë standarte.

Por ndodhi ajo që ndodhi.Me ardhjen  në fuqi të sundimit komunist në Shqipëri, vendin e gegërishtes e zuri toskërishtja, pa marrë parasysh  organizimin e një konsulte kombëtare, të paktën  deri më 1948, kur marrëdhëniet midis Enver Hoxhes dhe Titos ishin “grurë” dhe kur në bazë të një marrëveshjeje midis dy qeverive përkatëse, shumë mësues nga Shqipëria shkuan për të ndihmuar shkollat kosovare, ku kishte mësues të paktë të gjuhës shqipe.

Megjithatë, ka edhe mendime të tjera.Në një studim të tijin me titull”Rreth disa ceshtjeve thelbësore të shqipes standarte”,(Zëri i së vërtetës”,volumi 15-të,nr.2,2002), pr.Shaban Demiraj së pari thekson:’”Të gjithë jëmi në dijeni se si lidhur me me këtë vendim,(është fjala për vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit,-S.K.),ka pasur dhe ka vërejtje të mbështetura në arsyetime të ndryshme dhe sidomos të karakterit politik, duke e lidhur marrjen e vendimit të vitit 1972 me ndikimin e pushtetit monist të asaj kohe”.

Më poshtë, duke argumetuar se përse toskërishta u bë gjuhë standarte, ai vazhdon:”Por , sic e kam pohuarr edhe më parë,(shih Demiraj,1996,121),edhe dialekti verior mund të kishte shërbyer si bazë për shqipen standarte, natyrisht duke iu nënshtruar një procesi standartizimi,që me siguri do të kërkonte më shumë punë, për shkak të dallimeve të shumta të të folmeve të ndryshme të atij dialekti”.(po aty).

Sigurisht, në këtë pikë pr.Demiraj  ka plotësisht të drejtë,se, me të vërtetë, nëndialektet e  veriut, duke përfshirë edhe ato të Shqipërisë së mesme,pra, nga zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës,Lacit, Zadrimës, Shkodrës, Dibrës, Kukësit, Kosovës…janë të shumta dhe të diferencuara nga njera-tjetra, dukuri që nuk ndodhin në nëndialektet e jugut, pra, të krahinave të Lushjës,Beratit,Vlorës,Gjirokastrës,Korcës,Camërisë,ku dallimet janë kryesisht fonetike. Por, duhet te vemë në dukje se në përgjithësi në të gjitha vendimet e marra që nga Komisia Letrare e Shkodrës (1916) e deri në vendimet e Institutit të Studimeve Shqiptare më 1940,sic e pamë, si bazë e gjuhës së ardhme letrare shqipe mbahej parasysh nëndialekti i Elbasanit, që ishte më i kulluari nga të gjitha nëndialektet e Veriut dhe, për më tepër, më afër tokërishtes.

Sot  ka intelektualë nga veriu ose Shqipëria e mesme, që këmbëngulin  se gegërishtja duhej të ishte gjuhë standarte.Ata, për këtë qëllim, venë në dukje me të drejtë se ky dialekt flitet , duke përfshirë edhe trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, Maqedoni dhe sidomos  në Kosovë,nga më shumë se tri të katërtat e popullsisë shqipfolëse, ndaj dhe do të meritonte të ishte gjuhë e njësuar.

Por kjo është relative e prandaj pr.Demiraj vë në dukje:”..Ka dhe raste  të tjera që  gjuha standarte e një kombi ,për një arsye a një tjetër,është mbështetur në një dialekt të caktuar,folësit e të cilit nuk përbënin shumicën e kombit përkatës.Mjafton të kujtojmë këtu italishten standarte që është mbështetur në dialektin e zonës së Toskanës , ose frengjishten standarte, që është mbshtetur në variantin letrar të zonës së Parisit, ose gjermanishten standarte, që është mbështetur në variantin letrar të gjermanishtes së mesme lindore(Saksonia),(Po aty).

Megjithatë,pr.B.Beci,kolegu dhe më parë ish-studenti i tij,ashtu si edhe unë, ngul këmbë: ”Vendosja e toskërishtes letrare në bazë të të shqipes standarte dhe, për pasojë, mënjanimi i gegërishtes letrare, nuk merte parasysh Kosoëvn dhe rrezikun e krijimit të dy gjuhëve letrare, shprehje e qartë e indiferentizmit ndaj cështjes kombëtare”)”Nga historia e standartizimit të shqioqes”,faqe 21,internet).

Sidoqoftë, ne kemi më së fundi një gjuhë standarte

Dule lëcitur këtë artikull, lexuesi mbase mund të mendojë se autori bën një ekspozim të  tillë për të dëshmuar padrejtësitë që iu bënë gegërishtes e cila, ashtu  si toskërishtja, i kishte të gjitha gjasat të bëhej gjuhë standarte, madje edhe me vendime përkatëse deri më 1944.Por, me vendosjen e regjimit komunist,si  pasojë edhe trysnisë së drejtperdrejt ose të tërthorë të udhëhqësve  komunistë,që kryesisht ishin nga jugu,sic pohon hapur Dh.Shuteriqi , nga sa u pa edhe në etapat që analizuam,si rezultat i vendimeve të këtij regjimi, toskërishtja u bë gjuha e përbashkët e shqiptarëve.

Nuk është aspak kështu.Përkundrazi,unë, ashtu sic shumë kolegë të mi,gazetarë, shkrimtarë, studiues, jam gëzuar që, më së fundi ne, shqiptaët kemi një gjuhë të njësuar, si tërë kombet e tjera të paktën në Evropë, të cilën duhet domosdoshmërisht ta flasim dhe ta shkruajmë sa më mirë.

