VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 14 korrik 1789 shpërtheu Revolucioni Francez, i cili shënoi ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë Evropën

By | July 14, 2018

Komentet

Kongresi antifashist çam – Nga Enver Kushi

 

Ky është titulli i librit që është botuar ditët e fundit, fryt i punës së palodhur të Hektor Sejkos, që siç shkruan në parathënien e tij Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, është: “Bir i një familje të shquar patriotike, që i dha personalitete e gjithashtu viktima të shumta, luftërave të shqiptarëve të Çamërisë, për liri e demokraci”.  Hektor  Sejko, prej dekadash ka kërkuar dokumente në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, në Arkivin e Shtetit, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme etj. për të parët e familjes së tij, fatin tragjik të tyre e veçmas atë të babait të tij, Taho Sejko. Materialet, që përfshihen në librin “Kongresi Antifashist Çam”, janë mbledhur dhe përgatitur për botim nga Hektor Sejko. Libri është botuar nën kujdesin e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe ndihmës financiare të Dritan Sejkos. Koordinator i botimit është Niazi Saliko. Këtij botimi ia rrit vlerat jo vetëm konsulenca shkencore e Prof. Dr. Pëllumb Xhufit, por edhe parathënia e shkruar prej tij.

Libri “Kongresi Antifashist Çam”, vjen për lexuesin shqiptar në kohën dhe momentin e duhur. Ai ka peshën e rëndë të kujtesës historike çame, nga më dramatiket dhe tragjiket e Shqipërisë, peshën e dhimbjes, si dhe atë të krenarisë e veçanërisht atë të amaneteve të brezit të luftëtarëve antifashistë çamë, që në një nga momentet më të rënda të Çamërisë e ringritën atë para ndërkombëtarëve, duke e bërë të prekshme, Çështjen Çame dhe kërkuar rikthimin e çamëve në tokat e të parëve të tyre. Ky libër, na bën të reflektojmë dhe nderojmë me respekt  kujtimin e organizatorëve të këtij kongresi në qytetin e Vlorës, në shtatorin e vitit 1945, delegatët dhe punën e palodhur të Këshillit Antifashist Çam dhe Komitetit Antifashist Çam. Ai, me mesazhet që përcjell, na sjell pas 73 vitesh zëra idealesh dhe idealistësh të kulluar çamë, që bëjnë thirrje për bashkim, për përkushtim për Çështjen Çame, për hapa të menduar mirë, për mënçuri, kulturë, dinjitet e mbi të gjitha, për idealizëm dhe vetëm idealizëm, deri në shenjtëri, për shenjtërinë e kauzës sonë.

Nëse do të lexoni me vëmendje dokumentet e përfshira në këtë libër dhe do të rikthehemi në kohë, pra 73 vite më parë, të lind pyetja: si ka mundësi, që në ato kushte të vështira të pasluftës, në një Shqipëri të rrënuar, me fshatra e qytete të shkatërruara e me mijra viktima, si dhe mijra refugjatëve çamë, që luftonin me jetën, të organizohej ky kongres? Dhe është një organizim i shkëlqyer, duke e menduar çdo gjë deri në detaje, si për vendin, delegatët  që do të merrnin pjesë, të ftuarit, veçmas ata të misioneve të huaja, amerikanë, anglezë, sovjetikë, gazetarët, presidiumi, mbajtja e procesverbalit, përshëndetjet e të ftuarve etj.,etj. Organizatorët janë të kujdesshëm, që delegatët të përfaqësojnë të gjitha qytetet apo kazatë e Çamërisë, për të mos krijuar keqkuptime, apo hatërmbetje. Numrin më të madh të delegatëve e përbëjnë pjesëmarrësit aktivë të Luftës Antifashiste, të formacioneve partizane të këtej dhe andej kufirit. Ka dhe delegatë nacionalistë, anëtarë të Këshillit Krahinor Çam, që u ideua dhe realizua nga vëllezërit Dino, Nuri dhe Masar Dino, siç janë Hizër Ahmeti, Muhamet Mala apo ndonjë tjetër. Delegatët janë të grupmoshave dhe niveleve të ndryshme arsimore, që nga Musa Demi, që vinte në Kongres me kontribute në disa periudha të rëndësishme të historisë sonë, që nga fundi i Rilindjes Kombëtare, Lëvizja për Pavarësi e shkollën shqipe, apo Lufta Antifashiste. Delegatë të tjerë janë të arsimuar në shkollat më të mira të Parisit, Romës, Athinës, Moskës, apo në Shqipëri, si: Taho Sejko, Kasem Demi, Veip Demi, Njazi Demi, Rexhep Çami, Veis Sejko, Tahir Demi etj.

Siç dihet, dokumenti është i ftohtë, me të dhëna për ngjarjen dhe kur e lexon, ndodh rëndom, që të mos kesh emocion. Ndryshe janë dokumentet e përmbledhura në këtë libër, apo  referati kryesor i mbajtur nga Veip Demi, veçanërisht kapitulli “Shënime rreth referateve dhe diskutimeve,  që u zhvilluan në Kongresin e çamëve”. Në të mungon euforia, patetizmi fals. Përfaqësuesit e Komunitetit Çam flasin me përgjegjësi për fatin dhe të ardhmen e Çamërisë. Idealistë në shpirt, larg çdo pragmatizmi, të shkolluar e të kulturuar, në këtë kongres ata japin imazhin e çamëve, siç do të shkruante vite më vonë Ismail Kadare: “…të një popullsie heroike, të talentuar, jashtëzakonisht vitale, të zgjuar, aktive, plot kolorit”. Kjo na bën nder ne pasardhësve të tyre dhe është vlerë e patjetërsueshme e Çamërisë. Kongresistët shpalosin dhimbjen e madhe, japin fakte tronditëse për atë ç’ka ndodhur në Çamëri, shqetësohen për gjendjen e emigrantëve çamë në zona të ndryshme të Shqipërisë, ankohen për strehimin dhe ushqimin e tyre, propozojnë ngritjen e një konvikti për fëmijët jetimë çamë. Të tjerë shprehin mirënjohje për Shqipërinë e varfër e për shqiptarët, për bujarinë e tyre, që hapën portat e zemrave e shtëpive të tyre. Kjo mirënjohje është trashëguar nga brezi në brez tek çamët deri në ditët tona.

Ky libër është dëshmi e Antifazhizmit Çam, pjesëmarrjes aktive të bijve të saj në rezistencën aktive antifashiste, këtej e andej kufirit. Antifashizmi Çam është i një dimensioni të rëndësishëm dhe i bën nder Çamërisë, me pjesëmarrjen në radhët e formacioneve të ELLAS-it në Epir. Në dokumentet e këtij libri, jepen dëshmi për batalionin “Ali Demi”, si pjesë e Regjimentit XV të ushtrisë partizane greke, për betejën e Mallunit, rënien heroike të Muharrem Myrtezait, Ibrahim Hallunit, Huso Vejselit, apo betejat në Pleshavicë, Filat, Smarte, Lopës, Koskë e në shumë vise të Epirit. Shifra prej 500 luftëtarësh çamë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare Greke është kontribut i kësaj popullsie, në luftën e përbashkët kundër murtajës fashiste. Më vjen mirë, që historiani grek, Jorgo Margariti, në librin “Bashkëpatriotë të padëshiruar”, botuar në gjuhën shqipe në vitin 2009, jep të dhëna të plota për rezistencën antifashiste në Çamëri.

Libri “Kongresi Antifashist Çam”, është dëshmi e krimit, genocidit të bandave të Napoleon Zervës, ndaj popullsisë së pafajshme çame. Në referatin kryesor, diskutimet e delegatëve, veçmas dy kapitujt e fundit, japin të dhëna rrënqethëse, makabre e të pashembullta, që të trondisin. Opinioni grek duhet të njihet me to dhe politikanët e sotëm vizionarë e të rinj, që drejtojnë Greqinë mike, në një farë kuptimi të jenë më realistë dhe me këmbë në tokë, për zgjidhjen e një çështje të drejtë e humane. Çamët e grekët duhet të shohin nga e ardhmja dhe ky libër i jep këto mesazhe.

Në këtë libër, janë përjetësuar disa emra intelektualësh çamë e jo çamë, vargu i të cilëve është i gjatë e disa prej tyre i përmenda më lart, si Taho Sejko, Rexhep Çami, Vehip, Njazi e Kasem Demi e mbi të gjitha Musa Demi, Rexhep Çami, apo Veiz Sejko, studiues brilant, autor i një vepre unikale në llojin e vet, siç është ajo për eposin tonë dhe krahasimit me atë sllav. Do përmendja dhe emra të tillë si Qamil Buxheli nga Pandelejmoni, një nga shqiptarët tanë më të mirë, Gjergj Komnino, autor i disa poezive tragjike, për Paramithinë, Sanije Bollati etj., etj. Me të drejtë Prof. Pëllumb Xhufi, në parathënien e këtij libri, shkruan : “Dokumentet e botuara në këtë vëllim flasin për presionin e ushtruar nga Komiteti Antifashist Çam mbi aleatët anglo-amerikanë, mbi organizatën e UNRAS, por edhe mbi vetë Qeverinë e Tiranës… Por akoma më i rëndësishëm rezulton nga dokumentet e botuara në këtë vëllim, aktiviteti intensiv i këtij Komiteti, në prezantimin e mençur dhe mbrësëlënës të Problemit Çam, jo vetëm tek misionet e aleatëve në Tiranë, por edhe drejtpërdrejt në qeveritë dhe parlamentet e tyre…” Ky libër, prandaj është aktual,  bindës dhe mësim për politikën shqiptare, por veçanërisht për faktorin politik çam.

Asnjë traktat, dekret, apo marrëveshje nuk mund të mohojë ose ndalojë emrin Çamëri, apo të na bëjë të harrojmë mitet, eposin, baladat, epikën dhe lirikën tonë, vallet aq të bukura. Askush nuk mund të na ndalojë të harrojmë Çamërinë, si lëndë e si shpirt. Jetojmë në kohën e globalizmit, të një fryme tjetër në marrëdhëniet mes popujve, si dhe të një Ballkani që duhet të çlirohet përgjithmonë nga ankthet e së kaluarës. Libri “Kongresi Antifashist Çam”, me dokumentet që përmban është një dëshmi jo e largët e kontributit të çamëve në Luftën Antifashiste, bashkë me grekët, si dhe i gjenocidit të forcave ultranacionaliste, të ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme çame. Ai është edhe një gur themeli për marrëdhëniet e çimentuara mes çamëve dhe grekëve në Luftën e përbashkët Antifashiste.

Dervish Hima, drejtorit të prestigjiozes Le Figaro (1912): “Shqipëria është motra e vogël e Francës. Na ndihmoni me pendën tuaj !”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Korrik 2018

 

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 2 dhjetorit 1912, në faqen n°2, letrën e atdhetarit të palodhur shqiptar, Dervish Himës, dërguar drejtorit të po kësaj gazete.

 

Cila ka qenë asokohe arsyeja e dërgimit të kësaj letre ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të saj, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Letër nga një shqiptar

Budapest, 29 nëntor

 

Në kemi marrë letrën në vijim :

 

Zoti Drejtor,

 

Ndërsa gjendem në Budapest për të shkuar në Shqipëri, sapo lexova në gazetën e madhe pariziane “Le Figaro” një shkresë të shpikur këtu në Budapest, lidhur me një deklaratë të bërë nga unë në lidhje me fronin e Shqipërisë.

 

Nuk ka asgjë të vërtetë mbi deklaratën që më atribuohet, sepse nuk kam pasur asnjë intervistë me askënd. As këtu, as në Bukuresht, nuk jam shprehur në lidhje me zgjedhjen e një mbreti për fronin e ardhshëm të Shqipërisë. Ndër shqiptarët që punojnë për realizimin e dëshirave të tij, asnjë zgjedhje nuk është bërë deri më sot. Unë nuk i kam thënë askujt se duam Dukën e Abruzzos, ose Princin Karol të Rumanisë, apo një ish-ministër të Belgjikës. I përket Asamblesë Kombëtare Shqiptare, me pëlqimin e Fuqive – besoj – që të bëjë këtë zgjedhje.

 

Ne, patriotët shqiptarë, po bëjmë sot të gjitha përpjekjet tona për të siguruar ekzistencën tonë politike dhe për të krijuar një ligë kombëtare, dhe ne do të përpiqemi të mbrojmë kufijtë tanë të pushtuar në veri dhe jug. Ne shpresojmë që kombi i madh republikan do të mbrojë, me pendën e tij të guximshme, të drejtën dhe atdheun shqiptar, i cili është vetëm motra e vogël e kombit të madh francez.

 

  1. Drejtor, ju lutem pranoni sigurinë e konsideratës time më të lartë.

 

Dervish Hima

Drejtor i gazetës shqiptare

“Shqipëtari”.

Më 14 korrik 1789 shpërtheu Revolucioni Francez, i cili shënoi ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë Evropën

Revolucioni Francez (1789 – 1799) ishte një periudhë e përgjakshme që përfshiu të gjithë Francën për arsye kryesisht sociale dhe politike. Kjo shënoi fundin e monarkëve në Francë dhe ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë Evropën.

Kur Luigji XVI thirri parlamentin, ai shpresonte të fitonte sërish mbështetjen e masave të popullsisë Franceze. Reformat ekonomike sipas tij do të shuanin revoltën dhe do të risillnin stabilitetin në vend. Për tu theksuar është se parlamenti nuk ishte mbledhur që më 1614, dhe askush nuk mund ta parashikonte se çfarë do të trajtonin deputetët e tre klasave kur ata do të takoheshin në Versajë.

Fundi i revolucionit me dekapitimin e mbretit (Luigji XVI) dhe mbretëreshës (Marie Antoinette Josèphe Jeanne de Habsbourg-Lorraine), do të sillte në pushtet jakobinët me në krye Maksimilian Robespierin, i cili legjitimoi Regjimin e Terrorit.

Deficiti i madh i shtetit dhe pakënaqësia popullore e detyruan Luigjin XVI që në maj 1789 të mblidhte Përfaqësinë e Përgjithshme,e cila nuk ishte thirrur gjatë 2 shekujve. Përfaqësuesit (deputetët) e shtresës së tretë, pa vullnetin e mbretit e shpallën veten Asamble Kushtetuese dhe deklaruan se nuk do të shpërndaheshin pa i dhënë vendit kushtetutën. Në mbrojtje të Asamblesë, më 14 korrik 1789 populli i armatosur i Parisit sulmoi dhe pushtoi kështjellen burg, Bastijën, qe ishte simbol i absolutizmit. U liruan të burgosurit dhe u ngrit flamuri trengjyrësh (i bardhe, i kuq, blu) i revolucionit. Kjo datë, 14 korriku, shënoi fitoren mbi regjimin e vjetër dhe vendosjen e regjimit të ri. Sot kjo ditë është festa kombëtare e Francës. Në provinca u pushtuan kështjellat, u dogjën dokumentet e detyrimeve dhe kudo u vendosën organe të reja të zgjedhura nga populli. Revolucioni fitoi. Për të mbrojtur Asamblenë u krijua një forcë e re ushtarake e përbërë nga vullnetarë, që u quajt Garda Kombëtare. Kjo forcë u bë ushtria e revolucionit.

Revoltat Popullore

Më tutje akoma, ndërkohë që Asambleja Kombëtare po punonte për kushtetutën e re (ata kishin punuar që nga korriku i 1789), qytetarët e Parisit dhe fshatarësia në rrethinat e kryeqytetit filluan revoltat që do ti jepnin revolucionit një pamje krejt tjetër; një pamje akoma më radikale. Qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë kishin menduar se reformat do të ishin të shpejta. Ata kishin shpresuar që të liroheshin shpejtë nga taksat e rënda dhe nga varfëria e tejskajshme, por mbledhjet e Asamblesë Kombëtare kërkonin akoma më shumë kohë ndërkohë që banorëve të Parisit iu sos durimi. Mbase punimet kërkonin pak më shumë durim, por ishte popullsia e thjeshtë ajo që po përballej me inflacionin, papunësinë dhe shkurtim të rezervave ushqimore. Fjalë të shumta po përhapeshin se mbreti po përqendronte trupa të armatosura rreth Parisit. Të gjithë këto faktorë, të ndihmuar edhe nga një pasiguri e madhe, bënë që qytetarët e Parisit të hidheshin në revoltë.

Thashethemet u vërtetuan shpejtë. Luigji XVI, i ndikuar vazhdimisht nga gruaja e tij e bukur Maria Antonieta, do të sillte trupa ushtarake në Versajë. Si një veprim i gabuar ky, në një kohë të papërshtatshme, mbreti vetëm sa shtoi akoma më shumë frikën e qytetarëve se ato trupa “nesër ose pasnesër” do të godisnin Asamblenë Kombëtare. Kjo sipas masave ishte një lëvizje e mbretit për të shtypur revolucionin. Reagimi i turmës erdhi shpejtë. Më 14 korrik të 1789, një turmë e revoltuar sulmoi Bastijën. Bastija ishte një burg ku zakonisht hidheshin kundërshtarët politik, ndaj sulmi ndaj saj u pa nga të gjithë si një goditje ndaj padrejtësive që i ishin bërë atyre deri atëherë.

Shqetësimet do të përfshinin edhe rrethinat e Parisit. Gjatë verës të po atij viti, fshatarët u kapën në një ankth të papërshkrueshëm që u emërua si “Frika e Madhe.” Thashethemet u përhapën si era nga një fshat në fshatin tjetër sikur banditë dhe banda hajdutësh sulmonin fshatrat në të gjithë Francën duke vjedhur dhe bastisur të mbjellat dhe të korrat. Në këtë gjendje paniku, fshatarët shtrënguan në duar armët për tu mbrojtur nga një armik virtual që në vërtetë ishte thjeshtë pjellë e thashethemeve frikë-ndjellëse. Kur “bandat e hajdutëve” dhe “banditëve” nuk u dukën në horizont, fshatarët e tromaksur nga “Frika e Madhe,” sulmuan fisnikët e tyre. Ata shkatërruan, vodhën dhe bastisën depot ushqimore, dogjën regjistrat e taksave, si edhe u zotuan se kurrë më nuk do të paguanin ndonjë detyrim feudal. Ashtu si edhe parisienët, edhe fshatarët po zhvillonin një revolucion (në mënyrën e tyre) kundra regjimit të vjetër.

