VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 15 maj 1931 lindi Pavlina Nikaj, pioniere e këngës së lehtë në Shqipëri

By | May 15, 2020
blank

Komentet

blank

Më 31 korrik 1886 u nda nga jeta Franz Liszt, kompozitor i shquar hungarez

Liszt më 1886, katër muaj para vdekjes së tij, fotografuar nga Nadar

Franz Liszt (Shqiptimi: Franc List, i njohur gjithashtu si Liszt Ferencz;[ 22 tetor 1811 – 31 korrik 1886) ishte një kompozitor hungarez i shekullit XIX, pianist virtuoz, dirigjent, mësues i muzikës, organist, filantrop, autor, nacionalist dhe një tercijar françeskan gjatë epokës Romantike.

Liszt fitoi famë në Europë gjatë shekullit nëntëmbëdhjetë për aftësitë e tij virtuoze të jashtëzakonshme si pianist. Ai ishte një mik dhe një muzikant pronotor për shumë kompozitorë të kohës së tij, përfshirë Frédéric Chopin, Richard Wagner, Hector Berlioz, Robert Schumann, Camille Saint-Saëns, Edvard Grieg, Ole Bull, Joachim Raff, Mikhail Glinka dhe Aleksandër Borodin.

Si kompozitor, Liszt ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të Shkollës së Re Gjermane (Neudeutsche Schule). Ai la pas një punë të gjerë dhe të larmishme, në të cilën ndikoi te bashkëkohësit e tij dhe parashikonte shumë ide dhe tendenca të shekullit XX. Disa nga kontributet muzikore të tij më të shquara ishin shpikja e poemës simfonike, zhvillimi i konceptit të transformimit tematik si pjesë e eksperimenteve të tij në formë muzikore dhe bërja e nisjeve radikale në harmoni.

Jeta

Franc Listi ka hyrë në historinë e muzikës para së gjithash si luajtës virtuozë i pianos. Mësuesit e parë të tij ishin Karl Cerni (Carl Czerny) dhe kompozitori i tmerrshëm dhe gjoja vrasësi i Moxartit, Antonio Saliri (Antonio Salieri). Nga këta dy, Listi u pajis me elementet e nevojshme të muzikës. Mirëpo çelësi i veprimtarisë artistike për Listin ishte koncerti i luajtësit virtuozë të violinës, Nikolo Paganinit (Niccoló Paganini). Për deri sa Listi e dëgjoi më 1831 violinistin në Paris, vendosi që të bëhet Paganin i Pianos. Në vitet pasuese ai përpiloi një teknikë të tillë fulminante që futi nën hijen e saj çdo teknik luajtëse të më parëshme. Koncerte e njëpasnjëshme shkaktuan me të shpejtë përhapjen e namit të tij në tërë Evropën, ai ishte i dashuri i grave dhe kishte marrëdhënie të mira me princesha e mbretëresha. Qenia e një udhëtari virtuozë në të vërtet ishte vetëm një etapë në jetën e Listit. Më 1842, Listin e thirrën në Vajmarë për të ndikuar aty si mjeshtër i kapelës së oborrit. Këtu u krijua edhe ideja e themelimit të Teatrit muzikorë nacional dhe po këtu ai krijojë përfytyrimet për pasmin e skemës simfonike me shkrime simfonike. Me orkestrën e oborrit të Vajmarës, ai luajti simfonitë e Betovenit dhe veprat e Hektor Berliozit (Hector Berlioz) dhe Rihard Vagnerit (Richard Wagner). Pasi që u ngatërrua me qarqet artistike reaksionare ai u lagua më 1862 për në Rom dhe filloj të merret me fe. Nga këtu Listi përdori vetëm materie fetare si bie fjala Legjenda e Elizabetës së Shenjtë. Listi vdiq më 1886, gati 75 vjeçar gjatë lojnave festive të Rihar Vagnerit në Bejrojt (Bayreuth).

Listi si pianist

Janë disa, nëse ndonjë, burime te mira që japin një impresion se si Listi me të vërtet tingëlloi që nga vitet e 1820-a. Czerni thoshte se Listi ka qenë natyral i cili luante piano sipas ndjenjës, dhe rishikimet e koncerteve të tij veçanërisht tregojnë briliancën e tij, fuqinë dhe precizionin gjersa luante piano. Dhe në koncertin e fundit ai gjithashtu përmendi zotësinë e tij që absolutisht kurrë te mos ndryshoj tempon, e cila mund te ketë qene edhe nga babai i tij, i cili insistonte që Listi te praktikonte me metronom. Repertori i tij në ketë kohe konsiston se pari nga pjesëza në stil te shkollës brilante Vjeneze, nga koncertet e Humelit dhe nga veprat e mësuesit te tij te mëparshëm Czernit, nga koncertet e te cilit nganjëherë Listit i ipej mundësia te shfaqte talentin e tij nga improvizimet.

Duke përcjellur vdekjen e babait te Listit më 1827 dhe boshllëkun e jetës se tij si një turist virtuoz, është sikur loja e Listit në piano u zhvillua gradualisht dhe mori një stil personal. Njëri nga përshkrimet me te detajuara te lojës së tij në piano prej asaj kohe vjen nga dimri i viteve 1831/1832, gjate se cilës ai fitonte jetesën si mësues në Paris. Disa nga nxënësit e tij ishin edhe Valerie Boissier, nena e se cilës quhej Augusta dhe mbante me kujdes te madh ditarët e mësimeve te saj.

Listi filloi te fokusohej në karrierën e tij si pianist dhe prapë prezantimet e tij me emocione te ndezura te muzikës ishin te rralla dhe me zë te pa ndërprerë. Shprehjet e fytyrës dhe gjestet në piano do te reflektonin çka ai luante, për te cilat ai nganjëherë edhe ishte i tallur në gazetat e kohës, gjithashtu përmendej edhe privilegji që ai mund te kishte me tekstet e tij.

Berliozi na tregon neve se si Listi do te shtonte kadencën, dridhjen dhe dredhjen lur luajti veprën e Betovenit SONATA NE DRITËN E HËNËS, dhe krijoi një skenë dramatike duke ndryshuar tempon e Largo dhe Presto. Në BACCALAUREUS LETTER te Xhorxh Sandit nga fillimi i 1837, Listi pohoi që ai e kishte bere për qëllim që te kishte aplauz, dhe premtoi se do te ndjektë te dyjat : Letrën dhe Shpirtin e rezultatit tash e tutje. Ka qene e debatuar se në çfarë niveli ai e realizoi ketë premtim gjithsesi.

 

Shënim

Pasaporta Hungareze e Listit e shqiptonte emrin e tij si “Ferencz”. Një reformë ortografike e gjuhës Hungareze në vitin 1922 (e cila ishte 36 vjet pas vdekjes së Listit) e ndryshoi shkronjën “cz” në thjesht “c” në të gjithë emrat e tij, përveç mbiemrit; duke u bazuar nga kjo, emri i tij në gjuhën moderne Hungareze përdoret si “Ferenc”. Nga 1859 deri më 1867, u quajt zyrtarisht Franz Ritter von Liszt; u shtua një Ritter (kalorës) në nder të Perandori Francis Jozef I në 1859, por kurrë nuk e përdori këtë titull fisnik në publik. (Wikipedia)

blank

Më 31 korrik 1784 u nda nga jeta Denis Diderot, filozof i madh francez, figurë e shquar e Iluminizmit

Denis Diderot (shqipërimi: Deni Didro), u lind më 5 tetor 1713 në Langres, në Shampanjë dhe vdiq më 31 korrik 1784; ai ishte bir i një tregtari thikash dhe i gruas së tij, Anzhelikë Vinjeron. Nga viti 1723 deri më 1728, shkoi në kolegjin e jezuitëve të Langresit, para se të vazhdonte kolegjin Luigji i Madh (ndryshe kolegji i Harcurit) në Paris. Më 1732, mbasi mori titullin magister artum i Universitetit të Parisit, u regjistrua në kurset e teologjisë në Sorbonë. Duke punuar në të njëjtën kohë si ndihmës te një avokat, Didroi jetonte me punë të vogla: shkrime predikimesh për fillestarët klerikë, mësime private, redaktim artikujsh gazetash dhe përkthime nga anglishtja. Më 1742, u njoh me Zhan-Zhak Rusonë, me të cilin do të lidhte një miqësi që vazhdoi për katërmbëdhjetë vjet, deri në grindjen përfundimtare. Më 1743, kundër dëshirës së prindërve të tij, Didroi u martua me një rrobalarëse, Antuanetë Shampion; nga katër fëmijë që patën do të jetonte vetëm një vajzë, Anzhelika. Më 1746, Didroi u dha pas ndërmarrjes së gjerë të Enciklopedisë, fillimisht e menduar si përkthim i thjeshtë i një vepre angleze të Efraim Shambers (rreth 1680-1740), titulluar Cyclopaedm, or An Universal Dictionary of Arts and Sciences, botuar më 1728. Nën nxitjen e bashkëbotuesve, Didroit dhe D\’Alamberit, Enciklopedia mori pak nga pak përmasat e një vepre të pavarur dhe monumentale. Bashkëpunëtorë të shumtë u ftuan të jepnin ndihmesën e tyre, secili në specialitetin e vet. Botimi filloi më 1751 dhe do të vazhdonte njëzet vjet. Paralelisht me punën e tij prej botuesi dhe bashkërenduesi, Didroi përpiloi një numër të madh shkrimesh filozofike. Njëri prej tyre, Letër mbi të verbrit në përdorim të atyre që shohin (1749), i kushtoi tre muaj e gjysmë burg në Vansenë për \”materializëm\” dhe \”ateizëm\”. Ai krijoi gjithashtu pjesë teatrore (Djali i lindur jashtë martese, 1757; Ati i familjes, 1758), shkroi kritikë arti, tregime dhe romane. Nipi i Ramoit (1760-1777), dialog satirik, në fillim u njoh në përkthimin gjermanisht të dhënë nga Johan Volfgang Gëte (1749-1832). Rreth vitit 1762, Didroi filloi të mbante letërkëmbim filozofiko-politik me careshën Katerina II e Rusisë, që e bëri bibliotekar për gjithë jetën.

Filozofi e kaloi dimrin 1773-1774 në Shën Petërburg, ku pati biseda të shpeshta me Katerinën e Madhe. Ai punoi gjithashtu për Planin e një edukimi publik në të gjitha shkencat, në perspektivën e një reforme të mësimdhënies në Rusi. Didroi vdiq në Paris më 31 korrik 1784.

Gjatë punës mbi \”Enciklopedinë\” u krijua një bërthamë bashkëpunëtorësh të rëndësishëm, një rreth \”enciklopedistësh\”, qendra e të cilit ishte Didroi. Përveç atyre që morën përsipër hartimin e veprës, Didroit dhe D\’Alamberit (që e cilësuan filozofinë \”fizikë eksperimentale të shpirtit\”), ra në sy, mes të tjerëve, prania e Melshior Grimit (1723-1807), publicist i shoqërisë së lartë dhe diplomat me prejardhje gjermane, si dhe e një ithtari të moralit materialist të mbështetur mbi egoizmin, filozofit Klod Adrian Helvetius (1715-1771), veç të tjerash edhe fermer.

