VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

1.4 milionë portale shqiptare dhe vrulli për përçmim – Nga Edval ZOTO

By | September 21, 2017

Komentet

Mozaiku i Alkent Pozhegut për Joe Bidenin, lajm në mediet më të mëdha amerikane

Mozaiku i artistit kosovar, Alkent Pozhegu, ku paraqitet figura e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, është shfaqur edhe në ekranin e televizionit amerikan “ABC News”.

Puna e artistit ka marrë vëmendje edhe në shumë medie të tjera ndërkombëtare, në kohën kur shteti më i fuqishëm i botës po pret që në krye të tij të vendoset politikani që dikur shërbente si nënpresident.

Pozhegu ka thënë se për punimin e këtij mozaiku ka përdorur 120 kilogramë drithëra, misër, fara luledielli, oriz dhe fasule.

Ndryshe, Joe Biden do të inaugurohet zyrtarisht si shef i Shtëpisë së Bardhë dhe president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën rreth orës 12 sipas kohës lokale apo rreth orës 18 sipas kohës në vendin tonë, shkruan Gazeta Express.

Ai njihet si mik i madh i Kosovës. Ka shprehur përkrahje të vazhdueshme për shtetin tonë dhe shumë vjet më parë e ka kritikuar ashpër “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, për politikat shtypëse në ish-krahinat e Jugosllavisë.

GJAKU QË THRRET, NUK HARROHET! – Nga FILIP GURAZIU

Ishte vera e vitit 1943 kur forcat nacionaliste e forcat komuniste filluen të mendojnë programimin e bashkimit të tyne në luftën për lirim kombëtar kundër okupatorit italian. Me 1-3 Gusht 1943, në Mukje, afër Tiranës u organizue nji takim që mori emnin ” Konferenca e Mukjes” ku morën pjesë përfaqësues të forcave nacionaliste dhe komuniste me qellim bashkëveprimin në luftë. Vendimi i përbashkët që u firmos prej të dy palëve u hodh poshtë kategorisht prej Enver Hoxhës, me urdhen të komunistave Jugosllavë që nuk pranojshin referendumin popullor për të ardhmen e Kosovës. Ky moment njifet në histori si fillimi i ” luftës civile ” gjatë periudhës së luftës së dytë botnore në Shqipni.
N’atë mbledhje, si ndigjues pa të drejtë vote, merrshin pjesë edhe dy ushtarakë atdhetarë, prej Kosove, të diplomuem në akademitë ushtarake europiane: Z. Ismail Shehu dhe Z.Krasniqi. Simbas të dhanave të familjarëve, rezulton se ushtarakët e masipërm ishin shprehë gjatë mbledhjes së Mukjes në favor të bashkimit të Kosovës më Shqipninë. Kaq kishte mjaftue, për armiqtë dhe tradhëtarët e Shqipnisë që t’i dënojnë me vdekje .
Me 8 Tetor 1943 ,ato po ktheheshin në Gjakovë me veturën e tyne, kur papritmas rrugës drejt Kukësit, në Rrapaj ( Rrethi i Pukës) para tyne ndalohet tue i zanë rrugën nji kamionçin prej të cilit ulen dy vetë që po kontrollojshin difektin e makinës… Z.Shehu me Z.Krasniqi zbresin prej veturës për me i dhanë ndihmë për difektin, por në momentin që ato i afrohen, dy personat nxjerrin automatikët dhe i pushkatojnë….!
Koha kaloi dhe askush nuk jepte të dhana të besueshme se çka ndodhi me këta dy burra atdhetarë, çdo gja mbeti mister dhe e pa qartë si në mjegull, megjithate familjet e tyne e patën kuptue se vrasja ishte veper e urdhnueme prej komunistave jugosllavë dhe e zbatueme prej atyne shqiptarë ( simbas famijarëve, atentatori kishte qenë Vasil Shanto). Kishte fillue kështu eliminimi i të gjithë atyne patriotëve që kundërshtojshin vazhdimin e mbetjes së Kosovës nën Serbi.
Kaluen vjet, të tjerë nacionalista shqiptarë u eliminuen në të dy anët e kufinit politk, terrori komunist kishte dalë prej legalitetit, tashma vrasjet e eliminimet baheshin me gjygje popullore të paravendosun prej “Partisë”. Me 26 Shkurt 1951, pa proçes gjygjsor, por vetem me vendim terrorist të Byrosë Politke të kryesuem prej Enver Hoxhës e Mehmet Shehut u pushkatuen 22 intelektualë të pafajshëm ( sot Nderi i Kombit) ndër të cilët edhe vellau i Ismailit, Tefik Shehu i diplomuem për ekonomi e juriprudencë n’Itali.
Djali i të ndjerit Tefik Shehu, Hyseni nuk mbrrijti me e njoftë baben, sepse me 26.02.1951 kur komunistat i pushkatuen t’atin, ai ishte në barkun e nanës së tij…U rrit e mori shtat në internim si pjestar i klasës së deklasueme meqë ishte i biri i “armikut”… Ushtrinë e kreu në “Repartet e punës” ku dërgoheshin ato që ishin me “zgjeben ” e luftës klasore . Gjatë shërbimit ushtarak miqësohet me nji ushtar që banonte në katundin Rrapaj, Pukë me mbiemnin Çera e si ndodhë zakonisht n’orët e lira, biseda qet bisedën e ndër të tjera… ushtari Avni Çera prej Rrapaj, Pukë i kishte tregue ( me za të ultë si sekret) për nji ngjarje që kishte pasë ndodhë në kohën e luftës së dytë botnore në familjen e tij, ku rastësisht i ati, Z. Çera, me origjinë prej Peshkopie , por i çvendosun në Rrapaj, Pukë për arsye familjare kishte qenë dëshmitar:
Livadhi para shtëpisë së Z. Çera kufizohej me rrugën automobilistike që prej Shkodrës shkonte drejt Kukësit e në nji moment të ditës Z.Çera kishte ndie breshni automatiku që vijshin prej anës së rrugës. Menjiherë kishte marrë drejtimin e rrugës automobilistike e kishte mbetë me sy hapë prej tmerrit: dy burra të shtrimë për tokë, te përgjakun e të vdekun! Ishte shtangë…, priti se ndoshta dikush do të vinte me i marrë e me i sitemue të vdekunit, por kaluen orë e askush nuk u ba i gjallë. Burrnia e humanizmi i tij e detyruen me krye nji veprim jo vetem të vështirë, por edhe me pasoja te mundshme…! Me ndihmen e njerëzve të familjes transportoi kufomat deri te oborri i shtëpisë së tij, prej dokumentave kuptoi identitetin e tyne e me qenë se koha nuk priste ma, i vorrosi në oborrin e shtëpisë së bashku me nji shishe ku ishte i shkruem identiteti i kufomës.
Ishin kohë të turbullta, të vështira dhe të rrezikshmë, kohë lufte… Me intuitë Z.Çeraj i ishte afrue së vertetës; vrasja mund t’ishte politike. Nuk kishte asnji arsye me ba denoncimin e ngjarjes sepse mund të kishte edhe akuza e të tjera probleme jo të pëlqyeshme. Kaluen vitet, erdhi diktatura komuniste e aq ma teper ishte e preferueme heshtja e plotë. Sekretin e ngjarjes e dinte vetem ai e familja e tij!
Hysen Shehu nuk i besonte veshëve, në çast pat ba lidhjen e ngjarjes: mos ndoshta njeni prej kufomave ishte axha i tij, Ismaili, i zhdukun pa gjurmë ndërsa po kthehej vetë i dyti në shtëpi nëpërmjet rrugës për në Kukës me 8 Tetor të vjetit 1943 ? Mezi priste që të mbaronte shërbimi ushtarak për me zbulue të vertetën. Koha erdhi e Hyseni nuk vonoi, por shkoi për ” vizitë ” te familja e shokut të tij në Rrapaj, Pukë, ku gjeti mikëpritjen tradicionale shqiptare e pati mundësinë me bisedue drejtperdrejt me të zotin e shtëpisë, Z. Çera i cili i rikonfirmoi ngjarjen e masipërme si edhe vendin ku paten qenë vorrosë të dy kufomat e Tetorit të vitit 1943. Hapën së bashku gropën ku ishte vorrosë axha, Ismail Shehu e, në sekret të plotë Hyseni mblodhi eshtnat e kufomës, i futi në nji kuti teneqeje që përdorojshin bojaxhijtë, e izoloi sa mundi në të tana anët, falenderoi Z.Çera dhe familjen e tij tue i dhanë fjalën që jo vetem nuk do ta bisedonte ngjarjen me të tretët , por as me familjarët e tij; nanën, e motrën.
Fjalen e dha e fjalen e mbajti. Familjes Çera nuk i hyni asnji ” ferrë në kambë” në lidhje me sa ma sipër.
Ishte vjeti 1974 kur Hyseni i veshun me tesha pune ( per mos me ra në sy të ndonji kontrolli të mundshëm gjatë rrugës) u kthye së bashku me “kutinë e bojës” të futun në çantën e shpinës, në shtëpinë e tij. ” Kutinë e bojës” e vendosi në balkonin e apartamentit. Grave të shtëpisë i tha: mos e prekni, se nji shok ia kishte lanë në ruejtje.
Te nesërmen shkoi te vorrezat në Tiranë e takoi ” Rrupin”, vorraxhinë me ” lëkurë të nxime prej diellit”, të cilit i kerkoi ndihmë për vorrosjen e eshtnave të nji personi të familjes që shumë kohë ma parë kishte pasë qenë vorrosë n’oborrin e shtëpisë së tij. Rrupi, i kishte tregue me za të ultë që kjo punë nuk bahet, sepse për çdo vorrim kërkohen dokumenta etj….
“Kutija prej teneqeje e bojës” qendroi në balkonin e apartamentit e paprekun për 17 vjet !.
Vetem në vitin 1991, kur sitemi diktatorial komunist u vetëshemb e u liruen prej burgjeve të burgosunit politikë etj., Hysen Shehu mbrrijti me e vorrosë për të dyten herë axhen, të ndjerin Ismail Shehun, në nji vorr dinjitoz ngjitë me vorrin e nanës së Isamilit, gjyshes së Hysenit , Nasidës.
Por biri i familjes me emen të Shehlejrve të Gjakovës, Hyseni nuk gjeti qetësi; kishte vorrosë axhen e tij, por kishte mbetë pa vorr i ati, Tefiku së bashku me 21 shokë të tjerë të fatkeqësisë. Krahas detyrave të jetës e të familjes, mendja nuk i pushonte në kërkim të ” gropës së kuqe” ku ishte mbulue krimi komunist. Në përpjekje të vazhdueshme, falë fjalëve që qarkullojshin, mbrrijti me kontaktue nji familje fshatare në Mënik ( afër urës së Ndroqit) ku plaku i shtëpisë tregoi tmerrin asaj nate në të cilen qenë hedhe në gropë e pushkatue 22 persona të pafajshëm si dhe me përafërsi vendin e ” gropës së kuqe”.
Me ndërhymjen e Hysenit, nji buldozer hapi gropën e, për fatin e Hysenit, timin e të 20 familjeve të tjera u zbuluen eshtnat e viktimave: nji unazë ari martese konfirmoi identitetin e njenit prej tyne; ishte unaza e martesës e të ndjerit Zydi Herri, çka dha siguri të plotë se aty ndodheshin viktimat e masakrës komuniste të 26 Shkurtit 1951.
Në vjetin 1993 me ceremoni zyrtare të organizueme prej Bashkisë së Tiranës, eshtnat e të 22 viktimave u rivorrosën në nji vorr monumental të pozicionuem në nji vend të veçantë të Vorrezave të Dëshmorëve në Tiranë. Të 22 viktimat, ashtu si u pushkatuen, të lidhun e të bashkuem prej telave me gjëmba, po ashtu të vllaznuem prej vdekjes vazhdojnë me qendrue në perjetësi tue i rezatue brezit të ri shqiptar mesazhin me vlerë të madhe moralo atdhetar; ” Mos harroni…, para se me qenë, musliman, ortodoks, katolik, bekatshij jeni shqiptarë”.
Personalisht i jam mirënjohës përjetësisht shokut, vëllaut tim të fatkeqësisë, z.Hysen Shehut, për veprën e kontributin e tij në nderim të prindve tonë të paharruem.
Shenim: Të dhanat për shkrimin e masiperm janë marrë prej protogonistit të ngjarjes, Z.Hysen Shehu.
F.G.
( Tregimi, pjesë e librit ” Dromca Kujtimesh” i dërguem per botim)

