VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

10 vjet «Pardonnez-moi» – figura emblemë e një gazetari

By | November 18, 2016

Komentet

PROZERPINA – Poezi nga CARL SPITTELER (24 prill 1885 – 29 dhjetor 1924) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Dje kur isha në viaduktin e lartë
Nuk e pashë dot lugnajën e butë nëpër mjegull,

Fluturoi një kandër drejt në vesh e më thirri mua:

“Hë, pra! është hata dhe mrekulli, nga kjo majë e malit
Të shikosh poshtë, ku në pezm dhe në atdhé
Ishe ti një krimb, dhe me anë të forcës dhe dyshimit
Duke u përleshur me botën dhe me veten tënde,
Ke endur një pëlhurë të shenjtë të pikëllimit dhe të mallit!

Dënimi të ka kushtuar çmim të madh edhe zhgënjim.
E prapëseprapë e ke kapur majën më të lartë!
E ke arritur tashmë! dhe pikëllimin tonë dhe emrin tonë
I ke shpalosur me krenari dhe lotë në majën më të lartë! ”

Kështu ky zogu trimosh imcak më pëshpëriti mua.

Hapi flatrat pastaj përballë meje në prarimin e verdhë të diellit,
Tek po lëvizte për në lartësi të tjera i madh e i trishtuar.

Por era dhe perëndimi e shtynë lart mjegullën gri,
E ngritën mbi pyll përpjetë,  ende me këmbët e pathara.
U tret krejt e venitur edhe vdiq. Pikëllimi dhe emri
Lëshuan poshtë një shi të ftohtë poterexhi nga maja.

Më 24 prill 1845 lindi poeti nobelist zviceran Carl Spitteler

Carl Friedrich Georg Spitteler (me pseudonim Carl Felix Tandem), (Liestal afër Bazelit, 24 prill 1845 – Lucernë, 29 dhjetor 1924), shkrimtar zviceran.

Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, për vitin 1919.

Biografia

Ishte mësues privat, tetë vite në Rusi dhe në Finlandë. Veprën më të vlersuar poetike Prometeu dhe Empireu e shkrou në vitin 1881, kur edhe ishte kthyer. Shumë vepra të tij krahasohen me ato te Frederik Niçes. Pastaj shumëvite fitoi duke punuar si mësues dhe gazetar. Dhe, atëherë fillon të merret në mënyrë serioze me krijimtarinë letrare. Shpërnguet në Lucernë, duke iu falenderuar paraarëdhsve, më 1992[1], dhe i mundësohet, tani, ti përkushtohet punës kreative. Vepra e dytë e tij më e fuqishme ‘’Pranverë në Olimp’’, të cilën e shkroi gjatë viteve 1900 – 1905, e më vonë e rishikoi më 1910, u shpërblye me Çmimin Nobel. Vitet e fundit të jetës i kaloi përsëri duke e e rishikuar edhe njëherë veprën e parë, e cila doli me një titull të ri ‘’Prometeu i vuajtur’’, në vitin 1924.

Veprat

  • Prometheus und Epimetheus (1881)
  • Extramundana (1883, seven cosmic myths)
  • Schmetterlinge (“Butterflies”, 1889)
  • Der Parlamentär (1889)
  • Literarische Gleichnisse (“Literary Parables”, 1892)
  • Gustav (1892)
  • Balladen (1896)
  • Conrad der Leutnant (1898)
  • Lachende Wahrheiten (1898, essays)
  • Der olympische Frühling (1900–1905, revised 1910)
  • Glockenlieder (“Grass and Bell Songs”, 1906)
  • Imago (1906, novel)
  • Die Mädchenfeinde ( Two Little Misogynists, 1907)
  • Meine frühesten Erlebnisse (“My Earliest Experiences”, 1914, biographical)
  • Prometheus der Dulder (“Prometheus the Suffering”, 1924)

Referencat

  1. ^name=ea>Americana|wstitle=Spitteler, Carl|author=William F. Hauhart|inline=1

Lidhje të jashtme

  • Literary estate of Carl Spitteler in the archive database HelveticArchives of the Swiss National Library
  • Publications by and about Carl Spitteler in the catalogue Helveticat of the Swiss National Library
  • Carl Spitteler at the Timeline of Nobel Winners
  • Autobiographical sketch
  • Official Site of the Carl Spitteler Foundation

Zvicra-NATO: një flirtim i gjatë pa martesë Nga Olivier Pauchard

Më 2 mars 2017, ushtria zvicerane dhe ministri zviceran i mbrojtjes Guy Parmelin priti sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në një vizitë zyrtare në Bernë me të gjitha nderimet ushtarake.

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) tani është 70 vjeç. Zvicra ka punuar me këtë organizatë të mbrojtjes për më shumë se 20 vjet.

Por, anëtarësimi është jashtë diskutimit, për shkak të neutralitetit të rreptë.

Më 4 prill 1949 në Uashington, dhjetë vende evropiane (Britania e Madhe, Franca, Italia, Portugalia, Danimarka, Hollanda, Belgjika, Luksemburgu, Islanda dhe Norvegjia) arritën një aleancë me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.  Qëllimi ishte të “mbronte” nga Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e saj duke i krijuar mundësi Gjermanisë të fitonte autonomi dhe të integrohej në bllokun perëndimor për të ruajtur një prani amerikane dhe ombrellën e saj bërthamore mbi Evropën.

Më pas, organizata u zgjerua duke integruar Greqinë, Turqinë dhe Gjermaninë në vitet 1950, pastaj në Spanjën në vitet 1980. Por që nga rënia e BRSS në vitin 1991, organizata ka arritur zgjerimin më të gjerë, duke përfshirë gradualisht shumicën e vendeve të Evropës Lindore. Sot ka 29 Shtete Anëtare.

Neni 5

Megjithëse përmban aspekte politike, Traktati i Atlantikut të Veriut përbën mbi të gjitha një aleancë ushtarake në kontekstin e Luftës së Ftohtë. Qëllimi ishte, pra, i qartë për të mbrojtur shtetet e vogla dhe demokracitë perëndimore nga një pushtim i vendeve të Paktit të Varshavës.

Zvicra gjithashtu kishte frikë nga një pushtim sovjetik, por në të njëjtën kohë nuk donte të ishte pjesë e NATO-s. Në të vërtetë, anëtarësia do të ishte e papërputhshme me politikën e tij të neutralitetit.

“Sidomos Neni 5 i Traktatit që është me Neutralitetin i Papajtueshëm. Neni 5 i detyron shtetet anëtare të reagojnë nëse njëri prej tyre sulmohet”. Shpjegon Alexandre Vautravers, shef i programit” Siguria globale dhe zgjidhja e konflikteve” në  Universitetin e Gjenevës dhe kryeredaktor i revistës ushtarake zvicerane RMS.

Partneriteti për paqe

Por fakti që nuk është anëtar nuk e pengon bashkëpunimin. Që nga viti 1996, Zvicra është bashkuar me partneritetin e paqes të NATO-s (PpP – Partneritet për Paqe). Ky është një “mjet bashkëpunimi fleksibël” ndërmjet NATO-s dhe partnerëve të ndryshëm.

Ministria zvicerane e Zvicrës (DFAD) shpjegon përse PpP është e rëndësishme për Zvicrën, sepse “ajo siguron një kuadër institucional për të zhvilluar një dialog mbi politikën e sigurisë së bashku me vendet e përfshira në fushën e saj strategjike”. Për më tepër “ajo kontribuon në përgatitjen e forcave të armatosura zvicerane për të marrë pjesë në misione jashtë vendit nën komandën e NATO-s, BE-së ose Kombeve të Bashkuara (OKB)”.

Jo të gjithë, megjithatë, ndajnë këtë vizion. Shumë zëra – konservatorë të majtë dhe të djathtë – mendojnë se PpP është e papajtueshme me neutralitetin dhe përbën një përkrahje latente në NATO. Këto kritika vijnë nga Grupi për një Zvicër pa ushtri dhe Grupi për Zvicër të Pavarur dhe neutrale, si dhe ngas anëtarë të SVP, të djathtës konservatore.

Një partner i domosdoshëm

Pra, a është PpP dera e NATO-s? Alexandre Vautravers relativizon. “Ka disa faza në historinë e PpP: fillimisht ishte qartë një dorë e shtrirë për shtetet neutrale dhe ish-anëtarë të Paktit të Varshavës, të cilat me kalimin e kohës kanë hyrë në NATO, si Hungaria apo Bullgaria”.