Reforma e të tjera

Duke parë trazirat në Paris dhe në të gjithë Francën, Asambleja Kombëtare kaloi në veprim. Në natën e 4 gushtit, pjesëtarë të shumtë të asamblesë mbajtën fjalime të gjata dhe pasionuare në mbrojtje të reformave. Mendohet se një nga vetë fisnikët, pretendoi që edhe këta të fundit të paguanin taksa. Një tjetër propozim ishte heqja dorë nga e drejta fisnike e gjuetisë (që ishte një nga hobit e preferuara të Luigjit XVI). Duke guxuar më shumë, edhe kleri vetë deklaroi se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pasuritë e luksit në se këto do i shërbenin reformave. Me pak fjalë, deri në agim asambleja hodhi poshtë të gjitha traditat e fisnikëve. Fisnikët tashmë mund ti gëzoheshin vetëm titujve të tyre. Një tjetër hap i rëndësishëm ishte edhe barazia e të gjithë meshkujve të rritur për tu punësuar në institucione shtetërore dhe fetare.

Mbledhja në atë natë gushti bëri shuma hapa para. shkurt, mjafton të përmendim citatin e një fisniku të moderuar Francez, Conte de Merabeau:

“ – Në se nuk është për të qeshur… shpenzuan një muaj të plotë duke u kapur mbas gabimeve ortografike, se si shkruhej kjo ose ajo fjalë. Por ju desh vetëm një natë për të përmbysur të gjithë rregullat e vjetra të mbretërisë.”

Para se të mbaronte gushti, Asambleja Kombëtare hartoi dhe vuri në zbatim të Deklaratën e të Drejtave të Njeriut. Kjo deklaratë përmbante shumë ide filozofike të iluminizmit dhe u frymëzua nga Karta e të Drejtave e hartuar në Angli. Një ndikim tjetër të madh pati edhe Deklarata e Pavarësisë amerikane. Deklarata e të drejtave të Njeriut (deklarata franceze), u përkthye në shumë gjuhë të tjera dhe u përhap në të gjithë Evropën. Nën këto ide, shumë vende të tjera, edhe Shqipëria, do të bënin revolucionet e tyre nën shembullin Francez. Pra deklarata bënte thirrje për barazi të të gjithë personave dhe siguri të pronës. Këto mendime do të parashtroheshin edhe në kushtetutë.

Zhvillime të mëtejshme

Ndërkohë që juristët dhe zyrtarët hartonin dhe debatonin reformat, qytetarët e revoltuar të Parisit hynë në asamble duke i kujtuar atyre se duhet të pyeteshin edhe kërkesat e tyre. Debati ishte pak i vështirë të qetësohej pasi shumica e protestuesve ishin me arsim të mesëm dhe nuk mund të kuptonin lehtë gjuhën e ngarkuar juridike.

Gjatë tetorit të 1789 më datë 5, me mijëra gra të revoltuara do të marshonin drejt Versajës, ku ndodhej mbreti me familjen e tij. Gratë ishin të revoltuara për çmimet e larta të ushqimeve. Një tjetër arsye e marshimit ishte si gjithmonë dyshimi se mbreti dhe mbretëresha austriake po komplotonin kundra Asamblesë Kombëtare. Ato kërkuan që mbreti të kthehej me ta në Paris së bashku me familjen e tij. Atje, ato do ta kishin më të thjeshtë të kontrollonin aktivitetet e mbretit. Luigji XVI pranoi duke shmangur në këtë mënyrë dhunën.

Kthimi i mbretit në Paris ishte një skenë e paparë. Rikthimi i mbretit habiti të gjithë. Luigji XVI, i hipur mbi një kalë parakaloi në rrugët e Parisit i ndjekur nga një turmë grash që përshëndesnin me gëzim. Mbreti vetë mbante të veshur shiritin tre ngjyrësh; blu, të bardhë dhe të kuqe, ngjyra këto që revolucionarët i kishin mbartur nën flamurin e tyre. Kjo gjë, i bëri revolucionarët të mendonit se ishin pikërisht ata që e kishin në dorë Francën tashmë. Asambleja Kushtetuese gjithashtu u zhvendos në Paris sepse në këtë mënyrë revolucionarët mund ta analizonin punën e tyre akoma më mirë.

Në fakt shumë do tju dukej periudha e revolucionit koha në të cilën Franca do të shkatërrohej përfundimisht, por nuk ishte ashtu. Rezultatet ishin shumë të mëdha duke qenë se kanë qenë produkti i kauze të hershme.

Pasojat e revolucionit nuk ishin aspak të papërfillshme, ato cuan në një ndryshim rrënjësor në sistemin e politik, ekonomia u rrit, dhe shpërndarja klasore ndryshoi. Nga e gjithë situata e ngatërruar e Francës, kaosi politik dhe ekonomik që përfundoi në përmbysjen e Direktoratit në  1799, ishte Napoleon Bonaparti ai që vendosi rregull dhe i solli Francës lavdinë e mëparshme. Në fakt regjimi i tij ishte akoma më i fortë dhe absolutist sesa ai i Luigjit të XIV por, në këtë rast francezët donin unitet dhe lulëzim të vendit të tyre.

Kështu uniformiteti i ligjit dhe i institucioneve u zbatua dhe afirmua në të gjithë Fancën, privilegjet ligjore të disa klasave u zhdukën, sistemi  i vjetër agrar u hoq, një pjesë e madhe e tokave mbretërore, të fisnikëve dhe të klerit u shpërndanë dhe iu shitën personave të shtresës së mesme dhe të ulët me cmime relativisht të ulëta. Sistemi i ri fiskal i tatonte njerëzit sipas fitimeve dhe u hoqën të gjitha pengesat për tregëtinë brenda vendit. Cdo profesion u bë pa pagesë dhe secili e merrte atë në bazë të talentit dhe aftësive. Besimi fetar dhe fjala kishin pothuajse një liri të plotë.

Të gjitha këto produkte të revolucionit bënë që francezët të duronin të gjitha reformat dhe masat drastike që i sollën ato.

Reformat Fetare

Për tu theksuar janë edhe reformat fetare që u zbatuan në këtë revolucion. Në të gjithë Francën, u hoqën të gjitha privilegjet dhe zakonet prapanike të fisnikëve dhe klerit. Asambleja Kombëtare i hoqi të gjitha privilegjet kishës, si edhe shpalli lirinë e besimit. Më 1790, asambleja i hartoi Kodin Civil (edhe pse në të vërtetë kodi civil do të hartohej në një mënyrë më të mirëfilltë dhe të saktë vetëm gjatë sundimit të Napolon Bonapartit). Sipas këtij kodi, asambleja merrte fuqi absolute mbi veprimtaritë fetare. Gjithashtu tashmë njerëzit mund ti zgjidhnin vetë klerikët. Situata degjeneroi më tepër kur asambleja filloi të shiste tokat e kishës si të sajat (kjo për arsye financiare). Ky veprim në të vërtetë nuk ndikoi shumë në rrjedhën e revolucionit, por bëri që disa përkrahës të flaktë të tij të cilët ishin katolik, të revoltoheshin dhe të mallkonin revolucionin, edhe pse kjo dyshohet se ishte thjeshtë një propagandë e Papatit.

Kushtetuta dhe Ngjarje të Tjera

Më 1791, Asambleja Kombëtare i dorëzoi më në fund popullit francez kushtetutën e saj të parë. Kushtetuta i la shumë pak fuqi mbretit edhe pse ai mund të vazhdonte të ishte monarku i vendit. Mbreti u vendos në krye të ekzekutivit. Legjislatura iu la në dorë Asamblesë Kombëtare. Mbreti mund të përdorte veton për të penguar një ligj, por legjislativi mund ta kundërshtonte veton e mbretit. Reforma të shumta u bënë gjithashtu edhe në gjykata ku këtyre të fundit iu dha një pavarësi për ta pasur zili. Kushtetuta do e ndante Francën në 83 departamente (rajone), dhe zëvendësoi punonjësit e vjetër lokalë me gjak të ri të zgjedhur nga vetë populli.

Nën ndikimin e Kushtetutës, dallimet e vjetra ndërmjet klerit, fisnikëve dhe “plebenjve”, u zhduk krejtësisht. Tashmë Franca i kishte përjashtuar elementët e vjetër të feudalizmit dhe ato, gjithmonë sipas kushtetutës nuk ishin më të mirëpritura në tokën e lirisë. Kushtetuta do të garantonte liri dhe barazi përpara ligjit për të gjithë qytetarët francez.

Mbas hartimit të kushtetutës, që priste akoma nënshkrimin e mbretit, shumë persona u kënaqën me monarkinë konstitucionale. Megjithatë radikalët nuk u pajtuan me këtë zgjidhje. Ata dëshironin republikë dhe jo monarki të kushtëzuar. Për shumë fisnikë, kushtetuta e 1791 e kishte tepruar me nenet e saj. Madje fisnikët (shumica e tyre) e kishin parë me dyshim kushtetutën përpara se ajo të fillonte të hartohej. Të frikësuar nga turmat e armatosura në rrugët e Parisit dhe gjetke, ata u larguan nga Franca. Këta “emigrantë politikë” do të luanin një rol vendimtar në bindjen e fisnikëve evropianë për të kundërshtuar revolucionin.

Kushtetuta frikësoi kryesisht Luigjin XVI. Luigji u alarmua nga vendimet e asamblesë dhe si gjithmonë ai do të bënte gjënë e gabuar në një kohë të gabuar. Ai do kërkonte ndihmë jashtë vendit të tij. Maria Antonieta do ti kërkonte ndihmë vëllait të saj, i cili ishte perandor i Austrisë. Megjithatë, familja mbretërore do të përpiqej të arratisej në qershor të 1791. Arratisja do të kishte qenë një sukses në se mbreti s’do të njihej në kufi. Asambleja e revoltuar e arrestoi atë dhe e detyroi të rikthehej në Paris ku kishte edhe vendin. Luigji e kuptoi se kishte qenë gjithnjë një i burgosur virtual i asamblesë. Në këto kushte, ai u detyrua ta pranonte kushtetutën e re më shtator të po atij viti.

Përpjekja për arratisje e mbretit i vuri në siklet revolucionarët e moderuar (të djathtët), që pavarësisht se ishin të kënaqur me monarkinë kushtetuese nuk mund ta justifikonin “tradhtinë” e mbretit. Radikalët revolucionar (të majtët) godisnin pikërisht në atë pikë. Ata ishin për republikë me pretendimin se mbretit nuk mund ti zihej besë. Si vazhdim, radikalët revolucionar arritën të merrnin pushtetin. Grupi i Jakobinëve me Maksimilian Robespierin në krye do të drejtonte Francën në “Regjimin e Terrorit.”

Referenca

Lidhje të jashtme

Skënderbeu – figura “kyç” mbi identitetin kombëtar shqiptar – Nga MIMOZA EREBARA

Emri dhe vepra e Skënderbeut gjithnjë na çon drejt mendimeve e qëndrimeve të reja. Na shtyn të analizojmë historinë nga këndvështrime të ndryshme e po ashtu na sjell edhe qëndrime të ndryshme teorike. Për kombin shqiptar është thënë, dhe unë po e  rithem që është një figurë “kyç”, për vetë zhvillimet e mendimeve e qëndrimeve tona në raport me vetveten. Një nga pikat që mua më duket interesante, sa në rrafshin teorik, aq edhe në rrafshin praktik, padyshim që është çështja e identitetit.

Në këtë kumtesë do mundohem të sjell një aspekt të analizës më të zgjeruar të cilën e kam trajtuar në një studim monografik që pritet të botohet sëshpejti.

Koncepti mbi identitetin, si pjesë e ndryshimeve dialektike të qytetërimeve,ndryshon në varësi të trysnisë që ushtrohet mbi të. “Bota është një makinë e ndërlikuar që nuk mund të zbërthehet vetëm me një kaçavidë”-(Maalouf, A.-fq.31). Nisur nga ky përcaktim metaforik, pas shumë hulumtimesh mbërrijmë në një përfundim jo dhe aq shpresëdhënës për ne. Kjo për faktin se ka shumë qëndrime përreth përcaktimit në terma shkencorë mbi identitetin. Kjo padyshim që e ndërlikon edhe pajtueshmërinë apo jo, të qëndrimit tonë rreth identitetit. Epoka të reja sjellin qëndrime të reja, sidomos ndryshimet e mëdha politike në hartën e Botës lënë gjurmët e tyre të thella e të dukshme, e padyshim të prekshme. Dhe këto nuk janë të rastësishme, por janë pjesë e një procesi të gjatë, të gjallë e të ndërlikuar të zhvillimit historik të njerëzimit. “Identiteti nuk jepet njëherë e përgjithmonë, ai formohet dhe shndërrohet përgjatë gjithë ekzistencës sonë”-(Maalouf, A.- fq.27). Identiteti bëhet kështu “zëdhënës” i një shoqërie që ndryshon, që ka  ndërgjegjen e ndryshimit. Një “zëdhënës”, që pos të tjerash vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje rreth përcaktimit të vetë atij. Në këtë fazë ky veprim, kërkimi i etiketimit të vetvetes, identitetit, herë trajtësohet me modelet e kahershme të ngulitura me xhelozi në ndërgjegjet tona, e herë iket prej tyre drejt një finishi të panjohur. Pikërisht për shkak të këtij realiteti identitar bëhet i vështirë përcaktimi në nivele termash. “Streha” më e mirë ku ne mund të gjejmë një përcaktim të saktë padyshim që janë fjalorët shpjegues të gjuhës. Sipas Larousse- dictionaire de francaise, 1986, Paris, kemi këtë përcaktim: “1. Ce qui fait qqch est de meme nature qu’une autre- Une identite de gouts, de sentiments (Accord/Diference,Opposition); 2.Ensemble des caracteres (singlement) des circostances (etat civil), qui font que qqn est recony comme etant telle personne, sans confusion avec une autre. La carte d’identite.” Ndërsa në fjalorin dy gjuhësh frengjisht/hebraisht ky përcaktim mjaftohet vetëm: “Identite= carte d’identite”- Marc M. Cohen- Nouveau dictionnaire francais- hebreu, Edition Achiasaf S.A. Tel-Aviv,Israel, 1996. Ndryshe qëndron puna në shpjegimin që jepet në fjalorin shpjegues të gjuhës angleze. Në të përcaktohen disa përdorime e emërtime: “1. Who or what- There is no clue to the identity of the killer; 2.A case of mistaken identity- when the wrong person is arrested by mistake; 3.The British do not have a strong national identity- She had an identity crisis when she was sixten; 4. (With sth) the state of being closely involved with or part of sth- develop a sense of identity with the organization; 5. L’identity card- card bearing the holder’s name, signature etc, and often a photograph, carried or worn by sb to show who they are.”-Oxford Advanced Learner’s Dictionary. Ndërsa në Fjalorin Shpjegues të Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë, 1980, identiteti përcaktohet: “1. Barazi,ngjashmëri e plotë e një sendi ose e një dukurie me sense e dukuri të tjera, të qenit identikë, njëjtës, përputhje e plotë; 2. Të qenët i veçantë nga të tjerët dhe i njëjtë vetëm me veten në disa veçori e tipare që shërbejnë për t’u njohur pa vështirësi.”

Siç shihet vetëm me një vështrim të thjeshtë krahasimtar mes atyre që duhej të ishin më të saktët në përcaktim dhe më unikët, ka një mospërputhje dhe dallime. Ndoshta në të tjerë fjalorë shpjegues të gjuhëve të ndryshme mund të gjenden përcaktime që përputhen më shumë, që mund të jenë të njëjta ose mund të jenë krejtësisht të kundërta, dhe rezultatet mund të bëhen akoma më interesante, por ky nuk është qëllimi i këtij punimi. Në këtë rast synimi ynë ishte që të vërtetonim akoma më fort mendimin e Maalouf të cilit iu referuam në fillim të këtij konstatimi. Po jo vetëm. Ky krahasim na çon drejt vështirësisë në rritje për vendosjen e piketave prej të cilave kanë rrjedhur edhe ato përcaktime. Janë shumë. Po ne po përmendim disa prej tyre, ndoshta ato më të rëndësishmet:

  1. Identiteti i përcaktuar si i tillë në bazë të gjuhës.
  2. Identiteti i përcaktuar si i tillë në bazë të territorit gjeografik.
  3. Identiteti i përcaktuar si i tillë në bazë të së kaluarës së përbashkët të një bashkësie njerëzish.
  4. Identiteti i përcaktuar si i tillë në bazë të besimit fetar.
  5. Identiteti i përcaktuar si i tillë në bazë të trashigimisë kulturore (folkor,ritet pagane,konstitucioni shpirtëror).
  6. Identiteti i përcaktuar si i tillë në bazë të psiqikës së bashkësisë.