Enciklopedistët e kishin zakon të mblidheshin në shtëpinë e baronit të pasur dhe me influencë Holbak (1723-1789), gjithashtu filozof. Pa dyshim që Didroi bashkëpunoi për përmirësimin e veprës së tij Sistemi i natyrës (1770), gjuha fillestare e së cilës ishte disi e ashpër. Kjo vepër e ngjizur si \”bibla e materializmit\”, përmbledh arsyetimet e fizikës dhe të fiziologjisë së kohës kundër idealizmit dhe dualizmit të shpirtit dhe të materies: shpirti është gjithmonë veçse shprehje e veprimtarisë së nervave të trurit.

George Wilhelm Friedrich Hegel (1770-1831), adhurues i madh i Didroit, rimori te Fenomenologjia e shpirtit \”dialektikën e zotërisë dhe të shërbëtorit\”, që figuron te Zhak Fatalisti, dhe nxori prej andej parabolën e çlirimit nëpërmjet punës që gëzonte borgjezia në krahasim me fisnikërinë: skllavi, që jeton \”me frikën e të zotit\”, bëhet i domosdoshëm për këtë të fundit duke krijuar botën në të cilën jeton. Në fund, vetëdija e botës së përpunuar nga shërbëtori zëvendëson këtë. Ne gjejmë te Mjeshtri Puntila dhe shërbëtori Mati, të Bertold Brehtit (1898-1956), një interpretim marksist të kësaj dialektike.

Natyra është shumë më tepër se një mekanizëm i vdekur: ajo është jetë organike. Me qëllim që të pasqyrohet me drejtësi shumësia e natyrës në përgjithësi dhe në veçanti ajo e jetës njerëzore – si Enciklopedia, nën drejtimin e Deni Didroit, që u përpoq ta bënte në mënyrë metodike – autorët e iluminizmit iu drejtu një shumësie zërash dhe formash letrare, duke përfshirë këtu edhe dramën dhe romanin.

Më 1750 doli reklama e përpiluar nga Deni Didro (Denis Diderot), që ftonte për pjesëmarrje në Enciklopedi. Në zanafillë, ky model i gjithë fjalorëve enciklopedikë të ardhshëm parashikonte vetëm përkthimin e plotë të një fjalori anglez që ekzistonte. Gjatë viteve dhe deri më 1772 Enciklopedia franceze arriti të bëhej një vepër monumentale, që përmbante shtatëmbëdhjetë vëllime tekst dhe njëmbëdhjetë vëllime pllakash të gdhendura të një cilësie të jashtëzakonshme. Ai qe botimi shkencor dhe \”filozofik\” më i madhi dhe më i rëndësishmi i epokës së iluministëve. Didroi i kushtoi njëzet vjet të jetës së tij, herë si botues, bashkërenditës botimi dhe redaktor i shumë zërave. Ky Fjalor i arsyetuar i shkencave, arteve dke zanateve ishte një përmbledhje e shkencave të kohës, por trajtonte gjithashtu edhe artet dhe letërsinë; në fund, dhe kjo ishte një risi e madhe, ai trajtonte \”artet mekanike\” dhe njohuritë teknike në fushën e artizanatit dhe të industrisë.

Bashkëpunëtorët e Enciklopedisë – \”shoqëri e njerëzve të letrave\” – ishin pak a shumë të gjithë mendimtarë të emancipuar, madje mendimtarë të lirë, që përfituan nga rasti për të dhënë mendime nganjëherë të guximshme për fenë dhe për politikën, gjithmonë nën kërcënimin e censurës; mendimet më të rrezikshme fshiheshin nganjëherë në mënyrën e tërthortë të një artikulli në dukje i lehtë ose nëpërmjet një loje të gjetur reference apo shënimi. Botimi u ndalua shumë herë, por falë mbështetjes së miqve të fuqishëm të iluministëve – si politikani Malherb apo zonja Dë Pompadur, dashnorja e Luigjit XV – vepra gjigante u çua deri në fund. Enciklopedia ishte një vepër kolektive, në të cilën morën pjesë personalitete të ndryshme, të tillë si Volteri, Bufoni për botanikën dhe Zhan Zhak Rusoi, me të cilin Didroi mbajti për një kohë të gjatë një miqësi të ngushtë. Të bëje të punonin me të njëjtin shpirt tërë ato natyra aq shumë të ndryshme, kjo kërkonte nga Didroi dhe bashkëbotuesi i tij, Zhan Lë Rond d\’Alamber (1717-1783), cilësi intelektuale dhe njerëzore jo të zakonshme dhe një seriozitet dhe zell të jashtëzakonshëm.

Didroi mundi të frymëzonte dhe të drejtonte një projekt të kësaj gjerësie, sepse dinte të shihte përtej grindjeve filozofike të ngushta dhe se përfshinte në mendimin e tij shqetësime të reja, pa kërkuar të mbërthente një sistem të mbyllur, por të shpaloste një mënyrë intelektuale operuese, përparuese dhe përgjithësuese. Ai nisej nga pozicionet e Xhon Lokut dhe të njërit prej nxënësve të tij, kontit të Shaftbërit, që kishte shtjelluar empirizmin në kuptimin e një psikologjie sensualiste,duke dhënë kështu shkas për lindjen e rrymës letrare të \”ndjeshmërisë\”. Të jetosh dhe të tregosh ndjenja të vërteta dhe autentike, u bë një perbëres vendimtar i shoqërisë së mesit të shekullit XVIII. Në tekstet e mëvonshme mbi teatrin, Didroi theksonte gjithashtu se duhej ditur, në disa raste, \”të luaje\” realen për ta bërë më prekëse. Ky është i famshmi \”paradoks i aktorit\”; gjesti që duket më i natyrshëm është ndoshta ai që është zbërthyer dhe studjuar më me kujdes\” – Didroi është këtu në një mendje me Rusoin – i kundërt me falsitetin e botës zyrtare të parukave të pudrosura, por në një kuptim vetëm matematik të natyrës. Kërkimet natyraliste të kryera nga Bufoni, drejtori i Kopshtit të Mbretit (Kopshti i ardhshëm i Bimëve, në Paris), mbi kafshët dhe bimët vegjetale, kishin ndryshuar vështrimin: në fushën e të gjallit shtjellohen cilësi \”morale\”, të tilla si ndjeshmëria dhe veprimtari të specializuara, sipas organeve korresponduese. Natyra zotëron gjithmonë diçka \”shpirtërore\” dhe shpirtërorja, nga ana e saj, zotëron një bazë fizike. Në fillim të iluminizmit – në linjën e Rëne Dekartit – natyra shihej si një makinë, si një mekanizëm; tanimë ajo shihej si diçka \”organike\”, në rrjedhë të zhvillimit të gjallë. Në letrat dërguar dashnores së tij Sofi Valan, si dhe në veprën e tij filozofike më të rendësishme (Ëndrra e d\’Alaberit), Didroi hedh idenë e një bote molekulash plot gjallëri, që bashkohen për të ndërtuar format më të zhvilluara të jetës. Në këtë materializëm që merr tiparet e një panteizmi, natyra plot gjallëri është vetë hyjnori, ndërsa dashuria është në vetvete një forcë e dobishme e natyrës. Didroi nuk merr mundimin të \”të provojë\” konceptin e tij për botën: matematika nuk vlen asgjë për të përshkruar të qenët gjallë, më shumë ia vlen një gjuhë në vetvete, e gjallë.

Filozofi, duke qenë gjithashtu shkrimtar dhe poet, e sheh horizontin e tij të zgjerohet në natyrë të gjallë, në moral dhe në art; ai nuk ka pse të ndjekë më ligjet e përjetshme dhe në të njëjtën kohë matematike të së Bukurës, por të jetë \”interesant\”. Didroi trajton në formë letrare, për shembull, determinizmin (ashtu si e lë të kuptohet çdo materializëm të dalë nga ligjet e natyrës) dhe vullnetin e lirë (në mënyrën si përputhet me ndjenjën natyrore) në \”romanin\” e tij Zhak Fatalisti problemi i vullnetit të lirë mbetet aty pa zgjidhje, por çel një temë edhe më interesante: atë të dialektikës së Zotit dhe robit. Zhaku, nxënës i \”kapitenit\” misterioz, që nuk resht së e cituar, beson fort në paracaktimin e çdo gjëje dhe drejton kështu fatin e të zotit që beson te vullneti i lirë, por nuk vepron. Zhaku përpunon vetë lirinë e tij vetjake, metaforë e lirisë politike të çdo individi.

Më 1776, viti i shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Didroi filloi të merrte pjesë në një projekt të madh kolektiv, të krahasueshëm me Enciklopedine – Historia e dy Indive. Vepra fshikullon gjendjen në koloritë, mallkon despotizmin e princave europianë, u thur lavdi të drejtave të njeriut dhe u bën thirrje të shtypurve për të ngritur krye. Vepra u bë shumë shpejt një best-seller që do të shënonte në mënyrë vendimtare shpirtin e Revolucionit Francez. Iluministët – një nga mishërimet më shembullore të të cilëve qe Didroi – qenë gjithashtu, mes të tjerash me Enciklopedme, në zanafillë të buthtimit të një force të madhe të shndërrimit politik.

  • Duke refuzuar, pas shkollimit te jezuitët, ofertën për t\’u bërë prift, Didroi jetoi si boem letrar, duke siguruar ekzistencën me instruksione dhe përkthime. Së shpejti njihet me Rusoin, D\’Alamberin, Holbahun dhe me iluministët e tjerë dhe botoi disa vepra të shtypura në mënyrë anonime kundër fantazimit fetar dhe në përgjithësi anciem rëgimes. I kërcnuar vazhdimisht nga persekutimet dhe burgjet dhe nën mbikëqyrjen rigoroze të policisë, Ddidro megjithkëtë, filloi të bënte përgatitje për botimin e veprës më të madhe të mendimit materialist të iluminizmit francez, të Enciklopedisë së madhe.
  • Pavarësisht nga një varg inkonsekuencash dhe bile nga mënyra ezopike e të shprehurit (për të cilën enciklopedistët ishin të detyruar për të evituar ndalimet e shpeshta të botimeve), Enciklopedia, së cilës vulën themelore ia dha Didroja, është kryevepër e vërtetë e frymës progresive ateiste dhe materialiste franceze, e cila dha impulse jashtëzakonisht të rëndësishme dhe frytëdhënëse për zhvillimin e mëtejmë të kulturës evropiane si dhe bazën ideore të atyre aksioneve revolucionare që pikërisht qëndronin para Francës dhe botës. Në Enciklopedi njëmend është paraqitur «pasqyra e përgjithshme e përpjekjeve të mendjes njerëzore të të gjithë popujve dhe ne të gjitha kohët», dhe janë vërtetuar edhe elementet themelore ideore të shkatërrimit të shoqërisë së vjetër dhe provuar nevoja imperative e depërtimit më të guximshëm në drejtim të njohjeve të reja mbi shoqërinë e ardhmërisë.
  • Duke kaluar rrugën nga deisti te ateisti, Didro u bë një nga kritikët më konsekuentë të moralit religjioz, materialist i bindur dhe iluminist. Sipas tij, materia është aktive, e përbërë nga thërrmija shumë të imta, me bashkimin mekanik dhe ndarjen e të cilave çdo gjë ndodh në natyrë. Arsyeja dhe njohja bazohen në ndjejshmërinë e përgjithshme të botës materiale. Didro e shpjegoi jetën si organizëm në të cilin atomet bashkohen dhe gërshetohen reciprokisht në atë mënyrë sa nuk krijojnë vetëm një strukturë të jashtme, por përbëjnë një tërësi integrale.
  • Në pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e shoqërisë dhe të historisë, Didro është iluminist tipik: ai besonte se progresi i njerëzimit varet nga idetë që ndikojnë në zhvillimin e legjislacionit e që përcakton formën e sundimit të disa vendeve dhe të epokave historike.
  • Shpirt i lirë, kundërshtar i të gjitha autoriteteve dhe i traditës, ateist i zjarrtë, luftëtar i pakompromis kundër të gjitha indoktrinimeve religjioze dhe formave të tiranisë, Didro në shumë vepra të tij jeton edhe sot, ndërsa prijësit dhe axhituesit fetar të çfarëdo lloji më se njëqind e pesëdhjetë vjet pas vdekjes nuk mund ta falin e të pajtohen me fjalët e ashpra dhe therëse që u drejtoi, kështu që edhe në kohën tonë bashkëkohore të këtij shekulli përpiqen të ndalojnë realizimin e veprave letrare të tij dhe përhapjen e ideve filozofike të tij.
  • (Wikipedia)
blank

