VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 15 gusht 1769 lindi Napoleon Bonaparti, politikan dhe gjeneral, themelues i Perandorisë së Parë Franceze

By | August 15, 2018

Komentet

Gjurmët të çojnë në… Sigurimin e Shtetit Komunist (X) – DERI KUR, TUE NGRANË “TURP E BUKË”? – Nga Fritz RADOVANI

 

52 vjet, Meshtari Shqiptar, Don Ejëll Kovaçi i vramë Pafaj…

Veladoni i Tij i njollosun me shpifje dhe i mbuluem me llom!

Deri kur, o Vëllazen e Motra, tue ngranë “turp e bukë”..?

Kush nuk thotë publikisht të vërtetën për Don Ejëll Kovaçin,

Vazhdon me hangër në grazhd: “Turp e bukë”… me vetdije!

Kjo pyetje i drejtohet çdo njeriut që pranon se asht Shqiptar!

Kudo kjoftë e, kushdo… kjoftë!

Kjo pyetje i drejtohet çdo qeveritari, prej ma të naltit, Presidentit e deri tek ma i largëti nga zyra e tij…kudo kjoftë në sherbim të shtetit tonë!

Kjo pyetje i drejtohet të gjitha komuniteteve Fetare që mund të përfaqsojnë kjoftë edhe një besimtar të tyne Shqiptar!

Kjo pyetje i drejtohet çdo Shqiptari me Fe e pafe, që ka një Atdhe!

Kjo pyetje i drejtohet çdo njeriu, që sot e vret ndërgjegja sado pak ndaj vrasjes së të Pafajshmit Shqiptar, Don Ejëll Kovaçi…

Kjo pyetje i drejtohet kujdo që holli një “gurë”… kundër Tij…

Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne që janë të veshun me petkun e Tij, por “të njollosun” pafaj…e që vazhdojnë me heshtë…

Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne Shqiptarve, që vazhdojnë me jetue pa “shlye” shpifjet e bame kundër Tij, kudo kjofshin ata!

Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne Fshatarëve të Hajmelit e të Qelëzes së Pukës, që dinë pafajsinë e Priftit të vet, dhe…nuk “flasin” me zanin e Drejtësisë për viktimen e vrame të Gjakut Tyne!

Kjo pyetje i drejtohet cilitdo Shqiptar, që Enver Hoxha i dhunoi…

“Motren e Tij” të prangueme… Atyne Shqiptarve, që Vajzat,  Gratë e arrestueme, t’ izolueme, t’ interrnueme apo të dëbueme, i kanë njohtë

“Motra të vërteta” të Truellit Shqiptarë, kudo kjofshin Ato…

 

Shqiptarë! Pajtimi Kombëtar, nuk arrihet kurrë pa Paqë e Drejtësi!

Viktimat e Pafajshme nuk kalben pa u shpallë “E Vërteta

E Vërteta qé ku asht e shkrueme!

Don Ejëll Kovaçit dhe Motres së Tij Angjelina,

Nga Tribuna e Drejtësisë Shqiptare:

               Këtheni nderën e marrun!

 

Melbourne, Nandor 2010.

 

 

Leteratura:

 

At Konrrad Gjolaj OFM., “Çinarët” Shkoder, 1996.

“Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944–1990” Tiranë 1993.

Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, (Dosja 2229).

At Gjergj Vata SJ., “Kujtime” (dorëshkrim, 1996.) Shkoder.

Fritz Radovani – de Angjeliis, “Një Monument nën dhé”,

Zagreb, 2004.

Fritz Radovani – de Angjeliis, “At Pjetër Mëshkalla SJ.”

Botim i dytë. Zagreb, 2007.

Gazeta “Zëri i Popullit” Korrik 1951, Nandor 1958, Maj1959.

 

Melbourne, Nandor 2010.

Stratiotët shqiptarë – këta mercenarë të lavdishëm të Europës[1] – Nga LUAN RAMA

«Ata vinin mbi kuaj sikur ti sillte stuhija», Jean Marot, histoiran i Mesjetës

 

Historia e vjetër e shqiptarëve gjithnjë e më shumë na zbulon bëma e ngjarje të habitshme, ku jo rrallë, shqiparët janë protagonistë dhe aktorë vendimtarë të ngjarjeve të mëdha jashtë territoreve shqiptare. Dhe kur këto bëma, këta emra kalorësish dhe politikanësh të shquar, i ndesh në faqe librash mesjetarë, të ngjan se në hirin e kohrave zbulon gurë të shndritshëm, sikur ato prushe të jenë fshehur ashtu, për të mos u shuar kurrë. Të tillë ishin stratiotët e famshëm shqiptarë, këta kalorës të ngjeshur me hekur, që për afro një shekull e gjysëm, konsideroheshin kalorësia më e lavdishme e kristianizmit evropian.

Emri i stratiotëve vjen nga greqishtja «stratiotes» që do të thotë luftëtar, e përdorur nga shqiptarët e Moresë. Venecianët ata i quanin ata «stradioti». Stratiotët u shfaqën në histori pas epokës së lavdishme të Skënderbeut. Ishte koha kur hordhitë osmane filluan të dyndeshin drejt Ballkanit perëndimor për të dalë në Adriatik dhe për të shkuar gjer ne brigjet veriore të Mesdheut. Philippe de Commynes, (1447-1511) diplomat mjaft i njohur në Evropë dhe këshilltar i mbretit të Francës, në kujtimet e tij Memoires, shkruan për famën e stratiotëve, duke na kujtuar dhe fjalorin e hershëm Thresor de la langue Françoyse. «Ata ishin shqiptarë nga Duras (Durrësi) dhe shqiptaro-grekë që vinin nga Morea, që në atë kohë dhe ajo ishte nën zotërimin e venedikasve». Commynes i kishte parë ata në Venecie kur 1500 stratiotë kishin zbarkuar në ishull, ku kishin bërë një paradë madhështore, pranë abacisë Saint-Nicolas. Atëherë stratiotët identifikoheshin me termin «Cavalerie Albanoise» dhe Perëndimi kishte shumë nevojë për ta, pasi shpesh ishte kavaleria ajo që vendoste fatin e betejave të mëdha. Ata ishin luftëtarë të armatosur gjer në dhëmbë, me kostume hekuri dhe me mansheta të gjata prej rrjete çeliku, që mbanin një heshtë me dy maja, të gjatë 3 metra,  të cilën e manovronin me të dyja duart dhe që luftonin mbi kuaj gjithnjë në këmbë. Heshta e tyre quhej «zagayé», që nuk është çudi të jetë një fjalë e vjetër shqipe. Ata cilësoheshin «luftëtarë të tmerrshëm», siç i përshkruajne kronistët e kohës dhe flinin jashtë, në natyrë, bashkë me kuajt e tyre.

François_I_er_fait_prisonnier

Stratiotët ishin në fakt një trupë mercenarësh, por tepër të krishterë dhe nuk dyshohet që në luftën kundër turqve, ky element të ketë luajtur një rol të dorës së parë. Të detyruar të braktisnin trojet e tyre, në fillim, ata luftuan në krah Vendedikut kundër ushtrive të mbretit të Francës, ku siç shkruhet në tekstet e vjetra historike, «për çdo kokë francezi, ata paguheshin 1 dukat». Megjithatë ata i shërbyen dhe republikave të tjera të veriut të Italisë apo Napolit. Sidoqoftë, më pas, lidhja me mbretërit francezë do të jetë e qëndrueshme përgjatë më shumë se një shekulli. Mbreti i Francës Henri II e forcoi kavalerinë e tij duke thirrur në ushtrinë franceze një numur të madh stratiotësh. Kavaleria e tij quhej atë kohë «Argoulets», ndërsa stratiotët, francezët i quanin herë «Albanais» dhe herë «Estradiots». Në fakt, stratiotët do angazhoheshin edhe nën mbretërinë e Louis XII, i cili mori 2000 stratiotë të veshur shqiptarçe, apo «à l’albanoise», siç shkruajnë kronistët francezë. Në shënimet e tij të udhëtimit Jean Marot, poet dhe sekretari personal i mbretit francez, shkruante se « ata vinin mbi kuaj sikur ti sillte stuhija». Në shekullin e XVI tri kavaleri ishin më me emër në gjithë Evropën: së pari stratiotët shqiptarë, së dyti kalorësit spanjollë «genetiaires» dhe së treti kalorësit gjermanë «reîtres». Madje në atë kohë, në Francë përdorej dhe shprehja «chevaucher comme un Albanais» («të kalërosh si një shqiptar»). Edhe mbreti tjetër i Francës, François I, një nga mbretërit më progresist të Francës, futi në ushtrinë e tij shumë kalorës stratiotë. I biri i tij, i kishte afruar ata gjer në truprojen e tij, ndërsa Henri IV dhe Louis XIII i kishin në përbërje të ushtrive të tyre. Po kështu dhe Henri I de Montmorency, një nga dukët dhe mareshallët e njohur të Francës, truprojen e tij e kishte vetëm me shqiptarë. Sipas Ch. Hopt, në librin e tij Chroniques greco-romaines, shkruhet për të birin e Gjon Muzakës, Adrianin, i cili ishte kapiten i kalorësisë së lehtë në shërbim të mbretit francez. Ai kishte nën komandën e tij një trupë prej 200 stratiotësh dhe me ta luftoi kundër anglezëve të veri të Francës. Por më pas mësohet se i helmuar ai vdiq në Picardie, në vitin 1526. Por ndërkohë, vëllai i tij, i quajtur Konstantin, siç shkruan historiani Paolo Petta në librin e tij Despotë të Epirit dhe të Maqedonisë, (Despoti d’Epirio e principi di Macedonia), ishte nga të pakët komandantë që e shpëtoi trupën e tij dhe në krye të tyre mori rrugët drejt Francës. Edhe Merkur Bua njihej si një stratiot i famshëm, i cili do të merrte dhe gradën gjeneral i kavalerisë franceze të Louis XII. Madje ne dokumentet veneciane, ai cilësohej «magnifico conte Mercuri Bua». Kronikanët italianë shkruajnë për ndihmën e madhe që i dha princit Malatesta Baglioni-t në luftën kundër spanjollëve, duke marshuar së bashku drejt Veronës, për ta çliruar atë. Historiani Jean-Claude Favereyal, në studimin e tij Historia e Shqipërisë, duke shkruar për lidhjet e vjetra mes francezëve dhe shqiptarëve, thekson se «Në kohën e Louis XIII, misionarët francezë që vizituan Shqipërinë, u habitën kur panë me admirim këtë racë me shpirt të fuqishëm, shtatlartë, me tipare të ashpra dhe me armët ku ishin emblemat e zambakut francez». Pikërisht, në kulmin e lavdisë së stratiotëve spikat dhe figura e një prijësi të madh të tyre, Konstantin Aranitit.

 

Araniti, aleati i mbretit francez

 

Kostantin Araniti është një nga personazhet më të habitshëm të historisë shqiptare pas epokës së Skënderbeut. Ai ishte nga të rrallët që arriti një dimension evropian në oborret mbretërore të republikave të veriut të Italisë, të  mbretërisë së Francës apo të Napolit në Italinë e jugut, etj. Mjerisht historiografia shqiptare shumë pak e ka prekur këtë figurë kaq simpatike dhe të besës, por dhe një person tek i cili, mbreti i Francës dhe mbretërit e tjerë të jugut dhe të veriut të Italisë, kishin nevojë të mbështeteshin. Shumë historianë italianë dhe francezë, kur kanë shkruar për historinë e luftrave të Italisë apo mbi historinë e mbretit francez Charles VIII, janë ndalur dhe tek figura e këtij personazhi të quajtur shpesh : Constantin Arniti. Siç ka shkruar dhe historiani francez Commynes, i cili e ka njohur nga afër, Konstantini kishte lindur në 1456 në Durrës dhe ishte biri i Gjergj Aranitit, një feudali shqiptar të njohur në luftrat kundër otomanëve. Një nga vëllezërit e tij, Vladan Araniti, ishte martuar me një nga motrat e Skënderbeut, ndërsa vetë Skënderbeu ishte martuar me motrën e tij Donika Araniti. « Nëna e Konstantin Aranitit ishte Petrina Francone nga Pulja, vajza e madhe e baronit të Taurisano-s, Oliviero Francone, një lietnant aragonez nga Leçe. Gjergj Araniti, shkruan diplomati francez, vdiq në Durrës dhe la tri djem, të cilët më 1464 u njohën si «patricë venecianë». Madje Konstantini hyri në shërbimin pontifikal (tek Papa) dhe arriti një funksion si « protonoter apostolik ». Në fund të viti 1486 Kontantini shkoi në shërbim të mbesës së tij, Maria e Serbisë, e lindur me mbiemrin Brankoviç dhe që ishte gruaja e markezit Boniface të Montferrat të Italisë. Por si trashëgim nga të parët e tij, ai kishte dhe titullin «comte de Macedoine dhe duk i Acaia (Greqisë së veriut)».

La Bataille de Pavie

Më 1495, Commynes,  është i dërguari i mbretit të Francës në Venecie. Shënimet e këtij ambasadori dhe historiani janë tepër interesante, si për atmosferën dhe gjëndjen e Shqipërisë në atë kohë, ashtu dhe për Aranitin dhe luftën e stratiotëve. Në fakt, mbreti Charles VIII rridhte nga familja e anzhuinëve (më 1272, Charles I d’Anjou ishte mbret i Napolit dhe i Shqipërisë) dhe pas kurorëzimit si mbret i Francës, ai duhej të shkonte dhe në Napoli të merrte kurorën si mbret edhe i mbretërisë së Napolit. Në Casale, në veri të Italisë, më 7-10 tetor 1494, ai u takua me prijësin shqiptar Konstantin Araniti dhe mbesën e tij, Maria e Serbisë. Me Aranitin, ai bisedoi për fillimin e një beteje në front të gjerë kundër turqve. Madje siç shkruajnë kronikanët, mbreti kishte parë në ëndërr një flamur kryqëzate, çka nënkuptonte për të se duhej të shpëtonte varrin e Krishtit në Jeruzalem. Në Casale, Araniti e shtyu mbretin francez të ndërmerrte një kryqëzatë të vërtetë kundër otomanëve dhe për këtë i premtoi kontributin e dhjetra mijra stratiotëve dhe këmbësorëve të tjerë që prisnin në brigjet e Adriatikut, në tokat shqiptare. Sigurisht, qëllimi i Aranitit ishte çlirimi i Shqipërisë dhe rikthimi në trojet e veta.  Siç na informon Commynes, në një manifest të 22 nëntorit të vitit 1494, i cili u shtyp dhe u shpërnda në Firence, Charles VIII për herë të parë bëri të njohur projektin e tij për të zbarkuar në Vlorë, në bregun shqiptar. Plani i tij ishte shumë ambicioz : të thyejë turqit dhe të vendosë perandorinë bizantine. Dhe në këtë projekt ai kishte dhe mbështetjen e Vatikanit. Meqë vetë do të shkonte në Napoli për kurorëzimin, ai vendosi të dërgonte në Vlorë 6 mijë ushtarë me në krye Antoine de Ville, sire de Domjulien. Më 27 janar 1495, u nënshkrua traktati i aleancës midis Charles VIII dhe Papës, ndërkohë që Commynes fshihte në ambasadën e tij në Venecie Konstantin Aranitin, i cili ishte me mision sekret : përgatitjen e revoltës me ndihmën e Francës.

Nga Venecia, siç na informon historiani francez Joël Blanchard, i cili i referohet Commynes shkruahet se: “Mijra kristianë janë gati të revoltohen. Nga Otranto në Vlorë janë veçse 60 milje dhe nga Vlora në Kostantinopojë janë 18 ditë udhë me këmbë, në një rrugë ku ka veçse 2-3 kështjella, pasi të tjerat janë rrënuar. Gjithë këto vënde me shqiptarë, sllavë dhe grekë i merrnin lajmet e mbretit nga miqtë e tyre që ishin në Venecie apo në Pulje dhe që prisnin veçse “mesinë” që të ngriheshin në këmbë. Arqipeshkvi i Durrësit është shqiptar. Ai më ka folur për një numër të jashtëzakonshëm shqiptarësh, të gatshëm që të bashkohen në luftë dhe që janë bijtë e nipat e shumë senjorëve si të Skënderbeut, një bir i Konstantinopojës, apo nipa të senjor Konstantinit, që sot qeveris në Montferrat. Midis jeniçerëve më shumë se 5 mijë prej tyre i kanë lënë rradhët turke. Shkodra e Kruja janë marrë në sajë të punës së Konstantinit, i cili gjatë shumë ditëve u fsheh në Venecie tek unë. Maqedonia dhe Thesalia janë në pjesë të trashëgimisë së tij …”

Por ç’ndodhte në Venecie, në kohën kur pas ikjes së Konstantinit, atje kishte shkuar është arqipeshkvi i Durrësit Martino Firmiano, i cili kishte zbarkuar i ngarkuar me armë për të përgatitur revoltën? Commynes është në kontakt të ngushtë me të dhe me refugjatët e ishujve të Moresë, duke i ndihmuar që të vënë në veprim planin e tyre. Ishte gjithnjë ideja e nisjes së një kryqëzate të re, kësaj rradhe kundër Turqisë. Por siç do ta mësojmë nga Commynes, Venediku luante një politikë të dyfishtë. Kur Venediku e mori vesh se përgatitej kjo kryengritje dhe se shqiptarët do të bashkoheshin me francezët e Charles VIII, e penguan këtë luftë nga frika se mos ndëshkimi i turqve binte dhe mbi ta. Ata kishin nevojë dhe interesa të mëdha që ta kishin mirë me sulltan Bajazitin dhe ti kishin të hapura dyert e tregëtisë. Venecianët e zbuluan misionin e arqipeshkvit Martino në Venecie, të cilin e burgosën në një kështjellë pasi i gjetën gjithë planet e kryengritjes, si dhe një letër të mbretit Charles VIII. Megjithatë, Martino arriti të arratisej. Në fakt, për venecianët situata ishte bërë e komplikuar. Xhem, vëllai i sulltanit, i cili mbahej rob pranë Vatikanit, vdiq papritur. Ndërkohë ai ishte bërë aleat i perëndimorëve dhe i Vatikanit kundër vëllait të tij në Stamboll, me shpresë që një ditë të sulmonte dhe ta përmbyste nga froni. Por me vdekjen e tij, turqit tashmë e kishin rrugën e lirë për tu hedhur në sulm kundër italianëve dhe francezëve. Venecianët ndërkohë ishin njoftuar për përgatitjet e turqve të cilët po armatoseshin në More, duke fortifikuar Negroponten (Eubea, Greqi) e cila kishte rënë në duart e tyre vite më parë”. Por ata po përgatiteshin edhe në Vlorë, në Gallipoloi, e gjetkë. Ndërkohë Konstantini ka shkuar në Milano dhe ka kërkuar të bindë fisnikët Sforza që të angazhohen edhe ata në këtë betejë të madhe. Por Sforzat milanezë nuk pranojnë, madje fshehurazi ata i kërkojnë venecianëve që ta ndalojnë Aranitin në përpjekjet e tij. Në Durrës, luftëtarët e Martino Firmianos mblidhnin armë, ndërsa në bregun tjetër të Adriatikut, Konstantini u kërkonte dalmatëve të Raguzës që tu shisnin disa “lombarda”, anije lufte, për të mundur kështu të pushtonin kështjellat që ishin ende në duart e turqve.