Pra shihet qartë se sa shumë elemente ka për të dhënë një përcaktim, ku secili prej tyre ka historinë e vet, ka territorin e vet, trashigiminë e vet, besimin, psiqikën. Është e kuptueshme se secili  grup bashkësie njerëzore që përpiqet të definojë nocionin e identitetit, patjetër që do mbartë me vete edhe të gjithë këta elemente dhe do jenë këta të fundit që në fund të fundit do të bëjnë dhe përcaktimin e konceptit identitet. Dhe kështu dalim në pikën e fillimit, në atë të vështirësisë së përcaktimit të këtij koncepti. Është e tepërt, por do të kujtoj që shkenca dallohet nga veprimtaritë e tjera shoqërore pikërisht për objektivitetin e saj, për qartësinë dhe rreptësinë në interpretimin e fakteve. Por në rastin tonë kjo nuk ndodh. Qëndrimet dhe përpjekjet për përcaktime janë më  shumë subjektive, gjë që favorizohet edhe nga fakti që vetë identiteti është në ndryshim e në lëvizje. Në katër fjalorë që përfaqësojnë katër gjuhë, pra katër bashkësi të ndryshme njerëzish, kishim vetëm tre pika të përbashkëta në përcaktimin e termit identitet, ndërsa të tjerat ndryshonin në varësi të qëndrimeve politike e kulturore e gjendjeve natyrore të momentit në të cilin u shkruan! A s’është ky një konstatim i qëndrueshëm?

Për të përforcuar pikërisht këtë mendim po citoj Shembullin e Sarajevës dhe të njeriut/ individit të saj, siç e vëren edhe Maalouf:

  1. a) më 1980 në Sarajevë një individ do e përcaktonte vetveten kështu:- “Unë jam Jugosllav”;
  2. b) më 1992 po në Sarajevë, i njëjti individ do e përcaktonte veten kështu:- “Unë jam musliman”;
  3. c) më 2010, po në Sarajevë, i njëjti individ do e përcaktonte vetveten kështu:- “Unë jam boshnjak”.( Maalouf. fq. 17).

Dukshëm bien në sy tre nivele: I pari, unë jam Jugosllav, me të cilin sfumohet nacionaliteti dhe nuk përmendet fare përkatësia fetare, në të kundërt i jepet përparësi përcaktimit shtetar, politik. Është e kuptueshme që në rrethana të tilla, ku dogma komuniste mbizotëronte në të gjitha sferat e mendimit një individ të vetpërcaktohej sipas kësaj dogme. Sfumimi i elementeve dallues të një Jugosllavi në këtë rast ndodh vetëm në sipërfaqe, si një mënyrë e imponuar të thëni, po në shumicën e rasteve jo si një besim i brendshëm, gjenetik. Kjo bënte në atë kohë që një Jugosllav të ishte i tillë edhe në Kroaci, Slloveni, Maqedoni, etj, pa folur për prezantimin e tij jashtë kufirit politik, në të cilin ishte vetëm Jugosllav. A nuk është ky një nga rastet e ndikimit subjektiv në përcaktime shkencore? Vazhdojmë më tej me individin tonë, kësaj here më 1992 kur ai thotë :

Unë jam boshnjak. Skema është e njëjtë por në rrethana e përfundime krejt të ndryshme. Në këte rast Jugosllav është hedhur poshtë me dhunë, Lufta e ka bërë të vetën, dhe ajo që ishte dogmë e imponuar nuk është më. Individi nga Sarajeva ndjehet më i lirë,dhe si i tillë i jep të drejtën vetes të rivendosë raportet që atij i duken të drejta dhe dikur të mohuara. Ai pranon përkatësinë e tij nacionale- ai është thjesht një boshnjak. E thënë kështu vetë kjo fjalë ngërthen në vetevete gjithçka që ka lidhje me Bosnjen, të gjithë ata elemente që përbëjnë dallimin, e në te njëtën kohë bashkimin e një bashkësie të caktuar njerëzish. Në të njëjten kohë ky vetpërcaktim, si boshnjak, e bën atë të dallueshëm në mesin e gjithë të tjerëve. “Njerëzit janë më tepër bij të Kohës se sa të baballarëve të tyre.”- Marks Block. E nëse shkojmë më tej dhe përmendim faktin pasues të po këtij individi i cili në vitin 2010 nuk e përmend as jugosllavinë- nocion i tretur në Kohë, as boshnjak-nocion i mbetur në tentativë, jo i harruar po as i përmendur (mesa duket për shkak të konutacionit të emrit), ai thotë jam musliman. Jemi krejtësisht në urë tjetër, ku një nga elementet që i kemi përmendur në fillim të këtij shënimi, bëhet përcaktues. Pikënisja e këtij vetpërcaktimi vjen si pasojë e ndikimit politik, dogmatik po e një kahje tjetër, jo komuniste sigurisht. Individi në fjalë i gjendur Jugosllav dhe pastaj Jojugosllav fitoi të drejtën  jo vetëm të ndjehet, por edhe të vetpërcaktohet si Boshnjak. Në këtë moment të dallimit të madh ai pa e menduar u gjend përpara vështirësive edhe më të mëdha për mbijetesë. Relacionet ishin prishur me dhunë. Ajo që ai fitoi në këtë rast ishte vetëm emri i tij i kahershëm dhe i ndaluar. Po jetesa e përditshme është diçka krejt tjetër, dhe atij i duhej të jetonte që të nesërmen e divorcit me “Jugosllav”. Tani i duhej të mbijetonte si Boshnjak. Po sa shanse kishte ai të realizonte menjëherë këtë gjë? Pasi u përpoq gjatë dhe u rrotullua rreth emrit të tij të adhuruar, më në fund e kuptoi nuk kishte zgjedhur elementin që do ta dallonte përfundimisht dhe do ti jepte atij një status, tek e fundit statusin e ëndërruar, të vetvendosjes, pavarësisë, zhvillimit. Atëherë dallimi i besimit u bë për të vija e demarkacionit me familjen e tij sllave, dialektin e gjuhës të së cilës fliste. Jemi më 2015 dhe po ashtu individi i Republikës së Bosnje-Hercegovinës vetpërcaktohet si musliman. Kjo ishte zgjedhja e tij që më shumë është një zgjedhje politike e imponuar nga rrethanat, se sa një zgjedhje natyrale. Në këtë rast shtrohet pyetja cili është identiteti i këtij individi? Cilat duhet të jenë kriteret për vetpërcaktim identitar? Cfarë duhet të përmbajë një identitet? A është e gatshme bota të japë një formulë të vetme shkencore, larg subjektivitetit, dëshirave apo mendjeshkrepjeve të atyre që përcaktojnë politikën aktuale sot? Janë pyetje që lindin vetvetiu dhe që ne u përpoqëm të ilustrojmë përmes dy shembujve që sollëm më lart, atë të definimit në fjalorë, dhe rastin e individit jugosllav-boshnjak-musliman.

Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se jo gjithmonë jemi përpara të njëjtës situatë me këto tipare. Nëse themi se vetpërcaktimi i sotëm tenton më së shumti drejt zgjedhjes politike me një bazë të fuqishme pragmatike, kjo nuk do të thotë se ky proces i fshin ato që ndërkohë janë vetpërcaktuar. Raporti mes tyre mbetet i hapur. Kjo marrëdhënie mes elementeve të ndryshëm të përcaktimit të asaj që duhet të quhet identitet, ka sjellë edhe përparësi të ndryshme për grup bashkësish të ndryshme, në të cilat herë njëri e herë tjetri element zë kreun e vendit. “Secili nga ne ruan dy trashigimi: 1) Vertikale- që vjen nga tradita, nga paraardhësit; 2) Horizontale- e ka burimin tek Epoka jonë, tek bashkëkohësia. “(Maalouf,A., fq.96) . Pikërisht për shkak të kësaj laryshie interesash strategjike, ky koncept është e vështirë të emërtohet prerazi, sipas një përcaktimi të vetëm, ndaj pranohen si të mirëqena të gjitha karakterizimet e deri më sotme, pikërisht sipas pikave që i kemi cekur më lart. Në të vërtetë bota sot është e shumë trajtshme, shumë herë më shumë se sa në të kaluarën. Por kjo nuk do të thotë që e kaluara mbetet thjesht e tillë, përkundrazi, Historia nuk përsërit veten, jo saktësisht. Ajo na mëson përmes analogjive.”(Stoessinger,J. fq.370). Ky deduksion duhet të na vlejë në vendosjen e raporteve mes koncepteve të vjetra dhe atyre të kohës moderne, bashkëkohësisë. Botës i duhet të jetojë mes mendimeve se: “ka një hendek midis asaj që jemi dhe asaj që pandehim se jemi.”(Maalouf, A., po aty, fq.97), sikur duhet të jemi krejtësisht të ndërgjegjshëm e të kthjelltë se nuk mjafton të ndjesh, të kesh ndjesi identitare, por më e rëndësishme është të arrish të shpjegosh. “Liria është dhuntia kryesore e natyrës”. (Da Vinci, L. – fq. 100).Duhet të jem patjetër e lirë që të arrij të shpjegoj edhe atë që në pamje të parë duket e pashpjegueshme. Është e qartë se në kohën tonë moderne bota është e prirur drejt: “Qëllimi i largët i procesit botëror nuk është njeriu, si kurorë e krijesës. Ky qëllim i largët drejt të cilit shkon krijimi, është i panjohur nga ne deri tani dhe porsa ka filluar të realizohet.”(Fogelman, B. –fq.83). Në këndvështrimin tonë, bota moderne dhe përpjekjet e saj për të përcaktuar e shpjeguar dukuritë dhe fenomenet identitare, në epilogun e tyre përmbyllen me prologun e kësaj drame mbarënjerëzore. “Parimi i papërcaktueshmërisë ka pasur pasoja të thella mbi mënyrën se si e përfytyrojmë botën”, (Hoking,V.S.- fq.55). E pikërisht për t’u shmangur kësaj ne vendosim që t’i bashkojmë fazat e ndryshme të zhvillimit të këtij koncepti. Dhe duke e pyetur veten përmes Anjshtajnit: “A kishte shumë variante Perëndia kur krijoi Gjithësinë?”

 

BIBLIOGRAFI

1.Hoking,V.S.- Një histori e shkurtër e Kohës,-Nga Bing-Bengu tek Vrimat e Zeza, Toena, 1997, Tiranë

2.Fogelman, B. –Realizmi I Ri, Tiranë

3.Da Vinci, L.- Mbi artin dhe shkencën, Botoi Apollonia, 1999, Tiranë

4.Maalouf, A.,

5.Stoessinger,J.- Përse kombet shkojnë në luftë?

6.Oxford Advanced Learner’s Dictionary

7.Fjalorin Shpjegues të Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë, 1980

8.Marc M. Cohen- Nouveau dictionnaire francais- hebreu, Edition Achiasaf S.A. Tel-Aviv,Israel, 1996

9.Larousse- dictionaire de francaise, 1986, Paris,

75 vjet më parë ndodhte tragjedia në fshatin Kutë të Mallakastrës – Nga Guri Shyti

Dëshmitë e mëposhtme nuk janë trillime, apo hamendësime, por dokumente gojore dhe të shkruara nga protagonistët e atyre ngjarjeve.

Në pranverën e vitit 1943, në qarkun e Vlorës dhe saktësisht në fshatin Tragjas dhe Gjorm të atij qarku, u ngjiz një lëvizje demokratizuese në gjirin e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH) të Vlorës, që, historiografia e politizuar skajshëm, e ka quajtur “Fraksioni i Vlorës”, por që, në të vërtetë ishte një përçapje për ta vënë Luftën Nacionalçlirimtare në një rrugë demokratike, ku të përfshiheshin sa më shumë shtresa shoqërore dhe njerëz patriotë të kohës, përçapje kjo që nuk u la të zhvillohej, të hidhte rrënjë dhe, ndoshta, t’i jepte edhe jetës së mëpastajme një rrjedhë tjetër.

Shkruesi i këtyre radhëve nuk ka asgjë të vetën në këto që po thotë, por dëshmi të protagonistëve në vetë të parë, të dëgjuara prej tij nga ata vetë, ose të qëmtuara në dokumentet zyrtare.

Më 11 maj të vitit 1943, në mullirin e fshatit Kutë të Mallakastrës u vranë dy partizanë të orëve të para dhe u plagos një i tretë, dëshmia e të cilit është edhe strumbullari i këtij shkrimi.

Protagonistët e tragjedisë

-Mehmet Shehu, me pseudonimin e luftës, “Vjosa”, një organizator i zoti, por, sipas përcaktimit të mprehtë të njërit nga bashkëkohësit e tij, “kobure në dorën e E. Hoxhës derisa ajo kobure vrau edhe atë vetë“. Për ta vërtetuar këtë, ja se çfarë thotë një nga kuadrot e çetës “Plakë” dhe partizan që në krijimin e saj, atentatori trim Vllas Arapi. Edhe Vllasi ishte ndër ata që e kundërshtuan metodën e mbyllur e diktatoriale të punës, duke u përfshirë në grupin e guximtarëve “fraksionistë”. Ai, kur pa se ç’po ndodhte me shokët e tij, bëri autokritikë dhe u kthye sërish në çetë si partizan i thjeshtë. Duke qenë partizan në Br. I partizane, të komanduar nga M. Shehu, Vllasi, në prill të v. 1944, u arratis, sepse, siç iu shpreh të atit kur u takua me të në Fier: “Ata (krerët e PKSH) ndryshe thonë e ndryshe bëjnë… Mehmet Shehu do të ngrihet, do të ngrihet dhe pastaj do të bjerë si ai…” (Marrë nga një shkrim i poetit të shquar, Fatos Arapi, vëllai i Vllasit, në një gazetë të Tiranës).

Neki Imer Hoxha, me pseudonimin e luftës “Vangjo”, djalë i  ri, i zgjuar, me shkollë të mesme, i shkathët dhe trim.

Xhemil Çakërri, me pseudonimin e luftës “Milo”, djalosh 22-vjeçar, që sapo kishte mbaruar shkollën tregtare të Vlorës, trim i çartur, guximtar i rrallë.

-Hidajet Micolli, me pseudonimin e luftës, “Dysheku”, partizan i Çetës Plakë të Vlorës, Hero i Popullit.

I. S., me pseudonimin e luftës “Sazani”, një gjysmanalfabet, shërbëtor i përkushtuar ndaj M. Shehut, të cilit i qëndroi besnik tërë jetën dhe u rrokullis bashkë me të zotin.

Tragjedia

Me zbardhjen e mëngjesit të 11 majit 1943, në mullirin e fshatit Kutë të Mallakastrës hynë fshehurazi tre veta, dy të lidhur dhe një i armatosur, që i vëzhgonte me gishtin në këmbëzën e pushkës, gati për të shtirë. Kishin udhëtuar natën nga fshati Klos dhe mëngjesi i zuri në Kutë, ku, për të mos u diktuar nga askush, u fshehën në mulli, me shpresë se as mullixhiu nuk do t’i pikaste.

Shkruesi i këtyre radhëve, duke qenë i afërm i familjes Çakërri, ditën që Neki Imeri, me dorën të fashuar, erdhi për ngushëllim tek prindërit e Xhemilit dhe u tregoi se çfarë kishte ndodhur, ishte atje dhe dëgjoi sa më poshtë:

Tregimi i Vangjos: “Po errej nata, unë dhe Xhemili ishim duke kaluar nëpër fshatin Klos dhe po shkonim tek vendi ku na priste çeta, kur një partizan na ndaloi dhe na tha se na kërkonte Mehmet Shehu. Ne njiheshim mirë me Mehmetin, e dinim edhe detyrën që kryente në parti, kështu që nuk ngurruam dhe shkuam pas partizanit të panjohur nga ne. Shkuam në një shtëpi, hymë brenda në dhomë, ku gjetëm Mehmetin. U përshëndetëm me të, pa dyshuar për asgjë varëm armët, siç bënim gjithmonë kur shkonim nëpër baza dhe u ulëm shtruar. Pa arritur as të pyeteshim mirë me pritësin, nga një derë anësore dolën dy partizanë, njëri prej tyre ai që na kishte takuar dhe, pa na dhënë kohë të kuptonim çfarë po ndodhte, na u hodhën përsipër dhe na lidhën duart. Ne pamë nga Mehmeti duke e pyetur se çfarë po ndodhte. Ai, pa na përfillur fare, na tha se, me urdhër të partisë jeni të arrestuar dhe do të dilni përpara gjyqit partizan në fshatin Çorrush. Pastaj urdhëroi partizanin, që na kishte takuar në fillim, të na shoqëronte dhe të na dorëzonte në Çorrush. Gjithmonë me duar të lidhura, udhëtuam të shoqëruar nga partizani, që morëm vesh se quhej Sazan dhe që na mbante nën kërcënimin e tytës së pushkës. Ecëm gjatë derisa u gdhi mëngjesi. Partizani që na shoqëronte na porositi të mos bënim zhurmë pasi do të futeshim fshehurazi në mullirin e fshatit Kutë, në mënyrë që të mos na diktonte as mullixhiu, derisa të errësohej, kur do të nisnim sërish rrugën pa na diktuar njeri, deri në Çorrush. U futëm dhe u fshehëm në një skutë të mullirit. Nuk kaloi shumë dhe jashtë mullirit u dëgjuan të shtëna armësh dhe zhurmë njerëzish. Shoqëruesi ynë ngriti veshët dhe nxori koburen. Në këtë kohë u hap dera e mullirit dhe u dha në derë një partizan, që e njihnim mirë se ishte i çetës tonë “Plakë”, ishte Hidajet Micolli që e thërrisnin Dysheku, pasi ishte arratisur nga burgu fashist i fshehur në një dyshek. Me ta parë partizanin, shoqëruesi ynë shtiu mbi të dhe e vrau në vend. Në këtë kohë, Xhemili, duke parë rrezikun që po na kanosej edhe neve, me atë trimërinë dhe vetmohimin që e kishte karakterizuar gjithmonë, iu hodh përsipër shoqëruesit dhe më bërtiti mua: “Ik Vangjo dhe trego të vërtetën!”. Unë e kuptova rrezikun dhe u hodha në vijën e ujit të mullirit, ndërkohë dëgjova dy të shtëna kobureje, njëra goditi për vdekje Xhemilin, ndërsa tjetra më plagosi mua në dorë. Unë dola matanë vijës së ujit dhe u bashkova me partizanët e tjerë të çetës territoriale. Ata, pa e ditur se si qëndronte puna, më çuan e më dorëzuan tek Mehmet Shehu. Unë shpëtova pa u vrarë sepse më nxorën përpara gjyqit partizan dhe më kërkuan të bëja autokritikë. Unë pranova gabimin, kështu që më bënë partizan të thjeshtë, anëtar të çetës. E përdora këtë dredhi për të shpëtuar jetën dhe për të çuar në vend porosinë e Xhemilit që të tregoja të vërtetën. Tani i braktisa ata dhe u bashkova me Sadikun (Premten) që të vazhdojmë luftën kundër pushtuesve me mënyrën tonë”.