Me matematicienen e shquar Fioralba Cakoni

Me matematicienen e shquar Fioralba Cakoni

Bashkëthemeluese e një prej disiplinave më të reja të matematikës, e cilësuar si matematiciene e klasit botëror, profesoresha në Rutgers University Fioralba Cakoni rrëfen për rolin e mesuesve dhe familjes së saj në ngjizjen e pasionit të madh për matematikën.

Rrëfimi i saj, sa i dashur, aq edhe informativ, inkurajon rininë shqiptare, veçanërisht vajzat, për të guxuar.

Fioralba Cakoni është një matematikane amerikano-shqiptare dhe një eksperte e teorisë së shpërndarjes së anasjelltë. Ajo është profesoreshë e matematikës në Universitetin Rutgers.

Cakoni u diplomua në Universitetin e Tiranës; në 1987 përfundoi ciklin e studimeve të nivelit të parë Bachelor, dhe në 1990 atë të nivelit Master.

Ajo përfundoi Ph.D. në 1996, së bashku midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Patras, mbikëqyrur nga George Dassios.[1]

Disertacioni i saj ishte disa rezultate në ekuacionin e Valës Abstrakte, Problemet e Teorisë së Shpërndarjes në Elasticitetin dhe Termoelasticitetin në Frekuencën e Ulët. [2]

Ajo u bë një lektore në Universitetin e Tiranës dhe më pas, nga viti 1998 në 2000, një Studiuese Humboldt në Universitetin e Stuttgart.

Ajo erdhi në SH.B.A. për hulumtime shtesë postdoktorale në Universitetin e Delaware në 2000 dhe qëndroi në Delaware si asistente profesore duke filluar nga 2002. Në 2015-ën u zhvendos në Rutgers.

Cakoni është autore ose bashkëautore e librave:

Metodat Cilësore në Teorinë e Shpërndarjes Inverse (me David Colton, Springer, 2006) [4][5]
Metoda Lineare e Kampionimit në Shpërndarjen Elektromagnetike Inverse (me David Colton dhe Peter Monk, Shoqëria për Matematikën Industriale dhe të Aplikuar, 2011) [6]
Një qasje cilësore ndaj teorisë së shpërndarjes anasjelltas (me David Colton, Springer, 2014) [7]
Vlerat e Veçanta të Teorisë së Shpërndarjes dhe Transmetimit Invers (me David Colton dhe Houssem Haddar, Shoqëria për Matematikë Industriale dhe të Zbatuar, 2016)

Cakoni u përfshi në vitin 2019 në Shoqatën Matematike Amerikane “për kontribute në analizën e ekuacioneve diferenciale të pjesshme veçanërisht në teorinë e shpërndarjes inverse”.

Në vitin 2021 Cakoni u zgjodh anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

blank

Më 29 korrik 2001 ra heroikisht Tahir Sinani, oficer i Ushtrisë së Shqipërisë dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Tahir Sinani, (25 Maj 1964 – 29 Korrik 2001) oficeri i njohur i Ushtrisë së Shqipërisë dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e Maqedonisë (2001), u lind  më 25 maj të vitit 1964 në Gri të Tropojës.  Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet, drejtimi i agronomisë, në qytetin, Bajram Curr.

Me të mbaruar të shkollimit të mesëm  u konsultua edhe me të atin, Mal Sinanin, u regjistrua në shkollën ushtarake, në Zall- Herr, një qendër stërvitore në veri të Tiranës, në drejtimin e Mbrojtjes nga Armët Kimike dhe Biologjike. Ishte kadeti ndër më të suksesshmit  të gjeneratës së tij. Pas mbarimit të vitit të parë, në shkresën e tij përcjellëse për në vitin tjetër, i shkruante: “Studion dhe thellohet në mënyrë të veçantë në ligjet e Artit tonë Ushtarak popullor. Ka marrëdhënie shumë të mira me eprorët dhe shokët e vet. Përpiqet në çdo rast të ndihmojë ndonjë student të dobët”. Shumë shpejt arriti të bëhej mjeshtër i përsosur i përdorimit të të gjitha llojeve të armëve.

Në vitin 1986, me sukses të lartë, mbaron studimet ushtarake dhe menjëherë emërohet instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit, në Bajram Curr. Kolegët e tij  tregojnë se  ai ishte i rreptë, i ashpër dhe i përpiktë, si ushtarak, por i dashur, i sinqertë dhe i afërt me ushtarët, në kohën e lirë me ta. Duke u bazuar në talentin dhe aftësitë e tij e emërojnë Shef të Sektorit për Intervenime të Shpejta. Me rastin e ristrukturimit të Armatës së Shqipërisë, edhe Tahir Sinani ashtu si mijëra oficerë mbeten në mëshirë të kohës.

Me fillimin e luftës së UÇK-së në Kosovë, Tahir Sinani, pasi kishte takuar disa eprorë të kësaj lufte dhe kishte pranuar të luftonte në radhët e saj, emërohet oficer në Kampin e Stërvitjeve, në Tropojë, ku stërviteshin vullnetarët që vinin nga shtetet e perëndimit si dhe ata që nga Kosova shkonin në Shqipëri për t u pajisur me armë dhe municion.

Në vjeshtë të vitit 1998, kur bashkë me trimat e lirisë dhe disa eprorë   hyn në frontet e luftës në Kosovë. Me vendim të SHP të UÇK-së,  i besohet detyra e instruktorit të Stërvitjeve dhe ajo e komandimit të Njësisë Speciale “Arbëri”. Qendra Stërvitore në Divjakë të Rrafshnaltës  së Drenicës  shpejt u shndërrua në një bazë të fuqishme të stërvitjes ushtarake. Aty, tashmë, vepronin edhe oficerët e tjerë të UÇK-së: Fatmir Limaj,  Bislim Zyrapi, Sali Veseli, Naim Maloku, Fadil Gashi e të tjerë. Në atë kohë, Tahiri kishte përgatitur Njësitin diversant- vëzhgues, i cili numëronte rreth 100 luftëtarë të sprovuar, në mesin e tyre, gjatë kohës së luftës, në pika të ndryshme të fronteve kishin rënë edhe shumë dëshmorë si: Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Xhavit Kelmendi, Ibrahim Mazreku e të tjerë.

Më 8 janar të vitit 1999 Tahir Sinani kishte organizuar  një tjetër sulm  në pikë qëndrimin e forcave okupatore serbe në Biraqë të Therandës, ku pësuan tre policë serbë: Dragan Tomashoviqi nga Prokupla, Goran Boshkoviqi nga Brusi dhe Milosh Stevanoviqi nga Bratovci. Atë ditë u shkatërrua edhe një pizgauer dhe një “NIVA” përplot paramilitarë.  Ka qenë i suksesshëm edhe në minimin e terrenit në Zborc të Shtimes, ku në minimin e terrenit nga Tahir Sinani dhe një grup luftëtarësh të UÇK-së, policët e ushtarët serbë  kanë pësuar humbje të rënda. Provat e vështira si instruktor i stërvitjes së trupave dhe i kuadrove, si komandant i njësitit special, si komandant i Brigadës, ishin të mjaftueshme për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta emëruar Tahir Sinanin, Komandant të Zonës Operative të Pashtrikut.

Që nga maji i vitit 1999 Tahir Sinani ishte komandant i gjashtë brigadave të Zonës Operative të Pashtrikut dhe e ndihmoi shumë operacionin “Shigjeta”, duke i hapur korridore të lira për furnizim me armatim. Tahiri si komandant i Zonës së Pashtrikut dhe unë si komandant i Batalionit II gardist, në bashkëpunim me Brigadën 124 ”Gani Paçarizi” organizuam aksione dhe punuam në minimin e rrugëve Rogovë- Kushnin dhe Rogovë- Lubizhdë e Hasit, në mënyrë që të pengonim lëvizjen e formacioneve të armikut. Por, armiku ishte numërikisht më i madhe dhe më i armatosur, kështu që disa herë ndërmori ofensiva të egra. Veçohet beteja e Celinës, e zhvilluar më 26 e 27 maj 1999, ku u luftua fyt më fyt. Aty, vetë Tahiri, edhe pse si komandant i Zonës nuk duhej të rrezikohej aq shumë, me vullnetin dhe dëshirën e tij për të hapur rrugë, bëri heroizëm të pashoq.

Me bashkëluftëtarët e tij besnikë, më 12 qershor 1999, komandant Tahir Sinani hyn fitimtar në Prizren. Në nëntor të vitit 1999 ishte emëruar komandant i TMK-së, në Qendrën e Stërvitjes dhe të Doktrinës në Nashec, kishte vënë lidhje me krerët kryesorë të UÇPMB-së si me Shefqet Musliun, Ridvan Qazimin, Jonuz Musliun e luftëtarë të tjerë. Pasi afroi rreth vetes disa bashkëluftëtarë besnikë iu përvesh betejave në Dobrasin, Konçul e në Bujanoc.

Ai nuk ishte pajtuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit të 13 shkurtit të vitit 2001 për çmobilizimin e UÇPMB-së. Me fillimin e luftës në Maqedoni nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ai ishte pjesë vertebrale e asaj lufte me shumë bashkëluftëtarë të sprovuar në luftëtar e mëparshme. Asokohe nga SHP i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare emërohet komandanti i Brigadës 116 “Xhemë Gostivari”. Kur qeveria sllavo maqedonase, e shtyrë nga diplomacia amerikane, karshi botës, bëri një lloj amnistie për luftëtarët e UÇK-së, luftëtarët e sprovuar në luftërat çlirimtare nuk ranë pre e propagandës së Shkupit.