Nderim për punën e palodhur të Dr.Shyqyri Basha – Nga Lumnika Triest-Kaceli

Mjeku per njeriun eshte nje figure e rendesishme, por kohe me kohe edhe po diskutohet prej tij ky rol.  E kjo jo vetem ne Shqiperi por dhe jashte saj, bile edhe ne vende te zhvilluara do thoja. Sigurisht kudo ka njerez te ndergjegjshem qe bejne me seriozitet detyren e shpresoj se kjo perben shumicen dermuese, por mbase ka dhe te tjere qe udhehiqen nga interesa te ngushta.

Mendoj se fusha e mjeksise eshte sa e bukur por dhe aq e veshtire, sa humane por dhe aq shume kerkon perkushtim per gjate gjithe jetes, kerkon sa energji mendore po aq me shume energji shpirterore: Ndergjegje te larte e fisnikeri. Mjeshteria si mjeshteri mendoj se edhe mesohet por per mendimin tim celesi i suksesit per te qene mjek ne kuptimin me te gjere te fjales eshte se pari te jesh Njeri.

Po nuk e deshe njeriun, por nuk pate empathi ,po nuk pate ndjenjen e sakrifices e te vetmohimit, po nuk pate deshiren per dije jo si dije ne vetvete por per nje qellim te larte per t’i sherbyer njeriut pa dallim cilido qofte ai, motoja udheheqese te jete ndihma ndaj tij e jo vetem fitimi, po nuk bere te pamunduren tende si profesionist duke pas ndergjegjen e qete, besimin se tek e fundit eshte Allahu qe vendos per gjithcka, athere cfare mbetet nga ky profesion kaq human?!

Kur flas mbi figuren e mjekut, kam parasysh mjeke te vjeter nga brezi i pare qe i kemi pas ne rrethin familjar apo shoqeror, te cilet kurre nuk u kursyen per njeriun.

Lé te mos harrojme se puna e tyre filloi pikerisht ne vitet me te veshtira te para/pas luftes kur mjeksia shqiptare ishte ne gjendje te vajtueshme. Eshte nje brez mjekesh qe lane Ameriken apo Evropen ku mund te ndertonin nje kariere te shkelqyer e nje te ardhme fantastike e ndoqen zemren, idealin e tyre per t’i sherby popullit te varfer shqiptar. Nje nder ta eshte edhe dr. Shyqyri Basha dermatolog i cili dha nje kontribut te çmuar ne fushen e mjeksise.

Po ashtu dhe bashkeshortja e tij dr. Xhanfize Basha Frasheri, pediater, mjekja e pare shqiptare e cila eshte diplomu ne Amerike ne vitin 1937. Te dy lane vende te perparuara: njeri Romen, tjetra Pensilvanine ku mund te kishin pas nje te ardhme te shkelqyer dhe u kthyen per t’i sherby vendit qe kishte aq nevoje. Nderim per gjithe ato intelektuale qe sakrifikuan per te miren e popullit shqiptar ne ato vite. Nje pjese prej tyre edhe u ndoq edhe u persekutua nga regjimi i eger komunist, por perseri ata nuk u thyen shpirterisht, bene detyren me vetmohim, mbeten besnik te betimit qe kishin bere kur nisen kete rruge sa te veshtire aq edhe fisnike.

Lé te vleje shembulli i tyre per gjithe ato qe zgjedhin a ushtrojne nje profesion te tille , le te mbizoteroje humanizmi e dashuria per njeriun, kete krijese te perkryer, me shume se mbi gjithcka tjeter.”/2013

“Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim”, DW: Këtij hapi i parapriu një marrëveshje paraprake me Shqipërinë

Të martën (19 janar) parlamenti në Athinë vendos mbi zonën-dymbëdhjetë-milje në Perëndim. Bëhet fjalë për detin midis Greqisë dhe Italisë. Miratimi i parlamentarëve konsiderohet i sigurt. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias shpjegon se është një e drejtë e paprekshme e sovranitetit për Greqinë të zgjerojë ujërat e saj territoriale – kjo nuk kërkon negociata me vendet e tjera. Dendias do të dëshironte të shpallte edhe zonën dymbëdhjetë miljesh në Egje. Por vendi fqinj Turqia kërcënon me luftë. Ministri i brendshëm grek Jorgos Gerapetritis siguron parlamentarët se kufiri detar do të zgjerohet edhe në Egje “kur të jetë koha e duhur”. Fakti që Greqia tani po i zgjeron të drejtat e saj sovrane në Perëndim, gjashtë ditë para se të rinisin bisedimet me Turqinë, duhet të kuptohet si një mesazh edhe në drejtim të Ankarasë.

Sipas Konventës së KB për ligjet e detit nga viti 1982, çdo shtet në thelb lejohet të përcaktojë ujërat territoriale prej një maksimum prej 12 miljesh detare. Përveç kësaj, ekziston një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ) deri në 200 milje detare. Përjashtim i rëndësishëm: Në rast të mosmarrëveshjeve apo caktimeve të paqarta të kufijve, palët e interesuara duhet të arrijnë marrëveshje dypalëshe. Juridiksioni i KB është instanca përfundimtare. Parimi duket i qartë, por zbatimi i tij në Egje nuk është i lehtë. Situata bëhet edhe më e vështirë për faktin se Turqia nuk e njeh Konventën e KB, e nuk e pranon as mendimin mbizotërues ligjor, sipas të cilit këto rregullore pasqyrojnë zakonin e zbatueshëm ndërkombëtar dhe si të tilla janë të detyrueshme edhe për ato vende që nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen e vitit 1982. Gjendja ështe e komplikuar. Kjo është arsyeja pse Greqia po zgjeron kufirin e saj detar në Detin Jon, në Perëndim të vendit.

Albanien Tirana | Dendias bei Rama

Takimi Dendias Rama, tetor 2020

Shqipëria si një ofrues zgjidhjesh

Ky hap nuk do të ishte i mundur nëse Greqia dhe Shqipëria nuk do të kishin mënjanuar mosmarrëveshjet e tyre. Ndonëse as këtu situata nuk është plotësisht e qartë. Sidoqoftë, pas një vizite në Tiranë në nëntor 2020, Ministri i Jashtëm Dendias deklaroi për herë të parë se të dy vendet fqinje janë të gatshme që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të sqarojë çdo mosmarrëveshje mbi vijën e kufirit detar. Në fillim të vitit 2021, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një vizitë të shpejtë në Athinë. Duket se po funksionon. Athina dhe Tirana kanë nënshkruar një marrëveshje mbi përcaktimin e Zonave të tyre Ekskluzive Ekonomike (AOZ) në vitin 2009, por kjo nuk u zbatua kurrë. Pse? “Marrëveshja Greko-Shqiptare u bazua në Konventën e KB për të Drejtën e Detit dhe ishte shembullore nga perspektivë e të drejtës ndërkombëtare”, thotë për DW Aristotelis Tziampiris, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Pireut. Por kompromisi me Athinën hasi asokohe në rezistencë të madhe politike në Tiranë, shton ai. Ishte Edi Rama ai, i cili i kritikoi rëndë udhëheqësit e opozitës në Tiranë për këto qëndrime. Pak më vonë, Gjykata e Lartë e Shqipërisë pezulloi marrëveshjen.

Tani duhet të shikojmë drejt të ardhmes. Sipas njoftimeve të medias, diplomacia e Greqisë po përpiqet të krijojë një raport më të ngushtë me presidentin shqiptar Ilir Meta, i cili është tepër skeptik për afrimin e mundshëm. Koha po kalon, beson Angelos Syrigos, profesor i shkencave politike dhe deputet i partisë konservatore në pushtet ND në Athinë. “Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në Shqipëri në prill, e deri atëherë duhet të bëhet kërkesa jonë e përbashkët për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, paralajmëron Syrigos në një shkrim të tij për gazetën Kathimerini. Eksperti politik Tziampiris e sheh këtë si një çështje jo tepër të rëndë. Ai nuk dëshiron të ndërhyjë në politikën e brendshme shqiptare. E të shkosh në GJND është një çështje që kërkon kohë. “Është e vështirë të thuash nëse do të kemi qartësi deri nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Por unë nuk mendoj se çështjet e tilla do të vendosin zgjedhjet”, beson shkencëtari politik.