Merkur Bua nga Lorenzo Lotto

Një ngjarje për të cilën do të shkruhet shumë në kronikat e kohës është ajo e betejës së Fornou-së në Itali, në kohën kur mbreti Charles VIII po ngjitej drejt Italisë së veriut për të arritur në jugun francez dhe pastaj për të vazhduar udhëtimin drejt Parisit. Në ushtrinë e tij ai kishte jo vetëm ushtarë francezë dhe zviceranë por dhe stratiotët shqiptarë. Mbreti ndiqte avangardën e tij bashkë me shpurën me bagazhet e shumta, me pasuri e florinj të marra në Napoli, ku kishte vënë kurorën. Por milanezët dhe venecianët, në aleancë mes tyre, donin ti prisnin udhën dhe ta thyenin ushtrinë franceze, megjithë përpjekjet e Aranitit që ata të bëheshin aleatë të Francës. Trupat italiane të prijësit të Mantou-së, Gonzague, me flamur të bardhë me katrorë, si dhe ato të venecianëve me luanin me aureole të Shën Markut, të bashkuar dhe me trupat e Ludovico Sforzas, ndiqnin lëvizjen e ushtrisë, e cila komandohej nga mareshalli francez Gié. Por markezi i Mantou-së ashtu si dhe francezët, kishte në shërbim dhe 1500 stratiotë, të cilët me kuajt e tyre e ndiqnin ushtrinë e Charles VIII nga majat e kodrave. Më së fundi në pllajën e Pô-së, më 30 qershor 1495, markezi i vendosi stratiotët e tij në fshatin Giorola, nga ku kalonte rruga e Parmës. Më 1 korrik, kalorësit stratiotë u sulën mbi francezët. I entusiazmuar nga fillimet e betejës, Gonzague, e lajmëroi menjëherë Venedikun për fitoren, por fitorja nuk ishte ende në duart e tyre. Mareshalli Gié arriti ti shërndajë stratiotët, por para tij, në luginën e Taro-s kishte 30 mijë trupa armike. Kur ushtria kapërceu lumi, mbreti Charles VIII për t’ju dhënë zëmër mbajti një fjalim patetik para ushtrisë. Pastaj ai dha udhër të marshonin. Ushtarët bënë shenjën e kryqit dhe zviceranët aleatë puthnin tokën. Më 5 korrik, kur ushtria franceze sulmohet, stratiotët pikasën vargun e karrove me bagazhet e mbretit dhe e lanë luftën, duke ju sulur bagazheve. Ndërkohë francezët ishin në thyerje e sipër, por vetëm kurajo e mbretit e nxorri ushtrinë në dritë. Ata ishin 10 mijë francezë kundër një ushtrie 3 herë më të madhe në numur. Kur panë mbretin e vetmuar të sulej në fushë të betejës, atëhere të gjithë francezët u sulën pas tij. Dhe meqë stratiotët po merreshin me bagazhet e prapavijës, ushtarët e Gonzague-s dhe venecianët më së fundi u thyen.

Lufte Mesjetare

Pikërisht në këtë periudhë Maria e Serbisë, vejusha e Boniface de Montferrat, vdes duke lënë dy fëmijë të vegjël. Mbreti francez Charles VIII dërgoi menjëherë në Casale besnikun e tij Commynes për të ndihmuar Aranitin që të merrte në drejtim Montferratin, që mos t’ja linin atë në dorë fisnikëve të Milanos. Në këtë mënyrë, fëmijët do të rriteshin nën kujdesin e Aranitit. Pas vdekjes së Charles VIII, Araniti e vazhdoi miqësinë dhe aleancën e tij me francezët. Ai u bashkua me mbretin Louis XII apo Luigjin e Orleanit, siç e quanin atëherë, në luftën kundër milanezëve. Në librin e F.Lot Recherches sur les effectifs des armés française des guerres d’Italie aux guerres de religion, shkruhet se – «Kur Louis XII hyri në Milano, Konstantini ishte në rradhët e para pranë tij». Nga ky burim historik, mësojmë gjithashtu se Araniti komandonte në atë kohë reparte artilierësh dhe «balestrierësh». Mbreti e shpërbleu me urdhërin e Saint-Michel dhe në letra që i dërgonte, i drejtohej gjithnjë me fjalët «Mon cousin» («Kushëriri im»), që atëherë u rezervohej vetëm princave sovranë. Edhe biri i Konstantinit më vonë do ti shërbente mbretit Charles Quint, ku do të shquhej në veçanti në fushatën e Algjerit (1541) dhe në betejën e ashpër të Smalkadës më 1546, në Gjermani. Gati 30 vjet më vonë do të zhvillohej beteja e famshme e Coutra-s në Francë, e cila ishte në fakt një luftë civile dhe fetare midis katolikëve dhe protestanëve francezë.

 

Stratiotët që u shuan nën flamurin e katoliçizmit

Nje kalores i Toison d’Or

Stratiotët shqiptarë kalonin ndërkohë nga një betejë në tjetrën. E tillë ishte dhe beteja e Cambrai-t në veri të Francës, ku Alexandre Farnese, në shërbim të njërit prej bijve të mbretëreshës Catherine de Medicis, kishte një ushtri prej 8 mijë këmbësorësh. Kronistët shkruajnë se në prag të betejës ai priste 1500 stratiotë, «kavalerinë më të mirë që mund të kishte Krishtërimi» («le mieux cavalerie que soit en Chrétienté»). Stratiotët ishin tashmë pjesë e kavalerisë franceze, por një pjesë e tyre ishin dhe në trupat e markezëve dhe dukëve të republikave italiane. Te gjitha oborret mbretërore kërkonin ti kishin nën shërbimin e tyre këta luftëtarë të ashpër, trima, besnikë dhe të sprovuar në qindra beteja. Por lufta e Coutra-s do të ishte njëkohësisht dhe epilogu i lavdisë, fundi i tyre tragjik. Për të mbrojtur katoliçizmin francez, në tetor të vitit 1587 ata u nisën drejt Coutras, nën flamurin e mbretit katolik Henri III. Ndërsa ushtria protestane komandohej po nga francezi dhe pretendent i fronit, Henri de Navarre, ai që pas fitores së Coutras, do të bëhej mbreti Henri i IV. Beteja e Coutras në krahinën e Gironde-s, ishte një betejë masive dhe mijra stratiotë shqiptarë komandoheshin nga duka De Joyeuse dhe ndihmësi i tij De Lavardin që kishte nën komandë 300 stratiotë, veç stratiotëve të tjerë që ndiqnin De Joyeuse. Në këtë luftë do të vriteshin pothuaj gjithë stratiotët, bashkë me komandantin e tyre De Joyeuse. Ata të paktë stratiotë që mbetën nga kjo masakër e madhe u shpërndanë nëpër Francë. Që nga ajo kohë, kronikanët nuk flasin më për “Cavalerie Albanoise”, edhe pse stratiotët do ti gjejmë sërrish në gardat mbretërore dhe trupat speciale, por ata tashmë ishin të pakët në numur gjersa më së fundi do të shuheshin në mjergullat e kohës. Nuk është çudi që dhe rruga “Passage des Albanais” që gjëndet në Orleans, si dhe toponime të tjera që lidhen me shqiptarët, të jenë të lidhura pikërisht me stratiotët e famshëm, të cilët u shuan në flamurin e fesë katolike, nën flamurin e Francës.

 

[1] Botuar në revistën KLAN, 13 korrik, 2007.

 

Da Vinçi, mbreti François I dhe stratiotët shqiptarë – Nga Luan Rama

Kontributi i shqiptarëve në betejën e madhe historike të Marignano-s së Italisë më 1515, midis trupave franceze të udhëhequra nga mbreti François I dhe atyre gjermane e zvicerane në krahun tjetër ishte vendimtar, pasi në çastet kur pas dy ditë luftimesh, dukej se ushtria franceze po mundej, nga Venediku me shpejtësi gjatë gjithë natës erdhën stratiotët shqiptarë të udhëhequr nga kondotieri Bartolomeo Aviano dhe kryestratioti i famshëm Merkur Bua Shpata. Pas kësaj fitore dhe kthimit të tij në Francë, katër vjet më vonë, mbreti francez i kërkoi mjeshtrit të tij Leonardo Da Vinçit, të cilin ai e kishte vendosur në Amboise, ti përgatiste një spektakël ndeshjesh kalorsiake, e cila për nga madhështia, konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e shfaqjeve kalorësiake botërore. Kalorësit shqiptarë prej kohësh kishin krijuar në Francë atë që quhej «kalorësia e lehtë shqiptare» («La chevalerie legère albanoise»). Në gardën e tij, si dhe mbretërit e mëparshëm, François I kishte shqiptarët e tij, mes të cilëve një nga stratiotët e lavdishëm Bokali, për të cilët, shumë kronistë tregojnë se pas një betejetë madhe me turqit në muret e Athinës, ata më së fundi ishin nisur me anijet veneciane drejt Venedikut, për ti shërbyer kështu Republikës Venedikase.

Lidhur me Bokalin ende nuk kemi shumë të dhëna rreth itinerarit të kësaj familje stratiote të emigruar në More nga Shqipëria. Më pas, me pushtimin e Moresë nga turqit, dhe luftrave nën flamurin venecian kundër tyre, ata hynë në shërbim të Venedikut duke ikur në Itali. Nga arkivi i senatit të Vendikut ka një shkresë të 22 shtatorit të vitit 1480 edhe për familjen Bokali. Për të shkruhet se Senati ka vendosur «një pension për familjen e të ndjerit Dhimitër Bokali, i cili ka lënë në varfëri gruan dhe një vajzë 7 vjeçare, i cili ishte një prej stratiotëve të dërguar në Durrës bashkë me 300 stratiotë të tjerë për të ndihmuar Krujën. T’i jepen gruas 3 dukate në muaj dhe vajzës 150 dukate për prikën e saj».
Sigurisht, meshkujt e familjes së tij ishin angazhuar nëpër luftrat e Italisë, por ne nuk e dimë ende se cilët ishin ata. Në një burim historik rreth Mërkur Buas, flitet se më 1527, në krah të Gjergj Buzikit, i cili ishte shpallur «Kalorës i Shën Markut», luftonte dhe Teodor Bokali. Dimë gjithashtu se gruaja e parë e Mërkur Buas ishte Maria Bokali, bija e Nikollë Bokalit dhe vajzë e Katerina Arianiti (e familjes së Skënderbeut), martesë kjo e vitit 1524, kur Mërkur Bua ishte dyzet vjeçar dhe një kalorës me famë tashmë. Për arkondët Bokali të Greqisë, shkruan dhe historiani i njohur Jacob Philipp Fallmeyer.

Spektakli i madh
për Marignano-n
Për organizimin e festës përkujtimore të fitores në betejën e Marignano-s, në pranverën e vitit 1518 Leonardo Da Vinci punoi bashkë me Bokalin dhe stratiotët e tij, të cilët do të ishin pjesmarrës në këto ndeshje kalorësiake. Vetë Leonardo nuk na ka lënë shënime rreth këtij spektakli, por ambasadorë apo pjesmarrës të tjerë na kanë lënë disa përshkrime që tregojnë përmasat e këtij spektakli të organizuar me gjenialitet nga ana e Leonardos, siç e kishte zakon ai të organizonte shumë festa për mbretin duke përdorur fishekzjare, ballona, e elementë të tjerë inxhinjerikë.

Në fakt, ndeshjet kalorsiake kishin filluar që më 1 mars të vitit 1518. Sipas ditarit të historianit të shquar venecian, Marino Sanuto, i cili ka shkruar shumë për stratiotët shqiptarë, ne njihemi sot dhe me disa letra që ai ka dërguar nga Amboise që më 1 mars 1518, ku përshkruan zonën afër kështjellës mbretërore dhe se aty përballë kishte një lloj podiumi ku rrinte mbretëresha dhe ambasadorët («ku u gjenda dhe unë në vendin e ambasadorit të Ndritur», shkruan ai). Ndër të tjera ai pohonte: «Sot, në një vend jashtë mureve të qytetit Amboise, në fund kishte një hark triumfi dhe një kollonë ku vareshin armët. Nga ora 18.00 erdhën 12 luftëtarë me kuajt e veshur me satin ngjyrë vjollcë dhe disa rradhë veluri në ngjyrë ari, zbukuruar me kordonë si dhe shalle në kokë plot ngjyra. Ishin Monsinjor Sainte-Mesme, Brion, Montmorency, si dhe Bokali e Lorges, këta të dy që plagosën fisnikun që vrau Monsinjor De Sisse, siç dhe ju kam shkruar. Luftëtarët u shoqëruan drejt vendit të ndeshjes me trompeta dhe nderime mbretërore. Aty rregulluan dhe kuajt dhe pas pak erdhi Mbreti një i krishterë shumë i bindur i shoqëruar nga 30 fisnikë të tjerë, të gjithë të veshur, si dhe kuajt me cohë të zezë dhe pendë satini të bardha thjesht për dekor, sepse s’kishin ndonjë vlerë. Por ato bënin shumë efekt. Mbreti e mbante shtizën e skrimit me dorë të xhveshur, ndërsa të tjerët mbanin heshta. Ata u vendosën rreth fushës së mejdanit. Mbreti ishte i shoqëruar nga duka i Urbinit, Zoti Francesco de Gonzague, biri i markezit të Mantovës, biri i konteshës Cajazzo apo konti napolitan Campobasso. Dhe të gjithë filluan të ndesheshin. Kishte goditje interesante ku heshtat u thyen në mijra copa, edhe pse ishin të holla si ato të stratiotëve, me një kurorë në majë. Papritmas në mes të ndeshjes, dikush që quhej Monte Afilan vraponte drejt dikujt dhe tjetri e uli aq shumë heshtën saqë ajo preku kokën e kalit dhe i goditi syrin. Kali menjëherë ra pa jetë. Monte Afilan e gjeti veten poshtë kalit dhe shumë njerëz nxituan drejt tij për ta nxjerrë që andej… Ndeshja vazhdoi 22 orë dhe nuk pati ndonjë gjë veç heshtës së mbretit që goditi ballin e kundërshtarit që po rendëte përballë tij e që ngjan se ai ra i vdekur…»

Siç del nga kjo letër, Bokali është një personazh i dorës së parë, edhe pse nuk ka një titull si princ, kont, dukë, markez, etj. Më 5 mars, po nga Amboise, ai vazhdon të shkruajë për ndeshjet që ishin zhvilluar një ditë më parë, por ku mbreti nuk doli në arenë për tu ndeshur por vetëm fisnikët, në rradhë të parë Charles de Bourbon, ai që kishte drejtuar betejën e Marignano-s, si dhe princi La Roche, Vendome, duka d’Albanie, duka i Lorraine-s, princi Francesco Gonzaga, etj. Mbreti qëndronte krah mbretëreshës Claude de France, duke admiruar ndeshjet. Më 4 mars, në ndeshje, siç informon ai, futet dhe princi Oranges, por edhe mbreti, që siç thekson ai, theu plot heshta trimërisht. Ai shkruan gjithashtu për luftëtarë me mbishkrime sipër tyre «laudatus sum in his quae dicta sunt mihi», që u thurrin lavdi këtyre trimave. Më 5 mars, mbreti François I nuk ka dalë në ndeshje, ndërkohë që në fushë është shfaqur mbreti i Navarre-s, duka i Lorraine-s apo duka i Urbin-it, etj. Më 14 mars, shkruhet një tjetër letër, ku ndër të tjera pohohet: «Pardje u shkruaja se do të organizohej pushtimi i një «kështjelle» të bërë apostafat, e pajisur me dy torra të mëdha anash dhe dy porta në qendër, ku djathtas ka një portë dalje ndihmëse. Sulmi nuk u bë, por ndërkohë trupat afroheshin. Në fillim përparuan duke rendur disa stratiotë të veshur me coha të kuqe e me të bardhë e të zezë si dhe me kapele të vogla (stratiote). Dolën nga kështjella dhe 25 të tjerë nga çdo bastion, të veshur me petka flakë të kuqe dhe me të bardha.

Monsinjor Bokali ishte prijësi i atyre që ishin brenda, i cili ishte veshur me një petk me mëngë të gjera prej mëndafshi të trashë të qëndisur në fije ari dhe mbante çomagën në dorë. Ndërsa prijësi i atyre që ishin jashtë ishte monsinjor Sainte-Colombe. Për disa kohë u përleshën duke shtyrë herë njërin e herë tjetrin. Pastaj ata që ishin brenda dolën të gjithë jashtë duke bërë që kundërshtarët t’ia mbathnin e po kështu dhe ata të këmbësorisë. Por erdhi dhe një grup këmbësorësh të kështjellës për tu ndeshur me ata me heshta. Monsinjor Lorges ishte prijësi i këmbësorëve dfhe ai u përlesh me ata që ishin jashtë, duke bërë gjoja se i kapte robër, ku disa prej tyre gjoja bënin sikur vriteshin apo të tjerë ia dhanë me të katra. Jashtë në fushë kishte 37 këmbësorë nga të cilët zviceranë që kishin si prijës Fleuranges, birin e Robert de la Marck. Kishte gjithashtu 200 luftëtarë me armë që i printe vetë Madhëria e tij, Mbreti, me uniformë me pupla, ndërsa të tjerët me rrobat që kishin gjatë ndeshjeve. Disa këmbësorë u përleshën me ata që dolën nga kështjella, me heshta në duar. Më pas ndeshja u bë tek muret e “kështjellës”. Të tjerë, me kuaj e shpata kundër mbretit. Pastaj artileria u afrua dhe ata qëlluan mbi “kështjellë”, muret e së cilës ranë. Të tjerë e goditën kështjellën nga anët edhe pse jo me plumba.

Disa topa qëllonin fort. Ndërsa ata nga brenda qëllonin me mosketa e pushkë. Në ajër fluturonin ballonat-gjyle që kishe qef t’i shikoje. Stratiotët vazhduan të përlesheshin, të binin robër njëri pas tjetrit, aty ku heshtat thyheshin nga goditjet përreth. Artileria u afrua edhe më shumë për nga kështjella duke e qëlluar atë. Ata brenda mbroheshin mirë. Kalorësit e kalorësisë së lehtë dilnin nga prapa kështjellës dhe suleshin mbi rrethuesit duke u përleshur me këmbësorët, e po kështu dhe me kalorësit e tjerë, duke bërë që t’ia mbathnin. Pastaj ata u kthyen përsëri në kështjellë. Më vonë iu sulën artilerisë që ishte vendosur në ije të një kodrine, duke e shtyrë atë tutje. Më së fundi erdhi mbrëmja. Ndeshjet vazhduan deri më 15 mars… »

Marino Sanudo (i Riu) ishte një personalitet i njohur venedikas, i cili rridhte nga një familje fisnikësh që kishin pallatin e tyre « Sanudo » në « Grande Canale » të Venecies. I ati kishte qenë senator por dhe ai do të bëhej senator dhe shkrimtar njëkohësisht, kronist i betejave të ndryshme ku mori pjesë, një dëshmitar spikatës i kohës siç e trego në librin e tij « Storia della guerra di Ferrara » apo « Spedizione di Carlo VIII », kohë kur mbreti francez Charles VIII zbriti në jug të Italisë të marrë kurorën e mbretërisë të Napolit dhe që kishte me vete shumë stradiotë shqiptarë. Por shënimet më të rëndësishme të tij janë « I diiari » ku shkruan gjithashtu dhe për lavdinë e Mërkur Bua Shpatës. Kur ishte në Amboise për festën madhështore të organizuar nga Da Vinçi, ai dërgon dhe një letër tjetër (më 17 mars 1518), ku shkruante: «… Në ditën e parë të këtij muaji filluan ndeshjet kalorësiake që vazhduan gjashtë ditë përfshi dhe luftën me shpata mbi kuaj, gjatë të cilave mbreti kishte mbledhur 12 fisnikë të afërt të tij dhe 24 fisnikë të tjerë për t’i zëvendësuar. Midis të dymbëdhjetëve ishin Shën Paul, Leschun, Amirail, Megeres, Montmorency, Brion, Bokali (Bochal), Brogige, seneshali Armagnac, Lorges, Saint-Mesme dhe sir Perot, të gjithë të veshur me satin të zi dhe zbukuruar me pupla e me shirita, shumë kurajozë si dhe njëzetekatër të tjerët, të veshur bukur e me një rrobe të zezë. Ata u ndeshën me të gjithë kalorësit që mbërritën pastaj. Mbreti ynë hyri i pari me të 24 fisnikët, u përlesh me ata të dymbëdhjetët në të njëjtën ndeshje, të gjithë ashtu plot hirësi. Kështu bënë edhe princat e kapitenët e tjerë, njëri i veshur në velur, tjetri në akllaz apo në rrobë damaskine, që të gjithë të veshur bukur. Cdo grup kishte ngjyrat e veta dhe në çastin e betejës me skrim, mbreti me të 12 trimat e tij u xhveshën dhe veshën rrobat me satin dhe gëzof të larmë, çka ishte gjë e bukur t’i shikoje si në ndeshjen e tyre me kalë ashtu dhe në atë me shpata. Dikush ra përtokë dhe si zakonisht bënin gjoja, kush mirë e kush keq. Por njëri që u ndesh me kalë me heshtë ra dhe vdiq në vend. Duka i Urbin-it, që kur po kalonte nuk e pa dikë në tokë duke nxituar me heshtën e tij e shkeli dhe ra sipër tij, si ai edhe kali i tij, por asnjëri nga ata nuk u vra. Duka luftonte bukur si me kalë ashtu dhe me shpatë dhe po kështu bënë edhe disa italianë. Zoti Frederico i Mantovës ishte jo me fat në këtë ndeshje. Një ditë ai rrezikoi të vritej nga shkelmimet e kalit të habruar të një korrieri. Por ai u hodh bashkë me një nga kuajt e tij të bukur. Kali u hodh aq lartë sa theu shalën me rripat dhe u shemb, por në sajë të ndihmës së madhe që iu dha, ai nuk ra në tokë. Pastaj kalorësin e zunë ethet, por tani është mirë… Më 14 të këtij muaji erdhën dhe 150 ushtarë të armatosur dhe veshur mirë si dhe 500 këmbësorë të armatosur dhe 30 kalorës të tjerë të kalorësisë së lehtë që të gjithë të veshur shqiptarçe. Po kështu u shfaqën dhe 32 topa e mortaja. Mbreti me mirësi dha gjithë urdhërat e nevojshme dhe bëri atë çka duhej më mirë për të rrethuar kështjellën dhe për të shembur muret e saj. Pastaj mbetej veçse urdhëri i sulmit. Diku tjetër, mbreti u dërgoi disa ndihma atyre të kështjellës, hyri fshehurazi në të me rreth 50 fisnikë të armatosur e këmbësorë të ndarë në zviceranë dhe shigjetarë…”
Duke vazhduar tregimin e tij…………