Tahir Sinani kishte filluar ta përgatiste terrenin për krijimin e Zonës Operative të Gostivarit dhe kishte inkuadruar në komandë disa nga bashkëluftëtarët, që nuk iu kishin ndarë asnjëherë dhe kishin marrë pjesë në tri luftërat tona çlirimtare. Në mesin e tyre kishte edhe luftëtarin emblematik, Naser Ademi i cili luftën kundër pushtimit serb e kishte filluar në frontet e çlirimtarëve të Kroacisë, duke luftuar në radhët e luftëtarëve të këtij kombi të shtypur e të shfrytëzuar nga regjimi kriminal i Beogradit. Radhëve të Tahir Sinanit iu kishte bashkuar edhe luftëtarja e lirisë, e burgosura politike, profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Hyrë Emini, pjesëmarrëse në tri luftërat tona çlirimtare. Në mesin e tyre ishte edhe ushtar TT-ja, i UÇK-së, Brahim Ademi, nga Kosharja legjendare e Sefë Koshares e Mic Sokolit, si dhe luftëtari  tjetër  i lirisë nga Gostivari, Hisa Fazliu. Në një moment kritik, në rrethana ende jo sa duhet të ndriçuara, Tahir Sinani me trimat e trimëreshat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare bien në fushë të minuar, mbase aksidentalisht. Me të drejtë dyshohet edhe për një inskenim të shërbime sekrete sllavomaqedone, të cilat ishin infiltruar në radhët e luftëtarëve dhe po përcillnin çdo lëvizje të tyre. Pavarësisht nga paqartësitë, Tahir Sinani me bashkëluftëtarë bie në krye të detyrës…

Për merita dhe aftësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe për kontributin e madh që dha në të gjitha luftërat dhe betejat për çlirimin e trojeve shqiptare, komandant Tahir Sinani, është graduar, dekoruar dhe shpërblyer nga shumë shoqata e institucione shtetërore e ushtarake. Në një ceremoni solemne, organizuar në Kuvendin e Kosovës, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka nderuar me dekorata e medalje një varg personalitetesh të njohura të kombit shqiptar. Dëshmori Tahir Sinani dekorohet me medaljen “Adem Jashari”.

Brigada 116 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilën e kishte udhëhequr vetë me gradën gjeneralmajor, në shenjë respekti, mori emrin “TAHIR SINANI”.

Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së e ka dekoruar me Urdhrin Adem Jashari, ndërsa Këshilli i Bashkisë i qytetit Bajram Curri i ka dhënë titullin “Qytetar nderi”.

Akademia e Mbrojtjes “Hamëz Jashari” i ka akorduar Dekoratë, ndërsa Qendra e Stërvitjes dhe e Doktrinës në Nashec i ka dhënë Mirënjohje.

Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, me seli në Manhaim i ka dhënë Mirënjohje.

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Brigada 112 “Sherif Januzi- Enver Ramadani” i ka dhenë Lëvdatë.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, me dekret të shtatorit 2001, posmortum e gradoi Gjeneralbrigade.

Më 29 korrik 2003, në dyvjetorin e rënies së dëshmorit Tahir Sinani, Organizata Kombëtare “Për Dëshmorët e Atdheut”, në Muzeun Historik Kombëtar, organizoi një veprimtari përkujtimore. Atë ditë, në emër të Shoqatës TROPOJA, kryetari i saj, Adil Neziri, familjes se tij ia dorëzoi eertifikatën Tahir Sinani- Nderi i Shoqatës Tropoja dhe ka propozuar që gjeneralit, i cili bëri tri luftëra për bashkimin e trojeve shqiptare ti jepet titulli i lartë Nderi i Kombit.

Vëllezërit e tij: Sahiti, Njaziu, Cani Riza Agimi, Skënderi Besniku dhe motra Feridja krenohen për veprat heroike të vëllait hero i kombit, Tahir Sinani. Me krenari të ligjshme dhe plot dinjitet e përkujtojnë edhe bashkëshortja, Shpresë Osmani, bijtë Rugova e  Rrezarti dhe bija Rrezarta. ( A. Q. Feniksët e lirisë 2).

blank

Më 28 korrik 1804 lindi Ludwig Feuerbach, filozof i shquar gjerman

VOAL – Filozofi Ludwig Andreas Feuerbach lindi më 28 korrik 1804 në Landshut, në Bavarinë gjermane; ai është djali i katërt i juristit të famshëm dhe profesorit të drejtësisë Paul Johann Ritter Von Feuerbach. Ai është një familje shumë e madhe: Ludwig ka katër vëllezër dhe tre motra. Ai u regjistrua në Universitetin e Heidelbergut me synimin për të ndjekur një karrierë kishtare, por qasja e parë ndaj filozofisë Hegeliane, e favorizuar nga mësuesi i tij Carl Daub, ndikoi tek ai deri në pikën që ta shtynte të shkonte në Berlin për të ndërmarrë studime në fushën filozofike. Në fakt, Hegel vetë mbajti leksionet e tij në Berlin. Zgjedhja e Ludwig nuk pranohet nga babai i tij, ndryshe nga nëna e tij, Eva Wilhelmine Troster.

Pas një semestri në Berlin, ai përfundoi studimet në Erlangen, ku u detyrua të lëvizte për arsye ekonomike. Në Erlangen ai iu përkushtua studimit të botanikës, fiziologjisë dhe shkencave natyrore. Ai gjithashtu ia dërgon tezën e tij Hegelit, duke shpresuar në miratimin e masterit të tij. Në tezë ai mbështet idealizmin e tij panteist dhe vizionin e tij për një botë në të cilën filozofia zëvendëson fenë. Ai e filloi karrierën e tij si profesor universiteti në Erlangen, me kurse për Dekartin dhe Spinozën. Publikimi, megjithatë, më 1830, i tekstit të tij anonim “Mendime mbi vdekjen dhe pavdekësinë” i shkaktoi atij shumë probleme. Në fakt, teksti argumenton se individi është pamje e pastër, dhe se prandaj shpirti i tij nuk mund të konsiderohet i pavdekshëm. Pas mbërritjes, domethënë vdekjes, individi përfshihet në një lloj ndërgjegjeje universale. Feuerbach shkon deri atje sa të përcaktojë idenë e pavdekësisë si një formë e egoizmit të pastër individual.

Teksti konsiderohet menjëherë subversiv, pothuajse një formë rebelimi kundër sistemit aktual politik. Pasi identifikohet si autori i tekstit ofendues, filozofi i ardhshëm është i detyruar të ndërpresë kursin e tij universitar edhe sepse refuzon të mohojë autorësinë e shkrimit.

Pas shkarkimit të tij, megjithatë, ai vazhdon të shkruajë tekste filozofike, duke mbështetur nevojën për një ndarje midis kulturës dhe fesë dhe duke e përqendruar vëmendjen në pozitivitetin e studimeve shkencore dhe natyrore. Në këtë periudhë ai shkroi “Historia e filozofisë moderne nga Bacon në Spinoza” (1833), “Abelard dhe Eloisa” (1834), “Ekspozimi, zhvillimi dhe kritika e filozofisë së Leibniz” (1837) dhe një ese për Pierre Bayle. Ai përpiqet pa sukses të madh të rifillojë veprimtarinë e mësimdhënësit të universitetit dhe pas një ndërhyrje të shkurtër gjithmonë në Erlangen ai nuk do të japë më kurrë mësim.

Falë martesës së tij me Bertha Low, bashkëpronare e një fabrike porcelani, ai tërhiqet në kështjellën në pronësi të gruas së tij, ku bën një jetë të qetë studimesh, duke vazhduar të mbajë kontakte me botën filozofike gjermane falë bashkëpunimit të tij me revistën “Hallischen Jahrbüchern, për shkencën dhe artin gjerman”. Revista, e cila do të ketë peripeci të ndryshme për shkak të kundërshtimit të fortë politik, përpiqet të përdorë kritikën ndaj filozofisë Hegeliane si një mjet për të propozuar reforma sociale dhe kulturore.

Më 1839 lindi vajza e madhe Leonore dhe më 1841 vajza e dytë Mathilde, e cila megjithatë vdiq në moshën tre vjeç. Ludwig Feuerbach, gjithnjë e më i bindur për nevojën e një shteti liberal, në të cilin ka një ndarje të qartë të pushteteve midis fronit dhe kishës, boton “Thelbi i Krishterizmit”, i cili bëhet një lloj manifesti i së majtës hegeliane. Gjatë periudhës së stuhishme të revolucioneve të 1848 ai mori pjesë në Kongresin Demokratik në Frankfurt si përfaqësues i së majtës demokratike. Studentët e universitetit e nxisin atë të mbajë leksione dhe, duke pasur parasysh refuzimin e Universitetit për të dhënë mësim në auditore, leksionet mbahen në bashkinë e qytetit. Më pas ato do të botohen në vëllim më 1851 me titullin “Mësime mbi thelbin e fesë”.

Dështimi i kryengritjeve të revolucionarëve e bëri atë të tërhiqej përsëri në kështjellën e familjes dhe të braktiste edhe studimet e tij filozofike, duke preferuar t’i përkushtohej gjeologjisë. Ai boton vetëm më 1857, pas gjashtë vjetësh, “Theogonie” të cilat trajtojnë përsëri temën e dashur për të të fesë.

Ndërkohë, jeta e tij private është mërzitur nga marrëdhënia e tij me Johanna Kapp, vajza e një kolegu. Jeta familjare e Ludvig Fojerbahut, tashmë e vënë në provë për shkak të lidhjes së tij jashtëmartesore, përkeqësohet më tej nga falimentimi i fabrikës së porcelanit; ngjarja e detyron familjen të kalojë në varfëri ekstreme në një fshat të vogël afër Nurembergut. Miqtë e tij dhe Partia Social Demokrate, së cilës ai është bashkuar ndërkohë, e ndihmojnë atë në këtë moment të tmerrshëm.