Për ndonjë që mund të jetë mosbesues se si është mbajtur mend, pas 75 vjetësh, tregimi i protagonistit të mbetur gjallw të tragjedisë, mund t’i them se janë disa faktorë: E para, ky tregim është përsëritur shpesh midis nesh; e dyta, ndonjë harrese time, që isha ende i ri, i ka ardhur në ndihmë kujtesa më e kthjellët e më të rriturve, sidomos motrave të Xhemilit dhe, e treta, më kryesorja, thelbi i tregimit vërtetohet nga dokumentet arkivore që do të sjellim më poshtë.

Nuk është e vështirë të kuptohet se Mehmeti e kreu këtë krim, jo me kokën e tij, por zbatoi një urdhër që i kishte ardhur nga vetë E. Hoxha. Ky i fundit, i shqetësuar në kulm nga përmasat e asaj lëvizjeje që po ndodhte në Vlorë, më 3 maj të v. 1943, shkroi një letër që ia drejtonte Qarkorit të Vlorës dhe për njoftim gjithë Komiteteve Qarkore të Shqipërisë. Në atë letër ai urdhëronte: “Xhepi (Sadik Premtja – shënimi im) dhe Pali (Terova – shën. im) duhet të pushkatohen përnjëherësh si tradhtarë… armiq të betuar të partisë dhe të popullit” (?!). Dhe më poshtë: “Të arrestohet Vangjoja e Difi (pseudonim i Qazim Çakërrit, ish-komisarit të parë të Çetës “Plakë” të Vlorës) dhe të gjithë ata elementë që kanë marrë pjesë në këtë punë dhe, pa humbur kohë, të bëhet gjyqi i tyre… Në rast se ata janë kurdoherë solidarë me Xhepin… edhe ata të pushkatohen:. (E. Hoxha, vepra, vëll. 1, bot. II, f. 366).

Këtë e pranon edhe vetë Mehmeti në një letër që i dërgonte Komitetit Qarkor të Vlorës, ku e njoftonte: “Sipas urdhrit që m’u dërgua, Vangjua e Xhemili u arrestuan. I kam lidhur dhe ndodhen në duar të sigurta”.

Kurse tragjedinë e mullirit të Kutës, po Mehmeti, në një letër që i dërgonte L. Gegës dhe Hysni Kapos më 12.5.1943 e përshkruante kështu: “… Vangjon e Milon i nisa, por ndodhi një e papritur. Sazani me ta kaloi ditën në mullirin e Smail Muharremit (Kutë), porse për mungesë konspiracioni nga mullixhiu u muar vesh. Dysheku (Hidajeti) mori vesh dhe me tre partizanë të çetës së Vlorës sulmuan mullirin. N’atë kohë vajti çeta e Kutës dhe e Çorrushit dhe nga mosmarrëveshja, sulmuan edhe ata mullirin. Sazani me dy partizanët e tjerë (është fjala për Xhemilin e Vangjon – shën im), mbas dy orësh lufte me 300 burra, kur panë se çdo shpresë u humbi, vrau Xhemilin, Vangjua u plagos lehtë në dorën e djathtë, tentoi të ikte dhe e kapi çeta e Kutës, e cila e kuptoi tradhtinë dhe s’ia dorëzoi kujt, veç meje. Në atë luftim mbeti i vrarë Dysheku. I varrosëm…. Çeta është tronditur, por nuk ndihen shenja revoltimi.(AQSH F. 18, L. 1 D. 9).

Në një qarkore që i dërgonte Komitetit Qarkor të Vlorës E. Hoxha, më 17 qershor 1943, urdhëronte prerazi që, lufta kundër atyre që mendonin ndryshe “të bëhet e ashpër dhe e pamëshirshme” (E. Hoxha. Vepra. Vëll. I. Bot. II, f. 381) dhe më poshtë: “Qazim Çakërri përjashtohet nga partia dhe, mbasi refuzoi të marrë pjesë në çetat partizane, ku e urdhëroi partia… të mbahet nën vëzhgim më të madh dhe, në rast se shihet që aktiviteti i tij drejtohet kundër partisë, të merren masa drakoniane kundër tij” (po aty, f. 392). Siç shihet, urdhri ishte i qartë dhe i prerë, të gjithë ata që mendonin ndryshe duhej të eliminoheshin. Në një material të përgatitur nga një grup pune, i caktuar nga KQ i PPSH, shumë vite më vonë, për analizën e punës së “fraksionit të Vlorës”, lidhur me vrasjen e kundërshtarëve në mendime, thuhet: “…u krijua dhe një njësit i posaçëm që mori emrin “Hakmarrja…, i cili filloi ndjekjen e veprimtarisë  së “xhepistëve” më të rrezikshëm që kishin mbetur në veprim”. Njësiti, apo çeta e vogël “Hakmarrja”, kishte në krye M. J. Ishte ajo që, në gusht të vitit 1943, i bëri pritë çetës së Sadik Premtes. Në atë pritë, nga ana e “xhepistëve” u vra Vangjua dhe Xhafer Dalani nga fshati Gjorm, ndërsa nga pjesëtarët e “Hakmarrjes” u vra Shyqyri Alimerkoja dhe Sadik Zotaj, vrasje këto të bëra midis vëllezërish shqiptarë, të cilët, jo më shumë se disa javë përpara, kishin qenë shokë në një llogore, në luftën kundër pushtuesve, dhe që tani, të shtyrë nga mania diktatoriale e një njeriu, shtinë dhe vranë njëri-tjetrin.

Këto raste sporadike, që janë të pashmangshme në historinë e luftërave popullore, nuk mund të përligjë në asnjë mënyrë krakërrimin e sorrave-pinjollë të bashkëpunëtorëve të pushtuesve, të cilët orvaten ta cilësojnë Luftën e Lavdishme Nacionalçlirimtare si luftë civile.

Rrëfimi i trishtë i Barjam Dervishajt, i dënuar 8 herë në kohën e diktaturës: I kam borxh dhe 15 vjet burg atij sistemi (video)

Pas një kalvari të gjatë prej 28 vitesh burg nga 8 dënime të ndryshme, Barjam Njazi Dervishaj rrëfen jetën e tij në të gjitha kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

“Unë nuk kam patur ndihma familjare, jam rritur jetim por nuk kam vuajtur shumë se më kanë dhënë shokët. Kur unë shkoja tek krevati gjeja gjithmonë diçka për të ngrënë që më kishin lënë shokët”, rrëfen ndër të tjera ai.

Momentet më të vështira në burgun e Burrelit për Dervishajn, kanë qënë çastet kur ai teksa po hynte në dhomë gjeti trupin e pajetë të shokut të tij të qelisë, të varur me çarçaf pranë dritares.

Rrëfimi i plotë

Këtu i thonë Burrel ku hyn e më nuk del. Unë jam dënuar 8 herë. Unë i kam ngelur edhe 15 vjet për të bërë komunizmit. Nuk ka burg në Shqipëri ku nuk kam vuajtur unë.

Ç’kujtoni nga momentet e para të arrestit?

Më 27 maj 1960, në moshën 17 vjeç për një bisedë arratisje u arrestova. U nisa për në Përmet me disa shok atje më arrestuan për tentativë arratisje. Më mbajtën 20 ditë në degën e Përmetit ku më pas më çuan në kalanë e Gjirokastrës ku vazhdova hetuesinë edhe u dënova me 10 vjet burg për tentativë arratisje. Isha shumë i ri për të kuptuar pse po më ndodhnin kto gjëra dhe në Gjirokastër më dënojnë 10 vjet në kalanë e Gjirokastrës dhe prej andej më çuan në burgun e Vlorës. Nga burgu i Vlorës më dërgojnë në sodën kaustike, fabrika e sodës kaustike në Vlorë. Pas 6 muajsh më dërgojnë në burgun e Elbasanit. Kështu shkoj jeta ime hidh ujë e hidh mjell, nga 10 vjet mi çuan në 36 vjet dhe ngela nëpër burgje. Nuk ka burg ku nuk kam vuajtur unë. Ne ishim të dënuar me punë të detyruar. Kam punuar në galerinë e Spaçit, kam punuar në Ballsh, kam punuar në fabrikën e çimentos në Fush Krujë, në fabrikën e çimentos në Elbasan. Në Spaç kam shkuar në vitin 1971 kam ndënjur për afërsisht 7 muaj për një ngatërres me policinë atje. U zum u ngatërruam dhe më dënuan atje, dhe më çuan prap në Burrel atje. Ishte burgu më i rëndë, në Burrel unë kam parë nga vuajtjet se mateshe durimi i njeriut, eksperimente bëheshin me njerëzit. Në Burrel kam parasysh si tani, nëqoftëse do na pyesnin se ku e gjenim forcën. Ne e gjenim forcën tek bashkëvuajtësit tanë, aty kishte shumë njerëz pa këmbë, të prera të dyja këmbët ose me një këmbë me  paterica që zvarriteshin dhe nuk jepeshin. Këta na mësuan se nëpër burgjet duhet forcë shpirtërore sepse komunizmi nuk kishte mëshirë. Kur ai nuk mëshironte këta nuk më shkonte nëpër mend të na mëshironte ne të tjerët. Kur unë kam vajtur në Burrel, kam qënë 22 vjeç djalë kam qënë i fortë fizikishtë dhe shokët e mi bashkëvuajtësit, e them me mburrje këtë dhe ndjej kënaqësi në shpirtin tim, të gjithë kanë qënë më të mirë nga unë. Këta më kanë dhënë forcë dhe jetë. Ata më jëpnin bukën racionin e tyre. Edhe sot në shtëpinë time qindra të burgosur hyjnë e dalin. I kam vllezër.

 

Si organizohej një ditë në Burrel?

Njeriu sipas komunistëve ishte kafshë. Gazeta e palosur është 25 centimetër, ky ishte vendi ku duhet të flije ti. Ishim me çimento, dhomat me çimento. Në mëngjesh do ngriheshe me rënien e bilbilit, do rregulloje krevatin dhe nuk kishe më të drejt të uleshe në krevat por të rrije. Jepnin 500 gram bukë, dy herë gjellë në ditë, që nëse gjeje kokrrën e orizit ose fasules të duratrokisnin. Birucat ishin me çimento, aty bëheshin torturat. Ato birucat kishin disa hekura ishin lidhur mushkat e Italisë aty dikur. Ata e kthyen në vuajte për shqiptarët. Në Burrel unë kam parë shumë, atje kam parë ndjenjën njerzore që kam parë për të burgosurit, njëri për tjetrin.

Sa vite keni vuajtur në Burrel?

Në Burrel kam bërë 7 vjet burg.

Sa vetë jetonin në një dhomë?

Në një dhomë sipas njerëzve që fuste qeveria. Qeveria shtonte nuk e kishte problem. Në një dhomë mund të ishin 30 veta, mund të ishin 10 veta, sipas kapacitetit njerëzor që ishin nëpër burgje.

Si i kryenit nevojat personale?

Tualetet i kishe me orar, aty brenda kishte një qyp. Këtë qyp kur dilje në mëngjes do ta derdhje. Aty kishte pleq, të sëmurë. Ajo lloj qeverie nuk donte të dinte. Njerzit ishin procesverbal edhe kur vdisnin nëpër galeri gjithmon thoshin vdiqën për fajin e tyre. Ktu mbylleshe qënia e njeriut.

A kishit orare të lira gjatë ditës?

Në Burrel i thoshin oborrit ajrimit, “pajdot”. Dalja në pajdut bëhej dy herë në ditë, një orë paradite një orë pasdite. Por gjimonë nëqoftëse udhëheqja bënte lëvizje nëpër qytetet e tjera këto ndërpriteshin një muaj dy muaj dhe kur shikonim dritën e diellit fërkonim sytë. Unë nuk besoj edhe në familjen time nuk i përdor këto muhabete se e di që nuk kuptohem. Kishte vuajtje mbi njerëzore. Kam parë shokë të mij që janë varur nga uria. Përshembull Mustafa Bjaraktari nga Tropoja, Lefter Balltovani nga fshatrat e minoritetit. Ishim në dhomën një në Burrel edhe kur dolëm në (palosjen), i them Mustafait hajde, jo tha nuk jam mirë do rrij ktu brenda. Pasi bëm (pajdos) e shikoj ishte varur në dritaren e burgut me carcaf. Skisha ndërmend as sot smë shkonte ndërmend se do derdhja lot.Çfarë mund të flas tjetër unë për kto burgje kur komunistët shqiptarë dënonin shqiptarët e pafajshëm. Unë nuk gjeta një njeri që të kishte bërë një krim, që të më thoshte unë kam bërë këtë, po të gjithë ose për buised arratisje ose për tentativë arratisje ose për gjera të sajuara.Të gjithë këta njerëz futur nëpër burgje dhe mbi ta një dhunë e jashtëzakonshme. Kur në burgun e Burrelit lexoje parrulla “Këtu i thonë Burrel ku hyn e më nuk del”, të shkruara në murë. Në Burrel kishin vdekur qindra burra. Burgu i Burrelit është ndërtuar në mënyrë të tillë që rrezja e diellit, nga çdo krah të binte dielli, rrezja nuk hynte brenda. Atje ku nuk ka diell  nuk ka as jetë. Dhomat kishin dritare por dielli nuk hynte brenda tyre. Në këto dhoma gardianët kishin njerzit e tyre po të dënuar që provonin mos i kishin sharruar dritaret, i fusnin për të sëmurur njerzit i fusnin nëpër biruca. I zhvishnin duke i lënë në mbathje dhe kanatjere dhe të lidhur me zinxhirë. Më kujtohet njëherë më kishin lidhur me zinxhirë këmbët, duart dhe një zinxhirë tek këmbët dhe tek duart të lidhura mbrapa. Patateve andej u thoshin kërtolla dhe aty në fund në birucë më kishin hedhur ato patatet, unë djalë i ri i uritur tërhiqem zvarrë dhe e kap një patate me gojë ashtu i lidhur edhe gjysmën po e këpusja vetëm kur hapet sporteli dhe bërtet ai polici çfarë bën? Ai polici tani më kujtohet ishte nga Mllakastra i quajtur Qemal Azja, ishte shumë i egër shumë i ndryrë, më vonë e kam takuar në kampin e Ballshit si punëtor. I kishte rënë e shoqa difiçit atje në burgun e Burrelit edhe e takoj atje dhe i them “ela Laze”. Unë kam qënë një djalë i shëndoshë gjithmonë kam patur shëndet, ai pati frikë dhe më tha më fal. Më tha unë kam menduar se çdo gjë që fluturohej haet. E lash atë muhabet nuk i thash gjë. Deri në vitin 1973 se dua të jem i sinqert në të gjitha pikat, në Burrel flinin të gjithë në çimento. Në vitin 1973 këta e shtruan me dërrasa por jo birucat. Aty filluan të na japin disa rroba burgu, një peshqirë na shtuan edhe çajin bashk me tre gram sheqer. Unë nuk kam patur ndihma familjare, jam rritur jetim por nuk kam vuajtur shumë se më kanë dhënë shokët. Unë kur shkoja tek krevati gjeja biskota mi kishin dhënë shokët. Kishte raste që bëheshim 3-6 shokë ndanin cigaret, 5 cigare ti 5 cigare unë dhe thoshin do t’ja çojm Bajramit. Kishe 500 gram bukë, kishe një kandar të inprovizuar, domethënë dy copa dërrasa me spango trekëndëshe, këtu vendosnin 500 gram gurë dhe ktej peshoheshe buka dhe sytë e të burgosurve rrinin duke parë nga do anonte. Burgjet komuniste kanë qënë shumë të egra. Tek ne kanë lënë gjurmë. Ne ishim në një vend ku torturoheshim, nuk ke se si i harron këto. Syri jonë ka shirita i ka të gjitha të regjistruara, edhe natën në gjumë kur nuk e shikojmë veten mirë ne shikojm makthe. Nuk mund të kalojn kto gjëra si një cop bukë me djath. Unë kam parë njerëz edhe vetë jam rrahur në mënyrën më barbare, kto nuk harrohen. Galeritë nuk harrohen, thyerjet e këmbëve dhe të duarve nuk harrohen. Jazëk u qoftë atyre personave edhe bashkëvuajtësve të mi që arrijnë ti kalojnë këto gjëra sikur ska ndohur asgjë. Komunistët kanë bërë kërdinë. Ne vetëm punonim, bakri, piriti, të punoje në zonën e dytë të Spaçit të nxirrje pirit ishte 60 gradë nxehtësia aty brenda, detyrimisht ti do zhvisheshe. Kur pikonte pika e acidit në trup dridhej trupi si gjarpër. Ndërsa ata zotërinjtë ngroheshin në një sob jashtë edhe kur dilje të pysnin sa vagonë ke bërë, pse ske bërë kaq, pse ske bërë aq, na lidhnin, na rrihnin. Çfarë të them më. Mendoja njëherë me veten time të vdesi ky Enver Hoxha një orë pas tij të vdes dhe unë. Kur ka vdekur ai unë kam qën në Qafbari edhe radioja e kishte dhënë frëngjisht. Të them të drejtën unë nuk kam mësuar ndonjë gjuhë nëpër burgjet, biles kur hyra isha dhe fëmijë nuk e dija ç’ishte politika. Më thot një shok ka vdekur Enver Hoxha. Ishte një Kudret Hoxha shkova e i thash ka vdekur Enver Hoxha, ai bënte sikur nuk dëgjonte. I thash prap ka vdekur Enver Hoxha. Me gjithë mend tha. Po i them. Serioz në fytyrë tha se do na mbysin. I ranë bilbilave dhe po bërtisnin në menxë, kishin mbledhje. Ishte për tu çuditur kishte të burgosur që qanin. Ato ishin lot krokodili, ata qanin dhe rrinin afër me policat. Kishte spiuna nga dora jonë plotë. Kishte ardhur një farë Lek Ymeri, oficer i lartë, 500 burra u futën në menxë. U dëgjua zëri atij ku u tha unë po shoh që ju jeni kënaqur, keni marrë vesh që ka vdekur udhëheqësi i partisë dhe i pushtetit, por nga partia jonë do dalin udhëheqës të tjera. Ata shpreheshin hapur me ne na thoshin ju nuk do dilni gjallë që këtu, ju do mbaroni 10 vite burg ne do ju ridënojm më 10 vite të tjera dhe kështu vepronin. Unë jam dënuar 8 herë. Unë i kam edhe 15 vite për të bërë komunizmit. Unë kur kam dal nga burgu skisha familje, kam flejtur poshtë komitetit ekzekutiv në Tepelenë po binte shi. Atje flejta për siguri se mund edhe të na vrisnin se si i trajtonin gjërat këta. Unë kam dal jo më tepër se 50 kile nga burgu. Unë pështyja gjak edhe kur më ka marrë gruaja për vizitë në spitalin e Beratit. I thonë gruas ky një muaj ose një muaj e gjys ky nuk vete. Shikoja gruan që qante por unë jetova nuk e kam patur shumë problem jetën. Atje nëpër vuajtje mësova mos ta kem problem. Unë e kam çunin 25 vjeç tani, vajzën e kam në universitet 22 vjeç. Kaq mundësi patëm të bënim. Unë vij nga vuajtjet dhe unë u përkas atyre. Kënaqësia ime është kur më vjen ndonjë shok i burgosur në shtëpi. Ne nuk e kemi mendjne për të ngrën e për të pirë e kemi tek kto kujtimet e burgjeve.