Tani që vendet e Evropës Lindore janë bashkuar me Aleancën, PpP mbetet një platformë e thjeshtë për bashkëpunim midis vendeve neutrale të Evropës Perëndimore (Zvicër, Austri, Irlandë …) me vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore (Shqipëri, Rusi, Ukrainë, Uzbekistan, etj …). Kjo, për Alexandre Vautravers, nuk është e papajtueshme me neutralitetin. “Nëse PpP shihet si një shkallë që çon në NATO, vendet neutrale kanë qenë në gjendje të ndalojnë në hapin e parë dhe të mos shkojnë më tej”, thotë ai.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve të sigurisë, NATO mbetet një partner pothuajse i domosdoshëm. “NATO përfaqëson mbi 70% e shpenzimeve ushtarake botërore dhe nëse doni të vendosni standardet, për shembull në kalibrin e municioneve, në organizimin e punës së një stafi të përbashkët të përgjithshëm të ushtrive të ndryshme, një qasje ndaj kritereve të NATO-s është e pashmangshme”./ Burimi swissinfo.ch

Më 5 janar 1921 lindi Friedrich Dürrenmatt, shkrimtar, dramaturg dhe piktor zviceran

VOAL – Friedrich Dürrenmatt – Fridrih Dyrrenmat (Stalden im Emmental, 5 janar 1921 – Neuchâtel, 14 dhjetor 1990) ishte një shkrimtar, dramaturg dhe piktor zviceran.

Biografia

Pas një fëmijërie mjaft të gjallë, gjatë së cilës ai kishte probleme alkoolike, u diplomua në vitin 1941 dhe studioi filozofi e gjuhë gjermane në Zyrih dhe Bernë. Pas Luftës së Dytë Botërore, i frymëzuar nga leximi i Lessingut, Kafkës dhe Brechtit, filloi të shkruante tregime të shkurtra dhe pjesë teatrale. Veprat e tij të hershme janë plot me makabritete dhe elementë të panjohur, që kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe vdekje.

Debutimi i tij në teatër me Es steht geschrieben (Kjo është e shkruar) shkaktoi një skandal që fitoi famë edhe përtej kufijve zviceranë. Në vitin 1947 u martua me aktoren Lotti Geissler. Në fillim të viteve pesëdhjetë ai shkroi romanet Gjykatësi dhe ekzekutuesi i tij (Der Richter und sein Henker), Dyshimi (Der Verdacht), të cilat janë botuar në formë seriale në gazeta. Në vitin 1956 fitoi famë ndërkombëtare me dramën Vizita e Damës Plakë (Der Besuch der alten Dame). Drama u shfaq në Nju Jork, Romë, Londër dhe Paris dhe fitoi çmime të shumta. Drama të tjera të suksesshme ishin Fizikantët (Die Physiker) dhe Meteori (Der Meteor) të viteve 1963 dhe 1966 respektivisht.

Në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë ai u bë aktive politikisht. Ai vizitoi Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Poloninë dhe kampin e përqendrimit në Aushvic. Në vitin 1983 vdes gruaja e tij dhe në vitin 1984 ai martohet me aktoren dhe producenten Charlotte Kerr.

Ai vdiq më 14 dhjetor 1990 pas pasojave të një sulmi në zemër; vetëm një vit para se të botohej vepra e tij e fundit: Durcheinandertal – Lugina e kaosit.

Në Neuchâtel, qytetin zviceran ku autori jetonte periudhën e fundit të jetës së tij, në vitin 2000 u krijua Qendra Dürrenmatt Neuchâtel, një qendër ndërdisiplinore ndërtuar rreth shtëpisë së shkrimtarit, ku gjithashtu janë shumica e pikturave të tij.


Temat dhe mendimi

Së bashku me bashkëvendësin Max Frisch, Dürrenmatt ishte ylli i rinovimit teatrit gjerman-folës, në një trajtim grotesk të problemeve të shoqërisë bashkëkohore dhe ekspozimit të poshtërsi së fshehur nga fasada e respektuar e shoqërisë zvicerane.

Edhe prodhimi letrar i Dürrenmatt-it gjithmonë është karakterizuar nga një satirë e rreptë dhe një frymë kritike ndaj shoqërisë. Përveç tregimeve të shumta të shkurtër,  janë me interes të madh romanet e tij, ku  nëpërmjet përdorimit të mençur të subjekteve hetimore, ka për qëllim të demonstrojë një tezë të saktë: rasti rregullon fatet njerëzore.
Koncepti i drejtësisë është gjithashtu një temë qendrore në prodhimin e autorit. Për Dürrenmatt, kompleksi policor-gjyqësor, në mekanizmat e tij të hetimit dhe gjykimit, është i paaftë për të kapur ndjenjën më autentike të së vërtetës njerëzore. Ajo që shpesh shpëton nga drejtësia gjyqësore mund të jetë etike e dënueshme, ose anasjelltas. Një histori ende e mundshme është një shembull i mrekullueshëm i ndryshimit të situatës së protagonistit në lidhje me konceptin e drejtësisë, i pranishëm edhe në veprat e tjera të autorit.


Pikturë

Dürrenmatt ishte gjithashtu një piktor, një pasioni të mbajtur gjatë gjithë jetës së tij, paralelisht me punën e shkrimtarit dhe dramaturgut.

Pikturat e tij bazohen kryesisht në motive mitologjike ose fetare, të tilla si Minotauri ose Kryqëzimi, ose Kulla e Babelit. Piktura e tij është ndikuar nga artistë si Giovanni Battista Piranesi ose Francisco Goya.

Në shumë vepra, veçanërisht në karikaturat dhe portretet, ekziston një humor i zi dhe një kritikë e mprehtë e hipokrizive të shoqërisë.

VEPRAT

Teatër

  • Es steht geschrieben, 1947
  • Romulus der Große, 1950
  • Die Ehe des Herrn Mississippi, 1952
  • Ein Engel kommt nach Babylon, 1954
  • Der Besuch der alten Dame, 1956
  • Die Physiker,1963
  • Der meteor, 1966
  • Die Frist, 1975

Romane

  • Der Richter und sein Henker,1950
  • Der Verdacht, 1951
  • Das Versprechen, 1957
  • Justiz, 1985
  • Der Auftrag, 1986
  • Durcheinandertal, 1989
  • Der Pensionierte, 1995

TË KRAHASOSH ZVICRËN ME SHQIPËRINË NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Të krahasosh Shqipërinë me Zvicrën! Je çmendur, do të thotë dikush! Ngjan krahasim absurd! Por le të urojmë që një ditë të bëhet realitet!

Duke nisur nga relievi alpin dhe natyra magjike gjen shumë ngjashmëri mes dy vendeve, shqiptarët dhe zviceranët janë popull alpin.

Shqipëria do të ishte Zvicra e Ballkanit sipas vizionit të Rilindasve!

Sami Frashëri thosh: “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë!”

Elena Gjika ose Dora D’Istra ka jetuar në Zvicër. Andon Zako Çajupi erdhi në Zvicër, ku kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit për drejtësi. Gjatë luftës së Parë Botërore, Mid’hat Frashëri jetoi për një kohë në Zvicër, Faik Konica po ashtu!

Shqipëria do të ishte Zvicra e Ballkanit sipas Rilindasve, por vizioni i Rilindasve ishte 180 gradë ndryshe me atë të diktaturës mizore gjysmë shekullore të Enver Hoxhës, që shtypi me dhunë çdo të drejtë njeriu, duke instaluar një sistem barbar izolues që do të shfaroste elitën, do të shtetëzonte pronën private, do të eleminonte tregun e lirë dhe inisitivën e individit.

Edhe tranzicioni 27 vjeçar është inerci e diktaturës larg ëndërrës Rilindase. Shteti nuk garanton sistemin, duke ia mohuar qytetarit shtetin e së drejtës dhe të mirat që rrjedhin prej tij, duke nisur prej pronës private deri tek energjia elektrike, uji, siguria, sistemi mjekësor dhe shteti social;

Edhe qytetari sipas proverbit “sipas kokës kapelën” përgjigjet në mënyrën e tij, duke mos paguar faturat edhe kur ka mundësi të paguajë, duke korruptuar policinë rrugore, kur shkel rregullat e qarkullimit apo punonjësin e administratës, për të fituar një vend pune, duke shitur votën për një copë bukë, duke mos ndihmuar atë që është në nevojë, duke mbajtur një qendrim armiqësor për vëllain, mikun apo komshiun që voton jo për partinë e tij dhe më thelbësorja duke qendruar indiferent ndaj mungesës të shtetit ligjor dhe diktaturës të varfërisë që e ka zhdukur nocionin e “një jete me dinjitet”.  Krejt ndryshe nga Zvicra referendare, që vendos përmes referendumeve, një instrument efikas i demokracisë direkte.