Më 1867 ai pësoi një goditje nga e cila ai arriti të shërohet, por një sulm i dytë, më 1870, i shkaktoi paralizë. Ludwig Feuerbach vdiq dy vjet më vonë në Rechenberg, më 13 shtator 1872. Një masë e madhe punëtorësh morën pjesë në varrim./Elida Buçpapaj

blank

DHIMBJA QË NUK PËRSHKRUHET ME FJALË, NDAHET NGA JETA HAKI ZLLAMI – Nga TAHIR BEZHANI

Ishte i rende lajmi per ikjen nga kjo bote e poetit,kritikut letrare, publicistit,personalitetit te shquar te jetes kulturore letra te Malesise se Gjakoves e jo vetem. Haki Zllami ishte mbi te gjitha nje njeri e mik i dashur,nje burre i shquar ne Malesi,veteran i arsimit neper kohe te veshtira te jetes se tij,ku la gjurme te thella ne kujtesen e njerzeve te atij rrethi,nje burre i fjales se embel e te urte,plot kuptim pune e jete. Haki Zllami ishte pjese e pandashme e aktiviteve letrare mes krijuesve te Malesise se Gjakoves,te cilet,vite te tera te bashkuar rreth fjales se embel poetike, shemben shume bariera,krtijuan shume ura bashkpunimi,ku fjala poetike bashkoi shpirterat e etur per njeritjetrin pas gjysmeshekulli te ndare. Nje rol te veçant ne kete aspekt luajti edhe Hakiu,duke dhene kontrubutin e tij te madh,me vargun,kritiken dhe publicistiken e tij te ndjeshme e plot tharm. Si i tille,do mbetet gjithmone i paharruar ne zemrat tona, te gjithe qytetareve te Malesise se Gjakoves e jo vetem. Haki Zllami,ne nderdijen tone,do ngelet nje permendore e vlerave te kohes ne te cilen tregoi gjithe potencialin e tij intelektual e njerezore.
Para do kohe,kur e takova me disa miq, nuk e dita se do jete pershendetja e fundit,perqafimi i fundit,loti i pandalshem i mallit. Ndonese i lodhur nga mosha,shpresoja se serish do takohemi e perqafohemi, si perhere,miqesisht,ngrohtesisht e te dehur me bujarine e tij ngazllyese,me urtesine e dashurine njerezore.
Tani,me dhembje e kuptoj se kurre më nuk do e perqafoj!… Mbeta i “tradhtuar” ne shpresen time, nuk deshiroja te ndahem asnjehere nga madheshtia e tij e perjetshme….
Megjithate,ligjet e natyres,jeta e bene te veten…. Ndarja,thone,gatuhet me buken e mallit,me lot e me vaj. Falenderoj fatin tim qe e njoha nje personalitet dhe penden e tij të arte. Prandaj, sot nuk do derdhi kokerr loti per mikun tim te dashur. Do e ndjej thelle dhimbjen per humbjen,do ndihem kranre qe e pata mik e shok te tille, plot vlera te perjetshem.
Lavdi jetes dhe vepres tij! I qofte i lahte dheu i trojeve te shqiponjave! Shpirti i tij pushofte në Parajese!
Lamtumire mik i dashur!
blank
blank
blank
blank
blank
blank

10 vite pas masakrës së Utoya, “përbindëshi” Anders Breivik nuk pendohet

Dhjetë vitet e kaluara në burg e ndihmuan atë të rregullonte idenë e tij për të ardhmen mes shtrirjeve neo-naziste, studimeve universitare, projekteve të librave dhe thirrjeve kundër sistemit të burgjeve norvegjeze. Anders Behring Breivik i cili 10 vjet më parë, më 22 korrik 2011 masakroi në gjakftohtësi, me armë automatike 69 studentë në një kamp veror në ishullin Utoya dhe tetë persona të tjerë në Oslo, synon lirimin me kusht përmes një rishikimi ligjor për të cilin ai ka të drejtë pas dhjetë vitesh burg në bazë të ligjit në fuqi.
Breivik nuk është penduar kurrë për monstruozitetin që ka bërë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Ekstremisti i djathtë, tani 42-vjeç u shpall i i shëndetshëm mendërisht në kohën e gjyqit, në 2012 dhe plotësisht përgjegjës për masakrat duke u dënuar me 21 vite burg, dënimi maksimal në Norvegji.

Nuk ka gjasa që ai të marrë lirimin me kusht, madje edhe në një sistem ultra të garantuar si ai i Oslos. “Ai nuk ka pasur asnjë problem mendor, nuk ka shprehur ndonjë pendim, ai është krenar për atë që ka bërë. Ai është edhe më i bindur për pozicionet e tij të ekstremit të djathtë”, tha prokurori Fredrik Sejersted gjatë një audience të vitit 2017 në të cilin Breivik u paraqit në mënyrë të qartë duke bërë përshëndetjen Romake dhe duke deklaruar se parimet e Mein Kampf të Adolf Hitlerit “janë arsyet e vetme që ata janë gjallë sot”.

Breivik kishte apeluar kundër shtetit norvegjez për shkak të kushteve të tij në burg që konsideroheshin “çnjerëzore dhe poshtëruese” në 2016 dhe në shkallën e parë ankesa u pranua pjesërisht, më pas u refuzua në apel vitin e ardhshëm. Ai kishte apeluar përsëri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila e refuzoi atë në qershor 2018, duke e gjykuar atë “qartazi të pabazuar dhe të papranueshme”.

I arrestuar në burgun e sigurisë së lartë të Skien, Breivik është në izolim, por jeton në tre qeli prej dhjetë metrash katrorë, secila me pamje nga fshati, ka një TV, DVD player, Playstation, Kompiuter, edhe pse pa akses në internet dhe një palestër. Ai ankohet për cilësinë e ushqimit, kafenë e ftohtë dhe pajisjet plastike jopraktike. Çrregullimi narcizist i personalitetit të tij, megjithatë, duket se nuk ka kufij, duke bërë që ai të ndryshojë emrin e tij në Fjotulf Hansen.

blank

Më 22 korrik 2011 u nda nga jeta gazetari i shquar Indro Montanelli, ndërgjegja civile e Bel Paese

VOAL – Meqenëse Indro Montanelli ka shkuar në amshim, mungesa e tij në kulturën italiane vërehet në një mënyrë të rëndësishme; kujtimi i pranisë së tij të gjallë dhe e dashurisë për të vërtetën e përkeqëson gjithnjë e më shumë dhimbjen e humbjes së tij. Përveçse nuk linte kënd pa kafshuar, Montanelli ishte një personazh i paaftë t’iu përmbahej klisheve të kohës, një shembull i llojit të gazetarisë që duket se është zhdukur, ai që prodhonte historinë teksa ajo ngjizej.

Lindur më 22 prill 1909 në Fucecchio, një fshat në gjysmë të rrugës midis Pizës dhe Firences, ku, siç thoshte ai vetë, u rrit me pasionin e gazetarisë të shkruar në gjak, transmetuar ndoshta nga ADN-ja e gjyshit të tij, Giuseppe Montanelli, gjithashtu një shkrimtar dhe politikan.

Pasi fitoi dy diploma, njëra në drejtësi dhe tjetra në shkenca politike, ai emigroi në Francë ku i punësuar në “Paris Soir” filloi karrierën e tij si reporter. I ngritur dhe formuar nën kujdesin e fashizmit, megjithatë, më 1935 ai vendosi të largohej dhe të regjistrohej në batalionin e 20-të të Eritresë, një përvojë e rrëfyer në një ditar të botuar dhe pritur në Itali në një mënyrë entuziaste nga Ugo Ojetti (një përbindësh i shenjtë i gazetarisë së shkruar, i cili fatkeqësisht ra në harresë). Kjo e ditarit është ende faza e “shkrimtarit” Montanelli, në të cilën, megjithatë, stofi i dëshmitarit të madh tashmë mund të vërehet.

Ndërkohë ai shkon në Spanjë për “Messenger”, ku në raportet e tij flet kundër regjimit. Një qëndrim që nuk mund t’i pëlqejë regjimit italian që urdhëron riatdhesimin e tij, duke e përjashtuar jo vetëm nga partia por edhe nga regjistri profesional. Si kundërmasë, ndoshta me iluzionin e zbutjes së tij, ai dërgohet nga Bottai për të drejtuar Institutin Kulturor Italian në Estoni për një vit. Me t’u kthyer në Itali, atij i merret karta e tij e gazetarit, por ai nuk pranon të aplikojë për në Partinë Fashiste.

Në këtë moment historik u shfaq në jetën e Montanellit “Corriere della sera”, gazeta e cila më vonë u bë një lloj shtëpie e dytë për të. Regjisori i atëhershëm Aldo Borelli i ndërgjegjshëm për përmbajtjen dhe stilin e ‘Diarit’ të famshëm, dhe i vetëdijshëm për cilësitë që demonstrohen tani nga i dërguari i ri, e dëshiron atë me kokëfortësi në stafin e tij. Asnjëherë një intuitë nuk ka dalë më e përshtatshme, nëse është e vërtetë që lidhja midis Montanellit dhe gazetës përmes Solferino ka vazhduar, megjithëse me ulje dhe ngritje, për më shumë se dyzet vjet.

Më pas të shumta ishin dëshmitë e bëra nga ky vëzhgues i mprehtë në një seri reportazhesh që janë bërë të paharrueshme dhe që e kanë ngritur atë në gradën e princit të gazetarisë.

Është koha kur në Gjermani Rajhu i Tretë përparon drejt Danzigut dhe flet me vetë Adolf Hitlerin.

Pastaj ai shkon në Finlandë dhe Norvegji, dhe është pikërisht rportimi për konfliktin Ruso-Finlandez që e imponon atë përfundimisht si një i dërguar i madh. Më 1944 ai përfundon në burg në San Vittore për antifashizëm dhe dënohet me vdekje nga nazistët, por shpëton për mrekulli nga pushkatimi me ndërhyrjen e nënës së tij, e cila arrin të ndërmjetësojë për të tek kryepeshkopi i atëhershëm i Milanos, Kardinalin Ildefonso Schuster (por këtë do ta zbulojë vetë vetëm disa dekada më vonë). Burgimi sugjeron një nga librat e tij më të bukur, “Il generale Della Rovere”, i cili i përshtatur në film nga Roberto Rossellini do të marrë Luanin e Artë në Venecia.

Pasi u largua nga S. Vittore ai u strehua në Zvicër, por pas luftës, ai u kthye në Corriere della Sera si korrespondent. Ndër të parët që arritën në kryengritjen e Budapestit, Montanelli shkroi se ata nuk ishin rebelë borgjezë, por “komunistë anti-stalinistë”, një deklaratë që do të tërhiqte shigjetat e së majtës italiane.

Nga kolonat e Corriere, toskani i madh ka gjykuar Italinë dhe italianët gjatë viteve sipas një modeli interpretues që i përkiste disa prej mjeshtrave të tij si Prezzolini, më i kujtuari dhe ndoshta më i preferuari (edhe për shkak të disa afiniteteve të karakterit ) Por gazetari, ndërsa fshikullonte të gjitha defektet e popullit italian dhe stilin e tij, ka qëndruar gjithmonë i lidhur me tokën e tij, duke dëshmuar ndër vite besnikërinë e padiskutueshme dhe lidhjen sentimentale.

Pas hidhërimit të pësuar për shkak të devijimit të majtë të Corriere në vitet 70, kur drejtor ishte Piero Ottone, një Corriere që deri tani Indro i vjetër nuk e njihte më si të tijën, më 1974 ai e themeloi me ndihmën e disa kolegë kryesisht të larguar nga Corriere “Giornale Nuovo”, i njohur më vonë thjesht si “il Giornale” (por gjithashtu i njohur si “il Giornale di Montanelli”).

Është sezoni i terrorizmit, i BR dhe gjithashtu Montanelli pëson një sulm, për fat të mirë jo fatal: ai u qëllua në këmbë më 2 qershor 1977, pranë kopshteve të via Palestro, në Milano. “Shtëpia” e tij e vjetër, Corriere, në dhënien e lajmit as nuk e përmend atë por kufizohet në kushtimin e një kolone atij me titullin e padenjë “Gambizzato un giornalista”.