E vërteta është se si gegë, sic e kam thënë në dnë fillim të këtij shkrimi, kam dashur që në bangat e shkollës së mesmë e në vitet e para të studimeve në UT, që  gegërishtja të ishte gjuha letrare shqipe.Ndikoi tek unë jo vetëm mjedisi familiar, por edhe librat që në bibliotekën e shtëpisë ishin  më shumë në gegërish.

Kam lexuar që i vogël “Lahutën e Malcis” së të Fishtës,”Hijet e maleve” të Koliqit,”Visaret e kombit”, përmbledhur nga at Bernardin Palaj e at Donat Kurti, “Përralla shqiptare”, të përmbledhura nga at Donat Kurti, dhe jam mahnitur nga kumbimi magjik i gegërisgtes.

Por kam lexuar po në atë kohë edhe “Kasollen” e Blasko Ibanesit dhe tragjeditë e Shekspirit në përkthimin e  mjeshtëror të Fan Nolit pastaj,”Historinë e Skënderbeut” të shkruar prej tij.

Adhuroja kështu si gëgërishten,me të cilën isha rritur, sidomos shkodranishten e nënës sime, që e fliste butë, meqë ishte martuar në Tiranë që kur ishte 19 vjec dhe kishte lexuar vepra letrare edhe në toskërisht, përkthimet e para të Tolstoit,Cehovit dhe Gorkit nga Tajar Zavalani  në vitet 30-të të shekullit të kaluar,që ishte mik i shtëpisë sonë.

Ndiqja, më pas, dhe zhvillimet e letërsissë së realizmit socialist,ku më bënte përshtypje gjuha e pasur e  Sterjo Spases,Shefqet Musarajit,Fatmir Gjatës,por edhe të shkrimtarëve gegë,Kolë Jakovës, sidomos te dramat e ti,”Halili dhe Hajria” e “Toka Jonë”,krijimet poetike të Llazar Siliqit, vecanërisht te poema “Prishtina”, por, për fat të keq jo në prozë,sepse vepra të shkrimtarëvë të tillë që shkruanin në gegërisht në këtë gjini, ishin të pakta dhe jo  të një rëndësie të vecantë,sidomos po t’i krahasojmë me veprat e shkrimtarëve gegë të para Luftës.

Por në poezi, pas viteve 60-të, mund të lexoje me ëndje poezi të Ndoc Gjetjes,Ndoc Paplekës,që shkruanin tashmë në gjuhën letrare të bazuar në toskërishte,po aq bukur sa Ismail Kadareja, Dritëro Agolli e Fatos Arapi, që e cuan më tutje jo vetëm nivelin artistik,por edhe gjuhësor të toskëtrishtes letrare, sic mund të lexoje në prozë po në ato vite edhe romanet e shkrimtareve të njohur shkodranë, Skënder Drini, Zija Cela,e dramat e shkrimtarit tjetër shkodran, Fadil Kraja dhe pastaj poezitë e mrekuullueshme te  Frederik Reshpes.

Sigurisht,u veprua gabim që në fund të viteve 60-të, pa asnjë vendim, në shtëpitë botuese filluan të mos pranoheshin më vepra të shkruara në gegërisht.Por fakti është se kjo nuk i pengoi shkrimtarët gegë , disa prejtë cilëve i përmenda pak më sipër, që të botonin vepra me vlerë në gjuhën letrare.

Kjo dukuri vërehej edhe në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë.Krijimet e prozatorëve,Zekeria Rexha,Adem Demaci,Anton Pashku, të poetit të njohur Ali Podrimja etj,të shkuara në një gegërishte të pasur, u pasuan më vonë nga vepra të të tjera të një brezi edhe më të ri shkrimtarësh e poetësh kosovarë,si Din Mehmeti,Azem Shkreli,Esat Mekuli, Sabri Hamiti,Agim Vinca e të tjerë, që tashmë shkruajnë në toskërishten letrare.

Madje, duhet thënë se kosovarët, në përgjthësi,megjithë ngurrimin  që mund të kenë pasur, i përqafuan vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit dhe jo vetëm krijuesit letrarë, një pjesë të të cilëve përmenda më sipër,por edhe shtypi RTV-ja, botimet shkollore u bazuan në gjuhën letrare.

Madje cdo kosovar, sic kam biseduar me disa që jetojnë së bashku me mua këtu në Boston, e quante për detyre që të fliste dhe të shkruante në gjuhën letrare.

Por kjo nuk do të thotë që të tërë krijuesit të ishin të mendimit që toskërishtja të bëhej gjuhë standarte.Jam habitur kur kam parë që Tajar Zavalani,(1903-1966),studiues, përkthyes,më dhe pas vitit1939 gazetar pranë BBC-së, veprën e vet, “Historia e Shqipërisë”, botuar në Londër më 1966, e ka shkruar në gegërishte, madje të epërme dhe tek- tuk edhe me ndonjë trajtë nëndialetore.

Po kështu ka ndodhur edhe  me studiuesin  e njohur, Arshi Pipa,(1921-1998).Lindur në Libohovë,vendosur që i mitur në Shkodër,pas studioi për filozofi dhe letërsi në Itali, u burgos gjatë e regjimit komunist dhe pas lirimit nga burgu u arratis, për t’u vendosur në SHBA, e quante mëkat të madh që gjuha  letrare shqipe u bazua në toskërishte.Këtë e shprehu jo vetëm në shkrime,por edhe në takime me intelektualë, sic ishte rasti i takimit që pati me ta, në Tiranë,në verë të viti 1992,kur vinte për herë të parë në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës komuniste,takim në të cilin kam marrë pjesë edhe unë.