Jam Barjam Njazi Dervishaj kam vuajtur 28 vjet burg në të gjitha kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

Daily Mail (1933) : Ultimatumi i Musolinit që u refuzua nga Mbreti Zog

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Korrik 2018

Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar, të shtunën e 26 gushtit 1933, në faqen n°3, shkrimin e gazetarit të Daily Mail në Beograd, në lidhje me ultimatumin e Benito Musolinit (Duçes) drejtuar asokohe Mbretit Zog.

 

Çfarë përmbante më saktësisht ky ultimatum ? Aurenc Bebja ka sjellë tekstin e plotë, për publikun shqiptar, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Londër, 25 gusht. Nëpërmjet lidhjes telefonike. Matin.

 

Korrespondenti i Daily Mail në Beograd, të cilit i japim përgjegjësinë e plotë për informacionet në vijim, telegrafon se një lloj tensioni mbizotëron në qarqet politike të Shqipërisë, sepse mbreti Zog duket se ka refuzuar një propozim të Z. Musolini. Kjo kërkesë, që sipas disave është shprehur në formën e një ultimatumi të vërtetë, kërkonte marrjen e masave të mëposhtme në Tiranë :

 

1 – Zëvendësimin me zyrtarë me prejardhje ose kulturë italiane të të gjithë atyre që nuk janë;

2 – Shitjen e të gjitha veprave ushtarake shqiptare Ministrisë Italiane të Luftës;

3 – Zëvendësimin e shefit të policisë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët aktualisht janë nënshtetas britanikë, me oficerë italianë;

4 – Shfuqizimin e traktateve ekonomike, aktualisht në fuqi, të firmosura nga Shqipëria me fuqitë e huaja;

5 – Rihapjen e të gjitha shkollave katolike (fetare) të mbyllura kohët e fundit;

6 – Mësim të detyrueshëm në shkollë të gjuhës italiane;

7 – Zëvendësimin e liceut francez të Korçës me një institucion italian.

 

Mbreti Zog duket se ka refuzuar (sipas gazetarit të Daily Mail) pranimin e paragrafëve 1, 3, 5 dhe 7 të kësaj shkrese dhe gjendet përballë një dileme të vërtetë, mes një aneksimi të mundshëm të vendit të tij nëse nuk u bindet kërkesave të Romës, ose një revolucioni tek populli i tij, nëse ai dorëzohet ndaj Mussolinit.

 

Duhet të theksohet se në kuadrin e Paktit të Tiranës qeveria italiane ka të drejtë të dërgojë trupa në Shqipëri nëse regjimi aktual është i kërcënuar.

Humanisti arvanitas – Nga Dr. Dorian Koçi

Fillimet e Rilindjes Europiane mendohet se janë në vitet 70’të shekullit të XII me krijimtarinë e Petrarkës, Bokaçios dhe Dante Aligerit. Rilindja është urë që lidh Mesjetën në Epokën e Iluminizmit dhe Historinë Moderne. Është një periudhë në historinë evropiane që mbulon intervalin e shekujve 14 dhe 17. Kjo periudhë u përhap shpejt në të gjithë Evropën, por gjurmët e saj të para u gjetën në Itali.

Rilindja u bazua kryesisht në humanizmin, që rrjedh nga Humanitas romake dhe filozofia klasike greke. Kjo mënyrë e re e të menduarit shpejt u bë një ndikim në fusha të ndryshme, shumë të rëndësishme si: politika, shkenca, letërsia, arkitektura dhe kryesisht arti. Është e sigurt të thuhet se kjo periudhë filloi një periudhë të hershme moderne duke ndikuar në jetën intelektuale evropiane. Humanistët e Rilindjes besonin se edukimi duhet të përgatisë një njeri për të pasur një ekzistencë dhe mësim të denjë jo vetëm për të shfaqur realitetin, por edhe për të nxitur individët drejt njohjes dhe aplikimit të saj. Ata besonin se një njeri mund të formohej nëpërmjet ‘artit të elokuencës’ dhe se njeriu duhej të ishte në qendër të gjithësisë.

Rilindja Europiane në Arbëri u përhap përmes modelit të qyteteve republika të krijuara nën shembullin e qyteteve italiane dhe të Dalmacisë. Në brigjet e Adriatikut lindor u krijuan qytete republika të cilat kishin një tregti të zhvilluar por dhe statuset e tyre shumë të rëndësishëm për qeverisjen e qyteteve por dhe për të rregulluar marrëdhëniet me jashtë dhe të shtetasve të tjerë me qytetet. Këto statute janë të ngjashme me ato të qyteteve italiane dhe një pjesë të madhe zë koncepti i lirisë së qytetarëve dhe administrimi kolegjial i tyre nëpërmjet një këshilli të zgjedhur të përbërë nga qytetarët më të shquar. Po kështu familjet fisnike ballkanase fillojnë të mbajnë anale dhe kur botohen veprat e tyre më vonë si ato të Engjëllorëve p.sh një familje fisnike shqiptare nga Drishti, origjina e tyre do të jetë e lidhur gjithmonë me trashëgiminë greko-latine dhe legjenda të frymëzuara nga ngjarjet e mëparshme në rajon. Ky tipar është shumë i rëndësishëm pasi përcakton përkatësinë i identitetit që këto familje fisnike ndjejnë por dhe sepse ato përfshihen në afërsinë midis tyre dhe familjeve të tjera evropiane duke përforcuar kështu idenë evropiane të rajonit që zë fill nga miti i lashtë i Evropës por që ushqehet rrugës dhe me mite të rinj.

Kështu p.sh heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu(1405-1468) në letrën që i dërgon princit të Tarantit i përmend origjinën e vet, atë epirote dhe përmend një personalitet të botës antike si Pirron e Epirit. Po kështu Gjon Muzaka në veprën e vet “Gjeonalogjia e Muzakajve”(1510) përveç burimeve të shkruara që ati zotëron dhe citon në vepër, përmend së familja e tij vjen që nga ajo e heroit mitologjik Herkulit.

Natyrisht që kontakti kulturor që pati Adriatiku lindor me botën perëndimore qoftë nëpërmjet shkëmbimeve kulturore në të dyja anët e Adriatikut por dhe nëpërmjet administrimit të drejtë për së drejtë të territorit si është rasti i Mbretërisë së Arbrit(1272) nën familjen e njohur fisnike franceze Anzhuinët, por dhe administrimi qyteteve nga Venediku krijuan një perceptim tjetër për idenë e Evropës dhe shtrirjen e saj, në dallim nga provincat e tjera të Perandorisë Bizantine ku nuk shikojmë dukuri të tilla pasi janë më thellë në gadishull dhe nuk kanë mundësinë që të marrin pjesë në perceptime të tilla të drejtë për së drejta. Ndaj në këtë kohë, fillimet e shekullit të XIV dhe shekullin e XV në brigjet e Adriatikut Lindor do të kemi përjetimin e një lëvizje humaniste që do të jetë shumë afër Rilindjes Evropiane. Kjo lëvizje do të ketë një konceptim të qartë të idesë së Evropës, unitetin gjeografik dhe atë moral dhe kulturor ku për herë të parë do të ketë kontakte dhe me prurjet e reja në Europë, si Polonia, Transilvania dhe deri Anglia.

Kjo gjë do të vërehet më shumë sidomos gjatë konfliktit traumatik  me osmanët , konflikt që largon territoret e Ballkanit për më se tre shekuj nga ideja e Evropës dhe projektet rreth saj.

Epopeja e madhe e Gjergj Kastriot Skënderbeut, përveçse ndikimeve gjeopolitike që pati në rajon ka meritën se solli në vëmendje të Perëndimit, nëpërmjet thirrjeve për ndihmë krijimin e aleancave dhe mobilizimin kulturor, moral dhe fetar ndaj osmanëve që po mundoheshin nëpërmjet pushtimeve të ashpra të asimilonin brenda perandorisë së tyre këto territore. Në Arbëri, ku bëhet rezistencë zbarkojnë vullnetarë dhe trupa ushtarake napolitanë, katalanë, gjermanë dhe anglezë të gjithë të përbetuar për të luftuar osmanët dhe për të mbrojtur Evropën dhe krishterimin. Edhe pse numri i tyre nuk është i përfillshëm për të ndaluar valën e pushtimit otoman, letrat dhe kancelaritë që përfaqësojnë, idetë dhe kulturën që sjellin bëjnë të mundur që ideja e Evropës të konkretizohet nëpërmjet aleancave të ndryshme që ata i kërkojnë Papës së Romës për të udhëhequr kundër të ‘pa besëve”. Vetë, udhëheqësi arbër, Skënderbeu është i ndërgjegjshëm se vepron në mbrojte të Evropës në gjithë korrespodencën që ai ka me princat evropianë por dhe ata vetë nuk mënojnë ta njohin kontributin e tij në këtë përpjekje fatale. Papa i Romës e shpall atë Atlet të Krishtit, kurse i dërguari special i Papës, kalorësi anglez John of Neëport do ti shkruajë atij se e vetmja rezistencë serioze ndaj osmanëve ishin shqiptarët dhe se po të binte kjo fortesë, atëherë shumë shpejt ata do të ishin në Itali.

Luftëra të pareshtura po zhvillonte dhe Perandoria tashmë e plakur Bizantine që i ishte ngushtuar shumë territori. Madje përballë këtij rreziku të madh Perandori Bizantin Paleologu VIII (1392-1448)  vizitoi Papa Eugjeni IV dhe pranoi të realizonte bashkimin e Kishave lindore dhe Romane. Bashkimi u ratifikua në Koncilin e Firences më 1439 të cilin perandori e ndoqi së bashku me 700 ndjekës duke përfshirë dhe Patriarkun e Kostandinopojës Josifi II. Për herë të parë , pavarësisht kundërshtimeve që gjeti në Kostandinopojë kjo marrëveshje u duk sikur Evropa gjeti unitetin fetar dhe shpirtëror, por për fat të keq kjo periudhë paqeje nuk zgjati shumë pasi bashkimi nuk ishte i vullnetshëm dhe se Kostandinopoja ra pak vite më vonë më 29 maj 1453  në duar të osmanëve. Shprehja e famshme e atij që më vonë u bë Patriarku i parë nën osmanët Genadius se “më mirë të pranojmë çallmën turke sesa kamillafin roman mbi kokë” tregonte qartë vizionin krejt të ndryshëm dhe ndarjen e pariparueshme të të dyja palëve.

Pushtimi i Kostandinopojës, shuarja e rezistencës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, pranimet e vasalitetit nga pothuajse të gjitha mbretëritë, principatat apo dhe qytetet sollën si rezultat pushtimin e të gjithë gadishullit Ballkanik dhe largimin e tij nga Evropa. Mirëpo koncepti i Rilindjes Europiane do të frymonte përmes diasporës së madhe arbre në Itali, Dalmaci dhe More, ku shumë arbër do të kontribuonin me veprën e tyre në kulturën e kontinentit europian.

Një poet latin i Rilindjes evropiane për të cilin është thënë se ka prejardhje arvanitase ishte Mikel Maruli (Michele Marullo Tarchaniotes, 1453-1500), i njohur në latinishte si Michaelis Marullus.

Maruli

Mendohet se ka lindur nga një familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja pak muaj pas rënies së Konstantinopojës. Familja e tij iku në Raguzë (Dubrovnik), ku që në vogëli, ndjeu së pari ndikimin e qytetërimit të Rilindjes italiane. Më 1470 ai i hyri një karriere ushtarake dhe shërbeu dhjetë vjet si ushtar energjik i fatit në vise të ndryshme të Italisë. Më 1491-1492 ai rivalizoi me Politianin (1454-1494) në Firence dhe më 1495 u martua me poeteshën Alesandra Skala (Alessandra Scala, 1475-1506), ndonëse martesa nuk zgjati shumë. Neaera, së cilës ai i drejtonte vargjet e tij katuliane të dashurisë, duket se ka qenë personifikimi kolektiv i shumë marrëdhënieve pasionante.

Maruli është autor i katër librave me epigram latine, mjaft prej tyre të mbrujtura me një notë melankolie, si dhe i katër librave me ‘himne për natyrën’, në të cilët ai, me një stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike të natyrës. Ai konsiderohet si ripërtëritësi i veprës së Lukrecit dhe i adhurimit të tij për natyrën. Maruli, për të cilin Sandro Botiçeli (Sandro Botticelli, 1444-1510), piktori i rëndësishëm i Rilindjes Europiane na ka lënë një portret klasik rilindës, u mbyt aksidentalisht në lumin Cecina më 11 prill 1500. Ndikimi i tij ishte i madh në letërsinë e viteve 1500. Pier Ronsar, autori i një soneti për Skënderbeun i kushtoi një epigram Mikel Marulit, Epigrammata et hymni, Paris, 1561. ku e shpallte si poetin më të madh të kohës. Filozofi italian Beneddo Crocce do i kushtonte një ese në vitin 1938, «Michele Marullo Tarcaniota: le elegie per la patria perduta ed altri suoi carmi», Bari, 1938. Kohët e fundit është botuar e plotë vepra e tij nga Oxford University Press dhe sigurisht që pret studiues shqiptarë të Mesjetës për ta përkthyer dhe analizuar.

Burimet:

1- Robert Elsie (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. pp. 299

2- Carol Kidwell, «Marullus, Soldier Poet of the Renaissance», London 1989

Kakavija, aty ku bashkohemi dhe ndahemi me grekët – Nga Sefer Pasha

Letër drejtuar Aleksandër Kolës, emigrant në Greqi. Një grusht grurë kujtimesh nga lisi i historikut të postës kufitare Kakavijë. Rrëfimi i pazakontë i një ish-ushtaraku. Incidentet, keqkuptimet dhe armiqësia e 40 viteve më parë. Një ngjarje me një grek që adhuronte Enver Hoxhën dhe ngushëllimet që bënë fqinjët për vetëvrasjen e Mehmet Shehut, kur shqiptarët nuk e kishin marrë ende vesh se çfarë kishte ndodhur. Vizita sekrete e Kadri Hazbiut në postën kufitare dhe enigmat që mori me vete ish-ministri i Brendshëm….

 

– Ne qëndruam shumë vite bashkë në Kakavijë. Të kam parasysh kur ngrije flamurin në mëngjes dhe ushtari grek të ndiqte që nga vendroja. Shumë vite më parë, aty ku Ti ngrije flamurin, qe vrarë kufitari Llesh Pal Çupi. Ty të kishte hije kur jepje komandën: “Për ngritjen e flamurit Gati Tu!”.
Skuadrës së kufitarëve u thoje: – “ Para disa moteve ushtarët grekë e qëlluan me fishekë gjurmëlënës flamurin tonë, që valëvitej në majë të shtizës. Flamuri nisi të marrë flakë. Kufitari roje në pak sekonda u ngjit si shqipe, e rrëmbeu flamurin që kishte marrë flakë e futi në gjoks dhe e shpëtoi”.

Kakavija ishte qyteti më i çuditshëm në botë. Atë pamje ta jepte natën. Qytet me dy ushtarë, një gjeneral të vrarë (afër Kakavijës është vrarë gjenerali italian Telini), dhe një kafshë (qeni i kufirit). Për gjithçka tjetër zbatohej urdhri: – “Të jemi pas çdo fije bari e të mos dukemi kurrkund”. Ndriçimi ishte marramendës (edhe i grekut) me llampa të fuqishme, ku natën dukeshin si në pëllëmbë të dorës të dyja luginat e lumit të Drinos.