“… Pastaj Monsignor Laason me shumë fisnikë e këmbësorë, të armatosur mirë që të gjithë, nisën sulmin. Mbreti doli dhe pati një ndeshje të bukur me armë, duke luftuar në këmbë me këmbësorët e tij, ndërsa kuajt kundër kuajve. Por midis këmbësorëve dhe kuajve kishte një barrierë, çka u bë diçka aq bukur, sa francezët thanë se kurrë nuk e kishin parë një pamje të tillë. Kur u zhvillua skena e luftës, u qëllua me të gjitha topat e artilerisë, rreth 200 të shtëna, pa numuruar të shtënat me pushkë, duke shtuar këtu edhe trompetat, çka ishte një atmosferë e mrekullueshme e plot hire. Besoj se deri më sot nuk ka ndodhur të arrihet diçka kaq triumfale në Francë. Por mbreti pastaj nuk i la të sulmonin kështjellën, duke dyshuar se dikush nga ata mund të vritej vërtetë, çka sigurisht do të kishte ndodhur. Thonë se sot mbreti do të shkojë në Tours dhe pastaj në Bretagne… »
Në arkivat italiane janë letrat e përfaqësuesve të ndryshëm italianë, siç janë dhe ato të ambasadorit tjetër të Mantovës, Stazio Gadio, i cili i shkruan dukës së tij në Mantova për zhvillimet festive të datave 14 dhe 15 maj të vitit 1518. Ja çfarë shkruan ndër të tjera ai: “… Imagjinoni një shesh të madh dhe një “fortesë” të lartë sa një njeri mbi kalë, me krena dhe mure të veshura me coha me ngjyra që të duken si bedena kështjelle. Midis dy torrave ishte një lloj sheshi në lartësinë e një njeriu, e mbuluar me dërrasa. Përpara ishte një hendek i gjerë pesë krahë larg taracës. Mbi hendek ngrihej thikë një murajë me torra njëra pas tjetrës përgatitur me një cohë të ngjyer me bojë dhe të kapura me trarë, por që mund ta shkatërroje lehtësisht. Edhe torrat ishin të mbuluara me cohë të ngjyer dhe kishin flamuj që valëviteshin në ajër, të zeza në mes, por dhe të verdha e të bardha. Mbi krenat dhe daljet mbrojtëse ishin vendosur shumë pushkatarë. Mbi taracë kishte topçinj me topa druri të rrethuar me hekur të cilat qëllonin me barut dhe nxirrnin flakë duke bërë zhurmë të madhe. Ballona të fryrë që binin nga lart mbi shesh, bënin që të shëmbeshin muret mbrojtëse pa dëmtuar njeri, çka krijonte një kënaqësi të veçantë. Ky spektakël i ri ishte krijuar me një talent shumë të madh. Në shesh kishte gjithashtu topa, por që hidhnin lecka e letra që të mos plagosnin njeri. Ne çdo anë të sheshit, pranë “kështellës”, mbi mure ku gjendeshin 25 pushkatarë për çdo ndarje për mbrojtjen e “kështjellës” ishin 12 luftëtarë të armatosur e të veshur me takëmet e kalit, me kuajt dhe heshtat, duke patur armë veluri të verdhë dhe të mbështetur nga 30 kalorës të kalorësisë së lehtë, të veshur me të bardha si stradiotë, që kishin si prijës një të quajtur Bokali, shqytar i mbretit, me një kaskë pëlhure të praruar si dhe 100 këmbësorë të armatosur mirë me heshta dhe eskopeta (lloj pushke të kavalerisë franceze), nën urdhërat e kapitenit Lorges, që mbante flamurin bardhë e zi. Nga ana tjetër e sheshit, gjendej mbreti i madhërishëm me armët e tij të luftës, i veshur mrekullisht, i rrethuar nga oficerët e tij që kalëronin me heshtat mbi kofshë. Në krahun e majtë gjendeshin zviceranët dhe shigjetarët e gardës me halebarda (sopata) dhe heshta si dhe me disa eskopeta…”1
Padyshim spektaklet e Da Vinçit sot për ne janë të paimagjinueshme. Ambasadori Galeazzo Visconti i pranishëm në një spektakël tjetër në oborrin e Clos Luce shkruante atëherë si “ai bëri natën brenda natës duke vendosur një çarçaf të madh për të krijuar një lloj kubeje qiellore duke kapur në të shenja zodiake që lëviznin, apo “planete” qiellore ku të gjithë mbetën gojëhapur. Në fillim oborri u mbulua me çarçafin blu dhe me yje në ngjyrë ari. Ishte një mrekulli ta shikoje. Kishte 400 fenerë që bënin dritë, që dukej se e kishin larguar natën…”

Festat e përkujtimit të betejës së Marignano-s ishin të fundit për Leonardo-n. Atë kohë ai ishte 64 vjeçar por ngjante shumë plak, nga lodhja e madhe. Kishte një mjekër të gjatë siç e shohim në autoportretin që ka skicuar dhe që mendohet se është e vitit 1515, vit i luftës së Marignano-s. Mbreti 27 vjeçar François I e çmonte shumë. Një vit më vonë nga ky spektakël historik ai do të vdiste atje, në Clos Luce, dhe mbreti që nxitonte nga Saint-Germain-en-Lay ta shikonte në çastet e fundit ku siç thuhet e gjeti duke vdekur në shtratin e tij. Atëherë ai e mori trupin e tij në krahë me një dhëmbshuri të madhe… Vallë a ishte dhe Bokali aty?…

Shënime
1-(Archivio Gonzaga, Esteri (Francia), XV, 3,634, tekst i cituar nga Edmondo Solmi në “Documenti inediti sulla dimora di Leonardo da Vinci in Francia nel 1957 et 1518, in Scriti Vinciani, Le fonti dei Manoscritto di Leonardo da Vinci e altri studi, La nuova Italia, editrice, Firenze, 1976, p.621-623.)

4 E 11 NANDOR 1990 DON SIMONI RRXOI MURIN ATEIST ! – Nga Fritz RADOVANI

DON SIMON JUBANI  11 NANDOR 1990

RRMAJI, SHKODER – RA MURI ATEIST I 1967…

9 NANDOR 1989 KISHTE RA MURI I BERLINIT…

Me 4 Maji 1958 Futbollisti i “Vllaznisë” së Shkodres, Simon JUBANI asht Shugurue  Meshtar nga Imz. Ernesto Çoba. Asht kenë emnue në Mirditë… Atje u arrestue në 1963, dhe ka ba 26 vjetë burg kryesisht, i pranguem dhe i paperulun në burgun e Burrelit.

13 Prill 1989 u lirue nga burgu me një grup klerikësh të “harruem” nder burgje e kampe.

Edhe pse Muri i Berlinit kishte ra, Shqipnia “socialiste” vazhdonte rrugen e pafund e pa kokë, drejtë shkretinave të Tibetit, nën drejtimin e njëfarë anadollaku Ramiz Alia.

Ashtusi pat veprue me kosovarët e 1945 në rrugen Kukës – Tivar, ashtu vazhdonte me vra Rininë Shqiptare nder piramida edhe në vitin 1989 – 90 në kufijtë Shqiptar.

Me 4 Nandor 1990, ora 11.30 në Vorrezat e Rrmajit të Shkodres, Don Simon Jubani kje kerkue dhe u shoqnue nga shoferi Mark Morana, ku tha Meshen e Parë mbas vitit 1967, kur Shqipnia kje shpallë “Shteti i Parë Atist në Botë”, me Kushtetuten e vitit 1974.

Atëditë Don Simoni shpalli edhe thanjen e Meshës me daten 11 Nandor 1990, ora 11.00.

Menjëherë Rinia Shkodrane padallim Feje, riparoi Kapelen e Vorrezave të djegun…

Edhe Komiteti i PPSh së Shkodres, i drejtuem nga sekretari Xhemal Dymylja, që merrte udhzimet direkt nga Ramiz Alia, filloi përgatitjet me armatime në apartamente dhe në vagonat e trenit, që perveç sampistëve të armatosun, kishte edhe armatimet rezervë…

Me daten 10 Nandor, ora 12.00 e mesnatës, “shoku” Xhemal asht njoftue nga Ramiz Alia, që me “Urdhen të z. Peres de Kuelar, me sigurue qetsinë në Vorrezat e Rrmajit, dhe mos me u ba asnjë nderhymje me armë me 11, mbasi në të kundert nderhyn OKB…”

Shkodra me rrethina u dynd me pa Meshen e Don Simonit ora 11.00… Shqipnia në Festë!

Muri i Ateist i vitit 1967 u shemb njëherë e pergjithmonë! Me 15 Nandor kemi shkue dhe kemi Festue me vllaznit Musliman hapjen e Xhamisë së Plumbit në Ajasem…

Don Simoni mbas vepres Madhshtore të Meshës së Parë, me 4 dhe 11 Nandor 1990, asht

i Pari Klerik Katolik Shqiptar, që asht thirrë në Vatikan me u takue me Papen Gjon Pali II, vizitë e cila, asht pasue nga disa Personalitete botnore në Belgjikë, dy herë nga vetë Administrata Amerikane, Parlamenti Rus, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Stambolli, Kajro, Izraeli dhe shumë institucine jo kristjane botnore.

Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i ka akordue Don Simon Jubanit diplomen “Honoris Causa”, si protagonist i “një Epoke të Re në Shqipni”.

Shteti i Miçiganit e ka nderue Don Simonin me një “Special Tribute”.

I Perjetshmi Don Simon Jubani ka shkrue: “Ateizmi në Shqipni gjoja e kishte gjetë supernjeriun, Enver Hoxhen, dhe ky donte të fitonte me gjak e terror çka Kisha e kishte fitue me lutje, zotësi, mund e djersë. Dhe si të gjithë tiranët që skllavnuen Popullin e Perëndisë, edhe ky mori mallkimin e Popullit të Zotit, u shtyp si miza dhe perfundoi në koshin e plehut të historisë, e megjith këte, salvuesit nuk kanë mësue nga historia!..

Komunizmi na bani edhe ma të famshëm, se na shtoi numurin e Martirëve.”

Komunizmit në të vertetë i mbaroi benzina, ai pa gjak Klerikësh ngordhë kudokjoftë! Qeveritarët tanë me “aleatë” janë tue u mundue me e “Ringjallë” tue e shty nga mbrapa,

po, fatkeqsisht, nuk e dijnë se Shqipnia i perket Europës, dhe jo, sllavit, grekut e turkut!

*** 

Sot nuk e dij sa njihet apo sa kujtohet Don Simon JUBANI nga Populli Shqiptar…

Dij vetem këte: Se, martirizimi dhe Gjenocidi komunist kunder Klerit Katolik Shqiptar, derisa Don Simoni ka mbyllë sytë, dhe se, Klerikët Shqiptarë që kanë dhanë jeten per “Atdhe e Fe”, kanë mbajtë gjallë Fenë, e ateizmi nuk ka mujtë kurrë me triumfue në TROJET SHQIPTARE TË GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT…

            Melbourne, Nandor 2018.

Zbulohet gazeta e parë e Shqipërisë ‘Iskodra’

Ilirjan Agolli – Shkrimi sjell fakte të reja mbi botimet e para publicistike në Shqipëri. Falë historianëve turq, publiku ynë mëson se gazeta ‘Iskodra” ka dalë në dritë 11 vjet më parë nga ç’e dinë deri sot bibliografët e shtypit shqiptar. Pra, ‘Iskodra” doli për herë të parë më 1868 dhe ridoli më 1879. Nga kjo shtyrje date me plot 11 vjet në thellësi të kohës, gazeta ‘Iskodra” bëhet e para gazetë e botuar në territoret shqiptare, duke lënë pas gazetën ‘Iskodra”, e cila doli në dritë në gusht 1871.
Edhe pse vetëm në gjuhën osmane, ‘Iskodra” shënon gjurmën e parë të gazetarisë në Shqipëri, ndërsa Shkodra bëhet qyteti i parë, ku u vendos shtypshkronja e parë, që nxori publikime për qytetarët, një prodhim luksi për banorët e shkolluar.

Gazeta ‘Iskodra”
e panjohur (1868)
Historianët dhe bibliografët e shtypit shqiptar(1 deri pak kohë më parë nuk ishin në dijeni të faktit që gazeta ‘Iskodra” ishte botuar herën e parë qysh nga viti 1868. Në botimet e deritanishme të bëra në Tiranë përmendet(2 se botimi i gazetës ‘Iskodra” u bë për herë të parë në vitin 1879. Por zbulimi i studiuesve turq, siç do ta shohim më poshtë, shënon një lajm me rëndësi tejet të veçantë edhe për historinë e shtypit e gazetarisë shqiptare. Kjo e bën gazetën ‘Iskodra” gazetën e parë të botuar në Shqipëri dhe vet Shkodrën qytetin e parë me gazetë dhe me shtypshkronjë.

Gazeta e parë(3 që pa dritën e botimit në Perandorinë Osmane ishte Takvim-i Vekâyi (Kalendar i Ngjarjeve). Numri i parë doli në vitin 1831 kur ende nuk kishte asnjë rregull(4 për botimet, të cilat vlerësoheshin si veprime individuale. Në kuadër të Reformave të Tanzimatit u pa e nevojshme edhe hartimi i ligjeve e rregullave, që kishin të bënin me botimet. Për herë të parë Porta e Lartë vendosi “të rregullojë” ose, më mirë, të disiplinojë bazuar në ligj, botimet e çfarëdo lloji, përfshirë këtu edhe gazetat. Administrata osmane nisi(5 nga mesi i shekullit XIX botimin e gazetave në gjithë qendrat e vilajeteve të perandorisë, përfshi edhe ato në krahinat shqiptare.
Rregullat e para dolën me miratimin e Ligjit të Botimeve dhe me Ligjin e të Drejtave të Autorit më 1857, i cili u pasua nga Ligji Penal më 1858, Ligjet e Publikimeve më 1864 dhe Dekreti Sublim i 1867. Mbi këtë truall ligjor dolën një numër i madh botimesh në kryeqytet dhe në qendrat e vilajeteve, të cilat mbuluan pothuaj hapësirën e krejt Perandorisë.
Porta e Lartë po në kuadër të Reformave të Tanzimatit riorganizoi vilajetet ekzistuese(6 bazuar në “Rregulloret e Vilajeteve” të viteve 1864-1867. Kështu edhe vilajetet ekzistuese shqiptare pësuan ndryshime si parashikohej në këto Rregullore perandorake.

Vilajeti i Shkodrës iu nënshtrua në vitet 1867 / 68 Rregulloreve të Vilajeteve dhe pësoi disa ndryshime të kufijve, pra të shtrirjes gjeografike, si edhe në nëndarjet administrative brenda vetë vilajetit (sanxhak, kaza e nahije). Po atë vit në Shkodër pa dritën e botimit, si në shumicën e vilajeteve të tjera të Perandorisë, për herë të parë gazeta ‘Iskodra”.
Mes dyzinave me gazeta që u publikuan në kryeqendrat e vilajeteve në mbarë Perandorinë, studiuesi turk Atilla Girgin(7 renditi ndër të parat e çelura ato që dolën në vilajetet shqiptare në vitin 1868, gazetën ‘Iskodra” (Shkodër, osmanisht), dhe gazetën Yanya (Janinë, osmanisht – greqisht). Sipas tij, gazetat e vilajeteve përmbanin lajme rreth sulltanit, qeverisë dhe emërimet e zyrtarëve publikë, mbi institucionet publike të krahinës, mbi ndërtim rrugësh, hekurudhash, linjash telegrafike, mbi çështjet e shëndetit, arsimit, ekonomisë dhe policisë. Shkrimet e botuara në këto organe shtypi nuk mbanin emrat e autorëve apo gazetarëve. Një tjetër tipar i shumicës së këtyre gazetave është emri i gazetës i njëjtë me atë të vilajetit dhe gjuha e dytë e rajonit, krahas osmanishtes, që zinte një pjesë të gazetës.

Sipas(8 studiuesit tjetër turk, Hifzi Topuz, ato ishin shumica buletine njoftimesh apo gazeta zyrtare të shtetit osman. Ai shton më shumë se Girgin në renditjen e tij të botimeve edhe gazetën Selanik (Selanik, osmanisht – greqisht, 1869), dhe gazetën Aydin (Izmir, osmanisht, 1874). Gazetat e vilajeteve shqiptare në Shkodër, Janinë, Prizren e Manastir a Selanik as në fillim e as më vonë nuk kishin fletë në gjuhën shqipe, siç ishin dygjuhëshe shumë nga gazetat e tjera e megjithatë ato shkruanin për jetën e shqiptarëve.
Gazeta Yanya (Janina) jep me detaje(9 ceremonitë e diplomimit të nxënësve në gjimnazin “Zosimea”, duke botuar me këtë rast edhe deklaratat e drejtuesve të shkollës dhe të autoriteteve ushtarake të vilajetit. “Disa nacionalistë grekë dhe shqiptarë dihet që kanë dalë nga kjo shkollë” – vëren studiuesi Orhan Koloðlu.
Gjimnazi i Janinës “Zosimea” u bë gjatë Lëvizjes së Tanzimatit përherë e më i pëlqyer, shkroi(10 Eqrem Vlora, dhe deri në vitin 1860, ai ishte një institucion mësimor i kënaqshëm sipas kritereve të Europës së përparuar, ku mësuan shumë shqiptarë ortodokë dhe muslimanë. “Nxënësit e saj vërtet sillnin me vete në shtëpi një simpati për Greqinë, por ata dilnin prej saj si shqiptarë me ndërgjegje të lartë kombëtare. Të tillë ishin Naim, Sami dhe Abdyl Frashëri, Ismail, Qemali Vlora, Abedin Dino, Gjergj Çako, Turhan pasha etj. Disa nga këta shqiptarë patriotë themeluan në Athinë qendrën e parë të gjuhësisë shqiptare 1874-1880” – shkrua ai. Por gjithsesi gjuhën shqipe nuk ia dolën ta përdornin në shtypin e kohës në një faqe të veçantë si gjuhë e dytë rajonale, gjë që ia arritën ta bënin grekët, serbët dhe kombësitë e tjera.

Gazeta ‘Iskodra” ridel
në dritë (1879)

Lajmin mbi përpjekjet për ribotimin(11 e gazetës ‘Iskodra” e dha gazeta Sabah dhe disa gazeta të tjera në mars 1876. Sipas njoftimeve, njërën faqe ajo do ta kishte në gjuhën osmane dhe tjetrën në italisht. Autori i këtij artikulli, që mendohet të ketë qenë vetë Sami Frashëri shkruante(12 se, “…gjuha amtare e gjithë popullsisë së Shkodrës dhe rretheve të saj dhe e shumicës së popullsisë muslimane ishte shqipja, të cilën ata e shkruanin dhe e lexonin me shkronja latine, madje edhe letërkëmbimin midis tyre ata e mbanin në shqip”.
“Mendojmë se do t’i sillte më tepër dobi qëllimit të një gazete zyrtare, nëse njëra faqe e saj, në vend që të botohej në një gjuhë të huaj, të shkruhej në gjuhën amtare të popullsisë. Kështu do të kishte më shumë ndikim në popullsinë e atyre viseve” – theksonte artikullshkruesi. Por gazeta në fakt doli në dritë vetëm pas dy vjetësh e gjysmë.
Vilajeti i Shkodrës ribotoi nga 24 qershori 1879 gazetën e vet(13 zyrtare ‘Iskodra”. Ajo doli për dy vjet një herë në javë, çdo të enjte, në osmanisht e shqip me alfabet arab, e drejtuar nga Hysen pasha.