Sidoqoftë, e përsëris: duhet pranuar  që ne sot e kemi gjuhën tonë të njësuar letrare.Për rrethanat që shpjeguam, ajo nuk u bazua në gegërishte,por në toskërishtePor ne, shqiptarët kemi fat, se dallimet midis dy dialekteve të mësipërme janë kaq të pakta, sa që një  toskë, me ndonjë përjashtim të vogël, merret vesh shumë mirë me një gegë,edhe kur nuk flasin gjuhën standart.

Unë i kupoj shumë mirë shqetësimet e shperehura edhe në shtyp nga intelektualë gegë e sidomos shkodranë për këtë padrejtësi që iu bë gegërishtes, të cilën u mundova ta paraqs në këtë shkrim studimor.

Ka midis tyre nga ta që shpjegojnë se, duke u vendosur toskërishtja si gjuhë e njësuar, asaj iu hoq mundësia e përdorimit të paskajores që ka gegërishtja- me punue.Sic dihet, të tëra fojlet në “Fjalorin Gjuhës Shqipe”,botuar më 1983 dhe në botimine dytë, më 2003, jepen në kohën  tashme, pra, punoj dhe jo me punue, sic ndodh në të gjitha gjuhët e botës.

Ka të tjereë që ngulin këmbë që kjo  paskajore t’i shtohet gjuhës letrare.Pra, të themi: dua me punue e jo:dua të punoj.Ndoshta, fillimthi, do të na vritej pakëz veshi,por, me kalimin e kohës, kjo do të bëhej normë.Edhe kështu mund të jetë, përderisa toskërishtja huazoi, sic është përmendur në pjesëne parë të këtij shkrimi fjalën domethënë, ndërtim me ndihmën e paskajores- me thënë.

Rëndësi ka fakti që gegërishtja nuk vdes kurrë, sepse ajo është  gddhendur, së pari, në shekuj në krijimtarinë popullore e, më pas, në vepra letrare që janë studiuar e do të studiohen në cdo nivel të shkollave tona.

Por sot, mendoj se do të ishte e pamundur që, për hir të kësaj padrejtësie, të nismin nga e para,pra, të diskutonim e pastaj të  vendosnim që gëgërishtja të bëhej gjuhë standarte, duke zënë vendin e toskërishtes.Me fjalë të të tjera, që gjuha e teksetve shkollore, e shtypit të shkruar dhe e RTV-ve,të ishte në gegërishte.

Kjo mund të ndodhë në letërsi. Mbase ndonjë shkrimtar,  krijimet e tij do të  kërkojë ta shkruajë dhe ta botojë në gegërisht.Për mua është e drejta e tij dhe e kujtdo.Po të jënë tënivelit të lartë artistik,ato do të shijohet ashtu sic janë shijuar e do të shijohen përjetësisht veprat e e tërë shkrimtarëve gegë duke filllar nga Fishta, Mjeda, Koliqi Podrimja, Camaj e të tjerë.

Për këtë mjaftojnë  disa shëmbuj nga autorë që gjatë regjimi komunist ishin të ndaluar.Po e nis n me një fragment nga proza e Koliqit:

“Kopshti në at mbasdite të nxehtë heshtte në diell…Ndihej si një marrje frymë e gjanë bimësh,nji aht i thellë bimuer tue u përhapun nëpër atë heshtim ari.Lishojshin hije anave hardhijat e rrëfatuna në hujtë e tyne, me gjethe stërpikë në gur kali..Asaj hijeje i jepëte ngjyrë të bruztë ari i diellit me feksim e plot gjallni.”(Kumbulla përtej muri”, nga vëlllimi me tregime”Hanë gjaku”,Tiranë, 1995).Një peisazh që duket se autori e ka pikturuar me penel e jo me penë.

Ja dhe një shembull nga peezia ”A asht fajtor shqiptari”, e poetit të shquar  kosovar,Esat Mekuli, shkruar më 1938 , kur u njoh mememorndumin famëkeq të Cubrillovicit, më 7 mars të vitit 1937, i cili kërkonte spastrimin e shqiparëve nga Kosova për në Turqi:

“A asht fajtor shqiptari pse, si të tjerët,po don,/Të jetojë si Njeri në të vetat sot e përjetë?/A asht fajtor, pse përkundër dhunës qindron,/Nën qiellin e Kosovës loke, në trolline të parëve të vet?”(“R.Elsie,”Histori e letërsisë shqiptare,Pejë, 1997).

Por, duke e mbyllur këtë shkrim të gjatëe,mendoj se, për hir të interesave kombëtare, cilido krijues duhet të shkruajë dhe të flaës, tashmë, në gjuhën letrare, edhe pse ajo bazohet në toskërishte.Në fund dë fundit, ajo është visar i gjuhës shqipe,ashtu si gegërishtja.

MUSTAFA MERLIKA – KRUJA: “KUJTIME VOGJLIJE E RINIJE” – FAMILJA E IME (Profecia e Teze Files)

S’kam si e mbyll këtë kapitull pa përmêndun edhe t’im âmë. U martue me t’im atë katërmbdhetë vjeç, pesë vjet mâ e re se i shoqi. Dekun e vramë i ati , Abaz Corka e tre vllazën të këtij, ajo kishte qênë rritun prej t’ungjit, Islam Corkës. Kishin pasë qênë burra të fortë këta, Corkijt, s’kishte pasë guxue kush me u a shkelun brezin, as kur i a lëshojshin përpara për t’a ngallitun. Islami, ndonse plak mâ e i pakrah, s’kishte pasë qênë enthusjast me i a dhânë Hanken e Abazit të birit të nji tregtari qi s’i kishte qênë ndie kurrë zâni për ndonji gjest trimnije! As vetë Meta s’premtonte shumë: kishte mbushun tetëmbdhetë vjet e….s’i kishte tokue kurrë me e provue pushkën deri atëherë! Kjo ishte mêndësija e kohës. Por Meta i Fajës, i bir’i tregtarit, e i panjohun ende në fushë të burravet, ishte edhe i vëllai i Xhiut të Fajës, e këtê s’guxonte as Islam Corka me e përbuzun për burrë të pavjefshëm.