– Ti ngjiteshe në katin e tretë të godinës, ku unë kisha zyrën. Dritaret nuk kishin xhama. Ishin të veshur me llamarina hekuri të trasha, që të mos i shponte plumbi i armëve të grekut. As 12.7 – shi. Qenë bërë shumë prova. 6 metra larg zyrës time ishte vendroja e grekut. Në mëngjes kur delte dielli mbi Mavropull hija e rojes së grekut zgjatohej dhe mbërrinte gjer tek fundi i krevatit tim. Ti Aleksandër i ngrysje vetullat dhe e mbyllje dritaren me llamarina hekuri të trasha, që as hija e ushtarit të mos na rëndonte mbi krevat.

– Shkruaj kujtimet. Promovimin e librit tënd do ta bëjmë në tarracën e postës greke e cila është si dikur. Kemi miq. Dhe aty do të ftojmë ish oficerët e ushtarët grekë, që kanë shërbyer në një kohë kur ne komandonim në Kakavijë. Disa nga emrat e ushtarëve grekë i kam të shënuar në ditarët e mi.

Sefer Pasha

– Ta pata treguar disa herë atë takimin befasues me palën greke. Ushtari grek ngriti flamurin e bardhë tek porta me tela. Në orën tetë unë me përkthyesin Pavllo Konomin shkuam në takim. Aty erdhën dy oficerë grekë. Koloneli në emër të Divizionit të Janinës na ngushëlloi për vetëvrasjen e Mehmet Shehut. Unë u bëra gur. Ne nuk e dinim fare që Mehmet Shehu kishte vrarë veten.

– Unë përcolla gruan e shpikësit të penicilinës, Flemingut, e cila kishte qenë për vizitë në Tiranë. Kur të vijë herë tjetër, tha ajo, nuk dua të shoh më tela me gjemba. – Ta tregoja shpesh atë ngjarjen me atë komandantin e ashpër të viteve 60 – të.

Komandanti i rreptë kishte kapur natën një grek në kufi. I gëzuar e çon në zyrë. Greku i lidhur herë pas here i hidhte sytë nga fotografia e Enver Hoxhës. Kur komandanti e pyet grekun ai i përgjigjet se në fotografi ishte Qirjes Enver Hoxha. Greku i tha se e donte Enver Hoxhën. Komandanti i befasuar ia zgjidh hekurat grekut dhe e nis andej nga kishte ardhur. Por kundërzbulimi e mori vesh. Po përgatitej arrestimi i tij. Siç e kam dëgjuar më vonë kur bëra historikun e kufirit, një mbasdite Enver Hoxha duke pirë kafe me Kadri Hazbiun në Bllok i thotë atij, që të mos e arrestonte komandantin nopran të Kakavijës. E transferuan tek antenat e Shijakut.

– Kur i kishim mirë marrëdhëniet me Kinën në faqen e shkëmbit unë kisha shkruar me gërma të mëdha parullën: -“Rroftë Mao Ce Duni”! Shkëmbi me pamje nga Greqia ishte në vijë të kufirit. Me t’u prishur marrëdhëniet me Kinën mua më urdhëruan që ta fshija parullën. Por emri i Mao Ce Dunit nuk prishej as me dinamit dhe as me vare. Gurët do të binin në tokën e grekut dhe krijohej incident.

-Macja e postës së Kakavijës vajti në kuzhinën e postës së grekut. Kuzhinieri grek e leu me benzinë dhe ajo mori flakë. Ishte muaj gusht dhe mori zjarr pylli poshtë fshatit Mavropull nga flakët që mezi po shuheshin në trupin e maces. Erdhën zjarrfikësit nga Janina. U bë problem. Na urdhëruan që të mos mbanim më mace në postë. Macja jonë së cilës i vuri zjarrin kuzhinieri grek u kthye pas dy ditësh e çalë. Ajo mjaullinte me lëngatë në fund të zyrës time.

Ti i thoje: – “Po ç’na bëre moj lanete? Na hape luftën me grekërit.” – Siç po e lexon në këto rreshta e që janë kujtime të një kohe tjetër unë po të ngacmoj me ca ngjarje të bukura. Mund të shkruaja dhe për bëmat si ajo e kufitarit nga Korça, të cilin e vranë në orët e vona të natës njësitet e grekut. Kufitari Bendo Buzo para se të jepte shpirt shkroi në faqen e shkëmbit dy gërma “P. E” (Parti – Enver). Por nuk dua të merrem me këtë temë.

– Na informuan se njësiti në anë të lumit të Drinos kishte kapur një grek. Kur unë mbërrita grekun e gjeta të lidhur në zyrën e Filip Llakës, i cili atë natë u ndodh në Gjirokastër. E pyeta grekun dhe i vetmi shqetësim ishte të mos i preknim pistoletën e tij që ishte mbi tavolinë. Ajo ishte e panjohur për ne dhe mund të vriteshim.

– Ne nuk kishim ardhur në Kakavijë kur organet e drejtësisë varën në litar tek rrapi i Vriserasë terroristin Anastas Marin (aty ku ai kishte minuar mapon e Dropullit të Sipërm), por dëgjuam si nëpër filmat e Hollivudit mënyrën sesi e morën sigurimsat shqiptarë Anastas Marin në Athinë, hotelin ku u mbajt i fshehur, valixhja ku u paketua, ndërrimi i makinave gjatë udhës për në Kakavijë, manovrimi i kalimit të postblloqeve të policisë greke, transportimi i “valixhes” në krah nga fshati Aranistë (përballë Kakavijës), hapja e kufirit në postën kufitare të Katundës dhe varja tek rrapi i Vriserasë, ku terroristi kishte vendosur minën me telekomandë.

– Në ballkonin e postës kufitare u ngjit Dritëro Agolli. Rreth e përqark tij u grumbulluan kufitarët. Njëri prej tyre ishte nga fshati Menkulas i Dritëro Agollit. Dritëroi e përqafoi, e pyeti se i kujt ishte, dhe i kërkoi që ai t’i recitonte ndonjë vjershë të tij. Dhe menkuliotasi i tha këtë vjershë: /Rrap o rrap/ Pi një lum me ujë/E prapë mbetesh trap/Unë me raki qysh në djep/ U rrita si lis e u bëra poet/. Po unë këtë vjershë nuk e kam të shkruar dhe nuk e mbaj mend fare i tha Dritëro Agolli i habitur. Ia ke thënë rrapit të Menkulasit në anë të përroit.

Ata që e dëgjuan nuk e harruan iu përgjigj me të qeshur kufitari. – Afër vendrojes së kufitarit grek ne hapëm një gropë se aty kulloste natën një derr i egër. Gropën e mbuluam me gjethe. Rreth e rrotull gropës vendosëm kallinj me misër, mollë të egra, ftonj e patate. Nuk e vinim në dyshim se aty do të binte në “kurth”derri i egër. Një mëngjes kur vajtëm të dy me pistoleta në duar se dëgjuam zhurmë mbetëm pa mend. Në gropë kishte rënë mushka e një fshatari. – Alarm! Na informuan njësitet e brigjeve të Lumit të Drinos që vjen nga Janina se ai po sjell nëpërmjet dallgëve të tij karikatura me portretin e Enver Hoxhës. U futëm në lumë. Kap me not karikatura e hidh në zall. Morëm vesh se shumë nga ato karikatura i nxori lumi Vjosa tek Ura e Mifolit në Vlorë.

– Nuselalja e kafshoi në vesh ushtarin grek që flinte gjumë në vendroje. Ai e mbante veshin me dorë dhe i bërtiste rojes së kufirit shqiptar se përse nuk e lajmëroi se nuselaja i qe afruar e po i kafshonte veshin në gjumë. Por kufitari bëri sikur nuk e pa “aksidentin” me “komshiun” e shtetit tjetër. – O zot i madh! Ç’ishin kufitarët e diktaturës! Zbulimi i Asfalisë greke u nxirrte femra në piramidë, dhrahmi, dollarë, çamçakiza, tesha, paketa të shtrenjta, edhe flori. Por askush nga kufitarët shqiptarë nuk vuri dorë. Dhe asnjë kufitar nuk u arratis për në Greqi.

– U praktikua vendosja e një pengese me kavo të holla çeliku. Ishin qindra kurthe me “leqe” të mprehtë. Në këtë pengesë që mori dhe “çmim” ra dhe një ndihmës mjek nga Delvina, i cili donte të arratisej. Delvinjotin e kapi “laku” në këmbë dhe ai u tmerrua. Llahtaria më e madhe atij i ndodhi në mëngjes. Kur zbardhi dita i prangosuri nga Delvina vuri re se ngjitur me të kishte rënë në “lak” dhe një çakall. Delvinjoti filloi të bërtasë: – “O ushtar! Jam këtu! Po më shqyen çakalli”. – A të kujtohet ai kufitari nga Vlora, i cili që nga maja e malit e veçoi me ekranin e dylbive një dropullite, që po korrte grurë. Zbriti nga mali, e ndaloi dhe me të u martua. – Kishin ardhur në tarracën e postës një grup fëmijësh nga qyteti i Gjirokastrës. Me fëmijët e shkollës ishte dhe pionieri Roland Çene.

Në sheshin përpara postës greke rrinin vazhdimisht dy mushka. Ato i ngarkonte një ushtarak me zeje nga të lumit të Drinos. Ushtarët grekë me zeje qëllonin me llastiqe çdo vizitor që delte në ballkonin e postës shqiptare. Atë ditë kur ushtarët shqiptarë e ngritën në krah dhe e hidhnin përpjetë pionierin Roland Çene me flamur në dorë kufitarët grekë filluan të qëllojnë me llastiqe me zeje të fortë. Një zall e mori në ballë gjirokastritin e vogël Roland Çenen. Ajo shenjë i mbeti për tërë jetën. – Ëndërroj që Kakavija të kthehet në një muze për vizitorët.

Godina e dikurshme sa duket mbi sipërfaqe është e bunkerizuar dhe nën tokë. Përballë gjarpërojnë shtatë xhade, që i hapën xhenierët grekë për të zbritur tanket pas një fjalimi të Enver Hoxhës kundër monarko-fashistëve grekë. Në shpatin e malit të fshatit Mavropull janë gjurmët e gërmave të parullës “Oqi 1940!”. Paralelisht me lumin e Drinos është udha ku kaloi Bajroni. Janë gjithashtu dy rrugët ku lëvizte për në Janinë Ali Pashë Tepelena.

 

30 metra nga porta kryesore është lisi ku këndoi Marinela për një manushaqe, të cilën asaj ia dhuroi një kooperativiste nga Kakavija. Poshtë doganës së re janë gërmadhat e Hanit të Bezhanit të Gjirokastrës (Hanin e ruajti gjeneral Telini duke e shtytur kufirin në tokën e grekut në formën e qytës së pushkës).

Gjithashtu janë disa godina të vjetra, ku mbi çati dikur kakaviotët hidhnin gjethurina e demekë me kashtë mbi tjegullat (Grekët qëllonin me gur e me plumba e tjegullat bëheshin copëra). – Ne flinim gjumë tek ajo dhoma e vogël e doganës sa një kasolle. Ishte natë. Nga Janina vjen një stuhi e madhe. Kur u zgjuam në mëngjes pamë një shpend me këmbë të gjata e me sqepin si bajonetë. Qe i zi. S’ishte parë në ato anë. Në dhomë me ne qe dhe Sulo Bilaj nga Drejtoria e Zbulimit.

Po ky shpend nga u fut, thashë unë. E ka dërguar zbulimi i ASFALI – së së Greqisë tha Sulua. Shpendi i trembur nga stuhia ndihej mirë me ne. – Për herë të parë u bë një takim në kafenenë në katin e dytë të doganës së Greqisë. E mban mend “skandalin”. Kamerieri grek solli një tabaka ngjyrë floriri (ujin e nxehtë me një ibrik, tasin e mbuluar me sheqer, një tjetër të mbushur me kafen e bluar dhe filxhanët). Ne nuk dinim t’i përgatisnim kafetë. Unë vjedhurazi imitova veprimet e oficerit grek. Ata ndofta do të na filmonin.

Në këtë takim zgjidhëm “incidentin” për të cilin qesh dhe tani. 50 metra poshtë doganës tonë, në vijën e kufirit, kishte mbirë një kungull, i cili ishte zgjatur e kishte kaluar vijën e kufirit dhe qe qepur mbi një ikonë ku ushtarët grekë ndiznin qirinj. Në takim ushtarakët grekë nuk e bënë të madhe. Farën e kungullit e kishte “mbjellë” era e luginës së Drinos. Ne s’e kishim parë fare “diversantin” kungull. – Mote të shkuara kishte ndodhur kjo ngjarje. Forcat e kufirit shqiptar kishin kapur dy oficerë grekë. Pesë orë më vonë pala greke del në vijën e kufirit dhe lëshon ultimatumin:

– “Në rast se në orën 12 nuk do të dorëzoni dy ushtarakët grek fillon lufta. Përkthyesi shqiptar qe minoritar dhe në telefon komandantit shqiptar i përkthen këtë fjali i tmerruar: – “Shoku komandant! Ora 12! “Bum!” “Bum!”. – Ne kishim “çelësin” dhe hapnim kufirin për oficerët e zbulimit. Në një rast të dy pritëm në pyll “misteriozët”. Por sa e kaluam kufirin njërin prej zbuluesve e kërkoi në telefon Kadri Hazbiu. Prej Athinës kishte shkuar informacioni se zbuluesi kishte marrë një “dhuratë” nga bashkëpunëtori grek. Cila ishte dhurata? Një çakmak!

– Na erdhi informacioni se një kasetë me këngë greke qe marrë nga një kufitar në piramidë dhe ai e mbante atë në çantën ushtarake. Ti Aleksandër bëre rrufeshëm kontrollin. Dhe në çantën e kufitarit gjete një këmborë delesh. – Një ciklon i paparë përpin natën tre kufitarë dhe i shpie në tokën greke. Kufitarët kthehen pas tre ditësh. Thanë se kishin jetuar me rrënjë dhe se kishin ngrënë një lepur të egër të gjallë. Kur u kthyen priten si heronj. Por zbulimi ynë në Athinë dha tjetër përgjigje. Kufitarët nga Shqipëria i kishte kapur ASFALIA greke, i kishte rekrutuar dhe i kishte kthyer mbrapsht. Ata do t’i aktivizonte në shërbim e tyre pas 20 vjetësh.

– Në të djathtë të postës kufitare oficerët e zbulimit (tek përroi i parë i fshatit grek Aranistë) merrnin postën sekrete. Letrat bashkëpunëtorët e grekut i linin në zgavrën e një lisi. Zarfet me dollarë drejt Athinës e skifterët me lajme e mbanin frymën në Tiranë. Ta kam lexuar ne Kakavijë tregimin: – “Dollarë dhe skifterë”, të cilin ende s’e kam botuar. – Kapteri i mblodhi kufitarët përballë piramidës dhe u tha: – Lulja që ka mbirë në piramidë i vështron me inat ushtarët grekë. Fija e vetme e barit ka marrë pozicionin: – “Me bajonetë shpo!”. Pika e vesës si të jetë bombë është gati të shpërthejë. Të dyzetë kufitarët shqyenin sytë. – Ushtarët grek kishin një javë që pastronin si asnjëherë tjetër territorin. Nga lyerja me gëlqere dukej sikur kishte rënë dëborë.

Qindra flamuj dhe banderola zbukuronin godinën dhe udhën për në Janinë. Një vizitor që u kthye nga Athina na tha se i kishin thënë grekët se Enver Hoxha ishte për vizitë në Gjirokastër dhe do të vinte dhe në Kakavijë të takonte kufitarët. Por Enver Hoxha erdhi deri në fshatin Grapsh të Dropullit të Poshtëm. – Një koloneli grek që merrej me gjueti i kishte humbur qeni. Ai kishte dërguar fotografinë në ambasadën tonë në Athinë dhe në ambasadën greke në Tiranë. U bë problem. Më në fund qeni u gjet. Por qeni (bushtra) kur u kap nga ne ishte me shtatë këlyshë.

Kur e nxorëm në vijën e kufirit tek porta koloneli nuk pranoi t’i marr këlyshët. Janë “shqiptarë” tha ai. Koloneli mori vetëm bushtrën. Por këlyshët u futën në pyll e kaluan kufirin dhe e rrethuan kolonelin aty ku është edhe sot ajo pisha grumbullore.

– Oficerët me të vjetër thoshin se vijës së kufirit, aty ku lulet dhe bari janë rritur më lart, ka eshtra të vdekurish. Ishin kufitarët e vrarë. Herë pas here vinin familjarët dhe i kërkonin.

– Jo shumë larg vendrojës së ushtarit grek një kakaviot kishte kopshtin me grurë. Djali i tij 7 – 8 vjeçar i binte një teneqeje që të trembeshin korbat. Por një ditë djaloshi qe larguar për të lozur me shokët dhe ushtria e korbave qe futur e po çukisnin grurin gati për t’u korrur. Ati i djalit erdhi me vrap dhe e qëlloi djalin disa herë me pëllëmbë. Këtë skenë e pa ushtari grek. Unë u ndjeva keq.

– Nuk do ta harroj atë natën me hënë kur në oborrin e postës kufitare u shfaq Kadri Hazbiu. Pasi i raportova ai më tha që t’i hapja portën e klonit e cila të çonte në fshatin Kakavijë. Ashtu bëra. Kur ministri iku unë i thashë vetes “po ky djall nga hyri?”. Të gjitha portat ishin të mbyllura. Ngrita supet. Kurrë nuk e mësova të vërtetën. Tani në demokraci kam marrë vesh nga hetuesit pensionistë se në qeli Kadri Hazbiut ia shkulën të gjithë dhembët e dhëmballët, që të mos kafshonte gjuhën e të vdiste nga hemorragjia.