Griechenland das Parlament wählt die neue Staatspräsidentin / PlenumParlamenti në Athinë

Prova gjenerale për një kompromis me Turqinë

Në parim ka pak pika grindjeje midis Greqisë dhe Shqipërisë në këtë fushë. Më së shumti arkipelagu i vogël përreth grupit të ishujve të vogël Erikousses, në veri të Korfuzit, mund të shkaktojnë kokëçarje. Bëhet fjalë për një total prej njëmbëdhjetë ishujsh dhe zona të vogla në Detin Jon. Në verën e vitit 2015, kryeministri i atëhershëm Alexis Tsipras kaloi madje edhe pushimet atje. Sipas kërkimit nga e përjavshmja e Athinës Proto Thema, marrëveshja Greko-Shqiptare e vitit 2009 rregullon statusin e arkipelagut më shumë në frymën e Greqisë. Mbetet të shihet, nëse pala shqiptare do ta marrë si shkas që të kërkojë përmirësime.

Në çdo rast, është e rëndësishme të mos merret një vendim që shkakton mosmarrëveshje dhe që çështja të zgjidhet përmes një gjykimi detyruesi ligjor, thotë studiuesi i shkencave politike Tziampiris. Ai beson se kjo do të lehtësonte gjithashtu edhe një zgjidhje të mundshme kompromisi në të ardhmen me Turqinë. Grekët shpresojnë se vendimi të jetë në favor të tyre – si në Detin Jon ashtu edhe në Detin Egje. Por kjo nuk është e sigurt. Si një shembull ai përmend marrëveshjen e fundit për mosmarrëveshjet rreth emrit me Maqedoninë e Veriut./DW

Kamala Harris, një Nënpresidente që bën histori

Kamala Harris hyn në histori si Nënpresidentja e parë grua, e para nënpresidente afrikano-amerikane dhe me origjinë indiane. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton mbi rrugën që e solli zonjën Harris në pozicionin e dytë më të fuqishëm në qeverinë amerikane.

Një moment historik në Shtetet e Bashkuara…

Ndërsa mund të jem gruaja e parë në këtë post, nuk do të jem e fundit“, tha nënpresidentja e zgjedhur.

56-vjeçarja Harris falënderoi presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe votuesit…. që e zgjodhën atë për t’u bërë gruaja e parë me ngjyrë dhe indiano-amerikane që do të shërbejë si nënpresidente e Shteteve të Bashkuara.

Ne kemi pasur gra në Gjykatën e Lartë. Kemi Nancy Pelosin si kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, por asnjëherë nuk kemi patur një grua në degën ekzekutive si nënpresidente – ende jo si presidente. Dhe jo vetëm kaq, por kemi një grua me ngjyrë, një grua nga prindër emigrantësh që erdhën në këtë vend për një jetë më të mirë”, thotë Barbara Perry me Universitetin e Virxhinias.

Vajza e një nëne indiane dhe një babai xhamajkan, zonja Harris lindi në Oakland, të Kalifornisë. Një pikturë murale e saj është tani në shkollën ku ajo çohej me autobuz si fëmijë, si pjesë e përpjekjeve të integrimit racor, në Berkeley.

Ajo theu kaq shumë barriera të ngurta për kaq shumë gra”, tha ligjvënësja demokrate Barbara Lee.

E diplomuar në Universitetin Howard, një kolegj i përbërë kryesisht nga studentë me ngjyrë në Uashington, Harris u bë prokurorja e parë grua me ngjyrë në San Francisko në vitin 2004 dhe më pas Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë në vitin 2010.

Gjatë protestave të lëvizjes “Black Lives Matter” këtë verë, disa përfaqësues progresistë u ankuan se zonja Harris kishte qenë një prokurore shumë e ashpër, kishte marrë pozicione kontradiktore mbi dënimin me vdekje dhe nuk arriti ta mbante policinë përgjegjëse për sjellje të ashpra.

Kamala Harris për herë të parë hyri në histori në Kaliforni kur u zgjodh në Senatin amerikan.

Është e rëndësishme që amerikanët të shohin në pushtet, njerëz që duken si vetë ata”, thotë Shannon Bow O’Brien me Universitetin e Teksasit.

Kamala Harris – e cila flet shpesh për rolin e saj si teze dhe nënë e fëmijëve të bashkëshortit të saj – është e martuar me avokatin Doug Emhoff, i cili tani do të jetë zotëria i dytë – një pozicion krejtësisht i ri në historinë e Shtëpisë së Bardhë. Dhe ndërsa puna më e rëndësishme për një nënpresidente është të jetë gati të marrë rolin e presidentit nëse është e nevojshme, analistët thonë se Kamala Harris mund të trumpetojë arritjet e saj historike.

Ajo mund të jetë një grua-shteti që do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara jashtë, por mendoj se ajo ashtu do të udhëtojë kudo edhe brenda Shteteve të Bashkuara, për të përhapur simbolikën e asaj që po bën“, thotë Barbara Perry.

Një rol i ri global në Shtëpinë e Bardhë – që po festohet deri në gjysmën tjetër të botë, në fshatin e paraardhësve të saj në Indi.

Përparësitë e 100 ditëve të para të Presidencës Biden

Rob Garver

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbështet një paketë lehtësimi ekonomik me vlerë 1.9 trilionë dollarë për vendin e goditur nga pandemia njëvjeçare, e cila do të ketë vrarë mbi 400 mijë amerikanë dhe sëmurur dhjetëra milionë të tjerë përpara se zoti Biden të marrë detyrën këtë javë.

Propozimi i njoftuar të enjten është një fillim agresiv për një administratë së cilës do t’i duhet të bashkëpunojë me shumicën me diferencë të vogël në Kongres, dhe që vjen e ngarkuar me një axhendë të gjerë proritetesh të demokratëve. Ato janë që nga luftimi i ndryshimeve klimatike dhe deri tek ruajtja e të drejtës së votës, si dhe reformimi i sistemit amerikan të emigracionit.

Administratës do t’i duhet gjithashtu të konkurojë për vëmendjen e ligjvënësve të cilët do të merren me gjyqin në Senat të pararendësit Donald Trump, ndaj të cilit u ngritën akuza më 13 janar se nxiti një turmë të dhunshme që sulmoi Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa po çertifikohej fitorja në zgjedhje e Joe Biden-it.

Që nga përpjekja historike e Presidentit Franklin Roosevelt për të mundësuar pjesë të “Marrëveshjes së Re” që luftoi Depresionin e Madh në fillimet e viteve 1930-të, të gjithë presidentët pasardhës janë vlerësuar bazuar mbi përmasat e axhendës së tyre që kanë mundur të vënë në jetë gjatë 100 ditëve të para të administratës. Zoti Biden duket i vendosur për të kaluar që në fillim një pjesë të madhe të axhendës së tij përmes Kongresit, thanë ekspertët.

“Cili president tjetër ia ka filluar, që pa hyrë mirë, duke kërkuar një stimul financiar prej 2 trilionë dollarësh?”, pyet Dan Mahaffee, zëvendëspresident dhe drejtor për politikat në Qendrën për Studimin e Presidencës dhe Kongresit. Krahasimi më i afërt, thotë ai, është me fillimet e administratës Obama, në të cilën zoti Biden shërbeu si nënpresident, kur presidenti nënshkroi një paketë ligjore stimulimi ekonomik me vlerë 787 miliardë dollarë.

Krahasuar me Presidentin Obama, zotit Biden do t’i duhet të punojë me shumicën me diferencë shumë më të vogël në secilën prej dhomave të Kongresit. Megjithatë plani i tij është “edhe më i madh pasi është një sfidë e kombinuar ekonomike dhe e shëndetit publik”, thotë zoti Mahaffee.

“Një krizë vuajtjesh të thella njerëzore”

I shoqëruar nga Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, nga qyteti Uillmington të shtetit Dellauer, zoti Biden foli për një vend me nevoja urgjente pas muajsh izolimi që kufizuan shpenzimet e konsumatorëve dhe lanë pas shkatërrim të gjerë ekonomik.

Ndihmat me ushqime ngarkohen në makina në Hacienda Heights, Kaliforni (4 dhjetor 2020)

Ndihmat me ushqime ngarkohen në makina në Hacienda Heights, Kaliforni (4 dhjetor 2020)

“Rreth 18 milionë amerikanë ende mbështeten tek asistenca për papunësinë; rreth 400 mijë biznese kanë mbyllur aktivitetin përgjithnjë dhe nuk është e vështirë të shohim se gjendemi në mesin e një krize ekonomike dhe të një krize të shëndetit publik që ndodhin një herë në disa breza”, tha zoti Biden. “Një krizë e thellë vuajtjesh njerëzore është e dukshme dhe nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të veprojmë dhe duhet të veprojmë tani”.

Por, duke dhënë një shenjë të rrymave të kundërta me të cilat do të përballet zoti Biden, Senatori republikan nga Florida, Marco Rubio, shkruajti me shpejtësi për të shprehur rezistencën.

“Presidenti i zgjedhur Biden shërbeu në Senat për mbi 35 vjet. Kështu që ai e di se plani që paraqiti sot nuk mund të kalohet ‘me shpejtësi’,” shkruajti në Twitter Senatori Rubio. Senatori bëri thirrje për t’i dhënë përparësi pagesave për amerikanët me të ardhura të ulëta dhe të moderuara, dhe tha: “Le t’ua japim njerëzve fillimisht paratë shtesë”.

Komponenti më i madh i propozimit përbëhet nga pagesat e drejtpërdrejta dhe masat e tjera në mbështetje të individëve dhe familjeve në vështirësi. Kjo do të shtonte edhe 1’400 dollarë pagesa të drejtpërdrejta, përveç 600 dollarëve sipas ligjit të nënshkruar nga Presidenti Trump muajin e kaluar, si dhe do të rrisë masën dhe do të zgjasë afatin e asistencës për papunësinë. Pjesë të tjera të këtij plani do të rrisnin pagën minimale në 15 dollarë në orë, do të mbronin qerramarrësit nga dëbimi dhe do të ofronin ndihmë të shtuar në ushqime për personat në nevojë.