Hânke Corka ishte nji vajzë e hijshme, e hollë e e gjatë me nji shtat të drejtë si selvija, qi s’i u përkul kurrë deri në vdekë, thatike, fytyrë-prehtë, me gjeste të shpejta, gati të vrullshme, e squet e gojtare mos me i mungue fjala e përshtatun për secilin e secilën rasë, puntore e amvisë e pashoqe. Ishte, si thotë fjala e popullit, nji gjeraqinë.

Mbas dý vjet e gjymsë martese im’âmë e ndien veten shtat-zânë me të parin fëmijë, Gjatë gjithë kohës qi âsht me barrë bân sikur s’ka kurrgjâ. Punon si gjithmonë, ec, nget, hyp e zdryp me të njâjtin vrullë, ngrên pesha të rânda si përpara. I flet, i bërtet e vjehrra për këtë shkak e ajo bân sikur s’e ndien. Kështu ishte rregulla e edukatës morale atëherë në Shqipnín t’onë! Nusja e re, nji nuse mbandej si ajo, gjashtëmbdhetvjeçare, qi s’kishte mbarue edhe as së rrituni mirë, jo vetëm qi s’do të flitte vetë për aso punësh, jo vetëm qi s’do t’epte shênje qi mund t’i a kujtojshin tjetër kuj, por do të kuqej sikur t’i a përmêndte kush, do të bânte veshin të shurdhët, do të gjênte mënyrën me i bâmë lak asaj bisede me nji tjetër, ase nji shkak t’arsyeshëm për me i u largue asaj shoqnije. Ajo s’guxonte as me folë me burrin faqe kuj e as burri me tê për disa vjet rrjesht, se mâ me i a përmêndun emnin shoqi-shoqit jo se jo.

Por nji ditë dimni Hânkja e re, Hânkja camërdhoke bie ngusht. Me sŷ të mbushun me lot e me fytyrën kuq si flaka i afrohet Nânë-Gonxhes e i thotë se s’ishte mirë, se ndiente do dhimba qi s’i kishte ndie kurrë deri atëherë. Gjyshja e kupton në flur hallin e saj. E han njimt me fjalë t’âmbla, e merr ngrykë, e puth, edhe me të shpejtë del e i çon fjalë Teze-Files me ardhun vrap ke ajo. Teze-Filja ishte nji plakë nja gjashtdhetvjeçare qi pritte fëmijët e gjithë lagjes, qi kishte pritun para njizetedy vjeç edhe t’im atë e qi gjithë të njohunit, të rij e pleq, e thirrshin teze. Kishte famë edhe si shortare. Shëndoshte të sëmunë, frŷnte, lidhte ethe e, besa, prej disa shênjesh, diftonte edhe t’ardhëshmenl

Ishte, si thash, nji ditë dimni: kush thotë në kallnuer, kush në fruer e kush në mars madje! Dilni e pyetni sod gjithë Krutanët e moshës s’eme, gra e burra: “Kur ke lemun?” Me të tânë vullnetin e mirë për mos me ju a fshehun vjett, s’ka për t’u gjindun ndoshta asnji qi mos të gabojë nja dý a tri prendvera, natyrisht mâ e shumta në paksim. E s’kanë faj. Vjett s’ka qênë zakon me i qokun në rabush. Me shkrue, aso kohe, s’ka dijtun kurrkush. Edhe në pastë qênë ndonji mizë e bardhë qi kishte nxânë do gërrepça tyrko-arabishte në ndonji kând të lagësht medreseje, as ai s’e ka çue as nëpër hatullat e trûvet se do të kishte ndonji farë dobije me u lodhun për me shënue kund datën e lindjes së fëmijve të vet. Sa për muejin e ditën, përgjegja qi do të keni, në qoftë se pyetni, ka me qênë rëndom nji lloje: nji emën stine kosmike, punimesh a prodhimesh, kaqë javë para a mbas nji dite të shënueme, fetare a lokale, si dy bajramat e ramazani, si nevruzi e shën-Gjergji.

Un, sa për pjesën qi më përket e qi jam tue rrahun në këto rrjeshta, kujtoj se kam mbërrîmun, mbas shumë mundimesh, me e gjetun me sigurí, së paku vjetën:1887. Por përsa i përket muejit, data 15 mars qi gjindet ndër regjistra e dokumenta të ndryshëm, po e pohoj se âsht nji shpifje e ime thjesht arbitrare mbas sa e sa lëkundjesh prej nji date në tjetër në tre muejt e parë të vjetës së caktueme me besim të plotë. Regjistri i gjêndjes civile a i âmzës, si po i thonë mâ sod simbas ândës, ka pasë shënue në kohën e “baba-dovletit” dý vjet mâ pak. Por sod, edhe ai regjistër i shkretë nuk i thotë kuj kurrgjâ të saktë, e ku mâ atëherë! Prandej secili âsht i lejuem me e vûmë ndodhín qi jam tue përshkrue në nji datë qi të deshirojë vetë prej gjymsës së kallnorit e deri në gjymsët të marsit.

Ishte, veç, nji ditë dimni e nji ditë heshemi! Zoti Jupiter e kishte pasë përqëndrue të tânë furín e vet mbi Krujën e ngratë atë ditë. Qielli nximun me rê si mos kurrë, shiu me të vojtun mêndja se kishin shpërthye të tâna gurrat e tija përnjiherë, bumbullima në të katër anët, shkreptima e rrufé qi athuese i bukuri Zot e kishte qitun cekën mos me lânë mâ lis mbë kâmbë e deri shkâmb mbi shkâmb!