Sidoqoftë, me kalimin e viteve, Il Giornale pas një nisje të mirë filloi të humbasë tirazh, duke hyrë në një krizë ekonomike të pashërueshme. Gazeta u mor kështu nga Silvio Berlusconi, i cili e ktheu atë në nivele të larta. Por me zbritjen sipërmarrësit milanez në fushën e politikës, disa kontraste midis këtij të fundit dhe gazetarit të madh në lidhje me linjën editoriale dolën në dritë. Anarkisti Indro kurrë, kurrë nuk mund t’i nënshtrohej një diktati, nga do të vinte, dhe kështu, në agimin e vitit të tetëdhjetë, ai vendosi të hidhej në drejtim të një gazete të re “La Voce”, një shprehje e një vije liberale të djathtë dhe jokonformiste.

Fatkeqësisht, pavarësisht premisave, rezultati nuk ishte më i miri. “La Voce” u mbyll zyrtarisht më 12 prill 1995. Në atë moment, ai së pari vendosi të bashkëpunojë me rrjetin TVC TV, jo pa ndërprerë së botuari editoriale të këndshme në Corriere, më pas, me shpikjen e kolonës “La stanza di Montanelli” bazuar në dialogun me lexuesit, ai vendosi të kthehej në qendrën e madhe të debatit politik dhe historik. Para Sallës, drejtori i atëhershëm Paolo Mieli, me një gjest që vetë Montanelli tha se nuk e kishte harruar kurrë, i ofroi drejtimin e Corriere në vend të tij, por Indro, mbase tashmë i lodhur, preferoi formulën më të relaksuar të postës së lexuesve.

Gazetari i madh ndërroi jetë të dielën më 22 Korrik 2001 në moshën 92 vjeç, pasi u shtrua në spital për tri javë në një klinikë në Milano pas një sëmundjeje.

I paharrueshëm është epitafi i tij nekoogji i shkruar në dorën e tij në stilin e rreptë që përdorte vetëm kur fliste për veten e tij, çka e bën atë pikërisht shumë prekëse./Elida Buçpapaj

 

blank

Më 12 maj 1937 lindi Idriz Logu, figurë e ndritur e arsimit tropojan

 

Idriz Talush Logu lindi në Markaj të Tropojës më 12.05. 1937 në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Ai u rrit dhe u edukua me frymën e bujarisë dhe fisnikërisë malësore, me etjen për dije dhe me dëshirën e thellë per tu arsimuar, pavarsisht kushteve të vështira ekonomike dhe mjedisit ngarkuar me paragjykime të vjetra.
Shkollën fillore e mbaroi në Bujan , një nder shkollat e para të hapura në Tropojë, ndersa shkollën tetëvjeçre në qytetin B. Curri, nderkohë që Shkollen e Mesme Pedagogjike e perfundoi në Shkodër me rezultate të shkelqyera. Studimet e larta në Fakultetin Histori Filologji të Universitetit Tiranës, në degën Histori, i kreu me rezultate shumë të mira në vitin 1964.

Ai perfundoi gjithashtu edhe Kursin Pasuniversitar per drejtues shkolle, po në Tiranë.
Në vitin shkollor 1955-1956 filloi punën si mësues në shkollën tetëvjeçare të qytetit B. Curri dhe vetëm pas tre muajsh u caktua si inspektor arsimi, detyrë që e mbajti deri në vitin 1959, kur u emërua Drejtor i të parës shkollë të mesme në Tropojë, gjimnazit “Asim Vokshi”. Pastaj më vonë drejtoi per shumë vite Seksionin e Arsimit dhe Kultures në rreth, me kompetence dhe aftësi komunikimi.
blank

Ai ishte gjithashtu edhe drejtor i Shkollës së Mesme Industriale të Fierzës, gjatë kohës kur ndertohej Hidrocentrali i Fierzës, duke deshmuar veti të mëdha menazhuese dhe duke e kthyer këtë shkollë në një qender të vertetë profesionale dhe vatër e lindjes së kuadrove  të ardhshëm teknikë.

Ishte edhe drejtor i Shkollës Mesme Cerrnicë dhe më  1981 caktohet si drejtor i Kabinetit Pedagogjik të rrethit , detyrë që e mbajti per tetë vite. Në sajë të perzgjedhjes tij të qëlluar dhe të punës të spikatur studimore dhe shkencore, kabineti mbeti një orientues i pazëvëndësuar per zhvillimin dhe reformimin e arsimit lokal dhe më  gjerë.
Pervoja e tij u pergjithsua nga Ministria e arsimit, duke cilësuar si arritje zgjerimin e arsimit të mesëm në Tropojë, ngritjen dhe pasurimin e bazës materiale dhe didaktike, shkollimin dhe sigurimin e kuadrit vendas, kualifikimin adekuat të mësuesve si dhe afrimin dhe perfshirjen e komunitetit vendas, nderthurur kjo me vetë ndryshimin e mentalitetit të familjes tropojane drejt koncepteve të përparuara të kohës.

Kudo qe punoi, Idriz Logu, puna e tij qe e vlersuar dhe e nderuar, sidomos si drejtues perfekt dhe me autoritet moral dhe shoqëror, si njeri publik dhe i angazhuar, si orator i veçantë, si njeri gjithmonë opozitar ndaj pengesave të zhvilimit, si demokrat i vertetë në mardhenjet njerëzore, si mik injerzve të thjeshtë , të cilëve u gjendej gjithmonë pranë, si  prind model i edukatorit që di të percjellë gjithmonë te fëmijët i tij, tiparet me të mira.
Idriz Logu është autor i dhjetra referateve, kumtesave e punimeve të ndryshme në sesione shkencore dhe në katër konferenca pedagogjike të rrethit si dhe në aktivitete të ndryshme kulturore dhe historike brenda dhe jashtë vendit, ku dalloi eksperienca e tij si metodist, por dhe bagazhi i vyer i njohurive historike per Tropojën dhe trevat e tjera shqiptare.

Nderkohë ishte bashkëpuntor i organeve pedagogjike dhe gazetave tjera, ku shkroi dhe mbrojti teza dhe projekte arsimore dhe kulturore si dhe të mbrojtjes traditave të zones. Ishte bashkëautror i librit “ Historiku i Arsimit në Tropojë” ku shkroi pjesën “ Arsimi në vitet 1975-1990”.

Pjesë e rëndësishme e Shoqatës Historinëve të rrethit, ai në fund të jetës tij, po punonte per ringritjen e Muzeut Historik të rrethit, perherë konstruktiv, koherent dhe i perkushtuar si nga ana shkencore , por edhe në pikëpamje të objektivitetit social dhe shoqëror.
Arritjet në fushën e arsimit në rrethin e Tropojës janë të lidhura pazgjidhshmërisht me figuren, punën dhe mundin e Idriz Logut tek i cili ishin të mishëruara në mënyrë të harmonishme aftësitë shkencore dhe personale me artin e të drejtuarit, si rrallë tek ndonjë tjetër.

Breza të tërë nxënësish kanë marrë dije prej tij dhe sot janë politikanë dhe pushtetarë të mire,mjekë të shquar, shkrimtarë të njohur dhe shkencëtarë, të cilet e kujtojnë sot me shumë respekt këtë figure të madhe të arsimit.

Ai ka dhënë  një kontribut të çmuar në fushën e studimeve pedagogjike, psikologjike dhe historike. Edhe pas daljes në pension, nuk reshti së punuari per problemet e arsimit, të shkollës dhe mendimit shkencor si dhe të problemeve sociale që kalonte Tropoja. Per këto merita ai u zgjodh nënkryetar i Këshillit pluralist të rrethit dhe anëtar nderi i disa organizatave tjera.

Idriz Logu, në kohë të ndryshme është vlersuar me urdhra dhe medalje. Pas vdekjes u dekorua nga Presidenti I Republikës me medaljen “ Naim Frashëri” i Argjendë, vlersim i cili ishte larg vlerave të verteta që mbar tai në kompleksitetin e ngjarjeve që shoqëruan jetën e tij.

Të gjithë e dijnë dhe e pohojnë në Tropojë, Idriz Logu ishte njeri i fjalës së thene hapur dhe ballas, kurrë i pajtuar me padrejtësitë dhe kompromiset komformiste, njeriu që kurrë nuk  afrohej me servilet dhe kameleonet e çfardo rryme, njeriu gjithmonë avangardë me të renë dhe zhvillimin, duke respektuar pandalur historinë dhe traditat e familjes dhe vendit të vet, njeriu që kurrë nuk vuri para parimeve njerzore, meritat e veta personale, titujt dhe dekoratat.

Per shumë vite me rradhe ka qene evidente kerkesa e ish nxënësve, ish kolegëve dhe mbarë popullit të Tropojës, per të venë në vendin e merituar kete figure komlekse të arsimit tropojas, si figura kryesore e tij , si drejtuesi i parë dhe jetëgjatë, si bartes i rezultateve të pamohueshme në fushën e arsimit dhe kulturës.

Së fundi , një grup i madh intelektualesh kanë pregatitur një Promemorje per Presidentin e Republikës, duke i propozuar atij në emër të komunitetit Tropojës, dhenjen e titullit:
“ Mjeshtër i Madh i Punës” per Idriz Logun.

Idriz Logu ishte njeriu që natyrshëm i perkiste të majtës shqiptare , me bindje dhe me me një aktivitet per tu patur lakmi, duke percjellë  gjithmonë ndershmeri politike, dinamizëm dhe ekuilibër të qendrueshem politik, tolerance dhe respekt, kulture dhe prespektivë, duke edukuar me energji, besim dhe kurajë ,elementët modern politikë që në skenën e ketushme mbeten shembull i paperseritshëm.

Kurrë nuk shikoi nga vetja, familja e tij apo interesa meskine të momentit aq shumë të perhapura në kohë, por shpresoi dhe punoi duke besuar në një të arthme qytetare dhe evropiane , larg shablloneve vulgarë të ditës. Në mbledhje , konferenca dhe kongrese ku ai mori pjesë, u bë në mënyrë të natyrshme pjesë integrale dhe e admirueshme, njehkohsisht e respektuar dhe e vlerësuar edhe nga personalitete të së majtës shqiptare, por edhe e spektrit tjetër politik, per  elegancën, natyrshmerinë dhe pjekurinë e gjykimit si dhe maturinë e vendimit politik të marrë në kohë të ndryshme.

Edhe në momentet më delikate dhe të veshtira të mardhenjeve politike në Tropojë ai ja arriti të jetë një zë original i mendimit dhe aksionit politik bashkekohor, kontributi i  të cilit veshtirë të harrohet nga njerëzit e ndershem tropojanë.

Idriz Logu vdiq i ri, vetëm 64 vjeç, mesditën e 1 korrikut 2001, një humbje e befasishme që hidheroi te gjithë. As semundja e rendë dhe e pasherueshme nuk arriti ta vinte poshte, ruajti optimizmin deri në fund, vullnetin dhe kurajon per të qenë me dinjitet deri në çastin e fundit.

Por nuk vdiq në memorjen e popullit tropojan, pjesa me krenare e të cilit tani është ai vet me vepren dhe figuren e tij. Koha e të qënit njeri , ka qenë gjithmonë, por tani me shumë se kurrë historia verteton se njerzit e mençur mbeten, servilet, kameleonët dhe frikacaket bien, pavarsisht çdo lloj mbrojtje.