Në Shqipëri ka vjedhje në çdo sektor të jetës, nga shteti tek qytetari, por viktima mbetet qytetari. Shqipëria edhe sot e kësaj dite e ka problem furnizimin me energji elektrike, ujë të pijshëm, por problemin më të madh e ka me informalitetin. Vjedhjen që i bëhet shtetit në bashkëpunim me shtetin. Thënë ndryshe shteti vjedh veten! Sipas statistikave, informaliteti në Shqipëri shkon nga 60-70 % dhe dihet risku që krijon ekonomia informale, gri apo e zezë, e cila gëlon kur nuk ekziston kultura e ndëshkimit. Sepse shteti nuk e ndëshkon deputetin apo ministrin e korruptuar që jep tendera duke mbushur xhepin e tij dhe duke e zbrazur arkën e shtetit. Në rastin konkret shteti është në krah të informalitetit. Atëherë ekonomia e vendit kthehet në ekonomi mafioze. Në këtë prag gjendet Shqipëria. Shumë ekspertë të fushës thonë se Shqipëria është shtet kuazi mafioz pa sistem drejtësie. Drejtësia vetë është nën Vetting por pa asnjë rezultat. Për të qenë optimistë, rezultat mund të quhet largimi i gati pjesës më të madhe të atyre që e kaluan këtë proces pasi kishin pasuri të pajustifikuar, dmth të krijuar nga vjedhja duke zhdrejtësuar.  I larguan por nuk i ndëshkuan për vjedhjen as viktimave të tyre nuk u dhanë drejtësinë ! Të mos harrojmë pastaj se drejtësia është produkt i elitës politike të këtyre 27 viteve tranzicion.

Në Ballkan janë arrestuar presidentë, kryeministra e ministra, ndërsa në Shqipëri politika funksionon si piramidë, politikanët mbajnë njëri-tjetrin paçka se shahen e urrehen! Po të hiqet një tullë, piramida shembet e gjitha!

Ndryshe në Zvicër, ku qytetari dhe shteti janë një binom i pandashëm, për të forcuar e ndihmuar njëri tjetrin, shteti garanton me detyrimet e veta dhe qytetari e mbron shtetin duke respektuar ligjin.

Konfederata Helvetike nuk është pjesë e BE, por, megjithatë, nga thelbi simbolizon Perëndimin, sepse i garanton të gjitha liritë e individit dhe krijon kushte optimale për liri tregu dhe një jetë me dinjitet.

Kush vjen në Zvicër për herë të parë dhe kërkon këshilla, një mik i mirë do t’i thotë, “kujdes me taksat dhe faturat”. Që do të thotë asnjë faturë apo taksë të mos mbetet pa paguar. Kur je në kërkim të një vendi pune, qofsh zviceran apo me leje qendrimi, përveç kompetencave, aftësive, CV dhe edukimit, punëmarrësi të kërkon që të jesh patjetër me “Leumund”- reputacion të pastër. Për këtë duhet të paraqitësh nga Departamenti Federal i Drejtësisë në Bernë një dokument – Excerpt from the swiss criminal record – Auszug der Strafregisterauszug – ku vërtetohet se je njeri i pastër, pa precedentë penalë. Që përkthehet, veç të tjerave, që t’i kesh kryer të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Nëse kërkon banesë, qiradhënësi, veç të dhënave të të ardhurave, të kërkon po ashtu një dokument, lëshuar jo më larg se tre muaj, nga Betreibungsregisterauszug – the Debt Enforcement Office – Zyra e Përmbarimit ku vërtetohet se nuk ke borxhe ndaj shtetit apo enteve private.

Në Zvicër çdo qytetar është shumë i kujdesshëm të respektojë ligjin. Respektimi i ligjit është kulturë, është instikt i edukuar, është tipar i identitetit. Që fillon tek oraret punktuale të trenave, trameve dhe busëve që nuk i njohin vonesat tek klaksonët. Në Zvicër nuk dëgjon klaksonë veturash.  Në apartamente nuk dëgjon ahengje, muzikë me volum të lartë, sepse shqetëson fqinjët. Kush ka jetuar në Shqipëri, e di se aty ka qenë kulturë që plehrat të hidheshin nga dritaret. Nëse dikush e bën këtë shkelje në Zvicër paguan gjobë, por nëse nuk paguan taksat, ke kryer krim për të cilin dënohesh sipas shkallës. Edhe nëse nuk paguan faturat, ke kryer krim dhe problemet janë të pafundme. Pra në Zvicër nuk ka qytetarë apo biznese që nuk paguajnë energjinë, ujin, ngrohjen apo detyrimet. Kush nuk paguan, penalizohet. Sipas ligjeve të Zvicrës, faturat duhet të likuidohen përgjithësisht brenda afatit mujor. Nëse nuk paguhen, të vijnë tre Mahnung-e – kujtesa, e para pa gjobë plus, e dyta dhe e treta me gjoba në rritje dhe nëse nuk i likuidon edhe pas këtyre tre paralajmërimeve, atëherë të çojnë direkt në Betreibungsamt, autoriteti kantonal i zbatimit të ligjit për ndjekjen penale të borxhliut. Për borxhliun atëherë nisin hallet. Nëse je në kërkim të shtetësisë dhe ke borxhe të palikuiduara, harroje atë punë, nuk e merr shtetësinë, sepse nuk je qytetar i denjë.

Siç e thashë që në krye, shteti ligjor kërkon respektimin e ligjeve, por, së pari, ia garanton qytetarit liritë dhe kushtet për të jetuar. Në këtë kontekst, Zvicra është një nga vendet model në rrang botëror për t’u marrë si shembull, ku shteti i së drejtës funksionon si sahati Omega, ku ka liri tregu, shtyp të lirë, ku korrupsioni është një fenomen që luftohet dhe, sipas Transparency International (TI), Zvicra është gjithmonë në top vendet e para, ndryshe nga ndërsa Shqipëria e Kosova që ndajnë vendet nga fundi.Po ashtu sistemi i shëndetësisë është njëri nga më të mirët në botë. Me pagesë natyrisht, por shtetasi ka mundësi të paguajë me rrogën që merr. Kur s’ka, ia plotëson shteti social.

Edhe në periudhat e krizave për Europën dhe botën, papunësia në Zvicër nuk i kaloi 3% dhe shteti është gjithmonë në kërkim të mënyrave për ta ulur edhe më tepër këtë nivel, duke hapur tregje pune, duke krijuar siguri për investime dhe mundësi kualifikimi sidomos për rininë. Në Zvicër biznesit i krijohen kushte optimale për të investuar, ndërkohë shteti, përmes ligjit, i shpall luftë informalitetit.

Në Zvicër po ashtu funksionon shteti social, për të papunët dhe sidomos për shtresat vulnerabile. Zvicra nuk ka varfëri apo drama sociale si ato të Shqipërisë, ku mjerimi migjenian bashkë me mungesën e shtetit ligjor mbetet diktatura më e egër e shoqërisë. Pra Zvicra i krijon të gjitha mundësitë që qytetari të mos bëhet shkelës ligji, por kush e shkel ligjin, ndëshkohet pa dallim.

Në Shqipëri është një hendek i madh mes shtetit dhe qytetarit, sepse shteti nuk ia garanton liritë elementare, sikur janë siguria, tregu i lirë, mundësia për punësim, ndërsa qytetari ose reagon duke u konformuar përmes anëtarësimit nëpër parti, ose ul kokën kur është i varfër, ose ikën kur e sheh se nuk i bihet murit me kokë dhe nuk ka nga t’ja mbajë sepse askush nuk i jep zgjidhje.

Rrugëzgjidhja do të qe kur qytetari të luftojë për të drejtat e tij deri sa t’i fitojë, për të vendosur një raport loyal dashurie mes shtetit të së drejtës dhe qytetarit.

Në fund po ju sjell një sentence të Graham Green-it që ka jetuar dhe prehet këtu në Zvicër. Sepse mund të mësojmë prej saj nëse duam. E kam përdorur edhe në një intervistën time, por ia vlen të përsëritet.