Plani i zotit Biden gjithashtu bën thirrje për pagesa të drejtpërdrejta prej 440 miliardë dollarësh për bizneset e vogla, shtetet amerikane dhe qeverisjen lokale, të cilat kanë përjetuar pakësim të madh të të ardhurave nga taksat gjatë rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Një dyqan në Bruklin, Nju Jork, njofton për shitjen e të gjitha mallrave dhe mbylljen e biznesit (1 dhjetor 2020)

Një dyqan në Bruklin, Nju Jork, njofton për shitjen e të gjitha mallrave dhe mbylljen e biznesit (1 dhjetor 2020)

Dhe së fundmi, propozimi do t’i dedikonte 400 miliardë dollarë një përgjigjeje federale të shtuar për pandeminë. Zoti Biden parashikon një program kombëtar të vaksinimit, zgjerimin e testimit diagnostikues të virusit dhe mbështetjen për shkollat dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Një axhendë shumë më e gjerë

Propozimi i zotit Biden i paraqitur të enjten do të bëhet përparësia numër një e administratës së tij të re, por nuk është e vetmja gjë që ai shpreson të arrijë në muajt e tij të parë në detyrë. Prioritetet e tjera të politikës përfshijnë:

Politika e jashtme – Pasi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij 36-vjeçare në Senatin amerikan duke shërbyer në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë, zoti Biden ka premtuar të riparojë marrëdhëniet me aleatët dhe vendet e tjera të dëmtuara nga axhenda izoluese e administratës Trump, “Amerika e Para”. Ai gjithashtu u zotua të thërrasë një samit ndërkombëtar të përqëndruar në luftimin e korrupsionit dhe nacionalizmit militant.

Të drejtat e votimit – Demokratët kanë qenë prej kohësh të etur për të miratuar një zgjerim të Ligjit për të Drejtën e Votës, që synon zvogëlimin e aftësisë së shteteve dhe lokaliteteve për të penguar ose kufizuar aftësinë e qytetarëve për të votuar në zgjedhje dhe zoti Biden pritet të bëjë presion për ato reforma.

Reforma në drejtësinë penale – Duke iu përgjigjur zemërimit publik për një valë vrasjesh nga policia të burrave të paarmatosur afrikano-amerikanë, zoti Biden ka premtuar të krijojë një komision kombëtar të mbikëqyrjes së policisë dhe të investojë në strategjitë e policimit në komunitet për të ulur tensionet midis organeve të zbatimit të ligjit dhe komuniteteve ku ata shërbejnë. Ai gjithashtu mbështet reformën gjithëpërfshirëse të sistemit të dënimit dhe programet për të zvogëluar veprimtarinë e vazhdueshme kriminale nga ata që lirohen nga burgu.

Mjedisi – Zoti Biden ka treguar se ai dëshiron rianëtarësimin në Marrëveshjen e Klimës së Parisit dhe se do të ndërmarrë hapa të tjerë për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një udhëheqës global në përpjekjen për të zvogëluar ndryshimin e klimës. Kjo do të përfshijë përpjekjet për të zhbërë relaksimin e rregullave të administratës Trump për nxjerrjen dhe djegien e lëndëve djegëse fosile dhe efikasitetin e karburantit të makinave dhe kamionëve.

Taksat – Zoti Biden shpreson të shfuqizojë një ulje të madhe të taksave të korporatave të miratuar gjatë viteve të Presidentit Trump, e cila uli normën për bizneset nga 35% në 21% dhe për të rritur taksat e të ardhurave për amerikanët më të pasur. Ai ka premtuar se taksat për njerëzit që fitojnë më pak se 400’000 dollarë nuk do të rriten.

Emigracioni – Pas katër vjetësh të një administrate që ishte haptazi armiqësore ndaj shumë formave të emigracionit në Shtetet e Bashkuara, administrata e zotit Biden po propozon një reformë gjithëpërfshirëse të emigracionit që do të mundësonte një rrugëtim drejt shtetësisë për më shumë se 11 milionë emigrantë të padokumentuar. Ai gjithashtu do të vendoste në mënyrë të përhershme mbrojtje për personat e sjellë në vend në mënyrë të paligjshme në moshë të mitur dhe do të ndërmerrte hapa për të bashkuar fëmijët dhe prindërit e ndarë në kufi nën një program të administratës Trump që përfundimisht u anullua.

Infrastruktura dhe teknologjia e gjelbër – Zoti Biden ka premtuar të fillojë përpjekjet e bllokuara prej kohësh për të rregulluar infrastrukturën e shkatërruar të vendit, duke filluar me atë që ai e sheh si një investim disa vjeçar prej rreth 2 trilionë dollarësh në rrugët e vendit, urat, sistemet e tranzitit dhe më gjerë. Ai do t’i kombinonte me investimet në teknologjinë e gjelbër, duke përfshirë makinat elektrike, bujqësinë e qëndrueshme dhe energjinë e rinovueshme.

Luftimi i alternativës Trump

Zoti Mahaffee, i Qendrës për Studimin e Presidencës dhe Kongresit, tha se zoti Biden duhet të jetë në gjendje të mbështetet së paku tek bashkëpunimi i Kongresit në ditët e para të administratës së tij.

“Konsensusi në Kongres, edhe me një Senat 50 me 50, është se duhen ndërmarrë veprime për ekonominë”, tha ai. “Përhapja e ngadaltë e vaksinës është e dukshme, humbjet e vazhdueshme të vendeve të punës – kjo i fokuson ligjvënësit”.

Por zoti Mahaffee parashikoi që administrata e Biden do të kërkojë arritje të mëdha përtej lehtësimit të menjëhershëm ekonomik, si një mjet për të kundërshtuar një pretendim të rremë por të vazhdueshëm nga Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij më të flaktë, se zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara dhe se presidenca e zotit Biden është ilegjitime.

“Sfida për Presidentin Biden do të jetë ky variant për paligjshmëri me të cilin ai do të përballet jashtë Uashingtonit, duke ardhur nga mbështetësit e Presidentit Trump, ndoshta vetë ish-presidenti dhe të tjerët në mediat e djathta”, tha ai. “Për ta ndryshuar këtë linjë, mendoj se do të ndihet nevoja për veprime të mëdha që do të sjellin rezultate dhe përparim”.

Rindërtimi i Amerikës dhe botës pas Donald Trumpit – Nga KEMAL DERVISH

Për dekada, SHB-së i ka munguar një strategji e përgjithshme e besueshme dhe e realizueshme për mbështetjen e demokracisë liberale. Për të rivendosur llojin e duhur të lidershipit global të SHBA-së, administrata e presidentit të zgjedhur Joe Biden duhet ta zhvillojë një të tillë.

Inaugurimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden më 20 janar do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për më mirë për Shtetet e Bashkuara. Ai mund të sinjalizojë gjithashtu një mundësi unike për të forcuar demokracinë liberale në të gjithë botën.

Një optimizëm i tillë rreth perspektivave globale të demokracisë liberale nuk ndahet gjerësisht, duke pasur parasysh shtimin e fundit të qeverive populiste joliberale në të gjithë botën. Qeveri të tilla janë përpjekur të shpërbëjnë ndarjen e pushteteve, pavarësinë e sistemit gjyqësor, lirinë e shtypit dhe aftësinë e kundërshtarëve politikë për të funksionuar lirshëm. Shumë argumentojnë se, për arsye që shkojnë përtej Donald Trump, demokracia liberale do të mbetet në tërheqje.

Për më tepër, sulmet e kohëve të fundit në Kapitolin e SHBA-së nga një turmë e armatosur e nxitur nga Trump kanë minuar padyshim aftësinë e Amerikës për të udhëhequr duke dhënë shembull. Mbi të gjitha, pothuajse e gjithë Partia Republikane kishte vazhduar të mbështeste Trump-in pavarësisht sjelljes së tij gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe anti-demokratike.

Por situata ka ndryshuar me shpejtësi pas kryengritjes në Kapitol. Një shumicë e madhe e votuesve amerikanë kanë dënuar dhunën dhe mbështesin kalimin paqësor të pushtetit. Megjithëse 73% e votuesve republikanë ende mendojnë se Trump po mbron demokracinë, vlerësimet e presidentit ranë në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave pas trazirave pro-Trump.

Trump gjithashtu po humb mbështetje në Kongres. Më 13 janar, dhjetë republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve u bashkuan me demokratët në votimin për të gjykuar Trump-in për herë të dytë, për “nxitje të kryengritjes”. Dhe Trump do të përballet në gjyqin e tij në Senat me Mitch McConnell që thuhet se është i etur ta heq atë qafe nga partia e vjetër.

Shumë do të varet nga fakti nëse dhe si do të mbahen përgjegjës personat që ishin përgjegjës për përpjekjen për grusht shteti më 6 janar. Por vrulli i fundit i dhunshëm i Trump përfundimisht mund të çojë në një rënie të polarizimit dhe një forcim të institucioneve demokratike të Amerikës, veçanërisht nëse një pjesë e madhe e elektoratit do të mbështeste masa të shpejta për të luftuar padrejtësinë racore, përfshirë edhe duke forcuar të drejtat e votës.

Por trashëgimia e Trump nuk është pengesa e vetme që Biden do të duhet të kapërcejë për ta paraqitur SHBA-në si një lider të fortë global të demokracisë liberale. Ndërkohë që shumë shprehen se Amerika e mbështeti demokracinë për dekada të tëra përpara se Trump të zgjidhej në 2016, Shtetet e Bashkuara shpesh mbështetën qeveritë autoritare dhe rrëzuan ato të zgjedhura, pjesërisht për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik, por edhe për arsye interesi ekonomik.

Për shembull, SHBA-ja rrëzoi qeverinë demokratike të Iranit në vitet 1950, lehtësoi grushtin ushtarak të vitit 1973 kundër presidentit kilian Salvador Allende dhe veprime të ngjashme në Amerikën Qendrore dhe Karaibe, dhe vazhdon të mbështesë regjimet totalitare në disa vende që prodhojnë naftë. Pavarësisht pretendimeve të Amerikës, kishte pak sinqeritet të qëndrueshëm në mbështetjen e saj të demokracisë liberale pas luftës.