Teze-Filja mbërrîn në shtëpí me nji gjymsë shpirti. Sa flokë kishte në krye aqë currila uji i rridhshin prej trupi e petkash. Nânë-Gonxhja e merr në ” shtëpí të gravet”, e ndërron krejt dhe çon e e vên në krye të votrës me u ngrohun. Teze-Files i kishin shkue dridhmët, i kishte ardhun gjaku në vênt, gjuha i u kishte zgjidhun.

– Djalë e ka, o Gonxhe, i thotë gjyshes sa me fillue muhabetin.

– Ku e di ti, o Teze? As s’m’a ke pa ende nusen. Ende pak e po e shofim mâ se ç’na ka nisë Zoti. Po hâ, avullou mirë ende shko ke nusja, se kemi kur flasim!

– Qe, qe ke po shkojmë, se s’ka gjâ nusja, e dij un zanatin t’em; po djalë e ka, sak, jam tue të thânë, a more vesht?

– Mirë, pra, mirë, të lumtë goja; po ku e di ti se e ka djalë?

– Ahu, po a e dij un a kush? A s’më njef mâ? A s’i ndien bumbullimat?
Nânë-Gonxhen fillojnë tash me e interesue fjalët e shortares.

– E pse, o File, ç’duen me thânë bumbullimat?

– Po pse a s’e dijke? T’a kallzoj Tezja tý: bumbullimat janë luftë ndërmjet drangojvet, e kur i ndien grueja të prenat me bumbullima, e ka djalë, pa rrena e pa llafe, po më vjen keq, veç, për këtë nuse të shkrëtë, se me këtë mot, me këtë gazep qi po na shofin sýt sod, s’ka për t’i qesh buza kurrë për shkak të këtij djali.

– Jalla mri grue!  Këto janë punët e Zotit, ç’po të ço me m’a përzie nusen e djalin me to?

– Jo,jo! S’po them gjâ un e mjera, por po të kallzoj atê qi dij, atê qi më kanë mësue të parat, ato qi kanë dijtun ma shumë se un e se ti.

Me këto fjalë duken për dritoresh shumë shkreptima e kërcasin aty-këtu jo fort larg disa kokrra motit. E Teze-Filja vazhdon:

–    A shef, o Gonxhe? Lufta âsht e fortë, besa; Zoti e ruejttë e e qittë me
hajër këtë fëmijë, se qe- kështu ka për t’i shkue gjithë jeta, me luftë e me gazepe. Luftojnë Shênjtënit me djemnit, lufton e drejta me të shtrêmbëtën, e vërteta me rrênën. Yt nip do të gjindet n’anën e Zotit, po keq ka për të hjekë fort besa, e ksaj nâne të mjerë ka për t’i plasun buza e kanë për t’i lotue sŷt prej tij, sa të jetë gjallë! Kaqë dijta e kaqë të thash, në paça bâmë faj ti m’a fal. Po shkoj ke nusja tashti.

Gjyshja qi i kishte ndëgjue fjalët e mamís shortare tue i u përqethun  shtati,sigurisht do t’a kishte ndie veten mâ të gzueme se kurrë po t’ishin përgënjeshtrue parathânat e saja qyshë në fillim me nji gocë. Por qe se për fat të keq e reja lindi nji djalë si pëllumb, e Teze-Filja, plot me krení i a pat gati:

– Djalë, o Gonxhe, a s’të thashë se djalë e kishte? Eeej! Thoni ju, thoni se Teze-Filja flet dokrra!

Nânë-Gonxhja ishte me ethe në shtat nga frika se mos t’i shpëtonte asaj shpirt-humbun edhe faqe lehonës ndonji nga ato fjalë qi asaj i u kishin ngulun në zêmër si shigjeta. E t’a ndiemen tashti prap tue dashun të prekë po n’ato tela, i a preu fjalën me hov të jashtazakonshëm për tê:

– File, bâ q’atë punë qi të kam thirrë me bâmun e mos m’i a çaj kryet aspak nuses, se djalin m’a ka falë Zoti e jo ti me përrallat e tuja!

Teze-Filja s’guxoi me e çelë mâ gojën.

Nânë-Gonxhja do të kishte qênë e lume për atë djalë sikur mos të kishte në zêmër plagën qi i kishin çelun fjalët e shortares. Me gjithë këtê mundohej në të tâna mënyrët me i a fshehun së rés e për tê edhe gjithkuj tjetër mbresat e idhta qi i kishte futun në shpirt shortarja fatkeqe. Grishi zộja e shoqe, bâni gosta e priti urimet e zakonshme disa dit rrjesht tue tregue nii gzim të pamasë.

Foshnjes i a ngjiti emnin vetë: Fajë, emnin e gjyshit, të burrit të dashun të saj i cili e kishte lânë ende të re kur vdiq pa e pamun ajo me sŷ në çasin e mbrapëm të jetës.

Teze-Filja, veç, nuk shkeli mâ n’ atë derë, nuk shtiu kâmbë mâ n’atë shtëpí. Nânë-Gonxhja nuk mund t’a shihte mâ me sŷ. Të gjithë fëmijët e tjerë u pritën me tjetër mamí. Gjyshes së ngratë s’i hiqej kurrë ajo gozhdë prej zêmre. Apo s’i shkoi Hânkes fëmija e dytë pa kohë? Apo s’i vdiqën Metës nji djalë e nji vajzë ende kërthîj mbas të parit qi, simbas parathânave t’asaj shtrige, me rrue do të rronte, por do të rronte për me vuejtun e me bâmun të vuejnë edhe tjerë, sidomos t’âmën? Kush i a hiqte Nânë-Gonxhes mêndsh e zêmret se të gjitha këto mjerime, nji fëmijë i lemë pa kohë e dy të dekun, ishin magjít e asaj shpirt-humbune? Duhej pra me i ramun mbrapa punës, me e përgjërue të keqen.