Graham Green thoshte se “Zviceranët kanë dashuri vëllazërore me njëri-tjetrin, ata kanë 500 vite demokraci dhe paqe dhe e dini se çfarë prodhojnë? Orën me ku-ku!!”.

Humor tipik anglez. Sepse ajo që kanë krijuar zviceranët është 500 vite demokraci dhe paqe. Por unë ju ftoj le ta aplikojmë këtë deduksion të Green-it në raport me veten tonë, le të fillojmë duke thënë se ne shqiptarët kemi dashuri vëllazërore për njëri-tjetrin… Humor tipik anglez edhe ky!

Deri tani nuk jemi dëshmuar se duhemi, përkundrazi, pasi diktatura u ngrit mbi themelet e urrejtjes. Prandaj duhet rrëzuar diktatura me themele e mbetje. E të nisi era e dashurisë ndërshqiptarë! Që të duhemi tash e mbas me dashuri vëllazërore për njëri-tjetrin për 500 apo 5000 vjet sikur zviceranët!

E atëherë Shqipëria do të jetë bërë “Zvicra e Ballkanit”!

Në Liechtenstein, fqinjin e vogël të Zvicrës, në vitin e tij të 300-të – Reportazh nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Udhëtimi ynë në Liechtenstein (Lihtenshtajn), më shumë se për kërshërinë dhe kënaqësinë tonë, është për hir të lexuesve tanë.

Me një ultësirë të butë, me një pllajë të bukur dhe një sfond madhështor shkëmbinjsh, është fare e thjeshtë ta krahasosh Lihtenshtajnin me Thethin tonë, në skajin verior të Shqipërisë. Edhe këtu, nga Rini i kaltër deri në qiellin e kaltër mbi Alpe, ajri është më i kulluar se loti dhe të afron tek sytë çdo pamje, sa të duket se për t’i prekur mjafton të zgjatësh pak dorën.

Ky fqinj i vogël, ngjason në shumëçka me Zvicrën, madje duket si përkryerje e mëtejme e së përkryerës, por nuk është maket i shkallës 260 me 1 i fqinjes së tij.

Është një ndër vendet më të vogla të botës; pas Vatikanit, San Marinos dhe Monakos është vendi me territorin më të vogël në Evropë. Është, si Zvicra, një ndër 44 vendet e botës pa dalje në det; është një ndër 41 nga këto vende me vetëm dy fqinj.

Si e ndihmoi fati Lihtenshtajnin dhe si e ndihmoi Lihtenshtajni fatin

Themelet e Lihtenshtajnit ndodhen mjaft larg prej këtu, në Austrinë Jugore, ku familja që më vonë do ta themelonte këtë principatë, kishte Kështjellën Liechtenstein, Kështjellën e Gurit-që-bën-dritë. Kështjella ishte e ndërtuar prej gurësh të bardhë, dhe meqë e bardha është sinonim i dritës, nga shpjegojnë mikpritësit tanë, ajo mori këtë emër. Emrin e kështjellës pastaj e trashëgoi familja e mëvonshme princërore dhe, prej tyre, e mori pastaj emrin ky vend, Principata e Lihtenshtajnit.

Familja Lihtenshtajn kishte çifligje dhe kështjella në Austri, Moravi, Silezi, Sllovaki e tjerë. Ajo kishte mbajtur marrëdhënie të mira dhe iu kishte bërë shërbime të vyera Perandorisë së Habsburgëve dhe Perandorisë së Shenjtë Romane të Gjermanisë. Në fillim të Shekullit XVII, për këto arsye, Karli I i Lihtenshtajnit, u shpall princ nga perandori i Mathias dhe u lejua të blejë çifligun Schelenberg dhe çifligun e Vaduzit. Më 23 janar 1718, Karli VI, Perandori i Perandorisë së Shenjtë, deklaroi bashkimin e dy çifligjeve dhe hapësirën e përbërë prej tyre e shpalli principatë, si shpërblim për shërbëtorin e tij besnik Anton Florian të Lihtenshtajnit. Principata, në këtë datë, u bë shtet sovran brenda Perandorisë së Shenjtë.

Ne pamë në Muzeun Shtetëror të Lihtenshtajnit fotokopjen e dokumentit origjinal të shitblerjes së çifligut të Shelenbergut. Por ky akt nuk është certifikata zyrtare e lindjes së Lihtenshajnit. Ditëlindje e tij njihet 15 Gushti, kur hyn në fuqi Kushtetuta e shtetit sovran të Lihtenshtajnit. Mikpritësit na e kujtojnë shpesh se jemi pjesë e atmosferës së festimeve të vitit të 299 të Principatës, që u shënua më 15 Gusht 2018, dhe jubileut të madh të vitit të 300 të saj, që do të shënohet më 15 Gusht 2019. Nga kjo datë, pavarësisht trazimeve të mëdha të historisë, Lihtenshtajni, nëpërmjet shumë kompromiseve dhe aleancave arriti ta ruajë sovranitetin e tij të paprekur.

U deshën 100 vjet që një princ të shkelte Principatën. Me pushtimet napoleonike, u krijua Konfederata e Rinit, ku princi ishte vasal i Napoleonit. Në vijim Principata do të ishte pjesë e Konfederatës Gjermane të kryesuar nga Perandori i Austrisë.

Elisabeth von Gutmann

 

Ndërmjet dy luftërave botërore, ndodhin ndryshime edhe brenda familjes princërore dhe në raportet e saj me Principatën. Më 1929, Princi Franc I, vjen në fron. Ai sapo është martuar me Elisabeth von Gutmann, lindur në Vjenë  (1875-1947 ) e bija e një biznesmeni hebre të fuqishëm nga Moravia. Megjithëse e konvertuar në katolike, elementët nazistë në Lihtenshatjan e shikojnë hebrejen si një problem për vendin. Në mars 1938, pas aneksimit të Austrisë nga Gjermania, Princi Franc I emëron trashëgimtar nipin e tij 31 vjeçar Franc Jozef II. Në korrik të atij viti Franci I vdes dhe vjen në fron Franc Jozefi II. Pak ditë pas aneksimit të Austrisë, Princi Franc Jozefi II vjen përfundimisht të banojë në Vaduz. Ky është akti tejet vendimtar në fatin e mëtejshëm të Principatës. Veprimi tjetër: Lihtenshtajni mban qëndrim neutral gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkon ndihmë e mbështetje ga Zvicra fqinje, familja princërore merr të gjithë thesarët nga çifligjet dhe pronat e saj nga Bohemia, Moravia dhe Silezia e i vendos në Vaduz.

Lihtenshtajni, një sukses ekonomik

Deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, Lihtenshtajni mbante lidhje të ngushta me Perandorinë e Austrisë dhe me Perandorinë e Austro-Hungarisë. Rrënimi që solli lufta, e detyroi, më 1924, Principatën të bënte bashkimin doganor dhe monetar me fqinjen tjetër, Zvicrën. Kjo periudhë shënon hopin ekonomik që vijon edhe në ditët tona.

Ne jemi këtu me një grup gazetarësh të APES (Asosacioni i Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn) që kryesohet nga presidenti i shoqatës tonë Jean Musy. Dhe është e kuptueshme që të kemi mes nesh edhe mjaft gazetarë të profilit ekonomik. Në darkën që qeveria shtron për nderin tonë në Restaurant Park-Hotel Sonnenhof janë të pranishëm Dr. Daniel Risch, nënkryeministër dhe ministër për Ekonominë, Infrastrukturën dhe Sportin i Lihtenshtajnit dhe disa nga zyrtarët më të lartë të ekonomisë dhe finacave të këtij vendi. Janë të gjithë në moshë të re dhe relativisht të re. Të nesërmen në kohën e drekës ndërsa shëtisinim në rrugën kryesore do ta shihnim nënkryeministrin Dr. Daniel Risch, se si shkonte e vinte nga shtëpia në zyrë në kohën e drekës me biçikletë dhe për paralele sjellim ndërmend lluksin dhe korrupsionin e zyrtarëve më të lartë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë, ku varfëria dhe papunësia është plagë e rëndë shoqërisë. Zyrtarët më të lartë të shtetit të Lihtenshtajnit janë modestë si të një vendi kaq të vogël, por krenarë se janë të vetëdijshëm për stadin e përparuar ku ka arritur vendi i tyre dhe për përgjegjësitë e mëtejshme. Ata janë të hapur për pyetjet tona të pafundme dhe krejtësisht të drejtpërdrejta.