Administrata e ardhshme e udhëhequr nga Biden dhe zv/presidentja e zgjedhur Kamala Harris ka një mundësi unike për të zhvilluar një politikë shumë më të qëndrueshme dhe të besueshme në vitet e ardhshme. Mbështetja efektive e demokracisë liberale nuk ka nevojë dhe nuk duhet të përfshijë ndërhyrje në punët e vendeve të tjera. Disa kërcënime të mirëfillta të sigurisë kombëtare – për shembull, ato që përfshijnë armë të shkatërrimit në masë ose terrorizëm të mbështetur nga të tjerë – mund të kërkojnë ndërhyrje jashtë vendit. Por ndërhyrja për të arritur ndryshim regjimi, edhe nëse ndihmon në vendosjen e demokracisë, nuk duhet të jetë kurrë një objektiv më vete, sepse një regjim i vendosur nga jashtë do të ketë pothuajse gjithmonë probleme të mëdha për të fituar legjitimitet.

Siç theksoi kohët e fundit Joseph Nye i Universitetit të Harvardit, zgjedhjet e politikave të Biden nuk do të jenë aq të qarta. Transmetimet amerikane që mbështesin demokracinë nuk duhet të etiketohen si ndërhyrje të huaja dhe ngritja e rrjeteve sociale pa dyshim  që ka krijuar zona të reja gri. Kufiri midis amplifikimit të pikëpamjeve anti-autoritare dhe nxitjes së ndryshimit të regjimit mund të mos jetë gjithmonë e lehtë të përcaktohet. Për më tepër, bota do të ketë nevojë për lloje të reja kuptimi të “kontrollit të armëve” ndërsa teknologjitë e reja armatosen dhe objektivat e sigurisë dhe ato ekonomike bëhen më të vështira për t’u ndarë.

Megjithatë, administrata e Biden-Harris duhet të ketë qëllime shumë të larta. Si fillim, ajo duhet të ketë një axhendë gjithëpërfshirëse të brendshme që i jep përparësi drejtësisë dhe demokracisë dhe në fund të zhdukë “mëkatin fillestar” të Amerikës të epërsisë së bardhë, e cila do të bënte që SHBA-ja të mund të udhëheqë vërtet duke dhënë shembull.

Për këtë qëllim, SHBA-ja duhet të mbrojë zëshëm demokracinë liberale si sistemin e qeverisjes që mund të përmbushë më së miri aspiratat njerëzore universale. Dhe gradualisht duhet të kalojë në një sistem aleancash në të cilin aleatët që Amerika zotohet të mbrojë ushtarakisht (përfshirë hapësirën kibernetike) janë të gjitha demokraci.

Biden duhet të ndjekë një strategji themelore të respektimit të sovranitetit kombëtar të të gjitha vendeve, përveç në rastet kur përgjegjësia për të mbrojtur një grup nga mizoritë masive kërkon që komuniteti ndërkombëtar të veprojë. Kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk është në gjendje të marrë një vendim, për shkak të vetos nga një prej anëtarëve të tij të përhershëm, një qasje për përdorimin e ndërhyrjes së armatosur është e pashmangshme.

SHBA-ja duhet të punojë me të gjitha vendet e gatshme, pavarësisht nga regjimet e tyre politike, në ndjekjen e qëllimeve të përbashkëta si kufizimi i rrezikut të ndryshimeve klimatike dhe sigurimi i të mirave globale publike, përfshirë parandalimin e pandemisë. Një përparësi tjetër e lartë është zhvillimi i standardeve dhe normave për të qeverisur hapësirën kibernetike, inteligjencën artificiale dhe bioteknologjinë. Traktatet e kontrollit të armëve në Luftën e Ftohtë ndoshta e kursyen luftën bërthamore botërore – dhe ato kërkohen ende.

Për dekada, SHBA-së i ka munguar një strategji e përgjithshme e besueshme dhe e realizueshme për mbështetjen e demokracisë liberale. Administrata Biden tani duhet të përpiqet të zhvillojë një të tillë. Në përgjithësi, duhet të pranojë që adresimi i shumë sfidave të vjetra dhe të reja kërkon një multilateralizëm të ringjallur – dhe kështu institucione efektive ndërkombëtare të mbështetura nga SHBA-ja.

Sigurisht që do të ketë zona gri, por perceptimi se qëllimet e Amerikës janë të sinqerta do ta çonte administratën Biden larg. Shtetet e Bashkuara kanë ende shumë fuqi të butë – megjithë përpjekjet më të mira të Trump për ta shkatërruar atë – dhe Biden dhe Harris kanë mëndësinë e duhur për të siguruar lidership global liberal-demokratik. Ata nuk duhet të lejojnë që t’u ikë nga duart kjo mundësi.

/Project Syndicate

Demokratët kërkojnë hetime për Putinin mbi trazirat në Kongresin Amerikan

Dy figura të shquara nga radhët e demokratëve kanë kërkuar nga Kongresi Amerikan të hetojë lidhjet e presidentit në largim të SHBA-ve, Donald Trump, me presidentin rus, Vladimir Putin, pas trazirave të 6 janarit në Kongres, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Do të më pëlqente të shihja regjistrat e tij të telefonit për të parë nëse ai po fliste me Putinin ditën kur kryengritësit pushtuan Kapitolin tonë”, tha ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton në podcast-in e saj “Ti dhe Unë të dy”, duke iu referuar ditës që përkrahësit e Trump u përplasën me policinë, sulmuan Kongresin dhe shkaktuan vdekjen e pesë personave.

Në të njëjtin podcast, e ftuara e Clintonit, Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, tha: “Unë nuk e di se çfarë ka Putini mbi të politikisht, financiarisht ose personalisht, por ajo që ndodhi javën e kaluar ishte një dhuratë për Putinin sepse Putini dëshiron të minojnë demokracinë në vendin tonë dhe në të gjithë botën”.

Duke i quajtur “marionetat e Putinit” njerëzit që morën pjesë në trazirë, ajo tha se ka mbështetje të fortë në Kongres për të hapur hetim lidhur me marrëdhëniet midis Trump dhe Putin.

Clinton më vonë shkroi në Twitter se “Kryetarja Pelosi dhe unë jemi dakord”, duke shtuar: “Kongresi duhet të krijojë një organ hetimor si Komisioni i 11 Shtatorit për të përcaktuar lidhjet e Trump me Putinin në mënyrë që të riparojmë dëmet e sigurisë sonë kombëtare dhe të parandalojmë që një kukull të zë presidencën përsëri”.

Trump u bë presidenti i parë amerikan në histori që u fajësua dy herë. Gjyqi i impiçmentit pritet të fillojë në Senat diku pasi presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën të mërkurën.

Sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm një president në detyrë mund të fajësohet, thotë Alan Dershowitz, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Harvardit. Ai i quan përpjekjet e Partisë Demokratike për të fajësuar “qytetarin” Trump “antikushtetuese”.

Në dhjetor 2019, Dhoma e kontrolluar nga Demokratët miratoi dy nene të fajësimit kundër Trump, abuzimin e pushtetit dhe pengimin e Kongresit, pasi ai i kërkoi Ukrainës që në korrik të hapte hetime për kandidatin demokratik Biden dhe më vonë refuzimin e tij për të marrë pjesë në këtë çështje.

Trumpi do paradë ushtarake në ditën e fundit si president, Pentagoni i thotë “jo”

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po planifikon që të mërkurën në mëngjes të mbajë tubim lamtumirës në një fushë ushtarake në Maryland, vetëm disa orë para inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden.

Për ceremoninë e tij të fundit presidenciale, raportohet se Trumpi dëshiron një paradë ushtarake dhe lamtumirë zyrtare për forcat e armatosura si komandant suprem. Ai gjithashtu dëshiron që në këtë organizim të jetë i pranishëm një numër i madh i përkrahësve, bashkë me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të administratës së tij.

Sidoqoftë, raportet e fundit lënë të kuptohet se Trumpit nuk do t’i ofrohet tubim i madh ushtarak vetëm dy javë pas rrethimit vdekjeprurës të Capitol-it, ku mbetën të vrarë pesë persona, përfshirë një polic.

Shtëpia e Bardhë tashmë ka dërguar ftesa për një organizim në bazën ushtarake “Andrews” në Maryland. Organizimi do të mbahet në orën tetë të mëngjesit të mërkurën, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në këtë tubim janë të ndaluara disa gjëra, si armët e zjarrit, municioni, mjetet plasëse, laserët dhe armët lodra.

Gjatë orëve të fundit si president, Trumpi do të udhëtojë me aeroplan në resortin e tij privat në Florida, duke e shfrytëzuar për herë të fundit aeroplanin presidencial, për të qenë gati 1.000 milje larg Shtëpisë së Bardhë në kohën kur Bideni të zyrtarizohet si president. Më pas, aeroplani “Air Force One” do të jetë në dispozicionin e presidentit të ri.

Ku u fshehën eshtrat e Skënderbeut? – Nga MOIKOM ZEQO

Varri i  Gjergj Kastriot Skenderbeut, ka tërhequr, ka grishur vëmendjen e shekujve dhe të njerëzve, ka fituar gati statusin e një tabuje jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët.

Si një motiv filmik, hollivudian do ta sfiliste (shekujve)  dhe e sfilit edhe sot fantazinë tonë.

Varri lind si njeriu, ka ditëlindjen ditëvdekjen e njeriut. Është e njëjta datë e dyfishtë, kundërshtore me vetveten. 17 janari i vitit 1468 është vdekja e Heroit, por pa këtë vdekje nuk do të krijohej mahnitshëm, nga e panjohura e veshur si e papritura.

Njëlloj Hirushe e Kalendarit, do të shënonte ekzistencën e tij në botë dhe në amshim, Varri i Heroit.

***

Varri është kështu aq kuptimplotë dhe i papërputhshëm për njeriun, sa kali i luftës për kalorësin.

Nëse ajo që quhet vdekja e njeriut shënon një pikë fikse të rrugëtimit të tij, varri shënon startin e një rrugëtimi tjetër, sepse vetëm kështu fundi është njëkohësisht edhe fillimi.

Apologjia e varreve ngandonjëherë tejkalon gjithçka.

Tempulli varr, i quajtur Taxh Mahall, në Igra të Indisë, është një metaforë lirike e piramidave, varreve plot epikë të frikshme me madhështi astronomike të faraonëve të vdekur.

Po të mos ishte Piramida e Keopsit, nuk do të kujtohej ndoshta emri perandorak, i vështirë dhe i egër, i kumbueshëm dhe i kotë.

Kjo është plotësisht e vërtetë, nëse nuk harrojmë që Akili nuk ka varr, as Odiseu.

Nëse varri humbet, ahere kemi një mallkim të shumëfishuar, një ankth gërryes, një shi prej acidi, që tret dhe shkatërron Kujtesën.