Më 27 qershor 1879, në valën e lëvizjes shqiptare të udhëhequr nga Lidhja e Prizrenit, konsulli i Austro-Hungarisë në Shkodër, Friedrich Lippich von Lindburg, e njoftoi(14 Ministrinë e Jashtme në Vienë se më 24 qershor 1879 kishte dalë gazeta ‘Iskodra” në shqip dhe turqisht. Sipas tij, lëndën e gazetës e përgatitnin nëpunësit qeveritarë të qytetit dhe lajmet për pjesën shqipe i nxirrnin nga gazetat europiane. Sipas tij, gazeta ndodhet nën ndikimin e valiut të Shkodrës Hysen pasha. Qysh në numrin e parë, njoftonte konsulli, ajo shkroi për Bosnjen e pushtuar nga monarkia dualiste (Austro-Hungaria) një vit më parë dhe bënte kritika kundër Austro-Hungarisë. Ky lajm i shkurtër u botua(15 edhe në revistën Leka të Shkodrës.
Po ashtu Zef Skiroi shkroi(16 në veprën e tij “Shqiptarët dhe çështja ballkanike” mbi ngjarjet e Shkodrës prill – maj 1880: “Ditën e 7 majit 1880 në gazetën zyrtare ‘Iskodra”, e cila shihte dritën për të parën herë në shqip dhe osmanisht, u botua një thirrje e nënshkruar nga Ali Pashë (Gucia), Hodo Beg (Sokoli), Preng Bib Doda, Myftiu Hafiz Efendi (Hafiz Daut Boriçi), Arqipeshkvi Karlo Poten dhe Kol Çoba në emër të parisë e të popullit, në të cilën thuhej se, “… meqenëse Shqipëria pushoi së qeni nën sundimin e sulltanit, të gjithë nëpunësit joshqiptarë do të pushoheshin nga puna dhe do të detyroheshin të linin vendin dhe se tani e tutje populli nuk do t’i bindej më askujt, përveçse urdhërave të Lidhjes dhe këshillave të pleqësisë së fiseve, të cilat do të vazhdonin të ishin ashtu si deri atëherë, të vetmit ligjvënës të shtetit të ri”.
Në vitin e dytë të jetës së saj, më 1880 botuesit e saj deklaruan haptazi se, gazeta ishte “organ i degës së Lidhjes së Prizrenit në Shkodër”. Ky pohim do të shënonte edhe mbylljen e këtij organi fill pas shtypjes dhe shpërndarjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në vitet që pasuan pasi Lidhja Shqiptare e Prizrenit pushoi së ekzistuari gazeta vazhdoi të botohej jorregullisht vetëm në osmanisht. Gazeta u prodhua në shtypshkronjën e Shkodrës përballë pallatit qeveritar të qytetit.
Studiuesit pohojnë se pas mbylljes më 1880, gazeta ‘Iskodra” ridoli në dritë edhe në 1897 deri në 1903, por këtë botim të tretë të saj, ende ka pak të dhëna.

(Marrë nga numri i ri i revistës kulturore “Univers”, e sapodalë nga shtypi, nr.19).
Shënime
17. Kastrati, Jup. Bibliografi shqipe e dramatikë – narrativës dhe shtypit (1750-1946). Kapitulli i fundit është “Bibliografia e shtypit (1848-1946)”. Gjendet edhe në Baliu, Begzad. Vepra bibliografike e prof. Jup Kastratit, Prishtinë, 2001, f. 47. Vepra e hartuar në vitet 1942-1946 ruhet në dorëshkrim origjinal në Arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë. Edhe pse e gatshme dekada më parë, ajo nuk u botua nga regjimi komunist për arsye politike, siç dëshmon dr. Hamit Boriçi. Ky dorëshkrim u shfrytëzua nga pothuaj të gjithë studiuesit e kësaj fushe për 25 vjet, deri në 1971, kur Palok Daka nisi të botojë Bibliografi retrospektive e shtypit periodik shqiptar e mbi Shqipërinë e viteve 1848-1944, Revista Studime historike, Tiranë 1971-74, në 10 numra. “Bazat e një bibliografie shkencore për historinë e shtypit shqiptar, për herë të parë, i gjejmë në dorëshkrimin e dr. Jup Kastratit. – shkroi dr. Boriçi – Por punimi më i plotë në këtë fushë mbetet Bibliografia e Palok Dakës”. (Shih: H. Boriçi. Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare 1848-1997), Tiranë 1997, f. 25. Një bibliografi më të plotë me qindra tituj të rinj e ka gati bibliografi tjetër Maksim Gjinaj. Të treja këto bibliografi të shtypit shqiptar, Kastrati, Daka dhe Gjinaj janë ende të pabotuara.
2. Daka, Palok. Bibliografi retrospektive e shtypit shqiptar dhe mbi Shqipërinë e viteve 1848-1944. Botuar në revistën Studime Historike, viti 1971- nr.3, f.139-170, nr.4, f.185-226, viti 1972- nr.1, f.195-212, nr.2, 205-224, nr.4, f.239-254, viti 1973- nr.1, f.185-202, nr.2, f.191-204, nr.3, 225-238, nr.4, f.209-222, viti 1974- nr. 1, f.209-224. Mbledhur në një vëllim nga Biblioteka Kombëtare. Faqe 8.

3. Taniº, Cihat. ªarkî Rumeli Türklerinin sesi Emniyet Gazetesi (1896-1897). The voice of East Rumelian Turks the neëspaper of Emniyet (1896-1897). Konya 2011. Faqe IX.
4. Ceylan, Ayhan. Tanzimat Dönemi Osmanlý Basým ve Yayýmýnda Hukukî Düzen (1839-1876). Türk Hukuk Tarihi Araþtýrmalarý, S. 1. Istanbul 2006, faqe 139-155.
5. Tartari, Alban. Mediat turkofone në Ballkan. Tiranë, 2015, faqe 38-39.

6. Gençoðlu, Mustafa. Ýshkodra Vilayeti’nin Ýdari Taksimatý ve Yapýsý (1867/1868-1908). (Ndarja administrative dhe territori i Vilajetit të Shkodrës). CBÜ Sosial Bilimler Dergisi – CBÜ University of Social & Journal Sciences. Volume: 13, Issue: 3, September 2015). Faqe 259-290.

7. Girgin, Atilla. Türk Basýn Tarih’inde Yerel Gazetecilik. Ýstanbul, 2001. Faqe 86-87. Sipas tij, dolën nga viti 1860 në Beyrut gazeta Hadikâtü I-Ahbar (turqisht-arabisht), 1865 në Tuna – gazeta Tuna (turqisht-bullgarisht), 1865 në ªam / Suriye (turqisht – arabisht), 1866 në Trablusgarb / Trablusgarb (turqisht-arabisht), 1867 në Halep / Gadire’l Firat (turqisht-arabisht), 1867 në Cebeli Lübnan / Lübnan (arabisht-frëngjisht), 1867 në Kreta / Girit (turqisht-greqisht), 1868 në Edirne / Edirne (turqisht-greqisht), 1868 në Shkodër gazeta ‘Iskodra” (turqisht), 1868 në Janinë / Yanya (turqisht-greqisht), 1869 në Bursa / Hüdâvendigâr (turke-ermenice), 1869 në Halep / Firat (turqisht-arabisht), 1869 në Konya / Konya (turqisht-greqisht), 1869 në Trabzon / Trabzon (turqisht-greqisht), 1869 në Bagdat / Zevra (turqisht-arabisht), 1871 në Prizren gazeta Prizren (turqisht-serbisht), 1872 në Kastamonu / Kastamonu (turqisht), 1872 në Adana / Seyhan (turqisht-greqisht), 1872 në Yemen / Yemen (turqisht-arabisht), 1873 në Manastir / Rumeli (turqisht), 1874 në Ankara / Ankara (turqisht), 1876 në Herzegovinë / Neretva (turqisht-serbisht), 1877 në Prishtinë gazeta Kosova (turqisht-serbisht), 1877 në San’a / San’a (turqisht-arabisht), 1878 në Sivas / Sivas (turqisht), 1884 në Manastir / Manastir (turqisht), 1884 në Musul / Musul (turqisht), 1903 në Kudüs / Kudüs (turqisht-arabisht).
8. Topuz, Hýfzý. II Mahmut’tan Holdinglere Türk Basýn Tarihi. (Nga Mahmuti i Dytë deri te Holding-ët, Historia e Shtypit Turk). Stamboll, 2003. Faqe 33-34.
9. Koloðlu, Orhan. Osmanlý’dan 21. Yüzyýla Basýn Tarihi. (Historia e Shtypit nga Osmanllinjtë deri në shekullin e 21-të). Stamboll, 2006. Faqe 35.
180. Vlora, Eqrem bej. Kujtime. Vëllimi i parë 1885 – 1912. Tiranë 2001, Faqe 160-161.
191. Lajmet nga vilajetet. Sabah. nr.17, 14 (26) mars 1876, faqe 2. (Prifti, Kristaq. Buharaja, Vehxhi. Zëdhënësi i Lindjes. Sami Frashëri. Vepra 14, Prishtinë & Shkup, 2004, faqe 165.

202. Studiuesit shqiptarë mendojnë se ky autor është Sami Frashëri.
213. Daka, Palok. Bibliografia retrospektive…, faqe 8. Marrë nga Leka. Shkodër 1939, nr.6-12, faqe 236.
224. Frashëri, Kristo. Në gjurmë të dy gazetave të vjetra shqipe. Zëri i Popullit, 22 nëntor 1962, faqe 3 dhe në Tribuna e Gazetarit, nr. 3 – 4, 1967, faqe 13-14.
235. Leka. Shkodër. Nr. 6 – 12, 1939, faqe 236.
246. Schiro, Giuseppe. Gli Albanesi e la questione balcanica Napoli 1904, faqe 64.

Gjurmët të çojnë në… Sigurimin e shtetit komunist (IX) – “GJURMËT E TIJ”… MBAS VDEKJES… – Nga Fritz RADOVANI

 

Don Ejëll Kovaçin nuk e kam njohtë kurr! As Motren e Tij…

Mbas dënimit të tij me vdekje, u fol se “një firmë” që nuk kishte pranue me nënshkrue në dokumentin e Statutit të Kishës Katolike e kishte çue në pushkatim. Mosha 38 vjeçare e Tij ishte mjaft prekse…

Koha shumë njerëz i kalbë! Ashtu, mbas tri vjetësh në vitin 1961 kalbi edhe vetë autorin e procesit të tij, bashkë me spaletat e gjeneralit! Pushka e futun në gojen e Priftit e çoi “me nderime” në vorrin e vdekjes së tij të turpëshme dhe të përjetshme, bashkë me urimin prej zemre të mbi 50.000 familjeve të Veriut: “Dreqi ia pastë marrë shpirtin atij katil!” Nuk merret askush me vdekjen e Hilmi Seitit, mbasi të gjithë mendojnë njësoj sot në Shkoder: “I bani hysmetin dhe i ndjeu lezetin…”

Shumë të tjerë edhe të tretun ndër zallishta apo skuta pa asnjë Shenjë tek koka janë që vazhdojnë me jetue… Toka që i ka mbulue nuk ka mujtë me i kalbë…nuk i tretë kurrë, ndonse, për 50 vjet u punue për me fshi nga kujtesa Emnat e Tyne, e Aty secili ka të shkrueme mbi stomin e atij dheu të lamë me gjakun e Tyne të kulluem fjalët e At Anton Harapit para pushkatimit: “Lumninë e jep vdekja, kunoren ia ven vorri!”

Vallë, ku u pushkatue Meshtari i salvuem Don Ejëll Kovaçi?

Mu në qender të qytetit të Shkodres, në kinema “Republika”, ku Motra e vet Angjelina, i vuni mbi “vorr” kunoren e Pafajsisë..!

Aty, bani “Rrëfimin e fundit” me At Leonard Shajakun, i cili, nuk pranoi me folë fare…mbasi edhe Ai i tregoi kriminelëve se: “Duhet ta dini se Kisha nuk njeh asnjë Meshtar që ka kallxue Rrëfimin, prandej mos e kërkoni këte, se nuk do ta gjeni as ju tek unë!”….

Aty e vojoi At Marjan Prela me fjalët e Krishtit..dhe u interrnue.

Aty e pasoi edhe Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj mbas një viti…tue ndjekë rrugen e vetflijimit, por jo “shkëputjen nga Vatikani e Papa. Asnjëni Asnjëherë!”…deri në momentin e fundit me 11 Maji 1959, që edhe Don Deda nuk ka në dosjen e Tij “Fjalen e fundit” si Don Ejëlli.

Ata që do ta dishmojnë të vërtetën jetojnë, vuejnë… por, njëditë do të gjejnë momentin me ba të ditun Atë të vërtetë ashtu si dikur… 2000 vjet ma parë paraardhësit e Martirëve Tonë…Apostujt e Krishtit, që na kanë lanë të shkrueme fjalët e Tija: “Kerkoni se keni me gjetë!”.

Kishe ndigjue nga një mik i emi, se mbasi doli Motra e priftit nga burgu, kur po fejohej me Tefen, që banonte në rrugen e Gurazezve pranë meje, Tefa ishte interesue për të vërtetën e burgosjes së Angjelinës sidhe, për zhvillimin e ngjarjeve të asaj kohë. Për me u sigurue, kishte pyet një njeri të vetin, oficerin e sigurimit të shtetit në Ministrinë e Mbrendshme në Tiranë, një nga ma të njohtunit për masakrimin e klerikëve, Çesk Shoshin.

Çesku në vitin 1958 ishte në kooperativen e Dajçit të Bregut të Bunës dhe merrej me pregatitjen e skenarit tjetër të sigurimit, për vrasjen e Don Dedë Malaj…prandej, edhe ishte në dijeni për gjyqin e Don Ejëllit.

Çesk Shoshi i ka thanë Tefës: “Sa për çka asht thanë në gjyqin e Don Ejëllit, ti preju mbas meje dhe martoju qyshë nesër me Angjelinën Motren e Tij, mbasi të gjitha janë kenë trillime të Hilmisë, vetëm e vetëm me vra Don Ejëllin me një akuzë që me e urrejtë populli i Pukës…”

Po sot, Populli i Pukës, Qelëzes dhe Hajmelit, vendlindjes së Don Ejëllit, çka do të thonë për atë turp që Enver Hoxha sajoi me sigurimin  me ua lanë në derë… me Bariun shpirtnuer? Lé të flasë 90 vjeçari Gjergj Zef Pashuku (Zadeja) që sot rron në Hajmel…“Ishe anëtar i atij gjyqi, po s’ na pyeti kush as për osh as për balosh! Na merrshin sa për numur. E dijshim mirë se gjithçka ishte e sajueme, po kush guxonte me folë, se të ikte kryet. Ishte caktue prej naltë me u vra Prifti. Ky ka kenë dhe denimi em, se unë e Don Ejëlli ishim prej një katundi e moshatarë.” (Nandor 2010).

Besoj, kjo thanje e anëtarit të atij  gjyqi asht një provë e madhe e Pafajsisë së Don Ejëll Kovaçit, për ata që donë me kuptue të vërtetën!

Gjurmët e pashlyeme të Don Ejëllit, aty nga viti 1993, më çuen tek At Dioniz Maka…Françeskan i vjetër që i kishte kalue të 80- tat.

Para vitit 1991 pothuej nuk kam pasë rasen me u njohtë afer me At Dionizin, ndonse kur kam pasë ndigjue emnin e Tij, gjithmonë e kujtojshe për mirë. Ai respekt i ruejtun prej meje më ka shtye që në vitin 1993 me u takue me Te, mbasi më interesonte mendimi i Tij në lidhje me atë ngjarje aq shumë të përfolun në Shkoder në vitin 1958, kur u zhvillue gjyqi i priftit Don Ejëll Kovaçi, sepse At Dionizi ishte ndër të paktit klerikë që vazhdonte me shetitë  dhe me sherbye prap mbas vitit 1991, ndër ata fshatra të Pukës ku asht zhvillue ngjarja e veshun nga sigurimi i shtetit për veladonin e paster të Don Ejëllit. Sigurisht, kishe bindje se At Dionizi e ka gjurmue të vërtetën e asaj ngjarje të sajueme nga komunistë dhe po aq tragjike sa veprat e tyne kriminale.

Në vitin 1993 jam takue me Te dhe mbasi u hap biseda e gjyqit Don Ejëllit, At Dionizi më ka shpjegue rrethanat historike dhe sesi asht pregatitë nga Ministria e Mbrendshme në Tiranë, skenar i ngjarjes në bashpunim me terroristin Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme në Shkoder në vitin 1958. Ishte koha kur kleri kishte nënshkrue Statutin e Kishës që në vitin 1951. Ndër të paktit klerikë që nuk e ka nënshkrue atë Statut, ishte edhe Don Ejëll Kovaçi me Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj, që edhe Ata pasojnë shumë shpejt Don Ejëllin. Ato ditë ka ardhë nga Tirana në Shkoder koloneli i ministrisë Mehdi Bylbyli dhe bashkë me Hilmi Seitin kanë shkue në Pukë, dhe prej atje kolonel Bylbyli ka shkue dhe asht lidhë me Markun, kryetarin e këshillit popullor apo operativ sigurimi, gjoja me ndjekë disa të arratisun të cilët, kur ishin bashkë pranë bregut të lumit, aty kolonel Bylbyli e ka vra Markun dhe prej atje e ka çue tek çela e priftit, kohë në të cilen Don Ejëlli nuk ishte fare aty.

Kjo ngjarje e zhvillueme naten u ba objekt i gjyqit që naten e “bante” ditë e të kunderten. Hetimet e zhvillueme në Shkoder nën kujdesin e Hilmi Seitit, sollën dramen e Priftit, i cili, pa pikë faji, u pushkatue tue u njollosë nga sigurimi i shtetit me akuzat ma të pabesueshmet prej Popullit të Shkodres, të cilat i denoncoi aty në prani të Hilmi Seitit motra trime e Don Ejëllit, Angjelina. Angjelina tregoi sesi Hilmia gjatë hetimeve firmat e Don Ejëllit në proces ia ka marrë me revolver në gojë…: “O firmo, ose të holla trutë në erë…”. E ky episod i atij gjyqi bani që Angjelina fitoi mbi shpifjet e kurdisuna kunder Priftit, Vëllaut të Saj  të pafaj që u pushkatue.

At Dionizi, për disa kohë kishte shkue ndër shtëpijat ku sigurimi dhe Hilmi Seiti aso kohe kishin ba presion me publikue ngjarjen e sajueme prej tyne si të vërtetë, madje, At Dionizi kishte takue dhe familjar të Markut, të cilët, i kanë tregue emnin e kolonel Mehdi Bylbylit, që e ka vra Markun atë natë kur ishte me te tue shkue bregut të lumit. Një fshatar i kishte tregue mënyren sesi kufomen e Markut e kanë bajtë e çue tek qela, por At Dionizi atë fshatarë nuk e tregonte, mbasi ai ishte pendue për shpifjet ndaj Don Ejëllit, dhe të vërtetën ai ia kishte tregue në Rrëfim.

Po kështu ka ngja edhe me At Leonard Shajakun në sallen e gjyqit po per këte çeshtje. Ata dinin shumë ma tepër se flasin, por nuk mund të publikojnë shumë të vërteta që i kanë sekrete Rrëfimi. Asht pikërisht ajo kohë kur Hilmi Seiti, tue pa deshtimin e vet dhe të sigurimit të shtetit e PPSh që drejtonte sigurimin përballë klerikve katolikë, që vetsakrifikohen heroikisht, po nuk flasin për këta sekrete të Rrëfimit, kanë interrnue edhe françeskanin At Marjan Prela, një tjeter figurë e një Meshtari Atdhetar, edhe Ky figurë shumë e njohtun në Shkoder.

Në vitin 1996 kam bisedue gjatë për këte temë të Rrëfimit, që asht ndër Mbrekullitë e Krishtënimit Botnor me At Konrrad Gjolaj, i cili dinte edhe Ai një ndër shumë vrasje të kurdisuna dhe të kryeme nga spijunët që jugosllavët kishin rrekrutue që në vitët e fundit të Luftës së Dytë Botnore, të ndodhun ndër male të Veriut të Shqipnisë. Ky vrasës për një grusht pare të flliqta, kishte ardhë me u Rrëfye me At Konrradin, që atëherë ishte në Kuvendin e Françeskanëve në Shkoder. Edhe kur fliste për te, mbas plot 50 vjetësh që ai kishte ba pjesë në grupin e atyne kriminelave që kanë vra Dijetarin e Madh dhe Atdhetarin e flaktë, Meshtar i divoçem e Shqiptar i Vërtetë, Don Nikoll Gazulli një Martir i Kishës Katolike, i dridhej buza e i mbusheshin sytë me lot. Me beso, thonte At Konrradi, ishte e para herë që mbasi Rrëfeva atë kriminel, kam shkue dhe jam Rrëfye për vete…mbasi po mos t’ishe tue krye një shërbim aq të madh ndaj atij të “penduemi”…sot, Kisha do të më kishte edhe mue në fleten e zezë të kriminelave të saj…

Sakramendi i Rrëfimit asht një temë tjeter e veçantë ku sakrificat e klerikëve përballë atyne torturave të mnershme që ka ushtrue sigurimi i shtetit mbi trupat e priftënve, ishin pa rezultat, mbasi në 46 vjet të sistemit komunist në Shqipni, ASNJË klerik nuk ka nxjerrë një sekret Rrëfimi, madje, kjo nuk ka ngja as edhe prej atyne pak klerikve që edhe i kanë sherbye sigurimit. Ata kanë pranue me “shpifë” por jo, me nxjerrë sekretin kjoftë edhe të një rasti, gja që ka e ngritë edhe ma naltë vlerën e të gjithë Klerit përballë genocidit të pashembullt komunist të Enver Hoxhës.