– Më ka mbetur në mendje ai burimi në vijën e kufirit. Një gisht ujë buronte në shkëmb dhe humbiste në guvë. Në të dy anët e kufirit nuk kishte asnjë pikë ujë. Si kufitarët shqiptarë dhe ata grekë mbanin me vete pagure me ujë. Uji nga i nxehti vlonte në pagure. Por asnjë ushtar nuk guxonte t’i afrohej burimit në shkëmb. Ai ishte burim i ndaluar. Po të pije ujë aty vriteshe. Nuk bëhej shaka.

– Një koshere bletësh e fshatarit grek kishte vite që kishte zënë vend tek zgavra e një lisi disa metra në tokën tonë. Bletërritësi grek e dinte që bleta ishte e tija. Ne nuk tentonim që ta merrnim mjaltin. Vështronte roja greke. Por një natë korriku me furtunë ra rrufeja në lis dhe bashkë me të mori zjarr dhe zgavra me ushtrinë e bletëve. Të nesërmen bletërritësi grek u afrua në vijën e kufirit dhe shikonte dëmin që iu bë nga rrufeja. Bletën e quante pronë të tijën edhe pse ajo ishte në tokën shqiptare.

I PABURRI SHET MALET – Nga Fritz RADOVANI

 

NDER ALPET TONA KRESHNIKE

 

EDHE GURT’ E KËTYNE ALPEVE FLAKROJNË TASH SA MIJA VJETË !

Ndër themelet e këtyne kullave asht e gurzueme Burrnia, Besa e Bujaria !

Kam kenë, kam vue kamben atje, kam prekë portaret dhe jam ngroh tek votra Bujare e Nikollës, mu në maje të Thethit, dhe kam pij edhe goten e rakisë prej Pllumit… Per pa e provue ujin e freskët prej buljerave të drujta t’ atyne prrojeve, nuk di askush me folë dhe as me kuvendue per Gjakun e Shqiptarit të derdhun per Atdheun e të Parëve tanë ! 

Kur Esad Pashë Toptani firmosi tradhtinë në Tarabosh, harroi se shpejtë do ti shprazej koka bosh dhe se, do të vorrosej nder serbët e vramë në Paris…

Shkoi nipi i tij Ahmet Zogolli në Beograd, firmoi edhe ky letrat e Pashiqit, siguroi një karrigë mbreti atje… Dhe erdhi e i vuni konopin e pushken Maleve tona të Veriut…

Ndersa, pa u ftoh karriga e tij, Enver Hoxhës nuk i lindte dielli pa shkrepë rrezja e kuqe në Beograd, ku druzhe Tito e shpallë me 1 korrik 1946 “Hero i Popujve të Jugosllavisë”…

Mehmet Shehu erdhi në 1945 me i shburrnue Ata Alpe…Dhe, tradhtisht vrau Prek Calin me 118 Burra të Thethit e Selcës, mbasi ua plaçkiti Kullat dhe ua vuni zjarrin… E mbas tij nuk mbet horr pa shkue me u ba “hero”, tue vra e pre në besë sa e sa Trima Malesh.

Rrjellen sa lumej Gjaku nder Ata Alpe e deri në 1988, nuk u tha as litari i Havzi Nelës ! Ishte anadollaku i “Konferencës Islamike” Ramiz Alia, bash vrasësi i pabesë i Atyne sa e sa mija kosovarësh që trdhtisht ua dorzoi serbëve per me i ba kurban në Tivar…

Nga “Marrveshja e Venecies” në Itali e deri sot, vazhdon kanga “Sillet vallja rrotullooo”!

Të gjithë njëzani vazhdojnë tradhtinë per shkombtarizimin e Atdheut dhe shembjen e Kullave të Lavdishme të Nacionalizmit, tue fillue nga Alpet me shtëpinë e Prek Calit, e deri poshtë… Ku ruhej Historia e Lavdishme e Popullit Shqiptar nder Shekuj !

Sejcila foto e pushtetarit shqiptar sot tregon vetem kurdisjen e një tradhtije, tue fillue nga strehimet e 600mijë emigrantëve e deri tek brrakat e politikës greke në Jug dhe Çamëri.

Ata që me fjalën “rilindje” kerkojnë me risjellë “zbatimin e dokumentave të tradhtisë së paraardhësve të tyne, per mbajtjen e kolltukut qeveritar”… Para të gjithve duhet zgjue nga narkoza Drejtësia e Shtetit Ligjor. Këte duhet ti kerkojmë Ambasadores së re t’USA.

Kurr mos e harroni thanjen e At Gjergj Fishtës: “Tradhtarët na lane pa Atdhe !”

            Melbourne, 7 Korrik 2018.

ARANUTËT E IRAKUT: HISTORI E MBULLUAR ME LEGJENDA – Nga Prof. MUHAMET MUFAKU GEGA*

  Gjenerali Shefki al-Hadithi

Iraku është prej vendeve të ralla në Lindjen e mesme që s’kam vizituar për shkak të gjendjes jo të qëndrueshme politike prej 1968. Kështu, isha i detyruar të shkruaja për shqiptarët e Irakut prej se largu, nga Prishtina, për ta përfunduar monografinë “Shqiptarët në botën arabe”, Rilindja 1990. Me gjurmimet e mia prej se largu jam hasur në shumë personalitete ushtarake e administrative që kanë bërë emër gjatë sundimit osman në Irak 1534-1917.

Megjithatë, një koleg irakian në universitetin ku punoj tani më tregoi per një gjeneral irakian në pension me orgjinë shqiptare ose “arnaut” që jeton në Amman të Jordanisë prej viti 2003, qëkur administrata e përkohshme amerikane e shpërndau ushtrinë irakiane. Me kurreshtje te madhe shkuam se bashku për një vizitë të gjenerali në pension që kishte banesën jo më shumë se 200 metra prej banesës sime.

Ishte moment prekës kur zbuluam se jemi fqinj nja 15 vjet pa u njohur njëri tjetrin përkundër asaj që na e lidh. Kureshtja e historianit nuk kishte  kufi. Kështu biseda zgjati shumë dhe u ndamë me shpresë që të shihemi jo vetem në Amman po edhe në vendbanimet e arnautëve në veri e perëndim të Bagdadit.

Pasi gjenerali Shefki Abdulkarim al-Hadithi  erdhi në Amman në rrethanat e luftës, ai kishte vetëm rrëfime të trashëguara prej babagjyshit dhe shumë përjetime e dëshmi për rrethin e ngushtë familjar që zuri funksione të larta në kohen e regjimit të vjetër i cili sundoi në Irak deri më 2003. Në rrëfimin e tij për ardhjen e të parëve të tyre përzihen fakte, që dëshmohen me praninë e disa mijë arnautëve në dy vendbanime, me legjendat për origjinën e tyre.

Gjenerali 66 vjeçar tregon se në vitet ‘80 të shekullit të kaluar e pyeti agjën e vet (që kishte atëherë afër 90 vjet) për origjinën e familjes dhe ai tregonte se gjyshi dhe i ati i tij kishin ardhur në vendbanimin Hadithe prej Sirisë. Etimologjia e fjalës tregon se fjala është për një vendbanim të ri, kurse koha e ardhjes përputhet me tërheqjen e trupave të Mehmet Aliut prej Levantit më 1840. Atëherë, kishin mbetur në rajon mjaft familje shqiptare që kishin ardhur me ushtrinë e Mehmet Ali pashës, por që mbetën Levant (Siri, Liban, Palestinë) ku u dalluan me mbiemër të përbashkët: Arnaut ose Arnauti.

Tradita që ruhet në familjen e gjenerali tregon për katër vëllezër që u vendosën në Hadithe (Hadi, Haliti, Kadriu dhe Zenuddini). Në bazë të traditës familjare vëllezërit morën një çiflig në brigjet e Eufratit, i cili me kohë u shndërrua në vendbanim të ri (hadithe), tani 260 km në përendim të Bagdadit. Por më vonë, për arsye të panjohura, një prej vëllezërve (Nureddini) shkoi në lindje dhe u vendos në një truall në brigjet e Tigrit, ku u formua me kohë një vendbanim i ri që tregon vet emri i vet (Xhdaidat al-shat).

Kjo ndarje jo vetëm që krijoi dy vendbanime të ndryshme, por edhe dy histori interesante të arnautëve të Irakut. Pasi vendbanimi i parë është në brigjet e Eufratit, pra në perëndim të Irakut ku dominojnë sunnitët, arnautët këtu u bënë pjesë të atij mjedisi. Me ardhjen e partisë Baath në pushtet më 1963 (për kohë të shkurtër) e më1968-2003, regjimi i ri kishte më shumë besim në popullsinë e pjesës perëndimore të Irakut. Kështu, shumë arnautë të vendbanimit Hadithe, të cilët sikurse te tjerët tani mbanin mbiemrin Hadithi, u ngritën në funksionet më të larta në organet shtetërore në qeveri, ushtri, agjencit të spiunazhit, etj.). Prej tyre është bash bashkëbiseduesi gjenerali Shefki al-Hadithi,  që shërbente si shef të një reparti të spiunazhit.

Në lidhje me këtë, mjafton të veçojnë dy figurat më të njohura të kësaj figura. I pari është kushëriri i tij Abdulla al-Hadithi (1930-2000), i cili ishte themelues dhe drejtori i parë të Shërbimeve sekrete ushtarake më 1968. Ai pastaj zuri funksione të larta në ushtri deri kur më 1980 u bë ndihmës-shefi i shtatmadhorisë të ushtrisë irakiane deri kur doli në pension më 1982. I dyti është kushëriri tjetër  Enver al-Hadithi (1926-1998 ), i cili u paraqit me grushtin e parë të shtetit më 1963 kundër gjeneralit majtist Abdulkerim Kaim. Ai u bë Sekretar i Këshillit Revolucionar që e udhëhoqi Irakun për një kohë, kurse më vonë u bë ministër i punës, etj. Në vitet shtatëdhjetë shkoi për vizitë në Shqipëri si zyrtari më i lartë irakian që e vizitoi Shqipërinë duke u mburur me origjinën e tij shqiptare.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, pjesa tjetër e familjes (fëmijët e nipat e Zenuddinit) që shkuan në lindje dhe themeluan në brigjet e Tigrit vendbanimin e ri (Xhdaidat al-Shat) u bënë pjesë e shoqërisë shiite atje. Si tregon gjeneral Shefkiu, në kohën kur sunnitët mbanin funksione më larta në Irak gjatë 1968-2003, arnautët e Hadithës kishin kujdes për kushërinjtë e tyre që u bënë shiitë. Kurse pas 2003 kur shiitët u bënë në funksione më të larte ata treguan po ashtu kujdes për kushërinjtë e tyre në Hadithe. Si thotë gjeneral Shefkiu, ata gjithmonë për 100 vjet mbanin lidhje lidhje të mira,v izitohen shpesh sidomos në gëzime e ngushëllime.

Në mesin e arnautëve të Irakut, siç shihet në bisedë me gjeneralin Shefki, mbiemri Arnaut dikton legjende sepse udhëpërshkruesi i njohur turk Evlija Çelebi e vizitoi Shqipërinë më 1760 dhe e përhapi legjendën se arnautët rrjedhin prej një princi ose udhëheqësi të fisit të krishterë arab Gassan, Sipas asaj legjende, ai fis i cili u islamizua (sipas traditës) për një vit pastaj u kthye në fenë krishtere dhe u largua në Bizant e më vonë  u vendos në Jug të Shqipërisë. Çelebiu shkoi aq larg në atë përrallë sa që mëtonte se kur ishte në Elbasan gjeti edhe varrin e atij princi, ku shkonin shqiptarët për të vizituar pasiqë ata e respektonin atë si “i pari i tyre”.

Nuk ishte lehtë për gjeneralin Shefki të kuptonte se fjala ishte për një legjendë, sa që më është dashur të takohemi edhe një herë për t’ia shpjegur përse është legjendë e ç’thotë shkenca për origjinën e shqiptarëve. Kuptohet duhen më shumë takime e vizita në Irak, sidomos në atë qendër buzë Tigrit, ku tani është epiqendra e arnautëve të Irakut. Iraku pas 2003 u kthye në shoqëri me formacione fisnore, që afrojnë më shumë mbrojtje për individët në kohën e anarkisë. Edhe aranautët u bënë atje fis më vete dhe tani e kanë udhëheqësin e fisit Hajdar Xhevat al-Arnautin, i cili mori në zgjedhjet e fundit parlamentare (rezultatet e të cilëve do të rinumrohen) me mbiemrin e vet kombëtar: al-Arnauti. Në fizionomi të tij shihen gjurma të të parëve, kurse këto gjurma shihen më qartë në gjeneratën e re në Xhadaidat al-Shat që është nja 80 km në veri të Bagdadit.

 

Udhëheqësi i fisit të arnautëve Hajdar Xhevat al-Arnauti në një pllakatë të fushatës parazgjedhore

Djem me tipare të të parëve shqiptarë në Xhdaidat al-Shat në një paradë

 

 

 

 

*Prof.. Muhamed Mufaku Gega

 

Historian kosovar, profesor i historisë bashkëkohore në universitetet jordaneze (1989-2018), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i nderuar me Medaljen e Republikës për Merita më 2012.

Rrëfimi i ruses që u dënua me 10 vjet burg në Shqipëri: Ja denoncimet, dhuna, spiunimet

Rusja Taisa Pisha

Taisa Pisha ka jetuar në Shqipëri përgjatë viteve ’57-’90, dhjetë prej të cilave i ka kaluar në burg. Gjithë ç’ka jetuar, ajo i ka përshkruar në një libër autobiografik “Shpresuam dhe mbijetuam”. Aty është treguar gjithçka, nga denoncimet, dhuna, spiunimet… gjithë elementët që i ishin kthyer në mënyrë jetese.

Libri u botua në rusisht dhe u përkthye më pas për t’u botuar në shqip, sipas amanetit të autores, e cila është ndarë nga jeta 3 vite më parë. Taisa ishte me origjinë hebreje, por e lindur në Rusi. Ajo u njoh me Gaqo Pishën në Moskë, ndërsa të dy ishin studentë dhe erdhi me të në Shqipëri ku u emërua pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në vitin ’76 akuzohet për spiunazh dhe dënohet me burg. Menjëherë pas ’90-s, Taisa largohet me dy djemtë e saj në Izrael.

LIBRI

…Frika e kthen njeriun në rreckë, e privon nga mundësia për të rezistuar. Por ja që e gjithë puna e hetuesve bazohej te frika, te trembja. Shumë kemi lexuar e mësuar për rolin e ekonomisë në ecjen e ngjarjeve shoqërore (falë Marksit), jo më pak është thënë nga idealistët për rolin e ideve (falë Kantit), por askush nuk përmend frikën, çfarë roli ka luajtur ajo në fatet e njerëzve. Frika makabre, si i ka ndryshuar, thyer, sakatuar ajo njerëzit dhe ngjarjet.

Frika…kjo sustë komanduese e historisë! Nën ndjesinë e frikës i kalova të gjitha vitet e burgut, megjithëse ne vazhdimisht rrekeshim të rezistonim, ta mposhtnim frikën. Mua, njeriun aq të shoqërueshëm, frika dhe burgu më ndryshuan shumë. Tani jam bërë njeri krejt tjetër, e mbyllur, me shumë vështirësi afrohem me njerëzit. Kanë kaluar shumë vite, që pas lirimit nga burgu, por akulli i frikës në shpirtin tim ende nuk ka shkrirë. Edhe tani, që po shkruaj këto radhë, frika e vjetër ende më shoqëron.

…Në qeli, gjatë hetimeve, pashë një ëndërr të tillë: “Në shtëpinë tonë po presim mysafirë. Gjithçka është gati për ardhjen e tyre: në bufe janë radhitur tortat, byrekët, biskotat, çokollatat, nëpër shtëpi bredhin njerëzit e mi dhe presin të vijnë miqtë. Kurse mysafirët, familja e vëllait të Gaqos dhe disa familje të tjera të njerëzve të afërt dhe të miqve tanë, sillen rrotull shtëpisë dhe nuk hyjnë dot… dhe nuk erdhën…”

Më habiti kjo ëndërr, kurse njëra nga shqiptaret, kur e dëgjoi, e interpretoi kështu: “Është fare e thjeshtë: shtëpia juaj është e mbushur me pikëllim, kurse të afërmit dhe miqtë nuk mund të vijnë dhe ta ndajnë me ju të keqen që ju zuri… duan, por nuk munden”. Po, ëndrra pasqyroi me vërtetësi atë çka po ndodhte. Më vonë, në kamp, pasi kalova të gjithë rrathët e ferrit, hetimeve, gjyqeve, e kuptova dhe mendoj se kisha të drejtë: njerëzit tanë tej hekurave e kishin më të vështirë se ne. Nëse ne ishim të gjitha të barabarta, të gjitha njëlloj të vuajtura, njëlloj të poshtëruara, ata në liri ndiheshin shumë më keq. Ata papritur e pakujtuar u bënë të deklasuar.

Shumica iu kthyen krahët, u trembën, u shmangën. Kosta, nxënësi më i mirë i klasës së tij të 7-të, hokatar, pjesëmarrës në të gjitha veprimtaritë e shkollës, konkurset, mbrëmjet, aktivist, papritur u bë “djalë i armikut të popullit”. Merret me mend se sa e mundonte kjo djalin. Megjithëse e mbaroi 8-vjeçaren me nota të shkëlqyera, Kostën nuk e lejuan të hynte në teknikum ditën. Ai u regjistrua në gjimnaz, por për të marrë një profesion nisi të punojë dhe të vazhdojë shkollën në teknikum… natën. Sashën nuk e lejuan të vazhdonte universitetin.

U detyrua të punojë si punëtor i thjeshtë në fermë, pastaj e morën ushtar. Gjatë gjithë kësaj kohe, gjatë një viti e gjysmë që zgjati hetimi im, mua më gënjenin pa pikë druajtje, më thoshin se në familjen time gjithçka shkonte për bukuri. Dhe unë u besoja… desha të besoja dhe besova. Në fakt, familja ishte në gjendje të vështirë dhe jetonte shumë ngushtë. Pasi morën Sashën ushtar, ata provuan edhe urinë, sepse me pensionin e vogël të burrit më ndihmonin mua, Sashën në ushtri, blinin ilaçe të shtrenjta për Gaqon e sëmurë dhe rronin me thërrimet që mbeteshin.