***

Skënderbeu e ka një varr të përcaktuar në koordinata të dyfishta hapësinore dhe kohore, data kalendarike është bërë substanciale, në një motiv hapësinor, të pashmangshëm në botë.

Kronika thotë, në mënyrë të pamëshirshme, por dhe asnjanëse dhe indiferente, se Skënderbeu u varros në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë, jo në ndonjë vend tjetër.

Kështu, një pikë e kritikuar kohore bëhet një pikë e kritikuar hapësinore, data është lëvozhga, heroi është bërthama.

Gjithë vështirësia, pabesia, imagjinata e sëmurë, fataliteti, paradoksi kanë të bëjnë ose me njësimin përfundimtar, ose me shpërbërjen; mund të ruhet varri bosh, por eshtrat jo, nëse heroi është mëma e varrit (njëkohësisht dhe ati), varri është fëmija (trashëgimtari), vijuesi, rrugëvazhduesi etj., etj.

Historia e varreve bosh është e frikshme, por e rëndomtë.

Në lashtësi njerëzit ndërtonin varre bosh, të quajtura kenotafe, për njerëzit e tyre të afërt që kishin vdekur diku nëpër botë, nëpër qytete të huaja, mbi lumenj apo dete të pafund, duke mos u kthyer kurrë në vendlindje.

Kenotafet ishin fizikisht bosh, por shpirtërisht plot.

Apologjia na e mëson këtë aventurë, madje na rutinizon me çudirat.

E nëse varri i Skënderbeut nuk humbi, kjo nuk do të thotë aspak se një humbje përfundimtare e këtij varri do ta bënte të humbte në hiç e në pluhur vetë Skënderbeun. Dalim kështu te një kuptim metaforik, konvencional, delikat, i brishtë, ose ndoshta, në fund të fundit, të panevojshëm.

Ne nuk i dimë duart, që skalitën mermerin dhe ndërtuan varrin, sarkofagun e Skënderbeut. Nuk e përfytyrojmë dot ceremoninë rituale të vdekjes, nuk kishte as kamera, as magnetofona, as aparate fotografike.

Njerëzit janë prej mishi dhe gjaku, kujtesat e tyre autentike janë po kaq të pambrojtura dhe rrezikshmërisht të shkatërrueshme. Nuk dimë nëse mbi pllakën mbivarrore u shkrua në shqip, apo në latinisht emri i Gjergj Kastriot Skënderbeut, epitafi i tij, titujt, fjalët kushtimore të shekullit, simbolet heraldike, kryqi sa i pagantë aq dhe i krishterë.

Nuk i dimë fytyrat e përlotura, as duart e dridhura, as temjanin gati si tymi i topave dhe bombardave të amshimit. As ngashërimin e thekshëm, ulëritës, të pafuqishëm, ajkunor të gruas, as belbëzimin gjithë gulç, lotët e të birit.

TE DEUME transparente, të lëvizshme, që pluhurizohen. Flokët e shkulur të Lekë Dukagjinit, mjegullat, këngët, profecitë e zymta. Kambanat e kishave të Shqipërisë, të përvëluara, inkandeshente nga goditjet. Të krejt. Europës.

Ankthi i thurur, shermashek vajtimi që ngjitet që nga Hadi.

Fatalizmi, pamendimi i mediokërve, humbja e shumë shpirtrave për hir të një shpirti, këngë funebre pa tinguj, madhështi e kuarcuar, shekuj të thyeshëm si qelq, libra që digjen vetvetiu, pa zjarr, ikona që zbardhen befas, dete të epërme që shndërrohen në stalagmite, Njëshi i Krishterimit i harruar, enigma të helmëta me këmbë insektesh, fëmijë ,që lindin me gjak të bardhë, jo të kuq, ethe të Kujtesës që rraskapitin gjithçka, djaj të gjelbëruar si mijëra shkurre, që dyndin një qytet antik të braktisur, poçe të thyera të darkave mistike të dikurshme, Klepsidra e Hënës, që rrjedh ujëra të zeza, apokaliptike.

***

Më këmbëngulësi, më i zymti dhe më i hershmi, më zhbiruesi, pra më i pabesueshmi, dijetari sanguin dhe i paepur Cosmo Serembe,autor dhe studiues arberesh, botoi në fillim të shek. XX, në Milano, edhe një libër të pazakontë, hulumtues, heretik, buçitës për kërkimet identifikuese të varrit dhe të salmës së Skënderbeut.

Libri i vogël ishte i furishëm dhe stuhidiskutimndjellës. Serembe citon Barletin si pikënisje, në të njëjtin kuptim si limani i nisjes së Kristofor Kolombit përpara zbulimit epokal.

Serembe përdor një teknikë çmitolotizuese të faktit të vërtetë historik. Sipas tij, skenari i varrosjes së trupit të Skënderbeut në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, ka qenë thjesht një strategji, një motiv apokrif, një parathënie e re, për të vërtetën krejt ndryshe.

Serembe është i bindur në mënyrë titanike se shqiptarët, rrethi i afërm i heroit, kanë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për t’i shpëtuar eshtrat e Skënderbeut nga duart e turqve.

Këtu shkëlqen me një dritë verbuese, halucinante sekreti i mbartjes së kufomës së Skënderbeut, duke ndryshuar përcaktimin e vendosjes, duke bërë një mospërputhje të fshehtë të dukjes së jashtme me thelbin e duke falsifikuar informacionin në kohë.

***

Serembe është këmbëngulës, nuk thyhet. Për të zhdukja e historisë së Tivarasit, të shtypur 13 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, ka ndodhur për arsye madhore, se kinse në këtë libër kishte shënime tepër të qarta mbi vdekjen dhe varrimin e Heroit, se Dogji Mocenigo, për t’i ndaluar turqit, që të orientuar nga shënimet e sakta të Tivarasit për varrin e vërtetë të Skënderbeut, urdhëruan që të zhdukeshin të gjitha kopjet e këtij libri, përveç një kopjeje, që i ra më vonë në dorë Biemm-it kokëkrisur dhe fantazist.

Po a thua i ra në dorë Biemm-it?

Serembe i skajëzon hamendësimet e tij. Libri i Tivarasit u shqye që të mos e merrte vesh njeri sekretin e fshehjes së trupit të Skënderbeut.

Ndoshta dhe libri i Gjon Buzukut – kopja e vetme që ka mbetu në botë, i ka të shqyera fletët e para, frontespicin, simbolin tipografik, për shkak të ruajtjes së një sekreti, që do të ishte më i kobshëm po të zbulohej.

Kështu, zhdukja e sekretit dhe jo ruajtja e tij, përbënte një motiv mbijetese, ruajtje. Kështu, paradoksi tingëllon i plotë, si monedha me dy faqe, jo si sfera.

Serembe i përkorë mbështetet në logjikën gati të pakundërshtueshme se shqiptarët, në asnjë mënyrë, absolutisht nuk do të donin që turqit, pas pushtimit të Lezhës, të dhunon varrin e Heroit.

Po a nuk do të pushtohej Lezha një ditë? Ç’naivitet absurd do të konstruktonte shpresën kinse utopike se turqit nuk do të shkonin në katedrale, do të trembeshin nga shikimet shigjetuese të afreskeve, nuk do ta preknin varrin tabu ?

Shqiptarët e dinin fare mirë se dhuna do të shumëfishohej si hakmarrje, rituali i zhvarrimit do të ishte një motiv më i epërm sesa ai i fitores.

Ahere ç’duhej të bënin shqiptarët ?

Serembe mendon përvujtërisht një projekt konceptual për shpalljen paraprakisht të varrosjes së trupit të Heroit në Katedralen e Shën Nikollës, duke ia bërë këtë të njohur gjithë botës, njëkohësisht do ta varrosnin diku, në një vend të panjohur, sekret, misterioz, kufomën.

Por Serembe nuk mund ta rrënjëzojë ashtu siç duhet këtë hamendësim. Ai gjen motive të tërthorta, sfilitet prej tyre, hakërritet, egërsohet, por edhe merr fuqi arsyetimi dhe pushtet këmbënguljeje.

Bindja e Serembes është se shqiptarët duhet të kenë lënë diku një dëshmi, një shenjë, një simbol grafik, një semiologji të kohës, një gremç të artë, por dhe të padukshëm në formën e një kriptografie.

Duke qenë i zotëruar prej filologjisë, ai bëhet një lloj Aladini i filologjisë së emrit të Heroit, emër që ka përjetuar plot përçudnime, qoftë prej padijes, qoftë prej gabimeve të kopistëve, si p.sh., Scanderbego, Scanderebech, Scandaribech, Skandalbech. Përçudnimet e emrit e ruajnë njëfarë probabiliteti, por midis këtyre përçudnimeve ruhet edhe ermi, që sipas Serembes është çelësi i Davidit që i hap gjitha portat e fshehtësive, të sekretit të dhimbshëm të vendvarrosjes së trupit të Skënderbeut.

***

Në vitin 1468, pak kohë pas vdekjes së Skënderbeut, Ferdinandi i Aragonës i dërgon një letër së vesë së Heroit. Me këtë rast, në letër shkruhet “Scandalibech”.

Serembe mendon se kemi të bëjmë me një kriptogram të jashtëzakonshëm, të habitshëm, sfidues, grishës, marramendës.

Është një fjali konvencionale, e cila duhet ta shpërthejë substancën e saj në secilën germë në vetvete, germë nismëtare, kuptimore, kumtmbartëse.

Gjithë misteri lidhet me lehtësinë e të lexuarit nga e djathta në të majtë, pra në të kundërt, sipas leximit arab dhe jo atij latin.

Kështu kemi të bëjmë me këto germa iniciale të mëdha : H. C. E. B. I. L. A. D. N. A. C. S.

Duke plotësuar germat nistore me fjalë latine, formojmë përfundimisht, ultimisht, konkretisht, fuqimisht, lehtësisht, mrekullisht dhe marrëzisht, këtë fjali : HUMILITER CORNU EPISTOLAE BARBARIS IN LOCO ANGUSTO DOMINI NOSTRAE ALBANIAE CELAT SEPULERUM.

Një përkthim i lirë i kësaj latinishteje hieronimase, na njofton se Zoti i Shqipërisë (pra Gjergj Kastriot Skenderbeu) e ka të vendosur salmën (kufomën) në një vend të ngushtë pranë altarit, në krah, ku lexohet Epistula.