Tradita bankare e Lihtenshtajnit fillon më 1861, kur këtu hapet Banka e Kursimeve dhe e Pagesave. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, familja princërore filloi shitjen e stolive dhe objekteve të çmuara artistike, duke krijuar një bazë të shëndoshë financiare. Tarifat e ulëta të shërbimeve zgjeruan interesimin e kompanive nga e gjithë bota për t’i depozituar paratë këtu dhe, nga fundi i viteve 1970, Lihtenshtajni shndërrohet në një nga qendrat e fuqishme financiare të botës dhe bëhet një nga vendet më të pasura në botë. Më 2008 vendi u vu në qendër të vëmendjes së opinionit publik ndërkombëtar, sepse kompani dhe individë të ndryshëm nga gjithë bota përfitonin duke bërë depozitimet e tyre këtu dhe duke fshehur taksat në vendet e tyre. Në vitet vijuese Lihtenshtajni u tregua i vendosur të bashkëpunojë me qeveritë e vendeve të tjera duke dhënë informacionet e duhura për të gjitha rastet e pastruesve ndërkombëtarë të parave dhe për të promovuar imazhin e vet si qendër financiare botërore. Më 2015 u nëshkrua një marrëveshje taksash me BE-në për shkëmbimin automatik të informacioneve. Mario Gassner, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Tregut Financiar të Lihtenshtajnit, na tregon se vetëm dy javë pas ardhjes së tij në këtë detyrë,  mësoi në ekranin e tv-së kryetitujt e mediave botërore që jepnin lajmin e arrestimit të paraardhësit të tij në këtë detyrë. Zotëri Gassner i siguron bashkëbiseduesit gazetarë se gjithçka tashmë është vënë mbi shina të reja.

Me gjithë shkëlqimin e veçantë në sektorin e shërbimit financiar, Lihtenshtajnit nuk ka lejuar një ekonomi të njëanshme. Vendi, sipas statistikave të vitit 2016, ka 4567 sipërmarrje të regjistruara, pra një kompani për çdo 8 banorë, një primat botëror ky. Peshën e ekonomisë e mbajnë industritë e prodhimeve dhe të shërbimeve. Industritë janë: elektronikë, tekstile, instrumente precize, përpunim metali, farmaceutikë, e tjerë. Vendi prodhon grurë, misër, patate, verë e tjerë. Edhe turizmi zë peshë të veçantë. Mbi 90 për qind e prodhimit eksportohet.

Të flasësh për ekonominë e Lihtenshtajnit dhe të mos përmendësh industrinë e verës është e pamundur.  Principata e Lihtenshtajnit është një prodhues i verës. Vendi ka një klimë të përshtatshme për kultivimin e rrushit në shpatet malore, tokat gëlqerore me një mesatare prej 1,500 orësh me diell në vit. Ka mbi 100 vreshtarë në Lihtenshtajn që prodhojnë verëra të kuqe dhe të bardha në të cilat të varieteteve më të rëndësishme. Lihtenshtajni është pjesë e sistemit evropian të cilësisë së verës dhe klasifikimit ndërkombëtar të AOC. Kantinat më të famshme të verës janë “Hofkellerei des regierenden Fürsten von Liechtenstein”, të Princit të Lihtensteinit. Ne patëm fatin që të vizitonim edhe vreshtat, edhe kantinat në pronësinë e Princit dhe të shijonim lloje të ndryshme vrërash të mrekullueshme.

Një pjesë e madhe e kompanive lihtenshajnse veprojnë jashtë vendit. Lihtenshtajni punëson më shumë njerëz se numri i banorëve të tij. Të huajt e punësuar nga Lihtenshtajni, 20 239 veta (sipas statistikave të vitit 2016) janë kryesisht zviceranë, gjermanë dhe austriakë. Pra, gjysma e atyre që punojnë në Lihtenshtajn nuk janë banorë të tij.

Ne vizituam një nga kompanitë më të mëdha të këtij vendi, Ivoclar Vivadent AG, në Schaan, në fshatin më të madh të Principatës. Kjo kompani vepron me shumë filiale të saj në kontinente të ndryshme të botës dhe ka synim zbulimin e teknologjive të reja dhe prodhimin e lëndëve e pajisjeve të reja në industrinë dentare, duke u bërë kështu faktor botëror në këtë fushë. Qendra e kësaj kompanie është një kombinat i vërtetë, ne qëndruam aty një orë e gjysmë, por do të duheshin ditë të tëra për ta vizituar dhe për të pasur një ide të plotë për të.

Lihtenshtajni, një sukses diplomatik

“Këtu Shqipëria na mundi ne në futboll,” na tregon duke qeshur shoqëruesi ynë Joël Grandchamp, kur kalojmë pranë fushës së futbollit në Vaduz. 180 herë më i vogël se Shqipëria, Lihtenshtajni, me një sipërfaqe 160 km2, kryesisht malore dhe shkëmbore, ka një Prodhim të Përgjithshëm Vjetor sa gjysma e Shqipërisë.

Vendndodhja gjeografike, që, në rastin më të mirë, edhe mund ta kishte eklipsuar, dhe, në rastin më të keq, edhe mund ta kishte fshirë si nocion, është një faktor vendimtar për suksesin e Principatës. Në lindje dhe në veri, për 37 kilometra kufij, ka fqinje Austrinë; në jug dhe në perëndim, për 41 kilometra kufij ka fqinje Zvicën. Në gjithë perëndimin, është lumi Rin, ai që e ndan dhe prej vitit 1886, nëpërmjet dy urave, e bashkon me Zvicrën. Vetëm në fillim të vitit 1928 ky lum u tregua armiqësor ndaj Principatës, duke vërshuar dhe duke e mbuluar me gurë, drurë dhe baltë një pjesë të ultësirës perëndimore. Nga prilli deri në tetor të atij viti, me qindra vullnetarë, kryesisht nga Zvicra, Austria dhe Gjermania, punuan këtu bashkë me vendasit deri në shërimin e plotë të pasojave të vërshimit.

Duke ruajtur fqinjësinë e mirë me Austrinë, Principata i dha përparësi vendimtare fqinjësisë me Zvicrën. Ky fakt do të ndikonte fuqishëm në përcaktimin e identitetit të Principatës. Raportet e familjes princërore me qytetarët e saj, të karakterizuara nga besnikëria e ndërsjellët, kultivuar me të njëjtin kujdes, zell e zgjuarsi prej tyre, përbëjnë një faktor tjetër në përcaktimin e këtij identiteti. Bujqët e thjeshtë të çifligjeve, me zanafillë të hershme helvete, që krijuan Principatën, u bënë sipërmarrës, qeveritarë, ekonomistë, diplomatë, punonjës, qytetarë të suksesshëm të Principatës. Raportet me katolicizmin, fe zyrtare në Kushtetutë, dhe raportet e kësaj me fetë e tjera të qytetarëve dhe banorëve të Principatës, do të ishin gjithashtu përcaktuese të identitetit shtetëror dhe qytetar lihtenshtajnas. Në këtë vend, rreth 33% e popullsisë është me prejardhje të huaj, nga këta janë edhe 460 shqiptarë nga Kosova dhe 1 shqiptar nga Shqipëria. Principata e Lihtenshtajnit ka një qeveri pesë anëtarëshe dhe një parlament me 25 vende, që përfaqësojnë të zgjedhurit e popullit nga katër parti politike. Në zgjedhjet e ardhshme do të jenë në garë 5 parti sepse njëra sapo ishte formuar kur e vizituam ne principatën.

Lihtenshtajni do të ndiqte në shumëçka shembullin e Zvicrës. Por më 1990, kur anëtarësohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Lihtenshajni i paraprinte Zvicrës. Ndërsa më 1995, kur fqinja bënte referendum për anëtarësim ose jo në BE, Lihtenshtajni ishte aspak dyshues në zgjedhjen e tij: Ne jemi një shtet aq i vogël sa nuk mund të kemi ndonjë rol në gjirin e BE-së. Por atë vit u anëtarësua në EFTA (Shoqëria Evropiane e Tregut të Lirë) dhe në EEA (Hapësira Ekonomike Evropiane), më vonë në Hapësirën Shengen.