 

Gjendja tej hekurave ishte e tmerrshme. Arrestimet vazhdonin, njerëzit i internonin, i hiqnin nga puna, i dëbonin nga universiteti. Sigurimsat shpërndanin në të katër anët gjithfarë gjepurash për spiunë, sabotatorë, armiq. Atje flitej edhe për radiotransmetueset, që gjoja kishin gjetur në shtëpitë tona. Në revistën “Për Mbrojtjen e Atdheut”, organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, botoheshin shkrime për “çekistët”* trima shqiptarë, të cilët qëndronin në roje të sigurisë së shtetit dhe shkulnin me rrënjë rebelët. Gjithkush që komunikonte në ndonjë mënyrë me familjet tona dhe përpiqej t’i ndihmonte, rrezikonte të futej në rrethin e njerëzve të përndjekur. Këtej buronin frika dhe spiunimet, si mjete mbijetese. Spiunimet i ndeshje kudo: në punë, në familje. Njerëzit i detyronin të spiunonin edhe të afërmit e tyre, ose, në rastin më të mirë, të mos komunikonin me ata që kishin rënë në hall. E gjithë koha e hetimit tim, gjyqit, kaloi me frikë për familjen time. Për shkak të kësaj frike, unë humba aftësinë për të menduar, arsyetuar dhe për të vlerësuar me gjakftohtësi gjendjen e krijuar.

NË BURG, GJATË HETIMIT

Ditën e dytë pas arrestimit, llozi pas derës lëvizi me gërvimë të tmerrshme, u hap dera dhe gardiania thirri: “Merri plaçkat!” Nuk e mora vesh se çfarë plaçkash duhej të mblidhja. Ajo më shtyu me harbutëri, më tregoi me kokë dyshekun, batanijet dhe pagurin e ujit. Pasi i mblodha të gjitha, ajo më drejtoi nëpër korridor, ndaloi pranë një dere dhe më shtyu brenda. Aty pashë një grua rreth 35 vjeçe, nuk e mbaj mend si e quanin… kishte emër grek, a Parashqevi, a Polikseni… edhe fytyrën nuk ia mbaj mend. Po ta takoja tani në po atë moshë, me siguri nuk do ta njihja.

Ato ditë të para të hetimit, kur ende s’e kisha humbur aftësinë për të arsyetuar, e kuptova se ajo grua ishte spiune dhe s’kisha ç’të bisedoja me të. Kisha frikë, por nuk mendoja dot gjë tjetër, veç shtëpisë. Mendoja për burrin tim të sëmurë, për djemtë. Ata kishin mbetur vetëm, nuk kishin as pará. Ne jetonim me vështirësi, nga rroga ime deri te pensioni i tij… po tani, si do të rrojnë me atë pension të vogël… duhej të blinin edhe ilaçe të shtrenjta. Po Sasha? Si do të shkojë jeta e tij?…

Unë mendoja vetëm për ata, flisja vetëm për ata. Për çfarëdo pyetje që më bënin gjatë hetimit, unë u flisja vetëm për shtëpinë. Që në marrjen në pyetje për herë të parë, kërkova të shkruaja një autorizim në emër të djalit, që të merrte rrogën time. E dija se në shtëpi nuk kishte pará. Sa përbindësh i egër, i pamëshirshëm duhet të ishte sistemi dhe organet e tij të sigurimit të shtetit, sa të më fusnin mua në burg, të më ndanin nga burri i sëmurë rëndë! Ata e dinin shumë mirë se unë s’kisha bërë ASGJË të keqe, nuk kisha faj. Këtej mund të nxirrej përfundimi: ata mund të më bëjnë ç’të duan, të më padisin për gjithçka, të më japin çdo dënim.

Pas disa ditëve, fqinja ime trokiti në mur dhe nisi të më tregojë për diçka, që gjoja ia kishin thënë nga qelia ngjitur. Unë i besova. As më vajti në mendje se gjithçka ishte e kurdisur. “Ua! – ia bëri fqinja, – atje është Nina Pumo!” “Ashtu? Trokit! Pyete si është!” – iu luta. Ajo trokiti dhe nisi të më tregojë për Ninën. Disa ditë më vonë, pas trokitjes së radhës, ajo më tha se Nina akuzohet për spiunazh, në grupin e saj bëjnë pjesë Nadja dhe Zoja. U pataksa. “Nadja?! Ç’hyn Nadja këtu? Nadja ka kohë që është dënuar 7 vjet për agjitacion!” Fqinja trokiti në mur dhe mori përgjigje që andej: “Nadjën e sollën nga kampi; tani e akuzojnë për spiunazh. Ato i kanë pranuar dhe firmosur të gjitha”.

Vetëm më vonë, kur na çuan në kamp dhe takova Ninën, ajo më tha se nuk kishte qenë kurrë në qeli ngjitur me mua dhe nuk dinte të trokiste në mur, prandaj asnjëherë nuk ka trokitur, kurse fqinja ime vepronte për llogari të hetuesve. Ata donin të më trembnin dhe e arritën të vetën. Unë u binda se hetuesit mund të bënin me mua ç’të donin, të më akuzonin për gjithçka u tekej. Isha plotësisht e sigurt se asnjëra nga shoqet e mia nuk qe marrë ndonjëherë me spiunazh. Ne qëndruam në Shqipëri vetëm për hir të fëmijëve dhe familjeve tona.

Specialistët dhe këshilltarët sovjetikë, deri para prishjes së marrëdhënieve, punonin në të gjitha fushat e jetës në Shqipëri, në ushtri, në industri, në financa… kudo. Ata kishin informacion të plotë për gjendjen në vend, ishin në gjendje të rekrutonin spiunë dhe agjentë të vërtetë, me vlerë, çka besoj se e kishin bërë. Për këto nuk kam ditur gjë as atëherë, as tani. Mirëpo këta spiunë duheshin kërkuar, duheshin gjetur, e kjo nuk ishte fort e lehtë. Kurse kështu… kap, arresto, frikëso, kërcëno, torturo dhe… mbaroi puna, rrjeti agjenturor u zbulua!… Dekorata dhe lavdi çekistëve trima shqiptarë, sigurimsave! Kurse për njerëzit e vegjël, për fëmijët e tyre, për burrat, as që do të dijë njeri. Njeriu është një… hiç!… Kaluan disa ditë.

Fqinja sërish komunikoi gjatë me të trokitura në mur me qelinë nga e majta jonë, pastaj më tha: “U zhvillua gjyqi dhe Nadja u dënua me 18 vjet heqje lirie, Zoja me 15, kurse Nina me 14”. Nuk e tregoj dot tmerrin që më pushtoi. Edhe tani, kur kanë kaluar kaq vite, sa herë e kujtoj atë kohë, sërish më rrëmben një dallgë tmerri. Tani s’duhet të ketë më frikë, gjithçka mbeti pas, por tortura me frikën është e tmerrshme, gjurmët dhe hija e saj mbetën për tërë jetën. E ndjeva veten si buburrec i pafuqishëm, mbi të cilin përplaset me rropamë, si bllok betoni, tirania komuniste.

Pas disa ditësh, fqinjën ma hoqën nga qelia, nisi kështu epopeja e burgimit fillikat, e cila zgjati gati një vit e gjysmë. Po t’i krijoje mundësi dikujt nga jashtë të hapte dritaren e qelisë sime dhe të hidhte sytë brenda, do të shihte një krijesë në gjysmëterr, midis katër mureve, ulur mbi një dyshek të pistë kashte dhe me një dritare aq lart, sa nuk do të mundeshe kurrë të vështroje jashtë dhe të shihje se ç’bëhej atje; me një derë gjithë shula dhe me dry, që hapej vetëm tri herë në ditë për nevoja vetjake dhe për marrjen e ushqimit. Ai, me siguri, do të mbetej i habitur, si është e mundur që i burgosuri ende është gjallë dhe nuk i ka dhënë vetë fund jetës. Mirëpo, ja që njeriu shumë shpesh mbijeton, edhe në kushte të skajshme.

Ditët kalojnë njëra pas tjetrës dhe ai mësohet me këtë jetë të tmerrshme. Qelia! Ajo ishte… një pus i gurtë, me sipërfaqe afër 5 metra katrorë dhe 6 metra lartësi. Pusi ishte bosh, me dysheme dërrase; aty flinim. Shumë lart nga dyshemeja ishte një dritare e vogël katrore me hekura, pa kornizë dhe pa xhama. Prej andej, ditën hynte pak dritë, kurse në ditët me diell nëpër murin përballë saj lëvizte njolla e dritës. Nisur nga pozicioni i saj, unë mësova të përcaktoj kohën pa gabime. Përpiqesha ta shfrytëzoja atë rreze të vogël dielli, lëvizja nëpër qeli dhe vija fytyrën para saj, thithja pikat e ajrit të freskët nga dritarja. Që andej në verë futej më shumë ajër i nxehtë, kurse në dimër i ftohtë acar. Por, gjithsesi, ishte ajër i freskët.

Dita niste me zhurmë dhe rropamë. Në mëngjes me rrahje shuplakash, oficeri i shërbimit ndërronte turnin, pastaj zhurma e dyerve që hapeshin, kryerja e nevojave vetjake, silla. Pinim çajin paksa të ngrohtë, pa sheqer dhe njomnim koren e bukës në të. Niste kështu dita e gjatë e qetësisë mbytëse. Qetësi e padurueshme dhe nganjëherë britma, që ta bënin shpirtin akull, zhurmë hapash dhe sërish qetësi.

Gardianët i bënin punët pa zhurmë, ecnin, afroheshin te dera për të parë nga vrima se ç’bëhej në qelitë, aq lehtë, sa nga brenda nuk e kuptoje dot se dikush të shihte nga vrima e veshur me rrjetë. Befas, në mes të kësaj qetësie, dëgjoheshin gërvima të frikshme, rropamë që të bënin të dridheshe, të kërceje përpjetë, teksa zemra niste të rrihte më shpesh. Dera hapej kanat dhe një zë i vrazhdë të thoshte: “Ej, ti, çohu!” Ecje nëpër korridor, në gjysmëterr, muret dhe dyert ishin të lyera me bojë kafe, shumë dyer, të gjitha pranë e pranë, te të gjitha ishin varur dryna masivë.

Gjithçka ishte menduar mirë, çdo vogëlsirë ishte sajuar e tillë që të të thyejë, të të shtypë, të të frikësojë. Njeriu me çdo gjë mund të mësohet, por unë kurrë nuk u mësova dot me zhurmën e shulave dhe drynit, me gërvimat e derës, kur hapej e mbyllej, me kërcitjet e kapakëve të vrimave në dyert e qelive. Gjatë paraburgimit s’kishte takime, ishte terr dhe dezinformim i plotë, as libra, as gazeta, as letër, as laps. Që të mos çmendesha, të merresha me diçka, sajoja gjithfarë: nxirrja nga dysheku i pistë një kallam kashte dhe “shkruaja” me të në dysheme, kombinoja fjalë çfarëdo, njëfarë fjalëkryqi. Kur hapej dera, mjaftonte një lëvizje e shpejtë për të kthyer gjithçka në një dorë kashtë.

Një ditë më morën më shpejt për te hetuesi dhe nuk arrita ta fshihja fjalëkryqin tim. Kur më kthyen në qeli, mbikëqyrësja Vasilika, (ajo shquhej për vigjilencë dhe egërsi të veçantë) lexoi fjalët në dysheme, kujtoi se kisha një kalem të fshehur dhe hyri me vërtik në qeli, por kashta u shpërnda. Shpëtova pa britma dhe pa të shara. Dera u mbyll dhe unë sërish mbeta vetëm. Për t’u marrë me diçka, sa për të shtyrë orët pambarim, më shumë se çdo gjë tjetër më ndihmonin vjershat. Unë përpiqesha të rikujtoja vargje që dikur i kisha ditur përmendsh dhe i kisha dashur shumë. Më shpesh më kujtohej Pushkini, Lermontovi, Esenini dhe Simonovi.

I recitoja, në fillim me zë të ulët, pastaj me zë të plotë. Hapej dritareza e derës dhe oshtinte britma e inatosur e gardianes: “Mjaft!” Unë nisja t’i përsërisja vjershat me zë të ulët. Kujtoja shumë syresh dhe i përsëritja me vete, sërish e sërish. Kjo më ndihmonte të shpërngulesha në botë tjetër, shumë të largët dhe herë-herë më bëhej se nuk do të kthehesha kurrë tek ajo. Kur u takuam më vonë në kamp, mësova se vjershat e Pushkinit kishin shpëtuar edhe të tjera shoqe të mia, i kishin ndihmuar të mbijetonin, të mos luanin mendsh. Ditët e para, kur fqinja ime trokiste në mur, desha edhe unë ta mësoja këtë mënyrë komunikimi.

Fqinja më tha se trokiste sipas alfabetit. Një e trokitur – A, dy – B etj.. Mirëpo unë, megjithëse e dija alfabetin e gjuhës shqipe, nuk arrija t’i “lexoja” trokitjet, sepse e përsëritja shumë ngadalë alfabetin. Atëherë vendosa të mësoja përmendësh numrin e çdo shkronje dhe të numëroja trokitjet. Dhe ashtu bëra. Nuk shkoi keq! Pasi u lirova nga burgu, lexova librin e Fatos Lubonjës: “Ridënimi” dhe mësova që burrat përdornin për të komunikuar një mënyrë më efikase, por ne, gratë, nuk e dinim atë ABC prandaj trokitnim me radhë çdo shkronjë. Herë llomotitnim diçka, herë mësonim diçka nga gratë e qelive fqinje… kalonim kohën!

Të trokisje s’ishte fort e lehtë, madje me rrezik; rojet dhe gardianet vazhdimisht kontrollonin, afroheshin tinës, përgjonin dhe kapnin shkelësit. Një ditë, rojet ia behën në qelinë time dhe vetëm sepse i binda me pamjen e padjallëzuar dhe u thashë se nuk e dija alfabetin e gjuhës shqipe, shpëtova nga biruca. Zakonisht trokitnim mbrëmjeve, kur shefat iknin në shtëpi, kurse rojet mbaronin punë dhe mblidheshin në fund të korridorit, për të llomotitur mes tyre.

Më kujtohen dy raste të veçanta gjatë “ndërlidhjes”. Pranë qelisë sime, nga e djathta, rrinte dikush që merrte ushqim ndryshe nga i yni. Në vend të lëtyrës së zezë, që na jepnin ne të tjerëve, atje çonin pure, qofte. Trokita dhe pyeta për emrin. “Mina”, – m’u përgjigj ajo. Më vonë, kur ishim në kamp, mësova se ishin dy motra, Mina dhe Nadira, dy vajza të reja fshatare, të akuzuara sipas një çështjeje të sajuar… për punë lopësh. Për këtë do të shkruaj më poshtë me hollësi. Gjatë hetimit, Mina u sëmur keq. Procesi ishte politik. Jeta e Minës duhej ruajtur derisa të zhvillohej gjyqi. Edhe fqinjët e mi nga e majta e kishin vënë re ushqimin e Minës dhe nisën të më pyesnin se kush rri në atë qeli. Unë nisa të trokas: “M-I-N-…”

Atë çast dëgjova sinjalin; fqinja gërvishti murin, çka do të thoshte: “E kuptova, mund të mos vazhdosh”. Gjashtë muaj më pas u takova me fqinjën time në kamp dhe mësova që germat “min…” ajo i kishte marrë si të parat e fjalës “ministri”. Ishte koha, kur në burgje futën gati të gjithë elitën partiake dhe shtetërore, prandaj prania në mes të të burgosurave e një ministri nuk habiti njeri. Rasti tjetër. Do të ketë qenë 1 tetori 1976. Më çuan te hetuesi, i cili po lexonte gazetën. Ia ngula sytë gazetës si e djegur për ujë. Prej 5 muajsh nuk dija se ç’bëhej në botë.

Lexova: “Përshëndetje e udhëheqjes së PPSH-së për udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës”. Emri i Mao Ce Dunit nuk ishte. Ç’të ketë ndodhur? Nuk e pyeta hetuesin, sepse mund të merrja si përgjigje ndonjë fjalë të rëndë ose tallëse. Kur u ktheva në qeli, mendova të pyesja fqinjët; ata ishin “të freskët”, vetëm pak kohë më parë kishin ardhur. Kisha frikë të pyesja me tekst të hapur. Në Shqipëri isha mësuar me kohë të heshtja, të mos pyesja. Më në fund e sajova: trokita për pyetjen: “Do të vijë Mao Ce Duni në Tiranë?” Mora përgjigje: “Ai ka vdekur.” “O Zot! – mendova. – Ndoshta me vdekjen e tij diçka do të ndryshojë dhe ne do të na lirojnë?”

Shpresa të kota, të pabazuara gjëkundi! Frika, mungesa e shpresës, vetmia bënin të vetën. Befas, nisa të kem halucinacione dëgjimi. Më bëhej sikur dëgjoja zërin e Sashës që më thërriste: “Mama, mama!” Mendova e tmerruar që e kishin arrestuar, ai më thërret… dhe gati më merrej fryma. Kjo vazhdoi disa minuta dhe më kaloi, pastaj nisi sërish, gjithnjë e më shpesh. Qëllonte të arrija deri në gjendje të fikëti; rrija shtrirë gjatë, pa lëvizur, ose dridhesha, këlthisja. Në raste të tilla, në qelinë time sillnin fqinjën, që njëfarë kohe të mos mbetesha vetëm. Pastaj fqinjën e nxirrnin dhe gjithçka niste nga e para.

PANORAMA