Cila Epistula (Letra) ?

Një Epistula biblike si ato të Shën Palit, apo një Epistula Testamentum, e vetë Skënderbeut? Serembe nuk e ftillëzon enigmën e Epistula-s. Këtu nis terri. E padepërtueshmja.

Mbase Serembe ishte frymëzuar nga Kabala, ku kombinimi i germave përfton krijesa fantazmagorike.

Një shkrimtar entuziast do ta besonte, do të thurte subjektin tronditës, ku përtej të Pabesueshmes gjallon e Besueshmja. Por një shkrimtar i tillë nuk ka lindur ende. Për fatin e mirë shkrimtarët mediokër janë indiferente, trillet e dijes për ta janë kotësi shqetësuese, bezdisëse.

***

Serembe shpiku një ide, bëri piedestalin për një monument të mangët, parashtroi, por nuk vërtetoi. Këmbënguli, por nuk gjeti dot asgjë.

Hodhi një fishekzjarr, por terri nuk u tërhoq. Parandjeu, bëri një nisje, por nuk arriti. Skeptikët nuk guxuan ta mëshironin, as ta përkëdhelnin.

Skënderbeu i gjallë ishte pa varr. Por edhe pas vdekjes nuk i duhet varri. Varri? Një rrobë e gardërobës funerare? S’ka nevojë heroi për këtë rrobë simbolike.

Heroi s’ka varr se është në substancën e Historisë. Varri hapet, prishet, profanohet, shkaterrohet  në tokë, por jo në Histori. Varri është konvencional, – përtej Konkretësisë. Historia është konkrete, – përtej Konvencionalitetit.

Skënderbeu s’ka varr!

KY VARR JEMI TANI VETE NE! DHE ATA, QE DO TE VIJNE NE AMESHIM!

Një vend imagjinar nuk i duhet askujt!

Çfarë ndodh nëse një president nuk largohet?

Dora Mekouar

Megjithëse i kundërshtoi ashpër rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të fituara nga ish-Nënpresidenti Joe Biden, Presidenti Donald Trump planifikon të largohet nga Shtëpia e Bardhë mëngjesin e 20 Janarit.

Ai do të ndjekë gjurmët e secilit prej paraardhësve të tij. Asnjë president në historinë amerikane nuk ka refuzuar të dalë nga rezidenca ekzekutive.

Por çfarë do të ndodhte nëse dikush refuzon?

“Synimi kryesor kur u projektua sistemi ynë ishte që të mos kishim një monark me mandat të pacaktuar. Presidenti ka një mandat katër-vjeçar dhe nëse rizgjidhet, shkëlqyeshëm, por nëse jo, atëherë ikën ”, thotë Brian Kalt, profesor i së drejtës në Kolegjin e Drejtësisë të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.

Kushtetuta, ligji suprem i Shteteve të Bashkuara, thotë se presidenti, “e mban detyrën e tij gjatë mandatit prej katër vjetësh”.

“Ndërsa amendamenti i 20-të deklaron se mandati i tij përfundon në mesditën e 20 janarit dhe presidenti i ri bën betimin duke u bërë president në mesditën e 20 janarit,” thotë profesori. “Në mesditë, ky person nuk është më president… ai është një shkelës i ligjit nëse nuk ikën.”

Çfarë do të ndodhte nëse një president refuzonte të largohet nga Shtëpia e Bardhë?

“Pasi do të inaugurohej presidenti i ri, ai do të thërriste Shërbimin Sekret ose ushtrinë për të shoqëruar presidentin e vjetër nga Shtëpia e Bardhë,” thotë historiani Bruce Kuklick. “Dhe kjo nuk ka dyshim.”

Përveç kësaj, uzurpimi i Shtëpisë së Bardhë, nëse ndodh, nuk e bën dikë president.

“Ajo që të bën president është inaugurimi si president i Shteteve të Bashkuara pas një procesi ku vendoset se kush fitoi zgjedhjet”, thotë Kate Masur, profesore e asociuar e historisë në Universitetin Northwestern. “Nuk ka asgjë në Kushtetutë që thotë se nëse je fizikisht në Shtëpinë e Bardhë je president.”

Zyrtarët në të gjithë qeverinë luajnë rol thelbësor për transferimin paqësor të pushtetit. Shumë punonjës federalë, përfshirë ata në ushtri, Shërbimin Sekret dhe FBI, bëjnë betim për të mbrojtur Kushtetutën, që do të thotë njohje e fituesit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

“Kushtetuta thotë se ekziston një Kolegj Zgjedhor dhe jep një përshkrim të mënyrës se si zgjidhet një president i ri,” thotë profesore Kate Masur. “Dhe nëse dikush refuzon t’u bindet procedurave në atë pjesë të Kushtetutës që përcakton kornizën për mënyrën se si zgjidhet një president, kjo do të ishte shkelje e betimit.”

Historiani Kuklick thotë është se pesha e kulturës politike dhe e opinionit publik, në vend të fjalëve konkrete të Kushtetutës, që i bëjnë presidentët amerikanë të mos qëndrojnë më shumë se sa janë të mirëpritur.

Kuklick thotë se traditat demokratike si zgjedhjet e lira e të ndershme dhe transferimi paqësor i pushtetit janë pjesë përbërëse e asaj se si amerikanët e shohin veten e tyre. Dhe këto tradita që çmohen shumë nuk mund të braktisen aq lehtë nga amerikanët.

“Nëse je shtetas i SHBA, që nga koha kur ishte në kopsht, ke dëgjuar histori se si funksionojnë Shtetet e Bashkuara dhe për llojin e demokracisë kushtetuese që mishërojnë. Gjatë jetës tënde, i ke parë presidentët kur humbin dhe largohen nga pushteti,” thotë Kuklick.

“Është pikërisht pjesë e madhështisë së këtij sistemi kushtetues dhe njerëzit janë rritur dhe edukuar qysh të vegjël me këtë.”