Kur i leu Metës fëmija e pestë prej barkut të Hânkes, tashmâ njizetegjashtë vjeç kjo, Nânë-Gonxhja i kishte pasë përgatitun kundra-magjít për me shlye ato të shpirtkeqes Teze-File. S’kishte pasë lânë vênd e trevë pa pyetun e plakë të sprovueme pa u kshillue me tê. Kishte pasë gjetun nji numër të caktuem paresh t’imta të hershme prej argjêndi, nuk dij se sa – por sigurisht nji numër cub- e i kishte pasë çue e shkrîmë ke argjêndari në Tiranë dhe bâmë prej sosh nji tel të hollë. Të lemen djali, i shpojnë veshin e djathtë, sikur u shpohen vajzavet për vâthët, dhe i a shtijnë e i a mbërthejnë atë telin e argjêntë në mënyrë te nji vâthi të vogël. Tash djalit do t’i ngjitet emni me nji rit të posaçëm, ashtu siç e kishin mësue gjyshen plakat e dijshme. Ndizen tre qirinj të njinjishëm, i ngjitet secilit nji emën, ai qi fiket mâ i fundit jet emni i djalit. Emni qi i vuni Fati në këtë mënyrë t’im vëlla qe ai qi pat deshirue vetë nâna e jonë Hânkja: Zim.

Na kishte ngelun edhe nji veprim për të bâmë për me i krye të gjitha kundra-magjít e paravêndueme: kumbarija. Zakonisht për të gjithë fëmijët e nji barku, bile edhe të nji familjeje shumë barqesh, në Krujë s’e ndërrojnë kumbarën, asht gjithmonë nji dorë qi u a merr flokët. Mue, për shêmbull, më kishte pasë qethun Dervish Hysejn Dollma, nji dervish bektashijsh krutan, me gjithë qi familja e jonë s’ishte bektashì. Kështu edhe të tânë fëmijët tjerë, veç Kiazimit, i ka qethun ai, sa ishte gjallë, e mbas tij i biri Mehmet-Aliu. Por për Zimin e vogël do të ndërrohej dorë pa tjetër, ndryshe magjít e Teze-Files së pashpirt nuk shuheshin e jeta e tij kishte me qênë në rrezik si ajo e dy fëmijvet tjerë mâ të parë. Kumbara i tij nuk do t’u zgjidhte prej familjes, por prej Fatit, sikur emni. Nji plakë e vobektë e merr njomen lidhun në fashqe para duersh e del me tê në mëngjes heret n’udhet kryq mâ t’afër. Pret atje mâ të parin kalues. Qëllon nji druvar i vorfën me gomarin e tij përpara tue shkue në Krastë për drú.

  • Mirë mëngjes, oj gjyshe! përshëndet Baz Ristani.
  • Mirë se vjen , djaló, ndalu pak këtu, se ke për të qethun këtë fëmijë!
  • Heu! Shpresë na më Zotin… Un me qethë atë fëmijë? E i kuj âsht ai? E pse në rrugë të madhe ?

–  Na, na e mos bâ zâ, se të kallzoj mbrapa, po kapi nji herë këto gërshânë!

Edhe i qet përpara nji palaré me do pluhun sheqeri mbrênda me nji palë gërshânë të papërdorme e me nji mexhidije të bardhë. Baz Ristani prej habijet harroi edhe gomarin,  i cili,  pa marrë vesht kurrgjâ në këto punë të njerëzve, qi Zoti u ka dhânë mênd e shqise mâ shumë se atij filosofi të shquem, vijoi në rrugë të vet e kishte mbërrîmë ndoshta ke Dy Çinarët. Dash’e padashun kap Bazi gërshânët e, simbas zakonit, i pret mâ parë foshnjes pak fije flokë në ballë, mbasandej edhe nga pak në  të djathtë e të mângjët e i vên në palarét, merr paren e argjêntë e fërkon kryet e njomë me të. Si mbaron gjithë këto veprime i thotë plakës:

  • Për hajër na qoftë kumbarija, oj nânë! Tashti kallzomë se të kuj bir kam qethun, me kê u bâna kumbarë.
  • Të lumtë goja , biró e dora të pastë fat! Ky asht i bir’i Metës së Fajës.
    Selam prej të zott të shtëpís, kushdo qofsh, me marrë të gjithë robt e me ardhun sonde për darkë të kumbarís. Por due edhe un me kallzue se kush âsht kumbara i djalit, se jam hikrrue nâna e s’po të njof.

–  O i mjeri un, oj plakë, ç’më paska gjetun! Po ku kam kërçik un i ngrati për miqsí t’atyne? Un jam nji sukullar i shkretë, jam Baz Ristani, a s’më shef si jam?

–    Ti mos kij gajle, lum miku, se te ata hŷn i miri e i ligu; beu e sukullari,
zotnija e rrogtari rrijnë bashkë e hanë buke në nji sofër.

Kiazim Merlika âsht sod dyzetetetë vjeç, dhe mbas atij, barku i Metës, i përbâmë sod prej njimbdhetë mashkujsh e pesë femnash, shkoi mbarë. Pra kush don me besue në fallet e gjyshes rrugën e ka çelë. Un, sa për vete, shoh vetëm qi ajo nânë shtrigash, të cilën bota e quejshin Teze-File, e paskish kuptue mirë gjuhën e fenomenevet atmosferike, mbasi gjithë ç’kishte parathânë për mue e t’im âmë i kanë dalë krejt të vërteta: ajo i ka fillue lott mbi jetën t’eme tridhetedý vjeç e i ka mbarue dyzetepesëshe, kur i mbylli sŷt prej idhnimesh për mos me i qamun as me i qeshun mâ kurrë. Se si do t’ecë vallja e fatit për tjerët ka me u pamë.