Në pritjen e saj në sallën kryesore të qeverisë, ministrja e Jashtme Dr. Aurelia Frick, që kishte studjuar në Universitetin e Fribourg dhe dokorua në Basel, ishte emëruar ne moshën 34 vjeçare ministre e Drejtësisë, e Punëve të Jashtëme dhe Kulturës,  u përqëndrua pikërisht në vizionin dhe përkushtimet e diplomacisë së Principatës. Në paraqitjen dhe në përgjigjet ndaj pyetjeve të shumta ajo dëshmoi qartësinë dhe zgjuarsinë me të cilat vendi i saj i ndjek zhvillimet ndërkombëtare dhe luan rolin e tij.

Zonja Doris Frick, ambasadore e Lihtenshtajnit në Bernë, një zonjë e mrekullueshme , e cila, bashkë me ambasadorin lihtenshtajnas në Gjenevë z. Peter C. Matt, na shoqëruan pothuaj kudo gjatë qëndrimit tonë në këtë vend, na thotë se Principata ka vetëm 8 ambasada dhe përfaqësi të përhershme, çka flet rreth përparësive diplomatike të Principatës. Ato janë: në Bernë, në Berlin, në Uashington, në Nju Jork, në Gjenevë, në Bruksel, në Strasburg, në Vjenë. Përveç ambasadave, Principata ka edhe Mision në BE, si dhe Përfaqësi të Përherëshme pranë OSBE-së dhe OKB Vjenë, në Gjenevë, OKB në New York, si dhe Strasburg. Në vendet e tjera shërbimet konsullore të Principatës i përfaqëson Zvicra.

Paqja është përmasë e përhershme e lihtenshtajnasve. Në gjithë historinë e kësaj hapësire nuk shënohet ndonjë betejë, përpjekje apo ndeshje me armë. Më 1868 Ushtria e Lihtenshtajnit, e përbërë nga 82 vetë, e cila nuk kishte marrë kurrë pjesë në ndonjë luftim, u shpërbë. Principata ka vetëm një trupë prej 82 policësh. Kriminaliteti është tejet i ulët dhe kryesisht i natyrës ekonomike. Vendi ka vetëm një burg. Të dënuarit me më shumë se dy vjet, mbi bazën e një marrëveshjeje, e vuajnë dënimin në burgjet e Austrisë. Në Lihtenshtajn flihet me derën hapur!

Lihtenshtajnasit janë njerëz paqësorë. Edhe natyra është paqësore me lihtenshtajnasit. Megjithëse kryesisht malore, Principata ka klimë të butë, me verë jo të nxehtë dhe me dimër jo të ashpër, ngaqë këu, në këtë stinë, nga Alpet fryn era e ngrohtë Föhn.

Një faktor kryesor për përparimin e gjithanshëm të vendit, shprehin bindjen mikpritësit tanë, është arsimi. E gjithë popullsia (pra 100%) mbi moshën shkollore e lart është e mirarsimuar. Shkollat fillore dhe të mesme lihtenshajnasit i ndjekin këtu, ndërsa arsimin e lartë e kryejnë kryesisht në Zvicër, në Gjermani dhe Austri. Prej disa vitesh vendi ka edhe Universitetin e tij publik me fakultetin e arkitekturës dhe atë të biznesit. Ka edhe një universitet privat me drejtim mjekësinë, si dhe një institut të lartë.

Principata ka një infrastrukturë tejet të zhvilluar rrugore. Prej vitit 1872 përshkohet nga linja hekurudhore që lidh Zvicrën me Austrinë. Në Lihtenshtajn janë katër stacione treni. 11 fshatrat e tij lidhen me linja autobusësh. Principata ka më shumë automjete se banorë. Tri të katërtat e tyre janë vetura dhe automjete për pasagjerë, çka përbën një tjetër primat botëror.

Primati botëror më i spikatur është ai i mirëqenies së popullsisë. Me Prodhim të Përgjithshëm Vjetor rreth 6 miliardë dollarë dhe një popullsi prej rreth 38 mijë banorësh Lihtenshtajni është vendi me mirëqenien më të lartë në botë. Ndërsa, nga përllogaritjet mbi bazën e fuqisë blerëse, të cilën në Vaduz e marrin si përcaktuesin e saktë, Lihtenshtajni është një ndër vendet me mirëqenien më të lartë në botë.

Vizitës tonë po i vinte fundi

Pierre-Michel Virot

Photography

Foto e ditës: Patrulla ajrore zvicerane

Copyright Schweizer Luftwaffe/ZEM/Y. Barthe

Patrulla e Zvcrës u themelua më 22 gusht 1964. Ideja e krijimit të një ekipi demonstrues i përbërë nga pilotë profesionalë daton që nga viti 1959. Në atë kohë, Ekipi Mbikëqyrës (Sq VV) u emërua në fakt nga Departamenti Federal i Ushtrisë (DMF) për të trajnuar një patrullë të dyfishtë të përbërë nga katër avionë për qëllime demonstrimi. Formacionet e para fluturuan mbi avionin luftarak britanik Hawker Hunter Mk 58.

Shoqata Zvicerane e Aeronautikës  dhe Hapësirës i ka dhënë Patrouille Suisse AEROSUISSE AWARD 2017, një mirënjohje për meritat e mëdha për botën e aviacionit zviceran dhe hapësirës. “Si një ambasador i vlerave zvicerane dhe vetë Konfederatës Zvicerane, Patrouille Suisse promovon magjepsjen e fluturimit, shërben si një shembull dhe jo më pak përforcon imazhin pozitiv të Forcave Ajrore”: Kështu juria e motivoi dhënien e çmimit.

 

 

Më 8 gusht 1981 lindi Roger Federer, kampioni më i famshëm zviceran i sporteve në botë

VOAL – I lindur në Basel (Zvicër) më 8 gusht 1981, Roger Federer është kampioni më i famshëm zviceran i sporteve në botë. Në fushën e tenisit është gjithmonë e pamposhtur.

Tenisti zviceran filloi karrierën e tij profesionale duke u bashkuar me ATP në vitin 1998, në moshën 17 vjeçare.

Roger Federer është vetëm njëzeç kur arrin në çerekfinale të French Open dhe Wimbledon.

Në Angli në çerekfinale ai madje mundi përbindëshin e shenjtë Pete Sampras, duke iu dhënë fund rekordeve të tij të 31 fitoreve radhazi në Wimbledon. Prej këtu, imazhi i Federerit është projektuar në tenis në mbarë botën.

Në vitin 2003 ai fitoi katër ndeshje Davis Cup për Zvicrën pa humbur kurrë një set. Megjithatë, ai u mposht nga Lleyton Hewitt në sfidën vendimtare për aksesin në finale.

Para se të merrte pjesë në Wimbledon, zvicerani gjithashtu fitoi katër turne ATP.

Dhe më 6 korrik 2003 ka një arritje historike: ai është i pari zviceran të fitojë garën individuale të meshkujve në Wimbledon, duke mposhtur australianin Mark Philippoussis (Vota: 7-6, 6-2, 7-6).

Në fillim të vitit 2004 vjen titulli i dytë Grand Slam në Australian Open. Në korrik ai fiton përsëri në Wimbledon, duke mposhtur Andy Roddick (4-6, 7-5, 7-6, 6-4) të talentuar. Në të njëjtin vit fituar US Open, duke mundur Hewitt (6-0, 7-6, 6-0), duke u bërë kështu lojtari i parë në histori të fitojë katër finalet Grand Slam brenda vitit. Që nga viti 1988, me Mats Wilander, askush nuk kishte mundur të fitonte tre tituj Grand Slam në një vit të vetëm.

Loja e gjithanshme, e bërë nga të shtëna të fuqishme dhe të sakta, të aftë për të sulmuar si të zbresin në rrjetë në fluturim, e bën Federerin një nga atletët më të mirë të këtij sporti.

Në vitin 2005 Roger Federer fitoi shtatë tituj, duke përfshirë 4 Master Series (Hamburg, Indian Wells, Miami dhe Cincinnati), Wimbledon (për herë të tretë në një rresht) dhe US Open. Kështu numri i titujve të Slamit të pushtuar është 6. Të katër Master Series fitoi në të njëjtën sezon janë një rekord të përbashkët me spanjolli Rafael Nadal, një tjetër kampion antagonist tij bashkëkohore dhe shefi në fushë vetëm në të cilën Federer nuk duket të jetë në gjendje të shkëlqejnë: balta.