At Dionizi kishte një memorie të shëndoshtë e shumë të saktë. Shpjegimi i At Dionizit në saktësimin e ngjarjes së Qelzës, të krijueme nga vetë sigurimi i shtetit komunist, gjithmonë i drejtuem nga Enver Hoxha, ka një vlerë që asht aq e madhe jo, vetëm, për nxjerrjen e Pafajsisë së Martirit Don Ejëll Kovaçi, por edhe për kuptimin e së vërtetës sesi asht luftue dhe punue për 50 vjet, me njollosë me të gjitha llojet e shpifjeve, intrigave, poshtërsinave e makinacioneve Kishen Katolike Shqiptare.

Kur kam pyet At Mëshkallën për këte ngjarje, më ka thanë:

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijë vjeçare të Krishtit…Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Engjullin e ndonjë tjetër, nuk duhët me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956…e, sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar.” (F.R. “At P.Mëshkalla SJ, fq. 32, 2007).

Tirana, kryeqyeti i Shqipërisë

Tirana (në të folmen tiranase: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[5]

Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Gjatë gjithë historisë së saj ajo ishte një qendër romake (Theranda) dhe bizantine (periudhën e zgjerimit të saj të parë). Ajo u pushtua në shekullin e pesëmbëdhjetë nga Perandoria turko-osmane, i cili ndikoi dhe ndryshuar politikën, shoqërinë, kulturën, arkitekturën dhe fesë në shekujt e mëvonshëm. Tirana e shpalli pavarsinë në 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Sot qyteti po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban, me ndërtimin dhe rregullimin monumentale e parqeve, ndërtesave, duke përfshirë edhe rindërtimin e objekteve fetare të shkatërruara gjatë pushtimit turk dhe regjimit komunist.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.[5] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[5] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.

Gjeografia

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.

Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.

Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Klima

Në Tiranë mbizotëron një klimë nëntropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius. Në vit bie 1 189 mm shi.

Tirana – Temperatura dhe reshjet mesatare mujore

JanarShkurtMarsPrillMajQershorKorrikkGushtShtatorTetorNëntorDhjetor
Temp. Maks. (°C)121215182328313127231714Ø20,9
Temp. Mini. (°C)-8-8-4-136111051-3-7Ø0,4
Reshje (mm)13515212811712286323260105211173Σ1.353
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
12
-8
12
-8
15
-4
18
-1
23
3
28
6
31
11
31
10
27
5
23
1
17
-3
14
-7
JanShkuMarPriMajQerKorGushShtaTetNënDhje
R
e
s
h
j
e
13515212811712286323260105211173
JanShkuMarPriMajQerKorrGushShtaTetNënDhje

Burimi: BBC Weather Service:Tirana

Historia

Pazari i qytetit ne fillim shekullin XX

Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin osman, në vitet 1431-1432. Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.

Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 1.000.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumëllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.

Kryeqyteti

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese.

Në Historinë e Popullit Shqiptar, “Periudha e Pavarësisë” (28 nëntor 1912 – 7 prill 1939), në faqen 249 përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet përfundimisht kryeqytet i Shqipërisë.

Në Tiranë, përkundrazi kundërshtimi i Esat Pashë Toptanit, hëpërhë ishte eleminuar, për sa kohë ai ishte kundërshtar i qeverisë së Durrësit. Veç kësaj Tirana ndonëse kishte një popullsi të barabartë me atë të Elbasanit, kishte kushte më të mira për organet qeveritare. Këtu kishte më tepër ndërtesa të mëdha, më tepër lokale publike, më tepër rrugë të gjera, më tepër hotele. Duke marrë parasysh këto faktorë, qeveria e Lushnjës mori vendim më 9 shkurt 1920, që ta vendoste kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziasëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920.[6]

Etimologjia

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë:

  1. Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujërat nga malet përreth.
  2. Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila mendohet të këtë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.
  3. Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τύρος) që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
  4. Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin “Të rônë” (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja “kanë rënë (psh) në Durrës” (apo diku tjetër).[7]

Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Arkeologjia

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”.[8]

Politika

Kryebashkiakët e Tiranës

Pas rënies së komunizmit

Që nga tetori i vitit 2000 deri më 23 maj 2011 kryetar i bashkisë se Tiranës ishte piktori dhe lojtari i dikurshëm i basketbollit, si dhe për një kohë të shkurtër ministër i kulturës, rinisë dhe sportit, Edi Rama. Në tetor të vitit 2003 ai u rizgjodh sërish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhësit e tij të viteve ’90 ishin kryebashkiakët Sali Kelmendi (1992-1996) dhe Albert Brojka (1996-2000) të Partisë Demokratike (PD). Më 23 maj 2011 kryetari i ri i bashkisë u shpall Lulzim Basha një i diplomuar në një nga universitetet më të njohur të Europës i cili fitoi zgjedhjet e 8 majit 2011 ndaj ish kryetarit të Bashkisë, Edi Rama.

Këshilli Bashkiak

Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës. Mandati i këshilltarit pushon para afatit 4-vjeçar në rastet që parashikon neni 27, pika 4 (gërmat a, b, c, c, d, dh, e, ë) e ligjit 8652, dt.31.07.2000, Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Këshilltari që mbaron mandatin para kohe në përputhje me ligjin, lëshon një deklaratë me shkrim ku shpjegon arsyet përkatëse.[9]

Për zëvendësimin e tij komisioni i mandateve i paraqet Këshillit Bashkiak kandidatin e rradhës të listës shumëemërore të subjektit elektoral të cilit ai i përkiste duke ndjekur këtë rradhe pune:

  • Verifikon vlefshmërinë e mandatit
  • Harton procesverbalin dhe e lexon atë përpara këshillit
  • Organizon betimin e këshilltarit dhe nënshkrimin e tekstit prej tij

Në periudhën nga data e shpalljes së zgjedhjeve të rradhës deri në konstituimin e këshillit të ri, Këshilli Bashkiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm për raste të situatave emergjente.[9]

Komisionet

Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 55 këshilltarë. Ai ka 14 komisione të cilat janë:

  • Komisioni i Financave (7 anëtarë)
  • Komisioni Juridik (5 anëtarë)
  • Komisioni i Ekonomisë dhe Çështjeve Sociale (5 anëtarë)
  • Komisioni i Arsimit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Shëndetësisë, Veterinarisë, Mbrojtjes së Mjedisit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Shërbimeve Publike (5 anëtarë)
  • Komisioni i Rregullimit të Territorit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Jashtëm (5 anëtarë)
  • Komisioni i Mandatave (5 anëtarë)
  • Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes civile (5 anëtarë)
  • Komisioni i Strehimit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (5 anëtarë)
  • Komisioni i Kontrollit Financiar (5 anëtarë)
  • Komisioni i Vlerësimit të Figurave të Shquara të Qytetit (7 anëtarë)

Gjatë periudhës janar-qershor 2010, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 14 Vendime.[9][10]

Binjakëzimet

Njësitë bashkiake

Bashkia e Tiranës është ndarë në njëmbëdhjetë bashkitë të vogla.

Minibashkitë in Tirana.svg
Nr.EmriEmri zyrtarPopullsia[11]Drejtues[12]
1Njësia Numër 1Tirana 151,007Trendelina Jaku
2Njësia Numër 2Tirana 272,801Elez Gjoza
3Njësia Numër 3Tirana 343,100Ergesta Nika
4Njësia Numër 4Tirana 466,795Liri Qoshi
5Njësia Numër 5Tirana 574,936Violeta Kika
6Njësia Numër 6Tirana 660,384Adriatik Merko
7Njësia Numër 7Tirana 761,362Gjinovefa Kadria
8Njësia Numër 8Tirana 837,931Erjon Xhafa
9Njësia Numër 9Tirana 951,599Adelina Albrahimi
10Njësia Numër 10Tirana 1026,457Arjan Hamiti
11Njësia Numër 11Tirana 1161,095Gentian Arapi

Demografia

The expansion of Tirana from 1990 to 2005.

Popullsia në vite
VitiPop.±% p.a.
17034
182012+0.94%
192310,845−0.10%
193735+8.73%
1955108,2+6.47%
1985200+2.07%
2001597,899+7.08%
2011749,365+2.28%
2017862,361+2.37%
Source: [13][14][15][16] [a]

Tirana është qyteti më i populluar në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Gadishullin Ballkanit. Është gjithashtu zona e vetme metropolitane e Shqipërisë me një popullsi prej mbi 800,000 banorë. Në regjistrimin e vitit 2011, zonat urbane të qytetit përfshijnë 526.017 njerëz. Zonat rurale të Tiranës, të cilat njihen si rrethinat e Tiranës, përfshijnë 223.348 njerëz. Gjithsej, shifra për të gjithë qarkun llogaritet si 749.365 njerëz. Numri i grave paksa e tejkalon numrin e burrave në qark, me 370.587 burra dhe 378.778 gra.[17]

Tiranës u përmend për herë të parë midis viteve 1372 dhe 1418 në dokumentet veneciane. Gjatë asaj kohe, ajo njihej si një fshat i vogël që përbëhej nga 60 zona të banuara, me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë. Marin Barleti (një historian dhe prift shqiptar nga Shkodra), Tiranë e Madhe dhe e Vogël. Në vitin 1583, qyteti kishte 110 zona të banuara me 2900 shtëpi dhe 20,000 banorë. Kur Sylejman Pasha themeloi qytetin në vitin 1614, ndërtimet e para në zonë ishin një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë, kontrolli i qytetit u fitua nga familja fisnike Familja Toptani e Krujës dhe kishte vetëm 4000 banorë. Është vërejtur se dy lagjet më të vjetra ishin Mujos dhe Pazari, midis Sheshit Skënderbej dhe Rrugës së Elbasanit, në të dyja anët e lumit Lana. Në vitin 1820 popullsia e Tiranës ishte rreth 12.000 banorë. Pas Rënies se komunizmit në Shqipëri në vitin 1990, qyteti kishte rreth 250.000 banorë dhe që atëherë një fluks i madh nga pjesët e tjera të vendit e ka rritur popullsinë në mbi 700.000

Myslimanët (duke përfshirë edhe minoritetin e madh Bektashjan në Shqipëri) përbëjnë rreth 65% të popullsisë së Tiranës. Rreth 11% e popullsisë e identifikojnë si disa emërtime të të krishterëve, 3% janë ateistë dhe 4% e identifikojnë veten si besimtarë pa emër. Një fakt interesant në përbërjen fetare të Tiranës është 15% (113.000 njerëz) që preferojnë të mos i përgjigjen pyetjes së anketës. Kjo hezitim për të mos u përgjigjur mund të vijë nga epoka e komunizmit në Shqipëri nën diktatorin Enver Hoxha, ku ai shpalli shkëlqyeshëm: Feja e vetme për një shqiptar është shqiptarizmi, e shpalli Shqipërinë si shtet ateist dhe u përpoq të hiqte të gjitha fetë e organizuara nga vendi Kisha Katolike Romake përfaqësohet në Tiranë nga Kryepeshkopata e Tiranës dhe Durrësit, me Katedralen e Shën Palit, selinë e tanishme të prelatit. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shërbehet nga Kryepeshkopi i Tiranës në Katedralen e Ringjalljes.

Turizmi

Sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri në Mars të vitit 2007 në Tiranë janë 64 subjekte të liçensuara për ushtrim veprimtarie turistike si agjenci turistike udhëtimi dhe 18 njësi akomoduese turistike të liçensuara. Tabela e mëposhtme jep të dhëna mbi klasifikimin e njësive akomoduese turistike të licencuara.

 

Klasifikimi
EmërtimiNumërDhomaShtretër
Hotele me 1 yll23872
Hotele me 2 yje23751
Hotele me 3 yje6129212
Hotele me 4 yje4364706
Hotele me 5 yje1151302
Hotele të tjera3100193

Burimi:[18]

Disa nga pikat turistike që mund të vizitohen në Tiranë janë:

  • Mozaiku i Kishës Paleokristiane
  • Kompleksi muzeal i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshit “Skënderbej”
  • Parlamenti (Teatri i Kukullave)
  • Kulla e Sahatit e ndërtuar në vitin 1830.
  • Xhamia e Et’hem Beut
  • Katedralja Ortodokse e Ringjalljes së Krishtit
  • Kisha Katedrale e Shën Palit
  • Varri monumental i Kapllan Pashës
  • Kalaja e Tiranës
  • Pallati i Princeshës Sanije
  • Rezidenca Mbretërore
  • Kompleksi monumental i Sheshit të Flamurit
  • Lulishtja publike më e vjetër e qytetit
  • Shatërvani i parë i qytetit
  • Ura e Tabakëve
  • Vendi ku është shpallur Pavarësia
  • Rrapi monumental i Tabakëve
  • Varrezat e Dëshmorëve si pikë turistike dhe monument artistik.
  • Pallati i Brigadave
  • Kalaja e Petrelës

Dajti Ekspres

Hotele

Hotele të njohura në Tiranë janë:

Kalatë

Kalaja e Petrelës

Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justinianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.[19]

Kalaja e Prezës

Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone. Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.[20]

Ekonomia

Tirana shërben si qendra ekonomike e të gjithë vendit

Tirana është qendra më e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e lehtë dhe ushqimore si dhe industria ndërtimore, por edhe industria e ndërtimit të makinerive apo ajo e tekstileve dhe e përpunimit të qelqit. Si në të gjithë vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në një periudhë tranzicioni. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste shumë vepra të dikurshme industriale kanë dalë pjesërisht jashtë përdorimit dhe nuk funksionojnë rregullisht. Por ndërkohë po merren masa të shpejta për rimëkëmbjen dhe vënjen sa më të shpejtë në punë të veprave ekzistuese dhe të reja. Shumica e popullsisë janë sot të punësuar në sektorin e tregtisë dhe atë të ndërtimit, në sektorin e shërbimeve publike, atë turistik dhe si punonjës të shtetit.

Transporti

Transporti rrugor

Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Autobusë të rinj, sipas të gjitha standardeve evropiane dhe me të gjitha kushtet e një shërbimi cilësor urban. Ashtu siç është premtuar, Bashkia e Tiranës fillon ndërhyrjen në mjetet e transportit publik si pjesë e paketës së masave të përmirësimit të shërbimit, hartuar në kuadër të strategjisë së transportit, në të cilën u konsiderua parësore përmirësimi i kushteve të komoditetit dhe të lëvizjes në shërbimin e Transportit Publik. E konsideruar si një revolucion i madh në standartet e transportit të Tiranës, ky rinovim do të shtrihet në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, me vënien në funksionim të autobusëve të niveleve më të larta bashkëkohore.

Pikat e shtijes së aboneve [21]

OperatoriLinjaVendndodhja e agjensisë
Tirana Urban TransPorcelani – SaukuRruga “Abdi Toptani” Nr.5
FerlutUnazaRruga “Muhamet Gjollesha” (Kioska përballë karburantit ‘Start’)
P.T.U.UdhetarëveKombinat – KinostudioNë Kryqëzimin e Rr. së “Kavajës” me Rr. “Ded Gjo Luli”
Tirana LinesLapraka – Instituti BujqësorTek kioska në krah të Muzeut Kombëtar
Alba TransTirana e reUzina autotraktori

Tufina

Bulevardi Zogu i I, Nr. 97

Transporti hekurudhor

Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër.

Transporti ajror

Në Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolet e Evropës Perëndimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobuzët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas.

Institucione e Tiranës

Tirana parë nga pjesa jugore e qytetit

Sheshi Nënë Tereza me godinen e Universitetit Politeknik në sfond

Biblioteka

Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.

Institute Arsimore

Institucione qeveritare

  • Presidenca
  • Kryeministria
  • Kuvendi

Muzetë

Mediat

Radio

  • Radio Tirana
  • Radio Kontakt
  • Plus 2 Radio
  • AMC Love Radio
  • Radio Italia
  • Radio Planet
  • Radio Tirana II
  • AlbaKarta Radio Dee-Jay
  • Radio 7
  • National Radio 1
  • Radio ALSAT
  • Radio Rock
  • Radio Ime
  • DW-Deutsche Welle
  • Radio NRG
  • VOA Europe

Gazeta

Televizioni

Sporti

Trivia

  • Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo e Bamit.
  • Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.
  • Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
  • Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit) daton në shekullin XVIII.
  • Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.
  • Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
  • Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 m i lartë.
  • Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
  • Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.
  • Rruga e Durrësit është hapur me 1922 dhe quhej «Nëna Mbretëreshë». Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtepi e kopshte.

  • Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
  • Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
  • Bulevardi «Dëshmorët e Kombit» është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
  • Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.
  • Monumenti i Skënderbeut i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes së heroit kombëtar
  • Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat « Dëshmorët e Kombit » më 1971.
  • Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
  • Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
  • Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe mozaiku në ballë të tij titullohet «Shqipëria».
  • Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. «Piramida» u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
  • Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë. 1938 – 25.000 banorë.1945 – 40.000 banorë. 1990 – 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë e Tiranës mbi 700.000 banorë.

Gjurmët të çojnë në… Sigurimin e shtetit komunist (VIII) – PO SOT, KU NA ÇOJNË GJURMËT..?! – Nga Fritz RADVANI

 

 

Deri këtu jemi në mbrendinë e Dosjes Nr. 2229 që ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, të cilën unë e kam pa në vitin 1998. Shkrimtaruci Ilo Bodeci, ish spijun i sigurimit të shtetit dhe, që emni i tij asht i njohtun edhe nga Mirdita, në vitin 1969, dy vjet mbas shpalljes së luftës pamëshirshme kundër Fesë, më shemtimin e shekullit “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të 1967, që drejtohej nga pasuesi i Enver Hoxhës skilja e njohtun Ramiz Alia, Ilo nxori në qarkullim një liber shumë “të njohtun” nga rreth 12.000 lexues shqiptarë, mbasi kaq ishte tirazhi i tij, me titull “Gjurmat të çojnë në qelë”, me autor vetë Ilon. Për këte vepër që me siguri asht “lexue” edhe nga ideatori i atij libri Enver Hoxha, nuk e di se mbas leximit të tij, “shokun” Ilo a e ka dekorue Enveri “ynë”, mbasi në një kohë me te, “shokët” spijun të sigurimit të shtetit, botuen disa libra të tillë, që pasonin Rakip Beqon me parathanje të Jup Kastratit, Hulusi Hakon me librin “Akuzojmë  fenë”… Skender Drinin e Shkodres, me një liber kundër klerit katolik apo, Viron Koken, dhandrrin e Shkodres dhe sa e sa të tjerë, që “asnjenin” “Gjurmat nuk e çonin ndër xhamija as ndër kisha orthodokse…” Vërtetë një “çudi”..! E, pra edhe “kumbonët”e Kishave tona kanë kenë ndalue disa vite para 1967…

Fakti asht se Ilo Bodeci, ngjarjen e shkruen në përputhje të plotë me dosjen 2229 dhe gjyqin e zhvilluem për atë çeshtje… kështu, shkruen studjuesi Prof. Simon Pepa, i cili për mue asht i besueshëm, mbasi unë, me thanë të drejten, as nuk kam marrë mundimin me lexue librin e Ilos, mbasi kam ndigjue gjyqin e Don Ejëllit që nga dita e parë. Sigurisht, Ilo, nëse ka kenë në sallen e gjyqit “i ftuar” me spijunët tjerë, do të kujtojnë edhe Fëtyrat e të akuzuemve, flas për Don Ejëllin dhe Motren Angjelina, që me siguri i ka mbetë Fëtyra e Saj ende sot në mendje, kur Ajo arriti me ia përplasë për surrat shpifjet e trillimet e poshtra terroristit Hilmi Seiti, në sallën e gjyqit…gja, që, “nuk e kuptoj” pse mungon sot edhe në shenimet e Dosjes së cungueme të Tyne nr. 2229, që ruhet nga Arkivi i Ministrisë prej nga varej edhe vetë shkrimtaruci Ilo…Në liber nuk di nëse agjenti Ilo ka shpjegue të pakten në vija të përgjithshme ngjarjen tragjike të datës 10 dhetor 1958, kur në koridorin e sigurimit u ndigjue një gjamë e mënershme brimet e Don Ejëllit, që pat tronditë të gjithë të arrestuemit ndër ata qeli kur Priftin 38 vjeçar, xhelatët e moren me e me e pushkatue…

Autori i librit asaj piskamë duhet ti kishte dhanë një shpjegim!!

Sigurisht, ai shpjegim nuk do ti interesonte sigurimit, por duhej ba për hirë të së vërtetës, ashtu si e bani Motra Trimneshë e Priftit, mu në sallen e gjyqit ku ndodheshin edhe autorët tjerë të sajimit ngjarjes.