Koha pranon  njeriun dhe ngadalë ju nderton piedestalet në shpirtrat e njerzve!

Idriz Logu e ka ndertuar tashme piedestalin e tij në kujtesën e Tropojës, koha eshtë t’ja ndriçojmë me tepër atë me të vertetat e pathëna akoma!

blank

Elisabeta Karabolli, “pistoleta” kuqezi që mposhti qitëset ruse dhe theu dy herë rekordin botëror Nga Dash Frasheri

Kur Elisabeta Karabolli (Nishica) u shpall kampione e Europës në Frankfurt mbi Main (28 shtator 1979) në pistoletë standard 30×30, qitësja shqiptare, atëherë 21 vjeç, la pas dy rivale tepër të forta sovjetike, përfaqësueset e një prej gjigantëve të këtij sporti në botë.

———–

Kur Elisabeta Karabolli (Nishica) u shpall kampione e Europës në Frankfurt mbi Main (28 shtator 1979) në pistoletë standard 30×30, qitësja shqiptare, atëherë 21 vjeç, la pas dy rivale tepër të forta sovjetike, përfaqësueset e një prej gjigantëve të këtij sporti në botë.

 

Medalja e artë e Elisabetës nuk erdhi rastësisht: në vitin 1977 ajo fitoi Medaljen e Bronztë në Romë; në 1978 fitoi Medaljen e Argjendtë në Finlandë dhe një vit më pas në Gjermani fitoi Medaljen e Artë, duke u bërë kampionia e parë shqiptare që fiton një Kampionat Europian në ushtrimin me pistoletë me ajër.

36 vjet më pas, Elisabeta Karabolli mori edhe një medalje tjetër, pikërisht më 15 dhjetor 2014. Ajo u nderua nga televizioni “Telesport” dhe gazeta “Sport Plus” me çmimin “Medalja e meritës, për rezultate të shkëlqyera në sport”.

Elisabeta Karabolli, e martuar me Ilir Nishicën, banon prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi, edhe pse ajo jeton në SHBA, madje ka garuar me këtë ekip, në historikun e qitjes sportive shqiptare Elisabeta Karabolli është kampionia e parë shqiptare në Europë. Ajo është e vetmja që ka marrë medalje në aktivitetet Ballkanike, Europiane dhe Lojërat Mesdhetare. Elisabeta Karabolli u lind në Tiranë, më 13 shkurt 1958.

Është e martuar me Ilir Nishicën, edhe ky një qitës dhe ka dy fëmijë. Aktualisht, jeton në qytetin Akuorth të shtetit të Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur ishte ende 14 vjeç dhe mori një pistoletë në dorë, ajo ndoshta nuk do të guxonte se shtatë vjet më pas do të shpallej Kampione e Europës, do të bëhej ““Mjeshtre e Merituar e Sportit” dhe “Mjeshtër Ndërkombëtar”.

 

VAJZA E NJË USHTARAKU

Vajzë e një ushtaraku model si Tare Karabolli, me origjinë nga Kallarati i Vlorës, Elisabeta do të krijonte raportin e parë me pistoletën, madje një “dashuri me shikim të parë”. Testet e para në poligonin e qitjes ishin mbresëlënëse, dhe Elisabeta regjistrohet në klubin sportiv “Partizani, një ekip me traditë të madhe.

Serioze në stërvitje, këmbëngulëse në garë, me një vijëshënimi perfekt e me një goditje të bukur, Elisabeta shpallet Kampione e Shqipërisë në garën e qitjes me pistoletë standard 30+30 kur ishte vetëm 17 vjeç, një shenjë e pastër e gjenialitetit të saj. Rezultatet i japin mundësinë të jetë anëtare e ekipit përfaqësues shqiptar.

Në vitin 1977, në Kampionatin e 15-të Europian të qitjes që u zhvillua në Romë në garën me pistoletë 30+30, Elisabeta, atëherë vetëm 19 vjeç renditet në vendin e tretë me 584 pikë, përkrah 48 qitëseve më të mira, përfaqësuese të 24 vendeve të kontinentit. Elisabeta var në qafë me medaljen e bronzit, por vështrimi i saj sheh nga vendi me numër 1 i podiumit.

Një vit më pas, në Kampionatin e 16-të Europian të zhvilluar në Hameelina të Finlandës ajo realizon 586 pikë, vetëm 2 pikë larg nga vendi i parë. Në seritë e qitjes me shpejtësi, shqiptarja Karabolli befason me goditjet e saj. Medalja e argjendtë dhe nënkampione e Evropës.

blank

BASTI PËR KARABOLLIN

Në Tiranë dikush ka venë edhe ndonjë bast me kohën: “Në ç’vit do të bëhet Elisabeta kampione Europës”. Dhe një vit më pas, në 1979, në historikun e qitjes sportive shqiptare kemi kampionen e parë shqiptare në Europë. Në kampionatin e zhvilluar në Frankfurt mbi Main (Gjermani), në vitin 1979, qitësja 21 vjeçare, me rezultatin e lartë prej 587 pikësh, fiton vendin e parë dhe medaljen e artë. Kampionia nga Shqipëria ngre lart flamurin dhe tingujt e himnit kombëtar dëgjohen në Europë.

Në këtë kampionat ekipi përfaqësues shqiptar i përbërë nga Elisabeta Karabolli, Margarita Cingu e Diana Mata realizon 1733 pikë (rekord i ri kombëtar me 21 pikë më shumë) dhe shpallen ekipi nënkampion i Europës, duke merituar medaljet e argjendta. “Mjeshtërja e Merituar e Sportit” në vitin 1980, në kampionatin shqiptar me rezultatin 593 pikë vendos një rekord të ri kombëtar, duke kaluar dhe atë botëror të kohës.

Sipas bashkëshortit të saj, qitësi Ilir Nishica, Elisabeta e ka thyer dy herë rekordin botëror gjatë garave të zhvilluar në Shqipëri. Në vitin 1980, në Kampionatin Europian, ekipi përfaqësues shqiptar i përbërë nga Elisabeta Karabolli, Margarita Cingu e Diana Mata renditet i katërti, duke lënë pas ekipet e 19 shteteve. Krenaria e sportit shqiptar Elisabeta Karabolli, si qitëse e Klubit Sportiv “Partizani” kështu ka ecur me krenari në majat e sportit të qitjes.

Në Lojërat e 12-ta Mesdhetare të vitit 1993 të organizuara në Langwdok-Rusijon në Francë nga 16-27 qershor e të hapura nga ish-presidenti i Francës, Fransua Miteran, Elisabeta fitoi medaljen e argjendtë në pistoletë me zjarr dhe atë më ajër, madje ato ishin dy medaljet e vetme të fituara nga ekipi shqiptar. Rezultatet e larta të arritura nga “Mjeshtërja e Merituar e Sportit” Elisabeta Karabolli në rrugën e gjatë sportive të saj janë krenaria e qitjes sportive shqiptare.

blank

QITËSJA FINANCIARE

E diplomuar në Universitetin e Tiranës për Financë, ajo që nga viti 1997 konkurron me sukses në kampionatin amerikan të qitjes. “Kur mbërritëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, na e dhanë menjëherë shtetësinë amerikane, – tregon për gazetën Ilir Nishica, – Komiteti Olimpik Amerikan dhe nënpresidenti i Federatës Botërore të Qitjes, Geri Anderson, fitues i medaljeve të arta në Lojërat Olimpike të Tokios (1964) dhe Meksikos (1968) në 300m pushkë në tri pozicione, na kanë ndihmuar jashtëzakonisht. Anderson ishte një përkrahës i madh i familjes sonë.

Vinte në apartamentin tonë dhe gjithmonë habitej, se ku e gjente Shqipëria e vogël gjithë atë forcë për të madh për të nxjerrë kampionë në Europë. Na e dhanë shtetësinë amerikane me motivacionin “Aftësi të jashtëzakonshme në sportin e qitjes”. Në këtë kampionat, i cili është nga më të fortët në botë, Mjeshtrja nga Shqipëria prej vitesh renditet mes tre më të mirave të tij.

Në vitin 2007 ajo fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në vitin 2008, në pjesëmarrjen e përhershme të saj në këtë kampionat, shqiptarja Elisabeta Karabolli doli Kampione e Amerikës në ushtrimet e qitjes me pistoletë, duke lënë pas katër herë pjesëmarrësen në Lojërat Olimpike dhe fituesen e medaljes së artë në Lojërat Panemariken, Elizabet Kalahan.

Qitja e femrave ka nxjerrë katër kampione Europe e dhjetëra Ballkani, por të gjithë kujtojnë faktin se Elisabeta Karabolli është kampionia e parë e Europës, pikërisht në pistoletë 30+30 me 587 pikë. Medalje ari dhe kampione e Europës (Gjermani, 1979). Një vit më pas, Ermira Dingu në ushtrimin pushkë 1×60 me 594 pikë merr medaljen e artë dhe shpallet kampione e Europës (Spanjë, 1980). Emanuela Kola në ushtrimin pistoletë 30+30 për të reja merr medaljen e artë. Kampione e Europës (Rumani, 1983). 24 vjet më pas, është Lindita Kodra që në pistoletë sportive me 583 pikë mori medaljen e artë dhe u shpall Kampione e Europës (Granada/Spanjë, 2007).

Medalje Bronzi P 30+30
Europiani 1977
Romë, Itali

Medalje Argjendi P 30+30
Europiani 1978
Hameenlinna, Finlandë

Medalje e Artë P 30+30
Europiani 1979
Frankfurt mbi Main, Gjermani/tifozet.al

 

blank

 

blank

ISUF LUZAJ- dhe Atdheu që i përbuz Mendimtarët Shkruan: Melsen Kafilaj

 

“Eshtë detyra e Mendimtarëve që të mos mbajnë krahun e ekzekutorëve.” -Albert Camus/

 

Tashmë është legjitimuar nga shekujt dhe historia njerëzore ajo shprehja që “Profetët dhe Mendimtarët ose i dëbojnë prej Atdheut të tyre ose i vrasin me gurë.” Dhe sa më i madh profeti, mendimtari dhe mesazhi që ai përçon, aq më e madhe përndjekja dhe aq më e ashpër për rrjedhojë edhe forma e dëbimit a ndëshkimit… Në rajonin e Evropës Juglindore ekziston një vend i cili tradicionalisht i ka përbuzur, linçuar, syrgjynosur apo vrarë mendimtarët e vet. Një fat të tillë të hidhur përbuzjeje dhe syrgjynimi (si gjatë Komunizmit, po ashtu edhe në Demokraci) e ka pësuar edhe njëri prej bijve më të shkëlqyer të këtij vendi; mendimtari Isuf Luzaj.