Hajde të të kiss Nga Romelda Bozhani

Ata ishin shqiptarë. Shkodranë, më saktë. Dhe ishin të bukur, tërë nur e qeflinj si mirditorë. E kthyen përbys aeroportin e Romës ndërsa prisnim avionin e linjës. Ishte hera e parë pas shtatë vjetësh që ktheheshin në Shqipëri. Ishin emigrantë që jetonin nё Skoci e sapo kishin marrё dokumentat.

Mua m’u hapën sytë kur i pashë ashtu të shëndetshëm e të zhurmshëm. Ishte pragu i Vitit të Ri dhe unë kisha vendosur të kthehesha në shtëpi. Dy vjet larg shtëpie. Edhe unë ndihesha si e babëzitur. Vija nga Dar-es-Salaami dhe m’u desh të udhëtoja njëzetë e katër orë për të mbërritur në Tiranë. Në Romë ishte ndalesa ime e dytë e stërgjatë. Ambasada italiane në Tanzani s’më kishte dhënë vizë pёr tё shkelur tokёn dhe mua m’u desh të prisja një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë orë në aeroport. M’u desh të prisja edhe vonesën e avionit të linjës, Alitalia. Ashtu, nga një stol në tjetrin, nga një dyqan në tjetrin, nga një lokal në tjetrin. E mbushur me rraqe të shumta, unë prisja.

Pritja ime e parë tranzit ishte në aeroportin e Addis-Abbebës. Etiopia, me njerëzit që vdesin rrugës dhe me aeroplanë të fuqishëm, më bëri pështypje edhe pa lëvizur nga vendi. Gjithë udhëtimit nuk rreshta së foluri për Shqipërinë. Fqinjtë e mi, pakistanezi që jetonte në Afrikë dhe israeliti turist i rastësishëm, u dashuruan pas Shqipërisë. Sepse e doja unë Shqipërinë.

E prita së bashku me izraelitin avionin e radhës pasi pёrcollёm pakistanezin tonё qё i duhej tё merrte avionin pёr tjetёrkund. Të ulur në kafenenë e aeroportit, ne flisnim e flisnim. U bashkuan me ne edhe dy tanzanezë që i kisha njohur rastësisht në aeroportin e Dar es Salaamit. “Bukuri”, mendoja ndërkohë, “ja katër njerëz të ndryshëm që bashkohen lehtësisht. Kur të shkoj në Shqipëri, do t’i puth të gjithë”.

Dhe i desha shumë ata njerëz që më lehtësuan udhëtimin e gjatë. I desha shumë edhe shitëset etiopase, joshëse si bukë majoshe, që më lehtësuan nga çantat e shumta të dorës. Ashtu, pa i njohur e pa më njohur, më thoshin: “Mos u lodh, e dashur! Lëri çantat këu sa të vijë avioni yt, t’i shohim ne, pa merak”.

M’u duk gjëja më normale në botë  ky vëllazërim besimesh që të lehtësonte kësisoj. Unë harroja që ndodhesha ende në Afrikë.

Europën e ndjeva qysh në gjashtë të mëngjesit. E sfilitur nga gjumi i pagjumë i avionit, isha e etur për një kafe.

“Shko paguaj te kasa”, më tha italiani te banaku. Shkova te kasa, pagova, u ktheva te banaku dhe u vura në radhë. Më erdhi radha. U kujtova që bashkё me kafenё doja edhe një shishe ujë.

“Shko e merre te frigoriferi”, tha italiani i kasës. “Paskam mbërritur me të vertetë në Europë”, mendova.

“Shumë të ndёrlikuar jeni.”, iu drejtova e bezdisur kasierit indiferent, “Kam gjysmë ore që s’po mundem dot të pi një kafe. E të mendosh që kam udhëtuar gjatë gjithë natës! Po sheqerin, mos duhet ta marr në katin tjetër?!”.

“Nga vjen ti?”, më pyeti ai i çuditur.

“Nga Afrika”, i thashë, “dhe po shkoj në vendin tim. Atje, në lokalin tim të preferuar, kamarieri të pyet: ç’të kërkon trupi që në pikë të mëngjesit, motra?! A e kupton se si të shkon kafeja pas një pritjeje të tillë?!”

“Ah, prandaj!”, u përgjigj ai duke hapur sy e gojё bashkё nga gjumi i shkёputur me pёrdhunё.

“Lëre fare”, ia bёra. Ndjeva mёrzi sikur atij njeriu t’i kishte ardhur vetja në majë të hundës. U ula. Me vete, ngjitur pas tryezës së vetmisë sime, vendosa karrocën mbushur me plaçka të shumta.

Më duhej të blija dhurata. Shitëset më thanë se pa një pullë siguracioni s’dilte gjë nga dyqani i tyre. Ajo pullë gjendej një Zot e di se ku, nga ana tjetër e aeroportit. Duhej të zbrisja ca shkallë, duhej të përshkoja ca korridore e salla e, në fund, t’i hipja një treni. Njerëzit të mbysnin me parfumin e tyre të freskët, ndërsa unë sillja djersën dhe teshat e lehta nga Afrika  e nxehtë.

“Më duhet të lë plaçkat diku, do kthehem”, i thashë policit me xhaketë me rripa të verdhë.

“Bën mirë t’i marrësh me vete.”, më tha, “S’ka kush t’i ruajë. Njerëzit s’kanë besim sot”.

“Ç’jeni bërë ju kështu?!”, iu ktheva. Dhe po bёhesha gati tё ngarkohesha nga tё katёr anёt sёrish me bagazhet  mia.