Veriu i persekutuar i Shqipërisë… – Nga Adriatik Riza Dosti

Jo me kot e jo rastesisht Veriu i Shqiperise e verioret shqiptare qe prej 1944 e ne vazhdim kane qene te persekutuarit e medhenj politike, ekonomike, sociale, shoqerore , infrastrukturor etj etj te vendit …pothuajse nga te gjitha qeverite majtiste, komuniste, socialiste , PS-iste e Rilindase …
Historia reale e persekutimit te Veriut shqiptar nis pas 1944 …kur komunistet erdhen ne pushtet e ne fuqi dhe menjehere nisen gjakosjen e reprezaljet ndaj tij ne shenje hakmarrje per ate se gjate luftes N-Cl [ lexo vella vrasese shqiptare 1941-44]…Veriu e verioret kurre as i mbeshteten, as ju shkuan pas e as u bene me ta …perkundrazi ishen e mbeten …dhe vazhdojne te jene ende antikomuniste e anti serbo-sllave …duke ju shkelur kesisoj ”ne kallo” antishqiptareve …
Vrasjet e masakrat komuniste ne Veri sidomos ne vitet 1945-55 te drejtuara nga krimineli Mehmet Shehu jane vertet te shumta e tronditese …
Ato nisin me egzekutimet masive te klerit katolik ne Shkoder, me pushkatimet sadiste ne Mirdite [ pas vrasjes se Bardhok Bibes] … me ” gjuetine”ndaj diversanteve, me hedhjen ne ere te Kishes se Vaut te Dejes…me shtypjen me gjak te kryengritjeve antikomuniste te Koplikut, Bajze-Kastratit e Postribes..me arrestimet e burgosjet masive ne Shkoder ..me gjakderdhjen e me pas pushkatimet publike ne perballjen me kryengritesit e Prek Calit …me torturimet e egra te mbeshtetesve e simpatizanteve te Mbretit Zog ne Burrel…me vrasjet e njerezve te pa fajshem prej cetes se Haxhi Lleshit e te Rahman Perllakut ne zonen e Dibres ndihmuar edhe nga krimineli Shefqet Peci … me burgosjet pa fund te patrioteve e nacionalisteve shqiptare ne Kruje,
Lezhe, Kukes, Puke Tropoje etj etj …
Dhe normal qe keshtu do ndodhte pasi Bisha komuniste tashme ishte ne pushtet dhe Veriut antikomunist i duhej prere koka .
…Po te ishe bere me ne ….do te kisha ngritur bust prej Floriri i pat thene Mehmet Shehu trimit Prek Cali para pushkatimit …po si me u bo me ju kur ju o bete aleat e miq per koke te armikut tone shekullor …Shkjaut i qe pergjigjur fisniku e burri kreshnik i malesise sone Preka…
Jo rastesisht ndaj shume figurave te shquara kombetare prej Veriut te Shqiperise u derdh helm e vrer e u hodh llum e balte per dekada me radhe …ata u quajten armiq e tradhetare dhe familjet e fiset e tyre i perndoqi kalvari i vuajtjeve, burgosjeve, torturave , debimeve e internimeve e persekutimeve pa fund…
Jo rastesisht u denigruan pa reshtur figura te tilla si ajo e Mbretit Zog …e At Gjergj Fishtes…Abaz Kupit, Prek Calit, P.A.Arapit, M. Troshanit, Gj. Markagjonit, A.Z.Pllumit, P.Arbnorit …e deri ne ditet e sotme me sulmet e ndyra e neveritese ndaj A.Hajdarit e S.Berishes vetem e vetem pse jane nga Veriu …
Jo rastesisht dy-tre veriore qe pat afruar ne udheheqjen e larte te asaj kohe Diktatori …te tille si T.Jakova, Gj.Marku , N.Marashi e ndonje tjeter perfunduan ne plumb … dhe i vetmi qe shpetoi si ”rastesisht” e jo me kot e as pa qellim ishte Dhelpera Ramiz Alia…e kurre me ne rangjet e larta te Partise e udheheqjes se diktatorit nuk pati me veriore…derisa shume vite me vone do te shfaqeshin ndonje si Pali Miska [ qe ne fakt nuk ishte verior por qe Diktatori e solli si shembull prej Fushe Arrezit ku punonte drejt e ne Byrone Politike te tij ]… Gjela Biba sa per te ”prishur syrin e keq’… e ne ditet e sotme ketyre emrave ju jane shtuar edhe ato te S.Lleshit e te F.Cupit …
Nder te paktet veriore qe i mbijetoi gjate diktatures e diktatorit ishte Haxhi Lleshi dhe ky jo krejt rastesisht pasi lidhjet e tij andej e kendej kufirit serbo-shqiptar ishin te shumefishta e teper te ”komplikuara” ndaj dhe Enveri bente nje lloj kujdesi te vecante me te …
Jo me kot dje nuk gjeje kerkundi nje verior ne postet e larta drejtuese te qeverise e te shtetit shqiptar e jo me kot sot eshte egzaktesisht e njejta situate pasi si Enveri dje ashtu edhe pasuesit e tij sot Nano, Meta, Rama etj vazhdojne te kene te njejten urrejtje komunisto-patollogjike kunder Veriut e verioreve shqiptare …
Jo me kot nga gojet e tyre te ndyra kane dale shpesh edhe fyerjet e renda ndaj verioreve tane si…cecen, malok, shpellare, injorante, koke pa lare , te trashe etj etj.,..
Jo me kot e jo rastesisht grupit anti verior ju bashkuan edhe kontraversi Maks Velo qe hapur e publikisht i urrente verioret por edhe myslimanet shqiptare sikurse jo me kot provinciali i neveritshem Erion Veliaj guxon sot tu drejtohet verioreve qe banojne ne periferi te Tiranes me fjalet …ata maloket shpellare e koke pa lare…dhe e dini pse…fare e thjeshte…sepse urrejtjen ndaj Veriut tone e verioreve tane patriote, kombetare e nacionaliste por vecmas antikomuniste geni e soji-lloji i tyre e kane ne gjak e ne ADN….dhe nuk ndyshojne dot se mbi te gjitha nuk i le te ndryshojne si vellau i tyre qe i lindi e i krijoi serbo-ruso-sllavi .
Jo me kot u sulmua, u ndalua , u persekutua e u anatemua Gegnishtja hyjnore.,..jo me kot Migjeni permendet gjithnje e me rralle…jo me kot shtepia e Fishtes u la deri sa te rrenohej…jo me kot shtepi e lindjes se Mbretit Zog ne Burgajet po shkon drejt shkaterrimit …[nderkohe qe restaurohen e lartohen shtepite -muze te Diktatorit, te Kadarese etj ]…jo me kot eshtrat e nacionalistit te flakte shqiptar Abaz Kupit ende nuk prehen ne Atdhe…
Jo me kot burgjet e fameshme te diktatures …ndodheshin ne Veri ….ne Burrel – Spac, Qafe -Bari, Torovice , Shenkoll e jo me kot kampi i pare i perqendrimit per kundershtaret e rregjimit komunist qe ne vitet e para te pushtetit te komunisteve do te ngrihej ne Kruje …
Jo me kot e as rastesisht sa e sa monumente e simbole te kultures e historise sone kombetare qe ndodhen ne Veri te vendit po lihen ne harrese e drejt zhdukjes e shkaterrimit ….rasti i fundit i Ures se Zogut mbi Lumin Mat nuk ka fare nevoje per komente te teperta…
Jo me kot e jo rastesisht Mamurrasi do te ishte gati-gati qyteza e biografi-keqinjeve …e Kurbneshi, Gomsiqja , Rubiku, Rresheni , Zerqani , Iballa etj etj do te ishin vendet ku do te dergoheshin per te punuar e jetuar ”te dyshimtet” e rregjimit komunist…
Jo me kot numri i te burgosurve politike e kundershtareve te rregjimit komunist ne Shqiperi nga 1945-90 do te ishte shume here me i madh prej Armiqve te Veriut se sa prej atyre te Jugut a te Shqiperise se Mesme …
Jo me kot regjimi komunist e la Veriun krejtesisht te pa zhvilluar, te prapambetur , e ne harrese totale e te qellimeshme …te varfer , te pa shkolluar… pa kujdesin e duhur shendetesor…pa rruge…edhe pse prej Veriut te pasur ne gjithcka fitonte miliona dollare …edhe pse minierat e veriut e mbajten ate vend per te mos vdekur fare per se gjalli….
Jo me kot epiqendra e barcoletave kunder rregjimit komunist , diktatorit e diktatures ishte pikerisht Veriu shqiptar …
Jo me kot sot nje statistike qe kam ne dore flet per ate se te ikurit me te shumte nga vendi jane prej Jugut e Shqiperise se Mesme e jo nga Veriu c’ka tregon qarte fare se veriori se leshon kollaj token e vet e se braktis lehte Atdheun e tij dhe jo rastesisht e as per ate qe dikush mund te thote hejjj mos nxit percarjen Jug – Veri jooo pasi nje percarje te tille nen moton e tyre te ndyre perca e sundo e nxisin vetem komunistet e lloji i tyre antishqiptar e jo une apo cdo lloj shqiptari i ndershem e patriot qe themi te verteten publikisht e qe na dhimbset Shqiperia jone qe nga Vermoshi ne Konispol…e qe i duam, nderojme e respektojme Veriun e verioret tane pavaresisht origjines sone nga Jugu apo te jetuarit tone jete e mot ne Tirane …
Verioret tane prej gati me shume se nje shekull kane qene ne lufte ne dy fronte …kunder komunizmit e kunder asimilimit prej serbo-sllavit por edhe pse jane pergjakur dhe Kryenecesine, dinjitetin, karakterin e personalitetin e burrerine …atdhedashurine e patriotizmin e tyre e kane mbrojtur me pushke e me gjak ata kurre nuk jane dorezuar e as nenshtruar edhe pse krenarine e tyre e kane paguar shume shtrenjte …keto jane edhe disa nga aresyet pse regjimet komunisto-socialiste terbohen me Veriun e verioret shqiptare ndaj dhe nuk i duan ata, ndaj dhe i lene te pa zhvilluar e ndaj edhe i shajne, percmojne, fyejne e denigrojne sa here qe ju jepet rasti e sa here qe jane ne pushtet ….
Rruga e Kombit …vepra me e madhe infrastrukturore kombetare ishte dritarja e vetme e zhvillimit per Veriun shqiptar te pakten ne keto 75 vitet e fundit por edhe kete si per ironi te fatit e beri nje verior …Sali Berisha …edhe pse pas kesaj c’nuk u tha e c’nuk u sajua kunder tij e qeverise se tij …pikerisht nga anti shqiptaret e anti verioret me dhe pa pushtet….. e pikerisht nga ata qe sot krenohen se ne kete ruge-ure te Kombit tone e ne kete shenje te madhe shprese e besimi te bashkimit tone kombetar …ata …miqte per koke te serbo-sllaveve kane vene Traun ndares te turpit tone kombetar !
Rrugen e Arberit…thone se po e bejne socialisto-neokomunistet …me sakte duhet thene se kane marre persiper ta perfundojne ata pasi ajo veper tjeter teper e rendesishme infrastrukturore per Veriun e Shqiperise pothuajse ishte gjysem e bere po nga Berisha e qeveria e demokrateve…
Dhe tek kujton sot Veriun antikomunist qe kryenecesine e tij por edhe burrerine e shqiptarizmin e tij nder dekada e pagoj kaq shtrenjte …rrevoltohesh vertet teksa sheh qe tentakulat komuniste drejt tij i jane versulur serisht pjeses sone me kombetare e me patriotike me dinakerine e poshtersine e njohur te soji-llojit te tyre….
Ne Shkoder po bejne kerdine Tom Doshet e kodoshet…ne Kukes klani mafjoz Gjici me banden e tij…ne Diber …s’te le Ulsiu qe me ndihmen e vlonjatit Gjiknuri shkaktojne sa here qe ju duhet ”Termet” elektoral e blerje masive votash me thase mielli e kartemonedha 50 euroshe…ne Lezhe komandon e urdheron polici Pjerin Ndreu…ne aksin Fushe Kruje -Lac – Milot zot i vendit eshte banditi Rrahman Rahja …ne Mirdite na moren frymen Lleshet e Frrok Cupet …etj etj…
Nuk ju dorezove as serbit e as kelyshit te kuq komunist o Veriu kreshnik e fisnik i Atdheut tim si ka mundesi sot tu jesh dorezuar Monstrave te tilla …
Une besoj dhe shpresoj shume tek shqiptarizmi e patriotizmi…tek antikomunizmi e tek burreria…besa, feja e nderi i Veriut e tek karakteri i verioreve shqiptare ndaj dhe i kam dashur e do ti dua ata deri ne vdekje sepse historia kombetare e vendit tim thote, shkruan e tregon qarte e sakte se ata kane qene e mbeten krenaria jone kombetare nder shekuj…
Te gjithe se bashku Veri- Jug te mos lejojme askend te na percaje e armiqesoje mes njeri tjetrit pasi jemi e kemi lindur shqiptare e te tille do vdesim ….ndaj jo me kot thoshte aq bukur e mencur Fishta yne i madh se…para se me mu dhimb tosku e gegnia m’dhimet fort Shqyptaria…
Fati por edhe puna, profesioni e kurioziteti si natyre e imja njerezore kane dashur qe une ta shoh me syte e mija e ta shkel me kembet e mija pothuajse krejt Veriun e Shqiperise ….dhe aty kame pare, ndjere e verejtur me dhimbje se kontrasti ne te gjitha drejtimet me jugun e pjesen tjeter te vendit ishte tmerresisht i madh i dukshem e i prekshem …ne prapambetje , ne varferi e kudo ….por jo ne burreri, ne bese, bujari e fisnikeri…ne atdhetari, patriotizem …. e shqiptari…ndaj dhe respekti im i thelle per Veriun e verioret shqiptare ka qene e mbetet sa i forte po aq edhe i pa lekundur …
Ndaj dhe gjykoj se Shqiperia vete por dhe te gjithe ne shqiptaret per faj te te gjitha qeverive antishqiptare qe kemi patur ne krye tone kah-heret e deri me sot ju kemi nje borxh te madh ne te gjitha drejtimet Veriut tone fisnik e verioreve tane atdhetare !
Ndaj prej zemre ta drejtoj kete thirrje puro shqiptare o pjesa me vitale e dinjitoze e kombit tim…zgjohu Veriu i Shqiperise sime…….zgjohu veriori fisnik e kreshnik i Shqiperise sime e mos lejo kerkend ne ato troje te te neperkembe ty , krenarine e shqiptarine tende …
Gjaku i te pareve therret fort …dhe gjaku kurre nuk behet Uje !
A.R.DOSTI

Send this to a friend