Studimi i dosjeve të Arkivit të Ministrisë Mbrendshme apo edhe atij të Shtetit në Tiranë, asht një punë shumë e vështirë, shumë e me përgjegjësi, shumë e lodhshme nga ana psiqike edhe fizike… mbasi do të përballosh një “stres” deri në vuejtje të mbrendshme shpirtnore, nëse në dosjen që ke në dorë ke të bash me ndonjë njeri të tandin, të njohtun apo që ke pasë rasën me ndigjue për “pafajsinë” e Tij…kur ngjarjet edhe vazhdojnë me ditë e muej të tana ndër ato labirinte të pafund vuejtjesh, e kjo gja nuk mund të kalohet thjeshtë sikur në leximin e një rromani…

Besoj se ndonjë lexues i këtij “libreti” që kam shkrue, ose studjues, nëse ka pasë rasën me kalue ndër duertë e tija ndonjë dosje, besoj do të rikujtojnë në kujtesën e vet, vështirsinë e frymëmarrjes kur kanë mërrijtë tek akti i fundit final i gjithë vuejtjeve, torturave, dhunimeve, shpifjeve, rrahjeve, paaftësisë me qindrue Burrë, ballafaqimeve apo sajimeve të pakenuna, të Atyne fatzezve, që me doren e Tyne edhe kanë shenue aty: “E nënshkruej këte proces verbal pa ma të voglin shterngim…dhe një shkarravinë… e quejtun “firmë” asht ajo që e mbyllë përfundimisht jetën e “një kenjes njerzore” me “fjalën e fundit” para plutonit të ekzekutimit…ku, prokurori ka shenue datën, oren e mërritjes në vendin e caktuem dhe saktësisht thanjen e Tij, mbasi nuk mund të ndryshonte as “dialektin” e viktimës, sëpse ai dokument kerkohej direkt me u pa nga Enver Hoxha, i cili shpesh shenon me dorën e vet: “Të pushkatohet. Njoftoni dëshiren e tij të fundit…gjen. kol. Enver Hoxha” dhe, në fund data e nënshkrimit të tij.

“Fjala e fundit” pra asht i vetmi dokument i vërtetë dhe i saktë i gjithë dosjes së të pushkatuemit…Këte unë e kam verifikue pothuej në të gjitha aktet e ruejtuna në Arkiv…Ai asht dokumenti bazë mbi të cilin duhet të mbështeten studjuesit tonë, mbasi aty asht “Rrëfimi, Pendimi, Pendesa e Falja…” Aty dhe vetëm Aty, Kenja Njerzore fillon hapat e Para me shkue drejtë rrugës së panjohtun me u takue me Krijuesin e Vet, aty cilido kjoftë, nuk ka ma asnjë lidhje as me fisin, të afermit apo armiqtë që ka përballë, dhe kjo që tham unë, vërtetohet tek dokumentat e klerikve që Besojnë pa asnjë mëdyshje jeten e Pavdekshme drejtë së ciles po shkojnë.

Ky asht një fakt që provohet vetëm nga “Fjala e fundit” ku, të gjithë papërjashtim thonë: “Jam i pafajshëm, po, i fali ata që më kanë dënue dhe ata,.. që do të shtijnë mbi trupat tonë!”

Kjo asht vdekja ma heroike dhe Burrnore, ndonse komunistët asnjëherë nuk kanë me mujtë me e rrokë këte frazë në menden e tyne të çapërdisun nga ateizmi materialist…apo shpirti i mbytun në llomin e krimit, ku vetëm kanë shkue tue u thithë përmbrenda, po kurrë me dalë!

Nuk kanë me mujtë kurrë me kuptue faktin se “ateistët komunistë”, kur mbyllin sytë, ata vdesin përgjithmonë…sëpse janë kufoma të pajetë që nga ai moment që janë pushtue nga idetë marksiste e leninste, nga tesërat e PPSh…apo enveriane! Kjo asht edhe arësyeja që punojnë në fshehtësi të plotë, nga frika e së vëretës, prandej edhe gjyqet e tyne u zhvillonin ndër dhomat e errta e padritë, me të “ftuar”mbasi Drita e së Vërtetes i vërbonte.

Ndërsa Ata Martirë, që sot shumë vetë nga këta xhelat i kujtojnë të vdekun, pse njëditë i kanë vra me dorën e vet, madje edhe i janë afrue dhe i kanë ra edhe mbas kokës së gjakosun…me i shkapernda trutë e Tyne përtokë, shumë prej vrasësve katilë ende as sot nuk kujtohen se Ata, prap vazhdojnë me jetue…sëpse Ata Heronjë, që në momentin e pushkatimit bahen të Pavdekshëm…Mbasi drejtimi Shpirtnuer i Tyne ecën nga Drita!

Këtu qendron misteri!

Atëherë, tue iu referue prap “Dosjes 2229” të Don Ejëllit, që besoj se asht prap e ruejtun, për cilën arësye aty sot mungon “Fjala e fundit” e Priftit “kriminel…vrasës ordiner…e imoral..?”

Kush e zhduku këte dokument nga dosja?

Pse nuk dimë sot, pikërisht “Rrëfimin e fundit” të Tij…?

Pse nuk kemi pikërisht atë dokument ku Ai, zbulohet, pendohet ose jo, për “vrasjen” apo “shkangullin moral” që ka krye..?!

Apo edhe Don Ejëlli i ka falë shpifsit, vrasësit dhe torturuesit e Tij në atë moment kur ka deklarue me siguri, se “po vdes i pafajshëm..”.

Mos ndoshta Enver Hoxha e ka të “palosun” ndër “veprat” e veta?

Sikur, lexuesi i dosjes të shihte këte rresht të thanun nga goja e Tij në momentin e fundit, cila do t’ ishte vlera e 600 faqeve të shkrueme nga Hilmi Seiti e shokët e tij..? Po, vlera e librave që spijunët si Ilo me shokë “Gjurmat na çojnë në qelë” ku, do të qendronte atëherë..?

Edhe kjo ka shpjegimin e vet…

Pavdeksia e të Pafajshmit…fillon me të vërtetën…

Unë besoj vetëm tek e vërteta!

Aty më çojnë gjithnjë… gjurmët e Don Ejëll Kovaçit!

Demalia: E vërteta për Silva Turdiun, si e refuzoi Skënder Shehu mbesën e Nexhmijes

ILIR DEMALIA DHE BASHKIM SHEHU, NE TIRANE NE VITIN 1992 (MAJTAS) SILVA TURDIU

Pas ribotimit të plotësuar të librit autobiografik “Vila me tri porta” të shkrimtares dhe fizikanes Vera Bekteshi, botim i “UET PRESS” e bija e ish-gjeneralit Sadik Bekteshi, të dënuar në vitin 1974 me grupin puçist të ushtarakëve, në gazetën “Panorama” u botuan disa pjesë nga kjo vepër.

Në të ajo flet për jetën e saj si vajzë Blloku, njohjet me bijtë e pushtetarëve të kohës, të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Kiço Ngjelës, etj., por edhe për jetën e saj në internim dhe shenjat që kjo periudhë e errët do të linte në jetën e saj. Analisti Ilir Demalia, i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit për vite me radhë, nuk bie dakord me Bekteshin në disa prej rrëfimeve të saj. Ai gjen pasaktësi apo informacione të pavërteta.

Prej bisedave me Bashkim Shehun, por dhe informacioneve që qarkullonin asokohe, Demalia tregon për fëmijët e Mehmet Shehut, sidomos Skënderin, i cili dukej se ishte më i ngjashëm me të atin. Po ashtu, edhe për prishjen e fejesës së tij me Silva Turdiun dhe lidhjet e tij të mëparshme dashurore, refuzimin për t’u fejuar me mbesën e Nexhmijes, lidhjen me Irena Papën, etj. Ai e quan të panatyrshëm adhurimin e Bekteshit, Ngjelës e Maks Velos për Ismail Kadarenë, që, sipas tij, ka bërë një letërsi propagandistike.

ilir demalia

ILIR DEMALIA

Në gazetën “Panorama”, lexova një pjesë nga libri i Vera Bekteshit, së cilës, nuk ia kam lexuar librat dhe nuk mund ta paragjykoj apo të gjykoj në tërësi librat e saj.

Për aq sa lexova pjesën e botuar në gazetën “Panorama”, ka të pavërteta dhe sajesa, që, për ne që kemi jetuar atë kohë dhe kemi ndjekur ngjarjet, tregimit të Bekteshit i kërcasin planet, siç thuhet në kinematografi.

Fëmijët e Sadik Bekteshit, ashtu si dhe të Mehmet Shehut, (jo Skënderi) apo fëmijët e Kiço Ngjelës, djali i Manush Myftiut, Agim Myftiu, djali i Kadri Hazbiut, i ndjeri Agron Hazbiu, të cilin e kam njohur personalisht në atë kohë, nuk ishin dogmatikë dhe gijotinarë të Enver Hoxhës si baballarët e tyre. Ishte e kundërta, këta shikoheshin me simpati nga ata që ishin të prekur nga regjimi dhe nga “rrugaçëria” e Broadway-it. Këta ishin avangardë dhe një rebelim simpatik për rininë e Tiranës së fillimviteve ’70. Kjo ishte logjike, edhe pse këta kishin informacionin shumë më madh dhe “sigurinë”, por mbi të gjitha ishte natyra tyre qytetare që binte ndesh me djemtë e të ardhurve më të vonshëm të regjimit.

Vera Bekteshi
Vera Bekteshi

E veçova Skënderin, që nuk ishte si këta, pasi në një bisedë me Bashkimin Shehun në vitin 1992 në shtëpinë time në Tiranë, pasi isha kthyer nga Gjermania, gjatë bisedës, ku po diskutonim gjëra të ndryshme, Bashkimi, ndërmjet të tjerave, më tregon për brutalitetin dhe ashpërsinë e të atit në shtëpi. Sesi ky (Bashkimi) dhe Ladi ruheshin dhe nuk flisnin në sy të Skënderit, pasi Skënderi ishte dogmatik dhe i tregonte gjithçka të atit. Ndërmjet të tjerave më tregoi, se si një herë, Mehmeti e kishte kapur në dhomën e tij duke lexuar “Procesin” e Franc Kafkës, ia kishte grisur librin, duke i bërtitur rëndë me një histeri të frikshme. Apo si Bashkimi e ndryshonte modelin e flokëve kur dilte jashtë dhe si e ndryshonte në shtëpi në sy të prindërve. Në lidhje me Skënderin dhe dogmatizmin e tij kemi dhe një fakt tjetër që e di nga i ndjeri miku im, Jamarbër Marko (Madu), djali Petro Markos. Kur Madun e larguan nga Vlora si gazetar i porsanisur, shkrimi i parë i tij, u bë shkak për ta larguar nga gazetaria dhe Vlora dhe për ta lënë të papunë në Tiranë. Jamarbër Marko takohej me Skënderin. Ndërmjet të tjerave, Madu i thotë Skënderit një ditë se, “Enveri do të eliminojë Mehmehtin…”. E të tjera, e të tjera, ashtu siç fliste Madu. Skënderi ia tregon këtë Fiqretes, e cila lajmëron Sigurimin dhe pastaj, Madu përfundon në arrestim. Sipas Madusë, Skënderi nuk e ka bërë me qëllimin të arrestohet Madu, por ky ishte Skënderi dhe nuk ishin kështu Ladi dhe Bashkimi.

Kjo vërtetohet po të lexohet libri i Petro Markos “Retë e gurët”, ku shkruan:

[…] “Mbas pesë muajsh hetuesi, më 31 dhjetor 1975, u dha vendimi i gjyqit: Gjashtë vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. Në takimin e parë me djalin, përpara se të nisej për në Spaç, takim me dy palë hekurash mes nesh, ai ishte jashtë mase i tronditur, i verdhë, i ënjtur, i deformuar. Ne e pyesnim dhe ai heshtte. Shqiptoi vetëm disa fjalë të pakuptimta për ne: ‘Jam këtu për të dytin’”.

Jam këtu për të dytin, ishte fjala për Mehmet Shehun, për atë që i pati thënë Skënderit.

E bëra këtë parabolë, pasi, nuk mund të kuptoje në atë pjesë të tregimit të Bekteshit, paraqitjen e Mehmet Shehut si njeri për t’u pasur zili në karrierën e tij. Bekteshi shkruan:

“Jo vetëm ne fëmijët që u rritëm në Bllok, kur filluam të mendonim me mendjen tonë (kush e pati atë fat), por edhe shumë të tjerë, e dinim fare mire se e kaluara e Kryeministrit shqiptar ishte për t’u pasur zili: shkolla amerikane e ‘Fulzit’ në Tiranë, më pas akademia ushtarake në Itali, Lufta e Spanjës, eksperienca në Francë, komandant i Brigadës së Parë Sulmuese gjatë Luftës së Dytë…”.

Më poshtë, Bekteshi vazhdon dhe tregon sesi Kryeministri rrinte i ngrysur, pasi ai ndihej superior me të tjerët, por në të vërtetë ishte shumë i qeshur. Kështu na tregon Bekteshi në një rast gjatë një vizite për vdekjen e së ëmës të Kryeministrit më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë dhe GIJOTINARI numër një dhe më besniku më i madh diktatorit Hoxha.

Në luftën e klasave, Mehmet Shehu ishte më xhahili dhe vrastari. Në luftën kundër shfaqjeve të huaja pas Festivalit 11, ai mori gërshërët e doli vetë nëpër Tiranë, duke i prerë flokët e pantallonat në rrugë të rinjve.

Bekteshi shkruan se Shehu, ndryshe nga Hoxha, ishte trim, ai kishte vrarë, por jo pas krahëve?!! Kë do të quajë vrasje burrërore Bekteshi, vrasjet e 20 italianëve të kapur robër në Lushnje? Të 70 të tjerëve në Mallakastër? Vrasjet e pa gjyq në Mirditë, ku pushkatuan 18 vetë në gusht 1949 si hakmarrjeterror për vrasjen e Bardhok Bibës pa gjyq? Që groposi së gjalli disa prej tyre? Përse Bekteshi do t’i japë një fytyrë humane dhe burrërore një krimineli ordiner dhe sadisti që ka mbjellë vetëm frikë dhe terror gjatë sundimit tij në pushtet?! Bekteshi, na tregon sesi ajo, së bashku me Spartak Ngjelën dhe Vladimir Shehun, djalin e Kryeministrit, i mbajtën premtimet?!!

Tregon për diçka që unë e kam dëgjuar nga Spartak Ngjela në vitin 1995. Ngjela tregonte se te bisedonin në plazh në vitin 1973 me Ladin kundër regjimit, dhe kjo është e besueshme deri këtu, Ladi, i paska thënë Ngjelës: “I pari do t’i hajë të tërë dhe do të na vijë radha dhe ne. Por poshtërimin e këtyre unë nuk mund ta duroj dhe metoda më e mirë për të vdekur n’paqe, është vetëvrasja me korrent, duke futur dy tela në prize dhe…”

Për ata që njohin nga afër Avokatin dhe për logjikën e situatës dhe kohës kur zhvillohet kjo bisedë, kjo është pak e besueshme. Pse? Në vitin ’73-74, jo vetëm Ladit, por edhe Ngjelës e Verës, as nuk i shkonte mendja se do përfundonin ashtu. Rebelimi tyre ishte një llastim. Kryeministri Mehmet Shehu, në vitin 1974 ishte në zenith të pushtetit dhe priste e vriste si t’i donte qejfi. Kriminel i pamëshirshëm dhe aspak ashtu siç do të na e paraqesë Vera Bekteshi, se ishte trim, po nuk vriste pas shpine.

Ladi ishte APPSH, pra, komunist dhe kryeinxhinier i URTsë dhe nuk kishte pse të mendonte vdekjen në atë kohë, me gjithë “pakënaqësitë apo kundërshtitë”, që mund të kishte me të atin dhe regjimin e tij.

Bekteshi flet edhe për fejesën e Skënder Shehut me Silva Turdiun. Ajo e paraqet si një gjë të kurdisur, për të goditur Kryeministrin Shehu, dhe në anën tjetër si një sfidë e djemve të Shehut dhe vetë Kryeministrit për t’u afruar me klasat e përmbysura apo kundër regjimit. E gjitha kjo nuk ka kuptim. Nuk ka kuptim, sepse Mehmet Shehu, në asnjë moment të jetës tij, siç tregon letra që ka lënë, nuk i ka shkuar mendja të jetë kundër Enver Hoxhës. Në të kundërt, në krimet e përbashkëta, Shehu tejkalonte me zellin e një vasali urdhrat e Enver Hoxhës. Familja Turdiu nuk konsiderohej e persekutuar me statusin e kohës. Qazim Turdiu ishte profesor Matematike në Universitetin e Tiranës dhe njihej si njeri serioz dhe i aftë në lëndën e tij. Silva, studente në Ekonomik dhe volejbolliste e Dinamos. Theksoj: e Dinamos, ku filtrat biografikë shikoheshin me imtësi në Klubin e Ministrisë së Punëve të Brendshme “Dinamo”. Silva Turdiut nuk iu pengua as edhe një herë dalja jashtë shtetit si familje “me biografi të keqe”, derisa ndodhi prishja e fejesës. Paridi, djali i profesorit dhe vëllai i Silvës, ishte student për Inxhinieri Elektronike, një nga degët më të privilegjuara, por jo si privilegj në këtë rast, por si aftësi e një studenti ekselent. Turditë ishin pothuaj të gjithë të shkolluar apo studentë në Universitetin e Tiranës dhe, pothuaj, të gjithë të emëruar në Tiranë me punëra të mira për kohën. Kjo, edhe për shkak të korrektesës dhe aftësisë së tyre. Kështu nuk trajtoheshin familjet e persekutuara. Turditë ishin “jozullumqarë” apo “shqetësues” për regjimin. Në të kundërt, shumë korrektë dhe të përkushtuar në punën e tyre dhe profesionet.

“Vrima”, siç thotë Vera, apo “Cene” siç thoshin tironcit, në biografi, me daja nga nëna, apo burra daje e halle, ishin gjysma e popullsisë. Por me afër se dajën e nënës, Silva Turdi kishte dy xhaxhallarët të arratisur njëri në Kroaci (IshJugosllavi) dhe tjetri që ishte dhe aktiv kundër regjimit Tiranës, si pjesëtar i Ballit Kombëtar, Ramazan Turdiu në Amerikë. Me “cene biografike” ka pasur edhe anëtarë të Komitetit Qendror, por kjo nuk do të thotë se ishin të persekutuar apo kundër regjimit. Ne të kundërt, këta me cene, ishin me të zellshmit dhe me korrektët me regjimin. Dhe kjo një gjë krejt normale. Me këtë logjikë, i bie që edhe Enver Hoxha ka qenë me biografi të keqe se kishte të pushkatuar nga komunistët burrin e motrës, Bahri Omarin.

Nuk duhen analizuar gjërat nga pozitat e “trimoshit-antikomunist” sot, siç po ndodh rëndom në shoqërinë shqiptare, duke manipuluar e trilluar. Kjo gjë është kthyer në neveri, si një neveri shoqërore e shoqërisë shqiptare për të mos pasur kurajë për t’u ballafaquar me të vërtetën dhe për të nxjerrë mësim nga e keqja kriminale shtetërore që kaloi shoqëria shqiptare për gati gjysmë shekulli dhe vazhdon të sillet në rrethin vicioz të kësaj të keqeje si sundim i establishmetit që i shërbeu me zell diktaturës.

Vera nuk ka sesi të ketë informacione nga brenda Bllokut e internuar ne Berat dhe e izoluar totalisht me gjithë familje, përveçse lajmeve të gazetave zyrtare dhe Radios Tiranës. Ngjarjet me Kryeministrin Shehu ndodhën në mënyrë të rrufeshme. Gjatë Kongresit në nëntor të 1981, (jo 1982) siç është shkruar në gazetë, u kuptua diçka.

Ishte prishur fejesa, jo ashtu siç e përshkruan Bekteshi në pjesën e botuar në gazetë. Bashkim Shehu, sipas librit “Vjeshta e fundit”, por edhe deponimeve të vetë Skënderit në intervista të tij në gazeta dhe TV, pas 1990, Mehmeti, jo që nuk ia ka kundërshtuar prishjen e fejesës Enver Hoxhës pas vizitës së Enverit në shtëpinë e Shehut për “urim”, por fill pas vizitës Enver Hoxhës në shtëpi, ka thirrur Skënderin të bëjë ndarjen. Sipas vetë Skënderit, ky i ka kërkuar të atit të largohet nga shtëpia e të mos prishë fejesën. Por Kryeministri ka qenë kategorik që kjo fejesë ka marrë fund.