Në vitin 2006, Federer fitoi Australian Open, titullin e tij të shtatë Grand Slam, duke mundur qipriotin Markos Baghdatis surprizë (5-7, 7-5, 6-0, 6-2) në një lojë nga 2 orë dhe 48 minuta. E 14 majit arriti në finale në turneun ATP në Romë: në një lojë të mrekullueshme ku ju merrni të ketë në dispozicion pikën e tretë të ndeshjes, Federer humb të rivale Rafael Nadal në ndeshjen e gjatë zgjati pesë orë dhe përfundoi vetëm në shkrirje pushim prej 5 shtatorit .

Nadal takohet përsëri në finale në Wimbledon dhe e rreh atë në 4 grupe (6-0, 7-6, 6-7, 6-3). Fitues kundër Richard Gasquet në raundin e parë të Wimbledon 2006 Federer çoi në 42 fitore të tij të njëpasnjëshme në bar, duke tejkaluar Bjorn Borg suedez. Record e cila më pas është përmirësuar si fitues të turneut Federer barazuar rekordin si dhe nga 4 English bar tituj radhazi Wimbledon, Bjorn Borg (1976-1979) dhe Pete Sampras (1997-2000), duke arritur një total prej 8 Slam fituar .

I nënti gjithmonë arrin në vitin 2006, në fillim të shtatorit, duke rrahur në SHBA. Hapni indigjene Andy Roddick. Federer bëhet i pari në histori për të arritur dy treshet e njëkohshme në Wimbledon dhe në SHBA. Hapur, i pari edhe në gjendje për të fituar dy herë të paktën 3 slams për sezonin (në 2004 dhe 2006).

Në vitin 2007, ai kapërcen Nadal në pesë grupe, duke barazuar rekordin e Borg në Wimbledon.

Vitin e ardhshëm Wimbledon do të jetë skena e një finale epike: edhe një herë Federer lufton me kundërshtarin spanjoll. Pas pesë tituj të njëpasnjëshëm, zviceranët humbur për Nadal në një ndeshje pezulluar nga shiu ndonjëherë, zgjati 4 orë e 48 minuta: Federer humbi dy grupe e parë, rikthim, anulon tri pikë ndeshje, pastaj në fund të rrahur 9-7 në setin e pestë.

Në prill 2009 ai njoftoi se gruaja e tij Mirka (ish-lojtare, menaxheri i burrit të saj) është shtatzënë: gjatë verës ai do të bëhet një baba. Ndërkohë, në fillim të qershorit, Roland Garros fitoi për herë të parë, duke mundur Soderling të Suedisë në finale (i cili kishte rrëzuar Nadal në befasi); me këtë turneu të 14-të Slam, zvicerani thyen rekordin e Pete Sampras. Ai tejkalon në fillim të korrikut, kur fiton Wimbledonin duke mundur amerikanin Andy Roddick në një nga më të gjatë në historinë e fundit të turneut (përfundon 16-14 në setin e pestë). Në fund të muajit lindin dy binjakë: Myla dhe Charlene.

Roger Federer në vitet 2010

2011 është një vit i errët, megjithatë në fund të nëntorit është fitues për të gjashtën herë i Masters në Londër, ai vendos një rekord historik duke tejkaluar numrin e fitoreve në këtë turne, çka ishte ndarë me Ivan Lendl dhe Pete Sampras. Dhe emri i Federer bashkohet përsëri për Sampras në korrik të vitit 2012, kur ai ishte i barabartë me rekordin e shtatë fitoreve të Wimbledonit: tridhjetë vjeç, kampioni zviceran gjithashtu kthen numri 1 në renditjen ATP.

Në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 ai fitoi medaljen e argjendtë. Dhe “medalja e dytë olimpike e arit në Pekin në vitin 2008, fitoi në dyshe në shoqërinë e bashkatdhetarëve të tij Stanislas Wawrinka.

Në 2015, në turneun australian në Brisbane, arrin kulmin e 1000 fitoreve të karrierës. Në historinë e tenisit, vetëm dy ishin mbërriti para Roger: Jimmy Connors (1253) dhe Ivan Lendl (1071).

Më 21 janar 2016 Grigor Dimitrov mundi Australian Open dhe të bëhet lojtari i parë mashkull të fitojë 300 ndeshje në Grand Slam. Pak ditë më vonë ai arrin në finale dhe luan për herë të njëzetë, kundër Rafael Nadal. Roger Federer fitoi grupin e pestë dhe, në moshën 35 vjeç, fitoi çmimin e tij të 18-të. Por 2016 përfaqëson për atë një tmerr, ku ai nuk mund të qëndrojë në nivelet e tij të zakonshme. Kthehet në vitin e ardhshëm, kur në mes të korrikut, pjesëmarrja e saj e 11  në Wimbledon për herë të 8-të.

Më 10 korrik 1509 lindi Gjon Kalvini, reformues i madh i krishterimit evropian, pararendës i kapitalizmit

VOAL – Në gjysmën e parë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë datojnë reformuesit më të mëdhenj të krishterimit evroan: John Calvin (Gjon Kalvin) dhe Martin Luter.

Calvini, megjithatë, ndryshe nga Luteri, donte krijimin e legjislaturës së një shoqërie të kapitalizmit të egër, ndërkohë që Luteri ishte i kufizuar për të marrë parasysh aktivitetin tregtar të borgjezisë si një aspekt të shoqërisë feudale që nevojitet për t’i dhënë më shumë hapësirë, por gjithmonë brenda kufijve të feudalizmit.

I lindur më 10 korrik 1509 në Noyon (Francë) Calvini shpejt u largua nga Kisha në mënyrë të vendosur, i bindur se lumturia e përjetshme është e destinuar për disa të zgjedhur dhe që jepet vetëm me anë të hirit të Perëndisë. Ai ishte gjithashtu i bindur se pas vdekjes, fati i shkuarjes në qiell ose në ferr ishte tashmë i paracaktuar. Ithtarët e tij gjithmonë kanë qenë të kufizuar për të shpenzuar jetën e tyre duke punuar, duke pritur një shenjë hyjnore.

Sipas mendimit të Calvinit, puna ishte e barasvlershme me lëvdatat ndaj Perëndisë. Calvini e shikonte punën si mënyrë për të lavdëruar Perëndinë dhe për të shprehur dukshëm në qëndrueshmërinë e besimit dhe bazimit të saj në hiret hyjnore. Vetëm nëse varen nga e mira e përbashkët, pasurimi dhe fitimi pasues konsideroheshin të drejta. Në këtë kuptim, Calvini konsiderohet pararendës i kapitalizmit. Puritanët e Evropës veriore ishin dishepujt e parë të Calvinit, për të ndjekur shembullin e diktuar nga teologu francez, duke përdorur një mënyrë jetese të drejtuar me kujdes, seriozitet, moderim dhe të bazuar vetëm në punë.

Edhe ekonomisti gjerman dhe sociologu Max Weber në librin e tij “Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit” shpesh flet për marrëdhënien midis fitimit dhe kalvinizmit. Puna prodhuese sipas Calvinit, u bë një formë e lutjes, një ofertë për Zotin ndaj pasigurive të tyre. Por edhe sipas teologut dhe humanistit ishte e drejtë për të dalluar fajdet, me të cilat ata e shtypin dhe e vidhnin të varfërin, nga kredia, interesi dhe investimet produktive. Sipas Calvinit, edhe vetë feja u konsiderua gjithashtu parimi i vetëqeverisjes në sjelljen e përditshme.

John Calvini vdiq në Gjenevë më 27 maj 1564.

Miti i Hajdit – historia e romanit zviceran më të lexuar në botë

VOAL – Hajdi (Heidi) prej dhjetëra vitesh është ambasadorja më e mirë e Zvicrës në të gjithë botën. Më e njohur edhe se Vilhelm Teli dhe se çdo helvet tjetër i famshëm, të gjallë apo të vdekur, ajo përbën rastin e një personazhi të një romani që është më famshëm se autorja e tij. Gjëja kurioze është se shkrimtares më të lexuar zvicerane në botë nuk ia kujton më kush emrin.


Heidi me Shirley Temple, 1937

Me botimin e Heidi, më 1880, u bë simbol i “locus amenus”. Suksesi i zbulimit magjepsës të peizazhit alpin në fund të Shekullit të 19-të është tashmë një mit, falë edhe shkrimeve të dy autorëve zviceranë të Shekullit të 18-të: Albrecht Von Haller e Jean-Jacques Rousseau.