“Do pimë kafe bashkë kur të kthehesh?”, më pyeti polici me buzën në gaz.

Ato dy fjalё tё shkёmbyera nё ato dy minuta ia vlejtёn njё besim dhe njё kafe. “Bukuri!”, mendova duke hequr zvarrё çantat, “B ota qenka bёrё mё ironike nga ç’e mbaja mend”.

Njerëzit më pengonin me vrapin e tyre mospërfillës e lodhja mё kishte mposhtur qysh nё Etiopi kur nё dymbёdhjetё tё natёs m’u desh tё merrja avionin pёr nё Itali. Prandaj m’u hapën sytë kur erdhi ora për avionin tim të fundit. Do të isha mes shqiptarësh, do të flisja shqip.

E ndjeva veten mes shqiptarësh vetëm kur familja shkodrane u dёgjua qysh larg. Gjëmonin nga zëri i lartë, nga hokat e nga lodrat. Deri në atë çast, unë isha rrethuar nga shqiptarë që bënin sikur s’ishin shqiptarë. Të heshtur, të zymtë, indiferentë, të përmbajtur, të shkëputur. Ata shqiptarë dukeshin të mbushur me ndjesi faji e inferioriteti. Të bindur që njerëzillëku dhe nxehtësia e tyre e dikurshme, sot, quhej e tepërt. Nga njëra anë më vinte një shqipe e çalë e përzier me një italishte të çalë. Edhe çifti që kisha përballë nuk fliste shqip.Të ulur përkrah njëri–tjetrit, ata flisnin një anglishte për t’u patur zili. Se ku e kisha parë atë vajzë! I shihja dhe prisja që veshi të më kapte të paktën një fjalë shqip. Por ata, anglisht e vetëm anglisht. E lodhur, e mërzitur, hapa librin që e kisha marrë si fishek vetmie qysh nga Dar-es-Salaami. Kështu më gjeti vajza fëmijë e familjes shkodrane. M’u afrua dhe u ul pranë meje. Veshi më kapi shqip. E ëma, një grua e ngjallur, përpiqej të vinte rregull në zhurmën që krijonin të bijtë.

“Hajde këtu, mor skocez i keq!”, i bërtiti vogëlushit që s’linte dy gurë bashkë. Vogëlushi ishte një bukuri katër vjeçare me kaçurrela të arta e belbëzone anglisht. Djali i madh vinte nga pas së bashku me të atin. Duart i kishin plot me çanta të rënda.

“Nga jeni ju?”, pyeta vajzën pranë meje. Mezi e përmbaja veten nga entuziazmi. Ndërsa unë prisja përgjigje, ajo u çua me ndrojtje e iu afrua së ëmës.

“Mami”, i tha, “ajo vajza është shqiptare. Më foli shqip por unë nuk i kuptova të gjitha fjalët”.

“S’ke faj.”, iu përgjigj e ëma, ”Ke ikur e vogël nga Shqipëria”. E tërë shend e verë u drejtua nga unë me një buzëqeshje ngjitëse.

“Më lodhën”, tha. U rehatua pranë meje e vazhdoi: ”Ky i vogli është i tmerrshëm fare, s’u ka lënë gjë për prapështi skocezëve….”.

“Maaaa”, e ndërpreu djali i madh, “Ki kujdes çantat! Thonë që këtu në Itali të grin mafia”.

“Ik, mor bir!”, ia ktheu tërë duar e këmbë e ëma,”S’plasi mafia për brekët tona!” Dhe e qeshura e shkundi të tërën. Ajo e qeshur si gjëmim më zuri edhe mua. Doja ta puthja edhe vogëlushin tërë kaçurrela, por ai u largua e më pa tërë inat si të isha ndonjë rrezik.

M’u ndërmend vajza e vogël e çiftit kanadez, bujtës të përhershëm në shtëpinë time në Tanzani. E puthja here pas here atë vogëlushe, por duket se puthjet e mia i bezdisnin prindërit e huaj. Një ditë, me gjuhën e saj tërë ledha, vajza më tha se e ëma dhe i ati nuk donin që unë ta puthja. Atëherë, edhe unë e quajta nxehtësinë time të tepërt. Përmbajtja ime me çiftin kanadez u tkurr deri në një përshëndetje të thatë mëngjesore. Pёr gjatё gjithё ditёs mё pas, mbyllesha nё vetminё e dhomë sime.

“Të thashë”, m’u drejtua ajo grua si e zënë  në faj, “ky ka kokë skocezi…Po ia rregulloj unë qejfin këtij!”. E buçiti me të madhe: “Hajde more të të kiss një herë”. E rrëmbeu nga krahu pa pyetur për mjaullitjet e klithjet e të birit, ia ngjiti buzët në faqe dhe e puthi me sa fuqi kishte. U ndje zhurma e një “ah!” kënaqësie tё madhe që doli nga  gjoksi i bëshëm i saj. I vogli fshiu faqen, iu hakërrye anglisht së ëmës dhe ia mbathi drejt kushedi ç’ngatërrese apo prapështie skoceze.

Erdhi, më në fund, çasti i nisjes. Një zë, një altoporlant në gjuhë të huaj, sërish në një tjetër gjuhë të huaj, lajmëroi nisjen. Doja të angazhoja edhe çiftin përballë meje në festën tonë të vogël. Por askush nga ata nuk belbëzonte në gjuhën time dhe e kuptova qё nuk bёnin gjoja. Ata ishin amerikanë e vinin në Shqipëri për herë të parë. Kishin adoptuar një vajzuke shqiptare që mezi ç’prisnin ta shpinin në shtëpinë e tyre. Dukeshin të shplodhur e të qetë. Buzëqeshnin në drejtime të ndryshme pak si të hutuar e ecnin me hap të lehtë. Në duar nuk mbanin asgjë.