Me rëndësi është se në këtë fejesë duhen parë disa marrëdhënie të mëparshme ne lidhje me Skënderin. Pak para 2 apo tre viteve të fejesës, pra, rreth vitit ’77-’79, Skënderin kanë dashur ta fejojnë, siç bëheshin fejesat në Bllok, me mbesën e Nexhmije Hoxhës. Kjo nuk ndodhi, pasi nuk pranoi Skënderi. Me vonë, Skënderi ka thënë: “Po ta dija që do përfundonim kështu, do të kisha pranuar mbesën e Nexhmijes”. Gjatë vitit ’79-’80, Skënderi ishte lidhur me një nga vajzat e bukura të Tiranës në atë kohë, Irena Papa. Kjo vajzë konsiderohej me parametrat e kohës si njeri imoral. Kjo marrëdhënie u bë shqetësuese dhe për familjen Shehu dhe për partinë dhe Sigurimin. Skënderin e larguan nga Irena duke internuar vajzën për sjellje të padenje në shoqëri.

Më pas ndodhi takimi me Silva Turdiun dhe ndodhën ato që ndodhën e që dihen në vija të përgjithshme. Njerëzit që dinë shumë dhe që janë dhe në dosjet hetimore të Feçorr Shehut dhe Skënder Shehut, të cilët kanë deponuar rreth kësaj ngjarjeje në hetuesi dhe gjyq, nuk kanë folur dhe nuk dimë në ekzistojnë këto dosje. Për shembull, Kreshnik Tartari, vetë Turdiu etj.

Bekteshi ka dhe një tjetër pasaktësi si mosnjohje… Ajo shkruan: “Arshi Pipa, profesor letërsie në SHBA, fliste pa da në ‘Zërin e Amerikës’”.

VIJON…

Gjurmët të çojnë në… Sigurimin e shtetit komunist (VII) – DOSJA E NJË 38 VJEÇARI… NR. 2229 – Nga Fritz RADOVANI

 

 

Qelëz Pukë…1958.

Asht një fshat që komunistët në vitin 1958 kanë mendue si e si me e shnderue, me ia marrë fëtyrën atyne fshatarve të vorfën për nga pasunia ndër kooperativat e tipit stalinist të kolkozeve sovjetike por, që kurr nuk u mposhtën për nga burrnia dhe bujaria, një pasuni e çmueshme e Tyne dhe e paprekshme nga sigurimi komunist i Enver Hoxhës!

Toka e vjeter e Atyne Burrave të Pukës, që kanë mujtë me pasue Fisin e Madh të Mirakajve, asht një Tokë e Bekueme nga vetë Dora e Zotit, mbasi po t’ishin të mallkuem, me sa qindra vetë janë vra, interrnue e masakrue nga komunistët në ato krahina, apo vetëm në Fisin e Mirakajve …sot, Shqipnia nga Ai fis i Nderuem nuk do të kishte asnjë trashigimtarë të Tyne që vazhdon me ruejtë në Gjakun e vet traditat e të Parëve…

Edhe Meshtari i ri Don Ejëll Kovaçi, asht një i njohtun i Tyne, madje, edhe i “lidhun” me kohë, me Ata të Atij Fisi, që kanë marrë malet.

Kështu sigurimi mendonte me zhdukë edhe Meshtarin e ri…

Ky motivacion asht fillimi i Kalvarit për Don Ejëllin.

Don Ejëlli asht nga Hajmeli i Zadrimës, u le me 5 Prill 1920 nga prindët Pjeter e Shaqe Kovaçi. Ishte edhe Ky i brezit  të vitit 1946, kur u mbyllën seminaret në Shkoder, ku kishte përfundue studimet teologjike me vazhden e Atyne klerikëve të cilët pjesa ma e madhe u shfarosen, se guxuen me u Shugurue Ushtarë të Krishtit, kur në pushtet ishin ata që kishin deklarue se ne jemi bashkpunëtorët e dreqit… Posa asht Shugurue, asht emnue në Koman. E marrin ushtar dhe mbasi kthehet nga ushtria emnohet në Qelëz të Pukës. Kishte guxue me deklarue se “Kisha Katolike Shqiptare po u shkëput nga Vatikani, tue pranue kerkesat e qeverisë automatikisht bahet Orthodokse, prandej edhe Statuti i qeverisë nuk mund të aprovohet nga Kleri Katolik Shqiptar.” (dosja 2229, viti 1998 Tiranë)

Arrestohet në 1949 dhe lirohet me shpresë nga shteti komunist se ka “ndrrue” mendim… e, do të firmojë edhe Ky me të tjerët e asaj kohë.

Në qershorin e vitit 1951, nuk shkon fare në mbledhje të Klerit, kështu as nuk e firmon fare dokumentin e aprovimit të Statutit.

Në vitin 1953, e arrestojnë prap dhe e akuzojnë si të gjithë të tjerët për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit…” tue, i premtue se do të lirohet nëse do të firmojnë Statutin e Kishës, por këte herë tue i vue kusht edhe “bashkpunimin me organet e sigurimit të shtetit.”. Me që nuk pranon asnjenën vepër, e lidhin me “bisedat” që gjoja ka krye kur ishte ndër ato male Pal Bibë Mirakaj…dhe, e dënojnë me 5 vjet burg.

Këtu në Australi kam njohtë një nga anëtarët e atij grup ku ishte edhe Pal Bibë Mirakaj, në malet e Pukës 92 vjeçarin Pjeter Gjoni. E kam pyetë për ndonjë lidhje me klerikët katolik të atyne krahinave dhe në fund i kam zanë në gojë edhe emnin e Don Ejëll Kovaçit. Më ka thanë se, as pjestarët e familjes së Palit nuk i ka takue kurrë, mbasi nuk kemi guxue me iu afrue kullave e banesave të tyne, se ditë e natë ata ishin të rrethueme e të ruejtuna nga ndjekja (apo sigurimi), ndersa, për klerikë as nuk bahet fjalë, mbasi ata ishin edhe ma të ruejtun se familjarët e atyne që ishin ndër male. Të vetmit njerëz vendali me të cilët janë takue janë kenë çobajt e bagëtive që njiheshin me familjet e tyne se prej atyne, të arratisunit blenin kafshë ose bylmet e miell me pare ari në dorë… Emnin e Don Ejëll Kovaçit, as nuk e kishte ndigjue kurrë, as s’ asht zanë në gojë ndonjëherë nga Pali, Pashuku e të tjerë përsona që janë kenë në mal me Pjetrin, që asht largue ndër të fundit të arratisun nga malet e Pukës.

Unë tregova një bisedë me Pjetrin, mbasi edhe sot Ky Burrë, asht ndër ma të nderuemit që asht largue i dënuem me vdekje nga Shqipnia…

Me datën 21 gusht 1958, sigurimi arreston për herë të tretë Don Ejëll Kovaçin, të cilit këte herë ia ven hekrat vetë krimineli gjeneral Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme të Shkodres.

Ai ka pregatitë edhe akuzen për të cilën e ka arrestue, tue vue në plan të parë vepren kriminale, se: “Don Ejëll Kovaçi, në bashkpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qellime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishen e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark…Ka kryer vepren e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim…

Në grup me: Nik Gjon Pepa, Angjelina Kovaçi, Dodë Pal Marashi dhe Gjokë Lazër Kola….” (po aty, Dosja 2229 Arkivi i Min Mbrend.)

Ndër 600 faqe proces të bame nën kujdesin e vetë terroristit dhe vegles besnike të Enver Hoxhës, gjeneral Hilmi Seitit, vazhdon torturat ma të mnershme aqsa, bie në sy menjëherë sa fillon me lexue, se Meshtari i masakruem asht ma i knaqun me vdekë sesa me vazhdue me u torturue. Duhet skjarue edhe një fakt, se nga presioni kundrejt Motres së Tij që vazhdon edhe ajo me u torturue ma keq se i vëllai, mbasi mundohet me qendrue për disa ditë, Don Ejëlli kerkon me evitue ate çka sigurimi i bante shumë femnave të prangueme ndër hekra të lidhuna kambë e duer dhe mbasi i torturonte për vdekje i përdhunonte në prani të burrave të tyne, baballarve apo vëllazenve të vet…Një rasë të tillë e di unë, nga goja e njenës nga vajzat shkodrane që asht përdhunue nga xhelati Ahmet Suji…

Kjo vepër terroriste e sigurimit e kryeme me kafshët e veta ka çue në plumb kushedi sa Burra të Nderuem, që nuk kanë mujtë me pranue dhunimin e vajzave të tyne por, kanë firmue çka i asht kërkue dhe kanë mbyllë kapitullin e jetës, tue u konsiderue “të dobët, pa karakter ose edhe të poshter që i janë shpifë dikujt”…vetëm mos me pa me sytë e Tyne atë akt poshtersije, që sigurimi donte me krye në praninë e viktimës…

Para një fakti të tillë e vuni edhe krimineli Hilmi Seiti, Priftin e pafaj…tue e detyrue me pranue edhe akuzat morale që i kishte mendue në zyret e ministrisë së mbrendshme, me të cilat donte me fitue edhe spaletat e gjeneral “kolonelit” si spijun i sprovuem i Enver Hoxhës, ndër ma të besueshmit “dikur” kur, me Stefan Destanin, drejtorin e arkës së kursimit në Shkoder, hynin e delnin në Jugosllavi nëpërmjet lumit Buna, për me akordue të gjitha veprimet e poshtra për “mbarvajtjen” e marrveshjeve të sigurimit shqiptar me UDB – në jugosllave…

Pikërisht, në shumë raste kur gjykatsit, prokurorët apo hetuesit ia kishin arritë qellimit me e “thye” qendresen e viktimës së prangueme, janë të njohtuna shumë prej këtyne fakteve, që viktima pajtohet me të gjithë forcen e vullnetit të vet me “vdekjen” dhe shkapërcen në kahun e kundërt e të papritun nga ideatorët, deri atëherë, të knaqun me ecuninë e procesit të dhunuem prej tyne. Kjo e papritun ngjau edhe në gjyqin që po zhvillohej me aq pompozitet në kinema “Republika” të Shkodres, kur pa u kujtue fare nga askush se mund të ndodhin një akt i tillë guximi aty, posa Prifti pohon akuzen morale, ngritet në kambë mbrenda kafazit rrethues të të pandehunve Motra Trimneshë e Priftit Angjelina, dhe i drejtohet vllaut të saj që totalisht ishte plandosë në frikën e asaj që mund të ngjante pak minuta ma vonë nga bishat e sigurimit ndër zyret e tyne, ku dhunimi ishte tortura ma e lehta që kanë provue vajzat Shqiptare, dhe i thotë: “ Trego o Don Ejëll, sësi e ke pranue akuzen…kur Hilmia të kishte futë revolen në gojë dhe të thonte se, po nuk e pranove, do ti derdh trutë këtu ndër sytë e motres tate, e ti firmove…”. Edhe këte e ndigjuem ndër altoparlanta të Fushës së Çelës, kur menjëherë mbas atij zani si pushka të Angjelinës, kryetari i gjyqit mbylli seancën për me i dhanë atë mbasdreke Don Ejëllit dënimin me vdekje dhe Motres së Tij të Nderueme Angjelinës, 25 vjet heqje lirije…

MODELI MID’HAT FRASHËRI – Nga AUREL PLASARI

 

Zotëria e tij Mid’hat Frashëri qe njëri ndër më buzëhollët e kulturës shqiptare ndaj të shkruarave dhe të folurave, përveç që qe edhe shumë ironik.

Është prandaj jo vetëm nder, por edhe trazim i madh të flasësh para eshtrave, që mbas pak do t’i kthehen dheut të Shqipërisë, të një buzëholli dhe ironiku të tillë, i cili edhe në shëtitje merrte me vete Dialogët e të vdekurve të Lukianit që i kishte lexuar më shumë se dhjetë herë, siç thoshte.

Para se të qe burrë i madh, Mid’hat Frashëri rezulton të ketë qenë një djalosh gjenial. Dy copë shkrime të thjeshta që mbajnë vitin 1887, të parat e botuara prej tij, nuk janë veçse hartime të një adoleshenti 16-vjeçar, mirëpo ja që njëri syresh i kushtohet “Skanderbegut”, kurse tjetri dallimit mes koncepteve “fe” dhe “komb”. Të ishte gjallë nuk besoj t’u bënte vend në Veprat e veta, ndërsa përfshirja e tyre sot në botimin e Veprave të Zgjedhura të tij ka vlerë unikale për të përfytyruar atë mjedis intelektual dhe njëherësh atdhetar në të cilin u formua ky djalosh gjenial.

Pothuaj nuk ka tërhequr vëmendjen që, fill mbas tyre, pasioni i 17-vjeçarit qe përkthimi i letërsisë. Dhe çfarë përkthente? Një kryevepër e vogël botërore: “Gyjom Tell” të frëngut Lamartin, d.m.th. atë ndodhi të hershme të shek. XIV, në të cilën aspirata e çlirimit të atdheut triumfonte mbi tiraninë. Dishepujt e Freud-it mund të mendonin me të drejtë që në atë vit 1898 djaloshi përkthyes të ketë parë të projektuar në atë tragjedi heroike veten dhe sidomos të atin: sakrificën e Abdyl Frashërit për atdheun, duke rrezikuar jo vetëm jetën e vet, por edhe familjen e tij. Mirëpo jo, 17-vjeçari u ka ofruar lexuesve të shqipes të tjera ide, të përmbledhura në një “Mbithënie” të botimit. U ka ofruar modelin e luftës për çlirim të një populli “me trimëri e me dëshirët të mëmëdheut”; të jetesës dhe përparimit të atij populli prej punës së ndershme, që e bën të lumtur e të pasur; të një sistemi republikan, me të cilin populli organizon jetën e vet shoqërore e politike: “s’kanë mbret, po një të parë, i cili s’bën dot ligësi as sa një mizë”; të barazisë së qytetarëve përpara ligjit, madje dhe të mirëkuptimit ndërfetar mes katolikësh e protestantësh; më në fund, edhe të progresit të një vendi të tillë nëpërmjet arsimimit falë universiteteve dhe akademive.

Ideve të dy faqeve prezantuese të Vilhelm Telit të tij Mid’hat Frashëri do t’u kthehej edhe më vonë, me një libërth kërshëror të konceptuar si Letra nga Zvicra (1915), përsëri duke e marrë modelin zviceran si shkas. Ndërkaq është një e papritur emocionuese të konstatohet që në ato dy faqe të vogla pasthënieje të djaloshit gjenial kanë zënë vend të sintetizuara idealet që kanë për t’ia shenjuar në mënyrë të qëndrueshme të gjithë jetën dhe të gjithë veprën, deri në momentin kur zemra iu ndal në një hotel të Nju Jorkut më 1949. Aty, tek ato ideale të sintetizuara, do ta gjejnë edhe fillin ku lidhen më vonë antifashizmi i tij i shpallur dhe aktiv, sikurse edhe antikomunizmi i tij po aq i shpallur dhe po aq aktiv, ata që interesohen veçan për këto dy fusha të betejës së tij.

Guxoj të pohoj me bindje që një qëndrueshmëri të tillë në kufizat e idealeve nuk e dëshmoi asnjëri nga bashkëkohësit e tij, të mëdhenj edhe ata, prandaj Mid’hat Frashëri do ta meritonte apelativin “i patjetërsueshmi”. Duke qëndruar përmbi jetën dhe vdekjen, duke e ruajtur balancën e shpirtit edhe ndër fatkeqësi, ai mbeti i patjetërsueshëm në përmbushjen mbi tokë të misionit me të cilin e kishte ngarkuar veten.

Ishte krijuar në kulturën tonë, që nga Rilindja Kombëtare e këndej, një traditë enciklopedike. Asaj i brendashkruhet, krahas Konicës pesë vjet më të madh dhe Nolit dy vjet më të vogël, edhe Mid’hat Frashëri. Ky enciklopedizëm, kjo etje për të njohur gjithçka dhe njëherësh për të kontribuar në fusha ndër më të ndryshmet, në të cilat kombi kishte zbrazëti, shfaqet si një nga punët e mëdha – mirabilia – të kulturës shqiptare, le ta shihnin sa të donin me skepticizëm të huajt. Mendimtarë dhe njëherësh veprimtarë të tillë nuk mund të mos ishin enciklopedistë. Të ushqyer në takim me kultura të mëdha, ata dinin domosdoshmërish më shumë. Kur studionin në Stamboll, në Paris, në Nju Jork a gjetiu, kishin ndaj të tjerëve avantazhin të dinin tri, katër ose pesë gjuhë, siç njihnin më shumë se një kulturë, në kohë e sipër që të rinjtë e andejshëm dinin shpesh vetëm gjuhën e tyre dhe lëviznin brenda një kulture të vetme. Mbas shkëputjes nga mjedisi familjar i Frashërllinjve, produkt i këtyre rrethanave kulturore rezulton Mid’hat Frashëri shkrimtar, publicist, politikan, diplomat, albanolog, librar, mësues.

Të qenit “mësues” madje Mid’hat Frashërit do t’i duhej numëruar më parë në radhë. Sepse, ndërsa i është mëshuar me të tepërt përfshirjes së tij në politikë ose të qenit ministër a diplomat, ngjan të jetë shpërfillur kontributi i tij për mësimin dhe shkollën shqipe në një ndërkohë kur arsimi shqiptar në lindje e sipër s’priste, kur nuk kishte ende shtet shqiptar dhe zotëria e tij flijonte potencialet e veta mendore duke zbritur te nevojat e nxënësve, çfarë zor se e bën sot ndonjë prej nesh mendjemëdhenjve, edhe pa qenë gjeni. Ka ndodhur madje që Mid’hat Frashëri as të mos i nënshkruante libra të tillë dore, si Këndime për reshtatë filltare (1910), Dheshkronja pas programit të mësonjëtorevet të para (1912), Këndime për shkollat e para (1910), Këndime pas programit të mësonjëtoreve të para (1912), deri edhe “Metodat praktike” për të mësuar gjuhën frënge (1902), gjuhën angleze (1908) etj.

Nëse mes pirgut madhor të kontributeve të tij në fushat nga më të larmishmet të dijes, të kulturës dhe të politikës do të hulumtohej për të gjetur se cila është kryevepra e tij, mendoj se përgjigjja do të ishte: kryevepra që Mid’hat Frashëri i dhuroi kombit të tij është vetë personaliteti i tij. Ai personalitet që te njerëzit e mëdhenj funksionon si thelb i tyre dinamik dhe që, nga të gjitha format e ekzistimit, rezulton ai që nuk zhgënjen.

Historianë të përkushtuar Mid’hat Frashërit, si miqtë e nderuar Sherif Delvina, Uran Butka, Luan Malltezi etj., kanë shkruar gjerë e gjatë për jetën dhe veprën e tij. Të distancuar tanimë nga epoka dhe mjedisi kur ai jetoi dhe punoi, e quaj me vlerë didaktike të vështrohet se çfarë mund të na interesojë neve të sotmëve nga modeli i personalitetit të këtij burri të madh, ndërkohë që eshtrat e tij po i kthehen dheut të Shqipërisë. Dhe çfarë mund të na interesojë mendoj që janë përbërësit e atij aliazhi alkimik që formuan personalitetin e tij të patjetërsueshëm, falë të cilave Mid’hat Frashëri të shërbejë ende sot si manual i gjallë edukate atdhetare dhe morale, kulturore dhe politike po që po.

* * *

Z. Mid’hat qe i pajisur me dhantinë e krijimit. – Është fjala për atë dhanti që natyra ta fal ose nuk ta fal, ndërsa njeriu vetë nuk ka ç’i bën. Edhe vetëm tri vëllimet e para të Veprave të Zgjedhura të tij, botim i sipërmarrë nga “Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo””, po zbulojnë në përmasa reale jo vetëm veprën e tij publicistike dhe shkencore, por edhe tekste të vyera të një rrafshi të lartë vlerash estetike. Të lumtur botuesit e Veprave në fjalë që kanë depërtuar në parajsën e dorëshkrimeve të tij! Sot, për shembull, mund të na befasonte konstatimi i tij modern për kohën: “Cili mund ta mohojë që poezia dhe aktiviteti mendor në përgjithësi nuk kanë një burim tek instinkti seksual i njeriut?” Ndërkaq, për ç’i takon shkrimtarisë së z. Mid’hat, saktësimi që do të duhet bërë është qortimi i tezës së zhvendosjes së tij të baraspeshuar nga letërsia në politikë dhe anasjelltas. Për Lumo Skëndon, siç e quajti ai veten, një baraspeshë e tillë nuk ka ekzistuar. Dhe as ka pasur si të ekzistojë: për të shkrimtaria dhe politika nuk qenë entitete të barabarta. E ka sqaruar vetë këtë kur saktësoi: “Zgjimi dhe përparimi i popujve ka nisur me veprën e shkrimtarëve”. Fjalë që meritojnë të gdhenden. Nuk gjej të ketë formuluar për politikën ndonjë vlerësim të ngjashëm të epërm.