Heidi, Anuk Steffen 2015

Fenomen global, Heidi, është imponuar si një ikonë planetare e malit. Libri është në fakt një best-seller i mirëfilltë dhe ka shitur 50 milionë kopje. Përkthyer në pesëdhjetë gjuhë, vjen pas “Biblës” dhe “Don Kishotit”, e, në letërsinë për fëmijë krahasohet vetëm me “Pinokun”.


Heidi, Emma Bolger, 2005

I habitshëm është suksesi në Japoni, prej nga vjen seria e kartonëve të animuar më e famshme kushtuar Heidit. Në atë vend libri i Spyrit është ribotuar me qindra herë, njëzet e një herë është përshtatur në versionin manga, njëzet botime të ilustruara. Atje është edhe fshati Heidi, një kënd i vogël i Zvicrës në tokën japoneze.

Heidi, ilustrim nga Rudolf Münger

Si ka lindur suksesi botëror i zviceranes së vogël? Si është lexuar e si është sjellë në ekranin e madh e të vogël bota e saj? Si është sakrifikuar për hir të veprës autorja Johanna Spyri (Johana Shpyri)? Një gërmim në indentitetin zviceran nëpërmjet zërit fëminor të një vajze të vogël dhe guximtare. rsi

Johanna Spyri (Zentralbibliothek, Zürich)

Alex Frei, Rekordmeni i Zvicrës: Jam krenar për Xhakën dhe Shaqirin

Në mbrojtje të Xhakës dhe Shaqirit për çështjen e shumëpërfolur të festës me simbolin e shqiponjës ka dalë së fundi një personalitet shumë i rëndësishëm i futbollit zviceran, ish-sulmuesi rekordmen Aleksandër Frei, autor i 42 golave në 84 ndeshje.

Jo vetëm që ka dalë në krah të dy shqiptarëve, por ai ka theksuar se është shumë krenar për ta:

“Natyrisht, nuk ishte veprimi më i mençur i Kupës së Botës festa e Xhakës dhe Shaqirit, por kjo temë është pak më e thellë. Unë jam krenar për ata dy djem që luajnë për Zvicrën. Këto gjëra kanë ndodhur në gjenerata të ndryshme.

Në vitet ’80 kanë luajtur lojtarë si Sulser, Egli, Burgener ose Herman, pastaj erdhën lojtarët me origjinë turke, italiane dhe afrikane. Ju i kujtoni Sforcën, vëllezërit Murat dhe Hakan Jakin, apo edhe Nkufo. Tani kemi shumë lojtarë me origjinë shqiptare dhe është logjike që ata gëzojnë ashtu, nuk kanë pse ta fshehin. Është një zhvillim normal.

Ky është një reflektim i shoqërisë evropiane, popujt po bëhen gjithnjë e më shumë të përzierë. Shikoni italianët në Zvicër. Edhe shqiptarët, ashtu si ata, janë plotësisht të integruar në jetën e përditshme. Por në shtëpi ata ende jetojnë me kulturën e vendit të tyre. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Kështu ka qenë edhe rasti i vëllezërve Jakin apo Sforcës, që flisnin në gjuhën turke apo italiane në shtëpi.

Për çdo lojtar ekipi kombëtar është shumë i rëndësishëm. Rëndësi ka që Zvicra të ketë sukses dhe për këtë Xhaka, Shaqiri dhe të tjerë po na ndihmojnë. Ata bëjnë gjëra të mëdha në fushë, kjo është më e rëndësishme se këndimi i zjarrtë i himnit kombëtar.

Jam krenar për ta. Në fushë ishin katër lojtarë të Bazelit, me të cilët kam luajtur: Xhaka, Shaqiri, Shar dhe Somer. Ishin edhe Akanji dhe Embolo, por për ta isha shumë i vjetër të luaja. Rëndësi ka t’i trajtojmë mirë të gjithë dhe jo të merremi me origjinën e tyre.

 

 

Fitorja sportive, krenari kombëtare edhe për Zvicrën, edhe për shqiptarët! – Nga Elida Buçpapaj

Prej dje komentuesit e ndeshjes dhe shtypi e mediat zvicerane, kanë përmendur  simbolin e shqiponjës me dy koka që bënë me gjestikulacion pas golave Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Këtë simbol për solidaritet e ka bërë edhe Lichtsteiner, kapiteni i kombëtares të Zvicrës!

Dhe për t’i paraprirë çdo paragjykimi për simbolin shqiptar është reaguar menjëherë.

Tages-Anzeiger sjell fjalët e trajnerit të kombëtares kroatit Vladimir Petkoviç: “Shqipëria, Kosova? Kjo gjë nuk është një çështje. Këtu në Kaliningrad, Zvicra luan kundër Serbisë. Futbolli nuk është politika.” Ky ishte mesazhi që ekipi kombëtar zviceran dëshiron të vendosë përpara ndeshjes.”

Pastaj ndeshja doli sikur dihet. Dy golashënuesit ishin Xhaka dhe Shaqiri.

Për shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri ishin vetë shqiponja në flamur!

Pa lidhje me politikën por me lidhje me krenarinë kombëtare!

Për 20 Minuten, më të lexuarin gratis në Zvicër, dhanë shpjegime të tre, Kapiteni i Kombëtares zvicerane dhe dy golashënesit:

“Ishte thjesht emocion, nuk dua të diskutoj politikën”, tha Xherdan Shaqiri.

Granit Xhaka u shpreh “Shqiponja me dy koka nuk ishte një mesazh ndaj kundërshtarit, ishte një përshëndetje për njerëzit nga e kanë prejardhjen prindërit e mi, për ata që më përkrahin si fansa. Ishte emocion i pastër, nuk ishte një reagim i vetëdijshëm “.

Edhe Kapiteni Stephan Lichtsteiner ka dhënë shpjegimin e tij: “Nuk mendoj se zviceranët kanë një problem me të, sepse ne e dimë se ata janë me shtetësi të dyfishtë. S’ka lidhje me provokim. Si kapiten, nuk kam asnjë problem me këtë. Kishte kaq shumë tension dhe unë mendoj se është e drejtë ta kremtojmë atë gjerësisht.”

Më bukur atë që ka ndodhur e përshkruan portieri i kombëtares zvicerane Yann Sommer: “Përpara ndeshjes si skuadër ne thamë se në një ndeshje futbolli nuk mund të flitet për asgjë tjetër veç për futboll. Dhe ne nuk deshëm që të flisnim për asgjë tjetër. Por ne nuk mund të gjykojmë për gjëra që nuk kemi qenë asnjëherë dëshmitarë më parë sikur kjo që ndodhi. Këtu futen edhe emocionet”

Sommer ka shumë të drejtë!

E cili fallxhor parashikoi se do të shënonin duke përcaktuar fitoren e kombëtares zvicerane dy zvicerano-shqiptarë?

Për fitoren e Zvicrës u gëzuan dhe u bënë fansa të gjithë shqiptarët.

Pse provokim qenka ky?!

Jo nuk ka si të jetë provokim.

Zviceranët u çmendën prej gëzimit se skudara e tyre fitoi, edhe shqiptarët u çmendën prej gëzimit se Zvicra fitoi dhe dy golat i bënë dy shqiptaro-zviceranë.

Shqiponja dykrenore është simboli kombëtar i shqiptarëve, i një kombi që ka vuajtur dhe vazhdon e vuan. Shqiptarët kanë përjetuar drama e tragjedi nga ish-pushtuesit, nga diktaturat, por sot edhe nga mungesa e standarteve të demokracisë, ndërsa Graniti dhe Xherdani, si përfaqësues të rinisë shqiptare, janë arsye për t’u emocionuar. Kur ka rini të motivuar si Graniti dhe Xherdani, ka shpresë edhe për vendet nga e kanë prejardhjen lojtarët dhe shqiponja dykrenore.

Zvicra është shteti model për shqiptarët, ku ata kanë gjetur strehë dhe sukses, prandaj e duan Konfederatën Helvetike. Lojtarët shqiptarë që luajnë me kombëtaren, duan t’i japin Zvicrës atë çka kanë marrë prej saj. Zvicra i bëri ata që janë dhe ata ia shpërblejnë me dashuri, pasion dhe përpjekje maksimale për të siguruar fitoren.

Dhe fitorja deh, edhe kur nuk ke pirë, fitorja deh, pa marrë parasysh se je zviceran apo shqiptar!

Fitorja sportive e Zvicrës është krenari kombëtare legjitime edhe për zvicranët, edhe për shqiptarët!

S’ka koment tjetër!