Ndërsa bluaja këto mendime në kokën time dhe ngjisja shkallët për ndjekjen e një aktiviteti kulturor, mu shfaq përballë një stendë gjigande me gërma kapitale: “Konferencë Shkencore për vetitë e shkëlqyera të lëngut të kërrmillit në trajtimet bio-estetike.” Konferencë për lëngun e kërrmillit?! Jo. Nuk isha në ëndërr. Të pranishmit në masë po ngjiteshin një e nga një dhe po i drejtoheshin sallës ku do të organizohej ky “event i madh shkencor”…U çmerita! Një shoqëri e cila është e angazhuar më tepër për të kuruar Fytyrën (Dukjen) dhe jo veset dhe të metat e saj (Natyrën) është një shoqëri e destinuar për faliment vleror.Një dorë e padukshme më kishte dhënë një shuplakë të fortë dhe e kishte revoltuar befas ndërgjegjen time.

Fatkeqësisht, në Shqipërinë tonë të varfër (mendërisht akoma edhe më të varfër) të organizosh konferenca shkencore për heronj të tillë mendimi si Branko Merxhani, Kristë Maloki, Mehdi Frashëri, Arshi Pipa apo dhe Isuf Luzaj përbën një herezi të madhe. Një akt i tillë, i cili sipas logjikës së Pushtetit, “del kundër rrymës”, “prish status quo-në” apo dhe zgjon “tema me natyrë sensitive”… Ajme! Se kemi parë ende në sy diellin e Intelektit dhe jemi ende në fazën ku mendimtarët trajtohen sipas nocionit të “kampeve ideologjike”, duke i klasifikuar në “Ne dhe Ata”, duke u diferencuar, stigmatizuar apo edhe duke ju gjendur “cene” për ti diskretituar, por pa u marr në thelb me esencën dhe vlerat e botëkuptimit të tyre…Një problematikë të tillë e kam hasur edhe me mendimtarin Isuf Luzaj.

Ka të paktën disa vite që përpiqemi institucionalisht (në nivel universitar dhe akademik) për të organizuar një konferencë shkencore për nder të këtij mendimtari të madh por deri në këtë moment që shkruajmë këto radhë na ka rezultuar diçka e pamundur. Por kush kërkon që ta mbaj larg prej katedrave universitare dhe qarqeve shkencore shqiptare mendimtarin e përbotshëm Luzaj?! Cilët janë ata individë, instrumente dhe mekanizma që profesorin e nderuar nga 2 Amerikat dhe 2 Presidentë Amerikanë ta refuzojnë dhe përbuzin në Atdheun e vet, ndërsa veprat ia “çensurojnë” për të mos hyrë dhe për të mos u bërë pjesë e kurseve universitare ?! Cili Njeruc dhe Liliput ka frikë nga hija e madhështisë dhe pesha e mendimit të këtij titani Kaniniot ?! A do ta refuzojmë edhe për shumë kohë këtë kolos i cili Bergsonit, Borgesit, Maritain-it, Sartrit dhe plotë mendimtarëve të tjerë me klas botëror kur ju prezantohej, u thoshte me plotë gojë: “Jam Shqiptar?!”

Edhe për sa vite të tjerë me radhë një mëndje prodhimtare si ajo e Tij do të lihet në azilin e harresës ndërsa vepra të tilla me peshë filosofike (të cilat duhet të hulumtoheshin) si: “Ekzistenca dhe Boshësia”, “Sëmundjet e Shekullit Tonë”, “Filosofia e Bukurisë”, “Rindërtimi i Fuqive Shpirtërore”, etj përbuzen dhe nuk ju kushtohet interesi, respekti dhe serioziteti i duhur shkencor?!

Mendoj që organizimi i një konferencë shkencore në nivel kombëtar për këtë intelektual “par excellence” është më e pakta që mund të bëjmë. Por pse të mos ketë gjithashtu edhe një katedër të studimeve humanistike në Shqipëri, e cila të mbaj emrin e nderuar “Isuf Luzaj ?! Kemi një parti politike Social-Demokrate. Pse jo akademia e saj politike (nuk e di nëse e ka një të tillë apo jo) të mos ketë emrin e njërit prej themeluesve të saj të parë (1943), pra Isuf Luzajt ?! Luzaj qe gjithashtu edhe një lëvrues i shkëlqyer i esesë. Pse të mos kemi një konkurs në rang kombëtar dhe për esenë më të mirë letraro-filosofike të akordohet çmimi “Isuf Luzaj?!” Do të doja të vazhdoja edhe më tej me propozimet por kam frikë se Atdheu që i përbuz mendimtarët nuk reflekton dhe për rrjedhojë është i destinuar që ti përsëris sërish të njëtat gabime…

Luzaj kishte shpresë tek bërja e Rinisë Mendonjëse. Ai besonte se përmes saj ne mund ta bëjmë Shqipërinë e së Nesërmes.Profesori do të zhgënjehej shumë sikur ta thërrisja në medium dhe ti tregoja që Rinia Shqiptare tek e cila ai aq fort besonte, sot nuk është gjë tjetër veçse një Rini Tik-Toku dhe Instagrami, pa kurrëfarë patriotizme, vizioni a ideali…Do të zhgënjehej shumë edhe me mësonjësit dhe politikanët tanë të sotëm, të cilët ai i kërkonte që të ishin të virtytshëm, me integritet, të pakompromistë dhe në shërbim të Mëmëdheut por që këto 30 e kusur vite demokracie nuk kanë dëshmuar gjë tjetër veçse se janë themel-prishës dhe matrapazë të zellshëm të Interesit Kombëtar. E megjithatë, jam i sigurt që Profesor Luzaj do ta mblidhte veten në mënyrë stoike prej të tilla lajmesh të mynxyrshme  dhe duke rrudhur ballin e gjerë prej mendimtari do të na këshillonte si komb me po të njëjtin ton optimist:

“Gjithçka ndryshon.Vepro tani! E gjithë ndërmarrja varet veç nga ti !”

 

blank

Pianistja e mirënjohur Etrita Ibrahimi i uron 70 vjetorin e lindjes Maestro Aleksandër Peçi ! Edhe 100 Maestro me vepra të reja të bukura!

Pianistja e mirënjohur Etrita Ibrahimi i uron 70 vjetorin e lindjes Maestro Aleksandër Peçi. Me këtë rast këtij urimi i bashkohen edhe botuesit dhe lexuesit e voal.ch: Gëzuar Maestro, edhe 100 të tjera plot shëndet e vepra të bukura për fondin e muzikës shqiptare!
Më poshtë po sjellim urimin e Etritës edhe me video:
I dashur Profesor,
Zgjodha ta nis urimin tim me mesazhin që ju përcolla mbrëmë në emisionin televiziv që Gjergj Leka kishte përgatitur bukur për ju,
si edhe me fotografitë e këtyre ditëve të fundit, për t’ju uruar në këtë 70-vjetor tuajin…!
Mund të zgjidhja shumë të tjera, pasi fatmirësisht kujtime kemi shumë, por këto janë të veçanta, pasi ky moment është shumë i rëndësishëm për mua:
realizimi i CD-ve me muzikën tuaj për violonçel e piano, si edhe për piano solo e violonçel solo, proces që e kemi filluar disa muaj më parë dhe që po përfundon tani,
është qershia mbi tortë për aktivitetin tonë të këtyre viteve dhe vjen pikërisht në këtë ditëlindje shumë të rëndësishme për ju dhe krijimtarinë tuaj!
Ju keni mbështetjen dhe vlerësimin e artistëve që interpretojnë veprat tuaja në Shqipëri dhe jashtë saj,
por një figurë si Aleksandër Peçi, meriton gjithashtu vlerësimin maksimal të të gjitha institucioneve politike, kulturore, si edhe të kritikës muzikore shqiptare, sot e përgjithmonë…!
Historinë e një vendi e bëjnë njerëzit dhe kur ata janë të nivelit tuaj, duhen vlerësuar në çdo aspekt të jetës së tyre, për çdo aktivitet, për çdo vepër e për çdo notë të hedhur në partiturë!
Jam e sigurt që sot do të merrni shumë urime, por uroj që nesër, bashkë me urimet, të vijnë edhe vlerësimet…!
ғᴀʟᴇᴍɪɴᴅᴇʀɪᴛ ᴘᴇ̈ʀ ɢᴊɪᴛʜᴄ̧ᴋᴀ ᴘʀᴏғᴇsᴏʀ: ᴘᴇ̈ʀ ᴍᴜᴢɪᴋᴇ̈ɴ ᴅʜᴇ ᴋᴏɴᴛʀɪʙᴜᴛɪɴ ᴛᴜᴀᴊ ɴᴇ̈ ᴘᴀsᴜʀɪᴍɪɴ ᴇ ᴋʀɪᴊɪᴍᴛᴀʀɪsᴇ̈ sʜǫɪᴘᴛᴀʀᴇ, ᴘᴇ̈ʀ ɴxɪᴛᴊᴇɴ ǫᴇ̈ ɪ ᴊᴇᴘɴɪ ᴋᴏᴍᴘᴏᴢɪᴛᴏʀᴇ̈ᴠᴇ ᴛᴇ̈ ʀɪɴᴊ ᴘᴇ̈ʀ ᴛᴇ̈ sʜᴋʀᴜᴀʀ ᴍᴜᴢɪᴋᴇ̈ ᴘʀᴏғᴇsɪᴏɴᴀʟᴇ, ᴘᴇ̈ʀ ᴍʙᴇ̈sʜᴛᴇᴛᴊᴇɴ ᴅʜᴇ ᴀᴋᴛɪᴠɪᴢɪᴍɪɴ ᴇ ᴠᴀᴢʜᴅᴜᴇsʜᴇ̈ᴍ ᴛᴇ̈ ɪɴᴛᴇʀᴘʀᴇᴛᴜᴇsᴠᴇ ᴛᴇ̈ ᴛᴇ̈ ɢᴊɪᴛʜᴀ ʙʀᴇᴢᴀᴠᴇ…!
ғᴀʟᴇᴍɪɴᴅᴇʀɪᴛ ɢᴊɪᴛʜᴀsʜᴛᴜ, ǫᴇ̈ ᴍᴇ̈ ᴋᴇɴɪ ᴅʜᴇ̈ɴᴇ̈ ᴍᴜɴᴅᴇ̈sɪɴᴇ̈ ᴛᴇ̈ ᴊᴇᴍ ᴀғᴇ̈ʀ ᴊᴜsʜ ɴᴇ̈ ᴋᴇ̈ᴛᴏ 8 ᴠɪᴛᴇ ᴛᴇ̈ ғᴇsᴛɪᴠᴀʟɪᴛ ᴛᴏɴᴇ̈ ᴛᴇ̈ ᴄ̧ᴍᴜᴀʀ: ᴘɪᴀɴᴏᴅʀᴏᴍ!
ᴊᴜ ᴊᴀᴍ ᴍɪʀᴇ̈ɴᴊᴏʜᴇ̈sᴇ ᴘᴇ̈ʀ ɢᴊɪᴛʜᴄ̧ᴋᴀ!!!
🇬 🇪 🇿 🇺 🇦 🇷 🇩 🇮 🇹 🇪 🇱 🇮 🇳 🇩 🇯 🇪 🇳 🇵 🇷 🇴 🇫. 🇵 🇪 🇨 🇮 !
*CD-të me muzikë për violonçel e piano e Maestro Aleksandër Peçi interpretuar nga pianistja Etrita Ibrahimi dhe violinçelist Klaudio Zoto. (Shënim i redaksisë)
blank blank


Send this to a friend