Z. Mid’hat qe promovues i kultit të kombit. – Promovimi i kultit të kombit lexohet si mision që ia ka përshkuar atij tej-e-tej veprimtarinë, të shkruarën dhe të folurën. “Po qe se nuk e zgjuam dot një kult, një adhurim për çdo send që i përket kombit dhe tokës sonë, – këshillonte ai, – nuk mund të kemi as shqiptarë, as Shqipëri”. Ishte nga fundi i jetës kur ngulmonte që organizatës politike që themeloi dhe drejtoi në emigracion t’i ushqente pikërisht kultin e kombit. Në vëll. III të Veprave të Zgjedhura mund ta gjeni se si shkruan: “Është një gjë e natyrshme, pra, që qysh në hapat e parë organizata jonë të kujdesej për çdo send që ka të bëjë me shqiptarizmën, me Shqipërinë, me kombin. Të zgjojë në shpirtin e njerëzve ndjenjën e patriotizmës me rrënjë të thella, të ekzaltojë çdo gjë në lidhje me shqiptarësinë. Të zgjojë mistikën e Atdheut”. Për kombin që e lindi dhe e përftoi një promovues si ai ngjan një bekim.

* * *

Z. Mid’hat qe edhe një europian mes europianëve. – Jo thjesht ngase jetoi dhe veproi në Shqipërinë si pjesë e kontinentit europian. Të qe për këtë pozicion ai e kishte formuluar një herë konstatimin dërrmues: “Evropa mbaron në Budapest dhe Orienti nis në Brusë e në Kalip; midis këtyre vendeve është një kloak [fr. llagëm, gjiriz], ku rrjedhin ndyrësitë e Perëndimit dhe të Lindjes”. Qe europian sepse dëshmoi që mundi të merrte pjesë me denjësi në debatet e mëdha të politikës europiane të kohës, për shembull me tekstet e veta mjeshtërore në mbrojtje të të drejtave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Po lejohem të përmend disa pak tituj të tij në ato debate: L’Affaire de l’Epire: le martyre d’un people (1915), L’Albanie et les Albanais ( 1918), Albanais et slaves (1919), Pour l’Albanie (1919), Les Albanais chez eux et à l’étranger (1919), Le Différend albano-serbe (1921) etj. Nuk di të them me siguri nëse ne “europianët” e sotëm jemi në gjendje të shkruajmë tekste të një cilësie të tillë profesionale.

* * *

Z. Mid’hat qe një luftëtar. – Si burrë i vërtetë që ishte, dëshmoi që e gjithë jeta e tij qe ajo e një trimi që ngrihet mbi të zakonshmen, ngritje nga ato që kërkojnë pareshtur luftë. Dhe, si të gjithë njerëzit e mëdhenj në jetën politike shqiptare, u dëshmua edhe ai një nga ata që me potencialet e tyre kërkojnë armiq ashtu si mushkëritë kërkojnë ajrin. Dhe ja vërtetimi: paska ende sot armiq.

* * *

Z. Mid’hat ushqeu devocionin e punës. – Njëri ndër të rrallët shkrimtarë atëherë të rinj, që Lumo Skëndo e vlerësoi duke i shkruar ndoshta të vetmen parathënie për një vepër letrare shqiptare, ishte Vedat Kokona. Duke treguar për neve, që z. Mid’hat nuk e njohëm në të gjallë, Vedati ka shënuar: “Nuk e kisha parë kurrë në kafenetë Bella Venezia dhe Kursal të kryeqytetit, siç shihja qeveritarët dhe intelektualët e asaj kohe. Lumo Skëndon mund ta gjeje vetëm në librarinë “Lumo Skëndo”…”. Refuzimi i atij që e kam quajtur qytetërim i kafehanes nuk ishte për Lumo Skëndon ndonjë ngërç individual. Që e gjithë jeta e tij pati qenë punë dhe vetëm punë, e dëshmojnë shqiptarë e të huaj sa herë ia rendisin shkrimet, fjalimet, konferencat, letërkëmbimet diplomatike, veprimtaritë kulturore dhe ato politike. Punën dhe vetëm punën, si e vetmja veprimtari për të prodhuar gjithçka të dobishme në funksion të progresit, – mbrothësisë, siç e quante, – ai ua ka rekomanduar shqiptarëve në shkrime pa fund të publicistikës së vet. Madje edhe duke i qortuar rëndë për mungesën e zellit të punës shqiptarët e thjeshtë, sikundër ata të shkolluarit duke i cilësuar “pjellorë dështakë”. Sa herë ia numëroi shoqërisë shqiptare plagët e shumta, ndër të parat përmendi mungesën e zellit për punë dhe kalimin e kohës kafene më kafene, njëzet e katër orë në ditë, “duke hapur gojën që t’u bjerë një hallvë e gatuar në kuzhinën e Evropës”. Ashtu e përshkroi situatën deri te fataliteti i një Shqipërie që rrezikonte të shndërrohej në “një kafene të madhe”. Penës së tij do të duhet t’ia njohim trajtimin e konceptit origjinal “jeta mendore e kafeneve”.

* * *

Z. Mid’hat qe një nismëtar. – Ai nuk do të kishte qenë njeri i madh, sikurse e vlerësojmë, po të mos ishte edhe “nismëtar”. Duke e vlerësuar nga këndvështrimi i sotëm, nuk mund të mos konstatosh që, si nismëtar, ai jo vetëm propozoi zgjidhje për problemet shqiptare atëherë në rendin e ditës, por dëftoi edhe cilat qenë nevojat e reja të shoqërisë që vetë zhvillimi i marrëdhënieve sociale parashtronte. Ashtu sikundër u ndodh të shumtës së nismëtarëve, me kontributin e tij në fushat atëherë pa-fund-e-anë të problematikës shqiptare ai fshiku caqet e një heroi. Ky status i duhet pranuar sidomos në këtë moment historik kur ndodhemi para eshtrave të tij të sapokthyera në atdhe. Hero jo në kuptimin se mundi të ndryshonte a të ndalonte rrjedhën e natyrshme të ngjarjeve, por në kuptimin që veprimtaria e tij rezultoi shprehje e vetëdijshme dhe e lirë e asaj rrjedhe të domosdoshme dhe njëherësh të paqëndrueshme të zhvillimeve. Këtu qëndron domethënia e nismëtarit, këtu buron forca e tij befasuese.

* * *

Z. Mid’hat qe një vetëflijues i ndërgjegjshëm. – Vetëflijimin për idealet, qofshin ato sociale, kulturore ose politike, ai e ka formuluar më se një herë në parim, si vetëflijim vullnetar, me vetëdije të plotë dhe pa kurrfarë shtrëngimi, “pa le të mos e dijë bota”, sikurse përsëriste. Nuk përjashtohet mundësia që në propagandimin e vetëflijimit të ketë ndikuar tek ai mistika e bektashinjve si në parashtrimin befasues: “Ata që s’kanë ndier ngazëllimin mistik të sakrificës së inteligjencës padyshim janë zvjerdhur prej një nga më të mëdhenjtë faktorë të lumturisë”. Por të zbresim në truallin shqiptar dhe të kujtojmë largimin e tij prej detyrës diplomatike si Ministër i Shqipërisë në Athinë dhe tërheqjen në një librari të vetën. Historianët e kanë faktuar tanimë, edhe në bazë të burimeve diplomatike britanike, që shkak për largimin e Mid’hat Frashërit nga misioni i tij diplomatik në Athinë u bënë shqetësimet që ai i krijonte shtetit fqinj me ngritjen e problemit të Çamërisë: “For the Tchamuria agitation”. Në bashkëpunim në autoritetet fqinje, “Kryetari i Republikës” i asaj kohe gjeti vjegën për ta detyruar të jepte dorëheqjen. Që t’i flasim gjërat shqip: kjo do të thotë që Mid’hat Frashëri flijoi karrierën e vet diplomatike për hir të problemit të Çamërisë. Flijimi i vetes për të mirën e të gjithëve – idealisht të kombit – do të duhet numëruar si virtyti më i lartë i zhvillimit të personalitetit të Mid’hat Frashërit.

* * *

Z. Mid’hat qe historibërës. – Nuk mund të ketë dyshim që, në historinë e kombit shqiptar, Mid’hat Frashëri është nga aktorët veprues që bënë historinë e kombit. Që aktorë të tillë veprues të jenë gjithnjë fitimtarë, nuk është e thënë. Le të kuptojmë më në fund që rrjedha e ngjarjeve historike nuk përcaktohet vetëm nga aksionet e vetëdijshme të individëve: shpesh janë vetë kushtet historike më të fuqishme se potencialet e personaliteteve më të fuqishëm. Një personalitet si Mid’hat Frashëri është historibërës jo sepse aftësitë e tij vetjake mundën t’ia ndryshojnë rrjedhën historisë, por sepse qe pajisur me cilësitë më të përshtatshme për t’u shërbyer atyre nevojave që zhvillimi historik i nxirrte përballë shoqërisë shqiptare të kohës së tij.

* * *

Z. Mid’hat, ndonëse aristokrat, nuk lakmoi kamje. – Me gjasë, ndër ata që e njohën, vetëm Vedat Kokona e pati penën për të na transmetuar më të gjallin portret të tij: “Ajo që më ra në sy posa e pashë ishte jaka e ngrirë, e kollarisur, me dy cepa të ngritur siç e mbanin ata të shekullit XIX, kapaku i kollarisur i mëngës së këmishës, që dilte nga xhaketa e kostumit krem shantung, që binte menjëherë në sy nga pastërtia dhe pastaj ajo fytyrë që s’ishte si fytyrat e tjera, një fytyrë ndryshe nga të tjerat është ajo që të godet menjëherë vështrimin si një rreze dielli. Ajo që më bëri përshtypje në fytyrën e thatë ishte shkëlqimi i syve. Thashë se ky njeri ishte ndryshe nga ata që kisha njohur deri atëherë, me përjashtim, sigurisht, të babait tim”. Në fillimet e shtetit shqiptar zotëria e tij ishte ministër. Dhe ç’ka treguar? Ka treguar që në Vlorë e pati të vështirë të gjente një banesë sadokudo të rëndomtë sepse: “s’kisha as para në xhept dhe as nga kush të merrnja”. Ndërsa kur shkon në Shkodër i mbetet borxh hamallit që i barti plaçkat, sepse nuk kishte as t’i paguante “një grosh”. Të tillë ministër ka pasur dikur Shqipëria! Edhe kur u tërhoq në jetën private, në librarinë e tij emërmadhe, nuk ngurroi ta pohonte: “m’u desh të zë një punë landore për të siguruar jetën”. Të durosh mizerjen dhe të mbetesh i ndershëm ishte një model jetese të cilin ai ia këshillonte edhe çdokujt tjetër, që për të ruajtur ndershmërinë dhe integritetin: “mund të rrijë një ditë me këpucë të vjetëruara dhe të hajë buk’ e djathë”. Një model i tillë nuk e pengoi të ruante deri në fund atë që po e quaj aristokratizëm intelektual, si në gjestin kur i mësoi shkrimtarit të ri traditën angleze të pirjes së çajit me vetëm një petë sheqeri duke i cituar edhe thënien e një De Quincey: që çaji do të jetë gjithnjë pija e parapëlqyer e intelektualit. Turpi, para eshtrave të tij, le t’u mbetet atyre që në tekstet e historisë zyrtare e përmendën deri si “feudali Mid’hat Frashëri…” burrin i cili gjithë pasurinë që pati – librat! – ia la Shqipërisë.

* * *

Z. Mid’hat i gëzoi treguesit e gjenialitetit. – Kur Mid’hat Frashërin e kanë quajtur gjeni, janë ngritur edhe ata që e kanë kundërshtuar ose – më e pakta – e kanë vënë në diskutim gjenialitetin e tij: A mundet të jetë gjeni dikush që paska në veprimtarinë e vet edhe gabime, edhe dështime? Padyshim që po, mund të pohohet sot. Sepse gjenitë, si nismëtarë të mëdhenj, si sipërmarrës sprovash mbas sprovash, nuk janë të përjashtuar as nga dështimet, as nga gabimet. Vlen kjo jo vetëm për njerëzit, por edhe për popujt: dështime më shumë regjistrojnë ata popuj që kanë eksperimentuar më shumë përgjatë historisë së tyre dhe që kanë arritur më shumë: ata janë sot edhe popujt më të zhvilluar e më të përparuar. Por të vëmë re: shpesh të ashtuquajturat “gabime” dhe “dështime” të tij janë vështruar si të tilla ngaqë ai pati qenë i rrethuar nga gjëja më e trishtë në botë: nga mediokriteti. Dhe për mediokritetin nuk ka ngazëllim më të madh se të gjejë te njeriu i jashtëzakonshëm “gabime”, sikundër nuk ka ngushëllim më të madh për mediokrit se ai që edhe gjenitë vdesin.

* * *

Z. Mid’hat qe kritiku i vetvetes. – Të tillë janë pothuaj gjithnjë njerëzit e mëdhenj. “Beteja nga vetja kundër vetes sonë”: kështu e quajti ai këtë proces çudibërës. Ky proces donte të thoshte për të pranim i çdo përgjegjësie për gjithë sa ke bërë ose sa nuk ke bërë mirë. Pati edhe ndër bashkëluftëtarët e tij që nuk e kuptuan, për të mos thënë që edhe ia tradhtuan idetë. Siç nuk e kuptuan kur ai porosiste detyrën për të luftuar ushtrinë e Rajhut të Tretë në Shqipëri dhe as kur porosiste që Komiteti “Shqipëria e Lirë” duhej të formohej “prej njerëzish mbi të cilët të mos peshojnë njolla dhe faje kundër atdheut”.

* * *

Z. Mid’hat, më në fund, qe edhe vizionar. – E pati këtë aftësi dhe nuk mund t’i mohohet: që të vështronte më përtej nga shumë të tjerë. Lexon vizionin e tij për të ardhmen e zhvillimit ekonomik e kulturor të një shoqërie të lirë, për shoqëritë e kapitalit dhe bankat, për emancipimin e njeriut shqiptar dhe veçan të gruas shqiptare, deri dhe për formimin e një elite të re, dhe gati s’të besohet se bëhet fjalë për shkrime që fillojnë qysh në krye të viteve ’20 të shekullit të kaluar. Do të mjaftonte për t’u përmendur pikërisht në rrethanat tona vizioni i tij për ndihmën që do të duhej t’i jepej Shqipërisë për një periudhë të caktuar nga një fuqi jo drejtpërsëdrejti e interesuar në Ballkan dhe kjo fuqi për të nuk mund të ishte veçse “Amerika”, siç e quajti. Si nëpërmjet ndonjë procesi shelbimi pikërisht ajo “Amerikë” ia pranoi trupin dhe ia ruajti varrin. Sepse ndodh edhe më zi në Shqipëri: më 28 nëntor 1996 kam qenë i nderuar të mbaja fjalën në ceremoninë solemne të rindërtimin të varrit të At Gjergj Fishtës. Dhe ishte edhe më e dhimbshme, sepse bëhej fjalë për një varr të rindërtuar pothuaj bosh. Historinë i dihet. Të mos habitemi pra me vizionarin Mid’hat Frashëri që edhe për këtë ceremoni tonën, athua se për këtë varr që po ia pret eshtrat, i pati marrë masat të na paralajmëronte: “Një varr nuk mbulon kurdoherë një njeri të vdekur. Shumë herë jeta e vërtetë, rrojtja shpirtërore, fillon kur mbaron fryma. Ç’ka të bëjë zhdukja e trupit në qoftë se ideja rron, kur ajo ide ngjall njëmijë shpresa dhe entuziazëm te të tjerët? Dhe bash këto janë jetë e vërtetë”.

*Teksti, i shkurtuar, u lexua në Ceremoninë shtetërore të përcjelljes së eshtrave të Mid’hat Frashërit në banesën e fundit

Kongresi i Manastirit dhe Mid’hat Frashëri – Alfabeti shqip, 110 vjetori i Kongresit të Manastirit

Ndërsa mbërritën në Shqipëri nga SHBA eshtrat e shkrimtarit dhe të politikanit të shquar, Mid’hat Frashëri, nuk mund të mos shkojë mendja në atë 14 nëntor të vitit 1908, kur u hap në Manastir ai, që njihet nga të gjithë si Kongresi i Manastirit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. E ndërsa vijojnë debatet nëse Mid’hat Frashëri, i biri i Abdylit dhe i nipi i Sami dhe Naim Frashërit, i meritonte apo jo homazhet në Akademinë e Shkencave dhe varrosjen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, kujtojmë si u propagandua Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908) nga ky protagonist i historisë së Shqipërisë, në revistën e tij “Lirija”:

“… ardhi një ditë e pëlqyerë për istorinë tonë, që të nisim liruar’ e papengim të punojmë për mbrodhësin’ e lumtërin’ e kombit tonë, jo me barut edhe me armë, po me kartë e pëndë, andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillim, që pa atë nuku do mundim të harijmë qëllimetë tona të lartëra për mbrodhësi të gjuhësë.”

Delegatë të të gjitha besimeve nga mbarë Shqipëria dhe kolonitë shqiptare

Kështu shkruante Mid’hat bej Frashëri, që e drejtoi këtë mbledhje, ku morën pjesë delegatë të të gjitha besimeve nga mbarë Shqipëria dhe kolonitë shqiptare jashtë: 32 me të drejtë vote dhe 18, pa të drejtë vote. Ndër pjesëmarrësit e shquar qenë Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarë të lëvizjes kombëtare dhe të klubeve shqiptare, si Bajram e Çerçis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naço, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashëri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashëri (nga Resna) etj., gjithsej mbi 150 vetë, ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Tre alfabetet

Pikërisht në këtë Kongres, Mid’hat bej Frashëri u zgjodh kryetar e më pas, zv.kryetar i Komisionit prej 11 anëtarësh, me në krye atë Gjergj Fishtën, që duhej të studionte çështjen e të dilte me propozime për alfabetin. Siç dihet, u paraqitën tre alfabete: ai i Stambollit (hartuar nga Sami bej Frashëri), me bazë latine, i cili kishte përdorim të kufizuar; ai i shoqërisë “Agimi” (propozuar nga dom Ndre Mjedja), po me bazë latine, i afërt me alfabetin e Stambollit; ai i shoqërisë “Bashkimi” (hartuar nga imzot Prenkë Doçi), i cili kishte fituar përkrahjen e disa organeve të shtypit dhe të disa shkrimtarëve, që e kishin përdorur në veprat e botuara të tyre. Ishte e natyrshme pra, që, në parim, delegatët të miratonin një alfabet me bazë latine, pavarësisht se u shqyrtuan edhe dy alfabete të tjerë, alfabeti grek i përdorur nga Kostandin Kristoforidhi, dhe alfabeti arab, të cilin shumë myslimanë të devotshëm, sidomos në Maqedoni e Kosovë, vazhduan ta shohin si të vetmen zgjidhje edhe për shumë kohë pas Kongresit.

Sipas një dorëshkrimi në formë procesverbali, që ndodhet në Arkivin e Shtetit shqiptar dhe mban datën 20 nëntor 1908: ”U zgjodhën të dy abetë dhe të dy do të përdoreshin prej shqiptarëve: njëri është ai i Stambollit e tjetri një abe thjesht latine që i afrohet atij të Stambollit”.

Kongresi përcaktoi edhe 18 pika me orientim politik 

Kongresi nuk u mor vetëm me gjuhën shqipe, por edhe me politikën e asokohshme, në një çast tepër delikat historik. U diskutuan, haptasi dhe fshehurazi, marrëdhëniet e shqiptarëve me turqit, lufta për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, për zhvillimin kulturor dhe ekonomik të vendit, si edhe marrëdhëniet me shtetet evropiane. Përfundimet e këtyre diskutimeve dhe vendimet, që u morën, përfshinë në programin kombëtar prej 18 pikash, i cili iu dha deputetit të Korçës, Shahin Kolonjës, për ta paraqitur në parlament në emër të shqiptarëve. Ky program ështe një nga dokumentet më të rëndësishme të Kongresit të Manastirit, në të cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarëve për autonominë territoriale-administrative të Shqipërisë. E ndërsa ka nga ata që vënë në dyshim qëllimet e Mid’hat Frashërit, kur fyrmëzoi bashkimin e nacionalistëve dhe e akuzon për tradhtar e bashkëpunëtor me pushtuesit, së paku kjo pjesëmarrje e tij dhe e njerëzve si ai, që u shpallën tradhtarë o të padëshiruar nga komunistët, të cilët bënë ç’është e mundur për t’i lënë në harresë e për t’i mohuar me të gjitha mjetet, duhet të kujtojmë se për çfarë luftuan e sa e deshën Shqipërinë, për të cilën vijuan të punonin edhe më vonë, edhe në mërgim./Burimi